EKSTREMET QË U PUQËN (II)

Meqë jemi në temë dhe po flasim për veprimtari ekonomike të regjimit komunist në mos krejt të paligjshme, së paku që shtriheshin në një zonë “të hirtë” të ligjit ndërkombëtar, do të doja pak më shumë informacion, nëse e zotëron kush, për një ndërmarrje shtetërore në Korçë, që në vitet 1970-1980 qepte rroba të gatshme për llogari ekskluzive të një firme private holandeze.

Me sa mbaj mend, ndërmarrjes në fjalë i vinte krejt lënda e parë nga jashtë, së bashku me modelet, kallëpet e prerjes dhe markat; pala shqiptare ofronte vetëm krahun e punës. Gjithnjë, me sa mbaj mend, në etiketat e atyre rrobave nuk shënohej gjë “Made in Albania”, çka e bënte veprimtarinë disi të ngjashme me kontrabandën.

Ishte shumë e vështirë në mos e pamundur të “gjeje” produkte të ndërmarrjes në Shqipëri; ato kontrolloheshin me rreptësi të madhe dhe shpërndarja e tyre brenda vendit nuk lejohej. Mallin vinte e merrte vetë pronari holandez, me “maune”.

(Dikur sime mëje i pat rënë në dorë një lloj bezeje me kuadrate, që atje përdorej për astar në pardësytë e grave; me atë beze, që ishte goxha e fortë dhe wrinkle-free, pata qepur një këmishë që mund ta kem veshur ndoshta deri në fund të viteve 1980, ose për të paktën 10 vjet, derisa iu hëngrën mëngët; nuk ishte shumë e rehatshme në trup, por të paktën “s’kishte vdekje.”)

Natyrisht, për këtë joint-venture do të ketë pasur marrëveshje të qeverisë shqiptare me firmën përkatëse në Holandë, ndoshta edhe krejt pa ndërmjetësinë e qeverisë holandeze; deri këtu gjithçka duket normale. Çfarë më bën kurioz, në këtë moment, është se pse nuk u shtri kjo praktikë edhe në ndërmarrje të tjera, por mbeti, për shumë vjet, e izoluar në një provincë relativisht larg Tiranës dhe rrugëve të mëdha tregtare.

Atëherë besonim se bashkëpunime të tilla i ndalonte Kushtetuta e vitit 1974; tani nuk e kam të qartë sa e saktë ka qenë kjo. Ndonjëherë kujtonim se nuk ishte e hijshme, për shtetin e punëtorëve dhe të fshatarëve, që klasa në fuqi t’i shiste krahun e punës kapitalit të huaj. Sa kohë që firma e huaj furnizonte lëndën e parë dhe teknologjinë, duke përfshirë edhe teknologjinë soft (dizajn etj.), kjo mund të interpretohej edhe si një farë kredie, sa kohë që shteti ynë nuk fuste dorën në xhep. Po ashtu, fakti që kjo lloj praktike ekonomike mbahej në heshtje, edhe pse jo krejtësisht sekrete, sillte me vete pikëpyetje.

Pse nuk u zgjerua më tej kjo praktikë? Ose, përndryshe, nëse ishte në kundërshtim me parimet ideologjike, pse u lejua në atë rast të vetëm? Pse nuk shiteshin produktet e asaj ndërmarrjeje në Shqipëri? Pse nuk e vinin etiketën “Made in Albania” në ato mallra?

E gjithë kjo i ka disa pika takimi me bashkëpunimin që u kemi ofruar, në Adriatik, kontrabandistëve të cigareve, italianë dhe ndoshta jugosllavë; pavarësisht nëse ato cigare i blenim të rregullta në Zvicër, siç u tha këtu, apo i prodhonim, gjithnjë fshehurazi, në ndonjë fabrikë sekrete gjëkundi. Të dyja praktikat ekonomike konsumoheshin në terr e në heshtje, larg vëmendjes së opinionit publik. Kontrabanda e cigareve nuk kish si të kryhej ndryshe, meqë ishte vetvetiu e jashtëligjshme; por prodhimi i rrobave të gatshme, në vetvete, nuk i përkiste kësaj kategorie. Atëherë si do ta shpjegojmë sekretin që e rrethonte, kontrollin e kujdesshëm të produktit dhe, sidomos, faktin që ai biznes mbeti i vogël dhe anësor, nuk u zgjerua kurrë, dhe as u transferua, si model për t’u ndjekur, në industri të tjera? Të ketë qenë arsye mospajtimi, sado teorik, me Kushtetutën e 1974-ës? Nuk besoj, sepse për atë arsye do ta kishin mbyllur krejt ndërmarrjen.

Ka edhe një hipotezë tjetër: që këto sipërmarrje të vogla, anësore, atipike, gjysmë të fshehta, të ishin, në të vërtetë, nën vartësinë e Sigurimit të Shtetit, i cili i përdorte për t’u vetëfinancuar, me miratimin e Kupolës; një mikro-ekonomi që synonte të përftonte pak valutë të fortë, në kushtet kur arkat e shtetit ishin bosh dhe tregtia e jashtme kishte vështirësi të madhe, një pjesë të mirë të të cilave ia krijonte vetë Kushtetuta e 1974-ës dhe histeria autarkike e pleqve të Byrosë Politike.

Nëse e shohim këtë nga perspektiva e nevojës për valutë të fortë, mund të përfshijmë në analizë edhe një zyrë ose seksion, që u hap pranë Bankës së Shtetit dikur nga mesi i viteve 1980, e që kishte për objekt të spekulonte në tregun e valutave. Një mik imi, i cili sapo mbaroi Fakultetin Ekonomik filloi të punonte atje, më siguronte, entuziast, aso kohe se, duke spekuluar në tregun e bursës në kohë reale (in real time), Banka e Shtetit dhe, nëpërmjet këtij institucioni, vetë shteti shqiptar, do të mund të fitonin qindra miliona dollarë në vit. Unë atëherë nuk e kisha idenë si do të funksiononte kjo, as si punonte bursa ose tregu i valutave; më dukej magji e kulluar, sidomos krahas me aparaturat që përdoreshin në atë zyrë (diçka si teleks, në mos gabohem, e kombinuar me një kompjuter rudimentar).

Doemos, edhe kjo iniciativë pararendëse e kambizmit që do të lulëzonte pak vite më pas nuk pati sukses – megjithë premtimet, spekulimi në tregun e valutave doli me humbje dhe ato milionat e dollarëve në vend që të fitoheshin u humbën. Mirëpo sot edhe ajo mund të shërbejë si dëshmi e një përpjekjeje për ta anashkaluar, sado me sforcim, pengesën që u vinte ekonomistëve dhe financierëve prej ideologëve, sa herë që këta kërkonin të gjenin, me lloj-lloj marifetesh, mënyra për ta shpëtuar njëfarësoj ekonominë shqiptare të viteve 1980 nga katastrofa; sikurse mund të shërbejë për të mbështetur hipotezën tjetër, se këta dollarë të fituar jashtë skemave të miratuara dhe politikisht korrekte, do të përdoreshin për shpenzime të paplanëzuara: aparatura përgjimi dhe sigurie, armatime, ilaçe dhe pajisje për klinikën speciale, automjete të posaçme për udhëheqjen, etj.

Nuk ka komente

    1. Njëri ekstrem: regjimi totalitar dhe autarkik në Shqipëri, si formë e skajshme e socializmit në politikë dhe në ekonomi; ekstremi tjetër: kontrabanda, kriminaliteti, kumari, si forma të skajshme të mendësisë kapitaliste.

      1. Falem nderit, Xha per sqarimin,
        se per pak u be rrodhe ne mendje fakti ekstrem i nji regjimi extrem, qe nuk merret/ngaterron me gje tjeter pa extrem, keshtu qe prodhon vetem extrem.

  1. Nje profesor na thoshte ne fakultet se Uzina e Precizionit te Larte (keshtu mbaj mend se quhej) ne Korce, prodhonte instrumente precizioni, si kalibra, nanomentra etj dhe mandej i shiste te ceket. Keta te fundit i hidhnin ne treg me vulen “Made in Czechoslovakia”. Arsyet e ketij ndermjetesimi na shpjegohej se lidheshin me koston e ulet te prodhimit ne Shqiperi dhe cilesine e mire ne perputhje me standardet teknike te kerkuara. Kjo gjithsesi nuk siguron avantazhe ne tregje pasi eshte e qarte se per pajisje te kesaj natyre prodhimet e vendeve si Shqiperia veshtrohen kryesiht si kinezerira e per kete arsye nje mbulim me emrin cek hapte rruge ne treg.
    Them se e njejta logjike tregu funksionon edhe ne shembullin qe sillet.
    Me shume, nje miku im me ka thene se ne Bavari kishte marre vesh se dikur nga Shqiperia importoheshin batanijet e leshit, te cilat i perdornin ne burgje. Te kjo e fundit po me duket sikur kemi qene ne kontrabande cilesie, megjithese kur pashe ne nje reklame taljone vite me vone per “puro lana vergine” nje kenge shqiptare ne sfond, sikur e mora cik veten nga tronditja e pare.

    1. Nuk më bëhet të besoj këtë shitjen Theollogos.
      UIK e futur në një elips dhe e gdhendur me dorë, gjendej në trup të çdo instrument. Markë me emër, shumë e vlerësuar. Mbante hapur një repart zdruktarie për ti bërë kutitë, sfyngjeri i të cilave s’dihet nga vinte. Dyshimi mbetet vetëm për ndonjë ditë të vetme dhe të errët të ekonomisë shqiptare e jo në vazhdimësinë e një prej historive të sukseshme të prodhuesve shqiptarë.

      1. Percolla ate cfare na eshte thene ne leksion si shembull ilustrues per pervojen shqiptare ne prodhimin inxinierik. Shefat e katedrave ne fakultet ishin thuajse te gjithe te diplomuar ne Tirane, me pervoje pune ne terren ne sektore nga me te rendesishmit, doktoruar dhe specializuar kryesisht ne France per 4 vite te tjera e mandej njerez me punime shkencore dhe kontribute ne tekste shkencore. Di te them qe disa prej tyre kishin nje aftesi pedagogjike dhe nje njohe teorike rraskapitese (shume e larte) po ti shtosh edhe perdorimin profesional te terminologjise qe nuk e shoh me tek asnje nga brezi i ri i lektoreve.

        Pra, kane qene njerez qe jane thirrur te zgjidhin teknikisht detyra te rendesishme dhe pa droje edhe pse te ndare politikisht, vleresimi per seriozitetin e institucioneve te kohes se Merhumit, ishte unanim.

        Nje rast tjeter ka qene edhe perpjekja e bere per te prodhuar ne vend motorrin e automobilit nisur nga modeli i motorrit te Fiatit. Nga pikepamja konstruktive u arrit realizimi i plote, zgjidhja deshtoi si per koston, ashtu edhe per deshtrimin me sekretin teknologjik qe lidhet me celikun. Ky qe na e rrefente kete gje, ishte i fushes. 10 fjale ne vit jashte teme mund te thoshte. Pra cilesia ne ceshtje te kesaj natyre ka filtra te forte, pra edhe instrumentet e UIK, pavaresisht cilesise shume te larte, nuk ka gjase te thyenin barrieren e nje tregu shume specifik. Gjithnje, them ate qe me eshte thene. Behet fjale per instrumente te precizionit, ne nje bote ku kjo industri “paradoksalisht” kontrollohet ne mase nga dy vende; Austria dhe Zvicra, qe kane edhe tradite.

        Meqe jemi ketu, nje tjeter rast qe deshmon veshtiresine eshte keputja e nje flete helike ne nje turbine te TEC ne Fier. Profi kesaj radhe kishte qene ne krye te detyres. Zgjidhja? C’montim i fletes simetrike per te balancuar regjimin e punes deri sa per nje vit erdhi pjesa e porositur ne Ceki. D.m.th jane prodhime specifike, te cilat nuk gjejne dot rrugen e tregut pa nje histori marke apo nje garanci shtese apo kosto minimale. Gjithesesi kam degjuar se UIK vertet ka qene shume cilesore.
        Por ndoshta edhe ajo qe thua ti eshte e vertete, pra qe UIK eksportonte direkt.

        1. Ja nje prove:
          Ne intervisten e botuar me 2 mars 1984 Zv. Minsitri i Tregtise se Jashtme P. Ajazi, numeron panairet nderkombetare ku ka marre pjese Shqiperia ne 1983: Milan, Algjeri, Barcelona, Izmir, Selanik, Gothenburg, Bazel, Tokio, Lajpcig, dhe shton ku do marre pjese ne vitin 1984: Hannover RFGJ, Izmir, Utreht Holande, Barcelone, Selanik, Gothenburg Suedi, Bari Itali, Osaka Japoni, Naxara Malte, Kajro Egjypt, Viene Austri, Lajpcig. Perfaqsimi eshte diku me pavion diku me zyre, por Ajazi ne interviste cileson se ne to te huajve ju ofrohen “…artikuj te precizionit te larte te uzines “Petro Papi”…”
          Ne gjykimin tim keto fjale autentike flasin shume me teper se paragjykimi e shperfillja me nje kinezerira.

          Nuk dyshoj sa te ka thene profesori, e as percjelljen tende; por si me Xha Xhain, mua, ty e kedo tjeter, dyshoj ne me sa vertetesi na lejon kujtesa te sjellim te kaluaren. Nuk me kujtohet ndonje histori me ceke, e doren s’e ve ne torno, por ka plot gjera kunder. Cilesine, reklamen deri ne Japoni (jo Kine meqe s’u pelqeka), humbjen e precizionit nese ato nuk do transportoheshin si produkt perfundimtar, dhe fundja edhe autoritetin e atyre njerezve qe e ideuan, atyre te tjereve qe e reklamonin panaireve (se specialime ne France thua ti, po mire te them une, nje atashe tregtar per te cilin ruaj respektin me te madh kishte bere inxhinierine ne Gjermani), e deri tek puntoret e saj, nje pjese e te cileve punojne me makineri edhe me te sofistikuara ne verilindje te USA-ve.
          Sa per cmimin e prodhimeve te industrise sone mekanike ne ate panair qe une kam pare atehere jashte, cmimet e prodhimeve tona ishin me te larta se te plot te tjereve.
          Pyes veten, mos u kemi shitur vetem kutite cekeve? S’kam pergjigje. Apo mos u kemi shitur gje tjeter dhe e kemi fshehur nen kalibra? Apo mos, sic ka sjelle Xha Xhai, ne ju merrnim radiot e i benim Iliria ata na merrnin kalibrat e beheshim paq?

  2. Do të duhen shumë studime, për të sqaruar sa toleruan në mardhëniet ekonomike komunistët shqiptarë, kur, pse, etj. Fijet duhen lidhur që lart, por dhe duhen çuar deri lart kur janë thurrur nga poshtë. Fjala ju duhet dëgjuar atyre që kanë marrë pjesë drejtpërdrejt, kujtimet e tyre dhe të familjarëve të tyre janë më të sakta se tonat. Sa për këtu, e për këtë rast.
    Në punën e NPV-së Korçë– kështu quhej- nuk mund të thuhet se ka ndonjëfarëlloj grije si ato të kontrabandës së cigareve; kjo as nga punimi me fason, e as mungesa e etiketave. Këto të fundit vërtet mund të mos viheshin, por NPV-ja është prodhues masiv, që nuk prodhon për konsumatorin e tregut, dhe që prodhimi i saj mund të mos quhet produkt i gatshëm (bile kështu sot përfitohen lehëtsi doganore), pa u futur në qese me markën etj, e pa ju vënë etiketa me çmimin, numrin etj. Prodhimi verës i pardesyve të vjeshtë-dimrit vështirëson etiketimin. E vetmja që mbetet është vënia ose jo e Made in Albania, në secilën veshje, pasi nuk besoj se pardesytë çanin Evropën, me maune, pa çertifikatë origjine. Përgjegjsia për këtë i mbetet porositësit, e për kohën e atëhershme, nuk dihet si kanë qënë rregullat e kërkesat.
    Veshjet u qepen në Korçë, sepse atje rastisi, ashtu si llambat do bëheshin në Vlorë e telat në Shkodër; pse nuk u përhap kjo përvojë? Për rastin konkret. Ndërtimi i Kombinatit të Tekstileve në Tiranë e pastaj rendja për të gjetur fuqi puntore anë e kënd vendit ishte një përvojë jo fort e mirë. Jo se nuk u zbatua dhe për vepra të tjera. Ky është rasti kur zona industriale i bashkangjitet qytetit, e jo ajo të jetë formuese e qytetit. Avantazhe ka plot sa nga lehtësitë e shpërngulje, strehim, transport, ashtu dhe nga kualifikimi i puntoreve. Meqë NPV ka patur gjithandej, hamendësoj, jo krejt pa bazë se edhe atyre u është ofruar punë e tillë, por ato nuk kanë mundur ta kryejnë dot sipas cilësive e parametrave të kërkuar. E nuk janë vetëm puntoret e thjeshta, por edhe gjithë të tjerët. Psh., Teleksi, mjeti më i mirë i ndërlidhjes i kohës,( Xha Xhai e sjell në rastin e B.Sh.) përdorej aty me kohë. Teleksi kërkon hapur linjën telefonike me jashtë, e duke qënë i hapur, dërgon edhe merr material të shtypur. Mbyllja e vendit nuk kërkon hapje të telekseve, të cilët ishin të numëruar, e ata që i përdornin ishin të rallë, të kualifikuar e të besuar. Një arsye për të mos u përhapur. Por kjo na lë të nxjerrim se sigurimi e kontrollonte këtë shkëmbim, apo rrugë të hapur shkëmbi imformacioni, por jo se sigurimi kontrollonte këtë lloj biznesi. Në Shqipërinë e asaj kohe duhet të jetë tentuar (së paku) të prodhohen gjëra që vërtet do të donin mbrojtjen më të plotë të sigurimit.
    NPV-ja punonte me modelet e stinës e stinë për stinë. Porositësi vërtet dërgonte modelet, një mostër, (kallëpet), realizonte disa veshje, e kur këto merrnin Ok-in i futej prodhimit masiv. Këtu, gjithçka i përkiste palës vendase. Të marrësh 100m stofë e do nxjerrësh 40 pardesy apo do nxjerrësh 50 pardesy, ky është biznesi. NPV-ja e Korçës ka patur në drejtim një matematikan të lartë. Kureshtar të di ç’kanë qënë drejtorët e NPV-ve të tjera për nga shkollimi.
    Ku duhet klasifikuar ky aktivitet. Si ndonjëfarë lloj kredie apo si klering? Pa i ditur termat mbetemi tek punë me mall të porositësit. Atëhere, mua ( besoj edhe të tjerëve) zhardhokët e tulipanave më vinin nga Hollanda prej shoferëve të mauneve. Trafiku i mauneve asaj kohe ishte më i madh se i veturave. Maunet hollandeze vinin e merrnin pardesytë, por maunet hollandeze, Xha Xhai, sillnin veç të tjerash gjalpin e tallonit, i cili sepse sërish Korça kishte kapacitete frigoriferike por edhe sepse Korça është më e ftohta ndër qytete e bënin më të lehtë magazinimin e tij atje për kohë më të gjata. Korça nga Tirana është larg, por nga një nyje transporti europian – Manastiri- afër, shtohet në përsetë. Mund të shtohet edhe hamendja se ata na paguanin ne me ”gjalpë”. Kleringu, mund tu duket si primitiv, por mbante bilancin në balancë dhe ishte në themel të botës komuniste.
    Nuk është se aktiviteti kryhej në terr, e as ka patur vetëm një porositës. Ky aktivitet nuk ka qënë as i vetmi i NPV-së, ajo prodhonte dhe një gamë të gjërë për tregun vendas. Ajo, si simotrat e saj, nuk mund të dilte në treg drejtpërdrejt, kështu që ishin ndërmarrjet e tregëtisë, bazat e furnizimit ato që e bënin këtë punë – kripa tretej në ujë. Kur njëherë, më 91 mbase, kapërcyem këto hallka burokratike (të centralizmit) e shkuam drejt e aty e blemë xhupat e punës për puntorët, i lumturuam këta të fundit. Vetëm sepse xhupat nuk ishin nga ata me të qepura (të therrura) apo xhupa minatorësh siç njiheshin. E habisë tonë se ku i fshihnin këta të rrobaqepsisë, ata të rrobaqepsisë ju përgjigjën me habi. Xhupat ishin prodhuar por nuk tërhiqeshin, pasi çdo blinte e çdo vishte shqiptari i asaj kohe përcaktohej nga lart.

  3. Nje legjende urbane qe qarkulloi ne Vlore ne fundvitet 80. Fabrika e çimentos ne Vlore prodhonte edhe eternit, material aq kancerogjen sa, qe prej L2B, perdorimi qe ndaluar, ndoshta edhe ne kampet e punes ne BS. Mgjtht, fabrika prodhonte edhe per tregun e huaj. Nje kompani gjermane (perendimore), porosiste disa here ne vit, eternit te mirevendosur ne ambalazhe dru pishe, i cili perdorej me tepri, sepse gjermanet pretendonin se ne rast te kundert, eterniti demtohej gjate transportit ne det. Porositesit ishin prodhues shkrepsesh dhe vogelsirash te tjera prej druri, dhe ne fakt blinin dru te shtrenjte me cmimin e eternitit te lire. S’besoj te jete e vertete, por ne menyre te sakte spjegon logjiken e tregtise socialiste me perendimin. Logjike qe bente te mundur dhe heqjen e brekeve per nje grusht dollare.

  4. Hipokondri?
    Kështu më duket se quhet mania e ndokujt që të shikojë sëmundje në çdo shenjë apo simptomë dhe të ndihet i sëmurë prej asaj sëmundjeje.

    Për ta pasuruar me shembuj të tjerë artikullin e mësipërm, do shtoja që edhe domatet, rrushi apo hurmat për eksport, me përmasa dhe renditje në arka siç e kërkonin standartet e tregut të huaj, vështirë se mund t’i gjeje në tregun e brendshëm të frutaperimeve…
    Legjenda metropolitane (më saktë, llogjet e pazarit) flisnin për ‘agronomë t’jashtëm’ që ju kishin bërë injeksione që të mund të duronin për disa javë pa u prishur… apo që të piqeshin të gjitha njëkohësisht.

    Në kët film: http://www.youtube.com/watch?v=E7LvCiH8vco , i bëhet reklamë një marke shumë të njohur në Itali… por që prodhimet e saj qepen në Shkodër… dhe ja u garantoj që asgjëkundi nuk shihet etiketa “Made in Albania”.

    P.s: Përsa i përket pyetjes: Përse vetëm 1 hollandez?
    Po të heqim xhambazët (dmth jo investirorët e vërtetë), pas 20 vjetësh liberalizim (dhe Shqipëria 1 euro), kam frikë se numërohen akoma me gishtat e duarve firmat e huaja që kanë investuar në Shqipëri.

  5. Kur Ramiz Alia udhëhiqte Shqipërinë, në shtyp pata lexuar një shkrim ku flitej për intervenimet financiare të Shqipërisë në bursë. Thuhej se në disa raste Shqipëria intervenonte me shuma të mëdha parash për të ndikuar në bursë. Përmendej shifra prej 1 (një) miliardë dollarë. Flitej edhe për një qendër kompjuterike moderne në Tiranë. Nuk më kujtohet se a kishte lidhje kjo qendër me intervenimet e Shqipërisë në bursë.

    Për atë fabrikën holandeze nuk di ç’të them. A mund të ishin grupet marksiste-leniniste “investitore” që të financoheshin për nevojat e “revolucionit botërorë”? Ose ishte ndonjë eksperiment i regjimit?
    Kur e pyetën Todor Zhivkovin, pas rënies nga pushteti, se kur e kishte humbur besimin në komunizëm, ai tha: në vitin 1964.
    Pra, Todor Zhivkovi e udhëhoqi Bullgarinë komuniste prej vitit 1964 deri në vitin 1989 pa besuar fenë komuniste. Ai ishte në pushtet prej vitit 1954. Plot 25 vjet shtihej si besimtar komunist, vetëm që të mbetej në pushtet. A ka ndodhur diçka e tillë edhe me Enver Hoxhën?

  6. Kurse mua tek Saviano me beri pershtypje paragrafi i meposhtem : “Demokracia e re është një privilegj, sepse mund ta ridizenjosh një vend dhe të rinjtë shqiptarë e kanë këtë fat. Unë jam i sigurt që ata janë të vetëdijshëm tashmë, se duhet të vazhdojnë në rrugën që të mund t’i bëjnë të flasin për Shqipërinë, mediat ndërkombëtare. Është e vetmja shpresë që kemi, ne italianët, ju shqiptarët..”. Dmth qe e vetmja shprese qe kemi ne eshte te bejme te flase media nderkombetare psh mbas ka parasysh NYT apo greven e urise. Eshte per te qeshur me keta filozofet e rinj italiane qe lexojne mbrapsht Kamyne, qe bejne sikur nuk e dine se eshte pushtimi italian ai qe e ka çuar Shqiperine me dhjetra vjet prapa, qe instaloi komunizmin ne Shqiperi, qe nderpreu zhvillimin normal te Shqiperise, qe pa kete pushtim sot me siguri do te ishte vend me i zhvilluar se Italia, e beri ate krim me pasoja pothuajse te parikuperueshme dhe Saviano e te tijte akoma nuk kane kerkuar falje dhe as kane dhene demshperblimin, por na japin leksione per mafian shqiptaro-komuniste e shtiren si naive. Problemet e Shqiperise sot s’kane fare ngjashmeri me ato te Italise, siç don te na beje te besojme Saviano. Sot rreziku me i madh per Shqiperine mbeten vende si Italia apo Gjermania qe e urrejne patologjikisht Shqiperine dhe shqiptaret e nuk do ta lejojne kurre qe ata te zhvillohet normalisht e te qete dhe ne kete pike une jam nje pesimist i madh.

    1. Gafore, ti thua se:

      Sot rreziku me i madh per Shqiperine mbeten vende si Italia apo Gjermania qe e urrejne patologjikisht Shqiperine dhe shqiptaret e nuk do ta lejojne kurre qe ata te zhvillohet normalisht e te qete dhe ne kete pike une jam nje pesimist i madh

      Natyrisht duhet ta kesh me shaka, se një pohim i tillë absolut nuk do të pranohej nga asnjë arsye njerëzore.

      1. Madje per te qene plotesisht brenda temes, kondrabanda e cigareve a nuk ishte dhe ajo nje menyre qe perdorte Italia nen masken e mafias, per t’i siguruar rregjimit ate pak valute te domosdoshme per te mbijetuar?

    2. Pishak, sigurisht qe nuk e kam me shaka, mjafton te kujtohesh pak per shprehjen e Bismarkut, per pushtimin italian e gjerman dhe pasojat e pushtimit, per coptimin e Shqiperise ne 6 shtete, per pengesat qe i nxorren SHBA-ve per çlirimin e Kosoves, per ate qe keto vende kishin e kane ne dore te bejne per Shqiperine e qe nuk e bejne e s’kane per ta bere kurre, per heqjen ne fund fare, e me hidherim te madh te vizave per shqiptaret, per Kosoven qe nuk ja kane hequr akoma vizat, per ate qe tha Solane se Evropa e vonoi me 5 vjet pavaresine e Kosoves etj. etj. etj….
      per perkrahjen qe i dhane greves se urise, e grushtit te shtetit etj etj.. etj. etj. Nuk e kupton pse vijne amerikanet e japin leksione qe jane per shkollen fillore, nuk i japin per ne por per Evropianet qe te mos ta zhysin Shqiperine thelle e me thelle ne anarki. Keshtu qe arsyeja njerezore e ka te veshtire te besoje te kunderten e asaj qe them une dhe jo te hutohet e te mos e dalloje te verteten qe qe eshte e qarte si drita e diellit.

      1. E lemë për herë tjetër këtë diskutim, se nuk ka të bëjë me temën e shkrimit. Shënimin e vura sepse m’u duk (siç edhe më duket) se të akuzosh për urrejtje (!?) ndaj shqiptarëve vende si Gjermania e Italia (!?), më duket teprim i madh; në rastin më të mirë përgjithësim i pavend. Nejse. Herën tjetër. Diku tjetër.

    3. “eshte pushtimi italian ai qe e ka çuar Shqiperine me dhjetra vjet prapa, ”

      ku, si, pse?!?!?!

      “qe instaloi komunizmin ne Shqiperi”

      Italianet instaluan komunizmin ne Shqiperi?!?!?!

      “qe nderpreu zhvillimin normal te Shqiperise, qe pa kete pushtim sot me siguri do te ishte vend me i zhvilluar se Italia”

      Pa fjale.

      Saviano duhet te kerkoje falje per Ducen dmth e te mos merret me ne e te na keshilloje se c’duhet te bejme me plerat e Italise? Bashke me ata “te tijte”, qe nuk kuptohet tamam kush qenkan.

  7. Gaforja, i paske futur te gjitha ne nje thes mik.

    Sa here qe ka nje thes me gjera per te cilat mund te gjesh vetem nje ekuacion qe i shpjegon te gjitha, kjo ka gjasa te jete thjesht teori konspirative.

    P.sh., s’mund te flasesh njesoj per Gjermanine e dikurshme me ate te sotshmen; nese dikur Gjermania ishte ‘djalli’ qe luftohej nga aleatet perendimore, sot ajo eshte Perendimi ne Evrope. Po ashtu dhe ne raport me ne apo vende si ne gjerat kane ndryshuar.

    Por jam dakort me ate qe Amerika eshte ndryshe nga Evropa ne pergjithesi, ne disa aspekte, si p.sh. s’ka komplekse te themi, se as nuk eshte shtet evropian (hasmerira te vjetra komshinjsh) as nuk eshte nje shtet i nje bashkesie, ne te cilen bashkesi duhet te vendosin 50 prifterinj e 40 hoxhallare para se te kendohet nje duva.

    Per keto dhe arsye te tjera Amerika eshte me direkte ne raport me ne dhe krizen tone p.sh. (por jo vetem me ne), por ka dhe interesat e saj, pasi tashme ka investuar mjaft ne ‘faktorin shqiptar’ ne Ballkan (Kosova, ne ne NATO, etj), dhe qofte per interesa gjeostrategjike (po s’qene shqiptaret ne paqe s’ka paqe ne Ballkan, se ne jemi gjithandej) qofte per te mos ju nxire faqja dhe ikur investimi dem, qofte dhe per vete natyren e saj, Amerika ngurron me pak dhe perfshihet me shume ne politiken tone, kjo dhe per vete faktin dhe inercine e te qenit e vetmja superfuqi ne bote, pra eshte shume koshiente per peshen e vet, dhe e perdor.

    Kete e di fort mire Berisha p.sh., ndaj u bente pak karshillek (apo mbase thjesht apel) ate dite u thoshte “jemi bashke-aksionere”. Kete e di dhe Rama e kushdo tjeter, dhe me kete luajne ata, sic luajne femijet kapricioze me nje dicka te shtrenjte se e dine qe ne fund s’do ti lejne prindit ta prishen fare, dhe po te duan ata vete.

    Nejse, se tjeter teme ishte ketu, po e kisha fjalen mos u ngusni te paraqisni cdo gje si konspiraci, se pastaj rrezikojme tek Kajsijosemi.

  8. Xhibi asgje nuk kam futur ne asnje thes, vetem se nxorra shume pak gjera nga nje kujtese e thjeshte e imja., dhe po ta lexosh me kujdes ate qe kam shkruajtur me lart do te shikosh se te gjitha ato qe kam thene une jane fakte, nuk eshte faji im se ju nuk arrini ti kuptoni, keshtu qe ku eshte konspiracioni ketu? Nese quan konspiracion perfundimin qe une nxjerr nga faktet, ky eshte nje gabim logjik i juaji dhe nese perfundimet e mia jane gabim, jane gabime logjike te miat, por konspiracioni perjashtohet. Une nuk e krahasoj fare Gjermanine e dikurshme me te sotmen, une them se ne vijat e pergjithshme ka nje vazhdimesi antishqiptare ne politiken gjermane qysh prej Bismarkut e deri me sot. Gjermania ne raport me Shqiperine nuk ka ndryshuar fare, ose ka ndryshuar per keq, nuk duhet rrojtur me pershtypjet e dikurshme popullore se gjermanet na duan, se jami race ariane, se Hitleri e respektonte shume Zogun etj.. Psh kujtoj se paradokohe ne Kosove u arrestuan dy agjente gjermane qe punonin kunder interesave te Kosoves, rrjedhimisht edhe kunder interesave te SHBA-ve aty, edhe ky eshte konspiracion?. Apo ambasadori Bpschard qe s’la nderhyrje pa bere ne menyre qe greva e urise e socialisteve “te mbyllej me sukses” etj , po ky konspiracion eshte? konspiracioni im eshte qe ne kohen qe Berisha inaguronte “uanstopshopet” ky ambasador e sulmonte me terbim per korrupsion? Pse ndodh kjo? Sepse Gjermania kerkon te mbroje investimet e saj ne vendet sllave, dhe o burra . ..bjeri shqiptarve, por kjo eshte nje paburreri e gjermaneve. Sa per Italianet nuk po e shtjelloj por aty çdo gje zhvillohet sipas parimit te kohes se Duçes “buono per Albania” . Ndersa ajo qe thua per Ameriken nuk te nderon, sepse nuk eshte pune interesi ndihma qe ju ka dhene Amerika shqiptareve, por eshte e mira qe e sundon ate vend, prandaj duhet te pakten minimumi i mirenjohjes nga çdo shqiptar per ate qe kane bere Uillson, Klinton e Bush dhe qe te shpresojme se do te beje edhe Obama. Prandaj Kajsiosemin e keni shume me afer vetes se sa besoni.

  9. Po sigurisht me dhjetra vjet mbrapa e çoi pushtimi italian, veçse nese ti Profan beson se komunizmi solli zhvillim per Shqiperine dhe jo se e çoi ne Afrike siç une besoj se beri.

    Ndersa komunizmi ne Shqiperi ne se nuk do te kishte qene pushtimi Italian s’ka pas asnje shans te mbinte, mbasi Zogu kishte alergji per komunistet dhe per kete Shqiperia ka qene vendi me antikomunist ne Ballkan e ndoshta ne Evrope.

    Profan nese ke edhe pak imagjinate imagjino se si do te ishte zhvilluar Shqiperia ne 70 vjet kapitalizem te panderprere dhe se si ky vend i vogel e i talentuar me siguri do ta kishte tejkaluar Italine ne nivel jetese e zhvillim.

    Nese vertet beson se Saviano do te na shpetoje nga plehrat e Italise, kjo edhe mundet te ndodhe dhe ky eshte nje fat i madh qe kemi Savianon.

    1. ah ok,

      u ngaterrova. E kishe me metoden e historise alternative. Po te mos ndodhte nje gje do ndodhte nje gje tjeter. Do teper imagjinate ajo pune, ke nja dyqind mije skenare te mundshme si do mund te ishim. Ja mund te kishte pasur lufte me Jugosllavine e te ishim nen Jugosllavine psh. Ose lufte me Greqine kur erdhen kolonelet atje, jugu i Shqiperise do ishte tip veriu i Qipros sot. Ose do ishte formuar ndonje parti me orientim mysliman qe do fitonte gjithmone shumicen, por nuk do ishe si Turqia se atje kane ushtrine qe vendos njefare balance. Kush e di si do ishte! Ose do ishe si Greqia, duke shit vaj ulliri e djathe neper bote, brenda ne Evrope por e mbytur nga borxhet. Me mire se c’jemi po pak gjasa ka te ishim me mire se Italia. Ose, ose, ose..ka shume ose.

      PSE Saviano flet nuk me intereson aq shume, le te jete per arsye personale per te bere reklame per librat e tij, per mani protagonizmi, per te mire, per te keq, per cfare te duash. ATO qe thote per plehrat me interesojne sepse qendrojne. Ka territore te tera ne jug te Italise qe lundrojne mbi e nen plehra. Plehra toksike te industrive te veriut qe cohen ne jug e fshihen qe industrite e veriut te mos shpenzojne per te bere shkaterrimin e tyre sic duhet.
      Eshte nje pjese ne librin e tij, qe e kam degjuar edhe vete ne ane te tjera, ku nje kamorrist thote edhe “italianet duhet te na e dine per falemnderit, sepse ulim cmimin e prodhimit per industrite e veriut dhe i bejme me konkurruese ne gjithe boten dhe prandaj Italia arriti te futet ne Evrope.” Dhe kishte plotesisht te drejte. Kamorrist me shkolle tjetri, jo shaka. Me diplome ne ekonomi, jo nga ata qe vrasin.
      Halli ketu eshte qe meqe Italia eshte me e perparuar se Shqiperia e nuk ka ditur ta zgjidhe kete problem, cfare garancie mund te kete qe ne Shqiperi nuk do behet 100-fish me keq? Prandaj eshte interesant Saviano e duhet degjuar per kete.

      1. Ose do te ishim si Zvicra. Ky eshte probabiliteti me i madh sipas meje. Pse te mos marrim skenarin me lehtesisht te mundshem, gjene me normale ne bote, qe perputhet me zhvillimin e vendeve evropiane mbas luftes se dyte boterore, perderisa kjo peputhet me logjiken elementare? Por nuk e kisha fjalen thjesht te supozonim por te perdornim i magjinaten qe tashme me sa duket eshte e thare dhe shkon pa u merakosur e justifikon nje pushtim te tmerrshem, pa u bere fare merak per ato qe i ndodhin ketij vendi, e thote psh se pushtimi e zhvilloi kete vend dhe me sa duket shpresojne qe ne te njejten menyre te na zhvilloje edhe Saviano, jemi tamam ne çastin e duhur.. . por harrova te them se edhe truri i thare e i mpire eshte perseri pasoje e atij pushtimi, ç’faj kemi ne shqiptaret? Sidomos ç’faj kemi tani kur me goje hapur si peshqit rrrime e presim qe Saviano te na shpetoje nga plehrat ashtu siç ai shpetoi Napolin.

  10. Pervec rasteve te permendura me siper, qe ilustrojne mardheniet ekonomike te shtetit komunist me boten e jashtem, besoj se ketu do shtuar edhe rasti i NPV-s se Tiranes. Kjo mbas vdekjse se Hoxhes.
    NPV e Tiranes, e cila per kohen qe flas, drejtohej nga nje inxhinere tekstili, prodhonte xhupa dhe pardesy per Gjermanine Perendimore. Ishte nje departament i tere qe merresh per prodhimin e rrobave per export. Por roli i NPV-s ishte vetem si te thuash “montimi” i rrobave te porositura. Cdo gje vinte e gatshme nga Gjermania . Perfshi ketu edhe inxhinierin e tyre te tekstilit, lenden e pare, deri ne penj, zinxhire, kopca e fraseline, kallepet dhe modelet. Edhe kontrolli i cilesise behesh nga gjermanet ( aftesia e tyre per te skartuar xhupa/pardesy per difekte qe shqiptareve u dukeshin imagjinare, ishte legjendare). Se si hynte gjithe baza materiale ne vend, nen cfare kategorie e regjistronte dogana jone, dhe si garantoheshin palet, ne dhe gjermanet, per mbrojtjen dhe realizimin e interesave te tyre, do te ishte interesante te dihej.
    Per sa i perket anes financiare te transaksionit, mendoj se ato beheshin ne ate zonen ” e hirte” qe permend Xhaxhai, por jo ne te njejtin kuptimin. Zone e “hirte” ketu s`do konsideruar dhe perkufizuar vetem aktivitetet ekonomike me natyre ilegale ose paralegale. Zone e “hirte” eshte edhe zhvillimi i ketyre aktiviteteve ekonomike jashte struktura financiare te debit/kreditit, te realizuara nepermjet sistemit bankar. Mendoj se sistemi bankar shqiptar do te kete qene rudimental ne ate kohe. Kjo gjendje, dhe pasiguria qe ajo mund te krijoje nder kontraktues, shto ketu edhe nje predispozicion social dhe politik tonin, mund te kete bere qe shume nga keto kontrata ekonomik midis kompanive shqiptareve dhe subjekteve te huaja, mund te jene rregulluar me ane te sistemit te pageses ne natyre, ose barterit. Ky sistem eshte shume primordial, nuk ka nevoje per ndermjetesim per ta realizuar, dhe ka nje natyre universale ne hapesire dhe kohe. Aplikimi i tij, per vete pafundesine e nevojave te njeriut, ngelet i kufizuar.
    Por nje nga rastet me flagrante kur nje eksperiment i tille u be ne shkalle te gjere, eshte ai i Gjermanise ne vitet 1933 – 1937.
    Nga nje vend i falimentuar dhe me i varferi ne Europe, ne saj te shkembimit ne natyre ( natyre ne kete rast duhen quajtur edhe ato qe quheshin “Certifikatat e punes te Thesarit”), brenda kater vjetesh Gjermania doli nga kriza dhe depresioni qe kish pllakosur boten, duke e kthyer vendin ne nje nga ekonomite me te zhvilluara dhe me dinamike te kohes. Hitleri ne 1933 deklaronte se “per cdo Mark te leshuar, ne kerkojme ekuivalentin e nje Marke pune te bere ose nje Marke mall te prodhuar”. Te gjithe perpjekjen e tyre te luftes nga 1938 deri ne 1945 ata i financuan pa borxhe dhe pa rezerva floriri.
    U desh mobilizimi i nje bote te tere, me kapitaliste dhe komuniste te marre se bashku, per ta vene ate vend nen zap. Aq e madhe ishte energjia e cliruar.

    Ku hyn Shqiperia ketu? Hyne ne ate qe kjo deri diku spjegon pothuajse mungesen e efekteve te krizes financiare nderkombetare te 2008-2009 ne ekonomine shqiptare.
    Pak a shume njesoj si ne 1929-39. Monedha shqiptare ishte e vetmja qe u rrit ne vlere qofte ndaj dollarit amerikan ashtu edhe te frangut zvicerian. Por jo me qellim, por by default.

    1. ipare,
      kur permenda teleksin si pajisje qe e perdorte NPV-ja, nuk e permenda kot, por sepse, telekse ne Shqiperi, kishin nga nje vetem deget e bankave ne rrethet e medha, dhe komitetet (kam frike se vetem njeri prej tyre). E, i quajme apo nuk i quajme rudimentare, me ane te tyre kryheshin transaksionet.
      E mund tu duket cudi me vete, por vetem me nje pajisje SWIFT-i, e nga nje printer, mbuloheshin gjithe transfertat e Shqiperise dhe shume kohe me vone.
      Shteti shqiptar nuk ka pasur as problemin e sigurimit te valutes ne cash, e as larjen e asaj qe e grumbullonte me cdo lloj tregetie, sepse ishte vete zot vete shkop. E s’ka pse ti kete shkuar ndermend te shmangte Banken e Shtetit, te vetmen e kohes. Vertet kemi qene mbrapa bote, por jo aq sa per te mos i futur paret ne xhepin (banken) tone por ne corape.

  11. Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri Berisha deklaroi se do të bëhet e mundur heqja e taksës doganore për biznesin fasion, një nga bizneset më të rëndësishme në vend.

    “Industria Fason është ndër më kryesoret në vend. Kjo industri ka bërë që prodhimet shqiptare të kenë treg të garantuar në të gjithë botën, ka përbërë vitin që kaloi 2/3 e eksporteve. Industria fason ka në meritë më të vecantë se të tjerat. Merita e saj është punësimi. Do zerojmë taksën për industrinë fasone, duke hequr tarifën doganore për mallrat e industrisë fasone”,- tha Berisha gjatë fjalës së tij.

    1. CD,

      Nuk e di se ku jetoni, por mbaj mend qe dikur permendet BNK ne nje koment, cka me le te kuptoj se e dini qe tregtohet ne tregun kanadez te askioneve.
      Une e kam ndjekur ate stock prej vitesh, qe kur ishte nen 1 dollare, por pa marre pjese asnjehere. Me interesonte sepse thjesht lidhesh me Shqiperine (sic eshte po ashtu edhe nje tjeter, TXX), por ishte pikerisht ky fakt qe me frenonte ti zija bese se ajo cfare kompania deklaronte, ishin te besueshme. Por e verteta eshte ajo qe eshte, dhe stoku shkoi nga 70-80 cent ne $8.70CAD sot.

      Para dy vjetesh, qeveria e Albertes vendosi ne menyre te papritur e krejt arbitrare, nga darka ne mengjesin tjeter, qe royalties e gjjithe nafte dhe gaz prodhuesve te cilet operonin ne territorin e saj do te rriteshin ne 50%. Reagimi ishte i menjehershem dhe shume i madh nga te gjithe aktoret ne sektor.
      Ne mes te kesaj rremuje, ne BNN, Business News Network, qe eshte stacioni televiz i dedikura kanadez per ekonomine dhe tregjet, nje analist po spjegonte nje dite te gjithe modelin ekonomik te BNK dhe se si kjo kompani ishte undervalued ne ate nivel cmimesh ne krahasim me te dhenat ekonomike baze te saj. Kur drejtuesi i emisionit e pyeti se a kishte besim BNK se gjendja politike ne Shqiperi ishte e stabilizuar mjaftueshem, sa te mos ndikonte ne menyre negative ne planet e kompanise, pergjigja e analistit ishte se Shqiperia politikisht ishte me stabel se sa edhe Alberta vete. Ne Shqiperi, simbas tij, jo qe s`i shkonte ndermend njeriu ti nderronte rregullat e lojes ne mes te saj, por edhe royaltite ekzsituese ishin shume me te vogla se sa ne Kanada.

      Pra ata qe nxjerrin naften, s`paguajne per te asgje shtetit shqiptar, ose paguajne nje % lower than market can bear.
      Fasoj-a nuk do te paguaje asnje dogane.
      Nga ana tjeter qeveria per 20 vjet e ka cuar borxhin publik ne 56% te GDP, dhe planifikon ta rrise pervit, kjo me siguri sepse ashtu eshte moda. E kushedi se sa shembuj te tjere te kesaj natyre ka, qe nga pleherat, enderrat nukleare apo eoliane etj, etj.
      Per mendimin tim afersimi ndaj problemit, qe perdoret ne sektorin ekonomik eshte i njejte me ate qe perdoret ne sektorin politik. Cargo kulti si koncept, ndihmon edhe ketu per te kuptuar se cfare ndodh.

      1. ipare,

        kjo sjellja ime ishte ekstremi (pergjigjja) ndaj pyetjes se Xha Xhait se pse pervoja e NPV-se nuk u zgjerua. Ja ku jemi: 2/3 e eksportit. Perqindje alarmante, po te reduktosh me ato lloj eksportesh qe ne i importojme (energji elektrike, nafte).
        Qeveria do beje mire te heqe tarifat, sepse jane minimale, burokratike, te kthyeshme, angari muhabeti.
        Qe BNK nuk permendet askund ne shtypin shqiptar tregon ose se s’kemi fare gazetari, ose se ai analisti ka pasur shume, shume te drejte.
        Por, do te duhej nje prerje e arte tre gjeje se sa dhe si duhen tatuar investoret e medhenj.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: