Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Letërsi / Sociologji / Totalitarizëm

ATË E BIR

Father & Son, nga Risquillo

Shumë vite më parë, në Tiranën e fundit të viteve 1970 fillimit të viteve 1980, kam pasur rastin të njoh Bashkim Shehun, kryesisht si të birin e kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu, por më pas edhe si njeri të gjallë, të identifikueshëm përtej lidhjeve të tij familjare.

Ishim studentë në të njëjtin fakultet, ai tre vite më lart se unë; ndërkohë Bashkimi jo kishte botuar një vëllim me tregime dhe së shpejti do të bëhej një nga autorët e filmit “Radiostacioni”, të bazuar në romanin Nëntori i një kryeqyteti, të Ismail Kadaresë. Kishte lindur, si të thuash, për të shkëlqyer.

Meqë romani vetë rrëfente çlirimin e Tiranës në nëntor të vitit 1944, kishte nga ata lexues që e interpretonin si një homazh të Kadaresë ndaj kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu, për të cilin thuhej se kishte komanduar operacionet ushtarake të marrjes së kryeqytetit nga forcat e UNÇSh.

Përfshirja e të birit Bashkim në vazhdimin e këtij operacioni fitimtar, këtë herë në lëmin letrar-artistik, do të interpretohej, rrjedhimisht, si mbyllja simbolike e rrethit.

Filmin e mbaj mend turbullt (në fakt më kujtohet vetëm Agim Qirjaqi); por më shumë mbaj mend se çfarë ndodhi gjatë xhirimeve, meqë në atë kohë banoja ngjitur me ndërtesën e vjetër të Radio Tiranës, ose me vendin ku pikërisht u xhiruan zallahisht shumë skena të filmit; aso kohe dalja e rrugës Kont Urani te rruga e Kavajës u mbyll me mur; dhe krejt zona u shndërrua në një set filmik ku bëhej luftë ditë e natë. Qejf i madh për fëmijët, por dhimbje koke për të gjithë të tjerët…

Gjithsesi, në atë kohë Bashkimi shquhej si djalë i zgjuar, i zoti, i veshur me shije dhe sqimë, me prirje pro-perëndimore, me grua të bukur… me fjalë të tjera, si ekuivalent i aristokratit në shoqërinë tonë barazimtare. Edhe nuk kisha dëgjuar kurrë njeri të thoshte diçka të keqe për të; ishte i sjellshëm, i kujdesshëm, i vëmendshëm ndaj të tjerëve; pak i tërhequr dhe ndonjëherë i çuditshëm. Në biseda tregonte erudicion të madh dhe dukej që nuk e kalonte kohën duke luajtur futboll ose tavëll me rojet e të jatit.

Si shumë të tjerë, edhe unë ia kisha zili privilegjet, por edhe më vinte keq që do të mbetej gjithnjë në hijen e të jatit aq të fuqishëm, meqë të gjithë do ta njihnin dhe do ta trajtonin si “i biri i Mehmetit”.

Ia pata shprehur këtë keqardhje një shoku, të cilit iu duk tepër qesharake; meqë ne aso kohe deri edhe një patate të skuqur nuk e gjenim dot vetë që ta hanim dhe visheshim ende me palltot që na kishin sjellë dikur nga Rusia etërit. Megjithatë, unë e thoja me sinqeritet dhe besoj nuk e bëja si kompensim për anonimitetin tim relativ; Bashkimi, aso kohe, nuk ishte veçse një filiz pak i shtrembër rebel i mbirë në trupin e përhershëm të lisit.

Shkruante shumë mirë, edhe pse pak ngadalshëm dhe ndonjëherë mërzitshëm; por gjithnjë prozë teknikisht të përsosur, në stilin e vet. Shoqërohej me Ismail Kadarenë, ose Ismail Kadareja shoqërohej me të – vështirë ta ftilloje këtë; ne letrarët e rinj i përfytyronim si shkëmbenin mendime për letërsinë e madhe dhe Perëndimin, Kafkën dhe kafkat; pinin cigare Marlboro dhe Dunhill; frekuentonin lokale të freskëta në verë dhe të ngrohta në dimër.

Pastaj ndodhën ato që ndodhën e që dihen; pak ditë pas vetëvrasjes së Mehmetit, e kam parë Bashkimin te hyrja e një vile te rruga e Elbasanit, ku e kishin çuar me gjithë të jëmën përkohësisht, derisa t’u vinte urdhri i internimit; e kisha pasur një përshëndetje me të dhe “trimërisht” vendosa që ta përshëndes përsëri; por ai u tregua më i zgjuar dhe uli kokën dhe bëri sikur s’më pa.

Që atëherë s’e kam parë më; edhe pse ia kam lexuar veprën herë pas here. Shoh që shkruan në shtyp dhe që raportin me të jatin e ka zgjidhur në mënyrën më njerëzore të mundshme, si bir i dhembshur dhe si qytetar – në intervistën e fundit, dhënë M. Nanos për gazetën MAPO, e kishte përmendur Mehmetin si njeriun me të cilin do të donte të kishte zhvilluar një bisedë të gjatë.

Herën e fundit që isha në Tiranë, ia bleva romanin Mozart me vonesë; vepër e mirë, madje nga më të mirat që kam lexuar në letërsinë shqipe të pas viteve 1990. Bashkim Shehu i tregimeve të viteve 1980, tashmë është prozator i nivelit europian, i rafinuar, me art të madh në të shkruar, zotësi të admirueshme për ta mbajtur rrëfimin në kontroll e për ta ruajtur drejtpeshimin e rrëfimit, personazhe të besueshme dhe komplekse, struktura polifonike dhe paralele. Mozart me vonesë është roman për totalitarizmin, i shkruar me tonin e një onkologu që përshkruan një formë veçanërisht agresive të kancerit që e ka prekur atë vetë.

Është fat i madh, për letërsinë shqipe, që ka tashmë një autor të tillë kaq profesionisht të kompletuar, kaq të ditur dhe kaq të ndjeshëm ndaj njeriut.

Gjatë leximit pati momente kur m’u hoq prej mendjes Mehmet Shehu politikan kryeministër Lin Biao i Enverit; e konsiderova këtë si meritë të autorit, i cili tashmë njihet (përveçse natyrisht si shkrimtar) jo vetëm si biri i numrit dy të regjimit totalitar dhe pinjoll i kastës aristokratike të kuqe; por edhe si i persekutuar në kanalet dhe në burgjet e po atij regjimi, ose njeri që i ka parë të dy anët e gurit: të sipërmen, të rrahur nga dielli dhe nga era dhe nga shiu e të shkelur nga thundrat e gomerëve dhe çizmet e ushtarëve; dhe të poshtmen, të zhytur në vezë të njoma kandrrash dhe krimba dimërues mbledhur kutullaç si zemberek dhe spore këpurdhash dhe kalbësi pylli.

Shpresoj të vijë dita kur Mehmetin, një burrë shteti përndryshe brutal dhe bashkëfajtor me Enverin për të gjitha krimet e përbindshme të totalitarizmit, ta identifikojnë si “i jati i Bashkim Shehut”. Ndoshta edhe do të jetë e mundshme për shkrimtarin që, me veprën e vet, si një të mirë të vyer që i shtohet universit shqiptar, të kompensojë disi për bëmat dhe gjëmat e të jatit dikur.

Kjo do të ndodhë, madje duhet të ndodhë, pasi të perëndojë, në Shqipëri, brezi që e ka të gjallë Mehmetin në kujtesë; dhe të vijë dita kur pasardhësit e viktimave të tij dhe dashamirësit e Bashkim Shehut prozator të jenë një bashkësi e vetme.

Pa Komente

  1. Dy paragrafet e fundit jane TEJET te dyshimta dhe duan ca shkoqitje.

    1. Mehmet Shehu nuk do te jete kurre babai i Bashkim Shehut. As sot, as mot. Arsyeja eshte se Mehmet Shehu ka hyre tashme ne histori si nje komunist i bindur qe i ka sherbyer besnikerisht regjimit komunist, ka zhytur duart ne krime si gjate luftes ashtu dhe pas saj, dmth figura historike e tij do te jete perjetesisht nje figure e zeze, dhe kjo pavaresisht fatit te tij te keq qe te “hahet” nga vete shoket e vet hiena.

    2. Bashkim Shehu do te jete i biri i Mehmet Shehut thjesht per efekt gjendje civile por asnjehere trashegimtar i tij. Dhe Bashkim Shehu nuk i detyrohet asgje Mehmet Shehut, dhe nuk ka mbi supet e tij asnje borxh per te lare per te atin e vet. Edhe Nobelist te behet, Bashkim Shehu nuk do te laje as edhe nje veprim me te vogel te babait te vet. Fatmiresisht, Zoti na ka menduar si individe te veçante, pavaresisht rrenjeve nga ku dalim.

    3. Bashkim Shehu eshte tashme mik me bijte e viktimave dhe nuk kemi ç’te presim nga kjo ane, sepse ai, qe kur i ka ardhur dita te shprehet lirshem mbi personin e vet, eshte ndare njehere e mire nga veprimtaria kriminele e te atit. Nje bir nuk ka pse lan haqet e te atit, sidomos kur i biri denon krimet e ketij te fundit. Eshte ne nderin e Bashkim Shehut qe te jete ngritur persiper thirrjeve te gjakut dhe persiper kujtimeve me te atin, dhe te flase si nje individ qe ka nje jete te tijen, nje personalitet te vetin. Ai nuk e ka ndertuar karrieren e tij mbi bemat e babait, por ka zgjedhur te beje jeten e vet, si njeri i lire.

    Shkurt, dy paragrafet e fundit, jane “off side”.

    Per me gjere, them se te bijte e krimineleve, e komunisteve te zellshem qe kane denoncuar, firmosur apo denuar njerez te pafajshem per arsye politike, NUK KANE PSE TE NDIHEN FAJTOR per keto krime.

    POR AMA, dhe kjo eshte me e rendesishmja, ata s’kane dhe s’duhet te ndihen krenar per keto krime, siç ndodh rendom tek shumica derrmuese e ketyre pinjolleve. Te mos ndahesh nga veprimtaria kriminele e babait, do te thote te jesh nje vemje qe nuk rritesh kurre. Dhe pikerisht ketu del lartesia e Bashkim Shehut i cili duhet te ishte nje shembull per te gjithe pjellen e krimineleve.

    Bijte e nazisteve nuk jane denuar asnjeri, por me perjashtim te disa prej tyre qe kane vazhduar ne gjurmet e te atit, shumica prej tyre KANE ULUR KOKEN dhe jane ndjere fajtor ne vetvete duke e denuar nazizmin. Gje kjo qe nuk ka ndodhur ne Shqiperi dhe ska gjasa te ndodhe : pergjithesisht, bijte e te hyjnive te asaj kohe vazhdojne te jene krenare dhe te militojne ne te njejten parti me te atin.

    Me sa di une, NSDAP eshte shpartalluar fill ne 1945-en dhe nuk e ka lene kush te nderroje emer. Kurse ne Shqiperi, per nje pasdite, nje parti kriminele ka nderruar emrin dhe na ka kryer nje numer shpejtesie, siç kur ai tjetri e fsheh nje luge 50 cm ne goje. Dhe kjo parti, jo vetem qe vazhdon jeten e vet ne qetesine me te madhe por ka qene disa here ne pushtet dhe vazhdon te deshiroje te vije pa as brejtjen me te vogel.

    Ne vendet demokratike ka pasur shperndarje partish dhe per gjera me te vogla, e jo me kur eshte stervertetuar per 50 vjet me radhe se PPSH ishte nje parti me program dhe veprimtari KRIMINELE, ne kundershtim me çdo lloj te drejte njerezore apo dinjiteti njerezor.

    Nga ana letrare, nuk kam lexuar gje nga Bashkim Shehu, mbase se shpejti. I uroj shume sukses ne kete udhe.

  2. Mund te sjelle ose referoje dikush (online) tek ndonje material letrar te Bashkim Shehut? Flm.

  3. Mendoj se internimi dhe vujatjet pakvjeçare të Bashkimit i japin një kredibilitet të madh si shkrimtar, dhe unë nuk e di a do e merrja guximin ta lexojan ndonjëherë nëse nuk do të ishte kështu. Nuk e di cilën do zgjithe Bashkimi vet, të internohej dhe të lexohej apo të vegjetonte dhe të harrohej.

  4. Bashkim Shehu e ka ndertuar me kohe raportin me babain e tij si drejtues komunist, kryeminister i atij regjimi e personazh ne historine e Shqiperise dhe ai sot kur shkruan dhe boton e ben si B. Shehu dhe jo si djali i Mehmet Shehut. Ne kete kuptim B. Shehu nuk ka pse punon per t’i hequr vetes atesine e tij, pasi kjo nuk rendon mbi te. As trashegimia e sotme dhe as qendrimi ndaj te kaluares ne asnje rrethane nuk rendojne mbi B. Shehun. Ka nje qendrim te shprehur qe duhet marre si shembull nga te ngjashem te tij per te kaluren komuniste, duke perfshire se pari edhe babain e tij si numri dy i atij sistemi. B. Shehu nuk i ka ndonje borxh babait te tij si drejtues i shtetit te asaj kohe qe t’i fshije apo fshehe emrin.

    Sot Shqiperia ka nje problem me te bijte e drejtuesve komuniste qe shprehen “krenare” per baballaret e tyre, qe mbrojne simbolikat e trashegimine e PPSH-se me lloj lloj alibish, qe edhe sot bejne karriere vetem per faktin se jane pasardhes te ketij apo atij drejtuesi dhe funksionari te larte komunist. B. Shehu nuk ben pjese ketu.

    Pa folur per pinjolle te ketyre drejtuesve komuniste qe edhe vete megjithese ne moshe te re kane denoncuar shoket e tyre. Jane shkaku i denimeve dhe dramave njerezore te shokeve apo njerezve qe kane njohur ose jo.

    Me pak fjale mungon ajo mea culpa qe duhet te kishte ardhur me kohe.

    Keshtu qe kur te diskutojme per B. Shehun si shkrimtar do flasim per te si shkrimtar, ndersa kur te flasim per B. Shehun si djali i numrit dy te regjimit komunist, me nje rekord krimesh shume te madh do te flasim per te si i tille, suksesi ne letersi (qe ja urojme dhe deshirojme) i B. Shehut nuk fshin dot emrin e babait te tij si drejtues komunist ne Shqiperine e kohes se luftes dhe pas saj. Por kur te flasim per kete te dyten, do te flasim mire duke ditur qasjen e B. Shehut ndaj babait te tij si funksionar e drejtues dhe regjimit qe ndertoi babai i tij.

  5. Me duket e keni keqkuptuar ate qe thote xhaxhai ‘shpresoj te vija dita kur Mehmeti te njihet si i jati i Bashkimit’. Une te pakten e kuptova si, mbase dikur Bashkimi nepermjet letersise do behet me i njohur per njerzit se i jati per krimet e tij gjate komunizmit. Pra qe te mos njihet me si “djali i Mehmetit”, te dale nga kjo hije nepermjet fames si shkrimtar.

    Ndersa persa vazhdon xhaxhai me idene se mbase shkrimet e Bashkimit mund te kompensojne ne nje fare menyre gjemat e Mehmetit, kete as une s’e kuptova, se si dmth krimet njerezore mund te kompensohen me ndonje gje, cfaredo qofte kjo gje, aq me pak me letersi, dhe sidomos keto ti kompensoje jo i njejti njeri po dikush tjeter, qofte ky i biri i tij (ne kete rast) apo kushdo.

    Ashtu si nuk shikoj ndonje llogjike ne fajesine automatike e te birit (apo bijve, sic thone ata te PD-se per te tallur qimet me militantet e tyre) nga i ati/ema, dmth meqe jane femijet/prinderit/motrat/vellezerit e nje krimineli i bie qe te kene trasheguar nga gjaku dhe fajesine apo meritat?

    Megjithate, persa flitet per Bashkimin si shkrimtar, mbase mund te sillni ndonje pjesez apo mendimet tuaja per shkrimet letrare te tij?

      1. Edrus, flm (mire ke qene? 🙂 ) po e kisha fjalen per ndonje pasazh falas online, tregim a poezi a pjese romani, ne ndonje blog etj.

    1. Xhibi, pikërisht. Falemnderit që more mundimin t’ua sqarosh atyre që kërkojnë halë në përpeq.

  6. ””Ashtu si nuk shikoj ndonje llogjike ne fajesine automatike e te birit (apo bijve, sic thone ata te PD-se per te tallur qimet me militantet e tyre) nga i ati/ema, dmth meqe jane femijet/prinderit/motrat/vellezerit e nje krimineli i bie qe te kene trasheguar nga gjaku dhe fajesine apo meritat?””

    Kjo nuk eshte aq e thjeshte sa behet, ka munduar njerezimin per mijera vjet; fajet e eterve do te bien mbi bijte, thote bibla.
    Nese prindi ben nje faj, ta zeme shkel ligjin e futet ne burg, bijte paguajne njesoj, materialisht e psikologjikisht.

    Sa bukur i biri i nje te pushtetshmi(jo thjesht pushtet politik) perdor emrin e te atit e miqesite familjare per te arritur objektivat e vet, kurse kur vjen puna te pagesa e fajeve, rrudh buzet. Te mirat ua duam eterve, te keqijat ua leme atyre. Ky eshte nje eskamotazh etik, biles etiko-legal, qe mund te pranohet, por jo te shitet si arsye e kulluar.
    Eshte nje arbitratitet i etikes moderne, shpesh eshte diskutuar edhe ne kohet e shkuara po ska pase fituar nenshtetesine etike.

    Prinderit bejne para, ti i trashegon, bejne borxhe ti nuk i trashegon, pavaresisht se ti vete mund te kesh bere jete pashai me ato borxhe.

    Qellimi i shprehjes biblike eshte parandalimi i veprimeve te keqija prinderore, pasi prindi do mendoje dyfish para se te beje nje faj qe mund ta vuajne femijet, dmth synohet permiresimi etiko-ligjor i shoqerise.

    Pra nuk kemi te arsyeshmen dhe te paarsyeshmen, kemi 2 kendveshtrime te armatosura rende me argumente mbi ç’eshte e mira shoqerore. Fiton ajo qe nga rrethanat duket me praktikja, kurse ne mendimin pastertisht abstrakt, fiton shprehja biblike, pasi o hiq dore nga trashegimia(jo vetem materiale) o prano edhe te mirat edhe te keqijat e prinderve.
    Meqe nga trashegimia(jo vetem materiale) s’heq dore kush (se nuk eshte budalla-do thuhej) atehere fiton dinakeria dhe pragmatizmi, te cilat per rrethanat mund te jene te pranueshme por nuk mund te shiten si e drejta e kulluar.
    Ato njesoj do shiten si e drejta e kulluar, po si i thone atij muhabeti ma var s’ma var bej punen time si katundar.

  7. Xhibi,

    Kjo “Mehmet Shehu te njihet si i ati i Bashkim Shehut”, buron nga nje mendesi e shpifur tribale qe, pavaresisht nga ç’trumbetohet lart e poshte si ajke qytetarie, eshte thjesht nje atavizem anakronik.

    Ti xhibi, a mund te me thuash, si ia quanin te atin Gustave Flaubertit ? Po Stendhalit ? More fundja, si ia quajne te atin ISMAIL KADARESE ?

    Askush s’i di, perveç goglluesve te vikipidias. Dhe shume mire qe s’i di. Se s’na hyjne fare ne pune. Mehmet Shehu, edhe pas dy shekujsh, kriminel ka per te ngelur, ka per t’u shkruar neper libra historie si komunist fanatik, ndersa Bashkim Shehu si shkrimtar qe dikur ka bere burg.

    Kjo eshte e verteta e Bashkim Shehut. Thjesht ideja qe dikush duhet te fuse ende hundet per te gjetur emrin e babait te dikujt tjeter, thjesht kjo me llahtaris, me peshtiros.

    Gjerat jane te ndara. Ari i gjithe botes, fama e tere universit e Bashkim Shehut, nuk do te laje asnje pike gjaku te viktimave te Mehmet Shehut. Keto jane drejteza te kithta, s’puqen askund.

    Mjaft me me “biografira” te maskuara. I biri i xhelatit ka jeten e vet, mendimet e veta. Nese ndahet nga i ati, shume bukur. Nese nuk ndahet, atehere duhet denuar per krimet e veta, dhe prape ende jo per krimet e babait, megjithese i frymezuar nga ato.

    1. ehe…, ndoshta e ke të vështirë, në mos të pamundur, të përfytyrosh ç’do të thotë të jesh bir i një babai që ka qenë protagonist i jetës publike, qoftë për mirë qoftë për keq.

      Të paktën me ç’ke thënë këtu deri tani, tregon që e paske të vështirë.

      Dhe meqë as nga B. Shehu nuk paske lexuar asgjë, ndoshta bën mirë t’u lësh radhë të tjerëve të flasin, ose atyre që kanë diçka për të thënë në lidhje me temën.

      1. Xhaxhai,

        Eshte e njeqind e shtatedhjeta e teta here qe nderhyn per t’iu thene njerezve qe mos shkruani.

        E dyta, ti shkruan shpesh gjera te shpifura, psh ne lidhje me ca dekorata te pamerituara qe i ve ne gjoksin tend per shkak te babait tend. Nese te zbavit kjo menyre, mund t’i japesh sa te duash. Kjo thjesht verteton se je katerciperisht ne ate KATUNDARINE TENDE TE STERPERFOLUR. Arsyet, besoj se je aq i mençur t’i gjesh vete.

        Dhe e fundit, ne ka diçka per te cilen jam krenar qe kam marre pjese ne permbysjen e 8 dhjetorit, kjo eshte : per te shpetuar njehere e mire nga ca tipa prokuroresh publike qe vendosin çfare duhet folur dhe kur. Me keqardhje por ka ende pune per te bere.

        1. Po ti shkruan budallallëqe të mëdha, o njeri. Sa herë që merr të shkruash, nga një popël lëshon.

          Ti i prish komentet rregullisht me gjërat pa lidhje që thua dhe me përpjekjet që bën për ta tërhequr vëmendjen nga vetja.

          Këtë e bën jo sepse je i trashë, por sepse vjen në blog me armiqësi, madje me urrejtje që të buron nga çdo pore e lëkurës.

          Pranoja, të paktën vetes, që s’ke kurrfarë simpatie për blogun, as për autorët këtu.

          Ç’pret ti nga unë, tani, që të duartrokas kur jargavitesh?

          Edhe lëre tim atë rehat e mos u bëj si ai bashkëvuajtësi yt…

          1. Xhaxhai,

            Me lexo mire, te lutem. Nuk kam kurrfare dashaligesie ndaj teje, ndaj bashkepunetoreve te tu, te jesh i sigurte. Madje as ndaj Lulian Kodres qe flet si nje rrugaç pazari. Ju uroj te gjitheve gezuar festat e fundvitit, rrofshi e qofshi sot e mot, ju dhe gjithe te dashurit tuaj.
            _____

            Tani problemi eshte ketu : duke permendur shprehimisht se une do te kisha probleme ngaqe im ate nuk ka qene askushi as per mire as per keq, je vete ti qe e fut veten ne ate kategorine e atyre katundareve (qe ti nuk i honeps dot) te cilet te pyesin tek kroi : i kujt je ti.

            Une nuk kam asnje problem me pararendesit e mi. Kane qene kush kane qene, j’en ai rien à cirer, shqip : aq me ben. I respektoj deri me nje, por une nuk e perdor asnjehere emrin e tim eti apo te fqinjit te katit te trete ne jeten dhe punen time. Sepse parimi i nje individi eshte : nje dhe i pandashem. Jeta jone ndertohet mbi bazen e vetem personit tone : karakteri, puna, vlerat, gjithçka duhet te jene PASTERTISHT e jone e veçante, pa kurrfare nderhyrje nga jashte. Ne kete kendveshtrim, Bashkim Shehu eshte ndare njehere e mire nga Mehmet Shehu, duke mbajtur qendrim – per mua, nje qendrim i denje per t’u nderuar – ndaj tij. Kjo eshte arsyeja qe meritat e Bashkim Shehut nuk puqen asgjekundi me krimet e Mehmet Shehut.

            Nese shoqeria jone do te arrije, nje dite, te bazohet mbi thjesht VLERAT DHE PRURJEN INDIVIDUALE TE GJITHSECILIT, dmth qe njeriu te gjykohet sipas personalitetit te tij te pavarur, atehere ne ia hodhem lumit. Por sa kohe qe ende koka intelektuale si e jotja vazhdon duke mbajtur gjalle mjegullen e mpleksjes mes at e bir, vella e moter apo tjeter, ketu nuk kemi gje.

            I biri i Albert Einstein, ishte debil mendor. Askush nuk i ka çuar lule tek varri per nder te babait. Dhe askush jo me teper nuk e perqeshur Albertin per shkak te te birit.

            Me gjeni qofte dhe nje qenie njerezore qe do te vdese ne vend te dikujt tjeter, duke i siguruar ketij te fundit perjetesine. Nuk ka asnjeri. Te gjithe do te vdesim, njelloj, si im ate, ashtu dhe une. As une nuk mund ta shpetoj, as ai mua. Mund t’ia shtyj vdekjen pak, por kurrsesi t’ia asgjesoj njehere e mire. Per rrjedhoje, edhe ai, edhe une, ishim mbi kete toke per te deshmuar se beme diçka me DUART DHE KRAHET TANE. Nese dikush vjen ketu, ne planetin toke, per t’u kapardisur per meritat e te atit, apo per te ngrene dhé per krimet e te atit, atehere ketu jemi ne rang kopeje, apo tribuje. Dhe me vjen keq, por mendimi yt, po ta gervishtesh pak me thelle, te çon drejt e ketu. Pavaresisht se ti mund te kesh qellime te mira kundrejt B. Shehut (dhe as qe dyshoj per kete), ne menyre te pavetedijshme ti e mban peng Bashkim Shehun, duke mos e lene te lire te marre fluturimin e vet. Shkurt, ka diçka me te ngulitur tek ty qe te ben te zhytesh ne keto ujera.

            Dhe per mua, ta kam thene dhe po ta them perseri, eshte kjo :

            Ti vuan nga ideja aq e trashe dhe aq alogjike e lidhjes se njeriut pas determinizmit te vet, duke e ilustruar kete nepermjet teorise famekeqe tashme te perhapur gjeresisht nder intelektuale ‘bythepambuker” (siç thoshte vete Mehmet Shehu), pra teorise se KATUNDARIZMIT.

            Duke e mbajtur njeriun te lidhur DETYRIMISHT pas origjinave apo historise se tejlarget me te (kur ai nuk ishte lindur ende), ti s’ben tjeter veç shllapuritesh ne batakun e absurditeteve.

            Shkurt, i nderuar mik, UNE NUK TE KUPTOJ.

            Shendet.

            1. ehe….

              Edhe inati edhe toni me te cilin shkruan jane prej karaduze, i cili per fat te keq apo te mire, nuk ndryshon kudo qe te linde apo te edukohet. Si thone andej nga malet tona – signori si nasce.
              Problemi im me menyren tende te te komunikuarit eshte sepse ai merr dimensione qe kur hypin ne nje shkalle, apo nivel te caktuar, marrin permasa qesharake, te cilat nuk te lene te perqendrohesh ne ate qe ka vlere brenda saj, por te shtyn te merresh me formen e saj. Ti zoteri, me c`shoh, inatin, tashti per tashti, e ke me Xhaxhain. Ky eshte nje inat i shprehur keq – alla shqiptarshe, viktime e te cilit, ne te dhene e ne te marre, biem shpesh shume, ne mos secili prej nesh. Arsyet e zemerit tend asnje s`i di apo kupton dot, dhe i falet vetem moshes. Ti duhet ta dish mire se dikur me kete lloj te foluri me njerezit, andej nga vjen ti, do kishe ra n`gjak nja 10 here deri tash.

          2. ehe; te drejtohem ty, se besoj se je qenie njerezore dhe jo kavie virtule qe kalon ne ekstaze sapo te hapet nje dritare per tu pergjigjur.
            Une nuk e njoh personalisht xha xha-in, as kam pire kafe me te, por e kam lexuar dhe vazhdoj ta lexoj. Besoj se eshte fat per mua dhe ti qe na jepet mundesia te lexojme blogun PTF. Nuk do te bej shume moral se mundet qe te nervozohesh, por nuk cenohet keshtu nje njeri, vetem e e vetem qe te tjeret ta lexojne; te siguroj qe eleganca lind dhe eshte e veshtire ta kultivosh. Xha xhai beri mire qe jashteqitje si ato frazat e tua i la qe t’i lexojme edhe ne.

        2. Kjo indinjata jote moraliste eshte aq e tejkaluar sa qe nuk i ben pershtypje askujt. Ben c’ben e projekton qelbesirlleqet qe ke ne shpirt tek te tjeret. Se ku e ke pare ti dekoraten qe ka vene Xhaxhai ne gjoks, vetem nje ndyresire si ty, nje palaco e shtremberues, nje skuth, e di.

          Dhe e fundit. “Une, une, une, une, une, une,” unin tend te zhgarravitur vend e pa vend, fute atje ku nuk ndrrin dielli, o Hero i Dhjetorizmit.

  8. edhe une e fillova kete librin qe thote Xhaxhai, porse e kam lene pergjysem, me sakt po e lexoj me ritmin e nevojave personale te perditshme ne vendin e prehjes (restroom).

    Nuk me pelqeu me thene te drejten: fjali teper te gjata te pambarimta, nje struktur e ngaterruar historish/ngjarjesh/dialogjesh, paragrafet nuk ekzistonin dhe se fundi teper sqarues/interpretues duke mos lene hapesire per interpretim/spekulim lexuesit per vazhdimesine apo ngjarjet ne rrefim.

  9. Nga Bashkim Shehu kam pasur rastin te ndjek nje interviste, me duket tek TV Klan, me Blendi Fejvziun. Intervista ishte e gjate dhe preku nje sere temash. Ne lidhje me tematiken e diktatures komuniste me ka rene ne sy qe diskutimi i B.Shehut ka qene i hapur dhe i sinqerte. Ne disa pjese te mendimeve te tij u shpreh edhe kritike ndaj babait, madje ne nje vend permendi sesi i ati i tij kishte vrare me doren e vete nje shok komunist gjate luftes sepse partia vete ia kerkonte nje gje te tille. Pra mendimet e B.Shehut ne interviste mund te thuhet se ishin te ndershme. Ajo qe eshte veshtire te dish eshte nese pozicioni i tij, pra ai nga i cili flet, eshte pozicioni i “Renies se shokut Zylo” apo dicka e misheruar qe ne gjeneze ne karakterin e tij. Ky parashtrim i imi nuk ka per qellim te veje ne dyshim ndershmerine B.Shehut por kam frike se natyra e njeriut eshte e tille, kur je “poshte” behesh engjell dhe kur je siper ne majat e Olimpit, dhe ketu e kam fjalen per pozicionin e Zeusin dhe jo djalit te tij, sikur behemi te keqinj. Nuk e di, por historia keshtu e ka treguar shume here.
    Perpos te gjithave me lart, vepra e deritanishme letrare e B.Shehut dhe qendrimi i tij ndaj viteve te shemtuara te diktatures meritojne respekt.

  10. Para nja dy ditesh vrau veten djali i Bernard Madofit.

    Bibla vertet thote se mekatet e prinderve do ndeshkojne (nje perkthim qe mbaj mend thote anglisht “vizitojne”) pasardhesit e tyre, deri pas disa brezash, po ne anen tjeter Kurani thote se askush nuk do te mbaje peshen e tjeterkujt.

    Nese bijte kane perfituar prej te mirave te prinderve, nje logjike thote se duhet te paguajne me pas edhe te keqijat e tyre. I vetmi problem eshte se e mira nuk eshte e barabarte me te keqen: per ata qe besojne se barra e lindur njerezore eshte e keqja, tjeter gje; por nese te keqen e konsiderojme thjesht shmangie nga miresia e natyrshme, themi pastaj se vetem e mira trashegohet dhe e keqja mbetet ne vendin e aksidentit. E keqja eshte vdekje dhe vdekja nuk trashegohet, se ajo e keput lidhjen. Po ashtu edhe krahasimi me mallrat nuk na ndihmon . Nje borxh monetar transferohet bashke me pasurine ne brezin tjeter, se borxhi eshte dicka qe ekziston diku dhe eshte shkrire ne lidhjet qe vendos transporti i mallrave midis njerezve e keto lidhje garantohen nga ligjet e shoqerise; por nje vrasje, s’ka sesi trashegohet. Ajo mbyll brenda ate qe e kryen dhe kaq; por nuk mund te burgose te tjeret, se pastaj nuk ka fund muhabeti dhe i humb kuptimi krejt njeriut. Ne nje bote ku e keqja e te vdekurit ndeshkon te gjallet, nuk ka arsye te jemi keta qe jemi, nje koke qe gjykon ku i shpie dy kembet, por mund te funksiononim si sektore shumekembeshi qe ndjekin pas mekanikisht nje koke tribale te balsamosur kush e di se kur ne histori.
    —–

    Kur Bashkim Shehu thote se prej gjithe personazheve te historise se Shqiperise, do te kish zgjedhur te atin po te mundte, per te kuvenduar, na nevojitet edhe pakez kontekst. Me heret Bashkimi ka publikuar kujtime nga marredheniet e tij me te atin, ku shprehet se pervec dogmatizmit te frikshem te ketij te fundit, ishte edhe frika e pergjimit qe pamundesonte nje bisede normale babe e bir: sa here qe bisedat ne shtepi i vinin afer ndonje cepi te mprehte, Mehmeti kujdesej qe te bente shenja kuptimplote drejt tavanit si per te thene “nderroni teme se nuk jemi vetem”. Me nje fjale, midis babes historik e birit kishte dy-tri mure qe pezullonin komunikimin; vec firove gjeneracionale e si keto, ishte fanatizmi ideologjik, e me tej, pergjimi policor dhe paranoja ndaj tij. Kam pershtypjen se Bashkimi nen justifikimin e historise, shpreh thjesht deshiren te takoje babane, por jo ndonje Mehmet, se ate e ka pasur perdite perballe, gati mu ashtu si e ka pasur gjithe Shqiperia, perballe edhe anash dhe mbi, ne forme posteri dhe polici dhe psikoze. Sigurisht, Bashkim Shehu kishte variantin njerezor te posterit policor ne shtepi, me te butin dhe aterorin, por serisht poster mbetej; vetem dicitura e heshtur ndryshonte nga ajo publikja.

  11. ””I vetmi problem eshte se e mira nuk eshte e barabarte me te keqen: per ata qe besojne se barra e lindur njerezore eshte e keqja, tjeter gje; por nese te keqen e konsiderojme thjesht shmangie nga miresia e natyrshme, themi pastaj se vetem e mira trashegohet dhe e keqja mbetet ne vendin e aksidentit. E keqja eshte vdekje dhe vdekja nuk trashegohet, se ajo e keput lidhjen””

    Po te mos jete e barabarte, pra qe te dyja asgjesojne njera-tjetren, historine e njerezimit nuk do ta kishte vendosur praktikja/pragmata, por e mira e cila do vleresohej edhe si absolute e jo relative.
    Nga sistemet e praktikuar vetem komunizmi e veç ne teori e zgjidhi çeshtjen e trashegimise, gjithe sistemet e tjera jane ndertuar mbi konceptin e trashegimise.
    Mbiemri ti hap ose ti mbyll dyert, edhe individet qe kane bere para vetem me shpatullat e tyre, thirren me mbiemer, gjithe pesha (jo vetem per arsye praktike) shkon tek mbiemri.
    Kur per dike thuhet se ka emer te madh, nenkuptohet mbiemer i rende.
    Ku degjohen ankesa se Amerika ka mbi 20 vjet qe komandohet nga Klintonet e Bushet apo fama e Kenedeve, perseri jemi tek mbiemri i rende.

    Strumbullari apo themeli ontologjik eshte institucioni i familjes, psh Platoni ne shtetin e vet ideal te se mires e asgjeson familjen, sepse si strumbullari ontologjik po nuk e asgjesove nuk nderton dot sistemin e se mires, kontradiktat e brendshme do e gerryejne sistemin deri sa te rrezohet. Komunizmi qe gjasme e nisi me meritokracine individuale, ne mbare boten ra peng i familjeve komuniste.

    Mirepo si mund te asgjesohet institucioni themeltar i bashkesise pa rene ne tufezim ? Se edhe ku familja eshte bere pershesh tek tufezimi eshe shkuar, nena dihet tha po babai …. Meqe ra llafi tek tufezimi, thone qe M. Shehu ishte kunder.

    Nderkaq eshte gjetur pas mijera vjetesh nje ‘e mesme me pak’ si e shokut Xhemal, pergjegjesia penale vetjake, qe tek ne ende s’kuptohet qarte prej te gjitheve, jo se jemi te trashe, por se besojme fuqishem tek familja.
    Debati thone rrefenjat ka qene i forte e me prova, (midis Lekes dhe Skenderbeut), Leka thosh gjaku shkon per gisht, Gjergji thosh gjaku thith gjakun (aristokrat i pandreqshem ). Fitoi demostrimi i Skenderbeut sipas gojedhenes, po Leka beri me koken e vet dhe tha tek une do behet gjaku shkon per gisht(pergjegjesi penale vetjake), por me kalimin e kohes u hodh poshte pergjegjesia penale vetjake.
    Ta kam llafin qe edhe tek ne eshte pleqeruar kjo pune, po si kemi dhene ende fund perfundimisht.

    Tek marredheniet ekonomike, eshte e veshtire ti thuash nje shqiptari qe me vdekjen e huamarresit, humbet edhe huaja, ketu ja kap Raiunon gjithnje me miza, po pergjithesisht e paguajne djemte qe te mos ngeli me njolle kujtimi i t’atit(ose vellai vellait te vdekur), megjithese s’ka diçka te prere, varet nga rrethanat e lloji i robit, ka nga ata qe falin(po behet llaf per falje, diçka morale e do ai qe i humb parate).

    Gjithsesi, ne nje shoqeri qytetare shume norma fshatare bien per arsye praktike, kalohet nga nje shoqeri me baza natyrore ne nje me baza te perziera natyrore e artificiale.

    Shume norma bien, por trashegimia ngelet e forte, qytetar denbabaden, qytetar i vjeter, qendra e qyteteve ne duart e familjeve te vjetra ose relativisht te vjetra, femijet qe shfrytezojne lidhjet familjare (nje i ardhur s’ka lidhje familjare apo te njohur, keshtu qe penalizohet), kioska e sotme qe i kalon te birit i cili po te jete i zoti e ben restorant etj, etj.

    Keshtu eshte kudo, ku me pak e ku me shume, ne Shqiperi pastaj lere mos e pyet, por nje gje dua ta them, qe kur te çojne aty ku je se je i biri i filanit apo edhe thjesht e jepet nje dore pse je i biri i filanit, mos te t’vije hidhur kur ta permendin, sepse edhe kur ti se do ate nder, ta jep njesoj ai tjetri, qofte edhe per te lare ndonje borxh ndat tyt’eti.

    Mos te behemi me katolike se Papa, te gjithe perfitojme ndonje gje sado te vogel na fakti qe jemi i biri i ketij apo atij, sa perfiton i biri i pastrueses se nje ministrie nuk perfiton i biri i nje kirurgu, gjykatesi apo gjenerali.

    Vetem emigranti s’perfiton gje ne vendin ku ka shkuar, prandaj edhe s’ia ve dot gishtin kush…. prandaj edhe emigranti eshte me i prirur te jete moralist ne kete pike.

  12. Mendoj se B.Shehu si shkrimtar eshte shume medioker.Nuk ka asnje shans qe cilesia e se shkruares se tij ne kohe te barazoje apo te kaloje famen e keqe te bemave te te jatit.Pra nuk ka gjasa qe Mehmeti te behet “i ati “i Bashkimit.Sa prej jush do e lexonin Bashkimin sikur te mos kishte cv qe ka?

  13. Ah, do doja shume qe Bashkimi te lexonte te pakten kete faqe te ketij blogu. Per nje arsye te thjeshte :
    Tek “Vjeshta e ankthit” (nese nuk gabohem, tek vellimi i dyte, dmth tek “Rrefim ndane nje varri te zbrazet”), ka nje ‘detaj’ qe per mua mbetet nga më intriguesit nga ç’kam lexuar ne keto 20 vite, gjithmone lidhur me periudhen para ’90 :
    në nje vend, Bashkimi shkruan se Nexhmije H. Ka shkuar dy here per ta vizituar nenen e tij, dmth Fiqirete Sh., ne burgun e Bënçës ! Vete Bashkimi, ne liber, shpreh habine e tij më te madhe se si ka mundur te ndodhe nje gje e tille. Megjithate, libri ka vite qe eshte shkruar e botuar. Keshtu qe kureshtja ime eshte te dija nese ai ka ndonje koment apo informacion tjeter (suplementar ?) rreth ketij ‘detaji’ jo fort banal per ate kohe.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin