Nuk po kalon ditë pa një protestë femrash të zhveshura nga mesi e lart.
Dje kish një të tillë në Montreal; sot një në Varshavë. Nesër kushedi ku. Kudo ku ndodh diçka, aq e rëndësishme sa të tërheqë vëmendjen e mediave, do të shfaqen edhe këto zhonglere të gjëndrave të qumshtit, për t’ua mbushur kartat e memories kamerave të medias voyeuriste.
(Ky sajt ofron foto të shumta nga protestat e grupit të mirënjohur FEMEN).
Për shkak të përsëritjes, edhe efekti karneval i gjesteve të tilla sikur është zbehur; kështu nuk do të jetë e largët dita kur mediat t’u kushtojnë hapësirë dhe vëmendje protestuesve të veshur.
Më duhet të rrëfehem se, kur lexoj ose shoh për kontestime të tilla, nuk e kam mendjen aq te substanca e revoltës, sesa te mënyra e zgjedhur për ta shprehur.
Kjo lloj politike i flet mashkullit tek unë, jo arsyes.
Natyrisht, vajzat dhe gratë që zhvishen topless e bëjnë këtë në formë loje, ose për t’u ngacmuar me një tabu lakuriqësie soft; edhe pse synimi i tyre është që protesta të kapë faqet e para të gazetave dhe kryetitujt e lajmeve televizive.
Mediat janë në krizë për të tërhequr publikun dhe asgjë nuk i tërheq masat më mirë e më shpejt se pornografia – ose mishi i zbuluar i gruas. Mjaft të shohësh faqet e ca gazetave shqiptare, të cilat u ngjajnë gjithnjë e më tepër thertoreve maskiliste (vëreni edhe këtë ndyrësi të paradokohshme, te Shqiptarja.com).
Pa folur pastaj për faktin që hiper-estetizimi i gjirit të vajzës idealisht të virgjër, është edhe mohim i rolit të gruas si nënë, ose i funksionit të saj ushqyes, për foshnjen brenda nesh; sa kohë që gjiri i zbuluar nuk i referohet asnjëherë qumështit, por vetëm syrit; dhe sa kohë që femra e freskët topless shenjon ndoshta nënën e djeshme, por kurrsesi atë të sotmen dhe të nesërmen.
Pornografia, ose abuzimi mashkullor me imazhin e gruas së zhveshur e shtyn publikun drejt një kulture trash, të dominuar nga epshi oral; kulturë që nuk redukton vetëm objektin femëror por edhe subjektin mashkullor; dhe që nuk i referohet aq seksualitetit adult, sesa një surrogatoje infantile, ose të vetmes zgjidhje të përshtatshme për publikun tashmë të tejngopur me imazheri eksituese.
Ironia këtu është se, edhe protestat ndaj kësaj kulture, legjitime në vetvete, shpesh detyrohen të përdorin forma dhe përftesa të cilat veç ia konfirmojnë prirjet, në mos esencën.
Ka edhe një ironi tjetër: mediat e përcjellin lajmin për protestën, me slide shows të fuqishme, por “harrojnë” të përmendin se për çfarë po protestohet – si në rastin e Corriere dello Sport, më lart.
Tek e fundit, lajmi i mirëfilltë është që po protestohet lakuriq – se për çfarë, kjo nuk i intereson kujt.
Nje fare Mamice-rie perendimore te cilen po e kopjojme dhe ne se fundmi, te pakten ne media dhe art deri tani.
Nese vazhdojne keshtu, dhe sa kohe do duhet derisa cicat te mos na bejne me pershtypje (mediave dhe popullit) si karem per keto protestat? Cfare vjen pastaj, do zhvishen dhe nga mesi e poshte? Po me pas, parukerira dhe forma egzotike-pubike?
Interesant dhe kontrapunkti; akoma ketej (SHBA) diskutohet se sa kijamet-ist eshte xhesti i te ushqyerit te femijes me gji ne publik (se mos o zot publiku shikon ndonje pjese te cices dhe goditet ne tru) ndersa ne kontekste te tjera cica eshte njesoj ordinere si dhe vete dollari, apo si euro, meqe keto ndodhin me shume ne Europe.
Une e pershendes kete forme proteste te gruas, kuptohet ne perballje me anen tjeter te komunikimit femeror ne arenen politike dhe zgjidhjes se pakenaqesive/konflikteve.
Mesazhi kryesor eshte: Te jesh sexy (ne shqip? e qishme, epshndjellese, e ethshme?). Ky vlen si moto jo vetem mallrat e konsumit, por edhe per mesazhet politike e partite politike. Shoqeria jone eshte moderne ne imitimin e mekanizmave te komunikimit politik amerikan, duke perbrendesuar zgjidhje te tilla si motoja “te jesh sexy”, “trendy”, sidomos per dy partite medha masive/popullore (catch all parties) qe synojne te terheqin te rinjte e te rejat ne votime.
Ne Shqiperi apo Itali femra te pasura me te tilla shqisa dhe cilesi trupore, si p.sh. Ciljeta (e pash sot ne nje kopertine te revistes Klan) vendosen per hir te se njejtit veprim (shfaqjes se mishit dhe hireve trupore) ne pozicione politike. Vendosja e tyre ne te tilla pozicione, si dikur kryqet ne maje te kodres apo simbolika te tjera politike, jane forma te komunikimit politik, shprehje te mesazheve te bio-pushtetit qe synojne jo vetem te kontrollojne popullsine dhe jeten, por edhe shqisat e (ve)mendjet e te gjalleve. Mesazhi ‘PD sh.p.k si ofruese sherbimesh per konsumatoret e politikes eshte: parti “sexy”.
Te njejten gje bejne ato vajzat ukrainese. Lakuriqet I perdorin hiret e tyre per te njejten qellim, por ndoshta me fisnik. Instrumentalizimi i hireve te tyre trupore synon te percoje mesazhe clirimi (ne 1968) apo paqeje (cica ne vend te bombave) duke perdorur te njejtat mekanizma te pushtetit, trupin e njeriut. Mesazhi eshte “sexy”.
Une p.sh. identifikohem me ceshtjet e ketyre cupave tek i shoh lakuriq apo tek kopulohen ne mes te nje demonstrate. Psikologjikisht jam me i hapur te perjetoje problemet e tyre tek i shoh ashtu lakuriq e te sinqerta ne qellimin e tyre. Kuptohet qe nje mesazh politik eshte me i efektshem kur eshte estitikisht i bukur, shoqeruar me gezimin e shqisave dhe gjymtyreve te mi.
Mendoni mbi bukurine e mesazheve politike te ideologjive me te suksesshme ne bote: Barazia? Merita? Forca? Vellazerimi (nacionalizmi)? Liria (e tregut)?