nga Zampanò
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka dhënë ende verdiktin për Bashkinë e Tiranës, edhe pse lipset një përgjigje sa më e shpejtë për të shmangur ndërlikime të tjera. Pamjet e pasnumërimit të kutisë së fundit, që na tregonin festimet e dy kampeve, me fishekzjarrë e shampanjë, ishin përnjimend të pabesueshme; pamjet e numërimit të tanishëm në KQZ dhe të protestave në vend janë përnjimend të ankthshme.
Shkrimtari Ismail Kadare i dërgoi kandidatit për kryebashkiak të Tiranës Basha një letër të hapur, ku e ftonte të tërhiqet nga gara, për të mundësuar zgjidhjen e krizës postelektorale. Përgjigjja e Bashës nuk vonoi. Kandidati demokrat e falënderon fillimisht shkrimtarin I. Kadare për shqetësimin e shprehur lidhur me të ardhmen europiane të Shqipërisë. Më pas i shpjegon qëndrimin e tij për zgjedhjet vendore të Tiranës. Lulzim Basha mendon se kanë qenë qytetarët e Tiranës ata që me votën e tyre e kanë vendosur se cili do të jetë kryetari i bashkisë.
Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë. Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar. […] Çdo tërheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt anti-demokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.
Nga një anë pra, Basha nuk pranon të tërhiqet nga gara, duke e konsideruar këtë opsion si antidemokratik, nga tjetra ai dënon kërcënimet për dhunë:
Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve.
Më duket se përgjigjja e Bashës nuk lë shteg për keqkuptime. Propozimi i Kadaresë nuk u pranua, natyrisht me mirësjellje e me shpjegimet e rastit. Nga pikëpamja politike, përfshirë edhe atë taktike, ndoshta Bashës nuk i leverdiste të pranonte opsionin Kadare. Por për ta kuptuar këtë duhet të qartësojmë kontekstin.
Le të nisemi nga dy kërkesa madhore për këto zgjedhje: 1. Nevoja për humbës; 2. Nevoja për normalitet.
Humbja me dhjetë vota NUK është humbje. As fitorja me dhjetë vota NUK është fitore. Politika nuk është shkencë ekzakte, ndaj shifrat marrin ndonjëherë kuptim tjetër. Nga pikëpamja e propagandës, tabelat festive me +10, ose sloganet me efekt, mund të jenë të vlefshme, por jo politikisht. Rama, në rast se i konfirmohet bashkia e Tiranës, është fitues, jo fitimtar. Duhet të gëzohet, jo të festojë. Gjithsesi, shija e marrjes me zor, nuk varet vetëm nga numri i paktë i votave, por nga kuptimi kontekstual i tyre. Ky paragraf mund të shkruhet edhe me shifra të tjera (Humbja me 36 vota NUK është humbje…), natyrisht duke zëvendësuar emrin e Ramës me atë të Bashës.
Deri në çastin e -10 votave, Basha mund të rezultonte humbës matematikisht, por nuk dilte keq nga kjo garë. Përveç tonit të qytetëruar që i dha fushatës, duke fluturuar jo më lart se kuota e zgjedhjeve vendore, përveç qëndrimit të matur, duke deklaruar që në fillim se do të pranonte çdo lloj rezultati nga kutitë e votimit, Basha deklaroi se do ta uronte Ramën për fitoren, në rast se do të shpallej i tillë nga KQZ. Xhest modern, na kujtoi fair play-n e vendeve perëndimore. Përshtypja ishte (është?) sikur Basha dinte të humbiste.
Deri në çastin e +10 votave, Rama mund të ishte fitues matematikisht, por nuk doli mirë nga kjo garë. Përveç tonit politik të përgjithshëm që i dha fushatës, përveç faktit se ishte kryetar i PS-së, Rama kurrë nuk deklaroi se do t’i pranonte rezultatet e zgjedhjeve, madje deklaroi shumë shpejt fitoren e vet. Militantët ia lexuan këtë mungesë besimi si largpamje, kundërshtarët ia interpretuan si valvul në rast humbjeje. Dashamirësit ia justifikuan me frikën e manipulimeve, të tjerët panë tek heshtja pretekstin për të akuzuar partinë në pushtet si manovër për të mbajtur partinë e vet. Fakti është se PS-ja, deri në momentin e +10, nuk dha prova për ndonjë manipulim të mundshëm, ndërkohë që ndërkombëtarët firmosën përfundimisht rregullsinë e zgjedhjeve vendore të këtij viti. Përshtypja ishte se Rama nuk dinte të humbiste.
Në qoftë se Rama do ta kishte marrë me +10, në rastin më të mirë do të ishte kryetar i cunguar, i votëbesuar me rezerva, i deleguar me pahir. Vota që mori ishte kryesisht politike, jo për administrimin e qytetit vitet e fundit, për të mos përmendur shifrën qesharake të diferencës, po të kemi parasysh numrin e madh të votuesve të kryeqytetit.
Ndoshta kuadri ligjor thotë të kundërtën, por po t’i ishte dhënë bashkia Ramës me +10, e më pas të kishin vazhduar numërimet në favor të Bashës, fitorja e Ramës do të rezultonte edhe më e zbehtë seç ishte. Fitore me shije humbjeje, për të parin; humbje me shije fitoreje për të dytin. Shumëkush mund të thotë se Rama do ta akuzonte sërish KQZ-në për manipulime, por kjo do të bëhej edhe më e pabesueshme, edhe pse tashmë mosbesimi tek institucionet në Shqipëri përbën prej kohësh një konstante.
Nuk duhet harruar se me pak vota më shumë nuk mund të kërkohen zgjidhje politike, ose mund të kërkohen, por thjesht si ritual politik. Alibia e votës së përgjithshme ra së bashku me plebishitin kundër qeverisë aktuale. Nga ana tjetër nuk duhet harruar faktori “këshilli bashkiak”: në disa bashki e ka marrë PS-ja kryetarin, por këshillin e ka PD-ja, çka kërkon interpretim më të nyjëtuar të zgjedhjeve, por edhe mundësinë ndryshe të ushtrimit të pushtetit.
Problemi aktual është se Rama ka mbetur pa rrugëdalje. Normalisht, kundërshtarit i duhet lënë një shteg, sado i ngushtë, për të dalë nga situata. Rama nuk mund të mos kandidonte sërish për Tiranën e nuk mund të mos ta fitonte atë. Humbja e bashkisë mund të provokonte fundin e tij politik, meqë në parti ka mjaft kundërshtarë e meqë tek bashkia ai ka gjeneratorin e vërtetë të pushtetit. Fakti që Rama nuk ulet në parlament, vetëm sa e rëndon situatën, sepse e nxjerr liderin e PS ashtu siç është: pa asnjë parashutë në rast rënieje. Kjo gjendje mund t’i faturohet edhe Ramës personalisht, por situata të tilla nuk krijohen me një kontribut të vetëm, e gjithsesi PD-ja duhet ta ketë parasysh.
Nuk është e vështirë të përfytyrohet se bashkia e Tiranës i duhet Ramës edhe për një gjysmë-mandati, sepse pas dy vjetësh do të ketë zgjedhje parlamentare të sigurta. Edi Rama NUK mund të rrijë më jashtë kuvendit e ta drejtojë partinë nga karrigia e kryebashkiakut. Edhe sikur kjo të mos ishte e vërtetë, kandili i konsensusit elektoral po i shuhet Ramës në Tiranë, sepse erozioni i votave arriti deri në pikën ku jemi sot: t’i numërojmë votat si karamele.
Mirëpo tani situata duket edhe më e ndërlikuar, sepse momenti i artë iku. Të dy partitë janë futur tashmë në një cul de sac. Basha nuk mund t’ia japë në këtë moment Ramës, sepse do të dilte i dobët përballë opinionit publik. Ndoshta po pret një çast më të volitshëm, kur ta ketë sfilitur edhe më shumë kundërshtarin. Megjithatë, në rast dorëzimi, cilat do të ishin komentet? “Na e dhanë nga frika”, “I kapëm mat”… do të ngazëlleheshin kundërshtarët “fitimtarë”. Nga ana tjetër, edhe fitorja e Bashës në minutën e 91-të nuk i bind tifozët, jo sepse nuk bëri gol, por sepse e bëri jashtë kohës së caktuar, paçka se arbitri mund ta lejojë, paçka se rregullorja mund ta parashikojë. Bashkia mund t’i takojë Bashës sipas votave, mund ta meritojë juridikisht, por atij nuk ia leverdisë ta marrë, jo vetëm për arsyet që ia nënvizoi Kadareja, por edhe për të ardhmen e tij si politikan. Herën tjetër Basha e ka të sigurt fitoren në Tiranë.
Gjithsesi, problemi i vërtetë nuk qëndron në këto zgjedhje, por në platformën mbi të cilën zgjedhjet u vendosën. Kriza e tanishme nuk mund të konsiderohet politike, sepse rrënjët e saj kanë kapur tashmë kulturën, ose e kundërta; çka na bën të shqetësohemi edhe më shumë.
“Herën tjetër Basha e ka të sigurt fitoren në Tiranë”
!!!
“Më mirë një vezë sot se një pulë mot”, tha (Basha).
Basha e ktheu pllaken e tonit qytetar dhe humbes-opsional te fushates qe diten qe i beri thirrje KQZ te numeroje votat ne kutite e gabuara. Retorika ramiste per te numeruar dhe rinumeruar cdo vote nuk legjitimohet dot kur kjo behet (apo kerkohet) ne vakuum ligjor, aq me pak vetem kur shikohet qe s’del hesapi me kutite e fundit.
E kjo qe nje shenje qe Basha s’leshon pe ne kete pike, te pakten jo para se te shpallet fitues, po dhe ne rast te tille postfitonjesi s’besoj se do leshonte me shume me pertej kerkimit te perseritjes se zgjedhjeve, nese.
Nga ana tjeter eshte shume ti kerkosh nje kandidati te terhiqet per te mirat e vendit kur rezultati eshte kaq i ngushte. Shume ne kuptimin qe kerkohet sakrifice personale ne te miren e supozuar te vendit, dhe per kete nuk shquhen aspak politikanet tane.
Nejse, sa kohe zgjdhjet te administrohen nga partite dhe militantet e tyre keto probleme do egzistojne tek ne, nje vit nje gje nje vit nje gje tjeter, e kshu me radhe, dhe kete s’e permendi as Basha ne fushaten e vet te qyteteruar me fokuse per probleme dhe zgjidhje konkrete, e aq me pak tani qe ai pret rezultatin e KQZ-se e cila rinumeron jo ne baze te nje ligji po ne baze te nje maxhorance qe i jep partishmeria asaj, dmth fakti qe partia e Bashes eshte ne pushtet.
Sa per Ramen, ai ka vite qe e ka bere te qarte se i ka thene ik pirdhu cdo racionaliteti apo grami te mbetur integriteti, as minimalin qe duhet te kete nje politikan qofte i vendit me te humbur te botes, kshu qe s’ja vlen as te diskutohet nese do bente nodnje sakrifice personale Rama per hir te vendit, ndaj besoj se dhe Kadareja qellimisht e ka lene jashte letres, me justifikimin se ai eshte kryetari i opozites ndaj s’po i drejtohet edhe atij.
Per tu kthyer tek letra e Kadarese, pertej xhestit qe do tregonte doreheqja ne keto momente, eshte e diskutueshme se sa/si kjo do i sherbente pozitivisht doreheqja ne kete pike demokracise shqiptare apo konsolidimit te shtetit ligjor shqiptar, e ne kete kuader lexohet me kenaqsi analiza qe ben autori ne kete artikull.
Ketu me duket se eshte populluar vendi deng me ramiste qe per t’i siguruar Rames karrigen e kryetarit te bashkise, qe eshte fuqia e Rames, here kercenojne me vrasje e rebelime zyrtaret e shtetit e here i luten Bashes ne menyre mjaft te peshtire qe te dale nga gara e te ja jape dhurate ne tavoline bashkine Rames, se keshtu eshte pasha, se keshtu eshte mbret, more se keshtu eshte dhe moda. Askush nuk pyet se pse duhet te terhiqet Basha nese eshte fitues? A kemi sistem demokratik ku qeveris shumica apo sistem ku qeveris llumi i rruges? Pushteti kalon permes zgjedhjeve te lira ku flet sovrani apo kalon permes shantazhit te rruges? Nuk ka zgjidhje tjeter pervecse ketyre dy rrugeve dhe nese zgjidhet e dyta, llumi i rruges, turma, shantazhi, atehere ne Shqiperi merr fund procesi i mbajtjes se zgjedhjeve.
Basha eshte fitues ne Tirane (eshte mbyllur numerimi nderkohe nga KQZ). Neser del rezultai perfundimtar, ku jane futur edhe votat e kontestuara nga grupet e numerimit por te rregullta ne baze te ligjit dhe meqe vendimmarrja ne KQZ nuk do te jete ne numrin e anetareve qe kerkon ligji atehere ceshtja kalon ne Kolegjin Zgjedhor. Ata qe shqetesohen gjoja per Shqiperine dhe i kerkojne Bashes te terhiqet, t’i kerkojne Rames thjesht te respektoje ligjin e Kushtetuten, e te ndjeke rrugen institucionale. Tek e fundit nuk eshte se Rama ka zgjidhje tjeter se nuk mund te beje rebelime ne nje vend anetar te Natos, ku nuk ekziston asnje kusht per rebelim (do te braktisej edhe nga pjesa me e madhe e socialisteve) dhe qe sot Shqiperia ka kapacitetet njerezore e logjistike per te shtypur me forcen e ligjit cdo lloj veprimi antikushtetues. Paralajmerimet e nevojshme ja dhane Rames Departamenti i Shtetit nga larg dhe trojka e ambasadoreve nga afer. Qe nga ajo dite nuk ka perplasje te deputeteve dhe militanteve te Rames me policine para KQZ.
Rama ishte gati te humbiste cdo bashki e komune pervec Tiranes. Kjo bashki eshte qumshti i zanave per Ramen. Me kete bashki mban partine, mban mediat, mban klientelen e biznesit te ndertimit, mban edhe protestat etj. Nese Basha konfirmohet ne te gjitha hallkat e procesit dhe Rama humbet bashkine, dite te veshtira do te vijne per te. Populli i Tiranes ndeshkoi rende Ramen dhe per kete duhet falenderuar.
Per te ju rikthyer edhe njehere terheqjes a doreheqjes se Bashes nga gara kjo nuk ka asnje logjike politike (s’po flasim per demokracine a ligjin). Te flakesh perkrahjen dhe besimin e njerezve, do te thote qe ti nuk e meriton ate.
””Per te ju rikthyer edhe njehere terheqjes a doreheqjes se Bashes nga gara kjo nuk ka asnje logjike politike (s’po flasim per demokracine a ligjin). Te flakesh perkrahjen dhe besimin e njerezve, do te thote qe ti nuk e meriton ate.””
E o MB, pa pike logjike politike eshte sidomos kur i drejtohet atij Sales tend qe per te marre edhe njehere pushtetin ça s’ka shitur, biles se pari interesat kombetare, pikerisht ato ne emer te se ciles Kadareja i kerkon terheqjen (apo Geri Kokalarit qe thote futini koqen e plumbit e hajt shendet).
Na rifreskoje pak logjiken politike te Sales kur ishte ne opozite, (kjo po qe eshte logjike politike apo jo ?):
“E kam akuzuar kot Gejxhin ne ’94”
“Nuk e fsheh dhe dua ta rikonfirmoj qendrimin tim ndaj pakicave. Eshte nje qendrim qe e gjykoj se ka te beje me thelbin e moralit te shumices dhe te anetareve te saj. Kam qene dhe mbetem ne politike dhe si qytetar, i bindur se kam bere te pamunduren qe te respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi”
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ndryshon qendrim ndaj akuzave 10 vjecare qe ai ka leshuar per perfaqesuesin e lobit grek ne Amerike, Nikolas Gage. Ne konferecen e djeshme per shtyp, Berisha nuk perseriti akuzen me te forte qe i drejtoi publicistit Nikolas Gage ne vitin 1994. Ne kete vit, Berisha e kishte shpallur greko-amerikanin person “non-grata”, sepse sipas akuzave te atehershme, Gage, kishte financuar nje organizate terroriste greke per vrasjen e kater ushtareve shqiptare ne fshatin Peshkopi te Gjirokastres. Ne vitin 1994 u tha se pas incidentit qe ndodhi ne Peshkopi, fshihej nje grup qe financohej nga Nikolas Gage.
“Per hir te se vertetes, ceshtja eshte pak me ndryshe. Mirepo, kur je i vendosur te shohesh perpara, nuk ia vlen shume qe te rremosh. Ndersa gjykoj se asgje, asnje cope toke e planetit, nuk ka ndryshuar me shume se Ballkani. Dhe per hir te se vertetes, ky ndryshim, me i madh se tek te gjithe te tjeret ne Ballkan, eshte tek shqiptaret”, tha dje Berisha ne lidhj me akuzat e hedhura 8 vite me pare. Duke shfrytezuar urimet per festen e Bajramit te Madh, Berisha dje u perpoq te zbardhte edhe nje pjese te bisedes qe ai kishte zhvilluar dy dite me pare me perfaqesuesin e lobit grek ne Amerike, Nikolas Gage. E vetmja siguri, qe Berisha dha rreth objektit te takimit ishte mbeshtetja qe lideri demokrat i ka ofruar greko-amerianit, Gage per minoritetin grek ne Shqiperi. Kryetari i opozites, Sali Berisha theksoi se PD eshte ne mbeshtetje te respektimit te te drejtave te pakicave ne Shqiperi. “Takimi qe une bera me Ambasadorin Jeffrey dhe publicistin, shkrimtarin Nikolas Gage, u perqendrua teresisht pothuajse ne respektivat e integrimeve ballkanike dhe europiane. Nga ana tjeter nuk e fsheh dhe dua ta rikonfirmoj qendrimin tim ndaj pakicave. Eshte nje qendrim qe e gjykoj se ka te beje me thelbin e moralit te shumices dhe te anetareve te saj. Kam qene dhe mbetem ne politike dhe si qytetar, i bindur se kam bere te pamunduren qe te respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi”, tha Berisha.
Dy dite me pare ne nje takim teper te rezervuar, kryetari i demokrateve priti ne zyren e tij, publicistin e njohur Nikolas Gage dhe ambasadorin amerikan ne Shqiperi, James Jefrey. Gage eshte takuar me Berishen pas 10 vitesh armiqesie reciproke.
p.s po pate kohe lexoji gjithe artikujt e gazetave te asokohe qe jane sjelle ne http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=9165, qe te rifreskosh pak trute.
Pertej Bashes apo Rames rivelacioni ose me mire te themi dezhavyja me e madhe per mua eshte se si ndryshohet interpretimi i ligjit e sa qesharake behen institucionet (ne rastin ne fjale KQZ-ja) per te legjitimuar padronet e tyre politike. Pra vertetojne per te disaten here se vetem institucione nuk jane dhe thellojne akoma me shume krizen e besimit qytetar tek to. Kesaj here po e njejta trupe e KQZ-se kalojne brenda dites ne nje zone mjaft mjaft te erret ligjore per te bere ate qe ne emer te ligjit nuk e bene per dy vjet per opoziten, hapjen e kutive. Nuk e di a ju kujtohet por KQZ-ja (ahem.. kryeministri) thoshte ishte ligji qe e ndalonte ti hapte kutite. Kesaj here ligjin e ndryshoi brenda dites dhe pronto fare. Ajo cfare per mua eshte qesharake per qytetaret qe jetojne brenda Shqiperise duhet te jete tragjedi.
Rama per mua u dogj qe kur zgjodhi te rikandidoje me ate fare derexheje si e ka katandisur Tiranen. Basha sapo e dogji veten duke refuzuar nje terheqje gjeniale. Por le ti kalojme te dy skenaret ne site nga ana strategjike:
1) Basha nuk terhiqet, del fitues me nje manipulim ligjor njeditor me 30 e kusur vota. Basha merr nje mandat te kontestuar ne dore, do ti vihet ne pikepyetje legjitimiteti ore e minut dhe e rikonfirmon veten si vasal i Berishes qe largon perfundimisht nje pjese jo te vogel te elektoratit te moderuar. Nga ana tjeter ai legjitimon dhe forcon Edi Ramen ne krye te socialisteve deri ne zgjedhjet e reja si lider te padiskutueshem nga shume i diskutueshem qe ishte, thellon bindjen se PD (ahem.. Berisha) nuk mund te zhvilloje zgjedhje te drejta brenda elektoratit te moderuar dhe thellon ne menyre te konsiderueshme mosbesimin tek institucionet shqiptare. Keta te lekundur do te jene deciziv tek zgjedhjet e pergjithshme mbas dy viteve qe pd mbas ketij teatri te shemtuar do ti humbe (gjithnje nese nuk ben manipulime te llahtarshme por kjo nuk perjashtohet dot me). E thene shkurt Basha humb.
2) Basha terhiqet, se pari ai e konfirmon veten si personalitet i shkeputur nga Berisha dhe si i vetmi personazh tek PD me kapacitet per lider te mirefillte, fiton mjaft elektorat te moderuar, humb nje pjese te militanteve behet me nje levizje politikani me i besueshem ne Shqiperi dhe kandidati me i forte i PD per kryeminister me 2013, nga shume i kontestuar per shume aresye (rruga durres morine, vrasjet ne kohen kur ishte minister i brendshem). Nga ana tjeter Rama merr nje fitore shume te kontestuar me 10 vota qe do ti haje koken brenda partise se tij, kontestimet brenda e jashtepartiake shtohen e socialistet do te dobesohen. Socialistet nuk kane zgjedhje tjeter pervecse ta mbajne Ramen (nuk mund te prodhojne lider tjeter brenda 2 vitesh) dhe normalisht qe do te humbin ne 2013 duke dale me nje yll te perenduar prej kohesh.
E verteta eshte qe liderat tane nuk kane shkelqyer ndonjehere ne llogari logjike (e si ndryshe me nje piktor dhe nje doktor qe notojne ne ujrat e irracinales prej dekadash). Por e hidhur eshte qe ne fakt mund te kene mesuar ti bejne pak llogarite ne tere keto vite por jane futur aq keqas ne interesa me oligarket sa edhe sikur te duan ti bejne llogarite ne rregull nuk kane zgjedhje tjeter pervecse ti binden diktatit te pasunareve. Refuzimi i Bashes per tu terhequr eshte se fundmi simptome se ne Shqiperi nuk mund te kete zgjedhje mes dy partive qe perfaqsojne ne thelb te njejten kaste oligarkesh. Nen kete aspekt duhet lexuar dhe rezultati konfuz i ketyre zgjedhjve ne plan kombetar ku kryetarin e merr njera parti dhe keshillet tjetra.
Një skenar delikat por i gjasshëm, sipas meje, do të ishte ky: KQZ-ja shpall Bashën fitues, por Rama refuzon të dorëzojë çelësat e Bashkisë, duke u barrikaduar atje.
Cote d’Ivore: Gbagbo Kush eshte Sarkozy ne kete mes?
Shqiptaret po ndjekin “duke mbajtur frymen” c’ka po ndodh ne kryeqytetin shqiptar. Eshte nje situate si e sjelle nga Zoti.
Doni ju me teper se kaq? Sigurisht qe ne kete situate ku shqiptaret po mbahen peng, duhet dicka qe ta mbaje gjendjen edhe per ca kohe pezull.
Ne ekuacionin per zgjidhje, u shtua edhe nje faktor i ri, letra e Kadarese. Na duhej edhe kjo, per te shumefishuar spekullimet tona e per te kaluar edhe ca muaj e vite te tjera per te komentuar nderhyrjen e zotit Kadare.
Zhvillimet me duket se e parathone zgjidhjen. Basha do te shpallet fitues. Rama do te mbaje edhe per ca dite celsat e bashkise, sic edhe thote xhaxhai. Ndoshta do te barrikadohet per ca kohe ne bashki, sic edhe pritet prej tij.
Ne nuk do te kemi rastin te ringjallim nje Ismail Qemali.
Situata pas disa ditesh te tensionuara e demonstrimesh alla-brace do te qetesohet. Njerezit do te qeshin e do te qajne, e Tirana do te kete nje dite nje kryetar te ri. Nuk do te kete djegje te Shqiperise, e as kthim mbrapa…
Ne do te vazhdojme te komentojme keto momente qe po kalojme.
T’iu them arritjen me te madhe te ketyre diteve? Te gjithe u emancipuam ne doza te ndryshme; kjo eshte gjeja me e rendesishme. 🙂
Dy fjale rreth letrese se Kadarese:
Kadareja perdor si argument, arsye, se perse i drejtohet Bashes, faktin se Partia nen flamurin e te ciles Basha u votua eshte ne pushtet.
Ky argument ka shume te cara, por eshte nderkohe edhe nje tregues qe Kadareja injoron(ose hiqet sikur nuk eshte ne dijene te…) faktin qe Bashkia e Tiranes eshte nje lloj pushteti paralel i pushtetit qendror.
Tirana jo vetem eshte kryeqytet i Shqiperise nominalisht, por eshte burimi i pushtetit te vertete te Rames, qe i ben sehir kryeministrit duke e perqeshur; eshte njelloj si nje ndarje pushtetesh, ku njerin e ka Berisha, e tjetrin e kontrollon Rama. Prandaj Shqiperia ka perjetuar dy pushtete gjithe keto vite. Keshtu qe nese Kadareja do ta perdorte argumentin e pushtetit duhet te thoshte me mire te ruajme kete ekuiliber dy pushtetesh…
Arsyeja tjeter duke e perafruar nje xhest te mundeshem te Bashes per doreheqje, me xhestin e Ismail Qemalit, kjo tregon se Ismail Kadareja, nuk e njeh mire historine, ku doreheqja e Ismail Qemalit kishte ne sfond nje histori te vjeter te marredhenieve te varesise me fuqite e kohes sic ishte Anglia e Franca, ndervaresi qe humbet ne erresiren e kohes e ngre shume pikpyetje. Ismail Qemali i detyrohej shume Anglise e Frances, qe e kishin ndihmuar t’i shpetonte nje zhdukje fizike te sigurte nga Abdyl Hamidi kur Qemali komplotonte permbysjen e tij ne fillimet e 900-ndes.
Po sa bukur e therasin ketu disa nga ju rendin kushtetues, shtetin ligjor, KQZ-ne dhe Kolegjin Zgjedhor. Aferim.
Jo se nuk ju ka shkuar nder por mire eshte qe t’ja u kujtoj edhe une njehere.
Mendoni per nje moment sikur ti ishin vrare kater vete Saliut ne 21 Janar dhe ato 10 vota qe per te gjithe ne, cilitdo ti kishin shkuar ishin sa per 1000, ti kishte mare Saliu a mund te behej fjale me per institucionet qe permenda me siper?
Njerez permenduni. Behet fjale per te keqen me te madhe qe na vjen si litar rrotull qafes qysh prej 20 vjetesh.
Show Your Chest To Your Enemy And The Tempest.
”’Mendoni per nje moment sikur ti ishin vrare kater vete Saliut ne 21 Janar dhe ato 10 vota qe per te gjithe ne, cilitdo ti kishin shkuar ishin sa per 1000, ti kishte mare Saliu a mund te behej fjale me per institucionet qe permenda me siper?”’
Sala i ka 100 a 200 bashibozuke, kurse Rama s’ka asnje, kjo ben diferencen.
Bashibozuku eshte force paramilitare, ndryshe quhej Delibash dhe ky ekziston si mbiemer ne Shqiperi.
Ne Ballkan forcat paramilitare (ose bashibozuket), perbehen gjithnje nga ultranacionaliste, me famekeqet jane çetniket serbe, po edhe ne Shqiperine e luftes se dyte boterore e ne Kosove, bashibozuket ose forcat paramilitare ishin ultranacionaliste.
Nderkaq bashibozuket e Sales, qe jane edhe kyçi i suksesit te tij , perbehen nga cuba malcie dhe hajdute gjithfaresh, po baza e forte jane nja 2-3 duzina cuba malcie.
Tani Rama s’ka asnje kokerr bashibozuku, po nuk ka as zonat e Jugut ku ka mundesi te mbledhe bashibozuke dmth Laberine dhe Skraparin.
Kete Sala e di, prandaj ben ça i do trapi, Sala kujdeset vetem per mbeshtetjen nderkombetare, pasi nderkaq protesta popullore qe te rrezoje me dhune dike ka nevoje per bashibozuke (shiko rolin e tyre ne 14 shtator 1998).
Per nga vete natyra e bashibozukut ballkanas, edhe ne Shqiperi vetem nje force nacionaliste, mund te mblidhte rreth vetes ultranacionaliste te krisur, si krah i armatosur, pra mund ti bente presion popullor real.
Ne Greqi bashibozuket ultranacionaliste kane pasur organizate terroriste, kurse ne Serbi, asnje politikani s’ja mban bytha ta kruaje me çetniket, se i fluturon koka ( çetniket serbe kane origjine te vjeter, qysh me krijimin e shtetit serb).
Ne Shqiperi, Rama mund te mbledhe 200 000 vete dhe Sala nuk e rruan, nderkaq do mjaftonte nje proteste e thirrur nga grupime nacionaliste, mjaft te jene 2 000 veta dhe Sales fillon ti kruhet bytha.
I kruhet bytha se s’mund te shtjere dot mbi njerez qe mbajne flamurin (shiko propaganden dhe medaljen qe i dha gardistit te 21 Janarit) dhe sepse mes atyre 2 000 vetave do kishte njefare perqindje bashibozukesh potenciale, te cilet me mire mos i nga.
Rama e ka te kote qe tregon muskujt, i mungojne bashibozuket dhe Vlora dhe pa keto Rama s’ka pike fuqie.
Ti nuk mund te ndryshosh me dhune a me presion asgje, po nuk pate forca deterrent.
Ne bejme gjasme sikur nuk e dime qe forca e brendshme e Sales jane ata 100-200 bashibozuket, fusim kot policine, forcat speciale, garden.
Te gjitha keto ja mbathin vrapit sa te kercase ne ajer dymbedhjetepikeshtateshi dhe rreth Sales ngelet grupi i bashibozukeve, edhe ky i reduktuar.
Kjo pra perfaqeson forcen deterrente te Sales kur flet per shkuljen e dhembeve me darat e ligjit.
Tani sa te çosh njerez te paarmatosur para bashibozukeve duke bere thirrje lufte, me mire jep doreheqjen nga Partia dhe ler ndonje figure tjeter, qe te marre mbeshtetjen nderkombetare e ate greke, si beri Sala ne kohen e opozites (takimi me Gejxhin) e te formoje ndonje grup bashibozukesh se me kokepalare nuk ben dot kercenime e as presion.
Gjej pra ca ganstere, cuba, hajdute e formo grupin paramilitar, si i kishte Nanoja ne 97, qe i ruanin bythen ngado qe shkonte.
Nuk i luaj asnje presje komentit tend Hyllin. Te gjitha keto qe thua ti jane krejtesisht te verteta. Nuk mund te them me siguri te plote sa sa dore kane te huajt ne katrahuren e rradhes, por them me siguri qe kane shume me pak se ne 97-en. Gjithshka po ndodh ne kete moment, eshte e gjitha gjelle e shtepise tone dhe persa kohe punet jane shume te dukshme, perse rremon dhe perpiqesh te shpjegosh gjera te nderlikuara me greker, serbe dhe agjentura nderkombetare.
Perseri dua qe te diskutohet se cdo te ndodhte ne rast se do ti ishin vrare 4 vete Saliut dhe do te kishte fituar qofte edhe me 2 vota me shume ne 8 Maj?
Problemi i vertete me shqiptaret nuk eshte me elektoratin e PS-se por me te verberit dhe te shiturit qe i shkojne pas qerres se Saliut qe i ka ngecur ne lluce.
Sidoqofte, ashtu si e kam thene edhe ne nje post-in tim muaj me pare, ketu ne PTF, clirimi do te vije nga Vlora nese nuk do te kete nje kompromis/zgjidhje te pranushme nga te dy palet.
Show Your Chest To Enemy And Tempest.
Bashibozuk eshte versioni i Sanco Pances si force paramilitare. D.m.th po nuk i premtove placke nuk te vjen nga mbrapa sikur te plasesh. Qe ketej edhe leximi i bindjeve ideore te bashibozukeve mund te jete cfaredo mjafton qe te kete ndonje placke qe mund te jete pule fushe, jorgan akllaz, senduk bosh apo edhe ndonje vic pasterma.
Kujtim te ishte vetem produkti yne do kishim filluar luften me kohe, po perderisa s’ka plasur ende do te thote qe ka faktore te tjere per tu marre parasysh.
theollogos, ky eshte imazhi i bashibozukut turk, i cili per hir te se vertetes nuk dallonte shume nga kozaku rus, po pastaj propaganda e enverit beri punen e vet.
Natyrisht kohet kane evoluar edhe per bashibozukun, ai ultranacionalist pergjithesisht eshte i bindur ideologjikisht po nuk ja perton plaçkes, perndryshe nuk do ishte bashibozuk po do hynte tek forcat e rregullta.
Bashibozuku i Sales vesh rrobat e rregullta gjate qeverisjes (garde ose polici- jo ushtri se s’ka plaçke), pastaj ato civile gjate opozites.
Si lloj, bashibozuku tipik eshte midis mercenarit dhe cubit, pra edhe te vret per para edhe te grabit.
Keta te modelit turk, delibashet e Sales i ka pasur edhe Zogu, me ata mori pushtetin, por edhe Nanoja ne 97 e krijoi garden e vet te bashibozukeve.
Nanoja pastaj i largoi, u la çik dore te lire ne Shqiperi, ca u bene me leke ca u vrane, ca i zuri vet Nanoja, ca ja la Sales ne 2005.
U shqye Sala, bandat ketej, banditet andej, ai kishte hallin te eliminonte forcat deterrente te Nanos, se bashibozuku me perkufizim kthehet prape kur e kerkon i Madhi.
Tani bashibozuke ka vetem Sala, ka rene rehat, nuk di ne i ka krijuar Meta delibashet e vet, po sot per sot Sala eshte kryebanditi i vendit, ne kuptimin qe ka banden me te madhe te armatosur.
Rama çoç u lidh me Tom Dosh e Paulin Sterkaj, mbase mos krijonte ndonje force bashibozukesh, Sala u shqye pas 21 Janarit duke akuzuar per banda paraushtarake, ia kishte friken me verte gomari, nuk bente kastile.
Si duket s’ka pase gje dhe shpiku stilolapsin-pistolete, çadrat automatike, e ktheu ne karagjozllek, po aty ishte i lehtesuar, kur pa se s’kishte gje, tani tha leshte me marrin mua keta, kryebanditi i vendit jam vete une tha.
Mbase keni te drejte zoteri; thjesht sepse me shkoi nder mend qe ai lloj individi qe ju permendni mund te perfshihet te kategoria e Koshadheve.
Nga arkivat e KQZ ka dalë edhe udhëzimi që Ristani u ka dërguar numëruesve, për një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit. Votat do numëroheshin kështu: dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, fant, qupë, derr, as. Nqs. votat janë më shumë se as, do numërohen: as karro, spathi, kupë, maç, etj.
Sali Berisha ka arritur deri në atë pikë të degjojnë këshilla, rakordojnë marëveshje, marrin takime të fshehta dhe jo të fshehta deri edhe tek nje nga disinformuesit me te medhenj ngjarjeve, zhvillimeve shqiptare si Nikolas Gage, një nacionalist skizofren, si pjesa më e madhe e shoqërisë greke në këtë pike; por nuk ashtë edhe aq keq kur i bën qejfin vetes me endra, se ndonjihere ato dalin, sidomos kur gjenë budallenj te ketij niveli. Lexoni vetëm titullat e librave të tij sipas radhës së botimit për të parë sa randë asht i sëmurë ky lloj: Greek Fire, Eleni, Hellas, Greece: Land of Light. Lexon bloget e tyre dhe te vjene për të vjellë nga genjeshtrat e pafundme. Mos me degjue shkrimatarin e gjakut, gjuhës, tokës nga këta …. Gjithmonë ne lojën shqiptare ka qënë dhe janë më shume se shumëlojtarë……
Prandaj PDIU doli e katërta. Çamët pritën me mirësjelljeje , i gënjyen, prapë besuan, dhe përsëri e përsëri e njëjta, por në fund thanë: “Ne jemi ajo racë që me emrat tanë ortodoksë mburren sot Gaget sot, boll ne do luftojme per vete”, gaget sot thonë që ata ishin në grekë, edhe kur dihet dhe ashtë shkruar shumë mirë se kush dhe nga ishin.