Javën që shkoi, kur mblidhja materiale për shkrimin Nëna ime me pesë emra, më treguan për një djalë gjirokastrit, të mërguar në NYC: një Tefik Ciu, kushëriri im i largët, që ishte edhe sugjeruesi i emrit Susie për time më. Me atë rast, për këtë Tefikun, më rrëfyen edhe një histori tjetër. Shokët e tij, të gjithë në moshë të re, i luajtën një rreng të madh: u dërguan një telegram të afërmve të tij në Gjirokastër, nga Amerika, për t’i lajmëruar se “Tefiku ynë i dashur vdiq.”
Ishin vitet 1930, shqiptarët në të dy anët e Atlantikut ishin mësuar të komunikonin me letra, rrallë e tek me telegram – telefoni as që mund të mendohej. Familja e Tefikut hapi shtëpinë për zi, dhe qyteti e qau birin e vet të vdekur në mërgim. Meqë askujt s’i vajti në mend ta verifikonte nëse Tefiku kish vdekur vërtet apo jo, ai përfundoi si macja e Schrödinger-it, edhe i vdekur edhe i gjallë: i vdekur këtej, i gjallë andej. Telegrami i rremë e ndau botën e Tefikut më dysh – njërën gjysmë me Tefik, gjysmën tjetër pa Tefik.
Kjo anomali në kontinuumin hapësirë-kohë vazhdoi derisa një familjeje tjetër në Gjirokastër i erdhi një letër, ku shkruesi tregonte se kish qenë në një darkë bashkë me këtë dhe atë, dhe mes të pranishmëve përmendte edhe Tefikun. Lindën dyshime, u dërguan telegrame për të konfirmuar se Tefiku nuk kish vdekur. Dhe kur konfirmimi erdhi dhe Tefiku njëfarësoj u ringjall, ose u kthye në Gjirokastrën e të gjallëve, familja e tij vendosi ta festojë lajmin e lumtur me një darkë, ku mes të tjerash u këndua kështu:
Dëgjoni moj mëhallë
Kemi Tefikun të gjallë
Kështu ka qenë diaspora atëherë – e larguar nga mëmëdheu jo vetëm gjeografikisht, por edhe e de-sinkronizuar, ose jashtë faze. Kur vdiste dikush, do të kalonte ca kohë në një limb mes dy botëve, pra se vdekja e tij të sinkronizohej me telegram (si ato orët e Einstein-it, në eksperimentet e teorisë speciale të relativitetit). Njëlloj edhe kur ky dikush ringjallej. Dy botët i mbante bashkë, në thelb, posta – meqë telegramet rezervoheshin vetëm për sihariqe dhe katastrofa; në thelb, për gjëra që nuk duhej të kishin ndodhur.
Kështu ka qenë diaspora atëherë, dhe kjo ka ndikuar jo pak në natyrën e saj, çfarë e sheh ndonjëherë sot e kësaj dite – kur ndesh në ndonjë segment të diasporës shqiptare në SHBA që ende përleshet me “komunizmin” në Shqipëri, identifikohet me “antikomunizmin” dhe beson se Tirana është në duart e të kuqve. Këtyre ende nuk u ka ardhur telegrami i duhur.
© 2020, Peizazhe të fjalës™.
Discover more from Peizazhe të fjalës
Subscribe to get the latest posts sent to your email.
Me shume se Shqiperise qe ka tradite madheshtore te rezistences ndaj tiranise po ia kam friken Amerikes:
https://www.youtube.com/watch?v=xA7w4x5xTbc
https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/33/HOD%C5%BDA_druh%C3%A1_m%C3%ADza.jpg/220px-HOD%C5%BDA_druh%C3%A1_m%C3%ADza.jpg
https://e3.365dm.com/20/06/1600×900/skynews-black-lives-matter_5017771.jpg?20200619194627
Populli thote qe peshku qelbet nga koka, dhe nese peshku Planeti Toke po qelbet nga koka SHBA, atehere nuk do vonoje qe edhe bishti Shqiperi te ndjeke pas. Kete e them edhe duke pare statusin e tashme ish-ministres se arsimit qe fliste per edukimin e qytetarit te mire te se ardhmes. Dmth indoktrinimin dhe krijimin e njeriut te ri komunist me pergjigje shabllone te paketuara?
Ku i dihet, shume shpejt do e zevendesojme fjalen burre me “fjala-b” prej konotacionit opresiv, seksizmit sistemik, partizanizmit strukturor apo/dhe interseksionalitetit, dhe mund ta shohim dhe murosjen e Rozafes si shprehje e kafsherise se privilegjit te burrave te bardhe. Sigurisht qe keto teorite e fundit jane te gjitha me baza te shendetshme shkencore, vjen me thene empirike, te observueshme ne natyre, nga universitetet elite te botes dhe nese nuk je dakord, mos u shqeteso!, policia e gjuhes eshte aty, e gatshme kurdohere per te te fshikulluar kamzhikun e drejtesise sociale dhe korrigjuar gjuhen dhe mendimet deviante.
E lexova me nje kureshtje te jashtezakonshme trilogjine e autorit ne lidhje me historine e familjes se tij, aq me teper qe une njoh personalisht njerez te afert ose pak me te larget te autorit duke ndare kujtimet me te mira. I kisha degjuar neper tym copeza nga prinderit dhe gjysherit por kjo histori e permbledhur dhe artikuluar me aq mjeshtri, me terhoqi shume sepse i plotesova disa kureshtje te mbetura gjate viteve. Nuk e imagjinoj dot sa e veshtire do kete qene per nje baba qe nuk ka arritur te shikoje vajzat dhe te shoqen per pothuaj 30 vjet. Nga qe i njoh pothujse te gjithe emrat e permendur, u bera kurioz kush eshte Bianka. Mendova gjithashtu dhe se sa ndryshe ishte jeta e mergimtareve te tjere te atyre koheve. Psh..Vellai i tim gjyshi nga nena, dhe ai lindur e rritur nje Gjirokaster dhe ndoshta ne nje moshe te aftert me gjyshin e autorit, mergoi ne Amerike pak a shume ne te njejten periudhe, dhe megjithe kontaktet relativisht te rralla me familjen, asnje nuk di se ku ekzaktesisht jetoi dhe vdiq..dihet vetem se nuk u martua.
Bianka është vajza e motrës sime 🙂
Falimnderit..e mendova..i gjithe tregimi ishte nje perle e vertete , perfshi dhe ilustrimet