Herë pas here vëmë re, si redaksi, se kontributet për botim vijnë me probleme të mëdha drejtshkrimore (përfshi edhe tekstet me alfabet të cunguar, pa ë dhe ç).
Do të donim që kohën për redaktim ta shpenzonim me ndreqje më specifike të strukturës së tekstit, në vend që të merreshim me korrektime thjesht teknike.
Sot është më e lehtë se kurrë, që autori të sigurohet paraprakisht se po dërgon për shqyrtim një tekst me drejtshkrim të pastër.
Përdoruesit e regjistruar të Microsoft Office mund të shkarkojnë dhe të instalojnë paketën gjuhësore të shqipes në këtë link:
https://support.microsoft.com/…/language-packs-for…
Përndryshe, Microsoft Office ofron kontroll drejtshkrimor në faqen (sidomos për ata që kanë Mac):
https://www.microsoft.com/…/free-office-online-for-the-web
Nëse kjo ngushëllon njeri, edhe ne i përdorim rregullisht veglat e kontrollit drejtshkrimor për shkrimet tona.
Një alternativë do të ishte të përdorej ChatGPT ose ndonjë program i ngjashëm, për të ndrequr gabimet drejtshkrimore të tekstit shqip. Këtu duhet pak kujdes, për t’i kërkuar programit që të rregullojë VETËM drejtshkrimin dhe të mos bëjë ndërhyrje editoriale në tekst (për shqipen, këto japin shpesh rezultate qesharake).
Ka edhe vegla të tjera online që mund të provoni:
https://sapling.ai/lang/albanian
https://penda.al
https://toolsaday.com/writing/grammar-checker
https://webspellchecker.com/supported-languages/
Askush nuk ka arsye që të mbështetet vetëm në aftësitë e veta për të korrektuar tekstet – sa kohë që ka vegla të përdorshme falas, të cilat e ndihmojnë autorin që të përqendrohet në korrigjime llojesh të tjera.
Shumë shpejt do të detyrohemi që t’i kthejmë mbrapsht tekstet me shumë gabime drejtshkrimore, që na vijnë për botim. Është një shërbim që nuk e ofrojmë dot, dhe as dëshirojmë ta ofrojmë.
Shpresojmë shumë në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj,
Redaksia e revistës
Shënim: imazhi në kopertinë është përpunuar me Ideogram.