Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Kinema

DON’T WORRY DARLING

A love letter

Shënime për filmin Don’t worry darling, nga Olivia Wilde.

M’u desh ta ndiqja me vëmendje filmin dy herë, për të kuptuar që në fakt ky ishte një film mbi shpëtimin prej skllavërisë së vdekjes drejt lirisë në jetën e pasosur. Filmin e lexova si tre segmente të ndryshëm, kronologjia e të cilëve në film është e invertuar. Pra, segmenti që në realitet ndodh në fillim, në film paraqitet në fund. Segmenti që në realitet ndodh në fund, në film paraqitet në fillim. Dhe segmenti qendror, që është gjithashtu momenti i konvertimit të personazhit kryesor mbetet i gozhduar në qendër.

Jack Chambers është një i ri 29 vjeçar, që bashkëjeton me gruan e tij Alice-in, e cila punon si infermiere me orë të zgjatura ndërsa Jack-u qëndron përpara kompjuterit i paaftë për të gatuar diçka për të ngrënë e aq më pak për t’u marrë me punë. Duket i lodhur, i drobitur, e i konsumuar. E megjithatë kur Alice kthehet e lodhur nga puna, Jack-u nuk heziton dhe duket i gatshëm e kërkon të bëjë dashuri me të. Por Alice, së cilës i duhet të rikthehet në punë vetëm pas disa orësh, me gjasë edhe e neveritur nga padobishmëria e qenies së tij, e refuzon me indinjatë. Jack just stop! I just finished a 30-hour shift. I sewed up 30 people and I’ve got to be back in 6 hours and I’m so tired. I just need to go to bed.  Për aq kohë sa deri në këtë pikë filmi nuk na prezanton me ndonjë fëmijë të çiftit, duket sikur Jack-u i zhytur tashmë në vorbullën e errët djaloshare të shterpësisë së keqpërdorimit të fakultetit riprodhues dhe i skllavëruar nga epshi e apatia kërkon të zhysë si i mbyturi drejt vdekjes edhe bashkëshorten e tij. Ai është Jack Chambers, Fanti i Dhomave.

 

Megjithatë në ekranin e kompjuterit të Jack-ut lexohet shprehja Organized Chaos. Jeta e tij deri në atë pikë nuk është gjë tjetër veçse reflektimi i një kaosi të mirëfilltë dhe thirrja që ai dëgjon nëpërmjet videove në internet nuk duket të jetë gjë tjetër veçse ora me zile që shërben për ta zgjuar nga gjumi i thellë ku kishte rënë. Modern society has smothered our true selves, and driven us from biological destiny. I see that version of yourself that you’ve buried deep and that everyone else ignores. That…that is the real you. Kështu dëgjohet thirrja nga Organized Chaos. Kështu dhe Jack-u nis hapat e parë në ecjen drejt lirisë nga skllavëria e vdekjes.

Dhe pikërisht zëri që dëgjohet është i drejtuesit të simulimit Organized Chaos, të quajtur Frank. Frank-u është personazhi kyç në film, i cili mundëson këtë konvertim drejt ndriçimit e ngrohtësisë së jetës në qytetin e shndritshëm në kodër. Si një marinari të zotë të mësuar me thellësitë, por që tashmë lundron në sipërfaqe me lehtësi, aq sa duket të ecë mbi ujë, sipas Jack-ut Frank-ut nuk do t’i pëlqente sallata me ton që Alice-i kishte në plan të përgatiste për festën te shtëpia e tij. Të veshur me mister, pavarësisht mendimit të Jack-ut, Frank-un fillojmë ta njohim gjithashtu edhe nga përshtypjet e personazheve të tjerë. Frank doesn’t have to talk to you. You have no idea how extraordinary he is or what he can do. You’re lucky to even know who he is, let alone to be standing in his house. What he’s created out here… It’s a different way – a better way.

Këta janë hapat e parë të njohjes së Frank-ut, derisa ai shfaqet në skenë dhe flet vetë për veten e tij. I choose, we choose to stand our ground. To look harder, to dig deeper. To mine that pure unbridled potential. That gem of limitless and unimaginable value. It’s just too easy to get distracted by what seems. Much more difficult, braver I would say to search for what could be.

Elegant dhe elokuent, Frank-u i fton të gjithë të pranishmit që të lënë pas kaosin, armikun e pamëshirshëm të progresit. I njeh të gjithë të ftuarit në shtëpinë e tij dhe shikon madhështinë e mundshme të gjithësecilit.

I know exactly who you are. Qëndrimi i Frank-ut ndaj grave në përgjithësi, bashkëshorteve të të ftuarve, dhe ndaj gruas së tij në veçanti duket të jetë i përulur dhe falenderues. We ask for strength, a shoulder to cry on, food at home, a house cleaned, and discretion above else. You are my rock. I drejtohet ai gruas së tij.

Jack Chambers-i i ri fillon të ndjekë Frank-un dhe jeta e tij fillon të ndryshojë gradualisht. Ai fillon të shfaqë diçka nga tiparet e Frank-ut vetë në kujdesin dhe respektin që tregon ndaj vetvetes si në sjellje e ashtu dhe në paraqitje. Jack Chambers-i ri i veshur me kostum e kollare, tashmë me flokë të prerë e syze dielli punon për projektin Victory. Duke u nisur që herët pasi gruaja e tij i përgatit mëngjesin e drekën, përpara se ta presë e zbukuruar për darkën, të cilën e ka gatuar me kujdes, ai i drejtohet zyrave qendrore të projektit Victory.  Në këtë projekt Jack Chambers-i merret tashmë me zhvillimin e materialeve progresive – një punë e cila sipas gruas së Peter-it, e bazuar në insinuatat e tij, ka të bëjë me ndërtimin e armëve.

Jack Chambers-i ri është njeri tjetër nga Fanti i Dhomave. Ndryshe nga ai i mëparshmi marrëdhënien e tij me Alice-in ai dëshiron ta thellojë edhe më tutje, duke sjellë në jetë fëmijë, mundësisht një vajzë. I love you and I want more of you. Thotë Jack-u i ri, jo shumë ndryshe nga ata që thonë që kush ka vajza botën ka. Ndryshe nga ai i mëparshmi që i imponohej Alice-it kur ajo kthehej e lodhur nga puna, Jack-u i ri e lë zgjedhjen të lirë në dorë të Alice-it, jo shumë ndryshe nga ata që thonë burrë e grua mish e thua. I think it would be fun. Thotë ai. Just think about it.   

© 2024 Nevis Isaj. Të gjitha të drejtat janë të autorit.

3 Komente

  1. Dmth. zgjidhja eshte me shume barrë per te gjoren. Si do ta sjellesh lakun e familjes, gruaja eshte brenda qerthullit.

    Ne burrat moderne jemi bere per poligami. Nga nje grua per detyre a funksion.

    Ndarja e detyrave ne monogami eshte zgjidhje e ideologjise kapitaliste mbi eficiencen e barazine.

    Si ti avitesh gruas ne tre jave kur lodhet ne pune? Nje jave eshte jashte funksionit. Duhet tia heqen kete jave periodash me ndonje bio-hacking. Nuk e meriton.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin