Nuk di nëse e pa kush një lajm për shpalljen e fituesve të çmimit prestigjioz “Balkanika”, në mbrëmjen e dt. 28 nëntor, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.
Këtë vit, për arsye të paqarta, u shpallën njëkohësisht fituesit për vitet 2008 dhe 2009.
Gjithsesi, për vitin 2009, fitorja i buzëqeshi shkrimtarit Ismail Kadare, për romanin “E penguara”; ndërsa për vitin 2008, çmimin e rrëmbeu shkrimtarja turke Sema Kaygusuz, për romanin “Rënia e Namazit”.
Për mendimin tim, është qesharake që t’i jepet ky çmim një shkrimtari të klasit ndërkombëtar dhe pretendent i përsëritur për çmimin Nobel si Kadareja, i cili nuk ka nevojë për kilikosje të tilla periferike.
Herën e tanishme, nuk ishte Kadareja që fitoi çmimin “Balkanika”, por ishte çmimi “Balkanika” që u orvat të fitojë Kadarenë, dhe së bashku me Kadarenë, edhe prestigjin që do t’i duhet për vitet në vijim.
Ironikisht, as Ismail Kadareja as Sema Kaygusuz nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e çmimeve; për Kadarenë, çmimin e tërhoqi botuesi i tij Bujar Hudhri, ndërsa për Kaygusuz një qytetar turk (“një përfaqësues i Turqisë”, thotë Gazeta Shqiptare).
Sikur të mos mjaftonte kjo, përfaqësuesit e Serbisë qenkan larguar para se të shpalleshin çmimet [citoj:] “me justifikimin e vonesës për të arritur orarin e avionit”.
(Fyerje! Provokacion i padëgjuar! Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet!)
Çmimin e madh të gazetarisë ballkanike e fiton, me këtë rast, vetë autorja e këtij lajmi te Gazeta Shqiptare (Ad. Pe.), e cila e përfundon artikullin kështu:
Përtej këtyre detajeve, organizimi i kësaj ceremonie në Shqipëri ishte një eveniment mjaft i rëndësishëm dhe nuk çaloi në asnjë element të organizimit.
Urime fitimtarëve dhe ngushëllime të humburve.
Iu ktheva artikullit ne fjale, aty ku ishte ne sitin e GSH dhe me te vertete qe e habiteshme per mua kur mesova per egzistencen e nje instituti libri a diçka e tille, ne krye te te cilit ishte nje grua me emrin Irena Toçi. Pyeta ketu ne Tirane se çfare pergatitje ka per nje detyre jo te vogel e me thene se ishte e kote ke kerkoja ndonje kontribut te sajin ne ndonje fushe studimesh, por ajo kishte meriten te ishte bashkeshortja e pronarit te shtepise botuese toena, i cili nga ana e tij, kishte si te kaluar te qenit ushtarak qe ishte nxjerre nga rradhet e ushtrise gjate reformave pas ndryshimeve politike. Kishte patur nuhatje qe ne fill, qe te vrojtonte disi industrine e re te botimeve, edhe pse nete kaluaren asgje nuk e lidhte me te dhe nuk qe gabuar.
Kjo eshte e drejta e tij, por une nuk e di sa eshte praktike e njohur qe nje insitut promovimi libri te financohet dhe te kete e krye drejtuesen e nje shtepie te madhe botuese, nuk e di sa objektiv eshte ai me krijimet e atyre qe nuk botojne ne te, por nuk mund te me heqe njeri dyshimin se nje gje e tille ndikon ne marrjen seriozisht te nje veprimtarie te tille, gje qe ra ne sy ne organizimin e ceremonise se ketij viti.
..dhe keta, u lodhen duke i dhene cmime Kadarese… thua se ai ka nevoje per to…
J.V thuaj faleminderit qe ketyre shokeve te rinj qe u kane hyre politikes, nuk u mbushet mendja te bejne edhe nje institut gjuhesie apo edhe nje akademi shkencash private, se me parate qe kane ia dalin mbane kur t’u teket, tha!
…dhe keta, s’u lodhen duke i dhene cmime Kadarese?
Thua se ai s’ka nevoje per to?
Nuk e di juve te tjereve, por mua me beri shume pershtypje mosprania e Kadarese ne kete ceremoni per “cmimin presticioz letrar” Balkanika, qe kete here u mbajt ne Vlore. Balkanika nuk eshte Nobel dhe Kadareja mund ta shperfille si cmim, e drejta e tij, duke mos vajtur; por mungesa e tij ne kete rast vihet re jo si e fituesit te cmimit (as fituesja turke nuk paska qene e pranishme) por si perfaqesuesi me i mire qe ka Shqiperia. Ne vend qe te merret me “ruajtjen” e nderit te kombit nga Schmittet e cmitizuesit, Kadareja pritet tia rrite nderin duke e respektuar ne raste te tilla, kur fqinjet tane na kane ne qender te vemendjes. Mire serbet qe iken, por si i behet qe me mosardhjen e vet Kadareja behet me serb se serbet?
(Di gje kush arsyen e mungeses?)
Ka bere shume mire qe s’ka shkuar, madje do bente mire t’u shkruante organizoreve qe te mos e kandidonin me, madje, madje, them se do bente mrie t’u shkruante dhe atyre te Nobelit t’ia hiqnin gurin nga rradha e qumeshtit.
Po mori vesh me duket se dikush nga keta cmitizuesit e njohur nderhyri te juria per te perfshire librin e nje miku te vet dhe e pa qe nuk ja vlente. Sinqerisht po them qe kjo ka ndodhur.
Theollogos, cili ishte ky cmitizuesi i njohur? Mendoj se nese eshte informacion i sakte ia vlen ta dijme.
Jam perpjekur perhere qe ne kete blog te sjell informacione te sakta, per aq sa di. Por edhe te mos i keqperdor sikurse mendohet se ben Schmit…ne Shqiperi.
Jeni disa ju qe doni ta dini – pyes nisur nga veta ne fjaline tuaj. Rendesi ka qe ka ndodhur, njerezore eshte, fundja shqiptare jemi te gjithe apo Jo?
Atehere perfundimisht nuk na the gje! Rendesi ka qe ka ndodhur! Qe kane ndodhur e do te ndodhin ne Shqiperi kete e dime.
P.S. Po jemi disa; une gruaja dhe dy kalamanjte…
Kete pyetje e kam mesuar ketu ne blog, pra kujdesin per veten qe perdor. Pa paragjykime me kupto drejt. Gjithsesi, te jeni mire!
PS: Emrin nuk mund te ta them, qofte per arsye etike, qofte edhe pse ndonje rendesi nuk ka. Por asnjehere sepse dyshova mos zhgenjehesh ti.
Ne rregull! E respektoj qendrimin tend per ti rene nga Kina por pa permendur emra kinezesh.
Kinezerite mbeten te njejta, madje origjinale per sa i perket ruajtjes se tradites vetjake ne kete drejtim.