Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Media / Përkthim

KËMBËT E PULËS

Shekulli ka botuar sot, të përkthyer, një artikull të Financial Times, gjë për t’u përshëndetur, në vetvete, po të kihet parasysh se artikulli – sado çuditërisht – nuk flet për grevën e urisë.

Për fat të keq, redaktorët e faqes i kanë dhënë vetes licensa të guximshme; p.sh. duke mos ia përmendur fare emrin autorit Richard Haass, ose edhe duke ia modifikuar egërsisht titullin artikullit:

FT: Goodbye to Europe as a high-ranking power

Shekulli: Dështimi i projektit europian dhe rënia e NATO-s

Meqenëse redaksitë i bëjnë ndonjëherë këto lojëra me titujt, thashë të bëj një krahasim të teksteve midis origjinalit dhe përkthimit, për të parë nëse kishte edhe modifikime të tjera të këtij kalibri.

Me këtë rast, vura re se, në emër të barazisë së shanseve, as emri i përkthyesit të artikullit nuk gjendej gjëkundi.

FT: It is more than a little ironic that Nato has committed itself to defining a new strategic concept at precisely the moment the transatlantic relationship counts for less than at any time since the 1930s.

Shekulli: Është më tepër sesa ironike që NATO-ja është përkushtuar për të përcaktuar një koncept të ri strategjik, pikërisht në momentin kur marrëdhëniet transatlantike konsiderohen si më pak të afërta që nga vitet 1930.

Intuita nuk më gaboi që me fjalinë e parë: përkthyesi ia ka dhuruar lexuesit një shqipërim krijues të mirëfilltë; duke konfirmuar përkatësinë në shkollën e atyre që e mendojnë përkthimin si kritikë të tekstit (dekonstruktim, do të thonin post-modernët).

Vëreni, për shembull, që anglishtja counts for less “ngre më pak peshë” ka përfunduar në “konsiderohen si më pak të afërta”.

FT: The Franco-German rift has been replaced by a broader integration of the continent inside the European Union, with France and Germany at its core. Europe is to a large extent whole and free. What happens within it will not determine the arc of the 21st century.

Shekulli: [censuruar nëpërmjet gërshërës; le të mos ngatërrohemi kot me Gjermaninë se ia kemi edhe nevojën; me ç’rast shmangim edhe përkthimin e fjalëve të vështira, si core dhe arc].

FT: The European project is foundering. Greece is the most pronounced problem, one brought about by its own profligacy and a weak EU leadership that permitted it to live beyond its means and violate the terms under which the euro was established.

Shekulli: Projekti evropian po rrëzohet. Greqia është problemi më i theksuar, i nxitur nga vetë moskokëçarja e saj dhe lidershipi i dobët evropian, që ka lejuar të veprojë përtej mundësive dhe t’i shkelë kushtet, nën të cilat është vendosur euroja.

Përsëri përkthime krijuese: founder (“fundoset”) jepet si “rrëzohet”; bring about (“shkaktoj”) si “nxit”, live beyond its means si “veprojë përtej mundësive” etj.

FT: But the crisis was made worse by German dithering, and initially timid responses from European institutions and governments.

Shekulli: Kriza u përkeqësua nga ngurrimi gjerman dhe fillimisht nga përgjigjet e ndrojtura të institucioneve dhe qeverive evropiane.

Një gabim fillestar (i pari në një paradë shumëngjyrëshe); initially timid responses do duhej përkthyer: “përgjigjet fillimisht të ndrojtura”, jo “fillimisht nga përgjigjet e ndrojtura”; sepse ashtu siç është dhënë, duket sikur fillimisht i referohet përkeqësimit të krizës…

FT: Already there are signs the crisis is spreading to other countries that, having also lived beyond their means, are suffering from insolvency but are unable to do much about it given their domestic politics and membership of the euro.

Shekulli: Tashmë ka shenja se kriza po përhapet në vende të tjera, të cilat janë duke vuajtur nga falimentimi.

Pak si shkurt, por thelbi ka dalë, apo jo? Si edhe më lart, arsyet e kësaj gërshëre mbeten misterioze; sikurse mbetet njëlloj misterioze se çfarë ka menduar vallë përkthyesi, kur anglishten are suffering from insolvency e ka përkthyer “janë duke vuajtur nga falimentimi”. Vuajtur nga falimentimi? Fjalori im e jep insolvency si “paaftësi paguese”, term i financës; por përkthyesi anonim i Shekullit do të ketë përdorur fjalor tjetër (të mirat e pluralizmit).

FT: Many Europeans have been preoccupied with revising European institutions, but repeated rejections of the Lisbon treaty demonstrate that a united Europe no longer captures the imagination of many of its residents.

Shekulli: Shumë evropianë kanë qenë të preokupuar me rishikimin e institucioneve evropiane, por refuzimet e njëpasnjëshme të Traktatit të Lisbonës tregojnë se një Evropë e bashkuar nuk është më në imagjinatën e shumë banorëve të saj.

Këtu, anglishtja a united Europe no longer captures the imagination… është dhënë si “nuk është më në imagjinatën”; më mirë do të ishte “nuk ua ngacmon më imagjinatën”.

FT: Lacklustre leadership of European organisations is both a cause and a result of this loss of momentum.

Shekulli: [censuruar nëpërmjet gërshërës; ç’na duhet ne të zemërojmë “lidershipin” e organizatave europiane, duke e quajtur lacklustre, që veç të tjerash, nuk ke si e përkthen!]

FT: If Europeans were serious about being a major power, they would trade the British and French United Nations Security Council seats for a European one.

Shekulli: Nëse evropianët do të ishin seriozë për të qenë fuqi kryesore, do t’i këmbenin ulëset që britanikët dhe francezët kanë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një ulëse për evropianët.

Xhevahiret vijnë duke u shtuar: were serious about being a major power ka përfunduar si “do të ishin seriozë për të qenë fuqi kryesore”; dhe seat është shqipëruar, krijimtarisht, si ulëse (ne i kemi pasë thënë ndenjëse, dhe më parë akoma, vend; atij të veturës sedilje; në traditën e publicistikës, është përdorur karrige). Gjithsesi, përkthyesi ynë këtu është duke u përleshur me të panjohurën dhe ndoshta duhet t’i lëshojmë pak pe.

FT: Europe’s drift also manifests itself militarily.

Shekulli: Rrëshqitja e Evropës manifestohet edhe ushtarakisht.

Tani, drift vërtet nuk përkthehet dot kollaj; italishten deriva (që i përgjigjet) Leka dhe Simoni e kanë dhënë si rravgim dhe kjo fjalë mua më pëlqen; përndryshe edhe tatëpjetë nuk do të ishte keq, në këtë kontekst.

FT: Few European states are willing to devote even 2 per cent of their budgets to defence.

Shekulli: Disa shtete evropiane janë të gatshme të investojnë edhe 2 për qind të buxheteve të tyre për mbrojtjen.

Këtu përkthimin befas e ka marrë në dorë një fëmijë i klasës së pestë, i cili ende nuk ia ka mësuar nuancat fjalës së bukur few; ose ka munguar në orën përkatëse. Anglishtja duhej dhënë diçka si ““Të pakta janë ato shtete europiane që do të investonin për mbrojtjen qoftë edhe vetëm 2 për qind të buxheteve të tyre.” Këtu gabimi është i tillë, që ia ka ndërruar kuptimin fjalisë madje krejt shkrimit; sepse një nga idetë në artikull është që shtetet europiane nuk duan të investojnë më në fushën ushtarake. Nga ana tjetër, në këtë kontekst few përdoret, në thelb, si eufemizëm për “asnjë”; ndërsa teksti i Shekullit e shkatërron krejt idenë, duke na rrëfyer shtruar se “disa shtete…”.

FT: Afghanistan is a case in point. The European contribution there is substantial, with more than 30,000 soldiers from EU countries. But the involvement is uneven, with nearly a third of the troops coming from the UK. In many cases the roles are diluted by governmental “caveats” that limit missions, a lack of equipment and commitments of uncertain duration. European political culture has evolved in ways that make it harder to field militaries willing to bear the cost in blood; the US secretary of defence describes this as “the demilitarisation of Europe – where large swaths of the general public and political class are averse to military force and the risks that go with it”. All this limits Nato’s future role, as Nato mostly makes sense as an expeditionary force in an unstable world, not as a standing army on a stable continent.

Shekulli: [censuruar me gërshërë; Afganistanin nuk e zëmë në gojë, se atje kemi djemtë tanë; por duket kundërprodhuese të heqësh, nga teksti, pikërisht atëparagraf ku flitet për problemet e NATO-s, në një kohë që “rënia e NATO-s”  është shtuar në titullin e artikullit vetë, pa qenë atje fare në origjinal.]

FT: Time and demographics will not improve the situation. Europe’s population has levelled off at about 500m and is rapidly ageing.

Shekulli: Koha dhe demografitë nuk do ta përmirësojnë situatën.

Fjalia e dytë nuk na u duk se i shtonte ndonjë gjë paragrafit, vërejti përkthyesi, prandaj vendosa me konsensus që ta lija jashtë (në fakt, pata disa probleme edhe me levelled off).

FT: History is at work here as well.

Shekulli: Historia ka vendin e vet këtu.

Në fakt, jo. History is at work here as well mund të përkthehej si “Këtu historia po bën të vetën gjithashtu”; “ka vendin e vet” nuk ka kuptim, natyrisht.

FT: US-European ties and Nato were destined to become weaker given the end of the cold war.

Shekulli: Lidhjet SHBA-Evropë dhe NATO-ja ishin destinuar të bëhen më të dobëta, duke i dhënë fund luftës së ftohtë.

Përsëri, në fakt jo. Given the end of the cold war do të thotë “për shkak të fundit të luftës së ftohtë”, ose më mirë “pas fundit të luftës së ftohtë”; por nuk është se ishin Lidhjet SHBA-Evropë dhe NATO-ja që i dhanë fund luftës së ftohtë! Çfarë tymos ky përkthyes?

FT: Alliances tend to be created and to thrive in eras of predictability and consensus over threats and obligations.

Shekulli: Aleancat tentojnë të formohen dhe të lulëzojnë në periudha të pashmangshme dhe konsensusi mbi kërcënimet dhe obligimet.

Shenja lodhjeje. Eras of predictability nuk mund të përkthehet si “periudha të pashmangshme” (ç’të jenë këto, në fakt?).

FT: The post-cold war, post-9/11 world is much more fluid than this.

Shekulli: [censuruar me gërshërë; nuk i shton asgjë artikullit; në fund të fundit, çështjet kryesore u trajtuan tashmë, dhe nuk kemi kohë të përsëritim gjëra.]

Për ta përmbledhur, Shekulli ka marrë një editorial të Financial Times dhe e ka masakruar; duke ia lënë në dorë një përkthyesi me siguri anglisht-dashës, i cili përveçse e ka përkthyer keq, edhe e ka “redaktuar” artikullin, duke e qethur herë pas here nga fjali të tëra; duke e manifestuar veten në tekst herë si inkompetencë herë si gërshërë (zgjidhni e merrni, tha). Veç kësaj, nuk i është përmendur emri as autorit të artikullit as përkthyesit; dhe titulli i shkrimit vetë është “përmirësuar”.

Tani, nuk do të habitesha sikur të mësoja, papritur, se ky është i njëjti përkthyes që ka në dorë Heidegger-in ose Lacan-in; dhe editorialet e FT-së i shqipëron thjesht që lexuesi i Shekullit të mos mbetet në errësirë, së paku derisa nuk ka marrë në dorë opus magnum-in filozofik europian.

Dhe një sqarim i fundit – kur u kthehem përkthimeve, nuk e kam me përkthyesit; problemi i tejkalon caqet e profesionalizmit dhe të kompetencës së kategorisë, meqë prek drejtpërdrejt mënyrën si reflektohet, në kulturën shqipe si pritëse, kultura dhënëse e Perëndimit.

Sa për përkthyesin e paemër, këtij s’mund t’i them veçse që e ka jetën përpara.

Pa Komente

  1. Xha xhai, tema qe prek eshte shume me vend, dhe te pergezoj ‘per nxjerrjen e qafes’ kur thone ajo shprehja anglisht (sticking your neck out), meqe jemi ne teme perkthimi nga anglishtja, dmth per prononcimin mbi kete ceshtje.

    Ti trajton ceshtjen e kembepulesise, dmth te perkthimeve shkel-e-shko ne mediat tona dhe mungeses se profesionalizmit ne perkthim, dhe eshte plotesisht me vend kjo; e njejta gje vihet re dhe ne cilesine e shkrimeve ne shqip tek keto media ne fakt.

    Por me flagrante eshte per mendimin tim perkthimi/raportimi qellimisht i tille, i censuruar, i deformuar, keqinformues pra, i artikujve dhe raporteve te ndryshme, qofte nga ato te organizatave nderkombetare kur flasen per Shqiperine, apo ne pergjithesi te cdo gjeje tjeter, bile dhe kronikave apo lajmeve te shkruara ne shqip nga mediat e huaja shqipfolese (Zeri i Amerikes, BBC Shqip, Deutsche Welle Shqip).

    Pra ndersa kemi inflacion mediash, kemi mungese te theksuar informimi nga to; bile kemi keqinformim te qellimshem. Dhe keto media nuk ngurojne aspak te censurojne ne keto menyra jo vetem lajmet/kronikat qe prodhojne vete, por dhe lajmet nga mediat e huaja, organizatat nderkombetare, dhe kedo tjeter, mjafton qe ti sherbejne sadopak padronit te vet.

    Kjo eshte vertet shume flagrante, dhe nuk ka shume ndryshim nga koha e mediave te monizmit ne kete perspektive, me perjashtim qe tani nuk kemi monizem ne media po kemi (te themi) dy-nizem. Dhe fatkeqsisht ka nje sere analistesh shqptare qe i kam ndjekur ne emisione qe promovojne kete, qe thone se gjoja media e beke punen e vet sakohe qe kemi dy (pale) media antagoniste ku secila genjen/censuron per hesap te vet, se keshtu dalka e verteta ne shesh.

    Per nje ilustrim qe eshe dhe mjaft relevant (qe ka lidhje me) kohen aktuale, besoj per ata qe kane ndjekur te perditshmet shqiptare gjate muajve te fundit (po dhe emisionet ne TV) rasti me flagrant eshte raporti perfundimtar per zgjedhjet 2009 i OSBE-ODIHR dhe censurimi qe mediat i kane bere ketij raporti, meqe ky raport eshte pranuar pak a shume nga te gjithe si verdikti per zgjedhjet, jo vetem ngaqe vjen nga pale te jashtme me kredibiliteti dhe njeheresh pa interesa per rezultatin, por edhe nga mungesa e theksuar e kredibilitetit per obzervuesit e vendit dhe cdo instance apo organizate “jo politike” tek ne.

    Raporti gjendet i plote ne anglisht ketu: http://www.osce.org/documents/odihr/2009/09/39545_en.pdf

    Tek faqja 3 e pdf-se, raporti thote qe numerimi i votave u vleresua si i keq ose shume i keq ne 22 nga 66 qenda numerimi te votave. Kete normal e kemi degjuar te permendur nga Rama dhe protagonistet e tij ne media me dhjetra mijera here mbase. Por fjalia qe pason kete fjali ne ate paragraf thote se observuesit vune re mangesi proceduriale qe dukej se vinin pjeserisht si rezultat i pamjaftueshmerise se trajnimit dhe te udhezimeve [per ata qe administronin votat, kuptohet]: “IEOM observers noted procedural shortcomings which seemed to be partly due to insufficient training and guidance.”

    Kete fjali te dyte besoj se ka pak njerez qe mund ta kene degjuar nga mediat tona; une per vete s’e kam degjuar asnjehere nga ato.

    Mediat opozitare s’e permenden kete se i bie te pranojne cka thote raporti qe problemet ne qendrat e numerimit ishin pjeserisht si rezultat i keqtrajnimit dhe mungeses se udhezimeve (qe mund te kene qene dhe e qellimshme nga te dyja palet kjo mungesa e udhezimeve), pra i bie te heqe pike nga akuza/argumenti e manipulimeve te qellimta.

    Mediat e pozites nga ana tjeter s’e permenden kete fjali sepse maxhoranca kishte pergjegjsine kryesore per trajnimin e administruesve te zgjedhjeve, si dhe per udhezimet qe ata duhet te kishin per te vepruar ne skenare te ndryshme, dhe jo te prisnin per te lexuar sms-te ne celularet e tyre nga bosat e politikes.

    Ne te njejtin paragraf thuhet (menjehere pas kesaj, pra fjalia e trete) dhe se kamerat (ne qendrat e numerimit) benin funksionin e tyre vetem pjeserisht persa i perket transparences se procesit te numerimit te votave, pasi shpesh ishte e pamundur te shikoje [nga kamerat] se per ke ishte votuar apo ne cilin vend (pale votash, stive) vihej vota pasi ishte pare … “it was often not possible to see which party a ballot had been marked for and which pile it was placed on”.

    Per te njejtat arsye kjo fjali eshte lene ne erresire nga te dy palet/mediat, bile kjo eshte flagrante, pasi nderkohe qe qeveria trumbetonte kamerat si transparence totale dhe te paprecedente ne bote, dhe opozita sot ka nje vit qe proteston po per transparence, keto kamera ne shume raste paskan qene jashte ketij funksioni te transparences. A nuk duhet hetuar kjo nese kjo ka qene e qellimte, dhe sidomos nese ka qene me miratimin e te dy paleve, per ti vjedhur votat partive te vogla, sic flitet se ka ndodhur nga te dy partite e medha per aq sa ka pasur manipulime votash?

    Ka dhe fjali te tjera aty brenda dy paragrafeve te shkurtra, midis fjalise qe citojne mediat e Rames per 1/3 e qendrave te votimit, dhe fjalise qe citojne mediat e Berishes se nuk pati evidence per manipulime votash, fjali te tejra keto te cilat jane sa te rendesishme per tu thene aq dhe flagrante per mediat tona qe i kane censuruar, nderkohe qe po keto media kane nje vit qe censurojne dhe deklaratat e tjera te nderkombetareve, e njeheresh i bejne shantazh psikologjik popullit me lajmet e tyre po ne emer te nderkombetareve.

    Per te mos e zgjatur me fjalite e tjera, po e vendos me poshte kete pjese ne anglisht, duke menduar qe shumica e lexuesve te PTF flasen anglisht.

    The vote count was assessed as bad or very bad in 22 of the 66 Ballot Counting Centers (BCCs). IEOM observers noted procedural shortcomings which seemed to be partly due to insufficient training and guidance. The new electronic monitoring system, by which each ballot was placed under a video camera and shown to observers on large screens several meters away from the counting tables, appears to have only partly reached the aim of enhancing confidence in, and transparency of, the process; it was often not possible to see which party a ballot had been marked for and which pile it was placed on. As the count progressed, political parties started interfering more actively, especially where results were or appeared to be close. As a result, the process stalled in some BCCs and CEAZs that had problems controlling the process. In a number of BCCs, ballot boxes were not counted, or the results were not included in the Aggregate Table of Results (ATR) for the Electoral Administration Zone. The CEC frequently did not intervene resolutely enough when problems were noted or reported in BCCs.

    Despite some similarities with previous elections, there was noticeable progress in the administration of the process by the CEC, mostly in the orderly fashion of receipt of election materials at the BCCs, the electronic transmission of results from BCCs to the CEC and the announcement of preliminary results. There was no evidence of irregular counting or manipulation of results, and no major irregularities at the BCCs, apart from the blockage of the count in some BCCs.

    P.S. S’do habitesha nese Shekulli, pasi te kete lexuar shkrimin tend, te ndryshoje permbajtjen e atij artikullit tek faqja e vet online, as nuk do ishte hera e pare kjo.

    1. Duke menduar se mund t’ia ndërronin vendin artikullit gjatë javës, i kam bërë një PDF versionit origjinal.

      1. xhibi, per te shtuar dicka ne kontekstin e asaj qe shpreh ti, une besoj se duhet krahasuar gjuha qe perdoret ne raportin e osbe-se per zgjedhjet e fundit me ato cka jane thene per zgjedhjet ne Shqiperi qe nga 97 e ketej. Ky krahasim na jep ne gjykimin tim permasen reale te vleresimit te faktorit nderkombetar ( per konvencion po e quajme te njetrajtshem) per zgjedhjet. Sic e ve ne dukje, problemet me te medha qe jane vene re kane qene ne procesin e numerimit. Me deduksion del qe nuk ka patur probleme madhore gjate fushates, dhe gjate zhvillimit te zgjedhjeve. Kjo ne vetvete eshte risi per zgjedhjet ne Shqiperi dhe per mua perben thelbin e analizes ne kontekstin zhvillimor politik. Me pak fjale, per mendimin tim pavaresisht gjykimit te cdokujt per to, zgjedhjet e 2009 provuan se nuk eshte e nevojshme qe vota te mbrohet me pushke apo liria te garantohet me revolucion. Rama po provon qe eshte ende e mundur, dhe ne Shqiperi fjala qendrueshmeri politike ka kuptim relativ. Gjithsesi, nuk me duket pa rendesi fakti qe zgjedhjet provuan qe sistemi mund te funksionoje ne favor te qytetareve nese i behen “the necessary tweaks”, per te mos pekthyer edhe une capraz, te cilat do te pengonin perdorimin e mjeteve politike nga palet per te penguar procesin. Me kete kam parasysh, numerimin me te ngadalshem, hapjen e me shume qendrave te numerimit, punesimin e jopartiakeve si numerues dhe perfeksionimin e sistemit te numerimit me kamera. Te mos harrojme qe ishte hera e pare ne Shqiperi, qe vendosej nje gje e tille dhe niveli teknologjik i numeruesve eshte ai qe eshte.
        Se dyti, probleme gjate fushates ka patur, edhe pse nuk cilesohen si madhore sic do kishin qene vrasjet politike, rrahjet, frikesimi i komisionereve, mbyllja e qendrave te votimit, perdorimi i policise etj., te cilat kane qene te zakonshme ne kontekstin zgjedhor shqiptar sipas OSBE-ODIHR-it. Per shembull, perdorimi i administrates ne fushate eshte kritikuar ne raport. Por, edhe kjo nuk paragjykon mundesine per te gjetur zgjidhje brenda sistemit. Duhet mbajtur parasysh gjithmone qe mendesia “merr cte mundesh me cdo cmim” eshte instaluar qe prej shume kohesh dhe i ka rrenjet shume larg ne kohe per tu diskutuar ketu. Pra te mendosh se do ta rregullosh nje mendesi te tille me ligj eshte naive dhe e pafrytshme (nuk e kam me ty Xhib po me ata qe e propozojne nje gje te tille). Ligji ndihmon nese ne nje kohe te caktuar pertypet nga te interesuarit dhe krijohet perceptimi se shkelja e tij sjell ndeshkim, pra permiresimet jane te destinuara te jene shkalle shkalle. Pra sipas meje nuk ka nevoje per “permiresime ne kod” por ka nevoje qe te lejohet kodi te “piqet” per te perdorur nje term qe e perdorin shume instrumentistet.
        Per ta mbyllur me temen, Xh2 ndofta Shqiperise i nevojitet nje Institut post universitar perkthimi te cilin une do e imagjinoja hem si institucion akademik e hem si vater kerkimore-kulturore. Do njerez te afte per te filluar nje perpjekje te tille jane, disa te pakten i njoh une, e disa kam bindjen qe te pakten disa ndjekin PTF. Une do ta quaja Robert Shvarc( po duke e ditur se si ke qejf emertimet e leme edhe pa emer po deshe), dhe ti do te ishe drejtues fantastik i nje institucioni te tille te letrave shqipe. Po kam frike se enderroj me sy hapur se ti ke plane te tjera e une kam vec deshiren e mire. Ndofta ne nje kohe me te pershtatshme, tha.

        1. Shqiperise i nevojitet nje Institut post universitar perkthimi te cilin une do e imagjinoja hem si institucion akademik e hem si vater kerkimore-kulturore. Do njerez te afte per te filluar nje perpjekje te tille jane, disa te pakten i njoh une, e disa kam bindjen qe te pakten disa ndjekin PTF. Une do ta quaja Robert Shvarc( po duke e ditur se si ke qejf emertimet e leme edhe pa emer po deshe), dhe ti do te ishe drejtues fantastik i nje institucioni te tille te letrave shqipe.

          Ne vesh te perendise ishalla!

          1. Pikaloshe, po pse llafos si gjel a derebardhe. PTF eshte ne pararoje te te drejtave femerore, por anetaret zakonisht jane luanesha qe si tremben perballjes, dhe nuk i ngjasojne fare pulave te lagura. Pastaj sarkazma ka me shume efekt kur nuk ngaterrohet me bejte bajate, dhe ti si pule pikaloshe duhet ta dish kete. Merre shtruar se ne bllog jemi, lere perendine rehat se i Gjithbotshmi ka mjete per te tu kthyer vendshe.
            Megjithese ndofta edhe nuk je pule po luan edhe ti.

  2. Ja dhe nje shembull tjeter i fresket po nga Shekulli (megjithese ‘i vogel’ ne krahasim), packa se duhet thene qe per te tilla gjera shquhen te gjitha te perditshmet shqiptare, ne te dy krahet e “paanshmerise”.

    Shekulli sic ben shpesh, sjell sot nje artikull nga “BBC Shqip” per rinumerimin e votave ne Irak. Artikulli eshte shume i shkurter, eshte shkruar ne shqip kuptohet, dhe Shekulli e percjell fjale per fjale ate, dmth copy & paste, nuk i ben permbledhje. Por gersheret e censures lene jashte nje fjali e vetme: “Aleanca e z. Al Maliki morri dy vota më pak sesa mbeshtetësit e paraardhësit të tij, Iljad Allaui.”

    Arsyeja besoj merret me mend nga te gjithe … ndersa Shekulli sjell nje artikull per Irakun per te thene jo-dhe-aq me spont qe dhe ne Irak hapen kutite, pse mos hapen tek ne, pra per te bere paralelizma dhe keshtu presion, per dreq kemi ne fakt nje ngjashmeri situate ne detaje … diferenca e mandateve eshte e vogel, por eshte gjithsesi mbi 1. Ne Irak diferenca ishte dy mandate dhe shume analiste paten thene qe, megjithese rezultati ishte i ngushte, nuk mendohet se jane manipuluar aq vota sa te justifikojne 2 mandate, apo qe rinumerimi pra t’i hiqte dy mandate koalicionit te humbesit. Pra paten thene qe kryeministri irakian po e bente kete rinumerim per kaprico dhe pra te pajustifikuar.

    Ne rastin e zgjedhjeve tona, diferenca midis koalicionit te (partive te) Rames dhe atij te Berishes ishte (para koalicinit me Meten) 4 mandate, me c’me kujtohet.

    Pra Shekulli heq fjaline qe permend diferencen e mandateve, se ndersa do t’i thote lexuesve te vet se dhe ne Irak u hapen kutite, pra pse te mos hapen tek ne (llogjika ketu prap eshte e cale, se ndersa synojme Evropen shembulli eshte Iraku, por Shekulli dhe mediat e tjera kane sjelle shembuj/paralelizma dhe me Afganistanin dhe cdo vend per te cilin flitej ne media qe mund te ‘hapeshin kutite’), nese permend qe aty diferenca ishte dy mandate dhe rezultati nuk ndryshoi pas rinumerimit, i bie qe lexuesit te kujtohen se tek ne diferenca ishte 4 mandate, pra qe s’do kishte rinumerim qe do te mos e nxirrte Ramen humbes.

    Artikulli ne fjale tek BBC: http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2010/05/100516_iraq-recount.shtml

    Tek Shekulli: http://www.shekulli.com.al/2010/05/16/rinumerohen-votat-ne-bagdad-nuk-ndryshon-rezultati.html

    _________

    Per ata qe lexuan artikullin origjinal te FT, Clive Crook i “The Atlantic” ka nje artikull-replike: http://www.theatlantic.com/international/archive/2010/05/europes-missing-foundations/56696/

  3. Na kënaqe Xha Xha. Tani, vërtet nuk ka shanse që të dalë në shesh emri i përkthyesit të editorialit… Më mirë kështu, pasi problemi nuk është tek emri, por tek emrat që përbëjnë themelin e urës ndërkulturore shqiptare, ose më mirë tek metoda e ndërtimit të kësaj ure, ku shëmtitë e stilit arkitektonik e të rregullave inxhinierike ndërtimore janë gjithnjë në garë drejt rrënimit.

  4. Eshte thene edhe here te tjera ketu ne PTF qe pergjejgesine e ka Shekulli qe nuk eshte ne gjendje te kontrolloj me kujdes dhe seriozitet ato c’ka shkruhen neper faqet e saj. Nje gazete qendrore si ajo, duhet te kete ne stafin e saj njerez te pergatitur dhe me njohuri, ne gjendje qe te pengojne kalimin e shkrimeve dhe perkthimeve te tilla skandaloze. Aq me teper qe behet fjale per nje perkthim te nje artikulli redaksional te nje gazete autoritative. Per me teper qe heqja nga artikulli i pjeseve te tij eshte po aq i keq dhe cungues sa edhe perkthimi i tij.

    Pastaj, perkthyesa pehlivane dhe kurajoze si puna e ketij te fundit ka sa te duash verdalle por puna eshte se si te ndalohen keta. Kjo eshte tjeter gje nga ajo qe thua ti Xhaxha dhe kerkon shume kohe deri sa te arijme te marim varjantin tend te perkthimit.

  5. Shkrimi ne fjale eshte marre ketu : http://www.evropaelire.org/content/article/2041092.html. Perkthyesi eshte mjaftuar me dhenien e inicialeve (v.t)

    Shekulli thjesht ka bere nje copy – paste; dashamirese per lexuesin e interesuar, utilitare per plotesimin e faqeve ndoshta, naive apo liberale ne raport me kriterin gjuhesor. Rezultantja me duket se shkon te “pjeserisht i fajshem per shkak te rrethanave dhe gabimit origjinal te Radio Europa e Lire qe e ka katranosur fare ne emer te lirise”.

    1. Me shkrimin tim në krye doja më tepër të ilustroja disa gabime elementare në përkthim, të cilat shkojnë deri atje sa t’ia ndryshojnë kuptimin (dhe domethënien) tekstit.

      Megjithatë, çfarë ka ndodhur në rastin konkret i kapërcen kufijtë e filologjisë.

      Më duket e pafalshme që një media (Europa e Lirë, siç thua ti, Theollogos) të përdorë allegramente gërshërët me një artikull të Financial Times, duke i hequr paragrafe të plota sipas qejfit dhe midesë e duke i lënë jashtë deri edhe emrin e autorit dhe, më keq akoma, pa lajmëruar që artikulli botohet me shkurtime (këtu nuk po hyj fare në çështjen e copyright-it); më tej, më duket njëlloj e pafalshme që një media tjetër, Shekulli, të marrë artikullin nga Europa e Lirë pa e shpjeguar se nga e ka marrë.

      Ky trajtim i materialeve (content) si të ishin lodra në një kopsht pa drekë më duket shenjë e keqe për shtypin; jo vetëm si simptomë joprofesionalizmi, por edhe e një mendësie prej këmbësori që i ka ardhur në majë të hundës nga muajt që ka kaluar në llogore.

  6. Nuk besoj se informacioni qe dhashe une (dhe qe nuk e them une) cenon sadopak shkrimin tuaj. Aq me shume qe une nuk jam profesionist i gjuhes apo perkthimit.

    Thjesht mendova se semundja ne fjale eshte perhapur pertej shtypit dhe nenvizova pergjegjesine e Shekullit edhe pse e pjesshme ne kete rast.

    Joprofesionalizmi, shenja e keqe… c’te thuash; a mund te humbasesh me kohe me keto detaje ?

  7. Pse nuk e përkthen vetë një artikull, Xha Xhai, për ta botuar Shekulli?

    Diçka mbi trajtimin e “insolvency”.
    Sepse mund të jetë edhe ashtu edhe kështu, edhe sipas përkthyesit edhe sipas teje.
    Mund të jetë sipas përkthyesit sepse 1) webster’s im thotë se insolvency është …; bankruptcy. 2) nga ana financiare aftësia paguese, paaftësia paguese (e mirë/e keqe, e tillë/e atillë) janë gjendje të zakonshme që bashkëshoqërojnë dita ditës subjektet ekonomike, por ato mund të jenë dhe gjendje të jashtëzakonëshme si këto në fjalë dhe të cilave u adresohet autori. Duke vënë tre termat specifike sipas ngarkesës, bankruptcy=insolvency= unable to pay debts, (barazimi për të treguar se janë sinonime në gjuhën e përditëshme – apo për të thënë se kur greku thotë jam “unable to pay debts”, FMN thotë greku ka “insolvency”, invesititori thotë greku ra në “bankruptcy”) autori mund të ketë zgjedhur insolvency si për të ruajtur neutralitetin me zgjidhjen e mesme, si për të mos u treguar i ashpër dhe i padrejtë duke përdorur bankruptcy, por dhe në pamundësi për të shënjuar (apo shënuar) këtë situatë të veçantë me terma të zakonshëm. Të hy pak më thellë, financierët flasin për “humbje fitime” dhe “cash flow”. Një subjekt mund të qëllojë të jetë me fitime (kolosale në daçi) e të mos jetë në gjendje të paguajë rrogat e puntorëve, duke patur kësisoj paaftësi paguese. Ky nuk është rasti në fjalë. Gjendja jo vetëm që nuk është momentare, por anon nga falimentimi e jo nga paaftësia; vija ndarëse e këtyre të dyjave do ishte, psh. nga zgjidhet halli: me hua nga jashtë apo me ristrukturim borxhi, – falimentim, nga brenda – paaftësi. 3) përsa në “2)” meqë shqipja ende nuk ka fiksuar posaçërisht një fjalë për insolvency (mbase dhe e ka por kush e di), mbetet që përkthyesi të zgjedhë fjalën më të përngjashme dhe sipas kontekstit.
    Mund të jetë sipas teje nëse pranojmë se 1) insolvency përdoret rëndom nga FT e të ngjashmit si term që përcakton edhe paaftësinë paguese të shteteve, 2) autori mund të ketë dashur të thotë, apo nuk ka dashur ta shkruajë se shtetet po vuajnë dhe s’kanë mundësi ti bëjnë kushedi çë, pafatësisë paguese të SUBJEKTEVE ekonomike që operojnë në to.

    1. Insolvency ne shqip dhe shkurt eshte paaftesia per te paguar detyrimet qe i ke atyre qe te kane dhene kredi; si per principalet ashtu edhe per perqindjet e interesave qe po te afrohen. Qe te jesh “insolvent” do te thote qe je vetem nje hap larg falimentimit per sa kohe nuk te ristrukturohet kredia ose nuk nderhyjne organizma finaciare qe te japin kredi per te likujduar detyrimet e maturuara. Mund te shiten edhe asete me cmime te disfavorshme per te zgjidhur situaten. Greqise, p. sh., ju propozua (me cinizem dhe humor) per te hequr qafe ndonje nga N ishujt qe ka.

      Pra perkthimi eshte larg kuptimit te vertete.

      1. Tu sjell një shembull.

        Lehman set to go into insolvency
        Thotë anglisht BBC e datës 15 Shtator 2008 në këtë lidhje: http://news.bbc.co.uk/2/hi/7615712.stm

        Lehman vendosur për të shkuar në paaftësi paguese
        Thotë shqip BBC po e datës 15 Shtator 2008 në këtë lidhje:
        http://news.bbc.co.uk.sq.mk.gd/1/hi/business/7615712.stm
        që është dhe përkthimi i artikullit anglisht.

        Përkthimi i insolvency si paaftësi paguese në këtë shembull është i keq. Përkthyesin e BBC mund ta kishte shpëtuar si leximi i nëntitullit, si kjo fjalia “If no new financing comes before Wall Street opens, it will have to seek “Chapter 11” bankruptcy protection.” për të mos e përkthyer insolvency si paaftësi paguese.
        Përkthyesit janë njerëz, jo makina përkthimi të gjeneruara nga kompjuteri që ta përkthejnë çdo fjalë me çdo fjalë pa u merakosur se në gjuhën ku përkthimi shkon dalin fjali pakuptim. Paaftësia paguese është gjendje. Njëlloj si “vështirësi në frymëmarrje” për të cilën kurrë nuk ndërtojmë fjali se po shkojmë në vështirësi në frymëmarrje. Ç’kuptim ka të ruash kuptimin “e parë” të fjalës kur prodhon fjali pa kuptim?
        Vetëm në gjykatë nuk vlejnë sinonimet. Dhe vetëm me ligj ndahet kufiri i paaftësisë paguese nga falimentimi. Kështu dhe me ligjet shqiptare, 30 ditë mbasi tatimorët dallojnë paaftësinë paguese të një subjekti ato duhet ti nisin proçesin e falimentimit (këto ligjet shqiptare kanë ca kontradikta të çuditëshme). Tani unë nuk besoj se me ligj do na përcaktohet edhe që kur deri kur do themi mirëdita.

        Po pse o teatrali, huatë pa interes nuk hyjnë në insolvency, po borxhet, bonot…?
        Përdorimet e termave të biznesit për shtetet janë njëlloj si efektet e përdorimit të ilaçeve tek minjtë që prezumohen se do veprojnë njëlloj edhe tek njerëzit. Ndodh që nuk është kështu. Shtetet nuk i sigurojnë bonot me asgjë materiale, përveç mundësisë së tyre për të vjelë taksa. Shtetet nuk mund ti shkrish, tu shesësh asetet, të paktën jo nga një gjykatë faliment(im)esh. Shtetet, nuk kanë si të bien në insolvency për sa kohë që kanë shtypshkronjën, apo, me aq pak prona sa kanë e me sa shumë borxh që tërheqin ato janë insolvente që në çastin e parë të emetimit.

        Në fjalorin ekonomik shqiptar, fillimisht paaftësi paguese ka hyrë si e barabartë me unable to pay debts, dhe jo si e barabartë me insolvency që është pamundësi (paaftësi) për të shlyer të gjitha borxhet. Paaftësia paguese mund të marrë vlera të ndryshme, dhe vetëm vlera apo vlerat ekstreme të saj mund të quhet insolvency.
        Insolvency-së i duhet gjetur fjala e përshtatëshme duke marrë në konsideratë dhe familjen e saj të fjalëve në anglisht e përdorimet e pritshme të tyre (insolvent-i paaftë për të paguar???), ashtu dhe fjalët po prej asaj familjeje që gjenden në shqipe prej kohësh, si psh. solvent që mekanikët i kanë thënë tretësit me kohë.

    2. Si dukuri, falimentimi (bankruptcy) ka natyrë financiare dhe juridike; përkundrazi, insolvenca (insolvency) është vetëm financiare thjesht tregon se dikush nuk ka pará për të paguar borxhet që ka. Dëgjon të thuhet, bie fjala, se falimentimi është një instrument juridik për të mbrojtur një entitet që gjendet në insolvencë. Nga ana tjetër, nëse dikush është insolvent, nuk është e thënë që të deklarojë falimentimin; ka edhe mënyra të tjera për të dalë nga situata. Dallimi është më se i qartë; CD, kam frikë se je duke kërkuar halë në përpeq.

      Shpjegimi këtu: http://www.greenwaylaw.com/articles/the-difference-between-insolvency-and-bankruptcy/

      1. Xha Xhai, sa ke shkruar ne kete koment i kam shkruar ne komentet e mia, ne te parin kur them ne gjuhen e perditeshme dhe ne te dytin kur them se ne gjykate nuk vlejne sinonimet.
        Flitet per artikull gazete por edhe per shtete.
        Dhe me duket si jo e drejte qe fjaline ta fillosh me insolvent si ne anglisht dhe ta vazhdosh me falimentim si ne shqip. Ligja shqiptare pas njefare kohe me paaftesi paguese te detyron te nisesh procesin e falimentimit.
        Ka shume shpjegime neper internet, per angleze e amerikane; vetem per shqiptare jo – kuptohet pse.

  8. Xha xha, ky tipi më duket se padrejtësisht e ka futur emrin tënd midis dy presjeve.
    Disa here mora ne thua derisa i rash ne fije se çfarë ka dashur të thotë edhe pse ende nuk jam i sigurt.
    Më duket se është munduar të thotë: Përse ti o Xhaxha nuk e përkthen vetë një artikull për ta botuar në gazetën Shekulli.

  9. Ti kerkosh Xhaxhai te perktheje nje artikull nga nje gjuhe ne nje tjeter, per hir apo per hater te shijeve te lexuesve, eshte njesoj si te vendosesh te shkruash mbi influencen e Ledi Shamkut apo Elsa Demollarit mbi vargjet e Ndre Mjedes.

    (emrat jane krejt te rastesishem dhe cdo ngjashmeri me persona te vertet do pare si efekt i mungeses se kafese ne nje te hene mbasdite… )

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin