RETROSPEKTIVË

Ju ftoj të gjithë juve që interesoheni për debatin e tanishëm rreth Koliqit dhe Camajt, t’i hidhni një sy materialit bashkëngjitur në fund të faqes, në PDF.

Në 13 mars 2017, portali Konica.al botoi një shkrim të Salih Mehmetit me titull: “Si i rekrutonte UDB-ja intelektualët shqiptarë në vitet ’50: Rasti i Martin Camajt dhe Hasan Kaleshit.”

Ky shkrim sot nuk gjendet më në portalin Konica.al: viktimë e Alzheimer-it që ka përfshirë të gjitha mediat shqip online.

Për fat të mirë, arrita ta nxjerr nga Wayback Machine.

Në reagim të shkrimit të botuar te Konica, unë nxora një shkrim timin, me titull Dosja e Camajt, që gjendet në Peizazhet, por që – për lehtësinë e lexuesit – e kam përfshirë në PDF.

Pas botimit të shkrimit tim, Salih Mehmeti u përgjigj gjithashtu, duke botuar te Konica.al replikën “Jo kulturë dosjesh, por as legjenda heroike para të vërtetave.”

E kotë të shtoj se edhe këtë replikë m’u desh ta nxjerr nga Wayback Machine, sepse Konica.al nuk mban mend…

I kam bashkuar këto tre shkrime, në rrjedhë kronologjike, në një PDF – për të ndihmuar lexuesin të rrokë një kronologji të këtij problemi dhe për të ndriçuar pozicionin tim ndaj tij, por edhe evoluimin e këtij pozicioni në kohë.

Debati për dosjen e Camajt në 2017.

(c) 2020, Peizazhe të fjalës. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

1 Comment

  1. Shqiptare te te gjitha ideve e feve ne nje pike te caktuar kane bashkupunuar me serbet kunder shqiptareve te tjere.
    Ai qe s’ka asnje mekat le te hedhe gurin i pari tha Jezu krishti.
    Nga Abaz Ermenji:
    “..Veçse regjimi parlamentar nuk filloi me fat të mbarë në Shqipëri. Dy muaj pas mbledhjes së parlamentit (i cili u hap në Tiranë më 21 Prill 1921), ngriti krye Kapidani i Mirditës, Marka Gjoni, i shtytur e i ndihmuar prej Jugosllavisë për të përmbysur shtetin shqiptar. Pas tërheqjes s’ushtërisë italiane, Jugosllavia dhe Greqia vazhduan të mos ia njihnin Shqipërisë kufijtë e 1913-ës, dhe i shtuan përpjekjet për t’a shkallmuar këtë nga veriu e nga juga. Qeveria e Tiranës provoi të vendoste marrëdhënie të mira me të dy fqinjët duke mos kërkuar prej tyre asgjë tjetër veçse njohjen e kufijvet që pati caktuar Konferenca e Londrës. Por ato deshën të përfitonin nga pafuqia e shtetit shqiptar dhe nga puna që kufijtë e tij nuk qenë njohur akoma prej Lidhjes së Kombevet as prej fuqivet të mëdha. Greqia u vu të shtynte organizimin e komiteteve “vorio-epirote” dhe të niste trubullime në Himarë duke futur fshehtas armë e municione. Grekomanët punonin me zell për të. Kurse Jugosllavia përdorte si vegla krerët e Shqipërisë së veriut, disave prej të cilëvet iu paguante rroga të përmuajshme. Ata, siç qenë mësuar në kryengritje të përhershme kundër Turqisë për të mos njohur qeveri mbi kokë, vazhdonin të njëjtin zakon tani kundër Tiranës, pa u menduar një grimë se Jugosllavia do t’ua shtypte më në fund ato koka të trasha…”
    “..Duke përfituar nga gjendja e brendëshme e Shqipërisë, Jugosllavia desh t’a shkallmonte këtë me anën e Shqiptarëvet vetë dhe t’i tregonte botës së jashtëme, veçanërisht Konferencës s’Ambasadorëvet dhe Lidhjes së Kombevet, se Shqiptarët nuk mund të formonin një shtet. Për këtë qëllim gjeti Kapidanin e Mirditës, Marka Gjonin. Ky pat qëndruar ca kohë në Prizrend, ku ishte marrë vesh me qarqet jugosllave për t’iu shërbyer planevet të tyre. Me të hollat dhe armët që i dha Jugosllavia, u kthye në Mirditë dhe filloi kryengritjen nga mbarimi i Qërshorit 1921. Disa javë më parë, shtypi jugosllav kishte filluar një fushatë kundër qeverisë së Tiranës, të cilën e paraqiste si pasardhëse të Turqve të Rinj dhe përndjekëse të Katolikëvet. Kështu na dolli Jugosllavia “mprojtëse” e katolikizmit…”

    ‘…Nga kjo fushatë, kuptohet se qarqet jugosllave menduan që Marka Gjoni do të mund të tërhiqte rreth tij gjithë katolikizmin shqiptar. Por mbasi Kapidanin, në rrugën e trathëtisë, nuk e ndoqi as e tërë Mirdita, ai u shtrëngua të këthehej përsëri në Jugosllavi ku, nën mprojtjen e Jugosllavëvet dhe i këshilluar prej tyre, shpalli në Prizrend “republikën e Mirditës” më 17 Korrik 1921. Pastaj me anën e Jugosllavëvet iu drejtua Lidhjes së Kombevet, si edhe Jugosllavisë, Greqisë e Italisë që t’a njihnin “republikën” e tij…”

    Duke i përdorur parullat e politikës si lodrat e majmunëvet në cirkus, qarqet jugosllave ia paraqitën botës “republikën” e Marka Gjonit si një rast i së drejtës së vetvendosjes së popujvet. Dhe mbasi i shtynë punët deri aty, i dhanë Marka Gjonit ushtëri jugosllave, artileri, banda kriminelësh t’arratisur në Jugosllavi, dhe e nisën për në Mirditë.

    Kjo ngjarje e shëmtuar e tronditi shtetin e ri shqiptar, përbrenda, dhe ia rrëzoi vleftën përpara botës

    “..Pasi qeveria s’bëri dot qëndresë as në veri dhe aparati i saj u çthur, Ahmet Zogu me një pjesë të rrethit të tij dhe me nja 500 merçenare u arratis në Jugosllavi, ndërsa krerët e tjerë të partisë qeveritare u hodhën n’Itali ose kaluan në Greqi. Fuqitë kryengritëse, domethënë dy regjimentet dhe një turmë e mbledhur rreth tyre, hynë në Tiranë më 10 Qërshor 1924.
    Njëkohësisht, Zogu po pregatiste në Jugosllavi fuqitë e sulmimit, i ndihmuar prej Ceno Kryeziut, i cili hynte e delte në Belgrad si në shtëpinë e tij.

    Pashiçi, që kishte derdhur gjith atë gjak Shqiptarësh më 1913, siç pat futur në Shqipëri Esad Toptanin më 1914, Marka Gjonin më 1921, po fuste tani Zogun duke i dhënë mjetet që i duhëshin. Dhe ia la trashëgim Dushan Mugoshës që të krijonte më vonë partinë e Enver Hoxhës. Nga këto kuptohet se çfarë roli të rëndësishëm ka lozur Jugosllavia në punët e brendëshme dhe ndërrimin e regjimevet të Shqipërisë…”

    “..Por pushtimi italian, me tronditjen e madhe që shkaktoi brenda në Shqipëri, nxori në shesh gjendjen e vërtetë të mendësisë dhe të lidhjevet shoqërore, që kishin ndryshuar mjaft prej vitit 1920 e gjer më 1939. Klasa sundonjëse e vjetër, bejlerë, krerë e bajraktarë, nuk kishte më asnjë rol drejtonjës në popull, e kishte humbur krejt ndikimin e dikurshëm dhe pat qënë mbajtur në fuqi në kohët e fundit vetëm prej autoritetit shtetëror të regjimit të Zogut. N’atë klasë nuk kishte mbetur asgjë nga fryma nacionaliste e Kongresit të Lushnjës. Të shumët e atyre që tani quhëshin “nacionalistë” ose dikur “demokratë” nuk ishin veçse sharlatanë, rrogëtarë dhe agjentë t’atij që i paguante. Pothuajse e tërë burokracia “besnike” e Zogut mbeti në vend dhe u vu t’i shërbente pushtimit italian me të njëjtën “besnikëri”. Por kishte edhe më keq: ata që patën qënë kundërshtarët e Zogut, të mërguarët politikë, “demokratët” e 1924-ës që populli i përfytyronte si heronj, erdhën, me përjashtime shumë të pakta, me ushtërinë italiane si “çlironjës” dhe vinin rreth nëpër Tiranë si heronj prej kashte për të marrë rrogat e prapambetura për katërmbëdhjetë vjet, domethënë për tërë kohën që patën qënë t’arratisur jashtë shtetit. “Besnikë” e “kundërshtarë” të Zogut, që patën qënë kacafytur ndërmjet tyre si gjelat në plehë dhe s’kishin mundur kurrë të bashkohëshin ndën Shkabën dykrenore, u përqafuan si vëllezër ndën Shenjat e Liktorit për t’i shërbyer pushtimit të huaj. Kjo ishte komedia m’e paturpshme që luhej në kurrizin e një kombi të mjerë. Sa për “kreshnikët” e malevet, krerë e bajraktarë, nuk mbetën as këta më pas nga të tjerët: u lëshuan në Tiranë për të marrë rrogat e prapambetura dhe shpërblime të reja. Këtyre, përveç mustaqevet dhe fjalëve të mëdha, s’iu kishte mbetur asgjë nga madhështia heroike që iu pat dhënë dikur At Gjergj Fishta…”
    “…Komunistët shqiptarë u vunë në lëvizje vetëm kur atdheu i tyre, domethënë Rusia sovietike, u sulmua prej Hitler-it në Qërshor 1941. Po edhe atëhere nuk dinin se ç’të bënin as qysh të vepronin. Ishin të thërrmuar në grupthe të vegjël, prej të cilëvet asnjëri s’ia lëshonte rrugën tjetrit. M’i rëndësishmi duket se ishte grupi i Korçës, ku bënin pjesë Enver Hoxha dhe Koçi Xoxja. Hyrja e Rusisë në Luftë e vuri në lëvizje motorrin e komunizmit ndërkombëtar, dhe dy emisarë jugosllavë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, që të dy antarë të komitetit krahinor të partisë komuniste jugosllave për Kosovën, u dërguan në Shqipëri prej shtabit të Titos për të formuar dhe kumanduar partinë komuniste shqiptare. Mbasi Shqiptarët përgjithsisht i binden më shumë të huajit se sa njëri-tjetrit, dy emisarët jugosllavë e kryen plotësisht misionin e tyre duke i bashkuar grupthet e ndryshëm komunistë në një parti të vetëme, më 8 Nëntor 1941. Ata vetë (Miladini me Dushanin) zgjodhën edhe antarët e komitetit qendror me Enver Hoxhën si sekretar të përgjithshëm. Kuptohet vetvetiu se partia komuniste shqiptare ishte si një degë e partisë komuniste jugosllave, dhe të dërguarët e Titos, Miladin Popoviçi si organizator politik dhe Dushan Mugosha si organizator ushtarak, mbetën drejtonjësit dhe kumandarët e vërtetë të partisë komuniste shqiptare deri pas Luftës. Më vonë arritën edhe të tjerë emisarë jugosllavë, si Vukmanoviç Tempo-ja me shokë…”

    “..Se në ç’gjendje ishin komunistët shqiptarë përpara ardhjes s’emisarëvet jugosllavë, e tregon raporti i Miladin Popoviçit drejtuar komitetit qendror të partisë komuniste jugosllave, më 21 Maj 1942: “Kemi gjetur një kaos të vërtetë. Ndodhëshin grupe dhe grupthe (gjithësejt tetë, ndër të cilët dy trotskistë). Seicili prej tyre tërhiqte nga ana e tij. Shpeshëherë bënin edhe “bashkime” ose “marrëveshje” për të paditur tek neve njëri-tjetrin”.

    Raportet e emisarëvet jugosllavë vërtetojnë gjithashtu se, ç’prej pushtimit të Shqipërisë prej Italisë fashiste (7 Prill 1939) gjer në Nëntorin e vitit 1941, komunistët shqiptarë kishin ndëjtur si të mpitë duke u kacafytur midis tyre dhe s’kishin lozur asnjë rol në lëvizjet e brendëshme të popullit shqiptar gjatë asaj periudhe. (Shih, “Gjaku i Trathëtuar”, libër i bardhë i ministrisë së Punëve të Jashtëme jugosllave, botuar më 1949).

Comments are closed.