CICËRIMA DHE XIXA

twitterKëto ditë ka plasur zhurmë shurdhuese në mass mediat, tradicionale dhe post-moderne, për zgjedhjet në Iran dhe protestat popullore kundër manipulimit të rezultateve nga fituesit.

Më duhet ta pohoj menjëherë se fatet e demokracisë në Iranin e largët janë shumë larg përparësive të mia, dhe se në përgjithësi nuk më intereson se çfarë ndodh në atë anë të botës; edhe pse qytetarëve të Iranit u uroj gjithnjë sa më shumë liri, mbarësi dhe mirëqenie.

Megjithatë, mass mediat nuk pyesin shumë për çfarë më intereson mua, as për distancat gjeografike. Po të gjykoje nga titujt e gazetave dhe të faqeve në Internet, pa llogaritur llomotitësit profesionistë në TV, protestat kundër Ahmadinejad-it po zhvilloheshin mu poshtë dritares sime, ngjitur me lavanderinë ku laj pizhamet.

Ka edhe më: pakkujt do t’i ketë shpëtuar entuziazmi difuz dhe i përgjithshëm për Twitter-in; këtë vegël të re komunikimi, që na “e bëri të mundur” të ndjekim nga afër revoltën popullore dhe reagimin e ashpër, madje brutal, të regjimit në Teheran, kundër manifestimeve të demokracisë së vetvetishme në rrugët e kryeqytetit të Iranit.

Entuziastët shkuan dhe më tej, për të parashikuar se, e kontrolluar prej syrit të pagabueshëm të Twitter-it, bota tash e tutje nuk do të jetë më e njëjta; meqë kushdo do të jetë në gjendje të ndjekë, nga rehati i kolltukut të vet, çfarë ndodh me demokracinë në Gjeorgji, në Groenlandë dhe në Vietnam.

Imagjinoni mundësinë që na jepet, për të marrë vesh hollësi të përditshme nga jeta publike në Dushanbej, ose në Petropavlovsk të Kamçatkës!

Ka arsye për t’u gëzuar?

Unë them se nuk ka.

Si mjet, madje si mjedis komunikimi, Twitter mund të jetë i përshtatshëm për cic-mice të vogla, ose kakërdhi informative për brezin e atyre që nuk përqendrohen dot; edhe pse në rrethana të caktuara, ndonjëherë kritike, mund të përdoret për qëllime të tjera. Tek e fundit, siç na mëson edhe plaku i urtë Romero në Dawn of the Dead, kur kanë shtrënguar zombies, njerëzit i kanë përdorur deri edhe dyqanet e brekëve e të ushqimeve për qen si tempuj të mbijetesës, materiale dhe shpirtërore…

Po ç’të keqe ka atëherë Twitter-i, si lutje cicëruese e masave anonime?

E keqja ka të bëjë sa me besueshmërinë e informacionit, aq edhe me mundësinë e manipulimit.

Askush nuk vë në dyshim sinqeritetin e një studenti në Teheran, që vë kokën në rrezik për të informuar botën, madje edhe mua në antipodet, për çfarë i ka ndodhur sot në rrugë; por sinqeriteti i këtij studenti, pasioni i tij demokratik, përkushtimi i tij ndaj së vërtetës, nuk e përballojnë dot forcën e habitshme të mjeteve për manipulim të informacionit, në duar manipulatorësh profesionistë.

Logjika ta do që shërbime të tilla të hapura, të pakontrollueshme dhe anonime, të shfrytëzohen egërsisht nga shërbimet sekrete, dhe të gjitha ato agjenci që janë të interesuara të përpunojnë informacionin, për ta kanalizuar drejt qëllimeve të tyre private.

Zëra për manipulim politik të Twitter-it nuk kanë munguar; edhe pse, ato gjithashtu, mund ta kenë zanafillën në zyrat e shërbimeve të fshehta.

Raportet e Twitter-it janë vetvetiu të dënuara me pabesueshmëri; madje edhe kur mbështeten nga burime të tërthorta ose nga mediat tradicionale. Edhe kur përcjellin të vërtetën e sotme, ato duket sikur konfirmojnë gënjeshtrën e nesërme.

Çfarë atëherë?

Para së gjithash, që mediat jokonvencionale, difuze ose të rrjetëzuara nuk i zëvendësojnë dot mediat tradicionale, ose të vertikalizuara; por vetëm mund t’i plotësojnë, t’i pasurojnë, t’ua shtojnë përgjegjshmërinë – por jo t’ua marrin përsipër.

Veç kësaj, edhe bindja se protesta publike në Teheran nuk mund të niset, as të mbahet gjallë e të ketë sukses me parulla dhe mesazhe të shkruara anglisht, për konsum të mediave të këtejme.

Si edhe herë të tjera – në Ukrainë e në Gjeorgji, për shembull – ka diçka kallpe, madje të rreme në melodramën e këtyre pro-perëndimorëve herë të sinqertë e herë të shtirur, të cilët duket sikur ekzistojnë me një këmbë në botën reale, e me tjetrën në virtualen; aq të etur për simpati dhe mëshirë, sa harrojnë që duhet të vazhdojnë të luajnë, në skenën që kanë zgjedhur, rolin e heronjve.

Realiteti i përftuar nëpërmjet mediave nuk i përgjigjet më rrugës; policia, plagët, rrahjet dhe burgosjet janë reale; ndërsa Twitter ndizet e fiket me një të lëvizur të butonit.

Regjimi në Teheran reagoi siç mund të pritej, duke u përpjekur të kontrollonte e të censuronte valën e revoltës, reale dhe virtuale; Perëndimi ndaj kësaj protestoi me të drejtë, por shpesh komentatorët e regjur në ekrane të TV-së dhe të gazetave harruan të përmendin sa të lehtë e ka, gjithkush që financohet mirë me para taksapaguesish syleshë, të kontrollojë mjedise të tilla si Twitter, ku informacioni riprodhohet në mënyrë virale.

Çfarë të bëjmë, atëherë?

Asgjë; mjaft të ruajmë mendtë e kresë, ose vetëdijen se zgjedhjet politike në Iranin e Ajatollahëve, normalisht, nuk duhet t’i interesojnë askujt në Perëndim, me përjashtim të zyrave dhe drejtorive përkatëse në ministritë e Jashtme dhe të Tregtisë; dhe se manipulimi i opinionit, në çfarëdo drejtimi, mundësohet jo aq nga difektet e padiskutueshme të një mediumi belbacuk si Twitter, por nga ridrejtimi i vëmendjes së publikut në Perëndim ndaj ngjarjeve të cilat nuk e prekin, as mund ta prekin drejtpërdrejt.

23 Komente

  1. Xhaxha, nderkohe qe me pelqejne mendimet e tua per Twitter, jam i surprizuar nga moskokecarja jote per fatin e 70 milion veteve qe jetojne nen diktaturen e ajatollaheve ne Iran.
    Mbase mund te jem edhe i njeanshem pasi nje shoku im i ngushte eshte nga Irani, por kur flas me ate me kujtohet moskokecarja e botes per Shqiperine komuniste dhe me vjen te plas nga inati qe bota na la te vuajme ne ate soj ferri pa e care koken fare.
    Sa per informacion, shoku im eshte nje nga ata qe po perpiqet t’i mbaje protestat gjalle me ane te Twitter e Facebook a Google e me cfare te mundet. Publikisht ai deklaron se eshte kunder vjedhjes se votes por privatisht ai mendon se ai qe u deklarua fitues me te vertete i fitoi zgjedhjet, mbase me diference me te vogel nga sa u deklarua. Sipas shokut tim demonstratat jane ne fakt kunder rregjimit te ajatollaheve dhe qellimi perfundimtar eshte permbysja e atij regjimi.
    Uroj qe nje dite t’ja arrijne qellimit te tyre.

    1. Arti, mendoj se gënjejmë veten, kur kujtojmë se po marrim pjesë në protesta duke “simpatizuar” e “solidarizuar”. Tetë vjet tmerresh e katrahurash të njëpasnjëshme që shkaktuan neokonët anembanë botës më mjaftojnë për t’u bindur se nuk mund të ndërhyhet në punët e tjetrit me telekomandë, aq më pak nga serverët e Internetit.
      Nëse iranianët vuajnë keqas nën një formë totalitare të teokracisë, për këtë kanë faj edhe politikat ndërhyrëse të Perëndimit, me SHBA në krye, siç e kujtoi edhe Obama tani së voni. Armiqësia dhe paranoja me të cilën e rrethoi regjimi Bush regjimin e kolegut të tij Ahmadinejad janë faktori kryesor që e kanë konsoliduar këtë në pushtet, falë retorikës anti-amerikane dhe mitit të Davidit që ngrihet kundër Goliath-it.
      Nuk besoj se mund të ndihmohet kauza e demokracisë në Iran duke shkëmbyer cicërima në Twitter. Përkundrazi, besoj se kontributi më i madh që Perëndimi mund të japë, është të zgjedhë e të sjellë në pushtet ato forca politike, të cilat ta zëvendësojnë konfrontimin, kërcënimin dhe vringëllimën e armëve me dorën e shtrirë për bisedime, marrëveshje dhe shkëmbime kulturore, ekonomike dhe njerëzore.
      Nuk ka në botë regjim totalitar që mund t’i rezistojë kësaj politike; përkundrazi, provokimi nëpërmjet manipulimit të opinionit publik ua konsolidon pozitat autokratëve dhe demagogëve populistë, siç po e shohim anembanë botës.

  2. Xha xha ky koment i joti me ben te kuptoj, sic ishte edhe e natyrshme, qe ti ne fakt shqetesohesh per fatin e popullit te Iranit. Problemin ti e ke me keqtrajtimin e ceshtjes se Iranit nga nje numer qeverish perendimore, trajtim qe ne me te pakten mund te karakterizohet si injorant, dhe ne me te shumten si i shkeputur direkt nga faqet e librit te George Orwell. Deri tani, sipas mendimit tim, Obama po i ben nje trajtim mjaft te mire kesaj ceshtje dhe nje trajtim akoma me te mire ceshtjes se Korese se Veriut ku Dear Leader sa s’po terbohet nga inati qe s’po ja varin fare bombave te tij atomike.
    Por ndersa nderhyrja e qeverive perendimore, per shkaqe historike, eshte krejt e padesheruar, sensibilizimi i opinionit publik perendimor eshte shume i nevojshem.
    Te shprehem qarte, une besoj se eshte me lehte te arrihet demokracia ne Iran, sesa te sensibilizohet opininoni i gjere amerikan per problemet e Iranit, por cdo perpjekje dhe perparim ndihmon. Duke lene menjeane faktin qe nje opinion i sensibilizuar mund te ndihmoje mjaft si me perkrahje morale ashtu edhe materiale, te mos harrojme qe iraniane perkrahes te ajatollaheve ka edhe ne Amerike e ne Europe. Nje opinion i sensibilizuar qe e trajton ceshtjen me delikatese do bente qe numri i ketyre aleateve shume te nevojshem te rregjimit te zvogelohej ndjeshem.
    Ne kete drejtim burimet e informacionit ndihmojne mjaft. Por keto burime informacioni nuk mund te vijne nga CNN apo Fox apo televizione te tjere. Une deri ne 1997 kisha nje fare besimi te CNN por trajtimi qe i bene ceshtjes se Shqiperise me bindi se sasia e informacionit me vlere qe japin televizionet eshte zero. Qellimi kryesor i kanaleve televizive eshte te shokojne publikun qe ta bllokojne e te mos e lene te levize me pas kur duhet t’i japin nje mesazh qe te bleje Coca Cola. Ose ne rastin e Fox eshte qe t’ia bllokoje fare mendjen publikut.
    Kanale informacioni si Twitter jane me vlere sepse jane demokratike. Mund te mendohet se fillimisht informacioni aty ishte, ne mos krejt i besueshem, te pakten perparimtar pasi te rinjte jane te paret qe pervetesojne teknologjine me te fundit e te rinjte nga natyra jane me perparimtare.
    Fakti qe agjentet e qeverise se Iranit i jane futur me zell te madh shtypjes se revoltes ne Twitter, me te njejtin zell qe i jane futur shtypjes se revoltes ne rruget e Teheranit, tregon se rendesia e Twitter nuk mund te mbivleresohet. Sigurisht futja e agjenteve e ka bere Twitter-in sa burim te informacionit ashtu edhe burim te genjeshtrave, por a ka ndonje ndryshim kjo nga thashethemet dhe krijimi i nje opinioni publik?
    Ne fakt ka ndryshim. Ndryshimi eshte qe cdo informacioni ose genjeshtre ne Twitter i dihet burimi, megjithese mund te jete anonim. Si i tille cdo burim qe dergon shume informacione shpejt do identifikohet se kujt grupimi i perket. Ndersa burime qe dergojne pak informacione mund te injorohen. Ne kete vend perseri opinioni publik perendimor ka vlere pasi krijon numrat e nevojshme per sitjen statistike te informacionit. Sa me i informuar opinioni, aq me i sakte informacioni. Dhe sa me i sakte informacioni aq me i informuar opininoni. Idealisht ky do ishte nje proces veteushqyes qe do krijonte nje rrjet qe sherben si burim i sakte dhe i shpejte i informacionit. Deri tani nuk kemi arsye qe te gjykojme qe keto rrjete nuk jane krijuar apo nuk do vazhdojne te krijohen ne te ardhmen.
    Per ta mbyllur do te thosha qe Twitter tanime ekziston dhe eshte nje njesi qe duhet konsideruar sa here qe behet fjale per informim. Lufta per kontrollin e tij do jete e eger, pasi edhe shpreblimi per fituesit nuk do jete i vogel. Eshte krejt e mundshme qe grupet perparimtare ta fitojne kete lufte.

  3. Te them te drejten as mua personalisht nuk me intereson se cfare ndodh ne Iran apo ne ndonje vend tjeter te larget.
    Ose me intereson per faktin se me duhet te kem informacione per te folur me kolegun e rradhes gjate kohes se kafese.
    Po pa harruar qe ne nje situate te tille kam qene dhe une gjate kohes se diktatures ose gjate zgjedhjeve te para demokratike.

    E nisa ne menyre pak cinike sepse mu duk sikur diskutimi po vinte ne qender deshiren per tu interesuar apo jo per hallet e te tjereve. Po besoj qe eshte normale qe njerezit jane te prirur drejt solidaritet, interesimit dhe ndihmes reciproke.
    Te kthehemi ke Twitter,
    nuk mendoj se tani qe ekziston Twitter gjithshka ka ndryshuar ne menyre radikale, por ka ndryshuar per pak me mire.
    Edhe pse nuk eshte vetem Twitter strumenti i vetem. Ne kete moment Twitter eshte debutanti i kesaj bote virtuale qe quhet internet. Keto 15 vjetet e fundit çdokush me disa nocione teknike e mundesi ekonomike ka pasur mundesine te shprehte mendimin e vet nepermjet nje homepage, me vone blog e tani ne Twitter ose Facebook. Biles ju vete po shprehni mendici tuaj ne nje blog qe eshte teper i ngjashem me Twitter.

    Ajo qe ka ndryshuar ne kete moment eshte se keto strumente te shprehjes se mendimit te secilit jane hapur e mundesuar per te gjithe, Pra jo me nje strument elitar por nje strument popullor.
    Nese gazeta dhe televisioni eshte nje kanal i madh me informacione te zgjedhura, kurse microbloget jane nje rrjet kanalesh me informacione te çdo lloji.
    Ne vijme nga nje vend ku gjate kohes se diktatures merrje me shume informazione me cicerima te fshehta e nga thashethemet sesa duke lexuar “Zerin e popullit”.
    E keto cicerima bene te mundur qe te shperndahej informazioni gjate revoltave te 90. Kuptohet qe prapa kishte nje dore te fshehte e nje qellim preciz e cila drejtonte gjithshka sepse populli sado te mundohet prape zog do ngelet e ne kafaz do rrije.
    Pra une nuk dua ti heq rendesine cicerimave dhe opinionit publik.
    Ne Shqiperi media ka arritur deri ne ate pike sa nese ti ankohesh ke “Fiks fare” te nesermen del drejtori ne konference shtypi.
    Ajo qe po ndodh ne kete moment eshte heqja e monopolit te informacionit nga mediat professionale dhe rritja e rendesise se cicerimave, qe te mbledhura se bashku, bejne aq zhurem sa do apo nuk do ke per te degjuar. Dhe kur them cicerima me vjen ne mendje ai zogu i vogel, i sapolindur qe hap gojen per te ngrene e vetem ciceron.
    Pra Twitter te jep mundesine e ankimit ne menyre individuale, por te mbledhura bashke bejne nje revolte e cila nuk ka rolin kryesor por ndikon teper.
    E une nuk mund te harroj qe gjate luftes ne Irak, amerikanet hodhen me avion radio me ane te te cilave lajmeronin popullsine qe liria po afronte e qe Sadami i kishte ditet e numeruara.
    Po ndryshojne kohet e po ndryshojne dhe strumentat.
    Sa per besueshmerine e informacionit mund te them qe eshte me e lehte te manipulosh nje televizion ose nje gazete sesa gjithe internetin. Ne çdo kohe ka pasur rezistence ose zera kundra regjimeve e keta te fundit jane munduar ti shtypin.
    Ne kete moment nuk jemi akoma ne piken e Big brother te Orson Welles dhe zerin tend nuk e degjon vetem komshiu fshehurazi por gjithe bota.
    Ps.
    E kote qe flasim per Iranin, kemi ne kete moment Akademine Marubi qe po ciceron cdo dite ne Facebook.

    1. Nja dy sqarime, që të mos ecim në vend numëro.
      Siç e tha edhe Skënderbeu, krahasimin e Twitter-it me mass mediat tradicionale (hierarkike) nuk ua solla unë – po e bëjnë të tjerët. Nuk pret më kush që matrona si The New York Times ose BBC-ja të japin informacion të paanshëm (BBC-ja shkoi deri aty sa të përdorte fotografinë e një manifestimi pro-regjimit si ilustrim të “protestave” të opozitës demokratike në Iran); me përjashtim të guhakëve. Të tjerët e dinë, i respektojnë matronat si gra të moshuara që janë, por nuk i marrin për Nënë Tereza.
      Twitter-i vjen këtu në vështrim jo si mjet informimi çfarëdo, por ngaqë na u ofrua si alternativ ndaj mediave tradicionale; dhe rreziku i manipulimit brutal që po i bëhet lidhet me pritjet e gabuara të publikut, ose besimin e rremë se Twitter, për shkak të idiotizmit intrinsek të vetë mediumit, është i imunizuar ndaj manipulimeve.
      Gjergji më kujton se edhe unë vetë shkruaj në një blog; vërtet, por unë nuk pretendoj të informoj nëpërmjet shkrimeve të mia se ç’ndodh në NYC, ose edhe në dhomën time të gjumit.

  4. Manipulimi i informacioneve per qellime politike apo komerciale nuk eshte nje semundje ekskluzive e sistemeve e rrjeteve te hapura te komunikimit.

    Perkundrazi.. mediat klasike e ketu flas sidomos per televizionet manipulimin e kane institucionalizuar me kohe. Bile aq shume e kane institucionalizuar sa jo pak njerez jane instiktivisht skeptike ndaj alternativave te komunikimit te lindura ne internet ndonese keto te fundit jane shpresa e vetme per te nisur nje proces konkurrence dhe evoluimi te mediave klasike pertej epokes se reality-show.

    Per mendimin tim, interneti eshte aq fleksibel sa ti perfshije mediat klasike brenda tij duke e shnderruar panoramen e varfer dhe statike te mediave klasike te sotme ne nje ekosistem dinamik e te pasur ne diversitet ku bashkejetojne/konkurrojne qe nga sisteme informacioni krejtesisht te hapura e pa hierarki deri tek media me sisteme editoriale thellesisht hierarkike.

  5. Mendimi im modest eshte qe Twitter, Facebook ose gjithe strumentat e tjere si blog e microblog mund te manipulohen por me me shume humbje energjie e me me shume veshtiresi se mediat tradicionale.
    Une mendoj qe persona si Murdoch ose Berlusconi mund blejne nje gazete apo televizion e te shesin informacionin te pjekur apo te zjere.
    Por nuk mund te blejne gjithe internetin e tju mbyllin sqepin te gjithe zerave e cicerimave qe mendojne ndryshe.

    Ne qofte se ne mediat tradicionale askush nuk ka akses nese nuk eshte gazetar, ne internet gjithkush mund te japi mendimin e tij ose te tregoje ate qe sheh nga dritarja.

    E te them te drejten nese 100 veta me thone qe ne lagjen time ka plasur nje zjarr sepse po e shohin nga dritarja, une do i kisha besuar me shume se sa gazetes qe me thote se ai tymi eshte thjesht smog.

    Pra po arrihet ne ate qe eshte nje nga te drejtat themelore, ideja e te shprehurit lirshem.

    Por leximi kritik dhe arsyetimi nuk duhen lene pas dore as kur lexon nje blog, as kur lexon ke Twitter e as kur lexon nje gazete nderkombtare.

    Mendoj qe ne kete moment thjesht po iken nga duart e gazetave tradizionale monopoli i informacionit. Por gazetaret nuk kane per tu zhdukur, thjesht kane per te adoptuar teknologjine e re.

    Nuk po ndryshon loja, thjesht po nderrojme fushen ku do luajme futboll e kuptohet qe do nderrojme dhe kepucet e fanellat.

  6. Irani nuk eshte nen thundren e ndonje diktature, eshte thjesht shtet teokratik, biles vota e lire atje respektohet me shume edhe se ne Shqiperi. Ne ishim shtet demokratik ne 26 Maj 1996, po ashtu edhe ne ‘epopene’ e Dushkut.

    Po te krahasohet me shtetet e tjera teokratike arabike, Irani eshte gonxhe e demokracise.

    Iranit nuk i falet ne perendim, fakti qe ne ndryshim nga vendet e tjera te rajonit,qe rrojne vetem mbi naften apo nese skane, vdesin per buke, ka zhvilluar industrine, naften nuk ua jep per 2 leke perendimoreve e persa i perket Amerikes fakti qe Irani ka ushtri te forte e prestigj te padiskutueshem ne Irak e Afganistan, cka ja ben Amerikes te pamundur fitoren perfundimtare ne ato 2 vende.

    A mundet ndokush te perfytytoje te tilla protesta ne vendet arabike perreth, vende qe kane bekimin e Amerikes dhe Europes ?

    Irani perben shembull te demshem per perendimoret ne ate zone ku gjendet gjaku per ekonomite hemofilike te perendimit.

    Perendimi po perdor te gjitha aftesite mediatike qe ka, per te quajtur situaten e tanishme ‘pranvera e Teheranit (Prages)’, revolucion demokratik e te tjera krahasime skupistesh e po ashtu gjithe emigrantet iraniane te 1979 jane duke u bere kudo te famshem, se ska ngelur televizion pa gjurmuar mendimin e tyre, sigurisht per ta shpallur si shprehje e mendimit popullor.

    Persa i perket ketyre faqeve te perparuara sociale, ku kultivohet njeriu i shemtuar virtual, ku narcizizmi eshte e vetmja forme qe njeh vullneti per fuqi, do thoja qe ndikimi i tyre ne zhvillimet politike nuk varet aspak nga vullnetet e lira, por nga manipulimi politik i ketyre vullneteve, manipulim qe eshte praktikuar perhere nga njerezit e politikes, qe prej kohes se gazetave ne shek 19, radios e televizionit ne shek 20.

    Nuk me duket aspak me i veshtire manipulimi i vullneteve ne epoken e sotme, biles eshte me i lehte se ne shekullin e gazetave (shek 19) apo te radios (gjysma e pare e shek 20). Eshte me e thjeshte te manipulosh nje njeri te shkolluar virtual sesa nje katundar te pagdhendur, pasi ky i fundit jo vetem zoteron nje hapesire te kufizuar interesash, po eshte edhe skeptik ndaj ndryshimeve te vrullshme.

    Dje Fao , tha se u arrit shifra 1 miliard e atyre qe vuajne per buke ne bote. Sa i kercet njeriut virtual per kete informacion te bezdisshem te shtyre menjehere ne ‘flesh nga bota’?
    Nderkaq ekzaltohet se nje student i majmur iranian eshte properendimor apo kunder Ahmedinit.

  7. ””Ajo qe ka ndryshuar ne kete moment eshte se keto strumente te shprehjes se mendimit te secilit jane hapur e mundesuar per te gjithe, Pra jo me nje strument elitar por nje strument popullor.””

    Gjergj, demokracia e drejtperdrejte eshte instrumenti popullor, ndersa demokracia perfaqesuese instrumenti elitar, por ne shoqerine njerezore vete demokracia e drejtperdrejte/popullore shkon vetvetiu tek ajo perfaqesuese/elitare.

    Blogosfera tashme i eshte nenshtruar ligjit natyror te mbijeteses se me te fortit, perzgjedhjes natyrore, asaj perzgjedhjeje qe formon edhe parine e masat, gjahtarin e gjahun.

    Darvini , ndjese paste, nuk duhet harruar tek thosh se perzgjedhja natyrore nuk sjell asnjehere regres tek nje specie, regres qe keshtu do favorizonte nje specie tjeter, por perfaqeson ndryshime te cilat permiresojne specien.

    Keshtu edhe tek mjetet e komunikimit, perhere eshte pretenduar se keto jane vegla popullore, por koha i nenshtroi keto pretendime e i dha natyres ate qe i takon.

    Ti thua se secili mund te shprehet lirshem, mirepo problemi eshte se shumica ska ca te thote, keshtu qe edhe keto mjetet e reja te socializimit i ngjajne Big bradherit, sepse psh ne Facebook njerezit rrine me ore te tera e shikojne fotografite e te panjohurave seksi qe i kane shtuar si shoqe (apo shoke), cka s’do kish ndonje gje te keqe po te mos behej semundje.

    Kam frike se njerezit tashme mund te shprehin me lirshem, gjithe narcizimin e tyre e jo gjithe nevojat e qytetarit/nenshtetasit apo te njeriut qe kerkon te permiresohet, pasi per keto nje facebook apo twiter me shume apo me pak, nuk perben ndonje diference.

    Ne fund , cka nuk arrij dot fare te pranoj si te dobishme, eshte se nevoja natyrore e njeriut per informacion e socializim eshte kthyer ne ankth informativ e social, e ne kete pike nuk arrij ta dalloj qarte, ne keto mjetet e perparuara jane shkak apo pasoje. Mendja me thote se jane pasoje, po ka ca gjera qe nuk me bindin plotesisht.

    ”””Hyllin, rrofte partia dhe lufta e proletariatit. ehu””’

    Me duket se e lexove vertikalisht.

  8. Pse “duhet” te na interesoje Irani? E para ai eshte nje vend me popullsi te konsiderueshme. E dyta eshte nje vend me nje rol te madh ne ate rajon. E treta eshte nje vend me kulture dhe histori te konsiderueshme. E katerta, dhe me e rendesishmja, sepse ajo qe po ndodh ne Iran perkunder parashikimeve po kthehet ne nje leksion lirije.

    Une mendoj se ne duhet te na inkurajoje fakti qe nje pjese e mire e popullsise (edhe pse ndoshta jo shumica) ne vend qe t’i hakerrehet SHBA-ve dhe Perendimit se nderrseu kunder tyre Irakun dhe vende te tjera te Lindjes se Mesme dhe se dashje padashje radikalizoi edhe me teper regjimin ne fuqi, pra ne vend te nje reagimi inatcor kjo pjese e popullsise nuk kerkon gje tjeter vetem se vemendje dhe mbeshtetje ne ato principe qe Perendimi pretendon se mbron.

    Nuk jam njohes i mire i politikes Iraniane dhe nuk mund te them me kompetence se cfare ndodh aty. E cuditshme eshte se Musavi dhe Rafsahxhani vijne pikerisht nga “dora e vjeter” e Revolucionit Islamik. A eshte ajo c’ka po ndodh thjesht nje lufte e brendshme per marrje pushteti apo eshte vertet nje levizje drejt me shume frymemarrjeje. Sido qe te jete ajo qe po shohim eshte nje veprim drejt me shume lirive e cila po perdor si bosht apo justifikim keta dy persona.
    Ajo qe te habit eshte kembengulja e nje pjese te mire e popullates per mbrojtje te te drejtave te tyre. Ditet e fundit te gjithe ata qe kane ndjekur ngjarjet kane pritur perdite zbehjen e protestave. E kunderta po ndodh. Kemi pare madje edhe futbollist te kombetares qe te solidarizohen hapur ne ndeshje futbolli duke mbajtur simbole te levizjes. Personalisht kam pare edhe punonjes shteteror te ndodhur me studim ne Perendim qe te protestojne hapur para ambasades iraniane duke e ditur se neser do te kthehen perseri atje dhe se ndoshta do te perballen perseri me kete shtet. Pyes veten sa punonjes te administrates shteterore shqiptare do ta benin kete edhe ne ditet e sotme?

    Ajo qe dua te them eshte kjo: kemi te bejme me nje popull shume here me kompleks sesa eshte menduar nga shume vende. Nje vend i demonizuar sistematikisht nga media perendimore, pa ndihmen e Twitter, dhe qe ironikisht tani duam ta zbulojme ashtu sic eshte me ndihmen e Twitter (sa shume shpresa tek ky cicerues i vogel)!. Kam pershtypjen se mund te heqim nje paralele me ate qe po ndodh sot ne boten e medias dhe me situaten politiko-kulturore ne Iran. Cfare mund ta quajme regjimin e Iranit sot? Demokraci e pjesshme? Diktature? Teokraci? Apo dicka tjeter. Kam frike se ai eshte teper kompleks per t’u sqaruar nga nje term i vetem. Mua me duket se e njejta situate eshte edhe me mediat. Cfare emri mund t’i vejme menyres sesi drejtohen mediat sot?
    Mendoj se iranizimi i mediave do te ishte termi me i pershtatshem.

  9. Gjergji ka te drejte kur thote qe ne rrjetet e hapura te komunikimit nuk eshte aq e lehte te manipulosh sa ne mediat klasike sepse ne sistemet e hapura qendrat e kontrollit jane te shperndara ndryshe nga hierarkite. Ky eshte bile avantazh shume i rendesishem qe nuk duhet anashkaluar shpejt. Me ne pergjithesi mendoj se sistemet/rrjetet e hapura si psh. vete interneti, twitter, etj kthehen shume shpejt ne platforma qe strehojne variante te ndryshme nen-sistemesh. Dmth nga alternative e konkurrence interneti do te kthehet shpejt ne strehen kryesore te gazetes, radios e televizioneve sic ka filluar te ndodhe aktualisht.

    Hyllin teoria e evolucionit nuk njeh “permiresimin” por vetem pershtatjen. Koncepti i progresit ne evolucion eshte shume i gabuar nese merret shabllon. Kjo sepse speciet pershtaten vetem per te mbijetuar ne mjediset dinamike ku jetojne, as me shume e as me pak. Pra mjedisi dhe dinamika e tij eshte dirigjenti i evolucionit. Dhe nje mjedis nuk eshte me i mire se nje tjeter.

    Tiparet e vecanta qe zhvillohen tek nje specie e qe jane vendimtare per mbijetesen ne nje mjedis te caktuar jane pa vlere apo pengojne ne nje mjedis te ndryshuar/tjeter. Prandaj dhe speciet zhvillojne kryesisht tipare joperfekte por gjithsesi aq te mira sa c’ju duhen per mjedisin ku jetojne. Ne kete menyre nese mjedisi ndryshon (dhe ne sistemet dinamike mjedisi ndryshon gjithnje) speciet e meparshme mund te pershtaten duke bere ndryshime te vogla, pra kane shanse me te medha mbijetese.

  10. Me pelqeu pohimi i Enit qe se shpejti interneti do te kthehet ne strehen kryesore te gazetes, radios e televizionit.

    E meqe zgjuam nga gjumi Darwin me teorite e tij qe pas gjithe ketyre viteve kane evoluar, mund te pohoj qe mjedisi i gazetarise ne kete moment po ndryshon e me kete rast po evolon dhe gazetaria.
    Dhe nje shprehje e ketij evolimi jane dhe lindja e Blogeve, Micro-blogeve si Twitter, social network si Facebook e Myspace.
    Thelbi i diskutimit sipas mendimit tim nuk eshte Irani sepse u mor si shembull, ashtu siç fare mire mund te merrej Akademia Marubi per te cilin nuk po flasin gazetat por interneti. ( nuk kam asnje interes personal mbi akademine, te jemi te qarte).
    Thelbi i çeshtjes eshte nese keto strumenta jane te dobishem apo jo, jane efikas apo jo, jane te besueshem apo jo e nese manipulohen me lehtesi ?

    – Jane teper te dobishem sepse zhdukin barrierat e komunikimit dhe te shprehjes se mendimit.
    Per te bere nje paralelizem po kalojme nga telefoni fiks ke telefoni celular. Ne fillim shume thane se do ishte i panevojshem, kurse tani te gjithe kane nga dy per koke.
    Nese dikush nuk ka cfare te thote, do vazhdoj te rrij pa folur. Edhe sot ka njerez qe e perdorin gazeten per te mbeshtjelle paninet pa i hedhur nje sy se cfare eshte shkruar ne to.
    Por kush ka dicka me vlere per te thene atehere perhapet zeri ne menyre virale e shume kane per ta degjuar.
    Blogu i Beppe Grillo-s eshte nje nga me te ndjekurit ne bote.

    – Jane teper efikas ne menyren se si lajmi shperndahet po me shume ne ate se si lajmi pritet.
    Nese me perpara secilit prej nesh i duhej te dergonte nje leter ne redaksine e gazetes ose te merrte ne telefon zyren e ankesave per nje lajm difamator ose nje program fyes, tani i mjaftojne 5 minuta e direkt u jep pergjigjen ose mendimin e vet.
    Ne kete moment dhe une po jap mendimin tim mbi nje artikull qe po te ishte shkruar ne gazete nuk do kisha mar mundimin e te derguarit te nje letre.
    Biles kam mundesine te sqaroj akoma me mire se cfare ka dashur te shprehi autori ne kete artikull.
    Pra po shkurtohen kohet e interaksionit midis lexuesit dhe gazetarit, ose gazetes, ose autorit ne kete rast. (feedback ne kohe reale).

    – A jane te besueshem?
    Mund te them qe per momentin eshte e veshtire te jesh genjeshtar ose manipulator.
    Ne kete rast nuk duhet analizuar Twitter ose Facebook sepse nuk jane gje tjeter, vecse platforma.
    Por duhet pare se kush po shkruan ne to.
    Ne Twitter personat me te ndjekur jane Ashton Kushner (burri adoleshent i nje aktoreje te famshme), Oprah dhe Cnn.
    Te tre keta jane te detyruar te jene te besueshem sepse ne kete ambient virtual e pa barriera per cfaredo argumenti te flasesh, do gjendet dikush qe te te sjell ne binare nese ja fut kot.
    E meqe nuk ka barriera do jete me e veshtire per tu bllokuar lajmi i padeshiruar.
    E mbi te gjitha siç e thashe eshe me perpara nese 100, 1000, 10000, 100 000 persona pohojne nje ngjarje atehere besoj se do jete me e besueshme sesa nje lajm ne gazete qe e mohon. E te krijosh 100 000 profile ne twitter per momentin nuk eshte e mundur.

  11. Te them te drejten, edhe mua, jo se me intereson shume Irani dhe c’fare po ndodh atje, me teper se fakti qe ai vend eshte viktime e politikes se eger amerikane. Futja e atij vendi nga shefi i neokonsave ne “Axis of Evil” vecse e ashpersoj me keq retoriken dhe freak-soj iranianet per vdekje sidomos ato kohe kur mediat amerikane thoshin se si duket te jete koha ate dite kur do ti biem Iranit. Me shi apo diell. Burimet te sigurta nga Pentagoni thoshin qe ne kete moment ne mund ti bejme lufte te njekohshme Irakut, Iranit dhe Korese.

    Situata e sotme sjell ne mend historine kur u permbys udheheqesi i zgjedhur ne menyre demokratike, Muhammad Mosaddeq, nga CIA dhe British MI6 ne 1953. CIA pagoi zyrtare qeverie iraniane biznesmene dhe reportere per te demonstruar ne rruge.

    Demonstratat ne rruge ne 1953 se bashku me kerkesen e Luftes se Ftohte per te rrembyer Iranin nga ana e SHBA-se perpara ruseve, i sherbeu qeverise amerikane si nje justifikim per te permbysur demokracine iraniane. Ajo qe donte populli iranian ishte e pa rendesishme. Dhe thone qe ate rremuje e ka bere brenda nje dite te vetme me ane te nje lajmi ne radio dhe nje gazete nga nje i derguari i CIA-s qe ishte Kermit Roosevelt, Jr. strnipi i President amerikan Theodore Roosevelt.

    Sot, demonstratat ne rruget e Teheranit tregojne shenja orkestirmi. Protestuesit, kryesisht te rinj, vecanerisht gra te reja qe kundershtojne kodin e veshjes mbajne parrulla qe shkruhen ne anglisht: “Where is my vote”. Parrullat kane per qellim qe te kapin mediat e huaja dhe jo qeverine iraniane.

    Shenje tjeter e orkestirmit eshte thirrja e protestuesve, “Vdekje diktatorit, vdekje Ahmadinejad-it.” Secili iranian e di qe presidennti i Iranit ka hapset e kashtes dhe ka fuqi te kufizuar. Asnje iraninan apo qytetar perendimor nuk e ha qe Ahmadinejad eshte diktator.

    Sot keto demonstrata, si edhe ato te 1953, kane qellim qe te diskreditojne qeverine iraninane dhe ti thone perendimit qe qeveria eshte represive dhe nuk gezon mbeshtetjen e popullit. Te gjitha vezhgimet para zgjedhore nxirnin Ahmadinajad-in ne nje distance te dukshme kundrejt te gjithe rivaleve te tjere. Ky manipulim i opinionit kesaj rradhe nuk u be vetem nga CNN, BBC e kompani por edhe nga Twitter, FaceBook, telefonat celulare, video kamerat dhe interneti qe po e bejne te gjitha bashke punen per bukuri.

    A ka vend per te demokratizuar dhe hapur shoqerine iraniane? Pa diskutim. Shume shpejt, nese nuk do te ndodhe gje keto dite dhe qe ka te ngjare te jene me pasoja, aty do te/duhet te behet dicka. Por se pari ai vend duhet lene te shohe punen e tij dhe flitet sinqerisht me ta ashtu si e ka pershkruar aq bukur Xhaxhai ne shkrimin per te cilin po japim keto mendime.

  12. Eni, vetem pershtatja e paster ndaj mjedisit eshte pjesa horizontale e evolucionit, dmth peshkaqeni peshkaqen ngel edhe pas 120 milione vjetesh, ndersa permiresimi eshte pjesa vertikale e tij, permiresim fizik e ne inteligjence, keshtu skemi me vetem peshq por arrijme deri tek gjitaret (delfini) e tek njeriu.

    Kjo pjese vertikale, ku elita absolute eshte specia njerezore, perfaqeson edhe shembullin perfekt evolutiv.

    Per krahasim, gjithcka e cilesueshme si ‘popullore’ mund te futet tek pjesa horizontale, kurse gjithcka ‘elitare’ tek pjesa vertikale.
    Keshtu nese Facebook apo Twitter jane ‘popullore’, sipas krahasimit te mesiperm, do ndihmojne peshkun te jete peshk me i pershtatshem por nuk do arrijne qe prej peshkut te nxjerrin delfinin e njeriun.

    Pra kemi te bejme me shume me mjete qe priren te pergjithesojne, te rrulosin, te pershtatin e biles informacioni eshte i prirur te kaloje ne formen e thashethemit, miu do behet ka, sepse vete informacioni qe te transmetohet me besueshmeri e te jete sa me i vertete ka nevoje per specialistin e informacionit, duam s’duam ne nje gazetar karrierist ne Teheran qe del para kamerave me ate fytyren e vet ”te shqetesuar” ka me shume vlere se c’mund te shkruajne 1 mije teheranas ne internet.

    Pastaj te mos harrojme se ne mjedis kaq heterogjen sa ne social network, vetem pak ngjarje mund te homogjenizojne komunitetin e le te themi ti bejne keto mjedise te sherbejne si mjete kontrolli popullor ndaj elites.

    E thashe dhe e perseris, eshte film qe del rregullisht keto 2 shekujt e fundit, ne fillim ishin gazetat qe shiheshin si mjete kontrolli ndaj elites, sapo kjo te bente ndonje gje do demaskohej ne popull, pastaj i erdhi radha radios, pastaj televizionit e rregullisht elitat i moren masat, dmth evolucioni i ‘species’ se nenshtruar, gjahut, masave, solli edhe evolucionin e species dominante, gjahtarit e si perfundim jemi ne nje pike ku pasi e pranojme hapur se televizionet na manipulojne, i hedhim shpresat tek teknologjia e radhes.
    Por ashtu sic bene me gazetat, radiot e televizionet, elitat anenmbane do e gjejne menyren per te manipuluar gjahun e tyre, ne Kine psh u vu ligji i kontrollit qysh ne prodhimin e kompjuterit, pasi u lodhen duke bllokuar faqe te ndryshme, ndersa ne Europe kontrolli eshte pothuaj vetem i nivelit psikologjik.
    Menyra me e mire eshte bombardimi hakerik i individit me informacione shpesh pa vlere per ti ulur cdokujt aftesite kritike ndaj informacionit ne pergjithesi e ndaj informacionit qe lidhet me vendet islamike ne vecanti.
    Ketej qellimi eshte si te behen njerezit te hane sapunin per djathe sa here qe lindin nevoja te tilla.
    Ne social network gjendet kjo shumice qe e ka ngrene perhere sapunin per djathe, (eshte bere banal si shembull, po eshte efikas rasti i armeve te shkaterrimit ne mase ne Irak), plus qe aty ankthi informativ nuk te le mendjen e fresket.

  13. Ne jemi prodhuar nga nena natyre e cila eshte njekohesisht dhe Zoti yne,si ne apsektin konkret ashtu dhe ne kuptimin abstrakt.Cdo qelize e jona mban unitetin e te kundertave.Nje atom nuk mund te qendroj si ekzistence nese nuk ka negativet dhe pozitivet e tij,te kundertat e tij.Eshte kjo formule e magjikshe qe kur kalon ne procesin e te menduarit abstarkt nuk kuptohet lehtesisht.Kur perjashtojme me dhune njeren pale ne tentojme te prishimn qe ndrueshmerine e lidjes ekzistenciale.ne tentojme te shkaterojme te dy palet njekohesisht,jo vetem ate pale qe ne kemi zgjedhur te bejme pjese.Eshte kjo mmosdije e dhen ne formen e thjesht,ne drejtim te kuptimt te demokracise,ose e thene thjesht e bashjeteses se te kundertave brenda te njejtes njesi,e cila con ne drejtim te injorances edhe tipat e mirearsimuar.
    E gjithe “historia” ne lidhje me ngjarjet ne Iran eshte nje shembull i mire i kesaj,ku dyshet e kundertave;lajm i rreme-lajm i vertete,lajm-amatori, dhene nga njerez te cilet nuk jane ne gjendje te shprehin te plote e ne menyre precize(zgjedhja e fjaleve) realitetin me lajmin profesionist,lajm profesionist i drejte-lajme profesonist i fokusuar ne nji qellim te paravendosur per te devijuar thelbin e ngjarjes.
    Kemi nje fakt ne Iran.Pushteti mundohet te bllokoje informacionin reth asaj qe po ndodh.Ne anen e kundert jane “te vocerit” njerez qe mundojne te japin te kunderten,informacionin qe mungon dhe kundershtues me informacionin e medias zyrtare.Sa i njeanshem eshte ky informacion,kjo perben vetem rendesine ne drejtim te cilesise se tij,por sa i domosdoshem eshte ky informacion kjo lidhet me “sesa’ mundesi ka e kunderta te beje publik mendimin e saj.
    Nje anijen ne mbytje e siper kerkohet te lajmerohet “sos”-i,nuk ka opcion tjeter.Sado i pasofistikuar eshte njesia “sos’ ajo kryen nje pune te caktuar,nese kapet.Ajo shpeton jete njerez nga nje e keqe natyrore qe synon ne menyre te pakomanduar nga ne shkaterrimin.
    Ne smund te “analizojme” kete “sos”,pse eshte “sos” dhe nuk eshte “ndihme”,apo “po sosem”.
    Ne duhet te veprojme te shmangim efektin e shkaterruesit,ndac natyre,ndac pushtet pushtesh qe vrasin njrez ne rruge e shtepite e tyre vetem pse mendojne ne menyre te kundert.Eshte detyra jone sepse ne jemi njesia me e madhe e atomit,familja njerezore.Kjo e keqe qe eshte e njeres ane sot ne Iran,te neserm mund te jete ne shtepineshtet te gjithesejcilit komb.
    Demokracia eshte e mire edhe kur behet e keqe.Kur behet e keqe duke i drejtuar gryken e pushkes kriminleve,ndac individuale,ndac qeveri ose “pushtet” negative.
    Republikanet amerikane jane te drejte kur thone;me keta pushtete ka vetem nje rruge,ushtrimi i forces.Ndermjet nje po-je dhe nje jo-je duhet zgjedhur njera.Duhet zgjedhur ajo qe zgjidh problemin.Nuk duhet zgjedhur ajo qe duam ne duke u nisur nga presioni i manipulimit qe na ben bindja jone.Manipulimi i vetvetes,i cili bazohet te nje bindje te gabuar,nuk ka ndonje ndryshim nga manipulimi i CNN.

  14. E gjithë kjo histori me Iranin, twitter-in, protestat, mass-mediat etj më solli në mendje një artikull të Eco-s nga vitet e errëta ’70 të shkruar në Corriere Della Sera (1976) mbi një eksperiment/ studim të RAI-t për mënyrën sesi publiku pranon, regjistron dhe gjykon lajmet (çështja kishte të bënte me lajmin fantastik të trazirave fetare në Vaduz të Lihtenshtainit dhe lajmi paraqitej në tre mënyra i drejtuar tre grupeve me arsim të ndryshëm).

    Prandaj, edhe pse nuk jam i apasionuar me teoritë konspirative, ngjarjet në Iran më duken një eksperiment për të provuar fuqinë e mediave (tani kush fshihet prapa skenarit; Eco apo CIA, këtë nuk e di).

  15. Nuk edi,se sa me ngacmon tendenca e ngritjes se opinnioneve te tilla si psh.Oraganizatat misterioze qe komandojne boten,financen si masonet e dhjetra te tjera variante te ngjashme mbi templaret,CIAT e….Nuk e di ku e kane burimin e gatimit kto “lajme” qe tentojne te formojne nji opinion te caktuar mbi ,i cili mbart nje nga pas nje qellim te caktuar.Zakonisht keto qellime jane problemi.Une mendoj se nji pushtet i vjeter eshte ne grahmat e fundit te mbijeteses dhe si i mbyturi kerkon te mbysi ate qe e mposhti,e rezoi nga binjakisia e pushtetit despotik-monoik.Ndersa monoiku mbret,shah,diktator,kryekomandant iku,binjaku i tij i e maskuar me kuran e bibel kerkon mbijetesen e padrejte,duke u futur atje ku nuk i perket.

  16. ””’Ne duhet te veprojme te shmangim efektin e shkaterruesit,ndac natyre,ndac pushtet pushtesh qe vrasin njrez ne rruge e shtepite e tyre vetem pse mendojne ne menyre te kundert.””’

    Orakull, ‘ne’ eshte njesi e cuditshme permbledhese ne kesi rastesh. Ne kush, ne specia njerezore ?

    Ne, specia njerezore jemi mbledhur ne shtete e i kemi dhene shtetit te drejten e veprimit, keshtu qe ‘ne’ mund te veprojme vetem nepermjet tij.

    Ne, si qenie njerezore mund te flasim por nuk mund te veprojme.
    Shtetet nga ana tjeter nuk kane si fusin hundet ne ceshtje te brendshme te njeri-tjetrit. Vetem ne disa raste, si genocid apo spastrim etnik, mund te futen hundet sipas te drejtes nderkombetare.

    Nga ana tjeter kjo pjesa :
    ””ndac pushtet pushtesh qe vrasin njrez ne rruge e shtepite e tyre vetem pse mendojne ne menyre te kundert””
    me duket se na legjitimon qe nese Amerika vret me ane te droneve me kuc e me mac, ne ndonje cep te globit, sepse ata e mendojne ndryshe apo krejtesisht kunder nga ‘pushteti’, te veprojme kunder Amerikes apo jo ?

    Qenia njerezore eshte e etur per gjak, perndryshe nuk do shpjegohej dot se lajmet kryesore kane te bejne me vrasje e luftera e jo me njerez qe vdesin urie cdo dite.

    Ne stadin natyror, njeriu vriste njeriun, i nxitur vetem nga qellimi i mbijeteses, ishim te gjithe gjahtare.

    Kur u beme numerike nuk mund te ishim dot te gjithe gjahtare sepse nuk kishte gjah per te gjithe e atehere njerezimi u nda gradualisht me dysh, nje pjese e vogel e njerezve do ishin gjahtare e pjesa e madhe do ishin gjah(skllever, bujkrober, proletare quaji si te duash).
    Gjahtari zoteron shtetin, forcen legjitime, gjahu i nenshtrohet shtetit e forces legjitime.
    Keshtu u vendos qemotit prej gjahtareve.

    Sovranitetin e zoteron perhere gjahtari edhe kur genjen gjahun se sovranitetin e zoterojne bashkarisht.

    Keshtu eshte edhe mes shteteve, ka shtete gjahtare, ka shtete gjah. Shqiperia eshte shtet gjah. Amerika eshte shtet gjahtar.

    Megjithate eshte ne doren e secilit njeri e secilit shtet, te provoje te dale nga stadi i gjahut.

    Spartanet e zgjidhen bukur dikur ceshtjen se cili spartan do ishte gjah e cili gjahtar;
    -Jemi te gjithe gjahtare, tha Likurgu, oburra te gjejme gjahun tone.
    Kerkuan verdalle dhe e shpallen Peloponezin , zone e tyre e gjuetise.
    Nje nga rastet e rralla, kur ndergjegjesimi kolektiv arrin majat e larta.

    ‘Ne kujtojme se’, biles edhe pasi jemi pergjakur ‘gjah me gjah’ per gjahtaret, ‘kujtojme se’ kemi ndergjegjesim kolektiv te larte apo se bejme interesat tona, por realiteti eshte se bejme interesat tona prej gjahu e nuk kemi kurrfare ndergjegjesimi kolektiv (Marksi donte ndergjegjesim klasor).

    Do hame bar e parimet nuk i shkelim, qe gjahtaret tane te hane mish e te vendosin parimet.
    Eshte natyrore pa eshte zbatuar ne cdo vend e kohe ne forma e menyra te ndryshme.

    Mbase per kete arsye , spartanet terheqin kedo qe u afrohet, perfshire edhe ate qe deklarohet ne publik si me antispartani.

    Persa kohe qe do adhurohet gjahtari e fitimtari, do kete logjikisht edhe gjah edhe humbes, pasi nuk mund te jesh kurre as gjahtar e as fitimtar po nuk pate nen kembet e tua, gjahun apo humbesin.
    Si e thua edhe ti Orakull:

    ””Kur perjashtojme me dhune njeren pale ne tentojme te prishim qendrueshmerine e lidhjes ekzistenciale.ne tentojme te shkaterojme te dy palet njekohesisht,jo vetem ate pale qe ne kemi zgjedhur te bejme pjese”’

  17. Hyllin,ne jemi ndergjegjja njerezore.Ne jemi arsyeja njerezore.
    Shteti Amerikan eshte ngritur mbi nje gur themeli te madh.Liria e te shprehurit,respektimi i saj.A k te drejte shteti Amerikan te nderhyje kur ky parim shkelet ne nje shtet tjeter te botes???
    Preferenca ime eshte pohuese.
    Nuk do nis ta argumentoje kete,por do te desh jap disa fakte mbi temen ne krye:
    Pasi “kryekomandanti i pergjithshem suprem” iranian( s’po du me ja permend emrin) foli duke thene qe;”Zgjedhjet ishin te regullta”,salla brohoriti ne duartrokitje nen parullen,e cila per ne shqiptaret eshte akoma e fresket,”Vdekje Amerikes”.
    Eshte fakt,qe prej Hitlerit dhe deri tek Enveri,diktaturat kane dashur gjtihmone ekzistencen e “Armikut te jashtem”.Dhe ky eshte gjithashtu eshte fakt qe pervec ka te verteten ne krah,mbart gjithshtu dhe thelbin e qenies “njikrahesh”.
    Ne,familja e sotme njerezore,ndergjegja e sotme njerezore,arsyeja e sotme njerezore,kemi pervojen e hidhur historike te ketyre mostrave te lindura nen efektin e anes sone me te keqe,dhunes gjenitike te trasheguar.ne tash e njohim mire si lindin,si fuqizohen dhe cfare realizojne gjate periudhes se sundimit te tyre.
    “Parim” i respektimit te sovranitetit,mendoj une, eshte ne nje shkalle me te ulete rendesie dhe i mepaszbatueshem perballe “parimit universal” te respektimit te te “menduarit,te besuarit ne menyre te lire”.
    Cdo lloj presioni qe ti t’behesh vetem myslyman dhe aspak kristian,ose te behesh vetem ortodoks dhe jomyslyman,ose te “mos te jesh ateist”,ose te jesh vetem me Partine e Punes,ose Partine Naziste dhe mijera te tjera vogelsira te medha…SEPSE OERNDRYSHE….thyejne parimin baze te arsyes njerezore.Keto lloj qendrimesh si individuale,ashtu edhe ne formen e tyre shteterore duhet mposhtur me dhune ,me te vetmin argument fakt;pasojat antinjerezore qe solLen ne ekzsitencen e tyre ne te kaluaren e afert.

  18. ….dhe..Nese Europa akoma vuan nga “idiotesia” politike,ose letersia nga idiotesia “kritike”, “vuan sepse ata qe e drejtojne ose qe e administroj ne, jane ende te paformuar plotesisht ne kete drejtim.Dhe kjo pjekje normalisht duhet te vije kur kalon plotesisht pjesen e vuajtjes.Une habitem me disa qe edhe pse e kane kaluar pjesen e vuajtjes,ende nuk kane kuptuar ujin dhe peshkun.
    Keshtu,per ta vetem sa vazhdon gjatesia kohore e qenies peshk,nje here me uje dhe nje here pa uje.

  19. Sot lexova nje artikull tek telepolis.de i Rudolf Marscher, ne te cilen ai kritikon publikimin dhe artikullin e S. Zizek mbi Iranin ( Will the cat above the precipe will fall down), te cilin nuk e kishte botuar New York Times, porse ishte botuar tek FAZ (Frankfurter Allgemeiner Zeitung: Unser aller Freiheit.

    Me pelqeu menyra e argumentimit te tij, se pervec faktit qe nxjer ne pah se atje eshte nje lufte e brendshme i pushtetareve dhe aspak dicka popullore, sic rreket te shitet, ai kritikon edhe qendrimin barthe/zi te shume mediave.

    “Der Abdruck ist aber auch insofern erstaunlich, als sich der Leitgedanke des Zizekschen Textes, der den bevorstehenden Fall des Regimes in Teheran im Futur II abhandelt, politisch längst überholt hat. Mittlerweile hat sich die Lage dort nämlich längst entschärft und ins Gegenteil verkehrt. Vom “Generalstreik” (Walter Benjamin), den die Opposition ausgerufen hatte und die Herrschenden, wer immer das auch ist, in die Knie zwingen wollte, ist nicht mal ein laues Lüftchen geblieben. Die Straßen und Dächer, auf denen sich der grüne Massenprotest verausgabt hat, haben sich zunehmend geleert und entvölkert. Die Revolution, die Revolte geblieben ist und in Wahrheit wohl ein Machtkampf unter den herrschenden Eliten war, ist, noch ehe sie richtig Fahrt aufnehmen konnte, von und in den Alternativmedien vertwittert worden. Was auf YouTube lief und via Facebook, Blog oder Kurzmeldung im Westen ankam, war nur ein wildes Bildergewitter, das hierzulande die Prints und Screens belagert und ausschließlich westliche Wunschvorstellungen bedient hat, während man in Russland und Asien die Vorgänge im Iran ganz nüchtern und unaufgeregt betrachtet hat. Mittlerweile sind, wie schon vorher in der Ukraine, in Myanmar und in Georgien, die medialen Oberflächen wieder ebenso dunkel und leer wie vor der Revolte.”

    Shkurtimisht Maresch kritikon mungesen e nje vleresimi mbi aktualitetin e atjeshem, qe ndikohet me shume nga deshirat e disa komentuesve per nje ndryshim, sesa nga vleresimi objektiv(!). Edhe nga greva e deshiruar e pergjithshme (Walter Benjamin), qe do te mundesonte rrezimin e qeverise, nuk doli vetem se nje flluske. E cfare u publikua ishte vetem se pasqyrimi i deshirave te mediave perendimore, nderkoh qe ne Iran dhe ne Azi keto ngjarje u ndoqen me esell dhe me kthjelltasi. E se fundi si edhe ne Ukraine dhe Gjeorgji me shume doli ne pah siperfaqesia e mediave, qe mbrapa lane po aq turbullire sa edhe me pare.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: