Tetori i Librit në Tiranë u mbyll me një instalacion në Sheshin Skënderbej: një konstruksion i lehtë, me pamjen e Fjalorit të Gjuhës Shqipe.
Sipas ministres së Kulturës Elva Margariti, instalacioni sjell edhe “Një mesazh për të njohur dhe dashur gjuhën tonë!”
“Kopertina” e kësaj kulle të papritur të shqipes mu në qendër të Tiranës rimerr, në formë të thjeshtuar, atë të Fjalorit të gjuhës shqipe, botim i vitit 2006.
Me një ndryshim të spikatur: janë hequr emrat e autorëve të veprës.
Dhe një ndryshim tjetër jo dhe aq të spikatur: Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë del, në Instalacion, si Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë.
Ja edhe detaji:
Turp.
I gjuhës është Fjalori, o të mëdhenj; ndërsa Instituti është i gjuhësisë. Ndërsa ju, që ngrini këto kulla kartoni, nuk qenkeni as të njërës, as të tjetrës.
Nuk di sa mund të ketë kushtuar kjo gjë (për mua shpërdorim i parasë publike), por di që, ata që e kanë ngritur, njëkohësisht e kanë përdhosur gjuhën shqipe dhe institucionin që, për mirë ose për keq, është kujdesur shumë vjet për të.
Po sot, instalacioni u sulmua nga protestuesit për Kopshtin Botanik, që vendosën aty mbishkrimin:
NA KA MBIRË VELIAJ NË KOPSHT
Mbishkrimin e mbuluan sakaq me bojë të bardhë punonjës të zgjedhur të Institutit të Gjuhës dhe të Letërsisë.
© 2019, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Lutemi kopjojeni pa gabime të trasha.
Ashtu si “Kulla”, ca metra më tej, para Galerisë së Arteve, prej kohësh ka mbirë e ka zënë rrënjë “Reja”.
Reja e famshme e një artisti të famshëm nga Japonia… Sa herë kaloj andej dhe e shoh, më vijnë në mendje ca vargje të Kadaresë:
Shkëmbinj si tempuj,
nën re mbi re.
Një varrezë bubullimash.
Kujdes! Nën këmbë ke.
I gjuhës është Fjalori, o të mëdhenj; ndërsa Instituti është i gjuhësisë.
Nese instituti studion vetem gjuhen shqipe eshte I gjuhes.Nese studion edhe gjuhe te tjera e marredheniet ne mes tyre eshte I gjuhesise .
Shpresoj të mos e kesh seriozisht.
Përndryshe: Nëse Instituti studion vetëm gjuhën shqipe, atëherë është i gjuhës shqipe.
Po vërtet? Vërtet? Vërtet mendon, Alba se kushdo mund ta quajë Institutin si të dojë, në bazë të arsyetimeve kaq sipërfaqësore? Vërtet mendon se na ka mbetur mua dhe ty, që t’u vëmë emrat institucioneve, sa herë që të na shkrepet? Apo mos vallë, ata që e ngritën atë gjënë dje, ia kanë ndërruar emrin Institutit qëllimisht? Që ashtu të fillojë edhe reforma aq e pritur e Akademisë së Shkencave?
Të ulemi tani të diskutojmë edhe nëse është apo jo Institut? Se mbase na del ndonjë gjë tjetër… p.sh. instalacion.
Alba: Institutin do ta quajmë ashtu si e ka emrin. Diskutimet nëse i duhet ndërruar emri nuk mund të fillojnë nga Sheshi Skënderbej.
Alba, sinqerisht, nëse do të tallesh, hyr të lutem në një rol tjetër, nëse nuk e di që titulli i institucionit është “Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë” mësoje. Po nuk është e thënë, që për çdo gjë që të mungon ekspertiza bazike një zgjidhjen tënde; ose të paktën këtu jo.
Sipas mission statement te institutit te gjuhesise :”.. Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë në Tiranë është institucion kërkimor-shkencor, qendër kryesore për studimin e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare.” Derisa ka si qellim studimi vetem gjuhen shqipe duhet emertuar instituti I gjuhes .Nese ka per qellim studimin e gjuhes si fenomen nder Homo sapiens atehere duhet emertuar :instituti I gjuhesise .Pra ndryshimi midis language dhe linguistics.
Një monument i shkalafitur në mes të Tiranës i nivelit qesharak ku ka përfunduar shteti shqiptar dhe i damllosjes intelektuale të nëpunësve të tij. A e hoqën/korrigjuan tani të paktën apo e kanë lënë turpin akoma aty?
Më thanë që e paskan korrigjuar një ditë më pas, me gjasë si reagim ndaj këtij shkrimi. Shpresoj të jetë ashtu 🙂
Nje tjeter kub (te zi) po me kujtoka ky.
Te vene tani mesuesit e gjuhe-letersise nga kudo te vine e ta qellojne me guralec e te bejne litani per gjithe keto breza nxenesish qe ua kane mesuar shqipen e shkruar si syte qe tu pelcasin!