Një faqe e re i është shtuar këto ditë Internetit shqip: ResPublica.
E themeluar dhe e drejtuar nga Mustafa Nano, kjo faqe synon të tërheqë mendimin shqiptar bashkëkohor për çështje kombëtare dhe globale, duke u përqendruar në të drejtat e njeriut, demokracinë, shtetin e së drejtës, dhe interesin publik.
Faqja financohet nga Universiteti Europian i Tiranës.
Ju ftoj ta vizitoni, ta shtoni në listën e lidhjeve tuaja të preferuara dhe, brenda mundësive, të bashkëpunoni me të.
Adresa e faqes: http://www.respublica.al
Urime per kete sipermarrje te re ne fushen e Gazetarise. Le te shpresojme se do jete vertete nje faqe e re.
Pyetje(pikante) nga salla: 🙂
Kur shkova tek info; rreth nesh, lexova qe faqja do kete shkrime vetem nga autoret, emrat e te cileve jane shkruar ne te djathte te ekranit, ndersa ne nje vend tjeter, thuhej se pranoheshin shkrime nga autore te tjere kundrejt nje shperblimi te caktuar.
Tani pyetja eshte: pranohen apo jo shkrime nga autore te tjere, dhe mbi te gjitha; nese pranohen; a paguhen ? 😀
Flo, ndoshta duhet pyetur i zoti i faqes. Unë jam bashkëpunëtor vetëm. Megjithatë, ma merr mendja që kur një autor miratohet si bashkëpunëtor, emri i tij afishohet në të djathtë të ekranit.
I uroj rruge te mbare faqes me pretendime Respublica. Aty ka disa “ide” te reja qe freskojne ritmin e kuadratuar te leximit te zakonshem te shtypit; ta zeme intervista me 25 pyetje te shkurtra eshte interesante pse nuk eshte e lodhshme, apo edhe shkrimet e Pellumb Kulles qe kane gjithmone vemendjen e lexuesit. Gjithsesi, teknikisht faqja ka ngarkese dhe nuk te fton ta vizitosh, por ky eshte nje problem jo dhe aq i madh ne vetvete. Ne fund te fundit jane shkrimet lenda e pare.
Nje pyetje shume e thjeshte vjen vetiu ne mendje: cfare te reje sjell per debatin dhe diskutimin e problematikes shqiptare Res Publica ne krahasim me blogun e ketushem? E kam fjalen jashte kontekstit te profilit te faqes qe ndryshon. Blogu i ketushem, me filtrimin dhe rrugen e ndjekur ka nje fizionomi, sjell ne nje frekuence te caktuar komentues te rinj qe thyejne monotonine e pseudonimeve te “thinjura” dhe per me shume stimulon diskutimin online mbi disa standarde qe respektohen. Eshte nje Mjedis qe si fitore te veten ka ate se nuk ka lejuar qe paragjykimet qe krijohen nga leximi i perhershem te ndikojne ne komunikimin reciprok. Kjo eshte sa nje aftesi moderimi aq edhe nje ndjesi respekti mendoj une e lexuesve per autoret.
Xha xhai thote diku se Res Publica eshte faqe e re dhe ka kohe te krijoje fizionomine e vet; dyshoj per kete.
Eklektizmi thote z. Nano eshte parimi i faqes nisur nga frymezimi ideologjik dhe doktrinor. Perpiqem ta kuptoj kete gje por nuk ia arrij te marr vesh se c’do te thote. Nje ide e krijoj kur shoh me autoreve emrin e Arber Zaimit, komunist i shpallur, por jo revolucionar. Pse ta fsheh; e kam te veshtire te pranoj si te moralshme nje veprim te tille, aq me shume qe zoteria ne fjale ka faqen e vet politike qe nuk eshte pa cilesi. Po flasim per njerez te angazhuar publikisht, por qe ne rastin e z. Zaimi pretendojne se i jane dorezuar edhe nje filozofie te caktuar. Por mbase jam gabim ne gjykimin tim ketu, por sigurisht nuk gjykoj te drejten e askujt per te vepruar.
Edhe njehere kembengul; autori i nje sipermarrjeje te tille behet percaktues per vete faktin e saj. Ne kete drejtim mendoj emri i z. Nano perben problem funksionimi.
“Synimi im ka qënë ndërtimi i një qosheje qibare në këtë botën tonë të rrëmujshme mediatike”, thote ai ne nje shkrim qe celebronte nje mujorin e faqes. Shume mire, ne fund te fundit te gjithe kerkojme kendin tone, por kur plakemi.
Une nuk mund te mos them se ketu ka nje problem shume te madh te sinqeritetit te z. Nano me lexuesin. Pse? Sepse shkrimet e tij, mendimet dhe opinionet jane trajtuar perhere ne cdo media si te privilegjuara. Nuk di ndonje rast qe te jete censuruar apo te jete lene pas dore ndonje shkrim i tij. Madje jane respektuar ne perditmeri rubrika te lodhshme dhe qe ne emertese dhe ne permbajtje reflektonin ate fodullekun kaba qe eshte perceptimi i shumekujt per z. Nano. Emrat e njohur te gazetarise shqiptare, si edhe jane disa prej autoreve te Res Publica-s jane bere te tille pikerisht ne rremujen e mediokritetit dhe paaftesise mediatike, ku lexuesi me intuite ka perzgjedhur me te miren qe ka qene per te miratuar keshtu edhe ngritjen e podiumeve per penat e mira. Dhe ne kete rremuje dhe mediokritet ketyre nuk eshte thene asnjehere Jo. Mund te mendojme edhe nje qasje prej babai te gazetarise qe edhe pse legjitime ne veshtimin personal nxjerr ne pah nje deshtim profesional – une terhiqem nga kjo hale – dhe nje mungese respekti naiv per punen e vet.
Dhe ne fund mendoj se shtypi, gazeta, apo faqja si kjo ne fjale eshte nje Ide dhe jo vetem nje investim, sikurse edhe ndodh rendom ne Shqiperi. Ajo i jep fizionomi dhe aspak mendoj une lartesimi i cilesise se te shkruarit qe eshte detyre e gjithkujt qe ulet dhe i hyn kesaj pune.