PROTESTA PA KOKË

nga Lazjon Petri

U shkrua, u fol dhe shenjat janë do të stërflitet e do të shkruhet edhe më shumë për protestën e studentëve rrugëve të Shqipërisë së këtij dhjetori. Lëvizje si këto, jo vetëm që s’e lenë dot ujin të rrijë në një vend e të qelbet, por hapin sipare ndryshimesh, të ftojnë të reflektosh e të shpresosh. Cila është veçantia e kësaj proteste? Do të veçoja këto:

  • “Nuk e duam politike”
  • “Protesta jonë nuk ka kokë”

Në marrshim në shqyrtim të dytën- protestën pa kokë-, dalin do mësime të vyera, siç është të kuptuarit e këmbënguljes së të rinjve që për ndokënd bie erë kryeneçësi më tepër sesa shpresë.

Paradigmat e shoqërive  

A ka jetë pa kokë në natyrë? Si njerëz, jemi të pajisur me diçka që quhet kokë dhe jemi po ashtu të vetëdijshëm që kokë dhe tru kanë edhe shumë organizma të tjerë. Po a janë të gjitha ashtu? Jo. Bimët, mikroorganizmat, sfungjerët dhe koralet e bukura janë veç disa prej krijesave të panumërta që funksionojnë ndryshe…domethënë pa kokë. Në çfarëdo statistikash të mbështetemi, në cilindo studim të zhytemi, gjasat janë të mrekullohemi për misterin e mbarëvajtjes së Jetës dhe se si Ajo ndërvepron e komunikon… I tillë është edhe libri i Peter Wollheben, “The Hidden Life of Trees”, i cili e rrëzon paradigmën e vjetër, që çdo pemë në pyll është “kokë më vete” dhe me gjuhë aq të thjeshtë hedh dritë mbi komunikimin e secilit dru me sho-shoqin dhe llojet e tjera, njësoj sikur të kishin internet.

Po mirë, shoqëritë njerëzore, shfaqin sjellje njerëzore sepse duam ne – si njerëz që jemi – t’i lexojmë ashtu? Apo janë të tilla sepse përbërësi bazë, individi i përveçëm, është njeri? Thënë më shkoqur, shoqëria vetëm duke pasur hierarki dhe strukturë ushtarake mund të funksionojë?

Protesta si njeriu pa kokë

A ka kësisoj shoqëri pa kokë që i venë punët mbarë? Shembuj të paradigmës së re, ku sipërmarrjet janë pa CEO (lexo: kre) janë në bulëzim gjithandej. Për analogji, masa e protestuesve pa udhëheqës, i përngjason njeriut pa kokë sipas paradigmës së vjetër.

Dobi vs. dëm

Nëse të gjitha pyetjet e Universit do kishin edhe ato ndarjen tashmë klasike koka-gjymtyrët-bishti, ndoshta Koka e Pyetjeve në këtë pleqërimin tonë për risinë e protestës studentore, do të ishte: Universiteti në Shqipëri, sjell dobi apo dëm për shoqërinë? Uroj të jem i gabuar, sepse parë siç është sot, me këtë masivitet dhe cilësi, pa u fshehur prapa gishtit, më rezulton që sjell më shumë dëm!

Milenianët

A i njohim sa duhet e si duhet tiparet e 25-vjeçarëve të sotëm shqiptarë, që porsi sivëllezërit e simotrat e tyre nëpër botë gëzojnë ato që, sipas një morie studiuesish bashkëkohorë, njihen si karakteristika të milenianëve?

Ka një dyzinë antropologësh, mes tyre Dr. Gabor Mate, Haydn Shaw dhe Dr. Jeremy Schulz, të cilët i vlerësojnë milenianët, këtë brez të lindur në periudhën 1980-2000, duke thënë që e kanë tejet të mprehur kërkimin e lirisë, e mundësive të zgjedhjeve dhe ndryshimit.

Milenianët janë shpesh të përçmuar nga gjenerata pararendëse, sidomos nga ajo e lindur në vitet 1960-1980. Përherë e më shumë po del në pah sa të mrekullueshëm janë të rinjtë e sotëm, në ndryshim nga brezat që gjithmonë u përpoqën të zgjidhnin çështjet e trashëguara nga brezat e mëparshëm që jetonin më tepër për hir të së jetuarit si mbijetesë, sesa rrezatues të gëzimit, paqes dhe dashurisë. Shkurt, këta Milenianët, mund të mos e dinë si, por e duan sinqerisht Botën më të mirë.

Do rrojmë e do shohim nëse milenianët tanë protestues, janë inerci e errësirës verbuese otomano-komuniste apo do jenë mishërim i zogut të pendosur për drejtësi, liri dhe barazi.

Paradoksi “jo-politike sado që jam politike”

Kokës sime prej kungulli pa fara, zërat e Protestës Pa Kokë i dëgjohen si rrahjet e një zemre dyfish krenare shpresëshumë e Milenianëve kundrejt të gjithë kastës së politikanëve “ngrehu o prift të ulet hoxha”, kundrejt mediave që u venë pas huqeve të politikës së ditës, kundrejt ekonomistëve te bankave që duket se më shumë mprehin lapsin për afera (që pasandaj të shpallen të pafajshëm), sesa nxjerrin në dritë njerëz njëkohësisht të ndershëm e të aftë (si dikur Mitrush Kuteli) dhe kundrejt pushtetit gjyqësor “qelibar”.

Në këto kushte, Njeriu edhe me kokën plot në qoftë, në këtë anormalitet, edhe në mos qoftë mospërfillës nga natyra, bëhet moskokëçarës. Pra, kur bëhen shkelje këtu e vjedhje aty, pa i hyrë gjemb kujt, nuk çuditet Njeriu, kur edhe për Teatrin Kombëtar, në emër të ndërtimit të një të riu, miratohet me vendim parlamentar një ligj i posaçëm që të shembet i vjetri dhe pashmangshmërisht edhe e gjithë trashëgimia historiko-arkitektoniko-kulturore që Ai bart.

E pra, të dashur miq, tërësia e kësaj Kaste nga të cilët Njeriu duhej të ishte i përfaqësuar, por që gjendet pak i përfaqësuar ose i papërfaqësuar, në “englisht” quhet Establishment. Kësisoj, kjo protestë ËSHTË POLITIKE, dhe meriton të marrë këtë trajtë! Studentët nuk duhen lënë në baltë, por duhen mbështetur nga sa më shumë jo-studentë. Ndarja e grurit nga egjra e Establishmentit shqiptar po tregohet me gisht nga studentët shpresëplotë dhe ëndërrmëdhenj, por duhet shkundur nga studentë e jo-studentë bashkë, përndryshe në mulli do shkojë për t’u bluar i njëjti thes, vetëm me dizenjo tjatërsoj, por që si përfundim do gatuhet e piqet e njëjta bukë.

Dialogu i njeriut me njeriun pa kokë

Dialogu i munguar, i shumëkërkuar nga njëra palë dhe i shumëmospranuar nga pala tjetër, na fton të pyesim: -“A nuk duhet që së pari të mirëkuptohen dhe dëgjohen me vëmendje rrahjet e zemrës së Njeriut Pa Kokë që është kjo dëlirësi shpresëshumë njerëzish të vetëdijësuar?”

Njeriu pa Kokë është snobizmi dhe ballafaqimi më i bukur që i bëhet – qysh me nënshkrimin e pluralizmit shqiptar – Elitës Kokëmadhe, asaj të vetëshpallurës Elitë te kombit shqiptar- sepse Ajo e Vërteta, u pre, u dogj, u përndoq, u la në hije, s’u kuptua e rrjedhimisht s’u dëgjua, tash e një shekull me radhë. A kemi reflektuar sa duhet për dëmet çnjerëzore dhe aq shumë të kushtueshme që i kemi bërë Elitave dhe intelektualëve të dikurshëm? Po për arsyet e mungesës së një Elite dhe Intelektualizmi të shëndoshë në ditët e sotme?

Njeriu Protestë Pa Kokë baraspeshon rëndesën që kokat e nxehta “Përça-sundo-Përfito- në këtë status quo” dalin e teprojnë. Për të mos thënë që janë këto koka metastazash që po gëlojnë qyshkur qelizave të zemrës Shqipëri, që shumëkujt iu dukërka më tepër si Shtazë për ta rrjepur sesa Bazë ku të kultivohen Virtytet.

Vlera e solidaritetit dhe ngritjes së zërit të milenianëve është e epërme. Ky dekameron ngjarjesh i kësaj proteste, mishëron refuzimin për pasqyrat e lugëta dhe të mysëta të Establishmentittjetërson pamjen. Studentët sapo na ka vënë përballë një pasqyrë të qenësishme ku të shohim qartë veten dhe gjithçka tjetër më mirë.

E tepërt të thuhet që kësaj Proteste Pa Kokë s’i shkon asnjë kokë përfaqësuesi të Establishmentit sepse do dukej kitschy qoftë edhe sa për dialog.

Në vend të ëmbëlsirës

Atyre që janë çuditur se pse i mbështes studentët kur s’jam student, u kujtoj rastin e atij gjitonit që s’lëvizte nga vendi kur fqinjit i digjej shtëpia dhe i përshëndes me thënien lapidare – të atij që fillimisht i mbështeti nazistet, por që më vonë u bë kundërshtari më i pashembullt i tyre, Martin Niemöllerit – të cilën në shqip mund ta kthenim si më poshtë:

Kur së pari iu turrën komunistëve, s’e ngrita zërin-
Meqenëse s’isha komunist.
Pastaj, kur iu vërsulën sindikalistëve, e qepa prapë gojën-
Ngase s’isha sindikalist.
Edhe kur u morën me çifutët, thashë ç’më duhej mua t’u dilja në krah-
Sepse s’isha çifut.
Kur në fund më erdhi radha mua-
S’kishte mbetur njeri më këmbë të më gjendej pranë.

E bukur ishte Protesta e Armëve Kimike, Pa Kokë edhe ajo, por me një zemër qe rrihte fort, nxitur nga frika për jetën dhe shëndetin. Shumë e bukur është edhe kjo Protestë Pa Kokë e studentëve, sepse është e nxitur nga nevoja dhe vetëdija për një arsim dhe rrjedhimisht, jetë më të denjë.

Na daltë për mbarë të gjithëve!

© Lazjon PETRI.


https://www.voal.ch/se-pari-ata-erdhen-per-poezia-e-famshme-e-martin-niemoller-nga-elida-bucpapaj/

https://encyclopedia.ushmm.org/content/en/article/martin-niemoeller-first-they-came-for-the-socialists

https://en.wikipedia.org/wiki/First_they_came_

 

First they came for the communists, and I did not speak out-
Because I was not a socialist.
Then they came for the trade unionists, and I did not speak out-
Because I was not a trade unionist.
Then they came for the Jews, and I did not speak out-
Because I was not a Jew.
Then they came for me-
And there was no one left to speak for me.

 

13 Comments

  1. Shume shprehese analiza e protestes studentore te ketyre diteve shkruar prej z. Lazjon PETRI.
    E mbrekullueshme thenia e tij: “Te shohim nese studentet jane inerci e erresisres verbuese otomano-komuniste, apo do te jene misherim i Zogut te pendosur [qe lufton] per drejtesi, liri dhe barazi.”
    Shoqerise shqiptare deri sot i eshte marre fryma, i jane verbuar syte nga erresira otomano-komuniste. Ajo ka shume nevoje pikerisht per nje zog te pendosur qe merr fluturimin per drejtesi, liri e barazi…
    Respekte.

  2. Ky brezi i milenianeve eshte vertet i mrekullueshem. Kot i quajme ne milenianet e milieniumit te kaluar brez i ceket Fejsbuku. Ata nuk jane vetem te virtuales, por edhe te reales, varianti milenian i shprehjes sone te milieniumit te kaluar: Edhe te pushkes, edhe te penes. Per shembull, sot i kishin thene kryeministrit qe ta ulte koke, ndryshe do t’ia benin motren. Realisht, jo virtualisht, pavaresisht se kryeministri eshte si gjyqtari i futbollit, nuk ka moter. Prandaj edhe une them se ata qe e quajne brez pa koke, domethene pa tru, e kane gabim. Thjesht protesten e kane pa koke, jo koken pa tru.

  3. Welcome to the machine. Organizimi pa kokë ka kuptim vetëm nëse studentët e organizojnë individualitetin në atë mënyrë dhe në atë nivelin që do duhej për të përballuar makinën e propagandës shtetërore, Studentët po përballen me një kryeministër bizantin, manipulues, dhe nga më të paskrupullt që kemi njohur. Dhe nuk është se ne nuk kemi njohur ndokënd krejt të paskrupll në krye të shtetit.

    Aspekti tjetër është që ky brez, ndonëse më i lirë dëshmon se trashëgon timiditetin e brezit të vjetër në artikulim në rrafshin konceptual. Kërkesat nuk janë artikuluar qartësisht si politike dhe ekonomike. Kërkohet zgjidhje nga shteti, kur vetë shteti është problemi.

    Sot kryeministri arriti deri aty sa të thishte që më 1990ën ne përmbysëm komunizmin, ndërsa po dëgjoj këtu që ju doni të ktheni komunizmin mbrapsh.

    Kryeministi ka të drejtë.

    Studentët nuk duhet t’i kërkojnë nga shtetit tu plotësojë asnjë kërkes, por duhet të kërkojnë nga shteti të heq dorë nga kontrolli mbi sipërmarrjen e lirë, nga kontrolli mib mediat, nga kontrolli mbi tregun e punës, dhe biznesin e vogël, nga roli i padeleguar që ka marrë në rishpërndarjen e burimeve të lëndëve të para dhe në privatizimet e pasurisë së përbashkët. Ky nuk është roli i shtetit si rregullator në një ekonomi të lirë dhe shoqëri demokratike. Ky është roli I një shteti fashisto-komunist.

    Nëse studentët nuk artikulohen në lartësinë dhe qartësinë që e kërkon një lëvizje antisistem, nuk bëjnë gjë tjetër me kërkesat e deritanishme, veçse hap mbrapa.

  4. Dmth sfungjeret dhe koralet nuk kane koke. Po mire studentet ku futen? Se nese jane korlae atehere t’i perdorim per zbukurim ne tavolina.

    Shume entuziaste shikoj keto dite per mesazhin qe po japin studentet. Mirepo po te jete thjesht per mesazhin se partite e vjetra e kane mbyllur ciklin, kete njerezit e dinin me kohe dhe nuk ngelen t’ua thone studentet. Ceshtja eshte si kalohet ne stadin tjeter.

    E fundit-per autorin kjo. E keni shtyre pak si shume me termin e inercise otomano-komuniste. Pse nuk e shtyn edhe pak me shume e ta besh bizantino-otomano-komuniste. Keshtu jeni dhe me koherent. Sepse me te drejte thoni se shume do te flitet per kete proteste. Kjo edhe pse eshte ndoshta protesta me bizantine ne nenujrat e saj, qe ka pare ky vend.

  5. Pasi deshtoi ne shesh duket se Lule Moni ka vendosur te jete koka e studenteve ne Parlament. Ngaqe ska koke teorike, por praktike( se nuk bllokohet simultanisht asgje nqs batalioni nuk ka kompani e kapitene) , te gjithe perpiqen t’u vene koken e tyre, duke u thene se cfare konkretisht duhet te bejne e te kerkojne e cfare s’duhet te bejne e te kerkojne. Ne kete kaos dhenieje mendsh as studentet skuptojne gje se cfare kerkon shoqeria qe ata te kerkojne e bejne, keshtu qe vazhdojne me programin e tyre. Ketu vijme tek fakti qe shoqeria nuk do qe t’i shohe te ecin me kembet e tyre, do qe t’i integroje gjekundi qe te “piqen” e te jene te pergjegjshem. Kjo eshte gjeja qe nuk ka lidhje me milenianet por me te lindurit pas 1990-s, se para 1990 me kokrra jane te papjekurit e papergjegjshen qe refuzojne te integrohen. Ose ndoshta keta te lindurit ne oligarki shohin edhe se skane ku e si te integrohen dhe thone ne kete pike meqe skemi ku integrohemi e s’duam te emigrojme atehere i veme flaken ketij sistemi, ne fund te fundit egoizmi eshte shtyse e forte, aq me mire kur perkon me shume egoizma dhe paraqitet si altruizem. Protesta po koke po rrezikon shume koka e te rrezikuarit vetem sa kane filluar rezistencen me Ramen, i cili thote keto 3-ja nuk behen, keto 5 te tjerat edhe behen edhe s’behen, po sipas gjasave edhe keto s’behen. Si duken bathet do hame edhe kaposhin e Vitit te Ri e do rifillohet nga e para, derisa te gjithe t’i kene mbaruar analizat e interesave personale, si keto integrohen gjekundi tek ndonje interes publik.

  6. Hamendesoj se autori bizantinizmin e fut si perberes te komunizmit, mbase edhe gabohem, meqe per mua me bizantine se komunistet veshtire se gjen. Nqs populli e di me kohe e vakt qe partite e kane perfunduar ciklin e tyre, ca po pret qe 20 vjecari t’i jape mend, se ka lexuar ca libra ne shkolle ? Populli te demostroje njehere qe eshte kunder partive, pastaj te kerkoje llogari e xhevap se cfare do te ndodhe me vone, qe shihet se cili eshte popull dhe cili eshte popull partiak.

    1. Jo mend nuk kerkon populli nga 20 vjecaret por edhe tu shitet mend nuk ta toleron. Aq me teper kur ai qe shet mend nuk e di edhe vete se cfare do bej.
      Nje nga mekatet e kesaj proteste eshte se ne vend te sherbeje si shkendije per levizje popullore po sherben si uje per ta shuar ate. Ose si valvul shkarkimi.

      1. Ku e ke pare ti shitjen e mendve ? Une pashe sot sesi nje studente e Kamzes i tha palloshit thjesht bukur e sakte, thate qe tarifat ne 2015 sdo rriten, keto jane rritur cdo vit, 300 mije ,320 mije,350 mije per vitparistet. Kjo e para tha, e dyta ketu na mblodhi rektori, si per cudi mbive edhe ti nga hici, une pas pergjigjes po ju le shendene. Ne ka nje gje me praktike, me personale/grupore, une sdi te ekzistoje me bote. Pse shitje mendsh eshte te kerkosh te drejtat e tua ? Protesta popullore nuk ndodh se ska populli kellqe, se keta ne krye jane me teorine e Shen Pjetrit mbi mangall, bjeruni e bejuani kurrizin me te bute se barkun, pastaj mesojini se cila eshte e verteta. Popullit duhet t’i sherohet shtylla kurrizore njehere. Kjo eshte qesharakja e luftes mes te varferve dhe e teorise merrja lopen vellait tim, se ne kete lufte i varferi me kurrizin copa ska kellqe te kerkoje te drejtat e veta dhe u bie kokes te varferve qe kane kellqe t’i kerkojne te drejtat e veta.

        1. Shitje mendsh eshte kur te hipen mendja ne qejf dhe kujton se i vure ultimatum kryeministrit dhe u zgjidhen hallet e tua. Pastaj kur ultimatumi mbaroi, u hallakaten si pula pa koke. Shitje mendsh eshte edhe kur perze nga protesta pedagoget, te cilido krahu, kur perze edhe njerezit e thjeshte e hallexhinj.

          Ti thua pashe njeren une ne tv. Une kam pare me dhjetera keto dite ne Tv. Shumica jane fodulle. Ka prejt tyre partiake te fshehur, jo partiake naive, anarshiste dhe arriviste. Shumica derrmuese arrogante. Njeri thoshte nuk i duam pedagoget. Te kalojne ne veting njehere. Po te duan le te bejne protesten e tyre. E te tjera bukurira koralesh.

        2. Ah edhe dicka tjeter. Faleminderit qe me bere ta shoh videon per te cilen flet. Nuk e di nese ke pare te njejten por do te lutesha ta shikoje edhe njehere. Aty Rama ofendon, shantazhon, luan lolon, tall edhe menderen me studentat dhe ti thua u ngrit vetem njera. Ky takim eshte ekzakt cfare shkon keq me kete levizje. Kane gjysem muaji ne rruge qe dridhen si qen (pa konotacion negativ kjo) dhe nuk ka dale akoma njeri t’ia thote ne sy “Je i padeshiruar dhe ik!” por merren me tete pikat. Shiko se kete ua thote vete Rama me qesendi. “Ata studentet e Dhjetorit tjeter u ngriten kunder nje regjimi” thote. Cfare talljeje.

          Te veshtire shume do ta kete ky popull!

  7. Speaking of populli, gjeja qe me ka bere me shume pershtypje nga kjo proteste dhe qe nuk e kam pare te trajtuar nga asnje (mbase vetem hyllini mund te jape pergjigje) eshte se te gjithe jane me protestuesit, madje edhe vete kryeministri. Ka nje solidaritet, por edhe entuziazem popullor per protesten, jo thjesht per realizimin e atyre kerkesave, por shume me teper, per rrezimin, ose qofte edhe shkuljen e themeleve te sistemit, whatever “sistem” means. Po shtrohet pyetja, ky popull entuziast, trim e liridashes, pse nuk ngrihet vete t’i jape grushte derrmuese sistemit, po pret t’i nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e njoma te studenteve.

    1. Meqe me thirre ne kauze njefare interpretimi e dhashe tek nje pergjigje me siper. Populli ka entuziazem, populli partiak jo edhe aq. Kushdo ka filluar te bene hesapet e veta dhe ne pergjithesi te gjithe dalin rruar e qethur ne kete sistem, perfshire te seleksionuarit negativisht sepse nje forme e tille seleksionimi e ben te pakenaqur ate poshte, i cili edhe pse e ka pa merite nje pozicion cfaredo sheh qe shefi i tij eshte me kungull akoma dhe thote po pse te jete ky qe eshte me kungull se mua? Ne fakt procesi i te menduarit te tij diferencon pak sepse sido qe ta marre mendon se eshte i mire se shume te tjere per ate pozicion , keshtu qe kur sheh se ai me lart ne fakt eshte me keq ( dhe rendom eshte me keq) , thote po une jam me i mire se ai (rendom eshte e vertete). Pra, ne kete sistem s’ka njeri te kenaqur, te gjithe mendojne se po marrin (apo vjedhin) me pak sesa e meritojne, te gjithe duan te jene nje shkalle me lart se cjane, te gjithe shohin veshtiresi serioze ne aplikimin e njohurive qe kane dhe askush nuk begenis me te lexoje apo te arrije ndonje forme reale permiresimi apo eficence sepse keto nuk kerkohen nga sistemi. Rreziku me serioz ne kete sistem eshte kur ai lart teje kupton qe ti ke aftesi qe mund t’i zesh vendin. Edi Rama mund te kete Lindita Nikollen me mesatare 5.8 (si po thone) si ministre per arsim, sepse i duhet Selimi qe s’di kendim, nuk i duhet asnje individ qe mund te pretendoje t’i jape mend. Pra, tipologjia e sistemit eshte e tille, qe ne thelb nuk ka asnje te kenaqur, ka vetem dallkauke partiake te rehatosur, kolltukofage, derdimene, sejmene e derbedere si do thoshte Noli dhe nje mase te stermadhe qe mendon se ne thelb meriton me shume. Thjesht studentet kane bythe se jane te rinj e nuk duan ta nisin jeten duke u lepire majtas e djathtas. Populli nuk eshte se ka qejf t’i prishet terezia, thjesht projekton nje deshire te hershme qe ata nuk e realizuan dot, se sistemi ua zbuti kurrizin dhe nepermjet intelektualeve u mesoi te verteten. Ne thelb eshte ceshtje lirie, si jane pak a shume gjithe protestat dhe revolucionet. Ketu kishte te drejte Hegeli, ngado ta rrotullosh evolucioni politik e shoqeror do te shkoje drejt lirise.

  8. Protesta ashtu funksionon me kerkesa, me pika, me ultimatume dhe per pasoje pershkallezime deri tek pika e fundit e pershkallezimit qe eshte huri. Ai qe ty te duket fodull ka arritur me shpejt se te tjeret tek ideja e hurit, i duken te gjitha llafe bosh e thote ne vend te merremi me llogje hajde e i zgjidhim keto pune me gjuhen e vetme qe ata degjojne. Po ka nje shumice qe mendon se gjerat mund te behen edhe pa hurin e litarin, te shohim une njefare besimi e kam pasur dhe shprehur qe Rama do i plotesoje kerkesat, tani jo me. Prandaj edhe nuk del njeri t’i thote ik, shumica kane ende besim se kerkesat do plotesohen. Ai arroganti i hurit po pret qe shumica te veje ne pozicionet qe ka ai dhe keshtu ai do tregoje hurin. A nuk ishte nje nga parrullat ” Kush ju tha qe nuk na ngrihet” ? Por ne nje proteste ku me shume se gjysma jane goca, me gjithe deshiren e tyre te mire qe te jene ushtare te atdheut dhe te kauzes studentore, kur vjen puna tek perballja me policine ne formacion falange me mburoja, skafandra e shkop gome, duhen ca djem te rinj qe tundin shkopin si comange Herkuli dhe e hedhin gurin si Davidi. Pra ti ketu je i detyruar te ndjekesh gjithe rregullat e pershkallezimit paqesor te protestes dhe te arrish gjera me tension psikologjik, dorezohet i pari ai qe nuk mban dot me presionin. Nqs nuk e mban Rama dhe perdor policine atehere do te ngrihen baballaret e vellezerit e studenteve ne proteste, xhanem do te ngrihet i madh e i vogel, po qe minimumi jane ata. Protesta eshte per bukuri te Zotit, nuk i nxjerr askujt geshtenjat nga zjarri dhe nuk i le te digjen ne zjarr geshtenjat e veta.

Comments are closed.