Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Politikë

ÇFARË PRESIM

Presim prej autoriteteve që të ndriçojnë sa më parë dhe në hollësi çfarë ndodhi pikërisht gjatë protestës së djeshme të opozitës në Tiranë.

Sulmet politike, akuzat e përgjithshme, kërkimi i përgjegjësive në planin moral ose abstrakt vetëm sa e irritojnë edhe më publikun.

Deklaratat që nisin me “Edvin Kristaq Rama” duhen interpretuar tashmë si ftesa për të fikur menjëherë televizionin.

Ndoshta është momenti të ngrihet ngutshëm një komision hetimor, mundësisht nga Kuvendi Popullor, nën drejtimin e një eksperti të parreshtuar politikisht, për të hartuar dhe bërë publik pa vonesë një raport urgjent për ecurinë e ngjarjeve.

Tre protestues u vranë atë ditë, shumë të tjerë u plagosën. Këta të tre i vrau dikush, pati gishta që shkelën këmbëzat e armëve, mund të ketë pasur edhe urdhra që i vunë ata gishta në lëvizje.

Asnjë prej të vrarëve nuk e la kokën në përleshje e sipër me forcat e policisë; plumbat thuhet të kenë ardhur nga larg, prej dritareve të ndërtesave ose tarracave.

Janë qëlluar jo sikur të ishin në qendër të një kryeqyteti europian, por sikur të ishin në shënjestër të gjakësit në bjeshkë.

Komisioni hetimor duhet të bëjë të pamundurën për të hedhur dritë mbi dinamikën e vrasjeve dhe identifikuar autorët e tyre.

Natyrisht, policia nuk do të ketë pasur urdhër të shtinte mbi protestuesit, çfarë e bën edhe më urgjente nevojën për hetime. Kush vrau dhe për ç’arsye? A ka pasur ndokush tjetër, veç forcave të policisë, urdhër për të qëlluar turmën? Nga kanë ardhur plumbat? Të çfarë lloji kanë qenë?

Ende nuk dimë nëse policia po bën vetë hetime brenda për brenda; ende nuk dimë nëse urdhër-arrestet kundër “drejtuesve të lartë të Gardës” janë zbatuar; sikurse nuk dimë nëse Prokuroria mund të arrestojë, teknikisht, drejtues të lartë të Gardës.

Deklaratat e deritanishme të pushtetarëve kanë tingëlluar dekurajuese: të vazhdosh me avazin se ata të tre “i vrau Edi Rama” është të tallesh me publikun dhe me kujtimin e të vrarëve, duke iu prezantuar si agjitator rrugësh.

Për qeveritë thonë se “e kapin lepurin me qerre.” Pikërisht tani është momenti që qeveria e drejtuar nga Kryeministri Berisha të lëshojë qerret që i kanë mbetur, për të kapur lepujt vrasës – para se nxitë kundër-mitingje dhe ta ngrejë edhe më tensionin në Tiranë, në mos në mbarë vendin.

Edhe në këto momente krize, kur i kontestohet legjitimiteti si kurrë më parë, qeverinë duam ta shohim të qeverisë.

Publiku ka nevojë për një ekzekutiv në krye të punëve, që po i jep përparësi absolute zbardhjes së vrasjeve.

Veç të vrarëve, ka edhe një numër të plagosurish me armë zjarri, duke përfshirë këtu edhe gazetarë të mediave. Këta të plagosur mund të merren në pyetje dhe të japin informacion të vyer për dinamikën e të shtënave: nga u erdhën plumbat dhe pse.

Ka shumë materiale video që duhen analizuar kuadër pas kuadri, ka me qindra dëshmitarë okularë që duhen marrë në pyetje.

Të shfaqesh para kamerave për të vazhduar me të njëjtë retorikë të dalë boje si një javë më parë nuk mund të tolerohet më.

Edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare ose ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Tiranë nuk ka arsye pse të vazhdojnë me thirrje për qetësi, të cilave nuk ua vë veshin kush; por, nëse vërtet janë të interesuar për ta ndihmuar Shqipërinë dhe institucionet e shtetit shqiptar, të kërkojnë hetime të menjëhershme të ngjarjes dhe veçanërisht të vrasjeve.

Tensioni në Shqipëri është real, por le të mos harrojmë se atë po e acaron keqas edhe karakteri ende abstrakt i konfliktit – i cili nuk lë shumë vend për shkëmbime konkrete, manovra taktike dhe kompromise. Ndriçimi kriminalistik i ngjarjeve të djeshme në Tiranë do të jetë një hap i mirë në drejtimin e duhur.

Pa Komente

  1. Ke plotesisht te drejte jo vetem ne parim por, edhe praktikisht do te ishte levizja me e urte per te fashitur gjakrat.Qe te kete efekt duhet bere menjehere brenda pak ditesh.Por s’kam asnje shprese kur kujtoj 26 te vraret e Gerdecit , qe edhe pas tre vjetesh s’ka asnje drejtesi, asnje pergjegjesi, te pakten asnje ” na falni”.
    Sidoqofte,dua te te them se e vleresoj shume angazhimin tend qytetar keto dite tejet te renda.

  2. Si te mos mjaftonte stili “o pushtetin e rashe e vdiqa” i Rames, kunder-mitingu i Berishes (apo qofte dhe vetem anuncimi i tij) i ka te gjitha shanset per ta bere kete gjendje shume me katrahure se c’eshte. Te dyja palet po ushqejne mediat e opinionin publik me pilula zanore (ne mungese te nje perkthimi me te mire per “sound-bytes”) te pamatura e te rrezikshme.

    Nga njera ane Rama e krahu i tij flasin gjithnje e me teper jo per “opozitare” por per “popullin”. Dhe kjo s’ka se si te mos i bjere rende ne stomak Berishes, nje populisti delirant. Mundesia per te folur per “popullin” si mbeshtetes, duke e rrefyer ate me gisht teksa eshte i mbledhur ne rruge, eshte nje avantazh retorik qe Berisha nuk e ka ne kete moment. Natyrisht, Berisha e te tijte flasin per “shtetin” dhe per “institucionet” por, sinqerisht tani, cili nga keto nocione ka fuqine qe ka “populli” qe te ngacmoje emocionalisht e te mobilizoje deri ne veteflijim shqiptaret ne kushte te tilla? (Mua me duket se ne jemi kushtezuar qe femije per kete).

    “Popullin” ua tregon te merkuren Berisha atehere! Ka njeri dyshim se ai mund te mbledhe nje mase njerezish akoma dhe me te madhe?

    Nga ana tjeter, pilula zanore e djathte duket te jete “kriminelët dhe të droguarit e Edi Ramës”. Vetem se homazhi per tre prej ketyre “krimineleve e te droguarve” eshte preteksti i mbledhjes se “popullit” te merkuren. A thua do t’i shperthejne temthat Berishes dot nga ky konflikt kognitiv. (Yeah, right!) Momentin qe ka rene viktima e pare, eshte idiotizem aq sa c’eshte e pahijshme dhe tejet e rrezikshme, te vazhdohet me “kriminelet e te droguarit” (edhe sikur keshtu te ishte vertet), lere pastaj ta degjosh dicka te tille te perseritur e te perseritur. Edhe nje dite me pas. Dhe nder te tjeret, edhe nga Meta!

    .

  3. “Edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare ose ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Tiranë nuk ka arsye pse të vazhdojnë me thirrje për qetësi, të cilave nuk ua vë veshin kush; por, nëse vërtet janë të interesuar për ta ndihmuar Shqipërinë dhe institucionet e shtetit shqiptar, të kërkojnë hetime të menjëhershme të ngjarjes dhe veçanërisht të vrasjeve.”

    Thirrjet per qetesi dhe per te mos nxitur e shkaktuar dhunen nuk perjashtojne thirrjet per hetime, dhe te huajt i kane bere te dyja.

    E kam teper te veshtire te kuptoj ne keto momente irritimin me, apo mospranimin e, thirrjeve per qetesi dhe per te mos shkaktuar dhune, sidomos kur vijne nga pale qe s’jane pjese e konfliktit.

    Jo shume larg, rrotacioni i pushtetit me dhune dhe perdorja e popullit si mish per top solli mijera te vrare. Pak a shume te njejtat figura jane keta qe perballen sot per pushtet. Ekuacini s’eshte i veshtire per tu zgjidhur, pra.

    Thirrjet per te denuar dhe mos shkaktuar dhune jane gjeja paresore, nese vertet duam te mos kete viktima te tjera dhe te sqarohen gjerat.

    Nese duam te behemi pjese e konfliktit, per arsye urrejtje te njerit apo simpati te tjetrit, eshte tjeter gje… atehere s’na rri mire kjo kemisha e denimit te dhunes.

    Ose kur jemi polarizuar per pasoje.

    1. “Jo shume larg, rrotacioni i pushtetit me dhune dhe perdorja e popullit si mish per top solli mijera te vrare. Pak a shume te njejtat figura jane keta qe perballen sot per pushtet. Ekuacini s’eshte i veshtire per tu zgjidhur, pra.”

      Sali Berisha duhet te jape dorheqjen bashke me qeverine e tij. Pas kesaj ai dhe shume ministra te tij duhej te ndiqen penalisht dhe te denohen me burg, por meqenese kjo eshte do te ishte akoma “endrra ne diell” per realitetin ne shqiperi, atehere Sali Berisha duhet te dale ne pension dhe te luaje letra dhe/ose domino nga liqeni me mikun, udheheqesin historik te PS, zotin Fatos Nano.

      “Thirrjet per te denuar dhe mos shkaktuar dhune jane gjeja paresore, nese vertet duam te mos kete viktima te tjera dhe te sqarohen gjerat.”

      Meqenese Sali Berisha nuk do e jape dorheqjen por do vazhdoje karshillekun (si Laurent Gbabo ne Bregun e Fildishte – Afrike), atehere kjo do te arrihet nepermjet pasjes se viktimave.
      Logjika e te pranuarit de facto te udhehiqesh nga nje rast psikiatrik, ne emer te ruajtes se “paqes” dhe ruajtjes se frymeve njerezore; mund te jete nje kompromis efektiv i perkohshem por absolutisht i pamundur ne planin afatgjate.

      Persa i perket te huajve; une punoj ne ambient diplomatik, dhe nje gje e kam kuptuar mire; se problemet ne shtepine tende me se i miri i zgjidh vetem TI.

  4. Perpara se te shfaqeshin pamjet filmike dhe fotot e vrasjeve (paster) te dy qytetareve qe nuk ishin fare ne pozicione sulmuese; njeri duke ecur jashte deres se Kryeministrise dhe tjetri mbi postin e mediave, Imami, Olldashi dhe Berisha nxituan te thone qe vrasjet jane bere nga Ton Doshi me plumb mbrapa veshit. Ky eshte nje faj i tmerrshem qe ata te tre bene. Cfare u mbetet tani atyre pasi u pa se nga jane qelluar viktimat.

    Permbysja e rregjimit totalitar te Berishes do te vije nga jugu dhe ai duhet zbuar jashte vendit se po te jete ketu ai do te prese perseri tete vjet te tjera.

    Naten dhe pa pizhame fare.

    Nuk e kam idene se sa me i mbrapsh ishte Zelaya. Saliun e di.

  5. Po i kerkon Berishes te fuse veten ne burg o xha xha ?

    Duket qarte nga filmimet qe rreshti i dyte mbrojtes, i perbere nga gardiste e besnike te Berishes, kishte urdher te mbronte territorin e kryeministrise duke shtene me arme.

    Vrasjet jane kryer jashte territorit te kryeministrise, keshtu qe vetem besnike te Berishes, mund ti kene kryer, qofshin civile, gardiste apo forca speciale te policise.
    Keta jane treguar shume te zellshem, ndoshta me urdher direkt nga Sala ne nje moment paniku ose ndoshta edhe me urdhera te paqarte qe u kane lene dore te lire, kete nuk kemi si ta dime po s’na e thane vete.

    Tani qe ndaj ketyre besnikeve Sala te marre masa eshte e pakonceptueshme, se ata i duhen prape atij, keshtu qe keto thirrjet per drejtesi nuk e di se ku e kane hallin.

    Keta besnike qe shkelen kembezen jane kriminele, se vrane 3 veta e plagosen me dhjetera jashte territorit te kryeministrise, po kur krimineli vepron ne emer te shtetit, atehere s’ke ça te besh, o do marresh edhe ti kallashin o do e qepesh gojen e do rrish urte.

    Tani Tirana nuk eshte Vlora do thote ndokush, e vertete , se ne Vlore do kish plasur keq po te kishte 3 te vrare, keshtu qe Tiranes nuk i ngelet veçse te rrije urte.
    Te jete per Tiranen, Sali Berisha e mban pushtetin 100 vjet!

    Nga ana tjeter, Garda eshte repart ushtarak, eshte budallek te gjuash nje repart ushtarak me gure, apo te presesh qe te gjuaje me plumba plastike. Reparti ushtarak te keput ne mes, po kete ne Shqiperi shume pak veta e kane parasysh.

    Ceshtjen une e shtroj keshtu.
    Turma nuk dinte ça te bente, biles edhe perleshja me policine para kryeministrise s’kishte asnje kuptim, ja e çave kordonin policor, po pastaj çfare do besh ?
    Ca kuptimi kishte thyerja e nje porte me makine ?

    Turma u çua para kryeministrise si cjapi tek kasapi, as objektiva, as organizim, as dreq e shejtan.

    Tani mesa po duken bathet do lozet me te ngecur derrin maç, kujt t’i ngece do e haje, po do i ngecet popullit dhe paria serisht do ja hedhe bythes.
    E hengre prape o popull, te befte mire, lojera te tjera do behen ne emer tend tani deri ne zgjedhjet lokale dhe ti e do e hash prape.

    1. Po eshte e vertete kjo qe thua. Per Tiranen ai nuk pyet. Ai ka aritur qellimin e tij te mbrapsht qe ta ndaj Shqiperine ne dysh. Ai e di qe jugu nuk e do. Dhe eshte pikerisht jugu; fare mire Vlora qe mund te shpall mos njohjen e autoritetit te kesaj qeverie, me arsyen e plote si shtet te kapur ne te gjitha nivelet nga nje bande kriminale me ate ne krye. Deri kur do te pritet ky njeri kriminel, maniak kolltuku dhe delirant fotografish qe te na neperkembi?

      Tmerri me i madh me te eshte genjeshtra qe e ka te persour dhe armen vdekjeprurese ndaj kundershtareve.

      Le te mesojne te tjeret qe do vijne pas tij qe nuk ka pushtet pa kufi dhe te perjetshem.

      Kesaj rradhe jane te gjitha provat per ta debuar nga vendi kete njeri antipopullor te neveritshem.

  6. Nën thundrën e përdhunës
    Duke ndjekur nga larg ngjarjet e ditës së djeshme në Tiranë të pushton një indinjim dhe dëshpërim i thellë. Pas 21 vitesh ne tranzicion shteti shqiptar le shumë për të dëshiruar nga çdo anë. Është shumë e vështirë të ndalesh diku për të theksuar mes një stuhie ndjenjash dhe mendimesh rreth situatës në Shqipëri, rreth mjerimit të shoqërisë sonë.
    Është vetë ngjarja, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Është banaliteti me të cilin pasqyrohet dhe komentohet mbi këtë ngjarje nga institucionet politike dhe mediatike. Është mjerimi i atij populli dhe hipokrizia e thirrjeve për paqe dhe qetësi. Është konfuzi rreth synimeve dhe prioriteteve që duhen vendosur nga momenti që për njëzet vjet akoma nuk kemi dalë nga qorrsokaku që po ndjekim.
    Veç le ti marrim gjërat nga e para. 3 qytetarë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Në çdo vend tjetër i cili do pretendonte se i përmbahej normave dhe rregullave të demokracisë, reagimet do ishin të papërballueshme. Nuk do kishte asnjë justifikim, veç një heshtjeje dhe dënimi të menjëhershëm të autorëve moral dhe fizik. As që nuk diskutohet se vetëm të verbëritë mund të spekulojnë se cilët janë ata. Qeveria që dha urdhrin dhe forcat e gardës dhe të policisë që e zbatuan me mënyrën më çnjerëzore.
    Nuk futemi fare në mundimin të diskutojmë mbi reagimet e demonstruesve. Në vendin e njerëzve të paskrupullt, të cilët në momentin që me mijëra shqiptarë janë pa çati në kokë, rrojnë si mbretër, nuk mund të bësh thirrje për qetësi. Nuk mund ti kërkosh atij që sheh mjerimin në sytë e fëmijëve të tij dhe vetë është i papunë dhe pa shpresë të ruaj gjakftohtësinë. Duhet ti vësh para përgjegjësisë ata që mbyllin sytë para padrejtësive për të mos prishur rahatin personal, duke harruar se fatkeqësinë e komshiut do ta gjesh tek porta e shtëpisë shpejt a vonë.
    Prishësh të shoqërisë dhe të rendit janë ata që nuk reagojnë, ata që nuk ishin në demonstratën e djeshme, ata bëjnë të shurdhët dhe të verbërit. Është e lehtë të akuzosh një të panjohur për prishjen e qetësisë tënde, por nga vlerat e një shoqërie drejtësia duhet dhe është 100 herë më e rëndësishme. Dhe mundësia e një njeriu të siguroj jetën, strehimin dhe punën është shumë herë më e rëndësishme se kafja jonë e pasdites. Nuk ka rëndësi se cila parti është në qeveri, reagimi qytetar është detyra e tij e parë. Dhe kur mospërfillja ndaj qytetarëve arrin kulmin, dhe për këtë kemi shumë shembuj të të gjitha ngjyrave këtë 20vjeçar, është detyrimi i tij civil të kërkojë rivendosjen e kontratës sociale me të gjitha mjetet. E keqja me ne shqiptarët është se fjala jonë ka humbur peshën, megjithëse ka mundësi mos të kishte ndonjëherë ndonjë peshë të veçantë, përndryshe me gjithë ato llafe dhe trimëri që bëjmë përditë nëpër kafenera do kishim rrëzuar 20 qeveri dhe Shqipëria do ishte bërë.
    Duke marrë këto parasysh nuk është fare e çuditshme se ç’lloj politikanësh kemi. Ata na drejtohen në gjuhën që kuptojmë, në gjuhën që preferojmë. Figura e tyre është ajo mbretërve të dikurshëm, e mafiozëve të sotëm. Manipulimet dhe pasuria e tyre është e paskajshme. Dhe për këtë gishtin duhet t’ja vëmë vetes dhe njerëzve përreth. Politikanët shqiptarë nuk kanë rënë nga qielli, kanë dalë nga gjiri i kësaj shoqërie dhe kanë pasur mbështetjen tonë.
    Ajo e cila e rëndon qeverinë e sotme janë metodat diktatoriale në ushtrimin e pushtetit dhe kontrolli paprecedent i mediave. Është e paimagjinueshme fajtorët e vrasjes së qytetarëve të dalin dhe të kërcënojnë përsëri. Gjuha është e varfër për të përshkruar indinjimin që ndjen. Dhe pas tyre ka një tufë mercenarësh dhe të paaftësh të cilët, si korbat, bëjnë analiza cinike ende pa u tharë gjaku në rrugët e Tiranës.
    Në Shqipërinë e zymtë të përmbytjeve, skamjes, papunësisë, të korrupsionit, mosfunksionimit të institucioneve, disa gurë të hedhur nuk janë dhunë, dhunë janë të gjitha ato që përmendëm më lart. Dhunë e cila ushtrohet në mënyrë sistematike, të organizuar dhe të paskrupullt, me mjete dhe metoda që duhen flakur njëherë e mirë nga shoqëria jonë. Jo për tu futur në Europë, por që të themi se po ndërtojmë një shoqëri në të cilën ja vlen të jetosh, të luftosh për aspiratat që ke dhe të shpresosh për një të ardhme më të mirë, për veten dhe për këdo që jeton në atë vend.
    Thirrje për Tubim të Dielën 23 Janar, ora 16:00
    Në sheshin Klathmonos (pranë stacionit të metro-së Panepistimiu)
    Streha e Emigrantëve Shqiptarë
    22 Janar 2011

  7. Vrasja me armë zjarri e demonstruesve është rrjedhojë e një logjike mbrojtëse e institucioneve të shteti, që buron nga një epokë tjetër, nga ajo komunistja, e cila nuk është kapërcyer asnjëherë gjatë qeverisjeve Berisha.

    Shprehimisht kjo dallohet edhe në përzgjedhjen e argumenteve dhe fjalëve të Kryeministrit gjatë deklarimeve si “nuk do të lëshojmë asnjë metër katror nga territori i institucioneve” apo “zbatuam ligjin që vramë”.

    Vrasja tek gardhi i institucioneve ndodh vetëm në shtete, në të cilat institucionet nuk i përkasin popullit, pra ose i janë larguar pakthyeshëm atij, ose nuk e kanë fituar asnjëherë legjitimitetin e duhur nëpërmjet zgjedhjeve të besueshme.

    Në Shqipëri të dyja këto tashmë kanë ndodhur në mënyrë të pakthyeshme. Institucionet i janë larguar përfundimisht popullit, nuk i përgjigjen pritshmërive të tij, janë zbuluar përfundimisht si hallka të një pushteti, detyra e vetme e tyre është të mundësojë pasurimin e paligjshëm të elitave politike në pushtet. Zgjedhjet e fundit nuk e bindën popullin, që pushtetarët e sotëm janë ata që i fituan ato.

    Në këtë kuptim për shumëkënd djegia e Institucioneve është si djegia publike e plehrave. Institucionet nuk përfaqësojnë me shtetin.

    Megjithatë jo të gjitha institucionet janë në këtë fazë të dekompozimit. Unë do të dalloja në revoltën e fundit Policinë e Shtetit nga Garda e Republikës.

    Edhe Garda e Republikës është si Policia e Shtetit një organ i ruajtjes së rendit dhe jo repart ushtarak siç thotë Hyllini, i cili si gjithnjë, me detajet që jep, shkëlqen në atë zellin e tij për t’i shpjeguar gjërat sipas një ndjesie sipërfaqësore e kushtëzuar nga padija profane e të lexuarit të pashkolluar.

    Hyllin, një ushtarak nuk është ushtarak, ngaqë është i veshur qoftë edhe pjesërisht me të gjelbër (gjerat nuk janë kaq të thjeshta), por kur kjo është rregulluar me ligj. Garda e Republikës është një lloj policie, gjithnjë nomenklaturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me mision të veçantë dhe vetëm kaq.

    Megjithatë që të kthehem tek mendimi primar, Policia e Shtetit e kreu mirë detyrën e vet ligjore, që me ndihmën e shkopinjve, gazit lotsjellës dhe pompave të ujit të ruante një institucion nga shkatërrimi.

    Nga policia nuk mund të presësh as më shumë e as më pak se në momentin kur demonstrues rrezikojnë me dhunë fizike tërësinë e një objekti, nëpërmjet dhunës fizike ta pengojnë këtë.

    Natyrisht që policia është e ambicionuar mbimesatarisht në këtë funksion dhe ndodhin pastaj ato ekseset e rrahjes përtej nevojës së mbrojtjes së objektit, kur një demonstrues i shtrirë dhe jo më agresiv rrihet nga tetë policë me shkopinj derisa i plasin veshkat apo sytë, por le të shpresojmë se këto janë raste përjashtimore.

    Fatkeqësisht puna nuk mbeti vetëm tek shkopi i gomës dhe kafka e plasaritur, por edhe u qëllua me armë zjarri duke shkaktuar të vrarë; dhe nga të gjitha gjasat, qenka qëlluar nga Garda e Republikës, po t’i besojmë Kryeministrit, që tangjent citoi Rregulloren e Mbrojtjes së Objekteve dhe nevojën e përdorimin e armëve të zjarrit nga Garda e Republikës në raste të tilla.

    Në momentin kur Prokuroria e Përgjithshme fillon hetimet duhet dalluar fakti, se jo të gjitha institucionet qenkan dekompozuar, ndërkohë që si asnjëherë tjetër tani shfaqet fantazme e një grushti shteti.

    Fakti që Policia e Shtetit si organ i ekzekutimit të urdhrave të prokurorisë për zbatimin e masës së arrestit refuzon të bëhet aktive, shfaqen për herë të parë në historinë e 20 viteve të fundit (ose në gjithë historinë e shtetit shqiptar) një konflikt institucional, që mban erë puç.

    Të uniformuar që refuzojnë një autoritet epror civil, i cili brenda kompetencave ligjore urdhëron arrestimin e të uniformuarve të tjerë për dyshimin e kryerjes së një krimi në detyrë me pasojë vdekjen e civilistëve kryejnë një veprim, i cili është shumë më tepër se një konflikt i thjeshtë institucional midis dy organeve.

    Si shumë fjalë të rënda, edhe koncepti i “grushtit të shtetit” është shpërdoruar shumë, por as ’97, as 98 e as dikur tjetër nuk kemi pasur një situatë të tillë dhe unë do t’ju ftoja për më shumë vëmendje në këtë drejtim.

  8. Nuk ka asnjë shpresë që asnjë nga ato që kërkon Xhaxhai më lart të ndodhin.

    E thotë Hyllini:

    “Po i kerkon Berishes te fuse veten ne burg o xha xha ?”

    ***
    Në planin politik, duhet që pararoja e forcave të majta, të raportojë për gjendjen në Evropë, të mbledhë sa më shumë prova materiale si videot më lart, të artikulojë sa më qartë problemin, burimin e problemit dhe mundësitë për zgjidhje.

    Ka shumë njerëz brenda PS, që kanë patur eksperiencë të mjaftueshme në çështjen e konflikteve dhe organizatave që merren me to. Çdo abuzim i pushtetit, duhet të regjistrohet me prova të faktuara, për tu paraqitur në formën e raportit më pas.

    Ndër kërkesat më pas, duhet të shqyrtohet dhe ndërhyrja me forca paqësore nga jashtë dhe dorëzimi i pushtetit, siç është EULEXI në Kosovë.

    Pas kësaj duhet të vijë katharsisi. Dënimi i përgjegjësve dhe realizimi i zgjedhjeve të reja dhe të lira.

    ***
    Ai më lart është skenari më optimist. Pa shumë viktima (shpresoj), pa konflikte.
    Ndërsa konflikti vetë, arrij tia dëgjoj që tani jehonën atij tubimit të mërkurën… Ndryshe nga këta që ishin popull në datën 21, këta të tjerët nuk i shoh në rregull. Kafsha e ka hedhur sfidën me këtë mitingun tjetër. Nuk i mjafton që është kryeministër, por i duhet për kënaqësi personale të duket se mund të mbledhë më shumë njerëz sesa opozita.

    Një mësymje ndaj institucioneve opozitare, si selia e PS, bashkia e Tiranës apo të tjera, nuk përjashtohet. Madje zëre se po e shoh me sytë e mi që tani.

    Kështu që deputetët dhe të tjerë eksponentë duhet të zhvendosen diku tjetër. Mbase në Vlorë, apo ndonjë qytet tjetër. Shmangia e konfliktit është parësore.

    Do të kishte shumë përfitim për vendin që kërkesa për të siguruar rendin nga jashtë, të artikulohej që tani…

    Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë! S’kam pikë besimi tek pushteti i sotëm. Cilido njeri i përgjegjshëm, do duhet t’i kërkojë të dorëzojë institucionet e shtetit!

  9. ””Hyllin, një ushtarak nuk është ushtarak, ngaqë është i veshur qoftë edhe pjesërisht me të gjelbër (gjerat nuk janë kaq të thjeshta), por kur kjo është rregulluar me ligj. Garda e Republikës është një lloj policie, gjithnjë nomenklaturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me mision të veçantë dhe vetëm kaq.””’

    Po ti kujt i tregon filma, Garda e Republikes eshte repart i mirefillte ushtarak, eshte reparti elite i gjithe Ushtrise shqiptare, qe ka per detyre mbrojtjen e institucioneve, detyre qe e detyron te varet nga ministria e brendshme.

    Perbehej(t) nga rekrute, djem te rinj te zgjedhur, nga gjithe rekrutet, gjatesia minimale 1,75, plaku im ne kohe te vet ka bere ushtrine si gardist.

    Ca perralla me mbret tregon ti, soj policie a ku di une, Garda e Republikes eshte repart ushtarak, kush futet brenda nje territori te kontrolluar nga ushtria e ha po s’iu bind me te pare urdherit per te ndaluar.

    Garda sherben pikerisht si mjeti i pare ushtarak per te ndaluar grushtet e shtetit, nese nuk ja del dot, thirret ushtria.
    Nano ne 1998, po te kish ndjekur ligjin, duhet te kishte thirrur ushtrine te hynte ne Tirane, te rivendoste rendin kushtetues e te denonte Berishen me pushkatim a burg te perjetshem.

    Pse kujton ti se pellet Berisha per grusht shteti, ja se ashtu mund te justifikoje edhe krimet mbi civilet.
    Nuk na qenka grusht shteti marrja e institucioneve me dhune, po ça eshte lemsh leshi per t’u tjerre ?

    Pa he njehere ti zoti jurist na shpjego ç’eshte grushti i shtetit ?

  10. Na edhe ligjin o zoti jurist :

    Sipas ligjit për ruajtjen e këtyre institucioneve, parashikohet se në rast tejkalimi të situatës dhe personat që hyjnë me forcë brenda rrethimit të parashikuar, efektivët e gardës duhet të qëllojnë në ajër për të paralajmëruar gjithmonë nëse situata është përshkallëzuar. Në momentin që qëllohet në ajër dhe protestuesit nuk janë ndalur, efektivët e gardës kanë të drejtë të qëllojnë në drejtim të agresorëve gjithmonë, nëse kanë hyrë brenda rrethimit të institucionit”, – thanë burimet e prokurorisë.

  11. Qe duhet bere hetim i imtesishem per 3 viktimat as nuk diskutohet, pasi edhe vete gjerat jane shume te dyshimta. Viktimat sipas prokurorise jane qelluar me plumba/predha 9mm, nderkohe qe ata gardistet qe shihen ne video dhe supozohet se kane qelluar, kane arme automatike, kallashnikov. Keshtu qe automatikisht ata perjashtohen si autore.

    Por, e rendesishme eshte qe per momentin cdo gje t’i kthehet rruges institucionale dhe jo rruges se dhunes se rruges. Ne kete drejtim edhe thirrjet e ambasadoreve te vendeve mike, jane jo vetem te mirepritura, por te domosdoshme.

    Dhuna kunder institucioneve duhet te jete e papranueshme. A nuk mund te protestohet (nese dikush ka deshire) paqesisht, pa vene ne rrezik shtetin, rendin, pronen etj.?

    1. E kjo behet duke mbajur monolog ne Parlament per gjera qe i tha duke u cjerrur ca dite me pare duke habitur gjithe Shqiperine! Kjo behet duke dhene per me shume se 30 minuta versionin “zyrtar” te ngjarjeve dhe duke bere me gisht FAJTORIN e vetem! Dhe pastaj ka fytyre dhe ankohet per shpejtesine e leshimit te fletearresteve per 6 gardistet pa u kryer hetimet e duhura nderkohe qe paturpesisht u vrane 3 vete pa asnje lloj paralajmerimi e hetimi per fajet/krimet e tyre?

    2. Per te sqaruar ndonje mashtrim te mundshem:

      “Por ndërsa mjekësia ligjore raporton jo zyrtarisht se të paktën dy nga protestuesit që u vranë këtë të premten janë qëlluar nga armë të kalibrit 9mm, pyetja që shtrohet është se cfarë armatimi përdor në të vërtetë Garda e Republikës?
      Gardistët e shfaqur në video të ndryshme mbajnë në duar automatikë model 56 të kalibrit 7.62 milimetër. Por ndërkohë gardistët e tjerë përdorin automatik model MP-5, të prodhimit turk, kalibri 9 milimetër.

      Zakonisht MP-5 përdoret si pajisje armatimi në strukturat e gardës nga ajo që njihet me zhargonin e brendshëm si kompania operative e cila shërben për të shoqëruar personalitetet e larta dhe për të ruajtur institucionet e rëndësisë së vecantë.

      Po kështu ka si armatim të saj edhe pistoletat Beretë kalibri 9 mm, pistoletat TT kaliber 7,62 mm dhe pistoleta Makarov kalibër 9 mm. Si armë të kalibrit 9 mm janë gjithashtu edhe pistoletat model Valter dhe XZ, por që të dyja këto tipe nuk janë nën përdorim nga garda.

      Burimet thonë se në vendin ku u gjetën viktimat nuk janë gjetur gëzhoja dhe nga shqyrtimi i pamjeve filmike sikurse thanë ekspertët përreth zonës ku ishin të pozicionuara kufomat nuk rezultojnë të këtë persona që mund ta kenë spastruar territorin nga gëzhojat.

      Ndërkohe që brenda oborrit të kryeministrisë janë gjetur me dhjetra gëzhoja të armëve të kalibrit 9 mm. “(nga shtypi sotem)

  12. Po mendoja, shumë profesione e kanë nga një lutje të veçantë, apo nganjë shenjtor mbrojtës, përveç profesionit të kryeministrit. Ndaj dhe unë shkrova një lutje të thjeshtë që çdo kryeministër të mund t’ia bëjë Perëndisë.

    Lutja e një kryeministri
    Ati ynë që je në qiell, u shenjtëroftë emri im. U bëftë vullneti im, si në qiell dhe në tokë. Se imja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përherë e në jetë të jetëve. Unë ju siguroj ju se është kështu.

  13. Mësova, që si Kryeministri ashtu edhe Kryetarja e Parlamentit kanë sulmuar ashpër vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e gjashtë oficerëve të gardës të dyshuar për kryerjen e tre vrasjeve me rrethana rënduese dhe për tentativën e disa vrasjeve të të tjera. Me këtë rast, Prokurorja e pergjithshme është sulmuar personalisht nga Kryeministri (si do të mund të ndodhte ndryshe?!).

    Fakti që ekzekutivi dhe legjislativi pengojnë direkt dhe haptazi punën e gjyqësorit tregon, që ndarja e pushteteve e parashikuar si parim bazë i demokracisë në Kushtetutën e Republikës, po nëpërkëmbet në atë formë, që praktikisht e dëmton në substancë pushtetin legjislativ.

    Një demokraci me një pushtet të dëmtuar në substancë nga një pushtet tjetër nuk është më e tillë.

    Grushti i shtetit po ndodh pikërisht në këto momente.

    Mbi vendimin e prokurorisë mund të vendosë vetëm gjykata dhe askush tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë bën në këto rrethana Presidenti i TREDHUR i Republikës Bamir Topi?

  14. Nese deri dje besoja si shumekush se tiradat moraliste te Berishes ne parliament apo ne cdo prononcim publik, shkelmat nen rripin e pantallonave ndaj kundershtareve, jane deshmi e mosbalances se tij psiqike, pasi degjova referencen ndaj Ina Rames si “dasmorja Rama” nga nje zedhenese e PD-se, jam e bindur qe kjo eshte strategji e mirepeshuar e PD-se. Eshte teper-teper e holle dhe e mirellogaritur zgjedhja e fjales “dasmorja” qe eshte homofone me nje tjeter fjale shqip, pavaresisht se vazhdon te jete shkelm nen rrip.

  15. Nja nje mije km me poshte dhe disa mijra vjet me pare:

    …”Korkyrasit vazhduan t masakronin qytetaret e tyre , te cilet i konsideronin si armiq. Viktimat u akuzuan si konspiratore qe kishin bere plane per te permbysur demokracine, por ne fakt, shume shpesh, ata u vrane per shkak te inateve personale ose nga borxhlinjte pershkak te parave qe u duhej te paguanin. Vdekja ishte ne te gjitha format e menyrat. Dhe, sic ndodh zakonisht ne te tilla raste, njerezit shkuan deri ne ekstrem e madje pertej tij. Kishte baballare qe vrisnin djemte e tyre; njerez qe terhiqeshin zvarre nga tempujt ose qe beheshin cope-cope maje vete altareve; bile pati nga ata qe u murosen brenda tempullit te Dionisit dhe vdiqen aty.
    Kaq i eger ishte progresi i ketij revolucioni, dhe efekti i tij zmadhohesh ca edhe me teper, sepse ishte i pari qe shpertheu. Me vone, e gjithe bota helene ishte e perfshire ne te, me parti rivale ne cdo shtet…

    Revolucionet shperthyen ne shtet mbas shteti, dhe ne vendet ku revolucioni ndodhi me vonese, njohja e cfare kishte ndodhur me pare ne vende te tjera solli ekstravaganza te reja te zellit revolucionar, e shprehur ne nje perpunim metodash te marrjes se pushtetit dhe nga hakmarrjet e dhuneshme ne format nga me te padegjuarat. Qe te mbanin hapin me ndryshimin e ngjarjeve, fjaleve gjithashtu iu ndryshua kuptimi. Ajo qe me pare kondisderohesh si nje veprim i paarsyeshem dhune, tashti shihesh si kurajo qe pritesh nga nje anetar partie; te menduarit per te ardhmen dhe pritja ishte njesoj si te thoje se ti ishe frikacak; cdo ide moderimi shihesh thjeshte si nje perpjekje per te mbuluar faktin e mungese se karakterit prej burri; aftesi per ta pare e kuptuar nje ceshtje nga te gjitha anet donte te thoshte se ky person ishte komplet i pa afte per veprim (aksion). Enthuziasmi fanatik ishte shenje burrerie te vertete, dhe te komplotoje mbrapa shpines se armikut ishte nje vetembrojtje legjitime perfekte. Kushdo qe kishte opinione te dhuneshme, ishte gjithnje i besueshem, dhe cilido qe qe ishte kunder dhunes, behesh i dyshimte. Te komplotoje ne menyre te sukseshme ishte shenje inteligjence, por ishte zgjuaresi akoma me e madhe nese ndihmoje ne formimin e nje komploti. Nese dikush dilte kunder te dyja ketyre, ai prishte unitetit e partise dhe vepronte keshtu prej frikes se opizites. Me pak fjale, ishte njesoj e lavderueshme te godisje i pari dike qe kish ndermend te bente keq, si dhe te denoncoje dike qe s’kish fare ndermend te bente keq.. Lidhejt familjare ishin nje lidhje me e dobet se sa anetaresite partiake, duke qene se anetaret e partise ishin me te gatshem te shkonin ne cdo lloj ekstremi, per cfaredo lloj arsyeje. Keto parti nuk ishin krijuar per te gezuar benefitet e ligjeve ne fuqi, por per te fitura pushtetin duke permbysur regjimin ekzistues, dhe anetaret e ketyre partive kishin besim tek njeri-tjetri jo sepse i perkisnin te njejtes fe, por sepse ishin partnere ne krim. Nese nje oponent mbante nje fjalim te arsyeshem, partia ne pushtet, ne vend qe ta priste ate ne menyre bujare, merrte te gjitha masat qe ai te mos kishte asnje efekt praktik.
    Hakmarrja ishte me e rendesishme se sa veteruajtja. Dhe nese beheshin pakte te sigurise mutuale, ato pranoheshin nga te dy partite vetem sa per te zgjidhur ndonje veshtiresi te momentit, dhe ato respektoheshin per sa kohe qe ata nuk kishin ne dore arme te tjera. Kur vinte momentin, ai qe e kapte ate i pari, duke e zene armikun ne befasi, e shijonte hakmarrjen deri ne fund, e cila behesh akoma dhe me e embel duke qene se fitorja ish arritur jo hapatazi, por duke e prere tjetrin ne bese. Kjo menyre e te berit konsiderohesh si me e sigurte, mendohesh, dhe nga ana tjeter arritja e nje fitoreje me ane te hiles ishte thjeshte shenje e nje inteligjence superiore. Dhe ne fakt pjesa me e madhe e njereze jane me te gatshem ta quajne djallezine zgjuarsi se sa mendje-thjeshtesine ndershmeri. Ata jane krenar per cilesin e pare dhe ndihen te turperuar nga e dyta.
    Dashuria per pushtet, duke operuar permjet [greed] dhe ambicjes personale, ishte shkaku i te gjithe ketyre te keqijave. Kesaj i duhet shtuar fanatizmi i dhunshem, i cili vjen ne skene, njehere se shpethyeri perleshja. Drejtuesit e partive neper qyetet, kishin programe qe dukeshin te admirueshme – ne njeren ane barazi politike per masat, ne anen tjeter nje qeveri te sigurte dhe te afte te drejtuar perj aristokrateve – por teksa pohonin se po i sherbenin interesave publike, ata shikoni per te fitura gjithshka per vehte. Ne kete betej per te dale ne krye, asgje nuk ishte e ndaluar; veprimet e bera perj tyre ishin te tmerrshme, dhe kur merrnin hak ata shkonin dhe ca me tutje. Ne gjithe kete ata nuk merrnin parasysh as zinxhiret e drejtesise as edhe interesat e shtetit; standarti i vetem i tyre ishte kenaqesia per partine e tyre ne ate moment te vecante, dhe keshtu, qofte duke denuar armiqte e tyre me nje vote ilegale, ose duke uzurpuar me dhune pushtetin, ata ishin gjithnje te gatshme per te kenaqur urrejtjen e castit. Keshtu asnjeres pale nuk i hynte ne pune motive te menduara; me interes tregohesh ndaj atyre qe mund te prodhonin argumente atraktive ne justifikimin e veprimeve te turpshme. Sa per qytetaret me te moderuar, ata u shkaterruan nga te dyja partite ekstreme, qofte se pse ata nuk pranonin te merrnin pjese ne beteje, qofte nga zilia e mundesise se ata ndofta mund te mbijetonin.
    Si resultat i ketyre revolucioneve, pati nje keqesim te pergjithshem te karakterit ne gjithe boten greke. Menyra e thjeshte e te parit te gjerave, qe eshte aq shume tregues i nje natyre fisnike, shihesh si nje cilesi qesharake, dhe shpejt pushoi se ekzistuari. Shoqeria ishte e ndare ne dy kampe ideologjike kundershtare, dhe secila e shihte tjetren me dyshim. Sa per marrjen e masave per ndryshimin e nje gjendje te tille, asnje lloj garancie e ofruar nuk besohesh me, asnje bese e dhene apo betim i marre nuk i detyronte njerezit qe mos ti thyenin; cdonjeri kish arritur ne konkluzionin se nuk kishte asnje shprese per nje zgjidhje te perhereshme dhe se , ne vend qe te ishin ne gjendje per te pasur besim tek te tjeret, njerezit ia perkushtonin te gjitha energjite per mbrojtur dhe mos demtuar veten. Si rregull, ata qe ishin me pak inteligjent treguan nje aftesi me te madhe mbijetese. Kjo lloj natyre njerezish ishin ne gjendje te realizonin deficencen e tyre ne kete drejtim dhe superioritetin intelektual te oponenteve te tyre. Duke pasur frike se ata mund te humbisnin ne nje debat ose se neper intriga, armiqte e tyre mendjemprehte, mund tua hidhnin, ata u leshuan drejt e ne veprim ne menyre te guximshme; ndersa kundershtaret e tyre, me nje mbi-vetebesim se ata do te ishin ne gjendje te shihnin qe me perpara se cfare po ndodhte , dhe duke mos menduar te nevojshme qe te merrnin me force ate qe mund te siguronin me ane te politike, u shkaterruan fare lehetesish sepse u zune krejt ne befasi…”

  16. do ishte i mirepritur mendoj nje artikull nga ndonje prej autoreve te PTF me titull pak a shume “cfare duhet te bejme” apo “si duhet te reagojme” ne keto situata

    p.s. duke patur parasysh gjaknxehtesine qe ka perfshire shume njerez, dhe duke qene i bindur personalisht qe berisha dhe rama jo vetem e mirepresin por po nxisin gjaknxehtesine dhe polarizimin e njerzve, per ti treguar dhembet njeri-tjetrit dhe per te mbrojtur e marre (respektivisht) me cdo kusht karrigen e pushtetit, ky peticioni dhe fryma qe percjell (jo se vertet pritet qe te kete doreheqje) me pelqeu

    http://www.petitiononline.com/liri2011/petition-sign.html

    1. Me erdhi nje ftese nga Qytetari Anonim per ta firmosur kete peticion dhe te them te verteten kjo fjalia mu duk shume e shtrember:

      “Peticioni eshte derguar per firme te te gjithe intelektualet e vendit dhe nje pjese e tyre si Fatos Lubonja kane firmosur ate.”

      Fjalia do te ishte me bindese nese do te thoshte qe kaq e kaq qytetare te tjere e kane firmosur. Peticioni ne kete faze te situates eshte per qytetaret e thjeshte (jashte kufijve) dhe jo per persona te kalibrit si Lubonja te cilet nuk duhen perdorur si minor celebrities per te dhene endorsements kur ata kane platforma akoma me te vlefshme per te influencuar dhe pritet t’i perdorin me te njejtin efekt.

      1. Nuk e di si, kush, dhe per ca e kane shkruar.

        thjesht e gjeta tek peshku dhe me pelqeu si ide dhe si frymen qe percjell pikerisht ne keto kohe

        mbase ata qe e kane derguar tekjuve kane menduar se do tju influencojne juve me shume ashtu? s’e di

        po per mua kjo eshte thjesht detaj, rendesi ka fryma qe percjell

        gjithashtu nga formulimi duket qe eshte bere pak ne nxitim e siper, po prap s’i vura shume rendesi detajeve sesa thelbit te tij dhe momentit qe po kalojme

      2. Ajo puna e peticionit mund të shërbejë si një platformë kompromisi për palët në konflikt.

        – Qeveri teknike
        – Zgjedhje politike të parakohshme
        – Njëkohësisht zgjedhje lokale
        – Rama dhe Berisha deklarojnë që nuk pretendojnë postin e Kryeministrit dhe tërhiqen nga drejtimi i partive respektive.

    2. Ky peticion është një tentativë e mjerë manipuluese dhe konfuzuese e opinionit publik, për të tërhequr vëmendjen nga krimi dhe për të shpërndarë përgjegjësitë!

      Edhe pak e do na thonë se çka po ndodh në Shqipëri, i di zoti si janë punët.

      U vranë tre njerëz, i vrau një armë, këmbëzën e shkeli një dorë, dhe me shumë mundësi ajo dorë mori një urdhër.

      Të shpërndash përgjegjësitë e këtij krimi në këtë mënyrë, është edhe kjo kriminale. Është e pabesë, e pandershme dhe hipokrite. Shumë turp.

      Edhe kjo më duket një tentativë ndër të shumta, për të shmangur përgjegjësitë, ndershmërinë dhe racionalitetin prej shoqërisë shqiptare!

      Shumë e turpshme.

  17. Ky peticion nuk eshte keq si ide, se ne kushtet kur asnjeri nuk terhiqet perballe tjetrit, atehere te terhiqen te dy do ishte me e mira.
    Po jo per vrasjet e kryera, per pergjegjesi ndaj tyre, por thjesht se nese ka ndonje shprese tek terheqja pa dhune te metejshme nga ana e Berishes, ky mund ta beje vetem po te marre me vete edhe Ramen, qe te thote une fitova se ngela kryetar i PD-se dhe do fitoj prape zgjedhjet e ardhshme e do jem prape kryeminister.

    Nese Berisha terhiqet tani ka prape gure per te luajtur, nese terhiqet Rama, s’ka me asnje gur, nga ku edhe pse Rama s’mund ta pranoje kurrsesi nje zgjidhje te tille. Po as Berisha s’ka per ta pranuar se Namik Hoti nje gje e ka thene vertet me mend, per ta shkruar ne librat me fjale te urta, keshtu qe ky peticion ne praktike eshte nje verre ne uje.

    Nuk ka rob ne Shqiperi qe shkulet nga karrigia e vet per hir te popullit, edhe Nanoja iku se u ngop nga ajo pervoje jetesore, kishte shume gjera te tjera per te provuar ne jete.

    Gjithsesi me bejne pershtypje ramistet si jane hedhur krejt kunder kesaj ideje utopike me shpaten zhveshur, pse te ike Rama thone, po a s’ju mjafton qe supozohet ikja e Berishes pa dhune te metejshme, doni me se s’ben edhe te na ngopni Ramen ? Ky lloj militantizmi rrezikon te largoje gjithe asnjanesit qe jane hedhur kunder Berishes dhe PD-istet e ndergjegjshem, pa mbeshtetjen e hapur apo te heshtur te te cileve dhuna e 21 Janarit, ska asnje shans te quhet dhune popullore, se nuk eshte te qenit ramist apo socialist qe te ben popull.

    1. Po mirë, ti e ke parë përmbajtjen e këtij peticionit?

      Aty kërkohet të shpallen fajtorë nëpërmjet një e-gjyqi, prej disa e-njerëzve, se shkaktarë të vrasjes së atyre tre fatkeqëve, janë “Rama dhe Berisha”.

      Ty të duket e pranueshme një gjë e tillë?

      Çka kam kundër këtij peticioni unë, e ke shprehur vetë ti andej nga peshku, po edhe këtu: tre të vrarët kërkojnë kurban – ke thënë.

      Unë nuk jam dakord me banalitetin “kurban”. Po ata siç thashë më sipër, i vrau një armë, e shkeli këmbëzën një dorë dhe ajo dorë ka marrë urdhër.

      Dua përgjegjësin!! Tani të dënohet! Dhe të mos masturbohen me tentativa të tilla në dukje naive, po shumë kompromentuese, konfuzuese dhe manipulatore!

      Racionalitetit në Shqipëri, siç duket ia kanë bërë varrin me kohë, këto “peticione” janë këngët e mortit.

  18. PIFTO: “Vrasja tek gardhi i institucioneve ndodh vetëm në shtete, në të cilat institucionet nuk i përkasin popullit, pra ose i janë larguar pakthyeshëm atij, ose nuk e kanë fituar asnjëherë legjitimitetin e duhur nëpërmjet zgjedhjeve të besueshme.”

    Tani, pavarsisht se sa mund te thuhet e shkruhet per Berishen e pushtetin e tij…..kjo me siper eshte bombe me tym. Ne asnje vend te botes nuk te lejon njeri te hysh me force ne institucione te mbrojtura. Boll halle ka atje, po edhe keto gjepura tani. U be si ata demostruesit, qe ankoheshin “pse kishte rrethuar policia kryeministrine”…po si i behet? Ta leme pa police qe te hyjne ta djegin? Dikush mund te thote, me mire te ishte djegur kryeministria, se sa u vrane tre vete e u plagosen plot te tjere. Nuk e di….pastaj do thoshim cfare dreq shteti eshte ai qe nuk mbron dot nje ndertese….

    1. I ke parë ti videot sesi janë vrarë?? I ke parë? Sytë në ballë i ke?

      Mos u vranë duke sulmuar institucionin? Se mua nuk më duket kështu. Do të ishte rrethanë lehtësuese.

      I ke parë që janë vrarë duke qënë me duar në xhepa? I ke parë që vrasja është bërë duke I EKZEKUTUAR?

      I ke parë?

      Turp nuk keni? Pikë cipeje në faqe?

    2. LG

      nqs pushteti ka legjitimitetin e nevojshëm nuk ndodh që turma t’i turren ndërtesave qeveritare e t’i vënë flakën.

      Për pasojë në këto vende edhe nuk vritet njeri tek gardhi, sepse ai lloj konflikti si në Shqipëri sot atje nuk ekziston.

      Në një demokraci nuk ndodh kjo, ndërsa në Shqipëri po të ndodh për të disatën herë.

      Këtë anomali vura unë në dukje kur shkrova:

      “Vrasja tek gardhi i institucioneve ndodh vetëm në shtete, në të cilat institucionet nuk i përkasin popullit, pra ose i janë larguar pakthyeshëm atij, ose nuk e kanë fituar asnjëherë legjitimitetin e duhur nëpërmjet zgjedhjeve të besueshme.”

      Vrasje e demonstruesve të dhunshëm tek gardhi i institucioneve tregon një anomali të sistemit; unë për këtë e tërhoqa vëmendjen.

    3. LG

      se çuditet njeriu ndonjëherë me naivitetin e të tjerëve.

      Shih se ç’thotë ministri Shqiptar i Mbrojtjes:

      “Ministri i Mbrojtjes, Imami u shpreh se ka siguruar edhe anëtarët e vendeve anëtare të NATO-s, se ushtria nuk do dalë nga kazerma, por nëse dikush i sulmon, nuk do dalë i gjallë prej andej.”

      Ç’plan ka Imami?

      T’i dënojë hyrësit në repartet ushtarake me vdekje dhe t’i ekzekutojë pastaj?

      Kjo është gjuhë terrori i/e dashur.

      Normale të duket ty kjo?

      Shih se ç’thotë Berisha akoma sot:

      ““Secili nga komandantët e Gardës do të jetë disponibël 24 orë, por në kushtet e vazhdimit të puçit, nuk mund të pranojmë që kjo të bëhet në shërbim të tij. Ndjekja e tyre e lirë, pa asnjë kufizim. Vendosja e të gjitha masave mbi bazën e një hetimi të ndershëm dhe serioz ndaj tyre, pa asnjë diskutim”.

      Kryeministri i përcakton Prokurorisë së Përgjithshme mënyrën e kryerjes së hetimit?

      Në një republikë demokratike?

      Di të më thuash ti se ku dallon kjo nga arroganca e një junte ushtarake amerikanojugore e viteve ’80?

      1. LG

        Dhe e fundit (të zuri ty tani).

        Ku është ministri i drejtësisë këto ditë?

        Ramiz Alia, gjëja e parë që bëri, kur rrethanat i imponuan një farë lirim dhe hapjeje, ishte pikërisht jo vetëm rikrijimi i Ministrisë së Drejtësisë, por edhe delegimi i të gjitha kompetencave për çështje të një rëndësie të veçantë në lidhje me ndryshimin e sistemit në këtë ministri.

        Ky tjetri ka tre ditë që vetëm me ushtarakë, policë, gardistë, të uniformuar del.

        As gjykata, as prokurori, as ministër drejtësie, as këshilltar ligjorë, as organizata shoqërore, as dialog me shtypin e me shoqërinë civile, as komunikimin më minimal me pushtet e tjera.

        Vetëm trysni, trysni, trysni.

        Nuk e ndjeni fare?

        Nuk ju bën kjo përshtypje fare?

        Nuk ju pataks?

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin

Pajtomë