Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Kulturë / Politikë

SUBLIMIM I MUNGUAR

Mitingjet e fundit të opozitës, si dhe njoftimet për kundërmitingje të mazhorancës, por edhe historia e viteve të fundit, tregojnë më së miri se në Shqipëri nuk është verifikuar ende sublimimi i përplasjes politike. Ky proces i domosdoshëm për ta zhvendosur ballafaqimin politik nga kallashi tek fjalimet, nga grushtet në debate, nga rruga në parlament, shfaqet sot i papërfunduar dhe i cunguar.

Në qoftë se parlamenti, sikurse kutia e shahut, është projektimi i luftës politike me mjete paqësore, në qoftë se kjo përbën marrëveshjen madhore të të gjitha forcave politike që e pranojnë atë si aksiomë të politikës, atëherë nuk kuptohet pse tempulli kryesor i demokracisë braktiset që në valën e parë të tallazit politik. E nuk është fjala vetëm për zgjedhjet e fundit.

Të gjitha lëvizjet politike të këtyre ditëve vështirë t’i interpretosh nga pikëpamja taktiko-politike, sepse në thelb u mungon perspektiva strategjike. Nga ana tjetër, është e pamundur t’u japësh llak taktik skërmitjeve, ultimatumeve, qesëndisjeve, provokimeve, hakërrimeve, sharjeve, epiteteve, që marrin forcë si nga magnetizmi i pushtetit, ashtu edhe nga jehona e mitingjeve. Vetë karakteri i skajshëm i mitingjeve, me anë të cilave demonstrohen kryesisht muskujt e konsensusit popullor, mënjanon forma të tjera të konfrontimit.

Sheshi (piazza) është një nga ato vende gjeometrike, ku politika duhet ushtruar rrallë dhe me kujdes. Problemi i sheshit qëndron nga një anë në natyrën e turmës, nga ana tjetër tek vendi i tij në shkallaren e mjeteve politike në demokraci. Turma është sa vetmuese aq edhe e verbër, sa e butë aq edhe e egër, sa e dëgjuar aq edhe e shurdhët. Liderët e botës gjithnjë janë përkundur në iluzionin se mund ta drejtonin trumën, ndërkohë që caqet ia përcakton në thelb karakteri i saj instinktiv prej bishe të egër. Vetë paradigmat e turmës ndryshojnë në vartësi të kohës që kanë kaluar në mjedis demokratik. Në vendin tonë, ku politikishtja buçet ende me terma retorike si popull e komb, është e vështirë ta shohësh turmën si mjellmë të bardhë dhe qafëlëmuar.

Problemi i dytë ka të bëjë me fishekët që mbeten në gjerdanin politik pasi ke “shtënë” me mitingje nëpër sheshe. Pas mitingjeve dhe kundërmitingjeve, pas sharjeve dhe deligjitimimeve pa kthim mbrapa, mbeten pak rrugë për t’u ndjekur. Ndonjë syresh as goja nuk ta zë. Kjo për faj të aktorëve politikë që e reduktojnë gjithnjë e më shumë hapësirën e negociatës, duke gozhduar e kyçur edhe rrugëdaljet e sigurisë.

Kultura politike shqiptare për të cilën flet Xha Xhai, e njeh fare mirë kompromisin si koncept (ju kujtohet ligji elektoral?), por e shfrytëzon atë në mënyrë instrumentale dhe jo institucionale, të fshehtë dhe jo në dritën e diellit. Ka gjithashtu një farë retiçence nga të dyja palët për t’u shpjeguar qytetarëve arsyet e një marrëveshjeje me kundërshtarin. Ja për mendësinë politike që e gjykon si dobësi kompromisin, ja për frikën se kompromisi i shkartis më keq tiparet identitare prej kohësh në krizë, ja për pamundësinë e lëpirjes së pështymës së hedhur, rruga drejt paqësimit bëhet gjithnjë e më e vështirë. Me rrezikun që në fund të rezultojë krejtësisht qorre.

Sipas gjasës, prijësit do ta gjejnë një gjuhë të përbashkët, herët a vonë, me hir a me pahir. Por nëse në shesh do të mbesin vetëm mbeturinat e panineve të ngrëna dhe flamujt e lodhur të protestës, pra një shesh i trishtë por i qetë, nëpër mendjet e qytetarëve të pasionuar panorama do të shfaqet ndryshe; sepse atje kanë vjellë vrer e urrejtje tuba katodikë, mikrofona liderësh, altoparlantë buçitës, gazeta fletërrufeje, faqe interneti, e-maile automatike. Janë shumë plehra në kokë për t’i pastruar vetëm me një dopio konjak esëll. A nuk do të ishte më mirë sikur “teatri” të shkonte në parlament? Atje çdo gjë duket më zbavitëse, edhe hapja e kutive. Të duhanit apo të votimit ka rëndësi relative. Rëndësi ka të gjendet rruga e komunikimit, pa e çuar komunikimin në rrugë.

Pa Komente

  1. Opozita ne termat e shahut po kerkon me force te kthehet levizja. Ka qe pranojne te kthehet levizja, po ka edhe qe s’pranojne, e bere gabimin peso pasojat.

    Levizja e kundershtimit ligjor te parregullsive ka kaluar me kohe, ligji ka afatet e veta, s’mund te kujtohesh pas 5 muajsh, si kofini pas te vjelit, kur kutite u mbyllen e Presidenti miratoi qeverine.
    Parapelqeu kundershtimin politik me ane te bojkotit, po meqe kjo s’doli gje, i eshte futur kundershtimit ligjor, ne nje kohe qe koha e ligjit eshte afatshkurter ne krahasim me kohen e politikes.

    Normal qe te gjithe e duan ligjin apo thone se e duan, mirepo ndersa moralisht Rama ka te drejte, ligjerisht nuk ka.

    Ne castin e bojkotit, pra mospranimit te legjitimitetit te parlamentit, jo vetem po i mohon parlamentit te drejten e nxjerrjes se ligjeve te reja, por edhe vete punen e Presidentit, biles nga nje kendveshtrim edhe vete legjitimitetin e Presidentit, pasi ne republikat parlamentare kur nderrohen deputetet merret e mireqene qe Presidenti gezon miratimin e Parlamentit te ri.

    Pra duke mos njohur parlamentin e ri, vetiu kemi nje anomali te institucionit presidencial, jo vetem sepse nuk ja njeh punen (miratimin e ligjeve te reja) por edhe vete legjitimitetin.

    Nderhyrja e Presidentit eshte e domosdoshme por jo e detyrueshme, meqe gjykimi i kohes se duhur i eshte lene ne dore nga legjislatori, dhe serisht Rama gabon, pasi ne sjelljen e tij politike e ka injoruar institucionin e Presidences.

    Pra Rama gaboi ne zgjedhjen e perparesive ligjore e politike, gaboi ne injorimin e vazhdueshem te Presidences (mund te perfitonte meqe Berisha-Topi shkojne si macja me miun) dhe gabon me gjuhen e ultimatumeve nga sheshi.

    Berisha ka luajtur gjithe kohes me ‘faktin e kryer’, dhe do thoja se i ka dhene nje mesim te mire, jo vetem Rames por edhe politikes se neserme.
    E vetmja gje qe e ndal tani Berishen nuk eshte sheshi, ku edhe ai eshte i forte, biles duke pasur shesh+ligj eshte ku e ku me i forte, por vetem Presidenti, prandaj edhe bezdiset nga ky limit i legjislatorit.

    Berisha nuk e kthen levizjen, Rama humb, presim vetem te shohim ne do i hedhe guret e shahut nga inati apo jo….

  2. PS DO KTHEHET NE PARLAMENT, ASHTU SI I KA HIJE ME EDVININ NE KRYE, KOKEULUR DHE VESHEVARUR.

    Thoni z. Pishak se rendesi ka te gjendet rruga e komunikimit. Pse mendoni se ajo mungon ? Apo se Erjon Veliaj trash zerin?

    Pushteti i ngritur ne menyre fantazmagorike, thjesht si model mediatik ne rastin e z. Rama, ka vetem nje fund, c’montimin. Dhe ai po c’montohet, si ne lartesite e qiellore qe paralelizojne vithet e kalit te Skenderit qe sheh nga Veriu, ashtu edhe ne thellesite nentokesore, ku parkohen negociatat e mbrame te konservimit te shpreses se blere te bohemeve me te fundit.

    Sublimimi i protestes eshte nje titull shume me i goditur ne parim sesa Teatri i Konfrontimit. Ne fakt, ne Shqiperi nuk mund te sublimohet me asgje, e jo me proesta. Mjafton te kujtojme ketu se edhe Greva e Urise qe eshte nje sakrifice, nje proteste qe ngrihet mbi vleren sublime te Jetes, thjesht po desublimohet, ne emer te kujt? Te idealit? Jo. Te parazitizmit dhe te konservimit te ketij sistemi qe me mijera kafenete dhe qoshet e ngroheta te kryeqytetit ka krijuar matriksin e vet social. E pse te jetosh, kur thjesht mund ta shtysh? NJe xhiro nga partia…

  3. Thellogos, me ben pershtypje mosbesimi yt teresor tek forma.

    Kur flasim per shqiptaret dhe demokracia, apo shqiptaret dhe politika, parashtrimori eshte :
    Shqiptaret per arsye historike nuk mund te prodhojne dot nje sistem demokratik.

    Kjo do dukej deshperuese, mirepo jemi ne shoqeri te mire, ka mjaft popuj ne Europe qe jane ne gjendjen tone apo qe kane qene ne gjendjen tone e nuk jane me.

    Pra duke u nisur nga thelbi yne nuk mund te perftojme dot demokracine e tipit perendimor.
    Mirepo pervec thelbit kemi edhe formen, dukjen. Popujt qe kane qene ne gjendjen tone e nuk jane me, deshmojne per forcen e formes ne mbrujtjen e demokracise.

    Nese ne do pohonim qe as forma s’na ben pune, atehere shqiptaret do dilnin si specie njerezore me vete, cka nuk eshte e vertete, meqe shqiptaret jashte shtetit pershtaten per bukuri, dmth shqiptari i nenshtrohet formes dhe nuk eshte specie me vete.

    Atehere le te bejme ate qe duhet bere, pra ti meshojme formes.
    Por per kete ne radhe te pare duhet te zgjedhim ate forme qe perfshin thelbin jo ate qe nuk e perfshin, si dhe ate forme qe mund te ndikoje ne ngritjen e cilesise se thelbit.
    Per krahasim, gjuhes shqipe nuk mund ti vesh si forme nje alfabet me 20 germa dhe pastaj te pretendosh kultivimin e saj. Po njesoj nuk mund ti vesh alfabetin maja apo hieroglifet egjiptiane e te kerkosh ngritjen e cilesise.

    Pra une mendoj se shqiptareve edhe formalisht u eshte penguar perparimi drejt demokracise.
    Kjo vihet re qe nga nenvleresimi i plote i ligjit (si thelb e forme) si shtylle baze e demokracise e deri ne parlamentarizmin radikal te Kushtetutes, i cili lejon krizat e njepasnjeshme politike, mjaft te deshirohen nga njera pale apo tjetra.

    Demokracise ne Shqiperi i duhet filluar nga e para, qe nga Kushtetuta, ta bejme formen lokomotiven e demokracise.

    1. “…një demokraci që mjaftohet në statistikat nuk është veçse karikaturë, ose tallje”.

      Une edhe si shqiptar, keshtu me cene qe vrasin syrin e oksidentit REFUZOJ te me tallin. Leqe meqe permend arsyet historike ne rralle na kane tallur, me shume na kane vene hune dhe gjetur anen. Nuk e dua formen pa permbajtjen, sepse ne fund te fundit nuk jam as femer.

      Nga ana tjeter ky veshtrim i yti, me ngjan nihilist, nje zgjidhje nga halli qe sikur na thote; e mo varja, nuk behemi ne, te ruajme ca ekuilibra dhe hajt mo, shtyje tutje.
      Nese demokracine e pranojme si sistem qe ameshon lirine me te madhe relative, atehere brenda ketij kuadri ti ke te drejte te besh zgjedhjen tende, ta ushtrosh ate, te kerkosh Konsensus per te madje. Une nuk hyj aty, preferoj te mos ngjis gjekundi fare, sesa te pranoj nje logjike gjysmake, e cila sot njihet si pragmatiste. Dhe me shume, edhe sikur ta jetoj ate dite vezulluese te demokracise nordike, nuk heq dore per asnje sekonde nga ky qe jam.

      Mjafton te zbatohen te drejtat e njeriut, te respektohet prona dhe liria e levizjes dhe nje hap perpara eshte bere. Dhe kjo kurrsesi nuk eshte forme.

      PS: Une gjithmone kam besuar se di te shkruaj dhe te lexoj ate qe shkruaj. Keshtu me rezulton se kur vendos pseudon tim, e shkruaj me germe iniciale te vogel theo… dhe jo me te madhe Th….. Forma gjeometrike T, si e tille eshte shume autoritare dhe precize, ajo zbeh rendesine e vijimit te fjales. Prandaj… kuptohet vete.

  4. Të gjitha lëvizjet politike të këtyre ditëve vështirë t’i interpretosh nga pikëpamja taktiko-politike, sepse në thelb u mungon perspektiva strategjike.

    Jam kurioz nqs ndonjeri ketu ka gjetur ndonje arsye vertet strategjike per keto ‘levizje’ politike. Mua thjesht me duken si levizje qe ne fakt do zbulojne shume shpejt libanizimin e popullit te territorit te RSh. Ne Liban Hariri nxori 1 milione njerez ne rruge, Hizbullahu ja ktheu me te njejten monedhe. Mua me duket se strategjia eshte e qarte: eshte pranuar nje kthim mbrapa i rrotes te kohes ne vitet per kur Noli fliste per nje grupim te popullit te quajtur ‘debeder’. Kta po instrumentalizohen ne menyre te paskrupullt.

  5. theollogos, ligji eshte xheloz i madh i formes, nese do arrinim ate xhelozi s’do merreshim sot me kutite e para 5 muajve.
    Nga ana tjeter ne kemi 18 vjet qe ndjekim formen, vetem se duke mos pasur xhelozine qe ka ligji per te, e shperfytyrojme kur na do qejfi, nga ana tjeter nuk harrojme te themi qe s’behet ky popull.

    ””Mjafton te zbatohen te drejtat e njeriut, te respektohet prona dhe liria e levizjes dhe nje hap perpara eshte bere. Dhe kjo kurrsesi nuk eshte forme.””

    Eshte pikerisht forma ajo qe e drejton prej 18 vjetesh popullin ne kete drejtim e megjithate thelbi sundon ende.

    E perseris per arsye historike shqiptaret nuk mund te ndertojne dot nje sistem demokratik. Nese na cojne ne Mars e na lene vetem cfare forme qeverisjeje do kishim ?

  6. Ja për mendësinë politike që e gjykon si dobësi kompromisin, ja për frikën se kompromisi i shkartis më keq tiparet identitare prej kohësh në krizë, ja për pamundësinë e lëpirjes së pështymës së hedhur, rruga drejt paqësimit bëhet gjithnjë e më e vështirë.

    Nuk besoj se ka me vend per kompromis. Tranzicioni ne Shqiperi mund te kosiderohet i perfunduar pas 8 dhjetorit. Gjithe pasuria e shtetit eshte pothuaj privatizuar, dhe privatizimet nuk kane krijuar nje ekonomi rentabel qe mund te kanalizoje para drejt klases politike. Kriza ka thare te ardhurat e sponsoreve te te dyja paleve dhe luftohet per ate pak territor ‘te virgjer’ qe ka ngelur. Kuptohet ne kete situate ‘incumbent’-i ka pozite pozitive, nderkohe qe kundershtarit nuk i mbetet gje tjeter pervecse te kercenoje komplet ‘zinxhirin e furnizimit’ te ‘incumbent’-it.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin