ZGJEDHJE APO ZGJIDHJE?

A duhen mbajtur zgjedhjet e majit?

Kësaj pyetjeje ia dëgjon përgjigjen vetëm kur të paanshmit dhe të huajt nisin të shpjegojnë se zgjedhjet lokale të majit duhen mbajtur pa tjetër, meqë kjo ka lidhje me plotësimin e këtij ose atij kushti, të kësaj ose asaj pike, të këtij ose atij kriteri…

Më duket se është një nga ato pyetje së cilës po ia japin përgjigjen pak si me shumë siguri.

E kuptoj dëshirën e kryeministrit S. Berisha për t’i mbajtur ato zgjedhje; jo aq ngaqë është i sigurt se do t’i fitojë, sesa për t’i treguar para së gjithash tutorëve të Shqipërisë se (pu)shteti i tij funksionon normalisht, sipas standardeve demokratike.

Nuk e kuptoj mirë pse shefi i opozitës E. Rama është shprehur edhe ai në favor të mbajtjes së zgjedhjeve; ndoshta për të hequr qafe akuzën, që mund t’i jetë bërë opozitës në Shqipëri, për metoda dhe tundime jashtë-parlamentare, ose politika jo-demokratike.

Ka edhe ndonjë zë, nga brenda opozitës, që mendon se zgjedhjet e majit nuk duhet të mbahen, pa u zgjidhur kriza institucionale, ose zbardhur vrasjet e 21 janarit, ose pa u përmbushur ndonjë kusht tjetër i kësillojshëm.

Le të mendojmë me mendje të kthjellët për një moment: çfarë zgjedhjesh do të zhvillohen në maj, në këtë situatë tensioni dhe radikalizimi politik?

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, tradicionalisht, janë menduar si testim i raporteve të forcës mes kundërshtarëve, jo si një formë e ushtrimit të demokracisë në bazë.

Të mos gënjejmë veten – me ligjin zgjedhor ekzistues dhe në rrethanat e tensionit politik të tanishëm dhe të ngërçit ndër-institucional, zgjedhjet e majit nuk mund të zhvillohen normalisht, si zgjedhje lokale.

Njerëzit do të shkojnë në kutitë e votimit për të votuar për Saliun apo Edin; njeriun e Saliut apo njeriun e Edit, njeriun e PD-së apo njeriun e PS-së.

Cili prej nesh vallë ende vërtet shpreson se, në këtë atmosferë të helmuar, fushata elektorale që do t’i paraprijë zgjedhjeve do të jetë vërtet e tillë që të adresojë – normalisht, po e përdor sërish këtë term – problematikat lokale të provincës shqiptare?

Me fjalë të tjera – a ia vlen të sakrifikohen zgjedhjet lokale si të tilla, për t’i treguar botës dhe ndoshta vetes se demokracia në Shqipëri funksionon ende?

E kotë të vërej sa i ka kushtuar provincës shqiptare, zonave rurale dhe të thella malore, zonave të varfra dhe të izoluara, kriza e tanishme e cila përjetohet, nga ato distanca, si diçka e projektuar në një ekran kinemaje.

Ç’lidhje ka ngërçi mes Presidentit, Kryeministrit, Prokurores së Përgjithshme, Shefit të Opozitës, Kreut të Bashkisë së Tiranës etj., nga njëra anë, dhe problemeve të përditshme të shqiptarit lokal, të lënë në mëshirë të elementeve, të përmbytur dhe të rrënuar, të varfëruar nga konkurrenca e tregjeve fqinje të subvencionuara, me vendbanime të braktisura, demografikisht të sakatuara, pa investime, pa pará, pa plane zhvillimi, pa të ardhme, pa infrastruktura, pa amortizim social, me njerëz të papunë, me pleq që nuk u del pensioni për të ngrënë e për ilaçe, me fëmijë që nuk po shkollohen dot mirë, me një kulturë që është katandisur në nivel tallavash dhe pornografie debatesh të darkës…?

A nuk është tallje që t’i kërkosh këtij shqiptari, të bërë telef e të shpëlarë trush nga propaganda televizive qindra mijëra dollarëshe (nxjerrë nga paratë publike), që t’i japë besën Salës apo Edit, në një kohë që fshatrat digjen dhe kur nuk ekziston ndonjë alternativë e tretë, e besueshme, ndaj këtyre dy forcave përjetësisht dyluftuese dhe përgjegjëse për ngërçin e tanishëm, secila në mënyrën e vet?

Për mua është jo vetëm tallje, por edhe diçka e ngjashme me punën angari të dikurshme, ose me aksionet e së dielës dhe zboret që na detyronte të bënim regjimi totalitar dje.

Kjo nuk do të ishte demokraci, por karnaval i demokracisë; ose më mirë, ushtrim absurd i një rituali po aq në shërbim të statu quo-së sa edhe paradat e dikurshme të një majit ose manifestimet në stadium.

Në analizat e deritanishme, çështja e zgjedhjeve të majit më rezulton e trajtuar shumë pak. Të huajt vërtet kanë thënë se zgjedhjet e majit duhen mbajtur me çdo kusht, por të huajt po thonë vetëm banalitete këto kohë, gjëra sipërfaqësore, formula, si një mësues zëvendësues që mezi ç’pret të bjerë zilja dhe të mbarojë ora e mësimit, për t’u kthyer me vrap në kafe.

Mua që s’jetoj në Shqipëri natyrisht s’më takon as më ka hije të shqiptohem prerë për këtë problem kaq delikat, por do të doja më tepër ta diskutoja me ju, si problem të hapur.

Për mua zgjedhjet e majit, si zgjedhje lokale normale, gjithsesi nuk mund dhe nuk duhet të zhvillohen, sepse situata e tanishme e krizës nuk do t’i lejojë të jenë as lokale, as normale.

Çfarë e mire do t’i vinte demokracisë në Shqipëri dhe qytetarit shqiptar nga mbajtja “normale” e këtyre zgjedhjeve?

Kryeministri Berisha, siç e ka treguar edhe në të shkuarën, ka talent të spikatur për intransigjencë – por zgjedhjet e majit mund të shërbejnë edhe si momenti për opozitën që ta thotë fjalën e vet me po aq forcë dhe autoritet, madje edhe më fort dhe më qytetarisht se në 21 janar.

Opozita mund të kërkojë që zgjedhjet të shtyhen, por vetëm me kusht që, në ndërkohë, të bëhet diçka konkrete, konstruktive, për të zgjidhur krizën institucionale.

Ekziston opsioni për t’iu bashkëlidhur zgjedhjeve lokale një referendum, që njëfarësoj t’u kërkojë qytetarëve të shprehen në lidhje me krizën e tanishme. Po sa lokale do të mbeteshin dot këto zgjedhje, në rrethanat kur do të zhurmoheshin prej propagandës së shfrenuar, që nga qendra, për opsionin referendar?

Më në fund, opozita i ka mundësitë që ta përdorë me autoritet kartën e bojkotit të zgjedhjeve, si formë të mosbindjes civile. Vërtet, vota është moment dhe rit themelor i procesit demokratik, por kur konteksti social dhe politik nuk është (më) demokratik, atëherë vota vetëm sa e legjitimon marrjen peng të demokracisë nga një klikë e korruptuar ose e trembur.

Edhe vetëm me logjikë, nëse opozita beson vërtet atë që thotë, ose që pushtetit të sotëm i ka humbur legjitimiteti, atëherë bojkoti i votës është mënyra për ta denoncuar mungesën e transparencës dhe shkakun kryesor të krizës institucionale së tanishme.

Vetë bojkoti mund të realizohet me rrugë të ndryshme; përballë versionit radikal të mosparaqitjes në qendrën e votimit, ekziston edhe mundësia e votimit me skedë të bardhë, ose bosh.

Zgjidhja ose opsioni më i keq i mundshëm, besoj unë, është që të shkohet, në këto zgjedhje lokale, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, ndërkohë që qytetarët ende po mbajnë frymën e po presin rezultatin e përplasjeve të shumta mes institucioneve, krerët e të cilave s’është çudi që të përfundojnë në gjykatë, po t’u besosh akuzave që u janë bërë; pra, të shkohet në këto zgjedhje lokale, me idenë ose shpresën se kështu do t’ua mbushim mendjen edhe tutorëve të huaj, që Shqipëria po i bën me rregull detyrat e shtëpisë, kështu që nuk do të ketë më arsye për ta ngelur në klasë përsëri.

Nuk ka komente

  1. Më në fund, opozita i ka mundësitë që ta përdorë me autoritet kartën e bojkotit të zgjedhjeve, si formë të mosbindjes civile.

    Po kete karte ka luajtor opozita ketu e pothuajse dy vjet, qe pas zgjedhjeve te shkuara; ka bojkotuar cdo gje. Te vetmen gje qe ka bere opozita, ka qene pra qe te mos beje asgje, asgje per ate cka e votoi populli.

    Tani me thuaj, ky eshte funksioni i opozites, te beje bojkot dhe te prodhoje krize?

    Ah po, kete bojkot e ka bere ne emer te transparences se zgjedhjeve te kaluara dhe permiresimit te gjerave per zgjedhjet e ardhshme, nderkohe qe jo vetem s’ka bere asgje per te permiresuar zgjedhjet e ardhshme (as dhe maxhoranca) asnje propozim te vetem per te ndryshuar dicka ne kodin apo procedurat zgjedhore, por dhe gjoja-perpjekjet per transparence te zgjedhjeve te kaluara, ketu e dy vjet i ben vetem ne rruge jashte-institucionale, duke kundershtuar dhe opsionet e veta te meparshme per ujdi, pasi pra qellimi s’ka qene asnjehere transparenca (e kujt, e votave qe aleatet e Rames e akuzonin se ja kishte vjedhur ai?) por prodhimi dhe mirembajtja e krizes politike.

    Pra, ti thua qe kemi situate krize politike prandaj nuk mund te behen zgjedhje.

    Kjo ne fakt (kriza politike) ka qene synimi i opozites qe ne fillim te aksionit te saj bojkotues qe u pasua me dhjetra protesta e greva urie e lloj-lloj teatrosh, qe pra te mos njihte asnjehere rezultatin e zgjedhjeve, te prodhonte krize.

    Njeheresh opozita kerkonte dhe kerkon zgjedhje te parakohshme, pra pa ndryshuar asgje ne ato qe opozita pretendonte se ishin shkaqet qe u vodhen zgjedhjet e shkuara (sipas saj), dhe njehersh qe thoshte (deri pak ditesh) qe s’ka kushte per zgjedhje lokale.

    Pra, bejme krize per dy vjet, pastaj themi qe ka krize prandaj s’mund te kemi zgjedhje (lokale) prandaj qe hajt te bejme zgjedhje (te parakohshme).

    Ketu ne kete paradigme te opozites, te ngritur me kallama kashte dhe te mgjitur me cimcakiza te Robertit, ka cdo gje pervecse logjike, apo pergjegjesi politike.

    Kjo eshte dhe arsyeja pse sot Rama/opozita e gjen veten ne kundershti te nderkombetareve, jo se ata e kane qef Berishen, pra per faktin qe opozita ka bere cdo gje keto kohe pervecse politike te pergjegjshme, dhe ka lozur hapa dollapa, une kutine s’e hapa. 🙂

    1. Jo xhib, funksioni i opozites eshte te rrije urte ne parlament edhe ti bej fresk qeverise, te mbylle syte para manipulimit te zgjedhjeve, te mos kerkoje transparence ndaj parregullsive, dhunes, vrasjeve, opozita duhet te rishohe per nje kod te ri zgjedhor pa analizuar ku çaloi ai i meparshmi dhe te kontribuoje ne instalimin e nje sulltanati. kjo paradigme duket beton! Rendesi ka te funksionoje demokracia o vlla.

      1. Ashtu eshte: demokracia duhet te funksionoje. Dhe kjo me ben paksa pesimist. Ne Financial Times ka nje shkrim per Rusine qe fillon keshtu: “their country, crushed by totalitarian rule for a millennium, was deeply undemocratic and would take perhaps a century to develop a civil and open society”
        (http://www.ft.com/cms/s/0/f3b13ce2-060d-11e0-976b-00144feabdc0.html)
        Nqs kjo thuhet per Rusine, imagjino c’duhet thenet per sulltanatin tone…

        1. Ke te drejte Arber – ashtu tingellon. Problemi eshte qe parimet po i shkelin te gjithe, dhe perseri bar po hame. Prandaj jam pesimist. Ja, e zeme se trupat e NATO’s vijne dhe garantojne zgjedhje te ndershme. Pas fitores se Edit, Saliu do mbledhe gjithe trimat e tij dhe me bajrakun ne krye, do ngrihet ne protesta se demokracia u shkel nga trupat e huaja. E sheh? Nuk ka fund… Per mendimin tim, opozita (Edi), duhet te perdore te gjitha mjetet parlamentare e zgjedhore qe ne menyre demokratike (ashtu sic kjo fjale kuptohet ne Shqiperi) te gerryeje sundimin e Saliut. Fitoret ne zgjedhjet vendore a nuk do te ndihmonin sado pak ne kete proces?

  2. Arber,

    Opozita po ben pikerisht ate qe s’do – po i ben fresk qeverise, dhe po ja shtron udhen gati qe te fitoje jo vetem zgjedhjet lokale, por ka rrezik edhe ato te pergjithshme ne 2013.

    Opozita i ka lene fushe te lire qevrise dhe maxhorances te miratoje cfaredo ligjesh qe t’ja kete enda. Nuk ka asnje kontribut te opozites ne keto dy vjet. Asnje nga interesat e votuesve te saj nuk jane perfaqesuar, pale mbrojtur nga opozita. Opozita po ben zhurme, po ben rremuje, po ben protesta….vetem opozite nuk po ben.

    Ajo puna e zgjedhjeve te vjedhura eshte kot fare. Le qe s’ja vodhi njeri zgjedhjet Edi Rames (se po te kish rene dakord me Ilir Meten qe te behej Rama kryeminister, do ishte opozita ne pushtet tani), por edhe nese ju vodhen zgjedhjet, te gjitha rekurset ligjore u ezauruan…perderisa u shpreh Gjykata Kushtetuese per zgjedhjet, mbaroi filmi, nuk ke cfare kerkon me ne rruge ligjore (edhe Al Gore i fitoi zgjedhjet, por mori vendimin e gjykates ne dore, dhe ju fut mbrojtjes se mjedisit, nuk nxorri perkrahesit e tij ne rruge per protesta qe te behej president.)

    Qeveria ka plot per te kritikuar, per qeverine opozita mund te beje mocione mosbesimi sa here ti doje qejfi, mund te therrese ne interpelance kryeministrin, ministrat e cdo titullar institucioni….dhe ti vere para pergjegjesise per ato gjera qe nuk jane bere sic duhet, dhe ti tregoje votuesve alternativat qe ofron nese vjen ne pushtet.

    Opozita i bie bilbilave, ulerin, nxjerr njerzit te vriten kot me kot. Nuk ka per ta marre pushtetitn me dhune, kjo eshte e sigurt. E vetmja gje qe po ben opozita eshte qe po i shton ditet qeverise, se me keto lloj marifetesh, ka te ngjare qe te rrije Sali Berisha ne pushtet edhe nja 8 vjet te tjera.

    Bojkotimi i zgjedhjeve lokale nuk behet dot hapur, duke deklaruar qe po i bojkoton dhe per pasoje ti nxjerresh te pavlefshme. Bojkotimi i fshehte, me mos pjesmarrje apo blank ballots, nuk do beje gje tjeter por do kaloje edhe pushtetin lokal, qe aktualisht e ka ne maxhorance PS, ne anen e PD-se.

    PS eshte sot (nen udheheqjen e Edi Rames) ne piken me te ulet qe ka qene ndonje here ne historine e vet. Per mua, Edi Rama nuk eshte politikan, eshte thjesht anarkist/rebel, prandaj nuk ka pjekurine politike qe ta coje opoziten ne pozite. Ma merr mendja qe edhe opozita vete e di kete, prandaj ka edhe zera ndryshe ne rradhet e politikaneve me me eksperience, se pastaj po te shkosh me mendte e Aytersave e Veliajve, ne rregull je, ne revolucion e ne opozite te perhershme.

    1. “Opozita i bie bilbilave, ulerin, nxjerr njerzit te vriten kot me kot.”

      Si nuk u nxihet faqja nuk e marr vesh e si nuk keni turp të turpëroheni!!!

    2. Behet c’behet, krahasohet me Al Gore 28 Qershori. Eshte krahasim fallco, nuk qendron. Al Gore iu numuruan te gjitha votat, e nuk iu dogj asnje kuti. Nuk ishte kjo pra arsyeja pse humbi Al Gore. Te mos ishin numuruar votat, e te ishin djegur kutite ne menyre aq arbitrare, e shihje ti pastaj se c’behej. Al Gore fitoi voten popullore, po, me cdo kuti te numeruar, por humbi voten e shteteve, po, me cdo kuti te numeruar, dhe qe aty, Supreme Court interpretoi kushtetuten se per president, perparesine e ka vota e shteteve, dhe jo vota popullore. Full Stop. Ku qendron krahasimi?

  3. Nga komenti im tek FLET AMBASADORI, po sjell dy pika që do tu mbahem këtu.
    I. … Nenin 3 të Kushtetutës tonë:
    “3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike.”
    Zgjedhjet do të bëhen periodike. Këtu nuk duhet të tolerojmë gramin, njëlloj sikundër bëjmë që ato të jenë të lira dhe të barabarta.
    II. …demokracia përfaqsuese nuk është zgjidhja (këto, zgjidhjet, i ka sovrani në dorë) e vetme.

    Zgjidhja e sovranit është e tillë: Ne vendosim të ketë zgjedhje periodike, për të cilat të drejtën për të caktuar ciklin përsëritës, datën më të hershme a më të vonët, e gjitha rregullimet e tjera të nevojshme i kemi deleguar tek klasa politike. Të cënosh periodicitetin përbën akt antikushtetues, jo të drejtë, është kufizim i lirisë së popullit, është tjetërsim i një ndër pushteteve (fuqive) të pakta që populli ja ka lënë vetes. Këto ndryshe mund ti quash dhe shtypje dhe sundim. Nuk ishte populli ai që vendosi që zgjedhjet (lokale) do të bëhen për 3-4-5 vjet. Populli ka deleguar të drejtën mbi shpeshtësinë e përsëritjes së zgjedhjeve. Takimi i popullit me politikën është lënë të mbahet në datën e përcaktuar bashkarisht. Nuk besoj se ka ndër ne njeri, që pasi ka lënë takim të rëndësishëm me dikë në orën 10, kur e sheh këtë të fundit të shfaqet më 10 pa 5, i ofron si zgjidhje lëvizjen e akrepit një orë mbrapa, më 9 pa 5, duke siguruar tjetrin se takimi do bëhet.
    Gjendja mjerane e politikës shqiptare nuk është kurrfarë arsyeje pse zgjedhjet të shtyhen, përkundrazi periodiciteti i zgjedhjeve veç të tjerash parashikon testimin e gjendjes së politikës pa makiazhe, është dora e prindit që troket në derën e fëmijës. Prindit i është thënë e gjitha në i thuhet ja prit pak, …dhe pak, …edhe pak, e besoj dhe sovranit, por nëse asnjë prindi nuk ja këshillojmë të mos shohë ç’bën fëmija i vet, përse ja këshillojmë këtë sovranit. Përse u dashka llastuar kjo klasë politike?
    Dyshimi se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen si zgjedhje vendore, por zgjedhje për Saliun apo Edin, njeriun e atij apo të këtij, si zgjedhje që nuk ju adresohen problemeve që kanë banorët e periferisë por si një maskë e demokracisë funksionale qëndrojnë pjesërisht. Ky dyshim qëndron sa më afër qendrës aq më shumë dhe sa më afër informimit mediatik aq më i madh. Sa më larg Tiranës, sa më larg pushtetit më të madh, sa më pranë periferisë, sa më pranë njësisë më të vogël vendore, aq edhe më të vërteta do të bëhen pamjet e demokracisë që vepron, e njerëzve që zgjedhin më të mirët për të zgjidhur problemet e mëdha të bashkësive të tyre të vogla. Janë partitë politike që duan ta përhapin konfrontimin mes tyre deri aty ku s’shkon, ashtu siç janë ato që përvetësojnë si të tyrin cilindo individ që shquhet. Janë me mijra shqiptarë që presin të votojnë, me shpresën se do të ndryshojnë për më mirë drejtimin e punëve aty ku jetojnë, së paku do t’u thonë ndal të këqijave që kanë provuar. Në u heqim votën nga dora, u kemi dhënë sëpatën. Por dhe ngërçi në Tiranë duket i stisur e i pamjaftueshëm për ti kërkuar gjithë Shqipërisë as të mos marrë as të mos nxjerrë frymë – pse? Se i mbarohet oksigjeni kryeqytetit?!
    Normaliteti. Vështirë të gjejmë zgjedhje që pranohen si normale, e vështirë se do të gjejmë hë për hë. Nëse nuk do të mbajmë zgjedhje, si do ta mbushim vakumin? Shanset janë të tilla sa edhe sikur të presim që gjendja të normalizohet të jenë zgjedhjet ato nëpërmjet të cilave politika e ç’normalizon.
    Referendumi. Për këtë ka ca kritere e ca afate të cilat nuk ka pse anashkalohen, e vetë ky nuk ka pse i ngjitet si pullë poste ditës së zgjedhjeve. Strukturat e zgjedhjeve do të punojnë dhe një javë dhe dy javë më pas, edhe një muaj më pas, e mund të rithirren muaj të tjerë në u dashtë. Nuk ka asnjë iniciativë nga populli për referendum, nëse është politika që e kërkon qartazi është kërkesë për tolerim, lëshim. Në këmbim të ç’sjelljeje të mirë do ta sigurojë politika këtë? A ka ajo kurajon e madhe të kërkojë votëbesim popullor mbi veten? Po, po. Përpara se ti kërkojë popullit të tjera që i nevojiten për të drejtuar një shtet me demokraci të përfaqsuar ti kërkojë popullit të shprehet nëse ky është për a) demokraci të drejpërdrejtë, b) demokraci të përfaqsuar c) … d)…?
    Mosbindja civile. Nxjerrja dhe hedhja në tryezë e kësaj karte, nis me R. Qosen e deri tek rreshtat e këtij shkrimi, lë të pakënaqur thelbin e saj. I mëshohet mosbindjes e lihet mënjanë civilja, pranohet aksioni i saj por jo pësimi prej saj. Mosbindje civile nuk është të shkosh e ti biesh kryeministrisë e pastaj të shpërndahesh në drejtim të paditur. Mosbindje civile është të dhjesësh dyert e mbyllura të kryeministrisë kur këshilli i ministrave nuk ka hapur hale publike dhe të paguash gjobën e ta lash të dhjerën tënde. Mosbindje civile, përkthyer në termat e zgjedhjeve do të ishte mospjesmarrje në zgjedhje dhe pranim i të zgjedhurve që do të dalin prej tyre. Por kjo është ajo që një pjesë gjithmonë e më e madhe e popullit, e shumcia këtu (nga rrethanat) po bëjnë gjithë këto vite.
    Të jesh pro zgjedhjeve të majit mbase të bën të paanshëm ndërmjet krahëve politikë. Por të shprehesh pro ose kundër zgjedhjeve të majit tregon dhe kujt i përkulesh, vullnetit kushtetues të popullit tënd apo kapriçove të paparashikueshme të klasës politike. Unë respektoj popullin dhe jam pro zgjedhjeve të majit. Zgjidhja quhet zgjedhje.

    1. Ke te drejte ne ato qe thua, pasi tek ne nuk flet sovrani,o S(t)alini, qe thote “Ju votoni, se votat i numeroj une” Pse demokraci i thua ti kesaj ti. Pse keni frike nga transparenca xhanem? Perse u heq meraku? Se Saliu, do ta beje perseri kete loje? Po bujrum le ta beje, jo vetem Saliu, por edhe une edhe ti, edhe kushdo tjeter, qe do ti hape kutite, le ti hape, per çdo vit dhe per çdo dite, ne menyre qe te mos kemi me kontestime, qe te gjithe te flene te qete, se demokracia funksionon. Vetem keshti garantohet vota dhe fituesi nuk kritikohet me. Po na zuri lemeria more vellezer, se per arto kuti, po behet shqiperia çamur.

  4. Zgjedhjet jane detyrim kushtetues. Zgjedhjet behen se qeveritareve aktuale lokale ju mbaron mandati kushtetues. Zgjedhjet jane A-ja e demokracise. Nese duam me shume demokraci, atehere duhet te bejme zgjedhje si fillim. Qytetaret kane te drejte te zgjedhin. Qytetaret nuk jane peng i kalkulimeve pushtetore dhe frikrave e anktheve te Edi Rames dhe borive te tij.

    Zgjedhjet lokale ne Shqiperi gjithmone kane qene te ngarkuara politikisht dhe njerezit kane votuar me shume se per problematika lokale, per partine ne qender. Kjo ka ndodhur rendom gjate ketyre 20 viteve por eshte bere me e theksuar kur lideri i opozites eshte edhe drejtues bashkiak a lokal.

    Partia ne pushtet ka filluar pergatitjet per zgjedhjet, per koalicionin dhe programin, ku po shpalos me ritem te ngadalte per momentin, premtimet me problematika lokale (sic ishte projekti qe komuna te lidhet me aksin nacional ne jo me shume se 30 minuta).

    Partia ne opozite eshte investuar tek dhuna, tek rruga jashte institucionale, tek destabilizimi i vendit dhe provokimi i krizave me menyra jashte sistemit dhe jo legale. Prandaj edhe kerkon shtyrjen e zgjedhjeve.

    Thjesht zgjedhjet per kete parti nuk jane me opsion per te arritur tek pushteti. (i derguari i BE u shpreh se vete Rama kerkon shtyrjen e zgjedhjeve, keshtu qe nuk eshte e vertete se Rama mendon te marre pjese ne zgjedhje)

    Eshte e bindur qe nuk ka as platformen dhe as njerezit qe te perballet me kete qeveri, ndryshe zgjedhjet lokale jane nje rast i mire ku opozita mund te shfrytezoje per te kerkuar nje referendum per qeverisjen.

    Llogjika e opozites dhe borive te saj ka marre arratine. Nderkohe qe propagandon se qeveria eshte e deshtuar dhe ka korrupsion e varferi ne popull dhe pakenaqesi te madhe (e nenvizoj kete te fundit), nuk deshiron te beje ate qe ben cdo opozite: te shkoje ne mejdanin elektoral dhe t’i tregoje vendin politikisht qeverise se paafte dhe te korruptuar.

    Sigurisht qe kete nuk e ben kot kjo opozite. Ne kalkulimet e saj del e humbur ne zgjedhje perballe koalicionit PD-LSI dhe nje qeverie qe ka ne anen e saj: rritje rrogash e pensionesh (me % rritje me te larte ne fshat), ulje te varferise, me ekonomi qe performon mire, liberalizim vizash (qe parashikimet ogurzeza per flukse te medha shqiptaresh qe kerkonin azil nuk dolen) etj.

    Zgjedhjet jane edhe zgjidhja. Opozita kerkon zgjedhje te parakohshme si zgjidhje, po pse nuk shkon ne zgjedhjet lokale njehere?

    Pse nuk mat veten per te pare perkrahjen ne popull? Pse i trembet verdiktit te sovranit?

    Opozita ne gjithe kete historine e zgjedhjeve lokale ka nje te drejte te pamohueshme: te kerkoje garancite dhe ligjet qe do per zgjedhje sa me te mira.

    Shqiperia nuk ka asnje krize institucionale. Parlamenti funksionon, qeveria funksionon, institucionet e tjera gjithashtu. E vetmja qe nuk funksionon eshte opozita dhe krizen e saj qe pas humbjes se zgjedhjeve te ’09-es kerkon ta beje krize te te gjitheve.

    Sdq. bojkotimi i zgjedhjeve nga opozita do te ishte shkaterrues per te dhe nuk do ta ndermarre kete hap. Politikisht do te humbte shume pushtet dhe qe do te coje pashmangshem ne percarje te PS, pasi shume te zgjedhur te PS do te rikandidojne pa pyetur per PS pasi kane mundesi te medha per t’u rikonfirmuar dhe te tjere figura e grupe brenda PS nuk e pranojne bojkotin kurrsesi.

    Marredheniet me nderkombetaret do te shkaterroheshin perfundimisht.

    Forca e trete ka hyre kot ne kete shkrim se nuk ka te beje me ate qe rreket te merret ne pjesen me te madhe ky koment. Pyetja eshte per bojkotin ose jo te opozites dhe jo se si do te sillen ata qe nuk duan asnjeren parti. Keta do te bejne ate qe duan.

    1. MB shkruan:

      Forca e trete ka hyre kot ne kete shkrim se nuk ka te beje me ate qe rreket te merret ne pjesen me te madhe ky koment.

      Në fakt ka të bëjë. Prania e një force të tretë do ta kish bërë të pavlefshëm argumentin e bojkotit me skedë të bardhë.

      1. Nuk do te isha as per skeden e bardhe duke mos pasur asnje siguri, madje ne sigurine me te plote qe skeda e bardhe do te numerohej vetiu. Ne favor te kujt, quid iuris.

    2. O metalis, leri pordhet dhe teorite zgjedore, se nuk pijne uje ne kete kohe. Zgjedhjet lokale, me teper ketu ne shqiperi, perjashto ne qytetet e medha, ne periferi behen me tarafe, me klane, me bajrake. E fituar del ajo parti qe di te zgjedhe nje kandidat qe ka me shume klane e farefisni te madhe. Dhe po te flet nje njeri qe ka nje experience jo te vogel ne kete drejtim. Nuk hyjne ne pune, as platforma zgjedhore e as premtimet e kandidatit. Se ato nuk i ha me njeri.

  5. Zgjedhjet duhet të mbahen në datën e programuar. Bojkotimi i këtyre zgjedhjeve nga opozita nuk do bënte asgjë më shumë se mbytjen e PS dhe dominimin e PD në fushën lokale. Për më tepër, Edi do humbte edhe Bashkinë e Tiranës (ja një arsye mëse e mjaftueshme për PS të marrë pjesë në zgjedhjet lokale).

    Por, është mëse e nevojshme, për ti dhënë zgjidhje problemeve lokale, e për të adresuar sa më mirë këto probleme, që pushteti lokal të jetë i ndarë nga pushteti qëndror. Çdo komunë e bashki kanë problematikat e tyre specifike e secila prej tyre (komunë e bashki) ka një peshë të barabartë për popullsinë e tyre (një banori të Tiranës i intereson Tirana, një peqinasi Peqini e një mallakastrioti Mallakastra). Ndryshe ndodh me partitë “e mëdha” të cilat fokusohen në qendrat e mëdha ku kanë më shumë elektorat duke u parapregatitur kështu për zgjedhjet e përgjithshme. Pra, nevojiten parti të vogla (të cilat mund të kenë ose jo aleanca me partitë e mëdha) lokale të cilat të angazhohen për të ndrequr problemet e lokaliteteve të tyre. kjo do shërbente edhe si shkollë për politikanët e të nesërmes pasi do ishte një derë më e kollajtë për tu hapur nga të rinjtë.

  6. J,

    S’kam turp fare. Kam keqardhje per viktimat. Turp te kene ata qe i nxorren ne prite per tu vrare dhe ata qe i vrane per karriget qe duan te marrin apo duan te mbajne. S’kam asnje lloj iluzioni qe u vrane per demokraci e per parime e ideale.

    Keto manipulimet sentimentale me u vrane 4 veta, o burra ti veme flaken, i kemi kaluar ne kurriz, dhe u vrane gati 3000 vete ne ’97. Aq ju vrane Amerikes ne Iraq ne 7 vjet lufte, dhe u ngrit gjithe bota ne kembe.

    Politikanet tane nuk e kane per gje fare te nxjerrin miletin ne rruge te vriten per pushtetin dhe hajdutlleqet e tyre. Prandaj lerini keto parrulla me turpe e sa shume i dhimbsen PS-se ata te vraret.

    1. Duhet të kesh turp, se si pozicion moral, është i pështirë, shumë i ndyrë. Ky pozicion nuk është qëndrim apo opinion politik, po është qëndrim moral ndaj të vrarëve.

      Pasi ke parë videot sidomos, që ata njerëz janë vënë në shenjë prej gardistëve dhe janë qëlluar për tu ekzekutuar, të thuash që “i nxorri Edi për tu vrarë”, shfajëson VRASËSIN e vërtetë. I jep justifikime.

      Jo vetëm kaq, por kriminalizon çdo protestë. Se ska ndodh ndonjëherë tjetër në Shqipëri të jetë normale të shkosh në protestë dhe të vritesh! As pret kush të vritet kur shkon në protestë! Vetëm copat e mishit që thonë “i nxorri për të vrarë”, duket se e presin.

      A e di çfarë do të thotë të justifikosh vrasjen ti shpirt? E ke idenë? Je ndërgjegjësuar ndonjëçikë?

      Mos duhet të jesh me PS që të “ndjesh” për ata që vriten? I keni të bllokuara ju hormonet e të ndjerit njerëz?
      E di që kafshët i vajtojnë të ngjashmit e tyre kur këta humbasin jetën?

      Hajde bëj shtet pastaj me këta copa mishi.

      Katër të vrarë janë boll për ty? Të mos ngrihemi se bëhen shumë thua? Pse katër? E siguron ti që me kaq është mbyll pazari i të vrarëve? Kaq vret Saliu, nuk ka më? Normën e bëri?
      Për katër vjet mos katër të tjerë? Çdo katër vjeçar nga katër?

      1. Amon mor si nuk u lodhen me kete “mishin per top.” Si mund te arsyetohet keshtu? Po pse, Miloshevicit po ia nxirrnin perpara ata njerez, apo shtetit shqiptar? Nje gje e dinte shume mire Edi Rama, qe ne date 20 Janar. Qe ky pushtet nuk ndalet as perpara kufomave. E prandaj e paska fajin opozita qe i nxorri ne proteste, duke e ditur qe me perpara qe ky pushtet nuk do ndalej as perpara kufomave. Rrjedhimisht, nuk do bejme proteste, se njera pale do qe te na vrase shteti, e se shteti na vret. Po mire, nese Rama dashka qe shteti te vrase protestuesit, pervec “bazhibozukeve” me cadra e molotove qe i kontrollonte me telekomande nga Fideli, mos kontrollonte gje me telekomande edhe shtetin? Po po, hajd shperndajme fajin, se kjo, pikerisht kjo, shperndarja e fajit, na ben edhe “intelektuale te pavarur.” E tashti qe jemi te pavarur, koken te hane me njeri tjetrin, mjafton t’i bojkotojme. Madje, kur te rrisin cmimet, te bukes, te ujit, e te gjitha, as nuk hame, as nuk lahemi, as nuk blejme as drita as qiri. Bar do hame e mish per top nuk behemi, se mos o zot, po te protestojme, vjen lakuriqsi e burri qe vishet me fustan grash ne pushtet.

        1. Këta që thonë kështu, janë veç kafshë që flasin shqip. Nuk janë njerëz. Janë kafshë që flasin.

          Nesër pasnesër këta mund të bëhen çfarëdo lloj gjëje. Mund të bëhen nazistë, fashistë, fanatikë fetarë.

          Në thelb këta janë racistë, cinikë, oportunistë, pa kufij morali dhe norma minimale njerëzore.

          Shkurt: Këta janë copa mishi me dy sy.

          Është epiteti më i goditur. Copën e mishit e merr dhe e bën çfarë të duash. E vë në frigorifer të ngrijë, e nxjerr të shkrijë, e pjek, e djeg etj. Këta janë kafshë pa vullnet.

        2. edhe një gjë… realisht, po realisht fare…

          e di çka më vjen më shumë keq? Që nëse ndërrohet stafeta, ka rrezik që unë apo të tjerët të bëhemi si këta!!! Sepse për këta nuk ka minimum justifikimi, si mund të ketë dikush tjetër më vonë në pozita superiore justifikim ndaj këtyre? Që të jenë të njëjtët copa mishi prapë!

          Prandaj opsioni më llogjik, në fund të fundit është ai ku i thua vetes: IK. Shpëto shpirtin të paktën.

          Njerëzit nuk i kanë shpikur kot vlerat njerëzore dhe morale. Janë si vaksina, të mbrojnë!
          Të hysh në çfarëdo lloj marrëdhënie të ngushtë me këta, infektohesh si prej mikrobeve.

    2. “Turp te kene ata qe i nxorren ne prite per tu vrare”

      Ne prite, rrine kacaket, jo shteti. Ndersa po qe se flasim me ndershmeri per institucionet e opozites, protesta eshte njeri prej ketyre institucioneve, I GARANTUAR ME KUSHTETUTE.

  7. LG, nuk je objektiv ne pohimet e tua. Te thuash s’ka pasur aksion opozitar, do te thote te kesh jetuar ne nje tjeter planet e te mos kesh pare absolutisht asgje nga ajo qe ka ndodhur qe nga zgjedhjet e kaluara deri me sot. Ah po, te thuash ky iks aksion nuk duhej, duhej ky tjetri, kjo vendimmarrje nuk duhej, duhej kjo tjetra, ta diskutojme, por te thuash qe s’ka pasur apo se opozita po ja shtron udhen e fitores pushtetit, kjo eshte komplet e pabaze.

    Ti thua opozita po e lejon pushtetin te miratoje cfaredo lloj ligji ne parlament. Tani ti a ke te qarte me cfare pushteti ke te besh njehere? Nese ti nuk kontekstualizon, ti s’mund te kuptosh se c’po ben opozita. Si mund te besh opozite brenda parlamentit shqiptar? Cfare opozite mund te besh aty, ma thuaj ti?Ti ke nje kontigjent me ushtare besnik nga e djathta qe votojne ne bllok pas kapterrit, pra nje pushtet te verber, dhe perballe tyre opozita. C’mund te beje opozite perballe ketyre? Cfare instrumentash ka ajo per te bere opozite brenda parlamentit me nje tille konfiguracion brenda tij?
    Ti sjell krahasimin me zgjedhjet ne ShBA. Tani, sinqerisht, ka vend per kete lloj krahasimi? A ka vend apo jo LG?
    Ti thua opozita mund te bej mocione mosbesimi, etj, etj. Sigurisht, teorikisht, opozita mund t’i bej, ne rastin tone keto nuk kane absolutisht asnje lloj roli pasi skena politike eshte kaq e polarizuar (sipas interesave sigurisht) saqe askush s’do te aventurohej ne nje vote racionale. Mund te kete plot deputete te pushtetit qe mendojne qe ky kryeminister ka deshtuar, por ne kete lloj klime te helmuar, a ka njeri kurajon apo moralin nga e djathta qe te votoje nje mosbesim ndaj “shefit”? jo! Keshtu qe ligjet do kalojne, te shoqeruara nga perralla, ironira, tallje, fyerje, nderprerje fjale, manipulim prezencash, pra opozita nuk ka asnje instrument ndaj pushtetit. asnje!

    qeveria ditet do ti kete te gjata, per sa kohe, askush nuk kupton se ku qendron thelbi i gjithe kesaj katrahure te fundit. pa u ndalur tek nje analize (e drejte) qe synon te tregoje se ketu eshte ndertuar nje sistem qe s’mund te prodhoje tjeter pervecse perversitete, konkretisht, ne lidhje me krizen e fundit, une mendoj se krizen e prodhoi, nder te tjera, mungesa e transparences, nga te gjithe krahet, e zgjedhjeve te fundit. Aty filloi! Opozita kerkoi transparence! Pse nuk u be? Shih ne Kosove, tak fak, ne gjysmen e qendrave te votimit u be verifikim dhe rivotim me pas. Pse tek ne pushteti e refuzoi kete gje? Kur eshte fjala per transparence zgjedhjesh, te tregon vendime gjykatash, kur eshte fjala per transparencen e 21 janarit, refuzon, fyen, kercenon sistemin gjyqesor. A e kupton me cfare pushteti kemi te bejme?

    Une nuk e di se cfare eshte Edi Rama, di vetem qe Rama nuk e ka aq te lehte, ka perballe nje kryeminister dhe nje te djathte qe nuk eshte konstruktive, ka brenda gjirit te partise njerez qe presin qe ai te rrezohet, eshte i detyruar qe brenda lojes se pergjithshme te aleancoje me persona qe s’kane te bejne fare me PS, jo vetem per profite, por mbi te gjitha per te mos u gremisur, ka presion nderkombetar per te vazhduar nje aksion brenda “rregullave te lojes”, jeton ne shtet ku vlerat jane ne kaos dhe, se fundmi, i duhet edhe te degjoje te gjithe derrdellitjet e percartura te njerezve te percartur. Te thuash qe Rama spo ben asgje, kjo eshte e thjeshte fare, te thuash objektivisht duke marre parasysh te gjithe kuadrin politik ne vend, se ku çalon puna e tij (ate te qeverise e dime tashme), kjo eshte shume me e veshtire, dhe kerkon urtesi, kurajo dhe integritet. Teksa lexoj cfare ke shkruar me lart, me vjen keq, ti nuk ke asnje nga keto tre vlera. Ndaj te lejohet cdo lloj komenti. Te pershendes.

    1. Arbër, në një vend demokratik (nuk po flas për Shqipërinë) ligjet i vendos shumica dhe deputetët e pozitës votojnë në bllok sipas vullnetit të shefit të tyre (kryeministrit). Opozita, siç e thotë edhe vetë emri është kundër por është minoritare dhe prandaj nuk ka fuqi ligjvënëse. Pra, i mbetet të presë fundin e mandatit të parlamentit për të fituar zgjedhjet e radhës. Që t’i fitojë këto zgjedhej, opozita duhet, së pari të refuzojë pazaret me pozitën, së dyti, dhe kjo ka shuuuuumë rëndësi, shefi i opozitës duhet të paraqitet në zgjedhje pasi që ka mundësi të bëhet kryeministri i ardhshëm e DUHET të jetë i zgjedhur nga populli.
      Së fundi, Rama po bën veç zhurmë dhe më shumë po i kundërvihet të vetëve se Saliut (siç duhet e jo për sy e faqe).
      Të siguroj që Rama e Berisha punojnë së bashku e ja fusin shqiptarëve së bashku.
      Kur shqiptarët të dalin në manifestime nga mllefi ndaj politikanëve, pasi janë këta që po ja marrin edhe ajrin nga mushkëritë, ku e përbashkëta të jetë pikërisht dëshira e tyre për largimin e shuuuumë figurave negative të politikës shqiptare atëherë mund të arrihen ndryshime. Përndryshe do akuzohen se njëri i vrau e se tjetri i nxori të vriteshin.

      Megjithatë, tema sikur ishte për zgjedhje … (për ata të manifestimit).

  8. Arber,

    Ne po diskutojme. Askush nga ne nuk e ka monopolin e se vertetes. Aq me pak te caktimit te vlerave te njerit apo tjetrit. Nuk shkojne keto “o me ne, o kundra nesh” se ben vaki une s’jam as pro as kundra jush, apo jo?

    Opozita nuk eshte ne opozite qe ta kete fushe me lule. Edhe opozita kur ishte ne pozite, ashtu votonte ne bllok, dhe kjo eshte praktike e njohur kudo ne bote. Deputetet votojne shumicen e kohes ne bllok, eshte eveniment kur ndonjeri voton ne krahun tjeter.

    Eshte normale qe ai qe ka shumicen, do votoje e miratoje ligjet qe do, prandaj eshte ne pushtet. Ai qe eshte ne opozite, ofron debat, ofron zgjidhje alternative….dhe kete nuk e ben me shpresen se do ndryshoje ligjin apo do i mbushe mendjen pozites. Kjo behet qe ti tregoje elektoratit te vet dhe elektoratit te pavarur se ka cfare ofron, dhe perpiqet ti bindi qe heres tjeter te votojne per te. Keshtu funksionon demokracia.

    Lufta per pushtet behet ne parlament, behet ne media, behet ne forume. Nuk behet ne rruge. Tani, ti thua edhe pune e madhe se cfare tha gjykata. S’jam dakord. Vendimi i gjykates duhet respektuar edhe kur nuk eshte ne favorin tend, edhe kur eshte i padrejte madje. Nuk dilet ne proteste se s’te pelqen vendimi i gjykates. Jo po eshte gjykata e politizuar e kontrolluar. Pse kur s’ka qene gjykata ashtu, ne kohen e Fehmi Abdiut per shembull? Apo tani u be gjykata e keqe qe s’na pelqen neve.

    Nga ana tjeter, sa kohe do ti biesh murit me koke? Kane kaluar dy vjet nga zgjedhjet, erdhi koha per zgjedhjet e reja. Nuk do te hysh as ne zgjedhjet lokale. Zgjedhjet do behen, keshtuqe i vetmi rezultat do jete qe ti fitoje PD edhe ato bashki e komuna qe sot i ka PS. Pa folur per perkrahjen nderkombetare, qe aktualisht i mungon teresisht PS, dhe ka dale Berisha si faktor stabilizues, me gjithe zullumet e tij.

    Tani, PS mund te vazhdoje me endrra heroike, me bojkote, me protesta, duke aspiruar ta marre pushtetin ne rruge apo tavoline. Them se nuk do e beje dot. Flas ne menyre konkrete, sipas situates reale ne Shqiperi, jo me sloganet boshe “Poshte Qeveria! Rrofte Demokracia! Berisha Ik! Edi Hajde!” Ne ketu jemi, do flasim prape, dhe do shohim si do shkojne punet.

    Personalisht nuk besoj se qeverisja e PD eshte me e mire apo me e keqe se e PS. Nuk kam asnje shprese se do kete me shume demokraci, me pak korrupsion, me pak varferi etj. kushdo qe te jete ne pushtet. Ai poli i trete ne politike eshte bere i domosdoshem. Kjo eshte edhe arsyeja pse me intereson me shume stabiliteti i Shqiperise ne teresi, respektimi i afateve ligjore per nderrimin e pushtetit, se sa emri i atij qe eshte ne krye te qeverise.

    1. “Ai poli i trete ne politike eshte bere i domosdoshem.”

      Po mire, LSI cfare eshte?

      Apo, pret ndonje pol te trete qe te veproje ndryshe nga c’vepron LSI?

      Ja prit dhe pak.

      Edhe pak.

      Edhe pak.

      Edhe pak.

      Edhe pak.

      Edhe pak.

      Ah qe s’bie nga qielli!

      Prit se do bjere, prandaj dhe ne “proteste te opozites” mos dil.

      Po diskutojme, eee? Por te diskutojme me nje pike logjike, te pakten. Mos na trashni me analiza kaq te holla.

    2. Une u ndala tek ajo “keshtu funksionon demokracia”.

      LG, ti ben nje koment kaq te gjate, por kaq te pavlefshem, sepse ti e nis mbrapsht analizen. Pyetja e pare qe duhet ti besh vetes: A eshte ky sistem nje demokraci?

      Se dyti, ti leshon sinjale shume shqetesues te nje mentaliteti te caktuar te disave, qe jane pajtuar me padrejtesine. Ti thua, po te citoj: “Vendimi i gjykates duhet respektuar edhe kur nuk eshte ne favorin tend, edhe kur eshte i padrejte madje.”
      Ky pohim i dashur mik eshte shume i rrezikshem, sepse kur thua kete gje, zere se ke perligjur te gjithe denimet e padrejta, se pari krimet e diktaturave ne emer “te se drejtes”, se dyti gabimet juridike qe kane shkaktuar tragjedi ne demokracite perfaqesuese, se treti ke perligjur cdo abuzim me ligjin kur ky i fundit ka rene ne doren e maliqit. LG, si u respektoka e na u pranoka edhe nje vendim i padrejte gjykate? Dmth, sipas teje, sistemin e drejtesise ta konsiderojme si legjitim edhe kur prodhon padrejtesi?

      Po arritem deri ne kete pike, eshte e kote ti biem murit me koke, se muri eshte shembur e na ka zene brenda.

      1. Po jo mer, ishte sa me e marr vesh se ja vlen që të bëjë pjesë tek opcionet e zgjidhjeve… sepse, për atë punë, edhe Polin e Tretë, që propozon Xhaxhai, me çfarë do të bëhet?

        Polin e tretë (Forca e re, Shoqëria e Hapur etj etj) e VARROSI pa u lindur mirë Erion Veliaj… me gjithë ata lamashët e tjerë që shkatërruan Mjaftin.

    1. E di ça do bëjmë, Edo? Do bëjmë një lloj manastiri “civil”. Meqë janë zgjedhjet lokale, i vëmë syrin një bashkie dhe e kullandrisim si dimë vetë. Se është gjynaf të shkojnë dëm ca njerëz këtu. Marrim një njësi lokale dhe e administrojmë vetë.
      Ty do të vëmë përgjegjës për transportin publik, Lulianin do e bëjmë përgjegjës arsimi… Zaimin e vendosim në një rol në terren, operativ dmth… Arbrin tjetër, për marrëdhëniet me jashtë (kërkim subvencionesh e projektesh, dhe për marrëdhëniet me publikun meqë është çun i pashëm. Unë për çështjet teknike dhe ndërtimet. (vetëm për 20% mos më akuzoni, se ju hongra me dhom!) Vëmë një kryetar nominal… psh ty meqë je me më shumë eksperiencë jete, edhe votojmë çdo çështje në kolegjialitet.

      1. Stalker per kulturen.

        Po ca thu o J., une jam pa shkolle, ti do te me vesh per arsimin, hahaha.

        1. Po ti derëbardhë një diplomë te Kristali e merrje deri në Maj, sikur brenda në kafaz të rrije! Ç’do që e prish. Stalkeri po.

  9. Po per cfare do besh revolucion, mor edrus, me qafsh? Qe te iki nje hajdut e te vije nje tjeter? Qe te iki Berisha e te vije Ruci? Apo se Ruci nuk ka vrare, eshte burre i mire ai.

    Luljan, Komenti im ishte “turp ata qe i nxorren dhe ata qe i vrane” Tani ti zgjedh te lexosh vetem gjysmen, bashke me J, qe as ja vlen te merresh fare me te, se ja ka zene syte pasioni.

    Mos llafosni tani sikur keni ardhur nga hena, dhe po habiteni. Pse s’ndihet asnjeri per ata mijerat qe u vrane ne ’97? Apo shyqyr qe hoqem Berishen pa flaka le ti bjere. Me kete logjike nuk jam une. Nuk kam qene edhe kur bente protesta Berisha dhe e donte pushtetin nga rruga si Edi Rama sot. Me kete lloj lufte politike qe duam te instalojme ne Shqiperi, rezultati do jete qe neser te ngrihet PD kur te jete ne opozite, dhe te vriten nja 14 a 40 vete, dhe bejme nje permbysje tjeter. Ta merr mendja qe nuk nxjerr dot ca qindra mijera njerez dhe ti sakrifikoje ca fakira? Per mua, ky eshte rreziku me i madh, instalimi i precedentit qe pushteti nderrohet me dhune.

    1. “Komenti im ishte “turp ata qe i nxorren dhe ata qe i vrane” Tani ti zgjedh te lexosh vetem gjysmen, bashke me J, qe as ja vlen te merresh fare me te, se ja ka zene syte pasioni.”

      E di, e di. Je duke shperndare fajin. Te kuptoj. Por je ti qe nuk po kupton. Ata qe i nxorren, nuk eshte turp. Turp do ishte sikur pas llapaqenerise parlamentare te Kryeministrit, pikerisht atehere kur zevendesi ju kap me presh ne dore, opozita te mos kishte dale ne proteste. Madje, te thashe, eshte institucion kushtetues i opozites edhe protesta, keshtu qe nuk eshte thjesht ceshtje pasioni apo morali kjo, qe na paska zene syte, por edhe ceshtje ligjore.

      “Mos llafosni tani sikur keni ardhur nga hena, dhe po habiteni. Pse s’ndihet asnjeri per ata mijerat qe u vrane ne ’97? Apo shyqyr qe hoqem Berishen pa flaka le ti bjere.”

      Ca lidhje ka kjo? 97-a ishte dizintegrim total i shtetit.

      “Me kete lloj lufte politike qe duam te instalojme ne Shqiperi, rezultati do jete qe neser te ngrihet PD kur te jete ne opozite, dhe te vriten nja 14 a 40 vete, dhe bejme nje permbysje tjeter. Ta merr mendja qe nuk nxjerr dot ca qindra mijera njerez dhe ti sakrifikoje ca fakira? Per mua, ky eshte rreziku me i madh, instalimi i precedentit qe pushteti nderrohet me dhune.”

      Jo jo. Precedenti eshte 98-a, kur edhe pse u mesye kryeministria me arkivolin e Azemit, jo me cadra e me molotove, por me kallasha, nuk pati asnje te vrare, dhe as edhe rendi kushtetues nuk ra, perkundrazi, qeveria vazhdoi. Madje jo vetem aq, por beri edhe “katarsis” Berisha dhe u lejua qe te kandidonte perseri. Nderkohe qe 21 Janari eshte tjeter precedent. Dhe kete ta kesh te qarte. E ky precedent eshte qe shteti mund te vrase qytetaret e vet e perseri te vazhdoje e te konsiderohet legjitim.

    2. LG:Po per cfare do besh revolucion, mor edrus, me qafsh? Qe te iki nje hajdut e te vije nje tjeter? Qe te iki Berisha e te vije Ruci? Apo se Ruci nuk ka vrare, eshte burre i mire ai.

      LG ti qenke nje Salist i ndyre, dashurues malokesh deri ne vdekje e madje edhe i pamoralshem. Si guxon more ti te vendosesh ne nje plan Malokin e Viqidolit me Shen Edin e Vunoit? Nuk e di ti ndryshimin midis Satanait dhe Shpetimtarit? Si guxon more ti te japesh nje opinion te qete e racional e madje te mos jesh as revolucionar! Nuk e ke pare ti se cfare njeriu i ndershem ka qene Che Gevara dhe Karlosi, Fidel Kastrua dhe Jaser Arafati? Po ti qenkerke dhe injorant!
      Turpin ta mbash deri ne fund sepse nuk ka gurre qe e lan, gjakpires racional e pasionzbutur. Na flet ketu sikur te te dhembe per te miren e Shqiperise e te shtetit, po Partine ku ta leme ne? Po Shpetimtarin? Kokegdhe qe nuk e nxe dot se cthote Partia ben populli, sado kot tja fuse Partia. Ik more teveqel!

      Edhe laje mire gojen para se te permendesh shokun Grramos, se e kemi nga me te miret ate, degjove?
      Tani ca njerez i ka vrare ai, po pse si thua ti, tua linte skrapin armiqve te Partise e te popullit? Me mire ti kete ai qe eshte ini, se te tjeret vene e vijne. Sikur vrau popullin, ca piser anti-parti vrau. E teproi pak qe i vrau tek dera e shtepise po prandaj nuk kemi ate te pare po Shpetimtarin.

      Per zgjedhjet, Partia na ka mesuar qe zgjedhjet kot jane, sa per ti hedhur hi syve popullit. Prandaj me mire te mos behen fare e ta zgjidhim si burrat kete pune( me mire si grate se na nxehen pastaj e i kemi frike). Tani cti bejme europit ne, po e dinim ne si e merrnim pushtetin. Me gjak e marrem e pa gjak se leshojme, sic na ka mesuar shoku Mehmet. Dhe mos guxo te thom te flasesh ndrishe, se te leshojme J. e ai te kafshon fort. Ate rol i kane dhene e ai eshte shok i mire, nuk ja ben fjalen dysh te zotit.

      Seriozisht, bir Selmani nenes, ke te qaj me pare o LG, po ti qenke i qete dhe i patundur ne injorimin e zjarrvenesve. Poli i trete nuk mund te jete nje ide per ti lehtesuar punen Rames ne marrjen e pushtetit ( Berishes nuk ka se si ti vleje ne cdo rast). Duhet te vije si nevoje e atyre qe duan nje te ardhme me te mire per veten e tyre dhe per te afermit. Detyrimisht do te permbledhe njerez me sfond ideologjik te ndryshem te cilet i bashkon nevoja per nje shoqeri me te mire. Sjam i afte te them se cila do jete korollarja ideologjike qe do i bashkoje por di qe nuk mund te vije nga hipokritet qe diten qajne per viktimat e naten gezohen qe e rrezuan malokun. Ata jane te pashprese.

      @ Lulian
      Cfare thua mor burre qe Al Gorit ju numeruan votat? Ku mor e pe ti qe ju numeruan, ne Florida? Po hanging chads i harrove? Dmth te tipit “e pe me ate me xham apo me ate pa xham”.
      Al Gori i humbi zgjedhjet me gjykate dhe si burre shteti ( as i pari e as i fundit ne kete vend qe demokracine ka disa qindra vjet qe e kultivon) mbylli letrat dhe iku. E beri edhe kur avoketerit i thonin qe mund te riperseritej gjyqi ne Gjykaten Supreme te Floridas ( Supreme Court ka ne dore te zhvleresoje vendimin e gjykates me poshte por jo ta pengoje kete se marri te njejtin vendim perseri) te cilen e kontrollonin demokratet. Lexo pak kujtimet e David Boies (lead attorney)per kete dhe sqarohesh.
      Krahasimi nuk behet, ke te drejte, sepse Edi Rama nuk eshte as sa thoi i kembes se Al Gorit as nga historiku politik e as nga arritjet intelektuale. Ngjasojne vetem nga pasuria, po njeri e ka te trasheguar e tjetri te vene keto vite te pushtetit. Ti si revolucionar duhet te ishe shume me i ndjeshem ndaj kesaj, me habit! E mos me thuaj qe eshte thashethem se atehere asgje qe s’eshte e provuar me gjyq nuk mund te jepet si e vertete. Madje as hajduteria e Metes dhe Priftit (me qe ra fjala asnje llaf per hajduterine e Priftit, edhe kjo e zbuluar me video, si keshtu?).

      1. Politicus, po, Rama eshte hajdut. Tashti cfare kerkon nga une, te ngre zerin kunder hajduterise se Rames kur tjetri eshte edhe hajdut edhe vrases? I’m sorry! Nuk mundem. Sa per ndjeshmerine time, pyet Xhibin cfare kam thene para 21 Janarit. Kush nuk del per pakenaqesi te vet, por per xhep te Rames e te spektaklit te tij, me mire mos dale fare. Dhe vazhdoj e them te njejten gje. Por qe te theksoj hajduterine e njerit, kur tjetri te vret, me duket komplet e pamoralshme, e nuk mundem ta bej.

        1. Jo Lulian djali, te kerkoj me shume njerezillek te mos paracaktosh kush eshte vrases ( hajduteria ndonese fort e denueshme nuk mbart te njejten ngarkese). Nese Berisha del vrases apo urdherues i terthorte i vrasjes se atyre te gjoreve, une jam me ty qe duhet te denohet. Jashte nga politika madje deri edhe ne burg. Nga ty dua te me thuash me gojen plot qe nes Rama i ka nxjerre mish per top, per te rrezuar shtetin dhe thyer ligjin ( pa te kujtuar qe i la vetem po kjo eshte tjeter gje) ai duhet te denohet po aq fort. Ta mban goja kete? Ta kerkoj ty sepse megjithese nuk ndajme te njejten ideolgji po shpresoj qe nuk mbart urrejtjen per maloket e veriut sikur keta te jen ndryshe nga maloket jugut.

          @theollogos
          I nderuar, Vunoin e kam njohur qe kur kam qene femije, eshte mal e shkrep dhe banoret e asaj zone jane po aq maloke nga mendesia sa fshataret e Dibres per shembull(nuk o llafos per ata te zbriturit ne Vlore po per ata qe kane jetuar me shkrepat). Mua ky diferencimi me vjen ere krahinizem i qelbur e i pashprese. Rama eshte lindur e rritur ne Tirane e te atin e ka nga Durresi (gjyshen katolike sic e thua edhe vete me ndikim te forte ne formimin e tij), por po te jete per etiketime pa sens, edhe ai eshte gjysem malok. Vecse keta nga Lunxheria, Skrapari, Laberia dhe Bregu ca si quajne maloke. E kjo me detyron te permend Vunoin heroik.

          @MB
          Shteti eshte i pari, dhe Gori kete demonstroi, por ka nje aspekt legjitimiteti, dhe ne nje ambient politik hajdutesh eshte e veshtire qe legjitimiteti i shtetit te jete i larte. Besoj se kete tregoi 21 Janari edhe pse nuk rane institucionet. Sipas tregimit te atij policit special ne GSH qe na solle vete, policet gjenin pretekste per te mos e mbrojtur kete shtet megjithe perparimet qe kemi bere. Per me teper nese skenari Rama Doshi do vinte ne jete nuk besoj se do ngrihej qytetaria te mbronte shtetin, sepse ne fund te fundit njerezit jane te dyzuar per kete shtet qe kemi.
          Per Ramen nuk dolen po as per shtetin jo e jo. Do vazhdonin ne amulline e tyre.E per mua ky eshte problemi i madh qe kerkon zgjidhje imediate pertej Ramizmave e Ramisteve te cilet edhe nje here e perseris nuk kan kurrfare shprese per te qene zgjidhja sepse jane pjese e madhe e problemit.

        2. “Nga ty dua te me thuash me gojen plot qe nes Rama i ka nxjerre mish per top, per te rrezuar shtetin dhe thyer ligjin ( pa te kujtuar qe i la vetem po kjo eshte tjeter gje) ai duhet te denohet po aq fort.”

          Are you serious? Nje qind perqind. Nese i ka nxjerr “mish per top” njeqind perqind. Vetem se dicka. Ca gjera jane te provueshme, e ca nuk jane. Si eshte e provueshme, akuza se “Rama i ka nxjerr mish per top?” Po te jete e vertete, dakord, burg te beje e mos e shoh driten e diellit me sy. Por me thuaj, si provohet kjo? Jo per gje, por nje pohim ka aftesine e te provuarit te vertete, ose te provuarit fallso, apo jo? Me thuaj ti tashti, cfare gjykate, pervec asaj ku do shkojme te gjithe diten e qametit, mund ta provoje kete akuza, si te drejte, apo si fallso? As edhe nje. Eshte nga ato lloj akuzash, qe nuk mund te provohen. Prandaj edhe eshte e ndyre qe ne momentin qe shprehet. E gjithe kjo sa i perket mishit per top.

          Sa i perket rrezimit te shtetit dhe thyerjes se ligjit, e permenda diku, qe qellimi i rrezimit te shtetit, qe te merret seriozisht si qellim, duhet te kete edhe mjetet e duhura per ta arritur kete qellim. Gjej mjetet me te cilat Rama do rrezonte shtetin, duke filluar qe nga tritoli, cadrat pistolete, dhe bashkepunimi me pucistet e tjere si prokuroria dhe presidenti, dhe te futet ne burg qe cke me te.

          Sa per thyerjen e ligjit, me vjen keq, por protesta eshte e garantuar me kushtetute. S’ka as edhe nje thyerje ligji. Pervec kesaj, patjeter qe te shkoj ne burg po qe se provohet qe ka pasur gjithe keto gjera.

          Po edhe qe te mos jete e njeanshme kjo pune. Sikur te mos kete cadra pistolete, sikur te mos kete makina me tritol, sikor te mos kete stilolapsa kallash, a duhet te dorezohet urgjentisht Berisha per “perjury” per abuzim me postin, per shpifje, per shperndarje paniku, etj etj, dhe me pas, o te shkoje ne burg, o ne cmendine? Hajd pra, si burrat, se e di une qe po t’i kete vrare, dakord je ti, por a je dakord edhe qe te futet ne burg per keto gjewrat e tjera, per provokimin e grushtit te shtetit?

        3. Lulian:Si eshte e provueshme, akuza se “Rama i ka nxjerr mish per top?” Po te jete e vertete, dakord, burg te beje e mos e shoh driten e diellit me sy. Por me thuaj, si provohet kjo?

          Ashtu sic tha Arvizu pra, me hetime te gjithanshme si per ata qe vrane ( ndoshta me paramendim, ndoshta aksident), si per ata qe i organizuan ( ndoshta per proteste paqesore, ndoshta per proteste me dhune). Prova ka, mjafton te duash ti zbulosh. Prokuroria dhe policia sot zbulojne 95 %te krimeve qe ndodhin ne Shqiperi. 5% shi qe mbetet nuk zbulohet per arsye jo te paaftesise apo pamundesise materiale.
          Une nuk mund te zevendesoj Inen por edhe budalla nuk me ben dot njeri. Per shembull, te gjitha protestat e tjera ishin paqesore, ndersa pikerisht 21 janari “degjeneroi” qe nje dite perpara kur Rama u shpreh qe se mbaj dot popullin. Kam frike se do ndodhe perseri neser, ishalla jam budalla e sme del fjala. Gjithashtu mos harro se nje makine ( me apo pa tritol) i hyri deres se kryeministrise, dhe populli i papaguar qe ishte ne demostrate i mbante duart te nderkrymeve sipas filmimeve. Tani kushdo qe ben sikur nuk e sheh kete fakt, i.e. Rama e ka ne dore a te jene keto protesta te dhunshme apo te paqta dhe i perdor per interesat e veta te ngushta, eshte hipokrit ose idiot. Nuk jane keto protestat e popullit, sepse populli e njeh Ramen po aq sa Berishen. Madje, nganjehere populli identifikohet me shume me Berishen se sa me Ramen sic na tregoi PNH me anekdoten e vox populi (teme tjeter diskutimi a eshte kjo gje e mire apo si ndryshohet etj. etj.). Nga kjo i dashur Lulian, del se lufta e tanishme eshte lufte per pushtet midis dy kokave, nder te cilet ai qe po trazon ujin eshte Rama sepse nuk mbijeton dot politikisht pa trazira. Berisha eshte pergjegjes per cdo gje automatikisht sepse eshte ne pushtet, keshtu qe mos beni kot sikur nuk e kuptoni ndryshimin, cfaredo te ndodhe e kushdo ta kete fajin per nxitjen Berisha nuk del dot i palare. Pra problemi ketu eshte te mos lejojme Ramen te na hedhe hi syve edhe nje here, se Berisha eshte ne ngerc nga ku veshtire se del dot. Dalja e vetme per Berishen nuk jane zgjedhjet, po marrja e pushtetit me dhune nga Rama, e cila po qe se pranohet disi nga nderkombetaret(dyshoj) i GARANTON Berishes mbijetesen ne opozite si mbrojtes i te djathtes, ashtu sic e mbajti ne varke ne 97ten. Sepse nese eshte e vertete qe popullit i ka ardhe ne maje te hundes dhe zgjedhjet vendore behen, Berisha duhet te dale me kemishe te kuqe, dhe nese i vjedh nuk ka garde qe e mbron si ne 97ten. Ti kujton se palet (perfshi dhe nderkombetaret qe na shohin me nje soj percmimi te zbavitur ne keto gjera) nuk i kuptojne keto dinamika?
          Pra te gjithe ata hipokrite qe duan vetem te rrezojne nga pushteti Berishen, here haptaz si Muc Nano, e here me “rafinim qytetar” ne emer te parimeve te majta si disa te tjere ketu, ne gjykimin tim po na cojne drejt pajtimit me nje autokraci me te rafinuar e shkaterrimit te shtetit.
          Tjeter gje eshte dalja e nje force te trete. Per mua eshte mire nese ndodh ne menyre paqesore e pa trauma. Ndoshta jam teper optimist, por besoj se dalengadale po i afrohet vakti edhe asaj. Dikush ketu tha qe duhet nje lider i ri e me besueshmeri, njeqindperqind dakord. Besueshmeria eshte gjeja kryesore, sepse shpeshhere keta jane kooptuar dhe futur nen menge nga ustallaret e vjeter. Pra, nese shfrytezon pakenaqesine popullore, ka program te qarte per zhvillim, dhe nuk ja lejon vetes te perdoret nga te medhenjte e tanishem forca e trete shume shpejt mund te shnderrohet ne force te pare. Per kete i duhet te kete ne gjirin e vet si te djathte ashtu edhe te majte te cilet bashkohen rreth nje programi te perbashket i cili duhet te filloi nga denimi i te kaluares komuniste si dhe i sistemit aktual(i duhet edhe durim me vendosmeri qe eshte karakteristika me domethenese per ata qe vertet i besojne nje kauze). E kjo nuk behet me Berishofobi sepse kthehet ne Ramofoni dhe besueshmerine e merr Lana me vete pastaj. Shpresoj qe u kuptuam edhe pse nuk pres qe te biem dakord.

  10. L.G, të gjithë bijem dakord që procesi demokratik në Shqipëri, në mos ka ngecur, ka hyrë në një udhë pa krye.

    Po ashtu, tashmë të gjithë jemi bërë të vetdijshëm që “Zgjedhja e së keqes më të vogël” nuk është më një zgjidhje e pranueshme për të ecur përpara.

    Në të njëjtën kohë (ndoshta edhe nga neveria sepse u bë një kohë kaq e gjatë që shikojmë të njëjtat fytra), tek asnjë nga figurat kryesore të politikës shqiptare nuk mund të shprehim admirim.

    Në ktë pikë çfarë mbetet?!
    Sot o kurrë më, nevojitet Terapia e Shock-ut…. VIZË TË GJITHËVE atyre që janë marrë me politikë, qeveri dhe parlament gjatë këtyre vitetve. Në mos për tjetër, qoftë edhe vetëm me justifikimin: Si të paaftë për të bërë diçka të hajrit.

    Si mund të realizohet?

    O me pushkët me gjalmë, ose… Presidenti i Republikës, si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mbledh gjeneralët dhe JU JEP URDHËR të SPASTROJNË gjithë Aparatin shtetëror (pak a shumë si në rastin e Turqisë para 20-30 vjetësh ose në rastin e Egjyptit sot).

    Kjo deri sa të rishkruhet kushtetuta dhe ligji elektoral ASHTU SIÇ DUHET… kalojnë në votimet e një referendumi popullor këto të fundit dhe, në bazë të rezultatit të arritur shkohen në zgjedhjet politike.

  11. Dakord jam une, edrus, me kete plan. A na ndez valle? Kemi burra/gra qe e marrin persiper kete pune? S’ka garanci qe nuk na dalin palaco si keta te sotmit, qe votojne Berishen dhe Ramen me 99.99% ne krye te partive se kane shprese mos kapin ndonje post eventualisht qe te vjedhin.

    Luljan, ne i kemi premisat te ndryshme prandaj nuk dalim dot atje ku duhet. Une nuk besoj se asnje proteste, revolte, demostrate…vurja emrin cfare te duash….ne Shqiperi ka qene apo eshte levizje e popullit te pakenaqur. Kane qene dhe jane levizje politike te grupimeve/partive per te marre pushtetin me dhune. Populli ka qene dhe eshte instrument, dhe nuk i eshte dhimbsur asnjeres pale asnje here. Populli ka dale ne sheshe, ka hyper neper autobuza, ka bertitur e uleritur…..dhe ka perfunduar i perdorur, i vrare, i mashtruar. Te tjerat jane llafe, shpjegime e analiza si i volet seciles pale.

    1. “Une nuk besoj se asnje proteste, revolte, demostrate…vurja emrin cfare te duash….ne Shqiperi ka qene apo eshte levizje e popullit te pakenaqur. Kane qene dhe jane levizje politike te grupimeve/partive per te marre pushtetin me dhune.”

      Dakord. Tashti qe ajo qe beson ti, te kete sadopak rrenje ne realitet, duhet qe te prodhosh, se bashku me Berishen, cadrat pistolete, makinat me tritol, dhe thikat me helm, perndryshe, te besosh se pushteti mund te merret me dhune molotovesh, do te thote te jesh komplet jashte realitetit. Nese beson se 21 Janari, eshte levizje per te marre pushtetin me dhune, duhet te provosh se dhuna e perdorur eshte e mjaftueshme per te arritur kete qellim. Nuk mund robi te besoje ne njebrirsha keshtu. Premisa jote eshte fllucke, ne mos qofte projektim. Tashti s’po te thote njeri te mos i kesh premisat te ndryshme, thjesht t’i kesh te bazuara ne realitet. Edhe sikur, qellimi i Rames te kete qene rrezimi i pushtetit me dhune, mjetet e perdorura per kete qellim, flasin per nje tjeter realitet. Mos e filloni diskutimin nga e mbrapshta. Urdhero mjetet, cadra dhe molotove. Edhe sikur idiot fare te jete Rama e mos e kuptoje qe qellimi i rrezimit te pushtetit me dhune nuk mund te arrihet me keto lloj mjetesh, duro pak, se s’jemi idiote te gjithe. Edhe sikur t’i kishte varur shpresat se shteti do i vriste, i vrau shteti.

      E sa per ate tjetren, qe ne Shqiperi nuk ka demostrate qe mos jete prej pakenaqesise popullore, hapni syte e mos na shisni premisa qorresh. Pakenaqesia aty eshte, perdite e perdite. Fakti qe kjo pakenaqesi abuzohet, nuk do te thote qe protesta nuk eshte prej pakenaqesise.

      1. Po ti mos bej budallain me zor or mik. 21 janari nuk ishte grush shteti klasik, ku nje pjese e shtetit, zakonisht ushtria rrezon nje qeveri legjitime dhe merr vete pushtetin.

        Ne Shqiperi, si pjese e Europes dhe nje vend anetar i Natos, nuk mund te imagjinohet qe te kete nje grusht shteti te tille dhe as populli vete nuk e lejon kete.

        21 janari ishte pergatitur dhe konceptuar, mundesisht edhe me viktima, qe te rrezonte qeverine legjitime me dhune ndaj selise se KM (ketu kemi element te grushtit te shtetit) dhe pas kesaj, Edi Rama nuk do te shkonte dhe hynte ne KM si triumfator duke u transmetuar live nga mediat, por ai do te diktonte cdo levizje dhe zgjidhje tjeter politike. Me pak fjale ai do te ishte Udheheqesi defakto dhe pune javesh do te ishte dhe de jure.

        Dhuna ishte e organizuar, rrethimi 5 oresh ishte i organizuar, tentimi per te hyre ne KM me makine dhe nga njerezit ishte i organizuar dhe te gjitha me nje qellim: Rrezimin e qeverise legjitime.

        Ti pastaj merru perseri me universalizmin zhizhekian revolucionar, por te paralajmeroj qe po ben monolog se nuk te merr kush seriozisht.

        1. Ok, qe mos bejme budallain. Nese nuk do qellohej mbi popull, si e cfare levizjesh do mund te diktonte Rama? Kaq. Pergjigju kesaj para se te besh shkencera te medha. U vrane njerez, e prape Rama nuk po dikton dot gje. Le me te mos ishin vrare.

          “Dhuna ishte e organizuar”

          Ta ka thene Berisha tye?

        2. Madje duhet shtuar, aq mire e kishte planifikuar Rama kete, sa qe i porositi ata kater te ndjeret, te rrinin ne trotuar e te benin sehir kur t’i merrte plumbi, se keshtu do fitonte me shume pike, e do mund te diktonte kerkesa me kollaj.

        3. S’ka qelluar kush mbi njerezit. Dmth. jo me paramendim. Dhe jepni fund ketyre akuzave monstruoze per vrases e ekzekutues. Mjaft me gjyqe popullore. Mos u beni si prokuroria qe edhe pse nuk ka prova per gardistet i kerkon gjykates t’i mbaje ne burg se provat i gjen me vone.

          Nderkohe qe te gjithe po themi se pergjegjesite ligjore te nxirren per te gjithe njerezit qe mund te kene shkelur ligjin ne lidhje me 4 fatkeqet. Mesa kuptohet, ka qene nje aksident e gjitha, por te presim hetimet dhe te paguajne te gjithe ata qe kane shkelur ligjin.

          Pa harruar organizatoret e dhunes qe viktimat i uronin dhe deshironin. Per keta organizatore nuk kishte rendesi nese vritej ai me xhakete apo ai me xhup, rendesi kishte qe gjendja te agravonte dhe dikush nga fatkeqet qe i kishin cuar si trupa sulmi te vritej, te rrihej, te goditej etj. Aq te pergatitur per kete skenar ishin, sa nje burre ne moshe lyente veten me boje te kuqe dhe ajo foto ka bere xhiron e botes.

          Qellimi i Rames dhe socialistit Tom Doshi, bashke me ministrat e xhaxhit Gjinushi e Ruci ishte rrezimi i qeverise nepermjet dhunes, pastaj si te rrezohej qeveria, Rama ishte de fakto Udheheqesi.

          Dhuna ishte e organizuar se njerezit e sulmit, shumica me precedente penale e te forte lagjesh e katundesh u sollen nga PS, u mbajt KM e rrethuar per 5 ore rresht. U tentua te thyhej pengesa te dera e KM me makine, njerezit kerkonin te hynin brenda etj. Dhuna ishte e organizuar se kete e paralajmeroi vete Rama, Gjinushi, Ngjela etj. ne fjalimet e tyre (kerkoji pak fjalimet e tyre para 21 janarit).

        4. “S’ka qelluar kush mbi njerezit. Dmth. jo me paramendim.”

          Cfare do me thene kjo? Nuk po thote njeri qe eshte bere me paramendim. Eshte bere ne mungese totale aftesie dhe pergjegjesie. Gje qe ne mos krejt qeveria, do te thote se Basha duhet urgjentisht te jepte doreheqjen.

          “Pa harruar organizatoret e dhunes qe viktimat i uronin dhe deshironin.”

          Mbrojtja e pare: I vrane socialistet vete me pistolete pas koke.

          Mbrojtja e dyte: Garda beri detyren, u vrane sepse kishte puc shteti.

          Mbrojtja e trete: Puc shteti klasik nuk kishte, por puc shteti ama, prandaj u vrane.

          Mbrojtja e katert: U vrane pa dashje.

          Mbrojtja e peste: Organizuesit nuk i vrane vete me pistolete pas koke, por i uronin te vdekur.

          Mbrojtja e gjashte: Nuk ka pasur te vdekur fare. Eshte i gjithi montazh i cakejve te Rames.

          Akuza monstruoze? Si, si psh, bazhibozuke, kokpalare, pucista, e vrau ai burri me cader, kishte makina me tritol, cadra pistolete, opozita i uronte te vdekur, thika me helm, stilolapsa kallash? Per te tilla akuza monstruoze e ke fjalen? Apo e ke fjalen per mbrojtje monstruoze, si “nuk u qellua mbi njerez, dmth jo me paramendim.”

        5. Ne vitin 1992, kur maloku qe i mbeti shteti ne dore miratoi ligjin 24/1, u bene shume shkarkime ne detyra drejtuese deri ne rrethe. Di raste kur njerez qe kishin punuar nje jete te tere, te arsimuar, nuk perfituan pension vetem se ne nje periudhe jete kishin patur detyren e komisarit politik. (Ne ushtri kuptohet). Maloku per te treguar se ka shtet te ri tani dhe duhet te bindeni, se per te trembur te rruan trapin ai mut, beri disa goditje te befasishme. Sulmi i perqendruar ndaj ushtarakeve se ata i urren edhe sot ai. Arrestime naten te oficereve te shkarkuar me akuzen se gjate bastisjes se shtepise (nuk kishte kontrolle atehere, por bastisje) u gjeten kellefe pistoletash. Ka qene praktike qe oficeret pervec kellefit te dhene nga reparti, benin edhe nje vete per rezerve. Kjo na doli arme pa leje per demokracine. Keshtu edhe hunjte, cadrat dhe ristelat, apo guret, jane arme pa leje per ate fytyre meitin e politikes. Te ndalohen njerezit per Hu – mbajtje pa leje.
          Ka nje model sesi mund te gjykohet Berisha. E ka inskenuar ai vete, ne 2 prill ne Shkoder. Te tre u denuan me akuzen: Vrasje indirekte me paramendim. INDIREKTE ME PARAMENDIM.
          Ec e zbertheje. Ne fakt, ky eshte rasti per Kryeministrin tone sot; ka kryer vrasje indirekte-nuk ka qelluar vete-por me paramendim.

          Shkruan ketu dikush per Shen Edin e Vunoit. Ne kohen e Zogut, Vunoi fitoi te drejten e qendres administrative te Bregut per faktin se ishte fshat me prirje anti-greke. U quajt Komuna Mal. Pra edhe si i tille paralelizmi nuk qendron, mendoj une. Nje element tjeter na e thote prape maloku: Problemi i Edit me PS eshte mosngjitja. Nuk ngjit ai.
          Shume e vertete. Edhe ne rrefimin e vet te Fevziu, Rama krenohet hapur me lidhjen e tij katolike-Kolombi-nga ana e nenes se babait mos gaboj. Ne fillimet e veta ne parti operoi me enciklika, emri qe u dha direktivave te tij per bazen. Nuk ngjit kjo, ose PS duhet ta reformosh “etnikisht”. Shpetim Idrizin e vuri ne Vlore- e keshilluan Jo, se eshte cam. E vuri dhe perfundimi u pa.
          Sugjeroj te shihet edhe veshja e Edit ne varrimin e Flamur Xhindit ne Fier. Mua me ngjan me nje prift katolik. Per kete arsye edhe nuk pellet me ndaj tij, goja e Kastriot Myftarajt.

          Se fundi Edi ka nxjerre perpara edhe Ajtyresen. Flet ne konferenca per shtyp ne dialekt-simetri e Jozefines. Kuptohet zbardhja behet ne stadard, por e folura eshte ne jozefinishte. Po ky edhe enturazhin e ka ne Shkoder-akuzat e Berishes per 21 janarin shkojne te deputetet katolike, Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj. Personazhi qe sulmon eshte po andej. Megjithese sherri lindi nga Dritani i Libofshes dhe me siguri do mbyllet te gardisti nga Lushnja. E di shteti e di se ku i dhemb dhemballa, ndaj edhe duhen miqte per dite te veshtira. U duk ne keto ane edhe Gaxojani qe hap debate, natyrisht ne kembim te dickaje, jo falas.

        6. Neni 47 i kushtetutes thote:
          “Liria e tubimeve paqesore dhe pa arme, si dhe e pjesemarrjes ne to eshte e garantuar”.
          Tani, a di te me thuash ti o MB si e garantoje shteti Salist sigurine e demostrueseve pa arme? Duke vrare 4 persona e plagosur shume te tjere me arme zjarri? Po a je njeri o njeri?

  12. Zgjedhjet do te mbahen se e kane vendosur njezeri amerikanet dhe europianet. Rames i garantohet Bashkia e Tiranes, pjesa tjeter do kete votime shembullore, PS-ja me shume se ç’ka nuk mund te marre dot, status_quoja ruhet.

    Forca e trete duhet te dale me doemos, por per momentin mungon kryetari, ka shume qe e duan nje force te trete, por pa kryetar nuk behet gje, kushdo qe do e pretendoje ate rol, do te sulmohet nga te kater anet.
    Anetare kryesie ka plot, po asnje person publik nuk mban dot barren e te qenit kryetar, nuk i ka shpatullat aq te gjera.

    Vetem nese Amerika e sheh te arsyeshme te mbeshtese hapur ndokend do te kemi edhe kryetarin edhe forcen e trete, qe keshtu mbi dy kembe minimumi nje 10% te votave nuk ja heq njeri.

    Menyra me e mundshme pa Ameriken eshte dalja e 3-4 forcave qe pretendojne te luajne rolin e forces se trete dhe pas nje viti keto te bashkohen ne nje te vetme, me kryetar ate qe gjate nje viti eshte dalluar mbi te tjeret.

    Pra 3-4 nga ata qe e ndjejne veten te afte te jene anetare kryesie e forces se trete duhet te dalin haptazi menjehere si kryetare te 3-4 forcave pretenduese.
    Keta komunistet e saktivistes, po te heqin dore nga komunizmi, mund te levizin ne kete drejtim.

    Ndryshimet nisin nga nje grusht njerezish te organizuar, mjaft te kete ardhur koha, une besoj se koha ka ardhur, pas marreveshjes Rama- Prifti, nuk ka me iluzione nga ana e te paangazhuarve ne sistemin PD-PS.

    Sigurisht qe Veliaj, po te mos kish qene shtatanik e i korruptuar, sot do bente kerdine ne mbeshtetje popullore.

    Propozoj te hidhen disa emra per keto 3-4 kryetaret potenciale.

    1. Mos mbajtja e zgjedhjeve do te ishte triumfi i demagogjise.
      Jam me L. Me mire ligje te keqia qe pranohen te respektohen nga te gjithe se sa ligje, qofshin edhe te mira , qe respektohen me vakte – kur ma do ose kur s`ma do qefi. Nese zgjedhjet shtyphen pertej kornizave kohore te precizuara nga ligja, atehere do te jete edhe nje argument me shume ne regjistrin e cinikeve qe mblidhen ne flamurin e “ky vend s`behet”. 20 vjet eshte nje brez. Ky brez pervec katrahures politike te kohes nuk ka njohur gje tjeter, kur vjen puna tek jeta publike. Mos i detyroni dhe shtyni ata, qe ne vend te duarve, te votojne me kembet e tyre.

      Sa per polin e 3-te, eshte zgjidhja me e mire, por me e pamundeshme per kohen. Sepse nuk eshte ceshtje forme, numrash apo emrash, por permbajtjeje. E kam thene me pare, dhe po e perseris prap: te krijohet nje parti ku kushti kryesor te jete, pamundesia per te qene anetar te saj ata me moshen mbi 35 vjec. Dhe duhet te jete a root-based movement. Jo levizje pasarelash televizive apo shetitoresh. Besoji njerezve, publikut, qe te te besojne. Te fillohet nga periferia e te shkohet drejt qendres. E anasjellta, e kemi pare se cfare po jep.

      1. aman mor që e ke bërë aksiomë, ja të ta çmitizojmë një çikë këtë:
        Me mire ligje te keqia qe pranohen te respektohen nga te gjithe se sa ligje, qofshin edhe te mira , qe respektohen me vakte – kur ma do ose kur s`ma do qefi.

        ***
        Ti besoj e di se Spartanët ndiqnin besnikërisht ligjet e Likurgut. Edhe pas humbjes në luftërat e Peloponezit me Athinën, ata vazhduan të njëjtin rit, duke i hedhur në greminë foshnjet e pashëndetshme, duke mbajtur ligje të rrepta ushtarake etj, derisa kjo i çoi në shfarosje.

        Kur gjithë Greqinë e lashtë e pushtoi Roma, spartanët ishin katandisur në një komunitet prej 2000 frymësh. Romakët i lanë të jetonin ashtu dhe ishin bërë shembull i një lloji kopshti zoologjik, që e vizitonin për të shuar kuriozitetin.

        1. Likurgu nuk hyn fare ketu.Sa per romaket, ata nuk gjeten asnje spartan ne Sparte, never mind kopshtin zoologjik. Mbreti i fundit i Spartes, bashke me 2-300 spartanet e fundit u vra neper rruget e Aleksandrise tek luftonte me rojet e Ptolemeut.

          Une e kisha fjalen tjeterkund:

          LIGJA ESHTE ARSYE E CLIRUAR PREJ DESHIRES

        2. Po t’i zësh rrugën ti, nuk ka nga të hyjë, normal.

          Një nga arsyet e rënies së Spartës, ishte se u qëndronin besnikë ligjeve të Likurgut. Kjo hipotezë është e faktuar, dhe e argumentuar nga skolarë dhe akademikë.

          Ndërsa për ekzistencën e spartanëve, rishikoji burimet. Kanë ekzistuar si komunitet, jo si mbretëri!! Madje kanë patur edhe statusin e: civitas libera et amica.

          Kanë marrë pjesë madje në krah të romakëve në luftërat kundër Kartagjenës, dhe në raste të veçanta kundër Parthëve, fiseve të ndryshme barbare që mësynin në zonën e tyre.

          Unë kam lexuar se ishin kthyer në kopsht zoologjik në disa burime, edhe dok. televizivë. Zëri i wikipedias në greqisht, për Spartën, e përmban madje thënien se: romakët shkonin i vizitonin prej kuriozitetit.

          Ndërsa për fjalinë e fundit: Një ligj i padrejtë, NUk është arsye. Është mungesë arsyeje.

          Dhe nuk po shkelet ligji nëse nuk mbahen zgjedhjet tani, apo për dy-tre muaj. Jam i sigurtë se përfshin ndonjë klauzolë për raste të veçanta.

          Arsyen, pse ia vesh ligjit ti? E ke me vete gjithnjë arsyen, apo jo?

        3. …”Një nga arsyet e rënies së Spartës, ishte se u qëndronin besnikë ligjeve të Likurgut. Kjo hipotezë është e faktuar, dhe e argumentuar nga skolarë dhe akademikë…”

          Sa me siper nuk eshte e vertet. Ka shume teori dhe po aq besime. Per shembull Aristoteli, per renien Spartes ia ve fajin lires dhe forces shthurese te grave te Spartes ( ne Sparte nuk njihesh tradhetia bashkeshortore si koncept), sjellje e cila, sipas tij, coi ne crregullime te cilat ne fund sollen shkaterrimin e shtetit. Nga ana tjeter, s`do harruar se systemi politik i Likurgut ishte me jetegjati ne historine e Greqise klasike.

          …”Ndërsa për ekzistencën e spartanëve, rishikoji burimet. Kanë ekzistuar si komunitet, jo si mbretëri!! …”

          Perseri jo e sakte. Sparta ishte e vetmja republike qe pati nga fillimi deri ne fund dy mbreter. Keto ishin figura ceremoniale, politikisht, por ne kohe lufte ishin gjenerale te ushtrise.
          Senati, ose Gerusia, perbehesh nga 28 vete. Plus dy mbreterit qe kishin te drejte vote. Asnje ligj nuk mund te formulohesh jashte Senatit. Njehere se formuluari, mblidhesh populli, i cili s`kish te drejte te debatonte, por vetem te thoshte “po” ose “jo”. Pa aprovimin e popullit, asnje ligj nuk hynte ne fuqi.
          Mbas nja 130 vjetesh prej kohes se Likurgut, u krijua edhe institucioni i 5 eforeve, i cili simbas shume historianeve, e infektoi shpirtin egalitarian te kushtetutes se Likurgut ( ky ua kish ndaluar spartaneve ta shkruanin ate, por te gjithe qytetaret duhej ta mesonin permendesh)

          Sa per mbretin e fundit te Spartes, te sugjeroj te lexosh jeten e Cleomenes, nga Plutarku.

    2. Hyllini:

      “Zgjedhjet do te mbahen se e kane vendosur njezeri amerikanet dhe europianet. Rames i garantohet Bashkia e Tiranes, pjesa tjeter do kete votime shembullore, PS-ja me shume se ç’ka nuk mund te marre dot, status_quoja ruhet.”

      Kurse burimet e mija te informacionit thone qe nga vizita ne Strasburg, Rames nuk nuk iu dha ndonje premtim. Biles ne “wire” qe morra nga sherbimet e inteligjences qe perdor une tekstualisht shkruhet ne anglisht “No deal reached. Since the “crocodile dinner”, as it is now referred to by EU officials after the name of the restaurant, was a diplomatic flop, a second crocodile dinner is not in the agenda. This last visit of Rama in Strasburg was inclonclusive.

      On the contrary Fule said: There is no space for ‘cherry picking’. Albania must meet all of the Copenhagen criteria, including interactive political dialogue and a functioning parliament, or nothing.

      So expect Rama to start to sing the same song motivated by the title of Willie Nelson song: On the road agan.

      Me duket se titulli i kenges se Rames do te jete: On the streets again. Ndoshta mund te jete edhe bulevardi “Deshmoret e 21 Janarit”

      Besoj se e di origjinen e flip-flopit, flip-flop, flip-flop…Ne i themi dridhe, dridhe Like. Perderisa jemi drejt pranveres, ndoshta protestuesit do te perdorin flip-flops, por shume prej tyre.

      Sic duket perdorim burime te ndryshme informacioni. 🙂
      Njeri nga ne te dy paguan per informacione te sajuara per te kenaqur sensibilitetet tona ideologjike.

  13. ””O me pushkët me gjalmë, ose… Presidenti i Republikës, si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, mbledh gjeneralët dhe JU JEP URDHËR të SPASTROJNË gjithë Aparatin shtetëror (pak a shumë si në rastin e Turqisë para 20-30 vjetësh ose në rastin e Egjyptit sot).””

    E para s’behet me, s’ka gjeneral ose kumandar, nuk lufton shqiptari pa kumandar.
    Te dyten e kam hedhur qysh para 21 Janarit, por kjo ne fakt perben planin B te Amerikes, nese nuk stabilizon dot vendin me Berishen, ka planin B qe e pame ne Egjypt. Arvizu ka ardhur se eshte i afte si ne planin A ashtu edhe (sidomos) ne ate B.

    Jam i prirur te besoj tek formimi i polit te trete, ky eshte ne faze ngjizjeje tani, duhet te mbushen mendjet, duhet nyjetuar qellimi, duhen kapercyer barriera mosbesimi dhe mbi te gjitha duhet pare mundesia e pastertise per te pakten 6 vjet.

    Hipoteza ime, thote qe duhen ato 3-4 figurat, nga do dale kryetari, hyrja ne zgjedhjet e 2013, marrja e diku mes 10-15 %, me shume se 15% ta shohim me dylbi.

    Me tej, ky grup, ose kjo levizje duhet te jete ne maxhorance me PD-ne ose PS-ne, por nuk duhet te marre asnje post qeveritar, ne kembim te qeverise duhet te marre gjithe keto te tjerat, presidence, kontrolli i larte i shtetit, Shish, prokurori e ç’organ tjeter kontrolli parashikon Kushtetuta.
    PD/PS + Levizja X i kapin 3/5 e parlamentit.

    Gjithe ligjet kalojne nga ky grupim, qeveria kalon nga votat e ketij grupimi.
    Pozitiviteti i 4 vjeteve, do i mbushe mendjen dynjase se kjo eshte forca e duhur, ne zgjedhjet e 2017, ky grupim behet forca me e madhe ne vend, formon qeverine.

    Gjithe hipoteza bazohet tek integriteti moral i ketij grupimi.
    Hiqi integritetin moral, ky grupim zhbehet sa hap e mbyll syte dhe vazhdon dualizimi PD-PS deri sa te vdese Sala, qe thone se eshte shume i kujdesshem per shendetin e vet, keshtu qe do ja kaloje edhe Mubarakut ( 82 vjeç iku miku).

    ”’Albin Kurti dhe Vetvendosja, a mund të pranohen si forcë e re politike shqiptare?””

    Po pse jo, Albini mund te veproje edhe ne Shqiperi, nje nga keto 3-4 emrat mund te jete edhe Albini, por qe sigurisht nuk mund te jete kryetar potencial por aktivist, se e ka veprimarine ne Kosove dhe se shqiptaret kane edhe pordhe, s’duan mend nga Kosova, duhet marre parasysh edhe kjo gje.

    Vete do shtoja Lubonjen qe na ka çare menderen gjithe kete kohe, te hidhet se nuk eshte intelektual katedrash, nuk eshte akademik nga i cili presim libra, mund te perfshihet fare mire ne politiken e dites.

  14. Albin Kurti ka bere aleance politike me Shpetim Idrizin keshtu qe per çunat dhe gocat e kombit zgjedhja eshte e qarte.

  15. Edrus, po ne e beme revolucionin ne 90, kunder axhes Ramiz e Babait Enver. Si ja keni nisur ju, ne na bie te bejme revolucion cdo 4 vite.

    Politicus, kur Gjykata e Larte e Amerikes vendosi kunder Al Gore, ky i fundit – dhe nuk pritej ndonje reagim tjeter – tha qe megjithese nuk bie dakort fare me kete vendim, e Respektoj nje per nje. End of the story.

    A ka mundesi te importojme pak keshtu respekti institucional e sens per shtetin edhe ne Shqiperi?

    1. MB, brezi im, megjithëse nga ajo qeveri/sistem që ishte në pushtet e kishte të GARANTUAR të ardhmen ekonomike (një vend pune të sigurtë), u fut në vallen e revoltave sepse donte Liri-Demokraci.
      Mund të bije dakord me ty që tashmë kemi superinflacion lirie dhe demokracie, por kjo Liri-Demokraci e stabilizuar në Shqipëri u deformua në gjënë më të shpifur që mund të transformohej ajo ëndërr e jona.
      Ka ardhur koha që Liria dhe Demokracia të fitojnë dinjitetin që ju takon (dhe që e kishim ëndërruar), duke ju bashkangjitur atyre edhe Drejtësinë dhe Ligjet.
      Drejtësia dhe Ligjet NUK MUND TË GARANTOHEN nga të Korruptuarit dhe nga ata që janë në konflikt me Drejtësinë. Prandaj them që klasa politike egzistuese duhet të dalë në “pension”.
      Në mos daçim që të shkojë edhe një herë puna tek revolucioni, unë vazhdoj të hedh idenë e Amnistisë (të mos ndiqet penalisht askush për veprat e kryera gjatë këtij 20vjeçari), si mundësi që pushtetarët të largohen pa gjak dhe me një pension që do ja u kishin zili pensionistët e tjerë.

  16. Ore, se te beni qorra me zorr. Nuk di jeni budallenj, apo maskarenj. Tom Doshi mund te jete njeriu me i ndyre qe ka pasur ndonjehere ze ne parlament. E megjithate, shikoni videot e Artan Hoxhes, se si momentin kur njerezit filluan te qellonin policet me cadra, Tom Doshi hyri ne mes e u doli ne krah policeve. Jo po e beri ngaqe donte te na hidhte hi syve, se qellimi, qellimi, nigjo ti mueeeee, ishte puci i shteit. Boll me keto budallalleqe pucesh, please. Lerini nje pike vend vetes. Jo kaq agresiv me “besimin tuaj.” Hapni syte e shihni faktet. E boll na bete metafizike ketu me te keqen me te vogel, te keqen me te madhe e te keqen absolute.

    1. Nuk di jeni budallenj, apo maskarenj.

      Maskarenj po e po, po dhe budallenj.

      E kupton qe eshte se pari qesharake te fillosh te shash te tjeret ne internet kur diskuton per politike, dhe e dyta, pervec qe te tregon si nje njeri emocional qe ka humbur toruan (me kujtohen ca tipa kur ra sistemi qe fillonin gjuanin dhe shanin te gjithe ne nje demonstrate, dhe pastaj kapnin portretet e xhaxhit Enver dhe i tundnin fort …lidhja eshte tek humbja e toruas emocionale ne emer te idealit, te partise atehere, te demokracise revolucionare (whatever that means) tani per juve) nuk e ngre aspak nivelin e debatit, perkundrazi?

      Tani ti je dhe administrator ne kete faqe; ose lerini njerzit te komentojne dhe debatoni me ta sic eshte per te qene, ose mos i botoni komentet e atyre me te cilet s’jeni dakort, si tek Peshku.

      Po kjo s’ka kuptim vertet, keto sharjet banale ne emer te idealit.

      Po e beni PTF si Kuvendin shqiptar, ku shahen mbare e prape.

        1. Ok, flm per sqarimin, s’e dija, e kisha idene qe te gjithe ishit administratore.

          Atehere ate pjesen e komentit qe kishte te bente me adminisratoret, po ja heq Lulianit dhe po ja u dergoj juve. 🙂

        2. Sipas skemës që ofron WordPress, blogu ka administratorë, autorë dhe kontributorë. Gjithsesi, këto janë etiketa pa vlerë, sa kohë që disa prej komentuesve janë shumë më aktivë dhe intelektualisht më produktivë se të tjerë, që i kemi regjistruar prej kohësh si autorë dhe kontributorë (liria e shprehjes manifestohet ndonjëherë edhe si liri për të mos u shprehur). E kam thënë shumë herë, aq sa mund të jem bërë i mërzitshëm: kushdo mund të dërgojë materiale (jo fiction, jo poezi) për t’u vendosur si shkrime kryesore në blog; mjaft të jenë të shkruara mirë dhe të respektojnë alfabetin shqip.

      1. O Xhib, nuk te marr vesh. Sinqerisht. Per politike mbase je duke diskutuar ti. Une po diskutoj per tjeter gje. Ta zeme dikush te ka vrare qenin. E sheh ne video se kush e ka bere. Nderkohe vjen dikush tjeter qe thote se fajin e ka pasur qeni, nderkohe qe ti e ke pare qe qeni s’kishte faj fare. Me tej te thote qe ben vaki e ke bere vet. Me tej te thote lloj lloj gjerash, pervec te vertetes qe eshte e vertete e qe e ke pare me syte e tu. Ti si do e quaje kete njeri. Une nuk di, o eshte budalla, o eshte maskara. Tregon kjo qe une qe e quaj te tille kam humbur toruan? Apo tregon qe ne fakt, ai eshte o njera o tjetra. Vetem sepse epiteti eshte subjektiv, e si i tille ka brenda pasionin, emocionin, etj, mos do te thote kjo qe nuk qendron. Ti mund te ngresh krahasime sa te duash, ne dac me militantet, ne dac me enverizmin, ne dac me cfaredo. Fakti qendron, dhe nuk eshte fare emocionale kjo, qe dikush qe genjen sy per sy, o eshte maskara, o eshte budalla. Ne ke ndonje emer tjeter ti qe nuk eshte aq emocional, bujrum, thuaje. Deri sa ta gjesh ate emer nderkohe, kjo eshte gjuha qe perdorim te gjithe. Edhe nje here: Kush genjen sy per sy, e te nxjerr lloj lloj justifikimesh qe nuk bejne gje tjeter pervecse mbulojne te verteten, o eshte maskara, o eshte budalla. Si aplikohet kjo. Po ja, hidhi nje sy te gjithe justifikimeve e te gjithe genjeshtrave sy per sy qe kane qarkulluar gjithe keto dite. Njera prej tyre ishte se PS-ja i dergoi njerezit si mish per top. Po jo te them, se Tom Doshi, e pashe me syte e mi, shyqyr zotit qe ka kamera, u doli per krahe policeve kur protestuesit filluan te ishin te dhunshem. Mohoje, po deshe. Vetem se, kush genjen sy per sy, tha. Asgje emocionale.

        1. keto menyra jane…dhe me vjen keq qe ta them… pavaresishe se per ca arsye jane… po jane praktika dhe mendesi komuniste keto, name calling, lufta e klasave, ne emer te popullit je i arrestuar, per ideal te partise kam te drejte morale te te vras e persekutoj, etj.

          Juve vec po zevendesoni ca terma, praktika eshte njesoj, packa se pa vetedije.

          Kjo eshte per te ardhur keq.

          Eshte dhe qesharake, se fundja ne ketu po bejme disktutime/debate, nuk po vendosim fatet e kombit, dhe te shash banalisht bashkebiseduesit ne internet thjesht se s’ndajne te njejtin mendim me ty (pavaresisht ceshtjes, po sidomos per politike) eshte qesharake…nuk e ke idene sa te ulet te tregon.

          Eshte dhe mjerane, frankly, dhe e ben ambientin pis, si ato banjot publike shqitpare (pavaresisht se ai qe e fshinte mootin ne mur mund te kishte arsyet e veta).

          Kaq.

          Perdridhe si te duash arsyen qe te justifikosh sharjet dhe banalitetet ne diskutime, nuk shkon, no pasaran, si i thoni juve revolucionaret. 😛

        2. Te duket perdredhje arsyeje qe ai qe genjen sy per sy o eshte budalla o eshte maskara?

  17. Nejse, për zgjedhjet lokale një koment të përgjithshëm…

    Unë bie dakord me Xhaxhain se në këtë situatë kaq të nderë, zgjedhje lokale nuk mund të mbahen. Konflikti deri tani ka qënë i kufizuar dhe në një farë mënyre në llogoret përkatëse. Nëpër tribuna dhe tv, takime dhe media televizive, apo shtyp të shkruar.

    Zgjedhje, ndër të tjera, do të thotë një konfrontim total i palëve në çdo cep të republikës ku shkohet të votohet.

    Tek ne në këto 20 vjet, historikisht zgjedhjet janë shoqëruar gjithnjë me incidente të ndryshme, ku kanë humbur dhe jetë.

    Një ekspozim i konfliktit, i gjerë dhe total, në këtë situatë kaq ekstreme, do të krijonte incidente të shumta. Unë psh me këta që thonë “i nxorri Rama për tu vrarë, si dele”, do isha konfrontuar fizikisht pa një pa dy. Lëre më t’i dëgjoj këto 7 ditë të javës në fushatë, për ndonjë muaj rresht!!

    Ndërkohë fushatë zgjedhore ka marrë përsipër edhe Meta! Po shkon e po organizon mitingje, kjo qënie e pështirë, ky pimp i ndyrë me një bllok të zi u heq vizën dhe bukën nga goja qindra vetëve. Ky e ka vendin në burg e jo të dalë të ligjërojë si kaposh majë plehut. Është e rëndë ta mbash mbi shpatulla këtë e ta durosh këtë qëndrim.

    Përveç fushatës “normale”, këta do marrin përsipër të artikulojnë qëndrime idiote për puçe të imagjinuar, konflikte mes institucionesh, me fjalorin kreshnik të bacës.
    Nuk e di unë sesi do mund të durohen këto për pak muaj sa të vijë dita e zgjedhjeve! Këto nuk do jenë zgjedhje, do jenë një situatë e përçudnuar politike.

    Është kaq e pasuportueshme, sa mund të durohet vetëm nëse dikush është shurdh e qorr, apo të paktën idiot e copë mishi.

  18. Ky pohim i J.:

    “Unë psh me këta që thonë “i nxorri Rama për tu vrarë, si dele”, do isha konfrontuar fizikisht pa një pa dy. ”

    te bind perfundimisht se per cfare “demokracie” po luftohet. O ki mendim si i imi, o ta fus turinjve (po te pata afer) ose te shaj me liber shtepie (po me dole ne blog.)

    Cfare ndryshimi ke ti J nga Sali Berisha? Ju te dy konfrontoheni fizikisht kur s’ju pelqen ajo qe thote pala tjeter. Biles Saliu, me te veten, po mbron institucionet/pushtetin e tij. Po ti cfare mbron? Pushtetin e ardhshem te Rucit? Se per demokraci as behet fjale, as e ke haberin nga bie.

    1. “O ki mendim si i imi, o ta fus turinjve”

      Jo, jo dhe jo. Nuk po kerkon njeri te kesh mendim homogjen, ose perndryshe e ha me grusht turinjve. Mendimin ta kesh te lire sa te duash. Por liria e mendimit, nuk do te thote se mund te genjesh, apo te kembengulesh tek nje besim pa pasur fakte. Ti e kushdo, ka liri besimi. Mund edhe te besosh qe toka eshte e sheshte, as qe nuk diskutohet. Por nese ky besimi jot, eshte i demshem per te tjere, bie llafi per drejtesine, apo bie llafi per ndonje marinar ne rastin e tokes, atehere tio je per cmendine. Pse ka institucione per budallenjte? Kot per kuriozitet. Apo se ka liri te pafund mendimi? Ku e bazon qe Rama i nxorri per tu vrare si dele? Ne ndonje fakt, ne ndonje realitet me siguri. Por asnje fakt, asnje realitet, nuk te lejon te kesh kete lloj mendimi. Rama abuzon me protesten, dakord. Por “i nxorri per tu vrare si dele?” Now come on! Jo po u dha edhe lek, jo po i pajisi edhe me cadra pistolete. Keto do ishin qesharake te gjitha sikur te mos ishte aq serioz muhabeti, sikur te mos behej fjale per jete njerezish. A jeni ne terezi se cfare flisni apo jo? Apo rrofte interneti edhe vuuuu llapaqenerise.

  19. Demokracia ne pyll.

    Pylli prej ditesh kish humbur qetesine e tij, si shtazet ashtu edhe shpeset gumezhinin ne menyre te pazakonte. Nje breshke plake, 300 vjecare, kishte ardhur nga nje pyll tjeter e kudo kalonte perhapte ide te reja, ide bashkohore, qe do nxirrnin pyllin nga mjerimi mijeravjecar e do u jepnin kafsheve drejtesi. Nen parullen bashkimi ben fuqine, kafshet ishin mbledhur e kishin rrezuar luanin nga froni, duke vendosur me se fundmi republiken e demokracine.
    Te gjithe te barabarte e secili nje vote.

    Ate dite ishte caktuar te mblidhej kuvendi i kafsheve, ne nje livadh thuajse ne qender te pyllit, keshtu qe shtaze e shpese po shkonin me ngutin e gezimit te madh.

    Kuvendi u hap nga gjarperi i caktuar sepse kafsha me e mencur. Gjarperi foli per sistemin e ri, per gezimin e madh qe me ne fund kafshet mund te zgjidhnin problemet e tyre me mirekuptim e me voten e lire. Brohoritjet ishin aq te flakta saqe Zoti per here te pare vuri ne dyshim vepren e tij.

    Pas gjarperit folen edhe shume kafshe te tjera, qe kishin prire shfronesimin e luanit.
    Me te gezuarit nga sistemi, nje kafshe nje vote ishin pleshtat te cilet duke qene te shumte mund edhe te perfitonin me shume nga ky sistem.

    Ne fund foli lepuri i cili hodhi edhe projekt-ligjin e pare:
    Te marre fund perndjekja , diskrimini e vrasja e kafshes nga kafsha – tha.

    Te gjitha kafshet barngrenese, brohoriten njezeri dhe nga turma doli nje ze qe thirri:
    Lepuri President!

    Pleshtat e pleqeruan per disa sekonda, dhe duke qene se nuk perndiqnin asnje kafshe ne veçanti, nuk diskriminonin dhe vrisnin asnje kafshe, votuan pro.

    Kafshet mishngrenese, ne euforine e demokracise, se me ne fund luani diktator nuk do i mundonte me, votuan edhe ato pro.

    Keshtu u votua me 100% e u kthye ne ligj. Punimet vazhduan e ashtu sikunder pritej lepuri u be president, gjarperi kryetar i kuvendit, ndersa pleshti kryegjykates.
    Kryexhandar u caktua ujku, ndersa gjeneral luani pasi ky premtoi solemnisht se do respektonte vullnetin e shumices.

    Ishte darke kur mbaroi kuvendi dhe te gjitha kafshet u shperndane, secila ne punen e vet.

    Zoti atje lart po hante veten me dhembe po tha: Le ti japim kohe kohes.

    Dita e dyte e demokracise kaloi ne menyre te shkelqyer, harmoni mes kafsheve, ndersa ne darke, ujku i beri vizite luanit. I ofroi luanit ndihmen e tij e te gjitha forcave te xhandarmerise per te rikthyer luanin ne fron. Nderkaq kolonelet i ofruan gjeneral luanit gatishmerine e besnikerine e plote ne cdo veprim…..

  20. Hej miq te PTF,

    Nuk di se si mund t’i cohet nje llaf ne vesh Sanktivistes, Respublicas(Muc Nanos), Shekullit, Ed Rames, e te tjereve te interesuar.

    Nuk e paskemi ditur qe celsin e suksesit per te hequr qafe diktatoret, thuhet se edhe Sala qenke njeri nga keta lloj) e diktaturat, nje tille ne mos eshte instaluar, eshte aty afer edhe ne Shqiperi, mund ta gjejme ne internet.

    Po lexoja NYT sot e nuk i besoja syve qe zgjidhjen e situates e paskemi te shtruar ne taven e internetit e ka per autor nje intelektual amerikan me emrin Gene Sharp, biles manuali i tij me titull “From Dicatorship to Democracy” mund te merret nga interneti.

    Njerezit paguajne qimet e kokes per te blere ide e per te mbaruar pune, kurse ky te afron te gjithe procesin e rrezimit te diktatures e kalimin ne demokraci sic i thone “by the book”, mjafton te ndjekish keshillat e regulloren qe te afron ai.

    Per te gjithe te interesuarit lutem nxitoni te lexoni broshuren e tij prej 93 faqesh, e duket sikur jemi afer zgjidhjes te problemit shqiptar. Jemi pak me vonese, por me mire vone se kurre.

    Kur te lexoni artikullin e dhene ne linkun e meposhtem besoj se do te me besoni se cfare kam zbuluar krejt rastesisht. Idete e tij kane bere te mundur sukseset e fundit ne Tunizi e Egjypt e me pare ne shume vende te tjera, duke perfshire edhe permbysjen e Miloshevicit.

    Per Muc Nanon e Ed Ramen mund te sherbeje si nje udhezues i domosdoshem per te frymezuar nje levizje te re.

    Linku: http://www.nytimes.com/2011/02/17/world/middleeast/17sharp.html?_r=1&hp

  21. Me frikën se humbin nëpër internet, po sjell (ndër thonjza) siç i gjeta tek Balkanweb, ç’ka thënë Edi Rama, për sa lidhen ngushtë me temën.

    “Duke nënvizuar atë cka kemi thënë 100 herë se ne nuk e kemi konsideruar kurrë si të vlefshëm opsionin e bojkotit të zgjedhjeve vendore, rinënvizoj përsëri, edhe në dritën e debatit të djeshëm në Strasburg se për ne zgjidhja e plotë e drejtë dhe e qëndrueshme e kësaj krize është kthimi i partive para gjykimit të popullit me zgjedhje të reja, të lira e të ndershme.”
    “Do përdorim cdo rrugë e mjet demokratik për të vendosur zgjedhjet të lira. Duke vazhduar demonstratat paqësisht por vendosshërisht. Duke u ballafaquar në Parlament ku padyshim nuk do tolerojmë asnjë dhunim të dinjitetit të opozitës”
    “Duke u ballafaquar në cdo hapësirë lirie s’kemi ndërmend tia lëshojmë dhunuesve të Kushtetutës e ligjit në pushtet”
    “Zgjedhje të reja janë opsioni më i sigurtë për daljen nga kriza por ne do ndjekim të gjitha rrugët e arsyes për të përmirësuar gjithcka që mund të përmirësohet. Na duhen garanci që zgjedhjet të jenë transparente, nuk jemi të interesuar për një debat shterpë për shtyrjen e datës.”
    Ai paralajmëroi se demonstratat nuk do ndalen “deri në zgjedhje të reja dhe të lira”

    Zgjedhje të reja – është ftesë për retorikë e jo për ndonjëfarë zgjidhjeje.
    Ky togfjalësh nuk gjendet në Kodin e Zgjedhjeve. Nuk dihet pse Rama shmang togfjalëshat zgjedhje të jashtëzakonshme apo të parakohëshme, në kërkon të tilla, ashtu si – as ai s’më del ta ketë thënë e asnjë gazetar ta ketë pyetur – ç’nënkupton ai me zgjedhje të reja. Zgjedhjet e mbajtura në një të datë më të afërt me po të njëjtin legjislacion, apo zgjedhjet e mbajtura pavarsisht nga data (e njëjta apo më e afërt) por me legjislacion të ndryshuar, apo të ri (fringo).
    Për tu ndryshuar, do të duhen të ndryshohen nenet 3 të Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor, gjë që nuk zgjidhet me demonstrata të pandalshme, bile, çdo krahmarrje politike drejt ndryshimit të periodicitetit të zgjedhjeve është e gabuar e me pasoja.
    Nëse zgjedhjet e përgjithshme kërkohen të bëhen brenda ligjës ekzistuese, opozita nuk është duke parë drejt çdo hapësire lirie- siç shprehet Rama. Unë do tu sugjeroja ti kërkonin këto hapësira në Nenin 9 të Kodit Zgjedhor, e ta drejtonin aksionin e tyre politik andej e jo drejt qeverisë. Drejtimi drejt qeverisë, nënkupton pranim të kësaj e kërkesa e lëshime për këtë e atë me demonstrate paqësore ose kërkon rrëzimin e saj nëpër atë rrugë që kulmon me kryengritje a revolucion. Ne jemi republikë parlamentare, jo republikë qeveritare. Kemi dhe Presidentin që po punon pa ndalim, e as i ka shkuar nëpërmend dorëheqja.

    Duke u vërtitur rreth opsioneve të mundshme, nyja më e lehtë per c’koklavitje del të jetë mbajtja e zgjedhjeve vendore më 8 Maj. Nuk ka asnjë arsye, e nuk sjell asnjë dobi shtyrja e tyre për periudhën tjetër zgjedhore në vjeshtë. Referendum që të prekë ligjën për zgjedhjet e zgjedhje nuk mund të ketë në të njëjtën date, e kështu zgjedhjet vendore shtyhen edhe më, ndërsa ato për kuvendin në rastin më fatlum i bie të bëhen mot si sot plus nja dy muaj.
    Mbajtja e gjithë zgjedhjeve tok (kurdoherë që ndodh) duhet shmangur me lezet. Ndonëse ajo krijon më shumë hapësirë për kandidaturat brenda partive, ajo na humbet vlera. Ç’dua të them është se njëri nga “më i miri i Tiranës” sipas njërës gjysmë të banorëve, dhe “më i miri i Tiranës” sipas gjysmës tjetër nuk do të mund të jetë as deputet. Kjo dalje jashtë loje vazhdon në bashkitë e tjera, e nuk kufizohet vetëm në dy partite kryesore kur në zgjedhje do të kemi disa të tilla.
    E vetmja pengesë kushtetuese, që gjendet edhe në Kodin zgjedhor është:

    Neni 3

    Parime të përgjithshme

    1. Zgjedhjet janë periodike.

    E të kërkosh hapësira lirie duke kërkuar të rrëzosh këtë është ti kërkosh ato duke rrezuar muret e vullnetit të popullit.

  22. ‘Kulti i kargove’ në Shqipëri, sidomos për politikën, me importimin pa doganë të gjithçkaje që bëjnë të tjerët (kryesisht perëndimi) është adoptuar sipas kushteve ambjentale për të drejtuar si në vendet arabe (të paraprotestave).

    Kur lexoja herën e parë këtë shkrim, më vajti mendja tek një lloj tjetër sondazhi.
    Në italisht e quajnë ostraçizëm (ostracismo)… një praktikë “sondazhi” e lindur në agora që në kohën e themelimit të Athinës: Shkruajtja e emrit të personit të padëshëruar për komunitetin në gurin (tullën/tjegullën, pikërisht, ostrakaja) dhe kur numri i atyre që shkruanin një emër të caktuar arrinte një shifër të caktuar, atëhere personi internohej ose dënohej me vdekje.
    J, Theollogos, Monda, apo kujt i kujtohet më mirë, të më ndihmojë si për terminologjinë ashtu edhe për historinë që tregoj më poshtë:
    Nuk më vijnë ndërmend as emra dhe as data, por më kujtohet të kem lexuar që një analfabet i drejtohet një personi, që dinte të shkruante, duke ju lutur që ta ndihmonte të shkruante emrin e personit që donte ta internonte… dhe shkrojtësi ja shkruajti emrin që analfabeti i kërkoi edhe pse… ishte emri i tij.

    E përmenda këtë histori qoftë për të kujtuar ostracizmin si formë sondazhi, por edhe për të parë se sa ka ndryshuar koncepti i demokracisë dhe i ndërgjegjësimit të njerëzve për të respektuar si të shenjtë demokracinë… helbete, shumë kargo kanë qarkulluar nëpër botë… ndonjë varkëzë e tillë edhe mund të ketë ngelur brigjeve të ndonjë ishulli të pabanuar.

    1. Edrus,

      Kjo puna e ostracizmit ishte nje ligj krejt i vecante i Athines qe ne kohen e Theseut. Ishte i vecante sepse lejonte kedo nga masa e popullit te hidhte ne gjyq kedo tjeter, per krim qe ai mendonte se mund te ishte kryer kunder cilitdo qytetar. Teoria ishte se nje krim ndaj nje qytetari ishte edhe nje krim ndaj shtetit vete. Por kjo s`ishte kaq “loje e hapet” sa c`duket ne te pare. Akuzuesi duhej te sguronte 1/5 e votave te qytetit ne favor te tij. Perndryshe gjobitesh me nje gjobe shume te rende.
      Soloni e la ne fuqi kete pune. Tashme nuk ishte e nevojshme te beje me krim. Mjafton te ishte i famshem, te ishte i pasur, me talente te shumta, apo thjeshte i virtytshme. Dmth i famshem si Saliu, i talentuar si Fatos Nanon dhe e virtytshme si Ciliexhja ( si e ka emrin ajo me ballkon te madh se s`po me kujtohet). Pra kur nje qytetar kish arritur deri ne ate pike sa te ofendonte sensibilitetin e qytetareve te tjere me emrin e vet, cdo individual mund te kerkonte ostracizmin e tij.
      Ceremonia ishte kjo: cdo qytetar qe deshironte, mund te zgjidhte nje guacke ose nje cope tulle, te shkruante ne te emrin e atij qe ia kish sjelle ne maje te hundes me famen apo me pamjen e vet, dhe ta vendoste ate ne nje vend te caktuar ne forum, i cili ishte i mbyllur me parmake dhe kishte 10 dyer – nje per cdo fis te Athines: Tropojanet, kuksianet, pukjanet, shkodrante, matjanet, myzeqaret, vlonjatet, korcaret, skraparlinjte, dhe minorititaret. Me pas caktoheshin oficere per te numeruar guackat; po te kishte nen 6,000, votimi nuk behesh. Po te ishin mbi 6 mije votimi behesh. Mbas kesaj pike, kujt i binte bixha ne koke; dmth ai qe fitonte numrin me te madh te votave perzihesh per 10 vjet nga vendi. Por pasuria nuk i prekesh, por i lihesh familjes se tij.

      Ky lloj guackimi, qe mbahesh si nje nga shprehjet me te pastra te demokracise se drejtpersedrejte, si cdo gje ne te, u kthye ne nje “institucion” pervers. Sepse gjerave me te keqia te karakterit te njeriut filluan t’i jepeshin tituj fisnikerie si psh zilia u shnderrua ne patriotizem, ose virtyti shihesh si krim qe duhesh denuar etj, etj.
      Dhe ketu vijme tek ajo historia e atij personit qe s`te kujtohet emri. Ajo i nodhi Aristidhit te shkrete. Lo chiamavano Aristide il giusto, sepse ishte djale flori. Si puna e Edi Rames.
      Edi i Athines, kur po kalonte nje dite andej nga Flora, pa njerin t`i afrohesh dhe qe e pyeti:
      -plako, di me shkrujt ti?
      -po, i tha Edi i Athines. Pse?
      -A ma bo i ner t`vogel? Ka lala i guack ktu, qe po du me i shkrujt emnin e njonit.
      -Ehe. Edhe… ?!
      -Po s`di me shkru pra… Sikur ca po t’kerkoj. I cop fjale osht. Nuk osht as shpirt e as pare.
      -Mire, pa problem. Ca emri ka?
      -Edi i Athines.
      -Edi? Po cfare te keqe te ka bere Edi, o mik?
      – Mu e? Asigjo mer plak. As e di per ftyr. Po jom lodh tu nigju gjith dynjane qe s`pusho dite e nate duke bertit “Edi, Edi, Edi ti je bota”, “Edi, Edi, Edi, ti je mo i drejti”. Kshu qe ta astrogojm iher thash. Me m ‘nigju mu, ta cojme n’Libi, se kon nevoj per rob t’drejt ata. Kurse ne s`kena. Se gjith kta qe kemi rrejn. E prap puna bohet e buka piqet…

      E kshu punet…

  23. nga Shqip:
    Pandeli Majko, deklaroi dje në një intervistë televizive se 8 maji është një stacion i mirëfilltë politik për Shqipërinë, çka sipas tij e legjitimon në çdo pikëpamje rikandidimin Edi Ramës në Tiranë. “Jemi duke e parë krizën në një mënyrë gjakftohtë. Gjendja është tepër e komplikuar…Mendoj që Bashkia e Tiranës e ka kryetarin e vet dhe mendoj se kandidat më të mirë për zgjedhjet që do të zhvillohen më 8 maj, të cilat janë thellësisht politike, nuk ka. E theksoj zgjedhjet janë politike për nga konteksti ku zhvillohen dhe nga tensioni që po i shoqëron”, tha Majko.

    nga Balkanweb:
    Kreu i LSI Ilir Meta nga Fushe kruja deklaroi sot se zgjedhjet vendore te Majit nuk jane politike por zgjedhje per te permiresuar qeverisjen vendore. Sipas Metes politizimi i tyre behet nga PS qellimsiht per te acaruar situaten politike ne menyre artificiale para zgjedhjeve

  24. Per temen e mesiperme te shtruar per diskutim nga Xha xhai, si fillim them se vete pyetja e shtruar eshte te biesh ne kurthin e politikes ne pergjithesi dhe te opozites ne veçanti, e cila e shtron kete pyetje nisur nga interesa thjesht partiake. Po cilat jane keto interesa? Qe ne fillim perjashtoj nga keto interesa partiake ate qe na intereson me shume te gjitheve, dmth nuk gjej aty interesin thelbesor per nje pale zgjedhje te verteta lokale, qe eshte mbarevajta e puneve lokale ne sherbim te qytetareve, ne rastin konkret te puneve publike ne Tirane. Them qe Xha xhai ka rene ne kurth, por shtoj se nga nje veshtrim i shpejte qe i bera komenteve vura re se te gjithe komentuesit kane rene ne te njejtin kurth dhe diskutimi eshte çvendosur ne tema te nxehta politike, pra zgjedhjet lokale trajtohen si politike dhe ky eshte qellimi i mbrapshte i politikes qe nuk eshte ne sherbim te qytetareve por te vetvetes. Arrita vetem te kap diçka tek Cyprinodon qe fliste me duket per banjot publike, dhe ky po qe eshte me te vertete nje problem qe ja vlen te diskutohet me shume se ato politke.,, Keshtu aspak nuk flitej se : çfare do te behet me Tiranen? Por ne kete rast mua vetem kjo me intereson, sepse duke anuar politikisht nga e djathta kam bindje absolute se zgjedhjet e ardhshme politike do te mbahen sipas asaj qe e thote bukur dikush ketu, do te zhvillohen sipas kushtetutes ne menyre periodike.. Keshtu qe pyetja qe te vjen me shpesh ne mend keto kohe eshte se si do te ishte me mire per Tiranen, qe keto zgjedhje ti fitoje e majta respektivisht Rama apo e djathta respektivisht Basha? Une me nje mendim te shpejte dhe te pa u thelluar nuk jam per koabitacionin, sepse bashkejetesa nuk ka ekzistuar pergjate ketyre 6 viteve, ka qene e pamundur, dhe kjo ka pasur pasoja per problemet jetike qe ju interesone me shume njerezve. Keshtu mendoj se nese z Basha si kandidat per kryebashkiak do te mundet te arrije ne nje pakt paraprak me z Berisha per bashkeqeverisje, dhe kjo gje qe eshte mundshme mbasi i perkasin nje partie, Rama apo kushdo tjeter nga e majta e ka te pamundur ta arrije dhe keshtu nga nje logjike e thjeshte rezulton se do te jete me mire per kryeqytetin qe te jete Basha kryebashkiaku i Tiranes. Por a ka gjasa qe edhe Basha te deshtoje ne nje fare menyre siç ka deshtuar Rama vitet e fundit te qeverisjes se tij, them deshtim sepse ne krahasim me vitet te para keto vitet e fundit puna e kesaj bashkie ka rene shume. Edi Rama ka meriten e padiskutueshme e qe i dha bashkise ate peshe dhe rendesi qe ajo ka sot, por ketej ka rrjedhur edhe politzimi i ketij posti qe pati edhe shume pasoja negative, sepse u harrua kryesorja per nje pushtet lokal, dmth u harrua sherbimi ndaj interesave te perditshme te qytetareve dhe perparesi mori fasada. Tani ka disa çeshtje te rendesishme qe jane bere urgjenete per kryeqytetin si uji, parkimi, pastrimi, ndertimet, ndihma sociale, punesimi, qarkullimi etj… Ne te gjitha keto pika Rama ka ngecur ne kurthin qe e ka ngritur po vete, por edhe me ndihmen e pozites, dmth tek mungesa e bashkepunimit me pushtetin qendror per te siguruar fondet dhe ndihmen e nevojshme. Por çfare duhet te beje kryebashkiaku i ri qe do te vije qofte ky nga e majta qofte nga e djathta? Per mendimin tim duhet te paraqese faturen ekonomike te zgjidhjes se ketyre problemeve, kjo eshte ndershmeria minimale qe nevojitet, ne te kundert nje njeri me integritet nuk duhet te kandidoje fare dhe te kerkoje voten e popullit mbi endrra e supozime, sepse nuk ka vlere ajo taktike pune qe e perdori dikur kryetari aktual, qe fetishizonte punen dmth „ne punojme shume deri ne oret e vona me orar e ap orar“ sepse ku eshte tani ai vrull? Ne kapitalizem ka nje kriter tjeter qe ve ne levizje zhvillimin dhe ky kriter nuk eshte puna si mjet propagande, por eshte paraja qe gjithkush e kupton nga vetja se si e ve ne levizje punen dhe se çfare mund te behet nese sigurohen keto para. Une po marr vetem nje shembull, psh po i quaj „kende shlodhjeje dhe argetimi per qytetaret“, ato vende ku secili mund te shkoje te pushoje e te argetohet apo dhe te beje pak vrap te lehte. Ta zeme se ne Tirane duhen rreth 30 kende te tilla dhe ta zeme gjithashtu se per secilin duhen mesatarisht 5 milion euro (kryesisht per shpronesime), atehere fatura ekonomike rezulton vetem per kete qellim te jete 150 milion euro, dhe ja, une besoj se me kete fature ne dore duhet te paraqitet psh kryebashkiaku i ri, se a i siguron dot ai keto fonde qe Tirana te kthehet ne nje qytet ku edhe mund te jetohet si te ishim njerez? E njejta gje duhet bere edhe per problemet e tjera, se perndryshe perse duhet te votojne qytetaret ne keto zgjedhje qe ne thelbin e tyre nuk jane politike, por qe duan te na i bejne te tilla? Ne politizimin e zgjedhjeve lokale kurth ku biem te gjithe, perseri te gjithe humabasim. Une kam besim se nje individ i kalibrit te z Basha i cili e kaloi proven e zjarrit, dmth ate te nje nacionalisti qe shikon interesat e vendit me shume se ato personale, e kam fjalen per kontributin e tij ne rrugen Durres-Kukes, pra kam besim se nje individ i tille do te kete ndershmerine qe fushate e tij zgjedhore ta ngreje mbi kritere te tilla te matshme… Nga ana tjeter z Berisha duhet te mos kete frike se nje figure e tillle mund e lartesohet shume, e keshtu ta leje te lire te zhvillohet dhe ta ndihmoje, sepse per nje politikan si Berisha eshte e vertete ajo se „sa me lart bashkepunetoret aq me lart hypen edhe ai vete“ dhe jo e kunderta qe eshte nje ide e e gabuar. Por nese Z Rama apo nje tjeter individ nga partia e tij paraqet nje plan me te mire se e djathta dhe argumenton realizimin dhe bazen e nevojshme financiare, duhet votuar pa asnje hezitim. Por tani ne fund e gjithe kjo po me duket si utopi, siç me duket utopi edhe binjakezimi i Tiranes ta zeme me Nju Jorkun, sepse kush mundet sot te kete besim tek politikanet qe genjejne kaq shume?

    1. Gaforja shkruan:

      Une kam besim se nje individ i kalibrit te z Basha i cili e kaloi proven e zjarrit, dmth ate te nje nacionalisti qe shikon interesat e vendit me shume se ato personale, e kam fjalen per kontributin e tij ne rrugen Durres-Kukes, pra kam besim se nje individ i tille do te kete ndershmerine qe fushate e tij zgjedhore ta ngreje mbi kritere te tilla te matshme…

      A mund të më sqaroni pse kontributi i Bashës në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dëshmon se ky “shikon interesat e vendit më shumë se ato personale”? Ose, të paktën, të më jepni ndonjë shenjë se po përpiqeni të bëni lexuesin për të qeshur?

  25. Por çfare prove doni, prova eshte sheshit, eshte individi qe udhehoqi gjithe procedurat, praktikat qe çuan ne ndertimin e asaj rruge, prandaj nuk eshte e rastit qe kundershtaret e ndertimit te rruges e sulmojne aq fort, çfare prove tjeter kerkoni? Dhe qe te mos linde ndonje deshire per te qeshur ne publik siç enderroni ju me jepni ju ndonje prove per te kunderten e asaj qe une thashe. Vetem te lutem mos na sillni ketu akuza nga ato te tipit te zedhenesve-papagalle qe kane vite qe po na neverisin ekranet.

    1. Megjithese procedurat dhe praktikat e Bashes nuk u hetuan ne ishin ne sherbim te vendit apo ne sherbim te personit nga drejtesia, per arsye proceduriale.

      Skema eshte e thjeshte fare. Ata vjedhin, rrjepin, vrasin, por per arsye proceduriale nuk hetohen, dhe pastaj mos-hetimi i vjedhjes, rrjepjes, vrasjes, shitet si patriotizem, si heroizem. E nuk eshte vetem Basha, apo vetem PD. Eshte thjeshte aksidentale qe keta jane ne pushtet. Nuk ka as edhe nje shenje qe e njejta praktike te mos funksionoje edhe kur te vijne te tjeret ne pushtet, me sebepin, boll vodhet ju e ja hodhet lumit, tani e kemi rradhen ne. Madje pse mos bejme rrokade, ju zhvatni Tiranen si c’e zhvatem ne, ne zhvatim shtetin si c’e zhvatet ju. Ka per te gjithe, mjafton qe kjo e gjithe te mos perhapet shume, sa me pak aq me mire, si tha dhe ish dyshi i qeverise ne video. Vijne edhe zedhenesit-papagalle pastaj, qe duke share zedhenist-papagalle te krahut tjeter, afirmojne vetveten si te ndershem, si pishtar te vertetes, kur e verteta ne fakt vecse fshihet sistematikisht nen rrogoz nga nje sistem drejtesie qe legjitimon vetveten po njesoj, duke u marre me ceshtje “patriotike.” E trishtueshme.

      1. Mbaj mend disa shkrime te Garry Kokalarit, qe kishin per subjekt “bemat” e Bashes, qe nga fotografimi i tij me orera dore disa dhjetra mijra dollareshe te vlefshme , e te tjera si keto.

        A nuk ka ndonje grup te rinjsh qe te mund te hapin ne internet nje Alba-leak? Edhe nje Kosova-leak? Kushtet teknike kane kohe qe jane ne vend, por mendoj se edhe kushtet sociale jane aty. Raportet e njerezve me njeri-tjetrin jane aq te nderlidhua ne 100 mije forma, sa nje lloj niveli moral i perbashket, ku diferenca midis te mires dhe te keqe publike, te drejtes dhe te padrejtes publike do te pranohesh nga te gjithe.

        Ne kete Alba-leak mund te krijohen kushte per berjen publike dhe ekspozimin e cdo rasti korrupsion, shit-blerje te interesit publik per interesa personale, vjedhje te shtetit dhe pasurise publike, politike a kuadrit ne te gjitha nivelet buroktratike etj, etj. Lista e fushave qe mund te mbikqyren mund te jete e pafund. Po aq sa c`jane lista e mardhenieve publike.
        Serverat e ketij siti mund te jene pertej influencese se shtetit shqiptar. Cdo dokument te kalohet neper duar expertesh legal, ekonomik, financiar etj etj, para se te botohet.
        Sepse per shembull eshte e paspjegueshme qe nje ore bisede telefonike nga Amerika me Athinen kushton $2.30CAD, dhe me Tirane mbi $12.00CAD. Cfare lloj kontrate ekziston midis pales shqiptare dhe operatoreve telefonike nderkombetra qe te justifikohe nje diference cmimi prej 500%? Eshte rast injorance apo korrupsioni?

        Po qe se dalin ne drite dokumente apo raste te autentikuara te nje mungese akute te moralit ne nivel personal, atehere jane te gjitha gjasat qe personat publike te implikuar humbasin cdo lloj “mbulese” qe mund ta perdorin per te mbuluar hilen e tyre ( bad faith) drejt njerezve dhe shoqerise. Jam i sigurte qe atehere Gaforrja rrezik do ta zinte me gure Lulin , dhe nuk do e sillte ketu si shembull qe do emuluar.
        Sedra jone personale, shpesh gati e semure, nen kushte te caktuara, po te punohet me te me kujdes, mendoj se do te kishte vlera shume te medha per te miren publike.

  26. Fjale vetem fjale, propagande pa pushim, por kjo do te ishte e pranueshme per masat e jo per njerez me intelekt. Akuza boshe siç bejne palet politike, pa perjashtuar as akuzat shpesh boshe te Berishes, vetem sa bejne tym dhe kurre nuk arrijne te prekin ata qe shperdorojne me te vertete, prandaj ne mungese te qofte edhe nje fakti te vetem me pak e trishtueshme eshte te rrime me patriotizmin e Lulit.

    1. “Akuza boshe”

      Sikur drejtesia ta kishte hetuar kete ceshtje, e te kishte gjykuar se jane akuza boshe, do kishe te drejte. Por fakti eshte qe me shume se akuze boshe, kjo eshte ceshtje e pagjykuar, hedhur per zhelesh nga shkallet e gjykates me justifikime proceduriale. Jane, apo s’jane akuza boshe, nuk e dime as une, as ti, as njeri, pasi kjo nuk eshte gjykuar, e deri sa te gjykohet, deri sa drejtesia te marre persiper pergjegjesite e veta e te mos fshihet pas procedurave sa here qe duhet te gjykoje mbi veprimtarine e politikaneve, kjo klime do vazhdoje, ti me shpifjet e tua, e nje tjeter me te tijat.

  27. Po cfare patriotizmi aman? Rruga duhej bere per arsye strategjike. Nuk e pa ne enderr as qeveria shqiptare as ajo e Kosoves. Ne kahun tone qelloi qe ishte minister Basha. Po te mos ish ai, do i bente procedurat ai ministri tjeter, Bisha. Se po shkon kjo pune, “po te mos ishte partia, kush do te conte ne shkolle ty?” Futja kot domethene.

    1. Po patriotizmi eshte çeshtje koncepti more zoteri, çdo me thene kjo “aman”, psh patriote jane ata qe gezohen kur behet rruga, garipa apo indiferente ata qe nuk jau ndjen fare rruga dhe te pandergjegjshem ose antikombetare ata qe jane kunder saj.

      1. Ok, meqenese keto jane kriteret, Enver Hoxha i ngjan Bashes ne disa aspekte pervecse per nga surrati i bukur. Ka bere elektrifikimin, ka shtruar hekurudha, rruge, ka zhvilluar sistemin arsimor, ka inauguruar universitetin e pare shqiptar, e shume e shume te tjera. Po ashtu, patriote do quheshin ata qe gezohen pse ndertoi hidrocentralet, rruget, hekurudhat, etj. Por nese “patriotizmi eshte ceshtje koncepti more zoteri” pse nuk e bejme kete? Pse nuk eshte ky kriter i vlefshem, as per Enverin e madh, e as per Lulin e vockel? Po ta lej si pyetje, por s’eshte retorike.

        1. Ku i pe kriteret tek nderhyrja ime Lulian, a mund te mi thuash? Thashe vetem se z Basha ka dhene kontribut ne ndertimin e asaj rruge dhe ky kontribut per mua eshte nje bonus. Ti hysh diskutimeve per Enver Hoxhen duke u nisur nga Lulzim Basha, eshte absurde, sepse kemi te bejme me figura me dimensione te ndryshme dhe pa pike aferie e ngjashmerie. Them aferie dhe jo afersie, sepse te merresh me ngjashmeri fizike eshte te biesh ne nivelin e nje propagande te merzitshme, qe ju te majtet e keni ngritur ne sistem e harroni te merreni me punet qe ju takojne si opozite kryesore. Eshte nje zhvendosje qe e ben te majten te humbase shume, sepse ai besim i saj se propaganda ne sistemin demokratik ka te njejten peshe si ne diktature eshte i gabuar. Kjo zhvendosje e gabuar qe ka burimin tek besimi se propaganda eshte e efektshme kur ka me vete forcen, dhe siç ja u vuri ne dukje naivi ambasador , filipino, japono,aziatiko, afrikano Arvizu se e majta zoteron 75 perqind te mediave, (askush tjeter ne kete bote nuk e tha), pra nuk eshte se kjo force i mungon te majtes. Dakort ne luften politike zhvillojeni se tani per tani nuk mund te beni pa te, por ketu ne debat midis individesh, ne nje blog ku leviz nje intelekt i kualifikuar, do te duhej qe propaganda te zinte shume pak peshe, e te merrte vrull mendimi i lire nga zinxhiret e propagandes, por fatkeqesisht propaganda ze shume vend ne kuriz te argumentit.

  28. Sigurisht qe jam plotesisht dakort me keto qe thua, se perderisa drejtesia nuk i ka vertetuar akoma ato akuza s’mund te themi me siguri se jane boshe si besoj une, por as edhe te verteta siç thoni ju, sepse ne logjike ka nje rradhe, dhe perderi sa ngrihen akuza, ato jane vetem akuza te pavertetuara, por te shprehesh siç shprehesh ti se
    :”Skema eshte e thjeshte fare. Ata vjedhin, rrjepin, vrasin, por per arsye proceduriale nuk hetohen, dhe pastaj mos-hetimi i vjedhjes, rrjepjes, vrasjes, shitet si patriotizem, si heroizem” ,
    duke nenkuptuar ketu edhe z Basha, do te thote ta paragjykosh akuzen si te vertete. Prandaj une them perseri se ne pritje sa akuzat kunder z Basha te hetohen e te vertetohen, ato do ti quajme vetem akuza, se nuk po them shpifje, pra ne pritje te vertetimit te akuzave le ta konsiderojme si veprim me prirje te theksuara nacionaliste investimin personal te Lulzim Bashes per ndertimin e rruges Durres Kukes. Kjo duam apo s’duam ne i jep shume pike kandidimit te tij per ne Bashkine e Tiranes.

    1. Edhe nje here, se ti e ke zakonisht te veshtire te kuptosh gjerat e thjeshta. Qe Basha ka vjedhur e rrjepur rrugen e kombit, nuk eshte akuza ime, por eshte akuze qe gjithsesi eshte bere. Si e tille, do duhej te gjykohej, dhe te nxirrej ne qendronte, apo ishte boshe.

      Perderisa ky gjykim nuk eshte bere, madje eshte shmangur ne menyren me tipike nga drejtesia (shmangje proceduriale per Bashen, shmangje proceduriale per Mediun, etj) mua me ben te dyshoj, se personi i akuzuar, ne bashkepunim me drejtesine, nuk kane dashur qe t’a shqyrtojne kete akuze deri ne fund, sepse kane pasur frike.

      Por edhe ta zeme se Basha e organet e drejtesise nuk kane frike nga drejtesia. Kjo eshte akuze e pashqyrtuar, drejtesia nuk ka folur, dhe nuk ka c’presim, as ka ndermend te flase ne lidhje me te, e ka mbyllur ceshtjen me procedure.

      Basha, a kushdo, eshte i pafajshem deri sa te vertetohet e kunderta. Por kur vertetimit i mbyllet rruga ne menyre sistematike ne lidhje me kete kaste njerezish, atehere pafajshmeria eshte mese legjitime te vihet ne dyshim.

      Te sjellesh principin e pafajshmerise deri sa te provohet e kunderta, duhet qe disa kushte te plotesohen, e nje prej tyre eshte lejimi i provimit te se kundertes. Keshtu qe Basha, nuk mund te thuash se eshte i pafajshem deri sa te provohet e kunderta, pasi cdo rruge per provimin e se kundertes eshte prere.

      Kjo eshte tejet shqetesuese, pasi rruga per te verteten, eshte prere. E megjithate, edhe pse as i pafajshem nuk mund ta quash, ti hidhesh e e quan patriot, me cdo mundesi prove te se kundertes te ndaluar.

      Mirepo ta quash patriot kur cdo mundesi per te provuar akuzen se eshte hajdut eshte mundesi e prere, kur cdo mundesi per te gjetur te verteten eshte bllokuar, kjo cfare eshte? Nuk eshte kjo propagande, kur hem bllokohet mundesia per te gjetur te verteten, hem i fryhet nje opinioni qe mbi te verteten nuk mund te bazohet, pasi e verteta eshte e ndaluar? E nuk eshte kjo propagande qe e fillove ti duke e quajtur patriot? Nuk eshte kjo propagande qe e vazhdove po ti, duke e quajtur, me hipokrizi, apo ne menyre te pandergjegjshme tjetrin propagandues, vetem pse tjetri tha se drejtesia nuk e ka lejuar zgjidhjen e kesaj pune, duke rrezikuar keshtu dyshimin se mos Basha eshte vertete hajdut?

      Ta kam bere edhe nje here kete muhabet. Ligji, rregullorja, procedurat, nuk jane ore me sahat mbi te cilat nuk mund te vendosin organet kompetente. “Drejtesi e vonuar eshte drejtesi e munguar” nuk mund te lexohet nga gjykatat vetem si afat kohor per prokurorine e justifikim per mos venien e drejtesise, por si imperative qe drejtesia te mos mungoje. Madje, me ler te shtoj edhe kete si nje propozim te vockel: Ne nje vend ku drejtesia nuk funksionon, patriote nuk ka, pasi cdo maskara, cdo horr, mund te quhet i tille. Madje te flitet per patriotizem kur drejtesia nuk funksionon, eshte antipatriotike.

      1. Edhe une kam mendimin se ti nuk i kupton gjerat e thjeshta, nuk e them per kunderpergjigje. Sepse argumenton kaq shume se Basha akoma nuk eshte shpallur fajtor, se ka vetem akuza qe per mua jane politke dhe prape vazhdon me paragjykim se kemi te bejme me nje fajtor qe e pret pa dyshim ndeshkimi. Por duhet te mesosh se pamundesia dhe paaftesia e gjykatave, prokurorise etj nuk eshte faj i Bashes, qe ai ta vuaje kete paaftesi politkisht siç desheron ti, sepse ato jane organe te pavarura, ose edhe nese jane te varura ato nuk varen aspak nga Basha. Keto organe te pavarura le te shkathtesohen e te veprojne, te provojne fajin e Bashes ta arrestojne e ta denojne. Nderkohe ne te tjeret duhet te presim e jo ti shfrytezojme keto paaftesi te institucioneve per te vepruar me akuza boshe e me vjedhjet fantastike te Lul Bashes qe arrijne ne qindra milione euro. A e kuptoni qe po beheni qesharake? Keshtu te pyes pse xhanem kjo gje kaq e thjeshte eshte kaq e pakuptueshme per ty por rri e thurr sofizma pa fund? Cila eshte gjeja e thjeshte qe une s’kuptoj a mund te ma thuash, tani qe une e thashe tenden? Ne keto kushte investimi i Bashes per rrugen e Kukesit mbetet patriotik dhe nje avantaazh i madh per zgjedhjet lokale. Pastaj ne fund ti ben dhe nje gabim llogjik te pafalshem edhe per filloren kur thua se ne nje vend qe s’ka drejtesi nuk mund te kete patriote, jane gjera qe s’kane lidhje, se me çfare ti lidhesh?

  29. Nje akuze e paprovuar, nuk mund te pengoje logjiken te nxjerre perfundime mbi ate qe eshte e provuar, dhe rruga tani per tani rri mire si prove. Prandaj them qe akuza behet per propagande.

    1. Me behet qejfi. Por me thuaj, nese me kuptove, pse e perktheve “akuze qe eshte e ndaluar te provohet” ne “akuze te paprovuar.” Dallimin mes ketyre te dyjave, e kupton, apo nuk merresh ti me sofizma te tilla?

      Shif te jap nje shembull qe te kuptosh llojin e logjikes qe perdor ti. Ke ekuacionin 2+3=x. Provo qe x=5, por e ke te ndaluar te perdoresh matematiken. E duke qene se ne mungese te matematikes x=5 eshte e paprovuar, atehere jemi ne rregull po qe se themi qe 2+3 e ndryshme nga 5. Po njesoj. Ke nje akuze qe thote se “Basha e ka keqperdorur fondin e rruges se kombit per perfitime personale” por e ke te ndaluar qe te perdoresh sistemin e drejtesise per te provuar kete akuze. Rrjedhimisht, Basha nuk e ka keqperdoruar, rrjedhimisht eshte patriot.

      Edhe njehere. Ashtu si x=5 me larte, akuza mbi Bashen nuk eshte e paprovuar, por e paprovueshme, perderisa dera per ta provuar, i eshte mbyllur. Mirepo, meqenese dera per te provuar se kjo akuze eshte e vertete eshte dere e mbyllur, eshte e mbyllur edhe per te provuar se kjo akuze eshte fallso. Njesoj, nese x=5 eshte e paprovueshme, eshte e parpovueshme edhe qe x ndryshon nga 5. Keshtu qe nuk mund te thuash se Basha eshte patriot, pasi dera per te provuar kete eshte mbyllur. Ama, nese ti hedh propaganda te tipit “Basha eshte patriot” kur kete nuk e provon dot, edhe une hedh propaganda te tipit “Basha eshte hajdut” kur kete nuk e provoj dot. I thjeshte muhabeti. Ne mungese te matematikes gelon opinioni, 2+3 edhe eshte, edhe s’eshte 5. Ne mungese te drejtesise gelon propaganda, patrioti eshte hajdut e hajduti patriot. Ec e gjeje tashti.

  30. Por natyrisht gaforre, logjika nuk mund te rrije as duarkryq kur ministri i shtetit, perballe akuzes se prokurorise qe e akuzon drejtperdrejt per shperdorim te parave publike me shuma qe kalonin dyqind milion euro, perpiqet me çdo mjet per te penguar e zvarritur e me ne fund edhe deshtuar gjithe proçesin e nisur ndaj ti, (madje duke mos hezituar edhe te behet komplet qesharak si atohere kur dergonte shoferet qe te hidhnin para dyerve te prokurorise dosjet te cilat i ishin derguar me poste se helbete vete nuk denjonte te paraqitej ne prokurori per t’u njohur me akuzat por paraqiste raporte mjeksore si nje nxenes çfaredo i tetevjeçares) Nuk mundet pra qe logjika ta shpalli hero kombetar e patriot te madh. Ti qofsh qe e ben.

    Se ne populli me dy fije mend, nje politikan te tille, administrator te xhepit tone por qe lejon emrin e tij te perflitet ne nje afere kaq te ndyre siç eshte ajo e vjedhjes se rruges se kombit dhe qe s’ben asnje perpjekje ta laje kete njolle ne gjykate por perkundrazi ben çmos te mos ballafaqohet me prokurorine qe s’eshte hiç nje organ politik qe ben akuza politike si do t’i kalosh ti, por organi i autorizuar per te bere akuzat, epo me vjen keq, vetem logjike s’jane ato fjalet e tua. Se logjika kerkon t’i futet shkelmi ketij deri sa te pastroje emrin qe e la te ndyhet e te merret nje tjeter se nuk u mbaruan shqiptaret e mençur qe mund te kandidojne per bashkine e Tiranes.

    1. Popull, logjika me thote se kunder ndertimit te kesaj rruge nuk u la mjet pa u perdorur, madje ne parlament e vajtuan keshtu: po pse e bete me 4 korsi e nuk e bete te pakten me 2 korsi”, dhe kur ajo u ndertua, sigurisht u ndertua ne rruge ilegale, si te ishim ne nje vend te pushtuar, filloi linçimi i z Basha. Kjo rruge u ndertua pa projekt, se te ishte per projekt ajo nuk do te ishte ndertuar kurre. Ketu tek kjo mungese e ka burimin besimi juaj se aty jane bere vjedhje (te pakten mos u beni qesharake e te thoni qindra miliona euro, uleni pak vleren qe te jeni me te besueshem) dhe andej buron edhe besimi im se investimi i Bashes per ndertimin e kesaj rruge ne kushte ilegalieti eshte veprim patriotik, seps dilni njehere andej nga rruga e te shikoni si rrjedh ajo rruge direkt e ne zhvillimin e mireqenien e gjithe shqiptareve.

      1. Ndertimi i rruges ne menyre ilegale per ty eshte veprim patriotik. Nenshkruesi i mareveshjes per kufirin detar qe hidhet poshte nga gjykata kushtetuese per shkelje te renda te kushtetutes, per ty eshte hero kombetar. Ministri i brendshem, forcat e rendit te te cilit vetem pak dite me pare vrane e per kete jane edhe te akuzuara zyrtarisht nga prokuroria per vrasje te njerezve me duar ne xhepa ne bulevardin e Tiranes, sipas teje duhet te mari meritat per modernizimin e policise, dhe ne fund fare, duhet, gjithmone sipas logjikes tende, te shperblejme ministrin e qeverise e cila deshtoi dhe e fundit ne evrope u fut ne regjimin e liberalizimit te vizave… me zgjedhjen e tij si kryetar te bashkise se Tiranes!!!

        Siç e sheh dhe vete, logjika qe perdor nuk eshte ajo e zakonshmja, popullorja, per te cilen librat thone se duhet te jete e thjeshte porsi drita e diellit, nje po, po e nje jo, jo. Kjo e jotja eshte e nje tipi tjeter, qe une si popull nuk arrij ta kap, me rreshket. Prandaj them, vazhdo vrej punen ti vllai se une s’te ndjek dot. Gabim te madh bera qe t’u drejtova por nuk te njihja me pare as ty e as logjiken tende krejt origjinale.

  31. Atehere dakort, shprehjen tende “akuze qe eshte e ndaluar te provohet” po e perkthej “akuze e provuar”, besoj se je i kenaqur. Por nuk nuk di nese ti ke degjuar se ne Hene ekuacioni 2+3=x zgjidhet 2+3=4.

    1. Prape nuk me ke kuptuar. “Akuze qe eshte e ndaluar te provohet,” nuk mund ta perkthesh as ne “akuze te paprovuar,” dhe as ne “akuze te provuar.” Por duke qene se ti e perktheve ne “akuze te paprovuar,” dhe prej andej dole ne konkluzionin se Basha eshte patriot, une nuk do rri duarkryq perpara propagandes tende, dhe do e perkthej ne “akuze te provuar” e prej andej do dal ne konkluzionin se Basha eshte hajdut. Lojen e nise ti. Propaganden e fillove ti, qe ne momentin qe the “Basha eshte patriot.” Tashti duro edhe anen tjeter te propagandes, kur thuhet se “Basha eshte kusar, mashtrues, hajdut, zhvates i ketij populli, horr, e te gjitha.” Ne mos, bejme nje pakt, tha, ti mos bej propagande, e une nuk bej propagande. Ti mos e quaj patriot, e une nuk e quaj hajdut. Po foli murit, tha, ky edhe paktet t’i merr per kercenime.

  32. Lulian, po pse te eshte mbushur mendja se je kaq i pakuptueshem, ti je lehtesisht i kuptueshem, nuk po te citoj çke thene, por te permend se a nuk ishe ti qe i kerkove Xha xhait perjashtimin tim nga blogu, duke e quajtur madje kete si “pastrim plehrash”?. A nuk eshte ky nje kercenim dhe madje burim kercenimesh per te me mbyllur gojen, ne nje kohe qe tek une gjen vetem mendime dhe jo sharje e ofendime te panumerta siç gjenden lehtesiht tek ty? C’domethene pakt per te mos bere propagande? Se duhet ditur kuptimi i kesaj fjale ne fillim. Mendimi i vetem qe une dhashe per Bashen ishte se ai ka investuar per patriotizmin dhe se kjo i jep bonuse per kandidaturen e tij ne Tirane, kjo nuk eshte propagande, nuk eshte as diçka e keqe, por diçka qe une e percetoj si realitet, por kjo shpreh njekohesisht edhe nje deshire timen qe ai te jete kryetari i ardhshem i bashkise ne Tirane. Por ti ke mendim te kundert, shume mire, argumentoje dhe kaq, per çfare duhen paktet nuk e kuptoj, kjo po qe eshte e pakuptueshme tek ty e s’po lodhem te gjej arsyen, vetem kaq ishte, pse e dramatizove aq shume. Pikerisht kete dramatizim te pafund, me lloj lloj mjetesh une e quaj propagande ose te pakten tip propagande. Nese une them nje mendim e ti e quan propagande kjo eshte puna jote, por po te jete per propagande per Z Basha vazhdojme me tej me :

    “Punen e tij kolosale ne drejtim te modernizimit te policise dhe te heqjes se vizave”.

    A nuk ndjeni ndopak gezim qe shqiptaret sot barisin lirshem e me dinjitet neper Evrope? Keshtu nese doni te vazhdojme me tej, vazhdojme por une po e le me kaq, pastaj varet nga ju, nese e nderprisni, e nderpres edhe une, e po te bej qejfin per te bere nje pakt, se pse çfare kisha per te thene per z Basha e thashe qe ne fillim. Madje thashe me shume se sa desheroja, te perseris se e permenda vetem per ate perpjekje te tij ne lidhje me rrugen qe per mua ishte me theks kombetar, per te tjerat me detyrove ti.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
error: Content is protected !!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: