Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Antikitet / Histori

Shqipja gjuhë e lashtë

Greqishtja e vjetër është një nga gjuhët indoevropiane më të njohura dhe më të studiuara. Meqë etimologjia është e detyruar të lëvizë nga e njohura drejt së panjohurës, të gjithë ata studiues që u interesuan për etimologjitë e fjalëve shqipe greqishten e vjetër e përdorën si pikë referimi të privilegjiuar krahas latinishtes. Me fjalë të tjera, lidhjet e shqipes me greqishten e vjetër janë hulumtuar në gjerësi dhe në thellësi. Kush kërkon t’u kthehet, nuk mund të injorojë rezultatet shpesh voluminoze të punës që kanë bërë të tjerët e që, me gjendjen e sotme të njohurive dhe të metodave krahasuese, kërkojnë shumë mund për t’u çuar përpara. Greqishtja e vjetër, nga ana tjetër, ka një shtresë fjalësh që nuk etimologjizohen dot mirë, sikurse ka në trojet ku flitej ajo gjuhë një numër emrash vendesh që u përkasin paragrekëve. Por nuk di të ketë gjuhëtarë që të kenë vërejtur ndonjë koincidencë të madhe midis izoglosave shqipe-greqishte dhe elementit joindoevropian në greqishten – çka do të ishte me interes të madh për parahistorinë gjuhësore të Ballkanit.

Të tilla bashkëpërkime mund të gjenden lehtë midis shqipes dhe të gjitha gjuhëve indoevropiane – siç edhe janë gjetur prej kohësh. Më interes do të kishin, megjithatë, ato afërsi leksikore që janë ekskluzive për dy ose një grup gjuhësh të familjes indoevropiane.

Izoglosa janë gjetur dhe përshkruar midis shqipes dhe gjuhëve balltike, shqipes dhe gjuhëve sllave, shqipes dhe greqishtes, shqipes dhe armenishtes, shqipes dhe keltishtes. Gjuhëtarët mendojnë se në kohën kur gjuhët indoevropiane ende nuk ishin ndarë më vete, por vetëm ekzistonin si dialekte të gjuhës “mëmë”, gjuhët me izoglosa të pjesshme i përkisnin të njëjtit dialekt indoevropian. Mirëpo në këtë fushë nuk mund të flitet me ndonjë farë sigurie.

Vetë koncepti i “lashtësisë” së një gjuhe duhet shoshitur mirë, meqë gjuha nuk është për shembull kafkë ose statujë. Gjuha riprodhohet në çdo akt komunikimi. Një mbishkrim është objekt, që mund të datohet. Gjuha nuk mund të datohet. “Meshari” i Buzukut mund të datohet. Deri edhe fjalët mund të datohen, kur krijohen nga shkrimtarët ose terminologët. Por jo gjuha si e tillë.

Ka kuptim, megjithatë, të flitet për një gjuhë si “më e vjetër” se një tjetër: bie fjala, latinishtja është më e vjetër se italishtja, ose greqishtja e vjetër më e vjetër sesa greqishtja e re. Do të jeni dakord me mua se ky lloj koncepti për vjetërsinë është banal.

Shqipja, si gjuhë është formuar – mendohet – diku nga Mesjeta e Hershme. Para kësaj datëlindjeje është mirë të flitet për parashqipe ose për protoshqipe. Ky dallim kryesisht imponohet nga të dhënat gramatikore dhe duhet kuptuar kështu: në lashtësi ekzistonte parashqipja, e cila si pasojë e lëvizjeve të popullsisë, kontakteve dhe përzierjeve të folësve me popuj dhe gjuhë të tjera, dhe të zhvillimeve historike të turbullta gjatë fundit të antikitetit dhe fillimit të Mesjetës iu nënshtrua një numri shndërrimesh të cilat pak a shumë përfunduan midis shekullit VII-X, kur edhe gjendja demografike në Ballkan filloi të stabilizohej, duke dhënë shqipen, një gjuhë cilësisht të ndryshme nga parashqipja. Në kohën kur në Ballkan flitej greqishtja e vjetër, shqipja siç e njohim ne sot nuk ekzistonte si e tillë. Natyrisht, mund të vendosim të themi shqipja e vjetër dhe shqipja e re, por kjo nuk i ndryshon gjë thelbit të problemit.

E kam fjalën që shqipja nuk është gjuhë relike, siç kuptohet ndonjëherë gabimisht. Në strukturën e shqipes ka shumë pak gjëra “të vjetra”. Sistemi i rasave është riformuluar krejt, është krijuar tema e shumësit si e dallueshme nga e njëjësit, janë përftuar nyjet e parme, nyja shquese është prapavendosur duke u shkrirë me emrin, e ardhmja është ndërtuar në mënyrë perifrastike, paskajorja është zhdukur ose zëvendësuar nga pjesorja e parafjaluar, e kështu me radhë. Këto ndryshime janë shumë të thella. Në krahasim me gjuhë të tjera, si gjuhët balto-sllave, shqipja i është larguar shumë modelit indoevropian.

Nëse ky argument tingëllon i mërzitshëm, kjo ndodh ngaqë shkenca, në vetvete, është e mërzitshme për jospecialistin. Pohimi që shqipja është “e lashtë” nuk i përket linguistikës, por një diskursi më tepër të natyrës patriotike-retorike.

Linguistika e trajton këtë çështje ndryshe. Për shembull, gramatika historike na tregon se një shumës i parregullt i tipit dorë -> duar është më i vjetër sesa një shumës i tipit gisht -> gishta; ose që kategoria gramatikore e rasës gjinore është më e vjetër sesa mjetet gramatikore që shqipja përdor sot për ta shprehur këtë rasë; ose që nyja e pasme është më e vjetër se e parmja; ose që forma të së kryerës së thjeshtë të foljeve si pashë, rashë, thashë janë më të vjetra sesa forma të tipit punova, kreva, lexova, vendosa, kopsita. Sikurse çdo gjuhë tjetër, edhe shqipja e sotme ruan në sistem elemente më të vjetra dhe elemente më të reja, në raport me modelin indoevropiane.

* * *

Le të nisemi nga dy skaje: shqipja e sotme, dhe indoevropianishtja siç flitej, të themi, para 5000 vjetëve. Për lehtësi studimi, le të vendosim që këto 7000 vjet mbulohen nga 100 breza, ku B-zero është brezi i parë ose fillestar, dhe B-100 jemi ne të sotmit. B-zero, sipas hipotezave më të pranuara, jetonte diku në Ukrainë ose në Poloni ose në Karpatet, dhe fliste gjuhën “mëmë” indoevropiane. B-100 jeton në Tiranë sot dhe flet shqip. Çfarë ndodh pikërisht gjatë kalimit nga B-zero në B-100?

Gjëja më e rëndësishme për t’u pasur parasysh është se, sa kohë që shqipja është gjuhë e familjes indoevropiane, çdo kalim konsekutiv (p.sh. B-zero -> B-1, ose B-22 -> B-23) përjetohet si transmetim normal i gjuhës amtare, nga prindët te fëmijët. Me fjalë të tjera, sa kohë që shqipja ekziston, do të gjendet të paktën një linjë kalimesh konsekutive b-zero B-1 B-2 B-3 e kështu me radhë deri në B-99, B-100, ku prindët të kenë qenë të sigurt se u kanë transmetuar fëmijëve gjuhën që flisnin ata vetë.

Megjithatë, gjuha ka ndryshuar në mënyrë të tillë, sa indoevropianishtja e para 5000 vjetëve ka dhënë sot një mori gjuhësh të ndryshme nga njëra-tjetra, afërinë e të cilave mund ta përcaktojnë vetëm analizat. Gjuhësia historike duhet të sqarojë si ndodh që gjuha ndryshon, edhe pse folësit nuk janë të vetëdijshëm për këtë ndryshim.

Në rastin e shqipes të përcjellë nga B-zero në B-100, ka interes të përcaktojmë disa etapa të rëndësishme për historinë e gjuhës. Për shembull, shqipja është dokumentuar me shkrim vetëm duke filluar nga brezi B-90, që koincidon pak a shumë me periudhën e Skënderbeut. Kontaktet e (proto)shqiptarëve me sllavët u përkasin kryesisht brezave B-60 – B-80. Kontaktet e (para)shqipes me latinishten do të kenë filluar gjatë periudhës B-58 – B-60. Të parët e shqiptarëve duhet të kenë ardhur në Ballkan dikur rreth brezit B-20. Gjatë periudhës midis B-20 dhe B-40, parashqipja ka qenë në kontakte me gjuhë joindoevropiane që fliteshin në Ballkan. Para B-20, parashqiptarët duhet të kenë qenë diku në kontakt me të parët e grekëve, armenëve, ndoshta keltëve. Para B-10, mund të dallohet një afërsi midis parashqipes dhe gjuhëve baltike… Por këtu dalim nga shkenca, për t’u futur në një fushë spekulimesh të kulluara.

Problemi i historianit të gjuhës është që t’u japë një kronologji tipareve të ndryshme gjuhësore, sipas tabelës së brezave ose të shekujve. Për shembull, ai duhet t’u përgjigjet pyetjeve: kur u prapavendos nyja shquese në shqipe? Kur pushoi së vepruari shumësi i tipit plak/pleq? Kur pushoi së vepruari rotacizmi – ose shndërrimi i n-së ndërzanore në r, në toskërishte: rana/rëra, zani/zëri, etj.?

Në familjen e gjuhëve indoevropiane, shqipja përfaqëson një degë të pavarur, nuk ka gjuhë motra – siç janë gjuhët romane, gjuhët gjermanike, gjuhët sllave, gjuhët kelte, etj. Kjo vjen kryesisht ngaqë numri i shqipfolësve ka mbetur gjithnjë i kufizuar, për arsye historike. Nga ana tjetër, shqipja e sotme i është larguar shumë modelit indoevropian, ndryshe nga gjuhë si rusishtja dhe gjuhë të tjera sllave që kanë ruajtur shumë tipare gramatikore arkaike. Kush e ka studiuar rusishten, do të ketë vënë re sa e ndryshme është gramatikisht nga shqipja – mungesa e nyjeve, gramatika e numërorëve ose sistemi i aspektit të foljeve janë disa nga tiparet më të dukshme. Kjo nuk do të thotë që shqipja është gjuhë “e re”, ashtu sikurse nuk do të thotë që rusishtja është gjuhë “e lashtë”.

Për të kuptuar pse nuk ka kuptim të flitet për “lashtësi” të shqipes, mjafton të kemi parasysh se gjatë kalimit nga B-zero në B-100, gjithnjë është ruajtur vetëdija e vijueshmërisë së gjuhës.

Prandaj, shqipja nuk është as e lashtë as e palashtë. Si gjuhë, njihet me siguri që nga shek. XV. Dëshmi të tërthorta, por të sigurta, na lejojnë të themi se shqiptarët dhe parashqiptarët kanë jetuar pak a shumë në trojet e sotme prej të paktën 2500 vjetësh, dhe se kanë pasur kontakte intensive me latinët, rumunët, italianët dhe sllavët, deri diku me grekët dhe, së voni, turqit.

Nga ana tjetër, analizat gjuhësore lejojnë të përcaktohet karakteri indoevropian i shqipes, çka do të thotë se, dikur midis B-zero dhe B-20, të parët e shqiptarëve koincidonin me të parët e latinëve, sllavëve, keltëve, grekëve, gjermanëve, iranianëve, armenëve, indianëve e kështu me radhë.

Transmetimi vertikal i gjuhës, nga një brez në tjetrin, parakupton riprodhim të rregullave gramatikore dhe të fjalëve vetë. Vetëm nëpërmjet riprodhimit të saktë brezat mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Nga kjo pikëpamje, duket e çuditshme sesi vetëm brenda 100 brezash e njëjta gjuhë “mëmë” të ketë dhënë bija kaq të ndryshme sa, të themi, shqipja dhe rusishtja.

Me fjalë të tjera, pse ndryshon gjuha?

Këtu nuk është vendi të futemi në arsyetime dhe parashtresa teknike të arsyeve të ndryshimit gjuhësor. Por mund të jepet një ide e përciptë. Një shtysë kryesore për ndryshimin gjuhësor është nevoja për ekonomizim të energjisë së shpenzuar gjatë të folurit. Për shembull, e ardhmja e shqipes standard ka formën do të vij, por në të folur të gjithë themi do vij, sepse kjo është më e shkurtër si formë, dhe -ja që eliminojmë nuk sjell ndonjë ngatërresë në të kuptuar. Një folje latine si comunicare ka dhënë në shqipe kungoj; me disa rrokje më pak. Zhdukja e rrokjeve lidhet me nevojën për ekonomizim të energjive në shqiptim, e cila bën që zanoret e patheksuara të shqiptohen gjithnjë e më të dobëta.

Nga ana tjetër, meqë gjuha është një sistem ku pjesët marrin vlerë në raport me njëra-tjetrën dhe tërësinë, atëherë një ndryshim do të ndiqet nga ndryshime të tjera, për hir të riekuilibrimit të sistemit. Për shembull, shumësi plak/pleq i përket një periudhe kur shqipja e formonte shumësin me prapashtesën –i (*plaki). Përkundrazi, shumësi disk-disqe është i ri, dhe i formuar për analogji, meqë fjala disk ka hyrë në shqipe shumë kohë pasi –i nuk përdorej më për të formuar shumësin. (Njëlloj edhe miting/mitingje; ndër shqiptarët e New York City kam dëgjuar edhe të mrekullueshmin billdingje).

Një tjetër shkak themelor i ndryshimit gjuhësor është kontakti mes gjuhëve dhe folësve të atyre gjuhëve. Meqë shqiptarët dhe të parët e tyre kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm e shpesh traumatizues me popuj të tjerë, kjo mund të shpjegojë edhe pse shqipja i është larguar kaq shumë modelit indoevropian.

Folësit e gjuhës nuk janë të vetëdijshëm për ndryshimet, meqë këto ndodhin ngadalë dhe gjatë disa brezave. Në mungesë të interferencave, folësit gjithnjë kujtojnë se po e riprodhojnë atë gjuhë që u kanë dhënë prindët – edhe pse kjo nuk vlen më për shoqëritë moderne, të cilat praktikisht dominohen dhe normalizohen nga mediat.

Nga ana tjetër, ndryshimet mund të prekin vetëm disa zona ku flitet gjuha, çka shpie pastaj në përftimin e dialekteve. Të marrim p.sh. rotacizmin, që është një nga dallimet kryesore midis toskërishtes dhe gegërishtes. Po të krahasohen fjalë të tilla si: venë/verë, emën/emër, femën/femër, lakën/lakër, Vlona/Vlora, zani/zëri, dimën/dimër, gjarpën/gjarpër, kunorë/kurorë, mund të shihet se atje ku gegërishtja ka një n, toskërishtja ka, përkundrazi, një r.

Krahasimi me gjuhë të tjera tregon se nga këto dy forma, ajo e toskërishtes është më e re. Mund të pyetet se pse ka ndodhur ky ndryshim në toskërishten, në një kohë që ky dialekt e ka ruajtur n-në në pozicione të tjera. Ndonjë gjuhëtar e ka shpjeguar këtë me shqiptimin e labërguar të n-së ndërzanore nga sllavët e shqiptarizuar në jug të Shkumbinit – por kjo përgjithësisht nuk është pranuar. Megjithatë, është kurioz fakti që ky rotacizëm zakonisht nuk i ka prekur huazimet sllave të shqipes, madje periudha e përfundimit të rotacizmit koincidon me kohën e kalimit nga parashqipja në shqipen…

Të tjerë autorë rotacizmin së bashku me humbjen e nazalizmit dhe të paskajores e kanë shpjeguar si një efekt të mbivendosjes së trakishtes ndaj ilirishtes në Shqipëri të Jugut gjatë antikitetit të vonë. Nuk dihet mirë, nga ana tjetër, nëse ka në shqipen e sotme gjurmë të një strukture dialektore të ndryshme nga ajo midis toskërishtes dhe gegërishtes.

I sjell këto shembuj për të ilustruar si gjuhësia historike vërtet merret kryesisht me kronologji relative e ndonjëherë absolute, por gjithnjë niset nga postulati se gjuha vetë, si e tillë, është e padatueshme.

Për t’iu kthyer edhe një herë të fundit serisë B-zero -> B-100, vijueshmëria në këtë seri nuk ka fare të bëjë me datimet dhe kronologjitë që vendosin gjuhëtarët. Edhe pse thuhet zakonisht që rotacizmi në shqipen përfundoi dikur rreth B-70/B-72, kjo nuk do të thotë që brezat e rinj të asaj periudhe thanë: “këtej e tutje nuk do ta rotacizojmë më n-në ndërzanore”.

Ne që gjuhën e mësojmë në shkollë, e flasim dhe e shkruajmë sipas rregullash të caktuara dhe e kodifikojmë në gramatika e fjalorë, shpesh harrojmë se kjo gjuhë jona është një formë artificiale ose e balsamosur e shqipes, e cila ka për synim, ndër të tjera, t’u rezistojë prirjeve të natyrshme të ndryshimit gjuhësor.

E vërteta është se kur gjuhët fillojnë të shkruhen dhe folësit të alfabetizohen, ndryshimi gjuhësor vjen e ngadalësohet shumë, meqë të shkruarit, si të thuash, e fikson gjuhën.

* * *

Shqipja i ka ruajtur në gramatikë disa tipare indoevropiane themelore. Për shembull, sistemin e lakimit të emrit. Mirëpo ky sistem është transformuar krejt, për shembull duke humbur një pjesë të mirë të mbaresave, duke i shkrirë disa rasa me njëra-tjetrën dhe, ç’është më e rëndësishmja, duke u dyzuar në lakim të shquar dhe të pashquar.

Gjithashtu, lakimi i shumësit në shqipe mbështetet mbi temën e shumësit. Kush di pak rusisht ose latinisht, do ta kuptojë se për çfarë e kam fjalën pikërisht – meqë në ato gjuhë mbaresat e lakimit shumës i ngjiten temës së emrit në njëjës. Një tjetër risi në sistemin emëror, është përftimi i nyjes shquese. Nyja në shqipe është mjaft e vjetër, po të kemi parasysh se i është bashkuar temës së emrit – përkundrazi, në gjuhët romane dhe në gjuhët gjermanike mbetet fjalë më vete.

Gjuhë si rusishtja dhe latinishtja nuk kanë nyje. Kur duan të imitojnë në një film amerikan të folurin anglisht të rusëve, aktorët thonë: “Give me book!”.

Të tjera shndërrime në sistemin emëror do të ishin përftimi i dy klasëve të mbiemrave – të nyjshëm dhe të panyjshëm; dhe gjithashtu, humbja e formave rasore të mbiemrave, ose bartja e tyre tek nyja.

Një tipar i çuditshëm i shqipes është lakimi i një rase – dhe pikërisht i gjinores, meqë këtu nyja e parme lakohet në pajtim me rasën e emrit paraprirës. Kjo është veçori unike, në mos gabohem, ndër gjuhët indoevropiane.

Natyrisht, shqipja nuk i është larguar modelit indoevropian aq shumë sa, të themi, gjuhë si anglishtja ose gjuhët romane, të cilat e kanë humbur krejt sistemin e lakimit; madje anglishtja edhe sistemin foljor e ka thjeshtuar sa s’bëhet më. Anglishtja, tipologjikisht, pothuajse nuk mund të konsiderohet më gjuhë indoevropiane (eptuese).

Në të vërtetë, prirja për thjeshtim të morfologjisë vihet re në të gjitha gjuhët indoevropiane. Morfologjia ka të bëjë me trajtat e ndryshme që merr një fjalë, për të shprehur kuptime gramatikore. Prirja këto 2000 vjet ka qenë që funksionet gramatikore të zhvendosen nga morfologjia në sintaksë.

Për shembull, latinishtja shumësin e shprehte nëpërmjet mbaresave të lakimit shumës (rosae, rosarum etj.), ndërsa frëngjishtja e folur nëpërmjet ndryshimit të nyjes shquese të paravendosur (khs. la rose, les roses, ku s-ja fundore nuk shqiptohet më).

Po ashtu, rasat po priren të zëvendësohen nga ndërtime me parafjalë. Mekanizmi në këtë rast është gjithnjë fonetik: për shkak të theksimit të fjalëve dhe të ritmit të të folurit, mbaresat rasore vijnë duke u dobësuar dhe zbehur; në ç’rast gjuha fillon t’i përforcojë duke thirrur në ndihmë parafjalët. Me kohë, mbaresat rasore bien krejt, duke ua besuar funksionin parafjalëve.

Mund të mendohet se me kalimin e shekujve parafjalët dhe nyjet shquese do të vijnë duke u shkrirë me ballin e fjalëve, për të ripërftuar njëfarë morfologjie së prapthi.

Ka disa studiues që mendojnë se frëngjishtja moderne tanimë lakohet në ballë të fjalës, në kuptimin që një fjalë si ami (mik) lakohet pak a shumë kështu: emërore lami (e shkruar: l’ami), gjinore dlami (de l’ami), dhanore alami (à l’ami), emërore shumës lezami (les amis), gjinore shumës dezami (des amis), dhanore shumës ozami (aux amis) e kështu me radhë.

Nëse frëngjishtja nuk do të njihej e shkruhej prej kohësh, por përkundrazi, të ishte regjistruar nga një antropolog në fund të shekullit XX, forma si lami, dlami, alami, lezami, dezami, ozami etj. vështirë të ishin pikasur si të një gjuhe indoevropiane… Me fjalë të tjera, frëngjishtja e shkruar dhe frëngjishtja e folur sot sillen si praktikisht dy gjuhë të ndryshme nga pikëpamja tipologjike, duke qenë e shkruara gjithsesi shumë më afër latinishtes mëmë sesa e folura.

Diçka e ngjashme do të ketë ndodhur në kohë të hershme me shqipen, kur emrave u është prapavendosur nyja shquese. Për fat të keq, format e vjetra të (para)shqipes nuk njihen dhe vetëm mund të rindërtohen me shumë rezerva.

* * *

Dy fjalë, më në fund, për hipotezën e origjinës dako-mize të shqipes, e cila lidhet ngushtë me hipotezën trake. Deri nga gjysma e shekullit XX, besohej se ilirishtja dhe trakishtja ishin të vetmet gjuhë jogreke që fliteshin në Ballkanin paralatin, me ndonjë enklavë kelte ose iranike gjithashtu.

Më pas ishte bullgari Georgiev që hodhi mendimin se dako-mizishtja, ose gjuha që flitej nga para-ardhësit e paromanizuar të rumunëve, ishte një gjuhë e ndryshme nga trakishtja.
Ky mendim mbështetej mbi analizën e emrave të vendeve dhe të njerëzve që kanë mbetur nga ato gjuhë, si dhe nga disa ekstrapolime fonetike shumë të guximshme.

Po Georgievi formuloi hipotezën se shqipja rridhte prej dako-mizishtes. Hipoteza e Georgievit është serioze dhe metoda e tij rigoroze. Megjithatë, të dhënat që disponohen për dako-mizishten janë shumë të pakta.

Siç dihet, shqipja dhe rumanishtja janë shumë të afërta nga struktura. Disa gjuhëtarë mendojnë se këto dy gjuhë kanë të njëjtën bazë gramatikore. Ngjashmëri të madhe ka edhe në leksik dhe në trajtimin fonetik të latinizmave.

Duke u nisur nga këto ngjashmëri, disa gjuhëtarë hodhën mendimin se substrati i rumanishtes dhe parashqipja ishin e njëjta gjuhë. Me substrat, në këtë rast, kihet parasysh gjuha që flisnin paraardhësit e rumunëve para se të romanizoheshin.

Dihet, për shembull, që frëngjishtja ka një substrat kelt; d.m.th. francezët janë keltë të romanizuar. Shenja të substratit kelt në frëngjishte gjenden në fonetikë, në leksik dhe ndoshta në gramatikë. Substrati trak në rumanishten ka lënë edhe ai gjurmë. Këto gjurmë izolohen duke mënjanuar gjithçka që është latine, sllave ose turke në rumanishten. Për analistin, afërsitë e këtij substrati me shqipen janë vërtet impresive.

Rumunët e konsiderojnë veten pasardhës të romanizuar të dakëve. Por dakët janë një popull po aq misterioz sa edhe ilirët, që nuk e kanë shkruar gjuhën e tyre.

Duke u nisur nga afërsitë e shqipes me rumanishten, Gustav Meyer formuloi një hipotezë të kundërt, dhe pikërisht që rumanishtja ka substrat ilir. Me fjalë të tjera: afërsitë shqiptaro-rumune janë fakt, lidhjet e shqipes me ilirishten, përkatësisht trakishten ose dako-mizishten janë hipotetike.

Duhet thënë se hipoteza dako-mize e Georgievit është rreptësisht gjuhësore, nuk merr në konsideratë faktorin historiko-arkeologjik. Përkundrazi, teoria ilire e prejardhjes së shqipes është më e plotë, meqë e shikon çështjen nga shumë anë.

Sa për marrëdhëniet e parashqiptarëve me sllavët në Mesjetën e hershme, këto ende nuk janë ndriçuar mirë, për arsye më tepër politike. Është e vërtetë se në Shqipërinë e Jugut emrat e vendeve janë kryesisht sllave. Kjo nuk do të thotë automatikisht, megjithatë, se ato zona ishin të banuara nga sllavët. Pozicioni i historiografisë zyrtare shqiptare ishte se ato emra u vunë nga administrata bullgare dhe pastaj mbijetuan.

Mua ky pozicion më duket i mbithjeshtuar dhe i pambrojtshëm. Unë vetë besoj se për një periudhë gjatë mesjetës së hershme pas dyndjeve sllave, këta të fundit dhe parashqiptarët bashkëjetuan paqësisht në trojet e Shqipërisë së sotme të Jugut; me parashqiptarët të përqendruar kryesisht në blegtori dhe sllavët në bujqësi.

Më pas këta sllavë u shqiptarizuan.

Historia e leksikut të shqipes tregon se ka një numër të madh huazimesh nga sllavishtja mesjetare në fushën e bujqësisë, në një kohë që fjalori blegtoral nuk është ndikuar nga sllavishtja. Bujqësia, ndryshe nga blegtoria, kërkon një organizim sedentar të jetesës; prandaj edhe vendbanimet u themeluan dhe u emërtuan prej sllavëve. Mund të mendohet edhe që vetë koncepti dhe praktika e fshatit si vendbanim bujqish të jetë sjellë e përforcuar kulturalisht prej sllavëve; në një kohë që parashqiptarët ose jetonin në qytete, ose lëviznin nomadisht me bagëtitë nëpër Ballkan.

Ngulimet sllave në Shqipëri të Jugut nuk janë pa lidhje me vendosjen e sllavëve në trojet kontinentale të Greqisë së sotme, të cilat janë përshkruar mirë prej historianëve. Duhet thënë, gjithashtu, se në gramatikën e dialekteve të toskërishtes nuk ka gjurmë të ndonjë substrati sllav. Nëse ka të tilla në fonetikën historike të toskërishtes (rotacizmin), siç e kanë vërejtur disa gjuhëtarë, këtë nuk jam në gjendje as ta pohoj, as ta mohoj.

* * *

Termi parashqipe për të emërtuar gjuhën që më vonë dha shqipen por që vetë nuk ishte shqipe është një term praktik, ose shkurtore, për t’iu referuar një faze gjuhësore që përndryshe nuk njihet. Nuk rrezikon aspak që ta “çrrënjosë” origjinën e shqipes, sepse origjina e shqipes dihet – gjuhë indoevropiane. Problemi i origjinës së shqipes nuk ka pse të ngatërrohet me problemin e marrëdhënieve të (para)shqipes me gjuhët jogreke që fliteshin në Ballkanin e lashtë, të cilat marrëdhënie janë ende të pasqaruara. Ta quash parashqipe gjuhën që flisnin të parët e shqiptarëve në lashtësi është po aq sakrilegj sa të quash latinishte gjuhën që flisnin të parët e italianëve të sotëm. Këta doemos flitnin latinishte, sepse kjo njihet mirë, është shkruar dhe lexohet për bukuri. Parashqipja, për fat të keq, është një konstruksion gjuhëtarësh. Fonetika historike, lejon të deduktohet pak a shumë me siguri se shumësi pleq i fjalës plak rrjedh nga një formë e rindërtuar *plaki (asterisku tregon se kjo formë nuk është e dokumentuar gjëkundi); meqë vetëm një prapashtesë hipotetike shumësi –*i mund të shpjegojë kalimin a->e (të quajtur edhe Umlaut ose metafoni) dhe kalimin tjetër k->q (të quajtur palatalizim, ose qiellzorizim). Mirëpo një gjuhë që e formon shumësin e emrave me prapashtesën –*i nuk mund të jetë e njëjtë me një gjuhë që këtë prapashtesë nuk e përdor më. Që këtej edhe nevoja për të dalluar midis shqipes dhe parashqipes.

* * *

Si shqiptarë, ne është mirë të kuptojmë se më shumë sesa kemi qenë të tillë, jemi bërë të tillë, në histori e sipër. Historia na ka krijuar ndoshta edhe më shumë sesa e kemi krijuar.

Shqiptaria është një proces që shtjellohet në kohë, jo monument i palëvizshëm, as shkëmb në shtratin e lumit që nuk do t’ia dijë për rrymën e ujit.

A ka pasur shqiptarë në lashtësi? Të pyesësh kështu është njëlloj si të pyesësh nëse ka pasur parizianë para se të themelohej Parisi. Në të dy rastet: natyrisht jo.

Mirëpo vetë ekzistenca jonë sot si popull provon se ka pasur një popull ose një fis në lashtësi që nuk ishte as latin e as grek, e që në rrjedhë të shekujve u shndërrua në ne të sotmit.

Stërgjyshët tanë.

Ky popull fliste një gjuhë tek e cila e ka prejardhjen shqipja. Provat për ekzistencën e kësaj gjuhe janë të tërthorta, ose vetëm logjike-deduktive; por gjithsesi të pakundërshtueshme.

Po a mund ta quajmë këtë gjuhë “shqipe”?

Natyrisht, mund ta quajmë si të duam, përderisa duhet t’i vëmë gjithsesi një emër. Por e mira është që emërtimi të na ndihmojë për të rrokur proceset historike të përftimit të shqiptarisë, jo të na e ndërlikojë vizionin.

Prandaj edhe termi parashqipe, për të emërtuar një fazë gjuhësore të ndërmjetme midis indoevropianishtes të origjinave dhe shqipes së kohëve moderne. Parashqipe do kuptuar si term algjebrik, që e maskon të padukshmen e të panjohurën duke ia ngjitur etiketën e një emri komod.

Gjithçka dimë për të, e kemi deduktuar nga studimi i shqipes së sotme; por raporti i shqipes me parashqipen nuk është i ndryshëm, për shembull, nga raporti i rumanishtes së sotme me latinishten ballkanike.

Që gjuha të funksionojë si mjet komunikimi, kërkohet riprodhim i saktë dhe respektim i rregullave gjuhësore (gramatikë etj.). Kjo i bën jospecialistët ta konceptojnë gjuhën si të ishte një sistem aksiomatik, ose një lojë si shahu, që praktikisht mund të ekzistojë në pavarësi të plotë nga përmasa e kohës.[1]

Që këtej, vetëdija e shqiptarëve sot çon në supozimin e vetëdijës së shqiptarëve dje, pardje dhe kështu me radhë. E keqja e këtij iluzioni është se nuk dimë ku të ndalemi.

Me këtë rast, përvoja do të vlente më mirë sesa njëmijë argumente. Merreni një shqiptar nga Peja, Bradasheshi apo Hekali dhe vëreni të flasë me një arbëresh nga Molise apo Ururi. Pesë shekuj na ndajnë prej komuniteteve arbëreshe në Itali, por janë të mjaftueshme për ta quajtur gjuhën e tyre “arbërishte” dhe tonën “shqipe”.

Për ata që do të ma kundërshtojnë këtë argument, kam një sugjerim tjetër: merrni Milosaon e De Radës – në origjinal, jo në versionin e përkthyer nga arbërishtja në shqipe prej Shuteriqit – dhe provoni të kuptoni ndonjë gjë.

Vetëm pesë shekuj. Po të krahasohet, bie fjala, Buzuku me një autor arbëresh pak a shumë bashkëkohës të Buzukut, si Matrënga, nuk mund të mos vërehet se këta të dy nuk do të kishin shumë problem të merreshin vesh me njëri-tjetrin.

Kujtoj se ndër arbëreshët as fjala “shqip” nuk ekziston; një provë e mëtejshme se gjuhët dhe vetë identiteti etnik janë procese historike, që ekzistojnë në kohë.

Mendja e njeriut nuk i rrok dot mirë këto procese në specifikën e tyre.

[2006]


[1] Krahasimi është relativ, pse edhe shahu ka ndjekur një proces evolutiv të caktuar – bie fjala, në versione mesjetare të lojës fili lëvizte diagonalisht vetëm dy kuti; por ky proces është rastësor për shahun dhe lojërat e tjera, sa kohë që shahu nuk e ka të nevojshme të ndryshojë rregullat, për të ekzistuar. Ndryshimi i rregullave në shah është aksidental, në gjuhë jo.

41 Komente

  1. dua te shtoj dhe nje koment ne lidhje me prejardhjen e gjuhes shqipe ,te bazuar nga nje studim i nje autori francez Z.Majani, mbi gjuhen etruske ,paraardhese e asaj latine, i cili e bazon zberthimin e kesaj gjuhe , te konsideruar te humbur,duke u bazuar totalisht ne gjuhen shqipe dhe kryesisht ne dialektet toske dhe gege.Gjithashtu ,mendoj se nuk mund te percaktojne prejardhjen e nje gjuhe duke leshuar teza ,gjoja ekzakte indoeuropiane,popuj, te cilet jane te ardhur dhe pa diskutim kane gjetur ne keto troje popullsi autoktone.

  2. ”””një gjuhë cilësisht të ndryshme nga parashqipja””’

    Cfare domethene ‘cilesisht’ ? Per krahasim,a eshte greqishtja e re ‘cilesisht’ e ndryshme nga greqishtja e vjeter,apo gjermanishtja nga gjermanishtja e vjeter apo italishtja nga latinishtja ?

    ””Sistemi i rasave është riformuluar krejt, është krijuar tema e shumësit si e dallueshme nga e njëjësit, janë përftuar nyjet e parme, nyja shquese është prapavendosur duke u shkrirë me emrin, e ardhmja është ndërtuar në mënyrë perifrastike, paskajorja është zhdukur ose zëvendësuar nga pjesorja e parafjalua””’

    Sa ndikojne keto ne rrenjen e fjales ,shume apo pak ?
    ””ose që kategoria gramatikore e rasës gjinore është më e vjetër sesa mjetet gramatikore që shqipja përdor sot për ta shprehur këtë rasë””

    Shqipja a nuk perdor edhe -as,-tar -osh, nder te tjera edhe per te shprehur gjinoren krahas i,e,te,se ?

    ”’Prandaj, shqipja nuk është as e lashtë as e palashtë.”
    Cfare domethene kjo ?

    ”””Dëshmi të tërthorta, por të sigurta, na lejojnë të themi se shqiptarët dhe parashqiptarët kanë jetuar pak a shumë në trojet e sotme prej të paktën 2500 vjetësh,”””

    Ne keto troje para 2500 vjetesh banonin iliret. Mos je duke thene qe parashqipja eshte thjesht gjuha e Ilireve ?

    ””Për shembull, shumësi plak/pleq i përket një periudhe kur shqipja e formonte shumësin me prapashtesën –i (*plaki)””

    Shumesi i shquar eshte me -t(e) si burra-t, gra-t(e),qurra-t, motra-t,pallate-t e ngjan me te anglishtes me -s, book-s,wall-s per shkak te kembyeshmerise s-t.
    A eshte ky element i ri, cuditerisht i ngjashem ne shqip e ne anglisht apo i perket indoeuropianishtes ?

    ””’Diçka e ngjashme do të ketë ndodhur në kohë të hershme me shqipen, kur emrave u është prapavendosur nyja shquese.””

    Mbishkrimet mesape nuk kane ndonjefare nyje shquese perpara keshtu qe edhe gjuha qe flitej ne trojet tona para 2500 vjetesh meqe ishte e njejte me mesapishten nuk duhet te kete pasur nyje shquese para emrit.

    ””’Unë vetë besoj se për një periudhë gjatë mesjetës së hershme pas dyndjeve sllave, këta të fundit dhe parashqiptarët bashkëjetuan paqësisht në trojet e Shqipërisë së sotme të Jugut; me parashqiptarët të përqendruar kryesisht në blegtori dhe sllavët në bujqësi.

    Më pas këta sllavë u shqiptarizuan.””’

    Po te ishte keshtu do kishim 40% te fjaleve shqip me origjine sllave sic e kane rumunet dhe 1/5 e popullsise race sllave sic eshte ne rumani ( 20% Neo-Danubian).
    Mirepo nuk kemi fare race sllave neodanubiane e perqindja e fjaleve sllave eshte e vogel e biles fjale si treg e deshmueshme ne ilirisht nuk mund te quhen sllave sepse dikush ka qejf te loze apo fjala vatra.

    Keta sllavet e shqiptarizuar nuk mund te mbijne prej ‘shkences’ se toponimise por prej races ne radhe te pare e substratit gjuhesor qe ruan cdo popull i asimiluar. Kane qene 5 miza qe kane lene pak elemente sllave ne tipare dinarikesh .

    ””Mirëpo një gjuhë që e formon shumësin e emrave me prapashtesën –*i nuk mund të jetë e njëjtë me një gjuhë që këtë prapashtesë nuk e përdor më. Që këtej edhe nevoja për të dalluar midis shqipes dhe parashqipes.””’

    Kjo logjike nuk qendron. Shumesi me i eshte hipotetik ose sidoqofte supozohet per shkak te kalimit njejes-shumes te k-q . Fonetika shqiptare gjithsesi tregon se k kthehet ne q pa ndonje problem te madh . Ky-qy, kisha-qisha,kjo-qo dmth si y si i si j para k japin q ,apo kjaj-qaj,kjuaj-quaj,kjumesht-qumesht.

    Por edhe sikur…. ketu kemi shembuj fjalesh qe mbarojne me k apo g e jo tinguj te tjere, qe te mund te themi se shumesi me ‘i’ qenka i pergjithshem dhe deshmues se gjuha nuk qenka e njejta.

    ””Si shqiptarë, ne është mirë të kuptojmë se më shumë sesa kemi qenë të tillë, jemi bërë të tillë, në histori e sipër.””

    Cfare domethene kjo, qe i biri meqe eshte i ndryshem(pak me i shkurter, hunden pak me te madhe etj) nga babai nuk paska te drejte te mbaje mbiemrin e babait ?

    ””A ka pasur shqiptarë në lashtësi? Të pyesësh kështu është njëlloj si të pyesësh nëse ka pasur parizianë para se të themelohej Parisi. Në të dy rastet: natyrisht jo.””’

    Kjo a eshte njesoj si te pyesesh ka pasur greke apo gjermane ne lashtesi e ti japesh pergjigjen e njejte ‘JO’ ?

    ””Parashqipe do kuptuar si term algjebrik, që e maskon të padukshmen e të panjohurën duke ia ngjitur etiketën e një emri komod.””

    Me lart the se e kane folur banoret e ketyre trojeve para 2500 vjetesh dmth iliret se ata kane banuar ne keto troje para 2500 vjetesh.

    ””Për ata që do të ma kundërshtojnë këtë argument, kam një sugjerim tjetër: merrni Milosaon e De Radës – në origjinal, jo në versionin e përkthyer nga arbërishtja në shqipe prej Shuteriqit – dhe provoni të kuptoni ndonjë gjë.””’

    Arbereshet kane pasur ndikim te vazhdueshem te italishtes keshtu qe shqipja nuk ka vijuar normalisht si tek ata ashtu edhe tek arvanitet qe kane pasur ndikimin e greqishtes,por arvanitet duke pasur zona te gjera homogjene i afrohen me shume dialektit cam sesa arbereshet toskerishtes.
    Ky nuk eshte shembull sesi ndryshon vetevetiu gjuha nder shekuj,por sesi ndryshon nen ndikimin e huaj.

    ””’Vetëm pesë shekuj. Po të krahasohet, bie fjala, Buzuku me një autor arbëresh pak a shumë bashkëkohës të Buzukut, si Matrënga, nuk mund të mos vërehet se këta të dy nuk do të kishin shumë problem të merreshin vesh me njëri-tjetrin.””’

    Normalisht ndikimi italian ishte ne fillesat e tij ne kohen e Matrenges , nderkaq shqipja e shkruar ne shek 16 vuante alfabetin latin i cili nuk njeh 10 tinguj te shqipes,pra shkrimi shqip nuk e respektonte gjuhen e folur ,ndryshe nga sot.

  3. Shqipja eshte ndoshta gjuha qe ka hapur me shume debate shpeshhere deri ne kundershti absolute ,qe ekziston.

    Nga ky fakt mund te deduktohet lehte se nuk kemi te bejme me nje gjuhe te parendesishme,pasi po te ishte e tille si e thjeshton xha xhai nuk do ekzistonte kjo stuhi mes indoeuropianesh.

    Eshte pikerisht pozita e shqipes si e vetmja trashegimtare e grupit me te madh indoeuropian te antikitetit, qe nxit kete debat.

    Megjithese prej xha xhait e denigruesve te tjere, ne pergjithesi sllave apo anglosaksone, nuk permendet, eshte fakt se grupi Iliro-trako-dako-frigj popullonte gjithe ballkanin (rumani perfshire) pervec greqise,pjesen me te madhe te Azise se vogel dhe nje pjese te mire te Italise, Hungarise e Austrise.

    Rreth vitit 1000 p.l.k kjo ishte shtrirja e ketij grupi e se sa te vegjel ishin grupet e tjera, mjaft te permend se proto-gjermanet ne ate kohe banonin vetem danimarken,jugun e suedise e te norvegjise e ende nuk kishin zbritur ne Gjermani , me nje popullsi numerikisht qesharake e me nje siperfaqe qe ishte me e vogel sesa ajo Trakise se asaj periudhe.

    Keltet kishin vetem gjermanine e jugut , zvicren e Renin e siperm me toka sa te frigjeve, ndersa italiket akoma me pak, mbase 60 mije km2 sa tokat e Ilirise se jugut.

    Ne kete kohe pra rreth vitit 1000 p.l.k nuk ekzistonin ende baltet e as sllavet , te cilet perbenin nje grup unik e qe banonin tokat e bjellorusise se sotme prej nga u perhapen, baltet drejt baltikut e sllavet drejt kenetave te Pripletit , midis bjellorusise e Ukrahines.

    Latinet ekzistonin vetem ne legjenda e zoteronin toka sa Myzeqeja e sotme ose mbase edhe me pak.

    Keshtu qe eshte normale qe ky grup iliro-trako-dako-frigj te cilit i bashkohet Bitinia,Mysia, Lidia,Likia,Pamfilia ne Azine e vogel te zoteroje njefare perparesie , ndaj popujve apo grupeve te tjera shume te vogla indoeuropiane te asaj periudhe.

    Mund te themi pa frike, duke pare tokat pjellore te ngrohta ballkano-italo-anatolike se popullsia e ketij grupi ndaj atyre te tjere indoeuropian te europes i qendronte pa frike 5 – 1 ndaj grupit me te madh ,atij italo-kelt te asaj periudhe e biles edhe po te mblidhen , italo-kelt,balto-sllav e gjermanik nuk arrijne as gjysmen e popullsise se ketij grupi ballkano-anatolik te vitit 1000 p.l.k.

    Ne jemi trashegimtaret e vetem te ketij grupi e flasim nje gjuhe qe i perket kesaj familje te madhe gjuhesore,Iliro-trako-frigje,pasi shqipen tek ky grup e kane futur indoeuropianistet,pasi nuk ka ku te futet tjeter me provat qe kemi, edhe sikur te besh budallain po tek ky grup do e perfundosh,sepse ata ‘i thonin bukes buke e ujit uje’.

    Keto i thashe per te dhene nje pershkrim historik e krahasues, pasi po te lexohet shkrimi i xhaxhait kemi nje minimizim llahtarites te rendesise qe gjuha shqipe mbart.

    Pikerisht historia e arkeologjia i japin shqipes nje rendesi qe
    shumepak (apo ndoshta asnje )gjuhe te vogla ne planet mund ta kene .

  4. Ore Hyllin, po s’ke punë tjetër o njeri përveç se të jesh kundër çdo gjëje që shkruhet ne “peisazhe të fjalës”. Madje me këtë këmbënguljen mushkërishte ndonjëherë je kundër gjërave përpara se ato të thuhen. Po boll o njeri se na fryve kokën! Pastaj ç’është ky ton prej llogarikërkuesi. Ky njeriu që e ka hapur këtë bllog dhe e mban në jetë u bën një nder shumë të madh me qindra njerëzve që e lexojnë. Pa e mbaruar fjalën akoma ai, do hidhesh t’i me ndonjë nga ato teoritë e tua të llahtarisura fare, që deri tani, me gjithë bujarinë e madhe dhe durimin në të lexuar, nuk duken të kenë qenë produkt i ndonjë arsyetimi llogjik. Thua ç’të të dojë qejfi, gjëra të stërdëgjuara, fatkeqësisht sa për të qeshur aq edhe për të qarë, kokekton pa pikën e turpit, sikur të paskan çensuruar, madje bën edhe gjoja sikur do të ikësh (pash Zotin, pse s’ikën më mirë), por ja që gjen edhe këtu diçka, pastaj edhe kur e gjen i kthehesh dhe e bën copë-copë fatkeqësisht pa THËNË ASNJËHERË një mendim, që tjetri ta merrte me vete e të të thoshte faleminderit or mik.
    Ti Hyllin duhet t’ja dish për nder Xhaxhait, që të duron në këtë dekonstruktivitetin tënd kaq ostil. Domethënë njeriu mund edhe të të kapërcejë pa të lexuar fare, por janë ca gjëra shumë të rënda dhe sinqerisht kjo mania yte kronike për të qenë detyrimisht i pari kundra nuk është më ajo gjendja normale në botën e bllogosferës, kur njëri flet, të tjerët e lexojnë, ndonjë e pëlqen, ndonjë e kundërshton. Jam i sigurt se do të të duken fjalë shumë të rënda këto që po të shkruaj, por ç’të them, lexoj një shkrim të xhaxhait, ma mbush apo nuk ma mbush mendjen, s’ka ndonjë rëndësi dhe menjëherë “pëlltafff…” lëshon ti tënden. Hej Zot na ruej!

  5. Ti Gh nuk merr vesh e nuk eshte e re kjo gje. Nese ti do kishe lexuar qofte ndonje gje te vogel nga historia,arkeologjia apo indoeuropianistika atehere do mund mbase te kuptoje edhe kotesine e debatit tend.

    Sa per teorite e mia , bujrum kushdoqofte, kam me cfare ti mbroj ,ndac me logjike e ndac me emra autoresh, keshtu qe ti me mire shih rrugen tende po qe se kjo nuk perkon me nderprerjen e times.

    Personalisht kam kohe boll me punen qe bej , te vertitem ne internet e skam cbej tjeter vec lexoj ndonje liber a ngulem ne ndonje forum me cuna e goca, keshtu qe prezenca ime detyrimisht mund te jete e tepruar.

    Ketu ka tema qe une nuk i pertyp dot fare e tipa si puna jote qe dallohen vec per bukurshkrim, keshtu qe aktiviteti im perkon me kundershtine, pastaj se zeri kunder nuk pelqehet ky nuk eshte problemi im.

    Blogosferen nuk e njoh e nuk e kam idene nga sa ndiqet pasi ky eshte blogu i vetem qe ndjek,keshtu qe me kalimin e kohes mbase e kuptoj edhe une cdomethene blogosfere.

    Ty te ruajte zoti per shkombetarizimin qe tregon me shume sesa per ca shkrime qe has ne blog.

    Sa per ikjen time te falemnderit qe ma kujtove, se vertet bej me mire te largohem nga nje ambjent qe kompleksivisht nuk me jep ate qe kerkoj. Per momentin xhaxhai ngacmon ca tela qe i kam perzemer e kur te behem boze prej xhaxhait, i vetmi nga ata qe kundershtoj qe mbart dije nga fushat qe me interesojne,atehere sdo jem me ketu.

    Diferenca ne thelb mes xhaixhait e atyre qe i vijne anes ne kesi temash e pakices ku bej pjese, eshte se xhaxhai ndjek rrymen sllavo-anglosaksone kurse pakica rrymen gjermanike te mendimit . Po te lexoje ndonje gje nga Krahe ti psh do flisje ndryshe, ate ska ngeluar indoeuropianist pa e permendur here duke e kritikuar e here lavderuar,perfshire Maria Gimbuten me shume si lavderuese e kjo eshte ajo qe ka nxjerre teorine sunduese mbi atdheun indoeuropian.

    Nga ato qe thashe siper shkrimit tend ti sikur te germosh nje jete te tere nuk mund ti kundershtosh dot me fakte sepse jane themelet e historise.

  6. Hyllin, “rryma sllavo-anglosaksone” që i vesh Xhaxhait dhe shumicës që i shkoka mbrapa është gjeniale, kurse “rryma yte gjermanike e mendimit” me bën të të kem zili për fantazinë dhe ç’nuk do të kisha dhënë, ta ndjeja e ta besoja dot edhe unë, që i përkas ndonjë rryme. Great! Ti ose je njeriu i fundit i këtij planeti, që e ndan mendimin bashkëkohor intelektual akoma sipas skemave të Luftës së Parë Botërore, ose je një Mesias; sepse sinqerisht nuk kam ndeshur asnjëherë në ndonjë ndarje “rrymash mendimesh” që të jetë kaq shekullisht e sfazuar. Hyllin, pash Zotin mos ik…

  7. Zoti GH

    Pa hyre ne merite te vlefshmerise apo jo te argumentit (eve) qe kane te bejne me gjuhesine (pervec profanizmit s`ofroj dot tjeter), duhet these se eshte me se e vertete, e nuk mund te mohohet qe ka shkolla te ndryshme mendimi, ne kulturen europiane ne lidhje me antikitetin. Psh, aty ku shkolla anglosaksone ngre ne piedestal llojin e shoqerise dhe organizimit social qe perfasonte Athina e Perikliut, shkolla gjermane, ben te njejten gje me shoqerine e spartes dhe mbinjeriun te cilin ajo mbruante.

  8. Gh as kau peles nuk do ja kishte ngjeshur keshtu si ti.
    Shkolla gjermane perben me prestigjozen ne absolut ne te gjitha ceshtjet e indoeuropianistikes e eshte kokefortesia e prestigji i Kembrixhit e Oksfordit qe mban ne kembe rrymen anglosaksone helenofile antiiliro-trake.
    Kesaj shkolle i jane bashkuar sllavet pas luftes se dyte boterore e se fundmi kroati Katicic e arkeologe Boshnjake.

    Francezet jane me shume afer gjermaneve por ruajne njefare autonomie ‘keltike’.
    Italianet perqafojne pa shume rezerva shkollen gjermane.

    Qe ti te kesh nje ide te vogel se c’eshte indoeuropianistika po te them qe nuk eshte thjesht ana gjuhesore , por edhe arkeologjike, historike e antropologjike.

    Kjo do te thote qe perfundimet me te sakta ne indoeuropianistike jane ato qe mbeshteten mbi te gjitha keto dege.

    Gjuhesia indoeuropianistike bazohet ne perafersi e ligje gjuhesore shpesh te hamendesuara , prandaj e vetme nuk mund te perbeje kurrfare etaloni, por ama ndihmon deget e tjera.

    Gjithsesi nga pikepamja gjuhesore indoeuropianistet me te medhenj jane padyshim gjermane ose te shkolles gjermane.

    Edhe sot e kesaj dite universitetet gjermane merren gjeresisht ne krahasim me ato europiane apo amerikane: shih ketu sa per nje ide:

    http://en.wikipedia.org/wiki/Indo-European_studies

    Austria

    Innsbruck [2] · Salzburg [3] · Vienna [4]

    Czech Republic Prague [5]
    Denmark Copenhagen [6], [7]
    Germany

    Berlin [8] · Bonn [9] · Cologne [10] · Dresden [11] · Erlangen [12] · Freiburg [13] · Göttingen [14] · Hamburg [15] · Halle [16] · Heidelberg [17] · Jena [18] · Marburg [19] · Münster [20] · München [21] · Regensburg [22] · Würzburg [23]

    Netherlands Leiden [24] [25]
    Poland Kraków [26]
    Slovenia Ljubljana [27]

    Spain Salamanca [28] · Madrid [29]

    Sweden Uppsala [30]
    Switzerland Zürich [31] · Basel [32] · Bern [33] · Lausanne [34] · Neuchâtel [35] ·

    United Kingdom Oxford [36]
    United States

    Austin, Texas [37] · Ithaca, New York [38] · Los Angeles [39] · Harvard [40]

    Gjermani, Austri e Zvicer duket qarte qe kane nje superioritet te qarte ndaj gjithe te tjereve ne numer katedrash e sigurisht edhe ne cilesi pasi indoarianistet me te medhenj te te gjitha koherave jane gati te gjithe gjermane.

    Tani ti mund te vish e te flasesh me dokrra ‘alla Lubonja’ mbi pseudo-shkencen e shekujt e kaluar por
    thjesht do thyesh koken perballe gjigandit gjerman te shekullit 19 te shek 20 e te shek 21.

    Edhe mjaft me postime ku une te perplas libra e emra profesoresh e univeristetesh kurse ti perralla qe lexon ne gazeta.

    Zoti Krahe eshte marre prej 1925 e deri ne 1965 me gjuhen ilirike ne vecanti e ka ndjekur nje metode te guximshme ne emrat e lumenjve apo ujrave ne pergjithesi.
    Rezultatet e tij kane edhe gjera te diskutueshme por gjithsesi kushdo qe merret me emrat e lumenjve ne Europe e ka Krahen pike absolute referimi.

    Kritika i vjen nga sllavi Katicic – e nga kush tjeter pervec nga sllavet – por kritika nenkupton jo zhvleresimin e metodes por te nje pjese te perfundimeve.

    Deri tani asnje tjeter nuk ka kapacitetin te ndjeke porfesionistin Krahe as si nxenes e as si kundershtar i dalluar.

    Veprat e tij :

    * Die alten balkanillyrischen geographischen Namen (Heidelberg 1925). “The old Balkan-Illyrian geographical names”, his first book.
    * Lexikon altillyrischen Personennamen (1929). “Dictionary of Old Illyrian personal names.
    * Indogermanische Sprachwissenshaft (Berlin 1948) “UIndo-German linguistics”
    * Ortsnamen als Geschichtsquelle (Heidelberg 1949) “Places names as sources of history”
    * Die Sprache der Illyrier I. Die Quellen (1955). ISBN 3-447-00534-3 “Languages of the Illyrians I: Sources”, a summary of his previous work. Volume II. Die messapischen Inschriften und ihre Chronologie (“Messapian inscriptions and their chronology”) is by Carlo de Simone and Volume III. Die messapischen Personennamen (“Messapian personal names”) by Jürgen Untermann. (Wiesbaden 1964). . ISBN 3-447-00535-1
    * Die Strukture der alteuropäischen Hydronomie (Wiesbaden 1963). “The structure of Old-European river names”.
    * Unsere ältesten Flussnamen (1964). “Our oldest river names”.
    * Germanische Sprachwissenschaft. Wortbildungslehre. (Berlin 1969). “German linguistics”.

    Tani mund ti biesh fyellit ne nje vrime sa te duash, ketu enderrat e halucinacionet i kane ata qe shkruajne ne gazeta gjerat qe sjell ti ketu e jo une .

  9. Pavaresisht se nuk mora pergjigje per pyetjet e para ,po parashtoj ca te tjera qe me duket se kane pergjigje te dyshimte.

    Se pari , fjalet; gjarper/n ,gjalp, gjashte,gjerb e gji.

    Te gjitha fillojne me gj- e ne shqip gj eshte nje g+j e cila psh perdoret ende si g-j-uni pra me g+j e jo me gj nga nje pjese e shkodraneve.
    Meqe ne shqip kemi h>j, pra h kalon ne j kemi nje forme gh para. Kete e konfirmon edhe forma indoeuropiane ghend qe ne shqip jep gjend.
    Pervec kesaj kemi edhe formen gl qe jep g-j si gluha-gjuha e kjo ndodhet edhe tek kthimi i kl ne q pra qiellzorja paralele e gj-se, si klaj-qaj apo klumesht – qumesht.

    Nga ana tjeter shqipja njeh edhe kalimin e l-j si ne shumesin e Hyll-Hyje, buall-buaj etj pra kemi edhe nje kalim nga kl-kj apo gl-g+j

    Tani ku qendron problemi ? Problemi qendron tek fakti qe pranohet/kam lexuar se :

    s-elp- > gj-alp
    s-reb-> gj-erb
    s-weks> gj-ashte e ne vecanti lat.saexta>gjashta

    Me e cuditshme mu duk s-inus > gji dhe lat.s-erpent>gj-arpen

    Tani nese shqipja eshte satem perse s do kthehej ne gj ose me sakte ne nje gh?
    Fonetika shqiptare me sa njihet e quan te papranueshem nje kalim te tille e nuk eshte nje rast por plot 5 e mund te kete te tjera . Shqipja nga gjuhe hundore e grykore po kalon gjithnje e me teper ne qiellzore , q,gj e humbja e h-se jane deshmi te qarta.

    Perse nje gjuhe satem do kalonte nga s tek gh ne nje kohe qe gjuha satem ben pikerisht te kunderten pra kalon nga gh ne s ?
    Kjo eshte pyetja e pare.

    Pyetja e dyte ka te beje me shqipen gluha e greqishten glossa. Nuk dua te futem ne diskutimin se mbaresa -a nuk eshte greke por paragreke apo se aq me teper -sa nuk eshte greke si tek Larissa – fjale pellazge e pranuar boterisht.

    Fjalen e trajtoj si greke, pra glossa.
    Ketu vecoria eshte se shqipja satem ka formen glu-h-a kurse greqishta kentum ka formen glo-ss-a. Si ka mundesi ?

    Ruajtja e -h- mes 2 zanoreve eshte vertet per tu lavderuar duke qene se ne shqip zakonisht gati ka rene ose kthyer ne -j-, por kjo mendoj se deshmon per nje h- hundore ne origjine e nje forme te vjeter ‘kh’. Kete e gjej edhe tek fjala gry-k-e dmth nje forme para gluha duhet te kete qene glu(k)ha e cila duket biles me e madhe edhe se gryka, meqe zakonisht l>r .

    Meqe gl>gr dhe gh>gl atehere kemi gh>gl>gr.
    Marrim fjalen gru(a/e) per ilustrim .
    Nese praktikojme gh>gr atehere gru(a/e) me del ghu(a/e) praktikisht me del forma indoeuropiane ge-n e greqishtja gu-ne.
    Nese gr- eshte shtrengim i geru atehere shembulli bie poshte por meqe gua/e – go eshte edhe rrenja e go-c=vajze
    mendoj se eshte forma e drejte e biles mund te behet paralelizmi gi(dhi) – ke-c pra -c tregon i/e vogel me gu/o- go-c. po ashtu edhe cu-c duket e familjes me kalimin ‘dhembor’ te g-c

    Eshte e thjeshte lidhja familjare me gji-ghi e gen apo gjini me shqipen e vjeter ge=dhe apo gi-a=dhi-a, pra (gjoksi)femra-toka-dhia qe perben edhe lidhjen e forte mitike si ilire ashtu edhe shqiptare e mund te jete edhe menyra per shpjegimin e ajkuna me ahguna apo aghuna.

    Nje tjeter eshte fjala grop. Nese grgr ne rastet kur gr nuk eshte shtrengim i nje g(a/u/e/y/i)r por nje togtingull ?

  10. Paskam fshire gabimisht trajtimin e grop. Nese gr<gh atehere grop<ghop qe duket te jete rrenja e gop,gyp(gup) e lidhet per krahasim me anglishten gap.

  11. Etimologjia e foljes se Anglishtes “Prevent”.

    Ngatërimi i burimit me grykëderdhjen.

    Shumëkush mendon që pika e pare e ardhjes së ujit nga nëntoka,që ne e quajmë “burim “,e cila sjell krijimin e perrënjve,lumenjve është e njëjtë me pikën ku ato derdhen në lumenjë të tjerë ose në dete dhe oqeane.Më i keqi rast është kur duan të shpjegojne nga pika e fundit “Grykederdhja”,si shkaktar kryesor qe sjell piken e fillimit, “burimin”.Është njesoj si të kërkosh të nxjerrësh tiparet e fytyrës së “gjyshit” duke u nisur nga tiparet e fytyres së “nipit”.Të thuash përshëmbull:Gjyshi i ka vetullat kështu sepse i ka ngjarë nipit.Kthimi i përsëmbrapthi i këtij relacioni të thjeshtë llogjikë është i habitshem .Ai është bërë unik në kulturat fqinje që pretendojnë së janë më të vjetrat dhe me të civilizuarat e Europës.Kulmi ësht duke u nisur nga keta pretendojne edhe të “rinjtë Serbët dhe pas tyre ata shumë të rinjtë Turqit.Ky quhet prej meje infeksioni dogmatik mendimor.

    Kaq të paaftë jemi sot ne njerëzit modern sa të mos kuptojmë këtë thjeshtësi llogjike.Nuk mund të përcaktojme ne dot sot se kush ka ardhë e para,gjuha e shkruar apo e gjuha e folur?

    Këtu është një teori shume e gjatë se cfarë përfaqëson gjuha e folur dhe cfarë përfaqëson bija e saj gjuha e shkruar.Sesa humbet gjuha e folur kur ajo kodifikohet në gjuhë të shkruar.Se sa humbet mendimi njerezor krijues kur ai kuadratohet në një rjedhe statike te pandryshueshme që është gjuha e shkruar.

    Vemi tek burim-grykëderdhje.Ndërmjet këtyre dy pikave ekziston një distanë kuptimore si dhe hapësinore.Ne themi “burim”,”krua”,”perrua”,”Lum”,”fund”,”gryke derdhje” sepse ata kanë një fill të përbashkët ndërtues.

    Kështu mund të themi dhe për gjuhët.Ato kanë një burim të përbashkët fillues.

    Them tani të respektojmë titullin e themes.

    Fjalori anglisht-anglisht Macmillan English Dictionary na jep këtë kuptim të foljes “prevent”:

    “Prevent”,verb {transitive}

    “prevent “,shqiptimi “pri’vent”

    1.To stop something from happening:Ndalimi i një diçkaje,ndërprerja e një diçkaje e cila është duke ndodhur.

    Në vazhdim:

    prevent something (from) happening:Ndërpret diçka që të ndodhi

    2.To stop someone from doing something:Të ndalosh dikë që është duke bërë diçka.

    prevent someone (from) doing something: të ndalosh dikë të bëjë diçka.

    (c) Macmillan Publishers Ltd. 2003

    Mendoj se vjen nga gjuha shqipe:

    1.Nga folja “pres” në formën e saj dëshirore-urdhërore“prit”.”Prit pak!””prit!”-mos vazhdo të bësh një veprim tjetër derisa të them unë.Këtu kemi ndërprejen e një veprim në lidhjen me kohën.

    2.Nga folja “pres” në kuptimin tjetër të saj “prite!”,“Prit një diçka!,ndaje dy e më shume pjese”.Ketu kemi të bëjmë me ndërprejen e ekzistencës unike të një dickaje materie,duke e copëzuar atë.

    3.Nga emri “vend” i shëndruar në “vent” në gjuhën angleze.

    Kjo folje angleze mua më duke sikur flet në këtë mënyre”prit në vënd”=mos bëj asnjë gjë tjetër,ndal aty derisa të ndodhi ngjarje ,e cila përbën arsyen përse ti je “duke pritur”,”duke ndëprëre njekohesisht çdo veprim të mundshëm tjetër në dimensionin e lidhjes levizje(moslëvizje)-qëllim-hapesire.Gjithashtu me jep ndjesinë e percaktimit në hapësirë të kuptimit “Vënd i prere”.

    Është pikërisht bashkimi me këtë emër që bën të plotë kuptimin e ndalimit sepse i jep nocionin e hapësirës,të mos levizjes ne lidhje me të.Ndërsa vetëm folja “prit” pa qënë e bashkelidhur me percaktimin vendor është universale si kuptim “pritje” që nënkupton ndërprejen e gjërave të tjera,por nuk e jep të plotë në lidhje me qendrimin në një pikë të caktuar “vënd”.Është pikërisht “vend” e cila të shtrëngon të mos vazhdosh,të ndalosh aty,të stopohesh.

    Kemi edhe emrin “prita”,në gjuhën shqipë që vjen nga kjo folje.”prita” është përcaktimi i asaj që unë të pres ty,por edhe që nënkupton njekohesisht edhe vendin.Pra kemi lidhjen vënd-qëllim,dy dimensionesh.Prita ka performance kuptimore ,”unë të bëjë prite këtu” plus që “unë të ndaloj që ti vazhdosh me tutje”.Kemi dhe pritat e ujit e te tjera qe ato nuk prsein vetem ujin te vije por edhe e ndalojne te vazhdoje me tutje ne rrugen e tij..Ndersa ne kuptojme sot qe esht vetemajo qe une te pres ty te vish.Une te pres por pse nuk le te vazhdosh veprimin me tutje eshte vazhdueshmeria e ngjyrimit llogjik.Ky drejtim kuptimor mua shqetson kur nuk kuptohet.

    Nuk e di nese e keni pare filmin “Prita” me partizane.Ne ate film vritet pothuaj tere ushtria gjermane e luftes dyte boterore.Keshtu jane dhe teorite tona kundra nesh.Ata na kane vra me mitroloz mendimor mendjet tona.Ne nuk arrijem tek kuptojme me gjuhen tone.Ata “kulturmedhenjte” gjoksgropet,mendoj se ja kane arritur qellimit.Vazhdimi I citimit te tyre esht e njejta me vazhdimin e mbajtjes se mitrolozit ne drejtimit te trurit shqiptar.Me e keqja kur “gjuhetare”,”arkeologe” shqiptare mbajne fort kete mitroloz kunder mendjes se shqiptareve.

    Kjo folje eshte prodhim I gjuhes shqipe,e cila esht burimi i vetem dhe I vertet i saj.Asa I mungon,ose i eshte ngrene vetem nji “t”.Une si pasardhes I prodhuesve qe kam patenten e shpikjes e lejoj,nuk eshte ndonji gje e madhe.Hajt mo,tja falim anglezve mungesen e “t” dh eta gezojne e ta perdorin kete fjale se u duhet per tu mare vesh midis tyre.Mendoj se do ta kemi te lehte kur gjuha angleze te behet gjuha e vetme qe do flasin njerezit.Me vjen keq vetem per Italianet e Greket se do ju humbasi “kultura” e trasheguar(nga kush?).Leqe ajo e vjedhur eshte.Nje gje e vjedhur nuk rron per nje kohe te gjate kur do ti mbash autorsine ne menyre te padrejte.Vjen nje moment qe ate e merr prape pronari i madh,i verteti,njerezimi i tokes.Vecse gjuha asht shume e veshtire te kuptohet ne thellesine e saj.Kete mund ta bejne vetem ata qe kane lindur tek burimi.Vetem nje fjale dhe shikoni sa arsyetim te gjate te merr ne gjuhen popullore.Po ne ate teknike gjuhesore?

    Kjo eshte dhe nje nga arsyet qe kane penetruar idioto-injorantet e sotem te “kulturave te medhaja” te djeshme.

  12. Shiko ilias se prevent, ka te beje me latinishten qe jep ne italisht ‘privare'(fjale tjeter preventivo,guerra preventiva). Rrenja privo(privus) do te thote ndaloj e ka sjelle ne shqip , privoj. Latinishtja privus, do te thote, i vecuar,i vetem nga vjen edhe ‘privato’ si kundervenie ndaj pubblico- i pergjithshem, i te gjitheve.

    Supozohet se ka rrenje te perbashket me primus-i pare.
    Ne kete pike lidhja me shqipen behet thjeshte me fjalen prij( i pare,para).

    Prit(pres,pret) ne kuptimin ‘ndal’ duket te jete me kuptim dytesor,meqe pres ne kuptimin e pare nenkupton ndarjen.

    Me duket caze e veshtire te behet lidhja mes pres(ndaj) qe ka lidhje me brej dhe privus qe maksimumi ka lidhje me prij,para.

  13. Hyllin gjithe ngaterresa keti nis.Duhet te supozojme qe ajo qe eshte shkruajt e para e ka daten e lindjes me te pare?Apo ajo qe eshte folur e para e ka daten e lindjes me te pare?Une kot nuk bere nisjen me “burimi” dhe “grykederdhja”.
    Pr+i,e,o,u,a,….
    ketu kemi me kodike te gjuhes shqipe ose me sakte te gjuhes pellasgo-ilire-shqipe.
    Dhe qe te flsim me thjesht:
    kemi:
    kr+…
    pr+….
    sk+…..
    pr+….
    vr+……
    br+…
    gr+….

    e te jera………
    Analizoni vetem keto dhe do ta gjeni ku eshte burimi.Po te futeni me thelle ,por nje kusht jo me metoden krahasuese dhe tae fonetike do te kuptoni me shume.Vetem duhet te vini ne pune matematiken gjuhesore,gjeometrine gjuhesore dhe llogjiken tredimensionale te objekteve do te kuptoni shume me teper.
    Po fjala p.sh.”Zapotek” populli para kolumbian qe u mesoi shkrimin dhe kalendarin Maya-ve.
    Za po te ka=Zap o te ka=zaptoka?????pse ndryshe ne shpjegimin fjaloristik “pushtuesit”.Lexoni mbi te dhe gjuhen e tyre dhe do te kuptoni cfare ka qene gjuha shqipe para 2500 vjetesh te pakten.
    Po “maya” /itza/ qe i thone foljes se te te ngrenit “han”.
    Po gjuha Navajo qe i thote Hones=henes “tzlhonaej”
    Ketu mund te vazhdoje me liste te gjate me mijera fjale qe nga keto gjuhe ,gjuhen koreane,gjuhen japoneze e deri aty ku behet debati ne Ballkan.Mund te permend ketu dhe filozofe Italiane te shekullit te shtatembedhjete qe thoshnin populli latin dhe hellen i moren fjalet nga nje popull tjeter dhe i mesuan pa ja ditur kuptimin ndertues.

  14. Ah,harrova te shkruaj qe ne perandorite e Indianeve te Mesamerikes,perandoria e Zapotekave quhet me emer tjeter dhe perandoria “Alban”.Kjy percaktim vjen ngaqe kryeqytetin e tyre Zapoteket e quajten “Monte Alban”.

  15. Ilias, këto që po shkruani nuk kanë lidhje me temën. Ju kujtoj që ky është blog, jo forum; dhe hapësira e komenteve nuk mund të përdoret për të afishuar materiale që e kanë vendin tjetërkund.

  16. Ilias, dakort jam me ekzistencen e togtingujve baze mbi te cilat ndertohet fjala e re, por ne rastin e prevent anglishtja duket ta kete marre nga latinishtja nepermjet frengjishtes e faktikisht 40% e fjalorit te anglishtes perbehet nga fjale me prejardhje frenge.

    Nese shqipja ka lidhje kjo mund te realizohet nepermjet krahasimit te nje fjale shqip me nje fjale latinisht e ne rastin ne fjale, kemi hipotezen primus si rrenje e privus e lidhja me shqipen prij.
    Nese prij>primus atehere mund te flasim per nje prove te lashtesise se shqipes dhe njefare prejardhjeje te prevent, por nese prij=primus atehere skemi asgje ne dore mbi prejardhjen e prevent.
    Forma (ti) prin eshte mjaft e afert me prim-us meqe ‘m’ e kembyeshme me ‘n’ por meqe prin apo < primus e keshtu te pretendojme ndonje gje ne lidhje me lashtesine e shqipes.

    Gjithsesi kjo perjashton lidhjen me fjalet prit,pres,pret.

    p.s xha xha kur te kesh kohe, besoj se do u japesh nje pergjigje pyetjeve te mia.

  17. Hyllin, pa u futur në hollësi, tani mund të them vetëm që disa përkime midis gjuhëve (p.sh. shqipes dhe latinishtes) kanë të bëjnë me prejardhjen e tyre të përbashkët, si gjuhë indo-europiane – ose, për ta thënë me një term më teknik, janë izoglosa indo-europiane. Tundimi për të vendosur një raport birësie mes tyre, në kuptimin që njëra gjuhë e ka marrë fjalën nga tjetra, duhet argumentuar. Sa për shqipen prij, kujtoj se G. Meyer e ka nxjerrë të huazuar nga latinishtja prae-ire.

  18. Faktikisht xha xha , me shume isha i interesuar ne ceshtjen satem-kentum, kalimin e cuditshem te ‘s’ indoeuropiane ne ‘gj’ te shqipes.

    Perkimet sigurisht qe jane loder e rrezikshme, por psh pri-j qe Meyeri e nxjerr prej latinishtes mund te lidhet fare mire me shtrengimin e (i) ‘pari’, meqe prij ka kuptimin i pari, por besoj se edhe kete e lidh me prae-ire.
    Sic shihet edhe ne rastin e huazimit do ishte shtrengim.
    Besoj se ceshtja e prij, lidhet me dicka shume te rendesishme si fjala princeps,pa kahu i levizjes eshte latinisht-shqip e jo indoeuropianisht-shqip.

    Gjithsesi, forma prin e sidomos format prim-e( me udhehiq ) apo shumesi prijm-e jane teper te aferta me prim-us.

    Mbi latinishten une kam rezerva te medha, qe lidhen me faktin qe latinishtja klasike eshte e shek 2 p.l.k ndersa latinishtja antike deri ne shek 3 eshte akoma me zberthim hipotetik. Rezerva lidhet jo vetem me faktin qe eshte e cuditshme te zberthesh latinishten e vjeter ne menyre hipotetike, por edhe pse ne shek 3 Roma pushtoi gjithe italine e qyteti i Romes u rrit ne menyre te jashtezakonshme ne shek 3 p.l.k me banore nga gjithe Italia.

    Eshte e kuptueshme qe latinishtja klasike, meqe ndryshon kaq shume nga ajo antike, nuk mund te merret si baze shume e besueshme kur flitet per prejardhje te fjales nga indoeuropianishtja ne menyre direkte.

  19. latinishtja klasike eshte gjuhe e re.ndersa ajo antike ne shume raste e keqperkthyer ose keq interpretuar.Ketu kemi te bejme me zanafille shume me te hershem te shkrimit te gjuhes,me ate shkrimeve Vinca.Dihet ato jane reth 8000 vjecare dhe ta pazberthyera.Kuptohet eshte shume e veshtire dhe pothuaj e pazberthyeshme shkrimi linear a&b ,etruskja,latinishtja antike qe jane shume me te reja e jo me ky shkrim teper antik.Pot duhet te theksoj qe kjo ka lidhje me gjuhen e pellasgeve-ilireve-gjuhen shqipe.
    i-a-…lidhet me numerimine e kesaj kulture.
    Duke mare ne konsiderate numerimine e gjuhes shqipe sidomos asaj came e gege kemi “nji,dy,tre..e me radhe””.Pra zanorja “i’ eshte e lidhur dhe me simbolin ide te shkrimit “i”.Kjo ka lidhje dhe me nocionin gjuhesore-filozofike te te “parit”,te “prijseit”,te “priamit” e me radhe.
    Nuk po ju le pa theksuar qe edhe gjuha kineze ka per tingull te numrit Nji zanoren “i”.

  20. …”Mbi latinishten une kam rezerva te medha, qe lidhen me faktin qe latinishtja klasike eshte e shek 2 p.l.k ndersa latinishtja antike deri ne shek 3 eshte akoma me zberthim hipotetik. Rezerva lidhet jo vetem me faktin qe eshte e cuditshme te zberthesh latinishten e vjeter ne menyre hipotetike, por edhe pse ne shek 3 Roma pushtoi gjithe italine e qyteti i Romes u rrit ne menyre te jashtezakonshme ne shek 3 p.l.k me banore nga gjithe Italia…”

    Paragrafi i mesiper nga Hyllin prek skithtasi nje problem qe me duket i vlefshem, te pakten i pare ngushtisht nga ana teknike.
    Xhaxhai eshte i formuar/specializuar dhe gjeresisht i informuar ne fushen e linguistikes, dhe ndofta do te mund te hedhe me shume drite ne kete drejtim.
    Nga c’kam lexuar, nje nga autoret me te vjeter romake eshte Plautus, i cili, ne shek 3 pes ka shkruajur komedite e para te kultures romake (ca thone qe ai thjesht imitoi/kopioi ato nga komedia greke). Studiuesit e kultures latine te kohes se Romes gjithnje kane hasur veshtiresite me te medha me tekstet e tij, duke e quajtur si te parregullt e shpesh si te pakuptimte, sepse gjuha qe perdor Plautus eshte krejt ndryshe nga latinishtja e rregullt dhe formale e Ciceronit, Virgilit e te tjere.

    Pyetja ime: kur behen krahasimet midis gjuheve, dhe kur analizohet latiniciteti i rrenjeve te fjaleve shqipe, a dihet se me latinishten e cfare periudhe historike behet ky krahasim? Koine (apo gjuha e vulgut) e romakeve te shek.3 pes do te kete qene ndryshe nga ajo e shek 1 pes, apo nga ajo e periudhes republikane dhe asaj imperiale.

  21. Këtu më poshtë po jap disa të dhëna që i kam nxjerrë kryesisht nga Çabej.
    Pranohet se ndikimi latin në shqipen filloi që para shekullit II p.e.s. dhe vazhdoi për rreth 700 vjet. Prandaj është logjike të mendohet për një periodizim të ndikimit latin mbi gjuhën tonë.
    Meyer-i ka vënë re se huazimet latine të tipit cepa, cicer (shqip qepë, qiqër) kanë hyrë shumë herët në shqipe, që në kohën kur c-ja latine para e-së dhe i-së shqiptohej si grykore.
    Gjithashtu, ruajtja e asnjanësit të latinishtes në shqipen tregon se fjalët latine të gjinisë asnjanëse kanë hyrë në një periudhë kur kjo gjini ishte ende e gjallë në atë gjuhë.
    Në fushën e leksikut, ndonjë fjalë si e diel është marrë për kalk (ose huazim semantik) i latinishtes më të vjetër dies solis, e cila më pas, dhe pikërisht gjatë shek. IV e.s. u zëvendësua nga dies dominica.
    Deri këtu Çabej.
    Një problem që nuk më duket se është ndriçuar mirë është ai i dallimit të huazimeve të shqipes nga latinishtja italike më një anë, dhe nga latinishtja ballkanike më anë tjetër. Gjithashtu, nëse ka apo jo në shqipe huazime nga versioni dalmat i latinishtes ballkanike nuk është shumë e qartë. Këtu s’mund të futem në shumë hollësi të fonetikës historike, por në përgjithësi shumica e fjalëve të shtresës latine të shqipes përkon, për nga forma dhe historia, me latinishten ballkanike lindore, prej së cilës është zhvilluar rumanishtja.
    Paradoksi këtu është se Çabej dhe të tjerë e pranojnë se ndikimi i latinishtes në Shqipëri ka nisur tre shekuj më parë se në truall të Rumanisë. Ky paradoks mund të zgjidhet duke supozuar se rumanishtja u zhvillua duke pasur si substrat një dialekt ilir – hipotezë e shprehur nga Meyer-i dhe që, sipas Çabejt, nuk është hedhur ndonjëherë poshtë me argumente.
    Hipoteza e ndërsjelltë do të ishte prejardhja e shqipes nga trakishtja (ose dako-mizishtja). Po le të mos e hapim kot këtë kanoçe me krimba, siç thotë inglizi.

  22. Idashur ,ketu e shoh problemin e madh. Kemi latinishten antike te zberthyer ne menyre hipotetike;nuk ka qene ndonje gjuhe akademike se do kishim provat e befas ne shek 2 p.l.k, kur Roma ishte kthyer ne Perandori (edhe pse Republike) kemi kultivimin masiv te nje gjuhe e cila nuk zberthen dot si duhet paraardhesen e saj , me vec 1 shekull diference. Si te thuash se ne sot nuk arrijme dot te zberthejme Naimin apo Cajupin ne origjinal.
    Moszberthimi i Naimit per ne eshte thjesht nje hipoteze per humor, por ja qe paralelizmi eshte i qendrueshem.
    Atehere cdo bejme do qeshim ? Me ke do qeshim, me latinishten klasike me ate antike apo me ata qe na servirin keto gjera ?

    Eshte e qendrueshme hipoteza se ardhja e italikeve ne Rome, saniteve,umbreve,etruskeve,ilireve mesape, grekeve te Magna Grecia e pse jo galeve , dha nje produkt te ri, ne te foluren e qytetit, produkt i ndryshem nga latinishtja qe flisnin vete latinet e Latiumit, sigurisht me baze latinishten e Latiumit e kjo u pasqurua ne te shkruar, duke u krijuar latinishtja klasike.

    Mirepo kjo hipoteze nese pranohet, heq shumicen e lidhjeve te drejtperdrejta te latinishtes klasike me indoeuropianishten,pasi mund ti vije nga greqishtja, nga umbrishtja(sado e afert me latinishten te jete) ,nga greqishtja etj.

    Vertet, ne etimologjine e fjaleve une gjej shpeshhere te behet krahasimi i fjales latine jo vetem me sanskritishten, gjermanishten e vjeter, greqishten e vjeter, por edhe me gjuhen umbre(e cila njihet sadoqe pak).

    Psh kurioz sic jam nga natyra, kerkova ‘prae’ nga supozojne te vije prij. Mirepo gjeta aty nje krahasim me umbrishten ‘pru’ dhe thuhej se eshte huazim nga greqishtja pro(-to), nderkaq forma sanskrite ishte para(pra), gjermanishtja far(for).

    Tani perse shqipja para, i pari nuk vjen nga indoeuropianishtja kur njekohesisht forma me e afert eshte sanskritishtja ‘para’ sesa latinishtja prae qe e ka huazuar nga greqishtja pro(to) ?
    Nese kemi shtrengim te prae-ire perse nuk vleka shtrengimi i shqipes para,i pari ?

    Nga ana tjeter forma sanskrite p-a-ra, gjermanike, f-a-r, gotike v-o-ra, bashkuar me shqipen p-a-ra , me duket se deshmojne ekzistencen e a/o midis ‘p’ e ‘r’ ndersa format pr-o,pr-u,pr-ae jane te shtrenguara.

    Tani dyshimi im ishte se kahu latinisht-shqip i fjales prij vjen nga fjala prin-ceps, mjaft e rendesishme sepse Augusti vuri Principaten si forme perandorake e vete ishte princeps.
    Ceps lidhet me capo-koke ai qe eshte ne krye apo nga cap-marr,mbaj por prin- eshte forme qe vjen nga prim-us.

    Tani per mua eshte e kuptueshme qe dicka e tille, qe folja prij jep prin e po ashtu prijm , do shfrytezohet per te shtuar numrin e fjaleve shqip me origjine latine, por ceshtja qe ngre eshte; sa e vertete eshte dicka e tille ne prani te formes para e i pari ne shqip qe kane paralelizem te qarte me sanskritishten ‘para'(pra) ?

    Per mendimin tim, shqipes vazhdimisht i jane hequr gati te gjitha format indoeuropiane te ngjashme me latinishten e nuk eshte punuar me metodologji shkencore ngaqe historia e fonetikes se shqipes ka qene e panjohur dhe ende ne gjendje te mjeruar.
    Psh kush e ka vertetuar se ne shqip ‘pr’ nuk eshte nder te tjera edhe shtrengim i natyrshem ? Emer-mbiemer e botimi shkencor perkates.
    Pse psh pr-us(h) nuk vjen nga nje forme pirus, pyrus,purus(ekziston nje forme dialektore purr,sipas fjalorit te gjuhes shqipe). Nese ka qene pirus , kemi pirust-et zejtaret me te medhenj ilire, aq te njohur saqe Roma i levizi me kuc e me mac drejt minierave te arit ne Daki, per te perpunuar arin e Transilvanise.

    Persa i perket hipotezes ilire te dakishtes, une se kisha njohur kur arrita ne te njejtin perfundim, duke krahasuar racen ne Transilvani dhe racen ne Iliri si dhe faktin se Mizet,Mezet,Moezet,Maezet jane sa dake aq trake e aq ilire.
    Ky fis gjendej ne bosnjen verilindore mes breukeve dhe desidiateve e meqe kahu i levizjeve ka qene ballkan perendimor-ballkan lindor e Anatoli(frigjet ndr bryget apo bruget ne anatoli, mezet po ashtu, migdonet po ashtu) atehere ky ka qene me shume fis ilir sesa trako-dako-anatolik.
    Nje fis tjeter psh qe cuditem si ka shpetuar, eshte fisi ilir i Beseve, te pakten sipas Apianit, qe banonte diku midis dalmateve dhe japudeve. Fis me te njejtin emer e kemi ne Trakine perendimore, fisi i famshem i Beseve trake, te njohur si fis fetar, i ngjashem ne funksion me Maget e fiseve iranike.
    Nejse per te mos e zgjatur me shembuj te tjere, raca, kahu i levizjes perendim-lindje,fise me te njejtin emer , fjalet shqip ne rumanisht, jane elemente mjaft te mire per te pranuar tezen ilire te dakeve.

    Mendohet se ne shek 15 p.l.k ari i transilvanise , bakri e sidomos kallaji i Bohemise dhe mineralet ne austri(me vone hekuri),bashke me tregtine e qelibarit te baltikut i cili cohej ne Greqi(ku jane gjetur provat e kesaj tregtie) ishin faktore te rendesishem ne krijimin e nje blloku socio-ekonomik ne europen qendrore.

  23. Problemi eshte se disa qe merren me gjuhen shqipe e flasin gjuhen shqipe kane nji te mete te madhe,nuk ekuptojne ate.Kur fola per format e shqipes per formen “Pr” dhe “para” dhe nocinionin e numerimit matematik gjuhesore e kisha fjalen jo per numerimin matematik matematikor.Ne shenjat e shkrimeve Vinca keni tabelen qe mendohet se eshte tabela e numrave.Ne sitin forumivirtual shqiptar mund ta gjeni pse ta gjeni me gogell me titullin “Matematika gjuhesore”.Eshte e shoqeruar me nje foto,e cila jep dhe tri shenjat e par ate numrave te Vincas dhe krahsasueshmeri me peremrat vetore te gjuhes angleze..Deri tani metoda krahasuese dhe ajo fonetike vetem sa prekin siperfaqen e ndertimit gjuhesor.Ndonjehere ato vetem sa kan ciflisur pak kete cipe por kurr nuk jane future ne thellesi te problemit.Gjuha eshte ndertuar ne menyre krejtesisht tjeter.Gjithe cfare dihet dhe shkruhet sot per gjuhen si dhe dy metodat e studimit te saj te famshme,shkojne deri tek cipa,pastaj ndalin.Nuk mund te japin me pergjigje se si eshte ndertuar fjala,origjina e saj.Eqerem Cabej ishte ne kete ryme si gjithe gjuhetaret e tjere Europiane.Gjuha eshte shume me e thelle se kaq.Dhe fatmiresisht ,gjuha shqipe mban kodet kryesor te paragjuhes europiane.Cdo fjale e gjuhes shqipe eshte nji kod gjuhesor,i cili ka per kuptim nje fjale konkrete te sotme te gjuhes shqipe por ne dimensionin tjeter kuptimor ka kodin gjuhesore.
    Cabej ben nje krahasimi servil (njesoj sit e tjeret,te huaj) me latinishten e te tjera.Qellimi ishte thjesht nacionalist,te nxirrte qe ne jemi ketu qe prej Romakeve.Qellimi nuk ishte zbullimi gjuhesore.Ndoshta ne nje drejtim mund te quhet i mire por une mendoj se nuk ka ndonje vlere te madhe gjuhesore.
    Me para shkruajta reth kuptimit te te thjeshtave te gjuhes shqipe qe ju fatekeqesisht nuk i kupton( por qe sjane dhe aq shum te thjeshta).
    Numri “nji” jep “i” si te pare numeror jo vetem per numrat por dhe per percaktim te tjera bne radhen e verimeve ose emertime statike te sendeve.Ju e nenvleftesuat.Ketu nuk beni perjashtim nga te tjeret..Koncpeti i fillistare “i” si ideoshkronje,esht njekohesisht dhe numri “1” i cili tingellohet ose me sakte eshte zanorja “i”.Kur themi “nji” themi thjeshte /ne “i”/,/n’i/
    Tingull-simboli ideor tjeter “a” jep te pare jo vetem per amen dhe atin,njerezore por dhe per me tej te dallimit dhe specifikimit te metejshem te shkalles hirarkike te shume percaktimev,brenda nje bashkesie njerezore,Brenda nje radhe berjes veprimesh e te tjera.
    Dallimi eshte qe shqipja keto i ka “fjale” specifike[termi I pergjithshem qe futen te gjitha njesite gjuhesore] ndersa gjuhet e tjera i kane te fshehura Brenda mijera njesive gjuhesore.
    Problemi logjikisht eshte shume me i thjesht te stjudjosh vete gjuhen shqipe sesa po te merresh me derivatet e ketij koncepti.Jane e dukshme dhe qarte keta kode ne gjuhen shqipe ku kemi:
    Bim,filiz,fimij(ne apolloni e shkruar 3 shekuj para krishtit),femij,filloj,fis,bir,bij,nis,… e me radhe am,at,pari,para,an,ana,….kodi eshte i qarte.Ky vete me tutje ne latinisht,gjermanisht,greqisht, e me radhe ne mijera njesi.Kemi “inizio””figlio” kemi “fill”,kemi me radhe ndac fjalet klasike ndac moderne qe mbajne ne kurriz keto kode.
    Me thjesht do te thoshja se metodva gjuhesore te sotme u mungon ajo me kryesorja,u mungon thelbi analizues.Kjo ndoshta e qellimshme per te fshehur nje dicka te madhe,kjo jo e pare ne favor te kombit shiptar.Ose mund te jete me e thjeshte ,aq mund te kuptohet.
    Sa per fjalen “e diel” derivimi i saj prej fjales “diell” eshte mese e qarte dhe nuk ka nevoje te lexojme latinisht si ate te panjohuren por edhe ate te njohuren.Vertetimin e origjines prej vete gjuhes shqipe te saj e vertetojne dhe shume fjale te tjera si “djeg”,”Djegje”(fjalori e ka gabimisht “djegie”), e “verdhe”,dje,zjen(z+je+..,del,.Shikohet qarte deklinazioni die+,-dje+ shume i parendesishem …E kemi edhe te shkrimet mikenase ku keq intepretohet(me qellim) si “zeus” por eshte fjala “Diellej” /lejo te rojme/ro/ e meno(mendo) dikta(drejto) o diellej/nga une e zberthyer.Nuk po vazhdoj gjate sepse gjuha shqipe flet vete por shumekush nuk e kupton ose nuk do ta kuptoj.

  24. Ilias shkruan:

    Çabej ben nje krahasimi servil (njesoj sit e tjeret, te huaj) me latinishten e te tjera.

    Ilias, nëse më lejoni, dua t’ju pyes se mbi ç’bazë e jepni këtë gjykim për Çabejn? Nga këto që shkruani (dhe nga shqipja shumë e keqe që shkruani), kam krijuar përshtypjen se ju mungon përgatitja teknike ose ekspertiza e nevojshme për të kuptuar sado pak nga studimet e Çabejt në fushën e historisë së gjuhës shqipe.

  25. Xha xha, ky ne fakt eshte gjykim i perhapur tashme,sepse Cabej nuk perfaqesoi ndonje thyerje me traditen e te huajve qe merreshin me gjuhen shqipe. Tani mund te thuhet se s’kishte ndonje gje per te thyer ne ato caste historike. Ndoshta eshte e vertete, por tashme eshte periudhe tjeter, hovi indoeuropian ka rene mes vete studiesve te indoeuropianistikes. Antropologet prej kohesh nuk besojne ne ekzistencen e nje populli indoeuropian qe perfshin ,mediterrane,dinarike, nordike,alpine e iranike ne zona ku eshte e pamundur te gjendeshin gjithe racat bashke. Pra prej kohesh kane nisur punen per shquarjen e races apo 2 racave qe mund te kene per perbere popullin qe fliste gjuhen indoeuropiane.

    Historianet nuk dine ku te perplasin koken, me te dhena kaq kontradiktore mbi vendodhjen ne kohe e ne territor te ketij populli.
    Arkeologet jane ndare ne disa variante, e pranimi i nje kulture te caktuar si indoeuropiane zgjidh nje problem dhe hap 10 te tjere.
    Psh kurgani me i pranuari, ndodhet ne nje zone gjeografike ku pastertia racore ka qene fakt qe pershkon gjithe popujt historike nomadike te asaj zone. Nje popull ikte apo zhdukej e nje tjeter vinte, njehere te bardhe(brune si skithet e sarmatet ose bjonde si gotet) e pastaj mongoloide ( hunet e kumanet ).

    Vete linguistet qe jane indoeuropianistet me te thekur, pranojne ekzistencen e nje gjuhe hipotetike,te ndertuar ne laborator, fjalet e se ciles nuk kane etimologji, asnje fjale biles nuk ka etimologji (hiq te zhurmardhurat), si te thuash se kjo gjuhe nuk ka lindur prej njerezve.

    Si te thuash pas 150 vite studimesh shumefushore gjendemi ende ne piken nga fillon cdo diskutim; origjina nese ka ekzistuar ….

    Ilias , kete punen e kodeve une se kuptoj dhe e pranoj pa u bere fare me turp.
    pr, mund te kete disa prejardhje, psh pr mund te jete produkt i nje ‘br’ duke qene se ne shqip sadoqe kahu normal eshte p-b prape ne ndonje rast si br-ej —> pr-ej(pres) kemi b-p.
    pr, mund te jete produkt i shtrengimit te par,pir,pyr,por etj, si ne rastin e prush qe per mua vjen nga nje forme pirus,pyrus e ngjashme me greqishten piros apo shume e permendura ketu, hipotetikja pri-j nga pari.
    pr, mund te vije (teorikisht) edhe nga ndonje pl, meqe l mund te kthehet ne r etj.

    Kurse tek ceshtja e zanoreve i apo a, pomendoj se eshte i pranueshem njefare ndikimi i zanores ne formimin e fjaleve apo ne orientimin e fjales, por kjo eshte ceshtje shume e veshtire per tu perballuar, aq e veshtire saqe askujt nuk ja mban te formoje ligje gjuhesore mbi ndikimin e zanoreve, sigurisht per shkak te ndryshimeve te medha ne zanore qe hasen edhe ne fjale te gjuheve motra, ku rastis qe a-ja e njeres te behet u tek tjetra e te qendroje keshtu jashte vete grupit a,o,e psh shih sesi vete anglishtja e lexon ‘ap’ dhe e shkruan ‘up’ ne shqip ke hip ose hyp, ne italisht formohet fjala s-up-er, greqisht hip-er(kete mund te na e kene marre neve se hip,hyp eshte ne logjiken e fjaleformimit tipik shqip; hap,hec,hyj,hik etj).

  26. ””’Sa per fjalen “e diel” derivimi i saj prej fjales “diell” eshte mese e qarte dhe nuk ka nevoje te lexojme latinisht si ate te panjohuren por edhe ate te njohuren.””’

    Ilias, xha xhai e kishte fjalen per huazimin kuptimor ne percaktimin e diteve te javes e jo per fjalen e diel.
    Kuptohet lehte qe e diel eshte dita e diellit, ashtu si e hena dita e henes.

    Tani mua nuk me duket edhe aq i padiskutueshem huazimi kuptimor.
    Dies Solis, i takon periudhes kur Sol Invictus ishte ne krye te Panteonit romak, pra ne fillim te shek 3, kur Jupiteri humbi kryesine.

    Ndarja ne 7 dite, i takon kalendarit henor e jo diellor e eshte me antike sesa periudha kur latinet ishin 5 miza qe banonin ne nje krahine te krahasueshme me Myzeqene, midis Colli Albani dhe lumit Albula (Tevere, Tiber).

    Per nje te civilizuar modern hena perfaqeson me shume romanticizmin e poezive apo lidhet me likantropet e filmave por per antiket ishte pike e rendesishme referimi.
    Nuk ka ndonje gje kaq gjeniale te vezhgosh henen e te veresh se ne 29 dite ajo ben ciklin, qe fillon me mbushjen e mbaron me ngrenien.
    Si mbushja ashtu edhe ngrenia zgjasin 14 dite e kur hena eshte ne gjysem kemi 7 dite nga ngrenia ose 7 dite nga mbushja. Qe ketu java 7 ditore.
    Qe ketu dita e pare e javes nuk mund te mos ishte e Henes kur u kalua nga dita e pare , dita e dyte…… dita e shtate.

    Tani ne shqip kemi edhe diten e Enjit apo Enjtit dhe diten e Premtit apo Premas. E marta, e merkura dhe e shtuna, jane huazime prej latinishtes.

    Ne nje stad si ai i shek 3, pra kur latinizimi ishte ne fazen e pjekur, pra merrej shabllon fjala, duket pak si jashte normales qe te futet e enjtja dhe e premtja si pyke e njekohesisht e diela dhe e hena te perkthehen nga latinishtja.
    Dielli nderkaq nuk eshte ndonje sekret se perbente Hyjnine kryesore ilire( dhe ne folklor kemi vertetimin) apo se hena eshte element i rendesishem i spiritualitetit (e prakticitetit) shqiptar, mjaft te shohesh folklorin.

    Paralelizmi i diteve te javes eshte me emertimin e muajve te vitit. Ketu kemi muaj nga latinishtja e muaj ne shqip, pra njesoj si java.

    Po ketu kemi muajt ; kallnueri(janari), shkurti,qershori e korriku (maji supozohet deri edhe indoeuropian) qe jane shqip, qe jane prodhuar nga vete shqiptaret sipas nevojave te tyre.
    Nese do ishte huazuar serisht do kishim nje huazim te pjekur, si anglishtja, january, february,,june e july e jo te ketille.

    Keto gjera lene ne jete dy hipoteza , ajo se jane huazim kuptimor prej latinishtes e cila ka piken e dobet tek huazimi i pjesshem i fjaleve ne nje periudhe kur huazimi ishte i pjekur dhe hipoteza tjeter, se ka nje zhvillim paralel si pasoje e nevojave jetesore(korriku muaji i korrjeve ) apo identifikimit te hyjnise me nje planet e zhvillimi i astrologjise(Enji dhe Prema jane padyshim 2 hyjni shqiptare). Kjo ka pike te dobet, mungesen e materialit te shkruar, mungese tipike kur behet fjale per shqiptaret ne antikitet.

    ‘La carta canta’ thone taljonet e ne na mungon pikerisht kjo dreq leter per te kuptuar mire se c’eshte e jona e c’eshte e botes.

  27. Po hyllinNe shumicen e rasteve,per te mos thene ne 100% te rasteve kemi kalimin e njohur te “b” ne “p”.Me pelqeu fakti qe u fute direkt ne thleb.Kjo nuk eshte dukuri e re,kur ne gjuhen koreane nderonin vendet ne 300 vjet.Po te vazhdosh vete,kam besimin ne aftesite e tua,do mrekullohesh nga nga lartesia e gjuhes se re qe do kuptosh.Gjuha shqipe ka je dimension kuptimor qe rallekush e ka pare(perjshto mua) te mrekullueshem.
    Sa per ditet e javes ato jane te gjitha prodhime te gjuhes shqipe.
    Lunedi=l’u ne d’i.Po ti skruaj ne kete menyre qe ti analizosh vete.
    Martedi=mar te di(dy)
    Mercoledi=mer k’o le dy.
    …truku”kemi te bejme me trukun e “i” .Ku ‘di”=dit dhe “di=dy”
    Lozet si nje loje e zakonshme.Gjuhet e reja jane prodhime ne laboratoret e Kishave.Gjuha latine,greke jane ndertime shume te qellimshe per nje periudhe shume te shkurter kohore disa shekuj.
    Ndersa vetem nje gjuhe ka qene e prodhuar ne baze te evolucionit te races njerezore.Kuptohet ky evolucion ne nji numer eth 500 mije breza njerezore, dhe jo per 500 breza njerezore.Kjo gjuhe u studjua para 2000 dhe ju kuptuan kodet ndertimore.Kuprohet fuqia e perndarove dhe raca e tyre.Mendoj se eshte bere ne kohen e Trajanas ky hop cilesor.Ne baze te ketyre kodeve filloi puna e palodhur e njerezeve inteligjente te krijonin gjuhet e reja per te sjelle diversitetin njerezore.

  28. Muaji sekret eshte “Gushti”.Ai ben percaktimin dhe dallimin se kujt i perkasin percaktimet e muajve te vitit latineve apo iliroshqiptarve.Me pak mundim cdo shqiptar mund ta kutpoje ate.
    Xha Xhai:
    Sa per ate qe une e shkruaj keq shqipen,keni te drejte,sepse kam vite qe une nuk shkruaj shqip,por mendoj shqip.Une kam tjeter koncept per shkrimin dhe per mendimin,gjuhen e shkruar dhe gjuhen e folur.
    Sa per gjuhen teknike ,ketu jemi ne blog,ne blogun tend.Por po filloj te shkruaj ne gjuhen time teknike,ska per te marre vesh njeri asgje,Metoda ime eshte personale dhe nuk merret me miopira deklinacionesh fonetike ne rruguen e evolucionit te fjales dhe budadalleqe te tjera qe vecse fshehin thelbin i cili eshte aq dukshem sa une habitem se si nuk bertet ndonjedite e te thote_heeeeeejj jame ketu,kaq qorra dhe idiota jeni..

  29. Ilias, është e drejta jote të zhvillosh metoda origjinale, që nuk kanë asnjë lidhje me gjuhësinë si shkencë. Unë nuk shoh ndonjë të keqe në këto përpjekje. E keqja vjen kur ti fillon të japësh gjykime për figura të kalibrit të Çabejt. Ti, i nderuar amator, në qoftë se me vetëdije i qëndron larg gjuhësisë konvencionale, atëherë nuk të takon të thuash asgjë për dijetarët që ia ndjekin metodat. Ky ishte edhe shqetësimi im.

  30. Keto lloj vleresesishem personale alla shqiptarce,qe nuk merreni me problemin por me personin dhe per me teper me percaktime te nivelite te ulet te edukates si amator e te tjera ,mua sme bejne pershtypje.Une dalloj qarte se kush eshte amator ketu,ne kete debat.
    Metoda ime nuk eshte dhe aq shume orgjinale.Eshte metoda e njohur e Zotit Darvin,nese e keni degjuar degjuar,e aplikuar kjo ne gjuhesi.Nuk ka te beje me metodat qe ti njeh perciptazi ose me cakte citon ndonje fraze te vjeter,pa ja marre kuptimin si duhet.
    Ne metoden time shikohen lidhjet korrelative te mundshme dhe menyra se si funksionon cervelloja.
    Dhe une kete e kam profesion qe ushqehem,kuptohet jo keq,jo ne Europe dhe kuptohet akoma me shume jo ne Shqiperi.
    Sa per Cabejn e repsketoj,por kam nje parim personal,e verteta per mua eshte shume e shtrenjte.Ajo ka ndikimin te madhe ne punen dhe cilesine e gjithesejcilit.
    E fundit,eshte qe cdo fjale e imja mban pas vetes shume dije gjuhesore,jo vetem te gjuhes shqipe.

  31. Une ne kerkimin gjuhesor ndjek programin deduksionist per te arritur ne nje nivel te caktuar te sigurise relative re shkencore ne kete drejtim.
    Gjuha eshte e lidhur me bioligjine molekulare,autoanatomine,gjeometrine gjuhesore,matematiken gjuhesore,astronomine,psikologjine dhe memen shkence filozofine.
    Gjuha e pare e krijuar ka bazat e gjuhes njerezore.Une mendoj se kjo eshte gjuha shqipe.Ky super-super oraganizem gjuhesor ka lidhjet kovalente me gjuhet e tjera bija.Gjuhet bija ne fillimet e tyre kane pasur bazat e kesaj gjuhe,me vone bashkengjitjet spontane,dhe me vone bashkengjitjet dhe krijimet e qellimshme inteligjente.
    Gjuha eshte nje strukture biologjike abstrakte,jo e qendrueshme ne kohe qe bazohet ne zhvillimin e qelizave gjuhesore baze te realizuara ne gjuhen primare me qelizat e lira,spontane ose te reja.Qelizat gjuhesore te lira ose te reja duke u kapur shkalle shkalle me qelizat baze riprodhojne nje organizem te ri gjuhesore.Krijimi rastesor fillimisht ne gjuhen e pare,rikombinimet pordhuese ne vazhdimesi qe kane pasur gjithmone nje ndryshueshmeri kane realizuar organizma me te komplikuara gjuhesore.
    Ky proces ka filluar te pakten qe me zbritjen e grupit te pare te majmuneve nga pemet ne Afrike.Ketu flasim per nje distance brezore prej 500 mije brezash.
    Duhet te njohesh gjuhe te tilla si Swahili,Maya(Itza),Koreane,Arabike dhe gjuhen Shqipe per te filluar analizen e cila konvergjon gjuhet ne kodet e saj.
    Gjuha shqipe ka nje pjese te mire te ketyre kodeve organizma gjuhesore. Them vetem nje pjese,sepsa ne pjese i kane humbur ne shekujt e territ kishtar 1000 vjecar.Tentava e ringjalljes me vitin 1635 u mbyt shpejt me dhune kishtare.Ao shprehet qarte ne parathenien e Dictinionarivm Latino Epirioticvm por zoti Cabej nuk arriti kurre ta kuptonte.
    …………Ma tjetere q’u thom skam,vecse u lus gjitheve me teper gunjet(ulje ne gjunje) e te me ndieni …sepse smujta ma mire me kethyem,me e mbushne,e me e nderequne.Disa tue qene gjithe heren zane nde letere, e nde stdudi, e disa tue mos pas u,ne shume motme kam ra zenueme(semure)(denuem??)?? me fole mbe gjuhet tane,po si i ikur,sme erdhne ndemend shume emena,e shume fjale me i vum Arbenis,te zinim bese.Se hina me e lane,e mos me vu te paret me ta,ma mbe tjeter ane kujtova, e medy(?) ma mire me kthyem gja kafshe,se as gja,perse nde mos genjehem,duke menduar se nder territ(erresire) pake drite vjen.

  32. Ilias, vallë nuk ishe ti i pari që e quajte Çabejn “servil” të të huajve? Nëse ashtu, atëherë me ç’të drejtë proteston që të quajta amator? Vallë nuk je amator? Unë nuk të quajta as megaloman, as inkompetent – vetëm amator. Ku është fyerja këtu?
    Tani, të vij tek metoda jote e mbështetur në auto-anatominë, gjeometrinë gjuhësore dhe astronominë – përsëri pa të fyer, por mua këto më lexohen si broçkulla. Metoda për të studiuar gjuhën duhet të jetë metodë gjuhësore. Gjuha nuk është as yll, as prerje konike, as kockë – është gjuhë.
    Ti e quan strukturë biologjike abstrakte – po ç’të jetë kjo vallë? Natyrisht gjuha nuk mund të studiohet me mënyra biologjike – sepse gjuha nuk është gjë e gjallë, as përbëhet nga qeliza. Të gjitha këto janë metafora, por metaforat ndihmojnë për të kuptuar diçka, nuk e zëvendësojnë. Edhe për kompjuterat thuhet se bien në “gjumë” kur nuk i përdor për ca kohë, dhe pastaj “zgjohen” kur ua prek tastierën; por provo t’u japësh ndonjë kokërr ambien që të flenë më mirë?
    Tani po të shpjegoj si më duket mua metoda jote. Ti del një ditë në park, kap një ketër çfarëdo që gjen atje, e shtrin në tryezën anatomike dhe fillon ta studiosh. Natyrisht ketri ka gojë, ka hundë, ka dy sy, dy veshë… më tej, mund të vazhdosh analizën dhe të gjesh që ka zemër, rruaza të kuqe, metabolizëm, mëlçi, organe riprodhuese… Po të kesh mjetet dhe përgatitjen, mund t’i studiosh deri edhe ADN-në. Pasi i bën të gjitha këto, ti arrin në përfundimin se sapo ke zbuluar gjitarin më të vjetër, Adamin e të gjithë gjitarëve mbi dhé, Ur-ketrin.
    Natyrisht, po t’i bësh këto gjëra në biologji, të lidhin. Në gjuhësi është më ndryshe, sepse njerëzit ndonjëherë kanë qejf t’u thuash sa të lashtë janë. Prandaj po e riformuloj kritikën time, këtë herë pa metafora.
    Gjuhët janë të ndryshme mes tyre, por kanë edhe tipare të përbashkëta. Megjithatë, kjo përbashkësi tiparesh nuk mund të përdoret gjithnjë për të nxjerrë përfundime se cila gjuhë rrjedh nga tjetra. P.sh. edhe shqipja edhe kinezçja përdorin zanoren i, por kjo nuk do të thotë se shqipja rrjedh nga kinezçja, ose kinezçja rrjedh nga shqipja; por vetëm që si njëra gjuhë, ashtu edhe tjetra, janë gjuhë.
    Tani të vimë te gjuhësia indo-europiane. Problemet që ka kjo gjuhësi janë probleme normale të çdo shkence historike; por nuk mund të përdoren si argument për të promovuar teori të fantaksura që mbështeten në gjeometrinë dhe astronominë dhe auto-anatominë.
    Ky është blogu im, por edhe blogu i lexuesve që e vizitojnë përditë. Ilias, unë nuk të pengoj dot të shkruash ç’dëshiron, por të ftoj të mos e rëndosh blogun me teori që, në rastin më të mirë, janë të pakuptueshme. Nuk është ky vendi, as kuvendi. Sinqerisht, të rekomandoj të hapësh një blog tëndin, ku t’i shtjellosh teoritë e tua për lashtësinë dhe prejardhjen e gjuhës. Të falënderoj për mirëkuptimin.

  33. Kulturat ndryshojn në atë sesi duhet të përdorin fjalët në nji mesazh të folur ose të shkruar,ç’far rruge zgjidhet në dhënien e tij,ç’far fjalësh përdoren.

    Në konteksin e kulturave të ulta,mesazhet jan të drejpërdrejta dhe gjuha asht shum specifike,shum detaje jan të parshikuesheme dhe njerëzit shkëmbyes të tyre bëhen të dhunshëm psikologjikisht e ndonjehere dhe fizikisht.

    Në konteksin e kulturave të larta,mesazhet jan indirekte,me nji gjuh të përgjithshme ku fjalët zgjidhen në nji mënyr të till që mund të kuptohen jo në nji drejtim të vetëm dhe të drejtpërdrejt.Në këto kultura nuk diskutohet reth personit që po shkëmbehet mesazhi.Tendenca në këto kultura asht të flitet reth problemit dhe jo reth personit.Nji rëndësi të madhe në kulturat e larta ka mosfolja(ose shkruajtja) kur ajo del e domosdoshme si dhe qetësia shprehëse.

    Kulturat e ulta dhe kulturat e larta shpesh bien në konflikt.Ato nuk mund të bashkëjetojne gjat në nji shkembim idesh ose diskutim reth nji teme të caktuar.Kjo ndodh sepse gjithmone kulturat e ulta duan ta japin mesazhin të drejpërdrejt,në lidhje me personin që jepemerret mesazhi gjë e cila nuk pranohet nga kulturat e larta.Kur ky problem asht i parëndësishëm kulturat e larta largohen,pa mesazhuar më drejt bashkëbiseduesit.

    Mundësia e konfliktit rritet më shum kur mbajtësit e kulturave të ulta kan të ulët dhe treguesin e dijeve mbi themën ose njidimensionitet të njohjes së saj.

  34. Ilias nese te kuptova mire, ti je dakort me hipotezen e ekzistences se gjuhes nostratike diku rreth 15 mije vjet me pare e me tej te nje ‘protoworld language’ diku rreth 100 mije vjet me pare.
    Sipas teje bibla (ne menyre metaforike) ka te drejte kur thote se deri ne kullen e Babilonit njerezimi fliste vetem nje gjuhe, gjuhen e Zotit( mosekzistenca e nje gjuhe tjeter , con logjikisht ne perfundimin se Zoti fliste nje gjuhe te caktuar te cilen ia percolli njeriut e me te cilen komunikonte).

    Sipas teje kjo protogjuhe e njeriut ka vijuesen me besnike gjuhen shqipe.
    Mirepo gusht i qendron au-gust ashtu si prill i qendron a-pril. Si ja behet qe faktet historiko-gjuhesore nuk pranojne ne keto pika keto kode te cilat permend ?
    Mund te thuash qe aprilis vjen nga aperire dhe aper qe do te thote hap(op-en ne anglisht), ka lidhje me shqipen, por jo qe aprile vjen nga prill.
    Personalisht me duket me e dobishme dhe e drejte qe te ngulmohet tek fakti qe hap si folje vjen nga fjala hapi(largesia mes kembevet) e jo qe hapi vjen nga folja hap pra folja si kuptim figurativ i hapit(nga nje khap e meparshme qe mund te lidhet edhe me kamb, ku m hyn si mbeshtetese e p dhe e kthen ne b, pra qe mb fsheh nje p,si mbi nga nje h-ip) e jo e kunderta. Psh hap,aperire,open etj dalin vertet indoeuropiane por nuk kane kurrfare etimologjie, pra jane te diskutueshme.

    Mendoj se vetem ne kete menyre mund te vihet ne diskutim hipoteza indoeuropiane, pra vetem duke u perpjekur te njihen kalimet fonetike te shqipes pergjate historise sidomos te atyre togbashketingelloreve qe jane ne shume gjuhe te tjera pervec shqipes, si mb(mp), nd(nt),ng(nk),st (sht) etj.
    Nese ke nje armik, menyra me e mire per ta mundur eshte ta njohesh rrenje e dhemballe, keshtu i kupton pikat e dobeta dhe e godet pikerisht atje e njekohesisht ti japesh sa me pak informacion mbi veten. Skenderbeu u be mitik fale kesaj taktike, greket e serbet na demtojne me lehte sepse na njohin me mire se ci njohim ne ata etj.

    Ja psh, une akoma skam marre nje pergjigje nga xha xhai qe eshte indoeuropianist mbi lidhjen kentum-satem, satemin e shqipes dhe kalimin e s indoeuropiane ne gj te shqipes.
    Une mendoj se kjo eshte nje pike e dobet, meqe s ne gj, sipas vete indoeuropianeve nuk eshte normale aq me teper nga nje gjuhe satem ku s indoeuropiane jep s,sh,t,th,z etj.
    Likujdimi me nje rastesi nuk eshte i kenaqshem sepse behet fjale per shume fjale.

    Xha xha a mund te me keshillosh ndonje liber nga ndonje gjuhetar shqiptar, qe eshte marre ne menyre specifike me nd,ng,mb,st,pr,fsh etj ?

  35. Hyllin, ndarja e gjuhëve indo-europiane në kentum dhe satem mbështetet mbi një kriter aq teknik, sa unë nuk kam dashur t’i rokanis lexuesit këtu dhe ta parashtroj në hollësi.
    Kjo ndarje mbështetet në trajtimin që u bëjnë gjuhët bashkëtingëlloreve dorsale të proto-indo-europianishtes (labiovelareve, velareve dhe palatovelareve).
    Në gjuhët satem, velaret dhe labiovelaret e proto-indoeuropianishtes janë shkrirë së bashku dhe kanë përfunduar në velare, ndërsa palatovelaret e proto-indoeuropianishtes janë shndërruar në sibilante. Shqipja hyn në grupin e gjuhëve satem.
    Në gjuhët kentum velaret dhe palatovelaret i janë nënshtruar një trajtimi tjetër, të ashtuquajturit shndërrim tingullor Kentum, që është më i vjetër se shndërrimi Satem.
    Natyrisht, çështja e trajtimit të dorsaleve indo-europiane në shqipe nuk ka lidhje me refleksin e sibilantes indo-europiane s si gj, prandaj unë s’të marr vesh, Hyllin, kur ti i rendit këto çështje së bashku.
    Sa për s-në indo-europiane, kjo ka katër reflekse në shqipen e sotme: sh, gj, h dhe th (pa marrë këtu parasysh reflekset e grupeve bashkëtingëllore që përmbajnë një s, p.sh. sk, st, sl, sv etj.). Nga këto reflekse, vetëm ai s → sh ka mbijetuar aq sa të prekë edhe huazimet latine.
    Përndryshe, refleksi s → gj ndeshet në fjalë të fondit të trashëguar: gjak, gjalpë, gjarpër, gji, gjumë etj. Ky shndërrim ndodh vetëm në ballë të fjalës, dhe zakonisht kur s-ja indoeuropiane ndiqej nga një zanore e përparme (i, e ose a). Se si ka ndodhur ky shndërrim pikërisht, për këtë ka diskutime mes gjuhëtarëve – por nuk është punë e indo-europianistikës të përshkruajë si kanë ndodhur ndryshimet. Gjithsesi, unë vetë preferoj shpjegimin që shndërrimi të ketë kaluar nëpër një fazë afrikate (të ngjashme me kalimin s → sh → ç→ xh → gj; këtë kalim po e sjell vetëm për ilustrim, jo si provë se ashtu ka ndodhur vërtet).
    Përkundrazi, ka shumë mundësi që refleksi tjetër i s-së indo-europiane në h të ketë ndodhur kur s-ja të ketë qenë e ndjekur nga zanore të prapme (khs hyll, hurbë, kohë). Prandaj shndërrimet s → gj dhe s → h mund të konsiderohen si forma të një shndërrimi të vetëm, ose të kushtëzuara nga pozicioni.
    Shndërrimin s → th (thaj, thi), i cili nuk futet dot në ekuacionet e mësipërme, e kanë shpjeguar nëpërmjet disimilimit fonetik, çka më duket përsëri bindëse.
    Tani, rezulton se s-ja indoeuropiane në shqipe është trajtuar, praktikisht, në dy mënyra të ndryshme, duke përfunduar përkatësisht në sh (shumica e fjalëve) dhe në gj (numër i kufizuar fjalësh). Nga kjo mund të nxirret hipoteza se fjalët me gj janë huazime të stërlashta të parashqipes nga një gjuhë tjetër indo-europiane, e cila tashmë është zhdukur.
    Për këto çështje unë do të rekomandoja librin Fonetika historike e gjuhës shqipe, nga Kolec Topalli (Dituria, 2007), i cili përmban një sintezë të studimeve të mëparshme, së bashku me kontribute jo të pakta të vetë autorit.
    Hyllin, pasi ti t’i përgjigjesh këtij komenti (çka është e drejta jote), unë do ta konsideroj çështjen si të mbyllur dhe nuk do t’i kthehem më – sepse është teknike dhe nuk mund të diskutohet brenda këtij blogu, i cili ka përparësi të tjera; përveçse kur unë ta gjykoj të arsyeshme që ta hap përsëri më vonë, si temë kryesore.

  36. Kentum-satem nuk me duket aq teknike, gjithsesi ne mos gaboj, nga shkrimi jot del qe ‘gj’ nuk i rri ‘g’ ashtu si ‘q’ i rri ‘k’, domethene nuk pranohet qe gj eshte qiellorzim i ‘g’ apo pasoje e ndonje gl apo g+j/i. Me pak fjale ti i heq paraardhjen kentum fjaleve me ‘gj’, gje qe sigurisht nuk e ben tek ato me ‘q’.

    Problemi qe kam une eshte se ne gegerisht ka nje rremuje te g me gj qe eshte ne sy te te gjitheve, prandaj me eshte e pamundur te ndaj g nga gj.

    Ne mos gaboj ‘gj’ ne fillim te shume fjaleve ne shqip (si tingull nuk me figuron as ne gjuhet latine e as ne gjuhet gjermanike) vjen nga s indoeuropiane, por pa vertetim.
    Tani ti parapelqen kalimin s-sh-c-xh-gj.
    Mirepo mua nuk me figuron se xh te kete ekzistuar ne shqip para kohes se turkut e po ashtu kalimi c-xh eshte i periudhes se ndikimit turk.
    Tek ky kalim me duken te qarta s-sh se edhe vete c ka nevoje per nje tsh(mo-tsh-em-mo-c-em), perndryshe nuk realizohet.

    Tani si ka mundesi qe te vertetohet kalimi i s indoeuropiane ne gj te shqipes duke futur kalime teper te vona per shqipen, te pakten me te vona (koha turke) sesa ekzistenca e gj ne shqip?

    s ne h nuk pashe ndonje shpjegim .

    I vetmi shpjegim i qarte eshte :
    Nga kjo mund të nxirret hipoteza se fjalët me gj janë huazime të stërlashta të parashqipes nga një gjuhë tjetër indo-europiane, e cila tashmë është zhdukur.

    I fusim nje shpikje e hame buken rehat.

    Gj ne shqip deshmohet pa dyshim nga gl si gluha apo nga g+j si g’j’uni e po ashtu nga xh italiane ne gj, si xhovani-gjovalin/gjon .

    Pertej kesaj gjeje te shndritshme si Dielli, te tjerat jane deshira te mira per te gjetur ne shpjegim varesie, duke mos hezituar te futen ne mes gjuhe hipotetike nga te cilat kemi huazuar.
    Vetem prova nuk pashe me thene te drejten.

    Falemnderit per librin, po jam teper i interesuar per ato, nd,mb,ng etj . Nese ka ndonje gje per keto do hidhesha vertet perpjete nga gezimi.

  37. Hyllin, ke një artikull të Cabejt për grupet nd, ng në shqipe, botuar në Studime Gjuhësore IV (botim i Prishtinës).
    Këto grupe i trajton edhe Topalli në librin e tij.

  38. Ekzistojne shum metoda te cilat kan principe te ndryshme te analizes te gjuheve te quajtura teknikisht “indoeuropiane”.Instrumentet qe perdoren per te punuar per kerkimin ne strukturen e çdo fjale jane te ndryshme.
    Zakonisht metodat e sotme percaktojne si principin e veten dhe kryesore te ashtuquajturin “Evolucion fonetik”,ne te cilin fjalet prodhhen nga folesit ne menyre te rastesishme dhe ndryshohen gjate perdorimit te fjales ne kalimin e kohes.
    Ne disa raste keto instrumente rezultojne te dobishme ne disa raste ato ngrejne duart perpjete.
    Çdo fjale ka renjet e saj Monosilabike,te ndjekura nga Desinencat te cilat jan dhe ato Monosilabike.
    Gjuha ne fillim mendohet se ka qene monosilabike.Ne kete kendveshtrim Gjuha Shqipe eshte nje shembull i gjalle i vjetersise gjuhesore.
    Marim shembullin e “gj” ne vendodhjet e saj ne gjuhen Shqipe si:
    1.Forma monosilabika ne te ashtuquajtur evolucioni fonetik-<*gji-ri,<*gji-ni<*gji-ze..
    2.Forma monosilabika ne te ashtuquajturin evolucion fonetik <*gjuh<*gju-ri.
    Sic shikohet gjuha shqipe nuk vazhdon me tej per arsyen se ato jane forma kodike dhe jo evolucione fonetike.Ata kane ne baze te ndertimit arsye tjeter te qellimshme ndertimore deri me sot te panjohur,dhe aspak percaktime te rastesishme ose transformime te rastesishme fonetike.
    Gjuha shqipe rrezon principet e ndertimit dhe ndryshimit te struktures se fjales nga huazimi ose evolucioni fonetik per vetvetes e saj,duke thyer dhe mitin e origjines indeoeuropiane.Ajo vete eshte nena gjuhesore kodike,ose ajo eshte vete “gjuha indeoeuropiane” qe kerkohet te zbulohet ne konceptin e gjuhetareve te sotem. Ajo nuk eshte dhenese strukturash te gatshme fjales.Ajo ne fillim ka dhene kodet nje per nje per cdo ideosymbol dhe me vone kodet silabike per kombinacionet ideore te ndryshme.
    Ndersa per gjuhet e tjera qe kane nivele me denduri te larte te struktures fjale Multisilabike,kane ne baze te struktures individuale kodet nje per ideosimbol te gjuhes shqipe si dhe kodet silabike te saj.Perdorimi ne menyre kodike i ndertimit te qellimshem gjuhesor,i ben gjuhet te ndryshme dhe jo etimologjike.Etimologjike jane vetem per rastet kur perdorin te njetat kode per te njejtin objekt njekohesisht nga perdorues te ndryshem,por kjo s’perben gjene kryesore.
    Silabat e para ate ndertuara filuan te perdoreshin ne menyre te qellimshe per te stabilizuar raportet ndermjet ideve duke ju bashkangjitur silabave te tjera ose thjesht te thjeshtave elemntare vokale ose jo vokale.
    Shumica e fjaleve nuk fillonin me zanore por p.sh.me /s,sh,c,k,shk,g,gj,m,n,r,l,/.keto jane te vjetra ne shqipe
    Kuptohet per studimin e formes ose e siperfaqes gjuhesore strukturore e cila te ndihmon te vesh ne thelbin kodik, metoda fonetike eshte e domosdoshme te merret ne Konsiderate.
    Gradazionet e zanoreve,Gradazionet e bashtingelloreve (b- p-f-v-m–u-w-w; d-t-th-z; g-c-h; l-m-n-r, s-r-l, c-s-z-t-th..),ndryshimi i vendeve i bashtingelloreve b-p-f,l-r,q-kl,kl-kr..
    jane shkalla e rendesishme me ane te ciles lejohesh te futesh ne aparamentin gjuhe,por vetem per kaq.Pasi mbaron shkallet dhe hap deren e caktuar me emrin “origjina e fjales” te del perpara nje bote tjeter gjuhesore.
    [U][B]Problemi madhor i “gj”.[/B][/U]
    [COLOR=”Blue”]Kembulja ne gjetjen e transformimit fonetik ten je koncepti fonetik nga me te lashtet eshte pikerisht mpirja dhe vdekja e metodes fonetike.Ketu ajo ka fundin,nuk mund te kaloj metej.”gj” nuk eshte ndryshuar aspak ne gjuhen shqipe.Tendecat ndryshuese i shfaq deri diku dialekti cam kur tendton ta coje ate ne “gl”-/gluhe/, si dialekti geg qe e con ate ne “xh” ne shumicen e rasteve.Gjuha latine e ka cuar thjesht ne “g” dhe “xh” dhe “c=k”,gjuha angleze ne “xh” njesoj si gegenishtja dhe ne disa raste te tjera ne “b”.Shumtia e shendrimit te saj ne gjuhet e Europes paraqitet ne “g”,”xh” dhe “k”.Greqishtja e re e ka ruajt ne disa raste te pandryshueshme,si p.sh “gjineka”.Greqishtja e vjeter e shendroi ate ne “g” dhe ne “k”.
    I habitshm qendron vetem shendrimi ne gjuhen angleze ne rastin /ne “b”/si dhe ne shendrime te tjera,sidomos te “s”.
    Ky shendrim nuk ka lidhje me ndikimin e gjuhes Turke.
    Kete e hedh poshte gjuha angleze,gjuha latine.”Giant” eshte ne shqiptim “xhant” e ne raste te tjera “bager=baxher”.
    E kunderta kthimi i “xh” ne “gj” nuk mund te ndodhi.E lehta nuk mund te kthehet ne me te veshtiren.Tendencat e gjuheve ne 2000 vjetet e fundit kane qene ne thjeshtesimin dhe heqjen e tingellimeve te veshtira ne te cilat aparati oral akustik vihet ne sforzim.Ketu ben perjashtim gjuha angleze.Nje pjese e madhe e tyre jane hequr ne menyre te qellimshme nga Unifikuesit e gjuhes.Shembull eshte gjuha Italiane e sotme, e cila ka elemente fonetike me pak se gjuha shqipe si :/ë,ll,gj,q,dh,th….
    Çdo gjuhe e botes ka elemente me pak fonetike se gjuha shqipe.Pas saj,vjen gjuha Angleze.Kjo ka ndodhur per arsye te moskuptimit te kodeve te komplikuara te saj dhe deri diku dhe qellimit te lehtesimit prej tyre nga ndertuesit inteligjente njerezore te mevonshem.[/COLOR][/SIZE][/FONT][/COLOR]

  39. Ju lutem të gjithëve ta konsideroni të mbyllur këtë diskutim. Falemnderit.

  40. Hyllin bravo nga te gjitha diskutimet ti ishe me i sakti dhe me i njohurishem!

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin