LIBERALIZIMI I VIZAVE

nga Ismail Ademi

Nëse sot ndalon në rrugë një çfarëdo qytetar shqiptar dhe e pyet se cili është prioriteti i Shqipërisë në këtë moment, me siguri ai ose ajo do përgjigjet që para të gjithave vjen integrimi në Evropë. Po ta thellojmë akoma pak më shumë analizën tonë do të zbulojmë se me integrimin në Evropë shumë njerëz nënkuptojnë liberalizimin e vizave dhe realizimin e asaj që ka qenë ëndrra shqiptare nga vitet 90 e tutje; lëvizja e lirë në Evropë e më gjerë.

Duhet thënë se ka akoma shumë gjëra të paqarta, ose jo të shtjelluara aq sa duhet, mbi të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin me afrimin në gjirin e familjes së bashkimit evropian. Në dhjetor të vitit të shkuar u liberalizuan vizat për disa vende fqinjë. Serbët, malazezët dhe maqedonasit mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për vizë në vendet Shengen. Kjo nuk do të thotë që këta qytetarë mund të transferohen në një vend Shengen për të punuar dhe jetuar aty. Liberalizimi i vizave nënkupton që nëse dikush do të kalojë një periudhë kohe për turizëm në një vend evropian, mund të qëndrojë atje maksimumi 90 ditë pa pasur nevojë për vizë.

Vendet e BE-së gjenden aktualisht në një moment të thellë krize dhe papunësia ka arritur pika shqetësuese. Frika e politikanëve në përgjithësi është se liberalizimi i vizave me vendet e Ballkanit do prodhojë flukse emigrantësh ekonomikë, duke shtuar kështu krahë pune për tregun e zi dhe njëkohësisht duke u lehtësuar punën dhe rrjeteve kriminale. Në Belgjikë pati një fluks shumë të madh azilkërkuesish me pasaporta serbe, maqedonase dhe malazeze, nga dhjetori e tutje. Shumica e tyre ishin me orgjinë shqiptare, dhe kjo me siguri do ngadalësojë procesin e liberalizimit të vizave me vendin tonë, pasi perceptohemi si emigrantë potencialë.

Ka disa kategori qytetarësh në Shqipëri që kanë pengesa në sistemin e vizave. Është absurde për shembull që disa kategori si gazetarët, studentët, pedagogët, arsimtarët, biznesmenët etj të kenë probleme me marrjen e një vize. Duhet thënë se gjërat kanë ndryshuar disi dhe zakonisht ata që kanë mundësi dhe disponibilitete ekonomike udhëtojnë jashtë shtetit pa pasur probleme shumë të mëdha. Kategoria tjetër ka të bëjë me prindërit apo të afërmit e ngushtë të emigrantëve që jetojnë në Evropë. Në pjesën dërmuese të rasteve kjo kategori detyrohet të kryejë praktikat e bashkimeve familjare, edhe pse lejeqëndrimin e përdor dhe përtërit vetëm për të vizituara vendin ku banojnë fëmijët apo të afërmit. Liberalizimi i vizave do i lehtësonte shumë këto kategori dhe do ulte kostot që ata sot përballojnë më ripërtëritjen e lejeve të qëndrimit.

Niveli i varfërisë në Shqipëri vazhdon të jetë  i lartë, dhe akoma më i lartë është disniveli që ekziston ndërmjet atyre që janë të pasur dhe atyre që e kalojnë ditën me më pak se 2 dollarë. Mungon një klasë e mesme e qëndrueshme dhe e konsoliduar në sistemin shoqëror shqiptar. Një përqindje e vogël individësh dhe grupesh përqendron në duart e veta më shumë se 70 % të pasurisë së përgjithshme. Natyrisht kjo prodhon varfëri të mëtejshme. Duke konsultuar statistikat e agjencive të udhëtimit në Shqipëri mund të shohim se pjesa minoritare e pasur harxhon në këtë sektor një sasi të konsiderueshme të të ardhurave. Të pasurit e rinj shqiptarë, ashtu si ndodh rëndomtë kudo në botë, kanë dëshirë të tregojnë pasurinë e tyre dhe udhëtimet futen në atë lloj status simbol që nënvizon më së miri këtë pasurim.

Çfarë ndodh me atë pjesë të popullsisë që jeton ose përpiqet të mbijetojë me më pak se 2 dollarë në ditë? Mendoj se në një regjim pa viza, shumë prej tyre,me të gjithë të drejtën e kësaj bote, do të tentojnë fatin në vendet fqinjë. Natyrisht mendohet në shumicën e njerëzve se liberalizim i vizave do të thotë mundësi pune në Evropë, kur në të vërtetë nuk është kështu. Ndodhi me rumunët sapo u liberalizuan vizat, që vërshuan në numër shumë të madh drejt vendeve evropiane dhe pritet që të ndodhi dhe me shqiptarët. Ndoshta dikush mund të mendojë se këto janë pozicione që do ishte mirë mos të shpreheshin, por si mund të pretendojmë që kjo gjë nuk do ndodhi kur aktualisht lulëzon akoma në Shqipëri tregu i vizave, emigracioni klandestin, falsifikimi i lejeqëndrimeve etj. Në pikat tona kufitare ka akoma shumë informalitet, për mos të thënë korrupsion, dhe dyshoj se do ketë kontrolle aq të rrepta; ndoshta do rritet pak tarifa e nevojshme për të kaluar.

Problemi tjetër real, që shqetëson jo pak politikanët evropianë që duhet të vendosin mbi procesin tonë të integrimit, është ai i kontingjentit mikrokriminal që do përfitojë nga kjo lëvizje e lirë. Një adoleshent që “punon si xhepist” në autobusët e Tiranës, do jetë shumë më i predispozuar që ta “transferojë aktivitetin e tij” në metropolitanen e Romës, ku fitimet me siguri do të jenë më të larta. Shembuj të këtij lloji ka shumë dhe do të ishte e kotë të zgjatesha duke bërë një listë të gjatë dhe për kontingjente kriminele më të rrezikshme.

Klasa politike shqiptare do të ketë një përgjegjësi shumë të madhe politike. Liberalizimi i vizave është vetëm një hap drejt anëtarësimit. Nga mënyra se si do administrohet ky proces do të varen të gjitha hapat e mëtejshëm të Shqipërisë si vend i mundshëm anëtar në BE. Nëse vendi ynë nuk do të jetë në gjendje të garantojë një kontroll efektiv të kufijve dhe lëvizjes “së lirë drejt BE-së”, si mund të ofrojë garanci për procesin e anëtarësimit? Si do mund tu garantohet partnerëve evropianë se mund të kemi një qëndrueshmëri ekonomike dhe garanci institucionale të mjaftueshme për tu bërë ballë detyrimeve që vijnë nga të qënit vend anëtar?

Pas situatave greke, spanjolle, irlandeze, portugeze, ku keqadministrimi i burimeve ekonomike evropiane po i çon këto shtete drejt momentesh kriza epokale, mendoj se tendenca zgjeruese e BE-së do të ngadalësohet. Duhet të jenë vendet aspirante ato që do duhet të tregojnë vullnet dhe dëshirë integrimi. Në Shqipëri akoma nuk kemi arritur në fazën e përjetimit të momentit elektoral, si diçka natyrale, ku dikush fiton dhe dikush tjetër humb. Ndërkohë shumica e shqiptarëve mendojnë se liberalizimi i vizave do zgjidhi problemet, ndërkohë që eksperienca e vendeve të tjera na tregon se ndoshta liberalizimi do shumëfishojë disa probleme.

Nuk ka komente

  1. Jam dakort 100% me artikullin.

    p.s xha xha tek molla e madhe e kuqe, mos valle shqipja e trajton e madhe / e vogel si madhesi sasiore e jo cilesore , ashtu si i gjate/ i shkurter ? Meqe e madhe/e vogel perdoret edhe si sasi.
    Sa ishte molla? Kaq(shenje me duar) e madhe.
    Si ishte molla ? E embel.

  2. Zoti Ademi, c’fare konkretisht keni dashur te thoni me artikullin tuaj?

    Lexova shume gjera qe dihen afermendsh (common sense) si psh. ata qe jane me te pasur udhetojne me shume, qe kur liberalizohen vizat tek vendet e varfera njerzit tentojne te udhetojne jashte, etj.

    Pervec ketyre, dhe ca paragjykimeve/parashikimeve paraprake (i.e. vendi yne s’do ta menaxhoje si duhet situaten pas liberalizimit te vizave dhe kjo do na sjelle probleme me antaresimin ne BE), apo ca postulateve te pashtjelluara/mbeshtetura diku, si kur thoni “ndërkohë që eksperienca e vendeve të tjera na tregon se ndoshta liberalizimi do shumëfishojë disa probleme”, c’fare synohej (te thuhej) me kete artikull?

    Mbase me ndihmojne dhe te tjeret ne kete pike.

  3. Xhibo eshte analize e shtjelluar e cfare dihet ose nenkuptohet, por jo qe te gjithe e kane vrare mendjen mbi c’nenkuptohet.
    psh nje femije e di qe 2 molle nuk mund te jene identike, sepse zgjedh perhere me te madhen (ose me te kuqen) ose ankohet nese tjetri merr me te madhen (ose me te kuqen).
    Del nje i madh edhe thote se dy molle identike ne natyre nuk ekzistojne; femija s’di ta formuloje se e kap me intuite .

  4. Artikulli natyrisht nuk ka pretendimin të shtjellojë gjithë problematikat dhe aspektet e liberalizimit të vizave nga ana e BE-së, thjesht ishte një tentativë e një leximi disi më ndryshe nga ato që lexojmë pothuajse rregullisht në shtypin shqiptar. Ndoshta është një tentativë për të stimuluar një diskutim mbi anë të problemit që ndoshta nuk janë trajtuar aq sa duhet. Gjithnjë pa menduar se me një artikull mund të zbërthejmë një çështje kaq të komplikuar si puna e kësaj. Prandaj komentet, kritikat dhe sugjerimet janë mëse të mirëpritura.

  5. Zoti Ademi, e kisha fjalen me lart qe, nje artikull duhet te kete nje risi, o te thote nje gje te re, o te kete nje shtjellim/arsyetim te ri, o kendveshtrim te vetin, te kete dicka me nje llaf, qe te justifikoje shkrimin. Dhe me nje qellim thjesht stimulimin e debatit mendoj se keto kushte qendrojne.

    Mbase nuk e kuptova une. Mund te na thoni me pak fjale cfare deshit te thonit?

    Si dhe, ku e bazoni kete , ne cfare referenca apo arsyetimi, kur thoni se “ndërkohë që eksperienca e vendeve të tjera na tregon se ndoshta liberalizimi do shumëfishojë disa probleme”.

    Kam hasur dhe nja dy artikuj te tjere ne shtyp qe kushtrojne paralajmerime per te keqiat qe do na sjelle liberalizimi, packa se komplet te pabazuara ne arsyetim.

    Ndaj pyes per kete parashikim tuajin, sidomos dhe persa thoni “eksperienca e vendeve te tjera”.

    Faleminderit.

    Hyllin, qofsha i gabuar po nga pak kohe qe kam duke e ndjekur rregullisht kete blog, shoh qe disa here pelqehen gjerat kur komplikohen me shume se s’cuhet ne komente me gjimnastike arsyetimesh, si p.sh. c’ka the me siper ti (pa te keq e them kete, pa kunj kuptohet) duke bere arsyetime llogjike ne teori si dukuri me vete, arsyetime per efekt te arsyetimeve dhe jo per efekt te cka analizohet apo diskutohet.

    Ne nje klase llogjike ne shkolle kjo do ishte plotesisht ok, po jo mendoj kur behet e modes ne shtjellime dhe arsyetime gjerash konkrete.

    Kam parasysh ate postulatin qe i atriubohet Ajnshtajnit: “Make things as simple as possible, but not simpler”.

    Kjo them se duhet patur parasysh dhe ne arsyetime, pra te synohet te shpjegohen gjerat, jo te komplikohen ne shpjegim e siper. 🙂

    1. Xhib, PTF ndjek një politikë të vetën specifike ndaj shkrimeve dhe komenteve: këtu nuk është autori që duhet ta justifikojë shkrimin e vet, por komentuesi që duhet ta justifikojë komentin.

      PTF autorët i trajton mirë dhe i mbron dhe përpiqet që t’i nxitë për të shkruar më shumë. Po ashtu, hapësirat e komenteve PTF i ofron për të zgjeruar çfarë trajton shkrimi kryesor, jo për ta vënë këtë shkrim dhe autorin para gjyqit.

      Natyrisht çdo shkrim ka gjëra për të kritikuar; por le të mos harrojmë se ky është blog, jo botim enciklopedik; vlerën e ka te dialogu i ndërsjelltë, meqë fjalët nuk shkruhen të gdhendura në gur.

      Jam i sigurt se edhe ti vetë ke shumë për të thënë për çështjen e liberalizimit të vizave – e theksoj, për çështjen në vetvete, jo për mënyrën si e ka trajtuar Ademi. Ademi vetë shkrimin e ka sjellë për të nisur një debat, jo për të marrë oponenca nga lexuesit.

      1. “këtu nuk është autori që duhet ta justifikojë shkrimin e vet, por komentuesi që duhet ta justifikojë komentin”.

        Teknikisht c’do te thote kjo gje? Si e justifikon nje komentues komentin e vet, apo me sakte; kur gjykohet prej jush se nje koment e merr noten kaluese, ose jo ? Pyes, sepse njohja nga afer dhe konkrete e kesaj politike apo e ketij kriteri kthehet ne nje norme edukuese per ne qe komentojme dhe qe ndonjehere mund t’ia fusim katundit, por na kalojne komentet ne menyre te paperligjur. Ose te pakten kjo pershtypje krijohet ndonjehere.

        Perzemersisht…

        1. Kisha parasysh pikërisht këtë: që një komentues mund edhe të mos komentojë, nëse nuk ka gjë për të thënë. PTF është blog qartësisht i orientuar ndaj autorëve; ndryshe nga PPU, i cili është i orientuar ndaj komenteve. Ndonjë komentues që shkruan edhe këtu edhe atje, ndonjëherë e mund ta ketë të vështirë ta bëjë dallimin gjithnjë.

  6. Pasi u liberalizuan vizat për Rumaninë dhe Bullgarinë, në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani pothuajse u dyfishua numri i nënshtetasve të këtyre shteteve që po shkoni drejt anëtarësimit në Evropë. Në Itali për shembull gjatë periudhës që nënshtetasit rumunë mund të lëvizinin pa viza pothuajse u katërfishua numri i tyre që denoncoheshin për mikrokriminalitet.

    Rasti i freskët ka të bëjë me shqiptarët nga Maqedonia dhe Serbia. Me tu liruar vizat, një numër jo normal nënshtetasish u paraqitën në zyrat ku kërkohet azil politik në Belgjikë dhe Gjermani. Qeveritë e këtyre dy shteteve po angazhohen në rang kryeministrash për tu munduar të zbusin këtë fenomen “azilkërkuesish”. Kryesisht bëhet fjalë për emigrantë ekonomikë.

    Këta janë disa shëmbuj që mund të detajohen akoma më shumë, pasi material ka plot. Unë nuk demonizova liberalizimin, por thjesht u mundova të them se jo gjithshka do jetë fushë me lule dhe mbi të gjitha që liberalizimi i vizave nuk është zgjidhja e problemeve shqiptare.

  7. Zoti Ademi, pra e ke fjalen qe liberalizimi do kete probleme per vendet e tjera, vendet ku ne do shkojme, jo per ne? Ok, s’kam kundershtim ketu.

    Njesoj mund te flitet per pasojat negative qe kane vendet e zhvilluara evropiane kur vende si ato qe permende ti u bene antare te BE. Keto jane te pritshme, llogjike (i.e. i varferi do shkoje te punoje ne nje vend me te pasur).

    …thjesht u mundova të them se jo gjithshka do jetë fushë me lule dhe mbi të gjitha që liberalizimi i vizave nuk është zgjidhja e problemeve shqiptare.

    Kjo eshte straw argument; nuk kam degjuar ndokend qe te thote se liberalizimi i vizave do zgjidhe (gjithe) problemet shqiptare apo qe gjithshka do jete fushe me lule.

    Por kjo gje, si cdo tjeter qe shtjellohet, duhet pare ne total mendoj, apo jo?

    Dhe e pare ne total, sipas meje, eshte padyshim nje gje me rrjedhoja (kumulative) pozitive.

    Mjafton te kemi parasysh qindra mijera njerez qe kane pritur si qyqare ne dyert e ambasadave per nje vize per te pare femijet/te afermit ne emigrim, dhe totalin e parave qe jane paguar si mitmarrje per keto gjera gjate 20 viteve te fundit, dhe dhjetra mijera te tjere qe s’kane mundur dot te dalen jashte qofte per keto apo arsye te tjera, qe e kane pare veten si qen ne kolibe, sikur kane zgjebjen dhe ndaj “s’jane te pranueshem” ne Evrope.

    E shume arsye te tjera si keto, qe duke pasur parasysh numrin e madh te emigranteve shqiptare ne Evrope (veshtire se ka shqiptar qe s’ka nje familjar apo te aferm ne emigrim ne Evrope) s’mund ti injorojme dhe te marrim pozicion ‘kunder rrymes’ thjesht per te qene te tille.

    Gjithashtu s’mund te injorohen disa arritje te brendshe si kushte per liberalizimin e vizave, si p.sh. pasaportat biometrike, te cilat s’mund te beheshin pa karta identiteti te pakompromentueshme, te cilat s’mund te beheshin pa regjister elektronik.

    Mirepres argumente te tjera, nga juve ose kushdo tjeter, per te mirat dhe te keqiat qe do na vijne ne shqiptareve nga liberalizimi i vizave.

    Xha xhai, me vjen keq nese e keqkuptuar komentin tim si gjyq autori apo ku di une. Dhe kur thua “këtu nuk është autori që duhet ta justifikojë shkrimin e vet, por komentuesi që duhet ta justifikojë komentin”, nuk behej fjale qe ky autor duhet te me justifikonte (nenkupto jepte llogari mua per) shkrimin e vet. Afermendsh jo.

    Une vertet s’e kuptova cfare desh te thonte autori (pervec ceshtjes me lart qe e citova), dhe natyrshem mendova qe me mire se cdokush tjeter ai vete e din se c’deshte te thoshte. Mgjths ftova dhe te tjeret per shpjegime ne kete pike.

    Persa shpreha me lart ‘justifikim’ e kisha jo vetem per kete shkrim po dhe ne pergjithesi, ashtu si nuk fola per standarde enciklopedish. Sic te pyesen ne anglisht “what’s your point”, pra qe dhe ne bisede teper casual kur dikush s’e kupton ku do dalesh, apo cfare po thua, kerkon sqarim. Kjo mendoj eshte e vlefshme per cdo forme komunikimi, bisede, artikull apo koment blogu, etj.

  8. Po sjell fragmente nga dy libra.
    Tek i pari,
    Restorative justice: international perspectives nga Burt Galaway, Joe Hudson; botuar me 1996 shkruhet:
    Pergjate 20 viteve te fundit te gjitha vendet e Evropes kane provuar mestarisht nje rritje prej 20% ne kriminalitet. … dhe rritja me e mprehte ka qene ne mikro-kriminalitet.

    Tek i dyti,
    Looking for loopholes: processes of incorporation of illegal immigrants in Netherlands nga Joanne van der Leun botuar me 2003 shkruhet:

    …varferia dhe margjinalizimi lidhur me statusin e tyre ilegal i detyron ata te thyejne ligjin. Ky kendveshtrim eshte shprehur, per shembull, nga shkollaret italiane Jamieson dhe Silj (1998) qe thone se: ndersa per mikro-kriminalitetin, mesa duket per shqiptaret, ashtu si per shume grupe te tjera imigrantesh, statusi ilegal kontribuon sinjikativisht ne sjelljen per te kryer krime, edhe pse keto jane me se shumti “krime mbijetese”.

    Mund te kete sa te duash shembuj te tille, qe sjellin te verteten, se mikro-kriminaliteti ka qene ne Evrope edhe para se te shkonin shqiptaret, edhe se mikro-kriminaliteti nder shqiptaret emigrante ka per arsye te forta statusin ilegal, varferine, dhe behet per mbijetese.

    Keshtu, te thuash se mikro-kriminaliteti eshte problemi tjeter real (me fjalet tuaja), qe pengon integrimin e Shqiperise ne Evrope (me fjalet e mia) eshte si te thuash se problemi tjeter real qe pengoi rritjen e vegjetacionit ne kohen e dinosaureve ishin zhapiket.

  9. “Në Belgjikë pati një fluks shumë të madh azilkërkuesish me pasaporta serbe, maqedonase dhe malazeze, nga dhjetori e tutje. Shumica e tyre ishin me orgjinë shqiptare, dhe kjo me siguri do ngadalësojë procesin e liberalizimit të vizave me vendin tonë, pasi perceptohemi si emigrantë potencialë.”

    Pyetja legjitime që mund të shtrohet është se mbi çfarë bazohet zoti Ademi kur shprehet si më sipër? Përgjigja është, nga media. E ajo që rrjedhon është se mbi ç’bazohet media? Përgjigja është, nga qeveriu (psh. belg).

    Për tu vënë re gjithashtu është dhe dallimi ndërmjet saktësisë së informacionit për sa i përket etnisë së azilkërkuesve dhe sasisë së tyre të shprehur me numrin “shumë”.

    Tashmë, syri vigjilent i qytetarit europian belg, që jeton pranë beut, është i mprehur për sfidën që e pret, liberalizimin e vizave për shtetin e shqiptarve dhe dyndjen e mikrokriminelëve. Dhe nuk ka faj i gjori, se si ka thënë i moçmi: kush kërkon gjen.

    Shkrimi i zotit Ademi na jep mundësinë të shikojmë në zarin e kristaltë.

  10. Artikulli sjell, me të drejtë për panoramën shqiptare, një shqetësim/frikë të europianit të thjeshtë (dhe jo vetëm të tij, por shpesh edhe të qeverive). Në këtë rast, ky shqetësim e ka emrin shqipëtar.
    Frika e “hidraulikut polak” është shfaqur që herët në makthet e europianëve… “rreziku i dyndjeve” nga vëndet e sapopranuara ka qënë trumbetizuar nga të gjitha vëndet perëndimore, por që, në fund, doli që ishte një rrezik i paqënë (ose minimal).

    Ademi ka të drejtë që flet për këtë problem, sepse duhet të jenë shqiptarët të kujdesshëm… do jenë shqiptarët që duhet të kujdesen që të mos rrezikojnë që, për të përfituar nga regjimi i liberalizimit të vizave, të minojnë proçesin e antarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në BE (që është dhe duhet të jetë objektivi i vërtetë i Shqipërisë).

    Kuptohet që vetëm me fjalë të mira nuk mund të rritet ndërgjegjja e njerëzve që të sakrifikojnë “ëndrrën për jashtë shtetit” në emër të “ëndrrës” për integrim të plotë të Shqipërisë… Zgjidhja duhet të bëhet nga klasa politike shqiptare dhe nga qeveria (dhe qeveria nuk ka nevojë të shpikë rrotën, mjaft të dëgjojë fjalën e Ministrit të jashtëm serb që tha pas akuzave që i bëri BE kur filluan të mbusheshin autobuzët për në Belgjikë:”Është e vërtetë që zonat e jugut janë nga zonat më të varfëra. Ne do shtojmë investimet për rritjen e nivelit të mirqënies në ato zona”.
    Prandaj, qeveria shqiptare, në vënd që të hapë kantiere për 25 hidrocentrale dhe tunele që shpojnë male , këto kapitale financiare, megjithë rëndësinë e këtyre veprave për ekonominë dhe pozicionin gjeopolitik që do të zërë Berisha në Europë me Superfuqinë e tij energjitike, do të ishte mirë që të investoheshin në gjëra “materiale”… në gjëra që populli të mund t’i prekë me dorë dhe të mos i vijë nepsi që këto gjëra mund t’i shijojë larg shtëpisë.

  11. Besoj se ajo qe nuk cek shkrimi i Ademit eshte nevoja gjithnje ne rritje e vendeve te zones euro per krahe pune te lire dhe te rinj( per nga mosha). Kjo vjen per dy arsye: 1) sepse shume nga keto vende kane probleme te riperteritjes demografike (Italia ka disa vite qe e ka rritjen e popullsise negative)-gje e cila i vendos nen trysni te jashtezakonshme sistemet e mbeshtetjes sociale ne keto vende; dhe 2) zones ekonomike europiane (eshte pak e stisur te flasim per nje europe te bashkuar kur vendet qe e perbejne nuk bien dot dakord as per prioritete te politikes se jashtme si njohja e Kosoves apo ndertimi i nje force te perbashket ushtarake e cila te rivendose prestigjin ushtarak te ketyre vendeve) i duhet te konkurroje nder te tjera me SHBA dhe zonen e tregtise se lire te Amerikes se Veriut ku nuk mungon krahu i lire i punes qofte edhe ilegal. Pra, nuk duhet pare ceshja vetem ne kendveshtrimin qe shtron Ademi (ne vetvete shume legjitim dhe qendror) por duhen marre parasysh edhe zhvillimet periferike te cilat mund te ndikojne ne zbutjen e fenomeneve qe shtron Ademi.

    Une besoj se ceshtja e vizave eshte tashme e zgjidhur ne favor te shqiptareve, si dhe nuk do te kete efekte teper te ndjeshme per sa i perket emigracionit. Mund te kete nje thepitje te perpjete te grafikut ne muajt e pare, po me pas gjithshka do te normalizohet. Sigurisht qe nuk kam te dhena te sakta per te qene i bindur plotesisht ne kete teze, po logjika edhe e vendeve te tjera qe permendi Ademi te con ne kete drejtim. Pas dyndjes fillestare se polakeve dhe me vone te rumuneve ne Europe, gjendja eshte normalizuar dhe madje ka filluar nje fluks kthimi (sipas nje artikulli te IHT para nja nje viti e gjysem).
    Ndersa nese diskutojme per elementin kriminal, une besoj se nuk ka analizues gjakftohte qe te mos arrije ne perfundimin se vizat kane pak te bejne me mundesine e tij per te levizur lirshem. Ky element i ka gjetur dhe do vazhdoje ti gjeje menyrat per te levizur. Eshte me shume nje loje macesh me minjte sesa nje problem i zgjidhshem njehere e pergjithmone me ane te politikave (policies).

  12. Politikus,
    Kush do të ishte avantazhi i importimit të krahut të punës kundrejt psh. eksportimit të fabrikave?

    1. Avantazhet? Kostot më të ulta të investimit fillestar dhe të transportit më vonë, siguria ligjore, afërsia me tregjet e shitjes… (Politicus, sorry për ndërhyrjen).

      Pak i ekzagjeruar më duket sidoqoftë problemi demografik për ekonomitë europiane pasi këtu lihen mënjanë efektet e përparimit teknologjik mbi kërkesën për krahë pune si dhe reservuaret e brendshme të fuqisë punëtore të pashfrytëzuar plotësisht psh gratë, të papunët vendas dhe ata nga vendet e EU-së me papunesi të lartë si Portugalia, Greqia, Spanja…

      Japonia psh, e ka zgjidhur problemin e rënies së popullsisë në këtë mënyrë, me investime në teknologji të reja që kërkojnë më pak fuqi punëtore, në tërheqjen e grave shtëpiake në tregun e punës etj, pra pa patur nevojën e emigrantëve me patjetër.

      Nga ana ekonomike, EU-ja nuk na e ka shumë nevojën; të paktën jo për krahun e punës të shqiptarëve, serbëve, malazezëve (ndërkohë që tregjet e shitjes dhe të kapitalit në Ballkan, EU-ja i zotëron prej shumë vitesh).

      1. perkundrazi gjilpera, sqarimi me duket me vend. Falemnderit.

  13. Drit,

    Se pari, importimi i krahut te punes zgjidh edhe problemin demografik, me sakte rinimin e popullates. Dmth. nese vazhdon plakja e popullsise sistemi i pensioneve, por edhe ai shendetesor ne shume prej ketyre vendeve europiane mund te shkoje ne kolaps te plote sepse torta behet me e vogel ndersa ngrenesit shtohen. (Shpjegimi eshte i thjeshtuar sepse nuk jam ekonomist, dikush nga koleget mund ta shtjelloje me qarte dhe me profesionalisht)
    Franca eshte nje nga vendet ne kunder tendence me kete trend sepse me sa di une financon si shtet femijen e trete, dhe me shume akoma femijen e katert(statistikisht cdo shoqeri duhet te prodhoje 2.3 femije per cift qe te veteperterihet). Por nuk kam te dhena te fresketa qe te mbeshtesin kete trend, dhe gjithashtu do te duhej analizuar sa perqind e rritjes (nese ka te tille) vjen nga elementi emigrant sans papier i banlieu-ve ose sic quhen rendom jo pa perbuzje “arabet”. Kjo per faktin se politikat sociale te Frances jane aq te zgjeruara sa shtimi i “arabeve” dobeson shtetin social duke shtuar ngrenesit e duke pakesuar edhe me torten. Shumica e ketyre emigranteve ose jane te punesuar ne te zeze ose jane te papune.
    Ne cdo rast, edhe nese Franca e ka zgjidhur perfundimisht problemin, kjo perben perjashtimin e jo rregullin.
    Se dyti, eksportimi i fabrikave kerkon investim ne vendin ku do investohet, dhe politika liberale te taksimit si dhe lehtesira per mundesimin e tregtimit te mallit ne vendet ku investohet. Sigurisht qe outsourcing eshte mjaft i perhapur ne kushtet e sotme te globalizimit, por me sa di une (perseri jam i hapur te degjoj opinione me te informuara) globalizimi ka pesuar nje ngadalesim te ndjeshem qysh me krizen dhe kane filluar te ndjehen efektet prapavepruese te hapjes se tregjeve per ekonomite kombetare. Rrjedhimisht, klima politike qe do ti favorizonte keto praktika, e cila nga pikepamja e biznesit eshte faktor kryesor per te garantuar investimet, duket se po ndryshon ne disfavor te outsourcing. Per me teper qe ka disa profesione te cilat pervec ne kushte krize te thelle si kjo e sotmja, nuk i pershtaten me qytetarit europian si psh punet manuale. Ngritja e nivelit te shkollimit ne keto vende sjell si pasoje edhe papreferueshmerine e ketyre lloj puneve. Jam i qarte qe ketu ka vend per debat me te thelle mbi premisat qe shtroj dhe sic e thashe jam i hapur per te degjuar argumentin e kundert.
    Ajo qe mbetet eshte nevoja urgjente per riperteritje demografike si dhe mundesia qe zgjidhja e vetme per ekonomite europiane te vije nga injektimi i punonjesve te rinj te pakualifikuar (ose pa te drejte per tu punesuar ne pune te kualifikuara) te cilet te mbushin keto boshlleqe. Ne kete pike shqiptaret mund te jene te favorizuar ne krahasim me arabet apo afrikanet te cilet shihen si jo europiane.

  14. Lexova tek Ballkanwebi lajmin mbi nje ndryshim qe evropianet bejne per vizat D, e meqe perkonte me kete shkrim, hyra dhe lexova ne faqen e Parlamentit Evropian. Pervec disa fjalekuceve te njejta ne shkrim dhe dokument, mbajta mend idealizmin ne fryme dhe ne te shprehur te dokumentit te evropianeve.
    Pra, ata jane idealiste per levizjen e lire, por nga ana tjeter, -bindja ime kjo,- ata nuk jane Cicikove te blene fryme te vdekura; mbase kush e provoi dhe e pesoi.
    Shume prej faktoreve frenues qe ndikonin deri dje, nuk ekzistojne me. Psh, kjo qe permendet, numuri i pritshem i dyndjes se shqipetareve. Ministri Pollo, para nje muaji tha se jemi 4,2 milion – perfshi ketu Tenetin dhe gjithe ne te pertejdetit. Sa jane shqiptare te Shqiperise te afte me kembe e dore, me guxim e deshire per te kapercyer portat pa kanata? Shifra s’jepet dot, por krahasim me polake e rumune, serbe e maqedonas behet, e prej kendej mund te themi qe numri ka per te qene i konsiderueshm per Shqiperine por i paperfillshem per Evropen si te tere, perjashto dy vendet fqinje, te cilat deri me sot kane ditur te manaxhojne situata te veshtira.
    Pa u hequr deshiren ekonomisteve per te shkruar nga optika e tyre, me duket se dalim zbuluar ta diskutojme ne kete rast fuqine punetore si mall.
    Dhe se fundi, po tek dokumenti i evropianeve vura re me keqardhje absurdin kafkian ku burokracia ka futur dhe gjerat me te thjeshta.

  15. ”’Kjo them se duhet patur parasysh dhe ne arsyetime, pra te synohet te shpjegohen gjerat, jo te komplikohen ne shpjegim e siper.”’

    E drejte xhibo, po komplikimet mund te behen per nje sere arsyesh, psh nuk me nxit tema ne kahun praktik, ose si thote xha xhai, tema ne vetvete eshte e pambarimt’.

    Marr shkas nga ty dhe sidomos xha xhai, per ta pare nga nje kendveshtrim tjeter.

    Me qene kunder heqjes se vizave ne vetvete eshte si me qene kunder lirise se levizjes keshtu qe nuk besoj se ka shqiptar kunder.
    Nderkaq heqja e vizave si hap europerfshirjeje (dmth heqja e vizave per vetvete), mund te shikohet edhe shtrember, perderisa ka edhe njerez qe e shohin me dyshim nje europerfshirje ne rrafshin politik.

    Heqja e vizave ne vetvete nenkupton paresisht ndersjelltesine e veprimit politik, une i heq per ty, ti i heq per mua, njesia politike sovrane ndervepron me nje (apo disa) njesi tjeter politike sovrane.
    Ky nuk eshte rasti yne, ne nuk perfaqesojme nje subjekt, ne perfaqesojme objektin e subjektit politik me qender ne Bruksel.

    Nga pikepamja historike eshte hera e pare, kur ne mund te gjendemi ne nje rrethane, ku do themi se jemi edhe te pavarur edhe ne hije te historise.
    Me qene i pavarur nenkupton mundesine e te qenit aktiv ne histori, pra me dale nga erresira historike, ne te cilen perfundojne gjithe popujt e nenshtruar apo indiferente ndaj historise (zviceranet psh).

    Historia ska pike meshire ndaj popujve te tille, o je popull aktiv e ke dicka me thene o rri aty ne erresire, zere se ske ekzistuar kurre.

    Ka qe thone se nuk u intereson fare per historine, dhe tallen me ata qe kane interesa rreth historise, por pastaj te njejten thone: e ca kemi bere ne , asgje, ja shih filan popull, ne jemi nje hic.
    Kuptohet qe keta jane viktima e pare e vetes (e talljeve te tyre) sepse ndersa ne nje cast te pare bejne sikur nuk u intereson e tallen, ne te dytin kritikojne ashpersisht paaftesine e shqiptareve per te qene popull aktiv ne histori dhe mburrin popujt aktive.

    Tani dihet qe historia parapelqen ngjarjet politike (historia politike si nendarje ), historia e nje vendi, ngjarjet politike te atij vendi, kurse historia e njerezimit, ngjarjet politike mes vendeve.

    Kur nje vend eshte i nenshtruar, populli hyn ne erresiren historike, pasi ska as ngjarje politike te brendshme me ndonje rendesi per shkak te raportit sundues i huaj – popull vendas, ky popull zere se nuk ekziston, popullorce rron kot ose ha buken kot.

    Aq me teper ne historine e njerezimit, aty vertet ai popull nuk ekziston, kush e kujton nje popull qe ska aftesi as te jete i pavarur ? Kush i kujton sklleverit? Ndoshta vetem historia marksiste, edhe ajo nga halli, jo se sklleverit kane (pase) vertet ndonje gje per te thene, ta zeme ne politike, arte, shkenca, fe, filozofi etj.

    Pra te qenit politikisht i pavarur eshte thelbesore me qene popull aktiv dhe me thene te pakten qe ekziston, qe s’e ha buken kot, qe nuk rron kot, per inerci apo aksidentalisht.

    Nderkaq sklleverit apo me gjeresisht te nenshtruarit, duke qene thelbesisht pasive, kane vetem nje funksion, ate ekonomik ashtu si e ka lopa, delja, bleta etj.
    Historia merret vetem terthorazi me lopet, delet,bletet dhe te nenshtruarit, sepse kuptohet do kujtoje cte mira apo cte keqija prodhon ‘qenia’ njerezore, dmth esenca e njeriut, jo thjesht paraqitja biologjike e tij.

    Te kuptohemi, jo se paraqitja biologjike e njeriut eshte per tu hedhur poshte a priori, por duke qene gjeja me banale e njeriut, nuk paraqet ndonje interes te vecante, ashtu sikunder sot popujt primitive te Amazones kane me teper vlere si kuriozitet.

    Pra cfare te lejon pavaresia politike eshte pikerisht mundesia e shprehjes per ‘qenien’, qenia nuk eshte me e mohuar prej nje qenieje tjeter e cila ka arritur te shprehet duke te sunduar e te kthyer ne nivelin e lopes apo te deles .

    Ne kete kendveshtrim rikthimi ne erresiren e historise dhe rimohimi i qenies shqiptare, meqe perkon me Europen politike, nuk me duket as kulmi i fantazise e as kulmi i se mires.
    Nuk eshte kulmi i fantazise sepse shumicen e kohes kemi qene nen hijen e ndonje sulltani a perandori, prandaj nuk shoh ndonje te re, por nuk eshte as kulmi i se mires, meqe impotenca historike, te qenit popull pasiv, nuk perkon aspak me te miren e perbashket.

    Pra absurditeti me i madh qe mund te degjohet eshte se Europa politike perfaqeson te miren e perbashket e shqiptareve.
    Europa ekonomike mund te jete, por Europa politike kurrsesi jo.
    E megjithate jetojme ne kohen e perparesive absurde, nje me shume a nje me pak nuk sjell ndonje ndryshim te madh.

    1. Hyllin, si perfundim prap s’e kuptova (mu duke dhe ky nje argumentim thellesisht teorik dhe praktik-perjashtues), ti mendon se per ne shqiptaret liberalizimi i vizave eshte dicka ne pergjithesi pozitive apo negative?

      Po deshe pergjigjen mund ta ndash ne pasoja (pozitive vs negative, dhe pastaj pra kumulative) afatshkurtra dhe afatgjata.

      Njeheresh s’mund te argumentojme teresisht ne teori te shkeputur nga konteksti, ndac gjendja jone dhe e Evropes ne pergjithesi, ndac nga ai kohor, ku nuk eshte se ne si vend kemi ne dore te kthejme mbrapsh ‘evropianizimin’ apo globalizimin me gjere.

      Gjithashtu me duket pak spekullativ shtrirja ne gjithe historine shqiptare qe i beni ketij fenomeni, apo interpretim sikur liberalizimi i vizave (apo dhe futja ne BE) eshte instrument i nje konspiracie te lashte i ‘fuqive te medha’ per te kolonizuar vendet e varfera.

      Pertej trendit aktual te siperpermendur (qe pavaresisht arsyeve qe e sollen kete trend, ne s’mundemi ta ndryshojme trajektoren e Evropes, as ne as ndonje vend si ne me vete) a nuk jane vendet e varfera te Evropes ato qe kane nevoje me shume per kete (liberalizimin, futjen ne BE) sesa ato te pasura?

      Te pakten hezitimi i ketyre te fundit dhe insistimi jone dhe i vendeve si ne per keto procese, kete tregon.

      Ketu e kisha fjalen kur thashe dikur qe ndonjehere arsyetimet behen vetem per qellim arsyetimesh, te shkeputura nga kontekstet dhe aktualiteti.

  16. Xhibo me duket se e thashe qarte qe heqja e vizave kur je objekt politik e jo subjekt mund te shikohet vetem si domosdoshmeri, dmth nuk mund te gjykosh dot mire apo keq, c’eshte e domosdoshme nuk i nenshtrohet gjykimit pozitiv-negativ.
    Nuk mund te bej dot tifo pro ose kunder kur i kam 2 kembet ne nje kepuce, ndryshe do ishte po te isha zviceran; Zvicra u soll si subjekt politik sovran perballe UE si subjekt tjeter politik.

    Vendet e varfra kembengulin sepse hyrja nenkupton pare qyl dhe flitet per miliarda euro cdo vit, e deri ketu nuk shoh c’mund te kritikohet, kush ankohet kur i japin pare, por nese keto para sherbejne per te hyre serisht ne erresiren historike ketu ceshtja komplikohet dhe shume biles.

    Nuk ti jep njeri parate kot o xhibo, se s’jane ata budallenjte dhe ne te mencurit qe do ua fusim, kemi te bejme me nje marreveshje faustiane.

    Cfare shteti do ishte/jete shteti i Europes?
    Shtet multinacional, multietnik me mire, me 40 a 50 etni europiane/vendase dhe nja 20-30 etni emigrantesh(numerike) extra-europiane.
    Nje shtet i tille quhet Perandori ne historine politike.

    Hapi i pare i nje burokracie perandorake eshte hedhur, gjithe pushteti politik do perqendrohet ngadale tek zemra e Perandorise, keshtu periferia do privohet nga zhvillimet politike dhe nga historia.
    Periferia gjithmone merret si inekzistente, vendi i ‘fatkeqeve’, atyre jashte dinamikave realitetpercaktuese sepse keshtu ka qene gjithmone (nese induktimi ka ndonje vlere).

    Thua me te drejte, e kush jemi ne qe mund te ndalojme kahun e historise se Europes, kur vete Zvicra nuk i rezistoi dot do shtoja.
    Askushi (fatkeqesia e pasivit, gjithmone detyrohet te pohoje me gojen e vet se ska asnje vlere), por ne mund te percaktojme se ne cilin krah do qendrojme, ne ate te Europes se Kombeve, ne Europen e Qytetareve apo ne Europen e Rajoneve.

    Ti xhibo psh ne cilin krah qendron ?

    p.s e kupton dallimin midis te qenit aktiv, me pase ne dore fatet e tua (jo ne domethenien absolute) dhe te qenit pasiv, pranimi pa kushte i autoritetit.

    1. me duket se e thashe qarte qe heqja e vizave kur je objekt politik e jo subjekt mund te shikohet vetem si domosdoshmeri, dmth nuk mund te gjykosh dot mire apo keq, c’eshte e domosdoshme nuk i nenshtrohet gjykimit pozitiv-negativ.

      E domosdoshmja dhe e paevitueshmja s’jane e njejta gje.

      Gjithsesi pasojat prap analizohen nese jane pozitive ose negative; pasojat kane nje ‘vlere numerike’ si te thuash, ne nje aspekt ose ne nje tjeter, dhe kjo vlere qendron pavaresisht shkakut. I.e. shiun s’e ndalojme dot po shiu ujit bimet, permbyt shtepiat, etj, keto jane pasojat.

      Ti pse druhesh ti analizosh, mbase se te kercenojne arenen e ‘vrapit’ teorik te argumentit? 🙂

      Fundja teorikisht, meqe ti keshtu po arsyeton, s’na detyron njeri te bashkohemi, mund te rrinim dhe si qemoti (monizem) me vete, shkemb graniti, fanar ndricues, etj.

      Dhe, nqs sipas teje kjo (BE si koncept) erdhi si konspiraci e fuqive te medha per te shfrytezuar apo kolonizuar vendet e varfera (ketu vertet i behet cirk konceptit ‘kolonizim’ ama) dhe jo si paevitueshmeri e globalizimit mbareboteror qe egzistonte qe para BE si trend, apo si konkurence/shembull nga SHBA, etj, pse nuk analizon me teper cfare perfitojne keto fuqi te medha nga vendet e varfera nepermjet bashkimi evropian dhe cfare humbasim ne dhe vendet si ne, dmth llogaria si i bie fitim/humbje per secilin?

      Gjithashtu sic thashe, s’mund te shtrish ngjarjet e sotme (dekadave te fundit) ne gjithe pelhuren historike. Historia kryesisht zhvillohet me hope (mua keshtu me duket te pakten) ne baze te kushteve dhe rrethanave te epokave te caktuara, jo sipas ndonje konspiracie apo plani te hartuar qe ne lashtesi, ashtu si dhe fuqite dhe lojtaret kryesore te saj nuk jane permanente ne ato pozita, sic e ka treguar historia.

      Une nuk eshte se qendroj ne ndonje krah (cilet jane krahet?), persa pyet, po mendoj qe padyshim liberalizimi dhe futja ne BE ne total eshte perfitim per ne dhe jo humbje, gjithmone duke arsyetuar brenda kontekstit dhe kushteve (te pergjithshme, jo vec per ne si shtet/komb) e jo thjesht ne teori tip ‘ah sikur te ishim si Amerika apo Gjermania, se c’ka jemi sot s’e ndryshojme dot, ashtu si s’e ndryshojme dot te shkuaren.

  17. Xhibi,

    realisht ti dhe Hyllin nuk po thoni gjera shume te ndryshme. Ndersa ti insistion tek realiteti integrues i cili nuk le vend per diskutim, Hyllin te thote kadale beg se duhet ta mendojme me pare, dhe te pakten te jemi te vetedijshem se cfare po bejme. Une e shoh te paevitueshem procesin e krijimit te nje shteti solid, i cili nga pozita te vetedijshme (ne se s’eshte e mundur te barabarta) te vendose ne baze te vullnetit te informuar te popullates. Deri me sot te gjithe jemi per Europen, 90 perqind me duket sondazhi i fundit. Por po te pyesesh ata qe pergjigjen se cdo me thene te hyjme ne Europe pak ja kane idene. Po ta shtysh argumentin e ti pyesesh a ka shtet tek ne, shumica te mbushin me ankesa (per kete pike nje editorial i goditur sot tek Panorama nga Ilir Kalemaj). Pra nuk mund te mohosh se kontradikta ne vetvete egziston, edhe pse eshte argument qe qendron se ne kushtet reale ku jemi, integrimi mundet vetem te na beje mire. Po deri ku dhe deri kur? Dhe me e rendesishmja ( dhe ketu mik nuk i shpetojme dot teorizimit) cfare roli do te kete ky integrim ne formen (shape) e identitetit te shtetit shqiptar ne te ardhmen? argument teorik eshte po per mendimin tim teper i rendesishem.

    1. Politicus, mos e merr per keq, po s’e kam fare haberin c’fare the, mu duk vetem nje fare persheshi fjalesh e konceptesh.

      Kap nje argument a pozicion dhe coje ne fund. Se kshu kuturu s’ka vend per diskutim duke ju shmangur realitetit apo argumenteve.

      “Deri kur” thua. Deri kur cfare? Cfare alternativash kemi, cfare mund te bejme tanie tutje, cila nga keto eshte me mire a me keq, etj. Dhe mos perzie(ni) cdo gje ne nje thes, shteti, e shkuara, krenaria, liberalizimi, etj.

      Lidhja qe behet tangent me “deri kur” e vuajtjeve te shkuara me liberalizimin eshte fije merimange, keputet sapo e prek.

      Sic thashe, s’mund te disktuojme c’ka do bejme a duhet te bejme ne te tashmen dhe ne te ardhmen me melankoli enderruese per te ndryshuar te shkuaren. C’ka u be u be, e shkuara as teorikisht (mesa kam lexuar) nuk ndryshohet dot edhe sikur te ishte i mundur udhetimi ne kohe ne te shkuaren. 🙂

  18. pa te keq Xhibi, dhe nese se kupton edhe kete here e ka fajin argumentimi im e jo shpejtesia e te shkruarit.
    Desha te them se integrimi, i.e.proceset qe e afrojne ose e futin Shqiperine ne BE, na sjell te mira kur na heq vizat dhe rradhet neper ambasada dhe korrupsionin rampant te
    zyrtareve te perfaqesive te huaja dhe te seksereve nostrane, por nese kerkojme te mendojme si shtetare (nuk e kemi te detyrueshme po une dua ta shtroj ne kete menyre argumentin tim), duhet qe konsekuencat e integrimit ti shohim edhe pertej heqjes se vizave, i.e. si do te ndikoje integrimi yne ne nje “perandori” te madhe europiane sic e shpjegoi Hyllini ne te ardhmen e shqiptareve. Problemi qe ngre une eshte se ne nje bashkesi te madhe te zhvilluar ku qendra, qofte ajo administrata burokratike qofte nje institucion mbi-kombetar do te vendose rregullat e lojes ne qe jemi popull i vogel do kemi shume pak ose aspak mundesi te levizim nga ajo qe do te na diktohet. Ky eshte edhe thelbi i bashkimit. Per te te dhene nje paralel shume praktik, mendo si kane qene raportet e forces midis trembedhjete kolonive te para qe formuan SHBA me shtetin federal e ku jemi sot. Ndikimi i qendres ndaj periferise ne rastin e BE-se do te jete pa dyshim ne rrafshin ekonomik, po nese (ketu une kam dyshimet e mia) ky bashkim do te shnderrohet ne dicka me shume se sa zona me e madhe ekonomike boterore, pasojat do te jene edhe ne rrafshin politik, i.e. humbje e sovranitetit te te gjitha shteteve ne favor te nje leviathani gjigand ose humbja e sovranitetit te shteteve me te dobta ne favor te nje aleance shtetesh te fuqishem. Pra, ka nje mundesi shume logjike te mbeshtetur nga e kaluara dhe nga raportet e tashme midis “partnereve te barabarte” europiane, qe integrimi te ndikoje negativisht ne nje te ardhme. Ergo ketu jemi te detyruar te gjykojme duke bere paralelin teorik me te kaluaren (te cilen me shume te drejte e ve ne dukje qe nuk mund ta ndryshojme) e me historine e te medhejve e te vegjelve. Keshtu e kuptova une Hyllinin, nese jam gabim do te ma vere ne dukje e do ta shtjelloje me mire.
    Une e shpura nje cicke me tutje duke vendosur shtetin shqiptar si elementin percaktues per te ardhmen e integrimit. Nese do jete i forte e i konsoliduar do te kete mundesi ti rezistoje trysnive natyrale qe vijne nga BE-ja, nese jo ka shume mundesi te gelltitemi ne nje vorbull te cilen as nuk do ta kuptojme. Mjafton te vezhggojme proceset e Greqise e cila ose do te shkoje ne revolucion ose do te pranoje qe Gjermania “ti sugjeroje” te shese ishujt!
    Shume te tjere ketu nuk jane dakord sepse perqafojne idene e bashkesise se popujve apo menyra te tjera te konceptuari te marredhenieve nderkombetare, dhe kjo nuk ka asnje problem, eshte ceshtje pozicionimi. Po te pakten ma bej qejfin e me thuaj qe u kuptuam. Pastaj me kundershto sa te te kete qejfi.

    1. Politicus, tani ju kuptoj, dhe jo thjesht per te bere qefin.

      Ne cka thoni juve shikoj se e perfytyroni BE jo si union shtetesh po si nje shtet te vetem si SHBA, cka mendoj se s’ka per te ndodhur kurre, per shume arsye, nje nga e cilat kulturat dhe dasite mijera vjecare midis shteteve te Evropes, elemente te cilat s’egzistonin ne Amerike, se dhe vendasit i zhduken dhe ishin vetem kolonizatoret.

      Gjithashtu, nese e kam cekur nja dy here ketu ‘argumentimin teorikisht’, une s’kam asgje kunder teorise dhe argumentimeve teorikisht apo abstrakte ne vetvete, po them se cdo gje ka nevoje per nje argumentim apo analize te caktuar.

      P.sh. kur ngasim makinen nuk ka vend te argumentojme teorikisht, duhet te marrem nje vendim specifik kur hasim nje kryqezim; do ta kthejme timonin majtas apo djathtas apo do ecim drejt. Ketu s’ka kuptim te themi “deri kur do ngas une kete makine me timon mekanik qe mezi kthehet”, ketu thjesht duhet marre nje vendim.

      Tjeter gje kur diskutojme per raste abstrakte apo hipotetike makinash, apo nese krahasojme kush e ka makinen me te mire.

      Ndaj dhe ne kete rast, ndersa une e kuptova se juve merakoseni nese futja ne BE do na beje te kemi me pak ndikim ne fatet tona, se do jemi pjese e nje gurguleje te madhe, une prap do apelja qe ne keto raste diskutimi duhet te kanalizohet se pari tek, 1) cilat jane alternativat, dhe 2) cfare duhet bere, si na del hesapi me mire.

      Pasi ti kemi bere keto mund te kalojme ne teorira.

      P.sh. juve thoni shteti shqitar percaktues etj. A nuk ka qene gjithmone faktori ekonomik nje nga faktoret me percaktues se sa i pavarur je dhe sa ndikim ke tek te tjeret? Apo gjera te tjera.

      Njeheresh e shikoj qe juve qaseni vetem ndaj disavantazheve, dukshem i shmangeni analizes se avantazheve. Nuk dua ta quaj kete mosndershmeri ne argumentim, apo tendence, po mangesi.

      Pra juve dhe ne argumentimet teorike nuk e coni analizen deri ne fund, i.e. ca do ndothte nese ne s’integrohemi, cfare avantazhesh dhe disavantazhes kemi atehere?

      U zgjata pak duke shpresuar te me keni kuptuar ku e kisha fjalen ne disa komente te meparshme. 🙂

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin