Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Arsim / Kulturë

VLERA E NJË BRAINSTORM-I (II)

nga Edmond Çata

Në vazhdim të shkrimit të mëparshëm këtu dua të prek dy çështje: (1) Problemet që kemi ne si shqiptarë në përgjithësi me dijen, të vërtetën dhe debatin; (2) problemet me debatin më të fundit ndaj Schmitt.

Një shoqëri quhet e shëndoshë kur ngrihet mbi dy shtylla: virtytin (kur çdo individ i saj bën atë që di të bëjë më mirë) dhe dijen (që kombinon eksperiencën e testuar; që reflekton eksperiencën diakronike dhe sinkronike). Tre gjëra i bëjnë virtytin dhe dijen sa të rëndësishme për një shoqëri aq edhe të veçanta: e para, dallimi në aftësi, arsimim dhe specializim mes njerëzve; e dyta, zotërimi i aftësive të veçanta që kërkojnë fusha të ndryshme të aktivitetit shoqëror si të qeverisurit, të prodhuarit, të bërit shkencë etj.; e treta fakti që qoftë profesionalizmi, qoftë dija nuk arrihen kollaj por kërkojnë shpenzim kohe dhe energjish.

Virtyti dhe dija ruajnë të njëjtën vlerë edhe kur bëhet fjalë për një debat. Ato ia vlen të sillen në vëmëndje sidomos po të mbahet parasysh atmosfera më e fundit e krijuar përreth studimit të Schmitt-it. Në artikullin e 2 Shkurtit tek Shekulli situatën e quaja rezultat të raportit problematik të shqiptarëve me dijen, pa kursyer as figura publike. Ata që e kritikuan artikullin, e quajtën të “pagëlltitshme” idenë e vështrimit të shqiptarëve si “turmë”, me raport problematik me dijen dhe mbi të gjitha përfshirjen në turmë emrave të tillë publikë si Topi, Krasniqi, apo Kadare. Tani po e shtjelloj pak më gjerë përse ne shqiptarët kemi probleme me dijen, të vërtetën dhe debatin në përgjithësi; përse edhe njerëz që mund të jenë figura publike mund të jenë gabim.

Dija, e vërteta, debati në kontekstin shqiptar: Ç’probleme i karakterizojnë?

Mund të evidentohen tri gjëra.

E para, karakteri deficitar i shkollës shqiptare. Gjatë 50 viteve të shkuara, shkolla shqiptare, në të gjitha nivelet, i ballafaqonte dhe formësonte shqiptarët vetëm me një këndvëshrim e metodologji, materializmin marksist. Ky deficit është karakteristikë jo vetëm e shqiptarit me nivel arsimimi universitar, por edhe tek ata që mbajnë tituj profesorësh. Deficitarizmi vazhdon edhe sot; do të vazhdojë të jetë present edhe vitet e ardhshme, pavarësisht nga zhurma që bëhet për hapjen e programeve Master apo Doktoraturë në universitetet shqiptare.

E dyta, karakteri deficitar i dijes. Dija nuk shpiket në një ditë të vetme, nga një njeri, s’njeh nacionalitet. Dija ka karakter sa sinkronik (debati dhe marrdhëniet bashkëkohore) aq edhe diakronik (produkt i eksperiencës së brezave). Këto dy elemente shfaqen në mjedisin shqiptar ose si mungues, ose në nivele minimale. Ky problem është prekur edhe nga shkrues të tjerë.

E treta, karakteri emocional i debatit. Mjedisi shqiptar dallohet për qenien më i dhënë pas vështrimit mes emocioneve dhe pasionit sesa dimensionit racional të një çështje të hapur në debat; është më i dhënë pas personalizimit të çështjes, imponimit të pozicionit, agresivitetit verbal ndaj zërit tjetër sesa të qenit i hapur ndaj argumentit, racional përballë tërësisë së argumenteve dhe pajtues.

Shqiptarët kur hyjnë në debat, e shëndrrojnë atë në konfrontim, koha nuk ka vlerë, dhe nëse qëllon të mbyllet, nuk mbyllet dot pa damkosje të tjetrit pavarësisht nëse debati zhvillohet në sallë konference, studio televizive, apo blogje. Është e kotë të sjell shembuj. Jeta jonë shqiptare është dingas e mbushur më të tillë. Lexuesi është i lirë të sjellë ndërmend ç’të dojë!

Debati mbi Schmitt: Çfarë problemesh?

Debati i fundit karakterizohet nga dy probleme.

E para, i mungon respekti për virtytin. Nëse pranojmë që esenca e virtytit është gjithsecili të bëjë atë që bën më mirë, atëhere një mungesë e respektit për virtytin shpie në situatën paradoksale ku profesionisti dhe puna e tij gjykohet nga injoranti; ose në situatën ku cilësia e mollëve matet duke i krahasuar me dardhët.

Me librin e vet për Skënderbeun, Schmitt u paraqit si historian, nuk u paraqit as si shkrimtar letërsie, as si mbledhës folklori e mitesh. Që do të thotë se Schmitt-i ka bërë një shkollë, studiuar lëndë e metoda të destinuara për ta bërë atë specialist, bërë karrierë si historian. Nëse mjedisi shqiptar do karakterizohej nga respekti për virtytin, kjo do të thoshte që Schmitt-i historian do të duhej të gjykohej e analizohej nga po “Schmitt-ët”, d.m.th. të analizohej nga njerëz të të njëjtit nivel e të pajisur me të njëjtat “vegla”, shqiptarë apo të huaj, kjo nuk do kish rëndësi.

Schmitt në kontekstin shqiptar mori kritika nga të gjithë rangjet shqiptare papërjashtim. Që shpie tek pyetja: A ishin shqiptarët e blogjeve historianë? A kishin “veglat” e nevojshme për të analizuar Schmitt-in? Pa dyshim që as historianë ishin, as shkollë specializimi për historian nuk kanë bërë (ah po, kanë bërë historinë e Skënderbeut të klasës së katërt! Mjafton! E ç’duhet më tepër?).

A janë Kadare, Topi historianë? Pa dyshim që as njëri, as tjetri nuk janë “turmë”; nuk mund të barazohen me anonimët e blogjeve. Por Kadare është shkrimtar, Topi politikan. Sigurisht, askush nuk e mohon që Kadare ka shfrytëzuar historinë për veprat e tij, e që Topi politikan e president ka detyrimin të paraqitë historinë e shtetit që kryeson në dritën më pozitive. Por asnjëri nuk është historian dhe nuk mund të marrë përsipër të gjykojë punën e një historian; Kadare e Topi do të ishin legjitimë në çdo prononcim e gjykim të tyre ndaj Schmitt-it nëse ky i fundit nuk do ish paraqitur si historian por me nje status tjetër.

E dyta, i mungon dija cilësore. Në këtë rast nuk bëhet më fjalë për problemin e krahasimit të mollëve me dardhët, por me situatën kur Schmitt-i historian përballet me analizën e historianëve shqiptarë, por analiza e historianëve shqiptarë lë për të dëshëruar. Këtu hyn rasti Krasniqi, i cili kritikën e tij për Schmitt e bënte nga pozita e historianit.

Përpara se ta shtjelloj më tutje këtë problem, do të bëj një “devijim” e ndalem pak tek çështja e kredibilitetit të profesionalizmit shqiptar, meqë ky element ka lidhje me diskutimin. Në Shqipëri, ngaqë arsimi i lartë vuan nga probleme serioze dhe për pasojë edhe cilësia akademike që ai nxjerr shihet me dyshim, diplomat e marra në universitetet e huaja shihen me një sy fetishizimi. Meqë në Shqipëri batutat e “fjalët e urta” janë modë, po përdor këtu atë që thotë “jo çdo gjë që shkëlqen është ar!”. E përkthyer për kontekstin lexo: jo çdo diplomë nga universitete të huaja i duhet thënë “amin, ti je!”.

Arsimi i lartë në perëndim është mjaft diverse. Gjen në të edhe universitete që ofrojnë doktoratura e mastera; ka që ofrojnë mastera por jo doktoratura; ka që nuk ofrojnë as mastera as doktoratura; dhe përveç universiteteve ka shumë institucione që janë kolegje katër apo dy vjecare. Ajo që është e rëndësishme është se cilësia që ato prodhojnë nuk është e njëjtë, e kësisoj edhe personat që bartin diplomat e tyre përfaqësojnë cilësi të ndryshme niveli e pregatitjeje akademike. Ky diversitet do të ish një arsye për të mos e marrë çdo diplomë nga universitetet jo shqiptare si të ish dhënë nga Zoti vetë.

Por ka edhe një arsye tjetër që mund ta bëjë diplomën të “pavlefshme”. Kjo ka të bëjë me vetë personin! Mund të kesh shkuar në një universitet perëndimor; mund të kesh marrë edhe një diplomë prej tyre; ajo që i jep vlerë diplomës tënde nuk është edhe aq vetë diploma por sesa sa është në gjëndje diplomë-mbajtësi të përdorë dijet e marra në mënyrë aktive dhe aplikative.

E transferuar në kontekstin e debatit mes Schmitt-it historian dhe historianëve shqiptarë, fakti nëse një historian shqiptar do të kish diplomë shqiptare apo nga universitete përëndimore zhvleftësohet. Kriteri matës i cilësisë së argumentit dhe zërit të një historian shqiptar më shumë se emri dhe universiteti lëshues i diplomës është brumi i kritikës; sa frymë shkencore ka ajo kritikë. Kjo jo vetëm nderon dikë nga pikëpamja profesionale; por i jep dijes një dimension cilësor; dhe ndihmon në ndërtimin e një raporti të drejtë më të vërtetën.

Nëse dikush do të pyeste po çfarë do të bënte një historian shqiptar për të treguar “brumë” shkencor në pozicionimin e tij, si përgjigje do të mjaftonte vetëm referimi ndaj parimit mbi të cilin operon raporti midis pretendimit dhe verifikimit të çdo të vërtete të zbuluar. Në shkencë, mund të bësh një zbulim, mund të arrish në një konkluzion të caktuar, mund të pretendosh zbulimin e një të “vërtete” por kurdoherë që pretendimi për zbulimin e të vërtetës se re vihet në diskutim dhe lupë kqyrëse, ajo që lidh pretenduesit dhe kritikuesin ka vetëm një emër: TË DHËNAT!

Çdo studiues arrin në një konkluzion mbi bazën e vëshgimit të disa fakteve, të dhëna. Kurdoherë që një zbulim vihet në dyshim, gjëja e parë që kritikët kërkojnë dhe zbuluesi bën është gjykimi i të dhënave të përdorura. Kjo bëhet duket i vënë ato në dispozicion të kritikuesve.

Përse kështu dhe përse kjo gjë është kaq e rëndësishme? Sepse nëse një zbulim është vërtet “i vërtetë”, kjo do të thotë që pavarësisht se kush i përdor të dhënat që kanë çuar në zbulimin e asaj të vërtete, nëse ai dikush do ti përmbahej me përpikmëri të njëjtës procedurë, duhet të mbërrijë normalisht në të njëjtin rezultat.

Nëse rezultati është i njëjtë, atëhere vërtet është zbuluar një e vërtetë; nëse rezultati është i ndryshëm, pyetjet që mund të shtrohen janë disa: Ku qëndron mospërputhja? Tek mospërdorimi i saktë i metodës? Mosndjekja në mënyrë të përpiktë e procedurës? Pasaktësia e aparatit? Në rastin e debatit ndaj veprës së Shcmitt, një nga ankesat ishte se shumë pak vetë e kishin lexuar librin.

Më e rëndësishme se kjo është siqodoftë pyetja: Për ata historianë shqiptarë që iu turrën Schmitt-it, a u karakterizua analiza e tyre nga rigoroziteti shkencor që do të kërkonte vënien në dispozicion të të dhënave?

Artan Puto, kur komentonte për analizën që i ishte bërë librit të Schmitt-it në Vjenë, ku kishin marrë pjesë edhe shqiptarë, shprehte keqardhjen që shqiptarët pjesëmarrës, në vënd të përqasnin studimin nga ky këndvështrim shkencor, ishin karakterizuar nga një qëndrim pasionant, aq koncentrat, saqë organizatorët ishin shqetësuar se mos ndodhte ndonjë incident, jo thjesht me fjalë por madje edhe fizik e për këtë kishin kontrolluar edhe nëse pjesëmarrësit shqiptarë kishin armë.

35 Komente

  1. E prisja me interes pjesën e dytë të artikullit tuaj Edmond, po më la krejtësisht të zhgënjyer leximi i tij deri në fund.

    Shumë dakort me pikat që parashtron. Po ka harruar tamam tamam atë çka vetë e përmend: TË DHËNAT, apo disa syresh.

    Si psh…

    Te “Debati mbi Schmitt, çfarë problemesh?”

    Te pika e parë, keni harruar (për korrektesë edhe mirëbesim ndaj integritetit tuaj intelektual, fjalën “harruar” nuk po e shkruaj në thonjëza) se edhe mbështetësit e librit të Schmitt nuk janë historianë. As Klosi nuk është historian, as Lubonja nuk është historian. Keni harruar gjithashtu mënyrën sesi u promovua ky libër. Po përsëris veten nga tema tjetër; në rast se Schmitt kërkonte që këtë vepër historike të tij ta përfshinte në historinë e Shqipërisë, apo në rast se kërkonte që kjo vepër të studiohej nga historianë, ai do duhej të shpërfillte debatin mediatik edhe të drejtohej nga akademia e historianëve.

    Mirëpo në mënyrë tepër harbute do të thosha, vetë Klosi e mbyll këtë derë, duke e përplasur madje, kur thotë në një intervistë
    (perifrazim): “Nuk është e mundur të rishikohet historia me këtë akademi që kemi, do duhet të presim të ikin këta historianë që të rishikohet historia”

    Nuk kishin synim pra që në fillim të ecnin në rrugën akademike, zgjodhën rrugën MEDIATIKE.

    Eh rruga mediatike përmban të tjera të dhëna, të cilat normalisht nxjerrin në konkluzione iracionale nëse merr për bazë numrin e mbështetësve. (Shumica ka gjithnjë të drejtë, është argument i dobët apo jo?) Jo vetëm, por edhe i japin praktikisht mundësi kujtdo që të shprehë mendimin e vet bazuar mbi perceptimin moral, intelektual dhe integritetit si njeri. Mbi këto të dhëna bazohet presidenti i republikës (që i ka shumë më të vlefshme se Klosi apo Lubonja), po kështu edhe Kadare, po kështu edhe Krasniqi.

    Për pikën e dytë, nuk e di nëse jeni në Shqipëri, apo keni pasur mundësi të ndiqni një debat në TV Klan te emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut ku ishin të ftuar Klosi, Lubonja, Zheji, Milo, Godo dhe Egro.

    Nga ana profesionale tre të parët nuk kishin tagrin e specialistit e megjithatë pashë gjithë habi! Lubonjën tu jepte mend Milos edhe Godos. Aq sa për një moment, ndofta si ndihmë erdhi edhe ironia e më plakut nga ata aty, Lubonja të kthehej në tepër qesharak në atë emision.
    Filluan dy historianët ta vinin në lojë.

    p.s besoj se e dini kuptimin e fjalës propagandë, po le ta rikujtojmë për të gjithë blogistët: Propagandë është përzgjedhja e informacioneve dhe të dhënave sipas një mënyre ideologjike të caktuar, për të promovuar atë formë ideologjie.

    Ju qëllimin dhe thelbin mirë e keni, të paktën për kaq sa mund të hamendësoj unë. Po gjithsesi nuk mundem të them se po i qëndroni atij, të paktën me objektivitet, përsa i përket shtjellimit të shkrimit.

    Së fundi, unë e kuptoj edhe mbështes intelektualin të kuptuar si njeriu që i kundërvihet sistemit në mënyrë kritikuese, sepse sistemi vetë nuk është perfekt, edhe kjo kritikë e ndihmon të përmirësohet. Pra është promotori i ndryshimit, apo nxitja, apo “nxitimi” po të doni, në fizikë. Ashtu si shumë mirë e ka shprehur diku edhe Xha xhai që në fund të fundit ky debat apo kjo ndërhyrje prej Klosit, Lubonjës dhe të tjerëve i rikujton historianëve se historia dhe kultura kombëtare duhet të mirëmbahet dhe përmirësohet.

    Po nuk mund të mbroj çdo diversitet të ofruar përmes figurës së intelektualit vetëm për hir të parimit se është “mendimi ndryshe”. Pra, siç e shkruajta përsëri tek tema e mëparshme tuaja, nuk e pranoj qëndrimin “pro” Klosit pa rënë dakort me të për çka shkruan e thotë. Do duhet ta lexoj, të bie dakort me të e pastaj t’i them ke të drejtë.

    Meqë diç folët për ideologjitë te shkrimi i mëparshëm, unë ruaj parimin e agnostikut mbi dijen apo mosdijen. Të agnostikut fetar: nuk e di nëse ka zot.

    Pra të drejtën Klosit e Schmittit nuk ia jap pa e ditur se ka të drejtë, ju po i jepni të drejtë – qoftë duke thënë “jam me Schmittin në këtë temë”, apo qoftë duke shtjelluar vetëm anën negative të njërës prej palëve pa marrë parasysh palën tjetër.

  2. Edmond, vetem nje gje. Ne qofte se e verteta nuk i perket nje grupi te caktuar te quajtur komb, atehere e verteta nuk i perket as edhe nje grupi te caktuar te quajtur eksperte. Debatet historike mbartin brenda pervec pershkrimit subjektiv, edhe nje lloj interpretimi mbi te tashmen apo nje recete subjektive mbi te ardhmen. Nje argument i mencur thote se mjafton nje kunderargument i arsyeshem per te hedhur poshte tezat e nje eksperti. Do te ishte dogmatike te mendoje se populli, turma, apo cfaredo, nuk eshte e pajisur me kete arsye. Injoranca e fakteve qe ndan njeriun e thjeshte nga eksperti, sic e ke vene re edhe vete ne pergjigjen qe ke dhene ndaj komenteve tek “Rrezikshmeria e Guves” nuk do te thote mungese e kesaj arsyeje, dhe duke qene se eksperti i ben te dhenat publike, nuk ka asnje arsye pse debati historik t’i perkasi vetem eksperteve te historise. 1) Interpretimi mbi te tashmen dhe dhenia e recetes mbi te ardhmen qe i perkasin ne menyre te pandare shkences se historise, 2) distanca kohore e historianit nga periudha e studimit, 3) subjektiviteti qe gjen ne arkivimin e dokumentave qe qe merr ne shqyrtim, 4) fakti qe historia nuk ka objekte por subjekte qe merr ne studim, 5) fakti qe historia edhe kur eshte vetem pershkruese, pershkrimi nuk mund te jete kurre absolutisht objektiv, e bejne eksluzivitetin e historianit profesionist dhe pretendimin e tij objektiv, apo shkencor, te tingelloje i paarsyeshem. Te thuash se “asnjëri [që] nuk është historian … nuk mund të marrë përsipër të gjykojë punën e një historiani” do te thote te jesh ne kufinjte e te paarsyeshmes.

    Me pjesen tjeter jam 100% dakord. Vetem do shtoja dicka, por me hamendje, pasi nuk e kam jetuar ate kohe. Them se nuk eshte fakti qe materializmi historik ka qene e vetmja metode e perdorur neper universitete qe ka shkaktuar deficite, pasi materializmi marksist e ka treguar veten si metode relativisht e suksesshme, por perdorimi i keq i kesaj metode.

  3. Me pak fjale,J dhe L.Kodra,Beethoven kompozoi muzike vetem per kompozitoret?
    Gjetjet llogjike ne diskutimet te kesaj natyre,perbehet ne thelb nga domosdoshmeria e paraqitjes te “nje hipoteze” shkencore ne fushen e figures individuale te nje njeriu te kohes se Mesjetes.
    Per arsye te mospatjes ne memorien e mbetur te shkruar,jeten e plote te kesaj figure,shkenca e historise kerkon te verteten.Shkeca e Historise.ne nje pjese te saj joekzakte per arsye te shkalles se besueshmerise,njeanshmerise se dokumentacionit te shkruar ne kohen e ndodhjes,nga autore te ndryshme,ka gjithmone nje objekt kerkimor.Pra,gjithmone kemi nje reth vicioz arsyetus;nga nje ose disa fakte reja te “pazbuluara” me pare,ose te zbuluara por te papeshuara siç duhet,te cilat kane “vleren” duale,e vertete ,ose e genjeshter,mud te fillohet ose vazhdohet kerkimi shkencor.Detyra e llogjikes deduktive eshte te kthjelltesoje raportin midis mundesise se gjetjes se vertetes dhe konkluzionit te ndermjetem.Deduksioni llogjik na mundeson ndarjen midis gjetjeve te vlefshme dhe ato te pavlefshme.Per mendimin tim,gjetja e Shmidit ka rendesi ne njohjen me thelle te Skenderbeut,pamvaresisht se eshte nje gjetje e pavlefshme.
    Percaktimet vleresuese ne formen kategorike dhe jo hipotetike,i ulin shume nivelin shkencor librit te tij “profesional” te pabotuar ne gjuhen e tij te memes,perpara perkthimit.Nje liber i jostandartizuar,regjistruar nga Autori le dhe nje mundesi tjeter,kesaj radhe ligjore.Shmidi mund,hipotekligjerisht,te mos jete autori i vertete i librit.
    Dhe ,per me e mbyll,arsyetimi llogjik bazuar ne premisat e rastit Shmid-Klos,nga kendveshtrimi i disa drejtimeve marre ne analize,te çon drejt,me mundesi me te madhe ndodhje,te nje konkluzioni mohueshmeria se vlerave te ketij libri.Gjithe librat e natyres kerkimore jane te detyruar ti kalojne sites se vlefshmerise ose jovlefshmerise se tyre,pranimit ose mohimit.Nuk eshte ndonje hata e madhe nese mohohet,Edmond.Nuk eshte as i pari-i fundit liber qe ka nje fat te tille.

  4. “”””Me pak fjale,J dhe L.Kodra,Beethoven kompozoi muzike vetem per kompozitoret?””””

    Jo, por normalisht librat nga e kemi mësuar ne historinë, janë shkruar nga historianë.

    Tani puna është e thjeshtë, do të nxjerrësh një libër mediatik – për shitje, apo historiko-studimor?
    Mënyra sesi e trajtuan librin e vet Schmitt dhe Klosi është rasti i parë. Në rastin e parë lejohet (po sepse nuk ndalohet në fund të fundit!) të shprehet gjithkush prej çdo roli.

    Edhe në rastin e dytë normalisht lejohet, ndarja nuk është me thikë… Që kjo puna e kritikës prej rolit që ka gjithkush, është një fallcitet llogjik, nuk do shumë mend për tu kuptuar, edhe unë e kam shprehur këtë gjë. Shkrimi im këtë gjë thotë!!

    Edhe për tjetrën ke të drejtë Orakull. E VËRTETA siç kam shkruar te “Një histori për tu lexuar”, mund të mësohet vetëm nëse e ngjallim Kastriotin. Ndryshe kemi të bëjmë me INTERPRETIM të së vërtetës që është normalisht subjektiv. Pra ky libër, nuk është gjë tjetër veç interpretimi i Skënderbeut sipas Schmittit. Ky interpretim ose pranohet ose nuk pranohet. Si në rangjet akademike, ashtu edhe ato popullore. Po nëse do të pranohej në rang akademik, normalisht do të PËRFSHIHEJ në historinë e rishikuar.

    Për ta thënë në gjuhë popullore, mbase z. Edmond do të thotë se presidenti, kryetari i kuvendit të Kosovës, apo shkrimtari nuk kanë të drejtë… jo nuk kanë të drejtë… “nuk është mirë të shprehen” – ta themi më mirë, për një fushë që nuk është e tyre.

    Edhe unë i kujtoj shkurt se janë shprehur edhe njerëz të tjerë që nuk janë të fushës. Edhe faji për këtë mediatizim është i autorit edhe përkthyesit, shumë aktorë ndërhynë edhe u bë rrëmujë, se s’ka mekanizëm kontrolli si në diktaturë. E meqë e bënë “rrëmujë”, presidenti, shkrimtari dhe KK i Kosovës po vendosin “rendin” me fjalën e tyre.

    Z. Edmond ama, kur flet te kjo pjesë e artikullit të tij:

    “”””Dija, e vërteta, debati në kontekstin shqiptar: Ç’probleme i karakterizojnë?””””

    Ka shumë të drejtë.

    Kur flet në lidhje me Schmitt, nuk ka të drejtë. Sipas mendimit tim subjektiv prej blogisti kjo.

    1. Po nisem nga kjo ndërhyrje e J.:

      Për ta thënë në gjuhë popullore, mbase z. Edmond do të thotë se presidenti, kryetari i kuvendit të Kosovës, apo shkrimtari nuk kanë të drejtë… jo nuk kanë të drejtë… “nuk është mirë të shprehen” – ta themi më mirë, për një fushë që nuk është e tyre.
      Edhe unë i kujtoj shkurt se janë shprehur edhe njerëz të tjerë që nuk janë të fushës. Edhe faji për këtë mediatizim është i autorit edhe përkthyesit, shumë aktorë ndërhynë edhe u bë rrëmujë, se s’ka mekanizëm kontrolli si në diktaturë. E meqë e bënë “rrëmujë”, presidenti, shkrimtari dhe KK i Kosovës po vendosin “rendin” me fjalën e tyre.

      Unë besoj se edhe Presidenti Topi, edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, edhe shkrimtari Kadare kanë të drejtë të shprehen për një libër i cili po diskutohet gjerësisht në mjetet e komunikimit publik. Nëse duhet patjetër të shprehen apo jo, kjo është çështje tjetër, sepse ndonjëherë, kur nuk ke gjë për të thënë, është më mirë të heshtësh, meqë edhe heshtja është shprehje.

      Tani, të vijmë edhe te mënyra si janë shprehur.

      Për shembull Presidenti Topi:

      [Skënderbeu] realizoi të parin bashkim politik dhe ushtarak të arbërve në Kuvendin e Lezhës. Aktiviteti i tij dhe rezistenca ndaj pushtuesit, e vunë atë në ballë të koalicionit antiosman. Lufta skënderbegiane buronte prej vetëdijes, se pushtimi osman do të tjetërsonte vlerat kombëtare dhe do ta shkëpuste vendin nga Evropa. Ai nuk pati parësore principatën e tij, por bashkimin e Arbërisë.

      Unë nuk jam i sigurt nëse një Presidenti i takon të shprehet kështu; sepse këto janë pohime të qarta me natyrë historiografike, të cilat nuk mund t’i bëjë një burrë shteti. Fakt është që motivet e përpjekjes së Skënderbeut janë ende objekt interpretimi, dhe këtë interpretim nuk mund ta bëjë Kreu i Shtetit! Nga e di Presidenti, se “nga ç’vetëdije buronte lufta skënderbejane”? Nga tekstet e historisë që kanë lexuar ata që ia kanë shkruar fjalimin. Mirëpo libri i Schmitt-it i vë në diskutim disa prej atyre teksteve dhe interpretimeve… Atëherë si të mos e marrësh ndërhyrjen e Presidentit si ndërhyrje pa vend, në një debat të natyrës historiografike dhe kulturore? Historianët shqiptarë që i kanë thënë ato gjëra të cilave u referohet z. Topi janë gjallë dhe mund të flasin vetë, prandaj nuk ka nevojë që ta përdorin Presidentin tonë si zëdhënës.

      Nga ana tjetër, z. Krasniqi me deklaratat e veta shkon edhe më tej dhe thotë:

      Schmitt-i, politikan e analist, bën gabime të porositura politike. Pse e bën këtë? E dinë Schmitt & Klosi!

      Gabime të porositura politike. E lexuat mirë, por po e përsërit: Schmitt-i politikan e analist bën gabime të porositura politike. Tani, ky zotëri ndoshta ka të dhëna të cilat unë dhe të tjerë si unë nuk i kemi; sepse unë Schmitt-in nuk e njoh për politikan, as di që “gabimet” e tij t’i ketë porositur kush. Dhe unë besoj që askush, dhe aq më pak një dinjitar i lartë i Kosovës, nuk mund të akuzojë një historian se po bën gabime të porositura politike, pa sjellë fakte që ta mbështetin këtë farë akuze. Nuk është serioze, nuk i bën nder z. Krasniqi as detyrës së tij; përkundrazi, flet për një mendësi e cila duhej të ishte kapërcyer me kohë dhe që sheh dorën e “porositësve” prapa çdo gjesti që e vë në diskutim statu quo-në.

      Prandaj, mua nuk më duket se Topi dhe Krasniqi sollën ndonjë gjë të mirë në këtë debat; jo sepse folën, por sepse thanë gjëra të cilat duhej t’i kishin thënë të tjerët (në rastin e Topit), ose të cilat nuk janë të hijshme (në rastin e (në rastin e Krasniqit).

  5. “Edhe faji për këtë mediatizim është i autorit edhe përkthyesit, shumë aktorë ndërhynë edhe u bë rrëmujë, se s’ka mekanizëm kontrolli si në diktaturë. E meqë e bënë “rrëmujë”, presidenti, shkrimtari dhe KK i Kosovës po vendosin “rendin” me fjalën e tyre.”

    Duket grenxerore qasja me kete ceshtje hera-heres, jashte fare nje arsyeje qe dialogon per vepren/librin ne fjale, ashtu si autori i librit ben per nje subjekt te percaktuar. Gumezhimes se arrezave, me nuk dihet tashme me cfare ne bark, fillojne te degjojne uturimen e vete.

    Pak me qetesi, mendim, kur i bini ne nji brime; “Interpretim”.

    Interpretimi i autorit te nji libri nuk eshte si ai i Presidentit apo dekorates se dikujt, por nje pune konkrete, qe do ne radhe te pare te lexohet qofte edhe nga amatore/popull dhe pastaj te diskutohet.

    Ka nje moment qe me mjaft duhet te kuptohet Mjaft me mbrojtjen e kosheres se bletes me grenxellik.

    p.s.
    Edmond Cata me deshiren e mire, me kohen e dhuruar per kete teme, do ish me efikase te fillonte spjegimin nga pika qe ai bind veten per ceshtjen se sa me spjegime te pakundershtueshme leksionesh te drejtuara per dike qe duhet te ushqehet me dije para se te marri pjese ne dialog. Pra ose e konsideron dialog pjesmarrjen ne kete blog ose leksion. Te paren, deshiroja nga z.Edmond. Mbase ka ne vijim. Mirpres edhe me pak kohe te shpenzuar te z.Edmond por shkurt dhe jo te harkohet nga pesha e injorances ne pergjithesi.

    p.p.s.
    Per sa kohe do vazhdohet me mentalitetin e “faraon”/komandant/president “i di keto ceshtje” te rendesishme per nje studiues cfaredo!?

  6. Presidenti Topi e ka per detyre te shprehet per Skenderbeun.
    Keshtu, nder bazat e shtetit jane: identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare, (Neni 3 i Kushtetutes);
    Neni 14, pika 3 thote se:
    Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.

    Atij i eshte dhene detyra per mbrojtjen e te vertetes me marreveshje- jo vetem per kete rast- eshte me e sakte te thuash se ai mbrojti gjera qe i kane (thene) pranuar te tjeret. Sigurish qe artikullshkruesit duhet ta kishin shmanguar ate fjaline qe nis me “ndonje”, por mbi mangesine e tyre (dhe te tij) nuk mund te ngresh me kembe hipoteza se presidenti sulmon Shmitin, nje qytetar te nje shteti te huaj.
    Fjalimi i Presidentit ishte ne vendin e duhur, ne kohen e duhur, (jo abstrakte keto).

    Shkrimet I dhe II me kujtuan per nga stili librin “Keshtjella” te Kafkes, ku autori ndan lehtas ne Kapitullin e Pesembedhjete, midis dy nenkapitujve te quajtur “Sekretet e Amalias” dhe “Ndeshkimi i Amalias”, monologun e Olges.
    Fjalia e fundit e “Sekretet e Amalias” mbaron keshtu:

    …Barnabas, qe atehere ishte aq riosh sa nje shqere pranvere, tha dicka vecanerisht mendjelehte dhe te paturpshme, subjekti u ndrua, dhe e gjithe puna u harrua.”

    Vazhdon Kafka:

    Ndeshkimi i Amalias

    “Por jo kohe me vone ne u mbytem me pyetje nga te gjitha anet rreth historise se letres, u vizituam nga miq dhe armiq, te njohur dhe te huaj….

    1. CD shkruan:

      Presidenti Topi e ka per detyre te shprehet per Skenderbeun.
      Keshtu, nder bazat e shtetit jane: identiteti kombetar dhe trashegimia kombetare, (Neni 3 i Kushtetutes);
      Neni 14, pika 3 thote se:
      Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqyt me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut.

      CD, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka stema e Republikës së Shqipërisë me këtë debat. Schmitt-i nuk është se ka thënë që Skënderbeu ishte kundër kësaj steme.

      Nga ana tjetër, nuk jam i sigurt as nëse Neni 3 i Kushtetutës, i cituar prej teje, mjafton për të përligjur ndërhyrjen e Presidentit Topi. Kjo sepse, edhe sikur të vërtetoheshin të gjitha hipotezat e Schmitt-it, përsëri askund nuk thuhet në kushtetutë se identiteti kombëtar mbështetet mbi të vërteta historike të mirëfillta (të cilat do të mund të përgënjeshtroheshin nga hipoteza të tjera, më të mbështetura).

      Për shembull, edhe sikur të gjendet nesër një letër e Skënderbeut, i cili të shpjegojë aty të zezë mbi të bardhë se shqiponja në flamurin e tij nuk është veçse shqiponja e njohur e Bizantit (hipoteza e Schmitt-it), kjo nuk do ta detyrojë Parlamentin tonë të rishikojë flamurin kombëtar dhe stemën përkatëse.

      Edhe si hero në ikonografinë kombëtare, Skënderbeu ka vlejtur sidomos në kohë të Rilindjes e më pas, kur identiteti ynë kombëtar po formohej; por ta përmendësh atë si faktor themelor të identitetit kombëtar të shqiptarëve të sotëm… ndoshta duhet ta argumentosh edhe pse.

      Shpresoj që ndokush prej komentuesve të blogut do të gjejë pak kohë të na sqarojë më mirë për këtë çështje…

  7. Dimesnsioni i debatit mbi librin e Schmittit eshte kthyer prej kohesh nga perkthyesi i librit dhe mediat ne nje politikum. Nje rast i tille natyrisht qe do te shfrytezohet nga njeri apo tjetri politikan me nuhatje. Akti i Topit dhe Krasniqit me shprehjen ndaj ketij debati jane akte thellesisht politike e si te tilla nuk kane se ckerkojne ne nje debat qe duhej te ishte fillimisht shkencor. Topi e maskon aktin e tij politik me nje gjuhe pseudo-historiani dhe me kete behet qesharak. Te pakten Krasniqi eshte konsekuent dhe e politizon akoma me teper ceshtjen duke i dhene nje hije komploti antikombetar.

    Si njerez private qofte Topi qofte Krasniqi jane thjesht vazhduesit e asaj qe filloi z. Klosi, e si te tille nuk duhen pare as si me te mire as as si me te keqinj se vete z. Klosi. Si perfaqesuesh institucionesh ata tregojne natyrisht nivel shume te ulet etike institucionale. Dhe kjo eshte ajo per te cilen mua me vjen keq.

  8. “”””Me pak fjale,J dhe L.Kodra,Beethoven kompozoi muzike vetem per kompozitoret?””””

    Orakull, jo. Po them pikerisht te kunderten. Faktikisht, nuk e honeps dot gjuhen e atyre qe flasin me emra kafshesh si “tradhtare”, me konspiracira, si “i paguar”, etj. Jam mese i bindur se ne dallimin mes historise dhe mitit, historia duhet te triumfoje, se cmitizimi i cdo figure, qofte kombetare, e shenjte apo hyjnore, nuk eshte “pseudo-intelektualizem”, dhe te pohosh te kunderten e kesaj qe sapo pohova, besoj me gjithe shpirt se nuk te ben patriot, por pseudo-patriot. Por kam edhe nje rezerve ndaj anes tjeter te debatit, qe shtrohet nga Edmondi me larte, dhe qe po e trajton me nje sy kritik edhe Lubonja ne dy artikujt e fundit tek blogu i tij. Ka nje dallim te vlefshem mes shkencave ekzakte dhe shkencave shoqerore, qe shume shpesh avokatet e shkences nuk e marrin parasysh. Ne te parat gjuha teknike eshte aq e precizuar, konvencionet aq te pranuara, sa qe rezultatet sa do kunderintuitive qofshin, gjejne ne pergjithesi nje konsensus te plote mes popullit, pasi u zihet bese ekspertizes se shkencetareve. Ne ndryshim me shkencat ekzakte, shkencat shoqerore per nga vete objekti i studimit, kane nje doze te larte politike. Ne qofte se voltmetri, kronometri, etj jane mjete matese ne shkencat ekzakte, mjetet matese te shkencave shoqerore jane detyrimisht ideologjite te cilat duhen kalibruar qe te bejne matjet me te mira. Teza e Thomas Kuhn se asnje fakt nuk mund te matet ne mungese totale te nje sfondi apo kornize ideologjike, eshte e mirepranuar. Metoda Baconiane per shkencat ekzakte, e njohjes se shkaqeve ne menyre qe te kontrollohen efektet, nuk duhet konsideruar si metode e shkencave shoqerore, pasi, sic argumenton edhe Rorty, bie fjala, nuk eshte kontrolli i subjekteve qe shkenca duhet te kete per qellim, pasi kjo do te ishte diktature. Per po te njejten arsye, shkencetaret e shkencave shoqerore perfshi ketu edhe historianet, nuk duhen besuar si ekspertet e shkencave ekzakte, madje do te ishte mire qe kur te flisnim per historiane, te mos kishim kurre parasysh dicka te tille si historiane profesioniste, por vetem historiane amatore. Debati nuk mund t’iu perkasi vetem atyre qe rendom konsiderohen eksperte, pasi do te ishte dogmatik, gjithmone duke marre te mireqene lirine e individit per t’a bere jeten e tij si te doje vete, pra lirine e individit per te marre pjese ne politike, nga ku terma konspirative, tradhetie, apo patriotike, jane ne pergjithesi demagogjike. Eshte per t’u habitur ne fakt, se sa shpejt fitojne pike keta politikane qe na vajti goja mbrapa duke i share, sapo ata prononcohen ne forme patriotike kunder tezave historike qe nuk i shkojne per shtat nje patriotizmi dembel. Me gjithe friken se mund te tingelloj si tip “cool”, apo kontradiktor, subversiteti, apo mungesa e konsensusit ne te tilla raste eshte shume me teper produktive. Politika eshte art, dhe diku Xhaxhai ka thene se edhe historia eshte art. Them se jam dakord.

  9. Problemi eshte se i njejti debat, i trajtuar sakte e rigorozisht qysh ne fillim ne kete blog, tashme po shkon ne dekreshendo ne vend qe te shkoje ne rritje. Te sjellesh argumentin se Topi, Kadare etj duhet ta mbyllin gojen sepse nuk jane historiane, me duket po aq e rende sa edhe te thuash qe ata qe perpiqen te rivizitojne historine kane synime antikombetare. Pra thjesht eshte nje lloj pseudo argumenti per te justifikuar mbylljen e gojes se tjetrit.

    Megjithate, le ta shohim problemin e Topit, me optiken e Xha Xhait dhe te CD dhe jo patjeter me ate te artikullshruesit.

    Nga njera ane eshte CD qe argumenton se Topi e ka per detyre institucionale te behet pale ne debat (permend kushtetuten), nga ana tjeter eshte Xha xhai qe nuk ia njeh kete detyrim. Une mendoj se dikush mund te argumentoj me efikasitet si per njeren e per tjetren pa arritur patjeter ne ndonje konkluzion. Pergjigjen mund ta gjesh vetem tek pozicioni i Topit i cili ka vendosur te perqafoje tezen e Kadarese sipas te ciles Skenderbeu perfaqson lirine, dhe si i tille prekja e figures se tij pikerisht ne kontekstin e simbolit te lirise behet i papranueshem. Kurse ne kete blog te pakten (duke perjashtuar Klosin apo edhe Schmittin apo shume te tjere jasht tij pasi nuk jam shume i qarte ne arsyet dhe pozicionin e tyre ideologjik) keto argumente jane hedhur poshte nga nje qendrim po idoelogjik i cili pretendon per nje lexim te historise duke pare nga e ardhmja, dhe jo e kaluara; pra qe synon dijen shkencen kulturen, dhe qe e konsideron problemin e “lirise” si dicka te se kaluares (te Rilindjes Kombetare). Ky me duket se eshte debati real, sepse gjithe te tjerat me duken probleme pak te stisura. Ne fund te fundit ne momentin qe nuk flasim edhe per idete e tjetrit, por vetem per idete tona, pavaresisht nga gjuha qe perdorim, nuk jemi duke bere gje tjeter vec se nje perpjekje per t’i censuruar ato. Sepse ato ekzistojne dhe nese ne nuk duam, apo nuk dime t’i perdorim ato. Pra, edhe njehere, a eshte real shqetesimi i simbolit te lirise, apo jo? Dhe c’vend duhet ky simbol te zere ne diskursin publik dhe ate shkencor ne Shqiperi. Dhe nese po, a eshte Skenderbeu simboli i tij?

  10. …”a eshte real shqetesimi i simbolit te lirise, apo jo? Dhe c’vend duhet ky simbol te zere ne diskursin publik dhe ate shkencor ne Shqiperi. Dhe nese po, a eshte Skenderbeu simboli i tij?”

    Pergjigje per pyetjen e pare , per shqetesimin e simbolit te lirise. Po!
    Pergjigje per te dyten, c’vend duhet te zere ne diskurs. Pikerisht kete qe po provokon ky liber.

    E treta pyetje; per Skenderbeun, simbol i liris. PO! Ndryshimi eshte se simboli nuk duhet per as nji moment te frenoj diskursin publik dhe shkencor te cdo etape. As gje nuk ngelet statike. Edhe dembelliku mendor s’eshte i njejt me ate te kohes se Skenderbeut sot.

    p.s. Eshte ankronike te ndjehesh i huaj ne kerkesen me minimale te te menduarit per nocionin e Lirise si simbol dhe te sprucohesh nga presione pasionante qe konservojne dembelizem. Eshte elementare te kuptohet se injoranca ka shtylla te ankoroj vellimin e saj te perbindshem te latrise, qe nga mitet, simbolet, individet.

  11. “Pra, edhe njehere, a eshte real shqetesimi i simbolit te lirise, apo jo? Dhe c’vend duhet ky simbol te zere ne diskursin publik dhe ate shkencor ne Shqiperi. Dhe nese po, a eshte Skenderbeu simboli i tij?”

    Spot on.

    Eshte shume interesant fakti se si gjuha e debatit shkencor, e lirise se mendimit per te shprehur pakenaqesi ndaj nje dogme shkencore, eshte ne te njejten linje me gjuhen e “lirise” ne kuptimin politik te fjales. Per mendimin tim Lubonja, “Behu i ditur te jesh i lire”, e ka kapur me se miri analogjine mes dijes dhe lirise, edhe pse nuk jam i sigurt, a vjen me pare liria apo dija. Liria kurrsesi nuk mund te jete simbolike, qofte ky simbol Skenderbeu, qofte vete Zoti. Liria eshte reale vetem atehere kur faktet dhe argumentet e shtruara nga kushdo, lejohen te shprehen dhe nuk vihen nen shenjester sjellesit e argumenteve. Kjo eshte metoda shkencore, dhe me shume se sa simbol, shkenca ka funksionuar gjithmone si model, qofte per lirine, qofte per demokracine.

    J. e kuptoj argumentin tend qe thua se debati u be mediatik, dhe jo neper sallonet e akademise, rrjedhimisht do te jete i politizuar. Por kam frike se ajo qe nuk kupton eshte se kjo nuk eshte domosdoshmerisht dicka negative, pasi do te lejonte metodat demokratike te te berit shkence te derdheshin ne nje hapesire publike shume me te gjere se sa hapesirat e sterilizuara laboratorike te akademive dhe universiteteve.

  12. Me duket se stema e Republikes se Shqiperise, ne te cilen eshte vendosur perkrenarja e Skenderbeut, eshte sfondi per paraqitjen e presidentit, ne letra dhe televizione. Per sa perkrenarja e Skenderbeut eshte simbol shteteror per aq kohe presidenti do te shprehet per te si per gjene e vet. Skenderbeu eshte i vetmi emer i pervecem qe ka kaluar kushtetuten.
    Ndonese me duket se me paragjykoni, une e kam lene te hapur se si do te shprehet presidenti per Skenderbeun: pro apo kundra; neser mund te behet Fatos L. apo Ardian K. president. Dhe Presidenti kushdoqofte ai do shprehet mbi Skenderbeun; ai nuk eshte as dorejashte shkence, Akademia e Shkencave e gezon kryetarin mbas firmes se tij. Ta besh tjetrin prift e ti ruash mjekren? Apo ai nuk gezon lirine e fjales. Cfare i ndalohet presidentit?
    Presidenti nuk nderhyri kund, ai u shpreh mbi Skenderbeun. Ai mbajti anen e shumices, 98% sipas studimit te Fatos L. Atij (shtetit) vetem per pune te feve i kerkohet te jete asnjeanes. Dhe ai nuk permendi Athleta Christi-n e Papes por Volterin.
    Shembujt e paket qe solla jane me shume se sa mungesa e shembujve per te mbeshtetur te kunderten- heshtjen presidenciale.

    Debatet mbi identitetin, mbi flamurin kur hartohej kushtetuta (sa per kujtese: eshte bere thekshem) dhe ky mbi mitin e Skenderbeut, i kane bere burra me nje bare mend. E kur burra te tille lene parmendat e shkojne per dru ne mal njerezia kujton se shkojne per fresk; dimri i jep te drejte sjelljes se cuditeshme, por burrat ama duhen ti kene bere stivat.

    Po ta marresh vijejeten e shqiptareve si komb, do te shohesh qe ajo kulmon per mire sa here figura e Skenderbeut shfaqet dhe merr tatepjeten kur ajo harrohet. Si njeri ai i “lindi”, si mit i rilindi, i vdekur i shprishi, i cmitizuar i … (kjo do pare).
    Nuk eshte thjesht simboli i lirise ne diskutim por i lirise se fituar me gjak (dhe sakrifica i shtuan komunistet). Heronjte e njerezimit ne stadin e sotem te zhvillimit jane ata qe shpetojne jete njerezish. Ne (dhe pse disi hipokrite) nuk perjashtohemi nga ky rregull- ulja e Nene Terezes krah Skenderbeut e tregon kete.

    C’sjell kjo apo ajo?- duhet shtruar si buka e perditeshme ne cdo tryeze te thjeshte.

  13. CD, nuk eshte puna se Presidenti ka bere gabim qe ka folur per Skenderbeun. E keqja eshte qe nuk ka folur per Skenderbeun. Presidenti mund fare mire t’a perdori influencen e tij qe raportet historike mbi Skenderbeun te shumefishohen, dhe jo thjesht te recitoje versionin zyrtar duke shprehur njekohesisht perbuzje per versionet alternative.

  14. Ne Lulian, me bindje po zgjedhim presidente qe nuk na ndreqin pune, ndersa nuk na hapin pune.
    Nje president influencial apo lidership une nuk shoh as per me tej. Kjo per shtetin. Per shoqerine dhe shqiptaret ne pergjithesi ndryshe puna.
    Presidenti duhet ti qendroje besnik versionit zyrtar deri diten qe do ti ofrohet tjetri per firme; e nese brenda vetes ka forca qe e pengojne per te firmosur, une do te respektoja aktin e tij te doreheqjes.

  15. “Si njeri ai i “lindi”, si mit i rilindi, i vdekur i shprishi, i cmitizuar i … (kjo do pare).”

    CD, urtesia e spikatur jo rralle here ne komentet tuaja, nuk e di pse rreshket nga mungesa e drites, sa me siper lexoj.
    Te me falesh se te redaktoj fragmentin tuaj si me poshte: ‘ Si njeri ai lindi, si mit rilindi, i vdekur jeton, i cmitizuar afrohet.

    Behesh uje fare sa me poshte, te citoj:
    “Nuk eshte thjesht simboli i lirise ne diskutim por i lirise se fituar me gjak (dhe sakrifica i shtuan komunistet).”

    Mokth, nyja e koklavitur ne perftyrimin e lirise gjak. Dituri, ndricim perftyrimi i lirise paq.

    p.s.
    Unifikimi rreth nji ideali te lirise nuk duhet te kete as themele dhe as mure gjaku, por dije qe merr per dore padijen si te veten dhe per vete.

  16. Te gjithe e kemi nje ide se c’eshte pseudo-shkenca e megjithate nje vezhgim mbi karakteristikat e saj mendoj se eshte i dobishem.
    http://it.wikipedia.org/wiki/Pseudoscienza

    1-affermazioni vaghe, imprecise prive di specifiche misurazioni o per le quali si sostiene che non siano misurabili ;

    Nuk e di sesa te matshme mund te jene motivet e Skenderbeut,ato qe permend Shmitklosi, ama qe pohimet jane te mjegullta, kjo eshte lehtesisht e thithshme (ende me kujtohet thenia e Klosit qe marrja e Krujes ne 28-11-1443 nuk duhet te quhet clirim)

    2-affermazioni impossibili da verificare o da confutare ;

    Imagjinohet lehte sesa pohime ne histori jane te pamundura te verifikohen apo hidhen poshte.
    Skenderbeu e dinte qe flamuri i Kastrioteve ishte marre nga modeli i atij te Bizantit .
    Ky eshte nje pohim i tille. Na mungon deshmia e te parit te Kastrioteve qe mori ate simbol, pavaresisht se logjika thote se e ka marre prej Bizantit. Nga ana tjeter edhe ortodoksia e ka perdorur ate flamur. Bizanti shtet apo ortodoksia bizantine , serbe apo bullgare ?

    3 – presentazione di risultati sperimentali privi di qualsiasi forma di peer review (la cosiddetta “scienza delle conferenze stampa”);

    Kjo supozon nje grup specialistesh qe e mbeshtesin perfundimin shkencor. Mirepo kjo e Shmitklosit eshte tamam sipas perkthimit ‘Shkenca e konferencave te shtypit’

    4- “A parità di fattori la spiegazione più semplice tende ad essere quella esatta” William of Ockham
    violazione del rasoio di Occam, ovvero il principio secondo il quale per spiegare un dato fenomeno si debba preferire, tra le teorie possibili, quella con meno assunzioni possibili ;

    Edhe ky parim eshte perbuzur, pasi eshte hamendesuar si hakmarrja ashtu edhe zelli fetar, pra ajo me e veshtira dhe me e forta ky parim supozon barazim faktoresh, nderkaq intepretimi i Shmitklosit vjen nga nje inferioritet faktoresh.

    5- denuncia di un presunto ostracismo della “scienza ufficiale”, dovuto a chiusura mentale e interessi economici

    Si e solli Julius, Shmitklosi ka akuzuar per mbyllje mendjesh akademiket , dmth shkencen zyrtare.

    6 – asserzioni che si afferma non siano state dimostrate come false e che quindi devono essere vere (o viceversa). È il cosiddetto caso dell’argumentum ad ignorantiam

    Edhe ky parim eshte perdorur gjeresisht, pasi eshte veshtiresisht e demonstrueshme shkencerisht e kunderta, ne motivet e nje figure historike.

    7- asserzioni che presentano dati che sembrano comprovare il risultato ma che non tengono conto di altri dati che confliggono con esso [24]. Questo è un esempio di effetto di selezione ovvero una distorsione della prova o dei dati che ha origine nel modo in cui i dati sono raccolti.

    Kjo eshte e qarte, seleksionimi i deshmive eshte i qarte , biles eshte nisur vete studimi nga mohimi i disa burimeve si jo te pershtatshme. Kjo ka sjelle edhe perplasjen e forte ne aspektin motivor te Skenderbeut.

    8- richiamare l’olismo come opposto al riduzionismo;
    Olizmi i perkthimeve : La posizione di chi sostiene che proprietà come “avere lo stesso significato di una formula nel linguaggio X” sono proprietà olistiche.

    Ne pohimet e Klosit, ne publik gjejme gjera qe Shmiti kur foli nuk i pohoi si te tilla, biles Shmiti u kufizua shume.
    Ky dyshim per olizem ne perkthim, ne fakt u lindi jo pak njerezve,por origjinalin ne gjermanisht nuk e kemi ende keshtu qe ky olizem ngelet hipoteze e bazuar mbi sjelljen e Shmitit.

    9- principio d’autorità. Nella pseudoscienza si riscontra la tendenza a fare accettare senza possibilità di critica, il pensiero di una data persona (l’autorità) sulla base del fatto che questa deve essere considerata superiore.

    Ky parimi i autoritetit eshte edhe parimi mbi te cilen zoti Edmond, bazon mbrojtjen e Shmitklosit.
    Ka nje mentalitet shqiptar ku i huaji eshte me autoritet se vendasi,pikerisht apriori.

    Tani mua me rezulton se kjo mbrojtje e zotit Edmond eshte ‘Apologji e pseudo-shkences’ me shume sesa vlera e nje brainstormi.

    Mund te akuzohet edhe 90% e nje kombi pse eshte kunder shkences, edhe pse nje gjest i tille eshte jomoral , sepse shkenca i gezon ca privilegje ne mentalitetin modern, mirepo e quaj te papranueshme dhe thelbesisht imorale, te akuzohet populli shqiptar(le te themi 90%) pse eshte kunder pseudo-shkences(te faktuar me lart) qe na servir Shmitklosi.

    Persa kohe qe i vetmi shembull qe sillet ne artikull, per te vertetuar tezen e artikullshkruesit mbi perqasjen anormale te shqiptarit me dijen, nuk qendron ne kembe meqe eshte pseudo-dije, atehere o problemi i ngritur eshte fals ose problemi i ngritur nuk eshte i qarte as per artikullshkruesin.

    Personalisht pres nje shembull serioz qe deshmon haptazi sesi shqiptari (nenkuptohet shumica derrmuese e shqiptareve) i afrohet dijes ne nje menyre te gabuar e pasionale.
    Ne mungese te ketij shembulli serioz, per mua problemi eshte fals, pasi nuk u takon shqiptareve por ndonje kategorie.

  17. Vemendje,
    “I lindi” dhe jo i lindi sepse Skenderbeu eshte burre, shqiptarin e ka lindur toka meme. Pra ketu themi te njejten gje, ndarja jone eshte drejtshkrimore. Nese nuk do te ishte rilindja do te kisha perdorur: i ngjizi.
    Jemi dakort me te mirat qe sjell Skenderbeu, por le te perpiqemi te shohim dhe te ligat: ka apo s’ka, cilat jane. Vdekja per shqiptaret eshte gjeme. Vdekja e Skenderbeut solli, per ta permbledhur me nje togfjalesh poeti kombetar: gjakun e shprishur te Arberit. Nese ketu nuk je dakort, nuk je thjesht ndaj asaj qe them une por sa eshte thene prej atyre qe ngrinin meshe per Skenderbeun.
    Ideja ime eshte e tille, qe ndersa te gjithe bien pergjithesisht dakort me c’beri Skenderbeu per shqiptaret kur jetoi, kur vdiq dhe kur u mitizua, askush deri me tani nuk sjell se c’do te beje per shqiptaret nje Skenderbe i cmitizuar. Ne kete gje duhet ta vjelim persembrapshi. Keshtu sipas Edmondit ketu, nje Skenderbe i cmitizuar do te na vere ne raport te drejte me dijen; sipas nje tjetri pertej nje Skenderbe i cmitizuar na miqeson me shume se sa duhet me serbet- ketij njeriu nuk i kerkojme llogari pse kerkon lufte kur ka paqe, por pse ju hakerrehet dy individeve.
    Serish: Cdo te beje nje Skenderbe i cmitizuar?
    Pergjigjja e pare eshte: asgje!
    C’ben Skenderbeu mitik?
    Pergjigjja e pare eshte: asgje!
    A vlen te nderrosh asgjene me asgjene? Jo!
    Por Skenderbeu keshtu apo ashtu sjell keto e ato. Palet jane te lutura ti sjellin, publiku ti shoshise, dhe arsyeja e tij ti vere vulen.
    Mohimi reciprok ne vlere absolute, nuk sjell gje, ashtu si nuk sjell gje permendja e mesonjetoreve dhe historise se klasave te katerta thua se po te cmitizohet Skenderbeu dhe historia e tij te shkruhet pameshirshem pa fshehur gje, mesuesit e historise do tu mesojne nxenesve te tyre se me date kaq e aq Skenderbeu i preu me doren e vet koken te nipit. Shpaten me te cilen ai kreu kete akt ja dergoi XY si shenje besnikerie. Kete shpate qe ndodhet ne nje muze te Austrise, e qe kur e kqyri Konica kishte ende gjak, ne do te shkojme ta shikojme nes…
    Urra!
    Besoj se mesuesit e historise te mesonjetoreve do te tregojne te tille Skenderbe, (ne duhet ripunuar teksti pse jo), si mesuesit e biologjise tregojne trupin e njeriut pa gjenitale.

  18. Ore Vëmendje, të duket grenxërore ndërhyrja, po ashtu mund tu duket edhe presidentit, dhe kryetarit të kuvendit ndërhyrja mediatike prej librit të Shmittit.

    Ku është ndryshimi të lutem shumë?

    Ndryshim parimor nuk ke, sepse nëse donte kush të ndryshonte historiografinë, do kishte marrë përsipër ta bënte në rrugë akademike këtë ndryshim. Dhe jo në rrugë mediatike. Shumë komente këtu po më duken si keqardhje prej presidentit Topi se u prishi lojën e çmitizimit me Shmit. Kjo është fare kalamaneske, sinqerisht.

    Sa për autoritetin ore Vë-mëndje, po atë autoritet presidentit ia njeh kushtetuta i nderuar!! Presidenti ka autoritet dhe forcë ligjore të tillë sa tejkalon me dhjetëra herë prononcimet për çfarëdo libri. Presidenti është fytyra jonë e shtetit kudo në botë! Presidenti takohet, këshillohet edhe bisedon me homologët e vet ndërkombëtarë, firmos amnisti, lidh marrëveshje, nxjerr dekrete etj. Është njeriu-simbol përfaqësues i shtetit.
    Dhe ti më thua se “paskemi nevojë” për një kokë sepse kjo kokë u prononcua për një libër? Hajdeni në vete ore…

    Xha xha, më vjen keq ta them, po edhe oponenca ndaj presidentit në çfarë ka thënë, po kthehet në mediatike!

    Presidenti Topi, shprehu atë version historie të përmbledhur që fëmijët e mësojnë në shkollë! Ju duket më me vlerë të mos mbahet krah në një debat “historik” (shto subjektivitetin e perceptimit se është historik? libri, po kurrsesi prej autorëve nuk është kërkuar të trajtohet si shkencor), por të vazhdohet të mësohet ai version prej fëmijëve në shkollë? Po ai është versioni zyrtar! Nuk e di a po e dalloni dot çka dua të them…a po bëhet e qartë. Presidenti ka përgjegjësinë e shtetit si autoritet, si institucion. Përgjegjësi të cilën asnjë prej nesh nuk e ka! Përderisa edhe këto shkrimet tona mund të bëhen copy paste këtu edhe të kthehen e tjetërsohen madje gjë që ka ndodhur edhe me shkrimet tuaja. Tani, ne të gjithë këtu as mundemi t’i mbrohemi tjetërsimit apo manipulimit të çka themi përmes internetit. Po presidenti ndryshe nga ne, mbart përgjegjësinë për çoroditjen e atyre që prej Klosit, Edmondit edhe ju, po quhen turmë. Është shumë pastorale ta thuash, po kjo turmë delesh i takon vathës së shtetit shqiptar, Bamiri po bën barinë.

    Për tu kujtuar se shteti ka edhe mjete të tjera me të cilat rregullon qarkullimin e librave, më vajti mendja të klikoja fjalët “banned books”. http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_banned_books Wiki e kishte bërë një përmbledhje të tyre. Qëmtoni pak arsyet pse ato libra janë ndaluar… edhe hajde flasim pastaj.

    Edhe tjetra, po sikur të dal nesër e të shkruaj një libër e të pretendoj se është historik e të kërkoj trajtim shkencor përmes medias, çfarë bëhet?

    Ndërsa për pyetjen tuaj në paragrafin e fundit, mendoj se boshllëku i mosdijes është tepër i thellë për t’i dhënë një përgjigje konkrete. Por ka diçka në këtë mes, në rast se IDEJA e Skënderbeut ka ndikuar në formimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve të sotëm, u ka vlejtur atyre, atëherë thjesht Skënderbeu ka ndikuar. Zoti ekziston sepse ka besimtarë që besojnë se ai ekziston. Po të mos kishte besimtarë a do “kishte” zot? A ka argument që të mohojë zotin? Agnostiku te unë po thotë nuk e di … (për hir të debatit po zbutem si agnostik)

    Po thotë edhe diçka tjetër… a është e vlefshme ideja që Skënderbeu ka ndikuar? Për shkaqe utilitare a duhet të qëndrojë kjo ide? Eh, unë këtu përgjigjem PO. Edhe presidenti kështu është përgjigjur…

    Atë më sipër e formulon më mirë Ujku i zi, ia kapi mendja e inxhinierit si duket. 

    Ujk, përveç si simbol i lirisë, Skënderbeu është simbol i shtetit shqiptar. Për mua rrezikohet impakti i popullatës (kot spo e quajnë dhe turmë de!) nëse ky simbol prishet. Shteti shqiptar për mendimin tim nuk është në gjendje të përballojë një traumë të tillë të mundshme prej cënimit të simbolit Skënderbe Ai mund të shfaqet dhe marrë forma nga më të ndryshmet, po është shtylla, ndoshta e vetmja ideologjike mbi të cilën një pjesë e madhe njerëzish të identifikuar si shqiptarë ngrejnë identitetin e tyre.

    Lulian, shiko ku kam folur për përgjegjësinë që të mos përsëritem. Po edhe te pyetja: A të duket e vlefshme me gjithë mend të quhet kritika e presidentit ndaj librit si e pavend dhe i njëjti version historie tu mësohet fëmijëve në shkolla?.

  19. CD:
    “Mohimi reciprok ne vlere absolute, nuk sjell gje”

    Nuk shihet mohim absolut, por mohim i pjesseshem shihet, kur vijne dy grupe perballe njeri tjetrit, kush me mitin e njohur te Skenderbeut e kush kunder atij lloji miti dhe jo domosdoshmerisht kunder nji miti, prap ne vazhdim.

    Mbeshtetja e cfaqur si tradicionale per mitin e Skenderbeut ka shenja patetike, ndersa ajo qe riviziton ate ka shenje jete koherente.

    p.s.
    po ndaloj se perforcuari/perserituri te nje pike qe Xha Xhai e ka aluduar me shume se pake here qellimshem se; Po perdoren per prapagand, mitet, ku fshihet dembeleria korruptive.

  20. “Ore Vëmendje, të duket grenxërore ndërhyrja, po ashtu mund tu duket edhe presidentit, dhe kryetarit të kuvendit ndërhyrja mediatike prej librit të Shmittit.

    Ku është ndryshimi të lutem shumë?

    Ndryshim parimor nuk ke, sepse nëse donte kush të ndryshonte historiografinë, do kishte marrë përsipër ta bënte në rrugë akademike këtë ndryshim.”

    Perderisa Presidenti mori fjalen ne lidhje me kete ceshtje del se., ose eshte i nje rendesie te madhe permbajtja e ketij libri, ose Presidenti se ka iden fare se c’permban ky liber, por di shume mire perrallen e fillores. Ata qe dijne me shume , akademiket, s’po degjohen.

    J, te siguroj se miti i c’faredo lloji nuk mund te ndaloj nje mendje te shendoshe te evoloj perftyrimin per mitet, perkundrazi dhe, rasti i librit eshte i till.

    Or djal, J, nuk e kupton ti se Titulli, Presidenti, Shqiperia, politikisht jane te denigruara ne panteonin e qytetrimit zyrtar te kohes sone. Nuk eshte e thene per cdo individ shqiptare, te jete keshtu. Mos e identifikon ti veten me lavdi zyrtare te listes qytetare ku bene pjes, apo per individin qe je?

  21. Më e madhe se rëndësia, është zhurma nga libri.

    Vëmendje, për mua personalisht mos ki merak për evolimin, po do të sfidoja të siguroje “turmën”. Ai përshkrimi që i bën veprës së Shmitit se stimulon imagjinatën për mitet, është i denjë për një libër letrar. Si “Liza në botën e çudirave”.

    Më poshtë, dole dhe ti anarkist institucional më keq se Luliani. Po nëse nuk e ka atë status që duhet o Vëmendje, ajo është fatkeqësi, më gjej një shtet të fortë që s’ka autoritet.
    Eh ju bini përsëri mbi të njëjtin fallcitet në mënyrë të habitshme!

    Nuk e di më pas jeni vërtet kaq naivë sa po shkruani se “presidenti recitoi versionin e fillores”? Ai ka këshilltarë për këto çështje.

    Shkurt për mua, ky është inat i kotë apo bezdi që shprehni ndaj ndërhyrjes së presidentit, vetëm për shkak të statusit të tij. Nëse binit dakort parimisht me Shmitin atëherë rruga e duhur do të ishte të kërkonit ndryshim të versionit zyrtar. Të tjerat… llafe.

  22. Mohimin reciprok e kisha per palet, Vemendje.
    Mohimin qe ato i bejne njera-tjetres, jo mitit.

  23. Me sa mbaj mënd nga historia e parevizionuar, Presidenti Topi merrte pjesë në atë transmision televiziv për të përkujtuar 17Janarin… dhe jo për t’ju përgjigjur Klosit apo Edmondit.

    Doja të bëja (si blogist, se për të tjerat shyqyr që di të fus lugën në gojë) disa pyetje:

    1- Për kë është shkruajtur ky libër :
    A) për historianët,
    B) për austriakët,
    C) për ta bërë më të ditur “turmën” shqiptare.

    2- Përveç Putos, që e paska dipllomën më të vlefshme se të gjithë të tjerëve, A KA ndonjë KOLEG të Shmidit (për të mos pyetur për historianë të tjerë… se mbase nuk kanë diplomë të barazvlefshme me këtë studioz 34 vjeçar) që e ka lexuar punimin e tij dhe ka dhënë ndonjë vlerësim?

    3- Përveç vlerave historike që paska libri i Shmidit, a mund të na thoni se si është pritur edhe përsa i përket kontributit që ka sjellë në kulturën botërore përsa i përket dijes dhe virtytit?

  24. “po do të sfidoja të siguroje “turmën””

    Mos me beje te portretizoj si turrme “J”
    Te njejten pershtypje qe krijon Presidenti edhe ti, kur kapni zyrtarisht veten per te bllokuar zyrtarisht tjetrin, pa argument zyrtar dhe qytetar.

    O, “J” c’thua bre sa ligjeron; “Nëse binit dakort parimisht me Shmitin atëherë rruga e duhur do të ishte të kërkonit ndryshim të versionit zyrtar.”

    Kuptoje brruto! Jane dy versione Shmiti; nje i librit dhe tjetri i dikujt qe mund te shkruaj, si edhe ne ketu. Ky dreq Shmit ploteson te dyten dhe automatikisht te paren me liber. Rekomandoj ulje tensioni/emocioni dhe te shohesh linjen e thjeshte; une, nuk jam ne. Ju, nuk je ti. Gjerat thuhen sot, jo aq me mire se dikur, por te pakten thuhen. Kjo trazon menyra te menduari. Dikush mire eshte te jet aktiv dhe jo thjeshte zhurmues per aktivet.

    Flet shume ti J, ne vecanti per persona, probleme, duke e personalizuar veten si personazh te ngjarjes, ne vend qe te kursesh disa nga rrudhjet e ngjarjes.

  25. Be my guest Vëmendje! Nëse tundimi yt për vetëkënaqësi është kaq i madh, e pse do bëhem unë pengesë për këtë? Kur edhe nëse dua, nuk mundem…

    Vëmendje, ti jeni JU, dhe ju – jeni ju që keni shkruar në këtë temë edhe keni shprehur të njëjtin mendim me “ty”. “Ju” nuk është pjellë e imagjinatës time, as grup armiqësor, as kolektivizim me dhunë. Eh vëmendje vëmendje…

    Unë nuk jam ne, unë jam një nga ata që mbështes se nëse vërtet JU intereson kjo çështje parimisht, nuk do grindeshit nëpër media për këtë po do kërkonit rishikim të historisë…

    p.s ai paragrafi i parë fare, te postimi i parë fare tëndi, që më ke cituar në fillim është shkruar në atë mënyrë pikërisht për të provokuar… eh vëmendje vëmendje… mos e shpërdoro nick-un.

  26. “Nëse tundimi yt për vetëkënaqësi është kaq i madh…”

    I dhimbshem ne shume dimensione.

    Ka nje moment qe me mjaft duhet te kuptohet Mjaft me mbrojtjen e kosheres se bletes me grenxellik.

    …nuk lexohesh ndonji here edhe pse e zeze shkruar mbi te bardhe.

    J, zelli yt kalon ne paranoj kur insiston e rishkruan; “unë jam një nga ata që mbështes se nëse vërtet JU intereson kjo çështje parimisht, nuk do grindeshit nëpër media për këtë po do kërkonit rishikim të historisë…”

    Behesh i pa kontrolluar nga pasionioni. Prap me JU intereson… do kerkonit rishikim te historise.
    Mendon ti djal apo thjesht flet ne shkrim?

    Nuk ka ne dhe ju. Ka nje histori, per te cilen diskutohet, ne blog dhe ne liber e zyrtarishte. Pra mendime te shkruara. Disa nga mendimet jane patriote te hulumtimit dhe disa jene hulumtuar patriotikisht.

    Mos vazhdo me te vecosh njerin dhe tjetrin duke ushqyer paranoikisht emocionet dhe le logjiken ne meshiren e lexuesit. Vetem qe te dhimbset si subjekt nuk justifikon akuzat qe ben, se Shmitit i dhimbset dhe pa bere akuza, sipas Klosit.

  27. “Shkurt për mua, ky është inat i kotë apo bezdi që shprehni ndaj ndërhyrjes së presidentit, vetëm për shkak të statusit të tij. Nëse binit dakort parimisht me Shmitin atëherë rruga e duhur do të ishte të kërkonit ndryshim të versionit zyrtar. Të tjerat… llafe.”

    Duhet te kuptosh nje gje, ti dhe te gjithe qe po ofendohen nga Skenderbeu. Ka arritur nje moment debati, qe nuk flitet me per Skenderbeun. Titulli i temes me larte eshte Vlera e nje Brainstormi. Xhaxhai e ka hedhur shpesh fjalen tek etika e debatit. Lubonja po ashtu ka hequr paralele mes Dijes dhe Lirise. Ajo qe me ben pershtypje eshte se nga nje ane e debatit flitet per debatin rreth Skenderbeut, ndersa nga ana tjeter flitet per Skenderbeun. Ajo qe po ve re eshte se ata qe flasin per debatin rreth Skenderbeut, mund te flisnin ne te njejtat terma rreth cfaredo debati, ndersa ata qe flasin per Skenderbeun kembengulin tek paprekshmeria e kesaj figure si simbol i lirise. Ata qe flasin per debatin, kembengulin per praktiken e lire te debatit (ndonjehere edhe me lapsuse, si Edmondi me larte) dhe per lirine e cfaredo praktike dhe per keta eshte kjo liri qe eshte e paprekshme, nderkohe qe simbolet bien fli e kesaj, ndersa ata qe flasin per Skenderbeun, (mund t’a kem perceptuar gabim, por) flasin per simbolin e lirise, dhe nuk e kursejne as popullaritetin, as autoritetin, per t’a kthyer muhabetin ne paprekshmeri te simboleve, packa se simbolet ndryshojne me kohen. Njesoj si kryqi qe nje periudhe mund te kete simbolizuar nje sekt cifutesh, ne nje periudhe tjeter fene zyrtare te Romes, ne nje periudhe tjeter Shpetimin, ne nje tjeter supersticionin, etj, ashtu edhe simboli qe sot eshte i lirise, neser mund te jete i dickaje tjeter, e dje mund te kete qene i dickaje krejt tjeter. Dhe asgje per t’u shqetesuar nuk ka kjo. Perkundrazi, shume me teper shqetesuese eshte mbrojtja fanatike e simbolit te lirise, nderkohe qe per lirine vete, nuk behet as edhe nje perpjekje – shumellojshmeria e debatit jo vetem qe nuk inkurajohet, (gje qe mund te behet edhe duke ruajtur versionin zyrtar) por edhe dekurajohet.

    J. ne na perputhen mendimet ne kete, dhe me behet qejfi per veten prej kesaj. Ndryshe, psh, kur Shmittin dhe Klosin e trajton si nje, ti dhe miku yt Hyllin, i cili me beri te mbaj barkun me dore kur e konsideron si nje njeri te vetem dhe e quan Shmitklosi. Klosi ka shume te drejte te kerkoje nje cmitizim, (ky eshte debat ne lidhje me formen e debatit) packa se mund te kete deshtuar apo jo Shmitti, (ky eshte debati historik), dhe Presidenti, Krasniqi, Kadareja, nuk kane te drejte fare te jene te njeanshem, paranoiak, apo percares, (ky eshte serish debat ne lidhje me formen e debatit).

    Hyllin, te keshilloj t’a aplikosh te njejtin koment qe ke sjelle mbi pseudo-shkencen kur ben ato poezite etimologjike dhe qahesh se Akademia e ndryshkur nuk i merr parasysh inovacionet e tua.

  28. S’e harrova, une mund te jem anarkist institucional vetem po qe se une dhe ti kemi parasysh te njejten gje me kete titull, perndryshe me ngaterron me ndonje tjeter, ne mos me veten. Anarki=reagim ndaj deshperimit. Po qe se nuk e pranon barazimin me larte si te vertete, atehere une nuk jam “anarkist institucional”. Nejse, muhabete te tjera, qe do iu vije koha me afrimin e votimeve.

  29. Eh cfare te ben Skenderbeu. Po perzihet muhabeti i te vertetes historike te Skenderbeut me muhabetin e reformimit te sistemit shkollor ne Shqiperi, me muhabete te tjera qe fusin bashke ne te njejtin thes Platonin e guven e tij, e te verteten e shqiptareve e identitetin e tyre, e evropen, e komunizmin, e serbet, e kantonet e Zvicres, e pseudo-shkencen, anarkistet institucionale etj etj etj. Shume rremuje, shume rremuje.

  30. ””Ndryshe, psh, kur Shmittin dhe Klosin e trajton si nje, ti dhe miku yt Hyllin, i cili me beri te mbaj barkun me dore kur e konsideron si nje njeri te vetem dhe e quan Shmitklosi.””

    Do me pelqente qe ta mbaje gjate barkun me dore, jo se te uroj vuajtjen por se do me kurseje vemendjen.
    Shmitklosi ka ardhur si nje individ, perderisa Klosi e ka privatizuar librin apo me sakte sillet me menyre posesive ndaj librit e Shmiti i ka lene hapesire ne kete drejtim.

    ””’Klosi ka shume te drejte te kerkoje nje cmitizim, (ky eshte debat ne lidhje me formen e debatit) packa se mund te kete deshtuar apo jo Shmitti, (ky eshte debati historik), dhe Presidenti, Krasniqi, Kadareja, nuk kane te drejte fare te jene te njeanshem, paranoiak, apo percares, (ky eshte serish debat ne lidhje me formen e debatit).””’

    Cmitizim me pseudo-shkence ? Ku e gjeti kete te drejte ?
    Kush ja jep kete te drejte ? Liria e fjales ?!
    Liria e fjales nuk perfshin lirine e fyerjes se nje figure kombetare e perqasja me pseudo-shkence ndaj figures kyc te shqiptarise eshte fyerje dhe e rende biles .

    Shteti shqiptar ka lindur si nevoje e kombit shqiptar per shtet e themelet e kombit jane edhe themelet e vete shtetit. Kushtetuta ne kete pike si vijim i parimit themelor mbi te cilin u ndertua shteti shqiptar i ruan simbolet kombetare nga zuzariteti i ‘fjales se lire’.

    Po te leme zuzaritetin e rrugacerine te triumfojne mbi simbolet kombetare atehere me mire te shpallim hapur luften civile se atje do shkohet.

    Mendoj se duhet nje ligj i posacem i bazuar ne kushtetute, ku gjera te tilla te ndeshkohen me gjobe te rende, keshtu mbase do ndalohet se spekulluari.
    Rendesi ka edhe qe personat qe spekullojne ne kete fushe te futen tek kategoria e kriminelit.

    ”””’Hyllin, te keshilloj t’a aplikosh te njejtin koment qe ke sjelle mbi pseudo-shkencen kur ben ato poezite etimologjike dhe qahesh se Akademia e ndryshkur nuk i merr parasysh inovacionet e tua.”””

    Me vjen keq qe me kete shprehje po fyen ne radhe te pare zgjuarsine tende pastaj timen.
    Une shpreh mendimet e mia, nuk pretendoj te jene shkence. Te gjitha opinionet e tilla nuk perbejne shkence, por shprehje e mendimit e mund te jene te gabuara apo te verteta , kjo eshte detyra e atyre qe merren me shkence ti verifikojne e vene vulen.

    Nese Klosi e mbrojtesit e tij nuk do kishin pretenduar se kjo e Shmitklosit eshte shkence e kulluar, por mendim/interpretim atehere nuk do kish ndodhur gjithe ky pehlivanllek mediatik. Ishte dhe eshte pikerisht ky pretendim absurd per ta kthyer pseudo-shkencen ne shkence te kulluar qe shtyu edhe zotin Edmond ti jape publikut shqiptar nje shpulle me autoritetin e pretenduar si dishepull i se vertetes shkencore.

  31. “Une shpreh mendimet e mia, nuk pretendoj te jene shkence. Te gjitha opinionet e tilla nuk perbejne shkence, por shprehje e mendimit e mund te jene te gabuara apo te verteta , kjo eshte detyra e atyre qe merren me shkence ti verifikojne e vene vulen.”

    E pse mos pretendosh te jene shkence ne menyre qe te ballafaqohet me shkencen, dhe o te shohe rrugen tende, o te te tregoje gabimet. E pse mos e konsiderosh thirrjen e Klosit per studimin e Shmitit si shkence thjesht si nje opinion te Klosit, i cili po te ballafaohet me shkencen e mirefillte, o te shohe Klosi gabimin, o te ndrroje shkenca. Dikush me siper e ka thene kete. Por jo, ky konsiderim eshte i pamundur prej disave, pasi cmitizimin e barazoni me perbaltje, dhe jo me shkence, dhe kerkesen e deshperuar per cmitizim nuk e lexoni si kerkese per t’i ballafaquar gjerat me metode shkencore, por si rruga e sigurt dhe e ftohte drejt tradhetise.

  32. p.s. Hyllin. Kur thua:

    “Mendoj se duhet nje ligj i posacem i bazuar ne kushtetute, ku gjera te tilla te ndeshkohen me gjobe te rende, keshtu mbase do ndalohet se spekulluari.
    Rendesi ka edhe qe personat qe spekullojne ne kete fushe te futen tek kategoria e kriminelit.”

    besoj se e kupton se sa qesharak behesh dhe c’vuajtje me krijon duke mbajtur barkun me dore nga qe edhe pse nuk ke pushtet legjislativ, te arrin mazokizmi (ti e konsideron veten jofemenin!!!???) deri ne ate shkalle sa qe je dakord qe legjislativi te te heqi dinjitetin dhe moralin prej shkencetari ne emer te atij kombi ne emer te te cilit na kane gerryer brinjet me rradhe qe nga Zogu e deri tek ky Gomari qe kemi sot. E sigurt qe nuk e ke keqkuptuar ate shprehjen e famshme qe thote “mashkulli e gjen burrnine kur e kupton c’eshte femra”?

  33. Nuk e kuptoj pse kerkon te heqesh vallen kur sdi me leviz kembet ?

    Pseudo-shkenca nga opinioni/mendimi ndryshon ne dicka thelbesore; pseudo-shkenca pretendon te jete shkence ne ndryshim nga opinioni/mendimi qe nuk e zoteron ate pretendim.
    Une nuk kam thene ndonjehere se ky perfundim eshte shkencor, perkundrazi me shpesh kam thene mund te jete e vertete apo se mua me duket e vertete.
    Shmitklosi pretendoi te kete perfundim shkencor , biles e verteta absolute qe dhjetra e qindra autore me pare kishin qene te qorruar e nuk e kishin pare.

    Sa per ato xhixhilete me dinjitet shkencetari e dhimbje barku, deri para pak kohesh ka qene nje ligj (degjova se nuk eshte me) ku denohet deri me burg ai qe perdhos simbolet kombetare. Besoj se shume shtete e kane akoma.
    Ky ligj bazohet ne kushtetute e venia e gjobes me duket efikase ndaj zuzaritetit me simbolin kryesor kombetar.
    Dinjiteti i kombit eshte siper dinjitetit te individit qofte shkencetar apo barbon.
    Ne cfushe kerkove leksion mbi c’eshte femra ? Mos me thuaj se ishte sfide !

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin