nga Arjan Shahini
Ruzhdia, një fshat me disa qindra banorë në Fier, ka hyrë në historinë e zgjedhjeve elektorale në Shqipëri si epitomi i manipulimit të zgjedhjeve. Është pikërisht Ruzhdia, e çfarë simbolizon ajo e të tjera zona të kontestuara, që i detyron partitë tona politike të krijojnë aleanca jashtë vendit. Jo me shtetin e tyre, as me qytetarët, por me lobiistët që u sigurojnë legjitimitet në Washington, perandorinë e largët.
Investigimet e BIRN dhe të Mother Jones, mbi pagesat e padeklaruara të Partisë Demokratike ndaj disa lobiistëve në Washington, nxorrën në pah një dukuri interesante për mënyrën sesi organizohen fushatat elektorale në Shqipëri. Kur elektorati voton, perandoria miraton.
Tanimë nuk kemi vetëm një amerikanizim të fushatave elektorale në instrumente dhe politika, por edhe ndërhyrje direkte në zgjedhje (ndërkohë që i fryhet brirëve të kozakut). Kjo sikur të mos mjaftonin ndërhyrjet e ambasadës së SHBA-së dhe besimin e madh që ka publiku në epërsinë dhe vullnetin amerikan (Policin e Botës!) për të ndrequr problemet tona.
Jo vetëm partitë politike, që synojnë të ndikojnë publikun nëpërmjet idesë së “mbështetjes amerikane”, por edhe korporata shqiptare kërkojnë vëmendjen e Washingtonit (shih rasti i Top Channel). Edhe pse numri i lobiistëve të regjistruar në SHBA është në ulje (shih grafikun), përpjekjet e partive politike në Shqipëri janë në rritje për t’iu afruar veshit të presidentit apo kongresmenëve amerikanë.
Partitë politike, sidomos Partia Demokratike, ka rritur numrin e organizatave të pajtuara si lobiiste në Washington. Ndërkohë që numri i pajtimeve të organizatave lobiiste nga qeveria shqiptare ka rënë. Nga baza e të dhënave të OpenSecret.org rezulton se Partia Demokratike i ka frekuentuar më shpesh këto.
Këto shpenzime me konsulencat ndërkombëtare, disa herë kompani lobiimi, nuk figurojnë gjithmonë në bilancet e tre partive të mëdha. P.sh. në vitin 2017 LSI nuk ka deklaruar shpenzime konsulence, por ndërkohë ka pajtuar lobiist amerikanë. Ndërsa PS ka deklaruar më shumë shpenzime se të ardhura.
Pajtimi për lobiim i partive është tendencë në thuajse të gjitha vendet e rajonit, por kjo bie në sy sidomos për Kosovën dhe Shqipërinë. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit Shqipëria pajton relativisht shumë lobiistë.
Nga rrjeti mund të vërehet edhe se partitë politike janë tashmë të integruara në rrjetin e madh të organizatave lobiiste që pajtohen nga konkurrentë apo bashkëpunëtorë në vendet e rajonit (sidomos Kosovë, Serbi dhe Maqedoni).
Sikur vërehet në grafikun SNA (Social Network Analysis), niveli i lidhjeve ndërmjet njësive është shumë i vogël. Kjo tregon se klientët preferojnë të mbajnë lidhje të veçanta me firma të lobbiimit, dhe se e kërkojnë qasjen në Washington nga shumë porta. Qeveria e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi e Greqisë, sikur edhe Partia Demokratike dhe kompania e lobiimit Patton Bogs kanë një numër të madh lidhjesh, çfarë tregon intensitetin e angazhimit të tyre në këtë veprimtari.
Me ndryshimin e qeverisjes në SHBA ndër firmat më të mëdha nga ato të pajtuara në Shqipëri janë S. Patton Boggs, Podesta Group dhe së fundmi edhe Ballard Partners, e cila ka marrë ndikim gjatë mandatit të D. Trump. Por partitë politike kanë zgjedhur bashkëpunim edhe me firma që nuk kanë shumë klientë të huaj.
Nga të dhënat duket se arsyeja kryesore për angazhimin e lobiistëve është ndikimi i zgjedhësve. Në një farë mënyrë kemi përzierjen e perandorisë në çështjet e periferisë. Këto ndërhyrje, për shkak edhe të tej-zgjatjes (imperial overreach) së perandorisë amerikane, mbërrijnë në natyra të përçudnuara në Shqipëri. P.sh. në formën e fotografive të blera, kohës së bisedave kalimthi nëpër konferenca, apo në formën e mbështetjes së senatorëve apo kongresmenëve amerikanë që ndodhen si mbledhës donacionesh apo turist në rajon. Përpjekjet e lobiistëve amerikanë nuk janë për Washingtonin, por për elektoratin shqiptar.
Këto para nuk hidhen për demokracinë shqiptare, por për të administruar frikën që partitë politike kanë një njëra-tjetra. Qytetarët duhet të ngrihen e të kërkojnë rregullimin e sistemit të financimit të partive politike e të ndalojnë lobiimin jashtë vendit, pasi është vota jona që këmbehet me garancitë e radhës nga jashtë.
(c) 2018, autori.
Të dhënat janë marrë nga Foreing Lobby Watch, OpenSecrets.org: https://www.opensecrets.org/fara.
Të dhënat i gjeni gjithashtu në Google Sheet këtu: Google Doc
1.Sa eshte afersisht shuma ne euro per nje vit, qe njera parti shqiptare (apo te treja) paguan tek keta lobijiste te huaj? 2.Ku i gjejne keto para partite shqiptare? 3.Pse nuk i investojne ne Shqiperi keto para, ne sektore te ndryshem te ekonomise prodhuese, qe te futen njerezit ne pune, te futet teknollogji e huaj ne vend e te nxjerrin fitime vete keto parti?
Nejse, pyetja e trete eshte paksa morale, por ku mund te gjinden te dhenat mbi dy pyetjet e para!? Nuk e di nese autori mund t’na ndihmoje shkurt me keto te dhena!
Shih: http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/2138/Partia-Socialiste-Struktura-te-Ardhura-dhe-Shpenzime-Elektorale-Fushate-2017
per te dhenat e padeklaruar duhet te lexosh Reporter.al dhe opensecret.org/fara
Shume interesante, por keto nuk jane shpenzime qe cenojne vetem Shqiperine, por edhe Ameriken, meqenese qendrimi amerikan ndaj Shqiperise del te jete i kushtezuar (sadopak) nga parate e jo nga interesi kombetar amerikan.
Senatoret romake korruptoheshin gjeresisht,psh lufta e dyte mitridatike, nuk ka qene fare ne interesin e Romes, por te Mbretit te Bitinise dhe disa senatoreve dhe kavaliereve romake qe ishin blere por edhe investuar ne Bitini.
Nuk eshte gje e re, por shume antike, kjo e lobimit dhe si e tille nuk ka mundesi te zhduket. Po besoj se eshte me shume interes per publikun shqiptar qe te kuptoje mekanizmin dhe te mos marre si ar te kulluar amerikan çdo fjale qe nxjerrin ambasadoret amerikane ne Shqiperi apo mesazh qe vjen nga Amerika.
Meqe shkrimi doli pas çeshtjes se financimit 9 milione dollareve prej DASH-it ne dobi te Sorosit ne Shqiperi, ku mund te jete i implikuar dhe ambasadori amerikan , Lu, kam pershtypjen se menyra e funksionimit te lobizmit duhet te na hape syte e te ruajme rezervat tona ndaj fjaleve te ambasadorit ne fjale.
A pensare male si fa peccato, ma spesso ci si azzecca- ka thene Andreotti.
Te korruptosh ne zemer te Perandorise mund te jete ndonjehere me fitimprurese sesa te shperndash thase mielli e vende pune per voten, grafiku i shpenzimeve shqiptare dhe kosovare (zgjedhje edhe atje) te vitit 2017, tregon shume.