SINDROMA E GJELIT TE DETIT

Ekonomistët, politikanët dhe analistët financiarë do të diskutojnë edhe shumë kohë akoma për shkaqet e krizës që paralizoi tregjet financiare anembanë botës e që ende kërcënon të thellohet, duke u shtrirë edhe në ekonominë reale. Të majtët do të bëjnë me faj kapitalizmin, libertarianët do të tregojnë me gisht ndërhyrjen e tepruar të shtetit, konservatorët do të flasin për huatë e pagarantuara që iu dhanë imigrantëve për të blerë shtëpi, keynesianët do të akuzojnë entuziastët e ekonomisë së tregut dhe të filozofisë së laissez-faire, moralistët do të përmendin grykësinë e pasosur të financierëve në Wall Street, populistët do të denoncojnë grabitjen e re masive të parave të taksapaguesve.

Gjasat janë që kriza të jetë shkaktuar jo nga një faktor i vetëm, por nga konvergjenca e disa faktorëve njëherësh, prandaj edhe zgjidhjet e propozuara janë komplekse dhe kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha palëve të mbijetuara në rrënojat e sistemit financiar global. Megjithatë, një faktor paradoksal që e përshpejtoi katastrofën ishte besimi i tepruar i ekspertëve financiarë se tashmë një krizë e ngjashme me atë të vitit 1929 nuk mund të ndodhte më, meqë shkencat ekonomike tanimë i kishin përpunuar instrumentet dhe teknikat e nevojshme për t’i mbajtur tregjet në ekuilibër.

Gjatë njëzet vjetëve të fundit, tregjet e letrave me vlerë, bankat e investimeve, shoqëritë e sigurimeve dhe të tjera institucione financiare kanë ardhur duke u mbështetur gjithnjë e më shumë në fuqinë përllogaritëse të inteligjencës artificiale, si dhe në modelet kompjuterike – mjaft të përmend këtu se, për vitin 2005, investimet e industrisë financiare në fushën e kompjuterizimit dhe të programeve aplikative përkatëse arritën shifrën 26.4 miliard dollarë. Gjatë këtyre viteve, firmat e mëdha në Wall Street tërhoqën një numër të madh të diplomuarish nga më të talentuarit, prej universiteteve amerikane elitare; jo vetëm ekonomistë, por edhe matematikanë, fizikantë dhe ekspertë programimi.

Sot mekanizmat e financës ndërkombëtare nuk mund të funksionojnë si duhet madje as mund të kuptohen pa marrë parasysh transaksionet që kryhen drejtpërdrejt midis makinave, pa ndërhyrje nga njeriu. Në një artikull me titull “The rise of the machines” (“Shkëlqimi i makinave”), botuar në The New York Times, Richard Dooling shkruan se një kategori ekspertësh të tregjeve financiare, të njohur si analistë sasiorë, “quants”, ose zotër të “transaksioneve algoritmike”, po ua besojnë gjithnjë e më tepër administrimin e operacioneve financiare programeve kompjuterike. Dooling vëren se veçanërisht sfera e të ashtuquajturave derivate dhe swaps, ose ato instrumente financiare të cilat Warren Buffett, një nga investuesit globalë më të rëndësishëm, i pat quajtur, vite më parë, “armë të shkatërrimit financiar masiv”, tanimë ka dalë nga kontrolli njerëzor, meqë tepër e ndërlikuar për mendjen e homo sapiens. Në fakt, kompjuterët tani kryejnë deri 80% të të gjitha transaksioneve financiare në disa tregje të specializuara, 40-60% në tregje të tjera më të përgjithshme.

Duke shkruar, në revistën “Edge”, për martesën potencialisht shpërthyese midis kompjuterëve dhe financës, historiani ekonomist George Dyson thekson se

“shumimi i pakufizuar i informacionit është përgjithësisht një e mirë publike […]. Problemi nis, siç e dëshmon edhe kriza e tanishme, kur shumimi i parregulluar zbatohet ndaj vetë parasë. Derivatet, që janë instrumente financiare tejet komplekse të sendërtuara me rrugë kompjuterike, po përftohen jo nga faktorë natyrorë të prodhimit ose nga të mira të tjera, por thjesht nga instrumente të tjera financiare.”

Këtij shumimi artificial e të pakontrollueshëm të parasë virtuale po i druhen tani të gjithë ata që shohin të afrohet, në horizont, krizën e ardhshme financiare, edhe më të rëndë se e tanishmja.

Tanimë aplikimet kompjuterike nuk përdoren vetëm për të kursyer kohë dhe për të ulur shpenzimet e transaksioneve; por edhe duke i vënë programet drejtpërdrejt në komandë të transaksioneve. Aq ka përparuar teknologjia në këtë fushë, sa agjenci të mëdha lajmesh si Reuters, Bloomberg dhe Thomson Financial ofrojnë tani, si shërbim të posaçëm, “lajme të lexueshme nga makinat”, në mënyrë që programet kompjuterike të mund të reagojnë menjëherë ndaj ngjarjeve të ndryshme duke shitur ose blerë tituj në bursë, sipas domethënies që kanë gjetur në tekstin e lajmit. Paradoksalisht, ky besim në automatizimin e transaksioneve dhe në aftësinë e modeleve për të parashikuar të papriturat ka ndikuar edhe në humbjen e besimit të institucioneve bankare ndaj njëra-tjetrës, meqë kompjuterizimi ka instaluar edhe një farë barriere të padepërtueshme midis faktorit njerëzor dhe transaksionit vetë.

Mes kritikëve të sistemit të tanishëm financiar, meriton vëmendje të veçantë Nassim Nicholas Taleb: broker, filozof dhe autor i librit Mjellma e zezë dhe kundërshtar i vendosur i establishment-it të ekspertëve, profesorëve, programatorëve dhe ekonomistëve të Wall Street-it. Taleb e sulmon ballazi empirizmin, mbi të cilin mbështeten teknikat për administrimin dhe manipulimin e tregjeve të sotme financiare dhe bindja se të ardhurat prej spekulimit në bursë mund të vijnë përparimisht duke u shtuar, nëpërmjet optimizimit të transaksioneve dhe të mënyrës si operojnë institutet financiare. Sulmin e vet, të nyjëtuar në qindra faqe të librit në fjalë, Taleb e ilustron nëpërmjet një metafore të huazuar nga filozofi Betrand Russell.

Përfytyrojeni veten në vendin e një gjeli deti, thotë Taleb, të cilin po e majmin për Vit të Ri. Pasi vëren se njerëzit po i japin për të ngrënë çdo ditë pa i kërkuar ndonjë gjë si shpërblim, gjeli i detit herët a vonë do të bindet se qenka rregullsi e Natyrës që njerëzit ta ushqejnë përditë. Nëse ka prirje dhe kohë për përsiatje filozofike, gjeli i detit mund edhe të formulojë teori të ndryshme pak a shumë logjike, për të shpjeguar arsyet pse ekziston një rregull i tillë në univers. Pastaj, thotë Taleb, në 31 dhjetor gjelit të detit i ndodh diçka sa e papritur, aq edhe e lemerishme…

Russell e pat sajuar këtë metaforë për të ilustruar problemin madhor të Induksionit në dije. Një formë tjetër shembëllzuese e problemit do të ishte mjellma e zezë e titullit të librit të Taleb. Në të vërtetë, para se të zbulohej Australia, zoologët në Botën e Vjetër ishin të bindur se mjellma nuk mund të jetë veçse e bardhë, meqë të gjitha mjellmat që ishin vrojtuar deri atëherë kishin qenë të bardha. Mirëpo pastaj, një ditë prej ditësh, europianët zbuluan se në Australi ekzistokëshin mjellma të zeza. “Një vrojtim i vetëm,” shkruan Taleb, “mjaftoi për të hedhur poshtë një pohim të përgjithshëm, të formuluar në bazë të vrojtimeve të konfirmuara, për mijëra vjet me radhë, të mjellmave të bardha.” 

Sa u duhet besuar ekspertëve? A ka arsye të mendohet se kolapsi i tanishëm i tregjeve financiare, ose zbulimi i mjellmës së zezë, është shenjë jo vetëm e dështimit të një modeli neoliberist të kapitalizmit, por edhe e utopisë teknokratike dhe shpresës se teknologjia gjithnjë mund të kompensojë për mangësitë strukturore të sistemeve dhe të institucioneve? Nëse mendjet më të ndritura dhe IQ-të më të larta të planetit, joshur pas sfidës prej super-kazinoje të bursave globale dhe rrogave e bonuseve shumëmilionëshe, nuk arritën dot, megjithatë, ta parashikonin e ta shmangnin katastrofën, atëherë ç’mund të thuhet për aftësitë mbijetuese të vdekëtarëve të tjerë, që praktikisht e nisin ditën duke blerë një biletë lotarie? Në të vërtetë, super-teknokracia globale dhe ekspertët financiarë dështuan edhe sepse morën përsipër më tepër se ç’mund të mbanin, duke e shtyrë optimizmin e tyre deri atje sa të kujtonin se mund ta kontrollonin tërmetin me anë të sizmografëve, sado të sofistikuar. Prandaj, përgjegjësinë për katastrofën ekspertët do ta ndajnë me të gjitha ato institucione përfaqësimtare që, për arsye ideologjike, ua lanë në dorë teknokratëve dhe programeve kompjuterike administrimin e një sistemi aq globalisht strategjik dhe të rëndësishëm sa tregjet financiare.

Faji u bë qyrk dhe s’e veshi njeri, thotë një fjalë popullore. Megjithatë, vështirë se mund të kundërshtohet që prapa fiaskos së spekulimeve të mëdha financiare në Wall Street, dhe katastrofës së miliona investuesve të vegjël dhe bankave të vogla e të mëdha anembanë botës, qëndron edhe besimi i tepruar në ekspertët e financës dhe në kombinimin fatkeq të empirizmit, me projeksionin kompjuterik ose gabimin sa të vetëkuptueshëm, aq edhe naiv të gjelit të detit. Kjo nuk garanton aspak, megjithatë, që shpëtimi, ose më mirë “shpëtimi” prej krizës nuk do të vijë në trajtën e një sistemi programesh dhe projektimesh të tjera, të cilat të pretendojnë se i kanë trupëzuar tashmë në vetvete mjellmat e zeza dhe kokat e prera të gjelave të detit. Po a do të jetë kjo e mjaftueshme vallë, për ta festuar mot Vitin e Ri?

 

21 Komente

  1. Pergezime, permbledhje shume interesante.
    Desha te shtoj se disa nga quant-et po peshperisin se te dhenat qe jane hedhur ne modele kane qene garbage, dhe kjo eshte bere me qellim qe modelete te mos rekomandonin “no-buy”

  2. Roli i teknologjise eshte i pamohueshem, paraja elektronike apo virtuale me te cilen blihen gjera reale, per mendimin tim, duhet vene ne banken e te akuzuarit. Por, shkaku mendoj se i perket fushes morale. Njeriu ka tashme si objektiv kryesor jete jo te prodhoje dicka por te nxjerre para nga paraja apo nga puna.

    Tashme me gishta i gjen personat qe punojne sepse shohin se po prodhojne dicka, pra se jane te dobishem; edhe nese ata prodhojne kjo as qe perfillet. Per njerezit ka rendesi sesa para arrijne te prodhojne. Nga ky mentalitet nuk ka shpetuar as fshatari. Nuk i intereson me se po prodhon ushqim,pa te cilin as miliarderi nuk jeton dot , por i intereson vetem paraja.

    Askush nuk nderton me asgje sepse i sjell kenaqesi te jete i dobishem per shoqerine apo kombin, apo se i sjell kenaqesi nje gje e bukur qe doli nga mundi i tij.

    Ne kohet e para, fshatari ishte shtresa e dobishme, sepse prodhonte, ndersa tregtari qe nxirrte para nga paraja, vleresohej si nje qenie parazitare e domosdoshme.

    Tashme ka ndryshuar mentaliteti ndaj prodhimit. Tregtari qe prodhon para nga paraja quhet i dobishem, ndersa fshatari(proletari) quhet si nje shtrese e padobishme apo ne rastin me te mire marzhinale.

    Normalisht dobia eshte e lidhur edhe me rolin ne prodhimin e pasurise dhe eshte e kuptueshme, por kjo peshe e jashtezakonshme e spekulluesit bankar e asikurativ, nuk mund te mos jete e tepruar, pasi pa prodhim real nuk ka as prodhim virtual ose shumezim parash.

    Normalisht njeriu thote, se ky robi qe do te spekuloje, mund at beje, por nese humbet ne bixhozin e tij, duhet te paguaje.
    Vecse nuk eshte keshtu. Fuqia e madhe ekonomike e ketyre parazitareve qe trashen duke pire gjakun e viktimes se tyre, ben te mundur te zoterojne pushtetin e ne rast krize, shteti u paguan borxhet, dmth taksapaguesit paguajne borxhet e parazitareve.

    Nderkaq ekonomia reale qe bazohet tek paraja qe prodhojne keta financiere, ne cast krize financiare peson edhe ajo renie psh ne Itali prodhimi industrial ra me 11% cka nuk verehej qe prej 1990.

    Atehere edhe moralisti me i egersuar pranon qe te paguaje borxhet e ketyre spekulatoreve nga frika e nje recesioni qe do perfshije mireqenien e tij dhe te afermve te tij.

    Praktikisht formohet keshtu nje sistem ekonomik , ku financieret kane rolin e mbretit mesjetar. Asnjehere mbreti mesjetar nuk mund te varferohej ,pavaresisht festave e jetes perrallore,sepse ne cdo moment mund te grabiste popullin e tij.

    Keshtu edhe financieret , si ne rastin e atyre drejtoreve qe merrnin me leket e bankes dhoma hoteli nga 1 mije dollare nata e harxhonin po aq perdite restoranteve, mund t’ja lejojne vetes pasi populli per ta eshte si lopa, nje kafshe qe duhet te milet.

  3. Projeksioni, perpara se te jete nje “virus” kompjuterik eshte nje ves njerezor, i dashur Xha Xha. Nje ves qe u perhap nga ‘dealing rooms’ tek ‘rating companies’, nga bordet drejtuese te bankave tek ekspertet e finances, nga ministrite e financave tek instancat kontrolluese te shtetit dhe ne fund deri tek Federal Reserve – Greenspan 2005: “Asnjehere ne historine e Shteteve te Bashkuara nuk ka pasur renie te cmimit te shtepive ne nje rang kombetar”. Pike!

    Xha Xhai pyet me te drejte “Sa u duhet besuar ekspertëve?” Ndoshta me pare duhet pyetur se kujt eksperteve u duhet besuar dhe kujt jo? I besohet me teper pervojes 50 vjecare dhe largpamesise se Warren Buffet mbi ‘armet financiare te shkaterrimit ne mase’, paralajmerim i bere ky ne 2002 (!) apo u besohet me teper playboy-ve te tipit Charles Prince (ish-shefi ekzekutiv i Citigroup) me gafen e tij, tashme legjendare te korrikut 2007, vetem nje muaj perpara se kriza e kreditit te perfshinte tregjet financiare:

    ‘As long as the music is playing, you’ve got to get up and dance. We’re still dancing.’

  4. Dikush tjeter paska perdorur psudonimin tim kete radhe…

    Sapo kisha lexuar dje ne The Economist nje spjegim te mire te kesaj krize. I kisha degjuar shume prej argumenteve ne Bloomberg Radio por ne kete artikull jane te radhitur ne boshtin kohor dhe duke ndjekur llogjiken e shkak-pasojes. Nese lexoni anglisht, besoj se do e gjeni shume informativ kete arikull:

    http://www.economist.com/PrinterFriendly.cfm?story_id=12415730

    Te fala nga Censura (that one)

  5. Sot eshte vetevrasje intelekturale te dalesh ne mbrojtje te kapitalizmit neo-liberal. Eshte gjithashtu cmenduri te mohosh se natyra spekulative e sistemit financiar dhe lehtesia e marrjes se kreditit jane dy nga shkaqet kryesore te krizes se sotme. Megjithate, si gjithmone, kriza u ka hapur rrugen kritikave te pamerituara ndaj sistemit kapitalist. Kritika jote te le nje shije ludizmi (luddism) qe padashur behet vegel e pikerisht atij aspekti spekulativ qe cyti krizen e sotme. Cdo model financiar i koheve te sotme eshte detyrimisht kompleks, sepse i tille eshte dhe tregu ne te cilin ben pjese. Megjithate cdo model (financiar apo ekonomik) mbeshtetet ne disa presupozime baze. Ne fushen ekonomike thone “your model is as good as your assumptions” – pra presupozimet pa baze krijojne nje model te dobet. Ne krizen e sotme modelet e “credit swaps” presupozonin qe cmimet e pasurive qe i mbeshtesnin do te rriteshin gjithnje, duke mbuluar keshtu cdo lloj papastertie qe mund te kishte ne llogaritjen e rrezikur aktual. Per kete presupozim modeli varet ende nga njerezit, dhe kompjuteri nuk mund t’I beje keto dallime. “Quant-et” e finances jane te vetmit qe mund ta kene frenuar ndopak ate entuziazmin idiot qe kaploi Wall-Street ne vitet e fundit. Ana spekulative e tregut fitoi duke shtyre me force (bully) anen me llogjike te tij. “Quant-et” kane vite qe bertasin, po asnjeri nuk ua vuri veshin. Duke sulmuar tekno-kratet ti padashje krijon nje livadh ku kullosin lirshem spekulantet, qe jane ne vetvete Luditet me te medhenj.
    Teknologjia ne vetvete eshte moralisht asnjeanese; as e mire as e keqe. Nje kompjuter ne doren tende eshte moralisht pozitiv, ne doren e nje krimineli eshte negativ. Ta shohesh teknologjine si mjet qe lehteson punen e nje personi negativ nuk e perligj deklaraten “teknologjia eshte kak!” Ankesa se kompleksiteti e vendos teknologjine jashte sferes se hulumtimit te qytetarit te thjeshte nuk me duket fare me vend. Kompleksiteti eshte ne funksion te se panjohurave qe modeli kerkon te shpjegoje; sa me te shumta keto te fundit, aq me kompleks modeli.
    Sulmi ndaj empiricizmit eshte vecanerisht i pamerituar. Empiricistet jane te vetedijshem qe modelet e tyre jane probabilistike dhe jo te verteta absolute. Kur nje empiricist pohon se me ngritjen e taksave ulet ritmi i rritjes se GDP-se me x%, kjo nuk duhet te merret si fjala e zotit, por si nje pohim probabilistik. Ndaj dhe shembulli I mjelmes se zeze eshte jashte llogjikes empiristike. Empiricistet thone: “probabiliteti qe mjelmat e zeza egzistojne eshte nen 1%”, e asgje me teper. Per nje te qeshur kolektive, shakaja e fundit per empiricistet: Tre te tille dalin per gjah dhe u del perpara nje dre. I pari merr shenje dhe qellon nje meter ne te majte te drerit. I dyti qellon nje meter nga e djathta. I treti hedh ciften ne sup dhe therret: “Ju lumte shoke, e vrame!”
    Pergjigjja ime behet per dy arsye: E para, si ekonomist i ardhshem me dogji dhe e dyta me duket se “you’re throwing the baby out with the bath-water”, e duke bere kete, bie padashur ne gabimin tipik te te majteve ne kohe krizash.

  6. Elton, nëse do të vijë ndonjë e mirë nga kjo krizë, kjo është reforma e tregjeve financiare dhe veçanërisht e Wall Street-it, sepse njerëzit tashmë nuk e hanë më koqen e ullirit.
    Deri tani, u tha se një nga faktorët madhorë të krizës është humbja e besimit të bankave ndaj njëra-tjetrës (të paktën për sa i përket krizës së kreditit); por më pas do t’i dalë koka edhe krizës tjetër, ose të besimit të publikut te bankat e investimit, brokerët dhe të tjerë bixhosçinj të bursës.
    Tashmë është e qartë se një pjesë e madhe e princave të financës amerikane e ndoshta botërore ose janë batakçinj, ose janë të paaftë – dhe si në një rast, ashtu edhe në tjetrin, bëjnë mirë të na hiqen sysh, të paktën për ca kohë.
    Unë vetë nuk kam pasur ndonjë para të investuar në bursë, me përjashtim të 401K (pata frikë ta hap zarfin që më erdhi me postë javën që shkoi); por megjithatë kriza e tanishme ma ka ndërlikuar jetën në njëmijë mënyra; sepse business-i ka rënë, njerëzit nuk duan të bëjnë shpenzime, bankat nuk duan t’u japin hua privatëve.
    Në këto rrethana unë ndihem personalisht i zemëruar.
    Para së gjithash, jam i zemëruar me politikat financiare të administratës Bush, e cila e prishi edhe këtë lodër të fundit që i kishte mbetur, ose bursën, duke e lënë pa mbikëqyrje.
    Jam i zemëruar me Alan Greenspan që e krijoi këtë katrahurë dhe Ben Bernanken kapiten të “Titanikut”, që bëri sikur nuk po e vinte re ajsbergun.
    Jam i zemëruar me të gjithë ata investues që u kanë besuar paratë e tyre bixhosçinjve, duke kujtuar se ashtu edhe do t’i ndihmonin vetes, edhe ekonomisë amerikane.
    Jam i zemëruar me të gjithë ekonomistët, fitues çmimesh Nobel dhe rrogash e bonusesh të mrekullueshme, që e lejuan këtë katrahurë të ndodhte, sipas të gjitha rregullsive, patterns, dhe ligjësive që kishin përshkruar ata vetë.
    Jam i zemëruar me iluzionin e shumë ekspertëve dhe joekspertëve se kompjuterizimi e shton objektivitetin në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve.
    Jam i zemëruar me të gjithë analistët financiarë të mediave të specializuara, të cilët u dhanë këshilla katastrofike klientëve dhe admiruesve të tyre.
    Për fat të keq, këtë herë ishin teoricienët e komploteve që patën të drejtë, meqë këta i kam dëgjuar ta paralajmërojnë krizën prej kohësh.
    Në esenë e vet të fundit në “Edge”, Taleb tregohet shumë i ashpër madje përbuzës me ekonomistët. Mos i lini t’u afrohen situatave reale, thotë; mos i lini të dalin nga ndërtesat e universiteteve, se atje të paktën nuk bëjnë zarare.
    Unë nuk e besoj që kjo krizë ndodhi ashtu papritur, dhe ekspertët e pësuan si gjeli i detit i Bertrand Russell-it. Përkundrazi, unë kam bindjen që ekonomistët e panë krizën që po afrohej, por nuk folën, sepse nuk i lanë të flisnin ata që u paguajnë rrogat e majme, bonuset, dhuratat shumëmilionëshe, lavdinë dhe lëvdatat planetare.
    Ata që s’e panë krizën ishin modelet e kompjuterizuara, të cilat siç e thua ti vetëm sa rimarrin dijet dhe metodat e hartuesve të tyre, por nuk kanë intuitë, as ndonjë aftësi për të kuptuar diçka përtej mesazheve të ripërtypura.
    Prandaj unë shpresoj që, kur të reformohet Wall Street-i, transaksionet e kompjuterizuara të kufizohen me rregullore; sikurse shpresoj që bankat e investimeve dhe shoqëritë e brokerimit të përjashtohen me ligj nga kuotimi në tregun e letrave me vlerë.
    Në të vërtetë, unë vërtet jam shumë dyshues për mënyrën si po na e përkufizon jetën teknologjia; por edhe më shumë se teknologjinë, bëj me faj filozofinë e ekonomisë së tregut, ose kultin e fitimit monetar me çdo kusht, që po e shndërron ekonominë amerikane në kazino. Madje edhe më keq se kazino, sepse kazinot janë sisteme të mbyllura dhe të kontrolluara, ku “mjellmat e zeza” me përkufizim nuk duhet të shfaqen ndonjëherë.
    Nëse kapitalizmi është i mbështetur vërtet mbi mbivlerën dhe fitimin, atëherë le ta fitojmë paranë ashtu siç duhet, ose nëpërmjet veprimtarish të tilla që gjenerojnë pasuri: puna, ndërtimi, inxhinierimi, prodhimi i mallrave të cilësisë së lartë, të cilat t’i tregtojmë anembanë botës, përsosja e teknologjive për energji të ripërtëritshme, ripërtëritja e sistemit të transportit. Boll me kodoshët e superpaguar të financës, se nuk na ka mbetur më vrer në stomak për ta vjellë, sinqerisht.

  7. I nderuar Xhaxha,

    Rrjeshtat e mesiperme jane me anti-elitaret ( e me te drejte, do te shtoja) qe kam pare nga pena juaj.

    Zoti Dusha (shpresoj se me dashje) thote se …”Teknologjia ne vetvete eshte moralisht asnjeanese; as e mire as e keqe…”
    Atehere duhet thene se edhe arsyeja, logjiika eshte moralisht asnjanese.
    Do te ndihmonte… tha. Qe te merrnim vesh se cfare dreqin po ndodh perqark.

  8. Une kam pare nje shpjegim tjeter per krizen; njerezit qe qendrojne pas “pararojes” se modeleve kompjuterike ishin ata qe u frikesuan, u tmerruan nga renia e tregut, u bene pjese e turmes dhe pershpejtuan renien e tyre. Nuk besoj se ka shume kompjutera qe marrin vendime te tipit “blej”, “shes”, perkundrazi, kete here edhe nese modelet parashikonin “blej”, njerezit zgjidhnin “shit” per shkak te deshires per te dale nje ore e me pare nga katastrofa ne afrim (e cila natyrisht vetem sa pershpejtohej me cdo “shit”).

  9. Po vihet re nje tendence qe kriza ti vishet panikut te njerezve, dmth nese nuk do kishte panik atehere edhe kriza do dukej si nje luhatje deri diku normale e tregjeve financiare.
    Kete po e thoshte dje ministri italian i ekonomise ne nje emision.

    Mirepo kjo eshte nje menyre as kushedi sesa inteligjente per te hequr pergjegjesite nga pergjegjesit kryesore, dmth klasa e bankiereve dhe financiereve te cdo lloji ,menyra sesi i perdorin parate.
    Ne Itali kriza u parapri nga nje inflacion i papare i cmimeve te ushqimeve dhe benzines. Brenda 6 muajsh u rriten me 20%, buka , mishi, benzina etj.
    Fakti qe inflacioni zyrtar eshte diku tek rreth 4% i detyrohet qendrimit ne vend te cmimeve te makinave e pajisjeve elektronike e nuk eshte deshmues i mallrave te konsumit te perditshem te cilat u rriten me afersisht 20%.

    Ceshtja eshte se mungojne parate e thata, mungon cash-i, u deklarua ekzistenca e nje disponibiliteti qe nuk ekziston e normalisht u zhduk nga tregu ky disponibilitet qe nuk ekziston nepermejt renieve ne burse te cmimeve te aksioneve.
    Tani ceshtja eshte se sa para fiktive qarkullojne atje lart e a u pertha gjithe paraja fiktive apo ekziston ende e mbrojtur nga tentativat shteterore.
    Njerezia i vershoi arit, se vlera e arit nuk shter kurre se qeni reale.

    Dikush atje lart, nje i madh i bankes boterore, deklaroi dje se kriza mund te zgjase edhe nje vit. Por kjo cfare do te thote ?
    Kjo do te thote qe nderhyrja e shtetit duke ofruar likuiditet perkohesisht frenoi zhdukjen e parase fiktive qe krijuan financieret gjate ketyre viteve e keshtu qe leku fiktiv do zhduket ngadale derisa pas nje viti tregjet financiare nuk do kene me para fiktive ne qarkullim.
    Nese njerezit nuk do qetesoheshin nga nderhyrja e shtetit, do kerkonin nga bankat parate e tyre e keshtu bankat do gjendeshin bllof se para skane dhe nje pjese e kredive qe kane dhene jane te pambledhshme ,pasi keta financiere i perdorin parate me paaftesi apo edhe i vjedhin. Psh Unicredit i kishte dhene A.S Romes 360 milione Euro e tani ja kerkoi. Mirepo edhe sikur te shesesh Totin, De Rosin bashke me Rozela Sensin(pronarja) nuk arrin te mbledhesh as gjysmen e 360 milione eurove te kredise.

    Tani pse fajin e ka ai njeriu qe ka punuar nje jete per ato leke qe ka mbyllur ne Banken Unicredit e normalisht qe do ti terheqe leket e jo drejtori e specialistet e Bankes Unicredit qe japin kredi te tilla absurde ?

    Mire qe hyne libiket e futen 4,2 miliard euro se ajo banke do kishte ikur per lesh, po jo nga paniku i njerezve por sepse ata lart i bejne llogarite si syte e tyre qe tu pelcasin e krijojne leke fiktive per te mbuluar paaftesine apo vjedhjet e tyre.

  10. Nje shembull nga eksperienca personale qe tregon sesi i perdorin leket keta financiere.

    Para 6 muajsh, per cudine time me vjen nje oferte nga nje shok, i cili kishte lidhje me nje drejtor filiali te nje banke.

    Mund te merrja 20 mije euro kredi pa dhene kurrfare garancie, mjaftonte permesoja dhe pasaporta shqiptare. Nga keto 20 mije 10 mije do me takonin mua.

    Tani une isha mjaft i gezuar, se keto leke me dilnin qyl dhe moskthimi i lekeve nuk perben veper penale, por civile.
    Problemi qe hasa ishte se duhej permesoja e vlefshme, dmth jo ricevuta qe une kisha ne ato momente e keshtu me iken 10 mije euro nga duart. Ate kredi e mori nje tjeter .

    Tani ky drejtor filiali ato 20 mije eurot qe ndau me ate shqiptarin i mori nga leket e popullit. Po sa 20 mije eurshe ka shperndare ai drejtor ?
    Po pak raste ka qe shqiptaret para se te kthehen ne Shqiperi blejne makina te shtrenjta me kredi e keshtu nuk i kthejne ato leke po u del makina gati qyl.
    Po sa italiane ka qe merren me kete pune , marrin leke e nuk i kthejne.
    Po lulezojne shoqerite qe mbledhin kredi. Psh nje banke nuk
    mbledh dot ta zeme 500 milione euro kredi. Kjo ja shet keto kredi per 100 milion euro nje shoqerie qe merret me mbledhjen e kredive. Kjo shoqeri me avokatet e saj arrin te mbledhe 200 milione euro e keshtu fiton 100 milione euro.
    Ne nje shoqeri te tille punoi nje shok imi para 1 viti, inxhinjer informatike, e tha psh se kredite nen 100 mije euro kjo shoqeri i quante te humbura e as i kerkonte fare, por perqendronte forcen e avokateve te saj tek kredite mbi 100 mije euro.

    Keto jane shembuj sesi perdoren parate prej bankiereve e perse kjo krize ishte e pritshme dhe fajtoret jane ata lart e jo populli ne panik. Nese paraja ekziston populli e kupton shpejt se ben gabim qe terheq leket duke paguar taksat per veprime te tilla te kota bankare.

    Sistemi eshte i krimbur, po shkon drejt firmave piramidale qe pretendonin te 3-4 fishonin leket brenda vitit e thonin se leket ekzistojne ne nje kohe qe gjithe leku i tepert ishte fiktiv. Ka nevoje per rinovim sa pa rrenuar akoma ekonomine reale, se pastaj na mori lumi te gjitheve.

  11. Kthimi i shkences ekonomike ne religjion nuk mund te paraqiste rezultat tjeter. Ka 20 vjet qe oborri mbreteror ne Davos dhe ideologjia qe e shtyn nuk ka kundershtar serioz, dhe nuk mund ti vihet faji gjelit qe kujton se Viti i Ri nuk do te vije.

    Njerezit pas modeleve me ‘assumptions’ te pabazuara ne realitet nuk jane me ndryshe se prifterinjte ne kohen e papatit ne Evropen mesjetare. Detyrimisht epoka qe jetojme eshte nje epoke mesjetare e ngjashme me vitet 1600. Nderkohe qe bota islame ndodhet kalendarikisht ne vitin 1600, bota perendimore ndodhet ekonomikisht ne po te njejten periudhe kohore.

    Koha jane interesante.

  12. “Prandaj unë shpresoj që, kur të reformohet Wall Street-i, transaksionet e kompjuterizuara të kufizohen me rregullore; sikurse shpresoj që bankat e investimeve dhe shoqëritë e brokerimit të përjashtohen me ligj nga kuotimi në tregun e letrave me vlerë.”

    Xha Xha,
    une nuk do te isha aq optimist sa ju. Dje ne mbremje lexova me shume interes shkrimin e mesiperm. Si anetar i klases qe e gatoi kete corbe, qe tani po e hane me hir a me pahir taksapaguesit ketej dhe pertej oqeanit, nuk ndihem mire fare kur shoh baterdine e krijuar dhe e kuptoj revoltimin tuaj, te Hyllin e te shume te tjereve dhe shpresoj qe, ne mos befshim ‘Mea culpa’, te pakten te tregojme nje fije dinjiteti dhe te heqim dore nga ekseset sa kohe qe na financon buxheti i shtetit, infuzionet e Fed-it apo paret e taksapaguesve.
    Por sot ne mengjes nuk munda ta mposht nje buzeqeshje cinike kur lexova E-mail-in e pare qe me erdhi tek puna, nisur nga HR tek gjithe personeli i FrontOffice-it, ku konfirmohej e zeze mbi te bardhe se si ne cdo fund dhjetori edhe kete vit banka do te paguaj bonuset e premtuara nga bonus-pool-i katerqindmilionesh i garantuar ne fillim te vitit… natyrisht vetem per ata qe kane performuar!
    Kjo edhe pse humbjet e firmes vitin e kaluar kapnin 2mrd-at dhe kete vit ca me teper…

    E thene me fjalet e Charles Prince: The music is still playing and we’re still …

  13. Me fal Max (dhe ti xha xha) po ajo shprehja e Charles Prince mos vazhdon ne kete rast :

    The music is still playing and we’re still …fucking ?

    Si tha ai ; sot njerezia ndahet ne 2 kategori, nga nje ane jane ata qe ta futin dhe nga ana tjeter ndodhen ata qe e hane. Gjithe ceshtja eshte se nga cila ane ndodhesh. Ti mesa thua, ndodhesh nga ana e duhur, lum si ti.

    Po me e forta eshte se per vite e vite, nuk mbaronin shkrimet mbi eliten, cila ishte e cfare kerkonte apo ne cilen rruge do na udhehiqte. Edhe ketu tek xha xhai nuk mungojne shkrime te tilla, si i thone perpjekje per te kuptuar se c’fat do kemi ne pjese.

    Por serisht gjerat do qetesohen e njerezia do harroje biles me deshire te madhe do e harroje; do e quaje nje enderr te frikshme qe mbaroi dhe Charles Prince do vazhdoje te kerceje.

    Ne fund te fundit, njerezia ( e thjeshte ) ka qene gjithmone ca mazokiste e sadistet nuk do quheshin te tille nese nuk do ishte markezi a konti (dmth elita) De Sad.

    Njeri vervit kamzhikun ndersa tjetri ha kamzhikun perndryshe cfare kuptimi ka shoqeria ?

  14. Po lexoja para ca kohesh nje artikull shume te mire tek Sueddeutsche Zeitung mbi krizen dhe alternativat e zgjidhjes. Dhe nje nga pikat ku sipas autorit ngelte sharra ne gozhde ishte: Informacioni. Ne keto modelet komplekse te kredive (kredi qe jane dhene faktikisht “tufe”, te lidhura me lloj-lloj kredish dhe lidhese te ndryshme interesash) Informacioni eshte vetem per te “brendshmit”. Shteti qe pretendohet te nderhyj ne vendimarrje, pra drejtimin e bankave, sic po u shitet ne Gjermani zgjedhesve sot, nuk e ka kete informacion. Sepse eshte vete informacioni eshte shume kompleks, dmth. informacioni baze i ketyre skemave te dhenies se kredive (lidhjeve). Pra shkurt shteti nuk eshte as ne fillim, por as ne fund te zingjirit.

    Sot informacioni eshte pushtet, dhe realizmi i ketyre modeleve ka si qellim ne fakt te perfitoj informacionin ne “real time” (echtzeit). Keto modele jane shume sensible ndaj ndryshimeve me te vogla ne treg, dhe realizojne ate qe njerzit te reagojne ne te 100 e sekondes, e te marrin vendime ne “realtime”, eshte nje arritje e madhe. Rating agencies i kane instrumentet teknologjike per te monitoruar fluksin e kapitalit, por ato vete nuk mund te luajne paster, se keto modele i interpretojne njerzve, edhe pse keto modele teorikisht jane objektive. Ka shume informacione qe shkojne larte e poshte, vetem se rating agencies kane bere lojra te felliqura. Pra eshte e kote te besosh ne objektivitetin e nje modeli ekonometrik, kur ai qe fut indikator dhe interpreton kete model, eshte po njeri, qe i eshte nenshtruar makuterise dhe epshit te tij.

    Sic thone kur permend qenin, bej gati shkopin! Edhe ne kur permendim nderhyrjen e shtetit, te shkojme te lexojme me vrap mbi Cybernetiken.

  15. Xhaxha ta kuptoj zemerimin, ndonese nuk ta qaj dot hallin. Duket pak si bosh per mua qe te brockullis per meritat e teknokracise apo te dal ne mbrojtje te empiricizmit kur njerezit po ngelen pa shtepi. Kundrejt fakteve te tilla argumentat e mi jane si fjalimi i nje doktori per mrekulline e trupit njerezor perpara nje pacienti me kancer. Megjithate mua me duket e nevojshme qe argumenti te kete nje vazhdueshmeri intelektuale. Sot po mbushen faqet e gazetave me fjale apokaliptike dhe shpjegime nga me te ndryshmet: Vdiq kapitalizmi, Na moren ne qafe brokers, Socializem per te pasurit dhe kapitalizem per te varfrit etj etj. Njerez te cilet deri dje faleshin perpara altarit kapitalist (perfshi ketu edhe McCain) sot jane kthyer ne ekzekutuesit me te gatshem te tij. Kjo me tremb mua, kjo tendenca per te nxjerre cfurkun dhe pishtarin nga hauri, ky lloj populizmi alla Jennings-Bryan qe po i perfshin te gjithe. Nga kjo duhet te ruhemi, nga tipat qe nuk kane qendrueshmeri llogjike te mjaftueshme qe te mos perfshihen nga vala e titujve te gazetave (nuk e kam me ty, te lutem mos e quaj personale). Ne keto muajt e fundit kam pare shume njerez te hedhin poshte ate qe deri dje e mbanin si te shenjte. Dhe kjo nuk ndodh nga ndonje “epiphany” por thjesht sepse besimet e tyre kane qene dhe do te jene gjithnje te ceketa, pa taban, sepse nuk bazohen ne fuqi analitike, por ne nje lexim tangent te fakteve. Mediokriteti eshte gjithnje i rrezikshem kur popullata eshte ne afshin e panikut, ne kohe lulezimi eshte nje dukuri qe njerezit ne pergjithesi e tolerojne per sport. Keta jane gati te ta shpjegojne fill e per pe se cfare ndodhi, nderkohe qe rremuja eshte aq e madhe sa eksperti ngre supet kurse ai qe lexon gazetat eshte i bindur se e di c’ndodhi. Mallkimet ndaj profesionit ekonomik jane produkt i ketij fenomeni, permenden tendencat ideologjike dhe besimi i verber i ekonomisteve ne profesionin e tyre. Nderkohe P. Krugman e shoke kane vite qe thone se kriza po afron. Tre vjet me pare Krugman tha se ligji per falimentim (bankruptcy) ne amerike ndryshoi sepse kompanite e kartave te kreditit e ndiene lageshtiren. Ato e kuptuan qe sistemi i kreditit kishte arritur kulmin dhe influencuan qeverine amerikane qe te ndryshonte ligjin per ta bere me te veshtire falimentimin si proces. Kete e tha hapur, ne television dhe pa rezervime. E quajten komunist, socialist e te gjitha te tjerat. Megjithate ti ke nje fare te drejte: sic thote dhe Ariel Rubinstein, nje ekonomist i shquar Izraelit:
    Pse ekonomistet paguhen me shume se matematicienet? Sepse pervecse matematikes ata duhet edhe te perhapin edhe ideologjine.
    Edhe nje here, kjo pergjigje nuk eshte perpjekje per perleshje, thjesht nje permbledhje e gumezhimave qe po degjoj perdite.

  16. Jam nje profane ne fushen e ekonomise (dmth, mund te marr vesh gjera te thjeshta, por kurrsesi sa thuhen ketu..), por rezultati i gjithe kesaj eshte se, depoziten time ne banke u detyrova ta terheq, fale lojrave “luajale” te bankave ne raport me klientet e tyre..Zoti, te me ndjeje, ne rast se do te jem njera prej “shkaktareve” te falimentimit te bankes “time”!!! Eshte thjesht ceshtje besimi, as me shume e as me pak.. Kur mungon, tha

  17. Njerez te cilet deri dje faleshin perpara altarit kapitalist (perfshi ketu edhe McCain) sot jane kthyer ne ekzekutuesit me te gatshem te tij. Kjo me tremb mua, kjo tendenca per te nxjerre cfurkun dhe pishtarin nga hauri, ky lloj populizmi alla Jennings-Bryan qe po i perfshin te gjithe.

    Po pse, kapitalizem quhet MOS-EKZISTENCA e tregut per instrumente si CDOs dhe CDS? Jo vetem qe s’eshte i lire po s’eshte as treg. C’ju mor vesh kapitalizmit ne kete mes, pervec parimit ‘eshte mire kur bie lopa ne jonxhe’?

  18. ”””Keta jane gati te ta shpjegojne fill e per pe se cfare ndodhi, nderkohe qe rremuja eshte aq e madhe sa eksperti ngre supet kurse ai qe lexon gazetat eshte i bindur se e di c’ndodhi. Mallkimet ndaj profesionit ekonomik jane produkt i ketij fenomeni, permenden tendencat ideologjike dhe besimi i verber i ekonomisteve ne profesionin e tyre”””

    Eksperti ngre supet ? Po cfare eksperti qenka ky qe nuk kuptoka nje gje kaq fillestare, se po te japesh kredi e mos ti marresh dot atehere falimenton ?

    Procesi eshte sigurisht i koklavitur e ka efekte anesore te cilat ndoshta ska ekspert qe ti percaktoje me saktesi, por se cili ishte shkaku qe ndodhi gjithe kjo katrahure , kjo eshte ne syte e te gjitheve.
    Mungon likujditet, ka para fiktive te prodhuara per te mbuluar paaftesine a vjedhjet quaji si te duash.
    Bankat qe nuk jane marre me kete pisllek, qendrojne te forta e s’ua ben syri terr.

    3 banka ne Itali; BNL, UBI banca, Banca Popolare , i thane ‘JO’, rikapitalizimit qe ofroi Berluskoni, sepse thane; Jemi ne rregull, nuk kemi kurrfare nevoje per likujditet.

    Kjo tregon seriozitetin e tyre dhe vertet ne burse renia e tyre eshte minimale, ne krahasim psh me Unicredit qe sado u futen libiket eshte ne pikiate.

    Tani une nuk e di se cfare je duke mbrojtur, por po e ben shume keq. Bursat neper bote kane humbur nga 35-45 % e po vazhdojne te humbasin. Te vetmet vende qe po i shpetojne kesaj krize jane vendet ku ska burse e ska as kreditim ne nivele serioze, si puna e Shqiperise. Po ja kane frike shqiptaret si pasoje e kujtimit te hidhur te firmave piramidale, ja ska asnje popull tjeter ne bote e megjithate Shqiperia nuk ka deme aktualisht.
    Paniku ska te beje fare, banka qe i ka llogarite ne rregull nuk pyet per asgje, biles perfiton ne keto raste pasi njerezit do vershojne ti mbyllin parate tek ajo banke.

    Persa i perket ekonomisteve por ne vecanti financiereve, ceshtja eshte e thjeshte, po te bejne punen e tyre ,ashtu sikunder e bejne te tjeret, gjerat nuk kane pse te marrin ne kete menyre.
    Por lenia ne dore te tyre te gjithckaje qe i perket jo thjesht tregut, por edhe me thelle akoma, e njeriut qe duhet rritur, njeriut qe duhet dashur, kerkuar e arritur, ishte nje zgjedhje e gabuar.
    Ketu ne blog(ashtu si mes shoqerise time reale) , nuk mbarojne akuzat e mia ndaj kthimit te njeriut ne konsumator. Ky njeri eshte produkt i elites financiere dhe si e tha xha xhai, nuk jam i apasionuar pas teorive te komplotit por tashme duhet pare me me interes mendimi alternativ edhe nese vjen ne forme bombastike e ne pamje te pare iracional.

    Kapitalizmit nuk ka asnje arsye per ti vene shkelmin, por kesaj elite financieresh i duhet vene kufiri tek thana.
    Ka ardhur koha(ose eshte duke ardhur) qe te kryhet rotacioni i elites. Sa me pare kuptohet aq me mire do jete, se kjo krize eshte produkt i vete njeriut modern qe po rritet e edukohet nga kjo elite .

    Nga ky njeri qe bertet kunder financiereve dhe voton Obamen, i cili tashme eshte e qarte qe mbeshtetet nga kjo elite.
    100 here me mire pranoj eliten industrialo-ushtarake qe mbeshtet Mekejnin sesa kete elite parazitare.
    Te pakten elita industrialo-ushtarake ka krijuar Ameriken dhe e ka bere Superfuqi e zoteron njefare morali, jo si kjo qe po derrmon Ameriken e nuk ka pike morali.

  19. ARMËT FINANCIARE TË SHKATËRRIMIT NË MASË

    Nga Sami Es-suejlim

    Para afro gjashtë vjetësh, saktësisht në shkurt të vitit 2003, Uaren Bafet (Warren Buffett) , një nga njerëzit më të pasur të botës dhe një nga investitorët dhe biznesmenët më të suksesshëm, në fjalimin e tij të përvitshëm, përpara sesionit të përgjithshëm të kompanisë së tij “Berkshire Hathaway”, i cilësoi derivatet (përftimet) financiare si “mina me sahat, si për ata që punojnë me to, por edhe për vetë ekonominë.” Ai gjithashtu shtoi se: “ato i ngjajnë skëterrës, në të cilën është e lehtë të hysh, por gati e pamundur të dalësh prej saj.” Po ashtu ai shtoi duke thënë: “Panorama e përgjithshme paraqitet e rrezikshme dhe po drejtohet drejt më së keqes”, më pas ai e mbylli duke thënë: “Ne kemi bindjen se derivatet (financiare) janë armë financiare të shkatërrimit në masë, që mbartin rreziqe, deri tani të padukshme, por me një potencial vdekjeprurës.”
    Kur Bafet lëshoi këto deklarata, disa u habitën dhe të tjerë mbajtën qëndrim mosaprovues, sepse derivatet financiare –sipas tyre- janë mjete të shpikura për të menaxhuar rrezikun financiar dhe për ta shpërndarë atë në mënyrë të barabartë, duke e vënë kështu atë nën kontroll dhe duke e pakësuar atë. Por ditët që erdhën –për fat të keq- vërtetuan largpamësinë e këtij njeriu dhe saktësinë e intuitës së tij. Kriza financiare, e cila ka përfshirë sot botën, një nga shkaqet e saj kryesore ka edhe derivatet financiare dhe në veçanti derivatet kreditore (credit derivatives), ose instrumentet e shkëmbimit të rrezikut kreditor (credit default swaps).
    Por çfarë janë këto derivate? Si kanë çuar ato në krizën që po përjetojmë ne sot?

    Derivatet kreditore
    Derivatet janë instrumente financiare për të shkëmbyer rrezikun. Derivatet kreditore, ose instrumentet e shkëmbimit të rrezikut kreditor, nuk janë në esencë vetëm se një kontratë sigurimi: njëra palë (banka që jep kredi) e cila paguan një tarifë të caktuar në këmbim që pala tjetër (kompani sigurimi) ta garantoj se do t’i paguaj palës së parë vlerën e kredisë së siguruar, nëse debitori e ka të pamundur ta shlyej atë.

    Si ka ndikuar ky instrument në shkaktimin e krizës financiare?

    Nëse një bankë i jep kredi një njeriu, banka është e kujdesshme që të marrë të gjitha garancitë e mundshme që kredia do të shlyhet, sepse nëse huamarrësi falimenton ajo që dëmtohet është banka. Por çfarë ndodh nëse banka arrin ta sigurojë këtë kredi dhe ta zhvendos rrezikun e borxhit te një palë e tretë? Në këtë rast banka nuk do të dëmtohet nga falimentimi i debitorit, sepse një palë e tretë tashmë del garant për t’i paguar bankës shumën e kredisë së plotë, nëse ndodh falimentimi i debitorit. Për këtë arsye banka nuk ka ndonjë motiv të fortë për tu siguruar për aftësinë e pagesës nga ana debitorit. Ndaj edhe bankat me lehtësi të madhe u japin kredi shtresave me aftësi të ulët për shlyerjen e borxhit, sepse rrezikun e ka marrë përsipër dikush tjetër, në të shumtën e rasteve kompanitë e sigurimit dhe fondet e rezervës.
    Sigurimi i kredive i ka nxitur bankat që të japin kredi, më pas edhe ta shesin kredinë në formë bonosh bashkë me sigurimin e këtyre bonove. Ai që i blen këto bono në fakt blen kredi të siguruara, ndaj dhe atij nuk i intereson nëse debitori ka mundësi ta shlyejë kredinë apo jo. Përderisa kreditë janë të siguruara atij nuk i intereson aftësia e pagimit apo mundësia e debitorit për të garantuar kredinë e marrë, e rëndësishme për të është tarifa që përfiton banka dhe shoqëritë e tjera financiare, nga operacionet e financimit dhe nxjerrjes së bonove dhe çka lidhje me to. Nëse nuk do të ishte në mes siguracioni, ky rreth vicioz nuk do të mund të fryhej në mënyrë kritike deri në këtë pikë, nuk do të ishte e mundur të krijoheshin ato që quhen “asete (pasuri, vlera) të helmuara” të cilat janë vrima e rrezikut në flluskën e sapunit dhe terreni i brishtë mbi të cilin janë ngritur bonot e kredive.
    Këto derivate financiare kanë çuar në përqendrimin e rreziqeve, në vend që të çonin në copëtimin e tyre, kanë çuar në kamuflimin e tyre në vend që t’i pakësonin ato.
    Lind pyetja: çfarë interesi kanë kompanitë e sigurimeve dhe fondet e rezervës që japin garanci për këto kredi?
    Së pari, tarifat monetare që ato përfitojnë janë joshëse, nëse kredia e siguruar është e madhe. Po kështu edhe motivet e hyrjes në këtë operacion financiar mbështeten në një sasi të ardhurash të realizueshme, ndaj sa më shumë të shtohen tarifat shtohen edhe motivet.
    Së dyti, për sa kohë çmimet e tregut imobiliar (pasuri të patundshme) apo atij të aseteve për të cilat jepet paraja është në rritje, nuk ka për të pasur rreziqe ngecje, sepse debitori mund ta rifinancojë godinën (apo tokën) duke marrë një kredi të re, ose mund ta shesë atë për të shlyer borxhin dhe për të marrë një fitim shtesë.
    Çmimet e tregut të shtëpive në SHBA kanë qenë vazhdimisht në rritje, që nga viti 2000, ndaj dhe nuk ka pasur shkak për tu trembur në këtë drejtim. Këtu kuptohet sesi u rrit flluska e kredisë imobiliare. Sigurimi nxit në dhënien e huave, huadhënia kontribuon në rritjen çminimeve të shtëpive (tokave, godinave), rritja e çmimeve nxit në dhënien e sigurimeve për kreditë, sepse rreziqet janë të pakta, çka bën të nxitet edhe më tepër huadhënia… e kështu në vazhdimësi. Kështu që rrethi i huadhënies dhe i sigurimeve ushqejnë njëra-tjetrën, gjë që çoi në fryrjen e shumëfishtë të flluskës dhe në veçanti gjatë vitit 2004 deri në fillimet e vitit 2007, derisa në verën e 2007 flluska plasi dhe filloi zinxhiri i krizës, efekti domino.
    Së treti, pala siguruese mund t’i shesë rreziqet te palë të tjera, ashtu siç janë ose me rreziqe të tjera plus dhe këtë në formë bonosh që u ngjajnë bonove të kredive e për këtë ajo përfiton tarifa shtesë. Edhe ai që i blen këto bono mund t’i shesë ato duke i kaluar kështu rreziqet te të tjerë njerëz. Kështu pjesëmarrësit në treg do ta hedhin sa te njëri sa te tjetri topin e rrezikut dhe çdonjëri shpreson që topi të mos plasë në duart e tij. Sa më i madh të jetë tregu dhe sa më shumë lojtarë të ketë në të, aq më e vogël është mundësia, që ndjen gjithsecili, se topi i rrezikut do të plasë në duart e tij, ndaj rritet edhe pranimi i këtyre rreziqeve. Për këtë arsye fryrja e tregjeve është në interes të spekulatorëve, kjo shpjegon edhe faktin se pse tregu i rreziqeve të siguruara u shumëfishua më shumë se tetë herë gjatë viteve 2004 -2007, derisa arriti në 62 trilion dollar.

    Kazinoja më e rrezikshme në botë
    Tregu i rreziqeve kreditore nuk do të ishte rritur në këtë masë, nëse blerja e kredive do të ishte kufizuar te bankat, të cilat janë ato në fakt që kanë dhënë kreditë. Ajo që i dallon derivatet kreditore është fakti që çdo njeri mund ta blejë kredinë nga kushdo tjetër edhe nëse asnjëri prej tyre nuk ka asnjë lloj lidhje me kredinë e financuar për imobiliaret, kështu që kontrata në të vërtetë kthehet në një bast (loto) ndërmjet dy palëve, e varur kjo nga ajo që do t’i ndodh palës së tretë, që në këtë rast është debitori (borxhliu). Nëse debitori falimenton, pala shitëse i jep kompensimin palës blerëse, ndërkohë që as huadhënësi dhe as huamarrësi nuk marrin asgjë. Kjo gjë ishte ajo që e shtyu analistin ekonomik të websajtit të CNN-it ta quajë tregun e derivateve kreditore si ‘kazinonë më të madhe në botë’. Edhe vetë kandidati republikan Xhon Mekein e pranoi se kultura e kazinosë ka dominuar Wall Street-in. Por sidoqoftë, ky treg ndryshon nga kazinotë në aspekte të rëndësishme, si për shembull: kazinotë u nënshtrohen kontrollit dhe mbikëqyrjes nga ana e organeve shtetërore, në shtetet ku ato lejohen, ndërsa tregjet e derivateve nuk u nënshtrohen asnjë lloj kontrolli apo organizimi të drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane.
    Po kështu kazinoja dallon nga tregu i derivateve në një aspekt tjetër akoma më të rëndësishëm, çdo grup lojtarësh në kazino e varin fitoren e tyre te ruleta që u përket atyre dhe nuk kanë asnjë lloj lidhje më të tjerët. Nuk ka asnjë lloj lidhje ndërmjet grupeve të ndryshme në kazino, ndërsa në tregjet e derivateve, që të gjithë janë të lidhur me njeri-tjetrin dhe të gjithë në fund fare janë të lidhur me tregjet dhe në veçanti tregjet imobiliare. Çdo rënie në tregun e shtëpive (tokave, godinave) shpie në humbje të një pjese të madhe të lojtarëve. Shto këtu që çdo dollar humbje në tregun imobiliar do të çoj në një humbje të shumëfishtë në tregun e derivateve.
    Sasia e borxheve të vëna në lojë në qarkullim, ka arritur vlerën e 62 trilion dollarëve në fund të vitit 2007, ndonëse huaja për blerjen e pronave të patundshme në të gjithë SHBA nuk i kalon 10 trilion dollarë, ndërkohë që kredia e huas së ulët vlerësohet rreth 1.3 trilion dollarë.
    Nëse derivatet e veçanta për asetet (pronat), me huat më të ulëta për tu paguar, arrijnë vlerën e rreth 1/3 së tregut të derivateve kreditore, kjo do të thotë se për çdo dollar që jepet borxh me të luhet rreth dhjetë herë. Kjo do të thotë se në rast mospagimi nga ana e borxhliut humbja nuk do të kufizohet vetëm te huadhënësi i tij, por do të kalojë edhe te spekulatorët e tregut, humbja e të cilëve mund të jetë dhjetë herë më shumë sesa humbja reale.
    Dallimi më i rëndësishëm dhe më i rrezikshëm ndërmjet kazinosë dhe tregut të derivateve është natyra e lojtarëve. Në kazino lojtarët janë individë që më së shumti vënë në lojë pasuritë e tyre, ndërsa në tregun e derivateve lojtarët janë shoqëri financiare dhe banka të cilat vënë në lojë paratë e kreditorëve, investitorëve dhe huadhënësve, që u përkasin shoqërive të tjera financiare. Humbja do të jetë në dëm të të gjithë ekonomisë dhe jo vetëm në dëm të kumarxhinjve. Nëse marrim në konsideratë faktin se ekonomia amerikane rënkon nga pesha e borxheve të jashtëzakonshme, të mbledhura për vite me radhë, të cilat i kalojnë 30 trilion dollar, në sektorin publik dhe atë privat, dhe se kriza e sigurimeve shoqërore dhe e kompensimit të pensionistëve ka filluar të shfaqet në horizont, për të cilën parashikohet të arrijë kulmin e saj në 2012, padyshim se masa e katastrofës të cilën e pret ekonominë amerikane në vitet e ardhshme mund të jetë e paimagjinueshme.

    Kriza ligjore
    Kriza aktuale nuk është vetëm pasojë e operacioneve të gabuara financiare dhe e praktikave të dështuara, por këtyre veprimeve u ka paraprirë dhe u ka hapur rrugë një ambient ligjor që iu përshtat atyre.
    Tregu i derivateve kreditore pothuaj nuk ekzistonte në fundin e viteve 90 të shekullit të kaluar, por ai filloi të rritej në mënyrë të jashtëzakonshme në fillim të këtij shekulli, pasi kongresi amerikan, i cili dominohej nga republikanët, aprovoi një ligj në vitin 2000, ‘Commodity Futures Modernization Act’, i cili ndalon vënien nën organizim dhe limitimin e tregjeve të derivateve, madje i përjashton ato edhe nga ligjet e bixhozit që ka në disa shtete të ndryshme. Për këtë arsye derivatet kreditore nuk cilësohen në kontratat dhe marrëveshjet ligjore si sigurime (insurance), ndonëse në të vërtetë ato janë të tilla, sepse kështu ato do t’i nënshtrohen ligjeve të sigurimeve, por që ato të përfitojnë nga ky ligj cilësohen si shkëmbime (swaps),
    Në vitin 1999 një tjetër ligj i parapriu atij të vitit 2000, ligji ‘Gramm-Leach-Bliley Act’, i cili lejonte që bankat tregtare të hynin në tregun e këmbimit valutor dhe atë të aksioneve, e që ishte ndaluar nga një ligj i nxjerr para rreth 70 vjetëve ‘Glass-Steagall Act’.
    Dhe kështu me fillimin e shekullit XXI dera u hap plotësisht për bizneset më të rëndësishme financiare, që janë bankat, për t’i hyrë aventurës me instrumentet më të rrezikshme financiare, e që janë derivatet (përftimet financiare nga vetë paratë) dhe në asetet më të rëndësishme ekonomike, në tregun imobiliar. Si rezultat vetëm në pak vite bota u bë dëshmitare e katastrofës më të keqe financiare brenda 70 vjetëve… Etapave të saj akoma nuk u ka ardhur fundi!

    Merrni mësim o njerëz!
    Rrënjët e krizës nga e cila po vuan sot bota filluan nga sektori i financës dhe u frynë po nëpërmjet saj, por për fat të keq në fund fare ai që paguan haraçin është sektori i prodhimit dhe masa e popullit. Fillimi nisi nga ulja artificiale e normës së interesit në fillim të shekullit, çka nxiti në zgjerimin e huamarrjes pa pasur ndonjë shtim real të vlerës monetare apo ndonjë rritje në prodhim. Rezultati qe një flluskë në tregun e imobiliareve. Këtë e shoqëroi shpikja e derivateve financiare, e cila neutralizoi rreziqet e huadhënies, kështu që tashmë huadhënësi nuk e ndjente më përgjegjësinë e kredisë që jepte dhe të mundësisë së debitorit për të shlyer, nga kjo erdhën praktika negative që tërhiqnin klientët dhe i mbysnin ata në borxhe.
    Pra kriza filloi nëpërmjet kamatës (joshja nëpërmjet interesit të ulët), më pas avancoi në kumar, ku si njëra si tjetra ushqenin njëra-tjetrën për të përfunduar në katastrofë.
    Edhe sikur fetë qiellore të mos e kishin ndaluar kamatën dhe kumarin, krizat e njëpasnjëshme që shkaktohen për shkak të tyre, do të mjaftonin si arsye që këto të dyja të ndaloheshin.
    Problemi i kamatës është shkëputja e financimit nga aktiviteti prodhues, aktivitet i cili prodhon shtimin real të vlerës. Kamata bën ndarje në mes rritjes së borxhit dhe rritjes së pasurisë. Padyshim që rritja e borxhit është shumë më e lehtë sesa shtimi i pasurisë, sepse nuk kërkon më shumë sesa aprovimin e dy palëve, huadhënësi dhe huamarrësi. Por rritja e pasurisë dhe e bollëkut kërkon, përveç aprovimit të të dy palëve, profesionalizmin, përvojën, novacionin, njohjen dhe prodhimin. Dhe nëse rritja e borxhit ndodh më shpejt sesa rritja e prodhimit, shërbimi ndaj borxhit do të rritet çka do të çoj në tejkalimin e të ardhurave, për tu kthyer kështu borxhet në hemorragji të aktivitetit ekonomik dhe një gur i rëndë mbi të, në vend që borxhet të jenë një faktor ndihmues në rritjen e prodhimit dhe zhvillimit ekonomik. Si rezultat i shpërbërjes së borxhit gjendja ekonomike bëhet e brishtë dhe shumë e ndjeshme nga lëkundjet e tregjeve dhe e çmimeve. Vetëm një lëkundje e lehtë mund të çojë në falimentimin e shumë shoqërive, kompanive, dhe individëve të zhytur në borxh.
    Ndërsa përsa i përket kumarit dhe basteve, që të gjithë e dinë se ato nuk japin asnjë vlerë shtesë në aktivitetin ekonomik, por paqartësia ka ardhur si rezultat i përfytyrimit se shkëmbimi i rreziqeve mund të ngrejë kapacitetin financiar dhe më pas edhe prodhimin! Por shkëmbimi i rreziqeve i shkëputur nga prona shpie në atë që njihet si “rreziqe morale” (moral hazard), të cilat u shfaqën mjaft qartë në veprimet e papërgjegjshme që çuan në krizën e huamarrjes për blerjen e pronave të patundshme. Në mungesë të mbartjes së rreziqeve të pronës, humbet përgjegjësia dhe bashkë me të edhe kontrolli moral dhe kështu tregu kthehet në një arenë bastesh dhe shfrytëzimi. Nëse tregu kthehet në një fushë lotarie nuk ka asgjë që e ndal rritjen dhe fryrjen e tij, përveç gatishmërisë së palëve spekuluese për të mos e bërë këtë. Ashtu si për kamatën edhe bastvënia nuk kërkon më shumë sesa një aprovim në mes dy palëve, ku njëra palë do t’i paguajë palës tjetër një shumë të hollash nëse ndodh rreziku, kundrejt një tarife të caktuar. Kostoja fillestare e bastit është e kufizuar ndaj nuk ka asnjë pengesë që nuk e lejon atë të zgjerohet dhe të fryhet. Rezultati në të dyja rastet si nga kamata dhe nga kumari është një, është shumëfishimi i detyrimeve dhe i borxheve larg pasurisë së vërtetë, çka sjell atë që quhet piramidë e përmbysur, ku male të tëra borxhesh peshojnë mbi një bazament të vogël pasurie. Me shtimin e këtyre borxheve baza do ta ketë të vështirë ta mbajë peshën e saj dhe kështu humbja pas rrëzimit të saj do të jetë e shumëfishtë.
    Për këtë arsye dhe feja islame në legjislacionin e saj e ka të ndaluar kamatën dhe mashtrimin financiar, duke i konsideruar ato si dy praktika të ndaluara. Po ashtu dispozitat islame përmbajnë edhe norma të hollësishme që ndalojnë rrugët që të shpien te këto praktika, siç është mos lejimi i shitjes së borxhit, ndalimi i një fitimi për të cilin nuk mban garanci, dhe përveç këtyre, aktivitetet e tjera, në themel, janë të lejuara. Për shkak të ekzistencës së këtyre rregullave, nuk mund të shfaqet piramida e përmbysur e borxheve me pasurinë, gjë që e dallon sistemin kapitalist nga ai islam. Ekonomia qëndron si një godinë e ekuilibruar, e qëndrueshme, që mbështetet mbi një bazë të gjerë pasurie, tek e cila mbahet edhe një shtresë e kufizuar e borxheve dhe e detyrimeve. Ky model bashkon në mes qëndrueshmërisë dhe prodhimit, sepse çdo zgjerim i borxheve shoqërohet nga një zgjerim i njëjtë me pasurinë. Ekonomia islame mbështet mbi parimet e tregut që pajton me dispozitat e fesë dhe me moralin, mbi parime të qarta e që shtyjnë drejt novacionit dhe zhvillimit e jo drejt krizave dhe tronditjeve financiare.

    marrë nga http://www.islamtoday.com

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin