Mit pas miti

 

Problemi me çmitizimin është se, dashur pa dashur, i lë vend një miti tjetër, që në rastet më të skajshme është miti i çmitizuesit vetë. Dukuria nuk është aspak e re, as lidhet vetëm me racionalizmin (shkencor) modern – pse haset në të gjitha ato raste kur një fe a kredo a teori a ideologji e re mëton të zëvendësojë një fe a kredo a teori a ideologji sunduese ose ekzistuese. Çmitizuesi zakonisht përdor argumente hiper-racionale për të shkatërruar mitin ekzistues, në një kohë që në thelb i lyp publikut të pranojë pa vërtetim kundërmitin përkatës. Sepse në të vërtetë rrallë ndodh që çmitizuesi ta sulmojë mitin si të tillë a si mekanizëm të psikologjisë kolektive; sulmet drejtohen ndaj këtij apo atij miti që për një arsye të çfarëdoshme mbahet si i gabuar, ose i vjetëruar, ose arkaik, ose edhe mashtrues. Shkatërrimi nuk vonon të ndodhë – sepse nuk ka strukturë besimi në mendjen njerëzore që të mos mund të diskreditohet a së paku minohet me argumente; dhe kur miti i vjetër nuk mund të funksionojë më atëherë edhe mund të hidhet në qarkullim ose të mbillet në mendjet miti i ri, pse ky i ka të gatshme përgjigjet për të gjitha ato pyetje që e shkallmuan të vjetrin. Kjo sepse çmitizuesi dëshiron të lajë hesapet me këtë apo atë mit, por jo me strukturat mendore që e strehojnë mitin; kjo edhe ngaqë kundër miteve zakonisht ngrihen ideologët, jo psikologët. Prandaj edhe çmitizuesi – sa kohë është i çiltër në orvatjen e vet ndriçimtare të mendjeve – duhet të jetë gati të mbajë tërë përgjegjësinë që i bie mbi shpinë, dhe jo pse është duke i rënë në qafë një miti ekzistues, por pse duke e sulmuar këtë mit duhet të ketë gati zëvendësimin tek i cili të besojë po aq verbërisht sa ç’i besonin të tjerët mitit viktimë, ose përndryshe t’ia ofrojë vetveten publikut si Jezui. [2002]

1 Koment

  1. Si u be kjo pune tek ne, i shkon per hise titutullit ti zevendesosh i-ne me u-ne. lol

    Ca eshte cmitizimi njehere, si ndodh ky proces, kush e inicion dhe per cfare arsye?

    Se nqs premisa eshte Shmid-Klosore, dmth nje rethane apo figure historike (gjithe duke e marre te mirqene teorine e Shmidit qe qendron ne nje pende) ka nevoje te korigjohet, 1) a nuk ndodh ky proces natyrshem, pa qene nevoja te shpallesh fushate cmitizimesh, pra ndodh kur zbulimet historike sjellin korigjimin e historise dhe jo thirrja per fushate, dhe ne kete rast pse duhet quajtur cmitizim e jo thjesht histori? dhe 2) pse i vishen historise aspektet e identitetit popullor, lidhjes hero-pupull, sidomos nga ata qe e quajne veten historiane?

    Dmth, ceshtja e identitetit dhe mitit ne kuptimin e mirfillte, eshte ceshtje qe shkon pertej detajeve te historise. P.sh. per amerikanet Washingtoni eshte nje mit i pavaresise, Linkolni eshte nje mit i bashkimit dhe emancipimit, etj, dhe keta do mbeten te tille pavaresisht ndonje detaji letre apo pulle apo kepuce qe mund te zbulohet nga ndonje Shmid ose korigjohet nga historianet, sepse vete elita amerikane ka heret, e me pas populli, kane zgjedhur te identifikohen me kauzat e tyre dhe i kane bere te vetat (ne ate mase qe i kane bere), i kane bere vlera te tyre.

    Ashtu si ne jemi identifikuar me luften e Skenderbeut p.sh., i cili per ne–ne krahasim me amerikanet–per nga vete historite dhe rrjedhojat e ndryshme, eshte shume here me i fuqishem si mit, si simbol, si identitet.

    Aq me teper kur rrethanat dhe kauza e tij perputhen me rrethana dhe figura te tjera historike tonat (p.sh. lufta per liri dhe identitet pavarerisht shanseve apo gjasave per fitore), dhe behen keshtu ne nje fare menyre deshmuese e nje arketipi popullor/kombetar te themi, e per sa kjo qendron, mund te argumentohet dhe qe eshte ky arketip qe i paraprin figurave te vecanta dhe eshte ky arketip, keto vecori, keto shtysa qe ndikojne pjeserisht dhe e bejne Skednerbeun te jete ai qe eshte dhe te beje ate qe ben; njesoj dhe per figurat historike te popujve te tjere persa ka nje perputhje te tille ne karakterin dhe kauzat e tyre me figurat e tjera te te njejtit popull. Pasi njerzit nuk lindin dhe veprojne ne vakum, ata behen jo vetem nga rrethanat po dhe nga ndikimet direkte te paraardhesve te tyre, jo vetem trashegimet dhe tiparet gjenetike por dhe morale/etike.

    Ne kete pike pra, rrjedhoja e historise me ndonje detaj plus/minus jo vetem qe s’duhet te fuse hundet tek populli, tek vlerat qe ne si popull i japem mitit te Skenderbeut, po as qe mundet ta ndryshoje ate me fushata shmid-klosiane, bile perkundrazi, ka efekt te kundert, sic u vu re.

    Tjeter gje nese ka revizionime serioze te historise dhe pasi keto provohen populli pastaj axhuston dhe reagimin. Po dhe ne keto skenare keto behen gradualisht per pas nje kohe te gjate, nuk behen me komanda nga lart.

    Nuk ndryshohen keto gjera pra nga lart poshte me preteksin se mitet jane te vjetra dhe duhen bere update si programet e kompjuterit, qofte nga nje apo disa intelektuale (ku ne rastin tone fatkeqsisht u perzie dhe Lubonja p.sh.. nje njeri per te cilin une kam mjaft rrespekt ne analizat dhe qendrimet e tij per sa i perket ceshtjeve aktuale) apo nga nje apo disa figura te tjera me cfaredo lloj pushteti qe ato mund te posedojne, intelektual apo fame apo pushtet te mirfillte, te brendshme apo te jashtme.

    Pra s’mundet ti imponosh nje kombi te tere se si duhet te ndihet per nje figure me te cilen jane identifikuar aq shume, qe e kane pasur nder shekuj dhe e kane hero kombetar dhe vlere e aspirate te tyre. Kjo se pari, pavaresisht nese behet me ose pa ndonje qellim paraprak dhe te paramenduar, me duket budallallek si nisme.

    Po aq budallallek me duket dhe gjoja-surpriza, si tek ai artikulli ne ate revisten gjermane, qe e citoi Klosi (padyshim qe do e citonte) se medemek populli dhe Kadareja etj reaguan pas nje fushate te tille. Well, no shiat!

    Eshte si te habitesh qe kur tjetrin e shan nga nena ose nga motra atij i ngelka qefi.

    Nqs do behej nje debat tjeter pastaj, sic e kam degjuar nje here Lubonjen ne nje emision qe thoshte (pak a shume) se ne nuk duhet ti kushtojme aq rendesi figurave historike (Skenderbeut, Qemalit, nene Terezes) po te fokusohemi ne gjerat aktuale me shume, ca virtytesh apo vesesh kemi tani dhe si duhet ti permiresojme ato, ky pastaj eshte nje debat legjitim (se sa rendesi i kemi dhene dhe duhet ti japem figurave historike ne jeten aktuale dhe debatet aktuale publike), po gjithsesi s’ka si te perzihet me aspektet historike duke u munduar ne te njejten kohe te rrezoje mitet historikisht, sidomos me zbulime dhe qasje infantile alla Shmid-Klosiane, se ketu pastaj qelbet muhabeti, duket qe s’ka ndershmeri intelektuale ne persiatje, se perzihen aspektet historike me prioritetet popullore/kombetare, dhe njerzit kane te drejte te dyshojne me tej tek keta tipa qe ne duke ne menyre te koordinuar mundohen te ndermarren fushata te tilla, dhe ne kete rast reagimet emocionale jane te pritshme, jo vetem per nje popull ballkanas, po dhe per popujt me te ftohte te themi.

    Nuk ka komb ne siperfaqen e Tokes qe nuk ka mite, dhe qe u kushton atyre nje rendesi te vecante, bile ne mjaft raste dhe mite fiktive, jo pra figura historike.

    E persa kete teze te Lubonjes, une perseri s’jam dakort (me qendrimin e tij, jo me debatin, qe eshte legjitim) se ne nuk eshte se i kemi kushtuar kushedi sa shume rendesi figurave tona historike, nuk eshte se merremi me to dite e nate (hiq kohen e fushatave shmidiane dhe reagimet pas tyre).

    Njeheresh nuk qendron teza qe Enveri dhe komunizmi medemek i paska glorifikuar me shume keto figura historike. Bullshit! Sa filma me Skenderbene u bene ne komunizem? Po filma me Enverin e partizanet? E pra. Po me Ismail Qemalin sa filma? Pa folur per nene Terezen qe njerzit s’e dinin se egzistonte.

    Enveri perkundrazi, per mendimin tim, eshte munduar ti lere ne hije keto figura duke i permendur ‘aq sa duhet’, dmth me kursim. Jo se i kishte inat apo se ishte anti-shqiptar ai si njeri ne princip, jo. Po se i benin hije atij, diktatorit te famshem portretin e te cilit njerzit e mbanin ne familje, se ai deshte, dhe ngriti sic deshte, kultin e indivitit te tij, mitin e tij mbi cdo mit tjeter. E ne kete pike atij nuk i interesonte ti jepte rendesine e duhur figurave te tjera historike, e jo me ti jepte me shume rendesi.

    Kjo shpjegon dhe absurditetin qe, nderkohe qe gjithe vendet e botes kane festen kryesore kombetare ate te pavaresise dhe te themelimit te shtetit (qofte dhe shtete te reja apo jo me kushedi sa histori si Amerika, qofte shtete te vjetra), ne kishim primare festen e luftes ne te cilen kishte marre pjese vete Enveri, sidomos duke pasur parasysh aspektin civil dhe vellavrases te asaj lufte.

    Pra nuk me rezulton se ne i kemi kushtuar, apo i kushtojme, me shume rendesi sesa duhet miteve tona historike. Perkundrazi. Ne, dmth populli ne Shqiperi (po mbase dhe Kosove e gjetke) bombardohen sot me bigbradhera e me “debate publike” per kuti e homoseksual-fobizma, nuk eshte se ngelen duke mesuar per apo kujtuar Skenderbeun e figurat e tjera historike.

    Po dhe ne aspektin e thjeshte njerezor kjo nisme s’ka kuptim, kjo qe thote Lubonja, medemek te harrojme se kush kemi qene dhe te fokusohemi ne te tashmen, se nje njeri pa memorje thjesht s’eshte njeri dhe as mund te kete te ardhme po s’pati identitet e nje hierarki vlerash e pika referimesh. Njesoj dhe per nje popull.

    A thua se Skenderbeu na eshte bere pengese per antaresimin ne BE apo per uljen e varferise dhe hajt ta heqim nga rruga se na prish pune per te tashmen!

Komentet janë mbyllur.

error: Vini re: Materiali është i mbrojtur me të drejta autori. Nëse keni nevojë për tekstin, lutemi lidhuni me një administrator të faqes!
Këtë e pëlqejnë %d blogues: