Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

KONFERENCË SHKENCORE

KonferencaNjë konferencë shkencore e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”, për nder të albanologut Wilfried Fiedler, do të mbahet në hotel Sheraton, në Tiranë, në datat 18 dhe 19 tetor.

Në konferencë do të mbaj edhe unë një kumtesë.

Hyrja është e lirë, ftoj miqtë dhe të interesuarit të vijnë për të ndjekur punimet.

Ftesën e konferencës mund ta shkarkoni duke klikuar mbi imazhin përbri, ndërsa programin e konferencës duke klikuar këtu.

Pa Komente

  1. Pergezime dhe suksese ne konference!

    Duke qene kjo nje konference “ad honorem”, kushtuar vepres se Fiedler-it, nga programi me beri pershtypje nje gje:

    Perveç Laudatio-s se R. Ismailit, nuk ka as edhe nje kumtese qe te kete per objekt aspekte te kontributit shkencor te Fiedler-it. Pergjithesisht bie ne sy mungesa e gjuhetareve, kolege dhe bashkepunetore te Fiedler-it (B. Demiraj, E. Likaj, A. Omari, Xh. Ylli etj. etj.) qe mund te kishin vleresuar kontributet e tij te veçanta a se paku te kishin mbajtur kumtesa qe t’u perkisnin fushave te gjuhesise qe levroi Fiedler-i.

  2. Nje lajm i mire. E kalofsh mire dhe suksese! Brenda mundesive kujtoje shefin e madh te QSA-se per te nxjerre revisten “Studime filologjike” qe ka kohe qe s’ka dale dhe eshte disa vjet prapa. Ne ato kohet e tjera, siç e di ti me mire se une, revista nuk guxonte te vonohej as nje dite.

  3. Meqë jemi në tema gjuhësore, a sqaron dot ndokush nëse fraza “Liria e të kenunit gegë…” është gramatikisht korrekt?
    http://www.respublica.al/opinion/2013/10/14/liria-e-te-kenunit-gege
    Me sa di unë, gegërishtja ruan tratjën “me punue, me kenë”, dhe lidhoren sikur ia ka lënë toskërishtes.
    Mirëpo autorja buzëqeshëse këtë titull përdor, edhe pse nënkupton se për vete është nga veriu:

    Ndofta do të ishte më korrekte: “Liria me kenë gegë…”?

    1. Unë nuk besoj se është korrekte. Sikurse e thoni edhe ju, “Liria me kenë gegë” do të tingëllonte natyrshëm.
      Për fat të keq, shumë nga tekstet e shkruara në gegërishte që botohen sot në mediat janë thjesht tekste standard të mbuluara me graffiti të gegërishtes. Travesti dhe përdhosje e vetë traditës së shkrimit të varianteve të atij dialekti.

  4. Miredita Zoti Vehbiu,

    ne radhe te pare pergezime per paraqitjen ne konference e ne linje me kete, fjalia e fundit e “shpjegimit” Tuaj mu duk e stilit “fleterrufe”…
    Ndersa, krejt “shpjegimi ” mu duk i stilit “pergjigje rrufe”.

    Une si autore e shkrimit “Liria e te kenunit gege”, gjykoj se “me kene gege” nuk eshte e njejta gje me “te kenunit gege”…, por as nuk po guxoj te shpjegoj per Ju ndryshimin , pasi me duket e tepert duke konsideruar qe kam perballe nje autoritet ne fushe te gjuhes.

    Megjithate, te kenunit autoritet ne fushe te gjuhes nuk Jua ka ruajtur (ne kete rast) nga shfaqja e nje cinizmi prej intelektuali remisiv (?)

    Mendoja se Dikush si Ju dhe per me teper Dikush qe jeton larg ketij vendi eshte ne njefare menyre edhe larg deshires per te perbaltosur cdo gje e cdo kend pa kurrfare dyshimi.
    Sa po me pelqehet (keshtu e perdor Shantoja kete forme te foljes “pelqej”, thua te jete e sakte???) nje rresht i Shantojes, origjinalin e te cilit Z. Vehbiu e gjeni ne artikullin tim. Une po e pershtas sipas leverdise time: Une e njoh Vehbiun… Por…aj s’me njeh mue. Aj s’me njeh mue perse une jam nji shkrimtare e re; dhe une e njoh ate perse aj asht nji shkrimtar… n’Amerike…

    Gjithmone me shume respekt per Z. Vehbiun.

    Kurse Anonimit gegemadh, Ju lutem Z. Vehbiu, a mund t’i shtroni per analize keto dy fjali te thjeshta:

    1. Te kenunit autoritet ne fushe te gjuhes, asht nji privilegj qe jo te tane e kane.
    2. Me kene autoritet ne fushe te gjuhes, duhet se pari, te mund te flasesh mire standardin.

    1. E pranoj kritikën, sikurse e pranoj që nuk jam ndonjë autoritet për format dhe normat e brendshme të gegnishtes, edhe pse jam gjithnjë i interesuar.

      Nga ana tjetër, ju falënderoj për komentin, sepse më ndihmoi të mësoja diçka të re.

      Pavarësisht nga rasti juaj personal, i mbetem mendimit se gegnishtja sot në mediat shkruhet jashtëzakonisht keq.

      P.S. Më hiqni një kuriozitet: pse të kenunit dhe jo të kenit? Njëlloj, thuhet të pamit jo të pamunit, të shkuemit, jo të shkuemunit, etj. apo jo?

  5. Përshëndetje,

    kam parapëlqyer formën “-unit”, nisur nga përdorimet e saj në shkrime të ndryshme, kur ka funksion mbiemri a emri (prejfoljor). Gjenden lehtësisht: të pamunit, të xânunit, të mârrunit, të dhânunit; i kenun, i pamun, i (z)xanun, i panjehun, etj.

    Kur bëhet fjalë për pjesoren, gjendet si forma e shkurtë ashtu edhe ajo e gjatë, me variacione sipas autorëve (kështu ndodh edhe për theksin hundor a thekse të tjera):

    Fishta: zanë, thanë, dhanë, etj.;
    Shantoja: çpallun, mârrun, dhânun, etj.;
    Harapi si Fishta përdor pjesoren e shkurtë: xânë, thanë, dashtë, etj. Nga ana teorike, këto përdorime i evidentojnë rast për rast Rrota, Topalli e jo vetëm.

    As unë, mjerisht, nuk jam njohëse e rregullave e normave të brendshme të gegnishtes, por jam shumë dashamirëse dhe besoj kjo dashamirësi e më thellë, dashni edhe për këtë pjesë të gjuhës shqipe i motivon të gjithë ata që përdorin gegnishten, në të folur e shkrime.

    Gjithe te mirat!

    1. Pershendetje Rafaela,

      Nga qe isha i paqarte se si nisi ky diskutim, ne se “te kenunit” mbeshtetet ne nje perdorim te provuar, te hasur ose jo ne gegerishten e levruar, ne fillim desha te sqarohesha e te qartesoja veten nga ana gramatikore se cfare perfaqeson “te kenunit”(te qenurit) ne gramatike, vecanerisht ne formimin e saj ne te foluren gege.

      Ngjan qe premisa qe u nis ky diskutim krijoi padashje peshtjellimin. Formime te tilla prej foljeve perkatese duke perdorur prapashtesa jane shume te perdorura e te hasura ne gjuhen shqipe: te punuarit, te qendruarit, te shkruarit, te qenurit, te jetuarit, etj. Percaktimi gramatikor me perfaqesues i kesaj forme qe munda te gjej, qe shenon emerzimin e pjesores eshte te emeruarit si “emra prejfoljore asnjeanes” (njohur si emra foljore), sepse percakton njeherazi origjinen qe eshte prej foljeve dhe gjinine asnjeanese te tyre.

      Keto forma emertojne aksionin, veprimin e foljes, por duke e ngritur mendimin ne nivelin me abstrakt, duke i shtuar peshen dhe njekohesisht i dhene me vlere rolit te kesaj forme te shprehuri: arti i te shkruarit, arti i te kenduarit, te qenurit shqiptar, te qenurit artist, te qenurit politikan, te qenurit geg, te qenurit tosk, etj.

      Nje shpjegim shterrues ne lidhje me formen gege prej paskajores gege, na e jep Jak Juku, version geg i emrit te franceskanit Giacomo Jungg ne botimin e tij te vitit 1881 “Elementi Grammaticali della Lingua Albanese”. Ne faqen 107 pershkruan formimin e emrave nga foljet:

      “Nota 6. Più spesso per la formazione dei nomi si adopera la particella “t” che serve per tutti i casi. In questo modo si possono formare nomi da aggettivi, per es. but mite, t’but o t’butit la mitezza: dall’ infinitivo dei verbi, per es. me ken essere, t’kenun o t’kenunit l’essere; me mènnue pensare,, t’ mènnuem o t’ mennuemit il pensare; me cìesc ridere, t’ciescun o t’ciescunit il riso ; me sckrue scrivere t’sckruem o t’sckruemit la scrittura.”

      https://archive.org/stream/elementigrammat00junggoog#page/n107/mode/2up

      Sic verehet prej infinitivit, paskajores, folja “me ken”duke marre prapashtesa mund te kthehet dhe te perdoret ne dy format e njohura gege: t’kenun ose t’kenunit. Asnjera nuk mund te paragjykohet, te dyja ekzistojne, te dyja format mund te perdoren.Zgjedhja varet nga preferencat personale.

      Mendoj se edhe kjo prurje, permendje nga ana e ketij franceskani qe shpenzoi 30 vjet ne misionin franceskan ne Shkoder duke dhene mesim ne Saveriano, heq cdo dyshim dhe i kthen legjitimitetin formes gegerishte “te kenunit” perkrah “te qenurit” ne toskerisht.

      Me kete rast, kjo forme, na jep nje shans te mire, te perkthehet dhe te kuptohet sic duhet edhe koncepti ekzistencial Heidegger-ian i te qenurit tosk, apo “te kenunit” geg, qe eshte munduar te trajtoje Mustafa Nano ne librin e tij te fundit “Une jam Gege”. 🙂

      Personalisht ndjehem me mire sepse mesova me shume me kete rast.

  6. Çmoj kontributet e z. Vehbiu dhe autores për pyetjen time nëse trajta “të kenunit” është apo jo gramatikksht korrekte në gegërishte.
    Autorja me të drejtë ngre çështjen e standardit, dhe në këtë hulli besoj se bashkohemi në mendimin se “të kenunit” nuk është pjesë e standardit të shqipes.
    Pra, i kthehemi sërish pyetjes nëse kjo trajtë përdoret në gegërishte.
    Kam parasysh se gjuhëtarë të mëdhenj, si p.sh. Ekrem Çabeu, kur analizojnë, trajtojnë apo diskutojnë për fjalë, terma apo të folme të shqipes dhe dialekteve të saj, gjithmonë u referohen burimeve apo shembujve se si e thotë api e flet populli një fjalë a shprehje të caktuar. Gjithmonë ato japin referenca se kjo apo ajo trajtë gjindet tek Buzuku, Budi apo Bogdani, apo tek fjalori i Kristoforidhit apo tek e folmja e arbërorëve apo e dibranëve apo e Rrafshit të Dukagjinit, etj.
    Prandaj do t’Ju lutem më jepni një shembull se trajta “të kenunit” përdoret me të vërtetë në gegërisht, si p.sh. në të folmen e Bushatit, apo të Krasniqes apo të Çermenikës, sa për të përmendur disa vende të Shqipërisë së Veriut. Nëse vërtet gjindet një shembulli tillë, do të kërkoja ndjesë. Por kam frikë se nuk do të mund të gjeni shembull të tillë për arësyen e thjeshtë se e folmja e popullit në të gjitha dialektet apo nën/dialektet e Gegërishtes nuk e përmban trajtën e çuditshme “të kenunit”. “Marrina” do të mund të thoshin ata, duke të dhenë si përgjigje trajtën e vetme të shqipes, d.m.th, “me qenë, me kenë”.
    Ndofta gabimi është i redaktorit të botimit në fjalë që e ka pranuar atë titull, i cili përndryshe, me gjithë respektin e plotë për autoren dhe përmbajtjen e shkrimit, do të kishte përfunduar në rubrikat e “Gastares” së famëshme të kësaj faqeje.
    Më ndjeni: askush nuk është i imunizuar nga gabimet, madje të gabosh është krejt normale. Një ndjesë zakonisht mjafton, dhe problemi mbyllet. Puna është kur ngulet këmbë në gabimin e bërë.
    Duke ruajtur gjithnjë konsideratën më të mirë për autoren, i gjithë ky diskutim më kujton debatin për “Katovicen”.
    Tashmë eshtë faktuar se as mbledhje dhe as dokument të Katovices nuk ka patur – ndër të tjera edhe falë analizës së mprehtë të z. Vehbiu . Megjithatë, prapëseprapë ka disa që vazhdojnë të ngulin këmbë dhe ta besojnë, me arësyetimin shterpë që Katovica duhet të jetë e vërtetë sepse ngjarjet kanë ndodhur.
    Me fjalë të tjera, pse mua më pëlqeka diçka, ajo pa tjetër qenka – jo “kenka”- e vërtetë dhe brenda normës….?!
    Mbetem me dashamirësi dhe respekt,.
    Gega i vogël.

    1. Ja edhe Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji, në një deklaratë që ka dhënë dje:

      Ka një kohë prej kur autoritetet e ndryshme të Turqisë provokojnë me ide neootomane, të cilat më ngacmojnë mendësinë dhe më prekin sedrën e të qenunit shqiptar.

      Ai përdor një emër prejfoljor të mbështetur në pjesoren e gjatë (të qenunit), por fonetikisht të ndryshme nga ky i titullit të Martetës (qenunit, jo kenunit).

      Citati shembëllzon gjendjen kaotike të gegnishtes publike sot; duke provuar se përdoruesit e saj dhe hobby-istët jo të paktë, duhet të përpiqen ta unifikojnë këtë larmi prej festivali folklorik, para se ta paraqitin si alternativë ndaj standardit.

      P.S. Përndryshe, të qenunit më jep 1840 hits në Google; ndërsa të kenunit 1560.

    2. “Pra, i kthehemi sërish pyetjes nëse kjo trajtë përdoret në gegërishte… Prandaj do t’Ju lutem më jepni një shembull se trajta “të kenunit” përdoret me të vërtetë në gegërisht, si p.sh. në të folmen e Bushatit, apo të Krasniqes apo të Çermenikës.”

      Mu duk interesant qe prezantimi behet si Geg i Madh e pastaj zvogelohet ne nje geg i vogel. 🙂

      Jam kurioz te di se sa te njohur jemi me te foluren tradicionale qytetare shkodrane, sidomos kuartierin katolik te Shkodres. Nese futesh ne kthinat e rrugicat e qytetit te Shkodres, ne vecanti folesit katolike, nuk do te mbetesh i zhgenjyer kur pa kaluar shume, do te degjosh formen e “te kenunit” ne bisedat e zakoneshme qytetase.

      Kjo “me siguri matematike” ishte te pakten deri 10-20 vite te shkuara. Nuk e besoj se duhet te jete zhdukur; vetem nese ka pasur “turn over” te popullsise qytetare shkodrane, sidomos asaj katolike qytetare, e zevendesuar me te ardhurit e rinj nga malcia. Por ne flasim per shkodranishten e qytetit.

      Aq me teper qe nuk flitet per ndonje “kalk te toskerishtes”, perderisa ne te foluren qytetare shkodrane q-ja ne shume raste konvertohet ne k, biles njihet ne Shkoder si k-ja dalluese katolike, sepse kjo pjese qytetare, e kishte edhe si forme dallimi nga pjesa tjeter, te shumten muslimane, qe morfologjikisht luhatej midis q-se dhe k-se. Katoliket ishin me te forte ne ruajtjen e traditave, qofshin keto edhe morfologjike.

      Me Katovicen dhe “te kenunit” dhe perdorimin e saj, personalisht se bej dot lidhjen. Xha-Xhai u morr me legjitimitetin e dokumentit, por nuk eshte shterruar asesi deri me sot domethenia e “Katovices”. Shtypi keto kohe ka patur disa zhvillime interesante, ku informacioni qe perkolon te jep te kuptosh qe eshte pjese e nje loje, si tjerrje leshi, por qe ka kohe qe tirret e qe do akoma kohe qe te mbaroje se tjerruri. 🙂

  7. Po nderhyj me nje fjali sepse me beri fort pershtypje verejtja jo vetem dashamirese por edhe e mprehte e Geges te Madh.
    Mua me duket se ‘të kenunit’ eshte nje kalk i toskerishtes ‘të qenurit’. Nje “hakmarrje” e vogel e patekeq e Standardit.

    1. Këtë pata parasysh edhe unë, si mbresë më tepër se përfundim analizash shterruese, kur vërejta se shumë nga gegnishtja që shkruhet sot në mediat është toskërishte e lyer me ngjyra gege; dhe kjo aq më tepër në rastin tonë, ku të dy format e pjesores, kenë dhe kenun, nuk janë dialektore, por nëndialektore.

      1. Shume interesante ceshtja e akrobacive te gegnishtes.Mos eshte valle produkt i presionit per te kapur kohen e humbur ne procesin kodifikimit zanor te njohjes ,apo devijim nga tedenca e zhvillimit natyral te saj.

    1. Unë e përdor rregullisht, mendoj se është më i miri sot për sot në llojin e vet (si fjalor kompakt).

  8. Nje shtese e vogel qe mendoj se ia vlen te permendet. Po te konsiderohet edhe evoluimi historik i velareve, sikur “make sense” qe edhe velar-et, si k-ja gege e “te kenurit” mund te jete nje xhep rezistence, qe akoma nxjerr koken edhe pas shume kohe. Pra thjesht i ka rezistuar palatalisation ne q-ne e toskerishtes. Anglishtja pavarsisht invazionit norman dhe importit te q-se normane, akoma ka mbizoteruese si tingull k-ne si ne “king” se sa k-ne normane si ne “queen”.

    Latinishtja e huazoi q-ne nga alfabeti fenikas(dhe me vone athinas). Sado e cuditeshme te duket, por historia perseritet. Guttural-et qe deshmojne per lidhje thelle-sore me frymoret primitive, zevendesohen me tinguj me qiellezore, duke humbur thellesine, por duke fituar mprehtesine. Alfabetkrijuesit shqiptare per te ruajtur larmine e gjuhes mbajten te dyja shkronjat, tingujt k-velar dhe q-postvelar paletale, ne ndryshim nga sa kishin vepruar romaket, turqit, qe ruajten vetem nje simbol, shkronje, etj.

    Diskutimi rreth fjales “te kenunit” dhe cfare eshte e drejte apo jo gramatikisht, me kujton nje proverb qe e perdornin hebrenjte e vjeter:

    The difference between the clever man and the wise man is that the clever man can extricate himself from difficult and intricate situations that the wise man would never have gotten into in the first place.

  9. Duke falenderuar për prurjen e vlefshme, më lejoni të kujtoj se shqetësimi im lidhet me përpjekjet për emërzimin e lidhores në gegërisht – që në fakt janë karikaturë apo “graffiti” e gegërishtes së vërtetë, apo spërkatje me bojë gege e standardit – dhe jo me kalimet q/k të shkodranishtes.

    1. Ne kete blog mendoj/besoj se mirepriten te gjitha kontributet serioze qe paraqesin nen nje ndricim natyral “gegenishten e vertete” ku “te qenurit”, thelbesisht eshte cfurkuar do kohe me pare ne formen toske(risht) dhe sot eshte konsideruar standardi; kurse “te kenunit” mbetet spartanisht po aq natyrore per dialektin e levruar geg, i cili po ashtu e ka si pjese esenciale te qenies se vet.

      Gegenishtja pavarsisht demit qe i eshte bere, nuk mund ta kuptoje ekzistencen e vet, pa iu rikthyer levrimit dhe eksplorimit te asaj cka eshte shkruar deri me sot ne shkodranishten e shkruar, te letrarizuar.

      – te (k)enu(n)it dhe te (q)enu(r)it jane dy pjeset e ndara te cfurkut: ekskluziviteti nuk i takon asnjeres pale. Fillesat dihen…standardet ndryshojne, kur koha i nxjerr “obsolete”.

      Jam kurioz te mesojme se cila eshte “gegenishtja e vertete”, kujt i takon monopoli qe te kete levruar gegerishten ne formen me korrekte te mundeshme.

      Zonja me siper permend ca shembuj. Nuk mu desh shume te gjeja nje perdorim edhe nga ane e vete Fishtes ne linkun e meposhtem, “te kenunit artist”, dhe flitet ne vitin 1933, ku “standardi” as qe edhe imagjinohej.

      http://www.zemrashqiptare.net/news/id_17243/Gjergj-Fishta:-Bukurija-prej-s%C3%AB-cil%C3%ABs-ngjallit%C3%AB-arti.html

  10. Përdorimi i kësaj forme nga Fishta mua, si jo-gjuhëtar, më duket shembull bindës, çka e çvesh autoren e nderuar nga përgjegjësia. Bashkë me ndjesën përkatëse, e quaj diskutimin të mbyllur; veç – ngaqë e pësuam nga Katovica – lutem na bëni me dije referencën e saktë burimore të botimit të shkrimit të Fishtës.

    1. Une u perpoqa te gjej burimin e shkrimit, por shkrimi ka qarkulluar nga nje site ne tjetrin, thjesht i kopjuar pa cituar se prej ku eshte marre shkrimi origjinal.

      Megjithate duke njohur Fishten jam i bindur se ai e ka njohur dhe perdorur kete forme. Perdorimi dhe hasja e “te kenunit” ne shkrimet e Hyllit te Drites, qe e kam kaluar neper duar vite me pare eshte shume familiar per mua.

      Duke patur parasysh qe Fishta e ka themeluar, drejtuar, botuar, redaktuar Hyllin, besoj se bindemi per familjaritetin e tij me kete perdorim.

      Po citoj disa burime te tjera domethenese qe gjeta me nje kerkim te shpejte, duke filluar nga viti 1895, 1914, 1922, etj.

      Edhe per mua diskutimi eshte i mbyllur, por mendoj/shtoj se kontributi letrar i gegerishtesh duhet te ringjallet, mjafton per kete jeta e Hyllit te Drites dhe input-i letrar laik i Fishtes, sic edhe eshte edhe artikulli eseist i sjelle me pare.

      1. FIALUUR I VOGHEL SCCbP E LTINISCT MLESUN PREI P. JAK JUNKUT S. J. SCKODEIl Me Sctamp t’Kolegs Papnorc 1893 faqe 56 Kenunit(t’) it, sv, l’essere

      https://archive.org/stream/fialuurivoghels00junkgoog#page/n78/mode/2up

      2. 1914, 9, faqe 271 Qellimi i veprimeve e i t’kenunit t’nierit mii botë

      http://bibliotekashkoder.com/digital/hylli_i_drites/vjeti_I_1914_9/

      3. “I të kenunit famullitar katolik në Shkodër tregoi besimin që i dha Parija Kishtare. “Hylli i Dritës”, III/ prill 1922, Nr.4, ff. 192-200

      “http://sq.wikipedia.org/wiki/Jak_Serreqi

      4. Libri poetik “Papërdhokë e gurë faqokë” , i P. Vinçenc Malaj, botoi “Misioni Françeskan”, 2010, Tuz
      “M’a kthe, o Zot, / gëzimin e jetës / dhe epi kuptim të kenunit tem, / hapave të mij” (vj. “Lutje”).

      http://floripress.blogspot.com/2011/07/p-vincenc-malaj-paperdhoke-e-gure.html

  11. Read Me.
    te falemnderit per qartesimin e problemit.
    Por meqe u more kaq shume do te doja te te pyesja edhe se cili eshte ndryshimi midis ‘të kenit’ dhe ‘të kenunit’.

    Sipas J. Jukut me mbetet e paqarte kjo forma e pare sepse ai thote ” t’kenun o t’kenunit”. Rafaela shkruan ‘ Liria e te kenunit gege’ qe tani eshte ok dhe e qarte por si do perdorej forma tjeter? ‘Liria me t’kenun geg’?
    Kurse ‘te kenit’ per Jukun nuk figuron fare?

    Kam akoma nje fare konfuzioni , qe ne fakt rrenjen e ka ne dijen time qe “te qenurit” eshte nje forme nendialektore(sic thote edhe Xhaxhai) e pikerisht ne Laberi perfshire dhe influencat ne Vlore.Atje thuhet ( thuhej se tani nuk e di me) psh – ” kam qënur” ne vend te “kam qenë”.
    Dhe meqe ‘te qenurit’ me ‘te kenunit’ morfologjikisht jane identike me intrigon shume fakti qe keto krahina te largeta te kene ruajtur te njejten forme ne ndryshim nga gjithe krahinat e tjera te vendit.

    1. Fatma, ndonjehere ia vlen te shpenzosh disa minuta me shume dhe te sqarosh veten para se gjithash. Shembulli qe solle, ne rastin e Vlores, eshte shume i njohur per mua. Shqiperia eshte e vogel dhe si te thuash eshte njelloj sikur te ngjyesh buken nga nje cep ne tjetrin ne tasin e supes gjuhesore.

      Arsyeja mendoj se perse njera forme mund te perdoret ne nje konteks te caktuar dhe tjetra jo, ndoshta ka me shume te beje me faktin se morfologjikisht shqipja eshte nje gjuhe analitike-sintetike, disa here i pranon inklinimet ne nje kontekst e disa here pranon vetem nje forme te caktuar.

      Une vecse shuaj kuriozitetin gjuhesor, sidomos kur intrigohem sic eshte rasti i perdorimit te formes “te kenunit” si variant geg i “te qenurit” tosk. Nuk kam asnje lloj tendence tjeter, perderisa nuk e kam gjuhesine per profesion.

      1. Ashtu vijmë edhe te çështja që e nisi këtë fill debati: a ka vend të përdoret forma të kenunit në një titull gazete?

        Është një formë dyfish nëndialektore: për shkak të k-së së pjesores (në vend të trajtës me q-, që e ka mbarë shqipja); dhe për shkak të pjesores tematike kenun, e cila është formë mbikarakterizuese, sikurse e sqaroi këtu bukur Adelina, dhe jo pjesore e gjatë e gegnishtes.

        Duke qenë kaq fort e markuar gramatikisht, madje edhe pa sjellë në debat çështjen e normës (e cila në disa qarqe tashmë po konsiderohet si fjalë e ndyrë), forma të kenunit tërheq vëmendjen si e tillë, ose duke qenë opake; në kuptimin që titulli nuk i referohet më shkrimit, por vetvetes, duke thënë: shiko, unë jam i shkruar me gegnishte të randë.

        Ndoshta ky ka qenë edhe qëllimi i autores.

        Dhe nëse është kështu, kemi të bëjmë me një folklorizëm të përdorur me funksion arkaizant, duke mbetur në sferën e retorikës; çka do të thotë edhe se referencat që u sollën këtu, nga autorët e vjetër, janë interesante, por pa lidhje; meqë veç një përqindje e papërfillshme e lexuesve të atij titulli (dhe artikulli) do të mendojnë për Fishtën ose Jak Jungun, kur t’u dalë përpara të kenunit, e veshur me kostumin tradicional urban të një lagjeje të Shkodrës.

        1. Ardian Ndreca në Mapo:

          [S]a të mitun enden tue lypë apo edhe ma keq rrugëve të kryeqytetit, sa të tjerëve u mohohet e drejta e të qenunit fëmijë, e drejta e shkollimit dhe rriten si analfabetë?

  12. Pershendetje Read Me,

    personalisht – pavaresisht te perfshirit tim – Ju falenderoj shume per kontributin dhe per te dhenat bibliografike, qe shume i mireprita.

    Gjithe te mirat,

    Rafaela

  13. Përshëndetje,
    Nuk po ndalem të jap hollësi nga gramatika të ndryshme të shqipes në të cilat dalin të dyja format, por sa për informacion, po jap vetëm dy shënime të shkurtra nga dy gramatikat kryesore historike të gjuhës shqipe: të Shaban Demirajt dhe të Kolec Topallit.
    Të dy studiuesit i japin pjesoret ‘kenë’ e ‘kenun’ dhe jo vetëm për foljen ‘jam’ (të tilla forma dalin dhe për folje të tjera, si ‘dhanun’, ‘lanun’, ‘zanun’ etj.).
    Demiraj i shpjegon si shfaqje të një “mbikarakterizimi gramatikor, të përftuar nëpërmjet shtimit të prapashtesës -un trajtës së pjesores më -në” (pra ‘kenë’, ‘kenun’).
    Topalli i dëshmon këto forma që te Buzuku e më tej. Sipas tij prapashtesa -nun(ë) është vetëm e dialektit gegë, megjithatë ndonjë gjurmë e saj shfaqet edhe në dialektin jugor, ku prapashtesa -un ka formën -ur me rotacizëm (‘zanun’, ‘zënur’).

  14. E ndoqa diskutimin mbi format gege te emrit asnjanes te kenit / kenunit e te qenit /qenunit, por te them te verteten nuk ia gjeta dot fillin. Jane te gjitha forma te gjalla, qe kane ekzistuar e qe ekzistojne ne te folme te ndryshme gege. Mjafton te dalesh nje shetitje neper gegeri dhe do t’i degjosh te gjitha. Ku ishte problemi? Cilat jane korrekte dhe cilat jo? Mbi baze te cilit rregull a dokument normativ do te themi nese jane korrekte apo jo? Po te perjashtojme vendimet e komisise letrare te Shkodres (1917) dhe ato te drejtshkrimit te Prishtines (1964), qe percaktojne vetem disa parime te pergjithshme e nuk merren me forma te veçanta, ne nuk e kemi nje norme gege. Ne keto kushte, te gjitha format jane korrekte.

    1. Jam dakord me ty, Relapso; por kjo të bën të mendosh se gegnishtja e shkruar rishtas për publikun, sot për sot, mbetet në nivelin e një hobby-je.

      1. Nuk eshte as ne nivelin e nje hobby-je as thjesht per hobby.
        Ta them shkurt s ç’eshte per mua te shkruash gegerisht ne publik:

        Duke perjashtuar nje pjese te mire te atyre qe shkruajne gegerisht per arsyen e thjeshte dhe banale se nuk e njohin drejtshkrimin, te tjeret e bejne kete per te rivendikuar nje perkatesi lokale e dialektore superiore, si per te thene: “une jam tjeter gje prej jush, me i mire, me i larte, mos me perzieni me veten, se une jam gege; ja, e shihni qe edhe shqipen e shkruaj ndryshe nga ju te tjeret”.

        Edhe une, po te dua, mund ta shkruaj te folmen e fshatit tim, per te cilin edhe une, si Rafaela, jam krenar. Por para se te jem gege a toske, jam shqiptar, e ndjej veten pjese te ketij komuniteti qe eshte shoqeria shqiptare, i barabarte nder te barabarte. Tek e fundit askujt nuk i plasi te marre vesh nese jam gege apo toske.
        Te shkruash gegerisht ne publik per mua eshte fodullek dhe mendjengushtesi, eshte mungese qytetarie, mungese edukate dhe fyerje per lexuesit.

        Ndjese per daljen nga tema!

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin