Për t’i uruar dashamirësit e shahut, kam zgjedhur gjëzën e mëposhtme, mbase elementare a të mirënjohur për profesionistët, por që mua më zbaviti.
Luan i bardhi dhe jep mat me një lëvizje.
Nesër, kur të jap zgjidhjen, dua edhe të komentoj pak për implikimet “filozofike” të këtij problemi.
Pozicionin e kam nxjerrë nga The Soviet Chess Primer, i Ilya Maizelis, Quality Chess UK & Ilya Maizelis, 2014.
Gëzuar Vitin e Ri 2021!