Një anekdotë që provon, të paktën për mua, se fjala duhet mësuar bashkë me kuptimin e saj, përndryshe mund të ndodhin keqkuptime; dhe që vlen për të gjithë ata mes nesh, dhe nuk janë pak, që përdorin fjalë herë të mëdha herë të vogla, pa ua ditur kuptimin.
Këtë anekdotë e tregon Casanova në kujtimet e tij. Se kush ka qenë Casanova, më mirë ta them që në krye, për të mos futur njeri në mëkatin që e qorton anekdota: një aventurier italian, nga Venediku, figurë e njohur në sallonet e Europës aristokratike të shekullit të 18-të. Mbahet mend si qejfli grash, por do të ketë pasur edhe virtyte të tjera, sa kohë që shoqërohej me më të mëdhenjtë e kohës, si Voltaire-i, Rousseau-i, Goethe-ja dhe Mozart-i; asnjë prej këtyre femër.
Casanova ka lënë një libër, Histoire de ma vie (historia e jetës sime), që disa e mbajnë nga burimet kryesore për historianët e jetës së salloneve, në Europën e asaj kohe. Dhe në këtë libër rrëfen sa më poshtë.
Në Paris, në panairin e St. Germain-it, mes kurioziteteve të shumta, kishin sjellë edhe një rinoceront të gjallë, nga Afrika, që ua tregonin vizitorëve për 24 sous. Në atë kohë kjo kafshë nuk njihej mirë në Europë, të paktë ishin ata që e kishin parë; dhe njerëzit nuk e dinin se ç’ishte (deri edhe Dürer-i, në imazhin që kam sjellë për ilustrim, e pat vizatuar gabim, të mbuluar me pllaka keratinoze, si të ishte reptil). Vetë emri, RHINOCEROS (i ngjizur nga dy fjalë greke, me kuptimin përkatësisht “hundë” dhe “bri”), edhe pse i njohur që në lashtësi, erdhi dhe u (ri)përhap europianisht në Mesjetë, gjithsesi pas vitit 1515, kur rinoceronti i parë arriti në Lisbonë, dhuratë nga Sulltani Muzaffar II i Gujarat-it, për guvernatorin e Indisë Portugeze.
Prandaj rinoceronti në Parisin e shekullit të 18-të po tërhiqte turma të mëdha kuriozësh; gjatë një darke, në praninë e Casanova-s, ra muhabeti për të dhe disa nga gostarët thanë “le të shkojmë dhe ta shohim!”. Një grup i vogël hipën në karroca dhe u drejtuan për nga panairi – Casanova thotë se ai ishte i vetmi burrë, në shoqëri të dy zonjave, dhe një e tretë, një markeze që e mbante veten për shumë të mençur dhe të hedhur, që ecte përpara, në kërkim të rinocerontit. Arritëm, thotë, te vendi ku na kishin thënë se e mbanin bishën; aty na doli përpara një kujdestar, i veshur me petka afrikane, me lëkurë tejet të zeshkët dhe trupmadh, madje “me forma shumë mashkullore”, që gjendej aty për t’u marrë paratë vizitorëve, duke synuar ai vetë, përmes “afrikanitetit” që rrezatonte, të shërbejë si antipastë për çfarë do t’u ofrohej syve (dhe shqisave të tjera) më pas. Markezja e bukur, shkruan Casanova, pa na lënë radhë ne të tjerëve, iu afrua menjëherë këtij tipit dhe e pyeti: “MOS JENI GJË JU, RINOCERONTI, ZOTËRI?” Dhe ky pa e prishur terezinë: “vazhdoni brenda, madamë, vazhdoni brenda”. Pasi e pa rinocerontin e vërtetë, markezja e pa të udhës, rrëfen Casanova, që t’i kërkonte pastaj të falur kujdestarit aq “mashkullor”, duke i shpjeguar se ajo vetë nuk kish parë ndonjëherë një kafshë të tillë në jetë dhe prandaj ai nuk duhej të fyhej me gabimin e saj.
Unë do të shtoja këtu se, për fatin e mirë të kësaj zonjës, ajo nuk e thelloi gabimin më tej dhe ta merrte vetë gjigantin njëbrirësh për kujdestarin e “rinocerontit” seksi përjashta, pa çka se ky e pat tërhequr mbase edhe më shumë se shtaza që ky ruante; dhe se, përndryshe, dhe përtej dyshimit se Casanova mund ta ketë sajuar këtë histori për t’u tallur a për t’u hakmarrë me mikeshën e vet, vetë historia mund të lexohet edhe si një shembull pedagogjik i zakonit të mirë gjuhësor që vlen sot e kësaj dite, për t’i mësuar fjalët e reja jo vetëm në kontekst, por edhe në marrëdhënie me realitetin, madje edhe kur ky realitet – si në rastin e këtushëm – është i inskenuar.
Kujtimet e Casanova-s, në versionin anglisht (The Memoirs of Jacques Casanova de Seingalt, 1725-1798. Complete), i gjeni online, në Project Gutenberg.
© 2020, AV.
Zakoni per te thene fjale te medha, por sidomos i pasuruar keto kohet e fundit edhe me dublikimin e tyre ne nje gjuhe te huaj, mund te thuhet se ka fituar tashme te drejten e qytetarise. Qellimi i vetem i kesaj sjellje bashkohore eshte per tu dukur sa me interesant ne syte e mexhilizit. Mund te thuash ‘une po shkoje ne kimema’ shqip, por po e the kete fjali edhe ne nje gjuhe te huaj, kjo merr nje kuptim tjeter, me domethenes, duket sikur nuk shkon ne kinema, por ne teater. Jo vetem kaq, por po e the edhe ne nje gjuhe tjeter te huaj, kjo vete me maje, njelloj sikur te kesh shkuar ne “La Scala” per te pare nje nga kryeveprat e Verdit.
Shembulli qe ju keni zgjedhur, i dashur Vehbiu, vjen nga sfera aristokratike, klase qe i bene nder te shprehurit me fjale te medha. Kjo per nje arsye te njohur; sa me te medha te jene fjalet, aq me i thelle behet hendeku me te zakonshmit. As po e ze ne goje pastaj finesen me te cilin ju e keni mbeshtjelle ate qe na tregoni.
Por nese me lejoni, une do te sjell nje shembull nga shtresa tjeter e shoqerise, nga ajo shtrese, e cila nuk mundi te gjeje kurre kohe te perkedhelej nga fati per te folur me fjale te medha, e sidomos ne nje gjuhe te ndryshme nga ajo e nenes.
Bisedonin dy vajza te reja, te cilat kishin zgjedhur te ushtronin profesionin me te vjeter ne bote per te nxjerre buken e gojes. I thote njera shoqes:
– Se c’me osht qep i djale, do me nejt tan diten me mu ene m’thot, une te du, por ne menyre ‘platonike’. Di gjo ti mi goc, ca domethon ‘platonike’?
– Ca o kjo fjal mi?- ja kthen shoqja. Vallahi as e ka nigju nga askush motra jote kyt llaf. Une shkoj me dhjet n’dite, po as i here nuk ma ka kap veshi ket ca po thu ti, ‘pla..’. Si e the mi, se e harrova?
– Platonike!
– Platonike!… Ku e paska gjet dreqi i ket llaf.
Ra per disa caste heshtja. Por shpejt shoqja, e bindur perfundimisht se kesaj pune nuk i behej derman, jep kete zgjidhje me vlere:
– Vallai, ne sun i japim zgjidhje kesaj qi t’ka gjet. Por, e di car ban ti? Per te qen mrena, a nuk i jep i te shplame ene bythes?