Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Gjuhësi

ESCAMOTAGE

Vras mendjen mos ky gabim në afishen e një pjese teatrale vënë në skenë tani së voni në Teatrin Metropol, Tiranë nuk është veçse “gabim”, ose lojë post-moderne me drejtshkrimin.

rikons

Mungon i-ja e gjinores – dhe sigurisht jo për arsye vendi.

Me një komedi të Dario Fo-së, marifete të tilla edhe mund t’i presim.

Përndryshe, kështu siç e kanë shkruar, duket sikur është fjala për diçka që ia thotë rikonstruksioni çiftit, për shembull:

RIKONSTRUKSIONI ÇIFTIT: Divorcohu!

Puristët këtu kushedi do të distancoheshin edhe nga fjala rikonstruksion, por mbase përgjigjja për këtë gjendet në tekstin e komedisë: mjaft që ta ketë vënë në thonjëza.

(Puristët mund të distancohen edhe nga titulli që i kam vënë unë këtij shënimi – por edhe unë e kam rrethuar atë fjalë frëngjishte me thonjëza… imagjinare.)

Përkundrazi, mungesa – në rastin tonë e një nyjeje të parme – është e vështirë për t’u vënë në thonjëza.

Shënim: Për t’u përgëzuar, megjithatë, përdorimi i Ç-së së madhe në publik dhe shmangia – kaq problematike këto kohë – e pikëçuditëses.


Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe to get the latest posts sent to your email.

Discover more from Peizazhe të fjalës

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading