PEIZAZHI SI REALITET DHE SI KONCEPT

“Peizazhi nuk është një tipar natyror i mjedisit” J. Jackson, 1984

nga Zydi Teqja

Përpara pak kohësh arrita të publikoj librin tim “Bazat e arkitekturës së peizazhit”, rezultat i një pune të gjatë studimore dhe kërkimore. Ndërkohë që po ndiqja procedurat e katalogimit të librit në bibliotekën kombëtare mësova që libri im duhej futur në kategorinë “Zbukurimi i mjedisit”. Ndërkohë më ka ndodhur jo rrallë që, kur më pyesin se çfarë pune bëj dhe u them që merrem me arkitekturën e peizazhit, bashkëbiseduesit shprehen: “Ah peisazhi, sa bukur, lum si ju; ju e kaloni kohën me lule, gjelbërim, me kopshte, parqe e me gjëra të bukura”. Dhe në fakt edhe klientët shpesh kërkojnë që të kenë atë peizazhin me pemë me gjelbërim të përhershëm, me lule të cilat nuk vyshken kurrë dhe me tapet bari. Për habinë e bashkëbiseduesve të mi, kjo nuk më bën që të ndihem mirë, për të mos thënë që ndihem keq, sepse janë pikërisht këto këndvështrime shkaku i shumë problemeve të botës sot.

Pasi bëra disa përpjekje për ta ndarë shqetësimin me disa ekspertë të fushës së gjuhësisë vendosa ta ndaj shqetësimin tim me një komunitet më të gjerë lexuesish dhe natyrshëm mendova: ku ka më mirë se sa në një revistë që fjalën peizazh e ka në titullin e saj.

Kur diskutojmë për kuptimin e fjalëve të futura në shqip nga gjuhë të tjera është e natyrshme që të shikojmë kuptimin e fjalës në origjinën e saj.

[…]

Për ta lexuar artikullin të plotë, klikoni në linkun më poshtë:

Peizazhi si realitet dhe si koncept, nga Zydi Teqja

Shënim: imazhi në kopertinë është krijuar me Midjourney.

Kujdes: ata që duan të lexojnë PDF në telefon celular, mund të përdorin app-in Acrobat Reader në liquid mode.

Rreth Autorit

Prof. Zydi Teqja në vitin 2018 themeloi për herë të parë në Shqipëri programin e plotë të studimit në Arkitekturë peizazhi, pranë Departamentit të Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ai është Fulbright Scholar dhe Visiting scientist në Universitetet e Wisconsin-it, SHBA dhe të Milanos, Itali.

Author Archive Page

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin