TRI DITË ÇUDI

 

5-asa1Çudia më e madhe zgjat tri ditë, thotë populli; dhe këtë grimcë urtësie e gjen të përmendur kudo, si formulë pothuajse universale për të shpjeguar si reagojnë njerëzit ndaj “lajmeve”, ose mediat e politikanët ndaj “skandaleve”, ose publiku ndaj përpjekjeve për ta manipuluar.

Fjalë të urta si kjo nuk i vëmë kurrë në dyshim as në diskutim; përkundrazi i përdorim gjithnjë për të mbështetur arsyetimet tona, si premisa ose paterica ose shkurtore të logjikës; duke e lënë, si të thuash, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën kolektive të arsyetojë për ne. Tek e fundit, ç’jemi ne që t’i kundërvihemi gurrës popullore?

Megjithatë, është vërejtur prej kohësh se aforizmat, sado që mund ta zbukurojnë një ligjëratë e t’i japin forcë të pakundërshtueshme një argumenti, mund të jenë edhe shenjë e përtacisë intelektuale, madje më keq akoma, të shërbejnë si vjega të gabimit.

Çudia më e madhe zgjat tri ditë? Edhe sikur të jetë kështu, vallë mund të vlejë kjo thënie si premisë në arsyetimet tona, ose si shembëllzim i ndonjë urtësie çfarëdo? Me fjalë të tjera, po sikur çudia më e madhe të zgjatë vërtet tri ditë (ose pesë orë, ose dy javë), çfarë tregon kjo vallë për mënyrën si ne, autorët dhe riprodhuesit dhe rojëtarët kolektivë të kësaj shprehjeje, komunikojmë me realitetin?

Më vijnë në mend shumë situata kur ndoshta do të bënim mirë që çuditë e mëdha të mos i harronim pas tri ditëve, por t’i mbanim mend e t’i shfrytëzonim sipas nevojës; qoftë edhe për të mos lejuar të përsëriten. Entuziazmi për kujtesën e shkurtër, ngazëllimi për ato tre ditë të shkreta pas të cilave mund të qetësohemi përsëri, shpesh nuk është veçse shprehje e dëshirës sonë për t’u kthyer në stuporin e mosgjësë ose të hiçit.

Kujtesa historike e një shoqërie, afatshkurtër dhe afatgjatë, është edhe aftësi për t’i mbajtur mend çuditë përtej atyre tri ditëve proverbiale; sepse vetëm ashtu një kulturë mund të shpëtojë nga marrëzia, dhe ta zëvendësojë përsëritjen ose lakun (loop) me spiralin ngjitës. Nëse parimin e mbijetesës së më të fortëve (“survival of the fittest”) e zbatojmë edhe ndaj popujve, si entitete kohore; ose shoqërive si entitete funksionale, atëherë ndoshta ka vend për ta rishikuar çudinë e kësaj çudije që zgjatka vetëm tri ditë.

E bukura e aforizmit është edhe se gjithnjë mund t’i vësh përballë një kundëraforizëm; moti i mirë duket që në mëngjes, por dardha e ka bishtin prapa; qentë le të lehin, karvani shkon përpara, por nuk ka tym pa zjarr… e kështu me radhë. Urtësia popullore nuk ia prish dot qejfin asnjë lloj logjike. Ashtu edhe proverbit tonë për çudinë triditore mund t’i kundërvihet përkufizimi aforistik i marrëzisë si “të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”…

Në thelb, nëse çudia më e madhe zgjat tri ditë, atëherë pas këtyre ditëve jemi gati për t’u çuditur sërish, me të njëjtën gjë.

Natyrisht, këto thënie mund t’i interpretosh si të duash; dhe shpesh nuk është proverbi, por interpretimi mbizotërues që i jep një kulturë e dhënë, që tradhtojnë natyrën e asaj kulture, virtytet dhe caqet e saj.

Përshtypja ime është se sot, kjo puna e çudisë triditore, po interpretohet në një mënyrë të tillë, që zbulon, para së gjithash, indiferencën tonë qytetare ndaj çfarë ndodh rreth nesh, veçanërisht çfarë ndodh në publik – në ekonomi, në politikë, në kulturë. Ne duam të zbavitemi ose të gudulisemi pak, por vetëm pak; se pastaj mezi presim sa të kthehemi në topitjen tonë letargjike, në limontinë tonë publike të përgjithshme, në “të drejtën” tonë për t’u lënë rehat.

miu-ne-tru6Deri edhe miu laboratorik është në gjendje të mësojë nga gabimet e veta, dhe ta mësojë rrugën që duhet të ndjekë në labirint, për të arritur sa më shpejt te djathi në dalje. Miu e bën këtë jo se është më i mençur se një shoqëri e gabimeve të përsëritura, as se është më i virtytshëm se një shoqëri që i këndon rehatit dhe adhuron idhullin e parazitizmit, por sepse është qenie e organizuar dhe e qëllimshme, që kërkon të mbijetojë si mi individual.

Prandaj nëse duam të kemi një shoqëri shqiptare moderne dhe me integritet, ndoshta ka ardhur koha të kujdesemi që çuditë, të mëdha e të vogla, t’i mbajmë mend e madje “t’i vëmë vath në vesh” për më gjatë se tri ditë; pa çka se kjo do të na kushtojë në indiferencë, në rehat dhe në limonti. 

9 Komente

  1. Më e mira do të ishte që pas çdo çudie, të rrihej tre ditë pushim/reflektim (mat 7herë e prit një herë; punët e mira bëhen avash-avash 🙂 ), por tashmë kemi humbur edhe kontaktet me realitetin dhe jemi pre’ e “lajmeve” që vijnë. servirin (dhe fatkeqsisht na vijnë/bombardohemi nga të gjitha anët dhe aq më tepër, jo çdo lajm është informacion)

  2. Ne (shqipot) themi: “kush peson – meson!”. Ok, mire do ishte edhe keshtu:)…
    Kohe me pare, ne Breshia, ne bisede e siper me nje vendali, me thote: “Ne ketu kemi nje thenie: “Budallai meson nga gabimet e veta, i mencuri meson nga ato te te tjereve!”. Nuk e kisha degjuar ndonjehere me pare (behet fjale ketu e 14 vjet). Bera habi dhe qe ne ate moment natyrshem me erdhen krah nj-tj te dy fjalet e urta dhe kuptova se ka ca popuj qe jane dicka me te urte se ca te tjere…
    Sidoqofte, thenia e Bismarkut se “historia eshte mesuese e mire, por popujt jane nxenesit me te keqij te saj” me ngushellon – ai nuk ka bere dallim mes te keqinjve:)…

  3. Xha Xhai,
    mendoj se eshte problem edukimi dhe emancipimi . Jemi shoqeri e pabrujtur mire qe shfrytezohet mizorisht.
    Ne ndervaresine performance shoqerore me emancipimin mund te dallojme shume lehte e qarte se pse fusha jone e performances ( jo mesatarja ) shtrihet dhe ne vlera negatine ne ne abshisa.
    Pra kemi nje proces te cunguar edukimi ose me mire nje proces te deformuar te tij qe nuk na con nga koshinca dhe te vleresuarit cilesor , por atij sasior.
    Per dreq, kesaj i shtohet nje konformizem i cuditshem i atyre qe kane mundesi ta vleresojne objektivisht e ne kete kuptim dhe nuk mungjne zgjidhjet e mira afatgjata.

    Kjo eshte shqetesuese , por gjithsesi keto format e reja te komunikimit dhe te debatit jane nje kontribut i mire dhe nuk duhet te jemi dhe aq pesimiste.

    Pra thene ndryshe : le te shpresojme pak se gjaku do rinovohet jo si nevoje por si domoshdoshmeri. Numri i atyre qe e kuptojne tashme nuk eshte me ai i pari.

  4. Dita e katert (interpretime)

    Ne nuk mundemi ti kundervihemi gurres popullore, sepse ajo te merr me gure.
    Po sjell nje tjeter thenie ardhur nga thellesite e kohes: kur te bjere shiu i kuq! Renia e shiut te kuq eshte nder ato cudi qe paraardhesit merrnin per te tilla. Te trembur e te strukur, fjala e urte perpiqej ti lironte nga makthi, ti rikthente ne pune, ta bente gjindjen mos i mbeteshin syte nga qielli. Nderkaq vinte fjala se ishte shuar nga faqja e dheut Pompei, a dilte fjala se Zoti po ndeshkonte; keto sherbenin si llac mes tullave urtesore.
    Prej mijra vjetesh ne ndertojme me te njejten forme tullash: me qoshe, ku me ku pa gropeza ne mes per te mbajtur llacin, askush nuk perdor gure qiklopike, ata do te kerkonin fuqi qiklopesh. Por ka ndryshuar perberja e tulles, dikur balte e pjekur, sot silicate, mbetjeje qymyri te djegur, … ka ndryshuar edhe llaci, ky i sotmi eshte cimento, dhe lidhja e sigurte. Po kerkove ta besh murin e harkuar me tulla te zakonshme do pranosh dhe kreshten dinosaurike per paraqitje.
    Cudi si u vodhen serish zgjedhjet!? – mund te shprehemi ne pas ca muajsh; kjo nuk eshte aspak cudi, keshtu ka ndodhur shpesh. Por cudi nuk eshte as po te mos vidhen; kjo eshte normale. Ndryshimi i kuptimit te nje fjale nga ai primar, sjell qe mbas perdorimit te fjales se urte – te tjeter kohe e tjeter kuvendi- te ngelemi te pakenaqur me te, te kerkojme zgjidhje. Keshtu atij kryetarit qe mendon si te grumbulloje sa me shume vota, (popullorce- vjedhe) e qe merret me mend se e di qe cudia me e madhe zgjat tre dite, vartesit e tij do ti servirin gjithfare lloj marifetesh, por jo kete te cudise. Sikur ta pranojme kuptimin e fjales cudi kesisoj, atehere, brenda sa thuhet ne kete paragraph: kush eshte cudia me e madhe? Po jap dy pergjigje: 1. Cudia me e madhe eshte se si ky popull harron. 2. Se si ky popull nuk mbrohet nga hajdutet. Pas seciles pergjigje, a te ngjashmeve me to, serish do ti drejtohem thenies cudia me e madhe zgjat tre dite. Qe ky popull harron, qe ky popull nuk mbrohet, keto cudi zgjatin tre dite. Sic e thua Xha Xhai, urtesia popullore nuk ja prish dot qejfin asnje lloj llogjike, e nuk eshte thenia por interpretimi mbizoterues.
    Qe mbas tre diteve jemi gati te cuditemi serish, apo qe diten e katert kur populli kujtohet duhet bere te harroje, kete e kane kuptuar me se miri ata qe i ofrojne popullit cudi mbas cudie, tele-cudi, cudi ne seri, cudi abone. Ketij populli i vidhen PERDITE zgjedhjet si fshatarit kumbullat. E po si fshatari qe lidh qenin mbas pemes, ai lidh qenin diten e zgjedhjeve. Por deget jane te gjata e avllia e larte, hajdutet e vegjel s’presin diten e vjeljes, s’kane pse ti tremben qenit qe leh lidhur, s’kane pse te mbushin shporten, mbushin doren, kumbullat i kane ne peme; oshafe? Po mire le ti beje i zoti, ashtu rendojne me pak. E mbase ky fshatar, duke pare kalamajte te hane kumbulla, perdori mbrojtjen naïve: mos hani kumbulla se ju mpihen dhembet; te ciles gjindja ju pergjigj aty per aty: kush ha kumbulla e kujt i mpihen dhembet!

  5. Ore, se më kaloi e gjithë dita me këtë thënien sot… ne mund të flasim sa të duam për urtësinë e popullit apo se sa të qëndrueshme jenë fjalët e tij në kushtet aktuale, POR… ajo shprehje nuk i takon urtësisë popullore… ajo shprehje hyn tek fjalët famoze… të Berishës 🙂

  6. Mendoj se “kjo fjale e urte” eshte teper e re per te fituar statusin e sentences klasike, apo per t’iu atribuar me kaq shqetesim “intelektualeve” ne kerkim te skupeve. Them se eshte e re, nga qe nuk ka asnje perqasje me kodet boteformuese te dokeve apo kanuneve shqiptare, madje, nuk eshte as shqiptare ne origjine.
    Se sa mund te perdoret per shqiptaret e sotem, kjo eshte tjeter gje.
    Ne thelb, thenia: “Çudia me e madhe zgjat tri dite” perfaqeson filozofine pragmatiste qe nuk zgjedh mjetin, por qellimin. Mjeti te del perpara, e merr e perdor, sado skandaloz te jete, sepse, “çudia zgjat tri dite”. Nuk di ne se ne mund te quhemi popull pragmatist.
    Ne mendesine tone tradicionale “çudia” nuk zgjaste kurre tri dite. Nuk harrohej as per tre breza! Mjaftueshem per te te treguar vendin ne renditjen e odes se burrave, kur te shtynin me gju te beje me poshte, dhe ti, i ndergjegjshem se ke luajtur me “çudine”, sprapseshe gjithnje e me prane deres se daljes… Dhe mateshe mire se me cilen dere (fis) do te kerkoje te beje krushqi.
    Sipas meje, pragmatizmi eshte filozofi e popujve te rinj (Tirana eshte tashme nje ‘metropol’ i ri, me te ardhur rishtas), qe kthejne ne qellim arritjen e lehte te qellimit, me çdo mjet, doemeos perballe indiferences se opinionit (eshte fjala per menyren e perpunimit dhe dendesine e ‘lajmeve’ te ngjashme ne nje METROPOL GJIGAND), ku fshehja pas anonimatit eshte gjeja me e lehte. Kurse ne popuj me kulture dhe organizim fisnor deri para disa dekadash, “çudite” nuk mbeten kurre nje çudi dhe aq, se ta bejne biografine deri ne shtate breza para se te ta harrojne “çudine” e radhes.
    Nuk shoh ndonje lidhje as me vjedhjen e mundshme te votave. Kjo mund te perseritet jo per shkak te harreses, por se ka interesa konkrete, pastaj e shohin si mjet vjedhjen. Te mos harrojme se te gjitha palet politike, nese u jepet mundesia, do te benin te njejten gje. Cila eshte ajo force me mandat politik, e afte te ndaloje vjedhjen dhe me garancine qe vete s’do te vjedhe kurre? Asnjera.

  7. dopodihermes

    Ajo force me mandat politik qe s’ka si te vjedhe kurre eshte populli, njelloj si fshatari qe mund te marre nga rruga ca kumbulla, ato te tijat jane.
    Pa mu dukur se i kundervihesh dickaje ketu, ndersa ben interpretimin tend, lidhjen e vjedhjes se zgjedhjeve me cudine e kam te tille: Pasi pranoj si autori se diten e kater jemi teorikisht gati per tu cuditur me dicka tjeter, vazhdoj se ka mjeshtra qe kete e kane kuptuar e qe nxjerrin ne cdo kater dite nje cudi te re, apo te rinovuar; keta nuk jane dmd. parti e politikane, mund te jene pushtetet e tjera, mediat, gjykatat e prokuroria, sa psh.
    Interpretimi yt, kufizohet tek pragmatizmi, tek ata qe marrin mjetin dhe e perdorin, duke lene jashte ata qe as kane mjet e as perdorin.
    Cudia eshte mbrese e lene ne kujtesen e te gjitheve, si atyre qe kryejne nje akt, si atyre qe e pesojne prej aktit, si atyre qe as u hyn ne xhep fare. Thene ndryshe por si Xha xhai, ne cilen kujtese do ti fusim ne ca akte, ngjarje a ndodhi, qe ndikojne ne jeten tone? Duke huazuar nga bota e kompjuterave akronimet ROM dhe RAM, i bie qe procesin e zgjedhjeve ne nuk e ruajme ne ROM-in e pamodifikueshem, por ne DRAM, kujtesa e te cilit humbet sapo i hiqet priza, sa mbarojne zgjedhjet. Ruajtja ne ROM do te ishte vathi ne vesh.
    Keshtu mund ta shikojme dhe thenien time se votat vidhen perdite, duke futur midis kujteses popullore e procesit politik mediat si cache. Doket, zakonet, virtytet jane diku telle ne kujtese, por ne cache nxjerrin koken cudite, sepse ato na i riperserisin. Tundimit te Uliksit ju vu te provonte M. Nano per te mos pare e rrjedhimisht shkruar per BB-ne, por s’mundi; duhet te kishte kerkuar t’ja lidhnin duart mbas karriges. Si ai veprojne te gjithe, “harrojne” ate qe ju nxin jeten, sepse shohin ate qe premton; edhe procesi i tyre lexon cache-n e mbingakuar e zor se arrin te shkoje ne kujtese.
    Por me ne ndodh dhe me e renda, ne hap e hap programe e dokumenta pa fund, sa pajisja demokratike qe mbajme ne duar ngrin fare. E ne i futim te shuar si me … hic! E ne i heqim baterine si me … Pse mos mbajme mend se c’beme. Apo na lejohet deri me … e treta e verteta?

  8. Çudia më e madhe tri ditë zgjat, thotë populli, por unë kam përshtypjen se ajo nuk zgjat. Dhe kjo domosdoshmërisht lidhet me faktin se çuditë këtu në vendin tonë, kanë tendencë të përsëriten duke ndikuar në mënyrë të pandreqshme mbi kujtesën afatgjatë. Nëse çudia është ajo që prish rutinën e jetës së përditshme, atëherë do të thosha se ne shqiptarët jetojmë brenda një çudie ku jeta normale shërben vetëm si sfond apo si dekor. Çilësia e jetës, pastërtia e ambjentit, sistemi shëndetësor dhe arsimor, klasa politike, burimet e të ardhurave — të gjitha këto i binden ligjësisë së çudisë, një lloj ‘necesitas’ kozmike të cilën s’kemi mundur ta anashkalojmë akoma edhe sot që po flasim e shkruajmë komente nëpër blogje.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: