Së shpejti, këtë fund muaji, 30 qershor, do të mblidhemi në Tiranë, për 15-vjetorin e revistës “Peizazhe të fjalës” – dhe nuk kish mënyrë më të mirë, për ta shënuar këtë moment, se një bisedë me Elsa Demon, në emisionin e saj Artes, në TVSH. Flasim për historinë e revistës, zgjerimin dhe transformimin e saj, projeksionin drejt së ardhmes, misionin e saj të kultivimit të mendimit kritik, marrëdhëniet me bashkëpunëtorët dhe lexuesit, ruajtjen e pavarësisë editoriale dhe të vijueshmërisë në vite, bashkudhëtarët dhe konkurrencën, pengesat që na është dashur të kapërcejmë dhe format e censurës – të gjitha këto në kontekstin e mediave kulturore sot në botën shqiptare.
(Do të ndajme me ju më shumë informacion rreth festës së 15 vjetorit së shpejti. Shënojeni datën!)