ALIBI TË RREZIKSHME

Komisioni hetimor i grupit parlamentar të PD-së ua ka rikthyer qytetarëve shqiptarë modelin e gjyqeve popullore. Funksioni i këtyre lloj gjyqeve është dyfish. Nga njëra anë këto gjyqe, duke mos pasur ndëshkueshmëri të rreptë ndaj dëshmive të rreme, funksionojnë si makinë propagandistike, gjë që nga ana tjetër justifikon dhe legjitimon funksionin e dytë të tyre, dhunën policore të ushtruar nga shteti.

Kemi dëgjuar të gjitha marrëzitë që mund të dëgjoheshin në këtë komision hetimor. Që nga çadrat pistoletë, e deri tek përfshirja e presidentit, prokurorisë, SHISH-it, medias, opozitës, dhe qytetarëve të thjeshtë në puç shteti. Kemi parë edhe ushtrimin e hapur të dhunës policore, qoftë asaj vdekjeprurëse ndaj qytetarit më 21 Janar, gjë që ky komision justifikon në mënyrën më fashiste të mundshme, e deri tek ndërhyrja e policisë së shtetit në kompentencat e prokurorisë, duke i hequr kësaj të fundit të dyshuarit prej duarve.

U rikthye njëkohësisht edhe spektakli i protestës së PS-së. Ajo që filloi si një manifestim i mirëfilltë i mllefit popullor më datë 21 Janar, u transformua në një kortezh mortor të kryesuar nga PS-ja të premten tjetër, për t’u shndërruar përfundimisht në një tubim fushate elektorale me thirrjet “Edi Rama! Edi Rama!” të premten e tretë.

Ndërkaq, po rikthehet ngadalë edhe impotenca e mykur e analizës dhe e satirës. Është e vërtetë që në çdo mort individi gjen ngushëllim sa tek një moment izolimi, një moment ku mbetet vetëm me mendimet e veta, aq edhe tek humori dhe tek e qeshura. Sa i përket llojit të parë të ngushëllimit, njeriu ka arritur deri aty sa të shpikë një realitet krejt jashtëtokësor, vërtetësinë qiellore të të cilit është munduar ta mbështesë në gjithë sigurinë ngushëlluese të një arsyeje të kulluar. Sa i përket llojit të dytë, është e qeshura ajo që shërben si ngushëllim përballë vdekjes, së cilës askush nuk mund t’i shpëtojë.

Gjithsesi, e gjithë kjo nuk është veçse një tragjedi me shumë akte, e cila ose është shkruar dhe vënë në skenë në mënyrë që dhe ta kuptojnë të gjithë, gjë që nuk tregon gjë tjetër përveç injorancën time në këtë fushë, ose nëse nuk është shkruar, si çdo tragjedi, ajo ka arketipin e vet, të cilin po mundohem ta vë në dukje më poshtë.

Imagjinoni një teatër ku luhet një version minimalist dhe pak ndryshe i Othellos, mes tre aktorësh, përballë një publiku të përbërë nga të gjitha nivelet e shoqërisë. Dy personazhet mashkullorë janë në rivalitet për të fituar zemrën e personazhit të tretë, e cila është femër. I pari, Othello, është një vrasës buzagaz e i dlirë i cili tallet gjatë gjithë kohës me tjetrin, Jagon, një hajdut i paskrupullt femrash, i njohur për indençencë publike. Dezdemona jonë, faktikisht, ia ka falur zemrën vrasësit buzagaz e të dlirë, por disa makinacione prej hajdutit të paskrupullt, bëjnë që kjo të përballet, madje dhunshëm, me të dashurin e saj, me vrasësin buzagaz, i cili në një moment gjaknxehtësie, e vret Desdemonën.

Por, ky inskenim, perveçse minimalist, është edhe paksa postmodern. Pistoleta e përdorur në skenë nuk është lodër, por e vërtetë, dhe vdekja e Desdemonës është njëkohësisht edhe vdekja e aktores. Kjo bën që publiku të bëhet aktor kryesor.

Dhe ç’ndodh. Fillojnë interpretimet. Dikush thotë se nuk duhet shkuar më në teatër. Dikush tjetër sugjeron se janë të dy njësoj fajtor, si vrasësi buzagaz, si hajduti i paskrupullt. Dikush qesh me makinacionet e njërit, dikush me të tjetrit. Një vë kujën, një zgërdhihet. Dikush tjetër fillon e qesh me qesëndi babloku duke shtuar se paska ardhur puna deri aty sa vdekja të jetë reale në skenë që teatri t’u quaka realist. Ndërkaq, mes gjithë kësaj orgjie interpretimesh, e analizash, sa profesioniste e sa jo, mes gjithë kësaj kakofonie ndjenjash e pasionesh, të qeshurash e të qarash, sa të sinqerta e sa të shtira, vjen e premtja tjetër, dhe në skenë janë të njëjtët aktorë, por kësaj rradhe me një Desdemonë të re.

Gjithçka përsëritet nga fillimi. Desdemona është në dashuri me vrasësin buzagaz, hajduti i paskrupullt e mashtron në lidhje me të, të cilin Desdemona e përballon dhunshëm, ai e vret, pistoleta është e vërtetë, jo vetëm Desdemona, por edhe aktorja vdes, analistët analizojnë, kllounat qeshin, kujvënësit vënë kujën dhe sërish e sërish kthehen të premten tjetër.

Me pak fjalë, kjo është tragjedia e 21 Janarit, ku shteti qëlloi mbi qytetarët e vet me forcë vdekjeprurëse. Dhe kjo është tragjedi në plot kuptimin e fjalës. Qytetarët besuan tek demokracia. Besuan tek liria e fjalës dhe e protestës, besuan se duke dalë në rrugë e duke i bërë presion shtetit, shteti mund të vihej në shërbim të tyre. Por si çdo hero tragjik, fati i tyre u përcaktua nga ajo që nuk dinin. Dhe kjo është se ende sot e kësaj dite, pas gati 100 vjetësh pavarësi, pasi gati 70 vjetësh fitore mbi fashizmin, e pas 20 vjetësh fitore mbi diktaturën më të egër staliniste, në 2011-ën, shteti të vret.

Por kjo është vetëm tragjedia e 21 Janarit. Tragjedia ende më e madhe po zhvillohet më pas. Dhe kjo është mungesa e kurajos morale dhe intelektuale për të rënë dakord unanimisht, dhe pa asnjë lloj kompromisi, se shteti nuk mund të vrasë, dhe se protesta nuk do të ndalë deri sa vrasësit dhe përgjegjësit politikë e ligjorë të dorëhiqen përfundimisht nga skena politike e të dorëzohen drejtësisë. Kjo mungesë kurajoje morale dhe intelektuale shprehet në formën më tragjike duke ngritur alibi pas alibie, iluzion pas iluzioni, sa besimin se asgjë nuk mund të bëhet, përveçse të ngushëllohemi duke qeshur me “rrena, provokime, marrëzi e qyfyre,” apo duke analizuar pa fund gogolët e mundshëm që mund të cënojnë “stabilitetin në rajon,” e sa duke u marrë me lojën e aktorëve në skenë.

Nuk ka as edhe një paradoks logjik në atë që thotë Edi Rama. Perëndimorët të mos bëjnë sikur gjithçka që nuk do e lejonin në vendet e tyre, në rajonin tonë është në rregull. Nëse ka qofte edhe një kauzë të vetme rreth së cilës nuk mund të tolerohet as hipokrizia perëndimore, dhe as mungesa e kurajos intelektuale dhe morale, kjo është lufta kundër tiranisë. Dhe le të mos bëjmë sikur këtë argument mund ta fëlliqi cfarëdo hajduti i paskrupullt që e keqpërdor. Vlefshmëria e ad hominemit, në daç rrethanor, në daç personal, është e mirëkuptuar dhe e mirëpranuar. Por kjo vlefshmëri nuk mund të vij me koston e zhvleftësimit të një argumenti që është universalisht i saktë.

Së fundi, pak rëndësi ka se kush është në krye të një shteti që vret qytetarët e tij. Mund të jetë Lenini, mund të jetë Stalini, Hitleri, Mao, Enveri, Mubarak a Berisha. Në thelb kjo është e njëjta gjë, e përderisa këta janë njerëz në krye të një shteti që vret, këto shtete janë njësoj. Nuk ka rëndësi as konteksti historik, e as konteksti gjeografik këtu. Çfarëdo qoftë mënyra apo konteksti specifik se si shteti arrin deri në atë pikë sa të vrasë qytetarët e vetë, në momentin që kjo pikë arrihet, hyjmë në territore ahistorike, akontekstuale, atemporale, të cilat përcaktohen nga Ligji Natyral, ku jo vetëm qëllimi i ligjeve njerëzore dhe rendeve kushtetuese është e mira e përbashkët dhe garancia se shteti nuk cenon jetën e qytetarit të vet, por ku dhe lind detyrimi dhe obligimi moral para së cilit duhet të binden të gjithë, e intelektualët të parët, e jo para ligjeve tiranike të njeriut. Pasi ç’intelektualë jemi nëse merremi me analiza boshe e nuk e kemi kuptuar ende se

Ligji mund të jetë i padrejtë duke qënë kundër të mirës njerëzore… si atëherë kur një autoritet ushtron mbi subjektet ligje të rënda, që shërbejnë jo për të mirën e përbashkët, por për narcisizmin dhe lavdinë e tij… Këto janë akte dhune e jo ligje, pasi siç thotë Agustini, një ligj që nuk është i drejtë, nuk është ligj fare.

Aquinas ky më lart. Gjithçka tjetër është alibi e këtyre akteve dhune, dhe jo thjesht e guximshme, por alibi e rrezikshme. E këto alibi mund të marrin lloj lloj formash në lloj lloj kontekstesh, por që nuk munden kurrë të zbehin detyrimin për të rrëzuar tiraninë, në çfarëdo periudhe të njerëzimit të shfaqet kjo, e mbi çdo popull u shfaqtë.

Nuk ka komente

  1. Loja me Komisionin hetimor: http://www.mapo.al/index.php?z=blog&bcategory=Roland%20Lami&id=635

    ___

    Nje ide-sugjerim per PTF ne keto kohe debatesh…po sikur te hapnit tema-pyetje, hidh nje pyetje dhe leri njerzit ti pergjigjen, si p.sh. Pse ka kaq rendesi cfare thone nderkombetaret per krizat politike shqiptare? Kush/cfare i jep peshe fjales se tyre?

    🙂

    Ose artikuj te shkurter mbase?

    _______

    Nga gjithe keto artikuj nga autoret e blogut per situaten poltike, mire do ishte te kishte dhe nje per lojen jashte-intitucionale te politikes shqiptare.

    Do thoni beje vete. Ok.

    Por e kam fjalen, jemi qe jemi duke vene ne dukje gjerat flagrante (sa shume ne sa pak kohe, dhe sa pak ne sa shume kohe/20 vjet)…

  2. Ne gjithe komentet dhe arsyetimet qe ofrohen, mua me shqeteson shume a jo pjesa e marrjes persiper te perfaqesimit te “popullit/qyetetareve.” Eshte nje truk i vjeter sa vete politika. Prandaj bota e qyteteruar ka krijuar ato mekanizmat qe mund te mos jene te persosura e gjithnje funksionale, por te pakten sherbejne si shina nga ku duhet te shkoje e ardhmja. E kam fjalen per zgjedhjet, votimet, vendimet e gjykatave, forumet publike (ose jo) ku palet argumentojne te drejten ose padrejtesite, mediat qe i reflektojne etj. Edhe protestat patjeter si mjet demokratik i shprehjes se pakenaqesise.

    Ne Shqiperi, pasi injorohen me vite gjithe format paqesore te komunikimit dhe forumet qe i bejne te mundura komunikimet fryt-dhenese, kalojme tek format e dhuneshme. Dhe domosdo, me apo pa autobuza, me ose pa pagese, te dyja partite e medha mund te skenojne protesta te hatashme, ku “populli/qytetaret” shprehin deshirat e tyre, dhe ku edhe vriten here pas here ne rremuje e siper. Dhe shkojme nga lufta civile ne lufte civile me ballin lart e varrezat plot.

    Askund neper keto komente nuk shoh te shqetesohet njeri per CIKLIN. Te gjithe me ngjajne te rreshtuar ne kauzat e momentit, dhe presin te hipin ne autobuzin blu ose te kuq respektivisht me nga anojne interesta e tyre, te komshinjve, miqve apo armiqve.

    Ato qarravijet per vleren e institucioneve nuk i degjuam per zbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per rezultatet e zgjedhjeve. Nuk degjuam thagma per te vraret pas Gerdecit, sepse te dyja partite kishin gisht ne ate maskarallek, dhe i sheshuan gjakrat shume shpejt midis tyre.

    Le te ish bere 21 Janari per Gerdecin, dhe dilja dhe une e vritesha per drejtesi dhe per denimin e korrupsionit vrases. Ata te peticionit mbase ishin utopike dhe nuk e maten mire, por qe politika dhe politike-berja ne Shqiperi eshte si ai peshku i qelbur nga koka e nga kembet, nuk ka asnje dyshim.

  3. Askund neper keto komente nuk shoh te shqetesohet njeri per CIKLIN.

    Sepse flet emocioni (shpesh militant) jo logjika. Kete synojne dhe Berisha me Rama me retorikat e tyre, dhe persa nuk flet kush per keto qe thua, ata jane ne ujrat qe duan. Perndryshe do ti duhej te adresonin dhe keto ceshtje, procesin, ciklin qe thua.

    Eshte shume qesharake kur kjo retorike ze vend dhe tek ata qe s’jane pjese perfituese e torte-ndarjes. Po aq qesharake sa kauza “Hap kutite ose largohu”, ose sa deklaratat e Berishes per pemet frutore permbi kufomat e 21 janarit.

    Ne gjithe keto retorika e debate publike mungojne me shume (ose jane me te rralla) pikerisht ato me te rendesishmet, ato qe e cojne ujin tek thelbi i problemeve. Ky eshte padyshim nje ‘efekt anesor’ i polites dhe mediave, midis te tjerash.
    ______

    Pa lidhje direkte, por qe ja vlen te diskutohet: Mustafaj: Të demokratizohet PD http://top-channel.tv/artikull.php?id=203395

  4. Tragjedise ia njohim aktoret, po skenarin kush e shkruajti?

    Ndoshta Kadare hedh drite mbi autorin e vepres kur shkruan si me poshte (citim nga shkrimi i fundit):

    “U bë një luftë në Ballkan, nga ato për të cilat thuhet «u tund bota». U cilësua kjo si «luftë morale», tepër e rrallë në histori, dhe në të vërtetë ashtu ishte: luftë kundër një masakre, një shpërnguljeje, një tmerri, në emër të mbrojtjes të së drejtavze njerëzore. Shqiptarët u gjendën në qendër të saj, ndaj e thënë shkurt, lufta u bë për ta. Si rrjedhojë harta e Ballkanit , dhe jo vetëm harta, ndryshoi. Në një këndvështrim më të epërm kjo luftë pak a shumë mund të quhej : rivendosja e një drejtpeshimi të prishur.
    Pas kësaj, ishte e logjikshme që shteti historik i shqiptarëve të merrte vetvetiu një rol stabilizues në gadishull. Po aq sa ç’ishte e pritshme që Serbia e ndëshkuar të merrte rolin e kundërt: ta prishte drejtëpeshimin. Ajo do të bënte çmos ta kthente kokëposhtë këtë gjendje. Të vërtetonte se ndërhyrja europiano-amerikane, ajo që me krenari ishte quajtur morale, s’kishte qenë e tillë. Që prodhimi i saj, shteti i ri i Kosovës, qenë një dështim. Se veç rikthimi në gjendjen e vjetër , do të kthente normalitetin.
    Për këtë Serbia do të përdorte çdo mjet. Raporti i famshëm i organeve, në thelb zëvëndësimi i një ngjarjeje historike, me një rrëfenjë sensacionale me vampirë, të ngjashme me mitin e vrasjeve rituale, akuzë e njohur kundër hebrejve, ishte njera nga përpjekjet.
    Kosova dhe Shqipëria u gjendën të papërgatitura.”

    A thua ishte e rastesishme ngjarja e 21 Janarit, pikerisht kur ne Asamblene Parlamentare diskutohej raporti i Dick Martit?

    1. “A thua ishte e rastesishme ngjarja e 21 Janarit, pikerisht kur ne Asamblene Parlamentare diskutohej raporti i Dick Martit?”

      Cilin, ate qe votoi vete Ilir Rusmaili ?

      🙂

    2. Pyetje: kur thua a ishte e rastesishme ngjarja e 21 Janarit, e keni fjalen per a) organizimin e proteste/demostrates, apo b) per vrasjen me arme zjarri nga garda e republikes te 4 njerezve te cfaredoshem dhe te pa armatosur ne bulevard?

  5. “…se protesta nuk do të ndalë deri sa vrasësit dhe përgjegjësit politikë e ligjorë të dorëhiqen përfundimisht nga skena politike e të dorëzohen drejtësisë.”

    Me sa më sipër Lulian, asgjë nuk të dallon nga inciatorët e gjyqeve popullore, brenda modelit që kritikon.
    Çuditem pse ende kërkesat kërkohen të gjenden në njerëz e jo në akte. Ai që ka vrarë, e që mund të vrasë sërish nëse nuk suprimohet është një akt brenda ligjeve të vendit që thotë se në aksh rrethana e vende qëllohet. Kërkesa kanalizohet vetëm drejt gjetjes së një koke turku. Asgjë tjetër nuk ndryshon. Turma do ngrihet mbas x vitesh, ca tipa do ushtrojnë dhunë, dikujt do ti lëshohen nervat, dikujt, gjuha, dikujt gishti, dhe y qytetarë ne do ti qajmë sërish; mbase jo të vrarë para kryeminstrisë por para ndonjë godine tjetër. A nuk u ulën më në fund gjendjet emocionale, për ti lënë vend gjendjeve të shëndetshme mendore, ku, nëse duket e arsyeshme, e argumentohet se selitë, godinat nuk janë institucionet, garda a rojet e gjithllojëshme të saj, në asnjë rast nuk mund të qëllojnë mbi njerëzit, përveçse kur njerëzit 1. kanë drejtuar armën, 2. janë në tentative për të rrezikuar jetën e institucionit (presidentit) apo kujt tjetër titullar institucioni.
    Vërejtjen tjetër ta kam me gjatësinë e fjalisë, që është si ato hapat për të shmangur pellgjet, e që ta lëshon këmbën në ujë që ujë. Përgjegjës politikë, për sa ndodhi jemi të gjithë. Përgjegjësit ligjorë, psh, ata që i kanë shkruar aktet, duhet të mos merren me politikë e besoj i takojnë administratës që bëri rrethimin e ndërtesës së kryeministrisë. Ne s’mund të dorëhiqemi përfundimisht, ata s’kanë si të dorëhiqen përfundimisht, dheee- pse përfundimisht, e jo të kryejnë dënimin në ju takon e bujrum?
    Rikonsideroji citimet e kritikëve të teatrit edhe nën këtë lupë.

    1. “Me sa më sipër Lulian, asgjë nuk të dallon nga inciatorët e gjyqeve popullore, brenda modelit që kritikon.”

      Mbase, por “iniciator” eshte fjale e rende. Iniciatori eshte tjeter kund. Komisioni hetimor po tregohet per dite e me shume, vete prokuror, vete gjykates, vete polici, e vete perfitues. Une nuk po propozoj shkaterrimin e “checks and balances,” pasi kjo po shkaterrohet nga Komisioni Hetimor, por te kunderten. Une nuk po propozoj protesten per hir te protestes, por per hir te rikthimit te pavaresise se institucioneve. Me vjen keq qe nisesh vetem formalisht per te gjetur kryekeput te njejten gje. Formalisht edhe qendron ajo qe thua. Por kjo nuk eshte forme e propozuar apo e inicuar nga une.

      1. Une nuk po propozoj protesten per hir te protestes, por per hir te rikthimit te pavaresise se institucioneve.

        Protestat e Edi Rames do rikthejne pavaresine e institucioneve? Seriozisht?

        Po ky njeri ka dy vjet qe injoron dhe anashkalon te gjitha institucionet; Kuvendin, Gjykatat, Prokurorine, te gjitha, pikerisht nepermjet protestave.

        I gjithe strumbullari, ose me mire berthama, e ketyre perplasjeve qe kulmoi me 21 janarin ishte akuza e vjedhjeve te zgjedhjeve, dhe ky beri cdo gje per te nxjerre ne pah kete pervec drejtimit ndaj institucioneve, gjithe duke thene qe te gjitha institucionet jane nen sqetullen e felliqur te Berishes. Kjo pikerisht se e vetmja gje qe nuk deshte ai me parullen bajate “hap kutite” ishte hapja e kutive, ndaj dhe ja kerkonte kete Berishes, jo institucioneve.

        Tani doli qe ato institucionet e tjera qenkerkshin puciste, dhe pra kunder Berishes, perderisa ky i fundit i ka hapur lufte te gjithave.

        Pavaresisht, jam kurioz te di si funksionon kjo formula e protestave, si fitohet pavaresia e institucioneve me protesta para zyres se Sali Berishes.

        1. “Protestat e Edi Rames do rikthejne pavaresine e institucioneve? Seriozisht?”

          Seriozisht? Jo per gje, po seriozisht, e kemi zakon ne t’i biem verdalle e verdalle, rrumbullak e rrumbullak. Sa per qind duhet te bie dakord me ty ne lidhje me faktin se Edi Rama duhet t’i kthehet rrugeve institucionale qe mos e bejme me kete muhabet bashke? Apo kur degjon fjalen “proteste” te duket se behet fjale vetem per proteste te Edi Rames? A ka ndonje shans qe te biem dakord mbi ca terma, se protesta trajtohet si spektakel nga Rama, por qe gjithsesi kjo nuk do te thote se protesta nuk mund te jete legjitime? Seriozisht.

          1. Prap s’e kuptova i nderuar, si fitohet pavaresia e institucioneve me protesta?

            Sot, sic thote Fuga, duhet patjeter qe drejtesia te veproje. http://www.mapo.al/index.php?z=blog&bcategory=Artan%20Fuga&id=639

            Le te leme pra te veproje prokuroria e gjykatat, dhe ta mbajme fokusin aty dhe te kerkojme pergjegjsite pasi te kete folur drejtesia, jo te bejme diversione me protesta nje here ne jave pas Rames per kauza kutiste e me the te thashe dhe pra te nenvleresojme keto institucione.

            Institucionet nuk permiresohen duke i anashkaluar, aq me pak duke i bojkotuar.

            Opozita nuk ka kuptim te beje thirrje per zgjedhje kur ketu e dy vjet nuk shkel ne Kuvend me preteksin e zbardhjes se rezultateve te vjedhura. Po si do zgjidhet kjo puna e zgjedhjeve te shkuara pa ndryshuar asgje dhe me berjen e zgjedhjeve te reja me te njejtat procedura e me te njejtin kod dhe me te njejtit njerez qe administrojne zgjedhjet? Kjo pera eshte moto e radhes per Edi Ramen qe ben protesta.

            E juve ne vend qe ti kerkoni te kthehet ne Kuvend dhe ti pervishet punes per keto dhe te tjera ceshtje, i thoni na pri o lider ne protesta cdo te premte, se do bejme revolucion me takim tek Berisha cdo te xhuma, Friday Day Fever.

            P.S. Te ka marre gazeta Lulian 🙂 http://www.shekulli.com.al/2011/02/07/ne-21-janar-qytetaret-besuan-te-demokracia-por.html

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: