nga Arjan Shahini
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, E. Veliaj, ndër të tjera është kritikuar edhe për ekspozimin e pasurisë në veshjen e tij apo të bashkëshortes. Së fundmi vëmendja u përqendrua në një çante shpine që mund të kushtonte disa herë mbi pagën mujore të një banori në Shqipëri. Po përtej hipotezave se ky lloj konsumi i spikatur ka gjasa të mundësohet nga të ardhura të padeklaruara, është interesante të analizohet etika e këtyre individëve si E. Veliaj që dihen botërisht se janë besimtarë të komunitetit fetar të ungjillorëve (protestantëve) në Shqipëri. Se, ndërsa për komunitetet e tjera të krishtera, ku thjeshtësia e përulësia janë veti të dëshirueshme të besimtarit, për ungjillorët duket se është e kundërta. Vënia në pah e pasurisë tregon suksesin e besimtarit dhe fitimin e hatërit të Perëndisë. Për më tepër interesant është aleanca e këtij komuniteti me Partinë Socialiste në Shqipëri[1].
Qasja e ungjillorëve në lidhje pasurinë dhe konsumin e spikatur vjen nga dy ndikime kryesore. Së pari, kjo qasje është karakteristikë e shoqërisë së krishterë evangjeliste amerikane që është zhvilluar në një linjë me sistemin kapitalist të SHBA-së, ku është edukuar plejada e parë e anëtarëve të këtij komuniteti në Shqipëri. Së dyti, kjo qasje është tashmë pjesë e dogmës fetare të shumë grupimeve evangjeliste në Amerikë, që në ndërveprim me sistemin ekonomik të turbo-kapitalizmit kanë zhvilluar të ashtuquajturin “ungjillin e mbarësisë” (prosperity gospel).
Studiues të ndryshëm (K. M. Kruse, One Nation under God, 2015; K. Bowler, Blessed, 2013) vërejnë se morali i krishterë në këtë shoqëri jo vetëm është zhvilluar kah liberalizmit, por edhe ka shërbyer që të justifikojë e ndërtojë etikën kapitaliste në Shtetet e Bashkuara[2]. Sipas Kruse, në mesin e viteve 1920, kapitalistët të frikësuar nga reformat populiste si New Deal, përkrahën pastorin James W. Fifield Jr., që i pasuruar duke u predikuar milionerëve, e trajtonte pasurinë jo si ves, por si virtyt. Nëpërmjet organizatës së tij Spiritual Mobilization (Mobilizimi Shpirtëror), pastori përkrahte një lloj libertarianizmi kristian që kundërshtonte nismat për një shtet të mirëqenies sociale. I mbështetur nga industrialistë si Sid Richardson (Texas, në industrinë e naftës), Billy Graham, një tjetër pastor i famshëm, e përcolli më tej këtë rrymë ideologjike, e cila mbizotëron sot të djathtën e krishterë (Christian Right).
Ndërsa K. Bowler (2013) problematizon pikërisht konsumin e spikatur të (net/tele-)evangjelistëve që kanë shpikur “ungjillin e mbarësisë” (prosperity gospel, shqipëruar “ungjilli i bereqetit/begatisë/suksesit”) për të justifikuar më tej këtë aleancë të kapitalizmit me krishtërimin. Predikimi i këtij “ungjilli”, se me lutje arrihet suksesi material, është kthyer në një industri disa miliarda dollarësh. Edhe pse më herët fokusi ka qenë te shëndeti, më pas në vitet 1980, me bekim kuptohet thjeshtë pasuria materiale. Mbi 115 mega-kisha (kisha me mbi 2000 anëtarë), krijesa këto të lidhjes së kishës me Amerikën korporatiste, predikojnë suksesin financiar si bekim të Perëndisë. Lëvizja, sipas Bowler, është derdhur edhe në shumë vende të tjera të botës. Mijëra faqe në internet, programe televizive etj. predikojnë këtë “ungjill”; kuptohet kundrejt një kontributi të konsiderueshëm për pastorin dhe organizatorët, që gjithashtu duan të jenë të suksesshëm e të demonstrojnë bereqetin e tyre material.
Lidhja e Partisë Socialiste me besimtarë të komunitetit ungjillor që kanë ambicie politike është pra paksa e çuditshme. Bazuar mbi historinë e Partisë Socialiste që dikur i persekutonte besimtarët, por edhe duke vërejtur lëvizjet e disa konservatorëve në Partinë Demokratike në Shqipëri, sidomos ata që përkrahin D. Trump dhe të djathtën e krishterë në SHBA, do të ishte me vend që ungjillorët të afroheshin me Partinë Demokratike. Shumë kisha në Shqipëri jo vetëm predikojnë dogmat fetare të përgatitura e autorizuara nga kishat mëmë në SHBA, por edhe janë të lidhura financiarisht me to për mbijetesën e tyre, ndaj për aleancat politike duhet të ketë një lloj miratimi nga jashtë. Por ndoshta këtu luajnë rol të rëndësishëm agjenda neo-liberale e qeverisë, njohjet e lidhjet personale ndërmjet brezit të parë të ungjillorëve, si edhe mundësitë për të realizuar ambiciet politike nëpërmjet këtyre lidhjeve. Nga ana tjetër, këta misionarë e dishepuj të “libertarianizmit të krishterë” amerikanë mund të jenë pikërisht aleatët e duhur të një partie që ka mbledhur në të e rreth vetes disa prej milionerëve të pakët të Shqipërisë, ndër ta edhe ata që i kanë grumbulluar ato miliona nëpërmjet krimit. PS-së, këta i duhen jo vetëm për të maskuar fytyrat e vjetra me imazhe të rinjsh e modernë, por edhe për të rritur besueshmërinë te e Djathta e Krishterë në SHBA në kuadër të legjitimimit të pushtetit nga jashtë.
Aleanca të tilla politike e ekonomike janë interesante për tu studiuar edhe në komunitete të tjera. P.sh. edhe në komunitetin mysliman ka nisur gjithashtu një lëvizje e ngjashme që e konsideron suksesin financiar dhe ekonomik si virtyt. Por këta janë komunitarianë, jo libertarianë (nëse do t’i ndanim sipas kampeve politike). Lëvizja përfaqësohet nga një prej grupeve të tarikatit sufi të Nakshibendive (naqbashandi, në Turqi njihen si tarikati i naqbashndi-khalidi, mjedis fetar-ideologjik ku bën pjesë edhe partia e T. Erdogan në Turqi, AKP – Partia për Drejtësi dhe Zhvillim)[3]. Por në dallim nga protestantët në SHBA, prej të cilëve duken se këta kanë kopjuar shumë nga instrumentet politike dhe zelli sipërmarrës, anëtarë të këtij grupimi, (njohur si “nurxhinj”, dritë-kërkues, nga Said Nursi, apo “gylenist”, nga lëvizja Hizmet e Fetullah Gülen), kanë si kut matës suksesin e kolektivit dhe jo të individit. Kjo edhe për shkak të dogmës fetare të sufive. Suksesi financiar është virtyt kur nga bereqeti mundësohet ruajtja e dinjitetit të besimtarit (liria e besimit, siguria ekonomike etj.) dhe përfiton ekonomikisht i gjithë komuniteti.
(c) 2019, autori. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
[1] Mendoj se, aleancat e komuniteteve fetare me parti apo grupe të ndryshme politike janë pjesë e lojës/konfliktit të natyrshëm në shoqëritë demokratike, dhe komunitetet fetare nuk duhen paragjykuar aspak për zgjedhjen e mënyrës dhe kanalit të tyre të përfaqësimit.
[2] Një përmbledhje të shkurtër të literaturës mbi ndërveprimin e kishës protestante me liberalizmin e gjeni te Elizabeth Bruening (The New Republic, 2015).
[3] shih Hakan Yavuz në dy librat e tij mbi islamin politik në Turqi. Yavuz, M. H. (2013). Toward an Islamic enlightenment: The Gülen movement. New York: Oxford University Press.; Yavuz, M. H. (2013). Toward an Islamic enlightenment: The Gülen movement. New York: Oxford University Press.
Fotoja ilustruese: Bernardino Mei, 1655. Jezusi pastron tempullin. Getty Museum. Shih: http://www.getty.edu/art/collection/objects/542/bernardino-mei-christ-cleansing-the-temple-italian-about-1655/.
Ja ç’thotë Tocqueville për puritanët pelegrinë ose kolonët e parë:
The energy, however, with which they strove for the acquirement of wealth, moral enjoyment, and the comforts as well as liberties of the world, is scarcely inferior to that with which they devoted themselves to Heaven.
Por, që conspicuous consumption mund të shfaqet si dukuri te një pjesë e evangjelistëve, nuk do të thotë automatikisht se është diçka e sanksionuar nga besimi, ose doktrina.
une nuk po metoj se kjo eshte per te gjitha mijera grupimet e evangjelisteve, por eshte pjese e doktrines se atyre qe predikojne kete “ungjillin e mbaresise” – guggllo termin dhe do te shohesh me qindra faqe interneti qe te premtojne sukses financiar edhe me citate nga bibla.
shih p.sh. kete Harrold Herring: https://haroldherring.com/blogs/harolds-blogs/richthoughts/1201-why-god-wants-us-to-prosper
Jesus came to give us abundant life. . .not abundant lack.
John 10:10 in the New Living Translation says:
“The thief’s purpose is to steal and kill and destroy. My purpose is to give them a rich and satisfying life.”
I know what I’m about to say will have all the nattering nabobs of negativism and poor thinking going nuts BUT. . .the Word is the Word. They need to take it up with Him.
God’s desire is for His children to be rich. . .not just in spiritual blessings but in material blessings as well.
Let me say that again.
God’s desire is for His children to be rich. . .not just in spiritual blessings but in material blessings as well.
The King James Version of 2 Corinthians 8:9 says:
“For ye know the grace of our Lord Jesus Christ, that, though he was rich, yet for your sakes he became poor, that ye through his poverty might be rich.”
There are two different but closely related Greek words for rich in this verse.
When the verse says “…though he was rich…”that particular Greek word is plousios (G4145) which means:
“wealthy, abounding in material resources”
The second reference to rich is when the scripture says: “…that ye through his poverty might be rich.”
This is the Greek word plouteō (G4147) which means:
“to be rich, to have abundance; of outward possessions; to be richly supplied; is affluent in resources so that he can give blessings of salvation to all.”
“For you are becoming progressively acquainted with and recognizing more strongly and clearly the grace of our Lord Jesus Christ (His kindness, His gracious generosity, His undeserved favor and spiritual blessing), [in] that though He was [so very] rich, yet for your sakes He became [so very] poor, in order that by His poverty you might become enriched (abundantly supplied).”
Why does God want you blessed and abundantly supplied? That brings us to number three: God wants us blessed financially so we can be Kingdom Builders.
Dakort, por ‘financial success” dhe “conspicuous consumption” nuk janë e njejta gjë. Përndryshe vetë etika protestane e Weber ka lidhje me financial success.
Ky dallim më duket thelbësor.
ne komunitetin fetar njeriu duhet ta deshmoje bekimin e Perendise. Si hallet, edhe bekimet deshmohen publikisht, e kjo vlen edhe per suksesin financiar. Si mund te deshmohet: duke dhuruar publikisht me qindra dollare ne kishe, etj. Ashtu sikur anetaret duhet ta dine se dikush po vepron ne rruge te Perendise, duhet ta dine edhe nese eshte i bekuar. Ungjilli i mbaresise thote qe nuk duhe te kete turp njeriu te shfaqe pasurine e tij, pse kjo pasuri eshte virtyt, e deshmon haterin e Perendise.
Në shkrim më duket se krahasohen dy realtiete krejt të ndryshme. Akumulimi dhe konsumi, janë pjesë e jetës së përditshme në US për një shumicë njërzish. Por po ashtu janë edhe ndihmat. Dhe nuk eshte e vërtet që njërzit e deklarojnë sa japin. Të paktën jo për një masë.
Me sa di unë amerikanët dhurojnë dicka reth 2% e GDP-së, e pakrahasueshme me asnjë vënd tjetër.
Kurse në Shqipëri është krejt e kundërta. Akumulimi dhe konsumi janë vetëm privilegj për një grup që i rrinë afër pushtetit.
Po ashtu, koncepti i akumulimit në US është i lidhur me idenë e përgjegjësisë individuale, ndaj edhe predikohet suksesi në kishë. Kurse në Shqipëri akumulimi nënkupton në shumicën e rasteve grabitjen e pronës publike.
Por, si çdo gjë tjetër në Shqipëri, edhe nocionet fetare (jo bindjet) vijnë vetëm si fasadë. Sidomos kur trumpetohen nga politikanët.
Mua do të më interesonin dhe shpjegimet alternative lidhur me këtë dukuri.
Fjala vjen, sikur të diferenconim midis conspicuos consumption tek burrat dhe tek gratë, për të dytat mund të ofronim një arsyetim nëpërmjet idesë së zëvendësimit të përsosmërisë morale me atë fizike. Kështu, mania bashkëkohore me kirurgjinë plastike, veshjet, makijazhin në kërkim të ‘fotos perfekte’ të Instagram-it merr një përmasë thuajse fetare për nga ambicia.
Po ashtu, kemi trashëgiminë e shpenzimit të pafre nga apgjeu i kapitalizmit neoliberal të viteve ‘80. Shpenzimi i përdorur si radikalizues shoqëror, që i kundërvihet establishment-it, në thelb me prejardhje ose pretenca aristokratike, në vendet anglo-saksone: Gordon Gekko-ja përballë George H.W. Bush-it.
Kjo rrymë është akoma e pranishme në Britani, ku duhen parë titujt e vazhdueshëm të tabloidevr për Princin e Uellsit. E.g., Charles-i që vesh rroba banje 15-vjeçare, apo një palë këpucë të blera që në vitet ‘60, apo kostume të arnusra, e kështu me rradhë. Kjo më kujton deri diku historinë e trajtuar këtu të çadrës së arnuar të Enverit ose, ndryshe, një mikroborgjezi që e ndërton imazhin e saj si pasqyrim të aristokracisë që ka marrë të tatëpjetën.
Më tutje mund të shkojmë edhe deri tek dikotomia bazë që ka formuar modën e burrave që mbijeton sot: lufta e Beau Brummell-it dhe dandy-ve për t’i zhdukur nga skena social fops-ët. Kodi i dandy-ve (ç’gjë qesharake) parashkruante këmishë të bardhë, frak të zi dhe asnjë lloj bizhuterie përveç orës së xhepit për t’iu kundërvënë parukeve, getave të bardha dhe këpucëve me tokëz të rendit të vjetër. Jo më kot Brummell-i ishte mik i afërt i Princit Regjent në vitet e fundit të çmendurisë së George-it III, kur ky i pari përpiqej aktivisht t’a hidhte nga froni.
Sigurisht, bie dakord me tezën e përgjithshme se ndryshimi i tipareve të konsumit është agjenci për ndryshimin shoqëror (detyrimisht) nga brenda sistemit. Mendoj, ama se duhet të shtresëzojmë gjithë rrymat dhe konfliktet kulturore që na kanë shpënë deri këtu e që ne, si konsumatorë të vonuar, i kemi ngrënë të gjitha bashkë, pa kontekst dhe pa mundur të krijojmë referenca lineare, që të mund të na drejtonin disi në këtë botë të madhe e të ngatërruar të imazhit të njeriut.
Ky diskutim është sa interesant, aq edhe delikat.
Bërthamës së lashtë të përkorjes në besimin monoteist, i është bashkëngjitur me sukses një çip orientues. Ai heton ku ndodhesh dhe të drejton në rrugën e begatisë. Çipi aktivizohet dhe vepron nën një “remote control” hyjnor. Fantastike!
Si të mos motivohesh të besosh, kur ke fatin të jetosh mes të diturish që dinë kaq shumë? Ata e dinë se është vetëm një Zot. Ata e dinë se ne ngjajmë me Të, si dy pika uji (dhe pika i rëntë dyshimtarit Spinoza që hallakatet me zotat e katrorëve dhe trekëndëshave!). Ata e dinë se Zoti ka gjini dhe ajo është mashkullore. Ai ka një emër – edhe atë Ja dinë! Ai është xheloz dhe… pikë! Duhet të jesh vërtet i Zoti që të dish kaq shumë…
Vjen pastaj pala tjetër që mendon se nuk dimë asgjë. Fare. Hiç! Dyshimtarët e sprovuar në kohëra, quhen agnostikë. Një i ditur dikur deklaroi se “Zoti vdiq!”. Niçja e dinte mirë kur shkroi kështu, me siguri edhe pse ishte pakëz pa qejf. Nuk ka si të mos përmenden këtu ateistët, sepse janë ata që i japin një si freski gjithçkaje që na rrethon, që ka lindur e është zhvilluar, ashtu rastësisht, mrekullisht…
Tani, në gjithë këtë larmi besimesh (pa harruar edhe premtimet për para e pushtet të shtriganëve e satanistëve), a nuk është më mirë ta bësh paranë me Zotin/nëpërmjet Zotit?
me shtive ne mendje fjalen qe perdoret ne vend te bereqet == begatia , atehere do tingellonte me biblike termi “ungjill i begatise”?
Do të tingëllonte më shqip, ndoshta.
Ungjilli i Mbrothesise
Shpesh njerezit pragmatike i marrin perfundimet per zgjidhje, sidomos kur duan te duken si teoriciene! Ja kjo eshte me keta fetare para-mbledhes, apo me ata kapitaliste predikues morali fetar.
Për dikë që beson, gjithçka rreth nesh – përfshirë edhe ne vetë – është jashtëzakonisht e përsosur për të qenë produkt i rastësive fatlume. Besime të ndryshme kanë fabula të ndryshme që rreken të shpjegojnë Krijimin dhe Krijuesin/it. Në një prej besimeve më të lashta në botë, thuhet se ka një Burim Jete i cili s’mund të emërtohet, por ajo që duhet ta ndiqet është “Rruga”. Thënë ndryshe: Mënyra sesi cikli i jetës në Tokë vazhdon të funksionojë prej mijëra vitesh. “Rruga” duhet të ndiqet dhe mësohet, sepse ajo është trashëgimia e gjallë, autentike (firmato nga Perëndia 🙂 ), e Shenjta që kemi para syve çdo moment.
E bëra këtë hyrje për të krijuar një ide të përgjithshme mbi pozicionimin e këtij besimi ndaj Krijimit, por ajo që ka interes për temën që po diskutojmë është pjesa ku flitet për mirëqënien. Sipas tij, nuk është mirë të jesh as shumë i varfër dhe as shumë i pasur, por diku në mes. Nëse ja del ta kalosh mesin dhe je i sigurt financiarisht, duhet që tepricën ta shpërndash tek ata që ke përreth e që janë më të varfër se ti, sepse vetëm kështu mund të vazhdosh të forcohesh vërtet.
Dhënia e këshillave të urta, apo predikimi, ndoshta do të bënte dobi nëse nuk do të kishim një mjedis që e nxit konsumizmin dhe për më tepër, duke mos llogaritur natyrën njerëzore që, tek dikush më shumë e tek dikush më pak, ngre krye me maninë/marrinë për të marrë e grumbulluar ende, edhe atëherë kur ke gjithçka për të bërë një jetë normale.
Në Bibël, mana që bie nga qielli dhe njerëzit që e shpërfillin porosinë e Zotit për të marrë vetëm aq sa u duhet, duket si një metaforë e krijuar enkas për të sqaruar dështimin konstant të njeriut në mbajtjen nën kontroll të instiktit të pangopësisë, të pasigurisë që shkakton mungesa e besimit, etj.
Ajo që mbetet e vagullt prej besimeve fetare në përgjithësi (do ishte e tepërt në fakt, ta pretendoje diçka të tillë, duke patur parasysh “moshën” e tyre), është PSE shumica e njerëzve sillen kështu?
Dikush duhet të shpjegojë shkakun, njëlloj siç bëhet fjala bie, për personat që shfaqin tipare të “borderline personality”, apo të “dark triad” e që me ndihmën e studimeve konkrete (ku përfshihet përdorimi i skanerit për të kqyrur aktivitetin e trurit) është provuar se ka një shkak organik, një mungesë aktiviteti në zona të caktuara të trurit tek këta individë, e cila është përgjegjës për reagimin e tyre ndaj situatave të ndryshme. T’i kërcënosh me flakët e ferrit, apo të justifikosh bëmat e tyre me ndërhyrjet e qoftëlargut, duket një akt demode dhe po aq dëshpërimisht i pashpresë, sa dikur ekzekutimi i të paudhëve në turrën e druve. Rene Girard, ka shpjegime interesante për përdorimin e dhunës në këto raste.
Diçka duhet bërë me problematikët, megjithatë. Ndoshta zgjidhja do të ishte që ata të përdoren dhe jo të eleminohen, apo të nxiten më tej në marrëzinë e tyre deri sa të arrijnë të përdorin pjesën tjetër të shoqërisë. Duhet të përdoren prej një sistemi shumë më finok sesa dinakëria që i karakterizon (shpesh mbi nivelin mesatar dhe që përforcohet prej gjakftohtësisë në gjykim, si rrjedhojë e mungesesës së dhembshurisë). Ky sistem, ndryshe nga ata, ka si parim bazë të funksionimit preokupimin për të ekuilibruar forcat në dobi të së mirës së përgjithshme të shoqërisë, përfshirë edhe atë të problematikëve.
Këtu, topi i kalon fillimisht Psikologjisë, e cila edhe pse ende me kërcinj të dobët e të pasigurt (referuar zgjidhjes dhe jo thjesht shpjegimit të problemit), kushedi, mund të shënojë pikë, ose të paktën t’ia pasojë gjetjet e saj disiplinave të tjera që duhet ta trajtojnë problemin.
Përndryshe, do të vazhdojmë të konstatojmë njëlloj si At Zef Pllumi se: “Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të kqij.”
Arjan, te falenderoj me shkrimin dhe, me trishtim, them se ke te drejte per nje pjese te gjerave. Do te flas pak edhe si pjese e komunitetit te besimtareve ungjillore a protestante ne Shqiperi. Eshte e vertete qe herezia e ungjillit te begatise (kete term e perdorim ne diskutimet teologjike keto kohe) ka nisur te degjohet edhe ne disa raste “te perqafohet” ne Shqiperi. Por per shume arsye (mbi te gjitha financiare) nuk ka praktikues, ende, dhe predikues qe e shpallin publikisht kete gje. Dhe, ne fakt, nuk eshte e veshtire te vihesh ne kontakt me herezite e botes fetare sot, madje mund t’i degjosh lirshem edhe ne mediat tona te krishtera.
Nga ana tjeter, desha te them se ky qe cilesohet si “ungjill” eshte e qarte se eshte diçka krejt njerezore, sepse njeriu ben gjithçka per te perligjur deshiren e tij per te grumbulluar, mbledhur me çdo kusht e çdo gje. Nderkohe qe urdhri i Zotit eshte per te dhene, gjithnje dhe me çdo fare forme: dashuri, kujdes, fjale, sherbim, mendime, para, pasuri etj.
Ne lidhje me kryetarin e bashkise se Tiranes, desha te them se ne dijenine time ai nuk frekuenton asnje kishe. Nese ka frekuentuar dikur dhe tani jo me, kjo tregon shume per ate qe ai eshte dhe çfare ai beson. Pra, them se ne thelb nuk mund te gjykohet nje aspekt i krishterimit ne Shqiperi nga sjellja e tij, madje edhe nga deklaratat “me puder te krishtere” qe perdor here pas here. Gjithashtu, si edhe ti e ke zgjedhur, me te drejte, ne titullin e ketij shkrimi, njeriu nuk mund t’i sherbeje dot 2 zoterinjve, apo jo? “Askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t’i qëndrojë besnik njërit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.”, thote Krishti te Mateu 6. Dhe duket se kujt po i sherben dhe i qendron besnik, apo jo?
Pjesa thelbesore e komunitetit te krishtere ungjillor/protesant ne Shqiperi po perpiqet fort te lidhe fijet e veta me trashegimine shpirterore te Qiriazeve. Puna, modeli dhe vizioni i tyre per Shqiperine dhe shqiptaret ndihen te forta dhe, ne kete pike, flirtet me pushtetin te ndonjerit qe deklarohet si i krishtere jane gjera qe lidhen vetem me te dhe rrethin miqesor, dhe jo me kishen e vet apo me komunitetin ku ai ben pjese si praktikant i ndonje denominacioni.
Gjithsesi, te falenderoj per shkrimin dhe them se ka bere shume te krishtere te reflektojne thelle.
Ne kohen e Jezusit nuk kishin dale ne skene poliagjentet qe u sherbejne njekohesisht disa zoterinjve. Sidoqofte, gojet e mira dhe te ligat bien dakort qe Lali Eri nuk ka lidhje te forta me ungjilloret, se tashme e ka gjetur perfundimisht Zotin e tij, Sorosin, dhe eshte duke u perpjekur te zevendesoje para kohe bablokun Rama, i cili gjithnje e me teper po bazohet tek pinjollet e kupoles se vjeter komuniste dhe besnike te vetet, per ti shpetuar kurthit sorrosian ne PS. Sa per te krishteret ungjillore, te cilet kane histori te vjeter nisur me shek 19, jane shembulli i gjalle si kane hyre fete ne Shqiperi gjate historise, dmth kane vlere te madhe studimore. Por nga sa kuptoj prej doktrines se krishtere, Jezusi ka thene qe me lehte hyn deveja ne vrime te gjilperes sesa i pasuri ne parajse. Po ashtu atij qe donte ta ndiqte si dishepull i tha dhuro gjithe pasurine e hajde pas meje. Pra, nga pikepamja e tradites se krishtere, ky ungjilli i begatise, beqeretit apo parase, duhet te hyje tek shkrimet heretike.
Pak ditë më parë, Toni Gogu (ish-drejtues i “World Vision”, i njohur ndryshe edhe si pastor Genti) nga karrigia e kryetarit të këshillit bashkiak, krejt papritur, me dorë në zemër e paqe në shpirt, hodhi në votë “Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Tiranës”.
https://www.rd.al/2019/08/skandali-veliaj-ndryshon-ne-fshehtesi-planin-rregullues-te-tiranes-dhe-nuk-e-publikon/
Pse kam ndiesinë që pastori do ketë marrë më parë premtimin nga Kryetari i Bashkisë për përfshirjen në planin ubanistik edhe të një rruge që të çon drejt e në parajsë?
Me siguri. Pritet që punonjësit e bashkisë së bashku me pastorin, të trokasin derë më derë në Tiranë, për ta dhënë lajmin e mirë.