EUROVIZA (II)

Adrian Paci. Centro di Permanenza Temporanea [Temporary Shelter Centre], 2007Elitat shqiptare të postotalitarizmit nuk është se kanë bërë shumë për ta pastruar projektin Evropë nga keqkuptimet dhe si rrjedhojë nga instrumentalizimet. Në fakt, hyrja në BE për opinionin publik aktual do të thotë pak a shumë liri lëvizjeje, mundësi për të emigruar.

Klasa drejtuese shqiptare ka luajtur këto vite demokracie në mbrojtje, rreth portës, duke i përsëritur ad libitum vetes dhe të tjerëve se Shqipëria bën pjesë në Evropë. 

Ndoshta ishte e pashmangshme, duke pasur parasysh paragjykimet sunduese kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, por të fosilizohemi mbi një konsideratë sa të natyrshme aq edhe banale nuk i bën mirë së ardhmes. Përveç kësaj, duke e marrë si të dhënë përkatësinë evropiane, harrohet gjëja më e rëndësishme: identiteti evropian duhet ndërtuar gradualisht e në këtë proces duhet të marrim pjesë çdo ditë.

Debati publik për identitetin nuk ka bërë përparime të dukshme në Shqipëri. Ende sot, një pjesë e opinionit publik e ka të vështirë ta pranojë se identiteti është proces kulturor dhe se nuk ka të bëjë asfare me gjakun apo genet. Ndërgjegjësimi në këtë drejtim do t’i ndihmonte shqiptarët në përpjekjet e tyre për ta fituar në terren përkatësinë në projektin evropian, që nuk është vetëm politik dhe ekonomik. Asnjë person me mendje në kokë nuk do ta vinte në dyshim përkatësinë evropiane të Shqipërisë, nga pikëpamja historike, gjeografike dhe kulturore. Por për të bërë pjesë në Evropën e sotme lipsen kërkesa të tjera, që duhen plotësuar dhe arritur me mund e punë të vazhdueshme.

Në ndërtimin e imazhit të Evropës ka ndikuar pa dyshim edhe hiperekspozimi i publikut ndaj pamjeve dhe lajmeve të vizitave të delegacioneve zyrtare. Delegacione të pafund nga e drejt Tiranës, shpesh të shoqëruara nga deklarata formale, pohime të balancuara, foto ceremoniale dhe rekomandime teorike, kanë sjellë në Shqipëri një Evropë të kravatosur, protokollare, të largët. Një Evropë kaq formale mund ta përvijosh lehtë në imazhin e vulës Schengen, ndërsa procesi i integrimit evropian, kompleks dhe i nyjëtuar par excellence, shkon e bëhet një çështje e thjeshtë vizash. Është e vështirë të thuash nëse ky përdorim i Evropës së vizave, është i menduar ose i dëshiruar, ose thjesht produkt i një kulture politike që në vend të kompleksitetit, thelbësisë, realitetit, parapëlqen thjeshtimin, sipërfaqësinë, imazhin. Fakti është se hyrja në Evropë po bëhet vetëm çështje vizash.

Më parë vizat shpreheshin në radhët e gjata e poshtëruese përballë kangjellave të konsullatave të huaja. Sot radhët ekzistojnë ende, megjithëse janë virtuale, meqë takimet caktohen me telefon. Edhe pse “kanë avulluar”, radhët për viza nuk janë zhdukur asfare, dhe përbëjnë simptomën më të qartë të Shqipërisë së kyçur nga jashtë. Kurse përfaqësitë perëndimore, të survejuara nga videokamera të palodhshme e të rrethuara me mure të larta, duken si vende në miniaturë që rreken të ndalin ordhitë migratore. Në këtë kontekst “frike“ është ca e vështirë të mendosh për hollësi. Si për shembull për faktin se vizat janë individuale dhe përgjithësisht promovojnë zgjidhjet individuale e të ngutura të problemeve. Në rast se do t’i jepnim rremave të gjithë së bashku drejt një shpirti shqiptar që ta ndjejë më shumë bashkësinë, ose drejt kulturës së punës e të mundit për të arritur rezultate të themelta, atëherë vizat do të ishin ato që do të vozisnin mbrapsht.

Liria e lëvizjes është e drejtë thelbësore e njerëzve, dhe shqiptarët duhet ta kishin pasur me kohë. Edhe për arsyen se Shqipëria, duhet ta pranojmë të gjithë, ka bërë hapa përpara kohët e fundit. Por kështu siç vajtën punët rrezikojmë që Evropa të perceptohet si klub të privilegjuarish, ku duhet të hyjmë gjithsesi me të gjitha mënyrat, edhe duke “falsifikuar vizat”. Me pak fjalë, në Shqipëri duhet shmangur vizioni instrumental i Evropës. Pra metoda klasike “do ut des” duhet zhveshur nga pragmatizmi makiavelik, për të mos e shndërruar shkëmbimin vlerësues në kompleks të kushtëzuar pavlovian. Rekomandimet evropiane duhen kuptuar në thelbin e tyre, jo si receta pilulash të hidhura, dhe duhen respektuar me bindje, jo për punë vizash e/o kredish. Pra, duhet t’i mësojmë leksionet e Evropës për vlefshmërinë e tyre, jo “përmendësh”, sa për t’ia hedhur provimit të radhës.

Në qoftë se fjalët si demokraci, vlera, paqe, bashkëjetesë, tolerancë, vëllazëri, të drejta, detyra, bashkësi, mirëqenie, solidaritet, etj. i përshoqërohen Evropës, atëherë nuk është mirë që Kontinenti i vjetër të perceptohet si vend për t’u arritur dhe jo si projekt komunitar. Ideja instrumentale e Evropës, domethënë e largët, e veçuar e kimerike, do t’u hiqte shqiptarëve të drejtën e detyrën për të dhënë kontributin e tyre, nëpërmjet vlerave, për ndërtimin e shtëpisë së përbashkët evropiane. Dëm mjaft i madh për Shqipërinë dhe Evropën, e sotme e të nesërme.

Tek e fundit, liberalizimi i vizave duhet të jetë efekti i një ecurie të caktuar, jo objektivi final i integrimit evropian. Reformat demokratike duhen bërë “pavarësisht”, ashtu si pasaportat biometrike duhen përgatitur për vete dhe jo për Evropën, ashtu si korrupsioni duhet luftuar për vete dhe jo për Evropën, ashtu si zgjedhjet duhen zhvilluar në mënyrë demokratike për vete dhe jo për Evropën. Përndryshe, një ditë të nesërme në BE-në pa viza, shqiptarët do të persekutohen nga ajo ndjesi e pakëndshme sikur durohen nga halli, por nuk pranohen plotësisht e me dëshirë. Është e qartë se shqiptarët do të jenë në Evropë kur Evropa (e parë si bashkësi vlerash) do të përthithet përfundimisht prej tyre. Atëherë do të bëjnë pjesë në të me plot gojën, për arsye të meritave të njohura, dhe jo vetëm për të drejtat gjeografike. Edhe për faktin se vlerat përnjimend të përbrendësuara jetojnë më gjatë se ato që importohen (ose aq më keq kur imponohen) artificialisht nga jashtë.

10 Komente

  1. Pse shqetesohesh kot ti Pishak, kur Topallja ta ka thene, ne 2010 do levizesh i lire 😀

  2. Sistemet e mbyllura,ose ato qe vendosin shume regulla qe praktikisht te mbyllin porten jane pasoje e mentaliteteve te vjetra raciste-nacionaliste te cilat kane synuar dhe synojne,si hapur dikur ashtu dhe fshehtas sot,te tregojne dominacen e njeres pale,e cila pastaj perdoret si mjet per te shfrytezuar ne menyre ilegale ku ligjet e pageses,punesimit..e tjera nuk respektohen.Ne Europe kemi emigrante ilegale per arsyen e thjeshte sepse duhet ti paguajme me pak,pa sigurime e te te tjera e te tjera,nga njera ane dhe arsyen pak ndoshta me te nderlikuar per te ndihmuar mosdiferencimin midis popullit te thjeshte qe emigron per te jetuar dhe atyre qe e bejne nje gje te tille per te krimuar me droge e te tjera te zeza veprimtari.E pastaj ngrihen opinione e te cilat me vone behete filma per shqiptaret tropojane qe vriten vetem nga nje polic i thjeshte amerikanee deri tek gazetat qe i faturojne emigranteve cdo ngjarje ogurzeze.
    Dhe kur ndodh heqja e zinxhirit ne kufi dhe realizohet bashkimi formal i pranuar prej me te zhvilluarve,liria formale zyrtare me teper ka kahun e te fortit,i cili me teper synon me ane te ligjeve te vije lirisht per investime tek ty,sesa ti te vesh lirisht e te punosh ne vendin matane traut.
    Mire do te ishte e quajtur pozitive si ide ardhja e investimeve ne nje vend tashme me ligje si bashkimi,por kur hap faqen e pare t’kesaj teme kupton arsyen kryesore,paga shume te ulta,trajtim jashte cdo standarti qe cdo italian ose gjerman punetor do t’i hidhej ne gryke pronarit dhe aspak te bente nje greve te ligjeruar e paradeklaruar.

  3. Ne pergjithesi jam dakort me analizen e realitetit, por ketu kam dicka:

    ””Debati publik për identitetin nuk ka bërë përparime të dukshme në Shqipëri. Ende sot, një pjesë e opinionit publik e ka të vështirë ta pranojë se identiteti është proces kulturor dhe se nuk ka të bëjë asfare me gjakun apo genet.””’

    Ti po akuzon jus sanguinis ne favor te jus soli me cpo thua.

    Nese une heci me jus soli ne ceshtjen e identitetit, vete xha xhait, me duhet ti them qe ti je amerikan, nuk je shqiptar.
    Po ashtu krejt diaspores, qe ne baze te jus soli, nuk e ka me nenshtetesine shqiptare, me duhet tu them nuk jeni shqiptare.

    Mirepo si xha xhai ashtu edhe krejt diaspora, apo femijet e tyre, ne ceshtjen e identitetit perfitojne shqiptarine e tyre , ne baze te jus sanguinis. Po kjo jus sanguinis e ben femijen e nje emigranti qe edukohet kulturalisht jo si shqiptar, qe te jete shqiptar.

    Identiteti nuk eshte ceshtje thjesht kulturore, kultura qe merr eshte jetike por eshte vetem nje prej elementeve.
    Nese identiteti do ishte thjesht ceshtje kulturore atehere kultura superiore do asimilonte historikisht gjithe popujt, por ja qe identiteti historikisht ka qene i lidhur edhe me elemente te tjere, perndryshe sdo kishim kaq shume popuj.

    Po ashtu nese eshte thjeshte ceshtje kulturore, atehere do anglosaksonizoheshim te gjithe, meqe ajo kulture po ushtron ekspansion prej kohesh. Nga subkulture e maxikultures euro-kristiane ajo po perpiqet duke gllaberuar subkulturat e tjera euro-kristiane , te paraqitet si ‘kultura perendimore’. Mos harro se Gjermania e Franca jane te parat ne Europe qe i kane shpallur ‘lufte’, kuptohet se cilat grupe politike jane pergjegjese per kete lufte.

    ””’Ndërgjegjësimi në këtë drejtim do t’i ndihmonte shqiptarët në përpjekjet e tyre për ta fituar në terren përkatësinë në projektin evropian, që nuk është vetëm politik dhe ekonomik.””

    Pse per cfare projekti duhet te ndergjegjesohem une si shqiptar , mos valle te jem pjese e nje populli hipotetik europian ? Gjendem mjaft mire ne rreckat e shqiptarit, petkat e stolisura europiane nuk bejne per mua, e as me pelqen njeriu qe ndodhet nen ato petka.

    Projekti europian, pertej nivelit ekonomik, ka deshtuar. Niveli politik qe duan te arrijne nuk eshte aq i thjeshte, sepse per te arritur nivelin politik, duhet te kesh ‘nje popull’ e jo nje tufe popujsh.
    Persa kohe qe ne Europe ekziston nje tufe popujsh me xhelozite natyrore te tyre, nuk arrihet politikisht asgje me rendesi.
    Po ashtu ceshtja e lidershipit, nuk eshte aq e thjeshte, sepse asnje elite e nje vendi nuk do e transferonte pushtetin real, ne eliten e Brukselit keshtu me qejf, na ti pushtetin se une nuk e dua.

    Nevojitet nje ideologji e forte qe elitat e provinces te heqin dore nga pushteti real. Ne Shqiperi kjo arrihet fale ideologjise tashme te coptuar kombetare, perndryshe decentralizimi do ishte ne rend te dites.
    Mjaft te shikojme sesi elita e Kosoves , as per se largmi nuk do ta delegoje pushtetin ne Tirane, ashtu sikunder elita e tiranes as per se largmi nuk do konkurrente nga kosova ne pushtet.
    Ideologjia e coptuar kombetare per momentin nuk po ngjiz dot eliten e kosoves, po te copetohet me tej, nuk do ngjize me as elitat e rretheve ne Shqiperi.

    Keshtu eshte edhe me Europen. Nuk ka ideologji qe te ngjize 50 popuj e kontinentit, prandaj pushteti real do ngele ne duart e shteteve , nderkaq sovraniteti formalisht po cohet ngadale ne Bruksel.

    E vetmja ideologji eshte ideologjia e ekonomise, prandaj projekti europian ,i nje popull- nje shtet eshte i deshtuar qe ne lindje.
    Une shpresoj vetem qe shqiptaret para se te cantyrojne veteveten, te shikojne se ne cprojekt po duan ti cojne.
    Te pritet krijimi i nje populli europian ne perendim, para se te behen veprime qe mund te kushtojne shtrenjte.
    Kjo per ata qe duan te heqin rreckat e shqiptarit, pasi perndryshe rrezikojne te jene te papranueshem si andej ashtu edhe ketej nga era e rakise, djathit e qepes.

    1. Të premtoj se do ta trajtojmë veçmas problemin e identitetit parë nga këndvështrimi që po e shtron këtu. Por nuk mund të rri pa thënë se në kuadrin e identitetit “era e rakisë, djathit e qepës”, që përmende në fund, ka të bëjë me kulturën jo me gjakun.

  4. Një sygjerim për këtë blog: se do ishte korrekte të përmendej dhe autori i fotografisë, apo imazhit që ilustron temën. Më tërhoqi vëmendjen fotografia e A. Pacit që e njoh, prandaj po ju shkruaj.
    Faleminderit.

    1. Asnjan’s,

      Jemi munduar ta ndjekim këtë praktikë ku ka qënë e mundur, sidomos në art. Nëse e mban mausin mbi foto do të të shfaqet autori dhe titulli. Shpesh ilustrimet merren nga interneti dhe nuk kemi informacion të mjaftueshëm për t’i shoqëruar. Shpresoj që në të ardhmen të jemi akoma më seleksionues në ilustrimet që përzgjedhim.

  5. Pishak, eshte e rendesishme qe edhe te kuptohet se c’eshte Europa, prandaj shkrova, se mu duk sikur e more te mireqene ekzistencen e nje populli europian me nje ‘identitet’ europian.
    Vertet qe eshte kulturore “era e rakisë, djathit e qepës”, po sepse dallimi ne ate rast do ishte vetem kulturor, nuk mund ti jap dallim tjeter, as gjaku(prejardhje), as atdheu, e as gjuhe.

    Nga ana tjeter kuptohet se pavaresisht dallimit kulturor, vete i asimiluari kulturalisht, nese do kishte nevoje, do e prentendonte hapur perkatesine etnike shqiptare mbi bazen e gjakut, babait shqiptar psh sic ben nipi i Ahmet Zogut dhe askush nuk do guxonte ta refuzonte hapur.

  6. Pishak ne pritje te temes mbi identitetin europian, do shtoja dicka qe ka lidhje jo me shtjellimin mbi perceptimin e vizes nder shqiptare, per te cilen rashe dakort (plotesisht) por me Europen politike dhe demokracine e kesaj Europe.

    Ta zeme se aktualisht Shqiperia eshte ne BE, pra kemi ‘gjithe te mirat’ si dhe politikanet tane e demokracine tone.

    Demokracia aktuale eshte demokraci perfaqesuese, dmth i jepet vota filanit, filani ushtron pushtetin fale kesaj vote. Filanin po e quaj Sali Rama.

    Tani, qe une ti jap voten Sali Rames, kam nevoje te di si do ta perdore Sali Rama kete vote, ne interes te kujt.
    Cka me lidh mua me Sali Ramen eshte njekohesisht dhe njesia matese per punen e tij, dmth per te kuptuar se ne interes te kujt ai perdor voten time, me duhet te perdor si njesi matese te punes se tij cka mua me lidh me te.

    Mua me te, me lidh ideologjia e njejte, dmth teresia e ideve te perbashketa qe kemi, vecse une mendoj se ai eshte me i zoti se une qe ti vere ne jete keto ide, apo vizionin e perbashket, prandaj ja jap voten.
    Kjo mund te jete konservatorizimi, liberalizmi, komunizmi, globalizmi etj.

    Pervec kesaj, jane edhe interesat e ngushte ekonomike te miat, banoj ne x qytet, ka premtuar se do ta beje lule, punoj ne y profesion, ka premtuar se do rrise rrogat etj.

    Keshtu une punen e tij do e mas me keto gjera, sigurisht qe eshte banale qe une ta mas punen e atij qe do votoj vetem me sa kilometra rruge ka shtruar, perndryshe nese ai shtron 10 km me pak se tjetri i bie qe te votoj per ate tjetrin qe quhet Edi Berisha e jo per Sali Ramen.

    Tani kur as Sali Rama e as Edi Berisha, nuk me ofrojne teresi idesh qe jane edhe te miat, i bie qe te votoj ate qe genjen me shume ne fushate elektorale, apo do si njesi matese do perdor kilometrat e rruges qe kane bere partite e tyre kur kane qene ne pushtet.

    Kjo per mua eshte e papranueshme sepse nuk eshte e logjikshme, dmth qe une te votoj ate qe ka bere 90 km ne vend te atij qe ka bere 80, ne nje kohe qe ky i dyti mund te kete pasur me pak mundesi ekonomike,apo ka rritur pensionet e si kane dale leket per rruge, apo se vendi duke u rritur per inerci vazhdimisht me 5% i jep mundesi atij qe vjen me pas te kete me shume mundesi ekonomike ne dispozicion etj.

    Merre kete realitet, pra papranueshmerine prej meje te jap voten ne vendin tim, duke perdorur si njesi matese kilometrat e rrugeve te shtruara, per ta cuar ne Bruksel.
    Pra pushtetin nuk e ka me Sali Rama dhe Edi Berisha, por nje qytetar tjeter europian.

    Tani atje mua me duhet te votoj o per Luigjin 24 o per Vilhelmin 7.
    Cdo perdor si njesi matese une per punen e perfaquesve te mi, Luigji 24 apo Vilhelmi 7 ? Ka gjasa te mira qe Vilhelmi 7 apo Luigji 24 as te mos shkele fare ne Shqiperi gjate fushates elektorale.
    Cme lidh pra mua me ta, per tu dhene voten ?

    E vetmja gje eshte perseri numri i kilometrave te rruges se bere apo se premtuar.

    Pra gjithcka reduktohet ne ideologjine e ekonomise.
    Por a mund te mbahet nje demokraci vetem mbi ideologjine e ekonomise ?

    A mund te votoj une per Vilhelmin 7 apo Luigjin 24, kur dua te mbrohen traditat shqiptare, gjuha e kultura, kombi, vlerat shqiptare etj ?

    Cfare demokracie do ishte ajo e Europes politike, kur mua sme lejohet te votoj ?
    Cfare demokracie perfaqesuese do ishte ajo, kur une e ata qe kane ide si te miat, nuk mund te perfaqesohen dot ?

    Si perfundim, do thoja, se Europa politike, nuk mund te ofroje dot demokracine, gjithe jeta politike do reduktohej ne nje lufte interesash ekonomike rajonale, nga ana tjeter referendumi si mjet demokracie do harrohej krejt per ceshtje qe prekin popujt e vegjel. Europa politike,ku jo vetem sovraniteti formal por edhe pushteti real do qendronte ne Bruksel, do kerkonte nje votues pa ide, pa interesa, pa identitet, mundesisht idiot.

    Mbase Luliani do thoshte hajde behemi idiote, po demokracia nuk ka nevoje per idiote , do shtoja se arrihet vetem atehere kur diferenca me njeriut me te paditur dhe atij me te ditur, brenda te njejtes bashkesi, nuk perben humnere te atille sa i dituri te jete i nje bote tjeter.

  7. Ata qe perfaqesojne te tjeret,fundesisht duan te kenaqin ata qe i zgjedhin teorikisht.Sa realizohet kjo ne vende te ndryshme,nga politikane te ndryshem,po aq tregon dhe nivelin e demokracise.Te gjitha mblidhen ne nje pike;Sa pune kam e cila percakton sesa mundesi kam t’paguaj qerane,benzinen,ushqimin,rrobat per vet dhe familjen time e te sherohem kur semurem ndonjere me te ardhurat qe marr.Dhe ne fund kur ato i kam,sesa kam mundesi teprice te defrehem dhe te pushoj mundesisht me shume se 15 dite ne vit,si kerkese e domosdoshme e regjenerimit tim fizik e mendor.Dikush do te thoshte;po liria e te shprehurit e te zgjedhurit????Nese te parat nuk i kam,kjo e fundit nuk ka me vlere.
    Dikush tjeter do te thoshte;Po atdheu,identiteti,kultura,gjuha…e tj.Nese te parat nuk i kam,prape keto dy te fundit nuk kane vlere…
    Njeriu i thjeshte keshtu shikon.
    Disa kombet jane asimiluar e zhdukur sepse nuk kan pasur me mundesi te ushqejne me vetveten.
    Po elita?
    eshte ajo qe ndan se cfare duhet te beje ajo per vetveten dhe se sa zgjuarsisht duhet te ingranohet me bashkesi te ndryshme ,por me parimin baze qe te mbroje perpara cdo interesi,interesin e bashkesise qe perfaqeson dhe jo te krahut qe e fton ne bashkim.te pranoje bashkimin ,por te mos pranoje renimin nga kushte te ketij bashkimi.

  8. …Historia na tregon qe grupe elitash kane 5 mije vjet qe kerkojne vazhdimisht skllever,dhe po kaq kohe kane qe sofistikojne menyrat e maskimit te ketij procesi.Fillohet duke punuar vete,zene pasuri e me vone skllaveruar ata qe jane me mbrapa ne kohe e zhvillim.Tash kemi kombe gjigante skllever qe furnizojne me te pasurit me kemisha 1 dollarshe,e deri tek cdo tjeter furniture shtepiake ose publike.kur keta kombe do te barzohen ne akumulim pasuri do te doja te diaj se ku do shkohej te gjendeshin sklleverit e rinj.Ndoshta ne Afrike.Ndoshta ne Europen e lindjes.Ndoshta do te prodhonin robotet dhe njerezimi do te clirohej nga kjo ndjenje e tmershme,ku kerraba terheq nga vetja.Varet se kush me i forte dhe te merr krahun.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin