Edhe historian, edhe kombëtarist (nacionalist): a ka ndonjë gjë që nuk shkon brenda këtij çiftimi?
Këtë e diskutuam tani së fundi, kur folëm për disa veprimtari jashtëzakonisht publike të historianit Pëllumb Xhufi – të cilat nuk kanë të bëjnë me profesionin e tij si historian, por me zotimin e tij qytetar.
Me të drejtë u tha se shpesh janë mediat që ua shtojnë titujt emrave, për t’u dhënë “peshë”; dhe se ndoshta personat në fjalë nuk do të donin që të identifikoheshin sipas profesionit, kur merren me punë që s’kanë lidhje me profesionin e tyre.
Kështu, një kërkim për togun “historiani i njohur Pëllumb Xhufi” jep 3,350 rezultate në Google, “historiani i mirënjohur Pëllumb Xhufi” 1,240; dhe “historiani i njohur” + “Pëllumb Xhufi” 184,000; të cilat pothuajse të gjitha kanë të bëjnë me veprimtari politike dhe publike të këtij personi.
Për shembull, nuk është normale që Sali Berishën ta identifikosh si “mjeku i shquar S.B.” etj.; sado që, edhe këtu, do të dilte ndonjë balerin i argumentit, për të shpjeguar se puna e kryeministrit është si e mjekut që kuron etj.
Megjithatë, nuk dua të vë në dyshim se një pjesë e kësaj stukoje shtohet nga mediat.
Pëllumb Xhufi, sikurse shumë të tjerë, zotohet qytetarisht si intelektual, jo si profesionist; dhe është mirë që të identifikohet si intelektual.
Por çështja shkon edhe më thellë, duke pasur të bëjë drejtpërdrejt sa me natyrën e profesionit në fjalë, aq edhe me natyrën e zotimit në fjalë: a i ka hije historianit të jetë edhe kombëtarist, haptazi dhe aktivisht?
Me kombëtarist kam parasysh, në këtë kontekst, zotimin dhëmb për dhëmb, në mbrojtje të çështjes kombëtare, kundër armiqve realë ose të imagjinuar të kombit.
Pyetja që bëj më lart do t’u tingëllojë disave absurde, meqë për këta kombëtarizmi si lëvizje ose doktrinë ose ideologji është i tëri i koaguluar rreth historianëve.
Vërtet – por kjo nuk do të thotë që historianët ta pranojnë vetvetiu këtë gjendje të sendeve, dhe t’i ofrojnë shërbimet e tyre – si dijetarë – kombëtarizmit.
Problemi është i ndërlikuar dhe shkon drejt e në zemër të historiografisë: çfarë do t’i motivojë historianët?
Kërkimi i së vërtetës historike, do të ishte përgjigjja më normale.
Për kombëtaristin “e fortë”, kjo e vërtetë është një dhe e tillë që të përkojë me synimet e lëvizjes së tij, të kredos së tij, të fesë së tij.
Për kombëtaristin “e dobët”, ka po aq të vërteta sa edhe kombëtarizma: sipas këtij, do të ketë po aq historiografi sa edhe kombe, meqë e vërteta historike është relative.
Për kombëtaristin “pragmatist”, historiani duhet ta fabrikojë të vërtetën, në mënyrë të tillë që kjo “t’i vlejë” sado pak çështjes kombëtare.
Për kombëtaristin “mi(s)tik”, historiani nuk është veçse përrallëtar, ose nyja ku turlia e fakteve dhe faktoideve historike shndërrohet në një narrativë pak a shumë konsistente, me të mirë dhe të ligj.
Çështja thellohet edhe më, për të prekur plagën e subjektivizmit në historiografi.
Për marksistët, historia është produkt i luftës së klasave dhe “e mira” është në anën e të shfrytëzuarve – librat tanë të historisë kanë mbetur shembëlltyrë e këtij vizioni.
Për kombëtaristët – të themi shqiptarë, meqë këta na interesojnë – historia është produkt i luftës së shqiptarëve kundër të gjithëve; duke u nyjëtuar si një dramë morale, ku e mira, sublimja, heroikja dhe e virtytshmja janë gjithnjë në anën tonë.
Detyra e historianit, madje misioni i historianit, është që t’i shërbejë këtij precepti.
Kështu e mendojnë kombëtaristët – në mënyrë jashtëzakonisht logjike, do të thoja.
Problemi këtu është nëse edhe historianët janë dakord me këtë dhe gati t’i nënshtrohen kësaj zgjedhe, në emër të zotimit të tyre qytetar.
Diskutimi nisi me P. Xhufin, por nuk ka lidhje vetëm me të; në fakt, ka lidhje me perceptimin që ia bën historianit publiku, ose të paktën një pjesë e publikut.
A është detyra e këtij të ndriçojë të vërtetën në histori, apo të mbajë me “bukë intelektuale” zelltarët e kombëtarizmit, duke ua rrëfyer këtyre historinë sipas midesë?
Do të më thonë: ata ashtu e ndiejnë dhe ashtu bëjnë. Një historian është më i përgatitur se të tjerët, kur vjen puna për çështje të kombëtarizmit.
Këtë do ta pranoj me rezerva: jo çdo kombëtarizëm i ka rrënjët në histori dhe ushqehet me narrativa historike (unë do të parapëlqeja “kombëtarizmin civik” të Renan-it, i cili e përkufizonte kombin si një referendum të përditshëm me të cilin populli vendos nëse do të vazhdojë të jetojë së bashku). Por yni ashtu është, dhe le ta marrim për të mirëqenë.
Tani, në rrethanat specifike të kombëtarizmit shqiptar si kombëtarizëm historik (romantik), unë besoj se zotimi i historianit aty, si qytetar, ia dëmton këtij statusin si historian.
Unë pres prej historianit të më rrëfejë të vërtetën historike, me aq sa ka mundur ta shohë dhe ta gjejë në kërkimet e veta.
Nëse unë filloj të dyshoj se ky historian, gjithë duke u paraqitur si shërbëtor i së vërtetës historike, në fakt është duke më tërhequr prej hunde dhe duke m’i paraqitur ngjarjet historike të trukuara, në mënyrë të tillë që kjo t’i shërbejë vizionit kombëtarist, atëherë unë do ta mbyllja librin.
Madje edhe po të isha kombëtarist (që nuk jam), do ta mbyllja librin. Një kombëtarist, që është i ndershëm në zotimin e vet qytetar, duhet t’i kërkojë historianit të vërtetën, jo propagandën.
Kujdes: me këtë nuk dua të them se P. Xhufi dhe kolegët e vet, edhe historianë edhe kombëtaristë, e shtrembërojnë të vërtetën në studimet e tyre: nuk kam asnjë arsye ta besoj këtë, as jam në gjendje ta verifikoj, meqë nuk jam historian profesionist.
Unë flas për besueshmërinë e tyre si historianë, e cila cenohet vetvetiu, në atë masë që këta zotohen haptazi, qytetarisht, si kombëtaristë.
Çështja mund të shtrohet edhe kështu: a mund të jetë historiani i paanshëm? Ndoshta jo, sa kohë që është njeri, i përfshirë në një kontekst social, kulturor dhe ideologjik të caktuar. Atëherë le të themi: a mund të përpiqet historiani të jetë i paanshëm? Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjem kështu: jo vetëm që mund të përpiqet, por edhe të mbajë parasysh se, në atë masë që tundohet ta vërë punën e vet në shërbim të një idhulli tjetër, të ndryshëm nga e vërteta, ai nuk është më historian, por kalemxhi.
Kombëtarizmi, dua të them, është fatal për historianin, sepse e shndërron këtë në kalemxhi, pavarësisht nga integriteti i tij si njeri dhe si profesionist.
Sikurse është fatal edhe për të gjitha profesionet e tjera të lira ose liberale, sepse i zbraz ato nga vlerat intrinseke, duke i vënë në shërbim të një vizioni ose një feje ose një lëvizjeje politike.
Tani, kur flasim për anshmëri të historianit kombëtarist, nuk duhet të na shkojë mendja, medoemos, në mashtrime dhe popla, as në eksitime mendjelehta, si ato që shoqëruan “zbulimin” e librit të parë shqip të Teodor Shkodranit nga Musa Ahmeti; meqë këto shpjegohen më mirë si mungesë profesionalizmi.
Përkundrazi, kemi parasysh ato momente kritike gjatë hulumtimit, kur historiani është i pavendosur nëse do të ecë këtej apo andej, djathtas apo majtas, drejt veriut apo drejt jugut; ose kur faktet nuk janë aq të qarta, sa ta bëjnë evident ose edhe të panevojshëm interpretimin; ose kur historianit i duhet, si të thuash, të shkruajë veten në tekst.
Për shembull, kulturën e Komanit shumë historianë shqiptarë e konsiderojnë si dëshmi të tranzicionit nga ilirët tek arbrit; ndërsa shumë historianë të huaj si dëshmi të një kulture në thelb latine-romane, që u tërhoq në mal gjatë trazirave në Ballkanin e asaj kohe.
Tani, arsye të mjaftueshme për një ndarje të tillë kaq të prerë opinionesh nuk ka; dhe ose historianët shqiptarë janë të anshëm dhe u rëndon kandari nga shpjegimi që i nevojitet kombëtarizmit shqiptar, ose të huajt janë marrë vesh mes tyre, për t’ua kallur shqiptarëve.
Po ua lë juve të gjykoni më tej.
Anshmërinë e historianit kombëtarist e gjen, bie fjala, edhe në përzgjedhjen e burimeve – duke parapëlqyer ato që mbështetin pozicionin a priori në favor të tezës kombëtariste përkatëse; ose në vendimin për të heshtur ndaj diçkaje që nuk pajtohet me këto teza.
Shumica e historianëve shqiptarë të Mesjetës e kanë bërë këtë, duke i paraqitur faktet në mënyrë përzgjedhëse dhe duke heshtur për gjithçka që nuk u ka pëlqyer.
Një rast flagrant – ai i M. Korkutit, që ka injoruar krejt tezat e një kolegut të vet të huaj, për pikturat shkëmbore të Trenit.
Por jo vetëm kaq – mjafton ndonjëherë edhe një transliterim tepër i zellshëm ose i sigurt, i një emri në një dokument bie fjala të shkruar në osmanishte, për të përcjellë si të vërtetë një interpretim, hamendje ose edhe thjesht dëshirë.
Në një diskutim që patëm dikur këtu në blog, Tannhäuser-i tregoi sa e lehtë do të ishte që, të njëjtin emër të shkruar me alfabetin latin ose arab ose grek, ta lexosh si Joan apo si Gjon (këtu, këtu dhe këtu); diferencë kjo aspak e pafajshme, po të kemi parasysh se një Gjon do ta identifikonte emërbartësin automatikisht si arbër ose shqiptar.
Se çfarë gjëme i bën zotimi kombëtarist publik historianit, këtë e gjej të dëshmuar në një shkrim të A. Klosit për përkthimin që u ka bërë P. Xhufi “Statuteve të Shkodrës”. Gjithnjë sipas Klosit, Pasazhin origjinal:
Ordinemo che zaschadun guardator de li herbi sia tenudo fidelmente a guardar li herbi de le citade e se trovasse sclavo oy arbaneso vay scutarino cum piegore over cum vache over cum porci…
ku sllavët dhe shqiptarët (“sclavo oy arbaneso”) dallohen shkoqur prej “shkodranëve” (scutarino)
Xhufi e paska shqipëruar kështu:
Rojtarët e kullotave duhet të ruajnë me besnikëri kullotat e qytetit. Në rast se rojtari kap dikë një bujk, një malësor ose një shkodran duke kullotur delet, lopët ose derrat…
Çka ishte dallim etnik në origjinal, përthyhet si dallim social në versionin e shqipëruar; thelbi këtu është se qytetarët shkodranë vërtet dallimet etnike mund t’i kenë lexuar sipas stereotipeve sociale (arbërit si malësorë, sllavët si bujq); por teksti i statuteve një dallim të tillë nuk e bën.
Kam dy libra të P. Xhufit në bibliotekë – Dilemat e Arbrit dhe Nga Paleologët te Muzakajt; mirëpo ai marifeti në përkthim më lart më ka bërë ta humb disi besimin tek autori. Një historian që kërkon të anashkalojë, duke keqpërkthyer në mënyrë “krijuese”, faktin se statutet e Shkodrës jo vetëm i dallojnë sllavët dhe shqiptarët prej shkodranëve qytetarë, por edhe i vënë këta – sllavë dhe shqiptarë – në një plan; pra, një historian që kërkon ta mbulojë këtë, i ka lejuar vetes një gabim fatal; sepse ka lejuar t’i shkelet integriteti profesional. Unë jam vërtet lexues i interesuar i veprave të tilla, por nuk i kam as mundësitë, as dëshirën, as kohën që të verifikoj premisat, të dhënat dhe burimet e tyre – mjaftohem t’i kem besë historianit autor.
Çfarë e them me keqardhje të madhe, sepse P. Xhufi ka pasur fatin e madh të përgatitet si historian në një universitet nga më të mirët e Europës, në një kohë kur moshatarëve të tij, në Shqipëri, mezi u dilte e drejta e studimit për histori-gjeografi në UT; dhe këtë fat e ka përligjur, duke shkëlqyer më pas në fushën e vet, derisa t’i dorëzohej tundimit kombëtarist dhe ta vinte besueshmërinë e vet në rrezik, për të mos thënë në pikëpyetje.
Do të më thonë: njerëz të tillë, specialistë të tillë, akademikë të tillë na duhen, për t’iu përgjigjur shovinizmit të fqinjëve, të cilët nuk ngurojnë të vënë në punë akademitë dhe universitetet e tyre, kur vjen puna për të përligjur politikat e tyre antishqiptare.
Ky argument e shpërfill krejt nevojën që ka dija për të qenë e pavarur nga politika; por le ta lëmë mënjanë këtë aspekt dhe të kufizohemi me argumentin vetë.
I cili thotë, në thelb: shëmtia pjell shëmti. Meqë i kemi armiqtë të shëmtuar, edhe ne të shëmtuar do të jemi. Meqë i kemi armiqtë vampirë, edhe ne do të thithim gjak. Meqë ata ushqehen me kërma, edhe ne me kërma do të ushqehemi… Dhe kështu me radhë.
Arsyetimi ia asgjëson krejt statusin historiografisë si qasje ndaj së vërtetës; duke e shndërruar në diçka si fabrikë armatimesh ose helmesh kulturore.
Arrij t’i kuptoj, deri-diku, ata kombëtaristë që besojnë se populli dhe kultura e tyre e referimit janë nëpërkëmbur në shekuj dhe tani kanë të drejtë të kërkojnë shpagim; vetë Shqipëria dhe kultura e sotme shqiptare, e së cilës jam edhe unë pjesë, ia detyrojnë ekzistencën një qëndrimi të tillë.
Arrij t’i kuptoj, deri diku, edhe përpjekjet e këtyre kombëtaristëve që të përdorin argumente historike, për tezat dhe synimet dhe programet e tyre politike dhe kulturore.
Këto argumente historike do të vijnë nga studime historianësh dhe vepra historiografike që nuk janë doemos kombëtariste, as manipulative vetëm e vetëm ngaqë dikush i përdor ashtu.
Çfarë nuk kuptoj, është si një historian, për më tepër “i shquar” në fushën e vet, shpreson se mund të zotohet në veprimtari me natyrë kombëtariste – qoftë edhe moralisht të përligjura – dhe prapë të shpresojë se mund të ruajë reputacionin dhe integritetin e vet profesional si historian.
2xha, kush eshte Muzafer Korkuti, mund te na thuash dy llafe per te? E shoh te permendur tek fjalet kyce, por jo ne artikull, ndaj pyes. Flm.
Kam frikë se një njeri që nuk e njeh Muzafer Korkutin nuk ka pse të lodhet kot me shkrimin më lart; gjithsesi, unë e kam vënë aty edhe linkun, drejt shkrimit Yzengjitë e Profesorit.
Sa për prof. dr. Muzafer Korkutin, në faqen e tij online (të cilën ti duhej ta kishe kërkuar para se të vije të më pyesje mua), thuhet se:
Ndërsa në Wikipedia thuhet:
Të gjitha këto t’i jep Google pa mundim.
Ne fakt dallimi social eshte, sepse si mund te kete dallim etnik ‘shkodran’ ?
Ne fakt rojtari duhet ta ruaje nga shkodranet kur keta jane qytetaret, rrjedhimisht sllave dhe arber jane fshataret e jo percaktime etnike, pra dallimi duket se do te thote pikerisht, bujq e blegtore.
Meqe shumekush do e gjente si ‘prove’ te sllaveve etnike duke gabuar rende sepse konteksti s’ta lejon, Xhufi ka bere me te logjikshmen, ka menjanuar perhapjen e keqkuptimit dhe e ka sjelle te verteten ne formen aktuale te konceptimit.
Per nje kohe te gjate, bizantinet i quanin popullsite e stepave te Detit te zi, ‘skithe’, ne nje kohe qe mund te ishin sarmate,gjermane,hune,bullgare,khazare etj.
Tani, per rastin tone, ndoshta e mira do kerkonte qe ne fund te faqes te linte nje shenim te perkthyesit, mbase e ka bere mbase jo, nuk e kam lexuar, por edhe ne rast se nuk e ka lene shenim, nuk behet qameti, se ne thelb e verteta eshte percjelle tek lexuesi.
Persa i perket historise dhe nacionalizmit, rryma e re kozmopolite qe i eshte kundervene, ka bere nje verre ne uje deri tani dhe nuk e kam llafin vetem ne Shqiperi, por kudo, kane marre tezat e i kane kthyer permbys, aty ku kishte realisht vetedije etnike na nxjerrin se nuk ekzistonte, aty ku kishte zona relativisht homogjene te nje grupi etnik, ekzagjerohen pakicat e na dalin zona multietnike biles deri edhe identitin tribal te barbareve e kane kthyer ne identitet socio-ekonomik, me pak fjale parimi i propagandes, futja t’ja fusim se nje gje ngel.
Historia si shkence, dmth e bazuar ne parimet epistemologjike, ka lindur, eshte zhvilluar dhe ka arritur majat pikerisht ne bashkepunim me nacionalizmin, jo vetem per shkak te lidhjeve thjesht kohore, por sepse studimi i veshtire kerkon kembengulje dhe shtyse superiore ndaj pasionit per lenden dhe sepse sado i njeanshem te jete interpretimi, do dale ai historiani i kombit tjeter te nxjerre fakte te reja e ne fund ai i jashtmi fare qe normalisht duhet ti peshoje si i paanshem.
Sa per kulturen e Komanit si vllahe, kjo eshte verre ne uje, meqe ndersa vllehet kane dale ne krejt Adriatikun nga Kroacia ne Pind, pikerisht ne ate zone nuk ka pasur ndonjehere permendje te vlleheve.
Bash ne zonen e pamundur kur mund te vihen vllehet ne Ballkanin Adriatik, aty jane vene.
Meqe ra llafi, edhe vllehet e Korçes jane te vonshem, te ardhur nga Pindi, ku vertet kane pasur shanset per kulturen e tyre te Komanit.
E habitshme po vllehet aq te pranishem ne zonat e tjera te Ballkanit, ne Shqiperi prania e tyre ne dokumentet mesjetare eshte inekzistente.
Po te shikosh historine e hershme Serbise habitesh nga prania e dendur e vlleheve ne punet e Serbise, ne Shqiperi hiç, po hiç fare.
Bash aty ku s’ka fare permendje per vllehe na del e vetmja kulture vllehe e Ballkanit, interesant si spekullim, sepse eshte i pastert fare.
Hyllin, ka disa që, çdo gjë që prekin, e shndërrojnë në flori. Këta janë të rrallët. Ka edhe disa të tjerë, që çdo gjë që prekin, e shndërrojnë në mut. Këta janë më të shumtë. Ti s’bën pjesë as te njëri, as te tjetri grup – ti çdo gjë që prek, e shndërron në vijë të drejtë. Bota jote mendore është gjeometrike. Të gjitha këndet janë 90-gradëshe. Aty mjaft të zbatosh teoremën e Pitagorës dhe e ke zbërthyer universin.
Bën edhe një gabim – të përsëritur. Ti kundërshton shembujt. Ti polemizon me shembujt. Me shembujt që unë i kam sjellë për të ilustruar. Nuk e kupton, nuk do ta kuptosh, që unë nuk e kam ndërtuar tezën time në mënyrë analitike (induktive) të kulluar, as duke u mbështetur në këta shembuj që sjell. Tani a bën këtë për diversion, apo ngaqë nuk e kupton se çfarë po shkruaj unë, unë nuk e di.
Urime për shkrimin vizionar e aq të arritur. Kam përshtypjen, se është një kontributet më të rëndësishme të tuat për shkencën shqiptare. Nevoja e objektivitetit në shkencat historike është përtej kufijve të etikës profesionale një mision. Fakti që pakkush e kupton apo e ndjen atë tregon nivelin e emancipimit të shoqërisë, i cili fatkeqësisht tek shqiptarët, si ballkanas të rëndomtë, është shumë i ulët. Natyrisht që një kombtarist mund të jetë një historian po aq objektiv, sa mund të jetë një përfaqësues i një kompanie farmaceutike mjek i mirë. Çështja është se a do të donim të mjekonim veten në rast nevoje sipas këshillave të një mjeku, i cili në planin e parë është i interesuar të të ofrojë një produkt përpara terapisë? Si është puna me atë mjekun e dytë, edhe ky përfaqësues i një kompanie tjetër farmaceutike, i cili të ofron një mjekim tjetër, konkurrues me të parin, të cilin natyrisht e hedh kategorikisht poshtë? Po si është puna me një mjek të tretë apo të katërt, të cilët për llogari të tyre shesin përsëri produkte të tjera, që përjashtojnë njëra tjetrën? Sado të mirë që këta mjek do të jenë, dhe padyshim janë të tillë, objektiviteti i tyre është i lëkundur në themel.
Kam përshtypjen, që të gjithë ithtarët e tezës se një historian mund të jetë objektiv edhe kur është kombtarist, do të kërkonin asistencën e një mjeku të pestë, i cili nuk shet njëkohësisht edhe ilaçe, por vetëm mjekon.
Sa për Hyllinin mos e prish terezinë, ai është stalkeri yt xhaxha. Me stalkerin nuk komunikohet dhe ky është një rregull absolut, prej të cilit nuk bëhet përjashtim. Xhibi është troll. Edhe sikur të kishe përshkruar se si i kishe larë dhëmbët, me siguri që do të kishe gjetur diçka për të kundërshtuar. Kundërshtarëve notorikë pa ambicie (apo aftësinë) për të argumentuar u duhet vënë një kufi fizik. Cakto një kuotë me një numër rreshtash dhe kur kjo arrihet mos i përcill më komentet në bllog. E drejta e fjalës nuk përmban automatikisht edhe të detyrimin tënd për krijimin e hapësirës ku trollë të shprehen. Thjeshtë mbyll derën. Dikush tjetër që po plaste nga zilia, si dështak që me siguri që është, përveçse shpërdoroi një nickname jashtëzakonisht cool (Cervena Zvezda), ja arriti të mos thoshte dot asgjë. Miza ditore, që edhe atyre u lipset hapur dera për për të fluturuar në punën e tyre.
“Për kombëtaristët – të themi shqiptarë, meqë këta na interesojnë – historia është produkt i luftës së shqiptarëve kundër të gjithëve; duke u nyjëtuar si një dramë morale, ku e mira, sublimja, heroikja dhe e virtytshmja janë gjithnjë në anën tonë.”
Duke u pajtuar 100% me pretendimin e Xhaxhait ndaj objektivitetit që duhet të tregojnë disa figura profesionale, në këtë rast historianët, nuk mund të rri dot pa folur…
Patriotët, kombëtaristët dhe nacionalistët, tashmë, në disa ambjente konsderohen, me një farë të drejte, por shpesh me një egzagjerim të tepruar, si untorë (ata që dyshohet se ishin të infektuar me lebrën, zgjebjen etj).
E kuptoj shqetësimin, bile do bashkohesha edhe unë me egzagjerimin që ata bëjnë me kritikat e tyre në rrethana të veçanta… ta themi, sikur Shqipëria të ishte ndërmjet Norvegjisë dhe Danimarkës, por më duket pothuajse absurde që të bëhen kritika ndaj një, dy apo disa historianëve (kombëtaristë!!!), ndërkohë që fqinjët tanë me institucione të tëra manipulojnë historinë (ose kërkojnë që të mos flitet për aspekte të tëra të historisë së përbashkët).
Lis Bukuroça, në një shkrim të tij të fundit, ndër të tjera thoshte:
“Merreni me mend Krishtin duke bekuar një tank
Merreni me mend Krishtin duke bekuar një bankë ose një biznes
Merreni me mend Krishtin duke bekuar një bandë të armatosur
Nuk mund të përfytyrohet? Te kisha e privatizuar serbe, po. Te kisha e privatizuar greke, po! Ata, aq shumë kanë keqkuptuar Krishterimin, sa shumë prej tyre besojnë se Jezu Krishti ishte serb, respektivisht grek! Kujt i besojnë këta popë? Këta i besojnë parasë, nacionalizmit, politikës dhe vdekjes. E çka thoshte Biri i Zotit pak para se të shkonte në qiell: “ O atë, fali se nuk dinë ç’ po bëjnë!” E ç’ ka thonë këta popë: “ O atë, bekoi paratë dhe armët e bashkëkombësve të mi për ta vrarë të afërmin!” Ankth dhe paranojë e pafund!”
Në këtë pikë, nuk më duket e drejtë që të fshikullojmë kalin tonë sepse hingëllin nganjëherë, ndërkohë që fqinjët vazhdimisht ushqejnë atllarët e tyre me erën e gjakut.
P.s: Xhaxha, kur thoni që: “ku sllavët dhe shqiptarët (“sclavo oy arbaneso”) dallohen shkoqur prej “shkodranëve” (scutarino)”
më duket se edhe ju nuk e keni përkthyer edhe aq mirë atë frazë… është njëlloj si të thuash sot që: arbëreshët dhe italjanët dallohen shkoqur prej kozentinëve, kur në të vërtetë si njëra dhe tjetra palë konsiderojnë vetvehten (dhe në fakt, janë) kozentinë.
Edrus, mos prit prej meje që të merrem me historianët kombëtaristë grekë dhe serbë… nuk e bëj dot, nuk i njoh. As më interesojnë shumë. Nuk i mat tanët me kutin e tyre. E di me siguri se në Greqi ka historianë dhe intelektualë jokombëtaristë, që dinë t’u kundërvihen të tyreve; sa për Serbinë, shpresoj të ketë dhe atje (po nuk është se më del gjumi natën për këtë, sinqerisht). Problemet e fqinjëve le t’ua lëmë atyre t’i zgjidhin. Tonat, i zgjidhim ne vetë. Nuk është më mirë kështu, sesa të shkojmë ne dhe t’ia zgjidhim serbit, ndërsa serbi të vijë e të zgjidhë tonat?
Më paskeni keqkuptuar Xhaxha…
Nuk po rri që të përsëris që “jam dakord 100%…”, por, dhe mos ma merrni si kërkesë për të folur me patjetër, më duket larg realitetit që të flitet për historinë, pak a shumë të largët në kohë, kur:
“Disa ditë më parë në Korcë, Fondacioni i Grekëve në diasporë ka dekoruar ish konsullin grek Ikonomus i cili është i njohur për mbarë opinionin publik shqiptar për deklaratat e tij ekstremiste për Vorio Epirin. Motivacioni ka qenë “për shërbime të shquara në përhapjen e greqizimit në Vorio Epir”. ….
Kjo ceremoni është zhvilluar në Korcë duke ngritur flamurin grek dhe për më tepër nën himnin e Greqisë”
“E di me siguri se në Greqi ka historianë dhe intelektualë jokombëtaristë, që dinë t’u kundërvihen të tyreve;”
Ka, me të vërtetë. Kohët e fundit kanë bërë dhe një emision madje, për kryengritjen e pavarësisë, të 1821-shit. Disa pjesë, të konsideruara pro-shqiptare, janë hedhur të përkthyera madje në jutub. http://www.youtube.com/watch?v=DKSS4-sQAkM
Emisionin e kam ndjekur këto ditë, edhe debatet, mesa kam pasur mundësi…
Në lidhje me temën psh, vihej në diskutim thënia e Dionisis Solomos: Kombi duhet të mësojë të kuptojë se çka është e vërtetë, është dhe patriotike.
(Το έθνος πρέπει να μάθει να θεωρεί εθνικό ό,τι είναι αληθές)
… dhe konsiderohej se deri më sot, është bërë e kundërta: Çka është patriotike, është (rrjedhimisht) e vërtetë.
Nuk besoj se mundet tjetër shprehje të nxjerrë në pah dyzimin mes të vërtetës historike dhe kombëtarizmit, më mirë se kjo.
Xha xha, bëre mirë që i mëshove faktit se historiani ka për detyrë të merret me të vërtetën historike, dhe jo me “të vërtetën”… diçka krejt tjetër, nganjëherë krejt e kundërt…
Xhaxha, nuk me duket ndonje qamet i madh perkthimi i Xhufit. Mjaftome te shikojme nje perkthim modern te Bibles ne Anglisht dhe ta krahasojme me origjinalin dhe mund te shihet se cfare ka bere perkthyesi. Psh The New International Version perdor terma dhe gjuhe te perditshme, gjithesesi duke percuar kuptimin origjinal, packa se po te dish greqisht e ta lexosh NIV-in do te te dhembe koka.
Ne rastin e Xhufit: le te kujtome qe statutet e Shkodres i perkasin nje feudi te vogel te rrethuar me mur. Brenda murit ke Shkodrane nen hyqmin e Loredaneve, dhe jashte ke ‘sclavi’ qe merren me bujqesi, e ‘arbanesi’ qe merren me blegtori. Duke mos perdorur asnje fjale qe mund t’u mveshe ketyre profesioneve etnicitet, Xhufi nuk me duket se ben ndonje maskarallik te madh. Kuptimi percohet. Ka Shkodrane, ka bujq edhe blegtore. Kaq. Vete kemi thene qe etnia do ishte anakroni per ato kohera.(ndonese une kam rezerva per rastin e Arbanezeve, se gjykoj se mund te bejne perjashtim)
Besoj se një historiani profesionist nuk i lejohet që një emërtim etnik ta përkthejë me një emërtim profesional. Mund të shtojë një shënim në fund të faqes, nëse ka frikë – po përndryshe arbanese do përkthyer arbër.
“Me kene shkodran te tana i ban”, thote fjala e urte dhe ja pse Pellumb Xhufi u ka dhene profesion vetem sllaveve (bujk) dhe arbenoreve (barinj): qytetaret nuk ka ditur si t’i profesionalizoje me pare, per faj te cilesive te njohura tashme te politeknikumit protean shkodran.
Dikush thote se edhe BIbla po keshtu eshte perkthyer, me perkujdesje rrumbullakosese per te ruajtur dogmen, se mos demotohen lexuesit mendjedlire e shkojne e shkasin e shtojne ndonje denominacion tjeter ne Minesota. Mu per kete shkolle mendimi qe krahason librat e shenjte me dokumentin historik, Xhaxhai yne kishte nje fjale me siper:
“Për kombëtaristin “mi(s)tik”, historiani nuk është veçse përrallëtar”
Ja edhe Xhufin e shave; Rilindasit po se po; tani te ka ngelur te me shash edhe mua dhe je ne rregull pastaj.
Qe historiani ashtu si cdo profesionist tjeter duhet te jete objektiv , kjo eshte e ditur.
Por gjithsesi per profesionin e historianit ka nje problem qe nuk duhet anashkaluar, qe ka te beje me interpretimin kur te dhenat nuk te lejojne nje qendrim pa ekuivok. Ne raste te tilla cdo historian ben nje interpretim sipas bindjes qe ka krijuar per ceshtjen. Per periudha te caktuara te historise interpretimi eshte mjet legal, per te mos thene i vetmi i mundshem. Dhe historiani nuk duhet vene per kete ne banken e te akuzuarit. Akuza zakonisht ngrihet nga publiku, nga injoranti-jo ne kuptimin e keq- i cili ka dhe ai bindjen e vet. Dhe kur bindja e tij nuk perputhet me ate interpretim te historianit atehere i vihet nje bisht , nje izem. Kjo eshte gjithaq e demshme, megjithese publikut mund ti behet nje zbritje per injorancen.
A mund te jete nje historian objektiv ai qe merret si qytetetar me aktivitet “kombetarist”? Kjo varet nga definicioni se c’klasifikojme si kombetariste. Psh a mund te jete objektiv nje historian i LIIB qe ne aktivitetin e vet qytetar mbeshtet te drejtat e cameve? Kjo varet , per dike eshte kombetariste , per dike nje e drejte , nje e vertete . Qe do te thote se nuk eshte vetem objekti , por edhe subjekti ne analize,dhe veshtire qe e drejta te jete e gjitha nga njera ane.
Eshte sjelle si deshmimtar Klosi, qe une nuk i besoj asnje fjale, jo vetem se eshte shume i anshem por edhe i paafte. Megjithate i besoj xhaxhait pavaresisht se ajo qe ka bere Xhufi nuk mund te merret si fallsifikim sepse origjinali eshte publik, kushdo mund ta konsultoje , pavaresisht se Xhufi mund te kete bere nje shenim ne fund te faqes apo ne hyrje apo ne mbyllje ku sqaron zgjedhjen e vet, pavaresisht, dhe jo pa arsye,qe sllav e bujk ashtu si arber dhe blektor mund te merren per sinonime per periudhen ne fjale.. Nuk po e diskutoj, po e supozoj qe Xhufi e ka bere ate “gabim fatal “ qe thote Xhaxhai.
Ajo qe nuk kuptoj dhe nuk mund te bie dakord eshte qe ky gabim te transferohet tek “Dilemat e arberit” dhe qe ky liber te mbyllet per te mos u hapur me. “Dilemat e arberit” ka vleren e vet , sido qe te jete,brenda vetes . E vlereson apo jo varet cfare ka atje brenda dhe nuk varet absolutisht nga asgje tjeter. Te gjykosh ndryshe eshte jo objektive. Ezra Paund ishte fashist, e quante Musolinin ‘fratello’ por poezia e tij eshte progresiste. Gjerat nuk jane kaq bardhe e zi sa c’na i bejne bindjet tona. Qe t’i pergjigjem pyetjes qe shtrova me siper : nje historian, mund te jete edhe “kombetarist” ne nje moment te caktuar, ne nje kohe te caktuar , per arsye te caktuara sepse aktualiteti vlen me teper se historia dhe mund te jete gjithashtu nje historian objektiv ne aktivitetin e vete profesional. Xhufin e kam ndjekur shpesh ne daljet publike dhe nuk kam konstatuar ndonjehere se manipulon me dijet e veta historike. Eshte nje historian shume i mire, nga te paktet e brezit te tij. Me vjen keq qe eshte marre si shembell negativ, nuk i takon atij ky ‘nder’. Perfundimisht ,ceshtja e objektivitetit eshte shtruar drejt por ilustrimi i sjelle nuk eshte i pershtatshem.
Fatma:
Në fakt, ka disa profesionistë që nuk kanë ndonjë detyrim, as moral as profesional, që të jenë objektivë. Një avokat ka për detyrim t’i dalë zot klientit të vet. Një politikan, t’i shërbejë elektoratit. Një artist i varietesë, të dëfrejë publikun. Ndryshe nga këta, historianit i kërkohet objektivitet, sepse ai vepron si shqisë e kulturës përkatëse në kohë.
Jam shumë dakord me këtë.
Dhe një historian që është edhe haptazi kombëtarist, do të vendosë në mënyrë të anshme, ose të parashikueshme.
Shprehja ’bankë e të akuzuarit’ është pak e rëndë. Megjithatë, dinjiteti i historianit varet nga mënyra si e shpreh ai individualitetin e vet, pavarësisht nga konteksti politik dhe kulturor. Ndonjëherë, për këtë nuk e bën dot me faj historianin. Për shembull, historianët shqiptarë të periudhës totalitare e merrnin si të mirëqenë prejardhjen e shqiptarëve nga ilirët. Po të shohësh tekstet zyrtare, akademike, të historisë së Shqipërisë, aty ka kapituj të tërë për ilirët. Në fakt, prejardhja ilire e shqiptarëve është vetëm një nga hipotezat; ndoshta më e mbështetura; por që nuk është provuar ende. Po të shohësh jashtë Shqipërisë, gjen historianë që mbështetin tezën trake, sikurse gjen kolegë të tyre që mbështetin tezën ilire. Kjo është normale. Çfarë nuk është normale është unisoni, ose kënga në kor. Atëherë kishte një detyrim si të thuash politik për këtë, por sot ky detyrim nuk ekziston më; vetëm se, për fat të keq, është zëvendësuar nga kombëtarizmi, i cili vepron si detyrim kulturor (unë do ta quaja populist fare). Historianët shqiptarë këndojnë në kor, dhe këtu ka diçka që nuk shkon. Sa herë që është fjala për interpretime, këta dihet se ç’interpretim do të bëjnë.
Mua më duket sikur ti, Fatma, këtu më lart, po flet për reagimin e historianëve shqiptarë ndaj tezave të Schmitt-it, për Skënderbeun.
Vërtet, por historianëve nuk mund t’u bëhet asnjë zbritje, për konformizmin dhe mungesën e kurajos civile dhe të individualizmit.
Unë e dhashë këtë ’definicion’ në shkrimin më lart.
Ka historianë grekë që e kanë denoncuar trajtimin genocidal të çamëve, prej autoriteteve greke të kohës. Këtyre unë u heq kapelen. Pres të lexoj ndonjë ditë, një historian shqiptar, që të flasë, bie fjala, për trajtimin mizor që u ka bërë Ali Pashë Telepena shqiptarëve të fesë ortodokse.
Edhe këtu jam dakord me ty. Historiani nuk e shmang dot subjektin siç mund ta shmangë, bie fjala, një fizikan ose një biolog. Mirëpo kur historiani është kombëtarist, atëherë ai nuk është më në kontroll të subjektit të vet, të cilin ia komandon tashmë ideologjia kombëtariste, e cila vepron si subjektivizëm nga jashtë.
Mua s’më duket se duhet ndonjë aftësi kushedi çfarë, për të gjetur atë pasaktësi në përkthim që kam cituar më lart. Dhe unë Klosin nuk e njoh për të paaftë, përkundrazi. E njoh për shumë të aftë, në fushat ku ushtron aktivitetin e vet.
Unë nuk thashë se Xhufi ka falsifikuar gjë, por vetëm vura në dukje një shtrembërim – për mua të qëllimshëm – që i është bërë kuptimit të dokumentit origjinal.
”Dilemat e Arbrit” është një libër voluminoz, i shkruar nga një specialist i fushës. Kush i qaset ”nga jashtë”, siç i qasem unë, e bën këtë me besim të plotë se autori po i thotë të vërtetën, me aq sa mundet.
Nga ana tjetër, ky studim mëton të ndreqë disa shtrembërime të historiografisë europiane, e cila është prirur ta minimizojë rolin e faktorit arbëror në Ballkanin e Mesjetës Paraturke. Deri këtu unë s’kam asnjë problem. Ndoshta është ashtu siç thotë Xhufi – që historiografia europiane na ka nëpërkëmbur. Mirëpo kur shoh se si e ka trajtuar ky autor dokumentin më lart, unë stepem; sepse shoh aty një gatishmëri për të vënë dorë mbi tekstin dhe për ta përkulur atë, në mënyrë të tillë që t’i përshtatet ideologjisë, ose leitmotivit të studimit. Tani, kushdo tjetër që të ishte në vendin tim, do të pyeste se mos kjo ndodh edhe në raste të tjera, në studimet e Xhufit; dhe unë kësaj pyetjeje nuk i përgjigjem dot, meqë unë nuk jam historian profesionist, as i kam mundësitë t’i verifikoj ato që thotë Xhufi. Dhe nëse ka një gjë që nuk e duroj dot, është që ta lejoj një autor që të më manipulojë, pa më paralajmëruar. Nëse teksti flet për ”arbanesi”, unë dua që përkthimi të flasë për ”arbër”, jo për ”malësorë”. Këto janë çështje shumë delikate, sepse burimet që kemi për arbërorët, në mesjetë, janë të pakta.
Unë nuk kam ndërmend të gjykoj ”Dilemat e Arbrit” në mënyrë objektive – as mund ta bëj këtë. Unë dua të lexoj një libër për historinë e mesjetës arbërore, të cilit t’i zë besë.
Argumenti nuk më duket qëndron. Ezra Pound-i ishte poet, merrej me art.
Xhufi nuk është i vetmi historian i marrë si shembull në shkrimin më lart.
”’Bota jote mendore është gjeometrike. Të gjitha këndet janë 90-gradëshe. Aty mjaft të zbatosh teoremën e Pitagorës dhe e ke zbërthyer universin.”’
Kete nuk e mora vesh, gjithsesi me shume se problem me duket kompliment meqe mes rremujes duket te kem arritur te ve rregull.
””Ti polemizon me shembujt. Me shembujt që unë i kam sjellë për të ilustruar. Nuk e kupton, nuk do ta kuptosh, që unë nuk e kam ndërtuar tezën time në mënyrë analitike (induktive) të kulluar, as duke u mbështetur në këta shembuj që sjell.””
Me fal po si e nderton tezen, shto uje shto miell ? Me shume se per ilustrim i bie te jete per llustrim.
Tezen tende te tkurrur deri ne thelb e lexoj keshtu, historiani duhet me qene kozmopolit dhe ta shohe historine nga kendveshtrimi kozmopolit, te shpike sa me shume zona shumekombeshe e shumegjuheshe, ti jape jehone elementeve te huaj aty kur nuk arrihet dot te shpiken shumekombeshat, te injoroje sa me shume ate gjene e bezdishme qe quhet arkeologji ose ta relativizoje aq sa te dale e pavlefshme, te prodhohet lemsh me mosrespektimin e parimeve logjike etj.
Me del e kuptueshme, pse historia nuk eshte shkence por dije, sepse keshtu mund te spekullohet per qejf dhe te jepen shembujt per llustrim.
Para se te flitet per historiane te rrezikuar, keta historianet kozmopolite duhet te bejne emer njehere, te nxjerrin ndonje Mommsen a ndonje Frasheri, pa keshtu me kritika perkthyesish, pse akecili e perktheu ashtu e jo keshtu, nuk ma ha mendja se shkohet gjekundi.
Per me teper qe ti vete, para do kohesh e mbeshtete faktin qe ne disa raste arber=malesore.
Si ka mundesi qe ne kete rast i cili duket te jete klasik per kete barazim, meqe ne gjera specifike te nje qyteti, ka me shume gjasa qe arber te marre kuptimin e malesorit, ne domethenie perkeqesuese, si ka ndodhur ta zeme me vllehet e Dalmacise, sepse termi ‘vlleh’ per qytetaret e Dalmacise, kish marre kuptimin e si do thuhej sot malokut.
Ca ka te çuditshme qe per venecianet e qyteteve bregdetare, terma si vllah ne Dalmaci e arber ne Arberi te jene zhveshur nga domethenia etnike per nje socio-ekonomike, ate te malesorit blegtor apo me thjesht te blegtorit ?
Ku eshte skandali nacionalist ketu ? Vetem ti dhe Klosi shihni skandale aty ku mjafton nje thellim amatori per te arritur ne perfundimin se s’ka skandal .
p.s mu kujtua nje rast kritike pozitive, ku ne konteksin e rolit te vikingeve ne Rusi, autori kritikonte nje historian te meparshem qe pse termin ne mos gaboj nordman (te kronikes ruse) e kish perkthyer dhe lene norman, kur ky term per lexuesin nenkuptonte vikinget e Normandise, nderkaq nordman ne kontektin ne fjale donte te thoshte norvegjez dhe ky jepte versionin e tij, ku ne kllapa jepte sqarimin se behej fjale per norvegjeze e jo vikinge te normandise ( qe gjithsesi ishin daneze).
Ja kjo quhet kritike nga anet e mia, jo bertitjet per skandal nacionalist.
XhaXhai:
Kam dy libra të P. Xhufit në bibliotekë – Dilemat e Arbrit dhe Nga Paleologët te Muzakajt; mirëpo ai marifeti në përkthim më lart më ka bërë ta humb disi besimin tek autori..
Në qoftë se më lejon humorrin XhaXha, besoj se do ta humbasësh fare besimin tek Xhufi po qe se në bibliotekën tënde do shtosh edhe librin Ikje nga Bizanti, Dituria, Tiranë 2009 ku ka dhe disa fjalë të mira për ty. Autori të përfytyron në “vështirësi ekzistenciale serioze”!
Unë Xhufit i qasem edhe nga interesi për mesjetën shqiptare edhe si grek, sepse vështirë të gjesh punim të Xhufit, publicistik apo historik, ku të mos përmenden grekët (natyrisht, në mënyrë negative). Vështirë mund të them se indinjohem nga antigreqizmi i tij proverbial apo nga kombëtarizmi i tij akademik (që për mua është produkt i kripto-nostalgjisë së Xhufit për epokën e diktaturës), më shumë më indinjon fakti se historiani i ri shqiptar formohet ende në një mjedis pa alternativa mendimi, i detyruar një ditë të shkruaj edhe ai mbi epopenë Skënderbejane, vazhdimësinë iliro-shqiptare apo luftrat shekullore kundër serbogrekëve.
Meqë u përmend vepra “Dilemat e Arbërit”do sjell disa shembuj nga libri. Xhufi citon p.sh. një vepër nga M. Tadin (f. 13) për një çështje elementare (ndërrimin e λ-së në ρ sipas greqishtes) në momentin që teza kryesore në artikullin e Tadin-it është nëse janë me të vërtetë arbër apo kroatë “αρβανίται”-t e burimeve bizantine. Xhufi e injoron krejt këtë fakt. Kështu vepron edhe me historianen greke E. Vranoussi dhe dy veprat e saj me interes për mesjetën arbërore dhe përmendjen e parë të arbërve në tekstet bizantine. E citon (f.14) për çështje dytësore pa përmendur fare faktin se si në veprën për komiskortin (Κομισκόρτης ο εξ Αρβάνων, σχόλια εις χωρίον της Άννης Κομνηνής, ΕΕΗΜ, Janinë 1962) ashtu edhe në veprën mbi referencat bizantine të shek. XI për arbërit (Οι όροι «Αλβανοί» και «Αρβανίται» και η πρώτη μνεία του ομώνυμου λαού της Βαλκανικής εις τας πηγάς του ΧΙ αιώνος, Σύμμεικτα 2, ΕΙΕ/ ΚΒΕ, Athinë 1970, 207-254) autorja ka treguar se nuk bëhet fjalë për arbër në referencën e parë të Ataleiatit por për popullsi romane. Pa le se historiografia shqiptare flet pastaj për isopoliti mes shqiptarëve dhe latinëve duke ngritur teori të tëra vetëm nga një gabim interpretimi. Hesht Xhufi edhe pse ka patur mbi këtë çështje debat midis Bozhorit – Ducellier – Vranoussi. Duket se këta autorë i citon sa për të shtuar numrin e shënimeve.
Por atje që Xhufi eksitohet është natyrisht çështja e Epirit, ku citon dy vepra burimore greke të shek. XIV-XV, “Kronikën e Janinës” dhe “Kronikën e Tokove” dhe rezulton se Epiri ishte një “vend shqiptar” (f.46 dhe ff. 293—318). Leximi i dy kronikave tregon në fakt ekspansionin e fiseve shqiptare drejt Epirit, përleshjen e tyre me aristokracinë vendase italiane dhe serbe si dhe agoninë e popullsisë ndaj shqiptarëve. Asgjë më tepër.
XhaXhai:
Çka ishte dallim etnik në origjinal, përthyhet si dallim social në versionin e shqipëruar; thelbi këtu është se qytetarët shkodranë vërtet dallimet etnike mund t’i kenë lexuar sipas stereotipeve sociale (arbërit si malësorë, sllavët si bujq); por teksti i statuteve një dallim të tillë nuk e bën.
E kishim diskutuar këtë çështje edhe tek Etiketat Shtegtare ku liria që i jepte Xhufi vetes nuk më dukej dhe aq e pafajshme.
Xhaxhai:
Në një diskutim që patëm dikur këtu në blog, Tannhäuser-i tregoi sa e lehtë do të ishte që, të njëjtin emër të shkruar me alfabetin latin ose arab ose grek, ta lexosh si Joan apo si Gjon (këtu, këtu dhe këtu); diferencë kjo aspak e pafajshme, po të kemi parasysh se një Gjon do ta identifikonte emërbartësin automatikisht si arbër ose shqiptar.
Do i kthehem edhe një herë çështjes së emrave. E bëj këtë sepse i gjeta punimet e F. Dukës të përmbledhura në një vëllim (Shekujt osmanë në hapësirën Shqiptare, Uet Press, Tiranë 2009). Nga një lexim diagonal që i bëra librit nuk gjeta tek autori asnjë mëdyshje për sqarimin e antroponimisë të kadastrave, asnjë shënjë vështirësie në transkribim dhe transliterim, asnjë hezitim. Leximi i kadastrës u kthye në duart e sigurta të Dukës në një lexim të gjendjes civile të epokës moderne. E vërteta është se nuk prisja të më gjente grekë në Dropull (as gjetkë), por prisja ndonjë sqarim si ky më poshtë:
Leximi dhe deshifrimi i i informatave të defterëve kadastralë paraqet vështirësi, për arsye se në shkrimin e emrave të banorëve zakonisht mungojnë shenjat diakritike të osmanishtes, gjë që pengon një lexim plotësisht të sigurtë. Për të pasur një lexim të saktë të emrave, kemi krahasuar emrat brendapërbrenda materialit të defterëve. Megjithëkëtë, në rastet kur leximet nuk janë të sigurta, kemi dhënë atë formë që e ndeshim në raste të tjera në këtë burim ose në burime të tjera të të njëjtit karakter. Keshtu p.sh. disa emra të shënuar pa shënja diakritike mund të lexohen në disa forma si emri Bratan, i cili mund të lexohet edhe Brajan, edhe Treban. Këtë e kemi dhënë në tekst në formën Brajan, siç e gjejmë në raste të tjera. Emri Nenko mund të lexohet edhe Petko, Niko, Niku; por ne në tekst e kemi dhënë Nenko, sepse në këtë formë e gjejmë të shënuar më shpesh në këtë burim si edhe në burime të tjera. Po kështu kemi vepruar edhe në raste të tjera të tilla. Porse emrin Prepjaç, që mund të lexohet edhe Prijaç, Pribaç, Pritaç, nuk e gjejmë asnjëherë të shënuar në këtë burim me shenja diakritike.
Kështu p.sh. emri Deja (jepet në kllapa emri me shkronja arabe – Tannhauser) mund të lexohet edhe Depa, Deba, Deta. Këtë e kemi dhënë në tekst Deja meqenëse në regjistrimin e vitit 1591 të kësaj zone, e gjejmë të shkruar me shenjat diakritike (arabisht në tekst – Tannhauser) – Deja. Emri Nina (jepet në kllapa emri me shkronja arabe – Tannhauser) zakonisht është shkruar pa shenjat diakritike dhe vetëm në faqen 163 jepet në formë të plotë Nina ose Nino (jepet në kllapa emri me shkronja arabe – Tannhauser). Po kështu emri Tole, Tola (jepet në kllapa emri me shkronja arabe – Tannhauser), mund të lexohet edhe Dulla. Nuke e kemi lexuar Dulla por Tole, sepse ai është përdorur vazhdimisht si emër për të krishterët, kurse Dulla është shkurtim i emrit islam Abdullah.
S. Pulaha, Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI, Akademia e Shkencave e RPSSH/ Instituti i Historisë, Tiranë 1984, f. 127.
Historian i përgatitur, polemizues i keq.
Me fal, po si qenka teza fakt? Fakt mund te kete puna e bere per te arritur kete teze, por jo konkluzioni i asaj pune.
Fakti është që ajo tezë është teza kryesore e artikullit, kështu e kuptova unë.
Kështu e kam shkruar edhe unë.
Edhe une ashtu si xhaxhai e kam kuptuar. Mirepo nuk kuptoj argumentin e Tannhauser.Sic shpjegon ne tekst dhe shenimin perkates Xhufi ne kete rast interesohet per alternimin e Lambda me Rho ne rrenjen e fjales tek Αλβανον dhe Αρβάνον (theksi nuk eshte korrekt, nuk e sjell dot) dhe jo per tezen kryesore . Bile referimi i pare eshte nje tjeter autor,Nystazopulos, pastaj Tadin. Nuk e marr vesh c’ka dashur te thote Tannhauser. Qe Xhufi duhet te pranoje qe aberit te jene kroate meqe e thote Tadin??
Po mesa duket , meqe flet me pas edhe per debatin Vranoussi-Ducellier,ankohet qe perse Xhufi nuk diskuton ceshtjen nese αρβανίται jane arber apo kroate. Pas meje s’ka vend per ankese , Xhufi sigurisht duhet te injoroje tezen e Tadinit nese ky pretendon se αρβανίται tek Attaliates jane kroate , ashtu si tezen e Stojkov se jane skoceze , ashtu si tezen e Vranoussi se jane normande.Jo apriori , por se ketyre hipotezave iu ishte dhene pergjigje negative me pare dhe s’ka pse merret me gjera te ditura. Une kam pare pergjigjen e Ducellier per Vranoussi dhe te bind qe keto lloj hipotezash jane kot me kot.
Ducellier thote se “ eshte mitologjike te shikosh tek “allvanoi” e Ataliatit qofte skoceze, qofte normande… (ata) jane shqiptare ; vetem se te pranosh kete gje eshte mjaft e rrezikshme,sepse arsyetimi i tyre ve ne dukje perparimin e arritur nga shqiptaret, gje qe historiania greke, me nje paramendim nacionalist,te cilin ajo kerkon me kot ta fshehe, do te deshironte t’i shikonte sa me vone qe te jete e mundur ne skenen e historise.”
Dhe me tej : ”… duke dashur te mohoje zonja Vranusi, e verbuar nga nje nacionalizem tashme i vjetruar , ben padyshim,ne kundershtim me bindjet e veta, nje mbrojtje te keqe te nje shteti qe ajo pretendon perkundrazi ta ndricoje. Kaq e vertete eshte kjo sa , duke dashur te mbivleresoje elementin racial , krejt te huaj per frymen bizantine,deformohet shume keq pamja. Per ta gjetur kete te vertete nuk mjafton te njohesh greqishten; duhet akoma te depertosh ne nje mentalitet me te cilin greket moderne , me gjithe meritat dhe kapacitetin e tyre, nuk jane as te vetmit dhe ndofta as me kompetentet per te analizuar keto elemente.” ( nga kumtesa e A.Ducellier ne Kuvendin e studimeve ilire,Tirane 1972)
Shpresoj qe Tannhauser te mos e akuzoje edhe ai frengun Dyselje per “nacionalizem shqiptar” ashtu sic ka bere edhe bashkekombesja e tij Hera Vranusi. Nese ne Shqiperi nacionalizmi ka kembet, ne Greqi ka koken, po Tannhauser shikon vetem matane kufijve. Dhe pastaj na jep leksione objektiviteti. Besoj ta kete degjuar thenien shqiptare : balo te hengert tenja, se e ke te keqen brenda….
Meqe jemi ketu dhe Tannhauser permend edhe greket ne Shqiperi (“ E vërteta është se nuk prisja të më gjente grekë në Dropull (as gjetkë), ..” ) dhe duke qene se ai mendon se greket jane ketu qe ne shekullin e 27-te para Krishtit, ja vlen t’i kujtoj se edhe historianin e njohur te Ballkanit, Winnifrith, mund ta fuste ne listen e nacionalisteve shqiptare kur guxon e pohon si me poshte :
Churches provide some evidence here. Information from Ottoman sources and English travellers suggest that at the beginning of the nineteenth century the valley of the Drino was still largely Albanian. The pocket near Himarë and Poliçan may have always been Greek.(SOUTHERN ALBANIA, NORTHERN EPIRUS:Survey of a Disputed Ethnological Boundary,by Tom J. Winnifrith)
Ps- mua nuk duket dhe aq e pershtashme ketu kjo “lufte paragrafesh” por per hir te se vertetes dhe objektivitetit duhet thene e tera jo vetem gjysma qe shkon pas oreksit.
Fatma thote:
Po mesa duket , meqe flet me pas edhe per debatin Vranoussi-Ducellier,ankohet qe perse Xhufi nuk diskuton ceshtjen nese αρβανίται jane arber apo kroate. Pas meje s’ka vend per ankese, Xhufi sigurisht duhet te injoroje tezen e Tadinit nese ky pretendon se αρβανίται tek Attaliates jane kroate , ashtu si tezen e Stojkov se jane skoceze, ashtu si tezen e Vranoussi se jane normande.
Ndoshta kete problem me interpretimin e tekstit te Attaliates-it Xhufi do ta kishte shmangur krejt sikur emrin αρβανίται ta kishte perkthyer “malesore”, apo jo, Fatma?
E di qe nuk e ke keq ti Opus…se , per dreq, edhe Cabej kete mendje ka pasur :
“Me ane tjeter Arberi quhet Malesia labe e Vlores…Banori quhet ARBERESH; ky emer per qytetarin e Vlores , ka nje hie perbuzjeje ,meqe ata MALESORE vine ne treg te qytetit.. etj”
Mirepo me sa duket Xhufi ka ardhur vone,zyra e gjendjes civile ishte mbyllur nderkaq, Historianet e huaj Objektive i kishin perkthyer arberit ne kroate, skoceze, normande,..vetem kongolez kishte mbetur…
Citon sot (18 gusht 2011) te gazeta Shqip, Artan Lame, At Zef Pllumin:
“Ata legjionart qi kryqzuen Krishtin kan ken ilir, se vetëm bij t’shqypes mund të hypin n’kryq birin e Zotit e manej t’i marrin edhe pelerinën për me e nda mes vedit”.
Pastaj vijon vete rrefimin: Kështu fliste kaherë patër Zefi, në një mënyrë që nuk iu merrte vesh asnjëherë se ku i mbaronte fakti historik e ku i fillonte fryma e historisë.
http://www.gazeta-shqip.com/#/opinion/d2211e3bde87feb9249238c80f3d2138.html
Ndoshta sqarimi i Cabejt nuk mjafton. Ai edhe pse e ka zbuluar dyzimin e terminologjise, pra duke na dhene mundesine e perdorimit te unifikuar te terminologjise me etnikonin e shumekerkuar “arber”, serish aftesite tona profesionale prevalojne ngandonjehere, aq sa zanate te caktuara, behen etiketa nacionale. Ndaj edhe ketu cdo perdorim mendoj se eshte objektiv.
Pikerisht. As une s’po e kuptoj argumentin e Tannhauser. C’lidhje paska rrotacizmi (nqs mund ta quajm keshtu) me kunkluzionin aberrant te njerit qe perdor rrotacizmin. Tadin mund te kete germuar shume fakte po konkluzioni i tij nuk eshte i tille. Faktet e perdorura nga Tadin mund te citohen nga Xhufi. Une psh, mesoj shume fakte interesante nga faqja online e Akademise Serbe te Shkencave dhe mund ti perdor po desha. S’me intereson fare c’konkluzion arrijne ata.
fatma:
Edhe une ashtu si xhaxhai e kam kuptuar. Mirepo nuk kuptoj argumentin e Tannhauser.Sic shpjegon ne tekst dhe shenimin perkates Xhufi ne kete rast interesohet per alternimin e Lambda me Rho ne rrenjen e fjales tek Αλβανον dhe Αρβάνον (theksi nuk eshte korrekt, nuk e sjell dot) dhe jo per tezen kryesore . Bile referimi i pare eshte nje tjeter autor,Nystazopulos, pastaj Tadin. Nuk e marr vesh c’ka dashur te thote Tannhauser. Qe Xhufi duhet te pranoje qe aberit te jene kroate meqe e thote Tadin??
Përshëndetje fatma. Argumenti im qëndron në këtë; që studimi i Xhufit i cili përbën edhe kapitullin e parë tek “Dilemat e Arbërit” titullohet “Vëzhgime mbi emrin Arbëri dhe Arbëresh në Mesjetë”. Duke filluar nga kjo, unë si lexues pres nga autori të më informojë në qoftë se ka paqartësi mbi burimet, në qoftë se ka përputhje mendimesh të historianëve (siç vepron në çështje të tjera) etj. Në momentin që e citon Tadin-in, do të thotë se e ka lexuar atë, pra do prisja të thoshte diçka mbi tezën e Tadin-it. Natyrisht nuk them se duhet ta pranojë atë. Por duke e cituar për një gjë elementare duke heshtur për tezën kryesore, e cila lidhet drejtpërdrejt me studimin e vet, më duket sikur të shkruash një libër mbi nazizmin dhe të citosh Mein Kampf-in për të thënë se Gjermania është një shtet në Europë.
fatma:
Po mesa duket , meqe flet me pas edhe per debatin Vranoussi-Ducellier,ankohet qe perse Xhufi nuk diskuton ceshtjen nese αρβανίται jane arber apo kroate. Pas meje s’ka vend per ankese , Xhufi sigurisht duhet te injoroje tezen e Tadinit nese ky pretendon se αρβανίται tek Attaliates jane kroate , ashtu si tezen e Stojkov se jane skoceze , ashtu si tezen e Vranoussi se jane normande.Jo apriori , por se ketyre hipotezave iu ishte dhene pergjigje negative me pare dhe s’ka pse merret me gjera te ditura. Une kam pare pergjigjen e Ducellier per Vranoussi dhe te bind qe keto lloj hipotezash jane kot me kot.
Ke disa paqartësi fatma. Attaleiati ka dy pasazhe ku përmendent termi Αλβανοί (f. 9, Α λ β α ν ο ί και Λατίνοι, όσοι μετά την εσπερίαν Ρώμην τοις Ιταλικοίς πλησιάζουσι μέρεσι, f. 18, εκ της Ιταλικής αρχής μετά των εκείσε συνόντων στρατιωτών Ρωμαίων και Α λ β α ν ώ ν) dhe një ku përmenden Αρβανίται (f. 297, είχε γαρ και Ρωμαίων πολλών στρατιωτικόν, Βουλγάρων τε και Α ρ β α ν ι τ ώ ν). Faqet sipas botimit të Bonnës. I gjithë diskutimi bëhet nga ana e Vranoussit për dy termat e parë, dhe jo për të mohuar ekzstencën e arbërve siç ke dashur të mendosh ti, pasi autorja nuk e vë në diskutim referencën e tretë që kemi të bëjmë me arbërit. Edhe një sy i patrajnuar mund të gjejë diferencat midis dy referencave të para dhe të tretës dhe të mendojë si është e mundur që i njëjti autor të përdorë dy trajta të ndryshme për një popull në dy krahina të ndryshme (dy të parat ndeshen në Itali, e treta në Arbëri) dhe në një hapësirë prej dyzet vjetësh (trajtat e para u referohen vitit 1040 dhe trajta e dytë vitit 1079). Mua argumentimi i Vranoussit (që në kundërshtim me ty, që të gjykoj drejt i kam lexuar që të dy palët, Ducellier – Vranoussi) më është dukur bindës por nuk do zgjatem shumë se nuk është kjo çështja jonë. As mendoj se çështja është zgjidhur definitivisht pasi edhe 25 vjet pas publikimit nga ena e autores greke, Ducellier (më 1996 në një konferencë në Athinë), i është kthyer edhe njëherë debatit (pjesëmarrës në konferencë edhe Xhufi, K. Frashëri, E. Vranoussi etj).
fatma:
Ducellier thote se “ eshte mitologjike te shikosh tek “allvanoi” e Ataliatit qofte skoceze, qofte normande… (ata) jane shqiptare ; vetem se te pranosh kete gje eshte mjaft e rrezikshme,sepse arsyetimi i tyre ve ne dukje perparimin e arritur nga shqiptaret, gje qe historiania greke, me nje paramendim nacionalist,te cilin ajo kerkon me kot ta fshehe, do te deshironte t’i shikonte sa me vone qe te jete e mundur ne skenen e historise.”
Personalisht nuk gjeta ndonjë paragjykim apo paramendim nacionalist në studimin e autores greke por disa mund të mos ma gjejnë mendimin tim objektiv, kështu që le të pranojmë se ishte me të vërtetë nacionaliste. Vonesa që shkaktoi në historinë e Shqipërisë nacionalizmi i znj. Vranoussi është plot 40 vjet. Hata e madhe… Por në atë konferencë që fola më lartë shikoj se zn.j Vranoussi bëri (edhe një) kontribut tjetër për historinë mesjetare të shqiptarëve duke sjellur në dritë dy dokumente të pabotuara për prezencën e arbërve në Peloponez në shek. XV. Le të jenë atëhere kështu të gjithë nacionalistët!
fatma:
Meqe jemi ketu dhe Tannhauser permend edhe greket ne Shqiperi (“ E vërteta është se nuk prisja të më gjente grekë në Dropull (as gjetkë), ..” ) dhe duke qene se ai mendon se greket jane ketu qe ne shekullin e 27-te para Krishtit, ja vlen t’i kujtoj se edhe historianin e njohur te Ballkanit, Winnifrith, mund ta fuste ne listen e nacionalisteve shqiptare kur guxon e pohon si me poshte :
Churches provide some evidence here. Information from Ottoman sources and English travellers suggest that at the beginning of the nineteenth century the valley of the Drino was still largely Albanian. The pocket near Himarë and Poliçan may have always been Greek.(SOUTHERN ALBANIA, NORTHERN EPIRUS:Survey of a Disputed Ethnological Boundary,by Tom J. Winnifrith)
Kujdes me të tilla citime fatma! Më gënjejnë sytë apo shkruan me të vërtetë “The pocket near Himarë and Poliçan may have always been Greek”. Kujdes se të lexojnë edhe kombëtaristë nga ata me lupë në dorë dhe mund të të kalojnë për provokatore. Që të mos i bjeri të fikët ndonjë skraparioti, të sqaroj se flitet për Poliçanin e krahinës së Pogonit në Gjirokastër (krahinë nga jam edhe vetë). Sidoqoftë unë shpresoj që një ditë të botohet arkivi i K. Bozhorit, që siç më kanë thënë i kishte kushtuar vendlindjes (Dropullit) shumë studime por që nuk kishte patur kohë (eufemizëm për kurajo) t’i botonte.
edhe nje shtese:
Tannhauser shkruan :
” Nga një lexim diagonal që i bëra librit nuk gjeta tek autori asnjë mëdyshje për sqarimin e antroponimisë të kadastrave, asnjë shënjë vështirësie në transkribim dhe transliterim, asnjë hezitim. Leximi i kadastrës u kthye në duart e sigurta të Dukës në një lexim të gjendjes civile të epokës moderne”
Ne librin e permendur ” Shekujt osmanë në hapësirën Shqiptare, Uet Press, Tiranë 2009). faqe 268, paragrafi trete,shkruhet :
“..ashtu si shumica e deftereve te tjere osmane te kohes , edhe defteri ne fjale eshte shkruar me shkrimin e tipit ” siyakat”, nje nga tipat me te veshtire te shkrimeve osmane.Shenojme gjithshtu se ne ndonje rast ,kur nuk kemi arritur ta lexojme nje emer apo mbiemer te caktuar,ose kur nuk kemi qene te bindur ne saktesine e leximit, kemi vene nje pikpyetje ose tri pika.”
etj deri ne faqen tjeter.
Nuk eshte kjo e mjaftueshme Tannhauser?
Xha, te falemnderit per pergjigjen e gjate e te detajuar.Nuk mendoj qe edhe une te bej te njejten gje ndonse kam pergjigje per te gjitha.Shpresoj te mos jemi ketu per t’i mesuar njeri tjetrit alfabetin.
Por po ndalem shkurt vetem ne nja dy momente: thoni se historianet shqiptare kane kenduar ne kor( nuk po ndalem ketu) dhe se vazhdojne akoma ne kor duke sjelle per ilustrim hipotezat ilire e trake dhe reagimin ndaj Schmitt-it.
Per te paren :
_se pari keto hipoteza mund te mos provohen kurre matematikisht sic do donim dhe te kishim paqe me ne fund, por sot per sot sic pohon edhe ti ajo ilire eshte me bindese.Nese historianet edhe gjuhetaret shqiptare binden me teper me argumentat e hipotezes ilire, perse do te na duhej ndonje qe te bente sikur preferonte hipotezen trake.Per fasade, per te thene se ka diversitet mendimesh , se jemi si bota “te qyteruar” kur bota vete aderon perhere e me teper ne hipotezen ilire.Kane mbetur akoma ca sllave e ndonje grek , por keta duket se jane te tipit ‘kombetarist’. Nga ana tjeter studjuesit shqiptare duke qene me prane Cabejt veshtire se mund te nxirrnin ndonje “ burre” perballe personalitetit te tij shtypes, por mbi te gjitha perballe argumentave te tij qe s’te lene shteg. As nga bota, pervecse ndonje kritike anesore , nuk ka dale ndonje qe t’i beje balle Cabejt. Kembrixhi, ku per historine e hershme ballkanike komandon filogreku Hammond i referohet Cabejt,vete Oreli e cileson “outstanding”. Te mos zgjatem, Cabej duhej te ishte konsideruar me kohe ‘kryekombetaristi’ , te gjitha pikpamjet per te shkuaren autoktone, qe nanurisin ‘kombetaristet’ tek ai e kane origjinen. Dhe sic thote Balzaku, “kur sulmon qiellin , merr ne shenje vete zotin”.
Por sot gjithashtu, nuk eshte e vertete qe nuk ka nder studjuesit shqiptare qe aderojne ne hipotezen trake : ti vete, me qendrimin midis je nje ze ndryshe, Klosi, meqe e konsideron te afte , eshte me tezen trake , pasues i Weigandit. Me siguri do kete edhe ndonje tjeter , albanologet e rinj duan te afirmohen, megjithese merren me “Gjurmime gjuhesore ne vepren ‘Shkaba ‘ te Kadarese”, sic e ke permendur edhe ti me plot te drejte kohe me pare.
Per te dyten :
_gjithashtu nuk eshte e vertete qe historianet shqiptare ishin ne kor kunder Schmitt-it. Ceka e vleresoi,per te mos folur per Bicokun( qe eshte jo vetem kombetarist por edhe marksist ne Skenderbeun e vet) qe Schmitt-i e implikoi me ca levdata andej nga fundi i librit,Egro diku midis,.Kaq mjafton sa per te prishur korin.Ne te vertete une nuk di ndonje historian tjeter sot pervec Frasherit e Xhufit qe shkruajne e botojne , mesa duket te tjeret ngrohin vezet.
Ate frazen qe supozon se e kisha per historianet kunder Skenderbeut te Schmitt-it, qe mund te te kete peshtjelluar meqe e ke shkeptur nga konteksti paragrafit, po te sqaroj se ia adresoja publikut, ne fakt asaj pjese te publikut intelektual, te cileve u mjaftoi vetem emri i huaj i Schmitt-it, per te zbritur brenda nates nga kali Skenderbeun dhe hipur ne vend te tij Schmitt-in , dora vete.
Per Xhufin :
_detyrohem te perseris qe, per nje publik te paditur ose te anshem , perkthimi i Xhufit eshte nje sakrilegj. Por per ata qe kane lexuar nja dy libra per mesjeten ballkanase , sllav e bujk dhe arber e blektor jane thuajse e njejta gje.Ky barazim vjen bile nga vete kryesllavisti Selishcev, edhe per Schmitt-in nuk eshte e panjohur.
Une nuk e di qe Xhufi te mos e kete permendur dhe arsyetuar zgjedhjen e vet ne perkthim.Nuk e di dhe nuk ngul kembe. Theksoj se edhe per mua eshte gabim nese ai nuk e ka arsyetuar diku perkthimin e bere .Por nuk di qe edhe Klosi te kete verifikuar krejt materialin, ne fakt kete askush nuk e di. Por mund te ishte verifikuar ,te degjohej dhe argumenti i Xhufit nese do te kishte, para se te proklamohej ‘i pafalshem’ dhe ‘i qellimshem’…Per qellime te debatit ketu po e pranoj si aksiome se gabimi i tij ka qene sic vleresohet ne ekstrem. Por duke qene se ‘kali nuk shitet me nje te qorrollisur”, ky argument i gabimit eshte qartesisht i pamjaftueshem per ta proklamuar ‘kombetarist’ ne ate kuptim negativ qe e perdorni,aq me pak per ta bojkotuar, dhe akoma me pak per te bere thirrje populiste per bojkot te pergjithshem. E kam te pamundur te besoj se ,megjithe gabimet e mundshme, vepra e tij eshte teresisht e pavlefshme sic na sugjeron kolegu i porsakthyer Tannhauser. Dhe ky ekstremizem eshte po aq i demshem sa dhe konformizmi, po aq sa edhe ‘kombetarizmi’ gjithmone sipas vleresimit tend. Une do ta pranoja mendimin e kundert nese do te jepeshin argumenta , por keshtu jo. Te kuptohemi , nuk jam aspak kunder objektivitetit ne histori, (dhe profesione te ngjashme), anshmeria e qellimshme eshte e pafalshme, ajo e paqellimte e koregjueshme,jam vetem kunder ekstremizimit.
Tannhauser, pershendetje se pari.Nuk del gje duke kerkuar me qiri ne dore , besome, gjykohet e tera jo ndonje fraze, apo pasaktesi, apo edhe gabim qofte. Kur t’iu kthehemi “kombetaristeve” nderkombetare do te jete rradha jote. Deri atehere shendet !
Fatma, nuk është se e zhvlerësova… as e bëj dot, edhe sikur të doja. Por kur them se më humbi besimi, e them me sinqeritet. Librin e ardhshëm do t’ia blej, por nuk jam i sigurt nëse do t’ia lexoj si të tjerët; ndoshta do ta mbaj në raft për një urgjencë. Gjëra pa rëndësi, se nuk i bëhet kujt vonë e lexoj apo nuk e lexoj unë Xhufin – por vetëm dua të sqaroj atë që thashë më lart. Ne Mesjetën e kemi errësirë, ata që mund të hedhin aty pak dritë për ne janë të paktë, disa të diskredituar tashmë si gënjeshtarë, të tjerë me vullnet të mirë po pa përgatitjen e duhur. Xhufi ishte/është nga të rrallët që mund të na hiqte udhën; por jo me propagandë, jo jo jo me propagandë. Jam i zhgënjyer me të, e ka tepruar – si historian që është – me ekspozimin kombëtarist dhe angazhimin publik populist. Modele të tilla i nxjerr gjithnjë Ballkani dhe nuk janë gjë për t’u krenuar.
Fatma ,mos u lodh kot se eshte kritike ideologjike kjo.
Sa per tezat alternative ndaj vijueshmerise iliro-shqiptare, jane te gjitha te natyres gjuhesore, ne ndryshim nga ajo iliro-shqiptare qe ka argumente te shume shkencave.
Tezat alternative, thyejne hundet menjehere sapo dalin jashte gjuhesise.
Ajo dake, mbahet mbi Karpet, ajo trake mbi beset, vetem se s’ka fare gjurme te zhvendosjes ne Shqiperi.
Ndersa keto qe vene ne dyshim Kulturen e Komanit, jane gallate fare, sepse as kane fare idene se ku,qysh, pse e cilet jane paraardhesit, e ke parasysh dyshimin thjesht per shijen e dyshimit, se si mund te ngrihet nje dyshim ne teze pa pasur asgje ne dore vetem ca tipa e dine.
Format me te habitshme te spekullimit i gjen nder gjuhetare, me lehte bien dakort nje shqiptar me nje kongolez, sesa dy gjuhetare te shkollave te ndryshme.
Gjithe lemshet qe sheh persa i takon origjinave, kane prejardhje nga gjuhesia.
Lere ça flitet per historiane, historianet marrin elementet dhe ngrejne tezen, jane gjuhetaret ata qe bejne teorine mbi bazen e elementeve gjuhesore dhe pastaj te derrmojne me spekullime, duke hedhur poshte çdo element te shkencave te tjera, qe bie ndesh me ‘zbulimin’ gjuhesor.
Historianet perndryshe kane respekt per te gjitha shkencat qe mund t’i ndihmojne.
Nje nga pikepyetjet me te medha eshte origjina e sllaveve, keta praktikisht lindin nga hiçi, s’ka asnje kulture sllave qe nuk mund te quhet balte,nderkaq studiuesit sovjetike u kane hipur mbi qafe gjithe kulturave gjermanike (gote, vandale,ruge) apo sarmate e skithe te Ukrahines,deri edhe karpo-dake e kostoboce te Moldavise, per te gjetur aq te deshirueshmen kulture sllave.
Kjo inekzistence totale nga faqja e dheut, nuk i step aspak gjuhetaret qe te privilegjojne sllavishten, e cila mes meje dhe teje, ka mbi krye nje pikepyetje te stermadhe.
Sllavishtja eshte e vetmja gjuhe te ciles nuk i korrespondon nje popull, nje kulture arkeologjike.
Kjo per nje historian perben problem te madh, kurse per nje guhetar problemi eshte inekzistent, he mo se aty do kene qene, gjej nje cep e vendosi.
Ta kam llafin, qe shikoi me shume skepticizem perfundimet e gjuhetareve kur nuk jane 100 % dakort, ku s’ka vend per spekullim, sepse po u le nje hapesire spekullimi, nga hiçi te ngrene historine alternative.
As mos u tund fare tek çeshtja e vijueshmerise ilire , eshte e vetmja multidisiplinore, niveli i spekullimit eshte afer zeros, te tjerat jane sa per zhurme pluraliste.
“The pocket near Himarë and Poliçan may have always been Greek. Kujdes se të lexojnë edhe kombëtaristë nga ata me lupë në dorë dhe mund të të kalojnë për provokatore.”
Ne fakt ai thote ‘may’ qe ne shqip perkthehet ‘mund/ka gjasa’ dhe ne gjuhen e studiuesit,’ nuk e di mire kete pune, po ben vaki qe’.
Sa per formar ‘albanoi’ dhe ‘arbanitai’, thjesht paraqitet i njejti dyzim mesjetar mes albaneve dhe arbaneve, po qe s’ka ndonje gje per t’u zbuluar, meqe ka qene ‘zakon’ pergjate gjithe historise qe i njejti popull te na paraqitet me bashketingellore e zanore te ndryshuara.
Vetem per suedezet, hasen format, swea, svear,suiones, suitones e nja 5 a 6 te tjera qe nuk me kujtohen ne format e sakta.
Pastaj po i njejti etnonim, ka dhene svev-, shwab-,sved-,svizz-.
Mund te te jap ndonje liste per etnonimet, prandaj keto spekullimet per qejfin e spekullimeve duke shpikur gjithfare gjerash vetem pse i njejti popull ka dy etnonime te peraferta, duhen hedhur menjehere ne kosh te plehrave.
Endonimi ka qene ‘arban-‘, kurse ekzonimet 2 ‘alban-‘ ‘arban-‘, i pari ka ardhur si nje keqdegjim i endonimit ‘arban-‘, qe u korrigjua me daljen e ‘arban-itai dhe arban-enses’.
Ne kete gje, jo pse ky keshtu jo pse kjo keshtu, per mua kemi pune pa bereqet, historia eshte e stermbushur me etnonime te peraferta, prandaj çdo arsyetim i metejshem me duket humbje e stermadhe kohe dhe natyrisht nuk do lexoja asnjelloj teze qe perqendrohet ne kete drejtim, biles edhe studiuesit shqiptare qe ndalojne shume ne kete pike, me duket sikur humbasin kohen kot, kur ka gjera shume me te rendesishme ku mund te ndalen.
Keto jane pikepyetje te kota, sa per sport, hedh nje budalla gurin ne lume, merr ndonje medalje ne Serbi a Greqi dhe oburra ta marrim ne konsiderate.
Po te perdorej brisku i Okamit ashtu si duhet ne kete çeshtje, do kish rruar aq shume lesh serbo-grek sa do binte çmimi i leshit ne burse, aq sa do shkaktonte krize nderkombetare.
Ja edhe një parim tjetër talmudik i historiografisë shqiptare: në trojet ku ka sot shqiptarë, nuk ka pasur kurrë këmbë greku.
Janë të njëjtët historianë që – me të drejtë besoj unë – i gjejnë arbrit mesjetarë në Thesali, në Peloponez, në Atikë; por po t’u thuash se ka pasur grekë qytetarë në Vlorë dhe në Durrës gjatë po asaj kohe, u nisin të dridhurat.
Mirëpo Mesjeta ashtu ka qenë: njerëzit dhe komunitetet nuk ndaheshin me kufij etnikë si sot. Arbrit, grekët, vllehët dhe sllavët jetonin së bashku jo vetëm në Epir dhe në Thesali, siç thotë Xhufi (përsëri me të drejtë), por edhe në Arbëri!
Qytetet bregdetare shqiptare kanë qenë një mish-mash i pabesueshëm etnish: vetëm për Durrësin mund të përmendësh, veç arbërve, edhe italianë, venecianë (si të ndryshëm nga italianët), latinë, raguzanë, hebrenj, grekë, sllavë, qytetarë durrsakë (që e hiqnin shumë lart dhe nuk identifikoheshin ndryshe)…
Mua më duket fare normale që në Shqipëri të Jugut, në hinterland, të ketë pasur edhe grekë edhe sllavë. Grekët i gjen edhe sot e kësaj dite, së bashku me vllehët. Çfarë problemi ka këtu, përveç delirit paranoid të kombëtaristit, që kërkon t’i dezinfektojë të gjitha?
Edhe vetëm me logjikë, sa kohë që gjejmë një prani arbërore masive në trojet e Greqisë së sotme, nuk ka pse të refuzojmë, me kaq frikë sakrale, një prani greke dhe sllave në trojet e Shqipërisë së sotme.
Ky qendrim i shqiptareve eshte ne fakt reaksionar..dmth reaksion ndaj historiografise te fqinjeve qe insiston qe shqiptaret jane lopcare te pacivilizuar (dmth pa qytete).
Besoj se ka ardhur koha te pranojme kete ‘jo-civilizim’ edhe te shikojme me tej (nga deti apo nga toka nuk e di, po me duket se po shikojme nga toka) Qytetet e qyteterimet le t’ja leme atyre krijesave artificiale qe i ndertojne mbi kotecet e pulave me plan 5 vjecar (si Belgradi dhe Sofja moderne). We are nature, they are art(ifice).
Kjo farë mendësie “reaktive” s’ka bërë gjë tjetër, vecse ka prodhuar klounë, sidomos në konferencat ndërkombëtare, ku ballkanikët u kanë ofruar – gratis – pak dëfrim të tjerëve, me përplasjet e tyre.
Disa margaritare të tjera, të peshkuara nga epoka moderne, jo e mesjetës por që kanë të bëjnë me diskutimin tonë.
Shkruan Xhevat Lloshi:
Sot e kemi të lehtë të mënjanojmë disa nga mitet nacionaliste, që e shtzynin kërkimin shkencor në pohime të padrejta. Mirëpo nuk mund të lë pa tërhequr vëmendjen te disa shtrembërime, që nuk mund të pranohen as duke e përligjur ndikimin e nacionalizmit. Si shembull vlejnë të gjitha shkrimet e J. Kastratit dhe të M. Samarës, që kanë të bëjnë me Martin-Linkun, në të cilat tehu kryesor është të hidhet dyshimi se nuk është ai autori, por ndoshta edhe ka përvetësuar punën e shqiptarëve. Paraqitja që kam bërë më sipër vërteton se jo vetëm këto qëndrime janë paragjykime, por edhe se janë përftuar duke mos i studiuar librat e autorëve që përfshihen në këtë diskutim, e nganjëherë duke marrë përkthime të dyshimta e citime pas citimesh.
[…]
J. Kastrati paraqitjen në faqen 642 (Kastrati, 2000) të përmbajtjes së veprës së Likut e ka bërë me gabime nga çdo anë dhe po ashtu kurdoherë është me të meta të mëdha përkthimi i copave përkatëse. Nuk do ta lodh më tej lexuesin duke cituar me referime. Mjafton të shënoj, se ndërsa Liku thotë që përpjesëtimi i latinizmave është më i paktë në shqipen kundrejt gjuhëve të sotme europiane, te Kastrati na del se paska thënë ‘shumë më tepër’.
Më poshtë Lloshi, në rreth dy faqe (ff. 112-113) rendit gabimet e tjera të Kastratit dhe vijon:
Edhe pse citojnë punimet e P. Papahagi-t apo të Th. Capidan-it, të cilët shkruajnë fare qartë për prejardhjen arumune të Kavaljotit dhe të disa autorëve të tjerë të asaj perjudhe, disa profesorë tanët bëjnë të paditurin; përndryshe duhet thënë se këto citime i bëjnë pa lexuar asnjëherë punimet përkatëse, ose nuk kuptojnë as titujt e tyre. Për Kastratin gjuhë të vetën amtare Kavalioti kishte shqipen, domethënë arumanishtja ishte gjuhë e huaj për të. Po përse te këta autorë si gjuhë e parë pas greqishtes del arumanishtja? Ku janë mendimet e Kavaliotit për kulturën kombëtare shqiptare (le të citohet qoftë edhe një fjali e vetme e tij), që ai të quhet një nga figurat më të shquara të kulturës kombëtare shqiptare të së kaluarës?
[…]
M. Samara (1989) e quan Evstratin (Vithkuqarin – shënim nga Tannhauser) përfaqësues të shquar të letërsisë sonë kombëtare. Cilat janë veprat letrare të Evstratit? Ku janë gjetur dëshmitë te Evstrati për “punën si mbledhës i thesarit leksikor e frazeologjik popullor dhe për dëshirën e tij të flaktë për ta ruajtur të gjallë e për ta lëvruar më tej gjuhën amtare”?; ku qenka zbuluar se Evstrati na paska bërë një fjalor, që është mbështetur te Fjalori i F. Bardhit, të cilin as që e kishte parë ndonjëherë me sy?; se qënka “botues” i fjalorit (domethënë ka qenë në Londër!), se na paska zbatuar parimin “për të vlerësuar të gjitha fjalët e shqipes, pavarësisht nga burimi krahinor, si pasuri të përbashkët të gjithë shqipes.”? […] Me keqardhje shoh këtu një mënyrë të punuari antishkencore dhe një mënyrë antishkencore për leximin e një autori.
Nxjerrë nga kapitulli i përgatitur nga Xh. Lloshi “W. M. Leake për shqiptarët dhe gjuhën shqipe” tek libri William Martin-Leake, Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, Bota Shqiptare, Tiranë 2006, ff. 111-115.
Nuk besoj se futet Xhufi ne nje kusi me keta batakcijte qe permend prof Lloshi. Do te mbaja anen tuaj nqs ky artikull blog-u fliste per njerez te tille, por po flasim per Xhufin i cilie eshte nje sere me lart.
Kur botohet nje liber mendohet qe ta blejne njerez te parafinuar. Njeri nga keta te parafinuarit ishte aq i magjepsur nga pallavrat e misionarit protestant Edwin Jacques sa m’u lut ti bleja nje kopje origjinale te librit te tij ne anglisht (gjuhe qe nuk e zoteronte).
Vajti e ja dhuroi me pas muzeut te fshatit te vet. E ti thuash ketij qe ne Shkodren Vendikase paska Arbaneze, sllave e Shkodrane e te tre qenkan te ndryshem nga njeri tjetri do i shkaktonte infarkt. Me mire thuaji profesionin dhe tungjatjeta. Jo per gje, po te lexosh pallavrat e Venedikasve eshte me keq se te lexosh ato te E. Jacques
Qafir, nuk janë batakçinj. Madje nuk janë as historianë tamam.
Miço Samara është leksikograf, ndërsa Jup Kastrati, në thelb, ka qenë bibliograf dhe historian i letërsisë.
Por kjo s’ka shumë rëndësi, në raport me këtë tjetrën, që si njëri si tjetri, ashtu edhe një armatë e madhe dijetarësh të fushave historike-albanologjike, këta janë krijim i atmosferës totalitare në Akademi.
Regjimi e donte historinë në shërbim të pushtetit; kur regjimi totalitar në Shqipëri filloi ta mbulonte mjerimin e vet me gjethen kombëtariste të fikut, këta ishin gati për gjithçka, vetëm e vetëm të mbijetonin.
Askush nuk duhet të ketë as iluzionin më të vogël se, kur vinte puna për historinë, gjithçka ishte në shërbim të ideologjisë dhe të pushtetit.
Çfarë të thuash për një sistem akademik të dijes, brenda të cilit historiani kryesor ishte Enver Hoxha vetë? Dhe ku qëndrimi për çështjet themelore të historisë shqiptare vendosej në Komitetin Qendror të PPSh-së?
Historiografia duhej t’i përmbahej një skeme krejt artificiale, ku shqiptarët (arbrit, ilirët, etj.) ishin proletariati, ndërsa të huajt borgjezia.
Historia e shqiptarëve (arbërve, ilirëve, etj.) duhej të shtjellohej në mënyrë të tillë, që gjithçka të merrte kuptim vetëm e vetëm në atë masë që parathonte Shqipërinë socialiste si vendin e vetëm… etj.
Xhufi u shkollua vërtet në Itali, por pastaj punoi për shumë vjet në këtë mjedis të molepsur. Vepra e tij pa dyshim e vuan mungesën e një tradite historiografike shqiptare të ndershmërisë dhe të paanshmërisë si dhe të një kulti të së vërtetës; ose edhe nga mungesa e një tradite akademike ku dinjiteti i dijetarit të jetë më i rëndësishëm se preokupimet kombëtariste.
”’Ja edhe një parim tjetër talmudik i historiografisë shqiptare: në trojet ku ka sot shqiptarë, nuk ka pasur kurrë këmbë greku.
Janë të njëjtët historianë që – me të drejtë besoj unë – i gjejnë arbrit mesjetarë në Thesali, në Peloponez, në Atikë; por po t’u thuash se ka pasur grekë qytetarë në Vlorë dhe në Durrës gjatë po asaj kohe, u nisin të dridhurat.””
Ne fakt, jane mese te mirenjohura zbritjet arberore ne Greqi dhe gjithnje ne kuptim etnik, mirepo koncepti i ‘grekut’ ti e di fare mire qe nuk ekzistonte ne Bizant pasi quheshin romaioi, keshtu nga burimet bizantine eshte e pamundur te dallohet ndonje grek etnik.
Ne ato perendimore, grek i kundervihej termit latin, i cili etnik nuk eshte por pastertisht fetar, keshtu kur perendimoret flasin per ‘greke’ as qe mund te guxojme dot biles edhe kur renditen krah arberve apo latineve, te flasim per greke ne kuptimin etnik, por me garanci 100% e dime qe kane qene te kishes se Kostandinopojes.
Sllavet kishin kishat e tyre autoqefale, bullgare e serbe (ne shek 13), prandaj edhe dallimi mes sllaveve dhe grekeve ka qene i vazhdueshem ne radhe te pare per arsye fetare, kush i perkiste nje kishe sllave quhej sllav ne domethenien fetare.
Sllav ne konceptimin e asaj kohe ishte shpesh i prodhuar nga pohimi, çdo ballkanik qe nuk ishte grek, ishte sllav.
Nen emrin sllav, serb ose edhe bullgar fshiheshin rendom edhe vllehet, psh perandoria e dyte bullgare na jepet si vllaho-bullgare, ne nje kohe qe gjate perandorise se pare bullgare nuk permendeshin fare vllehet ne Bullgari.
Nje mase e stermadhe vllehesh jane mbajtur per shekuj si sllave ne burimet historike, ashtu sikunder edhe arberit.
Ti thua qe ne qytetet bregdetare ka pasur ‘greke’, ketu s’ka ndonje skandal, Perandoria Bizantine mbeshtetej tej gjuha greke dhe ortodoksia greke, administrata duhet ti kishte te dyja keto kritere, por edhe tregtia kalonte domosdo nga greqishtja, me vone nga venetishtja, prandaj nuk shoh ku eshte tundja e flamurit per nje gje mese normale, sikunder ta zeme ka pasur turq neper qytetet shqiptare, si pasoje e administrates turke, fese islame dhe tregtise per te cilen duhej turqishtja.
Por ‘greke etnike’ nuk eshte togfjalesh i duhur per te karakterizuar pranine greke ne qytetet bregdetare, mund te kene qene edhe arber, por edhe sllave ne sherbim te Bizantit ose armene ose edhe vllehe ne sherbim te Bizantit.
Po njesoj shume nga ata turqit ne qytetet tona, mund te kene qene çfaredo lloj myslymanesh te perandorise turke te cilet domosdo shiheshin si turq, llogarit qe shpesh si turq shiheshin edhe shqiptaret myslymane ne Shqiperi, aq me shume neper qytete.
Prandaj historianet shqiptare, s’kane ndonje faj, pse koncepti i ‘grekut etnik’ nuk ka kurrfare kuptimi mesjetar, ne asnjelloj rrethane ti nuk mund te flasesh me objektivitet per ‘greke etnike’ ne Shqiperine mesjetare.
Pastaj qe te tjeret kane qejf ti japin kuptim etnik konceptit te ‘grekut’ kjo eshte pune qejfi, jo pune shkence.
Dinastia armene ishte ‘greke’ e kaluar ‘grekes’, kush do guxonte te mos i quante greke, mirepo çe do qe ishte armene.
Natyrisht ka gjasa te mira qe edhe percaktimi arber, te lidhet me nevojen pas Skizmes se Madhe, per te dalluar ata qe per shkak te rolit kuzhinete ngelen uniate ose me besnikeri te dyzuar ose edhe te dyfishte.
Sa me shume dobesohej Bizanti qe perkonte me shtimin e ndikimit latin, aq me shume zgjerohej ky percaktim.
Me pak fjale zgjerimi i detyrohet shume rolit katolik/latin ne Shqiperi, ashtu sikunder zgjerimi i percaktimit shqiptar i detyrohet rolit te islamit ne trojet shqiptare.
Ne rastin latin, me normanet, venecianet e pastaj anzhuinet, ndikimi ka qene me shume i rendit politiko-fetar sesa mirefilli fetar, por edhe ne rastin e islamit, ndikimi i tij ka qene me shume politiko-fetar sesa mirefilli fetar.
Historiografia shqiptare per mendimin tim duhet te perpiqet ne kete drejtim, pra te perhapjes se percaktimit arber dhe shqiptar fill pas traumave te natyres fetare, Skizma dhe roli katolik/latin ne rastin e pare, islamizimi ne rastin e dyte. Faktet te çojne drejt ketij kahu.