nga Gjovalin Macaj
Nëse duem të flasim për të mirën e përbashkët na duhet t’ia fillojme nga veçantitë që na veçojnë si njerz, pa të cilat e përbashkta apo universalja nuk munden me ekzistue.
Nuk ka mënyrë tjetër, veçse nëpërmjet personave njerzorë t’përveçëm, n’rrethana t’përcaktume, për me shpik e çue përpara at’ jo-personalen, qofte t’përbashktën e universalen. Nuk ka nji qënie njerzore askund në kët rruzull tokësor që të jetë e përbashkët, që nuk asht e përveçme.
Na duhet me shqyrtue si t’përveçmen ashtu dhe t’përbashktën, me kuptue dallimin e lidhjen mes tyne, për me pa ma qartë se ç’drejtim i japin ato jetës tonë publike e deri në ç’shkallë jemi ne në gjendje si njerz të përveçëm, e së bashku si bashkësi, me folë n’emën të s’mirës së përbashkët e me e mbrojtë ma mire atë.
Nji trajtim i tillë prek edhe nji shkrim të Albert Dojës i botuem po n’kët reviste me 18 Korrik 2020, dhe synon të hapë nji debat që t’na shërbejë të tanëve.
Midis t’përveçmes dhe t’përbashktës
Nuk asht’ shpikje e jona, që në vend se të merremi me lajmin, merremi me lajmtarin që e sjell atë. Në vend që të merrmi me thelbin e asaj ç’ka thuhet, merremi me biografinë e atij që flet a shkruen. Kur kjo nuk vjen nga gjykimi i nxituem, ajo vjen nga nji përpjekje e mirëmendueme për me ulë ose hjedh poshtë vlerën apo thelbin e asaj çfarë thuhet.
Sikur kjo qasje të ngadhënjonte gjithherë, ne do ta kishim të pamundun ta ngrinim zanin për të mirën e përbashkët, për ç’ka na lidhë e duhet me na lidhë bashkë, pamvarësisht dallimeve të pashterrshme mes veti. Ajo ç’ka asht ose duhet me qenë publike shpërfytynohet në nji plaçkë për sulme personale, që nuk lejon vetëdijësim përtej vetjakes, veç interesit vetjak.
Nëse të gjithë ne ndjekim kët’ shtegëti, ajo na çon drejt nji pylli krejt errësi: atje ku mbizotëron mosbesimi i plotë, ku i pari nuk beson të dytin e as të tretin. Biem në nji bote ku të gjithë janë për vetin, e askush për të tanë–pra atje ku shoqnia bie.
Asht rreziku real i shpërbamjes së shoqnisë ai që zgjon nji lëvizje n’kahun e kundërt. Se për me e mbajtë shoqninë n’kambë, duhet me i pas e ruejt do lidhje t’forta me njani-tjetrin, përherë. Na duhet e përbashkta meqë vetë mbijetesa e gjithësecilit prej nesh varet prej saj, për sa kohë ndajmë nji mjedis të përbashkët. Duem, s’duem ne, s’kemi nga t’ia mbajmë, edhe kur nuk ia dimë apo nuk duem t’ia njohim vlerën.
Ma thellë, domosdoshmëria e së përbashktës i jep asaj nji fuqi t’pazakontë. Të tanë kanë deshirë me folë në emën të interesit të përbashkët, apo në emën të popullit, sepse asht’ ma e pëlqyeshme dhe e volitshme se me folë veç në emën të vetit. Nuk ka ma mirë se me mbrojtë nji interes t’pastër vetjak në emën të interesit të popullit.
Pushteti politik asht veç nji shembull i kësaj logjike. Ata që kanë pushtetin në dorë lypet të dëftojnë se e ushtrojnë atë në emën të së mirës së perbashkët; ata që kanë etjen për pushtet e rreken ta kapin atë, kërkojnë hapjen e kapjen e tij, si domosdoshmëri për të gjithë, në emën të interesit t’përbashkët. Kjo asht nji dukuri që na shfaqet gjithkund ku personalja e publikja piqen.
Këtu kemi t’bajmë me nji konflikt t’pashterrshëm apo nji dialektikë midis sulmit dhe mbrojtjes së veprimeve të caktueme në emën të interesit t’përbashkët—tue u mundue me përligjë atë që themi e bajm’ për veti, tue e shpërligj atë që thonë e bajn’ kundërshtarët.
Kjo do të thotë, se kurr nuk mundemi me folë n’përgjithsi apo a priori se cili krah asht ma i miri, a ma i keqi. Ajo varet plotsisht prej rrethanave. Kur e përbashkta nuk asht gja tjetër, veçse nji velle e hollë mbi interesin vetjak, nuk ka si me qenë e mirë; kur interesi vetjak synon t’mirën e t’gjithve, nuk ka si me qenë i keq. Dhee anasjelltas.
Prandaj asht’ krejt e ligjshme, për të mos thanë e domosdoshme, me vu n’pyetje si lajmin ashtu edhe lajmtarin që e sjellë atë, në mënyrë që t’a kemi ma të qartë se për çfarë bahet fjalë. Vetëm mbi kët bazë ne mundemi me zgjedhë t’mirën a t’keqen–pra t’i orientojmë veprimet tona drejt interesit sak t’përbashkët apo të biem pre e atij të rremít.
Prandaj kritikat apo edhe sulmet ndaj çdokujt që flet për publiken janë të pritshme e të dobishme—duhet të përballemi me to, dhe jo ti trajtojmë ato si goditje nan brez. Na duhet t’përballemi me to sikur dimë ma mirë e t’ia lamë publikut të gjykojë–ai ka fjalën e fundit.
Kjo frymë doemos prodhon rrëmujë, zhurmë e tym–por ia vlen krejtësisht për dritën e kthjelltsinë që mundet me dalë prej saj.
E përveçmja si e përbashkëta
Kjo frymë duhet të na bajë t’vetdijshëm për diçka themelore: se përçmimi e shpërfillja e t’përveçmes, e së veçantës – siç jane përkatësitë kulturore, gjuhsore, fetare, ideologjike apo të tilla si keto – janë vetëm n’dukje veprime ‘fisnike’. Rreziku që i kanoset shoqnisë nga përshkallzimi i dasive të tilla asht real dhe i vetëkuptushëm, çfarë mund të përligjë nji qasje të tillë ‘fisnike’. Por kjo qasje mund të shitet si ‘fisnike’, pa qenë hiç e tillë.
Dallimet e dasitë mes veti nuk mund t’mbahen nan kontroll apo të sheshohen, duke i mohu t’gjitha përveç njanës prej tyne. Ato nuk tejkalohen tue gjyku e vepru sikur t’kishte nji rrafsh të përbashkët, apo universal, nga ku mund t’gjykojmë veçantitë pa fund që devijojnë prej saj. Kjo do të ishte nji rrenë e madhe, që përligj e mbulon sundimin e nji të veçante mbi gjithë të tjerat, sikur të ishte universale.
Universalja nuk ekziston kurrkund. Janë personat e përveçëm, njerzit konkretë, me rranjë konkrete, në rrethana konkrete–ato që ekzistojnë. Universalja nuk asht’ gja tjetër veç nji trillim i njeriut–nji shpikje e nevojshme për me na zgjerue horizontin e shikimit e mendimit, që të shohim e mendojmë përtej hundës tonë.
Ne universalen mundemi veç me e përftue e dallue për shkak e nëpërmjet t’veçantës, pra njerzve prej mishi e gjaku, të kushëtzum’ prej të gjitha përcaktimeve e tipareve të tyne t’veçanta. Ajo mundet me ekzistue veç nëpërmjet rrethanave e rranjëve tona–rranjë që mund t’jenë të thella apo të cekta, por prap rranjë.
Kur universalja nuk mundet me rrjellë prej asgja tjetre veçse të veçantes, atëherë e veçanta nuk ka pse me u marr veç si e veçantë; ajo asht shtegu i vetëm drejt universales. E folmja nga nji përkatësi krahinore apo fetare nuk ka pse të ngatërrohet për anësi krahinore apo fetare. Do të ishte njilloj sikur me thanë se zjarri asht i damshëm pse mund të digjemi krejt prej tij, dhe jo si gjaja që na ka ba njerz (e që i jep kuptim gjithsisë, nëse marrim Herakleun si udhërrëfyes).
Qasja sunduese, n’emën e n’dukje si misherim i së mirës të përbashkët, ka nji anë tejet të errët, edhe pse kjo mund të errësohet, apo aq ma keq, mohohet. Ajo naltson nji veçanti si gjoja universale, dhe përligj luftën e përhershme mbi t’gjitha veçantitë e tjera, duke i trajtue ato si devijime trashanike e t’pakapërdishme.
Kjo fryme gjoja universale ‘harron’ apo akoma ma keq merr si ‘rendin e gjanave’ kushtet domosdoshmërisht të veçanta—ideologjike, krahinore apo fetare qofshin ato— nga ku flasin e veprojnë personat që mbrojnë kët vijë mendimi. Vijën ku ata shohin devijimin veç tek të tjerët dhe e luftojnë atë me idhtarinë që luftohej dukur thyrja e vijës së partisë.
Ndoshta tashti del në pah ma qarte se veç dikush që asht’ i ulun kamkryq mbi universalen mundet me vu n’pah devijimet e të tjerëve prej saj. Pa kët bazë, çdo qëndrim e gjykim nuk ka si të jetë tjetër veçse nji përcaktim rrethanor i universales, pra nji përsihatje rreth saj, nga nji pikë vrojtimi e veçantë.
Luftëtarët e lavdishëm kundra krahinizmave, fetarizmave, e veçorive apo veçantive të tjera t’pashterrshme njerzore kanë ngatërrue betejë—nëse synojnë naltsimin e së mirës sak’ t’përbashkët apo asaj sak’ universale. Nuk ka si të luftohet për kët’ qëllim madhor tue e marrë nji veçanti të vetme sikur të ishte pikëmbështetja e Arkimedit, veç për me shkulë t’tanë të tjerët prej vendit të tyne.
Shembuj t’këtij lloji s’kanë fund, por mjafton nji prej tyne: gjuha në t’cilën unë rrekem me u shprehë me këto rreshta, pra gjuhën e amël e t’zemrës, rranjët e së cilës i shkojnë aq thellë sa shqiptarisë vetë: gegnishtes. Në vijimësi t’vijës së partisë dhe të shokëve të shumtë që i ka pasë e i ka, kjo gjuhë u flak e u trajtu krejt si hiçgja, për të ngulë gjuhën tonë zyrtare–gjuhën e udhheqësit tonë të paharrueshëm, shokut Enver Hoxha. Pse? Sepse.
Nji nga veprat e përjetshme që na la, gjuha e shokut Enver asht’ ba’ bash gjuha jonë e përbashkët, ajo universale që duhet me e mbrojtë e ruejtë kurdoherë e me çdo mjet—gjithmonë tue i’a shtrëngue vargonjtë gegnishtes n’fyt, deri sa za nuk bëzan ma. Duhet me e përbuzë si dialekt prapanik, apo shkelmu si nji lloj ‘slangu’, siç e quan nji figurë tjetër e ndritun sampiste.
Gegët duhet më kacarru fort përbuzjen ndaj gjuhës tyne, si kurban për të ble bileten me u futë n’hanin e ‘qytetnimit’ zyrtar, e kësaj i thonë me marrë frymë tue e mbyt’ vetin. Kjo sakrificë që bahet me u pranue prej asaj që shitet si ‘qytetari’ merr trjata ma damatike kur shqiptarët e trevave shqiptare të Kosovës, Preshevës, Malit të Zi, e Maqedonisë njekin të njajtën frymë, tue u përpjekë me mbajtë gjallë përkatësinë e tyne e lidhjen me shtetin amë.
A ka nevojë për me e theksue se n’kët mes nuk kemi hiç t’bajmë me universalen—përpos me nji t’veçantë përmrena t’veçantës që sundon si universale, dhe që ne e mbrojmë si syt’ e ballit— tue e shkelmue gegnishten si të ishte rrezik për atdheun a botën shqiptare? Tue e ndrydhë njanën mushkni të gjuhës e letrave tona—a nuk humbim ne të tanë si shqiptari?
Për luftën mes dasive
Nga ky kandvështrim, une nuk gjej mënyrë si me u pajtu me thirrjen që ban Albert Doja për çlirimin e vendit nga ‘partizanizmi ideologjik’, ngaqë do të përshkallzonte copëzimin e mëtejshëm tonë në vijat e ‘fetarizmit dhe krahinorizmit’, dhe se mendësi si këto do t’na veçonin e mbyllnin akoma ma tepër si botë shqiptare.
Nji thirrje e tillë mue më tingëllon si naltsim, në mos, heroizim i së tashmes dhe si mohim i hegjemonisë t’gjithanshme që sundon në sajë t’luftës së përhershme ndaj qëndresave kundra saj—qëndresa që minohet me trajtimin e tyne si shfaqje dasore e prapanike. Kësaj i thonë me t’mbyt’ e mos me t’lan as me qa, e as me t’qa.
N’rastin ma t’mirë, lufta ndaj ‘partizanizmit’ asht luftë me mullijtë e erës. Nuk çlirohemi ne kurrën e kurrës prej ‘partizanizmit’: ai asht burimi i pashterrshëm për shume të këqija, por edhe gjithçkaje t’mirë. Gjithçka shoqnore lind prej tij. Nuk mund të gjindet qoftë edhe nji person i vetëm që të pajtohet plotësisht me mendët e veta që ka, jo ma me ato të të tjerve.
Në mënyrë t’pashmangshme, këto mospajtime t’thella u japin jetë botkuptimeve pafundsisht t’ndryshme, e që përftojnë larminë e mahnitshme që na veçon si njerz. Ato prodhojnë njikohësisht konflikt të gjithanshëm e t’pashterrshëm, që gëlon kudo që ka dy ose ma shumë njerz në lidhje shoqnore. Vetëm tirania e nji veçantie t’vetme mundet me e mbulue apo ‘zgjidhe’ kët’ lloj konflikti t’shumllojshëm e t’gjithanshëm e t’pashterrshëm.
Ç’ka kemi nevoje asht të kuptojmë siç duhet rrymat dhe trajtat e këtij konflikti, jo ti kthejmë ato në asgja. Na lypet t’njohim dhe kuptojmë trajtat e këtij partizanizmi: pra atij partizanizmi që shitet si e përbashkëta apo universalja, si dhe t’gjithë partizanizmat e tjerë që mbijetojnë nan sundimin e saj. Ky asht nji ushtrim për të nxjerrë në pah se cilat janë, dhe ku na qojnë qëndrimet tona partizane. Vetëm atë herë do t’jemi n’gjendje t’shohim, se sa të gatshëm jemë ne t’bajmë lëshime për t’përbashkten e ta vlerësojëe atë për c’ka asht’, e duhet të jetë.
E përbashkta apo universalja që ne duem mundet me u arrit veç nëpërmjet luftes ‘partizane’, dhe asnji shtegu tjetër. Naltsimi dhe mbrojtja e së përbashkëtës ne vetvete s’asht’ gja tjetër veçse nji qendrim partizan, kundrejt atyne që nuk e duan nji gja të tillë. Pra asht’ nji qëndrim i veçantë që nuk njeh si t’barazvlefshëm të gjitha ndjesitë e tjera e si t’denja për tu vu n’pidestalin e universales.
Prandaj unë jam për luftën mes dasive, ku të gjithë të bahemi t’vetdijshëm për veçantitë dhe vendin nga ku folim, dhe ku rrekemi drejt universales tue i vu t’gjitha veçantitë tona n’diskutim—dhe jo të tana, përveç njanës.
Prandaj nuk na duhet të harxhojmë kohë me biografinë e ideve që mbrojmë apo qëndrimeve që marrim, por t’përqëndrohemi në domethanien e tyne midis t’veçantës dhe universales, vetjakes e t’përbashktës, në mes të dasive pa fund, për me nxjerrë në dritë at’ të përbashktën për të cilën ne kemi nevojë të gjithë. Pra, at’ universalen tonë me shumë rranjë, e rranjë të thella.
(c) 2020, Gjovalin Macaj. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Shume abstrakte. I vetmi shembull konkret ishte gjuha e sampistit :). Ca e ngaterruar: Ne fillim universalja ishte robi, pastaj nga fundi u be ideja. Duket si alegori biblike.
Partizance, ose me partishmeri, keshtu eshte predikuar gjithmone. Edhe shkenca me partishmeri behet. Ndasite jane te natyrshme. Universalja eshte artific. Pyka a llozi arkimedik. Doja thote qe universalja, predikimi i saj, eshte kolonizim i se vecantes. Shkenca eshte kolonozim. Ne disiplinen e antroplogjise i kane dhene pergjigje kesaj kritike. Andaj studimet cilesore, thick e te tjera pershkrime. Tani pyetja eshte ne albanologji. Kjo trajtese nuk duket se jep ndonje shenje apo orientim.
a. Problemi më i madh që kam si lexues është shenja e barazimit mes “të përbashktës” dhe “universales”. Vlerat e një bashkësie p.sh., s’janë medoemos vlera universale. Njëlloj kur flasim “për të mirën e përbashkët”, e cila shumë-shumë është e mira e një grupi. Kam përshtypjen që Doja pikërisht këtë dallim bën: çfarë ishte “konveniente” për një grup të caktuar kulturor në Europën që interesohej për shqiptarët nuk ishte/është medoemos “e vërteta universale”, nëse do ta quanim kështu të vërtetën shkencore.
Të gjitha sa më sipër terrene të rrëshkitshme.
b. Ju thoni:
“Prandaj asht’ krejt e ligjshme, për të mos thanë e domosdoshme, me vu n’pyetje si lajmin ashtu edhe lajmtarin që e sjellë atë, në mënyrë që t’a kemi ma të qartë se për çfarë bahet fjalë. (…) Prandaj kritikat apo edhe sulmet ndaj çdokujt që flet për publiken janë të pritshme e të dobishme—duhet të përballemi me to, dhe jo ti trajtojmë ato si goditje nan brez. “
Sikur të ishte kështu “Opinioni” i B. Fevziut do t’ishte programi më i vlershëm, madje edhe më gjerë, mjedisi politik shqiptar, ku debatet nisen me sharje nga motrat, do të kish prodhuar pa fund gjëra të dobishme.
Nuk di të tjerë, po personalisht s’do të kisha kurrfarë kënaqësie sikur A. Tare të niste e t’ju vinte juve ca epitete në gjuhën e stampistëve, që imagjinoj duhet të jetë shumë e pasur.
Për më tepër kur bëhet fjalë për të vdekurit, këta s’kanë mundësi të mbrohen nga sulme të natyrës biografike. Ndoshta ndaj zakoni është të mos flitet keq për të vdekurit, ose të mos hidhen në gjyq.
c. Nuk di sa vjeç jeni ju (nuk bëra kërkime biografike), po ma do mendja pjesën më të përgjegjshme të jetës duhet ta keni jetuar pas regjimit. Do të ishte më interesante sikur të sillnit përvojën tuaj personale në përdorimin e gegnishtes. Ose së paku ta trajtonit në një shkrim të veçantë përvojën e grupit tuaj kulturor brenda gjuhës standarde.
Sa për ta ngacmuar si temë, ju thoni:
“Nji nga veprat e përjetshme që na la, gjuha e shokut Enver asht’ ba’ bash gjuha jonë e përbashkët, ajo universale që duhet me e mbrojtë e ruejtë kurdoherë e me çdo mjet…”
Nuk besoj se “shoku Enver” na ka lënë një gjuhë “universale” (Ah, fallacitë që bart ky term!). Nuk besoj se shqipen standarde e flasin në Peru, nuk di ndonjë kafshë të shprehet në shqipen standarde, gjuhë programimi është anglishtja…, deri edhe ju vetë në faqen e Peizazheve nuk flisni gjuhën standarde.
d. Në fund fare, siç ju, edhe unë mendoj që hë për hë s’i shpëtojmë dot ideologjikes, diferencës, ndaj më mirë le të notojmë me të. Kjo mund të përbënte një devizë pak a shumë “universale”.
Ju jam mirenjohes per kritiken tuaj te drejte qe une e marr si shkas te sqaroj ma tej ate c’ka kam dashte me thane. Shpresoj qe kjo te sherbeje edhe si pergjigje ndaj verejtjeve me vend nga “durimpaku” sa ma siper.
Po i marr pikat ne rendin qe ju i keni parashtrue:
(a): Si njerz te perveçem, a mundet e duhet me fole veç per vetin, apo mundet e duhet me fole edhe dhe per tjeret? Kjo pyetje ishte pikenisja e shkrimit ku u rreka te tregoj se e folmja nga nji vend detyrimisht i veçante me perkatesi te caktueme, nuk perjashton mundesine e se folmes per gjana qe na perkasin te taneve. Fakti qe dikush mue me merr si katolik apo gegë nuk duhet me më skualifikue si njeri qe mundet me fole per dicka qe nuk i perket veç katolikeve apo veç gegeve.
Ne anen tjeter te ekuacionit qendron fakti se ata qe mundohem me fole per ne te tane apo ne emen te interesit te perbashket, jo vetem qe e bajne ate nga nje vend i veçante, por asht krejtesisht e pritshme qe ata te mbrojne nji interest/perkatesi/veçanti te caktueme sikur te ishte e perbashket apo universale. P.sh. nji politikan qe flet ne emen te popullit mundet ta baje ate veç per me mbyshe xhepat e tij; nji studiues qe mendon se flet per te tane apo mbron teza sikur te tane jemi nji, kerkon qe mendimin e tij t’ia blejne te gjithe si te ishte mendimi i tyne.
Ketu nuk kemi te bajme thjeshte me terminologji, por me tekniken e ushtrimit te pushtetit hegjemonik ne vend. Nuk ka nje pike apo rrafsh natyror te perbashket nga ku mund te gjykojme qendrimet e gjithsecilit e te deftojme se cilat prej tyne jane te panashme, e cilat jane te anshme apo partizane – ajo pike asht vetem rendi hegjemonik. Gjithcka krijohet prej nesh, gjithcka asht ne levizje e konflikt te vazhdushem, dhe ne e kemi ne dore qe ate qe marrin per te perbashket te jete primend e perbashket, apo nji e rreme .
Asnjeri prej nesh nuk ploteson kriteret e ndonje universalizmi te kulluem – pra dikush qe ka ne pah te verteten absolute, qe nenkupton se nga ai vend mundet me fole per te miren e gjithsecilit e ate te perbashkten. Kjo pike vrojtimi nuk ekziston, cfare do te thote se ne vepromoje ne nje gjendje pa themel. Ajo qe merren si ‘themeli’ qe jep kuptim asaj qe themi e bajme ashte nje trillim, jo dicka qe ekziston dikund pa ne.
Ne te tane mundemi me dale me qendrimet tona nga vende te pervecme, por nji nga keto qendrime mund te marre ma teper force se te tjeret. Dhe kjo jo sepse ky qendrim misheron idete e Platonit, por sepse asht vendos si i tille pa pase apo pa marre parasyshe se cfare ashte e vertete apo e mira per te gjithe – dje, sot, dhe neser—por ate cfare i shkon per shtat nje personi te vetem,sikur asht ne rastin tone gjuha e shokut Enver.
Gjuha e njesume qe paraqitet si universale per te tane shqiptaret – si dicka qe lidh deget e ndryshme te gjuhes sone por qe qendron pertej dhe siper tyne. Ne realitet, ne kemi te bajme me gjuhen qe mundej me fole Enveri, pra nje gjuhe pseudo-univesale, nese kemi te gjithe shqiptaret parasyshe. Sundimi i kesaj gjuhe ne te gjithe hallkat e shtetit dhe te qytetnise zyrtare, jo vetem qe trajton gegnishten si te padenje per me u perfaqesue ne gjuhen tone te perbashket, por nençmon gjithcka tjeter qe rrjell prej saj—duke trajtue ato si partikularizma prapanike e kercenuese per ekuilibrin e tanishem, apo ne rastin me te mire, sikur te ishin dicka e dores se dyte. Pra po folim per gjana shume konkrete e teper te randsishme.
Ne kontekstin ne te cilin po flasim, me universalen une kuptoj nji gja krejt te thjeshte – ate qe ne te tane si shqiptare e kemi te perbshaket, apo qe nuk mund te perjashtomi prej saj, pamvarsisht partikularizmave tona. Universjala mund te jete nje fjale e madhe per me thane ket gja, por duhet kuptue ne rrashfin shqiptar, pra brenda nje grupi njerzish nese e shohim nga pikpamja e gjithe njerzmit. Universalja nuk ka veç nji kuptim te vetem, e nuk do te thote gjithcka qe ka eksistue e ekziston kudo – ajo merr kuptime te ndryshme ne vartesi te fushes ku perdoret (filozofi, logjike, matematike, drejtesi), por une nuk jam marre fare me gjanat e ngaterrueshme te kuptimit te saj. Ne fakt, ne shume raste ku e kam perdore, ma mire do te kishte qane te kisha perdore ‘pseudo-universalen’, sepse qellimi ka qene zhveshja e asaj qe shitet si universale, pasojat e kesaj gjaje, dhe nevoja per me i dhane formen qe ne mund ta pranojme si te tille, pra si sak universale per ne si bote shqiptare.
(b.) Per keto arsye une jam per zhveshjen lakuriq si te lajmit ashtu dhe te lajmtarit. Une nuk jam tifoz i rremujes, sharjeve apo sundimit te se keqes – per mua keto gjana jane mungesa e diçkaje te qenesishme qe duhet te jete por qe ngel pertej nesh, te qenesishme si e verteta apo e mira. Sikur terri asht mungesa e drites, dhe jo anasjelltas.
Duhet me u perballe me keto mungesa e mangesi qe te birojme rendin e hijeve qe te dalim prej tyne. Nuk ka nje shteg te arte ku ne mund t’ia dalim pa u perlye prej ketyne mungesave. Kemi dy rruge: ose pranojme hijet si e verteta, dhe nuk i veme ne pyejte, ose perpiqemi me sa mund kemi ti shperndajme keto hije, qe te shpresojme te shohim te verteten.
Nese kjo asht ajo qe duam, ateher na lypet te marrim ket shtegsi te mungesave per te dale tek e verteta dhe e mira, ne menyre dialektike. Kjo edhe kur ne nuk besojme se e verteta apo e mira ekziston dikund dhe ne na mbetet vec me e zbulue. Nji gja e tille bahet ma jetike kur ne nuk jemi te sigurte hiç, se e mira dhe e verteta eksitojne dikund ne boten e pertejme, dhe na lyptet ti krijojme vete me mjetet tona rrethanore.
Kjo gja nuk arrihet me dekret, fjalim apo nji parulle, por kerkon perballje, perplasje edhe perbaltje. Nuk arrihet me shpallje te tipit – ‘le te tejkalojme dasite e dallimet mes veti, dhe ne vend te tyne le te marrim shijet e mija si masen e sublimes’. Apo aty nga ku ‘natyra njerzore’ na del ajo qe ka frymezue apo frigue ate qe ka shkruejt rreth saj. Kur ne realitet mashtohemi me monizma te larmishem por jo me trajtesen perfundimtare te natyres sone prej verteti.
Ne s’jemi ne kushte te tilla ku mund te merremi me te persosunen – ajo asht pertej nesh gjithhere. Jemi krejt te kufizume ne aftesine e mundesite tona, ku kufizimet, mungesat, mangesite e te metat tona te pashmangshme (si psh fakti se te tane jemi te vdekshem, se jetojme ne nje bote me burime te pamjaftueshme per te plotesue epshet e deshirat tona, etc) na cojne ne konflikt te dores se pare, te pazgjidhshem. Fakte si keto mund te mos na pengojne te andrrojme sikur te mos ishin aty apo t’iu dinim nji zgjidhje, por ato jane te patjetersueshme, te pandryshueshme.
Nese vendosim te perballemi me to, na duhet te perballemi me konfliktin e pashterrshem qe buron prej tyne.
Prandaj une shoh nje koflikt te vazhdushem – dhe ideja sikur ka nje rrafsh status quo-je te jete nje pike neutrale, dhe nga ku nje ‘vrojtues i paanshem’ mund te vrojtoje qendrimet e tjera, asht e rreme. Asht menyra ma e mire per me e fshehe hegjemonine ne mes te dites, duke e shite ate si rendin natyror te gjanave.
Ne kete kontekst, nuk ka zgjidhje te persosuna ne asnje drejtim, nuk ka zgjidhje optimale asnjihere– ka vetem konflikt qe merr trajta te ndryshme, me pasoja te pabarabarta si rezultat i ujdive te vazhdueshme qe jemi te detyruem me i ba, çdo dite.
Prandaj na duhet ti zhveshim lakuriq çelsat shperndares te rendit qe perftohet nga ky konflikt e te shohim se kush perfiton e kush humbet nga ky lloj rendi… qe te shkojme drejt nje qasje ku te mudemi te rrisim mireqenien tone pa çue ne skamje te tjeret, pra tue i mbajte te tane parasysh kur merren vendime e bahet gjykime. Pra tue mendue universalisht, tue i nda damet dhe te mirat ne menyre te drejte. S’do mend se kjo asht tejet e veshtire me u arrite. Po te ishte dicka e lehte, nuk do te kishte nevoje per mua qe te shkruej. Por nese dicka duhet te ndryshoje, rendi duhet te zhveshet qe te permiresohet.
Kjo sepse ata qe folin per te miren e perbashket kane nje ngarkese te pazakonte – sepse kane ne dore shpresat dhe aspiratat tona. Ata duhen te jene gjithmone nan trynsi, qe te jene te denje per ate qe thone. Le debatin sado i ashper te jete nevoja qe te tregoje se kush qendron me afer te mires. Nuk nuk shoh menyre tjeter si mund te arrihet ne kete pike pevecese nepemjet debatit te perhershem, ndoshta deri kur nuk udhehiqemi nga filozofe mbretnesha apo mbretnesha filozofe. Vetem perballe te vertetes absolute diskutimi bahet i kote.
Lufta ne emen te universales, ketu ne rrafshin tone shqiptare, kundra krahinizmave, fetarizmave etj ne fakt kerkon sundimin e nji te veçante. Ne universalen duhet ta zbulojme nepermjet perleshjes e perplasje qe kerkon. Ajo universale qe kemi sot nuk asht e tille. Nese marrim prap shembullin e gjuhes, ne duhet te gjejme menyren te lidhim dy deget e gjuhes shqipe. Perdersia nuk e bajme nji gja te tille, gjuha jone ashte gjuhe e sakatuar, kurse gegnishtja neshtrohet nji qendrimi te padrejte dhe te pamotivuar. Domosdoshmeria per nji gjuhe te perbashket nuk duhet te vije me neshtrimin e gegnishtes, apo te toskerishtes.
(c.) Sugjerim i vyer ky – edhe une do te lexoja me interes nje pikpamje te tille, do te shoh se si mund ta trajtoj ne shkrime te ardhshme. Jam larguar nga vendi sapo mbarova gjimnazin dhe me asht dashte me kalue shume rralle postbllokun e gjuhes zyrtare siç geget duhet me kalue per dite.
Ndjesija qe kam krijue nga ato pak çaste qe kam jetu ne shqipni ka qene se gegnishtja shifej si bezdi dhe si trazim i ujrave, ne mos si dicka e trashe, e njerezve te trashe qe nuk arrijne te pervetesojne gjuhen amtare. Asnjeher nuk jam ndje i respektuem kur e kam fole, apo te keme marr nji vleresim se te pakten po mundohem me e fole kete gjuh, per me e mbajt gjalle.
Vete geget kane brendesue perbuzjen ndaj tyne dhe mundohen ta mfeshin gegnishten per me u marr si njerez te qytetnum. Asht nji pershtatje e kutpueshme ne rrethana armiqesore ku jetojne. Perftohet edhe nga padija apo shperfillja me qellim, apo nga nje botekuptim katundaresk i qytetarise ne kryeqytet apo qytete te tjera te medha.
Une kete gja e shoh jo vetem si diçka mizore, por nje humbje e madhe per te gjithe ne, dhe per gjuhen tone te perbashket.
Çështja që diskutohet i tejkalon caqet e përdorimit të standardit/dialektit, por po komentoj vetëm sa i takon kësaj si nënçështje. Supozojmë se jemi të ftuar në një televizion publik dhe dikush fillon të flasë gegnishten e Shkodrës (ose të Kosovës). Ky person është, besoj, i vetëdijshëm se duke vepruar kështu, sinjalizon edhe se nga është, në mos edhe pozicionimin e tij në çështje të standardit. Duke vepruar kështu, e ekspozon veten ndaj kritikës për partikularizëm, sa kohë që të ftuarit e tjerë përpiqen t’i mbahen standardit ose, në rastin më të keq, të flasin në ligjërimin bisedor të Tiranës, që ka integruar elemente të shumta nga e folmja e qytetit.
Kur unë flas në publik, duhet të jetë tjetri dialektolog i trajnuar, që ta kuptojë se nga vij – unë kam lindur dhe jam rritur në Tiranë, në familjen time është folur edhe dialekti i Gjirokastrës, por tani – në familjen time të re – flas zakonisht një gegnishte të zbutur, ose të përzier (p.sh. them “kam shku” dhe jo “kam shkuar”). Megjithatë, në publik, për respekt të forumit ku jam dhe të publikut, unë gjithnjë përpiqem të flas në standard. Gjykoj se kompetenca ime për të qenë qytetar i mirë varet EDHE nga aftësia që kam për të kaluar nga një regjistër ligjërimor në tjetrin, sipas rrethanave. Dikush që flet gegnishten e Shkodrës (ose të Kosovës) në publik është, besoj, i vetëdijshëm se zgjedhja e tij për të folur kështu është subversive (ndaj rendit ligjërimor publik); dhe nëse është i vetëdijshëm, atëherë nuk duhet të habitet për efektet e kësaj zgjedhjeje, tek të tjerët që nuk veprojnë ashtu (nëse dikush vërtet nuk arrin dot të shprehet në standard, edhe pse përpiqet, atëherë me të ka dështuar sistemi shkollor publik). Për ta thënë thjesht: unë që flas me ty në publik nuk kam nevojë që ta di se nga vjen ti, për ta gjykuar argumentin tënd dhe për të dialoguar me ty, sa kohë që argumenti yt nuk ka lidhje me origjinën tënde gjeografike.
Këtë e ndërlikon edhe më fakti që gegnishtja, me të cilën dalin në publik disa, nuk është aq e konsoliduar, si variant letrar, për të përballuar standardin. Kjo, sepse ata që e flasin, për arsye të ditura, nuk e kanë studiuar kurrë në shkollë dhe, në një mënyrë ose në një tjetër, gjithnjë improvizojnë. Gegnishtja këtyre u del herë pas here gjysmake, e cunguar, me trajta të luhatura, e përzier me forma të standardit (unë këtë mund ta provoj me hollësi, por nuk besoj se është rasti). Është shumë e vështirë të flasësh sot një gegnishte letrare aq të rafinuar, sa t’i afrohet standardit, sepse gegnishtja letrare praktikisht nuk po praktikohet as po kultivohet më. Kjo ia ul vetvetiu statusin atij që kërkon të pozicionohet politikisht, duke përdorur gegnishten atje ku PRITEJ që të përdorte standardin.
Cte mbrosh me partizanizem, nje takem spiunesh, bashkepunetoresh e veglash te te huajve kunder nje takemi tjeter spiunesh, bashkepunetoresh e veglash te te huajve ?
Nqs fati i shqiptareve do te jete perhere i caktuar nga spiunet, bashkepunetoret dhe veglat e te huajve, atehere duam apo nuk duam sigurisht qe do gjendet menyra si te vijoje ”partizanizmi” dhe ”patriotizmi i partizaneve”.
Lufta civile mes spiuneve qe i mori jeten shume shqiptareve te pafajshem dhe i humbi ketij kombi 75 vite, tashme eshte e sterprovuar qe do vazhdoje te prodhoje vec humbje kohe e breza te tjere qe ikin dem.
Per kombin shqiptar jeta ne shtetin e vet hyn tek kategoria e jetes cilesore se kombit dhe kemi pak jete te tille qe ta humbasim pa e vrare mendjen, thjesht per leverdine e ca te fantaksurve reale e te shtirur dhe te bijve te eterve te lavdishem a te persekutuar.
Eshte e qarte qe politika, kultura, ekonomia etj jane thellesisht deficitare dhe shume larg pritshmerive si te brezave te sotem si te atij para 75 vjeteve a me heret.
Me duket e veshtire qe autori ta kete seriozisht kete qe thote. Ndoshta e kam lexuar gabim.
Këtu dikush edhe do të pyesë: nëse elitat i paskemi kaq të gatshme për t’u shitur te palë të treta, a e meritojmë të jemi komb? Unë nuk kam asnjë simpati, për ata që u ofrojnë shërbime agjencive të spiunazhit, përkundrejt pagesës. E shumta, mund t’i mëshiroj, si viktima të rrethanave.
Shume te ashper jeni. Se pari, si opozita ne mergate, edhe qeveria kane perfytyrime te caktura mbi te ardhmen dhe me te miren e popullit. Aleancat qe i duhet te bejne per hir te atyre shpresave e planeve, nuk jane medoemos te keqia. Duhen gjykuar per nga konsekuenca ndoshta, por edhe per nga qellimi. Se paku dime se disa kane pasur qellime te mira, ndonjeri edhe te perdore mjetet qe i jane vene ne dore, parate e rrjetet e caktuara te bashkepunimit.
Nuk duhet moralizuar ne pergjithesi. Vetem ne vecanti mund te gjykojme mbi motivet e ndonjerit. Shqiperia u themelua nga austriaket e italianet, edhe mergata nga ata i merrte parate, ajo mergate qe ishte ne qeveri me pare. Edhe keta qe iken pas 90 apo qe ndenjen, nga te huajte ushqeheshin. Mos harroni kush paguante rrogat e gazetareve te Koha Jone, Rilindja Demokratike etj.
E kuptoj që disa nga të rekrutuarit, në mërgatë, nuk kanë pasur liri për të thënë JO, sepse janë kërcënuar. Për shembull, për dikë të dënuar në Shqipëri, kërcënimi i kthimit në “atdhe” me avionin e parë do të ketë funksionuar gjithnjë.
Puna është se kush do të rekrutohej dhe pse, si dhe nga cila agjenturë. Një profesor universiteti do të parapëlqehej si informator, sepse në katedra hynin e dilnin gjithfarë elementesh. Nëse ky profesor universiteti ishte edhe – të themi – homoseksual, atëherë agjentura rekrutuese do ta përdorte këtë kundër tij, si shantazh (blackmail).
Këta nuk i dënon dot: edhe kur kanë bashkëpunuar, kanë qenë viktima të rrethanave. Mund t’i mëshirosh. Mund t’i mirëkuptosh. Por edhe heronj nuk i bën dot – sepse nuk kanë qenë. Dhe as mund të mburresh me ta.
Thotë Durimpaku:
Ka një përgjithësim që nuk qëndron. Por, më e rëndësishmja, ngatërrohen gjëra që nuk duheshin ngatërruar. Ç’do të thotë kjo që “nga të huajt ushqeheshin”? Këtu nuk po flasim për shqiptarë që paguhen nga të huajt – por për individë që paguhen nga agjentura spiunazhi. Janë gjëra shumë të ndryshme mes tyre. Unë kam tridhjetë vjet që paguhem nga punëdhënës të huaj, se jashtë Shqipërisë jetoj dhe punoj – por kjo nuk më bën gjë as agjent, as informator.
Kur isha në Napoli, në katedrën e shqipes, mbaj mend që erdhi një herë një nga policia, detektiv (civil); ishte periudha kur kishin filluar probleme me prostitutat dhe drogën, ku përfshiheshin refugjatët nga Shqipëria. Ky kërkoi informata prej meje – pa ofruar asgjë. Më pyeti nëse vinin refugjatë dhe të tjerë të paligjshëm, në katedër. Ishte miqësor. Por biseda nuk çoi gjëkundi – i thashë që nuk kisha vënë re gjë, dhe ashtu u ndamë.
Sërish në Napoli (1990-1996), më thërrisnin ndonjëherë në kuesturë ose në gjykatë, madje edhe në burg kam shkuar (Poggioreale) për të përkthyer (me pagesë) kur qëllonte të arrestoheshin shqiptarë që nuk dinin italisht. Gjithnjë jam ndier në anën e të arrestuarve – me instinkt; kam dashur t’i ndihmoj. Mbaj mend një herë, në burgun Poggioreale, një prostitutë me theks të fortë nga Jugu, kish paraqitur një pasaportë kosovare; dhe ashtu kishin thirrur një përkthyese të serbishtes, por prostituta kish deklaruar se nuk dinte serbisht. Serbja filloi t’u thoshte atyre të burgut se kjo – shqiptarja – do ta kishte fallso pasaportën, sepse “nuk ka kosovar që të mos dijë serbisht”. M’u duk akt tejet i pabesë ky i përkthyeses – dhe e kundërshtova menjëherë (me një argument që e dija se nuk qëndronte; por edhe ajo kish shkelur etikën profesionale, duke i dhënë policisë informacion vullnetarisht!). Edhe pse nuk kisha dyshim se ajo vajza vinte nga Jugu i Shqipërisë dhe ishte po aq kosovare, sa ç’isha unë nga Helsinki.
Unë e kisha një rrogë nga Universiteti, që nuk më dilte… por nuk më shkoi kurrë mendja se mund të punoja si informator; dhe as u kujtua njeri që të përpiqej të më rekrutonte!
Besoj se agjenturat që rekrutonin informatorë nga mërgata zgjidhnin (a) njerëz të zotët dhe të paskrupullt; (b) njerëz të shantazhueshëm dhe (c) njerëz që të kishin ç’të informonin. Kjo e shantazhit, pika (b) mund të lidhej me një
mëkat” (p.sh. homoseksualiteti) ose me një “grykësi” – p.sh. bixhosi, pija, droga ose lakmia për pará. Por kam dëgjuar për njerëz që, edhe pse të arratisur politikë, kanë refuzuar të bashkëpunojnë me agjenturat.
Tjetër gjë është organizimi në veprimtari të armatosura kundër pushtetit në Tiranë. Unë nuk do t’i futja këta në një thes me informatorët – edhe nëse paguheshin, kjo ishte pjesë e paketës që i përgatiste për t’i “hedhur” në Shqipëri. Nuk di sa milion dollarë janë harxhuar me këto grupe, për të gjithë Lindjen; por di që bënë një vërë në ujë. Ata që hidheshin me parashutë në malësi dhe vrisnin pastaj ndonjë polic para se t’i tradhtonin dhe t’i kapnin – nuk i simpatizoj dot. E shumta, më duken viktima të rrethanave, edhe ata.
Thanë për Xhevdet Mustafën që kish planin të vinte në Tiranë dhe të “bënte terror” – le ta zëmë se kjo ishte e vërtetë (si zor, por le ta zëmë, për hir të argumentit). Në Tiranë jetoja edhe unë, edhe të mitë, edhe qindra mijëra të tjerë si unë. Që nuk e donim regjimin, që e kishim të qartë se po bëheshin krime të mëdha – por kjo nuk është se do të duartrokisnim me entuziazëm, kur një terrorist me atlete të bardha të hidhte, ta zëmë, një bombë në xhiron në bulevard në Tiranë dhe të vriste 100 vetë. Çuna dhe goca, që kishin dalë për një shëtitje në mbrëmje. Dhe që pastaj do të lëshohej pushteti i Hoxhës dhe do të vriste dhjetëfishin e të pafajshmëve, anembanë Shqipërisë, për represalje. E gjithë kjo, për një plan në një sirtar të qelbur të rezidentit lokal të CIA-s… Për çfarë do të entuziazmoheshim? Që CIA po ndihmonte në ashpërsimin e luftës së klasave në vendin e vetëm socialist të botës?
Më në fund, këtu nuk po flasim për spiunë. Mund të spiunosh Eqrem Çabejn në Vjenë dhe të qëndisësh raporte me thashetheme, por kjo nuk të bën gjë spiun. Je dhe mbetesh informator, hafije, aq më tepër kur, duke informuar, nuk rrezikon shumë. Spiuni është gjë tjetër. Ka pasur edhe në Shqipëri – sidomos të rekrutuar në Lindje, në Bashkimin Sovjetik e gjetiu; por me siguri edhe më të hershëm.
Spiuni i vërtetë, profesionist, nuk shkon të flasë kundër pushtetit te radha e qumështit. Sa janë zbuluar nga këta? Shumë pak, besoj. Unë nuk përjashtoj edhe që ngjarje madhore në politikën e jashtme të Shqipërisë, si prishja me Bashkimin Sovjetik, dalja nga Traktati i Varshavës dhe prishja me Kinën të jenë festuar, të gjitha, në zyrat e shërbimeve të huaja… si fitore përkatëse.
Më në fund, një histori e një spiuni të tillë, të vërtetë, nga Bashkimi Sovjetik. Ka qenë një Adolf Tolkaçev, inxhinier elektronik në një institut të aviacionit ushtarak në Moskë, që filloi të fuste letra në makinat e diplomatëve të SHBA, për t’u kërkuar takime. CIA në fillim e injoroi, sepse kish frikë mos po e provokonin, por pastaj mori kontakt me të. Midis viteve 1979 dhe 1985, Tolkaçevi u dha amerikanëve informata me vlerë të paçmuar për sistemet sovjetike të armatimit, përfshi edhe raketave. Vlera e informatave të tij u llogarit si 2 miliard USD (kaq u kurseu SHBA-ve). Për këto shërbime, Tolkaçevi u pagua nga CIA më shumë se 1 milion USD, pará që u depozituan në një fond të posaçëm, të cilin ai do ta përdorte pasi të arratisej (të defektonte). Gjithashtu, CIA siguronte albume të Led Zeppelin, The Beatles dhe grupeve të tjera, për djalin e Tolkaçevit. Besohej se ky nuk motivohej nga dëshira për pará, por më tepër ngaqë donte të merrte hak: vjehrrën e tij ia kishin vrarë gjatë spastrimeve staliniste të viteve 1930, ndërsa vjehrrin ia kishin futur në burg. Fati i Tolkaçevit u vulos kur disa agjentë të CIA-s, të rekrutuar nga KGB-ja, informuan sovjetikët për aktivitetin e tij. E pushkatuan në vitin 1986.
Qe prej koheve me te lashta, ka qene praktike pune qe me ndihmen e jashtme, ushtarake dhe ekonomike te vendosej pushteti i dikujt qe pretendonte fronin. Nje rast i vjeter ne keto ane, ka pase qene vendosja e Pirros ne fronin e Epirit prej trupave te Glaukias se taulanteve ( mandej Pirroja e humbi prape fronin dhe e rifitoi fale Ptolemeut te Egjiptit).
Ne Italine e pasluftes amerikanet bashkepunuan me mafien siciliane per te ndaluar marrjen e pushtetit nga komunistet. Me heret palet kishin bashkepunuar kunder Duces per zbarkimin anglo-amerikan ne Sicili. Duket se mafiozet siciliane te kene qene demokrate te medhenj dhe heronj italiane, sipas nje interpretimi.
Pushteti ne nje vend eshte edhe ceshtje sigurie e nje apo shume shteteve te tjera, sepse vendimet qe merr nje klase e caktuar politike nuk jane pa interes per vendet fqinje.
Gjithesesi, edhe sikur te duam te ndalim ndonje gjykim moral, fakt eshte se tradhtia denohet me ligj te shtetit, biles si krim shume i rende. Sot me ligj nqs je spiun i nje shteti tjeter, ha disa dekada burg, perfshire edhe nese je spiun i CIA-s, sepse CIA si sherbim aleat duhet te operoje ne Shqiperi ne menyre legale dhe jo te veproje prapa shpatullave te shtetit shqiptar.
Kush do denonte sot moralisht nje spiun shqiptar te CIA-s ne Shqiperi, qe vepron pra pa dijeni te shtetit shqiptar ? Askush, te vetmin denim do e jepte ligji shqiptar dhe shume te rende.
Dies Irae shkruan:
“Cte mbrosh me partizanizem, nje takem spiunesh, bashkepunetoresh e veglash te te huajve kunder nje takemi tjeter spiunesh, bashkepunetoresh e veglash te te huajve ?
Nqs fati i shqiptareve do te jete perhere i caktuar nga spiunet, bashkepunetoret dhe veglat e te huajve, atehere duam apo nuk duam sigurisht qe do gjendet menyra si te vijoje ”partizanizmi” dhe ”patriotizmi i partizaneve”. […] Me duket e veshtire qe autori ta kete seriozisht kete qe thote. Ndoshta e kam lexuar gabim.”
***
Ndaj te njejtin mendim me ju sa i perket poshterimit te vullnetit e aspiratave te qytetarve shqiptare nga paria puthadorese qe kane ne krye, qe jane te gatshem te shesin edhe nanen e vete per nji fije pushtet. Ma shume per ket teme se shpejti.
Por ne shqipni s’ka konflikt politik te mirefillt, pra ska partishmeri rreth ideve apo platformave relate per ti mbrojtur ato.
Ka rremuje periodike qe perftohet nga paria politike per te mbuluar zhvatjen e vazhdueshme te vendit – pra zihen per radhen apo pjesen e tepesise, por jo per drejtimin qe duhet ti japin ne puneve publike. Per ma teper ju ftoj te lexoni kete shkrim: https://www.academia.edu/20201566/A_ka_vërtet_konflikt_politik_në_Shqipëri
Sikur qytetaret shqiptare te jene te vetedishem per interesat e te miren e tyre te perbashket sikur paria politike asht e organizume ne mbrotje te interesave te tyne kundra vendit qe udheheqin, ne do te flisnim per nji shqipni krejt tjeter.
Ju mund te jeni kundra partishmerise, por ajo qe shihni si e tille mua me duket si mungesa e partishmerise, apo e konfliktit politik qe asht jetik per perparimin e vendit.
Ajo cfare ne shofim jane shashka tymuese per me hutue njerezit, pasqyra qe perdor paria politike per te mbuluar rrenen mbi te cilen ajo mbeshtet dhe grabit vendin panderprerje.
Teme shume e gjere. Kujtoj Gëten qe nje here tha se me qortojne qe nuk i urrej pushtuesit franceze, por nuk mundem tha, nuk urrej dot as kulturen dhe as idete e tyre. Me tej, kur Napoleoni leshoi ushtrite kunder terrtoreve gjermane, ishin te panumert ata gjermane qe iu bashkuan ushtrive te tij, plot te tjere qe e informonin e spiunonin per gjera strategjike dhe e shihnin si detyre thyerjen e ushtrive gjermane (prusiane, ne fakt), pa permendur Betovenin qe i kushtoi nje simfoni armikut te madh e pushtuesit te vendit te tij. (Nuk po e permend ate shprehjen e Hegelit, tek pa ushtrite franceze qe po kalonin poshte zyres se tij, pas betejes se Jenes)
Si eshte puna atehere qe mund te duash keshtu armikun e t’i sherbesh atij? Thjesht ata luftonin e kontrbibuonin qe atdheu u tyre te pushtohej nje ore e me pare qe me ne fund, bashke me ushtrite pushtuese te vinin idete e barazise njerzore e Revolucionit dhe te shembej regjimi feudal i vendit et tyre. Gje qe edhe ndodhi (dhe me kete ka lidhje shprehja e Hegelit me siper)
Ne te kete veshtrim, une nuk kam pershtypjen se Camaj e te tjere “spiunonin” per hesap te Amin Dadas, fitorja e te cilave do ta zhyste vendin ne fatkeqesi e vuajtje me te medha (megjithse nuk i dihet).
Ai dhe te tjere (diversantet te gjithe, po deshet), bene ate qe munden per vendin e tyre, jane te vetmit qe meritojne pak respek pas L2B ne ate vend, jane te vetmit qe u perpoqen te ndikonin sadopak per shembjen e nje regjimi i cili qe te nesermen qe erdhi ne pushtet, beri ata qe nuk e kishin bere as turqi e as gjermanet, e mbushi vendin me kampe perqendrimi, pushkatoi eliten qe vendi kishte mundur me ne fund ta kishte pas nja tre mije vjetesh, thau resurset, vrau punen dhe shpirtin e njerezve, i tha fshtarit se ti je fshtar e duhet te vdesesh ne fshat, na vuri ne rallë per nje gote qumesh…. .
Te urrsh Camajn sot? Pse? ,
Historia e shekullit XX ofron shembuj personash që i kanë ofruar shërbime “tjetrit” (“armikut”, “të huajit”, etj.) të shtyrë nga motive mirëfilli idealiste: p.sh. komunistët, në Perëndim, që ndihmonin Bashkimin Sovjetik me informacion FALAS. E bënin sepse besonin te modeli politik sovjetik (ose “për shpirt të babait”), jo sepse donin pará, as sepse ishin mësuar të drekonin në hotele luksoze. Problemi moral fillon nga momenti kur ti pranon të paguhesh për shërbimet agjenturore që ofron. Do t’i admiroja ata antikomunistë shqiptarë që u kanë shërbyer me zell agjenturave të huaja gjithë duke refuzuar të paguhen, apo thjesht për të ndihmuar shembjen e regjimit që përfaqësonte për ta të keqen e atdheut dhe të kombit.
Jo te gjithe spiunojne per para .CIA perdorte akronimin MICE(Money,Ideology, Coercion,Ego) per motivet qe shtynin dike te rekrutohej. Te ndodhur ne dhe te huaj pa mjete jetese nje pjese e emigranteve politike nuk eshte cudi te jene detyruar te marrin para .Diku lexova per pamjet e dhimbshme te kampit te refugjateve ku personalitete si Mithat Frasheri e Mustafa Kruja ishin ne rradhe per nje pjate supe.
Nuk e kuptoj logjikën e këtij komenti. Që jo të gjithë spiunojnë për para, e kam thënë unë në komentin tim – prandaj të lutem më cito, nëse dëshiron të më përsëritësh. Mustafa Kruja dhe Mithat Frashëri janë akuzuar si kolaboracionistë, por jo si hafije me pagesë. Nuk kam shumë informacion për kampin e përqendrimit ku i mbanin, por do të ketë qenë ekuivalent i burgut – dhe në burg të gjithë rrinë në radhë për supë. Dhe më në fund: agjenturat që rekrutojnë hafije nuk kanë qenë I VETMI burim i parave për emigrantët politikë. Ka edhe që kanë larë pjata.
Pershtypja ime eshte se ne shumicen e rasteve pagesa ka qene “rrethanore”, nje mjet jetese per te mbajtur frymen nderkohe qe kishin zbritur ne nje bote qe nuk e njihnin mire. me profesione qe nuk i hynin ne pune shumekujt.
Ka disa te dhena per ata qe pergatiteshin per desantim te Kajro a diku ne Itali. Steviteshin rende dhe ishin gati te shkonin e te vriteshin ne Shqiperi dhe pagesa del te kete qene nja 40 dollare java, para xhepi ne fundjave sa per te paguar ndonje prostitute, nese mundnin. Une nuk e quaj pagese. Nderkohe qe i shoh si idealiste dhe atdhetare te vertete.
Kam parasysh kujtimet e nje Hasan Luci a Cuci, shef sigurimi ne ambasade, personi qe ruante, pergjonte e perçante emigracionin politik.
Pasi i paraqit te gjithe emigrantet politike si armiq te Shqiperise (duke harruar te thote se ishin armiq te regjimit), agjente te paguar nga sherbimet e huaja etj, ai, harron dhe dikur kur arrin t’i penetroje e te hyne ne shtepite e tyre ne Paris i pershkruan varferine e baneseve, ngushtesine ku jetonin, garsonierat qe kishin, mizerablitetin ku jetonin etj.. Me siguri me qira te paguara nga sherbimet sociale te qytetit, se e kishin et drejten per kete me te marre statusin e refugjatit.
Them se po te ishin agjente e armiq te betuar e rekrutuar si duhet, merecenare profesioniste te paguar nga cia, dsgt, m5 e ku ta di une, si i paraqet Luci a Cuci, do benin jete tjeter. Une nuk besoj se emigracioni i vertete politik shqiptar prodhuar merecenare profesioniste qe shkonin e desantoheshin te shtyre nga pagesa e majme.
E shohim nga muhaxhedinet iraniane qe kemi ne Shqiperi.
Ne keto raste, sakrifica behet per pushtetin, pritshmeri per pushtet dhe shqiptaret kane bere e bejne shume sakrifica per pushtet. Ishte vijim i luftes civile, me shprese se mos ne Shqiperi do ndodhte si ne Greqi, ku me angazhimin e Amerikes, komunistet u munden.
Nuk duhet ngaterruar patriotizmi ne mes, sepse patriotizmi ne ato vite kerkonte organizimin e kryengritjeve ne ish-Jugosllavi, sepse ishin edhe vite spastrimi etnik te shqiptareve te atjeshem drejt Turqise ( 250-300 mije shqiptare te spastruar).
Pse mos ta zhvillojme diskutimin me terma reale duke e hequr konceptin e patriotizmit ose duke e perdorur me pikatore qe te identifikojme te njomin fiziologjik mes te thateve?
DI, pa ta shohesh problemin nga ata e atyre, fjala eshte per nje akt patriotik, edhe pse duket ca patetike. E verteta eshte se ato qe u thane hapur pas ’90 per PKSH si e themeluar nga Jugosllavet, atehere njihej mire dhe thuhej kudo ne propoganden e tyre. Pra, ne nje kuptim, ata spiune e diversante nderhynin qe ne Shqiperi te mos ndodhte ajo qe po ndodhte ne Kosove . Por ndodhi, fatkeqesisht. Meqe nuk i perzinin dot ne Turqi, mijra shqiptare u mbyllen prej shqiptarve neper kampe perqenrimi. (Jam i sigurte se do te ishin te lumtur po t’i “internonin” ne Turqi).
Edhe po t’i pyesnin kosovaret ne ate kohe, doni Goli Otokun te vdisni ne diell apo çajtoret e Stambollit, zgjedhja behet menjehere.
Pas renies se regjimit, brodha neper Shqiperi duke bere reportazhe ne fshatrat ku ishin internuar shqiptaret prej shqiptareve. E verteta ka qene me pak spetakolare, por poshtrimi shume me i thelle.
Sot me vjen turp nga vetja qe kam jetuar ne nje vend, ku nuk e dija se pas rruges se makines ku kaloja, kishte njerez si une, ne moshen time qe kishin lindur e rritur aty te internuar dhe vuanin pa e ditur pse.
Pra (te shitur apo patriote) keto gjera kerkonin te na kursenin diversantet dhe te shiturit e tjere. Se ata nuk mund te sillnin ne Shqiperi nje regjim qe nuk ishte kompatibel me ate te sponsorizuesve te tyre.
Dhe do te na shfrytezonin, me siguri, por do te na merrnin naften dhe kromin dhe do te na e paguanin me kursin boteror dhe me dollare, jo me klering, stoqe armesh kineze.
Jetonin ne vende te lira e demokratike dhe (mbase ju shume koshiente) luftonin te sillnin me ne fund edhe ne Shqiperi idete e lirise se Revolucionit freng, i vetmi vend ku nuk kishin zbarkuar ende, (perjshto dise momente gjate monarkise).
Jetonin ne vende te lira e demokratike dhe (mbase ju shume koshiente) luftonin te sillnin me ne fund edhe ne Shqiperi idete e lirise se Revolucionit freng, i vetmi vend ku nuk kishin zbarkuar ende, (perjshto dise momente gjate monarkise)…”
Nje pjese e vogel ndoshta luftonin per idete e mesiperme , pjesa derrmuese e kishin patur Shqiperine ne duart e tyre e kishin deshtuar ta qeverisnin me drejtesi dhe ishte ky deshtim i tyre qe hodhi popullin ne preherin e komunisteve .
Gjendjen e klases se vjeter politike e pershkruan bukur Abaz Ermenji:
“..Por pushtimi italian, me tronditjen e madhe që shkaktoi brenda në Shqipëri, nxori në shesh gjendjen e vërtetë të mendësisë dhe të lidhjevet shoqërore, që kishin ndryshuar mjaft prej vitit 1920 e gjer më 1939. Klasa sundonjëse e vjetër, bejlerë, krerë e bajraktarë, nuk kishte më asnjë rol drejtonjës në popull, e kishte humbur krejt ndikimin e dikurshëm dhe pat qënë mbajtur në fuqi në kohët e fundit vetëm prej autoritetit shtetëror të regjimit të Zogut. N’atë klasë nuk kishte mbetur asgjë nga fryma nacionaliste e Kongresit të Lushnjës. Të shumët e atyre që tani quhëshin “nacionalistë” ose dikur “demokratë” nuk ishin veçse sharlatanë, rrogëtarë dhe agjentë t’atij që i paguante. Pothuajse e tërë burokracia “besnike” e Zogut mbeti në vend dhe u vu t’i shërbente pushtimit italian me të njëjtën “besnikëri”. Por kishte edhe më keq: ata që patën qënë kundërshtarët e Zogut, të mërguarët politikë, “demokratët” e 1924-ës që populli i përfytyronte si heronj, erdhën, me përjashtime shumë të pakta, me ushtërinë italiane si “çlironjës” dhe vinin rreth nëpër Tiranë si heronj prej kashte për të marrë rrogat e prapambetura për katërmbëdhjetë vjet, domethënë për tërë kohën që patën qënë t’arratisur jashtë shtetit. “Besnikë” e “kundërshtarë” të Zogut, që patën qënë kacafytur ndërmjet tyre si gjelat në plehë dhe s’kishin mundur kurrë të bashkohëshin ndën Shkabën dykrenore, u përqafuan si vëllezër ndën Shenjat e Liktorit për t’i shërbyer pushtimit të huaj. Kjo ishte komedia m’e paturpshme që luhej në kurrizin e një kombi të mjerë. Sa për “kreshnikët” e malevet, krerë e bajraktarë, nuk mbetën as këta më pas nga të tjerët: u lëshuan në Tiranë për të marrë rrogat e prapambetura dhe shpërblime të reja. Këtyre, përveç mustaqevet dhe fjalëve të mëdha, s’iu kishte mbetur asgjë nga madhështia heroike që iu pat dhënë dikur At Gjergj Fishta.
Ky qëndrim i dobët i klasës drejtonjëse ishte në kundërshtim të papajtuarshëm me atë që ndienin e mendonin djalëria e populli përgjithësisht dhe që e patën çfaqur si shpërthim vullkani në tronditjen e Ditëvet të Prillit. Megjithë shtrëngimet e regjimit të Zogut, ishte krijuar, siç thamë, në brezin e ri dhe në pjesën më të madhe të popullit, prej ndikimit të kulturës perëndimore dhe t’idevet të reja, një tjetër botëkuptim përsa iu përkiste qeverimit, lirisë dhe të drejtavet të secilit. Kjo optikë e re nuk mund të pajtohej n’asnjë mënyrë me sjelljet e klasës drejtonjëse të vjetër, ashtu si nuk pajtohet një trup i gjallë me një kërmë të vdekur. Por ndonëse populli shqiptar, në pjesën më të madhe, ndodhej i liruar nga lidhjet shoqërore të vjetra, domethënë nuk shkonte më pas bejlerësh, krerësh e bajraktarësh, nuk kish mundur të krijonte akoma lidhje të reja, sepse regjimi zogist nuk pat lejuar rrahje të lirë mendimesh. Dhe ishte frikë e madhe që djalëria, e papregatitur ajo vetë dhe e paformuar politikisht, mund t’a tërhiqte n’aventurën e komunizmit, siç e tërhoqi…”
Alba, ruaje ca linjen e diskutimit. Une po flas per ata 25 vjeçare qe vinin e vriteshin maleve, po flas per vete Ermenjin e qindra te tjere, qe luftuan pushtuesit, por qe nuk ngulen yllin ne balle dhe qe kishin mjaft qartesi, ti sjell citatet me pleqerine e Kongresit te Lushnjes.
Njerzit e perkrahen luften kunder pushtuesit, kete do te benin edhe ne po te ishim atehere, por kjo nuk duhe te na pengoje te shohim tragjedine qe ndodhi.
Partia Komuniste ndoqi taktiken e mashtrimi, te fshehjes se vertetes. Ajo nuk ekzistonte zyrtarisht. Ishte rreptesisht e ndaluar qe ndokush te thoshte se ishte antar parie.
Kishte nje lloj lirie dhe entuzazmi qe shkaktoi mposhtja e nazizmi, si ne te gjithe boten. Besonim se qe nje jete normale dhe gati demokratike, me thoshte Isuf Vrioni njehere ne Paris.
Kjo edhe pse shenjat e para ishin dukur qe nga fundi i Luftes, kur forcat partizane hynin ne fshtrat e veriut dhe pushkatonin te gjitha burrat e fshatit…
Pastaj erdhi viti 1948, kur Partia Komunsite doli nga klandestiniteti dhe shpalli pronesine e saj mbi Shqiperine. Vrioni dhe besimtaret e tjere shkuan drejt e ne burg, por pati me shume fat se te tjeret.
Tani asgje nuk ishte me si me pare. Ka nje rrethane ekskluzive e te panjohur.
Nuk gjykohet më se çfare bere ti dhe çfare bera une gjate luftes.
Problemi te gjykohet roli i secilit para atij burgu qe u shnderrua papritur Shqiperia, ku njerzit merreshin nga shtepia naten dhe pushkatoheshin te bregu i lumit…
Fshatari qe ishte baza e vertete dhe mbajti peshen e luftes, perzihej si qen nga dyqanet e bukes ne Tirane sepse nuk kishte te drejte te hante buke gruri, te cilin e prodhonte ai vete…
Regjimin tani e mbante me kembe jo entuziazmi i luftes, jo dashuria per komunizmin, por huri dhe litari. Si edhe merecenaret e tij!
Ne kete kuader duhet gjykuar roli i atyre tradhetarve, agjenteve, spiuneve, me pagese apo jo e ku ta di une.
Ata deshtuan, si ne çdo diktature tjeter, po ajo qe ndodhi ne fillim te ’90, realizoi ne nje fare menyre nje Shqiperi te hapur e te lire, per te cilen luftonin ata, me vetedije apo jo. Sponsori qe kishin pas, vigjelonte mbi ta, sikunder po ben edhe sot e gjithe diten.
Jo gjithmone ai qe humb eshte i humburi i vertete.
Lyss, edhe ne Kosove te gjitha partite i thone vetes patriotike, si cdo shtet i ri, si Shqiperia asokohe. Emigrimi i 1944-45 ishte politik, njesoj si i 1924-25. Jam dakort me ty, te humburit ne te dyja rastet duhej ta kishin fituar luften politike dhe nqs do e fitonin te paret, s’do kishte fare nje lufte te dyte.
Emigrime te tilla politike jane te vjetra, prej Greqise se lashte kemi nje numer te madh emigrantesh politike, qe pas humbjes leviznin ne qytete te tjera dhe pastaj me ndihmen e ndonje ushtrie nga qytetet e interesuara ose nga fonde te mjaftueshme, organizoheshin dhe rimerrnin pushtetin ne qytetet e tyre.
Llafi qe bie, Klistheni qe solli demokracine ne Athine, fillimisht erdhi ne pushtet me ushtat spartane ( mandej histori me vete dhe interesante), me tej lufterat per pushtet dhe emigrantet politike iu binden dialektikes demokraci vs oligarki, me demokratet qe mbeshteteshin me arme e ushtare prej Athines, ndersa oligarket qe mbeshteteshin prej Spartes.
Pra, emigranti politik eshte nje kategori shume e vjeter qe ne sot, te ngaterrohemi me konceptet ( edhe i biri i Skenderbeut ishte emigrant politik, si edhe nipi, edhe ata erdhen te organizuar nga jashte, e provuan pa sukses).
Si emigrant politik, mendja dhe perpjekjet shkojne tek marrja apo rimarrja e pushtetit. Zakonisht emigrohet drejt shteteve te interesuara te rrezojne armikun tend dhe mund te jesh me fat ose i pafat persa i takon ndihmes qe do marresh. Ndihme qe do e shperblesh nqs merr pushtetin, do japesh ndonje Shen Naum psh ose do behesh republika e shtate e Jugosllavise, apo do injorosh spastrimin etnik te cameve nga Greqia dhe te shqiptareve te tjere nga ish-Jugosllavia.
Sa per antikomunistet e persekutuar, mua me duket se i persekutuari me i famshem sot, eshte Fatos Lubonja qe u fut ne burg se babe e bir u dukej vetja me te mencur se Enveri, nje hubris qe con pashmangshem tek kercenimi per pushtetin, problem qe Enveri dinte si ta zgjidhte, se e kishte shembullin nga Zeusi qe permbyti pellazget dhe YHWH-ja qe permbyti Mesopotamine ( ose boten).
Neqoftese justifikojme nje mouchard qe pranon pagesen a nuk eshte çvleresim per ata qe me dinjitet luftuan per bindjet e tyre pa e zgjatur doren? Si do te benim dallimin midis burrecit dhe burrit? Midis Camajt dhe A.Pipes apo B.Xhaferrit. Historite i kane fare te ngjashme pervec pageses. Ta justifikosh a nuk do te thote te prezumosh se mund te silleshe edhe vete po ashtu ne ta sillte rasti …
PENA NE VEND TE PUSHKES
Ne tre paragrafet tuaj zoti Vehbiu ka aq shume per te thane, sa nuk do te me mjaftonte nje liber i tane, me u pergjigje si duhet. Ne menyre telegrafike, do te cek disa nga pikat qe ju ngreni per diskutim.
Ju shkruani:
“Çështja që diskutohet i tejkalon caqet e përdorimit të standardit/dialektit, por po komentoj vetëm sa i takon kësaj si nënçështje. Supozojmë se jemi të ftuar në një televizion publik dhe dikush fillon të flasë gegnishten e Shkodrës (ose të Kosovës). Ky person është, besoj, i vetëdijshëm se duke vepruar kështu, sinjalizon edhe se nga është, në mos edhe pozicionimin e tij në çështje të standardit. Duke vepruar kështu, e ekspozon veten ndaj kritikës për partikularizëm, sa kohë që të ftuarit e tjerë përpiqen t’i mbahen standardit ose, në rastin më të keq, të flasin në ligjërimin bisedor të Tiranës, që ka integruar elemente të shumta nga e folmja e qytetit.”
***
E sakte, ky person qe flet ne dialektin e tij do te dallohej qarte, si per perkatesine e tij, ashtu edhe per qasjen ndaj standardit. Por lidhja me partikularizmit, apo thane ma shqip e shkoqun, me perkatesi gege, mua nuk me duket shume e qarte. Do te ishte e tille, vetem sikur ne te gjykonim nji njeri per nga menyra qe flet, dhe jo per ate cfare thote.
Po sikur ky njeri te mos zoteroje standartin si duhet, por te kete dicka te thelle per me thane, ne gjuhen qe ai din me u shpreh, edhe sikur te mos jete gegnishte letrare?
Sidoqofte, nga kjo pikpamje, ne kemi shpjegue sociologjikisht me nji shembull te spikatun si kuptimin ashtu edhe forcen marramendese te rolit, por kjo dije nuk na afron afer thelbit.
Thelbi i çeshtjes asht lidhja mes standardit dhe gegenishtes. Perse ndeshemi me nji dukuri te tille, ky standarti nuk kap e percjelle fuqine imagjinaten te atyne qe e folin, kur ata shohin mjetet rrethanore si menyre ma te voltsihme per me u shprehe? A nuk mesohet si duhet standarti, apo jane te trashe ata qe nuk e pervetesojne ate?
Apo mos e kemi hallin tek standardi vete – nji standard me te cilen folesit e tij nuk e gjejne veten ne elementin ma themelore, qe na ndan prej zhtazoreve te tjere: aftesine tone te shprehemi nepermjet fjales, ta japin e te marrrim mend, te ndryshojme mendjen tone e te tjereve, e mbase dhe sjelljen e njerezve – jo me kamzhike, por veç nepermjet fjales. Jo me pushke, por me penë.
Kur flasim per nji ceshtje kaq madhore, pra per c’ka na vecon si njerz, a mund t’ia lejojme vetes te flasim rreth saj sikur te ishte nje defekt teknik, nji ceshtje administrative qe duhet te marre rrugen e zgjidhjes ne menyre zyrtare?
Une them jo.
Gjuha per te cilen e kam fjalen nuk asht veç nji mjet per me komuniku, siç ishte lingua franca, por ma teper nje menyre me qenë ne kët bote. Flas per gjuhen e zemres, gjuhen e andrrave, gjuhen me te cilen lavdojme jeten e vajtojme vdekjen. Gjuha qe percakton frymen me te cilen kuptojme veten, boten qe na rrethon e vendin tone ne të. Gjuhen e shpreses e gjuhen e vetedijes – gjuhe qe s’krahasohet me gjuhet e huaja qe meson, sado mire t’i zoterosh ato.
Gjithone e ma shume i baj pyetjen vetes: pse une arrij te shprehem rrjedhshem ne hollandisht apo frangjisht, por nuk gjej veten ne gjuhen qe duhet te jete gjuha ime amtare, pra standartin qe ne po marrim ne shqyrtim.
Jam une problemi, qe kam marre arsimin e mesem ne nji shkolle fshati ku mesimi ishte fjale e huaj, a thua primend te kem nji mangesi te theksueme qe vlekerka vetem per standartin tone?
Pra pse qenka kaq e veshtire gjuha qe duhet ta flas e te luaj me te krejt natyrshem?
Kam frike se halli nuk qendron veç tek une, apo shume te tjere si une. Hallin e kemi te dores se pare – hall qe na qon tek themelet e qytetenise qe kemi ndertue nan udheheqjen e Enverit.
Ju shkruani:
“Kur unë flas në publik, duhet të jetë tjetri dialektolog i trajnuar, që ta kuptojë se nga vij – unë kam lindur dhe jam rritur në Tiranë, në familjen time është folur edhe dialekti i Gjirokastrës, por tani – në familjen time të re – flas zakonisht një gegnishte të zbutur, ose të përzier (p.sh. them “kam shku” dhe jo “kam shkuar”). Megjithatë, në publik, për respekt të forumit ku jam dhe të publikut, unë gjithnjë përpiqem të flas në standard. Gjykoj se kompetenca ime për të qenë qytetar i mirë varet EDHE nga aftësia që kam për të kaluar nga një regjistër ligjërimor në tjetrin, sipas rrethanave. Dikush që flet gegnishten e Shkodrës (ose të Kosovës) në publik është, besoj, i vetëdijshëm se zgjedhja e tij për të folur kështu është subversive (ndaj rendit ligjërimor publik); dhe nëse është i vetëdijshëm, atëherë nuk duhet të habitet për efektet e kësaj zgjedhjeje, tek të tjerët që nuk veprojnë ashtu (nëse dikush vërtet nuk arrin dot të shprehet në standard, edhe pse përpiqet, atëherë me të ka dështuar sistemi shkollor publik). Për ta thënë thjesht: unë që flas me ty në publik nuk kam nevojë që ta di se nga vjen ti, për ta gjykuar argumentin tënd dhe për të dialoguar me ty, sa kohë që argumenti yt nuk ka lidhje me origjinën tënde gjeografike.”
***
Ne po flasim per diçka jetesore.
Çeshtja nuk asht se si duhet te sillemi me standartin ne lidhje me dialektet.
Çeshtja asht nese ky asht standardi i duhun.
Standardi nuk asht gjuha jone.
Ketu nuk bahet fjale per me tregue dashamiresi heroike apo meshire per gegnishten. Gegnishtja nuk asht per t’u meshiru. Ajo c’ka asht per t’u meshiru asht standardi i kashtes qe na erreson mendjen e nuk na lejon te shohim e shijojme pasunine e hiret e gegnishtes.
Ajo qe asht’ per tu meshirue asht qasja jone kundrejt gegnishtes – jo vlera e gegnishtes.
Kur ju si dijetar i gjuhes arrini ma se miri te shpreheni me nji gegnishte te zbutun ne mjedisin ma te shtrenjte, pse valle nuk asht e mundun qe ne te gjithe ta kemi kete mundesi? Qe standarti jone te rrezatoje forcen e pasurine e thesarit te gjuhes sone?
Une pajtohem me ju kur thoni se e folmja ne nje gjuhe te kuptueshme shihet si nje shenje respekti per ata qe te shohin e degjojne, por vetem nese i shoh gjanat nga prizmi i standartit. Pra nga pika vrojtuese sunduese, qe kerkon nga gjithe te tjeret, te gjithe ata qe folin shqip, te pertypin standartin. Nese marrim kete pike vrojtime si te mireqene, ateher kjo pikpamje veshtire se mund te vihet ne pyejte apo te hidhet poshte.
Puna asht se ne problemin e kemi ne rranje – e kemi tek standarti. Asht sikur dikush qe prek te gjithe trupin me nji gisht te thyme, e kujton se i gjithe trupi asht ne agoni, kur ne realitet asht vetem gishti i thyme qe shkakton dhimbjen. Standardi asht gishti i thyme.
Thelbi i çeshtjes asht mali qe kemi perpara nesh: pra arsyeja pse ligjeirmi publik asht kaq perjashtues per ata qe kane gegnishten si gjuhen e nanes—pra shumicen derrmuese te shqiptareve.
Sistemi shkollor sigurisht qe asht me randesi te madhe ketu, per vetem nese ajo qe mesohet ne shkolle asht me vlere. Sistemi shkollor mund te jete afer se persosunes, por kur meson terrin, nuk ka si te na nxjerre ne drite; ne fakt, na mban te ngerthyme ne terr te perjetshem, gjithjnji tue e mbajt veten per te shkolluem. ‘Hut me shkolle’, sikur i thone ka anet e mija.
Pra ketu nuk kemi te bajme me peshen e prejardhjes mbi ate qe themi dhe si e themi – por me arsyet se pse pesha e prejardhjes shihet si barre apo pengese, dhe jo si nje pike mbeshtjetje, nga ky mond te shohim madheshtine e gjuhes sone. Si nje pike tjeter vrojtimi per te percuar nje za tjeter ne polifone tone kombetare, nje gur tjeter themeli per te na perforcu keshtjellen tone te shqiptarise, duke na pasurue te gjitheve si shqiptare.
Pra perse rreshtohemi ne barrikaden e mbrojtjes kundra vetit e te perjashtimit te vetit, dhe nuk hapin krahet e pranimit e perfshirjes, te jemi ma bujare e dashamires mes veti, e jo veç me te huajt, qe duket se i mbajme nalt me perulesi porsi Zotit.
Une jam per dialog, por vlera e tij varet nga thelbi qe shoshitim nepermjet dialogut, e kushtet e dialoguesve. Dialogu mund te jete mjet i arte ne kerkim te te vertetes, por edhe nje rruge e volitshme per mohim e saj. Duhen pare rrethanat ne te cilat zhvillohet dialogu per ta cilsue ate si dicka te dobishme, a jo.
Ju shkruani:
“Këtë e ndërlikon edhe më fakti që gegnishtja, me të cilën dalin në publik disa, nuk është aq e konsoliduar, si variant letrar, për të përballuar standardin. Kjo, sepse ata që e flasin, për arsye të ditura, nuk e kanë studiuar kurrë në shkollë dhe, në një mënyrë ose në një tjetër, gjithnjë improvizojnë. Gegnishtja këtyre u del herë pas here gjysmake, e cunguar, me trajta të luhatura, e përzier me forma të standardit (unë këtë mund ta provoj me hollësi, por nuk besoj se është rasti). Është shumë e vështirë të flasësh sot një gegnishte letrare aq të rafinuar, sa t’i afrohet standardit, sepse gegnishtja letrare praktikisht nuk po praktikohet as po kultivohet më. Kjo ia ul vetvetiu statusin atij që kërkon të pozicionohet politikisht, duke përdorur gegnishten atje ku PRITEJ që të përdorte standardin.”
***
Pajtohem plotesisht ne kete pike. Nuk kam nevoje te shoh pertej vetes time per te pranue se sa e manget asht menyra se si shkruhet gegnishtja, dhe e di fort mire se sa borxhli i jam kur s’e shkruaj si duhet.
Gegnishtja letrare asht ne kushtet e mbijeteses. Flasim per nivelin e Nard Nokes, e jo te Fishtes.
Por habi do te ishte sikur gegnishtja te mos ishte ne kete gjendje, me krye ne hi. Gegët e letrave qe mbanin gegnishten gjalle u shfarosen. Veprat e tyne u syrgjynosen, bashke me gjuhen. Folesit e saj u shtypen e u lane mas dore, per nji gjyse shekulli. Vendin e tyne e zuni sundimi gjakatar komunist, qe i bani me mendue per gjuhen e kulturen e tyne sikur te ishin gjaqna prapanike per tu mbulue me dhe, dhe iu desh me kendu me dore ne zemer ne standartin e ri, si te ishte gjuha e pushtuesit. Kaq duhet te jete e qarte.
Puna asht se si ne zgjedhim te sillemi kundrejt kesaj ndodhie—apo katastrofe kombetare, nese e shohim nga nje kendveshtrim tjeter. A e mbulojme me dhé gegnishten aty ku asht me krye ne hi, per te mos na bezids ma? Apo i japim doren, qe ta çojme ne kambe– me e ngjalle prap e me ia perterite e i shijue hiret e saj. Geget rifitojne hirin e nderin qe iu takon, e ne te tane gjejme nji gjuhe qe na perket e na nalteson.
Ketu nuk bahet fjale per nje gare mes gegnishtes letrare dhe standartit. Une e kam fjalen per ndryshimin e standartit.
E kam fjalen per formimin e nje standarti te ri qe te jete gjithperfshires dhe te perbashkoje te gjithe forcat e shqipes.
Standarti zyrtar funksionon si postbllok i nje zaptuesi, ku gegeve ju bahet nji kontroll i imptesishem per mos me i lejue me trafiku gjuhen e kulturen e tyne ne gjuhen e kutluren tone te perbashket.
Ne me te drejte mund te habitemi me traun e Kukesit qe ju vihet perpara shqiptareve te Kosoves, por trau i standardit asht gjthkun, edhe ma i madh e ma i forte—pse nuk asht krejt i dukshem apo i drejtperdrejte per t’u vezhgue.
Trau i standartit vepron kudo, edhe ne zonat ma te thella te gegnise, gjthkund ku qytenimi zyrtar ka kthetrat e tij, dhe qe i mban te ngulme ne emen te shqiptarise. Ma keq asht kur traun e kemi te gjithe ne koke, siç gjermanet kane murin e Berlinit ne koke –‘die mauer im kopf’.
Tani imagjino per nji cast, sikur geget te mos zoterojne as gegnishten dhe as standardin qe kemi sot. Ne fakt, kjo kerkon shume pak imagjinate – mjafton te hapim syte me deshiren e mire me pa per te pa qe ky asht realiteti per pjesen derrmuese te gegeve.
Por lypet pak ma shume imagjinate per me kutpue mjerimin pa fund qe iu shaktohet nga qytetnimi sundues qe fshihet pas standartit. Kur format ma thelbsore te pushtetit shiten e blihen ne monedhen e standardit zyrtar.
Fakti qe jemi me kete standard nuk deshmon pershtatshmerine e tij apo epersine mbi gegnishten, por eshte shembulli ma i spikatun i kastes zyrtare qe sillet si zgjedhe sunduese.
Ky standard nuk misheron perkushtimin deri ne vetflijmim per mbrojtjen e nje ideali kombtare.
Ai ve ne pah nji nga mjetet kryesore me te cilet kasta sunduese ushqen barkun, e sundon sikur te ishte Enveri gjalle.
Disa e bajne sepse dine cfare bajne. Te tjeret ngaqe tjeter nuk kane cfare te bajne. Dhe shumica derrmuese qe cojne uje tek mullini i sundimit dhe e mbajne ate gjalle, e bajne pa dite se po e bajne ate gja; sikur ta dinin, mbase do te luteshin ashtu sikur dine per ndonje flete lavdrimi per punen e tyne te palodhun.
E keshtu, si per mrekulli i kthejme geget sikur duem me i pase – ma se shumti si ushtare e atdhetare te zjarrte, si punetore krahu e partiake te flaket. Si Nard Noka apo Flamur Noka.
Por jo si njerz te vetedijshem per vlerat e aspiratat e tyne.
Pra me standarit qe kemi dhe qytetenimin zyrtar qe ngrihet mbi te, ne bashkarisht arrijme ate qe bani Stalini me Polaket–kete here pa qene nevoja me perdor pushken, por me penë.
Në rregull. Kjo puna e Luftës të Ftohtë është pak a shumë e qartë, u dashka parë detyrimisht bardhë e zi, pra kush ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete perëndimore u dashka konsideruar si tradhtar i kombit.
Nuk jam dakord, dhe për këtë po ju bie për analogji (shumë larg e larg) bombardimin e Dresdenit në shkurt 1945, të cilit i kthehen gjithnjë e përsëri, për ta evidentuar si krim kundër njerëzimit, ngaqë aleatët (kryesisht Mbretëria e Bashkuar) e bombarduan në fund të luftës, kur humbja e luftës nga ana e Gjermanisë naziste ishte tashmë një çështje kohe; e ca më tepër, që e bombarduan kur ishte edhe i stërmbushur me refugjatë gjermanë, që iknin nga lindja, ku po përparonte Ushtria e Kuqe.
“Jo!” – thonë të tjerët. Bombardimi ishte i nevojshëm, ishte i një rëndësie strategjike dhe kjo duhet parë në kushtet historike të kohës. Në këtë kuptim ishte edhe nga ana etike krejtësisht i justifikueshëm. Pa bombarduar Dresdenin në pranverën e vitit 1945, dhe po ashtu shumë qytete të tjera gjermane, lufta do të kishte zgjatur edhe më shumë, do të kishin vdekur edhe shumë ushtarë të tjerë në luftime dhe makineria shfarosëse e kampeve të përqendrimit do të kishte vrarë mizorisht edhe shumë me tepër civilistë të tjerë.
Tani, pas 75 vitesh unë jam i ndërgjegjshëm, që Gjermania e sotme nuk do të ishte ky vend (i vetmi në botë) që ka reflektuar në mënyrë kritike katastrofën që i shkaktoi botës duke u shndërruar kështu në një faktor të rëndësishëm paqeje në Evropë. Thënë shkurt, pa bombarduar Dresdenin, nuk do të kishim Bashkimin Evropian, por ndoshta prapë luftë midis Francës dhe Gjermanisë (i rashë shumë për shkurt).
Dhe meqë jemi tek bombardimi i Dresdenit nuk mund ta ndrydh dot tundimin për te rekomanduar dy libra:
1. “Schlachthof 5 oder Der Kinderkreuzzug“ i Kurt Vonnegut
( në origjinal në anglisht e gjeni me titullin
“Slaughterhouse-Five, or, The Children’s Crusade: A Duty-Dance with Death”)
si dhe
2. ditarin e Victor-Klemperer:
“Ich will Zeugnis ablegen bis zum letzten. Tagebücher 1933-1945”,
ky fatkeqësisht është vetëm në gjermanisht, por që është një dritare që hapët në kohë, prej nga ku mund të bësh sehir, se si u ul këmbëkryq nazizmi në mes të një qytetërimi.
Pra, që të kthehem në temë, a mund të vihen përpara një përgjegjësie morale ata intelektualë shqiptarë në kohën e luftës se Ftohtë, që bashkëpunuar me fuqitë perëndimore për rrëzimin apo dobësimin e sistemit komunist në Shqipëri, pra që ishin të bindur për nevojën e ndryshimit të sistemit politik qoftë edhe me mjetet e shërbimeve sekrete, duke e perceptuar këtë si një detyrë patriotike karshi atdheut (formulime patetike të pashmangshme; sorry)? Unë do të thosha “jo”. Nuk e di se si do të kisha vepruar por ma do mëndja, që në qoftë se do të kisha qenë i lirë ta merrja vetë vendimin, nuk do të kisha hezituar.
Për sa i përket pagesës nuk besoj se ky do të duhej të ishte ndonjë kriter i një rëndësie vendimtare, nga në fund të fundit në perëndim njerëzit si rregull paguhen për shërbimet që kryejnë, ky është edhe thelbi i marrëdhënieve ekonomike kapitaliste dhe nuk besoj se këtu ka ndonjë gjë që mund të shtohet apo të hiqet.
Tani kohët ndryshojnë dhe pas 1990 shërbimet sekrete e zhvendosën me siguri interesin e tyre nga situata politike në Shqipëri, ngaqë për këtë nuk të duheshin më agjentë, politikanët shqiptarë flisnin të njëjtat “kodra pas bregut” si në ambiente të rezervuara, ashtu edhe në publik. Pra mjafton të lexosh një paçavure të asaj që flasin në parlament dhe i ke mësuar të gjitha. Shërbimet sekrete perëndimore interesohen shumë për aferat korruptive të të gjithë atyre republikave bananesh të Ballkanit Perëndimor, për tregtinë me lëndë narkotike, me armë, me njerëz, larje parash, prostitucion. Lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti kryesor i shërbimeve sekrete dhe këtu rikthehet dilema morale. Në këtë botë të re “post-ost-europäisch”, a mund të operohet akoma me këto lloj kategori morale të 1881 apo 1920, “i shitur” apo “i pa shitur”, kur është fjala, që fqinjët e Shqipërisë, ku rrojmë edhe ne emigrantët, mbrohen nga kriminaliteti që buron nga Shqipëria me metoda operative agjenturore?
Pra për ta mbyllur argumentin duke e thjeshtuar çështjen, çfarë është e pamoralshme, kur një shqiptar me jetë dhe përditshmëri në një vend perëndimor, fëmijët e të cilit në jetën publike të atjeshme i janë ekspozuar një rreziku evident nga tregtia me lëndë narkotike apo me armë me origjinë nga aktiviteti kriminal i shtetarëve shqiptarë në bashkëpunim me mafien shqiptare apo ndërkombëtare vendos të punojë për ta luftuar këtë rrezik duke u bërë pjesë e strukturave agjenturore të vendit ku ka emigruar (atdheut të ri), ku shpreson të bëjë një jetë dinjitoze?
Për të mos u keqkuptuar, nuk e kam fjalën fare për veten.
Shkruan:
Edhe unë kështu mendoj: askush nga ne nuk ka aq kapital moral, sa t’i gjykojë këta njerëz dhe kjo pavarësisht nga bindjet ose POZAT e tyre publike, në lidhje me motivimin. Meqë ky muhabet nisi në kontekstin e debatit që shoqëroi shkrimin e Auron Tares, për bashkëpunimin e Koliqit dhe Camajt me agjenturat sekrete të angazhuara në luftë kundër regjimit të Hoxhës, do të thoja se këta që informonin me pagesë (jo që punonin për shërbimet sekrete dhe as që përgatiteshin për t’u parashutuar në malet e Shqipërisë, por vetëm këta që informonin me pagesë) duhen parë si VIKTIMA të rrethanave ku i kish hedhur fati, madje edhe kur informimin e bënin me dëshirë. Dhe kurrsesi jo si HERONJ të shqiptarisë. Nuk ka asgjë heroike, siç thashë, të informosh për Eqrem Çabejn në një kongres albanologjik, ose për veprimtaritë e partisë zogiste ose balliste ose të bllokut indipendent a ku di unë çfarë tjetër në mërgim.
Muhabeti më solli te një temë e ngjashme: prej dekadash, shumë qytetarë nga Shqipëria vijnë në Perëndim dhe haptazi gënjejnë për të fituar strehim politik. Gënjeshtrat e tyre, ndonjëherë groteske, shoqërohen me gjithfarë falsifikimesh dhe certifikatash, për të cilat është thënë – në shtyp – se lëshohen me pagesë nga institucionet përkatëse. Agjencitë perëndimore që merren me refugjatët politikë dhe gjykojnë për dhënien e azilit shpesh e kanë të pamundur që t’i ftillojnë këto pretendime dhe t’i vlerësojnë këto dokumente – shpesh nevojitet një input nga ekspertë shqiptarë. Më kanë thënë, që në SHBA, ka edhe shqiptarë jo doemos ekspertë që VULLNETARISHT janë ofruar për të përgënjeshtruar pretendimet e rreme të azilantëve – ka qarkulluar madje një fjalë se këta vullnetarë paguheshin nga shërbimet e fshehta shqiptare, meqë qeverisë në Tiranë nuk i pëlqente prishja e imazhit, prej kërkuesve të azilit politik. E gjithë kjo është, për ta thënë anglisht, një clusterfuck. Nëse do të më thërrisnin për të ofruar shërbimet e mia, si ekspert i gjuhës ose i kulturës, në gjykimin e dosjeve, besoj se do të refuzoja. Nuk di si do të veproja, sikur të punoja si ekspert, pranë një gjykate të tillë – e konsideroj veten me fat, që nuk jam ndodhur para dilemash të tilla.
“(…) askush nga ne nuk ka aq kapital moral (…)”
E përfytyroj këtë “kapitalin moral” si gurë (një numër i caktuar, i fundëm, gurësh), me të cilët në të shkuarën kanë qëlluar llogoren tonë (hollë-hollë heronj të parazgjedhur të llogores sonë), e që pastaj ne i mbledhim piramidë e nisim e qëllojmë llogoren kundërshtare. Riciklim i gurëve të kapitalit moral = hakmarrje e blertë.
Unë i jam shumë mirënjohës kësaj reviste për prurjet lidhur me këto figura të rëndësishme. Megjithëse jetoj në një epokë tjetër i ndjej shumë afër dhe në një farë mënyre i kuptoj. Madje i mirëkuptoj edhe në mëdyshjet që kanë pasur dhe në vendimet që kanë marrë. Në fund të fundit esencialja e tyre ishte ajo që shkruan si intelektualë, shkrimtarë e studiues. Pastaj, a ju qasën shqiptarizmës duke bashkëpunuar edhe me shërbimet sekrete përëndimore është diçka sekondare. Në fund të fundit do të duhet të justifikohen edhe nga fakti, që kur ata bashkëpunuan më Perëndimin regjimi komunist i Hoxhës bënte lojën e Lindjes. Në një farë mënyrë ishin palë të një konflikti me aleatë përkatës. Përmbledhja e romanit “Shija e bukës së mbrume” që pruri Ilir Yzeiri me impresionoi pa masë dhe, ngaqë nuk e kam lexuar, po bëj çmos që ta blej diku (edhe si ebook, nëse ka dikur informacion). Nuk e di, por më kujtoi shumë Moravia-n.
Për sa i përket ekspertizës gjuhësore të teksteve të shkruara apo gjuhës së folur nga emigrantët do të kisha thënë që ajo është një sfidë në lëmin e sociolinguistikës krejt e re. Po të lihen më një anë aspektet emocionale dhe ato etike që prekin drejtpërdrejtë fatin e një personi, analiza gjuhësore e kësaj “gjuhe të re”, që flet e shkruan shtresa e ulët sociale, ose për të dhënë me një kalk të shpejtë nga gjermanishtja politikisht hiperkorrekte “shtresa sociale e mbajtur në distancë nga procesi edukativ” (bildungsferne Schicht) do të duhej të meritonte një vëmendje të veçantë. Është hera e parë në historinë e njerëzimit, që analfabetët shkruajë; dhe ajo që shkruajnë ata është diçka krejt e re, pothuajse e çliruar krejtësisht nga proceset deduktive, por gjithsesi informative.
Unë sikur të kisha gjë në dorë, të isha miliarder ose diktator për shembull, do të nisja krye 3 vitesh një Time-Capsule me regjistrime nga përgjime telefonike bisedash narko-trafikantësh shqiptarë në një tunel nëntokësor me hapje automatike jo para 300 vitesh dhe do bëja të pamundurën të rekrutoja Peizazhet me kuratimin e materialit; natyrisht kundrejt një shpërblimi më se adekuat.
Shihe se eshtu ketu: https://demokratet.al/wp-content/uploads/2017/10/ordinanza-tahiri-habilaj.pdf
Interesant eshte p.sh. nese ata qe i perkthejne apo pergjojne per hesap te sherbime policore apo sekrte te huaja ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar, cfare cilesohen. Rasti i fundit i atij qe u largua ne Zvicer. A eshte tradhetar? Spiun?
Anglezet bombarduan civile gjermane edhe ne Luften e Pare Boterore, keshtu qe bombardimi i Londres ishte edhe nje hakmarrje e natyrshme nga ana gjermane, perpos nje objektiv qe mendohej se mund te sillte paqen. Nderkohe qe bombardimi i Drezdenit ishte ne natyren angleze te luftes totale ose si e konceptonin ata qysh me L1B.
Ashtu si ishte ne natyren angleze te luftes totale qe te fuste vendet e ndryshme te Europes ne lufte civile, me vendet perendimore te pushtuara, qe nuk e hengren karremin anglez.
https://ww1.putlocker123.to/watch-the-world-at-war-season-1/episode-1-sv1.html
Dokumentari televiziv me i zgjeruar per L2B, bere nga anglezet ne vitet 70. Ka filmime pafund dhe 37 episode gati 1 orarshme.
Lyss as pala tjeter nuk duhet idealizuar e nuk besoj se Shqiperia do kishte qene me mire me ta me perjashtim te faktit se do kishim qene ne gjendje t’ia mbathnim nga Shqiperia qe ne 1945 e jo te prisnim deri me 1990 .Alternativa tjeter antikomuniste sipas fjaleve te vete Ernest Koliqit.
“ «Si gjashtë muej skëterri iu ishin thadrue në kujtim ata qi kaloi në atë kamp. Iu lnuer zemra tue vu roe si Shqiptarët e mërguem orvateshin me ia ba njani-tjetrit jetën sa ma të vishtirë. N’at zezonë të pakurrkundshoqe qi po mbytte n’gjak vendlindjen, po mbushte me murana shpatet e maleve dhe me vorre vrrinin, në vend qi me ngushllue shoqishojnë, nemose tue qa s’bashku krye në krye, u kish hy nji dreq qi s’i lente të qetë, por i ngacmonte me u gri ndërshej vetit tue përmbysë e shkelë çdo ndiesi vllaznore. Ishin krijue grupe e rrymba, mëkambë partina e organizata politike të gjithënduerta. Haheshin shamatoheshin, dermoheshin për parime politike të gjithnduerta»[6]
Historia me sikur e diversanteve eshte si puna e nje ungji me shume.
Mundesia per te mundur komunistet ishte vetem ne dimer 43. Shqiptaret ne dimer nuk luftojne dhe as rrine maleve se nuk rrihet ( duhet logjistike qe e mundeson vetem shteti). Aty mund te asgjesoheshin 20-30 te kupoles komuniste dhe jugosllavet e anglezet do e kishin te pamundur t’i jepnin gjarperit nje koke tjeter per aq kohe sa kishte ngelur nga lufta.
Nderkohe qe kush iken jashte e merr politikisht vizen nga shqiptaret brenda. Keshtu ka ndodhur gjithnje e ndodh edhe sot qe flasim, do ndodhe edhe neser ( iken humbesi dhe shqiptaret nuk e ndjekin humbesin).
Shqiptaret do te ishin me mire ne rast se anglo-amerikanet do deshironin te ishim me mire. Greket psh nuk ishin me mire nga vullneti anglo-amerikan, por vetem kur u futen ne Franko-Gjermani, pas renies se koloneleve.
Nuk kemi pse mitizojme dicka duke perdorur si argument nje mit tjeter. Por edhe franko-gjermanet kerkojne harac politik per leket qe japin, perndryshe t’i marrin tjetersoj, njehere qe te kane ne dore.
Ne kemi nevoje per nje proces zgjimi persa i takon marredhenieve te mireqenies me politiken.