COMMEDIA DELL'ARTE

Shfaqje më shumë e trishtuar, sesa e shëmtuar, e kryeministrit Berisha, në seancën e sotme të Parlamentit të transmetuar live në TV.

Duke komentuar për videon e bërë publike këtë javë, e cila po të rezultojë autentike, duhet normalisht të çojë në rrëzimin e qeverisë, kryeministri ia lejoi vetes një tiradë të paparë, të pabesueshme, në formë përçartjeje, kundër kryetarit të PS-së Rama.

Pasi e akuzoi këtë të fundit si autor të “montimit” të videos dhe të falsifikimit të saj, Berisha iu kthye sulmeve ad hominem ndaj kundërshtarit të tij, duke ia përmendur fotot lakuriqe në plazh dhe të tjera bëma të vjetra e të vjetruara.

Fjala “lakuriq”, e shqiptuar qindra herë në mënyrë paroksistike, i shërbeu kryeministrit shqiptar si fjalëkyçe për të sulmuar kreun e opozitës, edhe pse ligjërata e Berishës ishte, në pjesën e saj më të madhe, inkoherente, për shkak edhe të thirrjeve dhe provokimeve që i vinin nga deputetët e opozitës, të cilët edhe ia ndërprenë fjalën shumë herë.

E kotë të shtoj që t’ia përmendësh Ramës histori dhe incidente të ndryshme personale, që prekin babanë e tij të vdekur, të birin, divorcin, të shoqen dhe të tjera tema të ngjashme, tregon jo vetëm dëshpërimin dhe pafuqinë e kryeministrit përballë skandalit të tanishëm, por edhe mjerimin e debatit politik në Tiranë.

Nëse videoja e përfolur është trukuar ose edituar nga autorët, pronarët ose botuesit e saj, kjo mund të kontrollohet nga një ekspert i paanshëm, i emëruar nga gjykata dhe pastaj të merren masat përkatëse; por procesi i akuzave dhe i kundërakuzave, duke përfshirë edhe ekspertizën ligjore, nuk ka lidhje me çështjet e jetës private të Ramës, tek të cilat u përqendrua kryeministri, në fjalën e vet të improvizuar.

E kotë të shtoj se, në këtë moment, parlamenti shqiptar po përdoret si leckë për të fshirë opingat me baltë ekzekutivi. Nëse Berishës i ka mbetur ndonjë këshilltar, mik ose konfident, është momenti që këta t’ia sugjerojnë me forcë këtij njeriu alternativën e dorëheqjes.

Nuk ka komente

  1. Kjo nuk është gjë tjetër veç DHUNË e pastër (si kristali) verbale ndaj gjithë atyre që po e dëgjojnë dhe shikojnë.

    Kush ka minimumin e përgjegjshmërisë, duhet të reagojë!!

  2. Opcioni i dorëheqjes nuk i kalon nëpëmend as në makthet e tij më të këqija, e jo më ta pranojë si këshillë (le që, kush guxon ta këshillojë?!!).

    Fakti që një burrë plak pranon ta bëjë vehten palaço (duke folur në atë mënyrë), tregon se sa i lidhur është pas kolltukut të pushtetit… dhe jo fjala/filmimet/protestat, por as pushka nuk e shkul nga kolltuku.

  3. Qe eshte komedi kjo, eshte. Por nuk eshte Berisha qe luan rolin kryesor. Mocioni i mosbesimit kerkohet me nje te pesten e deputeteve, e jo duke dale e duke bere teater, duke bertitur “o hajdut, o hajdut.” Nese do flasim per komedi parlamentare, duhet pare edhe mungesa e seriozitetit nga deputetet e PS-se. Parlamentin aty eshte, e nese do ishte parlament serioz, rradha e votimit duhet te kishte qene mocioni i mosbesimit e jo riformatimi i qeverise.

    1. Lulian, shkruante Nano tek Respublica: si të sillesh ndaj kësaj maskarade? ASKUSH nuk e di sesi.

      Ke njeriun me përgjegjësinë më të madhe, për shkak të pushtetit më të madh, ai ka pushtetin për pasojë mundësinë edhe e degradon parlamentin QËLLIMSHËM. Madje për qëllime të ndyra e të fëlliqura.

      Si do reagosh ndaj kësaj? Aty nuk bëhet dot DEBAT, nuk shkëmbehen dot mesazhe. Fjala e tij është si çekan që vetëm godet. Ndaj kësaj ça përgjigje të kesh? Vetëm po të kesh ndonjë çekan në dorë vetë.

      Ça mocion mosbesimi kur aty nuk është situata minimale për të debatuar.

      1. Ore, ne momentin qe paraqitet mocioni i mosbesimit pezullohet gjithcka per tre dite. S’ka terrci verrci. Po problemi eshte pse nuk u paraqit ky mocion, por maksimumi qe u be ishte qe doli Ruci e tha “jep doreheqjen.” Ruci po i fliste ndergjegjes se Berishes keshtu? Po kjo eshte teater. Jane parlamentare mo vlla, nuk jane qener.

        1. O Lulian… po ç’tërci vërci a derëbardhë? Ky po instrukton prokurorinë se si të hetojë videon e pazbardhur, injoroi kërkesën për hetim të sugjeruar nga vartësi i vet. Po flasim për një person që sipas rregullave do të duhej të ishte i akuzuar.

          Ky është shembulli i antirregullit që është vendos në krye!! Kur antirregulli vendoset në krye, nuk ke alternativë, veç ta heqësh.

          Gjithë të tjerat që burojnë prej tij, janë thjesht pasoja. Kështu kuptohet.

          Ti nuk kërkon prej kryekafshës të bëhet njeri së pari, ose të mos jetë në krye, kërkon prej njerëzve të zbatojnë rregulla ndaj kryekafshës.

          1. Po hiqe mer po te them, se me cmende. Po nuk hiqet duke i thene ik e duke e thirrur hajdut, por duke e lidhur per ligji. Jane parlamentare mor po te them, nuk jane komentatore. Nje e pesta qe te paraqitet mocioni, dhe nuk ka terrci verrci, as nga Berisha, as nga Topalli, as nga askush.

  4. Poezi: Bllokimi

    Rojet rrinin Drejtqëndro! te dera
    nga dolën, pompat në duar,
    mutarët;
    njëri prej tyre
    krroi hundën me bishtin e pompës.

    Veshur kishin rroba
    fosforeshente
    mos ngatërroheshin
    me kalimtarët e thjeshtë
    të shëtitores.

    Shìgur prapë qenë bllokuar
    Haletë e Kryeministrisë;
    makina
    e Komunales
    bëri drejt ndërtesës.

    Kur tërhoqën zorrën
    e madhe mutthithëse
    njërit prej mutarëve
    aty iu ngatërruan këmbët.

    Ah, zorra nuk arrinte
    deri tek Haletë!
    Pa e afruan edhe më
    makinën,
    bile makina hyri
    në kat të parë
    të Kryeministrisë.

    (Në këto e sipër
    i përmutën padashka
    pak këmbën
    Kryemutarit)…

    1. Metalboy, te kam duruar çdo lloj logjike gjysmake ne perpjekjet e meparshme per t’i dale ne krah Berishes, por mbas kesaj te sotmes JO! Nuk ma ha mendja se ka njeri me pak dinjitet qe e gjen te pranueshme ate qe ndodhi sot ne parlament. Do te ishte akoma me e dhimbshme.
      Berisha duhej te kishte dhene doreheqjen me kohe… sot turpi mbetet mbi te gjithe shqiptaret qe e lene te flase akoma!

    2. Jeni njerëz jo mor apo ça dreqin jeni juve???

      Ky i sotmi është një turp për të gjithë shqiptarët që nuk ka për tu larë për vite e vite që do vijnë.

  5. Kllonet e Gramoz Rucit jane perhapur shume. Une kerkoj, nga cilido qe mundet qe te me jape nje arsye politike qe Berisha te dorehiqet? Sulmi ndaj personalitetit te Rames, qe eshte me probleme, nuk hyn fare ne arsye per doreheqje. Berishes bravo i qofte qe tregon forcen e liderit te shumices. Sic thote edhe Ngjela me raste, politika eshte force (mos te keqkuptohemi, jo fizike).

    Shikoni se cfare ka ndodhur: Lideri i opozites, apo kryeministri ne hije, ka trukur nje video per perfitime politike per kryeministrin e vendit. Ky eshte skandal qe ne nje vend me tradite demokratike, Meta para kesaj do te dukej lule.

    Kjo eshte per te vene duart ne koke.

    1. Lideri i opozites, apo kryeministri ne hije, ka trukur nje video per perfitime politike per kryeministrin e vendit. Ky eshte skandal qe ne nje vend me tradite demokratike, Meta para kesaj do te dukej lule.

      Keto jane spekulime deri sa te kete prova ashtu sic videoja deri diku eshte prove kunder Metes. Me duket absurde qe pellitjet e Berishes sot per lakuriqsira e orgjira pranohen e me teper vleresohen si shenje force e lidershipi. Nuk dua te ulem aspak ne nivelin e Berishes e te te fyej por te lutem mos na ofendo me!

    2. “Lideri i opozites, apo kryeministri ne hije, ka trukur nje video per perfitime politike per kryeministrin e vendit. Ky eshte skandal qe ne nje vend me tradite demokratike, Meta para kesaj do te dukej lule.”

      Ndonje mendim tendin, a ke, apo do perserisesh fjale per fjale ato qe thote Berisha? Jo per gje, se te jete per ato qe thote Berisha, e degjojme vete. I ka dhe lezet estrada. Po ty cfare integriteti te mbetet kur e perserit?

  6. Dicka me ben shume pershtypje, nese keto qe thote Berisha per Ramen nuk kane vlere dhe demtojne Berishen, atehere pse shqetesohen njerezit e Rames, qe nga depuetet e tij qe bejne si te terbuar ne parlament dhe deri ramistet e thjeshte? Lereni Berishen te demtoje veten politikisht.

    Por deputetet e Rames (qe marrin sms se si te sillen ne parlament) dhe ramistet e thjeshte ju friksohen ketyre te vertetave te hidhura per Ramen, prandaj duan t’i heqin te drejten e fjales Berishes.

    1. Keto le t’i nxjerrin leng te zi njeri tjetrit. Aq me behet per Berishen e aq me pak per Ramen. Nuk duhet lejuar kjo ne Parlament dhe pike. Nuk jam shqetesuar per Ramen. Shqetesohem per nivelin e ndyre te ligjerimit ne parlament, sidomos kur del nga goja e kryeministrit (dhe jo vetem). Nese kete rol do ta luante Rama te siguroj qe do te isha po aq e indinjuar. Mos harro se jo te gjithe lexuesit ketu jane te rreshtuar politikisht sipas dyshes Rama/Berisha. Politika dhe democracia duhet te jene mbi keto dy figura.

  7. Po te ndjehesh kryeministri I Shqiperise nje qytetar i vendit te vet, kur te kish marre fjalen ne Kuvend, gjeja e pare qe do ti duhesh te thoshte, duhej te ishte paralajmerimi per rrezikun qe i vjen shtetit te vet, dhe shoqerise qe ajo drejton prej korrupsionit te pafre, i cili si nje kancer fillon e han deri ne vdekje trupin qe e strehon. Duhej tu kish spjeguar te gjithe paleve, ne politike dhe jashte saj, se ky problem, ky rrezik eshte dicka e madhe per shoqerine shqiptare, per shtetin shqiptar, dicka me e madhe se sa te gjithe ata qe ishin te mbledhur ne ate salle, te marre se bashku, dhe se perballja me te kapercen mbi afinitetet politike.
    Po te ishte kryeministri i Shqiperise jo nje loje e fatit, i cili krejt rastesisht e solli ate ne krye te vendit, por nje njeri te cilin bindja dhe dashuria per vendin e vet, e shtyu ate per te ofruar sherbimet e veta shtetit te popullit te cilit i perket, ai do ta kish kuptuar, qe ne sekonden e pare, se syte e njerezve “te vegjel” te rruges, kudo ku flitet shqip, do te ishin te drejtuar mbi te, me shpresen se ai do te ishte ne gjendje te bente ate qe duhej, te behesh “burre” dhe te deklaronte se shteti nuk mund te vazhdoje te heshte dhe myllte syte mbi gjendjen e krijuar ne gjirin e administrates shteterore qe ai drejton, ku interest publike shiten e blehen ne menyre privat, per interesa e qellime personale apo familjare.

    Por sigurisht qe e verteta eshte ndryshe.
    E verteta e hidhur eshte se bota shqiptare eshte disfunksionale, e korruptuar dhe e korruptueshme, ajo eshte sklerotike, e poshteruar dhe e poshterueshme, e pameshirshme dhe plotesisht e paafte per cdo lloj progresi social apo politik. E verteta e hidhur eshte se shteti shqiptar nuk eshte aty per te tu sherbyer interesave te zhvillimit te shoqerise se vet. Detyra e “te forteve” shqiptar eshte qe ta manaxhojne popullin e tyre, ta kontrollojne ate, ta mbajne nen zap, qe te rrije urte e te mos shqetesoje me zhurma dhe te pabera “shtepite” e fqinjve perqark. Sa per drejtimin e zhvillimit te vendit, ajo edhe si ide edhe si praktike, eshte dicka abstrakte, qe s`i jep “bereqet” askujt.

    Gjith nerva…, nga fundi i botes.

  8. Nuk mu duk se tha ndonje gje te re Berisha, ndoshta perveç qe tha turp per ju qe mbroni lakuriqin, legena.

    Ndryshe nga ç’lexoj ketu, levizja e Berishes ishte e vetmja e mundshme per te, u hodh ne kundersulm, per te krijuar peshtjellim e rremuje. Berisha e ka ndertuar gjithe karrieren politike tek peshtjellimi dhe rremuja, aty ai shkelqen, sapo vihet me shpatulla pas muri, krijon peshtjellim dhe gjithmone shpeton, per te mos thene qe del me i forte.

    Me Ramen ka edhe fat, se mund a kape nga te gjitha anet, ngaqe Rama ne jeten e vet s’ka vene asgje ne vije (mbase milionat ), asnje gje te qendrueshme, biles kjo paqendrueshmeri e Rames besoj se eshte edhe difekti i tij kryesor edhe ne jeten politike.

    Nderkaq indinjata se aty eshte parlament, mbase kalon po te shikohen disa seanca(momente) te parlamentit italian, sidomos Di Pietron kur i versulet Berluskonit, ka qyfyre.

    Kur intelektualet ne Shqiperi i versulen njeri-tjetrit me lloj-lloj sharjesh, ç’mund te pritet nga politikanet ?

    Gjendja eshte e ndere dhe e mjere, po s’ka ndonje risi me rendesi, te njejtat gjera dhe i njejti Berishe qe ja hedh bythes duke share mbare e prape Ramen.
    Po ashtu indinjata nuk ka per ta ndaluar Berishen qe kur te vihet prape ne veshtiresi, t’ja rinumeroj Rames te gjitha, nje nga nje. Ne kete pike eshte Berisha qe ja ben Rames, prape pa kapele ti, e zuri dhe s’e leshon me.

    Nanos i thoshte gjithnje mafioz, Nanoja e te tijet gajaseshin me Berishen, Rames i thote lakuriq, Rama e te tijet jane gati ta hane me dhembe.
    Ne Shqiperi me mire me qene mafioz se lakuriqs, ne rastin e pare respektohesh, ne te dytin s’di nga te futesh koken.

    Per mua e fitoi edhe kete round Berisha, tani dynjaja do merret me sa psikopat e kafshe eshte Berisha, duke harruar Meten dhe kaseten.

  9. Problemi eshte qe nga ky rast i perfolur korrupsioni, qe edhe pa folur prokuroria ose gjykata mbetet i rende, nuk po arrihet te perfitohet dicka pozitive dhe e vlefshme ne perballjet me shfaqjet korruptive. Duhej qe qasja ndaj ketij rasti te ishte mbi partite, te punohej se bashku qe te kufizoheshin imunitetet, t’i jepej mbeshtetja prokurorise etj. por po ndodh e kunderta. Opozita qe eshte me shume afera korrupsioni e akuzuar per vete, po e shfrytezon kete rast jo per te luftuar korrupsionin a treguar ndjeshmeri per ta luftuar ate, por per pushtet. Tek e fundit edhe kjo eshte legjitime por sigurisht qe ka me vete edhe reaksionin e mazhorances. PD-ja nuk preket drejtperdrejt nga pergjimi i Metes, qe ka qene dhe eshte nje socialist por per shkak te percarjes dhe perzenies nga e majta, ka hyre ne koalicion me PD-ne e djathte, por kur Rama kerkon te implikoje edhe PD-ne dhe te destabilizoje qeverisjen, kunderpergjigjia e PD-se eshte e pritshme dhe e kuptueshme. Ne fund kush humbet nga kjo kacafytje? Perballja dhe perpjekje per t’u marre me korrupsionin.

  10. “Nëse Berishës i ka mbetur ndonjë këshilltar, mik ose konfident, është momenti që këta t’ia sugjerojnë me forcë këtij njeriu alternativën e dorëheqjes.”

    Te jape doreheqje ngaqe foli ashtu ne parlament, apo nga skandali korruptiv qe paraqet video per qeverine e tij?

    ______

    Cudi si argumenti i Lulianit ketu, qe te vihen ne levizje (ose te pakten te behen perpjekje) mundesite ligjore/parlamentare per largimin e Berishes nuk rezonon fare, as tjetra qe aludon ai, qe ky ishte nje teater i shemtuar i arritur me ‘bashkepunim’ te te dy paleve, ndryshe as qe mund te realizohej dot.

    Perkundrazi, me ca shoh ne komentet me siper rrezonon thirrja “Berisha ik se ke folur shume banalisht ne Kuvend”.

    Dmth me keto komente dhe qendrime po i apelojme ndergjegjies etike te Berishes ngaqe kemi shprese se ne kete menyre ai do ike, apo thjesht po masturbojme, dmth nxjerrim dufin?

    Plus qe s’duhet harruar dhe pyetja “What next?”, dmth ca presim te ndodhe nese sot Berisha jep doreheqjen, sidomos po ta shqyrtojme kete ne kendveshtrimin e artikullit me te pare te xhaxhait ketu, apo ate ne Respublica, dmth te analizojme impaktin qe kjo doreheqje e Berishes pas ketij skandali korruptiv do kishte si ne luften ndaj korrupsionit, ashtu dhe ne te ardmen demokratike dhe politike te vendit.

  11. Mua ajo qe me ben te ve duart ne koke eshte fakti qe, edhe pse tashme nuk ka mbetur kembe anetari kabineti pa u akuzuar per korrupsion, keta te mazhorances ne vend qe te pergenjeshtrojne akuzat, dalin e pergjigjen se Rama ka dale nudo ne publik dhe ka rrahur te shoqen !!
    A thua se keta vjedhin e korruptohen pikerisht se e vuajne shpirterisht nudizmin e ketij te fundit…

  12. p.s.
    … dhe i jepen tundimit te korrupsionit, si robte pijes(se e postova pa e mbaruar mendimin)

  13. ”’te analizojme impaktin qe kjo doreheqje e Berishes pas ketij skandali korruptiv do kishte si ne luften ndaj korrupsionit”’

    Ku ke pare ti lufte kunder korrupsionin ne keto 20 vjet ? Hoqi ca Berisha andej nga 2005-2006, i sakrifikoi qe te vidhnin rehat te tjeret dhe te kishte goje para popullit, pastaj mori prape ke deshi nga te sakrifikuarit.

    Po nuk i ben dot hajduti lufte vjedhjes, as Berisha s’e lufton dot korrupsionin as Rama,as Ruçi apo Muçi.
    Si mund te luftojne keta tipa korrupsionin ku edhe po te mos jene vete (ta zeme se), gjithe te tyret vdesin per nje çik korrupsion? Ja shih Meten ti, Prifti ishte krahu i tij i djathte, i korruptuar deri ne palce, vdiste per nje çik minister, kujt do t’ja bente Meta luften, Priftit ?
    Po Berishes a nuk i duhej Prifti ? C’lufte zeza do i bente ?

    Ky koncepti i luftes kunder korrupsionin eshte per te tallur leshte me votuesit, ose me mire duhet marre si fjale e koduar, lufte kunder korrupsionit te kundershtareve qe te vjedhim vete.

    Jane vende me tradita demokratike dhe korrupsioni lulezon, ti ne krah ke Greqine dhe Italine, me te korruptuara si ben Perendia. Nuk ka shpresa per lufte kunder korrupsionit, prandaj sado skandale korrupsioni te dalin nuk i bejne deme te medha asnje pale.

    Mos kujton se LSI-ja do boshatiset nga anetaret tani ? Une druaj mos vershojne anetare te rinj tek LSI-ja, se vjedhja doli 100% e sigurte, me Ilir Meten fitojne te gjithe.

    Po s’dolen ne krye njerez me cipe eshte muhabet vari hejbet, po keta s’ke ku ti gjesh, ja me thuaj nje te vetem, nje tek kokerr qe ka ndonje gje ne dore.

    Berisha nuk duhet te jape asnje doreheqje, te priten zgjedhjet lokale, te shikohen forcat e seciles pale, nese fiton thelle PS-ja atehere vete Presidenti duhet ta marre situaten ne dore dhe te shperndaje parlamentin, te therrase zgjedhje te reja e po qe se eshte njeri me kellqe ti fuse edhe nje gjendje te jashtezakonshme, me nje fjale ligjerisht pa ligjerisht, po fitoi thelle PS-ja ne zgjedhjet lokale, Presidenti duhet te marre situaten ne dore, te tregoje se nuk eshte vetem nje kurve qe krihet ndersa fshati digjet.

  14. Ore kur e mbroni … çfarë ndjeni dua të di unë? E ndjeni njeriun tuaj? “dorën tuaj”, ju përfaqëson?

    Me çfarë ju shëmbëllen, në rolin e kujt e vini? Do ishte babai juaj? Shoku juaj? Alternativa juaj? Shëmbëlltyrë e Skënderbeut mbase? Arketip ilir i kafkës, apo pellazg? Apo arketip shqiptari? Burrë i besës? I zakonit?

    Mos përfaqëson inatin tuaj? Ashtu i padhëmbë e me zë të fortë? Apo është hakmarrja e imagjinatës tuaj? Mllefi juaj?

    Iluzioni juaj? Strehë e impotencës tuaj? Enver që ju ka munguar? Haraç që e keni paguar? Apo taksë për të tjerët e detyruar?

    Apo është kamuflim i idiotësisë tuaj? Mos është mikrofon që që ju jep zë, të tjerët për tju dëgjuar?

    Sinqerisht që jam kurioz për këndvështrimin tuaj… Si e shihni?

  15. Nuk u ka mbete pike yndyre; cirren secila pale si qeni n’hene: keta ne pushtet, per te zgjatur agonine; lukunia tjeter,eh, ata mezi c’po presin t’i ngrejne edhe themelet ketij vendi, qe nuk pushoi se prodhuari maskarenj mbi maskarenj. Ngado ta kthejme koken, jemi ku therret qameti, per tu qare me llahinka, tha. E keqja eshte me e madhe pasi, ky popull e ka alternativen -0-.

  16. Presidenti nuk shperndan parlamentin dot, nuk ka asnje mundesi kushtetuese te shperndaje parlamentin nese ky parlament nuk shperndahet vete, duke u humbur mazhoranca, duke rene dakort vete partite per zgjedhje etj. Presidenti vetem dekreton ate qe vendos vete Kuvendi. Mund te keshilloje ose te sugjeroje por vendim nuk merr dot.

    Sigurisht qe gjithcka po behet ne funksion te zgjedhjeve lokale qe vijne. Rama kesaj rradhe humbet cdo gje, shume me teper se c’humbi ne zgjedhjet e ’09-es nese humbet bashkine e Tiranes. Humbja e tij qe duket ne horizont, i kushton edhe kreun e PS.

    Nderkaq edhe PD-ja nese mundet thelle nga PS-ja, duhet te prishe koalicionin me LSI dhe t’i drejtohet popullit per votebesim dhe nje mandat tjeter te qarte, pa pasur nevoje per votat e LSI apo nje partie tjeter te majte.

    LSI gjithashtu ka per te matur forcat ne keto zgjedhje, nese katandiset nje parti pa elektorat, atehere Meta eshte i marrre fund, nese del me nje rezultat te kenaqshem eshte muhabet tjeter.

    Rama e di qe me humbjen ne zgjedhjet lokale e mbyll kapitullin e tij ne politike, prandaj kerkon te perfitoje sa me shume te mundet tani, me trukime, me thirrje per dhune etj. qe te kete njefare garancie ne zgjedhje ndryshe edhe mund t’i bojkotoje fare.

    Publikimi i kesaj video tani lidhet edhe me fletet e votimit dhe kauzes se supozuar per hetim te zgjedhjeve te kaluara nga Rama. Meqe Rama u terhoq nga fletet, megjithese e angazhoi PS-ne ne nje aksion qe doli krejt i padobishem dhe nuk arriti asnje qellim, fletet po asgjesoheshin etj. opinioni publik filloi t’i kerkoje llogari Rames per zgjedhjet e kaluara, si per rezultatin e humbjes apo edhe per deshtimin ne hetimin e pretendimeve e keshtu me rradhe.

    Keshtu qe duhej kjo video dhe tani nuk flet askush per fletet, as per llogarite e pambyllura te Rames me zgjedhjet.

  17. E mira dhe e liga, dija dhe pa dija – nuk jane pjese te ndara te nje personi, ato jane nje, person; Sali, i fuqishem ne shpalosjen e tij, jo pak, e pakta 20 vjet. E vetmja gje qe eshte ngjitur e nuk shqitet pa pushim pas tij eshte urrejtja, egersia, koke fortesia, djallesia, hilja, pabesia etj.. Ky realitet mbartes i se liges te kujtedo, i kamuflon Berishes cilesite e siperpermendura duke rezultuar e mira si e kapur prej se liges.

    Saliu, zgjati, por, po humb betejen me perdorimin e se liges per te mire. Tani eshte koha te hubi beteja e perdorimit te se mires nga e liga.
    Pyetja eshte e thjeshte: A mund te jet edhe ky variant me protagonist Sali?

    Me ngel nje pergjigje, ne se mbetet i njejti protagonist: do perdor te miren per te keq.

    E liga jo vetem eshte mbeshtetur dhe mbeshtetet, por eshte dhe do jete pjese e pa ndare me te miren, qe te pranohen per koekzitence nuk do te thote se ushqen me shume njeren apo tjetren, por zhvillimin e pa lenduar, dhe kete e ben vetem harmonia. Tani, pasi perdorimi i se liges per mire po humb, radha vjen qe e mira te humb betejen me te ligen, pasi keto te barazohen (emancipohen) do kemi harmoni.

  18. Me kushtetute pa kushtetute, per mua nese gjendja shkon per dreq, Kreu i shtetit eshte Presidenti, kryekomandant i ushtrise po ashtu, perfaqeson edhe unitetin e popullit, 4-5 gjenerale do i kete te tijet, te tjereve s’do ua mbaje suma ti dalin kunder, keshtu qe te dale ne televizor miku e te deklaroje se po merr frenat e vendit, pa ta shohim sa vlen Kuvendi.

    Nese zgjedhjet lokale i fiton bindshem PS-ja dikush duhet ti vere pikat mbi i, ky dikush qe duhet te sakrifikohet te jete Presidenti, jo populli.
    Hajde merru me J. po ta mbajti, po sa J. ka verdalle qe presin nga Rama te jete çik ‘trim’, jo mer mik, i takon Presidentit te sakrifikohet, te gjeje ndonje interpretim ad hoc te Kushtetutes dhe ta preje me shpate nyjen gordiane.

    Po fajin e kane ata qe bene Kushtetuten te tille qe e trodhen krejt figuren e Presidentit, vete keta opozitaret e sotem e kane.

    Qe Rames i inereson degjenerimi i situates, s’kam asnje dyshim, po kam edhe frike se Rama i ka hedhur te gjitha ne loje, ka bere ‘all in’, tani i duhet ti shkoje deri ne fund.
    Budallait hapi rrugen thone, po tani kemi dy budallenj e per fat te keq do e haje ai qe e ha gjithnje, populli.

    Shih ç’thote nje asisojs e Shekulli:

    O shqptar!Shembeni ate Gerdalle me gjithe Germall.He ju lumt osot o kurr! Koha punon per POPULLIN… Kujtoni Nolin Avniun Gurakuqin B.Currin kunder Zogut Perpara me daten 21 Jenar.Shqiperise asnjeher nuk ikane munguar TRIBUNET

    Po budallepset dynjaja dita-dites, na ruajt’ Zoti.

    1. Duket ashiqare që gjithë propaganda e flaka që derdhet nga mediat e militantët e Ramës, është për të karikuar shokët e J që të dalin në protestë pasi u mashtruan dhe u tallën me ta në disa protesta të tjera. Jo se ka për t’u bërë gje në atë protestë, por kërkojnë ta perdorin si mjet për të gërryer mbështetjen për qeverinë, duke treguar forcën numerike opozita dhe me shpresë se kjo do t’i japë mundësi më të mëdha për fitore në zgjedhjet lokale.

      Nga ana tjetër Berisha këtu është në fushën e tij. Opozita miting, Berisha bën miting edhe më të madh.

      Berisha është aty si rezultat i votës së popullit, pjesës së djathtë të elektoratit dhe elektoratit me bindje të tjera por që jane në koalicion, nëse dikush kërkon të mos njohë këtë votë, nuk do të ketë para vetëm Berishën, por gjithë vizionin e djathtë dhe pjesën dërrmuese të shoqërisë që dhunen me frymëzim politik e ka lënë prapa.

      Pa permendur faktin që jemi vend anëtar i Natos, etj.

      Këto i dinë të gjithë, me Ramë e Ruç, por që gjithsesi në llogaritë e tyre ja vlen pak ngritje zëri e fjalor luftarak.

    2. “”Hajde merru me J. po ta mbajti, po sa J. ka verdalle qe presin nga Rama te jete çik ‘trim’, jo mer mik, i takon Presidentit te sakrifikohet, te gjeje ndonje interpretim ad hoc te Kushtetutes dhe ta preje me shpate nyjen gordiane.””‘

      Lëri këto aludime në emrin tim të lutem shumë. Edhe ai tjetri aty poshtë, ta ketë parasysh. Trimërinë ua kam lënë burrave pa dhëmbë që shajnë si gra në parlament. Demostrata duhet të jetë e qytetarëve, dhe ashtu do jetë.

      Provokimet për degjenerim të situatës, do t’i vlenin PD-së, që të kishte mundësi për amnisti më pas të maskarallëqeve që kanë bërë me tenderat.

      Nuk ka për të funksionuar. Nuk është më viti 97’ ku kafsha mes lebetitjeve të popullit për shkak të kusarisë barbare, zgjidhte veten president.

      Megjithëse disa tentativa për degjenerim i ka kryer tashmë, duke urdhëruar policinë të bëjë kontrolle masive nëpër disa qytete.

  19. Dhe estrada vazhdon:

    “Demonstrata e paralajmëruar nga opozita për ditën e premte më 21 janar nuk do të jetë njësoj si organizimet e mëparshme të saj.

    Ajo ndryshon nga emri, demonstratë dhe jo protestë…”

    http://top-channel.tv/artikull.php?id=201810

    Keshtu pra qe tek ne theatroja nuk behet vetem me nje aktor po me pjesmarrjen e te gjitheve, pa harruar mediat.

    E pra duke ju kthyer prap ceshtjes se revoltes (plotesisht te justifikueshme) te xhaxhait dhe te tjereve per teatron dhe gjuhen rrugace te kryeministrit ne Kuvend, s’mund te anashkalojme as talljen e prapanices qe opozita ben me popullin po per kete ceshtje, si dhe shume te tjera, jo vetem ne kuvend, ku ka pothuajse dy vjet shkon vetem per teatro, po dhe ne rruge.

    Dhe persa asgje s’ndryshon (te pakten jo ne planin afatshkurter) mendimi i shumices “me mire drejtesi te cunguar dhe hakmarrese/shantazhuese sesa asgje fare” validohet akoma me shume, besoj.

  20. Më duket interesante të postoj këtu përgjigjen e drejtpërdrejtë që i jep Mustafa Nano kësaj teme nga site i vet Respublica. Citoj një pjesë:

    “”Ardian, ka një ngjarje që duhet të të bëjë të mos çosh dëm herë tjetër sugjerime të tilla. Andej nga fillimi i vitit 1997, dikush që mendonte se ishte mik e konfident i presidentit Berisha, i shkon në zyrë këtij të fundit dhe me motivimin që buron prej miqësisë e konfidencës, i sugjeron “të japë dorëheqjen, pasi jashtë, në rrugë e mjedise publike, kish vënë re shumë animozitet kundër tij. E di cila ishte përgjigja e Berishës, Ardian? Mori një karrike të zyrës, dhe e hodhi në drejtim të “mikut dhe konfidentit” të vet. Ndërsa kolona zanore e këtij veprimi ishte:”Ik nga zyra, shkërdhatë, se do të q.. robtë!”. Miku dhe konfidenti iku nga sytë këmbët. E qysh atëherë, nuk është më i tillë, ndonëse unë jam i sigurtë, se po të jetë në nevojë e në hall, s’e ka për gjë të ribëhet mik dhe konfident i tij. Siç janë bërë të tjerë para tij.”””

  21. ”’Provokimet për degjenerim të situatës, do t’i vlenin PD-së, që të kishte mundësi për amnisti më pas të maskarallëqeve që kanë bërë me tenderat.

    Nuk ka për të funksionuar. Nuk është më viti 97′ ku kafsha mes lebetitjeve të popullit për shkak të kusarisë barbare, zgjidhte veten president. ”’

    Kaq shpejt u terhoqe ti apo e ke me 5 minutsh ? Kaq shpejt e humbe edhe kete round ? Po ku pyet Sala per protesta, manifestime, demostrata a ku di une çfare fjalesh te tjera te huaja kane hyre ne shqip. Ta ben me dore nga kryeministria:
    -Po beni piknik e, si ju duket Tirana ne dimer ?

    A e ke idene ti sa here keto muajt e fundit, eshte bllokuar qendra e Romes nga protesta, manifestime a demostrata dhe Berluskoni s’pyet fare, rendesi ka te mbaj parlamentin thote, pa le te grijne sallate keta.

    Ca gazohu kot thua ti, ore sheshi eshte muhabet kot po s’pati mendje per dhune. Keto paqesoret kane vlere, kur sherbejne per te homogjenizuar, renditur e kontrolluar turmen, me qellim qe pas disa paqesoresh te vije nje proteste e dhunshme, po nese keto jane thjesht paqesore atehere çfare del kot, sa per nje xhiro thua ti ?

    Po nuk pyet jo Sala po askush ne bote, nga protestat paqesore nese e ka parlamentin ne xhep, Sala per me teper nuk pyet as nga protestat e dhunshme.

    Ka vetem 2 rruge per te tejkaluar krizen;

    1- Rruga institucionale, respektimi i parlamentit, rivendosja e legjitimitetit te plote te qeverisjes.

    2- Rruga e dhunes.

    Kjo e as te puth as te leshoj, nuk zgjidh asgje, kjo vetem sa e mban vendin ne krize.
    O eshte A, o eshte B or trim, zgjidh e merr.

    Nuk kane bythe bijt’ e bllokut- tha Sala, nuk merrem me gra une tha, atehere ça pret ti, te jape doreheqjen se opozita rifillon xhirot neper Tirane ?
    Ai po te sfidon hapur, kruaje po deshe, ti i thua, une jam qytetar s’jam malok. Mrekulli thote Sala, vazhdo te numerosh pllakat dhe pemet e Tiranes, meqe je qytetar.

    Kjo qe ben opozita eshte qaravitje e qurravitje, dil ore e prano pergjegjesite, thuaj une ty s’ta dal dot me te keq, po hyj ne parlament ose thuaj s’ta dal dot me te mire prandaj do e provoj me te keq dhe fillo te shkulesh pllakat.

    Jo se ky ashtu do, jo se ne jemi keshtu, kot fare, terci verci, si pordha neper breke.

    Po pse kujton ti se e ngre zerin Sala, ja se mendon qe opozita vjen verdalle si pordha neper breke.

    Ke dy mundesi J. o prano legjitimitetin o hidhe nga kolltuku me tritol.
    Une zgjodha te pranoj legjitimitetin se s’me terheq ideja e tritolit, kurse ti as po e puth as po e leshon, merr pergjegjesite e tua si nenshtetas i Republikes se Shqiperise.

    1. Ti harron një gjë shumë të rëndësishme në analizën tënde, ndër të tjera me vlerë. Dhe ajo që harron ti, nuk besoj se e bën qëllimisht, është që Berisha është skizofren. Dmth jo për ofendim “skizofren”, po skizofren patollogjik. Ti mund të kesh dyshime, por kjo do vërtetohet kur t’i bëhet autopsia.

      Berisha e ka kuptuar që është i trashë, i pakulturë, me prejardhje të damkosur, madje ti nuk e the keq – ai merr forcë nga urrejtja. Nëse ka diçka që e ka bërë Berishën të bëjë përpara, është urrejtja. Dmth ta përdorësh urrejtjen, si burim force, tregon shumë…

      Kjo mund të kërkohet thellë në moshën e tij të fëmijërisë, apo të rinisë së hershme, ku i ka patur fillesat. Mbase në marrëdhëniet babë-bir me të jatin, prandaj është i obsesionuar me Ramën dhe të jatin e Ramës.

      Berisha bën reverse psychology në të gjitha daljet e veta. Unë e kam vënë re që kur thotë: do bëjmë zgjedhje të lira, ai bën të kundërtën.
      Kur thotë psh: Videoja doli, sepse doja unë, në fakt do të thotë se është bërë pishman që video ka dalë. Është bërë pishman që nuk e ka ndaluar.

      Kur thotë “zhvishuni lakuriq”, do të thotë se unë, Berisha, jam lakuriq. Është interesante tani, objektifikimi i shfryrjes së Berishës. Ai nuk bën dialog, bën gjithnjë monolog. Berisha i flet vetes në çdo dalje të vetën. I drejtohet vetes, një pjese të unit të tij.

      Pse t’i them të gjitha këto?

      T’i them për të kuptuar se ku dua të dal… Berisha, e the jashtëzakonisht mirë ti, triumfon në situata jo tamam jo normale, por jo llogjike. Dmth kur mungon llogjika, Berisha është mbret. Aty është zoti i vetes, aty është superiori. Jo vetëm kaq, por Berisha në këto gjendje, është gjendja e vetme ku ia njeh vetes superioritetin.

      Aty njëri Berishë, ai që flet, dhe pasqyra e tij, një lloj alter-egoje e tij, bien në paqe.

      Puna është tani, që kur ti (Rama në këtë rast), nuk i jep shkas, nuk i jep çik të shfaqet ky lloj Berishe, atëherë Berisha dhe alter-egoja, do vihen në luftë me njëri tjetrin. Dhe përfundimi është që njëri, do hajë tjetrin.

      E kështu do shpëtojmë të gjithë…

  22. Hyllin kur citon popullin citoje mire se “as te puth e as te leshon” sikur ska ndonje kuptim, apo jo mor mik?

    Ndersa seriozisht une dyshoj se kete here Rames nuk i ka mbet gje tjeter vecse ta provoje deri ne fund, qofte duke rrezikuar edhe damkosjen me “perdhunim” te se bukures se dheut. Sot doli edhe ambasada amerikane me deklarate qe nga njera ane denonte dhunen potenciale( qe baba duret thone ne Shijak) dhe nga tjetra i bente thirrje policise per profesionalizem (more vesh?, mora thuj). Po te kishte me pak urrejtje dhe me shume racionalitet kete analize do te kish nxjerre J. nga sharjet e Berishes ne parlament, i.e. Berisha jep mesazhin ” e di se cpo ben po me mua s’ja del dot me ate menyre”. Kete konfirmojne edhe daljet e mepasme te ministrave qe tregojne dhembet duke u treguar ligjin. Pra edhe Berisha e kupton se cpo ndodh dhe i druhet, madje shume. Arsyeja qe i druhet gjese sigurisht nuk eshte Rama gjysem i tredhur politikisht ne familjen e tij te adoptuar ( PS), po nese e ndez shkendijen eshte shume veshtire ta kontrollosh pastaj. Shto faktin qe shteti jone nodenese i forcuar nuk eshte i konsoliduar per te perballuar presionin politik e jo me perballjen dhe “luku luku e behet vete ajo pastaj”. Kete paralajmeronte editoriali i Mero Bazes (i cili pasqyron keto kohe me se miri mendimin politik te PS-se) sot tek Tema. Mos harro qe do kete edhe aktore jo te brendshem qe mezi presin ti hedhin nga pak benzine per interes te vet, e keshtu Rames i lehtesohet puna. Pra, Rama kete here ka vendosur ta konsumoje marredhenien(puthjen do thoje ti) e do te na duhet te shohim kush i ka atributet me te medha. E gjora Shqiperi, po e dhunuar mbeti.

    1. “””Po te kishte me pak urrejtje dhe me shume racionalitet kete analize do te kish nxjerre J. nga sharjet e Berishes ne parlament, i.e. Berisha jep mesazhin ” e di se cpo ben po me mua s’ja del dot me ate menyre””””

      Ti kërkon që unë të nxjerr argumenta llogjike nga “sharjet”?

      Nuk janë sharje ato, Politicus. Ajo ishte humbje e ekuilibrit mendor. Ishte fazë çmendurie. Ishte divorc me llogjikën.

      Berisha nuk ishte i kthjellët mjaftueshëm në ato momente që të argumentonte, as të artikulonte diçka.
      Madje Berisha nuk ishte i kthjellët EDHE pasi ndodhi kjo, kur një ditë më pas deklaron se: “ai ishte një miting i imi”.

      Unë nuk pashë aty ndonjë përkrahës të tij (hiq Xhuzepinën). Atëherë çfarë mitingu ishte? Saliu aty po i fliste alter egos së vet. Ishte një shpërthim në formë monologu për shikuesit, po për të ishte bashkëbisedim me alter-egon e vet.

      Aty Berisha e mundi alter-egon e tij. E provokoi opozita, dhe ai iu përgjigj sfidës, duke e mundur alter-egon.

      Aty Berisha u rrëfye, na tregoi të gjitha brengat e veta. Na tregoi sesi e mundojnë mjaft dhëmbët e rënë – duke i folur alter-egos në formën e socialistëve “jeni qen që lehni, po nuk kafshoni”. Aty ai u ndërgjegjësua se një pjesë e tij u zbulua, se në një farë mënyre u zhvesh. Dmth e kuptoi që njerëzit e kuptuan, se është hipokrit. Prandaj ulërriste: zhvishuni lakuriq, zhvishuni lakuriq. Kjo si një brengë e brendshme, e nevojshme e tij, që më së fundi të rrëfehet, të dorëzohet.

      Berisha po çmend popullin, thotë Dritëroi në vargje. Një mendje e çmendur/ gjithë vendin po çmend.

      Dhe Mero Baze që e njeh shumë mirë, ke të drejtë ti, i sugjeron opozitës, të provokojë dalje të tilla. Të provokojë Berishën kafshë, mos më keqkupto, të gjithë kemi një kafshë brenda nesh. Kur të gjitha humbasin… kur nuk ngelet gjë tjetër, atëherë njerëzit përdorin instiktin, atë të kafshës.

      Populli, ai që del nesër në demonstratë, nëse do të ishte i ndërgjegjësuar, do të bënte një ekzibicion qytetar, dhe kjo do të provokonte reagimin përsëri instiktiv të Berishës. Se Berisha ka shumë gjynahe për të larë me veten e vet. Dhe nuk mund të rrijë pa reaguar. Është si ai që kthehet në vendin e krimit. Është instikti. Të bën të kthehesh dhe të provokosh.

      Berisha do të ishte jashtë mase i kënaqur të shihte nesër një popull të çmendur, me veprime iracionale. Një popull që ulërret, që thyen, që shan…. pra një popull që është si ai. Po nëse Berisha sheh nesër një popull qytetar, me reagim normal, atëherë kafsha brenda tij do të provokohet. Do të ndërgjegjësohet se ai është kafsha. Do t’i kujtohet sesi thyente personalitetin e tij, dikur, për tu ulur në minderët e shtëpisë së Ilirit. Do t’i kujtohet se është ai që ishte atëherë – parvenuja i zhubrosur, që bën gjithçka për të fituar pushtet.

      Pastaj do luftojë përsëri me alter-egon e vet. Po kjo është luftë e humbur a priori, se ndërgjegjia e mund kafshën.

      Sugjeroj që kush e ka afër dhe e do, e ndjen si njeri, ta ketë shumë kujdes, se do përfundojë rrugëve.

      1. J. , po e nis me anen njerezore, te sugjeroj teper miqesisht qe te mundohesh ti bindesh te afermit qe demostrata e neserme ka shume pak te beje me cfaredo pakenaqesirash mund te kene ata me Berishen apo me gjendjen dhe shume me teper te beje me pushtetin e Rames. Pra nese do duan te protestojne si qytetare le te mos e harxhojne kete mjet shume demokratik ( e te rrezikojne jeten sic shprehesh) ne kete demostrate sepse nuk ja vlen per Ramen. Aty do kete militante dhe me shume gjase edhe trazira. Ta them vertet njerezisht dhe pa asnje politizim. Ka edhe raste kur njerezit duhet te ngrihen kunder tiranise, po ky nuk eshte nje nga ata sepse nuk eshte ngritje kunder tiranise te protestosh krahperkrah me Gramoz Rucin, i cili besoj se jemi dakord nuk mund te jete simboli i anti-tiranise. Ne se nuk jemi dakord ne kete te fundit, te kerkoj falje dhe mos e merr parasysh sa me siper.

        E dyta per Berishen skizofren. Shpresoj shume ( nuk te njoh) qe nuk po harxhoj fryme me nje njeri me interesa te mirepercaktuara por me nje person te mireshkolluar qe nga inati i vjehrres fle me mullixhiun. Berisha mund edhe te jete klinikisht i semure, une kete smund ta di se sjam mjek i tij personal, por ajo qe te thashe me siper ( e qe ripohon me logjicitet brutal MB) qendron per disa arsye: 1) Berisha kurre nuk ka bere levizje qe nuk jane racionale (per te e jo detyrimisht per te tjeret), madje as ne ’97ten. Po te lexosh librin e Bazes aludohet qe ai cdo gje e ka paramenduar dhe shoshitur mire. Ne se nuk eshte cmendur ne ’97 ku sipas Meros ( editoriali sot) “flinte i vetem ne zyre pa ditur ku kish femijet apo gruan e fshehur ne periferi te Tiranes” e kam shume te veshtire ta besoj racionalisht qe paska rrjedhur prej Rames. Jo vetem per dobesine e aksionit te Rames por edhe sepse derimesot Berisha i ka fituar te gjitha betejat e vogla! Te gjitha jo shumicen. Pra argumenti i stresit qe e ka cuar ne cmendje eshte spekulim i paster per naive dhe te painformuar. 2) tirada e tij ( e pahijshme dhe e pakendshme per nje kryeminister) nuk ishte kuturu po kishte drejtim te mirepercaktuar. Rama kercenoi me marrje pushteti me dhune duke vendosur ne podium Rucin ( vertet ti qe me dukesh moshe e imja mund te pajtohesh me Gramoz Rucin po jo me Berishen? me c’logjike? pashe zotin ma shuaj kete kuriozitet) Berisha ju pergjigj “me rruan lleret e kembeve”. Rama i kerkoi doreheqjen me arsye jo fort te qarte ( sepse nuk del dot me antikorrupsionin kur nxjerr ne krye Taulant Ballen plus me historikun qe ka ne Bashki, keshtu qe here e ka me Meten hajdut e here me zgjedhjet, madje here here edhe me Nanon po asnjehere nuk eshte konsistent), Berisha i tha po fole keshtu per ate qe e kam te dashur une ( pushtetin) une ta kthej aty ku ti ke piken e dobet-morali personal. Askund nuk kishte skizofreni e as humbje kontrolli madje po te them qe mund edhe te kete qene e parapergatitur. Po te lexosh me vemendje XH2 njeri nga argumentet e tij kundra ketij lloj komunikimi eshte pikerisht fakti qe nje shtetar zgjedh te komunikoje ne kete menyre, duke e pas provuar ne kushte te tjera qe di te komunikoje ndryshe.
        Kaq kisha une per sonte se neser eshte dite e rendesishme per historine tone, sido qe te rrjedhin gjerat. Une uroj qe te mos kete humbje jete a gjera te ketij lloji, ndersa nuk e kam bindjen e MB ne forcen e shtetit. Qofsha i gabuar.

        1. Politicus, ndoshta një lëvizje e mençur e Berishës do të ishte të jepte dorëheqjen së bashku me Metën. Ai i ka numrat në parlament, për t’u zgjedhur kryeministër përsëri, me qeveri të re. Dorëheqje thonë se edhe Stalini ka dhënë një herë para KQ, thjesht si manovër politike, për të fituar terren. Dorëheqja, në këtë rast, do të ishte të lije parlamentin të vendoste nëse ti duhej të vazhdoje të drejtoje qeverinë apo jo, me koalicionin ekzistues apo jo (verifikim, e quajnë këtë italianët); meqë jemi në republikë parlamentare, dhe çfarë vendos parlamenti nuk diskutohet më pastaj. Unë e prisja këtë lëvizje pas rënies së Metës dhe u habita kur nuk e bëri; ndoshta ngaqë nuk është i sigurt për disa prej deputetëve të vet. Por ty nuk mund të të ikë zëvendës-kryeministri dhe shefi i partisë me të cilën ke bërë koalicion, për shkak të një videoje pak a shumë diskredituese, dhe ti të bësh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo nuk shkon fare dhe nuk ndodh veçse në vende ku demokracia kuptohet si ndonjë lloj loje me kopacë. Dorëheqja e Berishës, sado e përkohshme, do të kish zgjidhur shumë gjëra dhe SIDOMOS do të kishte mënjanuar çfarëdo gjëje e padëshiruar që mund të ndodhë nesër. Gjithashtu do të kishte shmangur shfaqjen shumë të keqe të para pak ditëve, për të cilën unë bëj me faj edhe Topallin, e cila duhej ta kish ndërprerë seancën menjëherë e të mos e linte shefin e vet të shfaqej ashtu para kamerave.

          1. Xhaxha i dashur,

            se pari Berisha nuk ka asnje arsye per tu dorehequr sepse sic thua edhe vete numrat i ka, dhe dy zgjedhjet ja kane njohur ( ne shkalle te gjere), dhe e treta sepse standarti qe ti kerkon nuk eshte pranuar dhe perdorur nga ata socialiste qe bertasin sot. keto jane gjerat per te cilat Rama po i kerkon doreheqje edhe pse jo me konsistence, pra ne se kuptojme dot se cila eshte arsyeja. Pra sistemi nuk e ka te brendezuar nje standart kaq te larte sa c’kerkon ti.
            Ka edhe nje te katert, qe askund nuk eshte e shkruar qe rregullat funksionojne gjithkund njelloj edhe ne sisteme demokratike. A mundej Obama te rrinte ne pushtet nese do i kish dale NJERI nga skandalet e Berluskonit? E pra nuk mund te nxitohemi e te themi qe nuk ka demokraci ne Itali vetem per shkak te ketij fakti. Me pak fjale, demokracia nuk eshte nje gjesend statik qe ka nje forme te caktuar sic e mendojme ne dhe cdo gje tjeter eshte detyrimisht e papranueshme. ne kushte te ndryshme merr forma te ndryshme. Ne rastin e Shqiperise problemi nuk eshte Berisha apo Rama apo ata qe do vijne pas tyre. Per mua problemi eshte qe sistemi funksionon i teri ne kete menyre dhe nxit kete lloj sjelljeje politike. Per kete mund ta fajesosh teresisht Berishen, (ashtu si edhe Ramen) i.e. qe vazhdojne te luajne nje loje te ndyre dhe sillen sikur qellimet e tyre jane te pastra.

            E fundit por jo nga rendesia, a je i bindur qe nese Berisha jepte doreheqjen dhe rivotohej Rama nuk do dilte prape neser ne demostrate duke thene pse sbere zgjedhjet e parakohshme o katil? Eshte ajo historia prape pa kapele ti.
            Kjo jo sepse Rama eshte skizofren apo jo i ekuilibruar, perkundrazi sepse protesta dhe per mendimin tim shkallezimi deri ne dhune eshte e vetmja menyre racionale e Rames per te NDENJUR NE KRYE TE PS-SE. Edhe nje here ky eshte sistemi qe ndertuan pas ’91shit e keto rregulla po zbaton edhe “Rame reformatori”. Per te te hequr cdo dyshim te anesise se ketij gjykimi, Rama po vepron si do kish vepruar Berisha po te ishte ne pozicionin e tij. Lufte deri ne fund per te justifikuar veten e mbajtur gjalle shpresen mes te vetve. Ne rast humbjeje fajon e ka……kundershtari qe na shtypi, eshte autokrat e i pandreqshem etj. etj. po ne ja marrim me te gjitha mjetet pushtetin ketij. Eshte nje skenar jo i panjohur per politiken shqiptare, madje perseritet ne menyre ciklike.
            Berisha eshte i sigurte me te vetet ne parlament se askush nuk te fal dy vjet mandat te fituar me aq shume mund ( do habiteshe po te te thoja qe Berisha do mbahej gjalle edhe me vota socialiste po te vinte puna aty se edhe disa socialiste qe nuk mund te jene te sigurte per vendin ne liste nuk do aforfonin dyvjeteshin). Pra nuk eshte ceshtje sigurie po ceshtje loje politike e cila luhet si shahu te cilin ti e njeh mire. Rama po luan lojen, kaq. Kerkesa per doreheqje eshte pretekst, nese jo doreheqja dicka tjeter. Pra demostrata e neserme ka pak lidhje me kaseten e Metes ( Rama tha publikisht qe kishte kasete me familjare te Berishes qe merrnin ryshfet!) po me pretekstin. Nese nuk ndez neser, do dale ajo kaseta qe thashe me siper, e nese nuk ndez edhe atehere do dali dicka tjeter qe ne se dime, e keshtu me radhe me pretekstet deri sa te marre flake. Nese nuk merr flake dhe i kthehen kunder nderkombetaret ( une dyshoj shume per kete ndryshe nga MB) fluturon nga PS-ja me shkelma dhe me shume gjase perfundon o ne burg ( pak gjasa) o ne mergim ne pritje te shansit te ardhshem.
            Edhe nje here eshte loje krejtesisht politike pa asnje lidhje me ideologjine e paleve a me ndonje ndryshim ne perceptimin e korrupsionit etj. etj. Thjesht power games.

  23. Deshifrimi i gjithë veprimeve dhe retorikës politike tani është më i lehtë dhe i kapshëm edhe per J.

    Po luhen gurët nga kundërshtarët e PS që në këtë parti të fitojë linja e aventurierëve dhe dhunës bolshevike ndaj një qeverie të ligjshme dhe institucioneve demokratike.

    Përballja në atë mënyrë në parlament e Berishës me deputetët e çakërdisur të PS, ishte në këtë funksion. Sfidë ndaj tyre.

    Rrëshqitja në dhunë e PS, që është me precedent në këtë gjë, do ta shndërronte këtë parti përfundimisht në një parti-bandë ose shoqatë politike revolucionare që nuk arrin te ambientohet e adaptohet në një sistem demokratik.

    A. amerikane e ka paralajmëruar fort dhe prerë PS-në dhe ka inkurajuar Policinë e Shtetit për çdo eventualitet. Një gabim sado i vogël i PS në protestën që ka marrë përsipër, e nxjerr jashtë loje politikisht dhe i vendos para përgjegjësisë ligjore e politike drejtuesit e saj dhe me gjasë ka edhe largimin e Ramës nga kreu i PS.

    Duke e ditur se kush është Rama, politikisht flas, duke mos qenë as në pozitën e nje nxënësi perballë Berishës në politikë, ka për t’i dhënë fund karrierës së tij me duart e veta dhe kam frikë që do marrë në qafë dhe PS, që gjithsesi është opozita e vendit.

    1. Shiko këtu ti, mundohu të mbash minimumin e etikës, të thashë dhe më lart, e mos aludo në emrin tim.

      Nesër në demonstratë, do të dalë im atë, do të dalë ime më, ime motër dhe im vëlla.

      Unë nuk i kam të tepërt këta, siç po i shikon pushteti degjenerues i Berishës, dhe jam i fundit që do të doja tu ndodhte gjë.

      Prandaj edhe një herë, mbaj gojën.

      1. J,

        mos e prish gjakun me metalboy-in.

        Ky është një partizan partiak, i cili siç duket e ka shitur shpirtin tek Berisha. Nuk mund të presësh asnjë lloj komunikimi me këtë kategori njerëzish.

        Zbato thjeshtë në mënyrë analoge rregullat e zakonshme të ecjes në trotuar kur ndeshesh me përgërën e një qeni.

        Bëj një hark anash dhe vazhdo rrugën tënde.

    2. Metal boy, po ti prit të bëhet demonstrata një herë, pastaj nxirr përfundime!

    3. Metal Boy, mos ki merak, 21-shi erdhi e iku. Rama do dale e do ike bashke me te, e ne 22, 23, 24, 25, kur te dale populli e t’iu vere perpara, Rame e Berishe bashke, atehere ta shohim si do e nderrosh edhe melodine. Tashti hesht, e boll u talle me fukarane duke e kthyer kete muhabet ne Berisha vs. Rama, Herkuli vs. Macisti, se le nam – me gjithe emrin qe paraqitesh, nuk besoj te jesh aq kalama.

  24. “Zemerimi i te mireve eshte i rrezikshem”-lexova nje dite nje thenie te Andreotit te Shekulli. Nisur nga ai qe e thote-senator i perjetshem mos gaboj-them se duhet besuar. Moment sinqeriteti, por edhe nje lloj arrogance prej aristokrati qe duket sikur thote; t’ia leme emocionet popullit, mjafton te mos akumulohen. Per Shqiperine them se kjo eshte konfirmuar ne 1997-ne protesta asokohe njerezit nuk pyesnin as per gure qe fluturonin vesheve, as shkopinj gome e as gje prej gjeje. Perpara.

    Problemi i sotshem me nje shoqeri qe nuk reagon, apo edhe vetetallet me cinizem, con ne konkluzionin se sistemi i ndertuar ne Shqiperi ka prekur dhe bere pis te gjithe thuajse. E ka kthyer korrupsionin nje model, nje mundesi fitimi dhe jetese. Nje opsion. Pa frike, ne permasa te ndryshme, shoqeria shqiptare mendoj se i ka dhene konsensus korrupsionit brenda vetes, informalitetit por edhe ligjerimit te fitimit te pandershem. Kjo eshte edhe kriza qe ben te pasuksesshme nismen e PS per formulim politike bazuar me betejen ndaj korrupsionit.
    Pa folur per ata qe e artikulojne. Aq me shume qe kjo eshte perseritese pas vitit 2005.
    3 zhgenjime te medha mendoj une pershkrojne brezin e shqiptareve te rritur apo ndodhur ne tranzicion; ai pas vitit 1992 kur ne emer te demokracise u perftua nje autokraci sharlatanesh dhe hajdutesh, ajo pas 1997 kur nje pushtet liberal instaloi deri ne maje modelin e korruptimit te perpunuar, nje lloje arseniku social qe con ne vdekjen e vlerave, madje i ben ato tipare seksi te nje kohe te harruar. Dhe se fundi zhgenjimi nga Integrimi. Asgje nuk ndodhi. Opiumi i mases se pas hyrjes ne cdo vrime me siguri e Bukura e Dheut do te shaplosej me krenari po del ngadale dhe mund te nxise nje refluks dhe dyshim ndaj BEeeee-se, ne kuptim te vlerave dhe standardeve. Une kete e quaj osmanizimi i optikes-perandoria e re ja tek eshte. Puna eshte si ta mjelim.
    Me shume interes eshte se kjo gjendje jermi, kjo semundje na pershkron te gjitheve- edhe vellezerit extra-Standard ne Kosove dhe Maqedoni.

    “Ne kemi faj që stoicizmin e shtresave të gjera të popullsisë që barti në supet e veta barrën e kryengritjes e zëvendësuam me hedonizmin e elitës”-shkruante ne 30 janar Arben Xhaferi te Shekulli. Kjo eshte vrasje e cdo ideali, madje edhe e idese se mund te kesh nje ideal. Per ta thene ndryshe, konsumizmi i cmendur qe ka hedhur rrenje te ben edhe modest si tip; kenaqu me endrra, leri idealet. Enderr per nje shtepi ne Tirane brenda unazes, nje makine, po edhe ndonje dashnore e mbajtur duhet dhe ec perpara cfare suksesi. Nuk e di sa ndikon ne te gjithe kete struktura jone sociale-por fakt eshte se ngjashmeria me vende si Sicilia duhet pare si rast analog edhe pse aty ka nje histori arti qe e ben shume ekzotik.
    Ajo qe vjen si problematike ne situaten aktuale eshte rrenimi i autoritetit te institucioneve ne syte e me te skajshmit nder qytetaret. Nje lloj sodomizimi i politikes qe mund te manifestohet me shperthimin e krimit te rruges, atij ordiner e qe do ta bente jeten shume te pasigurte. Kur nje kryeminister vret ne mes te dites dhe fiton serish, ja del te qeshe para kamerave, kur zevendesi i tij kapet duke vjedhur hapur dhe pas kesaj nis turin elektoral sikur asgje te mos kishte ndodhur, atehere eshte e qarte se edhe me i fundmi nder qytetaret do te mendoje se ligji dhe rregulli jane thjesht gjera qe edhe rregullohen. Gargantua personazhi qendror. Ha, fito, vidh, ha prape, genje, qesh, prape ha dhe vetem ha. Cfare u prodhua ne keto vite? Asgje. Hic. Nje elite qe ka rritur mireqenien dhe menyren e te jetuarit-kjo eshte shkeputja e vetme nga komunizmi.

    Mendoj se paradoksalisht kete vend mund ta shpetoje vetem femra. Po. Aroma e saj, joshja dhe erotizmi qe ende ka mbetur aty-ketu. Jo kthimi ne objekt seksual sikunder ndodh gjetke, por nje lloj ndrojtjeje qe e ben vlere te mbetur ne shoqerine tone, ku vetem Burra nuk ka, por gore qe sperdridhen dhe zhburrerohen perdite. Mendoj se kur dikush te fut ne xhep 50-100 mije, apo edhe 1 milion leke apo euro, cfaredolloj shifre ne xhep, pervecse te ka bere me te pasur te zhburreron. Do kurajo te thuash Jo dhe te mos kesh frike nga e nesermja. Une njoh nja dy te tille, por jane specie ne zhdukje. Femra dhe admirimi i duhur per te do te sjelle rilindjen e meshkujve, si status mendor dhe psikik flas e per pasoje simetrizimin e shoqerise qe eshte bere si tutkall vesesh.

    Prandaj meqe erdhem ketu tha mire koloneli Slade per ata milioneret qe zgerdhiheshin ne mes te salles; Fuck You Too. Me duket se ne perspektive jemi me fat.

    1. Një nga analizat më të mira në këtë blog mbi zhvillimin social dhe mbi (pseudo)elitën e krijuar në Shqipëri pas 1990.

      Xha xhai, nje analize kjo qe mund te nxirret si shkrim me vete ne blog?!

      1. Theollogos-i është nga më të çmuarit si komentues këtu në PTF, por shkrimit më sipër i mungojnë shkronjat e alfabetit të shqipes – e pranueshme për komentet, por jo për shkrimet kryesore.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin