nga Gjilpëra
Disa muaj më parë në rrugët e Tiranës u zhvillua një protestë e çuditshme dhe disi paradoksale njëherësh: një protestë e organizuar nga shoqatat e biznesit të madh, ku disa qindra pjesëmarrës me tullumbace të zeza në duar marshuan në Bulevard nën moton “Jo informalitetit në biznes”[1].
Çudia e protestës ishte sa te organizatorët aq edhe te forma e saj, te dalja e tyre në rrugë për të protestuar. Biznesmenët e mëdhenj kanë në dispozicion një arsenal të tërë mjetesh për të ushtruar trysni mbi politikën, duke filluar që nga lidhjet dhe ndikimi direkt mbi politikanët, deputetët, ministrat dhe më lart, te deklaratat dhe aktivitetet e shoqatave të lobingut, te konferencat dhe studimet e instituteve apo të think tanks që promovojnë idetë dhe ideologjitë pro-biznes dhe deri te mediat private që përpunojnë dhe formojnë opinionin publik. Por dalja në rrugë për të protestuar nuk hyn në këtë repertor. Protesta në rrugë zakonisht është arma e të vegjëlve dhe të pafuqishmëve, e punëtorëve, studentëve, fermerëve dhe dyqanxhinjve; është arma e kokëpalarëve, për ta thënë me gjuhën e oligarkëve. Që biznesi i madh megjithatë doli në rrugë për t’u ankuar, kjo të paktën është shenjë e një meraku të madh të tyre që meriton një analizë më vete.
Biznesmenët ankohen dhe kjo nuk është, në fakt, fare e habitshme; madje nëse ka diçka tjetër – përveç fitimit, sigurisht – që ata bëjnë rregullisht dhe me zell të madh, kjo është pikërisht të ankuarit. Ata ankohen gjithmonë dhe për çdo gjë: për taksat e larta, për burokracinë shtetërore, për zellin e munguar të punëtorëve ose, sipas rastit, për rrogat e larta të tyre, për mungesën e infrastrukturës së përshtatshme apo të punëtorëve të kualifikuar dhe në përgjithësi për kushtet e vështira për të investuar dhe për të bërë biznes në një vend. Por qëllimi i protestës në fjalë ishte i një tjetër natyre: biznesmenët e mëdhenj nuk kërkonin taksa më të ulëta për vete, as kushte më të mira nga shteti për investimet e tyre, por ata këmbëngulnin për përfshirjen e biznesit të vogël në sistemin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke nënkuptuar kështu një konkurrencë të pandershme dhe një padrejtësi që u bëhej atyre nga sipërmarrësit e vegjël dhe nga shteti.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një taksë që paguhet nga konsumatori si një përqindje e caktuar – në Shqipëri është 20% – e çmimit të mallrave dhe shërbimeve. Për shembull, nëse një këmishë kushton 1200 lekë, nga këto 200 lekë janë TVSH që i shkojnë shtetit. E veçanta e kësaj takse është mbledhja e saj në të gjitha hallkat e shitjes së mallit, në një proces parapagimi dhe më pas rimbursimi që nga importuesi (ose prodhuesi vendas) deri te konsumatori. Në shifra të përafërta, shteti mbledh gjysmën e kësaj takse në doganë në momentin që malli hyn nga importi, ndërsa tregtari i shumicës dhe ai i pakicës përkatësisht mbledhin dhe i kalojnë shtetit çerekun e taksës secili. Në rastin e këmishës me 200 lekë TVSH, shteti merr 100 lekë në doganë, 50 lekë nga tregtari i shumicës kur ai i shet mallin me faturë tregtarit të pakicës, dhe 50 lekë nga ky i fundit, kur ky ia shet këmishën klientit me kupon shitjeje dhe është pjesë e sistemit të TVSH-së[2]. Sa më shumë hallka që të ketë ky zinxhir shitblerjesh, mbi aq më shumë shpatulla shpërndahet mbledhja e TVSH-së; një aktivitet shërbimesh në të kundërt, për shembull një restorant apo një floktore, mban i vetëm pothuajse të gjithë barrën e mbledhjes së TVSH-së.
Sipas ligjit të mëparshëm biznesi i vogël ishte i përjashtuar nga sistemi i TVSH-së, pra në shembullin më sipër shteti nuk e merrte 50 lekëshin e fundit të TVSH-së. Këtë tregtari i vogël ose e mbante si pjesë të fitimit të tij, ose ia ulte këtë vlerë çmimit duke e bërë mallin më të lirë për klientin (edhe pse biznesi i vogël ishte i detyruar sipas ligjit që blerjet e tij nga biznesi me shumicë t’i bënte me faturë dhe t’i ruante këto fatura si dokumente). Biznesi i vogël, pra, nuk bënte evazion fiskal duke mos i kaluar shtetit pjesën e tij të TVSH-së.
Përjashtimi i biznesit të vogël nga sistemi i TVSH-së është një praktikë e njohur ndërkombëtare, pjesë normale e sistemit fiskal të shumë vendeve, me të cilën shteti favorizon sipërmarrjen e vogël, si masë për uljen e papunësisë dhe për të shmangur kostot administrative të ekzagjeruara për të mbledhur këtë taksë. Ky favorizim i sipërmarrjes të vogël nuk shihet si diskriminim i biznesit të madh për arsyen e thjeshtë se ky i fundit ka mundësi të tjera për të bërë fitim dhe për tu zgjeruar në treg, duke filluar që nga efektet e shkallës në prodhim dhe në financim, te mundësitë për të marrë pjesë në tendera dhe koncesione shtetërore, te shfrytëzimi më efektiv i hapësirave të tjera që lejon ligji për reduktimin apo shmangien e barrës fiskale dhe deri te rrugët e hapura të këtij biznesi për tu zgjeruar në tregjet ndërkombëtare.
Ky përjashtim nga TVSH-ja megjithatë krijon edhe hapësira për abuzim dhe evazion fiskal pasi një pjesë e bizneseve e vogla në Shqipëri janë në fakt biznese të mesme ose mëdha, por që fshehin një pjesë të xhiros për të mos u përfshirë në sistemin e TVSH-së dhe për të mos paguar tatimin mbi fitimin[3], pra bëjnë evazion duke mos deklaruar xhiron që tejkalon 5 milionë lekë në vit.
Me ligjin e ndryshuar, që prej 1 Prillit, 10 mijë biznese të vogla në Shqipëri me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë u përfshin në sistemin e plotë të TVSH-së dhe ato tani janë të detyruara që edhe shitjet t’i bëjnë me TVSH, të mbajnë evidencë për to dhe, më kryesorja, t’i kalojnë shtetit pjesën e fundit të këtij tatimi. Me këtë përfshirje Ministria e Financave shpreson që ta shtyjë biznesin e vogël që të kërkoj faturën edhe në blerjet që ai bën nga biznesi i madh, meqenëse kjo TVSH në blerje është e zbritshme nga TVSH-ja në shitje. Kjo gjë pritet që të rrit transparencën në zinxhirin e shitblerjeve nga dogana/prodhuesi te klienti, duke ulur kështu, të paktën teorikisht, evazionin.
Kjo qasje është problematike jo vetëm për logjikën sipas së cilës “TVSH-ja në shitje rrit dhe TVSH-në në blerje”[4] por edhe për disavantazhet që sjell kjo përfshirje të cilat mund t’i tejkalojnë dukshëm efektet pozitive të transparencës dhe rritjen modeste të të ardhurave në buxhet. Biznesi i vogël goditet dyfish nga ulja e pragut të TVSH-së, njëherë nga taksa më e lartë e TVSH-së (pjesa e taksës që deri tani mbahej prej tij ose që i ulej çmimit) dhe njëherë nga kostot e larta administrative për mbajtjen së librave të llogarive dhe të kontabilistit[5]. Për një pjesë të bizneseve të vogla kjo do të çoj në falimentimin e tyre, në humbjen e taksave që shteti deri tani merrte nga ky biznes, në rritjen e papunësisë dhe të shpenzimeve sociale të lidhura me të. Një pjesë tjetër e këtyre bizneseve – siç ka filluar të ndodh ndërkohë – do të përpiqet që nëpërmjet mbylljes dhe rihapjes me një emër të ri t’i shmanget përfshirjes në këtë sistem. Skema e re rrit po ashtu edhe kostot administrative të organeve tatimore dhe ul efektivitetin e kontrolleve.
Këto efekte të pritshme të reformës ende nuk japin një përgjigje për pyetjen se çfarë shqetësimi kanë tregtarët e mëdhenj në Shqipëri me përjashtimin e biznesit të vogël nga TVSH-ja, në një kohë që, edhe me përfshirjen e këtij të fundit në këtë sistem, taksa do të paguhet nga klienti dhe do t’i shkojë shtetit?
Problemi i tyre me këtë përjashtim të biznesit të vogël nga TVSH-ja është i dyfishtë. Së pari, problemi është i natyrës mikro-ekonomike, në marrëdhëniet e tregtarëve me njeri-tjetrin, pasi në praktikë në disa raste janë tregtarët e mëdhenj që paguajnë edhe pjesën e TVSH-së që nuk paguan biznesi vogël, duke i bërë ata direkt të prekur nga ky përjashtim. Shkak për këtë është ajo pjesë e tregtarëve të vegjël që nuk pranon të blej mallin me faturë ligjore: biznesi i madh ose duhet të refuzoj shitjen pa faturë (pra t’i përmbahet ligjit) duke humbur kështu xhiron dhe fitimin përkatës, ose të pranoj shitjen pa faturë, çka jo vetëm është shkelje e ligjit me pasoja për të nëse kapet, por më kryesorja, kjo e detyron tregtarin e madh që në vend të shitjes me faturë të deklaroj shitje fiktive me kupon, pra shitje te konsumatori, duke paguar kështu nga xhepi i vet pjesën e fundit të TVSH-së[6].
Në shembullin më sipër, në momentin që tregtari i shumicës ia shet këmishën me faturë tregtarit të pakicës ai duhet t’i kaloj shtetit vetëm 50 lekë TVSH, të cilat ai ia merr tregtarit të pakicës, por nëse ai shitjen e bën pa faturë, por me kupon – si shitje fiktive te konsumatori me çmimin 1200 lekë – atëherë ai duhet t’i kaloj shtetit 100 lekë TVSH: 50 lekë që i merr nga tregtari i vogël dhe 50 lekë nga xhepi i vetë[7].
Përfshirja e detyruar e biznesit të vogël në sistemin e TVSH-së mund ta detyrojë atë që blerjet nga tregtarët e shumicës t’i bëjë me faturë TVSH-je, duke ia hequr kështu biznesit të madh rrezikun e kapjes në rast shitjeje pa faturë dhe barrën e pagesës prej tyre të pjesës së fundit të TVSH-së. Por a është e justifikuar ndërhyrja e shtetit në favor të biznesit të madh për të ndryshuar një proces i cili me ligj është i përcaktuar qartë? A nuk duhet që shteti të përqendrohet në forcimin e kontrollit mbi tregtarët e mëdhenj dhe të vegjël – sidomos të inventarëve të tyre – për të garantuar përdorimin e faturës në shitjet me shumicë? Kjo gjë do e zgjidhte vetvetiu problemin e evazionit të bizneseve të vogla që faktikisht janë biznese të mëdha dhe si të tilla duhet të përshihen në sistemin e TVSH-së dhe të tatimit mbi fitimin.
Për më tepër, sipërmarrësit e mëdhenj e kanë në dorë vetë që t’i bëjnë shitjet vetëm me faturë, ose ata mund t’ia rritin çmimin biznesit të vogël që kërkon shitje malli pa faturë për të kompensuar TVSH-ën[8], ose fundja ata mund të refuzojnë shitjen pa dokument tek tregtari i vogël. Nga ky këndvështrim është vështirë të shpjegohet insistimi i tyre në vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, aq sa kjo “padrejtësi” të justifikoj deri edhe protestën në rrugë të këtyre sipërmarrësve.
Por e parë nga perspektiva makro-ekonomike dhe duke konsideruar efektet e pritshme mbi strukturën e ekonomisë kombëtare, kjo masë fiskale i jep një tjetër kuptim këmbënguljes së biznesit të madh në përfshirjen e tregtarëve të vegjël në TVSH.
Me falimentimin e ekonomisë së centralizuar në fund të viteve ’80 dhe me mbylljen apo shkatërrimin e ndërmarrjeve industriale, atyre bujqësore dhe kooperativave gjatë viteve ’90, së bashku me zvogëlimin e vazhdueshëm të aparatit dhe administratës shtetërore gjatë gjithë këtyre viteve të Tranzicionit, një pjesë e madhe e popullsisë në qytet dhe në fshat e gjeti veten pa punë dhe pa perspektivë për një punësim tjetër në vend, në sektorin privat ose në atë shtetëror. Rezultati ishte emigrimi masiv i viteve ’90 në njërën anë dhe vala e vetëpunësimit në sektorin e tregtisë me pakicë dhe të shërbimeve në anën tjetër. Emigracioni jo vetëm lehtësoi barrën ekonomike dhe sociale të papunësisë, por me të ardhurat prej tij u mundësua edhe punësimi i një pjese të mirë të fuqisë punëtore të ngelur në Shqipëri në fushën e shërbimeve dhe të tregtisë së mallrave të importit[9].
Në një fazë më të vonët – fillimi i viteve 2000 – një pjesë e mirë e dërgesave monetare nga emigrantët, bashkë me fluksin në rritje të parave nga trafiqet ilegale, filluan të shkojnë drejt investimeve në shtëpi, apartamente dhe në pasuri të tjera të patundshme duke mundësuar kështu ngritjen dhe lulëzimin e shpejtë të industrisë së ndërtimit. Në të njëjtën kohë filluan të shtohen edhe investimet e biznesmenëve të mëdhenj në komplekse supermarketesh, investime të cilat çuan në një bum qendrash tregtare sidomos gjatës dekadës së fundit. Përqendrimi i njëanshëm i investimeve nga ana e biznesmenëve, por edhe paaftësia e qeverive shqiptare të pas 2000-ës për të riorientuar ekonominë shqiptare drejt sektorëve të rinj ekonomik, bënë që me kohën si tregtia ashtu dhe ndërtimi të mbingarkoheshin me investime[10], me pasoja jo vetëm në rënien e fitimeve deri në shpërdorim të kapitaleve të hedhura në këto veprimtari, por edhe me efekte të dukshme negative mbi ambientin dhe në hapësirat urbane.
Kjo mbingopje e tregut bashkë me krizën ekonomike ndërkombëtare që filloi në 2008/09 treguan dhe limitet e modelit ekonomik të Tranzicionit të mbështetur mbi konsumin dhe ndërtimin; për vendin kjo solli rënie drastike të rritjes ekonomike dhe shtim të borxhit publik, rritje të papunësisë, shtim të varfërisë, të emigracionit dhe të trafiqeve ilegale. Për biznesin e madh kjo krizë solli – me rënien e fuqisë blerëse në vend, me uljen e investimeve shtetërore për shkak të borxhit publik dhe me emigracionin në rritje të fuqisë punëtore – jo vetëm rënie të fitimeve dhe përkeqësimin e mundësive sipërmarrëse në sektorët që kishin lulëzuar deri tani, në tregti dhe në ndërtim, por edhe vështirësi nga mosgjetja në vend e fuqisë punëtore të mjaftueshme dhe të lirë, të kualifikuar ose jo, për zgjerimin e aktiviteteve të tyre ekonomike.
Në kërkim të mundësive të reja për biznes dhe të paaftë për të hyrë në sektorë të rinj ekonomikë (prodhimi dhe përpunimi industrial dhe bujqësor) dhe në tregje të reja jashtë vendit (me eksporte), sipërmarrësit e mëdhenj iu drejtuan formave të tjera të veprimtarive ekonomike, kryesisht atyre rentiere, koncesioneve shumëvjeçare që paguhen nga taksat për ofrimin e shërbimeve deri tani shtetërore për qytetarët dhe shfrytëzimit të pasurive kombëtare mbi- dhe nëntokësore. Në këtë kontekst, këta biznesmenë filluan t’i hedhin sytë gjithnjë e më shumë edhe në pjesën e tregut të “kapur” nga bizneset e vogla dhe mikro-bizneset[11], të cilët jo vetëm si numër përbëjnë shumicën dërrmuese të sipërmarrjeve në Shqipëri por edhe realizojnë një pjesë të mirë të qarkullimit total të mallrave dhe shërbimeve në vend.
Vetëm pak ditë pasi kryeministri lajmëroi skemën e re të TVSH-së për bizneset e vogla, në tetor të vitit të shkuar, shoqatat e lobingut të bizneseve të mëdha u përfshinë në një fushatë frenetike për të mbështetur këtë masë të qeverisë me intervista dhe deklarata në shtyp, me dalje të në televizion të përfaqësuesve të tyre dhe të akademikëve nga institutet pro-biznes, fushatë që kulmoi në protestën në rrugë të bizneseve të mëdha në mes të tetorit 2017. Akuza kryesore mbi të cilin u ngrit kjo fushatë ishte informaliteti i bizneseve të vogla, i cili sipas këtyre lobistëve vinte nga shmangia e faturave dhe nga mospagesa e TVSH-së prej tyre, duke manipuluar kështu qëllimisht faktin që mospagesa e TVSH-së nga biznesi i vogël ishte ligjore dhe nuk përbënte informalitet. Për më tepër që biznesi i madh, duke treguar me gisht sipërmarrjen e vogël si informale, në fakt e kthente përmbys të vërtetën që një nga përgjegjësit kryesor për evazionin në vend është vetë biznesi i madh[12].
Në një përpjekje naive (ose manipuluese) qeveria këmbënguli që qëllimi i skemës së re ishte luftimi i evazionit të sipërmarrjes së madhe nëpërmjet përfshirjes së biznesit të vogël në TVSH, edhe pse në të njëjtën kohë biznesi i madh i kishte ndezur të gjithë motorët në mbështetje të kësaj skeme, që sipas qeverisë drejtohej pikërisht kundër këtij biznesi! Fakti që qeveria e gjeti veten në të njëjtën llogore me biznesin e madh[13] në këtë nismë të saj duhet të ishte një sinjal alarmi për efektet e vërteta që kjo nismë do të sjell mbi ekonominë shqiptare.
Si pretendimi i biznesmenëve të mëdhenj se skema e re e TVSH-së do të ulte informalitetin e biznesit të vogël, ashtu dhe përpjekja e qeverisë për t’i mbushur mendjen publikut se ajo drejtohej kundër biznesit të madh, dolën zbuluar si mashtrime ose si shpresa naive, kur kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë deklaroi në TV se nga “formalizimi i retailit të supermarketeve, në mënyrë të padiskutueshme, për një periudhë pesëvjeçare, nuk do të ketë më dyqane të vogla. Realisht, unë nuk shqetësohem për këtë kategori biznesi që janë dyqanet e vogla, që nesër mund të mbyllen[14]”. Kjo u pasua nga akuza për zvogëlimin e stokut së fuqisë së disponueshme punëtore, për “papunësinë e fshehur në marketet e vogla, (…) që nuk çlirohen për të vajtur në industri produktive; që nuk hyjnë në tregun e punës”, madje për “parazitizëm[15]”.
Eliminimi i konkurrencës nga biznesi i vogël me ndihmën aktive të shtetit dhe shndërrimi në fuqi të disponueshme punëtore i kapaciteteve njerëzore deri tani të lidhura në këtë sektor, ishin motivet kryesore që vunë në lëvizje biznesmenët e mëdhenj për të kërkuar me insistim përfshirjen e sipërmarrjes së vogël në skemën e TVSH-së dhe për të manipuluar publikun duke e paraqitur këtë nismë të qeverisë si luftë kundër informalitetit të biznesit të vogël.
A është sektori i tregtisë në Shqipëri i mbingarkuar me investime, me supermarkete dhe me dyqane? A gjendet një pjesë e mirë fuqisë punëtore shqiptare, ajo e punësuar në tregti dhe shërbime, faktikisht në papunësi të fshehur? A po përdoren, pra, në mënyrë jo-optimale (lexo: po shpërdorohen) një pjesë e kapitaleve dhe e fuqisë punëtore të angazhuar në këto sektorë? Sigurisht që po! Por kjo nuk do të thotë se eliminimi i këtyre investimeve në tregti, mbyllja e dyqaneve dhe e marketeve dhe çlirimi i fuqisë punëtore të punësuar aty do të zgjidh problemin. Mbi-investimi në tregtinë me pakicë dhe punësimi i një numri kaq të madh njerëzish në këto sektorë nuk është shkaku, por pasoja e mungesës së industrisë vendase dhe e sektorëve të tjerë ekonomik, fitimprurës për pronarët e tyre dhe që shtojnë vlerë ekonomike për të punësuarit në to dhe për vendin. Eliminimi i bizneseve të vogla në tregti dhe në shërbime nuk sjell si rezultat as zhvillimin e industrisë kombëtare apo të sektorëve të tjerë me më shumë added value, as hapjen e vendeve të punës më të vlefshme dhe më të mirëpaguara, por vetëm zgjeron pjesën në treg të importuesve dhe të tregtarëve të mëdhenj dhe nxjerr të papunë ata që sot janë të punësuar në këta sektorë. Rezultati është pastrim i tregut në favor të bizneseve të mëdha, rritje e papunësisë dhe e varfërisë në vend dhe, probabilisht, një valë e re emigracioni.
Rruga për të ndjekur, për të korrigjuar këtë zhvillim të njëanshëm dhe këtë zhbalancim të ekonomisë shqiptare dhe për të shmangur shpërdorimet e kapitalit dhe të fuqisë punëtore, janë investimet e biznesit jo më në supermarkete dhe në qendra tregtare, por në sektorë dhe në teknologji të reja, me vlerë të shtuar dhe për tregje të tjera brenda vendit dhe për eksport: në industri, në bujqësi, në prodhim dhe në përpunim deri në mbyllje të plotë të ciklit: lëndë të para – prodhim – klient, nën nxitjen dhe mbështetjen e politikave të përshtatshme shtetërore.
Skema e re e TVSH-së u kundërshtua jo vetëm nga përfaqësuesit e biznesit të vogël, nga ekspertë vendas dhe nga opozita, siç edhe pritej, por edhe nga Banka Botërore dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucione këto që nuk njihen as si pro-informalitetit, as si shumë sociale. Arsyet e kundërshtimit janë ato që u përmendën më lart: skema shihet si jo-efektive për luftimin e evazionit, madje me rrezik për shtimin e tij, me pak ose aspak përfitime në rritjen e të ardhurave fiskale, me kosto të larta administrative dhe në përgjithësi e dëmshme për aktivitetin ekonomik të vendit[16][17].
Edhe pse qeveria socialiste, ndoshta nga frika e kostos politike të një mase të tillë radikale, u tërhoq pjesërisht nga ideja fillestare e përfshirjes në skemë të gjithë bizneseve të vogla pa dallim niveli të xhiros (zbatimi në atë formë i skemës do të ishte arma termonukleare për të eliminuar të gjithë biznesin e vogël në Shqipëri!), ajo vendosi megjithatë që të injoronte rekomandimet e institucioneve të mësipërme dhe të vazhdonte me zbatimin e nismës së TVSH-së duke përfshirë në të pothuajse 10 mijë biznese të vogla, me pretendimin se kjo masë do të luftoj evazionin dhe do të rrit drejtësinë në treg. Kësaj i thonë të tregohesh më katolik se Papa dhe më ortodoks se FMN-ja!
Së fundmi, është e vështirë të mos habitesh me hipokrizinë e atyre që përndryshe ngrenë gjithmonë zërin për mosndërhyrje të shtetit në ekonomi dhe për politikën që duhet t’i rri larg tregut, në mbrojtje të lojës së lirë të aktorëve privatë, të cilët, kur erdhi puna për të likuiduar konkurrencën ndaj biznesit të madh, u rreshtuan në radhën e parë të atyre që thërrisnin shtetin për ndihmë[18].
250 vjet më parë Adam Smith, filozofi dhe ekonomisti i parë i kapitalizmit, shumë i vlerësuar dhe po aq i keqkuptuar dhe i keqinterpretuar prej fanatikëve neoliberalë të kohëve tona, shkruante në veprën e tij tashmë klasike Mirëqenia e Kombeve:
Interesi i tregtarëve është gjithmonë në zgjerimin e tregut dhe në zvogëlimin e konkurrencës […] Propozimet e bëra nga kjo shtresë për ligje ose rregulla të reja të aktivitetit tregtar duhet të shqyrtohen gjithmonë me vëmendjen më të madhe dhe asnjëherë nuk duhet të miratohen para se atyre t’u jetë bërë një analizë jo vetëm e hollësishme dhe e kujdesshme, por edhe nën dyshimin më të madh. Këto propozime bëhen nga një grup njerëzish interesi i të cilëve asnjëherë nuk përputhet plotësisht me interesin e publikut, prej njerëzish të cilët në përgjithësi kanë interes ta mashtrojnë, madje dhe ta shtypin publikun, gjë që të cilët edhe e kanë bërë shumë shpesh[19].
Do të ishte në të mirën e vendit sikur politikanët shqiptarë, ata në qeveri dhe ata në opozitë, t’i bënin të tyret këto fjalë.
(c) 2018, autori.
[1] MONITOR: Biznesi i madh kundër të voglit, protestë ku kërkon vënien e TVSH-së tek të vegjlit
Biznesi i madh kundër të voglit, protestë ku kërkon vënien e TVSH-së tek të vegjlit
[2] Llogaritja dhe mbledhja e TVSH-së është një proces i komplikuar, pasi në të gjitha hallkat e tij shteti detyron tregtarët që të llogarisin TVSH-në si në blerje ashtu dhe në shitjen e mallit dhe të bëjnë një bilanc midis asaj që paguajnë në blerje dhe asaj që marrin nga shitja e mëtejshme. Në rastin e këmishës llogaritja dhe mbledhja e TVSH-së është pak a shumë e tillë: nëse importuesi (tregtari i shumicës) e fut këmishën në doganë me 500 lekë, ai duhet t’i parapaguaj shtetit 100 lekë TVSH (20% e 500). Tregtari i shumicës i shton çmimit të importit kostot e tij (për magazinimin etj) dhe fitimin e tij (po themi 250 lekë) dhe e shet më tej këmishën me 750 lekë plus TVSH 150 lekë (20% e 750), pra e shet me 900 lekë te tregtari i pakicës. Nga këto 150 lekë TVSH tregtari i shumicës i kalon shtetit vetëm 50 lekë dhe mban 100 lekët për të kompensuar 100 lekët që ai i parapagoi shtetit si TVSH në doganë. Tregtari i pakicës nga ana e tij i shton po ashtu 250 lekë çmimit 750 lekë me të cilin ai e bleu këmishën për të mbuluar kostot e tij dhe fitimin, dhe çon çmimin në 1000 lekë. Këmishën ai ia shet klientit me çmimin 1200 lekë (1000 lekë plus 200 lekë TVSH). Nga këto 200 lekë TVSH tregtari i pakicës duhet t’i kaloj shtetit vetëm 50 lekë dhe mban 150 lekët që ai ia parapagoi tregtarit të shumicës.
[3] Tatimi është 5% mbi fitimin për xhiro vjetore nga 5 deri në 8 milionë lekë; 7.5% për xhiro mbi këtë nivel.
[4] Biznesi i vogël barrën e TVSH-së mund ta uli jo vetëm duke kërkuar faturë në blerjet nga biznesi i madh (të cilën pastaj ai e zbret nga TVSH-ja e shitjeve), por edhe duke deklaruar më pak xhiro dhe, në këtë mënyrë, edhe më pak TVSH në shitje, pra duke bërë evazion. Efekti është i njëjtë si të kërkoj faturën nga biznesi i madh; madje kështu biznesi i vogël shmang edhe rrezikun e deklarimit të xhiros mbi 5 milionë lekë që do ta detyronte atë të paguante tatim mbi fitimin. Një tjetër pasiguri është nëse biznesi i madh, nga ana e tij, do të pranoj që të lëshoj faturën me vlerën reale të blerjes që biznesi i vogël bën prej tij, një ankesë kjo e përhershme e shoqatës së bizneseve të vogla.
[5] Ai mund të përpiqet që t’ia kaloj klientit të gjitha ose një pjesë të shpenzimeve shtesë nëpërmjet çmimeve më të larta, por suksesi nuk është i sigurt – çmimin e përcakton tregu dhe nuk duhet harruar që një pjesë e tregtarëve të shumicës janë njëkohësisht edhe shitës me pakicë, pronarë dyqanesh dhe supemarketesh të cilët nuk kanë arsye që të rritin çmimet.
[6] Bizneset e mëdha në Shqipëri janë të detyruara me ligj të deklarojnë pranë Tatimeve dhe të publikojnë në ambientet e tyre dy lista çmimesh: një me çmimet e shumicës dhe një me ato të pakicës; duke qenë se çmimet e pakicës janë si rregull më të larta, çdo shitje reale apo fiktive me kupon, pra me pakicë, ka një çmim më të lartë dhe rrjedhimisht edhe TVSH më të lartë, të cilin në rastin e shitjes fiktive tregtari i madh e paguan nga xhepi i vet.
[7] Arsyeja përse tregtari i shumicës nuk i bën dot bisht shitjes me faturë ose me kupon është sepse malli i tij, i sjellë nga importi dhe i kaluar në doganë, është tashmë i futur në sistemin kompjuterik të taksa-tatimeve; malli është i regjistruar dhe gjendja e tij mund të kontrollohet kollaj nga tatimorët: malli ose është shitur dhe për këtë duhet fatura ose kuponi përkatës, ose nuk është shitur ende dhe është gjendje në magazinë (gjë që kontrollohet thjesht nëpërmjet inventarit).
[8] Nga ana financiare dëmtimi i biznesit të madh nga mospërfshirja e bizneseve të vogla në TVSH është modest: rreth 5% e çmimit (çereku i TVSH-së) që në disa raste biznesi i madh detyrohet ta paguaj nga xhepi i vetë.
[9] Sipas INSTAT në fund të 2016 në Shqipëri kishte rreth 106 mijë biznese shërbimesh me 1 deri 9 të punësuar, nga 108 mijë në total; prej këtyre 50 mijë vetëm në tregti, pjesa tjetër biznese transporti, hotelerie dhe shërbime të tjera; që punësojnë rreth 195 mijë veta, nga 470 mijë në total.
INSTAT: Ndërmarrjet aktive sipas aktivitetit ekonomik dhe madhësisë
INSTAT: Numri i ndërmarrjeve, punësimi dhe vlera e shtuar sipas madhësisë së ndërmarrjeve, 2011-2016
[10] MONITOR: Qendrat tregtare, tregu i mbingopur, kryeqyteti ia kalon dhe vendeve perëndimore për sipërfaqe për banor
[11] Interesante është një intervistë me Samir Mane, pak ditë para se qeveria të shpallte planin e skemës së re të TVSH-së, kur pyetet për tregtinë me pakicë: “Një pjesë e kompanive kanë ecuri mesatare, dhe kjo nuk lidhet me arsye të brendshme, por për shkak të shkallës së lartë të informalitetit” dhe më tej: “Gabim i investitorëve, unë po të isha nuk do të investoja, të paktën për disa vite. Do të këtë nevojë, por qendrat ecin paralel me informalitetin. Me uljen e informalitetit, mund të ketë rritje të qendrave” dhe po ashtu: “Është e njëjta problematikë si në tregtinë me pakicë, shkalla e lartë e informalitetit, pasi nuk konkurrojmë me tregun e brendshëm.”
MONITOR: Samir Mane: Tirana do të ketë mbingarkesë me kulla
http://www.monitor.al/samir-mane-tirana-do-te-kete-mbingarkese-me-kulla/
[12] IMF: TAX POLICY, EVASION, AND INFORMALITY IN ALBANIA, f. 26, 36
https://www.imf.org/external/pubs/ft/scr/2016/cr16143.pdf
[13] MONITOR: “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” mbështet TVSH-në te biznesi i vogël
“Bashkimi Tregtar i Shqipërisë” mbështet TVSH-në te biznesi i vogël
[14] Top Channel Albania, Top Show, 11 Tetor 2017, Tema: Barra TVSH (22:10)
https://www.youtube.com/watch?v=VYIFNAsjgtE
ose këtu:
FAXWEB: Deklarata e fortë e Nikolin Jakës: Do mbyllen 138 mijë biznese të vogla brenda 5 viteve
Deklarata e fortë e Nikolin Jakës: Do mbyllen 138 mijë biznese të vogla brenda 5 viteve
[15] Top Channel Albania, Top Show, 11 Tetor 2017, Tema: Barra TVSH (Nikolin Jaka 23:03; drejtori Institutit Europian “Pashko” Besart Kadia 28:58)
https://www.youtube.com/watch?v=VYIFNAsjgtE
[16] IMF STAFF COUNTRY REPORTS, Albania : 2017 Article IV Consultation-Press Release (f 62):
Several recent and planned policy changes, although aimed at tackling informality, weaken the VAT architecture. The reduced VAT rate on hotel accommodation creates tax planning opportunities and should be reviewed. The planned reduction of the VAT registration threshold that vary by sectors would absorb scarce administrative resources while producing almost no collections. A comprehensive presumptive regime with a simple lumpsum tax for microbusinesses and a single turnover-based tax for SMEs, without sectoral differentiation, should be considered.
[17] Një përmbledhje shumë të mirë për masat alternative të propozuara ndaj skemës së TVSH-së që ndoqi qeveria, e ka bërë Gjergj Erebara i BIRN:
https://www.reporter.al/kostoja-shtese-e-tvsh-se-mbi-biznesin-e-vogel/
[18] Biznesi i madh në kërkesën dhe në protestën e tij pati mbështetjen aktive të stafit drejtues dhe pedagogjik të Universitetit Europian të Tiranës dhe të Institutit Europian “Pashko”, këto përndryshe të vetmbajtura si kala të neoliberalizmit në Shqipëri.
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=209260
[19] The Wealth Of Nations, Book I, Chapter XI, Part III, (Conclusion)
To widen the market and to narrow the competition, is always the interest of the dealers…The proposal of any new law or regulation of commerce which comes from this order, ought always to be listened to with great precaution, and ought never to be adopted till after having been long and carefully examined, not only with the most scrupulous, but with the most suspicious attention. It comes from an order of men, whose interest is never exactly the same with that of the public, who have generally an interest to deceive and even oppress the public, and who accordingly have, upon many occasions, both deceived and oppressed it.
http://geolib.com/smith.adam/won1-11.html
Shprehja ne origjinal eshte: “me katolik se papa”, pse “me ortodoks”? Ka nje ironi me te thelle qe nuk e kap dot?
FMN-ja eshte e njohur per qendrimet e saj konservatore, “ortodokse”, ne ekonomi, financa dhe per programet anti-sociale qe rekomandon, por ne shpesh – si ne kete rast – ia kalojme ne kthese FMN-se, kur vjen puna te ortodoksia e politikave ekonomike. Kuptimi eshte i njejte si ‘me katolik se Papa’, por mendoj se i shkon me mire temes.
E kuptova, paska qene ironi e holle, pergezime, nuk e kapa.
Por kisha nje verejtje per konservatorizmin e FMN, jo se nuk eshte e vertete, por ve re edhe te kunderten, sepse shpesh leshohen akuza kunder FMN qe jane komuniste.
Në rastin e Shqipërisë, por jo vetëm, FMN janë të interesuar për larjen e borxhit – ndaj edhe ortodoksia dhe preokupimi me taksat, dhe jo aq me lirinë ekonomike. Përndryshe, të majtë ose të djathtë, këta janë burokrat.
Edhe diçka tjetër: ortodoksia në çështjen e taksave nuk mund te njësohet me të qënit konservator ose i djathtë, përkundrazi.
Ndalojeni ate metafore tek vrapon neper xhade!
Nje marrezi ne jave ka thene mjeku, jo me shpesh!
Vendet Tona,
s’ke nevojë për mjek, një fjalor i gjuhës shqipe të mjafton.
Mesa duket njerezia ketu nuk e di qe “ortodoksi” ose “ortodoks” nuk perdoret vetem ne kuptimin thjeshtesist fetar.
Ose, edhe më keq – nuk e kanë marrë mundimin as ta lexojnë shkrimin në të cilin komentojnë, sepse vetëm për përdorim të tepërt metaforash nuk e akuzon dot.
Çe pyet, dava injorantash qe nuk marrin vesh nga feja ortodokse e sovjetskij vllast!
Ortodox, në këtë rast ashtu si është përdorur, është mbiemër që dhe nuk ka lidhje me fenë as nuk është metaforë për fenë.
Se çfraë konfirmon ky (keq)kuptim është për tu debatuar, sepse sigurisht nuk mund të përdoret si justifikim për mungesën e respektit për mendimin dhe punën e tjetrit.
Por është fatkeqsi që devijohet një debat kaq jetik për vendin në këtë mënyrë, sepse shkrime të tilla nuk i gjen në asnjë faqe të shtypit shqiptar.
Nje here kur behej pyetja se çfar jane marksistet ortodokse?, un u pergjigja: jane komunistet sovjetike!
Tani po bej dhe une unje pyetje:
Pse Putin ortodoksi ka kap me shkelma prej Rusie organizmen e FMN qe eshte edhe kjo ortodokse?
E paska thene troç Nikolin Jaka, do mbyllen 138 mije biznese te vogla ne 4-5 vjet, dmth biznezi i madh do e perlaje te voglin me gjithe pupla.
Italia ka 10 vjet qe kalon tek e kunderta, kane mbire si kerpudhat bizneset e vogla ushqimore e fruta-perime, per te lejuar vetepunesimin ne tregti.
Kapitalizmi liberal ne Shqiperi ka kaluar tek faza defiçente e vet, nuk ka ku te investoje, atehere hame njeri-tjetrin, derisa te dalin 4-5 linja supermarketesh. Po kete faze defiçente normalisht e kalon kur me te vertete s’ka ku te investoje, gje qe e tregon papunesia e ulet, kurse kapitalistet tane jane te lindur deficente.
Adami ate fraze e ka shkruar kunder merkantilizmit, se nuk lindi ekonomia me Smithin. Modeli merkantilist nenkuptonte favorizimin e tregtise, duke ndihmuar tregtaret vendas dhe prodhimin vendas, qe import-eksporti te ishte gjithnje ne sufiçit tregtar, po nuk merrej fare me mikro-tregtine, e cila ka qene ne duart e tarafeve/guild.
Mikrotregtia nuk sjell ndonje vlere te shtuar per t’u marre ne konsiderate, jane therrimet e tregtise dhe zakonisht therrimet u hidhen pulave. Qe keta tanet te jene kaq te babezitur ne tryeze sa te hane edhe therrimet e pulave, ky eshte problem psikologjik, jo problem ekonomik.
Per krahasim, xhiroja vjetore e ketyre bizneseve te goditura ishte 300 milione dollare , ndersa konsumi privat ne Shqiperi eshte diku tek 9 miliard dollare. Import+eksport eshte diku tek 6-7 miliard dollare .
Shteti synonte hyrje per 15 milion dollare ne vit, kur buxheti eshte tek 4 miliard dollare. Ato leke do ia jape Vilma Nushit qe te haje ”e reja” e Gogos, se Gogua ishte burre i mire .
A.V. ti do me qene më protestant se vendet tona?
Tani menjane ironine me kuptim te thelle filozofik, dhe çveshim pallen e te folmes troç.
Shkrime si ky me siper nuk i lexoj edhe sikur t’i kete shkruar edhe nje çmim Nobel per ekonomi. Jo sepse nuk jam i interesuar per ekonomine, perkundrazi jam shume interesuar, shume me teper se politika e çfardo tjeter (me perjashtim te artit = ekonomi). Jo vetem nuk jam i interesuar, por i konsideroj te demshem shkrime ne frymen e ekonomise sotme te bazuar ne numerim, dmth ekonomia e magaziniereve te gjizes, qe kane interes vetem per sasine. Ekonomia e sotme eshte mbreteri e sasise, gje qe eshte me shume vlere, por nuk shkon per tej se kaq: “se jeta eshte llogari Olimbììì”. Cilesia eshte sakrifikuar per sasine, ta do mendja qe njerzit jane kthyer ne numra, biles as numra si ne gulag dhe lager, ku ta gjesh sot gulag e lager, jane kthyer vetem ne nje numer: “1000 euro ne muaj”. Kaq eshte vlera e personit sot.
Ne ekonomine e sotme eshte skartuar Fjala, sqarimi i fenomeneve ne menyre konceptuale, dmth esenciale. Prandaj ne bote nuk ka me esenca eremire, njerzve ju vjen era pare. Nuk e di nese te kujtohet i vogel eren e 10 lekshit te rrudhos kur lagej nga shiu duke vrapu per te blere akullore.
It makes sense. Nuk ishte çështje dembelizmi se përse nuk e keni lexuar, por thjeshtë çështje parimore. Se përndryshe përse do e ndienit të nevojshme të komentonit në diçka që nuk e keni lexuar?
Por, rëndësi më tepër ka t’ia mbushni mëndjen vetes, sesa të tjerëve.
Per çfare i mbush mendjes vetes me teper se te tjereve?
Sipas Kastriot Myftarajt, thënë në një emision të vetin të titulluar “Radio Moska”, shqiptarët kur ndodhen përpara faktit të kryer thonë “Bëje Zot ëndërr”, duke kujtuar anekdotën e gomarit të mbërthyer nga dhëmbët e ujkut (në këtë rast e kishte fjalën për emigrantët që do strehohen në territorin e Shqipërisë).
Shumica e vendimeve të një qeverie janë me karakter ekonomik, biles edhe ato që në pamje të parë nuk duken të tilla, ndaj nuk më duket me vënd ta tallësh bothën me këtë diskutim, sepse “it comes and bites us in the ass”.
Por me fjalinë e fundit desha të thosha se si individ mundet të bësh parimorin, e njeriut të pakorruptuar nga paraja, dhe të thuash nuk dua t’ia di për diskursin ekonomik të sotëm sepse është i korruptuar nga shifrat dhe mbivlerësimi që merr transaksioni monetar kundrejt cdo gjëje tjetër me vlerë ekonomike, ose të bësh edhe filozofin, a.k.a. Sokratin, përsa kohë jeni i bindur si i tillë.
Ka mënyra të ndryshme për ta parë botën dhe për të arritur pak a shumë në të njëjtin përfundim: Punët s’janë mirë. Këtu tek ne edhe më keq se diku tjetër. Si i bëhet?
Psi kujton “eren e 10 lekshit te rrudhos kur lagej nga shiu duke vrapu per te blere akullore” si për ta cytur diskutimin të ulet në një plan të thjeshtuar e të kapshëm nga brirët edhe prej fëmijëve. E kanë bërë edhe të tjerë, duke këmbëngulur fort se ato që shkruanin nuk ishin për fëmijë, po për të rriturit. E gjitha ka vlerë, por mbetet ende “a work in progress”…
http://userpage.fu-berlin.de/~roehrigw/mittelstaedt/japan-money/Ende_kinen-en.html
L.A., a mund te flasesh pak me thjeshte se nuk po te marr vesh çfar do me thene. Je duke bere filozofin, te duket sikur je duke bere muhabet filosofik me Sokratin.
S’do mend se jam i bindur per çfar bej, apo ti nuk je i bindur, dhe i kujton te tjeret si veten?
Do t’ju lutesha që të mos e vazhdonit më tej këtë shkëmbim. Tema është me interes, autori është kompetent, shtjellimi është serioz; ju ftoj të përqendroheni tek argumentet e shkrimit.
Hajde Ardian Vehbiu Hajde,njerî me dhanti t’panjehuna, edhe shkrimtar edhe publicist,edhe kritik e gjuhtar.Adhurues i flakte i shahut,i arteve pamore e degjimore.Tashti pertej shakase,na befason me nje shkrim kapilar,qe edhe nje ekonomist i mirfillt, do ta kishte pasun zili.Me citatin e thadruem te Adam Smithit, i ven vulen,ketij shkrimi plot dashuni e keqardhje,sidomos per shtresat ne nevoje-te mesme,qî preken mirfilli nga taksimi tarifimi,qe shpie drejt asnjansimit,sidomos te bizneseve te vogla, ne pamundesi qe shteti ta drejtoje tejqyren, drejt bizneseve te mesme,me gjithperfshirese dhe me te pershtatshme,per ekonomi te vogla si Shqipria.Edhe un si amator i mirfillte i shkroita nja dy-tre rreshta.Hajt na dalt per mirë,megjithse i dashtun kishe nje taborr kundershtaresh.Delmet le’t blegrijne ujku çan mjegullen e acarte perpara.
Pse autor i shkrimit eshte Ardiani? Je i sigurte?
E ka ngatërruar.
Adriatik, nuk është shkrimi im. Më thuaj që e pe këtë koment, para t’i heq edhe tëndin edhe timin.
Psikopat,
unë i mirëpres të gjitha kritikat – sidomos ato konstruktive – sepse mësoj edhe vetë prej tyre (madje prej kritikave mësoj më tepër) por të kritikosh kështu si bën ti, pa denjuar ta lexosh shkrimin më parë, kjo është arrogancë dylekëshe, pardon, bajate fare madje!
Nuk të pëlqeu titulli? Dakord, mund ta injorosh shkrimin komplet – e drejta jote dhe e secilit këtu, natyrisht – ose mund ta lexosh se ndoshta edhe i gjen kuptim titullit. Të pëlqen që të merresh me cilësinë dhe jo me “gjizën” e ekonomisë, siç thua ti? Shumë bukur, por po të kishe begenisur që ta lexoje shkrimin njëherë, para se t’ia shkrepje me komente gjize, do të shihje që “ekonomia e sasisë” në shkrim është vetëm ilustrim për cilësinë e kapitalizmit që është ngritur në Shqipëri, ku bëhen bashkë oligarkët dhe shteti dhe demagogët neoliberalë në kurriz të sipërmarrjes së vogël dhe të shoqërisë, dhe e gjitha në emër të “drejtësisë”.
Dhe sa për ortodoks vs protestant bën mirë që të hapësh më parë fjalorin e gjuhës shqipe, para se të bësh komente huq, ti dhe ndonjë tjetër këtu.
Ti nuk ke lexuar komentim tim, po ta kishe lexuar do kishe kuptuar se un nuk kam kritikuar shkrimin tend, por nuk e kam lexuar, sepse eshte shkruar ne fryme te palexueshme, eshte shkruajtur ne fryme te kohes, ne menyre qe aty ku L.A. shef nje gje, Hyllin shef komplet te kunderten. Pra eshte çeshtje botkuptimi, hape sa te dush fjalorin, nuk e gjen dot kuptimin e fjales “krishtere”.
Pa problem, nuk pres qe te me lexosh, nuk e ben dot a L.A. me Hyllinin, me shprese se ndoshta e ben Adriatik Sulaj.
L.A. po mendoja, ta them mos ta them.
Si ka mundesi qe e ke kaq per zemer kete çeshtjen e TVSH per bizneset me xhiro vjetore nga 20-50 milione leke te vjetra, kur vendimi i Rames eshte plotesisht brenda filozofise liberale, arsyeja qe Gjilpera e quajti me ortodoks se FMN-ja ?
SaLul opozitari eshte per taksen e sheshte dhe te ulet, filozofi me liberale nuk behet , çne tani edhe liberal edhe kejnesian ?
Ka diçka qe nuk shkon ketu, sepse duket sikur Rama eshte i vetmi liberal (me taksen progresive ua ngopi te gjitheve) dhe ti nuk je aq liberal sa thua.
Nqs shteti nuk u mbledh TVSH-ne, bizneseve te vogla, atehere eshte duke i favorizuar, duke nderhyre ne treg, per te ndaluar ligjet e tregut te funksionojne dhe duke mos e lene doren e padukshme te Smithit qe te behet e dukshme (eshte dore e djathte apo eshte mengjarashe ?).
Nqs ligjet e tregut thone se i madhi eshte me eficent se i vogli per disa arsye, qe Gjipera i permendi, atehere te voglit i takon te pershtatet e te gjeje menyre per te qene me eficent, jo te mbuloje mungesen e eficençes duke u hedhur ne prehrin e shtetit.
Mos me thuaj qe ketu nuk je liberal se gjerat ne Shqiperi funksionojne me te vjedhur, kete dime, pasi te gjithe mashtrojne, te vegjel e te medhenj, tregojne aq xhiro sa u intereson, paguajne pak ose aspak sigurime shoqerore, perpiqen te gjejne ndonje mik tek tatimoret, qe te heqin qafe ndonje rival nga ana tjeter e rruges etj.
Në fakt jo, sepse kushtet e lojës nuk janë të barabarta, është si një lojë futbolli në një fushë të pjerrët, ku lart rri kapitali i madh, dhe poshtë biznesi i vogël (dhe gjithë shoqëria, për atë punë). Në kapitalizëm është biznesi i madh që është i favorizuar nga sistemi, shteti vetëm sa zbut efektet me politikat e tij, si të thuash balancon disi fushën për të mos u mbytur me gola nga kapitali i madh. Pa këto politika të shtetit, ngelen vetëm oligarkët në fushë, të tjerët dalin jashtë loje: falimentojnë, emigrojnë, trafikojnë… Në fund, kur s’ka më njeri tjetër në fushë për të luajtur (lexo: për konsumuar), del i humbur edhe vetë kapitali i madh.
Hyllin,
Nuk e gjeta në asnjë pjesë të shkrimit që Gjipëra ta ketë karekterizuar Bankën Botërore dhe FMN si institucione me filozofi liberale.
Skema e re e TVSH-së u kundërshtua jo vetëm nga përfaqësuesit e biznesit të vogël, nga ekspertë vendas dhe nga opozita, siç edhe pritej, por edhe nga Banka Botërore dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, institucione këto që nuk njihen as si pro-informalitetit, as si shumë sociale. Arsyet e kundërshtimit janë ato që u përmendën më lart: skema shihet si jo-efektive për luftimin e evazionit, madje me rrezik për shtimin e tij, me pak ose aspak përfitime në rritjen e të ardhurave fiskale, me kosto të larta administrative dhe në përgjithësi e dëmshme për aktivitetin ekonomik të vendit”
Kaq. Gjithcka tjetër është fantazi që vjen nga leximi vetëm i titullit dhe kapja pas etiketave (labels).
Përndryshe, këto janë institucione burokratike që e kanë besnikërinë e tyre me huadhënësit, jo me huamarrësit. Po të citoj Mission Statement për FMN:
Nga të tre detyrat që i ka vënë vetës, vetëm njëra është thelbësore “lending to countries with balance of payments difficulties”. Monitorimi i ekonomive dhe këshillat nuk janë thelbësore, janë subjektive dhe në shërbim të misionit të huadhënies. Këta janë të interesuar që Shqipëria ta paguaj borxhin, qoftë edhe me taksat e kukësianëve. Pra misioni I tyre nuk ka të bëjë shumë me politika ekonomike, sepse ato janë dytësore përpara qëllimit të mbledhjes së taksave.
Po ashtu unë nuk kam thënë ndonjëherë që taksat janë të majta apo të djathta, liberale apo konservatore. Këtë e thoni ju.
Politikat e majta dhe të djathta nuk ndryshojnë nga lloji i taksës, por ndryshojnë nga mënyra se si stimulohet ekonomia. Liberalët besojnë në stimulimin e konkurrencës, kurse të majtët në stimulimin e kërkesës, ose planifikimin. Por kjo nuk do të thotë që të dyja palët nuk janë njësoj të interesuara për taksa të drejta (fair).
Për tu kthyer në rastin konkret, argumenti që bëhet këtu është se TVSH-ja për biznesin e vogël eleminon konkurrencën. Biznesi I madh dhe ai i vogël janë të natyrave të ndryshme, ndaj dhe nuk ka sgjë të keqe që edhe natyra e taksave që u aplikohet të jetë e ndryshme. Ekonomia është lojë që duhet të jetë e hapur për të gjithë. Nëse taksat përdoren për ta prishur lojën për disa në favor të disa të tjerëve ato nuk janë të drejta (fair), dhe nuk ka të bëjë as me të majtë as me të djathtë.
Meqe Smithi ngjall duartrokitje, nqs ne vend te fjales tregtar, do te vihej fjala çifut, do te dukej si e dale nga libri i Hitlerit. psh
– Interesi i çifuteve është gjithmonë në zgjerimin e tregut dhe në zvogëlimin e konkurrencës […] Këto propozime bëhen nga çifutet, interesi i të cilëve asnjëherë nuk përputhet plotësisht me interesin e publikut, prej njerëzish të cilët në përgjithësi kanë interes ta mashtrojnë, madje dhe ta shtypin publikun, gjë që të cilët edhe e kanë bërë shumë shpesh.
Mirepo tregtaret shkojne nga leku dhe bejne propozime qe te fitojne me shume leke dhe kjo eshte e mirenjohur. Po ashtu çeshtja nuk eshte fare objekt i moralit, sepse tregtari eshte privat, ne kuptimit grek te idiotit, nuk i intereson fare te jete pjese e publikut apo te kete ndjeshmeri publike, keshtu qe duke qene jashte gjykimit moral, eshte a-moral dhe jo i-moral. Eshte si te akuzosh nje ushtar se eshte vrases, pasi vret ushtaret kundershtare ne lufte.
Per tregtarin te gjithe jane bleres, myshterinj,kliente, nuk ka publik, keshtu qe ai te ”psikologjis”, te kalon ne skaner nga koka tek kembet, te blen ku banon, ça pune ben, ça te pelqen,sa leke prish per te ngrene, sa per t’u veshur e me radhe. Kjo eshte puna e tij, keshtu krijon ate kuoten e tij te tregut.
Te marrim shembullin e dy tregtareve te domateve.
Tregtari i pare, i blen domatet ne Lushnje dhe i shet ne Itali, qofte domate per te ngrene, qofte domate per salce qe ia shet ndonje fabrike ne Itali, me te cilet ka gjetur lidhjet.
Interesi i tij eshte qe ne Lushnje te mbillen sa me shume domate, te hapen sa me shume sera dhe qe shteti shqiptar te subvencionoje prodhimin e domateve, te ule çmimin e naftes qe perdoret per punim apo te gazit qe perdoret per ngrohjen e serave, te ule taksat mbi prodhuesin qe ta bleje mallin me lire, keshtu do te fitoje me shume.
Gjithe propozimet publike te ketij tregtari do te jene qe shteti nepermjet mekanizmave te ndryshem, t’i mundesoje atij te bleje domate Lushnje me çmim sa me te lire.
Tregtari i dyte, i blen domatet ne Kazhan te Maqedonise dhe i shet ne Shqiperi. Interesi i tij eshte qe te shese sa me shume domate Kazhani, qe shteti te mos kete fare taksa doganore, as kuota importi, qe shteti te mos e subvencionoje prodhimin e domates ne Shqiperi, te shkoje e te taksoje serat dhe prodhuesit e domateve, sa me shume te jete e mundur, qe te shtrenjtohet produkti vendas, mos te investohet ne rruge fshati, qe te demoralizohet prodhuesi, por te kete rruge kryesore te mira, qe t’i ulet kostoja dhe koha e transportit, do qe administrata doganore te jete e korruptuar, keshtu nuk paguan as TVSH ne dogane.
Te gjitha keto, me nje qellim te vetem, te shese sa me shume domate maqedonase, pa konkurrence vendase qe çmimi te jete sa me i larte ne treg.
Gjithe propozimet publike te ketij tregtari do te jene te atilla qe Shqiperia te jete rrumpalle, keshtu ai vete do te fitoje me shume.
Ne mund t’i bejme moral, sa te duam te parit e te dytit, po ata jane te dy jashte moralit publik, se jane private,idiote ne kuptimin grek.
Ajo qe ne mund te bejme eshte thjesht nje analize si e xhepit tone, si e xhepit te shtetit prej te cilit presim shume sherbime, keshtu qe na intereson qe shteti ta kete xhepin plot, propozimet e cilit tregtar na interesojne ?
Ketu nuk na duhet Adam Smithi ne versionin Hitler ”ante litteram”, na duhet nje analize e te mirave qe na vijne nga propozime qe ne thelb jane amorale te dyja.
Shteti ka shumë xhepa, në disa merr, nga ca të tjera nxjerrë para. Bilanci është ai që na intereson, jo sa hynë dhe del në çdo xhep, dhe stabiliteti social i vendit, për të cilin shteti ka përgjegjësi gjithashtu. Sa vlerë ka, nëse shteti merr 15 milionë dollarë në vit më tepër nga TVSH-ja, po u fshinë në anën tjetër 10 mijë biznese të vogla, dhe dalin 20 apo 30 mijë të papunë shtesë dhe ngelen pa të ardhura po kaq familje? Ata do të përfundojnë ose në ndihmë sociale, ose në emigracion, ose te trafiqet. 25 mijë persona shtesë në ndihmë sociale me 50 dollarë në muaj për 12 muaj bëjnë 15 milionë dollarë kosto shtesë … ku ishim me xhepin, hiçgjëkundi! Edhe xhepi bosh, edhe 25 mijë të papunë. Po me 50 dollarë në muaj nuk mbahet familja, do të hyjnë më shumë persona në ndihmë sociale; bëje numrin 30 mijë dhe del me këpucë të kuqe shteti. Pastaj mos harro edhe efektet në konsum nga rritja e papunësisë dhe nga ulja e të ardhurave. Ato që fitonin më parë x mijë bizneset e vogla të mbyllura do t’i fitoj tani Samiri, por Samiri dhe familja e tij, sado të konsumojnë më shumë nga rritja e të ardhurave, nuk konsumojnë dot sa x mijë njerëzve të marrë së bashku. Bie pra edhe kërkesa agregate, falimentojnë apo varfërohen edhe ca biznese të tjera. Dhe në supermarketet e Samirit nuk kanë për t’u hapur aq vende pune, se të kompensojnë vendet e punës të humbura nga falimentimi i biznesve të vogla. Një kasë që shërben 50 veta në ditë mund të shërbej shumë mirë edhe 100 veta në ditë, pa qenë nevoja për tjetër kasë dhe kasier të ri. Po është dhe stabiliteti social i vendit, për të cilin shteti duhet të kujdeset po ashtu. Apo do i vari shpresat shteti te bamirësia e Agronit dhe Samirit pastaj, që të mos revoltohen njerëzit?
Morali nuk i bëhet tregtarit, morali i bëhet shtetit dhe qeverisë, prej të cilëve ky edhe pritet!
(Edhe A. Smith shtetit i drejtohej, jo tregtarëve.)
Nuk besoj se nga pikepamja liberale keto qe thua ti ngrene ndonje peshe. Nqs bizneset e vogla falimentojne do dalin te papune, do kerkojne ndonje pune tjeter ose do ikin ne emigracion, tregu eshte plotesisht ne rregull, taksat njesoj per te gjithe, kush nuk eshte efiçent drejt e ne shtepi ose ne emigracion.
A nuk shkaterruam gjithe ndermarrjet shteterore sepse dilnin defiçit, pse ndermarrjes shteterore nuk i lejohet te dale defiçit, kurse tregtarit te vogel i lejohet, meqe e favorizoka shteti ?
Pse ata qe kane ikur ne emigracion budallenj jane ? I ka larguar tregu, s’ka pune, do ikesh jashte, atje ku ka pune.
Nuk ka pse t’i veshim politikave edhe problematikat qe prodhon tregu. Ka probleme te lidhura me politiken, ka probleme te lidhura me tregun.
Rama po zbaton sikurse e the edhe ti, ortodoksine liberale, taksa njelloj per te gjithe, s’ka me ndihme nga shteti. Rama eshte plotesisht ne rregull me rrugen e ketyre 30 vjeteve, nga çeku i bardhe deri tek ky vendim.
Ti thua po efektet e kesaj rruge liberale cilat jane ? Ja ato qe permende ti, emigracionin masiv, papunesi masive dhe 42% te krahut te punes ne bujqesi, pa shprese zhvendosje ne industri e sherbim , kur vendet e zhvilluara e kane 1% – 2%.
Hyllin,
Taksat nuk janë pjesë integrale e tregut, as nuk kanë ndikim pozitiv në ekonomi. Faktorë në rritjen ekonomike janë vetëm investimet dhe kursimet. taksat janë arbitrare dhe aplikohen në mënyrë të tillë që të ndërhyjnë sa më pak në treg.
Nuk ka kuptim që një bisnesi t’ia marrësh gjithë kursimet dhe ta falimentosh nëpërmjet taksave, dhe një tjetri t’i marrësh vetëm një përqindje të vogël. Ky është arbitraritet i shtetit, nuk është tregu.
Shteti po merr TVSH-ne qe eshte takse e sheshte, te cilen biznesi i vogel nuk e paguante. Nuk po i merr kush kursimet.
Me hollesisht, ti e blen mallin te tregtari i vogel me te njejtin çmim ose me shtrenjte se ne supermarket, duke paguar keshtu TVSH-ne, por biznesit te vogel i lejohej qe kjo takse e paguar prej meje e teje, t’i ngelte tregtarit te vogel.
Je ti dhe une qe e paguajme ate takse duke e blere mallin me çmim qe perfshin TVSH-ne, por tregtari nuk ia jep shtetit.
E thene me shembull, kur ti shkon blen qumesht 1300 leke, tek supermaketi apo me çmim te njejte tek bulmetorja poshte pallatit (zakonisht eshte nje qe dyqan qe ze hyrjen e pallatit dhe te kontrollon hyrje-daljet dhe çfare ke blere e ku e ke blere- ndonjehere te mban hunde, se aq mend ka-), ti ke blere me nje çmim qe e permban TVSH-ne. Supermarketi kete TVSH qe ti ke paguar per qumeshtin eshte i detyruar t’ia çoje shtetit, kurse bulmetorja poshte pallatit, kete TVSH qe ti e ke paguar ne çmim e mban per vete, sepse shteti e favorizon me taksat tona, TVSH-ne tone, tenden dhe timen.
Mirepo per shume produkte, bulmetorja poshte pallatit i mban çmimet me te shtrenjta se ne supermarket, pra t’i paguan akoma me teper, ne nje kohe qe supozohet se favorizimi i shtetit me TVSH-ne, duhet te ulte pak çmimet, qe TVSH-ne ta ndajme bashke, bleresi me tregtarin.
Prandaj mos bej propagande kot, se çfare po i punoka shteti biznesit, aq me teper qe ty si liberal, s’ka çte hyn ne xhep progresiviteti i taksimit qe tani po propozon, per te krijuar nje taksim te ndershem.
Edhe kjo na duhet tani qe nje liberal te propozoje taksim progresiv te TVSH-se.
Hyllin,
analiza dhe propozime alternative u bën shumë para se ligji të hynte në fuqi, nga ekspertët e FMN-së, të BB dhe nga ekspertët vendas. Por qeveria e bëri veshin shurdh, se e vendosi i Madhi atë punë! Një përmbledhje shumë të mirë për masat alternative e gjen te Erebara i BIRN-it: https://www.reporter.al/kostoja-shtese-e-tvsh-se-mbi-biznesin-e-vogel/
Hyllin,
Po lexojeni o njerëz shrimin e plotë, dhe jo gjysma gjysma. Njëri i lexon vetëm kokën dhe tjetri vetëm bishtin.
Nuk kishe nevojë fare të sillje Hitlerin, spse Gjilpëra e ka sqaruar se përse e ka cituar Smithin, si më poshtë:
Pra, nuk ka të bëjë fare as me natyrën e tregtarëve, as të çifutëve, por me mënyrën se si ndërhyn shteti në treg.
Ne fakt L.A. une siper citimit lexoj kete:
-250 vjet më parë Adam Smith, filozofi dhe ekonomisti i parë i kapitalizmit, shumë i vlerësuar dhe po aq i keqkuptuar dhe i keqinterpretuar prej fanatikëve neoliberalë të kohëve tona, shkruante në veprën e tij tashmë klasike Mirëqenia e Kombeve:
Duket se ti e ke lexuar me copa.
Ajo qe i thashe Gjilperes dy here me lart dhe po te them edhe ty, qe s’i duket ndryshe nga Gjilpera, nuk e ke kuptuar, eshte se, Adam Smithi nuk eshte keqkuptuar aty prej fanatikeve neoliberale, por ka goditur merkantilizmin e kohes se vet, me nje gjuajtje poshte brezit, qe ngjan si hitlerizem.
Sikunder ti e din, Anglia filloi politikat merkantiliste qe ne shekullin 16 (ka qe shohin disa levizje te shekullit 15 si fillim) dhe fale asaj filozofie kaloi nga vend qe :
1- prodhonte lesh, i cili shkonte drejt Flandres me anije te Flandres dhe po me anijet e tyre blinte veshje leshi nga Flandra
ne
2- nje vend qe filloi te çonte lesh drejt drejt Flandres me anije angleze dhe te blinte veshje leshi prej Flandres me anije angleze
ne
3- nje vend qe me anije angleze çonte drejt Flandres veshje leshi dhe me parate e fituara blinte vere Reni, te cilen e çonin ne Angli po ato anijet angleze qe çuan veshjet e leshit
Kjo nuk i pelqente Smithit, se sipas tij Anglia duhej t’ia linte tregut çeshtjen e leshit, anijeve dhe veshjeve te leshit dhe jo qe shteti anglez te ndihmonte tregtaret angleze dhe pronaret e anijeve, prandaj edhe turfullonte kunder tregtareve angleze si Hitleri ndaj çifuteve.
Gjithsesi, ty te pyeta per diçka tjeter, se nuk pretendoj t’i kapesh mire çeshtjet e historise ekonomike.
Kjo po që është perlë! Iu gjet më në fund edhe origjina e filozofisë ekonomike Hitlerit.
Më mirë t’i lemë jashtë debatit çifutët dhe Hitlerin… edhe unë u pendova që futa “ortodoksinë” në shkrim, se rrezik na ngjisin dhe ndonjë etiketë si “prishës të harmonisë fetare mes shqiptarëve”..:)
Ti ne rregull ishe me ortodoksine, ne parim, po ne Shqiperi ortodoksi nuk ka kuptimin dogma e drejte apo dogma rigoroze, por dogma e shtrember ose dogma lindore , rrjedhimisht dogma e gabuar. Kujdes kur fut nje huazim kuptimor, qe bie ndesh me opinionin e pergjithshem.
Sigurisht qe i leme jashte, nuk ka arritur ende koha per ad hitlerum, por zevendesimi i fjales tregtar me çifut, (qe pastaj e dime qe çifut ka qene thuajse sinonim me tregtar, financier, gjate gjithe kohes) si i thone italianet ”calza a pennello”. Jo per gje, po ky Adami me ato hipokrizite morale, sikur me ha buken.
Ne thelb, gjithe ekonomia moderne ( nga 1500 e ketej) ka ardhur me nje varesi gjithnje e ne rritje nga roli i tregtise. Nuk na duhen paragjykimet morale ndaj tregtareve, sepse pesha sot eshte jetike. Adami duhet lene ne luften e tij imagjinare me tregtaret.
Sot, volumi i tregtise se vogel eshte i paperfillshem ne volumin e pergjithshem dhe mbrotja e tregtareve te vegjel, nuk ka arsyet qe permende ti, efektet qe jep, thjesht shqiptaret riprodhojne idene e tregtise se kohes se tarafeve qytetare dhe u duket e pamundur qe te mos kene nje kryetaraf, qe ne rastin tone eshte shteti.
Me pak fjale edhe per liberalet shqiptare nuk ka kontradikte qe shteti sherben si kryetarafi, sepse ai eshte tregu i lire per ta, duhet te lidhesh me kryetarafin, qe te mos paguash taksa, te qerosh ndonje jabanxhi nga lagja, te ulesh te hash dreke me ndonje tatimor qe kur te deklarosh xhiron 2-3 here me te vogel, te mos pesosh gje, me pak fjale turqizem hesapi.
Por sot, kjo lloj tregtie, si e thashe me lart perfaqeson vetem therrimet per pulat, sepse tregtia qe ka rendesi eshte
1- tregtia qe sjell mallrat nga jashte (importi)
2- tregtia qe çon mallrat nga prodhuesi i brendshem tek konsumatori i brendshem (tregtia e brendshme)
3- tregtia qe çon mallrat shqiptare jashte (eksporti)
Ne shembullin e mesiperm, kemi tregtarin e trete te domateve, qe shkon ne Lushnje, blen mall dhe e çon ne Tirane. Ky ka te njejtin interes me tregtarin qe sjell domate nga Maqedonia, qe ta mbaje çmimin te larte, por eshte i detyruar te beje lufte me te, duke ulur çmimin. Prandaj i duhet qe shteti te ndihmoje prodhuesin e domates, qe te prodhoje me çmim me te lire, ne menyre qe te fitoje luften me tregtarin e domates maqedone.
Kemi tregtine e brendshme dhe eksportin qe ne thelb jane ne lufte me importuesin, meqe tregtari i brendshem dhe eksportuesi duan politika favorizuese te shtetit ndaj prodhimit vendas, prej te cilit varen fitimet e tyre, ndersa importuesi do te goditet prodhimi vendas, qe atij t’i rriten fitimet.
Ne kete kuptim, ne duhet te rreshtohemi me nje pale tregtaresh, o do te rreshtohemi me tregtaret qe çojne domatet e Lushnjes ne Itali dhe Tirane, ose do te rreshtohemi me tregtarin qe sjell domatet maqedonase ne Shqiperi.
Ne kete kuptim, thashe me lart qe duhet te analizojme xhepin tone dhe xhepin e shtetit dhe jo te paragjykojme moralisht tregtaret.
Per mua eshte e qarte, qe si xhepi yne si xhepi i shtetit, perfitojne nqs rreshtohemi me tregtaret e brendshem dhe te eksportit, le te turfulloje sa te doje Adami dhe Eva, kunder tregtareve.
Tregtaret e vegjel, perpos qe jane te paperfillshem si volum tregtie, nuk kane as ndonje interes qe te shesin mallin vendas apo mallin e importit, pra jane indiferente, Ne kete kuptim jane publikisht te pavlere edhe sikur te duam ne t’u japim ndonje vlere.
Po ama ndihmen e shtetit e pretendojne dhe kjo eshte ajo qe s’me pelqen, sepse pretendojne nje ndihme qe nuk ua ka borxh askush.
Tani qe i thashe rezervat e mia, s’do mend qe duhen favorizuar, jo se u ka kush borxh ndonje gje, as se po bejne vezen e kuqe ne GDP, por sepse jane shtrese ne nevoje dhe nuk dua qe tregu te vazhdoje ta zbraze Shqiperine nga shqiptaret, se po ngelen te papune, ne emigracion do perplasen.
Hyllin,
Jam kurioz se nga i merrni ju këto ide ekonomike? Apo i shpikni vet?
Sepse pikpamjet që janë hedhur këtu prej Gjilpërës janë mainstream dhe në shkencat ekonomike nuk ka ndonjë mosmarrveshje për gjërat që po diskutojmë këtu. Përkundrazi.
Dihet se tregu statistikisht nuk është i drejtë, ose fair. I ngjan më shumë një loje pokeri, që pavarësisht nga numri i lojtarëve, po të luhet për një kohë të gjatë, vetëm një lojtar i fiton të gjitha në fund.
Ndaj dhënia e mundësisë çdo njeriu për të konkuruar është jo vetëm princip moral, por edhe siguri e stabilitetit ekonomik, shoqëror dhe e vetë tregut. Sepse përndryshe do përfundonim vetëm me një Tregtar. Reduktimi te një dorë vendimarrëse, apo një Tregtar është përfundim llogjik i ekonomive të planifikuara dhe merkantilizmit, por jo e një ekonomie me bazë konkurrencën.
Ndërkohë duke ditur që taksat nuk kontribuojnë në rritjen ekonomike (rritja ekonomike është funksion ose i investimeve ose i kursimeve), është mëse e llogjikshme që shtresën e ulët që duam ta bëjmë konkurruese në treg t’ia heqim ose zvogelojmë taksat, dhe ta ndihmojmë duke i rritur kursimet, dhe duke ia lehtësuar investimet. Kjo nuk e dëmton tregun, por e gjallëron sepse i shton më shumë lojtarë potencial.
Para, ndryshe nga sa thoni ju, baza e ekonomisë nuk është biznesi i madh, por është biznesi i vogël. Biznesi i madh është pasojë e ekzistencës së biznesit të vogël, dhe jo e kundërta. Ekzistenca e biznesit të madh pa atë të vogël, vetëm sa garanton kolapsin ekonomik. Dhe qëllimi duhet të jetë ta rivitalizosh tregun, dhe jo ta çosh atë në përfundimin e vetë llogjik (kolaps).
Pergjigjen per rolin e taksave ta ka dhene Kejnesi, kur hedh poshte ligjin e Say-t per kerkesen agregrate ku shteti luan rol te rendesishem me formimin e saj. Une cuditem me ty qe shpenzimet shteterore nuk I fut ne GDP. Je i sigurte qe e din formulen elementare te GDP-se ? Nqs e din e kupton qe G-ja del nga taksat dhe aty perfshihen edhe investimet shteterore ? Nuk ekziston asnje garanci se ulja e taksave do te prodhoje po aq investime, privati mund t’i coje parate e kursyera nga ulja e taksave ne ndonje banke te huaj apo si ndodh ne Shqiperi, poshte dyshekut apo ne kasaforte. Madje edhe bankat shqiptare po sherbejne si kasaforta e dysheqe se kane disa miliarda dollare qe as e kane dhene kredi as e kane investuar ne bono thesari. Prandaj mos u merr me bazat e mia teorike, po shiko se cfare grope e kane kthyer Shqiperine bazat e tua teorike.
Hyllin,
E para e punës jo të gjitha taksat shkojnë në investime shtetërore. Një pjesë shkojnë në shpenzime që nuk llogariten si investime. Por kjo është një çështje tjetër dhe nuk është problem kryesor i shpenzimeve shtetërore.
Problemi është natyra e vetë investimeve shtetërore. Shteti nuk ka nevojë të konkurojë, dhe investimet e veta janë planifikuese. Përshembull investimet në infrastrukturën rrugore kanë nevojë për planifikim, sepse shkon përtej mundësive të privatit, duke qënë se ka nevojë për shpronësime dhe marrëveshje të tjera publike që nuk përputhem me natyrën e biznesit privat. Por nëse shteti do hyjë si konkurrues në treg, jo vetëm që e deformon tregun nëpërmjet planifikimit, por është e vështirë edhe t’ia masësh eficencën sepse ka mekanizma dominues që privati nuk i ka, deri edhe tek subvencionet.
Për këtë arsye në përgjithësi nuk është ide e mirë që shteti të futet në treg si investitor, sepse e mbyt konkurrencën.
Kurse në rastin e Shqipërisë po krijohet një miks edhe më i rrezikshëm, i merkantilizmit me ekonominë e planifikuar, a.k.a. oligarki. Shteti planifikon dhe bën ortak nëpërmjet PPP biznesin e madh, i cili nga ana tjetër mbyt konkurencën dhe biznesin e vogël po me ndihmën e shtetit. Nuk e kuptoj se si nuk mund të shohesh asnjë problem me këtë lloj skeme?
Problem i parave në dyshek nuk zgjidhet nëpërmjet taksave, por zgjidhet nëpërmjet politikave monetare dhe nxitjes së investimeve nëpërmjet sistemit bankar, dhe kredive (Shteti ulë interesat, dhe bankat japin kredi). Kështu njërzit do t’i përdorin kursimet jo për t’i futur nën dyshek, por për të shlyer investimet.
L.A. atehere te merremi me A-ne e ekonomise politike.
GDP= C+I+G+ Nx (eksport-import)
Si e sheh shpenzimet shteterore G dhe Nx ose tregtia e jashtme, kane zera me vete, qe do te thote se levizje te ketyre treguesve krijojne pluse ose minuse ne GDP. Nuk ka ketu as oligarke, as Edi Rama, as biznes te vogel, si zera me vete.
Doje teorine, te perqendrohemi tek teoria, pa u hallakatur sa andej ketej.
G del nga taksat, qe do te thote se nqs ulen taksat, ulet G-ja, atehere ulet GDP-ja. Qe te mos ulet GDP-ja prej uljes se taksave, duhet te ulja e tyre te shoqerohet me rritje te konsumit, C dhe investimeve private I.
Nqs shteti ul taksat, pra ul G-ne dhe paraja nuk shkon per investime, pra rritjen e I-se, sepse privati vendos te mbylle leket, te gjitha apo nje pjese te tyre, ne bankat e huaja apo ne kasaforte, apo se vendos t’i harxhoje per pushime perrallore ne Majami apo Kaliforni, perfshire nje xhiro ne Las Vegas, se duan ca leke edhe ata, atehere ulja e taksave shkakton nje ulje te GDP-se.
Nqs shteti i ul taksat per sektore te ngopur, atehere ky biznesmeni i sektorit te ngopur nuk ka fare interes te rrise investimet ne ate sektor, keshtu qe o do te beje ndonje aventure ne sektore qe nuk i njeh ose do i mbaje ne kasaforte. ne te dyja rastet GDP-ja del si rruar qethur.
Shteti mund t’i ule taksat edhe per te ftuar investimet e huaja, por sikunder e di edhe bufi sot, investimet e huaja serioze kane nevoje per nje pakete kushtesh, jo thjesht per taksat e uleta. Tek paketa nuk hyjne vetem, burokracia e ulet dhe korrupsioni i ulet, apo rrogat e uleta, por edhe cilesia e krahut te punes, infrastruktura e vendit.
Ti nuk mund te ftosh investime te huaja qe prodhojne psh pjese kembimi per makina, sepse investitori lenden e pare per pjeset e kembimit i leverdis ta gjeje ne vend, pra ti duhet te kesh nje industri qe prodhon çelik dhe gome, sepse pjeset e kembimit prodhohen nga çeliku dhe goma. Keshtu ai do kete lenden e pare ne vend me çmim me te ulet.
Per çdo investim madhor duhet te kete industri mbeshtetese ne vend, po keshtu edhe fuqi punetore te kualifikuar, punetore me teknikum industrial dhe inxhinjere me shkolle te larte.
Pra, shteti nuk mund t’i ule taksat keshtu si te pelqen ty, ne parim, sepse parimi u kullufit nga Papi dhe Cimi.
Persa i perket zgjidhjeve te tua, te problemi te dyshekut dhe kasafortes, shteti e ka ulur perqindjen e interesit pertoke fare, nje anomali per perqindje interesi e nje vendi ne zhvillim, sepse perqindja e interesit ulet pertoke tek vendet e zhvilluara me papunesi te ulet, jo aty ku papunesia eshte ne qiell dhe bankat kane krijuar stoqe lekesh dhe privati po mbush dysheket me leke apo po i çon leket ne banka te huaja.
Shteti duhet ta rrise perqindjen e interesit qe bankat te leshojne kredi, me kercenimin se do te falimentonin, nese nuk japin kredi.
Bankat jane rehatosur me ate perqindje te ulet interesi te Bankes Kombetare, pranojne t’i mbajne edhe stok leket e qytetareve dhe investojne nje pjese te tyre tek borxhi publik, keshtu jane ne rregull, as kredi te keqija, as kane pse te marrin persiper dhenien e kredive me rrezik te larte.
Tjeter arsye, bankat nuk rrezikojne te japin kredi, megjithese shteti ia ka shtruar rrugen me lule (mungon vetem qe shteti te ofrohet si garant i kredive te privatit), sepse biznesi yne eshte shume i smut, vazhdon te kerkoje kredi per sektorin e sherbimeve, i cili heperhe eshte sektor gati i ngopur dhe ka konkurrencen e forte si te biznesit te madh, si te drogaxhinjve si te investimit te huaj.
Si mund te leshohet kredia per nje investitor te vogel apo te mesem ne nje sektor ku notojne peshkaqenet e vendit dhe peshkaqenet e huaj ?
Pra, konkluzioni eshte qe kemi 10 vjet me stoqe parash, me likujditet te larte, me papunesi te larte dhe me investime te pamjaftueshme.
Shteti ketu duhet te perdore taksimin qe te godase te madh e te vogel, duhet te hedhe bomben atomike, qe paraja te mos rrije stok, por te investohet ne industri dhe bujqesi, ku ka hapesira te pallogaritshme, por syte e biznesmeve tane te smut, jane te mbyllur, kujtojne se jane akoma kohet kur behesh milioner brenda vitit duke u marre me sektorin e sherbimeve.
Zgjidhja jote eshte vazhdimi i ketyre 10 vjeteve te fundit, pra rrumpalla.
Hyllin, paradoksi qe permend me bankat ka te beje me situaten e ekonomise ku bizneset po tkurren si pasoj e taksave, ndaj edhe nuk ka ku te jepet kredi.
Hyllin,
Nuk e di nëse e kupton që po thua gjëra absurde, pra që niveli i taksave rrit GDP-në.
Megjithatë, po e lë me kaq, nuk po e zgjasë.
L.A. je ti qe s’merr vesh, jo une qe them paradokse.
Rritja e taksave nqs nuk shoqerohet me tkurrje te konsumit dhe investimit, sjell vetem rritje te GDP-se. Ta thote formula, me matematike se kaq, une vetem ta bej mbledhje-zbritjen me gishta, se s’po di si ta shpjegoj ndryshe.
Atehere po perpiqem ne numerim me gishta duke hequr import-eksportin se po futa edhe ate do mbytesh fare.
GDP = C+I+G
100 = 50+20+30 (,GDP=100, C = 50, I=20,G=30)
Nqs rris taksat dhe C me ngel 50, I me ngel 20, por GDP nga kjo rritje me shkon 30+5=35 atehere GDP rritet me 5%, sepse
(C)50+(I)20+(G)35= 105 (GDP)
Kjo rritje verifikohet ne situata paradoksale ku parate rrine stok, pra kur privati kursen, por nuk konsumon dhe duke mos konsumuar as nuk investon.
Ne ndryshim nga leket e privatit, te cilat mund kursehen, te mblidhen e behen stok, madje edhe male me leke, leket e shtetit nuk behen asnjehere mullar, por hyjne direkt ne GDP, deri ne qindarken e fundit.
Nuk e kupton dot, se teoria jote te thote, qe s’ka mundesi qe privati te kurseje e te krijoje stoqe lekesh.
Mirepo teoria jote ne Shqiperi nuk vlen asnje grosh, sepse ketu privati kursen dhe krijon stoqe lekesh, ka nja 10 vjet qe krijohen vetem stoqe, qe rrine sa ne banka, sa ne dysheqe, sa ne kasaforta e sa ne banka te huaja.
Tani filloi pjesa e dyte e Spanje-Portugali, te tjerat me vone
Atehere e lame tek paradoksi i kursimit.
Kete e vertetoi Kejnesi, edhe pse dihej me kohe, po i dha baza le te themi shkencore dhe eshte pike referimi per gjithe ekonomite kapitaliste.
Privati kursen duke krijuar stoqe ( qypi i famshem me flori, qe fshihet gjekundi), ne vend qe te shtoje konsumin dhe investimin. Ne kete menyre nje rritje rrogash apo nje ulje taksash, mund te rezultoje lirisht ne krijimin e stoqeve, ne vend qe te rritet konsumi e keshtu investimi.
Atehere, tha Kejnesi, le te krijohet nje sistem qe njerezit te konsumojne sa me shume, keshtu kerkesa do te rrise investimin e rrjedhimisht GDP-ne. Qe atehere doli fraza ”shoqeri konsumi”, konsumo se do te rritet ekonomia.
Per ta sjelle me nje shembull qe e njeh mire, Ameriken, se Shqiperine nuk duket ta njohesh mire.
Ne Amerike, privatit nuk i lihet kohe te kurseje, ka kredi konsumi per çdo gje, kredi makine e kredi shtepie.
Nje pjese e amerikaneve, mezi mbyllin kestet mujore per shtepine, makinen e kredite e konsumit qe kane persiper, keshtu qe keta nuk kane asnje kacidhe kesh poshte dyshekut apo ne banke.
Nje pjese e amerikaneve, arrijne t’i mbyllin kestet e kredive dhe te krijojne depozita bankare. Aty del specialisti i bankes apo nje broker dhe i thote, investo ne filan kompani, investo ne burse. Nje pjese e entuziazmuar nga pritshmerite i hedh te gjitha ne investim, nje pjese hedh pjeserisht, kurse pjesa e mbetur nuk do t’ia dije te behet investitor, i mban ne banke.
Keto te fundit u jepen kredi te gjitheve, pra sistemi amerikan nuk e lekun, jashte konsumit dhe investimit.
Le te krijohet , tha Kejnesi, nje sistem ku njerezit te konsumojne e te rrisin investimet dhe Amerika e ktheu ne art, fjalen e Kejnesit.
Keshtu zgjidhet paradoksi i qypit me flori, ose i kursimit qe nuk shkon ne investim dhe i rritjes se te ardhurave qe nuk shkon ne konsum e investim.
Nje alternative kur shoqeria e konsumit nuk eshte kaq e specializuar sa ne Amerike, eshte rritja e taksave per pasaniket si dhe rritja e taksave te konsumit.
Shteti nepermjet taksave u heq likujditetin ”e tepert” privateve, ate likujditet qe do mblidhet ne mullare lekesh, (zakonisht ne Zvicer e parajsa fiskale) dhe e kalon ne GDP, duke shtuar investimet shteterore dhe duke kryer shperndarje pasurie, qe te varferit, te marrin kete dhjamin e tepert te te pasurve dhe ta konsumojne, sepse dihet qe i varferi e ka prirjen per konsum me te larte se i pasuri ( dmth konsumi ze pjesen me te madhe te te ardhurave).
Rritja e taksave te konsumit, TVSH e akciza in primis, ka qene praktike pune, per te shtuar vleren e konsumit duke hequr dhjamin e tepert te privatit dhe duke e çuar ne investime shteterore.
Kete model e kane ndjekur sidomos pas 1945 vendet e Europes, kuptohet nuk kane lene pasdore as kredite e konsumit, shtepive e makinave, po nuk e kane mbytur europianin me 27 lloje kredish per t’u paguar ne muaj, si ndodh ne Amerike.
Ne jetojme ne kete paradoks, ka likujditet po nuk ka investim dhe konsum qe ta perthithe ate likujditet te tepert qe fle bankave dhe dysheqeve.
Ketu duhet Kejnesi, ne Shqiperi nuk i njohin as emrin.
Zgjidhja e paradoksit te qypit me flori vjen vetem nga shteti, nepermjet 2 menyrave
1- Ngritja e perqindjes se interesit, qe eshte aq e ulet sa eshte e turpshme.
2- Shteti duhet te ngreje taksat per sektorin e sherbimeve dhe te çoje ne zero taksat per bujqesine dhe industrine
1-Perqindja e interesit i ka vene bankat ne gjume, japin vetem kredi te sigurta, madje me kolateral/garanci prej 150% te shumes se kredise. Investojne ne borxhin publik aq sa u duhet qete kene fitim te garantuar, duke lene keshtu stoqe prej disa miliarda dollaresh neper kavo.
Nepunesit e tyre jane aq injorante ne kredite bujqesore dhe kredite industriale, saqe nuk do ta dallonin dot fitimin as sikur t’i binte me shpulle ne faqe. Nje berats qe ngriti fabrike kepucesh (jo fasoneri, po kepuce shqiptare) e brenda pak vitesh kaloi nga 10 ne 200 punetore, tha ne televizor, problemi me i madh ishin leket se s’me jepte kush kredi, mezi gjeta ca borxh tek miqte.
Nqs do rritej perqindja e interesit, bankat do dilnin nga parazitizmi qe i ka kapur dhe do jepnin kredi, do merrnin nepunes kompetente ne vend te miqve, shokeve dhe yes-man-ave te drejtorit. Perndryshe do te falimentonin, ashtu si duhet te ndodhe per gjithe bizneset qe vetem parazitojne.
2- Sektori i sherbimeve eshte thuajse i ngopur, bizneset falimentojne me nje ritem te jashtezakonshem, konkurrenca eshte jashtemase e eger dhe kjo sjell rritje paligjshmerie, varesi patologjike ndaj pushtetit e tatimorit, qe eshte gjithshesi mjaft e madhe.
Shteti duhet te godase sektorin me taksa qe te demoralizoje investimet e teperta apo mbi-investimin, i cili eshte kthyer ne problematiken kryesore te sektorit.
Paralelisht, duhet te çoje ne zero ose afer zeros, taksat per sektoret industriale e bujqesore, qe investimi te drejtohet atje.
Nqs privati vazhdon te mos investoje atje, po kembengul akoma me sektorin e sherbimeve, atehere taksim edhe me te larte, TVSH 25 % si Danimarka e taksa progresive per fitimin deri ne 50% per pasanikun.
Me leket e mbledhura, investime publike dhe subvencione gjithe atyre qe investojne ne sektoret me fitimprures te industrise dhe bujqesise.
Te behen keto dy hapa e s’ka me as banka ne gjume, as biznesmene te paafte, te gjithe ata qe nuk jane efiçente, jashte tregut.
Hyllin, GDP-ja, ose më shqip PBB-ja, është një gozhdë ca si shumë e ndryshkur për t’i varur shpresat për shpëtim atje. Me siguri duhet të kesh dëgjuar për kritikat serioze që ka marrë prej vitesh si një instrument matës gjysmak që nuk ia del të përfshijë shumë faktorë prej të cilëve varet zhvillimi ekonomik i një vendi.
Ashtu si Gjilpëra dhe L.A., unë jam e bindur se skema e re me masat radikale ndaj biznesit të vogël do të sjellë efekte negative, por nuk kam ndërmend të debatoj këtu për këtë, sa kohë që debate të kësaj natyre shpesh duket se i shërbejnë ca frerëve të rrezikshëm për duart e atyre që duan të kontrollojnë gjithçka dhe gjithkënd.
Dhe ka edhe shumë të tjerë që e mendojnë kështu këtë punë: https://mises.org/wire/economics-not-rocket-science-—-its-even-more-complicated
Si GDP-ja gozhde shume e ndryshkur? Le shkoje GDP per fryme sa e Amerikes, pastaj flasim per kritiket serioze. E thene mes nesh kritiket serioze bejne llogje ideologjike.
“Le të bëhet gomari me flatra pastaj flasim” – kjo do ishte përgjigja ndaj pohimit hipotetik se “gomari nuk fluturon” sipas llogjikës së komentit të mësipërm.
Ka diçka fëminore, për të mos thënë patologjike, në këtë lloj mënyre të diskutuari.
Për ta sqaruar kritikën e Teutës, GDP-ja nuk është mjet që mund të përdoret për të analizuar problemet strukturore të ekonomisë, ndaj edhe kritika e GDP-së si “gozhdë e ndryshkur”.
L.A. kur s’di te numerosh as me gishta, une nuk besoj se ke seriozitet te mjaftueshem qe mund te flasesh per strukture ekonomie dhe kritike GDP-je, s’ke me pike ne patente, duhet te besh kursin nga e para qe te qarkullosh prape. Lere me kaq, qe te piqemi ne ndonje teme tjeter.
He jepi ni, edhe pak do te beheni me protestant se FMN-ja!
(ne kuptimin ortodoks te fjales protestant: person qe proteston kunder rendit ne fuqi)
Gjilpera , ti flet me te drejte per mbi-investimin, duke perfshire edhe industrine e ndertimit, por per mendimin tim, industria e ndertimit duhet lene jashte kesaj problematike, sepse ndertimi eshte veprimtari me potencial te madh, pasi Shqiperia eshte per t’u ndertuar e gjitha. Problemi serioz eshte prishja e urbanistikes, por jo ndertimi ne vetvete.
Nje problem madhor qe shkakton edhe demtimin e urbanistikes eshte kostoja e larte e materialeve te ndertimit. Kostoja e larte e tyre ben qe biznesmeni te kembengule e ngreje pazarin per politikanin per nje leje ndertimi.
Pjesa me e madhe e çelikut, tullave dhe çimentos, qe jane materialet kryesore te ndertimit, importohen, nuk prodhohen ne vend. Nderkaq gjithe pllakat, duralumini e xhamat per dritaret, sanitaret, boja e gjithe rrjeti elektrik, nga telat tek llambat, jane produkte importi.
Keto qe jane 100% mallra importi e kane çmimin e larte, sepse jo vetem kane çmimin e vendit te huaj prodhues, por kane siper çmimit edhe kostot e transportit si dhe peshen e oligopolit, sepse jane mallra qe çmimin ua vendosin oligopolistet importues.
Celiku, tullat dhe çimentoja kane rivalizim te brendshem, por bizneset prodhuese nuk guxojne te prodhojne me shume, meqenese importi i ketyre mallrave behet nga oligarke te lidhur me qeverine, te cilet duan kuoten e tyre te tregut. Ne kushte normale edhe pa ndihme nga shteti, tulla, çeliku dhe çimentoja e vendit jane shume me te lira se te importit, per shkak te krahut te lire te punes, pra nje investim ne teknologji per shkak te krahut te lire te punes e debon mallin e importuar.
Ajo qe ndodh ne kete industri eshte kostoja te ndertimit per shkak te mallit te importit, keshtu qe rritja e fitimit e ben te domosdoshme lidhjen me qeverine per te marre ndonje lendine a çfaredo hapesire te blerte brenda qyteteve.
Ndersa ne Tirane, çmimi i larte i apartamenteve ben te mundur ndertimin ne periferi, kjo nuk eshte e mundur ne qytetet e tjera, deri diku mund te vleje ne 4 qytetet bregdetare ku periferia lidhet me detin.
Ne qytetet e tjera te medha, kostot e larta te ndertimit per shkak te materialit te importuar, bejne te mundur vetem ndertimin e pallateve ne qendrat e qyteteve, nga ku edhe baterdia e hapesirave te blerta ne keto qytete. Ata qe kane guxuar te ndertojne ne periferite e ketyre qyteteve kane dale si rruar qethur, psh ne Fier.
Ne shumicen e qyteteve shqiptare, qe jane te vogla ,kostoja e ndertimit eshte aq e larte saqe as ne qender, sikur lendinat t’ua japin falas kostoja eshte aq e larte saqe s’ia vlen te ndertosh, jane ndertuar pak pallate per ata qe kane lidhur jeten me keto qytete ( borgjezia e vogel) dhe kaq.
Kostot e larta jane gangrena e ndertimit dhe jane nje nga faktoret kryesore te shkaterrimit te urbanistikes ne qendrat e qyteteve te medha (qendra e Tiranes eshte vetem afere korruptive e Rames, ashtu si e Durresit eshte e Vangjushit ).
Zgjidhja per te ruajtur ate hapesire te blerte te mbetur dhe per te nxitur industrine e ndertimit edhe ne periferite e qyteteve te medha dhe ne qytetet e vogla, eshte ulja e kostove te ndertimit dhe jo lufta ndaj ndertimit.
Nqs ne i shohim gjerat shtrember i bejme lufte kryeindustrise se vendit. Problemi yne jane kostot e larta te ndertimit prej produktit te importit, qe shtyjne biznesmenet te lidhen fort me pushtetin dhe te shkaterrojne urbanistiket e qyteteve.
Perndryshe kjo kryeindustri eshte ne gjendje te nxise shume industri mbeshtetese, çelikun,tullat,çimenton,pllakat,mermerin, parketet, aluminin, xhamin, drurin/dyert, porcelanin per sanitare, tuba e tela gjithfaresh, llamba e portollamba,
Te njejtin difekt ne kosto e kane edhe investimet shteterore qe jane te perqendruara ne infrastrukture, pra edhe ato ne fushen e ndertimit, jane investime qe kane kosto te larta per shkak te produkteve te shtrenjta te importit.
Masat urgjente per t’u ndermarre jane hapja e industrive mbeshtetese aty ku keto industri mungojne dhe ndihma e industrive vendase aty ku ekzistojne, ne menyre qe çmimi i kostove te materialeve te ndertimit te ulet dhe biznesmenet mos ta kene te domosdoshme te shkaterrojne me çdo kusht hapesirat e blerta, meqenese ulja e ndjeshme e kostove do te ishte nxitje serioze per uljen e paligjshmerise, sepse ul varesine e biznesit nga qeveria dhe pushtetaret lokale.
Pa llogaritur ketu leverdine e madhe qe do te sillte ne hapjen e vendeve te reja te punes dhe ne rritjen e buxhetit te shtetit per shkak te rritjes se bazes se taksueshme.
As ketu nuk duhet te biem prè e propagandes anti-ndertim, por ta kapim problematiken ne gjithe gjeresine e saj.
Une mendoj qe me shume leverdi do te ishte edhe ngritja e ndonje punishteje per prodhimin e lengut te molles, sidomos nga mollet qe nuk konsumohen dot ne tregun e brendshem dhe shkojne dem.
Kurse unë them t’i bëjmë me tollona gjithë ushqimet e tjera, ose tu rrisim TVSH-në. Sigurisht me përjashtim të mollëve. Kështu shqiptarët do detyrohen të konsumojnë vetëm mollë.
Dakord L.A. Kur do te fillojme?
Do fillojmë sapo të kemi mbaruar punë me ndërtimin dhe kullat.
Ja nje gje te mençur qe the, pavaresisht se e the ngaqe broçkulla te duket batute.
Ne gjithe vendet europiane, produktet bujqesore qe jane siper konsumit, kane favorizime per eksport dhe pika mbledhjeje shteterore. Po keshtu vendet europiane vendosin kuota importi per produktet e perpunuara bujqesore, qe te ruajne industrite e perpunimit ushqimor.
http://www.ilsole24ore.com/articlegallery/mondo/2017/industria-incentivi/index.shtml?uuid=AEZCKXZ
Passa anche per il fisco la via dell’Europa alla quarta rivoluzione industriale. Come dimostra un confronto effettuato dalla Scuola europea di alti studi tributari di Bologna i Paesi dell’Unione europea hanno messo in campo incentivi per accelerare la transizione verso processi produttivi automatizzati e interconnessi a colpi di bonus, detrazioni, tassazione più leggera e superammortamenti.
Jo me larg se disa ore me pare
https://www.ilfattoquotidiano.it/2018/06/17/riso-asiatico-grano-canadese-e-accordo-ceta-il-niet-di-salvini-e-senza-il-si-dellitalia-il-trattato-rischia-di-saltare/4432617/
Italia eshte e shqetesuar per rritjen e kuotave europiane te importit te orizit nga Azia, veçanerisht Kamboxhan dhe Birmania, sepse ulja e çmimit qe ka shkaktuar rritja e kuotave te importit demton prodhimin e orizit ne Itali.
”Dal 2012 al 2017 le quote di mercato di riso proveniente da Cambogia e Myanmar nell’Ue sono salite rispettivamente dal 13% al 21% e dallo 0% al 5%. La Cambogia è diventata il primo fornitore verso la Ue, con quasi metà di importazioni totali di riso Indica lavorato e semilavorato verso la Ue.”
Keto jane gjera shume serioze ne Europe, vetem tek ne kalohen me batuta dhe kjo jo ngaqe jemi me te mençur se europianet.
Ja psh ne Itali inçentivi per eksportin (malli italian qe vjen edhe ne Shqiperi)
http://www.sviluppoeconomico.gov.it/index.php/it/commercio-internazionale/2036794-contributi-al-credito-all-esportazione
”’In tale modo gli esportatori italiani possono offrire ai propri clienti esteri dilazioni di pagamento (fino ad un massimo dell’85% della fornitura) a medio/lungo termine (minimo 24 mesi)”
Kjo do te thote qe nqs une importuesi shqiptar s’kam leke ta paguaj gjithe mallin italian qe me duhet, qeveria italiane mbulon 85% te kostos se furnizimit, derisa importuesi shqiptar te jete ne gjendje te paguaje eksportuesin italian ( ne kushte normale, eksportuesi italian do falimentonte nga mospagesa e mallit ).
Ose
Assicurazione dei crediti all’esportazione
http://www.sviluppoeconomico.gov.it/index.php/it/incentivi/commercio-internazionale/assicurazione-dei-crediti-all-esportazione
Il sostegno pubblico all’esportazione è concesso sotto forma di assicurazione dei rischi politici, catastrofici, economici, commerciali e di cambio ed è erogato attraverso l’Istituto per i servizi assicurativi del commercio estero – SACE SpA.
ose
Finanziamenti agevolati per programmi di inserimento sui mercati extra UE
http://www.sviluppoeconomico.gov.it/index.php/it/incentivi/commercio-internazionale/finanziamenti-apertura-strutture-all-estero-per-lancio-e-diffusione-di-prodotti-servizi-acquisizione-nuovi-mercati
ose
Finanziamento agevolato a favore delle piccole e medie imprese – PMI – esportatrici
http://www.sviluppoeconomico.gov.it/index.php/it/incentivi/commercio-internazionale/finanziamento-a-favore-delle-piccole-e-medie-imprese-esportatrici
Ne perballemi me te tilla gjera dhe dalim si rruar qethur, mire qe s’kemi leke po s’kemi as mend., zakonisht ne anet tona, kur te vijne mendte s’ti hane as qente.
S’e mora vesh nga iku postimi
Hidhi nje sy ketyre linqeve qe ta kuptosh vete lidhjen e batutes tende me konceptin e broçkulles.
http://www.ilsole24ore.com/articlegallery/mondo/2017/industria-incentivi/index.shtml?uuid=AEZCKXZ
https://www.ilfattoquotidiano.it/2018/06/17/riso-asiatico-grano-canadese-e-accordo-ceta-il-niet-di-salvini-e-senza-il-si-dellitalia-il-trattato-rischia-di-saltare/4432617/
http://www.sviluppoeconomico.gov.it/index.php/it/incentivi/commercio-internazionale/assicurazione-dei-crediti-all-esportazione
http://www.sviluppoeconomico.gov.it/index.php/it/incentivi/commercio-internazionale/finanziamenti-apertura-strutture-all-estero-per-lancio-e-diffusione-di-prodotti-servizi-acquisizione-nuovi-mercati
http://www.sviluppoeconomico.gov.it/index.php/it/incentivi/commercio-internazionale/finanziamento-a-favore-delle-piccole-e-medie-imprese-esportatrici
http://www.sviluppoeconomico.gov.it/index.php/it/incentivi/commercio-internazionale/finanziamento-dei-crediti-all-esportazione
Ketu eshte molla
https://ec.europa.eu/agriculture/sites/agriculture/files/future-of-cap/factsheet_iii_en.pdf
DIRECT PAYMENTS to farmers provide basic
income support
MARKET MEASURES ….. the market
instruments (private storage, intervention),
the support to a more balanced food supply
chain.
International trade measures such as
licences and tariffs, as well as competition
rules, also come under this banner.
Rural development funds
can for example support the setting up of an artisan’s business, invest in sustainable irrigation systems, organise trainings for
farmers, help develop agri-tourism, etc
Eshte edhe nje grafik, me te ardhurat e ketyre fermereve qe prodhojne mollen, me ndihmen e CAP dhe te ardhurat po te ekzistonte kjo tregtia e lire e molles.
Meqe dyshoj se mund ta lexoni nje grafik, po ju ndihmoj.
Danimarka (DK) me tregtine e lire te molles, ka te ardhura mesatare prej 12 mije euro ne vit per punetor, kurse me tregtine e molles europiane, kap 30 mije euro te ardhura vjetore. Direct payment eshte lloji kryesor i ndihmes.
Suedia (SE) eshte me minus, dmth punetori punon kot, angari, se me tregtine e lire do ishin kostot me te larta sesa prodhimi, fale ndihmes shteterore arrin diku tek 17 mije euro ne vit.
Tani mund t’i pini lengun molles.
Hyllin, une nuk e di nga te buron gjithe ky harraret (eshte turqizem nga ato qe jane ne fund te jetes), po perse te duket ty qe gjithe keto linqe qe ke sjelle ketu thone me shume se rekomandimi per ndertimin e punishtes per prodhimin e lengut te molles, apo meqe jane daneze. Dhe se dyti, nuk e dija qe paska edhe brockulla te mencura qe u thenkan ne forme batutash.
Sa per dijeni, komenti im, nuk kishte asnje lidhje me vepren tende te mesiperme. Mua mu duk si nje sugjerim i mencur ekonomik per te ardhmen e atdheut tone, e prandaj e bera.
Jo vetëm që ishte sygjerim i mençur, por është pikërisht mënyra se si duhet të funksionojë ekonomia. Ai shembull i jep një përgjigje modeste edhe problemit të inefiçensës që përpiqet të adresojë Keynesianismi, që e ka aq qejf Hyllin, në kuptimin që inefiçensa nuk zgjidhet nëpërmjet taksave, por nëpërmjet diversifikimit, kreditimit, nxitjes së konkurrencës.
Ajo që bëra unë në përgjigje të komentit tuaj kishte për qëllim ta kthente me kokëposhtë atë sygjerim, për të treguar se si korruptohet një ide perfekte nëpërmjet nocionit të taksave. Futa edhe tollonin në mes që Hyllin ta kuptonte ironinë, spse kam vënë re se nuk i dallon mirë nuancat e debatit. Njëherë bën avokatin për taksa të larta, njëherë për subvencionime, një herë për kreditime, një herë për proteksionizëm. Por më pëlqen kur thotë që shqiptarët në vënd se t’i shpenzojnë kursimet e tyre në Vegas, t’ia japin Erion Velisë që t’ua sjellë Las Vegasing në Tiranë. Kjo po që është ide ekonomike e perkryer.
P.S. Hyllin, mos ma merr për keq se, si i thonë këtej, “it is out of love”. Biles, të dua edhe më shumë kur më mëson mbledhje dhe zbritje me gishta.
Doja te isha pak politikisht korrekt, shprehja u nis si ja nje gje e mencur pavaresisht se te duket batute nga budalleku. My duk ofensive fjala budalleku, si ti vetem nje batute bere nuk e ke vertetuar shkencerisht budallekun si ai me siper, keshtu qe nderhyra ne fjali. Mirepo ky postimi yt me tregoi qe budalleku paska qene ngjites dhe duhet te kisha ndjekur intuiten, ne vend qe te nderhyja ne fjali.
Qe ta bejme edhe me te thjeshte te gjithe kete mesele, une insistoj qe punishtja e lengut te molles (si embleme) eshte nje nga gjerat me te dobishme per te ardhmen e ekonomise shqiptare, pavaresisht nga cdo gje tjeter, perfshire edhe vepren e Hyllinit ketu dhe sidomos komentet e tij rreth ceshtjes ne fjale.
Perpjekja per te qene politikisht korrekt, sic ka thene nje burre i mencur, emri i te cilit per fat te keq nuk me kujtohet, eshte ekuivalent me perpjekjen per ta kapur kacarumin e kakes nga ana e vet e mire.
Po ne perpjekjen time te politikishtes korrekte kacarumi i kakes ishte batuta jote, se s’po dija si ta kapja, qe te mos thoja shqip, bukur, sakte, se nga del kacarumi ne fjale. Po meqe ti kembengul, nuk do jem une ai qe do te te pengoje, biles te mbeshtes. Molles, ta thashe, piji lengun, se ku hyn molla dhe dielli, nuk hyn mjeku.
Po tani me fal se nuk po je koherent, nje here the qe ajo puna e molles ishte e mencur po brockull edhe e thene si batute. Tani po te duket kacarrum kake po ti nuk hezitove ta kapesh, qofte edhe duke u perpjekur t’i gjesh anen e mire. A nuk te duket se ke nevoje per pak stabilitet? Kot jam kurioz, po ti po deshe mos u pergjigj, ne c’fushe te dijes e ushtroni profesionin, jeni zejtar, apo “free lance”?