VIRTYTI I MODERIMIT

Diskutimi për lirinë e fjalës ka vlerë kryesisht në tri drejtime: (1) për individin që ka diçka për të thënë; (2) për individin, grupin ose institucionin që preket drejtpërdrejt nga fjala e të parit; (3) për institucionin që ka autoritet t’ia mbyllë dikujt gojën.

Në regjimet autoritare dhe totalitare, problem përbën pika 3, ose autoriteti i pushtetit për të mos i lejuar njerëzit të flasin lirisht; i cili pak a shumë ushtrohet nëpërmjet dhunës; në regjimet liberale, problem përbën më shumë pika 2. Për këtë arsye, në Korenë e Veriut mund të shkosh në burg nëse, bie fjala, lavdëron në publik Korenë e Jugut; ndërsa në Korenë e Jugut mund të ndëshkohesh për libel, ose kur fyen dikë publikisht.

Meqë liria e fjalës nuk është e vetmja liri, atëherë ajo kufizohet me ligj, në pajtim edhe me kushtetutën ose traditën e kulturës përkatëse; shpesh ligjet kufizuese kanë të bëjnë me pasojat sociale të fjalës (shembulli më tipik është kur dikush ulërin “zjarr!” në një teatër të mbushur dingas; ose kur një radio lajmëron për një epidemi shfarosëse në qytet); ose me të drejtën që ka dikush tjetër për të mos u fyer personalisht.

Natyrisht, as që më shkon nëpër mend ta analizoj këtu problemin nga pikëpamja juridike, sepse nuk mundem; por besoj se midis lirisë së dikujt për të quajtur Salë Berishën “legen” në publik, dhe të drejtës së Salë Berishës, si qytetar dhe kryeministër, për të mos u fyer publikisht, e dyta merr përparësi ndaj së parës.

Nën totalitarizëm, ky problem praktikisht nuk ekziston; në qoftë se dikush guxonte ta quante, bie fjala, Enver Hoxhën “legen” në publik, nuk do të kishte kohë as të mbaronte së shqiptuari rrokjen e dytë, para se ta zhduknin krejt nga sfera publike. Prandaj dilema midis fjalës dhe fyerjes lind më tepër në ato mjedise shoqërore ku liria e shprehjes është e garantuar, ose merret si e mirëqenë.

Po t’i hedhësh një sy shtypit shqiptar, do të vësh re se atje akuzat ndaj politikanëve kundërshtarë lëshohen pa teklif, dhe askush nuk mban as përgjegjësinë më të vogël, nëse tjetri fyhet vetë, ose edhe me libër shtëpie. Vetë Salë Berisha, të cilin më sipër e përmenda si viktimë potenciale të lëndimit me fjalë, i fyen kundërshtarët e vet rregullisht në publik.

Për një pjesë të folësve publikë në Shqipëri, realë ose anonimë, liria e fjalës konceptohet si liri për të fyer të tjerët; sepse shumë nga këta njerëz vijnë nga një kulturë komunikimi kaq primitive, sa e vetmja formë me të cilën mund t’i drejtohen kundërshtarit të tyre real ose të imagjinuar, është sharja ose fyerja.

Një pasqyrë të këtij përçudnimi e gjen në hapësirat e komenteve në faqet online të gazetave, të cilat tani shoqërojnë çdo artikull, në emër të ndërveprimit, demokratizimit të fjalës dhe emancipimit të publikut. Këto hapësira, të cilat përgjithësisht nuk moderohen, priren të degradojnë në mure nevojtoresh publike, ku çdo mbishkrim synon shkatërrimin e dinjitetit të autorit të shkrimit ose të ndonjë personi tjetër publik.

Paradoksalisht, liria e fjalës e interpretuar si liri për të mbuluar autorët me baltë shkakton ndrydhje të lirisë së fjalës, sa kohë që shumë autorë lodhen nga ky farë poshtërimi dhe heqin dorë nga fjala.

Të njëjtën dilemë e ndesh edhe në forumet dhe blogjet online, të cilat nuk e gjejnë dot lehtë ekuilibrin midis nevojës për të mbrojtur pjesëmarrësit nga fyerjet dhe të drejtës së pjesëmarrësve për t’u shprehur. Kjo dilemë nuk mund të zgjidhet nëpërmjet rregullave, sepse këto rregulla kanë gjithnjë karakter kulturor dhe parakuptojnë publik homogjen, ndërsa pjesëmarrësit në forumet e hapëta kanë koncepte të ndryshme për fjalën, dinjitetin personal, të drejtën e privatësisë dhe të drejtën për të mos u lënduar personalisht.

Një gjë vështirë se mund të diskutohet: që liria e fjalës të funksionojë, duhet që folësi të jetë i trajnuar me fjalën, ose ta ketë mësuar tashmë se çfarë përdorimi mund t’i bëjë. Këtu e përdor fjalën ‘trajnim’ me atë kuptim që do ta përdorja edhe për macen kur mësohet të urinojë në kutinë me rërë, ose fëmijën që mësohet të hajë me pirun, jo me kthetra.

Etiketa në komunikim, madje edhe mes armiqsh, është si vaji për ingranazhet; ndihmon lëvizjen e informacionit në të gjitha kahet, dhe u liron duart pjesëmarrësve për t’u marrë me çështje më të rëndësishme sesa konfrontimet personale të nivelit fekal.

Si moderator i këtij blogu, shpesh më duhet të fshij komente të cilat i gjykoj të papërshtatshme për nivelin e blogut dhe të debatit në përgjithësi. E kam të qartë se kjo nuk është rruga më e mirë për të bërë miq dhe se autorëve të mesazheve të fshira nuk do t’u vijë mirë; më se një herë, këta autorë më kthehen duke më akuzuar se po tregohem hipokrit me ta, meqë nga një anë mbroj publikisht lirinë e fjalës, ndërsa më anë tjetër ua mohoj atyre.

Këtu ka një keqkuptim – në hapësirën e një blogu privat, liria e fjalës nuk mund të garantohet, madje as në atë pjesë të blogut që i jepet në përdorim publikut. Po të duam ne si administratorë të blogut, mund t’i mbyllim krejt komentet për tema të caktuara; përsëri, po të dëshirojmë, mund të dëbojmë përfundimisht dikë nga blogu, pa qenë të detyruar të japim shpjegime.

Me fjalë të tjera, brenda kufijve të një blogu privat, liria e fjalës e mysafirëve është funksion i arbitraritetit të administratorëve.

Unë ndjek shumë blogje, kryesisht amerikane; dhe kam konstatuar se komentet e lexuesve aty trajtohen në tre mënyra kryesore: (1) komentet lihen krejtësisht të hapura, por autorët e blogjeve nuk i lexojnë as marrin pjesë në diskutimet; (2) komentet moderohen, dhe autorët marrin pjesë aktivisht në diskutimet; (3) komentet nuk lejohen. Nga përvoja ime, kam nxjerrë përfundimin se mënyra e dytë është më prodhimtarja, sidomos sepse është e vetmja që lejon nyjëtim të debatit përtej reagimeve epidermike dhe provokimeve të troll-ëve.

Blogjet e moderuara të The New York Times janë, për mua, shembulli ideal për t’u ndjekur dhe imituar; meqë dëshmojnë si cilësia e debatit varet drejtpërdrejt nga shkalla e moderimit.

Nga ana tjetër, blogjet janë një dukuri e re në komunikimin publik të shqiptarëve; pothuajse po aq e re sa edhe mundësia për të komentuar drejtpërdrejt një artikull të botuar. Përvoja me faqet online të gazetave të mëdha, si Shekulli, vërteton se lënia e dyerve hapur është kundërprodhuese; dhe se një hapësirë e pamoderuar i tërheq gojëpalarët njëlloj siç i tërheq graffitarët muri i një shtëpie të zbrazët ose të pabanuar.

Në fakt, për hapësirën virtuale publike vlejnë të njëjtat ligjësi e rregullsi që janë përshkruar për botën reale; mes të cilave, edhe i ashtuquajturi efekt i “dritares së thyer”, përshkruar nga James Q. Wilson dhe George L. Kelling, në një artikull të tyre të botuar në Atlantic Monthly, Mars 1982 (Broken Windows: The Police and Neighborhood Safety).

Autorët i përshkruajnë kështu pasojat e lënies pas dore të mjediseve publike:

Një copë truall braktiset, mbijnë barëra të këqia, thyhet një dritare. Të rriturit pushojnë së qortuari kalamajtë; kalamajtë marrin zemër, dhe bëjnë edhe më shumë prapësira. Familjet fillojnë e largohen për të jetuar gjetiu, ndërsa individë vetmitarë vijnë për t’u zënë vendin. Adoleshentët e kalojnë kohën përjashta dyqanit në udhëkryq. Dyqanxhiu u kërkon të largohen; ata refuzojnë. Ndodhin zënie. Plehrat vijnë e grumbullohen. Njerëzit fillojnë të pijnë alkool përpara dyqanit të ushqimeve; një i dehur plaset përdhé në trotuar dhe lejohet të flerë aty ku është. Kalimtarëve u qepen nga pas lypësat…

Diçka e ngjashme ndodh edhe me mjediset publike online: të lëna në mëshirën e përdoruesve, jo vetëm që nuk arrijnë të vetadministrohen e të vetëdisiplinohen, por përkundrazi, nuk mund të vijnë veçse duke u degraduar, derisa rregullit t’ia zërë vendin entropia.

Mjaft të shohësh si janë katandisur hapësirat e komenteve në YouTube, për t’u bindur.

Tani, qëllimi i një blogu, edhe kur është kolektiv dhe u përket disa autorëve njëkohësisht, nuk është t’u ofrojë vizitorëve, kalimtarëve dhe mysafirëve të drejtën e fjalës, as t’i trajnojë në përdorimin e kësaj të drejte; por vetëm t’ua ofrojë të drejtën e fjalës autorëve, duke u krijuar këtyre kushtet optimale për t’u shprehur. Mes këtyre kushteve, vend të dorës së parë zë feedback-u, ose mundësia për të ndërvepruar me lexuesit, e cila realizohet nëpërmjet komenteve (asaj pjese të hapësirës private të blogut që mbetet e hapur për publikun); por kjo nuk është veçse një arsye më tepër për t’i mbajtur komentet të moderuara.

Bota e blogjeve dhe e forumeve u nënshtrohet edhe ajo ligjeve të konkurrencës dhe të evolucionit; tek e fundit, vetëm ato faqe do të mbijetojnë dot, ku është mbajtur një ekuilibër midis interesit të autorëve dhe kuriozitetit të lexuesve. Edhe pse mundësia për të ndërvepruar në kohë reale e ka mënjanuar krejt hierarkinë midis autorit dhe lexuesve, kjo nuk do të thotë se e ka zëvendësuar automatikisht me barazinë e këmbëve të dhisë. Përkundrazi, hierarkitë e reja tash e tutje kanë të bëjnë më tepër me shkallën e zotërimit të rregullave të mirëkomunikimit, të cilat po i shkruajmë të gjithë së bashku.

 

45 Komente

  1. xhaxha, nuk keni nevoje te shkruani kaq gjate per nje koncept shume te natyrshem. Ky eshte blog privat. Ketu njerezit nuk kane ardhur me zor. Kane zgjedhur te vijne. Dhe zgjedhja e tyre permban zgjedhjen per sjelljen konform normave, rregullave te shkruara e te pashkruara te blogut. Kush nuk i ndjek keto rregulla fluturon. Blogu me komentuesit e lexuesit e tij eshte njelloj si nje komunitet apo grup. Kush nuk ndjek rregullat e nuk integrohet duhet te largohet.

    Shume me mire do te ishte qe te ndiqni nje mekanizem transparent qe ja ndalon perhere komentimin personave qe i shkelin rregullat ne menyre te vazhdueshme. Sepse e di nga eksperienca qe moderimi eshte i mundimshem. Pra nese persona (numra ip) te caktuar i shkelin rregullat ne menyre te vazhdueshme jo vetem qe i hiqen komentet por edhe i ndalohet komentimi i mevonshem per nje kohe te caktuar (6 muaj psh.) Nje mase e tille ndeshkuese shkurton punen moderuese per ju dhe akoma me shume sherben si parandalues i komenteve jo te denja. Edhe ne jeten reale cdo grup, komunitet apo kulture permban masa ndeshkuese. Blogjet duhet te fillojne te perdorin mekanizma te ngjashme per hir te mbijeteses se tyre.

  2. O Eni, po dale njëherë mor djaë -do të thoshtë Ramizi po të ishte “gjallë”. Fillova kështu se ne rreshtat e tua seç mu kujtuan pionierët me entuziazmin dhe përkushtimin e tyre…Po mir mo Eni, a di ti që blogu është një media dhe që mediat (private po që po) nuk janë aq të lira sa zoqtë. Baba shteti, direkt ose indirekt, duke respektuar liritë dhe të drejtat kujdeset që fëmijet e tij të sillen mirë dhe të mos marrin rrugët. Pa u futur në hollësira, minimalisht ka një ligj që rregullon veprimtarinë e mediave në demokraci. Po blogun mo Eni kush e rregullon? Ta thom u….askush. Atëhere big brother – moderatori, na qënkërkish i jashtëligjshëm. Në fakt është, se nuk ka as emër. Se u kujtova për punën e emrit…nuk di çfarë mendon ti por mua nuk më duket normale që “askushi” të kontrollojë dhe dirigjojë opinionet e shumë shqiptarëve të mirë. Nëse do të më thoshe që kjo është një lloj masonerie, prapë nuk do ta besoja se masoninë së pari e dallon fshehtësia. Qofsha i gabuar në këto që shkruajta po mua kështu më duket. Në mungesë të ligjit, të kolegjialitet në marrjen e vendimeve, etj., mendoj se lihet shteg për abuzime dhe për të rënë në grackën e propagandës që ndryshon kryekëput nga informimi i opionit publik. Do të doja te shkruaja shumë më gjatë për këtë argument por kam frikë se big brother do të më çensurojë…..ma ka bërë dhe herë tjetër.

    1. Mesazhin e Fatos N. e kalova vetëm për të ilustruar me çfarë na duhet të përballemi gjatë moderimit (them “na” jo për modesti, por sepse jemi tre administratorë të blogut).
      Gjen aty shumë nga tiparet e mentalitetit arrogant të troll-it.
      Fatos N. kërkon të “rregullohet” blogu, në emër të mbrojtjes së shqiptarëve të mirë; edhe pse këta shqiptarë të mirë mund t’i shprehin opinionet e tyre në cilindo blog që të dëshirojnë, falas.
      Fatos N. kërkon këtë dhe atë, duke harruar se me blogun ai nuk ka as edhe atë marrëdhënie që vendos me një media të shtypur (p.sh. gazetën) të cilën e blen në treg, duke ia financuar aktivitetin; prandaj autoriteti administrues i blogut nuk ka ndonjë detyrim ndaj lexuesve dhe vizitorëve, përveç që të mos i fyejë drejtpërdrejt.
      Fatos N. kërkon të dijë emra, edhe pse vetë përdor pseudonime; madje kritikon fshehtësinë, edhe pse këtu fshehtësia është e tij jo imja, meqë identitetin tim tashmë e di edhe bufi, mjafton të begeniset të bëjë një kërkim në Google.
      Fatos N. kërkon kolegjialitet; në të vërtetë, blogu PTF është blog i disa autorëve, dhe kolegjialiteti ekziston; ndoshta çka ky njeri kërkon është përgjegjshmëria (accountability), por kjo do të ishte qesharake.
      Pse gjithë ky shtrembërim?
      Sepse unë i kam kthyer këtij mbrapsht disa mesazhe, të cilat përmbanin sulme ad hominem ndaj një personi i cili është përmendur këtu në blog disa herë, por që nuk kishin ndonjë lidhje me temën e trajtuar.
      Mua m’u krijua përshtypja se Fatos N. nuk kishte interes për temën, por vetëm po lante hesape personale me atë personin tjetër.
      Unë nuk kam ndërmend që të rregulloj marrëdhëniet e Fatos N. me të tjerët, as të ndërhyj për t’i moralizuar; vetëm nuk dua që këto kacafytje të kryhen në hapësirën e blogut PTF.
      M’u krijua përshtypja se ky Fatos N. ishte i njëjti person me njëfarë Rom-i, që kishte bërë namin në faqet e komenteve të “Shekullit”, për të njëjtën temë që trajtohej në blog. Kjo përshtypje imja mund të jetë e gabuar, sepse mbështetet vetëm në konsiderata të tërthorta. Edhe te “Shekulli”, ky Rom njëlloj tregohej i interesuar për të nisur një përplasje personale me kundërshtarin e vet.
      Unë s’d’i ç’të them për këtë konflikt, as i jap dot të drejtë njeriu; siç thashë, vetëm nuk dua që konflikti të bartet në hapësirën e blogut tim. Interneti shqiptar është i krimbur me konflikte të tilla, të cilat mua më duken meskine, kryeneçe, hakmarrëse. Vetë përpiqem t’u shmangem, por edhe t’i mbaj larg.
      Shihni e gjykoni vetë.

  3. Xhaxha, megjithëse konstatoj arrogance në përgjigjen tuaj, përsëri dëshiroj të të komplimentoj për faqen që keni krijuar. Rreth 250 000 hits tregojnë që falë punës tuaj cilësore keni arritur një audiencë të konsiderushme. Në fakt unë nuk kërkova accountability, megjithëse edhe kjo është pjesë e rëndëishme e jetës në demokraci. Unë vura në dukje faktin se; ndryshe nga mediat e tjera, juve operoni pa liçence, për të mos thënë ilegalisht. Numri i madh klikimeve tregon se tashmë juve jeni një medium me peshë në tregun shqiptar. Pak rëndësi ka se si e marr unë shërbimin tuaj, pa lekë si stacionet televizive, ose me lekë si gazetat. Rëndësi ka se ju influenconi tek unë (ne) dhe se kjo është një gjë shumë serioze. Juve thoni se ne operojmë kolegjialisht, po hec e ma mbush mendjen mua (publikut të pakditur) që kjo është e vërtetë. Doni s’doni ta pranoni, faqja juaj shumë e klikuar mbetet e askushit. Nëse në mediumet legale të ketushme do ta gjeja një mënyrë për të replikuar, me ju është krejt ndryshe. Po ta provoja do të më gjente si me ciklopin e shkretë. Thënë ndryshe, juve, paçka se në anonimat, merrni në analizë jo vetëm fakte dhe ngjarje por edhe njerëz. Hë më thuaj ti, a nuk kanë të drejtën minimale ata të shkretët të marrin vesh se nga kush e patën xhanëm. Kjo është pjesa etike e problemit….

    Xhaxha, një pyetje të drejtpërdrejtë kisha për ju, a e pranoni që jeni media apo jo.

    1. Patjetër, Fatos N.; Peizazhe të Fjalës është media dhe i drejtohet madje i kushtohet lexuesit shqip në Internet.
      Thua: “ndryshe nga mediat e tjera, juve operoni pa liçencë, për të mos thënë ilegalisht.” [theksimi im]
      Unë kujtoj se licensa për këtë blog i duhet kërkuar WordPress-it dhe marrëdhënieve të kësaj kompanie private me autoritetin shqiptar për rregullimin e mediave; unë si administrator i këtij blogu marrëdhëniet i kam me WordPress-in, jo me autoritetet mbikqyrëse të mediave në Shqipëri, të cilat financohen nga taksapaguesit e atjeshëm dhe janë të përgjegjshme ndaj atyre taksapaguesve.
      Dua të them që unë nuk kam ndonjë detyrim formal (të llojit të licensës) ndaj atyre autoriteteve; madje as ndaj shtetit shqiptar, të cilit nuk i paguaj ndonjë taksë, meqë nuk jam shtetas shqiptar. Interesat e mia si person në Shqipëri i mbron dhe i përfaqëson ligjërisht ambasada e SHBA; ndoshta mund të drejtohesh atje për hollësi të mëtejshme.
      Thua se “paçka se në anonimat, merrni në analizë jo vetëm fakte dhe ngjarje por edhe njerëz”. Kësaj çështjes së anonimatit i ka dalë boja tashmë; në rastin tim nuk ka kurrfarë anonimati, por vetëm një zgjedhje personale për të shkruar me pseudonim. Nëse blogu merr në analizë, siç thua ti, “njerëz”, kjo bëhet në atë masë që këta njerëz janë figura publike dhe janë trajtuar edhe nga media të tjera si të tilla; meqë për vetë natyrën e vet blogu varet nga mediat që përcjellin lajmet dhe analizat burimore. Ne si autorë dhe administratorë përpiqemi me aq sa mundim që të mos ndikohemi nga prirjet e mediave shqiptare për t’u marrë me personat dhe biografitë e tyre; madje modestisht duam të japim edhe një shembull pozitiv në këtë drejtim; por ndonjëherë bëjmë gabime, të cilat duam t’i korrigjojmë, vetëm se jo duke i thelluar!

  4. Moderimi është një e keqe e domosdoshme përderisa dyert e blogut qëndrojnë të hapura për këdo… e sidomos kur pjesë e këtyre “dikushërve” përpiqen që të fitojnë kredit në një pjacë të afirmuar (nga puna e të tjerëve) duke diskutuar me një gjuhë komplet ndryshe nga ajo e komunitetit që frekuenton blogun.
    Jo rrallë, bindjet dhe opinionet e mija kanë qënë, në mos kryekëput, gjithsesi ndryshe nga ato të autorëve të këtij blogu, por nuk mund të mos them me bindje, se edhe kur “më janë acaruar nervat” nuk mundesha që të tregohesha harbut, qoftë për punën e autorëve (që s’ka të bëjë aspak me moderimin e komenteve, por me nivelin e shkrimeve të tyre), por mbi të gjitha dhe për respekt ndaj nivelit të KOMENTEVE të shumë prej komentuesve.

    Sado modest që të jem, nuk mund të them që niveli im kulturor është tek mesatarja… e them këtë, sepse shpesh ndihem vërtet mirë tek lexoj shkrimet e autorëve dhe komente të komentuesve të këtij blogu, që vërtet janë miniera njohurish e mbi të gjitha shembull preciz se si duhet të jetë gjuha e intelektualit të ri shqiptar.

    Dashurinë/urrejtjen time, gjithsesi e mbulon respekti për shumicën e frekuentuesve të këtij blogu. Vërtet për tu admiruar!

  5. Mund te vazhdoni i qete xha xhai,jeni ne rrugen e duhur.Pa arrogamce nuk ka disipline.Pa disiplini nuk ka zhvillim,rregull,shpejtesi levizjeje.Eshte pikerisht ky nivel cilesie i ketij blogu qe i mungon mediave shkruesore dhe fytyrenxjerresenxirese shqiptare.
    Vetem nje problem te vogel ke.Ndonjehere velat nuk mund ta çojne anijen perpara kur u mungon era.

  6. Dy pyetje kisha unë:

    1. Cyprinodon diabolis, çfarë do të thotë:

    “… ose Modernimi i Tolerances”?

    2. Fatos N.

    Fatkeqësisht “big brother” i Orwell-it, një nga figurat më të realizuara të letërsisë anti-totalitariste të shkruar ndonjëherë, është shpërdoruar për një cirk të tmerrshëm televiziv në të gjithë planetin, duke shënuar kështu një keqkuptim të hidhur, i cili për nga fataliteti është i një dimensioni kozmik e që në fakt tregon një mizerje intelektuale aq të trishtuar, sa të vjen të marrësh një pece e të shkrehesh në vaj. Ndërkohë që observimi i shoqërisë civile me instrumente burokratike po arrin dalëngadalë një dimension të frikshëm edhe në shoqëritë e sqaruara e tradicionalisht demokratike, turma, ose më saktë vulgu demokratik eglendiset me telekomandën në dorë tek sheh një spektakël idiotësh për idiotë.

    Megjithatë, pavarësisht se sa tragjikisht keqkuptohet 1984 sot, përsëri “big brother-it” askush nuk i ka veshur dot ndonjëherë autoritetin e censurës, sepse si personazhi real i Orwell-it, ashtu edhe telecirku i këtyre 10 viteve të fundit, nuk e kanë qasur ndonjëherë këtë figurë më censurën. Atëherë ku në dreq e ke ndeshur ti Fatos N. këtë perceptim, që vjen e lëshon këtu, kështu pa teklif fare, përpara një mileti, që edhe i drejtohesh sikur ta ka për borxh të të ta bëje kabull gjithë këtë fodullëk?

    Xhaxha, bëji një nder vetes dhe bjeri për shkurt kësaj pune. E kam fjalën që mos u lodh kot t’i mbushësh mendjen trolleve, se pse është i nevojshëm moderimi. Të gjithë normalët janë të ndërgjegjësuar, se ka një kufi të fjalës, i cili përkon me atë të edukatës qytetare. Kush nuk e ka kuptuar këtë gjë akoma, lë të shkojë e të sqarohet ku të dojë, por mos u ndje i detyruar që t’i tregosh ti vendin. Thjeshtë mbylli derën, nxirri përjashta, mbaji larg, fshiji ato marrëzi që shkruajnë, pa të vrarë ndërgjegjja fare; qoftë edhe për një çast. Higjena intelektuale është një e mirë shumë e çmuar, dhe kujt i duhet të urinojë publikisht, të lutem, le të shërbehet diku tjetër.

    Hyllin, atë punën e morrave nuk ta mora në konsideratë si fyerje personale, ngaqë e the ne vijim të asaj nevojës ciklike që ke, për t’u ekzibizionuar herë pas here si fashist që do të jesh. Është në moralin e tyre që njerëz të pakëndshëm t’i krahasojnë me parazitë. Në një farë mënyre ky është edhe hapi i pari përpara se të filloni t’i shfarosni. Përndryshe unë do të sugjeroja, që fyerje personale t’i lësh më një anë, sepse nuk i ke shërbyer aspak diskutimit, po t’i drejtohesh dikujt si torollak apo torobell.

    Ti Hyllin nuk e ke sensin e nevojshëm të humorit, kështu që unë këtë fyerje personale ta faturova si një gafë. Po të më dëgjosh mua, mos e bëj më, ngaqë unë lëkurën e kam relativisht të trashë dhe ti vetëm dëm vetes i bën.

  7. Xha xha!
    Te kuptoj plotesisht dhe te respektoj pa dorashka.
    Ky eshte nje nga blogjet me te mira mbareshqiptare qe kam hasur, sigurisht ngaqe mbart mendim, por edhe rrahje mendimesh. Do te ishte utopike te kerkonim vetem mish pa kocka . Gabime kemi qe te gjithe pa perjashtim ,kush prej injorances(ne kuptimine saj asnjanjes) e kush prej ngutjes apo edhe prej te keqkuptuarit qe vjen si pasoje e keqleximit dhe e keqshkrimit pasi edhe mendimi ketu jepet crudo ne shumicen e rasteve ,por megjithesathane ky forum,bashke me disa blog-forume te tjera( emrat skane rendesi) mbetet padyshim nje nga shembujt me korrekte te lirise se fjales.

  8. Ky blog, që mu këshillua nga një mike, më tregoi emrin e një nga autorëve, shkak për t’i besuar dhe ndjekur. Hapësira virtuale shërben i drejtohet disa individë që janë të paqshëm dhe të butë. Injoranca është një kapacitet që disa mburren me të, meqënëse ato trajtojnë veten e tyre në të tillë mënyrë shpesh në rrjetin global.

    Të komentosh apo t’i kundërvihesh dikujt, sot nuk është një problem. Zv ministri i shëndetsisë në Shqipëri e ka një përvojë, por kjo tregon që akoma elita shqiptare nuk e ka kuptuar mirë influencën e një aparati filmik apo një mini-kamera që shohin kudo dhe gjithkënd në jetën e përditshme, ata duhet më mirë ta përdorin teknollogjinë. Në shumë komente vihet re një amulli, një përçarje, një ulërimë. Tek youtube, shfrenimi i pulsioneve është acarues. Aty një psikolog mund të thotë që mijëra perversa apo handikapë à vie, paskan zbarkuar në internet kafetë e Shqipërisë. Cdo gjë lexohet, mjerimi të kap shpejt dhe nuk arrin të lexosh më shumë se tre apo katër.

    Në gazeta, meqë ka një lloj moderimi, tolerohen disa thënie. Tek shekulli, para tre ditësh lexoja një artikull mbi Leka Bungon. Komentet ishin të ndara, dikush e akuzonte për hajdut, të tjerët për një artist të kultivuar, një shpirt i bardhë, njeri i mirë etj. Edhe pse ndjehet qënia e një rregulluesi për etikën e shekulli-t, si një gazetë serioze, këto lloj komentesh në këtë mënyrë janë tendencioze dhe nuk kanë qëllim tjetër se marrjen nëpër gojë të disa njerëzve, të cilët ndihen të akuzuar nga individë të panjohur, dashakeqas, rrenacakë, të pacipë, duke mos na lënë të kuptojmë neve, në radhë të parë artikullin që nuk kishte për qëllim të hetonte mbi mardhëniet e Bungo-s me post diktaturën, dhe së dyti se për çfarë po flasin këta karkaleca virtualë. Një shembull që më erdhi në mendje sepse tregon se kush është moderimi dhe durimi.

    Në gazetat franceze ka shumë etikë në moderim. Le Monde të lejon të komentosh nëse je i abonuar (16 euros në muaj), tek Libération dhe Figaro mund të komentosh, por gërshëra e moderatorit është e mprehtë. Disa artikuj nuk u paraqiten fare lexuesve për komente, për të evituar punën e tmerrshme që do përballeshin moderatorët me rastin e luftës Izrael-Gaza, ku muslimanët dhe hebrenjtë e Francës janë gati t’i çjerrin sytë njeri tjetrit virtualisht për të thënë diçka.

    Tek PTF, komentet janë frytdhënëse sepse ndiqen nga autorët të cilët e përpunojnë dhe e shtjellojnë temën disi më ndryshe sipas bisedës, por therrat ndodhen kudo, kështu që duhet patur kujdes.

    1. Ju falënderoj të gjithëve për fjalët e mira që thoni; këtij blogu i kam kushtuar shumë kohë dhe mund gjatë këtyre 18 muajve, por pa bashkëbisedimin dhe ndërveprimin me ju kjo nuk do të kishte ndodhur. Fjala e lirë në Internet është dukuri e re, që ende nuk kuptohet mirë nga askush; të gjithë ne që e praktikojmë, njëkohësisht edhe eksperimentojmë me të, dhe vetëm koha do ta tregojë cila ka qenë rruga më e përshtatshme për t’u ndjekur.

  9. Ne nje loje shahu, kjo levizje e Xha xhait do te quhej rrokade. Rrokada e te bardhit ndiqet nga ajo e te ziut jo vetem per inerci. Kaq, he per he, per moderim/modernim.
    Xha xhai trajton moderimin “si moderator i ketij blogu” dhe jo moderimin, permbajtjen apo vetepermbajtjen si virtyt te njeriut. Edhe pse ai nuk i permend, ketu flitet per tolerancen dhe intolerancen. Toleranca eshte virtyt, dhe blogu e ka pasur te tijin.
    Moderimi nuk eshte virtyt, ai shfaqet si i tille. Si?
    Sepse e meriton shkruajme TOLERANCA me te medha ne ballinen e blogut. Nje intolerant, e permbys fjalen duke i vene nje pasqyre perpara, lexuesi sheh dicka te pakuptueshme. Per ta lexuar serish fjalen toleranca, ka dy rruge: 1. heqja e pasqyres (intolerance), 2. vendosja e nje pasqyre para pasqyres (moderim). Lexuesi mbas dy pasqyrimeve do lexoje po TOLERANCA. Keshtu eshte si moderimi pasqyron dhe fiton vetite e virtytit te tolerances. Moderimi eshte mbrojtje ndaj intolerances, pa rene ne intolerance.
    Nese moderimi i ketushem do veproje sipas pikes 1. ka shume gjasa te quhet intolerant sepse kur vetequhemi tolerante e quajme te tjeret intolerante sapo kemi qene intolerante. Por kesaj le ti japin dum filozofet.
    Pse modernim? Toleranca eshte e vjeter dhe e ngulitur gjithandej. Psh. Kur te bien ne nje faqe ktheji tjetren. Ajo qe bejme ne te sotmit, modernet, minimalisht eshte “hej c’ben?”
    Toleranca duhet bere e kohes, modernuar, (jo modernizuar), si ne pershtatje me sjelljen tone sot ashtu dhe ne pershtatje me mendimin filozofik te kohes, i cili duke na lene te drejten te refuzojme te tolerojme intolerancen thote se intolerantet duhen toleruar deri me aq sa nuk perbejne rrezik.

    Cdo te luaje PTF? Levizja 1. con ne loje te mbyllur e finale me ushtare, levizja 2. ne loje te hapur e me spektakel (kete ja uroj blogut)
    …dashamiresisht.

  10. O Edrus, jo or jo…sjam futur në këtë blog për të fituar kredite. Bile po largohem. Po iki duke kënduar: Mbeçi me shendet o shoqe/ se ky qënka fshat pa k..qe. Shpresoj ta kesh dëgjuar këtë histori. Ndryshe nga Xha xhai që “nuk mund ta analizoj problemin nga pikëpamja juridike, sepse nuk mundet”, unë mundem. Dy ishin çështjet e ngritura prej meje. Nevoja e rregullimit ligjor te mediumit-blog dhe etika në komunikimin me “të tretë”. Mora një përgjigje nga Xha xhai të cilin e falenderoj, se mund edhe të mos e kisha marrë fare. Kuptohet që përgjigja ha diskutime dhe unë duke besuar në kapacitetet intelektuale të kontibuesve të blogut, prita më kot komente të kësaj natyre. Komente s’pati, ndërsa s’munguan mallkimet për mua dhe bekimet për “komandantin” të cilin, unë, “kulaku” guxova ta kritikoj. Sinqerisht që kjo nuk më pelqen. Se ç’më lë një shije të hidhur. Kjo shpjegon edhe faktin përse në faqe mungon who we are, contacts, public licence, etj., që të paktën në faqen mëmë WorlPress.org janë. Që ne shqiptarëve na pëlqen të bubrrojmë në informalitet këtë e di shumë mire, porse prisja që të paktën në komunitete si i juaji të ishte ndryshe, aq më shumë që moderatori jeton në State.

    Xha xha, lexova për ty dhe të heq kaplen për kush je dhe për sa ke bërë. Vërejtjet janë dashamirëse. Nothing personal.

    GH, në fushatën e fundit zgjedhore, në një fshat të jugut, përfaqësuesi i një force politike arriti të bindte fshatarët t’i jepnin votën duke ju premtuar se do t’u sillte të rrihnin me hithra kundershtarin e tij politik, një njëri shumë antipatik, llafazan dhe mistrec, i cili, si i zgjedhur i mëparshëm i kishte gënjyer për 4 vjet me rradhë. Këtë të fundit unë e njoh personalisht dhe leximi i komenteve të tua ma solli në vëmëndje. Duhet të jetë sozia yt, ose vet ti. Sa për atë fodullëkun, merre dhe fute në….Unë nuk e di se si e ke lexuar ti George Orwell. Siç e kam lexuar unë më ka rezultuar se big brother është një formë e supozuar e Enverit, që çensurën e kishte aq për zemër sa ç’ke ti të tjerësh fjali të stërgjata, të lodhshme dhe të pakuptimta.

  11. ””’Prandaj dilema midis fjalës dhe fyerjes lind më tepër në ato mjedise shoqërore ku liria e shprehjes është e garantuar, ose merret si e mirëqenë.”””

    Ne fakt kjo dileme eshte tipike e te gjitha shoqerive, vecse e reja e sotme perfaqesohet nga mungesa e moralit te gjithepranuar.
    Fyerja tashme ka kaluar plotesisht nga ambjenti moral ne ambjentin juridik. Psh se fundmi kasacioni italian doli me nje sentence ku ti thuhej tjetrit publikisht stronzo – trap, do sillte ndeshkim ligjor.
    Pra shoqeria italiane fale perhapjes se fjales stronzo e mungeses se nje morali te gjithepranuar i cili lejon stigmatizimin e individit qe fyen, pa si te arsyeshme ta ndeshkoje me ligj.

    Mendoj se shperfytyrimi i plote i moralit ka ndikuar fuqimisht ne shtimin e fyerjeve ne hapesiren publike.
    Ne Itali(serisht) shumica e adoleshenteve nuk e kane per gje tu thone prinderve ‘stronzo’ e ‘vaffanculo’, atehere logjike qe keta adoleshente kur te rriten do shtojne perdorimin e ketyre fyerjeve edhe ne hapesiren publike, se perderisa nuk pyesin per prinderit,per ke do pyesin ?

    Problemi mendoj se i takon mungeses se nje morali perendimor te gjithepranuar dhe hyrja ne gjirin perendimor ka bere qe ne jo vetem te mohojme moralin shqiptar, por edhe te jemi ne krize te vazhdueshme ne vleresimin e dickaje si fyerje apo jo.

    Mendoj se ligji nuk eshte i fuqishem te hyje ne ambjentet e vogla, nuk eshte efikas dhe njekohesisht eshte kunderprodhuese te hyje.
    Le te imagjinojme ne shoqerine italiane ku gjyqet zgjasin mesatarisht 7 vjet, sikur te praktikohej sentenca e kasacionit mbi fjalen stronzo; gjithe Italia do perfundonte ne gjyqe.

    Imagjinojme sikur sot ne Shqiperi te behej si ne kohet e vjetra,vec me ane te ligjit ku ti thoje tjetrit ne publik rrenacak apo se shpif do paguaje gjobe, ndersa po ti thoje trap apo kafshe do haje jo vetem gjobe por mbase edhe 3 muaj burg e po ta fyeje me rende akoma nuk i dihet si perfundon.

    Pra ligji nuk eshte absolutisht zgjidhje.

    Zgjidhja eshte ne doren e gjithkujt, ne doren e edukimit familjar, ku gjithsecili duhet te sillet ne menyre dinjitoze e te kunderpergjigjet ne menyre dinjitoze.

    Liria e fjales nuk mund te vendoset siper dinjitetit njerezor.
    psh si mund te konceptohet si liri e fjales nje shkrim ku fyhet nje popull i tere me fjale e koncepte qe morali i atij populli i ndalon ?
    Te gjithe trashegojme nje dinjitet te caktuar qe vjen nga morali i bashkesise ku lindim e rritemi, jo vetem ne momentin e lindjes ne ate bashkesi por edhe te zhvillimit te individualitetit, pra nje dinjitet i lindur dhe nje dinjitet i fituar fale aftesive.

    Vetem nje individ qe e therret veten jashte moralit te asaj bashkesie mund te perdore fjale e koncepte qe bien ndesh me moralin e saj. Ne kete pike perplasja me individet qe perpiqen ta respektojne ate moral eshte e pamenjanueshme.

    Tashme ne Shqiperi mungesa e moralit te gjithepranuar, copezimi i moralit, ka sjelle lloje te ndryshme gengsterizmash, qe nga gangsterizmi i kriminelit, gangsterizmi i femijes me prindin e deri tek gansterizmi politik e intelektual.

    Ne kete klime gansterizmi rriten femijet e sotem e nje zot e di cfare mund te sjelle neser fuqia e pakufizuar nga morali.

    Vete shprehja e meposhtme e xha xhait deshmon per rrezikun e se ardhmes si pasoje e mungeses se nje morali apo etike:

    ”””’Me fjalë të tjera, brenda kufijve të një blogu privat, liria e fjalës e mysafirëve është funksion i arbitraritetit të administratorëve.”””’

    Kjo me kujton tek filmi ‘The Postman’ me Kevin Kostner ligjin nr 3 a 4 te gjeneralit ‘te keq’:

    Drejtesia eshte produkt i arbitraritetit.

    Une e kuptoj se cfare ka dashur te thote xha xhai, pasi ne vete traditen shqiptare ekziston ligji i te zotit te shtepise:
    Zot ne shtepine time jam une!

    Mirepo kjo fuqi ligjore, ekzekutive dhe gjyqesore qe i rezervonte vetes i zoti i shtepise, absolutisht nuk mund te binte ndesh me moralin e bashkesise, pra aty gjente kufizimin e nevojshem qe pushteti te mos ishte i pakufizuar, por te legjitimohej nga morali (ligji).

    Sikur mos ta dija se xha xhai udhehiqet nga parime morale apo etike ne ushtrimin e pushtetit , do kisha ngelur i cuditur nga kjo shprehje.

    I zoti i shpise nuk ka privilegjin e arbitraritetit ne ushtrimin e pushtetit si zot shpie me miqte.
    Tradita shqiptare eshte e qarte dhe e prere ne kete pike.
    Po ashtu nese miku nuk respekton detyrat e mikut, nuk pranohet me mik, kjo eshte e drejte e pamohueshme e te zotit te shtepise.

    Sigurisht qe keto gjera i perkasin nje shoqerie moralisht te perparuar e jo kesaj te sotmes, prandaj edhe xha xhai, megjithe deshiren e mire vihet ne veshtiresi te medha.

    I kuptoj veshtiresite, te cilat shtohen nga dyshimet qe ka xha xhai ndaj moralit shqiptar e dyshimet qe kane disa individe ndaj nje morali (te supozuar superior) intelektual.

    1. Hyllin shkruan:

      Zgjidhja eshte ne doren e gjithkujt, ne doren e edukimit familjar, ku gjithsecili duhet te sillet ne menyre dinjitoze e te kunderpergjigjet ne menyre dinjitoze.

      Hyllin, jam dakord me ty për rëndësinë e edukatës familjare në respektimin e kufijve midis lirisë së shprehjes dhe dhunimit të privatësisë ose fyerjes; por që kjo edukatë të funksionojë, duhet që e tërë shoqëria t’i induktojë fëmijës nevojën për të dëgjuar prindin (dhe prindit nevojën për t’i folur fëmijës). Që këtej, edukata familjare bëhet problem social, dhe si problem social nuk mund të zgjidhet më brenda familjes, as komunitetit në kuptimin tradicional; por në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe mediat. Sot brezi i ri në Shqipëri nuk pyet shumë as për prind, as për mësues, as për prift, as për mjek… edhe pse është një brez që e ka shumë të fortë ndjenjën e drejtësisë sociale.

      Hyllin përsëri:

      Liria e fjales nuk mund te vendoset siper dinjitetit njerezor.
      psh si mund te konceptohet si liri e fjales nje shkrim ku fyhet nje popull i tere me fjale e koncepte qe morali i atij populli i ndalon ?

      Këtu unë nuk e kuptoj se çfarë ke parasysh me një shkrim ku “fyhet një popull i tërë”. Si mund të fyhet një popull? Mua ky koncept më duket folklorik, edhe kur nuk përdoret për demagogji. E kuptoj që mund të fyhet një individ ose një familje ose fundja edhe një fis – por populli është nocion tepër abstrakt. Më shumë ka të ngjarë që, shprehja “po fyhet një popull i tërë”, të përdoret me kuptimin “po fyhen ata persona të cilët kanë marrë përsipër të përfaqësojnë ndjeshmëritë e kësaj qenieje mitike të quajtur popull”, ose më saktë akoma “po fyhem unë (ne/ju)”. Populli nuk mund të fyhet. Nuk mund të fyhet për shumë arsye, por një nga ato arsye është se populli nuk ka moral të vetin të përbashkët (edhe pse e di që do të më kundërshtosh, meqë ti flet rëndom për moral shqiptar, koncept që për mua nuk ka kuptim). Ka një moral për ty, një moral për mua; ndryshojnë mes tyre, por kjo nuk do të thotë se ti je më “popull” se unë, ose e kundërta, se unë jam më “popull” se ti. Kanuni i Lekës në Korçë ose në Gjirokastër është barcaletë (fisheku në pajë). Një pjesë e mirë e malësorëve shqiptarë (në jug e në veri), tradicionalisht, kanë jetuar duke plaçkitur; por kjo në qytetet do të konsiderohej krim dhe plaçkitësit do të konsideroheshin si bajga. Gjyshet tona, pas gjase, kanë qenë të virgjra natën e martesës; por mbesat tona do ta quajnë virgjërinë turp. Çfarë është e çfarë nuk është e popullit këtu? Aq më tepër kur ti, me ç’kam përshtypjen, priresh t’i ndash intelektualët nga populli; po ç’i mbetet atëherë popullit, pa mendjet e veta më të mira, pa mësuesit e priftërinjtë, pa përrallëtarët e shamanët, pa karagjozët e mjektarët?

      Sa për shprehjen time se:

      brenda kufijve të një blogu privat, liria e fjalës e mysafirëve është funksion i arbitraritetit të administratorëve

      Më vjen mirë që nuk e ke keqkuptuar; por dua të shtoj se e kam përdorur kryesisht me këto kuptime:

      (1) Po të duan, administratorët mund t’i mbyllin krejt komentet për temat, duke i privuar komentuesit, de facto, nga e drejta e fjalës.
      (2) Kur ka një konflikt midis konceptit të një komentuesi për lirinë e fjalës dhe konceptit përkatës të një administratori të blogut, është ky i dyti që ka përparësi ndaj të parit.

      Thua:

      I zoti i shpise nuk ka privilegjin e arbitraritetit ne ushtrimin e pushtetit si zot shpie me miqte. Tradita shqiptare eshte e qarte dhe e prere ne kete pike. Po ashtu nese miku nuk respekton detyrat e mikut, nuk pranohet me mik, kjo eshte e drejte e pamohueshme e te zotit te shtepise.

      Mua këtu më mjafton vetëm e drejta e të zotit të shtëpisë për të mos e pranuar mikun në shtëpi të vet, në ato rrethana kur katundi jo vetëm është i mbushur me hotele gjithfarësh e që i plotësojnë të gjitha shijet e tekat e mysafirëve, por edhe kur këto hotele janë tashmë gratis.

  12. Fatos N, më vjen shumë keq që e paskërkeni marrë si ndaj jush komentin tim, sepse nuk ishit ju objekt i atij komenti dhe të më falni nëse edhe gabimisht e kam lënë të nënkuptuar, por ja u them sinqerisht që e kisha me disa personazhe të tjerë që qarkullonin në këtë blog kur komentet ishin të pamoderuara.

  13. Te nderuarin Xhaxha e kam ndjekur per 9 vjet tashme. Ajo qe me ka rene ne sy dhe me ka terhequr, ngelet aftesia e tij per te perdorur ne cdo teme, debat apo replike, pamvaresisht nga forca apo ana e argumentit, nje shqipe te paster, te kristalte e te shendetshme, si ajo e pak kush tjeter. Larg perpjekjeve per tu imponuar me skema reformiste utopike, te tipit Platonian (po e marr Platon si pike referimi meqe eshte i fresket ne disa nga diskutimet ketu) ku protagonistet , problemeve te kultures shqiptare, u ofrojne skema zgjidhjesh te natyres ex cathedra, abstrakte e te veshtira, xhaxhai eshte bere, ndofta pa u vetedijesuar plotesisht, pararendes i asaj qe Isokrati( ah Greqia e vjeter, qe e shoh kudo qe hedh syte e s`me ndahet ne asnje hap) e quante arti “eristik” apo arti i te diskutuarit, kjo lloj gjimnastike intelektuale qe ushtron perdoruesin ne te zgjedhurit e fjales, e si pasoje edhe te mendimit qe ajo ndihmon te mbarte, e me ane te se ciles kalohet nga retorika ne etike. Menyra e te shkruarit te Xhaxhait, ne pamje te pare e thjeshte dhe e lehte per tu kuptuar, lexuesit te kujdesshem i ofron nje tabllo, jo ralle te perkryer, ideshe, kuptimesh e nenkuptimesh, plot me aludime te te gjitha natyrave, qe shkojne nga etikja tek pedagogjikja, nga fiktivja artistike tek realja historike. Elokuenca e Xhaxhait nuk eshte qellim ne vetvete, mekat ne te cilin shume nga nesh rreshqasin kollaj, dhe nuk eshte indiferente qofte nga pikpamja morale ashtu edhe ajo civike. ” Ata jane poete,-shkruante Isokrati, per Platonin dhe Sokratiket e tjere, dhe jo sofiste”, ne kuptimin qe ata bejne literature dhe s’jane njerez te veprimit.Une e shoh ne kete kendveshtrim ambicjen e xhaxhait me shkrimet dhe ne shkrimet e tij, si nje autor qe i ka vene vetes per detyre te edukoje me fjalen e tij dhe te ndihmoje ne formimin e njerezve, qe ndofta nje dite do te jene ne gjendje veprojne e te realizojne idealin e tij te nje shoqerie shqiptare te civilizuar dhe te mireqeverisur.
    Ajo qe e tipizon xhaxhain, shkrimet e tij, ashtu edhe perpjekjet ne blogun e tij eshte dashuria e tij pa kushte e kompromis per filologjine, per fjalen e folur mire , per verbin, per virtytin e logosit.

    Isokrates shkruante per studentet e tij : “Fjala eshte ajo qe e dallon njeriun nga kafsha; ajo eshte kushti i cdo progresi, qofte kur behet fjale per ligjet, artet, apo shpikjet mekanike; ajo i jep njeriut mjetin per te realizuar drejtesine, per te shprehur lavdine, e per te zhvilluar qyteterimin dhe kulturen.”

    Per mendimin tim ky blog perpiqet te vere ne jete pikerish cka me siper e te ngreje ne piedestal filologjine, artin e te folurit (shruarit mire).

  14. Nuk jam aspak kunder nderveprimit te familjes me institucionet publike si shkolla e mediat, por i njoh familjes me shume te drejta ne edukimin etik te individit, sesa shkolles apo mediave e padiskutim me shume sesa ligjit.

    ””’Sot brezi i ri në Shqipëri nuk pyet shumë as për prind, as për mësues, as për prift, as për mjek… edhe pse është një brez që e ka shumë të fortë ndjenjën e drejtësisë sociale.””’

    Me shume se ndjenjen e drejtesise sociale, do thoja se e ka shume te forte mungesen e edukates dhe mjaft te zhvilluar arrogancen ndaj pikave te referimit.
    Prindi eshte pike referimi per etiken e shume te tjera, mesuesi pike referimi per dijen, prifti per ndalimin e arrogancave te ndryshme, mjeku per shendetin etj.
    Nese ne nje shoqeri i jepet jehone nga mediat nje shprehjeje si ”Nuk ju kerkova une te me lindni, prandaj me lini te jetoj”’ e nje varg shprehjesh te ngjashme, atehere ku shkon autoriteti i prindit ?
    Media po shkakton dashje padashje humbjen e autoritetit prinderor dhe arrogancen e femijes ndaj prindit.

    Ka edhe nje sere faktoresh te tjere, por e pahnorra kete per te thene se ka kontradikta te thella midis institucionit familjar dhe atyre publike, te cilat bejne te veshtire bashkerendimin e punes edukuese.

    Shkolla dhe familja, ne mungese te nje roli te fuqishem mediatik, e bejne mjaft mire punen e tyre ne formimin e nje etike te shendoshe, per kete jane deshmimtare xha xhallaret e gjithe botes. Ka pasur perhere rrugecer por edhe ata e kane pasur nje kod moral qe po ta njihje dije si te silleshe.

    E vetmja gje e re e koheve te sotme eshte roli i madh mediatik qe po shkon ne dem te familjes dhe shkolles.
    Pikat e referimit nuk jane me prinder,mesues, prifterinj, heronj mitike etj, por jane personazhe mediatike, qe nga Sala e Nano e deri tek britni spirs.
    Jemi shkeputur nga realiteti jone i perditshem, per te gjetur pikat e referimit ne nje hapesire qe eshte reale per te tjere e virtuale per ne.

    Cpune ka nje adoleshent me filozofine e jetes te Morrisonit apo britni spirsit, kur eshte i biri i Filanit e Filanes, me Fistek mesues, x objektiva e y parime ?

    Media e shkeput nga vizioni i dobishem i se ardhmes per ta burgosur ne nje vizion endrrash e vesesh e te shumte jane ata qe shkojne 30 vjec e skane asgje ne vije. Pastaj keta mund ta kene te zhvilluar sa te duan drejtesine sociale, po kur koka ben, koka do pesoje, mendoj edhe une.

    ”””Mua këtu më mjafton vetëm e drejta e të zotit të shtëpisë për të mos e pranuar mikun në shtëpi të vet, në ato rrethana kur katundi jo vetëm është i mbushur me hotele gjithfarësh e që i plotësojnë të gjitha shijet e tekat e mysafirëve, por edhe kur këto hotele janë tashmë gratis.””’

    Nuk di ku te bazohem per te pranuar kete gje, pasi i zoti i shtepise eshte institucion qe bazohet ne nje konceptim ku perfshihen te drejta e detyrime te paracaktuara.

    Prona private e miqesia , te konceptuara ne kete menyre absolutiste nuk me gjejne kurrsesi dakort.
    Nuk kam frike nga absolutizmi persa te perket ty personalisht, por kam frike nga paaftesia e administratoreve te tjere te jene ‘mbreter iluministe’.
    PA-ja per mua i ka dhene e sterdhene provat ne kete drejtim, nuk do doja te perfundonin postimet e mia ne siten e saj sepse nuk ja njoh autoritetin.
    Gjithsesi kete vendim e ke marre, normalisht do presesh edhe reagimet.
    Njehere e nje kohe nje qe e njoha edhe per se afermi, ishte i bindur se te tjeret ngaqe ishin impenjuar e kenaqeshin tek forumi ,sido qe ky te sillej, skishin ku thyenin koken, do vinin prape te forumi i tij qe ishte ne zgjerim te vazhdueshem.
    Pas shume kohesh u kuptua se ishte nje falsitet logjik.

    ””’Populli nuk mund të fyhet. Nuk mund të fyhet për shumë arsye, por një nga ato arsye është se populli nuk ka moral të vetin të përbashkët (edhe pse e di që do të më kundërshtosh, meqë ti flet rëndom për moral shqiptar, koncept që për mua nuk ka kuptim). Ka një moral për ty, një moral për mua; ndryshojnë mes tyre, por kjo nuk do të thotë se ti je më “popull” se unë, ose e kundërta, se unë jam më “popull” se ti.”””

    Si nuk paska populli nje moral te vetin ? Si paska nje moral per ty e nje per mua ? Kjo do ishte e vertete nese ne do perfaqesonim dy bashkesi te ndryshme, por jo nese vijme nga nje bashkesi.

    Qe ka ndryshime ne pika te caktuara kjo eshte jashte dyshimit, mirepo qe parime morale te perbashketa nje popull i ka , kjo eshte jashte cdo dyshimi. Jane pikerisht keto qe formojne moralin e popullit e jane keto qe ne shqiptaret kemi trasheguar.

    Fakti qe ne disa aspekte dikush mohon parime te shkuara morale e merr te reja, eshte pikerisht nje nga faktoret kyc te konflikteve sociale.
    Te kujtohet me siguri se konflikti kryesor mes nesh persa i perket grekeve, e ndodhi sepse ne baze te moralit tim , fatkeqesia e armikut eshte e mirepritur, ndersa tendit, se edhe armiku meqe nuk jemi ne lufte eshte njeri e keshtu qe nuk duhet gezuar.
    Morali im bazohet mbi te drejta historike te shkelura, yti nuk i njeh te drejtat historike te nje kombi.
    Qe ketu perplasja.
    Ama morali im bazohet tek tradita shqiptare, mbareshqiptare, e cila i njeh te drejtat historike si ne nivelin individual ashtu edhe ne ate fisnor e kombetar.

    Pra per mua morali i copezuar eshte faktori kryesor ne formimin e gangsterizmave te ndryshem.
    Gangsteri eshte ndryshe nga krimineli, sepse kriminel eshte ai qe shkel ligjin pa qene detyrimisht gangster, ndersa gangsteri ai qe e ka te pakufizuar forcen nga morali e jo detyrimisht shkel ligjin.

    ”””Aq më tepër kur ti, me ç’kam përshtypjen, priresh t’i ndash intelektualët nga populli; po ç’i mbetet atëherë popullit, pa mendjet e veta më të mira, pa mësuesit e priftërinjtë, pa përrallëtarët e shamanët, pa karagjozët e mjektarët?””’

    Nuk ndaj intelektualet nga populli , ne kuptimin e keq te fjales, perkundrazi une kam respekt per intelektualin qe udheheq popullin, une nderoj kultin e plakut te urte, e une nuk di qe plaku i urte te percillet ne ndonje rrefenje, si intelektual gangster me bashkesine qe e nderon, perkundrazi.

    Nese nje intelektual ushtron ndaj popullit gansterizem intelektual si ne rastin e fyerjes se nje populli, sic ka bere Klosi ne nje shkrim apo Edmondi ne shkrimin e pare ketu, atehere une nuk i njoh kurrfare autoriteti e dinjiteti superior ndaj timit.

    Nuk kam degjuar ndonjehere qe plaku i urte te shahej e cnderohej nga 90% e bashkesise sic po ndodh sot me Klosin e apo se plaku i rrefenjave u thoshte atyre qe nuk ishin dakort me te, se ishin ca vagabonde turme.

    Meqe ra llafi me pelqejne perjekjet e tua te mos kalosh ne gangsterizem intelektual me ne, kjo per mua eshte prove se intelektualet e majte nuk jane parimisht gangstera por ka nga ata qe e respektojne moralin, sado qe hidhen perpjete nga alergjia qe kane ndaj kesaj fjale, te cilen e lidhin me fene e me fushen seksuale e jo me idene e se mires e se keqes qe ajo fjale mbart.

  15. Si edhe here të tjera ti Hyllin me zellin e amatorit ja fut pak jangllësh, sepse konceptet e fyerjes si vepër penale nga një anë dhe ai i fyerjes si sulm ndaj asaj pjese të integritetit moral të një individi apo grupi që nuk mbrohen nga ligji nga ana tjetër janë relativisht elastike dhe varen kryesisht nga rrethanat subjektive.

    Në qoftë se të duket si kinezçe kjo që po të shkruaj, ndoshta ka të bëjë më faktin, se ti Hyllin shërbehesh në përfytyrimet e tua relativisht të kufizuara juridike dhe flet nga barku në formatin e një gazete budallaçkë populliste, që, vetëm se për shembull një gjykatë e lartë italiane paska vendosur në një rast të ndëshkojë dikë, sepse paska përdorur fjalën “stronzo”, spekulon menjëherë me instrumente të thjeshtë e naivë statistikorë, për të treguar gjoja se sa absurd qenka ky vendim, vetëm sepse një italian mesatar e përdor disa herë në ditë këtë fjalë dhe se një proces zgjatka 7 vjet.

    Ky është një popullizëm naiv Hyllin dhe nuk ka të bëjë me thelbin e çështjes, por me atë dëshirën tënde për të pasur gjithnjë të drejtë edhe nëpër ato fusha ku sigurisht nuk e ke idenë; por që ja i autorizuar automatikisht si tribun i popullit apo i vegjëlisë, ngre zërin kundër absurditetit të aparatit shtetëror apo për të denoncuar ndonjë komplot antishqiptar, që sigurisht ka vetëm një qëllim, të mbajë gjithë planetin në errësirë, për të mos e mësuar dot kurrë, që kërthiza e civilizimit është pikërisht shqiptarizma jote e fantaksur.

    Gabimi yt i parë Hyllin është se ti gjithnjë i referohesh Italisë, për të gjykuar një gjendje duke mos ditur se Italia nuk shërben gjë si ndonjë etalon i shtetit modern. Nuk po zgjatem këtu, por kur përfytyrohet shteti modern abstrakt, kryesisht i referohet modeleve më veriore, për shumë arsye, që nuk mund t’i analizoj dot më hollësisht këtu. Gjithsesi Italia ka probleme masive me ushtrimin e fjalës së lirë, censurën, dhunën verbale, rrugaçërinë politike, probleme që në fakt ndotin e rrezatojnë gjithë kontinentin. Italia merret në konsideratë në pjesën tjetër të kontinentit si një demokraci e sëmurë.

    Gabimi tjetër është Hyllin, se ti nuk je në gjendje të kuptosh, se fyerja është një figurë vepre penale, e cila ndiqet penalisht si rregull vetëm me iniciativën e të dëmtuarit. Domethënë që vërtetë 60 milionë italianë mund të përdorin 60 herë në ditë fjalën “stronzo”, por organet e ndjekjes penale vihen në lëvizje vetëm atëherë kur pala e dëmtuar e kërkon këtë shprehimisht nga shteti.

    Vepra penale ka katër elementë të domosdoshëm për të qenë e tillë dhe njëri prej tyre është objekti i saj, në rastin konkret dinjiteti i personit të fyer. Në rastin e italianëve të tu, do të ishte vërtetë e tepruar pa masë, që sa herë të jetë përdorur kjo fjalë edhe të besohet, se paska ndodhur një fyerje. Gjithçka varet nga rrethanat dhe nga konteksti dhe këtu nuk mund të spekulohet shumë, pasi e njëjta gjykatë mund të vendosë nesër në një proces tjetër, që një arbitri, i cili është cilësuar me të njëjtën fjalë ne vijim të një ndeshjeje për shkak të një vendimi të diskutueshëm, nuk i është fyer gjë dinjiteti, kur një tifoz i ka uluritur nga tribuna anësore, por vetëm kur trajneri i skuadrës së dëmtuar nga masa e diskutueshme e ka përdorur këtë epitet gjatë një interviste.

    Gafë tjetër e jotja Hyllin është kur mundohesh të bësh një si vështrim historik mbi evolucionin e konceptit të fyerjes dhe i fitimit të një relevance penale të tij vetëm në kohët moderne, si një fenomen simptomatik i shpërbërjes së një morali popullor të vjetër e të mirë. Kjo është një histori e llahtarisur fare, që e ke shpikur nga mëndja, një dreq e di se ku, mbase tek lexon ato 300 librat e fantaksur, që nuk na i ke përmendur më prej kohësh.

    Fyerja është një koncept i cili bashkëjeton me atë të dinjitetit. Në momentin kur në vijim të një komunikimi verbal për shkak të leksikut të përdorur ky lëndohet, atëherë ka ndodhur edhe fyerja. Për shkak se dinjiteti njerëzor është një kategori abstrakte e kushtëzuar kryekëput nga morali në fuqi dhe ky i fundit i kushtëzuar kryekëput nga doktrina sunduese e klasës në pushtet, përfshi këtu edhe fetë vetë, është e lehtë të kuptohet se fyerja në një formë të caktuar është një fenomen i përkohshëm, i cili varet vetëm nga rrethanat e kohës.

    Njeriu është fyer që në momentin e parë që ka arritur te realizojë se ka një dinjitet, të cilin ja jep grupi i organizaur, anëtar i të cilit ai është, pra shoqëria. Shoqëria vetë ka reaguar që ditën e parë të ekzistencës së saj me sanksione në momentin kur janë cenuar rregullat e saj të sjelljes, ndër të cilat bën pjesë edhe ndalimi i cilësimit publikisht të një personi me terma, të cilat lëndojnë dinjitetin e individit.

    Këtu ka një mekanizëm shumë kompleks që vepron; dhe në planin e parë mund të besohet lehtë, se shoqëria reagon me masa shtrënguese kundër fyerjes së individit për të mbrojtur kryesisht integritetin moral të këtij të fundit. Mua më duket se ky është vetëm emërtimi që i bëhet aktit për t’i dhënë një mundësi perceptimi më të lehtë nga të gjithë anëtarët e grupit, por në thelb qëllimi i ndëshkimit publik është më tepër konservimi i shoqërisë vetë në një nivel, ku komunikimi zbaton disa rregulla të caktuara e pranuara botërisht, për të mbetur efikas. Pra është shoqëria vetë, që profilaktikisht për të ruajtur strukturën e vet komunikative ndërhyn dhe ndëshkon fyesin.

    Nuk i di (nga t’i dish kur nuk i ke mësuar), por nëse je i interesuar për të mos bërë ndonjë figurë këtu, që nuk do të doja ta cilësoja më hollësisht, mbase tregon më shumë kujdes me ato që shkruan kur je në një fushë ku vërtetë nuk e ke haberin.

    Për sa i përket atij konceptit të fyerjes që ju bëka një populli të tërë, sigurisht si edhe më sipër, nuk di se ç’shkruan, pasi për arsye për mua mbeten të pajustifikueshme, e vendos veten në rolin e dikujt, që paska autoritetin për të cilësuar shprehjen e një mendimi si një fyerje të drejtuar kundër një grupi. Por për këtë Hyllin të mungojnë të gjitha kompetencat e mendueshme dhe të imagjinueshme dhe për t’i rënë për shkurt këtu, s’të ka vënë kush ty askush në rolin për të përcaktuar diçka si fyerje karshi një populli.

    Ti (si edhe unë) nuk e ke kompetencën lëndore për të cilësuar një shprehje si fyerje kundër një populli, pasi për këtë qëllim zgjidhen organe, të cilat mbulojnë dot të gjithë spektrin e dinjitetit të një popullit dhe vetëm atëherë kanë kompetencën e nevojshme për të gjykuar nëse është fyer dikush apo jo.

    Në qoftë se të rren gjë mëndja se përveç kësaj, pra kompetencës për të gjetur diku një fyerje, ti ke edhe kompetencën e shprehjes së sanksioneve, atëherë bëji derman vetes, se ky është një lajthim i tmerrshëm.

    Por meqë u hap kjo tema e fyerjes publike të një populli, natyrisht që edhe kjo ekziston dot si një figurë vepre penale dhe edhe Xhaxhai gabon kur fokusohet vetëm në aspektin kulturor subjektiv të perceptimit të fyerjes si të tillë nga perspektiva e një grupi social brenda popullit (kombit), me specifika të veçanta, të cilat e dallojnë nga masa tjetër e kombit (rasti i malësoreve me fishekun e tyre në pajë në raport me gjithë popullin shqiptar).

    Fyerja e një populli është ndryshe nga fyerja e individit, dhe nuk ndodh dot aq lehtë, pasi si objekti dhe si subjekti i veprës penale janë relativisht të ndryshëm. Duke besuar në kapacitetet tuaja të shëndetshme për të abstraguar, ju ftoj të ndiqni shembullin e mëposhtëm:

    Unë them,
    1.
    “Cyprinodon diabolis është një kokërr dembeli, që nuk e merr mundimin të shpjegojë se çfarrë ne dreq ka pasur parasysh kur ka përdorur neologjizmin e tij “modernim”, ndërkohë që fjala nuk ekziston akoma në shqip dhe ka vetëm atë kuptim leksikor, që ky individ i ka veshur asaj si i ka dashur qefi.” Këtu nuk ka fyerje.
    2.
    Një ish-punëdhënës duke shpifur për sjelljen e një ish-punëmarrësi e cilëson atë si “dembel”, duke shkaktuar një krizë besimi të tmerrshëm të viktimës, e cila përveç një papunësie të gjatë – pasi të gjithë punëmarrësit potencialë kanë hyrje në këto akte – ka shkaktuar indirekt edhe një dëm material, për shkak se kjo nuk ka mundur të gjejë një vend pune. Ka shumë mundësi që në konstatimin e shpifjes gjykata të konstatojë njëkohësisht se përdorimi e cilësimit “dembel” në aktet e punës përbën një fyerje, në rast kur ky nuk i përgjigjet të vërtetës objektive.

    3.
    Dy dykorriksa luajnë tavëll gjithë ditën, pinë cigare nga më të lirat dhe ndërsa muhabetet ju kanë mbaruar prej kohësh, thonë ashtu në tym (në kuptimin direkt të fjalës), që “shqiptari është një kokërr dembeli, dhe ai milet nuk bohet kurr!” Natyrisht që nuk ka asnjë fyerje karshi një populli, por më poshtë,

    4.
    kur në vijim të diskutimit për zgjerimin e BE duke anëtarësuar Shqipërinë në këtë organizatë ekonomike Olli Rahn, për ta refuzuar këtë si një hap të imagjinueshëm, shprehet kundra duke e argumentuar me faktin se “shqiptarët janë një popull dembel”. Protesta, kallëzim penal, kërkim falje publike, OlLi Rehn jep dorëheqjen, prokuroria e Tiranës pushon çështjen, e kështu me radhë.

    Fyerja, për të ekzistuar si figurë vepre penale, ka nevojë të plotësojë domosdoshmërisht anën objektive të saj, pra lëndimin e një të drejte, e cila në vëllimin e saj nuk përcaktohet vetëm nga vullneti i viktimës. Kjo e fundit mund të vendosë kufijtë negativë të fyerjes, por jo ato pozitivë. Pra viktima mund të përcaktojë dot papërjashtimisht vetëm rastin kur nuk është fyer, por nuk mund të vendosë e vetme se ku janë kufijtë pozitivë të fyerjes, pa marrë për këtë konsensusin e gjithë shoqërisë.

    Mua mund të fyejë edhe një mizë e ngritur nga tulla e komshiut në tarracën e një lokali akulloresh, e cila për t’u freskuar ndalet në akulloren time me kakao dhe lajthi të rreshkura në furë, por sinqerisht, kush do të ma varte, sikur t’i bëja namin këtij të fundit e ta hiqja zvarrë për këtë gjë përpara kadiut.

    Ka edhe raste kur fyerja karshi personit ndiqet edhe pa iniciativën e këtij të fundit, kur shoqëria është e mendimit se nëpërmjet saj është shkelur edhe një e mirë publike.

    Në rastin e Berishës për shembull, i cili në një seancë publike të parlamentit shqiptar ju drejtua një deputeti me fjalët: “nëna dhe motra jote janë prostituta që të shkërdhehen moteleve”. Në një shoqëri normale, prokuroria do të duhej të kishte filluar çështjen penale kundër Berishës me iniciativën e vet, parlamenti do të duhej t’i kishte hequr imunitetin, dhe ky i fundit do të kish mundur t’i shpëtonte dënimit me heqje lirie (fyerja ishte e cilësuar, ngaqë e bërë botërisht në vijim të ushtrimit të një funksioni publik, për shkak të ushtrimit të detyrës të viktimës), por këto janë përralla me mbret (apo kryeministër).

    U bë mirë që u hap ky muhabet, ngaqë disa gjëra u deshën thënë. Ajo puna e të zotit të shtëpisë që përmend Hyllini (ore njeri, ke rrojtur ndonjëherë në ndonjë republikë, që flet gjithë kohën si me qenë “bacë”?) dhe ajo puna e hoteleve gratis që ka me mijëra përreth bllogut të xhaxhait, se kështu sikur u sanksionuan ca rregulla të domosdoshëm , që kjo faqe të ruajë cilësinë e saj.

  16. I dashur Fatos N.,

    pash Zotin mos ik, e rri edhe ca kohë, sepse ideja jote e llahtarisur për automatizmin e kërkimit të vetëkuptueshëm të një tributi të karakterit juridiko-administrativ për mendimin e shprehur në një gjuhë të caktuar në hapësirën virtuale, duke ja referuar nga pikëpamja territoriale kompetencën tatimore taksambledhëse shtetit, gjuha zyrtare e të cilit është përdorur konkretisht në mendimin e shprehur në pafundësinë kibernetike, është vizioni më gjenial paranojak që kam dëgjuar ndonjëherë për të ardhmen e hapësirës kibernetike, megjithëse ca vjet që kam jetuar në Berlin, kam bërë – sigurisht jo personalisht – të gjitha eksperiencat ekstensive të mendueshme e imagjinueshme me drogëra nga më ekzotiket. Wow… Mann! Dhe rri ne të tjerët këtu e shkruaj me qindra rreshta, kur ky tjetri vjen dhe flet me fjalët e një profeti me një fjali të vetme, duke i bërë ndoshta preludin një epoke, që do ta çonte edhe Orwell-in vetë nga varri nga zilia.
    Pash Zotin kthehu. Dhe ta them sinqerisht këtë.
    Pothuajse i dashuruar me ty

    GH

  17. ””’Toleranca eshte virtyt, dhe blogu e ka pasur te tijin.””’

    Ne ka nje gje qe nuk duroj eshte te tolerohem, sepse nese tolerohem do me duhet te degjoj tolerantet te me shprehin me ane te faktit te tolerimit, superioritetin e tyre moral si njerez te civilizuar e une kete gje nuk e honeps dot, sepse bie ndesh me drejtesine si virtyt e une nderoj drejtesine.

    Drejtesia nenkupton ndeshkimin e atij qe gabon. Nuk pranoj te mos ndeshkohem (nese ndodh nuk e njoh kurrsesi per tolerance por per dobesi), sepse me sjell 2 deme qe i vleresoj thelbesore:

    1- Nuk me ben te kuptoj gabimin, pasi duke toleruar gabimi ngel shpesh ne fazen e tij te shquarjes e nuk hecen kah shpjegimit e aq me pak ngulitjes ne mendjen time.
    Kjo heq mundesine e mosperseritjes se tij, prandaj ky altruizem siperfaqesor(ne thelb toleranti mendon, pse ketij do i mesoj c’eshte mire e c’eshte keq,skam pune tjeter) nuk me ben kurrfare nderi.

    2- Duke u toleruar lind tek une, dyshimi se mbase nuk e kam edhe aq keq, perndryshe po te ishte keq, drejtesia do kish vepruar duke qene se drejtesia per mua nenkupton padyshim ndeshkimin e padrejtesise.
    Kjo me ben qe te vazhdoj ne gabim, meqe supozoj se po te isha vertet ne gabim do isha ndeshkuar.

    Keto une i quaj mjaft te rrezikshme e produkte te tolerances, nderkaq drejtesia eshte e qarte, kush gabon paguan, secili mban pergjegjesite e veta.

    Pasi njeriu paguan nje pjese te borxhit si fajtor e eshte i ndergjegjesuar per gabimin atehere eshte e pranueshme shpirtmadhesia, e cila kujdeset edhe per dinjitetin e fajtorit, ne ndryshim nga toleranca qe nuk kujdeset aspak.

    Ndeshko derisa te kuptosh se eshte kuptuar gabimi,pasi ja ke shtjelluar gjere e gjate, pastaj tregohu shpirtmadh e kurseja denimin e merituar.

    ”””’Toleranca duhet bere e kohes, modernuar, (jo modernizuar), si ne pershtatje me sjelljen tone sot ashtu dhe ne pershtatje me mendimin filozofik te kohes, i cili duke na lene te drejten te refuzojme te tolerojme intolerancen thote se intolerantet duhen toleruar deri me aq sa nuk perbejne rrezik.””’

    Cdo te thuash me kete, qe cka shkrova une me siper meqe me ben intolerant,pasi nuk e njoh tolerancen si virtyt, ti duhet te me tolerosh derisa te mos perbej rrezik ?
    Mirepo je ti vete,sipas shtjellimeve qe me ndeshkon me tolerancen tende te bie ne perseritje e me ben te ndihem inferior moralisht, cka eshte e papranueshme per mua.

    Atehere si do ja bejme hallit ne te dy kur ti ke pushtet? Ka 2 zgjidhje :

    1- Do me fyesh ne dinjitet duke me toleruar e pastaj hedhur tutje si limon i shtrydhur.

    2- Do zbatosh ligjin, duke me lene dinjitetin si njeri i lire e pa borxhe ndaj toleruesit, keshtu do me fshish postime duke me shpjeguar ku eshte gabimi e duke pritur derisa ta kem kuptuar qe te me lejosh serisht te shkruaj.

    Ti mua do me beje 1-shin, ndersa une ty do te beja dyshin.

    Ka nje ndryshim ama, sa me shume ti shton virtytin tend, tolerancen aq me keq behet situata, sepse njoh tek ti dobesi, ndersa ti do marresh masa ndaj intolerances, ndersa sa me shume une shtoj virtytin e drejtesise e ligjit, aq me e mire behet gjendja, sepse ti do njohesh se une jam i drejte ne ate qe bej .

    Me lejo te t’them se kane qene njohes te mire te njeriut ata qe i vune bashkesite njerezore ne duart e ligjeve e drejtesise e praktikuan shpirtmadhesine per te rifituar shpirtin e humbur, per te futur djalin plangprishes serisht ne familje.

    Xha xhai, vertet e ka praktikuar tolerancen ama shih se ne c’gjendje e ndjen veten, gati per masa te rrepta e arbitraritet ndaj intoleranteve.

    ””'(2) Kur ka një konflikt midis konceptit të një komentuesi për lirinë e fjalës dhe konceptit përkatës të një administratori të blogut, është ky i dyti që ka përparësi ndaj të parit.””’

    Liria e fjales ka arritur ne nje gjendje aq per ti qare hallin, saqe nese administratori/ja vjen nje dite e nxehur nga burri/gruaja/e dashura, se ka humbur leke ne burse a ne lloto, se eshte zene me shefin/en ne pune e nje mori situatash, atehere ti shendet ti thuash, ai/ajo do te perjashtoje se do i duket se ja the me kunje apo rrezik do i duket plac.
    Lere pastaj ne ndonje debat te ndezur, duhet me i zgjedh te gjitha fjalet e mos tja ngresh nervat, perndryshe fluturove.

  18. Gh, dua te me injorosh here tjeter, perndryshe do sillem ne menyre aq agresive saqe vetem mund ta kesh deri diku idene,sigurisht nese xha xhai do e lere te kaloje.
    Nuk te njoh absolutisht te drejten te fusesh apo nenkuptosh nick-un tim brenda koncepteve qe shpreh.

    Shpresoj te kem qene i qarte.

  19. GH!
    Levizja shpejtohet e pershpejtohet nese rrota ka nje force ferkimi te kundert,nese elektroni ka nje pozitron,nese terheqja ka nje shtytje,nese seksi ka mashkull e femer….Vetem me nje pol do te kishim ndalim absolut.
    Persa i perket shkallese se dukjes se perplasjes kundertave duhet pranuar,per ne Shqiptaret(me S-te qellimshem),fakti qe jemi ne max.Ndoshta difekt gjenetik.
    Do ta thoja me nje fraze pop.”Ne shiptaret s’para i perdorim frenat ne diskutim”.
    Ky eshte konteksi i kultures sone.Gure te medhenj,te cilet ndryshojne nga madhesia e te madhes,por asnjehere nuk jane te vegjel.
    Me e keqja e shfaqshme e llojit te gurit;kur keta gure nuk hane dalte(nuk rumbullakosen,katrorizohen).
    Ne kete drejtim une s’do te deshiroja ndryshim e kesaj karakteristike(zvogelimin e madhesise),por edukimin e saj.
    *Ne raportin qytetar-shtet,disa Shtete (ne vendimarje ekonomike-poltike-ushtarake)sillen si individet shqiptare(agresive),ndersa qytetaret e tyre jane te kundert me karakterin e shtetit te tyre,jane te llojit “pambuk”.
    Problemi qendron ne ate nese do te pregatisim me ane te struktures korporative te shoqerise(shtet,fe,shkolle…)nje qytetar shqiptar ne te gjitha nivelet sipas modelit “pambuk”,ku “PO”-ja qendron ne vendin e pare te fjalise se pare,apo nje qytetar te tipit te ri,kesaj here te llojit gur i paperpunuar i versionit “JOJO”
    *Nga ana tjeter,fyerjet perbejne nje tjeter dukuri te diskutimit shqiptar,qe nga tavolina e thjeshte e nje bari deri ne shasharat e Parlamentit.
    Kjo lloj edukate(idiotizem kombetar) duhet eliminuar duke filluar qe prej grupit te vogel ne Kopesht.
    Si konkluzion:
    Ne jemi pasqyra e nje kulture me nje konteks te nje niveli te ulet.Ne ndikohemi pavullneterisht nga ajo,pamvaresisht se sa te “ngritur” ose te “ulet” arsimesisht ne jemi.

  20. Degjo ti, se xha xhai e censuroi njecik shkrimin tim,duke quajtur te mjaftueshme ate pjese qe la, eshte puna ime te mos njollosesh me kapacitetin tend te ulet analitik, dinjitetin e nick-ut Hyllin, te cilin e kam shume perzemer, meqe perfaqeson mendimet e mia.
    Sa here ke nderhyre per te komentuar nje shkrim timin, ke hyre me qellim njollosjeje e termat qe xha xhai i kaloi edhe kesaj radhe nuk perbejne dallim nga te tjeret me pare.

    Qe ne fillim kur hyra e deri me sot, ske bere gje tjeter e rregullisht e ben me kedo qe ste pelqen e ne vend te xha xhait do ta kisha dhene ndonje shpulle.
    Nje gje eshte te jesh kunder ne 90% te rasteve me nje person e gje krejt tjeter, te perdoresh terma agresive e denigruese ndaj tij e ta nxjerresh karagjoz.

    Tani po te jap nje replike.

    ”””Gabimi yt i parë Hyllin është se ti gjithnjë i referohesh Italisë, për të gjykuar një gjendje duke mos ditur se Italia nuk shërben gjë si ndonjë etalon i shtetit modern””’

    Italia eshte shteti nga kemi marre krejt aparatin shteteror e vete shembullin politik.
    Kushtetuta shqiptare eshte si ajo italiane, pra legjislativi,ekzekutivi e gjyqesori ndjekin ate shembull.
    Krejt spektri politik eshte i ngjashem dhe vete menyra e te berit politike eshte e ngjashme.
    Mafia brenda shtetit eshte faktor ngjashmerie.

    Ngjarjet ne Itali reflektohen menjehere ne Shqiperi, moda vjen nga Italia, mentaliteti hyn me shume qe ketej e shume gjera te tjera, aq sa jemi bere koloni kulturore e Italise me te mirat e te keqiat qe sjell ky status.

    Kur flas per sentencen e kasacionit italian po jap nje shembull koherent me temen e cila ne ndryshim nga traplliqet qe shkruan ti, nuk ka per qellim te kape e trajtoje anen ligjore te se drejtes se fjales e fyerjes, por te nderhyje ne menyre kirurgjikale, tek ajo pjese e fjales e cila nuk mbulohet ne menyre te kenaqshme nga ligji, pasi eshte lene ne dore te mirekuptimit mes individeve.

    Psh ti je i fundit ne kete blog, qe ke mesuar se fyerja ndaj dinjitetit te personit, eshte e ndjekshme penalisht vetem nese behet akuza nga i demtuari.
    Ne pergjithesi neper polici te ndryshme, nese nuk je figure publike, e shkon e ben nje akuze te tille, zere se te zene me shkelma, pasi ata merren me vrasje ndersa ti i thua, ai me shau nga mamaja apo babi.

    Edhe ne raste sherresh qe perfundojne me deme te vogla fizike, parapelqehet nga ana e organeve te drejtesise qe te zgjidhen me marreveshje mes palesh e mos te ngarkohen me pune vl.

    ”””Gafë tjetër e jotja Hyllin është kur mundohesh të bësh një si vështrim historik mbi evolucionin e konceptit të fyerjes dhe i fitimit të një relevance penale të tij vetëm në kohët moderne, si një fenomen simptomatik i shpërbërjes së një morali popullor të vjetër e të mirë. Kjo është një histori e llahtarisur fare, që e ke shpikur nga mëndja,””’

    Po te kishe njefare njohje te historise dhe ndikimit fetar ne shoqeri te ndryshme mbase do kishe kapacitet te shkoje pak me larg sesa hunda jote.
    Ne radhe te pare ti nuk di se ligji shteteror ne origjine buron nga morali shoqeror apo me sakte nga e drejta zakonore.
    Kur romaket shkruan ligjet e 12 tabelave, keto nuk ishin gje tjeter vecse kthim i moralit ne ligj.
    Kanuni perfaqeson nje shembull te gjalle, sesi morali popullor quhet ligj e njekohesisht tradite e po ta kishe lexuar eh, mund te ishe me pak i pagdhendur.
    Aty ke edhe procedurat ligjore.

    Po ashtu Kodi i manuse ne Indi ka pas te njejtin funksion, po te lexoje psh mesimet e Konfucit do shikoje ligje morale te cilat kane mbajtur gjalle Kinen per 2 mije vjet nga vete ana ligjore.
    Bibla e Kurani jane krijuese te se drejtave ekleziastike, qe zbatoheshin ne Europen kristiane (bashkangjitur me kodin e Justinianit) dhe sheriatit, i cili sundoi ne Shqiperine e pushtuar nga turqit e na privoi nga kanuni i Arberise e Kanuni i Laberise qe praktikoheshin nga fisnikeria e jugut.

    Tani sdua te rri gjate e te jap leksione historike, se nuk fitoj asgje nga asnje pikepamje, dmth eshte e padobishme per mua.

    Kaq po te them , qe ligji buron nga paaftesia e moralit te mbaje gjalle nje organizem shteteror, i cili ka edhe nevoja te tjera e mbi te gjitha sepse morali eshte shtrengues por nuk ka forcen e ndeshkimit fizik, i cili eshte i nevojshem kur bashkesia eshte teper numerike per te qene moralisht homogjene dhe e virtytshme.

    Per te dhene nje shembull marrim shembull nje shqiptar dhe nje italian si sillen ne rast sherri banal.

    Shqiptari normal futet ne sherr e zgjidh me grushta e mbaron aty ajo pune ose me ca kercenime, po qe gjithsesi nuk thirret autoriteti shteteror, sepse nuk eshte burrerore te therrasesh shtetin per ceshtje te tilla.
    Ne disa raste shkohet me tej po ne shumicen derrmuese te rasteve mbaron me aq.

    Italiani normal bertet si nje femer grifshe e provokon tjetrin me qellim qe ky ta gjuaje i pari, keshtu mund te therrase policine e ti marri atij qe gjuajti ndonje lek per demtimet morale e fizike.
    Keto jane aq normale, saqe ne tallim menderen kur shohim dy italiane qe i bertasin njeri-tjetrit.

    Tani shumica e shqiptareve as qe e di se ligji i mbulon, sepse ne ja leme akoma moralit ceshtjen e nje sherri banal, pra te zgjidhet me mirekuptim mes paleve.
    Sigurisht qe ti si i vivilizuar je me mentalitetin e italianit, por ky nuk eshte faji im, nuk eshte aspak faji im pse ti stervit provokimin me qellim ekonomik.

    Keto gjera sa me te sferes private behen aq me vone ligji ka hyre ne to.
    Psh ligji i divorcit apo kujt i takon mbajtja e femijeve, jane ligje te reja, me pare ishte morali qe vendoste.
    Keshtu edhe stronzo me pare ishte morali qe e vendoste tani eshte ligji.

    Nese do mestarisht 7 vjet per nje gjyq e nese une shkoj ne gjyq pse njeri me tha stronzo atehere ajo mesatare do rritet ne menyre te llahtarshme.

    Xha xhai eshte pikerisht duke u perpjekur te kuptoje se ne kete lemsh etik , ku ndahet fjala nga fyerja.
    Psh a eshte fyerje te te quaj ty o i fantaksur ?
    Per mua po, ndersa per xhaxhane jo, sepse ta la ate fjale kunder meje.
    Ky eshte problemi i kesaj teme.

    Edhe me te tjere, se me mua e mbylle me kaq, kur pretendon se pjerdh fort, duhet te leshosh nje pordhe te fuqishme e jo nje fende.

    Xha xha per mua ceshtja nuk ekziston me.

    1. Ju lutem edhe një herë – tema është me shumë interes, nuk ka nevojë të grindeni, meqë ka shumë për të diskutuar. Mos më detyroni të rri t’jua lexoj komentet me laps të kuq, se nuk më vjen mirë ta bëj. Gjithashtu nuk dua kurrsesi që njerëzit të vijnë për të diskutuar dhe të fyhen, sepse e kam provuar vetë këtë gjë, dhe më është dukur vulgare. Blogun e kam të hapur për njerëz që duan të diskutojnë, dhe në këtë kuptim ju kam miq të gjithëve edhe kur nuk jeni miq mes jush. Për hatër timin, si me thënë, mos u kacafytni.

  21. Jane disa komentues qe komentin/argumentin ja dedikojne kadegorizimeve/sharjeve/percmimit. Intensitet i akumuluar, them, pret per pretekst, te aktivizoj gjithcka me postime te gjata e te shkurtra per te postuar “parrullat armiqesore” (te me fali PA se s’ka te bej hic me te.)
    Moderimi fillon nga vet postuesi. Kur postuesi nuk redakton sharjen/fyerjen/percmimin/denigrimin ne postimin e tij adminet kane per detyre ta qethin ate pjese nga trupi i komentit, por jo te tjetersojne dhe aq me keq te perjashtojne pjesmarrjen e kujte do qe te jete komentuesi.

    Sherbimi me i madh i dialogut ne blog eshte ballafaqimi me komod me mendimin individual me ate te grupit. Nuk eshte e lehte te qendrosh perball ne person me disa komentues ketu, kur edhe te qendrosh perball komenteve gjen veshtiresi. Intensitet eshte sinonim i nje mendje qe akumulon. Shqiptaret, meqe jemi shqipetar, jane intensive. Duhet te shprehen/clirohen (se kam fjalen per gazrat, por si me ato edhe me intensitetin e akumuluar te mendimit) qe te perdoret per te miren personale dhe te grupit potenciali i sejcilit ( duke patur parasysh vendin dhe kohen e clirimit)

    P.S. Duhet te ket parasysh moderatori, se me nderhyrjen mund te perforcoj disa nga pikat shqetesuese te vetes se tij, duke ndaluar po ato pika tek komentuesit, qofte edhe pa qellim. Rasti i Hyllin, Orakull dhe GH nuk i heqin mundesit blogut per te folur edhe te pa gdhendur/pa ndryshuar si “gure” por mos te harrojne se jane mendimet e tyre “guri” dhe jo ata (cdo njeri nga ne). Me fjale te tjera; jo te transformojme veten (gurin) aq here sa ndertime te llojeve na kerkon cdo rast, sepse po u hoq/gdhend dicka nga guri ajo nuk rivendoset. Prandaj rekomandoj te trajtohet mendimi, si i pa fund, te jete gur si pas llojit, vendosur ne vendin e vet, natyral, ku individi te jet pjesemarres/autor ndertesash “guri”.

  22. “…sheriatit, i cili sundoi ne Shqiperine e pushtuar nga turqit e na privoi nga kanuni i Arberise e Kanuni i Laberise qe praktikoheshin nga fisnikeria e jugut.”
    Shyqyr o Hyllin qe erdhen turqit e na bene njerez.
    Ky eshte edhe nje shembul tjeter perse nuk mund te flasesh ne emer te popullit.

  23. Meqënëse jemi te moderimi, një anë e keqe, mbase roli më i keq i mundshëm në moderim, është ai i të bërit arbitër ndërmejt personave të tretë.

    Për këtë, postuesit normalisht do duhet të bien dakort mbi një parim: të komentojnë temën parimisht dhe jo komentuesit.

    Blogu personal, prej forumit kolektiv këtë përparësi ka. Epiqendra e diskutimit, duam apo nuk duam (po normalisht nëse duam, atëherë komentojmë), është hapësi i temës apo mirëmbajtësi i blogut.

    1. Mua më duket shumë me vend propozimi i J.
      Le ta riformuloj rregullën kështu: ftohen autorët dhe komentuesit të mos japin vlerësime (negative) për njëri-tjetrin, por vetëm të gjykojnë (negativisht, nëse është rasti) çka është shkruar në temë dhe në komentet; madje edhe kështu, vlerësimi duhet të jetë i arsyetuar (p.sh. “ia ke futë kot, plako” nuk do të kalojë, meqë vetëm shpreh një reagim epidermik të parëndësishëm të komentuesit). Duhet t’i shmangemi batakut ku kanë përfunduar disa forume të tjera, që dikur premtonin. Natyrisht, e përjashtoj veten nga ky rregull (në kuptimin që mund të thoni ç’të doni për mua, jo në kuptimin e kundërt), sepse në këtë blog unë jam një çikë si ai berberi i Bertrand Russell-it.
      Si mendoni?

  24. I lutem Hyllin-it GH-se e te tjereve te mos e privatizojne edhe kete diskutim interesant e te rendesishem duke u marre me perplasje personale. Po e beni kete diskutim shume te ngjashem me ato qe behen rendom tek peshku pa uje. Dhe eshte gjynah sepse tema eshte e mire.

    Kur ne nje shesh dy njerez fillojne e bertasin me sa fuqi kane se sa e urrejne apo e dashurojne njeri tjetrin fqinjet e tyre jane automatikisht jashte kontekstit dhe ne rastin me te mire shqetesohen dhe largohen. Hapesirat e komenteve te blogjeve nuk jane te pershtatshme qofte per perplasje qofte per elozhe personale. Ne fakt komentet nuk jane te pershtatshme per cfaredo lloj komunikimi personal social. Thjesht sepse komunikimi nepermjet komenteve te nje blogu eshte anonim dhe publik. Per shkembime personale ne internet gjen mjete te tjera shume me te pershtatshme si email, twitter dhe rrjete sociale virtuale.

    Flas per privatizim te temes sepse ne momentin qe dy persona me ose pa te drejte komentojne kryesisht me perplasje apo elozhe personale qe mund te kene lindur nga nje histori e gjate diskutimesh, te tjeret (ata qe nuk kane qene pjese e historise, dmth shumica e komentuesve dhe lexuesve) largohen sepse nuk kuptojne me gje prej gjeje dhe ceshtja ju behet shume e pakendshme. Kjo eshte nje nga gjerat qe duhet shmangur medoemos ne nje diskutim dhe ku gershera e moderatorit do te ishte me shume vend per te gjitha palet e perfshira.

    Ju lutem diskutoni brenda mundesive brenda temes dhe me respekt per njeri tjetrin. E theksoj respektin si element shume te rendesishem tek komentet pavaresisht bindjeve pasi nese ai mungon atehere nuk kemi me te bejme me diskutim (qellimi kryesor i komenteve si hapesire mediatike).

    Nese dikush nga komentuesit gjate diskutimit kalon caqe ideologjike apo morale (psh. ka prirje te dukshme fashiste, stalisniste, chaviste, titiste apo te ngjashme) gjeja me e mire qe mund te behet eshte ankimi tek moderatoret dmth. tek autoriteti qe te tilla shkrime te hiqen. Sepse perleshja personale ne komente per kesi gjerash nuk mund te fitohet nga askush, perkundrazi con vetem ne humbjen e autoritetit te mediumit tek te cilat ato ndodhin.

    Dhe kete jam i bindur qe nuk e do askush (bile as vete ju) pasi thjesht qenia ketu si lexues apo komentues tregon nje interes dhe respekt minimal per kete blog, per autoret dhe komentuesit e tij. Pra duke filluar me perplasje personale beheni kontraproduktiv dhe barre per te gjithe pjesemarresit e ketij komuniteti te vogel.

  25. Jam per atmosfere nxitese te postuesit ashtu si di sejcili ne cdo rrethane brenda ose jashte teme, pjesemarrje ne dialog, per mire apo keq (negativ-pozitiv). Jo percmim, sharje, denigrim.

    Sa me te kushtezuar per dialog, aq me komplikim per moderim. Duhet me shume besim te ket dikush se nuk permbyset tema dhe dialogu nga jo profesionalizem.

  26. Në fakt prej eksperiencës time si admin forumi, më shumë se rregull i shkruar në çfarëdo lloj formulimi, duhet të jetë MËNYRË SJELLJEJE.

    Tani, kjo mënyrë sjelljeje bëhet ca e vështirë të pranohet prej dogmatikëve, të cilët kanë si pikë referimi një dogmë të caktuar dhe komentet më pas, janë në funksion të reklamimit të kësaj dogme të tyre.

    Megjithatë, kam edhe një sugjerim tjetër, këtë temë mund ta vendosni diku në ballinën e blogut që ta kemi të lehtë t’i kthehemi herë pas here nëse do jetë e nevojshme.

  27. Hyllin,
    se çfarë kemi marrë në nga Italia nuk ka të bëjë fare me vërejtjen time, kur them se ti e ke gabim kur e merr Italinë si model për të gjykuar një gjendje si të mirë apo të keqe, pasi Italia nuk vlen si një demokraci e kulluar. Tani ti mund të rrish e ta tjerrësh atë listën e gjërave që ne kemi marrë ne nga Italia (me të cilën unë personalisht jam shumë dakord) pa fund, por kjo nuk e ndryshon thelbin e çështjes. Nqs në Italia gjërat funksionojnë keq; dhe nëse në Shqipëri gjërat funksionojnë si në Itali, atëherë edhe në Shqipëri gjërat funksionojnë keq.

    Tjetra. Unë të shkrova relativisht direkt dhe trashë, që të gjitha vërejtjet e tua lidhur me institucionin e fyerjes janë të bazuara në dijet e tua empirike, mbasi ato burojnë nga një ndjenjë e përgjithshme që i e ke kultivuar në bazë të dijeve të tjera, me siguri të thelluara shkencërisht në një fushë tjetër, që për mua ende mbetet mister. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

    Problemi fillon, kur profane si ti Hyllin, kanë një mendim për një fushë ku nuk janë ekspertë, dhe vetëm se kanë një ndjenjë tjetër në bark, i kundërvihen asaj. Këto ditë nuk u kursyen akuza nga më joprofesionalet kundër Schmidt-it, kundër Klosit, kundër Çabejt si kundër disa mendimeve të shprehura profesionalisht, që është ndër të tjera edhe sporti yt i preferuar Hyllin, pra të kundërshtosh çdo mendim profesional, që nuk kënaq përfytyrimin tënd për kombin, i cili për nga mënyra se si e shpreh ti këtu, nuk tradhton gjë faktin, se e ke të bazuar në ndonjë studim akademik sistematik të suksesshëm. Ehe…, ç’të të bëj unë… dikush duhet të ta thotë, se e ke gabim.

    Kjo nuk ka të bëjë personalisht me ty, por me faktin se ideatorë si ti Hyllin janë priftërinjtë e turmës nacionalistesh injorantë, që një ditë të bukur ngrihet e i vë zjarri Ballkanit. Ti mund të rrish e të ankohesh nga mëngjesi deri në darkë për ndërhyrjet e mia, por unë duke të gjetur si një zjarrvënëse potencial të rajonit nuk kam në plan gjë fare që të ri këtu në një qoshe e të bëj sehir, kur rajonit tim (shtëpisë time) t’i ketë dalë flaka.

    Ka një eksperiencë të hidhur në rajon, e cila filloi diku tjetër si sport pseudo-intelektual dhe përfundoi me një mjerim të tmerrshëm, vetëm, se kur u desh që zjarrvënëse të atëhershëm t’u mbyllej dera direkt përpara hundës me shumë zhurmë, ata që mund ta bënin këtë e kalonin kohën duke luajtur tenis.

    Ti shkruan Hyllin edhe gjëra të tilla si:
    “Psh ti je i fundit ne kete blog, qe ke mesuar se fyerja ndaj dinjitetit te personit, eshte e ndjekshme penalisht vetem nese behet akuza nga i demtuari. Ne pergjithesi neper polici te ndryshme, nese nuk je figure publike, e shkon e ben nje akuze te tille, zere se te zene me shkelma, pasi ata merren me vrasje ndersa ti i thua, ai me shau nga mamaja apo babi.”

    Ç’të të them unë më tepër se e ke gabim dhe se je i pa informuar/i paditur? Nuk është kështu dhe ti nuk thua të vërtetën.

    Hyllin, ti më shkruan akoma:
    “Po te kishe njefare njohje te historise dhe ndikimit fetar ne shoqeri te ndryshme mbase do kishe kapacitet te shkoje pak me larg sesa hunda jote.” dhe vijon më tutje me një teori, që morali paska ekzistuar përpara së drejtës.

    Kjo është një teori naive, që nuk i qëndron fakteve. Morali dhe e drejta kanë ekzistuar paralelisht. E përbashkëta e tyre është se ato të dyja janë rregulla sjelljeje ndërsa e veçanta është se shkelja e rregullave morale nuk shoqërohet me sanksione publike të ndërmarra nga një autoritet që nuk është palë.

    Ç’të të them unë Hyllin, që kjo mësohet në semestrin e parë të një studimi të së drejtës, që përbën bazën e njohurive fillestare të saj dhe që nëse ti nuk e di… Ç’do të thotë kur ti nuk e di as këtë?

    Përsa i përket konkluzionit tënd:
    “ti nuk e di se e ligji shtetëror buron nga morali shoqëror apo më saktë nga e drejta zakonore” edhe këtu ka probleme të mëdha, të cilat gjithnjë burojnë nga mungesa e dijeve të tua profesionale.

    1. Termi “ligj shtetëror” nuk ekziston, pasi ligji – si një akt normativ – është dot vetëm shtetëror. Natyrisht që ligji ndikohet nga morali sundues, por nuk buron prej tij. Morali shoqëror nuk është e drejta zakonore, këto janë koncepte që priten me njeri – tjetrin, por nuk janë identike, që t’i përmendësh me një frymë. Ti e bën përsëri këtë, sepse nuk e njeh çështjen dhe dikur do të të duhej të të thuhej: STOP Hyllin, ti nuk e di këtë gjë, kjo që thua ti nuk është një e vërtetë shkencore, kjo që thua ti nuk ka bazë logjike, është thjeshtë prodhim i mendjes tënde të pa shkolluar në këtë fushë.

    Dhe këtë Hyllin e bëj jo për të të hipur nervat, por që dikur të ndalohet kjo praktikë, që çdo mendim i bazuar në një dije të fituar në rrugën e zakonshme për fitimin e dijes të merret e të hidhet thjeshtë në plehra, të konsiderohet si i tillë, vetëm se nuk i përputhet një koncepti tënd mbi shoqërinë, që të paktën mua deri tani më rezulton i bazuar thjeshtë në emocione dhe dije në fushën e jurisprudencës të fituara rastësisht.

    Këtë gjë ti Hyllin e ke bërë sistematikisht me të gjitha çështjet e gjuhësisë që janë trajtuar në këtë blog duke e rënduar intelektualisht diskutimin madje edhe përtej kufijve të tolerancës së zakonshme.

    Vendosja e 12 Tabelave ishte publikimi i disa rregullave sjelljeje publike ekzistuese, njësoj si shtypja dhe shpërndarja sot e Gazetës Zyrtare. Ato nuk shënojnë ndonjë zhvillim cilësor të ngritjes së rregullave morale të sjelljes në nivelin e rregullave shtetërore, pra ligjeve.

    Kur ti e përdor këtë argument për të vënë në dukje padijeninë time, sigurisht që më ngrihen qimet përpjetë, sepse përsëri ti Hyllin përdor një argument që është prodhim i imagjinatës tënde, por jo i funduar në shkencë, histori, analizë apo burime të tjera seriozë për vjeljen e një informacioni serioz.

    Sigurisht, që unë nuk lejohem të të them që ja “ke futur kot, se nuk e ke haberin plako” dhe të kërkoj sinqerisht ndjesë, por duke përfituar nga rasti nuk mund të rri pa të të ftuar, që ta mbash një çikë hovin me të pavërteta të tilla që i vë në qarkullim në këtë blog, pasi duke u shprehur gabim me kaq insistime për një çështje që nuk e di, dikush duhet të të thotë nje herë BASTA!

    Ti shkruan akoma:
    ” Kanuni perfaqeson nje shembull te gjalle, sesi morali popullor quhet ligj e njekohesisht tradite e po ta kishe lexuar eh, mund te ishe me pak i pagdhendur. Aty ke edhe procedurat ligjore.”

    Unë as këtë nuk di se nga ta kap, pasi çdo gjë mund të jetë, por nuk është një gjykim që ka të bëjë qoftë edhe minimalisht me historinë e të drejtës. Kush e quan ligj moralin popullor, Ismail Kadareja gjë? Nënë Tereza? Gjin Bue Shpata? E ke fjalën për ligj në kuptimin patetik të fjalës? Në kuptimin tekniko profesional? Morali qenka ligj dhe traditë njëkohësisht? Kush e ka thënë këtë? Vetëm Hyllini? Po me “procedurat ligjore” çfarë u dashka kuptuar?

    Pastaj cilin Kanun do të duhet të lexoj, kur ai që njihet është një përmbledhje mbirajonale që nuk ka vlejtur njëkohësisht në një hapësirë të caktuar. Mbase do të thuash që kanuni përmban rregulla sjelljeje formale, materiale dhe procedurale.

    Po cili është autoriteti yt akademik Hyllin për të më atestuar, se unë nuk i ditkam këto? Kanuni përmban disa rregulla sjelljeje të detyrueshme për një grup të caktuar njerëzisht që jetojnë në një komunitet të përbashkët ekonomik, gjeografik dhe ndoshta edhe etnik. Rregullat e tij janë shprehje vullneti të klasës sunduese, që në rastin konkret është bashkësia e anëtarëve të komunitetit. Për çështje të karakterit formal grupi i delegon një parie (bajraktarit, priftit) të drejtën e interpretimit të rregullave të sjelljes.

    Shkelja e rregullave të kanunit ndëshkohet nga një autoritet publik. Këto gjëra ndodhin njësoj si në shtet. Atëherë ç’ju ka hipur në kokë, që në atë kanun të gjeni ekzotiken, të njëherëshmen shqiptare. Kanuni është një formë primitive e organizimit të shoqërisë në shtet. Kanuni është shtet. Kaq, më shumë nuk ka këtu.

    Ti shkruan akoma:
    ” Bibla e Kurani jane krijuese te se drejtave ekleziastike, qe zbatoheshin ne Europen kristiane (bashkangjitur me kodin e Justinianit) dhe sheriatit, i cili sundoi ne Shqiperine e pushtuar nga turqit e na privoi nga kanuni i Arberise e Kanuni i Laberise qe praktikoheshin nga fisnikeria e jugut.”

    E ç’ë pastaj? Edhe bibla dhe kurani janë rregulla sjelljeje publike me karakter shtrëngues, të cilat parashikojnë edhe sanksione në rast të mosrespektimit të tyre. Gjithnjë ka pasur rregulla sjelljeje, të cilat parashikonin sanksione në raste mosrespektimi. Kjo ka përbërë historikisht bërthamën e shtetit. Këto rregulla kanë qenë gjithnjë të ndryshme dhe forma e tyre i ka përkuar epokës historike. Ke ndonjë ide tjetër ti?

    Hyllin, unë nuk kam kohë të merrem me gjithë shënim tënd, i cili është kryekëput i gabur dhe për fatkeqësinë e të gjithëve atyre që na lexojnë, aspak i bazuar në ndonjë njohuri të fituar ne vijim të një sistemi studimi serioz. Aftësitë e tua për të ndjekur një diskutim për karakterin etik e filozofik të së drejtës, parë kjo e fundit nga një këndvështrim historik nuk janë ekzistente, pasi ti Hyllin në këtë fushë je i pa shkolluar. Atëherë pse nuk hesht më mirë.

    Vemendje,
    ka ca ditë, që në këtë blog po fyhet rëndë. Në radhë të parë janë duke u fyer Schmidt-i dhe Klosi. Pastaj u sulmua relativisht rëndë edhe ai zotëria, që shkroi “Rrezikshmëria e Guvës”. Nga Peshku pa Ujë edhe ca trolle, që fluturuan tangjent, por që ja futën edhe sa mundën kot. Kolegë cilësohen “morra”, atyre ju atribuohet një petomani aktive, shahen si torollakë, ftohen t’i futin mendimet e tyre në dalje të trupit të tyre dhe për më e rënda, pa brejtjen më të vogël të ndërgjegjes, çdokush mund të shprehë si t’i dojë qejfi mendimin e tij profan, paçka se nuk ka as njohuritë elementare të lëndës në diskutim. Kur dikush ballafaqohet me nivelin e tij të dijeve mosekzistuese nuk është problem fare, që tjetrit t’i thuhet fjala e fundit e para. Mua më duket e nevojshme, që ca gjëra të vihen ne dukje ashtu si janë.

  28. GH!
    >>>ka ca ditë, që në këtë blog po fyhet rëndë. Në radhë të parë janë duke u fyer Schmidt-i dhe Klosi. Pastaj u sulmua relativisht rëndë edhe ai zotëria, që shkroi “Rrezikshmëria e Guvës”. Nga Peshku pa Ujë edhe ca trolle, që fluturuan tangjent, por që ja futën edhe sa mundën kot. Kolegë cilësohen “morra”, atyre ju atribuohet një petomani aktive, shahen si torollakë, ftohen t’i futin mendimet e tyre në dalje të trupit të tyre dhe për më e rënda, pa brejtjen më të vogël të ndërgjegjes, çdokush mund të shprehë si t’i dojë qejfi mendimin e tij profan, paçka se nuk ka as njohuritë elementare të lëndës në diskutim>>>>
    Te sugjeroj te kesh kujdes kur sulmon.Paragrafi i mesiperm eshte prove e qarte e mospatjes se boshtit llogjik ne regull.Sado arsim,ose grada akademike,te kesh duhet te jesh on/with time.
    Kush eshte njohuria elementare e temes?
    Ne Rezikshmeria e Guves kishte gabime llogjike nga autori.
    Cili eshte thelbi ne Librin e Shmidit?
    Eshte nje hipoteze e tij.
    Pse nga Edmondi&Klosi,ose te tjere, e hipoteza e Shmidit” trajtohet si e “vertete” perfundimtare prej guri?
    Le ti lem asaj vendin 1% hopoteze qe i takon(mos ta hedhin perposh ata qe e pelqejne) ne bashkesine e 99% hipotezave e tjera mbi origjino&arsyen e luftes.
    Ketu besoj qe s’kemi profanizimin,por qartesi analize mendimore dhe jo gjuhesore.
    Cdo kush eshte i lire te zgjedh,por eshte i detyruar te pranoje regullin e arsyes.Kur je i detyrurar ndoshta te vjen hidhur,por kjo eshte pasoje e regullit arsyetus,ose argumentit llogjik.

  29. ftohen autorët dhe komentuesit të mos japin vlerësime (negative) për njëri-tjetrin, por vetëm të gjykojnë (negativisht, nëse është rasti) çka është shkruar në temë dhe në komentet; madje edhe kështu, vlerësimi duhet të jetë i arsyetuar (p.sh. “ia ke futë kot, plako” nuk do të kalojë, meqë vetëm shpreh një reagim epidermik të parëndësishëm të komentuesit). Duhet t’i shmangemi batakut ku kanë përfunduar disa forume të tjera, që dikur premtonin.

    Plotesisht dakort. Mendoj se pervec rregullave te thjeshta te shkruara si kjo e mesipermja duhen dhe normadiskutimi. Me norma kam parasysh rregulla te buta (te pashkruara) qe mbahen kryesisht nga vete komuniteti.

    Nje norme e tille do te ishte psh. qe komentet e shkruara per nje teme te mos permbajne sulme verbale personale edhe ndaj personave te permendur ne temen ne fjale (Schmitt, Klosi, Lubonja, Berisha, Nano, Rama etj. ). Nese nje koment ka nje doze te forte sulmi personal dhe mbi te gjitha nje gjuhe emocionale atehere nje kombinim i injorimit/margjinalizimit te ketyre komenteve dhe i censurimit nga moderatori kur thyhen rregullat e zgjidhin problemin.

    Polemizimi i vazhdueshem i ketyre komenteve emocionale eshte strategjia e gabuar pasi keshtu futesh ne rrethin vicioz te pershkallezimit emocional qe mbaron pothuaj gjithmone me sherre personale te komentuesve me njeri tjetrin dhe me pushtimin e hapesires se komentimit pra largimin e komentuesve te tjere. Prandaj injorimi i komenteve me gjuhe e fryme emocionale duhet ndjekur per mendimin tim me shume si rruge.

    Ne komentet e mia mundohem te mos i drejtohem direkt me emer komentuesve te tjere pavaresisht se mund te komentoj mbi idete e tyre. Ne kete menyre mundohem te shmang nje pjese te bashkeveprimit social personal per te vetmen aresye se komentet e nje blogu nuk jane vendi i duhur per to. Shmangja e emrave i ben komentet me sterile ne gjuhe dhe me pak te diskutuara sidoqofte une nuk kam ndonje problem me kete.

    Besoj se problemi kryesor i komenteve vjen nga komentuesit e shpeshte “power users” te cilet ne funksion te te bashkeveprimit qe kryejne e kohes gjithnje e me te madhe qe harxhojne ne blog krijojne lidhje e rrjete emocionale me komentuesit e tjere te shpeshte. Dhe ketu fillon problemi pasi me pas eshte e veshtire ti permbahesh temes pa u kujdesur per lidhjet qe ke krijuar. Une mendoj se kjo shmanget duke mos komentuar per cdo gje. Duke mbajtur pra nje distance te shendetshme nga vete blogu dhe komentuesit e tjere. Ne kete menyre i lihet hapesire komentimi dhe vizituesve te rinj. Pra blogu behet dhe me i hapur.

  30. GH,
    Ju shkruani “…për automatizimin e kërkimit të vetëkuptueshëm të një tributi të karakterit juridiko-administrativ për mendimin e shprehur në një gjuhë të caktuar në hapësirën virtuale, duke ja referuar nga pikëpamja territoriale kompetencën tatimore taksambledhëse shtetit, gjuha zyrtare e të cilit është përdorur konkretisht në mendimin e shprehur në pafundësinë kibernetike…”

    Më lejo ta përmbledh si më poshtë, referimin tuaj në mënyrë që shprehja të bëhet e kuptushme dhe trendi:

    Ulu hënë të dali mali
    E kam dajën nga Shupali
    Hëna u ul dhe mali doli
    Nëpër fushë shëtit gogoli

    GH, e di që ke një forcë bindëse të paimagjinushme. Si ore ma ndryshove mëndjen tak-fak. Ti qofsh për forcën e jashtëzakonshme të mendimit që ke, por edhe për kulturën poliedrike që, krahas të tjerash, e demonstron edhe me mendimet/fjaliktë tepër lakonike. U futa në këtë blog krejt rastësisht dhe ja që ngeca. Shkaku je ti. Në fakt edhe “amoku” që më kishte zënë, kur në kërkim të diskretitimit të një historiani sharlatan Xhaxhai më çensuroi, tashmë më ka kaluar. Tani jam i qetë. Jam shumë i qetë. I thirra mendjes dhe i thashë; boll se e bëre baltë me ato budallallëqet e tipit kod etike, ligj, e me the të thashë. Kridhu dhe ti në gjol dhe lahu e freskohu dhe mos e vra mendjen shumë për pastërtinë e ujit apo për bythët që lahen aty. Sa për pastërtinë duhet pranuar se blogu është higjenik, ska as erën e gojës së Seferit, as shijen e rakisë së kumbullës (të zier një herë), as pamjen e qëndrës së Tiranës, as….Blogu ska rroba, gjymtyre, flokë me xhel, blogu ka vetëm mendje dhe shpirt. A ka më mirë se kaq. Ti jep e merr me pjesën njerëzore të njeriut. Merresh me esencën. Por edhe fiton pa harxhuar fare. Ok që do merresh edhe me tipa si puna jote, po kjo është e bukura e jetës, diverisiteti. Ej se mu kujtua….dje degjova në lajme për doktor vdekjen (dr.Aribert Hain) dhe për dy jetët totalisht të ndryshme që kishte bërë. Nje jetë djalli në Mathauzen dhe nje jetë engjëlli në Egjypt. Epo…thashë…çfarë dreq është ky soji ynë (njeriu), ok dyfytyrësi po jo me kaq thyerje. Le që ç’them dhe unë, dy ose multi fytyrxhinjte i ke me bollëk në Tiranë dhe kudo, mjafton të hapësh televizorin dhe do të shikosh lloj lloj politikanësh bosa që ditën predikojnë shtetin ligjor dhe natën mëkatojnë me antiligjin. Po blogistët? Blogistët jo shumë, por s’kanë fytyrë fare. Ata janë aty jashtë interesave, meskinitetit, konkurencës, materiales, etj., janë aty sepse duan të jenë dhe se kanë diçka për të thënë. Respekt për blogistët…dhe për ty GH, megjithëse ti të ç…b…..

  31. …”Vendosja e 12 Tabelave ishte publikimi i disa rregullave sjelljeje publike ekzistuese, njësoj si shtypja dhe shpërndarja sot e Gazetës Zyrtare. Ato nuk shënojnë ndonjë zhvillim cilësor të ngritjes së rregullave morale të sjelljes në nivelin e rregullave shtetërore, pra ligjeve…”

    Ne “Lineamenti di storia del diritto romano”, qe e(i)shte lende plotesuese ne v. I te fakultetit juridik, mesohet krejt gje tjeter ne lidhje me ligjet e te 12 tabelave. 12 tabelat paraqesin nje kodifikim te plote (esaustiv) te te drejtese private dhe asaj kriminale (per shoqerine romake te shek 4 pes) dhe ne to konstatohet nje paqartesi e madhe ne normat me karakter konstitucional (strukturave sociale iu permenden limitet por jo perberja) Pra me duket e nxituar te arrihet ne perfundimin se ligjet e 12 tabelave ishte gazeta zyrtare e radhes e decemvirit. Mbas 300 e kusur vjetesh Ciceroni shkruante se kur behet fjale per ligjet dhe burimet e tyre, libri i vogel 12 tabelave eshte me i vjefshem se sa biblioteka e te gjithe filozofeve te marra se bashku.
    Ato resonojne edhe sot prej faktit se ishin te parat qe sanksiononin barazine e te gjitheve perpara ligjit.

    …”Kjo është një teori naive, që nuk i qëndron fakteve. Morali dhe e drejta kanë ekzistuar paralelisht. E përbashkëta e tyre është se ato të dyja janë rregulla sjelljeje ndërsa e veçanta është se shkelja e rregullave morale nuk shoqërohet me sanksione publike të ndërmarra nga një autoritet që nuk është palë…”

    Nga mores ne ius.
    Nese e drejta positive perfaqeson sistemin juridik te nje shoqerie (ius in civitate positum), “mores” do te ishin nje sistem i ngritur ne brendesi te vete strukturave te nje shoqerise, qofte ajo civile ose paracivile, sistem ky qe duket se ka ekzistuar gjithnje, ne mos tjeter, thjeshte nga natyra e gjerave. Bindja per vleren e ketyre “mores”, apo zakonave, si ne kohe te vjetra ashtu edhe te reja ka qene aq e forte sa per ato gjithnje eshte menduar se korrespondojne me nje vullnet hyjnor (shtepia e shqiptarit, eshte e zotit dhe e mikut, etj,etj parabla tengjashme) Ne te drejten romake kjo nder-lidhje midis fese dhe te drejtes, normave religiose (“mores” u njihet natyre dhe karakter hyjnor) dhe normave juridike, shprehesh me ane te termave ius e fas. Raportet midis fese dhe te drejtes ne periudhen e pare te Romes kane qene ngushtesisht te nderthurura, nga ku si pasoje, gjate gjithe historise se saj behesh e pamundura qe te ruhesh pax decorum. Favori i perendive ishte sine qua non per cdo gje qe behesh ne qytetin e perjetshem, e madhe apo e vogel te ishte ajo.

  32. Ne komentin e mesiperm. I qarte, si gjithnji ne komentet e tij, por me nje doze te pa duruar denimi te deformimit ne mendim te dikujt, qe hera-heres ka perfunduar ne fyerje. Prandaj them, se nuk duhet moderuar mendimi i dikujt, por denigrimi/percmimi/ofendimi i postimit te dikujt qe s’mund ta bej vet.

    Nenvizon GH:

    …”pa brejtjen më të vogël të ndërgjegjes”…

    Mendimi ne postim, te cdokujt nga ne, ka te faturuar ndergjegjen, analog i tij. Keshtu qe s’ka pse perdoret ndergjegja si pretekst ne lufte kunder mendimit te kujtedo. Vet blogu ka nje profil mendimi. Si rrjedhoje edhe ndergjegje. Po keshtu duhet trajtuar edhe postuesi, si blog mevete, filluar me vetmoderimin-ne pjesmarjen ne dialog ketu (ose kudo).

    …”por eshte i detyruar te pranoje regullin e arsyes.”

    pergjigjet flake per flake “orakull”. Arsye, them, ka cdo mendim-postim. I vetmi pranim, ka, te bej dikush ne dialog, te lexoj mendimin e tjetrit, se aty eshte pranuar rregulli i arsyes se tij. Pra nuk kemi nje rregull te vetem te arsyeve te sejcilit.

    Po ne kete forem edhe Hyllin sheh degjenerim te botes qe e rrethon dhe…

    “do ta kisha dhene ndonje shpulle.”

    Duke pare se postimet e tij jane te plota ne mendim te shkruara, e shoh se forca fizike dhe jo vetem, e ben nxites mendimin e vet per te ricikluar tension.

    P.S.
    Me falni per fokusim ne keta tre postues, pasi me kane dhene kohen per leximin e shume nga postimet e tyre, per te kuptuar se nga se gjenerohen ngarkesat ne postimet tona, ku dialogu ne blog, nuk duhet te rrezikoj edhe monologun e dikujt, te funksionoj shendetshem para se te vendos te behet kontribut.

    P.P.S.
    Per humor – Me jeni bere si nje trekendesh (me emrin Hyllin) qe kerkoni te dilni nga hapsira e tij duke e gjetur veten ne brinjet e tij, ku bashkoheni ne kulmet qe krijoni, duke perfunduar ne nji debat pa fund per te vertetuar se ne cilin kulm te trekendeshit, te quajtur Hyllin, gjendet sejcili. Kur e zgjat njeri debatin, e ben jo te barazbrinjshem trekendeshin duke harruar se ka marre me vete edhe brinjen tjeter per te krijuar kulm.

  33. Vemendje,

    ajo që unë po mundohem të them me këmbëngulje këtë herë për herë të parë kaq intensivisht dhe për herë të fundit, është se kush nuk e ka kompetencën profesionale dhe nuk rri dot pa heshtur do të duhet ta bëjë kabull, kur dikush ja vë në dukje shqeto këtë gjë.

    Në vijim të diskutimeve të fundit u bë një çikë si traditë, që çdokush mund të vinte nga rruga dhe të shprehte një mendim të nxjerrë nga një torbë tagjish dhe të ta shtronte si kaviar përpara. Ke gjë ndonjë problem ti me këtë?

    I dashur,

    sigurisht që ligji i 12 Tabelave është një publikim i një të drejte ekzistuese dhe jo ngritja në nivelin e të drejtës e rregullave të mëparshme të sjellsjes të karakterit romak. Madje edhe në atë që ke përkthyer ti dhe e ke përcjellë në blog, pikërisht kjo gjë është thënë.

    Unë nuk dua të stërmundoj durimin e administratorit të blogut, sepse sigurisht që nuk është ligji i 12 Tabelave objekt i këtij diskutimi, por citimi yt përmban koncepte si e “drejta private”, “e drejta kriminale”. Këto janë koncepte te vjetruara për të “drejtën civile” dhe “të drejtën penale”. Se cfarë përfaqësojnë këto të fundit, ndoshta do të duhet studjuar edhe semestrin e dytë në drejtësi, për të kuptuar, se bëhet fjalë për atë pjesë të të drejtës, respektimi i të cilës realizohet vetëm nën kërcënimin e masave shtrënguese.

    U bë hera e 16 që e përsëris këtë gjë, për të vënë në dukje, se nuk bëhët fjalë për një moral të caktuar, por për rregualla sjelljeje me karakter normativ.

    I dashur, o mere vesh këtë gjë, o bjeri për shkurt e shko në provim e thuaj profesorit, që Ligji i 12 Tabelave është pjesë e të drejtës zakonore dhe jepe edhe një herë provimin në vjeshtë. Mua po më bezdis pa masë ky diskutim, që po bëhet në një nivel prej bakalli, sepse edhe nëse Ciceroni ka thënë pas 300 vjetësh se

    “…se kur behet fjale per ligjet dhe burimet e tyre, libri i vogel 12 tabelave eshte me i vjefshem se sa biblioteka e te gjithe filozofeve te marra se bashku.”

    ky nuk ka thënë akoma që ato paskan qënë vetëm pjesë e moralit dhe jo pjesë e të drejtës. Atëhere i dashur, ç’është kjo kokëfortësi për të ngulur këmbë në një të pavërtetë?

    Ti shkruan akoma:

    “Ato resonojne edhe sot prej faktit se ishin te parat qe sanksiononin barazine e te gjitheve perpara ligjit.”

    Kjo nuk ka kuptim dhe nuk vërteton gjë, se 12 tablat ishin përmbledhje normash morale. Pse e thua atëhere?

    Natyrisht që 12 Tabelat ishin një formë gazete zyrtare e kohës, pasi arsye se pse ato u ngulën atje ishte pikërisht, që një publik i gjërë të lexonte dot rregulla sjelljeje të detyrueshme, të cilat më herët ishin transmetuar vetëm gojarisht, por që ishin gjithnjë të detyrueshme.

    Unë i dashur mund të bëj dot vetëm thirrje, që t’i bashkohesh ndoshta kësaj bindjeje, por për hatër të Zotit, beso ç’të duash. Po të thellohesh më shumë edhe në shpjegimin sipërfaqësor që jep edhe Wiki për këtë gjë, do të kesh mundësi të dallosh, se 12 tabelat përmbajnë një publikim të ligjeve ekzistuese, të sanksionuar nga një pushtet publik.

    Prandaj atë “gjënë krejt tjetër” që paske mësuar ti në semstrin e parë në juridik, vetëm një Zot e di se pse e ke mësuar kështu.

    I dashur, edhe ti nuk më dukesh të kesh njohuritë e nevojshme profesionale për të vazhduar një diskutimin a kanë lindur e drejta dhe morali njëkohësisht dhe cilat janë dallimet e tyre. Këto janë çështje relativisht komplekse dhe unë mund të të ftoj vetëm që të heshtësh për këtë. Ose në fund të fundit, nëse pa tjetër do të thuash diçka që ka një substancë profesionale, merr një avokat më mirë.

    Ti shkruan akoma:

    “Favori i perendive ishte sine qua non per cdo gje qe behesh ne qytetin e perjetshem, e madhe apo e vogel te ishte ajo.”

    Kjo është pa kuptim. Në fakt i gjithë arsyetimi yt është pa kuptim dhe më këtë nuk kam thënë gjë akoma se ti je njeri i keq. Them vetëm, që ti nuk di se për çfarë je duke shkruar, sepse nuk e ke studjuar këtë fushë dhe dijet e tua i bazon në njohuri të mbledhura pa kritere shkencore profesionale dhe pa dijet bazë të nevojshme.

    Fatos N,
    mos u bëj banal por vazhdo të shkruash marrëzira. Atje qëndron edhe genialiteti yt.

    Duke qënë i ndërgjegjshëm që eshte kapërcyer shumëfish kufiri i durimit si i lexuaesit të këtij blogu ashtu edhe i pronarit të tij, unë nuk i përgjigjëm më asnjë shkrimi në vijim të këtij diskutimi.

    Besoni ç’t’ju dojë qejfi për 12 Tabelat.

    GH

  34. ””’I lutem Hyllin-it GH-se e te tjereve te mos e privatizojne edhe kete diskutim interesant e te rendesishem duke u marre me perplasje personale. Po e beni kete diskutim shume te ngjashem me ato qe behen rendom tek peshku pa uje. Dhe eshte gjynah sepse tema eshte e mire.””’

    I dashur Eni, nuk thone kot, me mire syri sesa nami.
    Une u kunderpergjigja ndaj nje shkrimi denigrues, nuk e nisa une. Biles me ate individ nuk e kam nisur thuajse kurre une.
    Bera biles gabim qe i dhashe replike nje individi qe ndersa shumica e studiuesve italiane thone se ligji i 12 tabelave buron nga ‘mores'(zakonet e forcuara duke u futur ne kode, si fjala ‘ligj’ ne kanun) me shume pak risi ne favor te plebejve, mores te cilat ishin zbatoheshin qysh me pare e ruheshin nga klasa sacerdotale e Romes mbreterore, ky nxjerr profesorin qe te ngelka ne provim. Cudi qe ne ‘Storia del diritto romano’ mua sme ngeli profesori, njehere e njekohe. Jo vetem kaq po ‘mores’ jane burimi origjinar si i ‘jus’-it ashtu edhe ‘fas’-it, nderkaq edhe sot e kesaj dite ‘le consuetudini’ vleresohen si nje nga burimet e se drejtes.
    Nejse ke te drejte qe e permend peshkun, se ka mundesi qe ky individ te jete nje nga me aktivet e peshkut.

    ””’Po ne kete forem edhe Hyllin sheh degjenerim te botes qe e rrethon dhe…

    “do ta kisha dhene ndonje shpulle.”

    Duke pare se postimet e tij jane te plota ne mendim te shkruara, e shoh se forca fizike dhe jo vetem, e ben nxites mendimin e vet per te ricikluar tension.”””

    Shiko Vemendje, te te sqaroj dicka meqe ma ke vene disa here ne dukje.
    Une nisem nga nje parim i cili mendoj se dallon vete mendimin e veprimin mashkullor nga femra:

    Mashkulli ne thelbin e tij ka shpirtin luftarak.

    Kjo do te thote qe ne cdo veprim e mendim, mashkulli udhehiqet nga ky shpirt luftarak e krijohen grupe mendimi e veprimi.
    Mbi bazen e ketij thelbi i ndaj ne tre kategori.

    1- kategoria me e vjeter, aty ku shpirti luftarak eshte ne gjendje anarkike,kemi barbaret e ligjn e xhungles.

    2- Kategoria e dyte, aty ku shpirti luftarak perpunohet nga vlera e virtyte, ketu kemi njeriun e lire, kjo kategori nuk pranon ne shpirtin e saj nenshtrimin e pothuaj gjithe deshmoret, disidentet dhe shkencetaret e perndjekur i perkasin kesaj kategorie njerezish.

    3- Kategoria me e re, aty ku shpirti luftarak ndrydhet si nga vete individi ashtu edhe nga shoqeria (pushtuesi apo skllavopronari kryesisht), ketu kemi sklleverit, qe kane pranuar nenshtrimin ne shpirtin e tyre e jane kthyer ne dele.

    Ne pergjithesi po te kesh parasysh mitet e kenget tona popullore si dhe propaganden komuniste, gjithmone eshte tendenca te thuhet, se shqiptari thyhet por nuk perkulet, dmth qe i perkasim kategorise se dyte e psh kjo nuhatet fare lehte tek shprehja popullore ‘Shqiptari per nje nder rron’, dmth ti mund te me vrasesh(thyesh) por jo te me marresh nderin(perkulesh),dmth nenshtrosh. Po ashtu ka qene nje shprehje :
    Burri ne gjunje eshte (moralisht) i vdekur.

    Ti duhet te me kuptosh, se ciles kategori une dua ti perkas.
    Une e kuptoj fare mire, se tendenca per te kaluar nga kategoria e dyte tek tek e treta eshte shume e madhe,pasi shoqerite rrojne me te qeta e ne mireqenie kur ka skllever, mirepo eshte provuar historikisht se kjo qetesi ne periudhen afatgjate eshte e rreme dhe joproduktive e nenkupton shitjen e esences se njeriut.
    Secili ben zgjedhjen e vet se ne fund te fundit civilizimi eshte nje proces ku njeriu ne fillim kufizon e pastaj shet lirine natyrore per hir te sigurise e mireqenies, keshtu qe permban edhe rrezikun e skllaverise.
    Une nuk dua ta shes, por ta kufizoj lirine time natyrore, nje nga arsyet qe me ben edhe ti jap vlere edhe forces fizike krahas asaj mendore, pasi liria nuk te hiqet vetem me ane te shplarjes se trurit, por rendom te hiqet me dhune.

    Pastaj nuk me duket se une jam problemi i etikes se ketij blogu, pasi ne shumicen derrmuese te rasteve une kunderpergjigjem e nuk sulmoj i pari. Kur sulmoj i pari perdor nje forme primitive ironie.

    ”””Le ta riformuloj rregullën kështu: ftohen autorët dhe komentuesit të mos japin vlerësime (negative) për njëri-tjetrin, por vetëm të gjykojnë (negativisht, nëse është rasti) çka është shkruar në temë dhe në komentet; madje edhe kështu, vlerësimi duhet të jetë i arsyetuar (p.sh. “ia ke futë kot, plako” nuk do të kalojë, meqë vetëm shpreh një reagim epidermik të parëndësishëm të komentuesit)””’

    Xha xha , me lejo ti them Juliusit ‘ja ke fut kot plako’ se nuk ja dal dot 😀 Besoj se edhe ai e deshiron te ma thote mua… Per pjesen tjeter jam mese dakort, pasi ka shume menyra shprehjesh per ti thene tjetrit se mendimi i tij nuk qendron.

  35. Se pari dua te them qe me pelqen stili i shkrimit te Xhaxhait, madje jam “xheloz” qe edhe une nuk kam nje pasuri te tille fjalori, megjithate shpesh nuk ndaj thelbin e idese.

    Edhe ne kete rast persa i perket modderimit, blogu privat ets etj

    Me kete nuk dua te mbeshtes Fatos N. i cili eshte trolli klasik, por dua te lajmeroj lexuesit e tjere se jo gjithnje ato qe shkruhen ne forem te bukur jane te mireqena dhe duhen marre per ar te kulluar.
    Nuk ka kuptim nese ne nje blog diskutojne vetem njerez me mendime parafabrikate.

  36. Victori vos odimus,… tha.

    …dhe me siguri do te kete qene vetem shqiptaro-ilir ne qofte se e ka thene.

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: