Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Përkthim / Sociologji

LOST IN TRANSLATION

Tregon një ekspert amerikan i administrimit, i ftuar për të mbajtur një leksion me biznesmenë në një vend të Europës Lindore.

Tema e leksionit tim, thotë ai, ishte dallimi midis responsibility (përgjegjësisë) dhe accountability (përgjegjshmërisë).

Leksioni po i përkthehej në konsekutiv.

Diku aty nga mesi i leksionit, vazhdon ai, vura re – jo pa një farë neverie me veten dhe me botën dhe me kullën e Babelit – se përkthyesi im kishte përdorur të njëjtën fjalë, për të dhënë në gjuhën e vet edhe “responsibility”, edhe “accountability.”

(Por le të mos shërbejë kjo si argument për ta legjitimuar anglishten si lingua franca.)

(Njëlloj le të mos shërbejë si pretekst për të mbrojtur tezën se në shumë vende të Europës Lindore nuk ka absolutisht asnjë lidhje, në praktikë, midis “responsibility” dhe “accountability”; përkundrazi: njëra e përjashton tjetrën.)

R(Në kuptimin që përgjegjësinë e kanë liderët, sa kohë që ky projekt ose plan ende nuk është zbatuar, por veç është premtuar; ndërsa përgjegjshmëria i kalohet cjapit ekspiator të radhës, sapo ky projekt ose plan të ketë dështuar.)

(Shumë poliglotë të politikës së madhe në vendet e Lindjes, sidomos në Ballkan, do ta përkthenin responsibility si “mandat prej sovranit” dhe accountability si “faj”.)

(Ndoshta përkthyesi e ka ditur këtë dhe ka dashur t’u japë ai vetë një leksion paralel të pranishmëve. Ose përkthyesja, natyrisht.)

(Ja edhe një link për ata që nuk kanë pasur kurrë guximin të pyesin.)

1 Koment

  1. Tema eshte intriguese. Ka nje ndryshim thelbesor, mendoj, ne te kuptuarit e termave midis Lindjes dhe Perendimit. Kete une parasegjithash e lidh me kulturat e ndryshme dhe raportin shoqeri/individ ne keto kultura.

    Ne Perendim, secili, duke filluar nga vetja, eshte 100% pergjegjes( responsible, personal responsibility) per menyren se si ndjen, mendon dhe vepron. Kete pergjegjesi(responsibility) nuk e ndan me te tjeret, me ambjentin, me shoqerine; nuk fajeson, apo lavderon per arritjet dhe deshtimet e tua ambjentin apo shoqerine.

    Ne kete menyre, asnjeri nuk mund t’i shmanget “dhenies llogari”, “pergjegjshmerise”(accountability) nese gjerat nuk shkojne ne drejtimin e deshiruar, ose me keq, demtojne shoqerine apo organizaten, grupin.

    Per te ilustruar “(shper)ndarjen e pergjegjesise”(responsibility) tek te gjithe, ku “te gjithe” mbetet nje entitet paemer eshte edhe si rast ekstrem Shqiperia(si perfaqesuese e Lindjes), ku fill pas ndryshimeve te 1990, filloi te qarkullonte parrulla “te gjithe bashkefajtore, te gjithe bashkevuajtes”, ne mos gaboj te iniciuar nga vete Berisha. Ne kete menyre, duke mos treguar me gisht individet “responsible” per totalitarizmin, asnjeri nuk mund te mbahej “accountable”, te ndeshkohej per krimet, shtypjen, deshtimet dhe varferine.

    Keto dite ndoqa nje film gjerman “Labyrinth of Lies”, qe tregon per dy dekadat e para te Gjermanise Perendimore pas Luftes II-te. Nga filmi mesohet se gjermanet(vecanerisht udheheqesit e pasluftes si Adenauri) u perpoqen te fshinin te kaluaren naziste te nje pjese te popullsise, te asaj qe kishte qene aktive ne krimet monstruoze, si kampi i perqendrimit te Aushvicit, etj. Duke heshtur, mos ndeshkuar njeri, Adenauri me shoke, shpresonin se e kaluara do te harrohej. Gjermania kishte nevoje per tu rimekembur. Vete amerikanet qe kishin dosjet e qindra-mijra nazisteve, ishin shume te kujdeshem ne perdorimin e tyre. Keshtu qe qindra kriminele naziste, vazhdonin te patrazuar jeten dhe karieren me familjet e tyre.

    Asnje nga nazistet, duke filluar nga kryet, nuk mori pergjegjesine per krimet nen nje parrulle te ngjashme “te gjithe benin te njejten gje”, apo “ashtu ishte koha”. Ne gjygjin e Frankfurtit(tjeter nga Nurenbergu), gjykatesit dhe hetuesit ishin gjermane qe gjykonin po gjermane. Ndeshkimet, si perpjekje per te treguar me gisht kush ishin “responsible” ne fund te fundit, ishin krejt modeste ne ndeshkimin e krimit monstruoz; por procesi gjygjesor i sherbeu dickaje me te rendesishme gjermaneve te pasluftes; domosdoshmerine per “accountability” ndaj njerezve qe kishin kryer aktet te paimagjinueshme terrori dhe krimi. Kjo u arrit duke sensibilizuar publikun, hapur dosjet, duke perdorur te gjitha metodatper te gjetur kush ishte “responsible” per monstruozitet cnjerezor te kryer ne menyre te vullneteshme.

    Interesante ishte se ne krye te nje procesi te tille, per te zbuluar se kush ishte “responsible” per krimet e ndodhura ne Aushvic, dhe per t’i ndeshkuar(accountable) qe drejtohej nga Prokuroria(prokurori i pergjithshem) gjermane, ishte nje prokuror idealist, i cili ne fund mesoi se edhe i jati i tij kishte qene nazist, anetar i partise naziste.

    A eshte degjuar ndonjehere ne Shqiperi shprehja: I take responsibility(jam pergjegjes…). Ah po, Berisha, kur humbi zgjedhjet!

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin