SHKRIME DHE KOMENTE

Herë pas here, ndonjë koment qëllon i menduar e i shkruar kaq mirë, ose trajton çështje aq me peshë, sa me shumë dëshirë e kalojmë si shkrim kryesor të blogut.

Si dhe pse merret ky vendim, nuk mund të shtjellohet këtu, sepse varet nga rrethanat. Megjithatë, PTF është i hapur për kontribute të kësaj natyre, edhe nga anonimët.

I vetmi kusht i nevojshëm që komenti të konsiderohet për “gradim” është paraqitja gjuhësore e rregullt: zbatimi i alfabetit të shqipes, si dhe rregullave drejtshkrimore dhe gramatikore të standardit.

Këtu nuk mund të bëjmë asnjë lëshim; dhe nuk do të bëjmë. Një nga synimet e PTF është t’u japë mediave anembanë një shembull të kujdesit, ndër të tjera, edhe për ligjëratën shqip.

Përndryshe, ftesa mbetet e hapur, edhe pse jo e garantuar.

Nuk ka komente

  1. Padyshim qe kjo verejtje jotja eshte per tu vleresuar Xhaxha, por pa dashakeqesi me duhet te shtoj se shpesh, kur shoh shkrime ketu qe dora jote ende nuk i ka redaktuar ( dhe me beso qe dora jote ndihet fare kollaj duke qene se ende ka disa qe nuk dine te shtojne opsionin “more” 🙂 ), zbatimi i rregullave ka devijimet e veta. Te me kuptojne autoret, kjo imja eshte nje verejtje miqesore 🙂
    Perpos kesaj, PTF eshte vertet nje oaz per tu marre shembull ne blogosferen shqiptare.

  2. Me erdhen tre mendime pasi lexova kete shkrim. Po i rendis sipas radhes.
    Se pari, mu kujtua tregimi i shkurter me gjashte fjale i Heminguejit, tashme i sjelle (si mendja di) ne forma si: Kerkohen komente per shkrime. Miratimi s’garantohet. Pertej shakase, per mua komentet jane te vetemjaftueshme e qendrojne fare mire si te tille. Njeherazi mendoj se komentit, ashtu si duartrokitjes apo fershellimes, kemi pak ne mos aspak se cfare ti bejme. Patjeter qe ka dhe te tilla artistike e qe meritojne skenen, por sec nuk shkon ti kerkosh platese duartrokitje artistike. Them se PTF-se i duhet te kerkoje bashkepuntore me teper se bashkepunime.
    Se dyti, qe me erdhi mbas ‘c’duhet kerkuar,’ eshte se ju pa te keq) kerkoni kontribute, citoj, edhe nga anonimet. Te cilen (temen) sikur te mos e kishit tagguar tek anonimiteti, fare mire mund ta marresh edhe se ju kerkoni shkrime te shkruara ne anonimitet edhe se ju kerkoni shkrime nga anonime, apo te padegjuar, te panjohur, me kuptimet zhvleresuese.
    Dhe se treti, zere se keto dy te parat si thashe fare, ju beni mire qe kerkoni, por e dini se c’eshte kjo mungese e tille kontributesh, nje koma sociale dhe ca gjendje te ngjashme me te, qe kane mberthyer shumicen e shoqerise e s’dihet kur do ta leshojne.

    1. Në fakt, shtysa për këtë shënim më erdhi ngaqë jo rrallë ndodh që të lexoj në blog komente të plota, të strukturuara si shkrime të mëvetësishme, që me shumë dëshirë do t’i kisha nxjerrë në krye të faqes, sikur të mos u mungonin disa shkronja të alfabetit të shqipes.
      Sa për komentet që mungojnë, CD, besoj se arsyeja mund të kuptohet më mirë po të shohësh se cilat tema përftojnë më shumë komente: ato të identitetit, të shqiptarisë në shekuj dhe të fetarisë ndër shqiptarë, çka e konfirmon disi dyshimin e varfërisë intelektuale ndër ne; por më tepër konfirmon, besoj unë, që ne ende nuk dimë të komentojmë; ne nuk i përdorim shkrimet si trampolina për të zhvilluar më tej një ide tonën, ose për të ofruar një këndvështrim tonin origjinal, ose për ta pasuruar temën me një përshtypje, ide ose eksperiencë tonën; por duam të gjykojmë, të vëmë notën, të gjejmë gabimet, të kërkojmë prova, ose më keq akoma, të analizojmë “qëllimet” e autorit. Për fat të mirë, PTF ka dhënë shembuj komentesh dhe komentuesish për t’u ndjekur dhe admiruar; por jo aq sa duhej dhe sa mundej. Shto pastaj edhe që shumë lexues të blogut druhen të komentojnë – dhe këta janë më të mirët, ata që kanë vërtet gjëra për të thënë, që u ndrit mendja si llampë sepse i njoh dhe bisedoj me ta shpesh, me disa madje përditë; por që diçka i pengon, kur vjen momenti për t’u artikuluar në publik.

      1. Po patjetër Xha Xhai që ka njerëz inkandeshenca e të cilëve duket së largu e ndriçon aty afër; por mbase këtyre ju duhet kujtuar se inkandeshenca përditë dhe më po kthehet në një gjë të së shkuarës, se nuk është e thënë të jesh o filament o s’ka, se dhe të qënit pjesë e ambientit fluoreshent është e veprimtari e shndritshme që ndriçon.
        Kur ti kërkoje diku të vazhdohej debati se ishe i ngarkuar, unë shikoja reklamat për kursimin e energjisë nëpër trena, e mendoja se natyrën e blogut mund ta përqasësh me atë të llambave. Ka blogje inkandeshente, ka blogje fluoreshente e se ata që janë fluoreshentë janë ku e ku më të mirë.

        Secili mund të ketë diçka të vetën që e pengon të shprehet në publik dhe në blog. Tani, pa ja shqyer dyert blogut, them se duhet toleruar një herë çdo mendjendritur shqipja e të cilit nuk është e mirë, ashtu siç them se të jashtmit e blogut (jo-autorët) duhet të kenë po atë liri në kapjen dhe hapjen e temave që gëzojnë autorët. Krahas konvertimit unë do ta mirëprisja një shkrim në blog mbi “convertibles”, përsa shkrimi do ti përmbushte, le ti quajmë, standartet e këtij blogu.

        Me shpresën t’ja kemi hequr drojen ndokujt,

        cd

  3. ”’Kerkohen komente per shkrime.”’

    Mua e anasjellta, kerkohen shkrime per komente. Xha xhai me duket i lodhur nga pesha e sipermarrjes dhe frika konkrete e perseritjes. Nuk ma ha mendja se kerkon audience, meqe nuk shoh reklama verdalle.
    Blogu ka kohe qe mbahet paresisht me perditshmerine, prandaj me duket normale qe Himara, Nene Tereza, fete do zaptojne hapesiren. E kam fjalen qe nuk perfaqeson nje mjedis specifik, ku perveç tematikes se kufizuar edhe gjuha e perdorur largon vetvetiu kureshtaret.
    Po triumfon karakteri gazetaresk, gjuha gazetareske dhe pleqeria blogtare e komentuesve.

  4. Sic do ta keni vene re, WordPress ka shtuar disa funksione te reja qe shpresoj se do te ndihmojne per te nxjerre ne pah shkrimet dhe komentet me te vleresuara te dites, javes, muajit dhe ne pergjithesi. Uroj qe vleresimi me ane te yjeve t’i sherbeje sa me mire lexuesit tone, por pa u hyre ne hak komenteve! Mos te mjaftohemi vetem me (mos)aprovime ne heshtje, se ashtu s’do kemi c’te vleresojme me.

  5. Cfare tmerri ! po shkruaja gjere e gjate mbi blogosferiket, por nje manipulim i keq i tastieres sime ketu beri qe e gjitha te avulloje ne ajer. Cfare pikellimi ! Ne parim, kur nje postim me zhduket keshtu, e mbyll faqen dhe as qe i kthehem me per here te dyte ketij postimi. Por ja qe do ta thyej parimin (vetem komunistet hane dhe m…… por parimet nuk i shkelin).

    Po thosha keshtu :

    E para e punes, nuk jam fare i sigurte se postimi im do te shfaqet, ngaqe blogosferiket kane nje huq qe e ka shkaterruar dhe do ta shkaterroje gjithmone blogosferen shqiptare : huqi i mveshjes se vetes me pushtetin e Zeusit.

    Me shkoqur :

    Nuk ka faqe polemikuese shqiptare, dhe nuk do te kete asnjehere, nese pronaret e faqeve nuk do te kuptojne diçka te thjeshte : NJEREZVE AQ IU BEN SE CFARE MENDOJNE ATA.

    Nese dikush pretendon te hape nje faqe debati, polemikuese, etj. atehere ai duhet ta cilesoje veten KREJT NJELLOJ me çdo katundar qe klikon ne faqen e tij. Postimet zgjidhen dhe perzgjidhen vetem ne disa raste :

    – kur ka budalliqe te tipit : te shkerdhefsha e te befsha, e ta kthefsha e ta ngopsha.
    – kur ka budalliqe te tipit : ti je i biri i filanit, motra jote eshte kurve, dhe djali yt eshte pederast.
    – kur ka budalliqe qe vijne nga debila mendore te stervertetuar : psh, jemi duke folur per çeshtjen e Amerikes dhe Iranit, dhe njeri futet ketu dhe pyet se ku mund te bleje llampa 40 vateshe.

    Ne te gjitha rastet e tjera, pavaresisht qenies apo jo ne teme, pavaresisht se autori i blogut mund te cilesohet si medioker (ju rikujtoj se t’i thuash dikujt MEDIOKER, nuk eshte as sharje, as fyerje, asgje prej gjeje, por eshte thjesht nje gje e rendomte e fushes se polemikave), si i paafte, si i pakenduar apo dhe si njeri pa vlere (pa vlere ne fushen per çfare flitet, sepse ne pergjithesi te gjithe njerezit kane vlere – zezaket e dinin kete qe prej 400 vjetesh me pare).

    Kur debati lihet te vloje i lire, pa shtrengime, pa kufizime, pa udhezime dhe vendime alla tip byroje, atehere bloguesit vijne ketu dhe debatojne, hedhim mendime, idera, acarohen, pickohen, gerricen, sharmojne, bien ne dashuri, madje dhe martohen dhe ndahen pas 15 ditesh. Keto bejne pjese ne mbarevajtjen e zakonshme te nje blogu.

    Mirepo, te gjitha keto, blogosfera shqiptare nuk i njeh dhe nuk do t’i njohe. Sepse ju e dini te gjithe se SEDRA SHQIPTARE eshte nder me te semurat dhe te dhjerat e sedres njerezore. Eshte e pamundur t’i thuash nje shqiptari ne nje blog qe qenke i mykur nga trute, sepse perndryshe pergjigja do te jete : fshirje postimi, perjashtimi IP, etj. etj. etj.

    Kjo eshte arsyeja kryesore qe ndonje shqiptar i zgjuar qe ka mbetur andej-kendej, nuk vjen te afrohet e te hedhe nje mendim, psh : duke i thene nje tufe idiotesh qe ju jeni idiote, por rrine e merren me punimet e veta.

    Te gjitha blogjet shqiptare, keshtu kane ngordhur dhe do te ngordhin, thjesht per seder te semure.

    Megjithate, suksese gjithandej, mbare popullit shqiptar.

    1. ehe… shkruan:

      Te gjitha blogjet shqiptare, keshtu kane ngordhur dhe do te ngordhin, thjesht per seder te semure.

      I ke keqkuptuar përpjekjet tona për ta përmirësuar nivelin e komunikimit në këtë blog. PTF është mirë me shëndet, po të gjykosh nga numri i vizitave dhe kërkimet që bëhen për të në Internet. Përndryshe, koncepti që shtjellon ti më sipër, i përshtatet më shumë një salle bilardoje.

      Thua:

      Nuk ka faqe polemikuese shqiptare, dhe nuk do te kete asnjehere, nese pronaret e faqeve nuk do te kuptojne diçka te thjeshte : NJEREZVE AQ IU BEN SE CFARE MENDOJNE ATA.

      Ke shumë humor. Gjithsesi, këshillat që jep janë të vlefshme për një tregtar ambulant qoftesh.

  6. Ja dhe nje veçori tjeter e fodullizmit blogosferik shqiptar : “kam aq shume kerkesa per faqet e mia sa aq me ben per klikimin tend”. Pikerisht, i dashur xhaxha, kjo eshte nje nga arsyet qe bloguesit nuk afrohen te flasin seriozisht, apo dhe te ndihmojne vertet ne krijimin e nje hapesire-reference : sepse bloguesit nuk e ndjejne veten te afruar, por pikerisht te trazuar nga pronaret. Eshte tipike shqiptare kjo : dikush hap nje bar te vogel diku, IDEJA ESHTE PER T’I VAJTUR KLIENTE, dhe kur nje klient shkon dhe ia sheh gruan banakiere me nje veshtrim dis lakmiqar, i turret dhe i thote : NUK E DUA FARE LEKUN TEND, JASHTE QE KETU !

    Problemi eshte qe shqiptaret (nder te cilet edhe ju, besoj) kane nje ide te perçudnuar te hapesires publike : katundi im ka nje fjale te bukur shume : KUR T’IA JAPESH TIRQET TJETRIT, MOS I THUAJ “MOS M’I PJERDH”.

    Fjale e bukur, apo jo ?

    Kuptimi eshte qe hapesira publike, ne trurin shqiptar, mendohet si “hapesira IME publike”. Teper shqetesuese kjo.

    Sidoqofte, klikimet e mia s’kane te bejne me ndonje synim timin per te shtuar faqet e ketij apo atij. Fakti qe faqja klikohet nuk do te thote asgje ne lidhje me cilesine apo dobine e saj : per kujtese, faqja e kendimit te kenges “Oh syzeze bre qysh ma more shpirtin”, mund te klikohet 2 milion here, por ju e kuptoni vete se sa vlere ka.

    Puna eshte qe edhe sikur faqja te klikohet 5 here ne dite, dhe keto 5 klikime te jene nga njerez qe vijne t’ju thone se artikulli juaj nuk ben 5 leke, ju perseri do te duhet t’i lini te flasin, sepse vetem keshtu vjen ai tjetri qe di ca me teper e ca me teper.

    Shkurt, i dashur mik, une ende nuk kam gjetur nje faqe shqiptare qe te kete nje kuptim te sakte te ketyre problemeve. E thashe, e gjithe kjo eshte e lidhur me SEDREN dhe me nje frike te tmerrshme te venies ne dyshim te diturive tona. Sa kohe qe njohurite e xhaxhait jane te duartrokitura, te gjithe jane te mire, te gjithe jane te bukur, what a wonderful world, thote Armstrong, Louis. Kurse sapo njerezia te vene ne dyshim ndonje njohuri tuajen (ju mora si shembull si pronar faqeje), atehere kjo kercen ne nje : ooooo se po te duroj si teper tani ! edhe bam ! nje ban !

    Ku ishim ? Asgjekundi. Cfare beme ? Hiçgje.

    Dhe e fundit, nuk eshte ligesi qe po flas ketu, por eshte sinqerisht nje urim qe te linde me ne fund nje faqe shqiptare ku gjithkush te jete ne te njejten shkalle te drejtash me gjithkend, ku “kokeqypi” im te kete te njejten vlere me “mediokrin” tuaj apo me “idiotin” e tjetrit. Shkurt, kujtohu edhe njehere per tirqet qe ia ke dhene atij tjetrit…

    Shendet.

    1. Kot po e bën gjithë këtë zhurmë; censurimi i komenteve nuk ka qenë kurrë problem për këtë blog. Më duket se ke sjellë këtu probleme dhe frustracione që të kanë lindur gjetiu. Megjithatë, meqë je katundar siç thua, të ftoj ta mendosh hapësirën e komenteve si kopsht zarzavatesh: e kërkon njëfarë kujdesi nga kopshtari, apo jo? Tek-tuk ndonjë prashitje, ndonjë pastrim barërash të këqia, ndonjë largim kandrrash ose sorrash. Liria, siç e përfytyron ti, është një formë censurimi. Askush nuk vete të bëjë piknik në një lëndinë ku pshurrin gomerët.

  7. Mire, falemnderit. Me falni qe ju terhoqa vemendjen.

    Metafora e bahçes se patellxhanave, nuk shkon ne kete rast. Nga qyteti ngjitur me katundin nga jam une, kesaj i themi : “mauvaise foi”. Ose katundarçe : mos i bej bisht bisedes.

    xhaxha,

    Ju MUND te beni si te doni, por ju NUK DUHET te beni si te doni. Besoj e vereni ndryshimin.

    U mundova te parashtroj ca pika, pa te keq, pa te mire, pa ndjenja ligesie apo miresie. Thjesht logjika normale e gjerave te thote se mospajtimi me nje ide tuajen, qofte dhe mospajtim i hapur zulmemadh, nuk ka asnje lidhje me pushtetet tuaja klikuese matane gardhit.

    Problemi eshte tek togfjaleshi vetekundershtues “HAPESIRA IME PUBLIKE”. Ju e kuptoni qe IME dhe PUBLIKE nuk mund te jene cilesore te te njejtit emer, nuk mund te rrine bashkangjitur.

    IME eshte private, PUBLIKE eshte anti-private.

    Nese do te arrini te krijoni nje HAPESIRE PUBLIKE dhe jo HAPESIREN TUAJ PUBLIKE, atehere te jeni i sigurte se keni bere diçka me vlere, dhe qe mendjet pak a shume normale do te vijne te perplasin idete e tyre tere kenaqesi. Perndryshe, do te ngeleni nje blog i rendomte LOKAL, me nje klientele te kufizuar dhe te mbyllur (kujto Mase dhe Fuqi te Elias Canetti, pika “masa e mbyllur”).

    Per te fundit here, ju uroj suksese gjithandej. Kaq ishte dhe ndihmesa ime ne kete teme. Falemnderit.

    1. Nuk e kuptoj se me ç’të drejtë a me ç’titull më thua, o vizitor, se çfarë DUHET të bëjmë si administratorë të blogut.

      Sa për të tjerat, të lutem mos e ngatërro PTF me ndonjë supermarket që, për të tërhequr blerësit nga rruga, nxjerr në vitrinë mallra me çmime të ulura. Standardet e komunikimit, në këtë hapësirë sado modeste, nuk i prekim edhe sikur numri i vizitave të na bjerë në zero. Nuk kemi asgjë për të shitur, as na mbajnë vizitorët me bukë.

      Mësohu të dallosh midis tregjeve ku shiten rroba të përdorura dhe klubeve ku njerëzit mblidhen për t’i shpëtuar zallahisë dhe pluhurit. Me fjalë të tjera, mësohu t’ia vësh një emër asaj që ke ndier që në momentin e parë kur ke hyrë këtu.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin