Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Komunikim / Sociologji

SI KOMUNIKON PROTESTA

“Të bisedojmë”, u thotë kryeministri Rama studentëve të protestës.

Pa çka se e vetmja gjë që studentët nuk e bëjnë dot, në këtë moment, është të bisedojnë.

Dhe ja pse: ata që kanë dalë në rrugë janë një turmë* paqësore; dhe turma si e tillë nuk mund të bisedojë. Turma nuk ka logos.

Por ka parulla, herë serioze herë komike, që edhe i bën të vetat, edhe i nxjerr mënjanë për konsum në rrjetet sociale; ka duartrokitje dhe brohorima dhe yyyy-ra dhe buuu-ra dhe fishkëllima; ka një dinamikë të vetën shprehëse, që i ndryshon kodet në shprehje e sipër.

Në fakt, turma e protestuesve artikulohet kryesisht nëpërmjet akteve ligjërimore: herë kërkon, herë refuzon, herë përqesh, herë mbështet. Si publik, përfshihet në një vetë-soditje konstante: me çdo element që e gjen veten tek elementi përbri.

Për të “dialoguar” a “negociuar”, turma do të duhej të projektonte një përfaqësi – mbase nëpërmjet votës; dhe duke projektuar këtë përfaqësi, do të nënshkruante likuidimin e saj si turmë.

Asnjë individ, qoftë ky edhe kryeministër, nuk mund të bisedojë a të dialogojë me turmën: turmës mund t’i drejtohesh me një fjalim, mund t’i japësh një urdhër a komandë, mund t’i bësh thirrje a ta ftosh a ta provokosh – por të bisedosh me të jo.

Kjo pamundësi për të folur është forca dhe dobësia e masës së protestuesve.

Studentët kanë parullat e tyre që i thonë herë pas here në kor; por parullat i kanë të para-përgatitura dhe veç i përsëritin. Janë parulla që amplifikojnë aktin më të parë ligjërimor të kësaj proteste: kërkesën. Madje duke u përsëritur, ato e humbin kuptimin, për të shenjuar thjesht një vullnet abstrakt.

Ky është edhe thelbi i protestës masive: që këta njerëz të mbledhur bashkë kërkojnë diçka, për ta të rëndësishme.

Kërkesa është riprodhimi i kësaj mase njerëzish në kohë: ne jemi këtu sepse ne kërkojmë këtë dhe atë.

Kësaj nuk mund t’i përgjigjesh me “ejani ta bisedojmë”, që është, në fakt, kundër-kërkesë; Rama, i cili thotë se i mirëkupton studentët madje edhe tundohet t’i zbavitë, duhet të përgjigjet edhe ai me një akt sipas natyrës së postit që mban.

Mos më jepni ultimatume, thotë ai. Mirëpo masa e mbledhur bashkë vetëm ashtu mund ta shprehë çfarë dëshiron – me ultimatum: po/jo, 0/1, bardhë/zi, me ne/kundër nesh.

Kjo turmë e tanishme vjen edhe më e brishtë, mu ngaqë pushteti ka zgjedhur të mos e ngacmojë shumë; dhe të mos i nxjerrë përpara policët: gjithnjë i ngjan një mase të ujshme, në kërkim të enës që do t’ia jepte formën.

Kërkesa drejtuar kryeministrit Rama është e vetmja enë që, sot për sot, e mban në këmbë protestën.

Kjo kërkesë, në disa pika ose në një krye-pikë, është formuluar diku: në një tryezë, nën një llambë; sikurse është shkruar nga një dorë. Teksti i saj ka qarkulluar, është ndrequr, është rishkruar dhe pastaj kushedi miratuar.

Informacioni brenda masës së protestuesve përhapet në forma epidemiologjike, si të ishte virus, me kontakt; të drejtpërdrejtë ose të ndërmjetësuar nga telefoni. Ndonjë megafon kalon dorë më dorë. Studentët dyzohen mes dëshirës për një publik dhe dëshirës për të qenë ata vetë publik. Në momente kritike, e njëjta masë organizohet duke i folur vetes, duke i drejtuar vetes parulla – si ato grupet e iso-polifonisë, ku rolet e individëve edhe e prezantojnë edhe e presupozojnë korin në sfond (ison).

Edhe kur kthehet me fytyrë nga vetja, masa nuk artikulohet dot, përveçse me rrugë paragjuhësore dhe duke i trajtuar copëzat e ngrira të ligjëratës si të ishin pasthirrma, refrene këngësh ose objekte akustike “të gjetura.”

Ka pastaj grupe brenda masës së studentëve, që luajnë rolin e “kristaleve të turmës”, siç i ka quajtur Elias Canetti.

Roli i tyre është të precipitojnë një vetëdije sado rudimentare, por të tillë që t’ia lejojë masës së protestuesve vijueshmërinë – në kuptimin e përgjigjes unike ndaj pyetjes: pse jemi këtu?

Të gjithë duan t’i marrin në duar këto kristale, të fokusojnë mbi to kamerat, t’i shqyrtojnë me spektroskop, t’i godasin me laser, t’i testojnë me trysni të lartë, t’u zbulojnë origjinën dhe gjenealogjinë.

Për momentin, turma parapëlqen të mos e artikulojë lidershipin e vet – jo ta mbajë sekret, por vetëm ta prezantojë si heshtje, duke marrë një faqe nga Multitude e Hardt-it dhe Negri-t.

Madje mbase duke besuar se ka më rëndësi, për momentin, që të ruhet një homeostazë, me protestën si akt i pakonsumuar, në mos fare i pakonsumueshëm.

Me gjasë, ligji për arsimin e lartë do të bjerë, buxheti për arsimin do të shtohet, bordet që menaxhojnë universitetet do të shpërndahen…

Pastaj protestuesit do të vendosin nëse do t’i japin fund apo jo qenies së tyre kolektive. Dhe nuk është e thënë që protesta të marrë fund.

Mbase masa mund të vendosë të rezistojë, duke u organizuar tashmë rreth mureve që ia kanë ngritur për ta argjinuar: partive politike që kërkojnë ta shndërrojnë në ushtri (hordhi); kryeministrit Rama, që tundohet ta përdorë kundër “burokracisë” (inercisë), njëlloj si Maoja gardistët e kuq të Revolucionit Kulturor qëmoti; mediave që rreken ta trivializojnë, duke e trajtuar si gjenerator memesh argëtuese.

Mbase… mbase. Turma mund të mos ketë arsye, por gjithnjë e ka një logjikë. Gjithnjë me shpresë se logjika e kësaj të tanishmes është që të mos lejojë riciklimin.

(*) Këtu dhe gjetiu në tekst, e kam përdorur termin turmë si kategori sociologjike elementare (do t’i korrespondonte anglishtes crowd ose italishtes folla). Ky përdorim nuk ka të bëjë me kuptimet që mund t’i jepen fjalës turmë në tekste me natyrë letrare ose gazetareske; por i përgjigjet përkufizimit “grup i madh dhe i paorganizuar njerëzish” që e gjen edhe në Fjalorët e Shqipes; dhe ku tipari “i paorganizuar” e veçon turmën nga grupe të tjera të mëdha njerëzish, siç mund të ishte një detashment ushtarak në parakalim, një grup atletësh që vrapojnë në një maratonë, të cilët janë të organizuar. Po detyrohem ta shtoj këtë shpjegim (për mua të panevojshëm) sepse shoh që termi është keqkuptuar dhe është afruar me anglishten mob. Por mjafton edhe një lexim skiç i tekstit tim më lart, për të parë se unë nuk e kam përdorur termin me kuptim keqësues (dhe, në vija të trasha, I’ve got nothing to prove to anyone).

© 2018, Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

39 Komente

  1. Sikur Rama te donte te dialogonte protesta mund t’i prodhonte perfaqesuesit. Por ne nje sistem te kriminalizuar, funksionon parimi te gjithe e kane nje cmim, nqs nuk funksionon korruptimi, kalohet te shantazhimi e nqs as ky nuk funksionon, tek kercenimi dhe kur kercenon shteti e vetmja menyre mbrojtese te ngelet te marresh armet. Protesta nuk eshte gati t’i mbroje me arme perfaqesuesit e saj, atehere perfaqesuesi eshte i dobet ne pozicionimin me krimin. Ketu perfaqesuesi bie me shantazhim, e cila eshte nje forme qe del ne pah kur cmimi i korruptimit behet i larte per korruptuesin. Kur protesta te jete e gatshme te marre armet per t’i mbrojtur perfaqesuesit e vet, atehere do te dalin perfaqesuesit dhe me nje dialog te vetem do e shumezojne me zero Ramen. Deri atehere ky sistem i kriminalizuar eshte ne pozitat e forces ndaj individit perfaqesues dhe nuk mund te dialogosh ne pozita inferioriteti, aq me pak ne fushen e tjetrin. Nje dialog ne keto raste eshte gjithnje nje negociate, sepse dialogu si i tille ekziston ne letersi. Ne politike dy pale qe dialogojne, jane gjithnje duke negociuar dhe nuk mund te negociohet kur je ne pozita te qarta inferioriteti, pa nje entitet arbitrazhi, i cili garanton barazimin e vleres se negociatoreve. Ketu s’ka ndonje pale te trete qe luan rolin e arbitrit, jane nje sistem i kriminalizuar me Ramen ne krye dhe studentet. Vetem kur studentet te jene te gatshem te nxjerrin nje perfaqesi e cila eshte ne gjendje t’ia ktheje kercenuesit Rama se do ta fluturoje nga dritarja e zyres, palet mund te ulen e te negocionojne si te barabarta dhe te arrijne ndonje konkluzion. Perndryshe perfaqesuesi shkon si cjapi tek kasapi.

    1. Halli qe i çoi studentet ne proteste nuk eshte me i madhi ne kete vend. Kerkesat e tyre edhe pse te drejta duken si lluks, perjashtuar ketu ato raste kur studentet per te kryer studimet iu duhet te punojne me ore te zgjatura per te krijuar te ardhura per pagesen e shkolles etj. Duke marre si shembull pikerisht keto raste, pra pagesat qesharake me te cilat studentet as qe arrijne t’i zgjidhin preoblemet me pagesat per shkollen, shpenzimet e tjera te domosdoshme per jetesen e shtrenjte kryeqytetase etj , them se problemi me i madh eshte raporti: pune/page. Nje page normale, per nje jetese normale do t’i zbrazte universitetet nga tepria dhe studimet do t’i vazhdonin vetem ata qe e kane ne gjak prirjen per te qene intelektuale. Dhe keta nuk jane te shumtit; jane te paktit.
      Ne kete kuptim them qe kerkesat jane lluks. Kerkesat per rritjen e pagave per t’i çuar ato ne nivelin e permbushjes se nje jetese normale do te ishin ato qe do t’i duheshin ketij brezi. Ketu nuk funksionen kapitalizmi. Kjo qeveri do te bente mire t’iu kthehej kapitalisteve tane idiote, qe nuk kuptojne se pa rritjen e pagave ata nuk do te mund te shesin produktet e tyre. Kur s’ka kush ju blen per çfare prodhojne?; per çfare i hapin dyqanet?; kujt ia adresojne reklamat?
      Po derrat qeveritar, aq me teper qe jane dhe te majte, a kane ndermend ta zgjidhin kete situate idiote?
      Ndaj them se objekti duhet te jene pagat dhe vendet e punes; pastaj kushtet ne shkolla, konvikte etj,
      Ne perfundim habitem qe akoma nuk ka perfunduar ende ne kazan plerash ndonje pedagog, sidomos manjaket seksual, pastaj rushfetxhinjte…

      1. E po ketu ku hyn ti Aleks eshte fushe e minuar per popullin dhe parite, qe jane te bashkuar ne regres dhe mund te quhen lirisht reaksionare. Ketu jane te bashkuar ne kryengritjen reaksionare te Vandese, aristokrate e popull. Doemos qe thelbi jane pagat e uleta ne privat, qe e bejne shtetin super te lakmueshem dhe per cfaredo vendi ne shtet duhet nje diplome cfaredo, me njefare preference juridiku, ku edhe mesyjne te shumte. Keshtu rritet kerkesa per nje cfaredo vendi ne shtet, njerezit jane te gatshem te paguajne nga 3 mije euro deri ne 20 mije euro, ne varesi te mundesise oer korrupsion, po ashtu angazhohen me partite politike dhe ne fund fare jane te gatshem te mbrojne pushtetin me arme apo ta kerkojne me arme. Po ashtu ai qe paguan per vendin e punes eshte i gatshem te zhgrepe me cdo menyre qe ne radhe te pare te marre mbrapsht ato qe ka paguar, mandej kur mesohesh me te vjedhur te meson vete zanati. Po edhe me mik e parti te hysh, duhet te besh nderet e pastaj prape te meson zanati, qe te fusesh e mbeshtesesh njerezit e tu dhe partine tende. Pse jane pagat e uleta ne privat ? Sepse sistemi eshte me produktivitet te ulet. Shteti i pershtat rrogat e veta ne varesi te rritjes se GDP, privati nuk e ka kete luks, se varet nga produktiviteti e jo nga taksat. Shteti ka taksat rrit rrogat, privati ka produktivitetin (nuk) rrit rrogat. Pse nuk ka produktivitet ? Sepse ka biznese te vogla te lidhura me tatimoret, ne nje sistem racket, po ashtu papunesia e madhe i mban rrogat e uleta, se ka nje korrelacion absolut midis papunesise se madhe dhe mbajtjes se rrogave te uleta, nga ku edhe duhet te nderhyje shteti qe te ngreje rrogen minimale me detyrim edhe per privatin. Po keto jane muhabete qe as i do njeri, as i kupton njeri dhe protesten e trajtojne si ceshtje thjesht qytetarie e demokracie, se iu hap barku studentit, qe te jete ndonje gje e levdueshme, ai do qe te kete nje vend pune me rroge te mire ose te pranueshme, t’i paguhen sigurimet dhe per kete te paguaje me pak taksa e te kete kushte te pranueshme studimi e mesimdhenieje.

        1. Je i sakte si gjithnje. Shyqyr qe ke nerva te qeta dhe shpjegon pa u lodhur. Te ndjek gjithnje edhe kur jam me te kuqe.

  2. “Kurrë në pushtet me kufoma”, thotë kryetari i Partisë Demokratike.

    Shumë dakort, që askush nuk duhet të vijë në pushtet me dhunë. Me kufoma jo e jo.

    Por duke njohur realitetin, pyetja llogjike që shtrohet është: si mendon Basha, kryetari i partisë më të madhe opozitare, që duhet të vijë në pushtet? Me zgjedhje? Por ky hyri në zgjedhje dhe humbi në mënyrë spektakolare?

    Çfarë na sjell në një problem tjetër. Ky e ka humbur kredibilitetin por vazhdon të jetë ende nga aktorët kryesorë politikë. Nuk jep dorëheqjen, me shpresën se do riciklohet nga krizat politike. Pra ky vet nuk është se i ka hapur gjë rrugë zgjidhjes politike të problemit. Dhe është pikërisht kjo sjellje që e sjell proçesin demokratik tek ngërçi i protestave. Mungesa e alternativës politike, dhe ripërtëritja demokratike, me të cilën (ripërtëritjen) ky do të vijë në pushte për vete, por e pengon për të tjerët kur nuk dorwhiqet pasi ka dështuar.

    E njejta gjë edhe me Ramën. Kërkon dialog para një turme që nuk ka ndonjë mundësi se si mund të dialogoj. Dhe këtë e bën me ndërgjegje për ta çuar kundërshtarin në krizë. Pikërisht sepse mbijetesa e tij politike nuk i dedikohet gjë zgjidhjes së problemeve, por i dedikohet krizës dhe blokimit së kundërshtarit. I dedikohet pengesave, jo zgjidhjeve.

    Paradoksi i këtyre Ëngjëjve moralist që duan ta mbajnë pushtetin me “dialog” dhe “zgjedhje të lira” është se nuk po i hapin gjë rrugë zgjidhjes së probemeve. Intranzigjenca ndaj turmës vërtet mund ta vërë atë në krizë, por nuk është se e kontrollon këtë turmë, ose e bën gjë më paqësore atë . Qoftë kjo edhe me devizën “përca e sundo”. Sepse problemet reale janë parapë aty. Thesht po riciklohet kriza për një periudhë tjetër.

    Ndaj sa më parë të dorëhiqen këta të dy, aq më mirë është për vendin, dhe për studentët që nuk e meritojnë t’i humbasin auditoret dhe t’i kalojnë ditët e fundëvitit në acarin e Dhjetorit.

    Çfarë na sjell edhe në një moment tjetër: Këta Ëngjëj trendy, nuk kanë asnjë njërzillëk.

  3. Basha thote kur u ricikliua Saliu ne 2005n pse qenka e pamundur ta marr une. Nuk eshte se e ka arsyetim te gabuar, te diskutueshem mbase, por jo vetiu te gabuar. Protestat i do, gabimet e Rames i do, ferkon duart me skandalet korruptive, sepse Basha ka vetem Republiken e re qe do vije nga riciklimi i takses se sheshte. Nqs je qesharak ne propozime , atehere te leverdis qe gjendja te jete sa me shume e ndere, qe ne fund njerezit te mbyllin hundet e te te votojne. A nuk thote populli, i duruari i fituari ? Kjo proteste ka dy mundesi ne lidhje me Bashen, nqs permbush objektivat e deklaruara behet me.e madhe se Basha, nqs falimenton atehere njerezit do shohin nga Basha. Nuk eshte se Bashes i leverdis qe protesta te arrije objektivat, i leverdis qe te zgjatet pa fund e te arrije objektiva te pamjaftueshme, qe do te thote te falimentoje. Protesta nga ana e saj, nuk mund te valorizohet politikisht nqs nuk pershkallezohet ne dhune, te lehte apo te izoluar, sepse ne nje sistem te kalbur dhuna popullore eshte si dhuna e antitrupave ndaj baktereve qe mundesojne senundjen. Kur te shkoje ne greve urie ose thyerje xhamash, protesta do jete gati te prodhoje nje alternative politike per vendin. Nuk mund te jesh alternative politike me batuta fejsbuku ne nje vend ku lulezon krimi, gangsterin e lagjes nuk e impresionin me parrulla, po me perballje te mirefillte. Protesta eshte shume qytetare, moralizuese dhe ben mire se eshte nevoja, por ne politike duhet shtetasi, qytetari te bashkohet me joqytetarin, ne emeruesin e perbashket te shtetasit dhe te komunikojne si te tille. Per mendimin tim pozicionimi politik, nqs do te arrihet eshte ai i shtetasit kunder kriminelit qe ka kapur shtetin e politiken, jo ai i qytetarit kunder qeverise hajdute apo intolerante, aq me pak i studentit kunder ligjit per arsimin. Veten ne variantin e shtetasit kunder kriminelit, prodhohet tamam politike dhe vjen automatikisht edhe partia e re politike. Sepse ne mund te themi nje pafundesi gjerash, por nqs do kete ndonje gje ndryshe kur kjo proteste te perfundoje, ai ndryshim do te jete nje alternative e re politike per ne zgjedhjet e radhes. Te tjerat, ndergjegjesimi, zgjimi, vrasja e frikes, rilindja e shpreses, o do prodhojne ndonje OJQ ose do shkojne tek thesi i Bashes.

    1. Hyllin,

      Nëse ka ndnjë avantazhi kjo situate, është qe qoftë revolta studentore, edhe protesta e Teatrit, nëse duan të kristalizohen në lëvizje politke, nuk kanë shumë nevojë të ripozicionohen, as të kenë platforma të mirëpërcaktuara.

      Thjesht kanë nevojë tu paraqiten ashtu siç janë qytetatrëve si Alternativë ndaj politikës refraktare të establishmentit, me të njëjtat mënyra që kanë përdorur deri tani, vecse me gjuhë deklarative politike që rezonon me njërzit.

      Këto nuk kanë nevojë të rezonojnë me politikëbërjen dhe as me pushtetin tradicional. Këto nuk kanë nevojë të hyjnë në koalicion, as të negociojnë. As nuk kanë nevojë ta mësojnë politikëbërjen. Thejeshtë duhet të shfaqin pozicionet e tyre, sikurse kanë bërë deri më tani me tetë pikat, mirë apo keq.

      Kjo mund të jetë një lëvizje / organizim politik horizontal pa lider, dhe me shumë pole, shumë e ngjashme me mënyrën se si po funksionon vetë lëvizja studentore, pa qënë nevoja të bëjnë ndonjë përpjekje për “super-organzimi” apo krijimin e super-strukturave, kryesirave, dhe më the e të thashë. Thjeshtë të ngrenë dhe forcojnë ato që kanë, dhe t’i mbajnë sa më horizontale, dhe të jenë sa më të thjeshtë komunikimin në antitezë me format partiake të deritanishme.

      Për shembull, përse u dashka që aktorët dhe artistët t’ia kërkojnë zgjidhjen e problemit të teatrit dhe kulturës partive, kur ato mund të përfaqësohen vetë në parliament, prej nga mund t’i zgjidhin vetë problemet e tyre? Po ashtu studentët. Përse duhet t’ia kërkojnë Ramës t’ua zgjidh problemin e arsimit të lartë, kur fare mirë mund të zgjidhen vetë dhe ata dhe ta ndryshojnë ligjin për arsimin e lartë? Kështu zgjidhet edhe problem i “dialogut”.

      Kërko zgjedhje të parakohshme në mënyrë që studentët dhe artistët të futen në parlament dhe tu japin zgjidhje problemeve të tyre. Kjo është demokracia.

      Dhe le ta shohim se si reagon Rama pas kësaj.

      1. Po si do futen ne parlament studentet, o do jene individe te pavarur me karizem te madhe ose grupim politik se zgjedhjet jane politike, ketu nuk vendoset ku do i hame qoftet, ke daja, ke Tymi apo ne zgara korcare. Pa me te voglin dyshim duhet nje organizim politik, tradicional apo si 5 Yjet apo te konceptohet si federate levizjesh, kjo eshte ceshtje qe diskutohet, por organizimi politik eshte i domosdoshem. Ne kushtet e sotme mund te konceptohet edhe si koalicion levizjesh, federate levizjesh. Keta qytetaret te marrin OJQ-te e ti kthjejne ne levizje, srudentet jane, teatri eshte, levizje te tjera pa emer publik ekzistojne, te mblidhen e formojne nje koalicion, kush blihet e largohet merr mbrapsht me pak sesa ka mundesuar ai pjese e koalicionit, si puna e partive qe largohen nga e madhja po i marrin pak apo individet qe shkeputen si te pavarur. Pra ia vlen barra qerane edhe per ata qe duan te korruptohen, se do kene cmim te mire , po edhe dicka pozitive do ngelet per t’u cuar para. Ne kushtet e sotme vlen me shume koncepti federativ sesa koncepti unitar, sa te mbaroje emergjenca kriminale kuptohet,pastaj mund te ndahen e te shahen me liber shtepie.

        1. Hyllin,

          Nuk fola gjë për “qofte zgare”. Po, me sa duket, me këtë lloj mënyrë të përdorimit të batutave në argumentim (për ta zhverësuar tjetrin) nuk qenka i infektuar vetëm kryeministri. Qenka epidemi.

  4. Nuk dua të them atë që duket sheshit, por protesta përdor platformat e medieve sociale për të komunikuar. Facebook-un dhe Instagramin.

    1. Në mediat sociale komunikojnë protestuesit individualisht. Por fjala e tyre, sado peshë që mund të ketë, nuk ka agjenci. Dhe nuk ka asnjë provë që të njëjtët persona që protestojnë, shkruajnë pastaj edhe në FB. Nuk shoh ndonjë kongruencë mes virtualitetit dhe protestës vetë. Se përndryshe, edhe KM do ta kish kërkuar “dialogun” në chat.

  5. Pune e mire. Dekodimi i shenjave me te cilat komunikon turma eshte ne vetvete nje lloj analize e vertetesise se konfliktit, e origjines se tij dhe forces (ose jo), te tensioneve te brendeshme si dhe energjise si nevojeshme qe duhet te prodhoje turma ne fjale por te kembengulur deri ne fund ne kerkesat e veta.

  6. Po studentet si grup pa koke ate mund te vendosin, pse kerkesat per 5% te GDP apo 50% te pozicioneve vendimmarrese ne universitet mos i kane vendosur gje studentet si grup pa koke ? 4 kerkesat e para ishin minimaliste dhe jane diskutuar mes tyre per muaj e vite, keto 4 shtesat jane te disave. Nuk mund te ekzistoje ndonje organizem ku cdo vendimmarje do 6 muaj te piqet, se nuk e kemi jeten 6 000 vjet. Prandaj thashe per qoftet, se kur je grup pa koke deri tek qoftet mund te biesh dakort ne kohe te arsyeshme. Ti mos e merr per ofendim, merre per argument.

    1. Hyllin,

      Cilësia e kërkesave të studentëve është një diskutim më vete. Për shembull vetë as që nuk e kuptoj se përsë bëhet fjalë në kërkesën e parë! (Bëhet fjalë për buxhetin? Apo për GDP-në? Sepse buxhetin e ka në dorë qeveria, kurse GDP-në nuk e ka.) Por kjo nuk ka fare rëndësi sepse ky nuk është as thelbi i problemit, as thelbi i protestave. Edhe Rama kur thotë që i pranon të gjitha pa diskutim, vetëm sa tergon që as i ka lexuar dhe as i ka diskutuar fare ato.

      Ndërkohë, sado të papërgatitur të jenë studentët, në fund të ditës ata kriminelë nuk janë. Dhe kushdo që do përfaqsojë studentët do t’i përfaqsojë ata shumë herë më mirë se kushdo që vjen nga politka aktuale, pavarësisht nga niveli i oratorisë dhe karizmës. Boll të jenë të vërtet dhe të sinqertë. Pra është një kthim tek demokracia përfaqsuese. Nuk po diskutohet cilësia e përfaqsimit por thelbi i tij.
      Kurse me batutat unë nuk ofendohem. Thjeshtë nuk besoj që është një mënyrë e ndershme e të zhvilluari të një argumenti, ndonëse ju mund ta bëni pa dashur.

      Batutat e zhvendosin kontekstin apriori, nga një kontekst thelbësor në një kontekst sekondar. Përshëmbull, nga serioziteti i diskutimit parlamentar, tek karagjozlliqet e filamve te Kinostudios Shqipëria e Re. Ose në rastin tonë, duke kaluar nga konteksti i problemeve të arsimit, tek konteksti i qofteve. Ky kapërcim akrobatik nuk e lë debatin të zhvillohet në suazën e potikave të arsimit, por në atë të qofteve.

  7. Proteste, turme, dialog, duken si kulme trekendeshi. Nejse! Pervec nja dy kerkesave qe kam mundur te kap nga lajmet e gazetave, (dy-tre here ne jave ndjekja e lajmeve ne internet besoj esht e mjaftueshme), nuk kam kuptuar me shume nga kjo/ keto protest/a e/ te tanishme! Dakort, jo rritje te tarifave mesimore, jo pagese per provimet, po tjeter!? Per cfare protestohet? Cfare kerkohet? Cilat jane kerkesat? Te iki Rama!? Dakort, neser e heq une kete. Po ke do veme?!.. Cilin? Cilen?…

  8. Meqe me gjasa ligji për arsimin do të bjere, me c’ligj duhet të zevendesohet? Me nje projekt “për elitarizimin e Universitetit Publik, nëpërmjet numrit të mbyllur” ?

    1. U boftë mo e mira, inshallah!

      Sipas një shkrimi të Bedri Islamit sot te “Dita”, që po ia marr të dhënat për të mirëqena:

      Në Shqipëri ka rreth 140 mijë studentë, një numër i frikshëm për vetë popullsinë në Shqipëri. Çdo vit, nga universitetet shqiptare i afrohen tregut të punës rreth 20 mijë të diplomuar. Një shifër që nuk e përballon dot tregu i punës. Nganjëherë ai nuk përballon as një të njëzetën e të diplomuarve. Në pesë apo gjashtë vite tregut i afrohen më shumë se 100 mijë të diplomuar. Në një vend pa industri, qoftë edhe të lehtë dhe përpunuese, ku financimet më të mëdha janë për rrugë dhe ndërtime, ku ndërmarrjet më të mëdha janë për prodhime të veshjeve, çfarë do të ndodhë me studentët?

      Këtë punë vetëm Alain Badiou-ja mund ta ftillojë.

      1. Jo, unë jam dakort më propozimin tënd por nga manifestuesit do konsiderohet EDHE më i lig (më i djathte) se ky ekzistuesi

  9. Ky ishte objekti i krahasimit me qoftet, sepse nuk mund te ekzistoje nje grup studentor ne Parlament, nuk ka ekzistuar ndonjehere askund. As mund te ekzistoje nje grup aktoresh ne parlament, apo grupi i Astirit. Demokracia perfaqesuese eshte thjesht ne funksion te vendimmarrjes, por si koncept demokracia me perfaqesimin zihen me grushta. Demokracia eshte e lidhur me referendumin, peticionin, shortin etj sepse keto jane koncepte ku eshte e mundur barazia e te gjitheve. Keto bashke me barazine bien ndesh me nevojen hierarkike te eficences. Se mund te themi ca te duam, po objektivi yne i pare eshte sistemi funksional me eficencen me te larte te mundshme, mandej shohim si mund te garantohen te drejtat, liria, barazia, vota e me radhe, pa cenuar eficencen funksionale te sistemit. Pra, me krahasimin e qofteve, nqs je organizem aq ineficent ne vendimmarrje sa nuk shkon dot pertej zgjedhjes se vendit ku do hahen qoftet, atehere pse duhet te gjendet ky organizem ne parlament, aq me teper ne nje sistem ku qeveria del nga parlamenti dhe nje qeveri qe nuk vendos dot ne kohe reale eshte per t’u rrezuar menjehere se na merr lumi te gjitheve. Perndryshe ky organizem mund te funksionoje brenda nje levizjeje politike si rryme, ne fund te fundit dy partite amerikane keshtu jane, gjenden brenda tyre 700 rryma, grupe interesi e levizje shpesh te kunderta, aq sa jashte konceptit funksional nuk eshte i kuptueshem racionaliteti politik qe mban ne kembe parti te tilla. Dicka e tille, por e perkohshme ne kuader te emergjences kombetare mund te behet ne Shqiperi, gjithnje ne emer te funksionalitetit.

    1. Hyllin,

      Ju lutem o njeri, por pikërisht këtë që po thoni ju unë nuk e thashë. Po citoj veten:

      “Kërko zgjedhje të parakohshme në mënyrë që studentët dhe artistët të futen në parlament dhe tu japin zgjidhje problemeve të tyre. Kjo është demokracia.”

      Pra që studentët dhe artistët të kandidojnë dhe të zgjidhen me votë në parliament. Ku i patë qoftet?

      1. Po futemi tek lojerat e fjaleve, si te replikova qe te votohet o do jete kandidat i pavarur, pra me karizem do madhe o do jete ne siglen e nje grupimi politik, se keshtu funksionon votimi. Ketu futa qoftet, dmth po qe se grupimi,rryma,levizja nuk nxjerr lidership, qe te votohet ne siglen e saj, atehere mund te haje qofte, me ose pa pilaf, me ose pa leng, me apo pa salce kosi. Mos u fikso kot me qoftet, mund te haje edhe berxolla, pace, biftek, brinje gici ose qengji, romstek, fileto, eskallop, levrek, koce, imam bajalldi, lazanja, pa harruar lakrorin e qumeshtorin. Thelbi eshte qe protesta duke pare se cdo ndodhe neser, me shprese qe studentet te jene zemra dhe koka e protestes popullore, te fillojne e te pranojne konceptin kolegjial te lidershipit, ato kokat e nxehta te grupeve te ulen vete ne nje tavoline e te respektojne njeri-tjetrin, si themeli i krijimit te kolegjialitetit. Bakerlind Qorrat e Kongresa hasat te bejne gjithe hapat e duhur mbrapsht, ne menyre qe studentet te jene te bashkuar me nje lidership kolegjial. Ky horizontalizmi ne afatgjate i con te gjithe ne shtepi, ku eshte edhe ngrohte, po edhe Viti i Ri po vjen.

  10. Nje tjeter thoshte se ne publik jane 104 mije , mund te pajtohen shifrat duke nxjerre 104 mije ne publik dhe 36 mije ne privat. Ne kushtet kur privati nuk merr me te miret, sepse me te miret e atyre qe kane gjendje ekonomike i merr publiku ose shkojne ne Perendim, atehere problemi i pare eshte privati, i cili eshte me numer te hapur dhe pa kerkesen minimale te notes. Persa i perket punesimit, problemi eshte mungesa e industrise dhe e finances. Keto jane sektore esenciale qe garantojne punesimin e te diplomuarve ne shkencat ekzakte, ekonomi dhe juridik. Produktiviteti shtese i ketyre sektoreve do mundesoje edhe punesimin ne sherbime te te diplomuarve ne shkencat sociale. Nqs privati ka rroge me te larte se shteti, kush do ishte ai qe do vraponte te merrte nje vend dosido ne administraten publike ? Ku eshte nje nga problemet e produktivitetit te ulet, qe privati ka rroga me te uleta se shteti, nje roje te privati merr gjysmen e rroges qe merr roja tek shteti, nje avokat tek privati merr gjysmen e rroges qe merr tek shteti etj. Industria+finance jane themelet e nje shteti te zhvilluar, bujqesi+tregti jane qe ne kohen e sumereve, Ur e Uruku merreshin me tregti, fshatrat mes Eufratit dhe Tigrit merreshin me bujqesi. Ne kete kuptim ekzistenca e kesaj studentesie masive ve ne pikepyetje sistemin sumerik qe ka aktualisht Shqiperia. Qe nuk e artikulon kush si problematike kyce, kjo eshte nje nga shume absurditetet e sistemit aktual shqiptar.

  11. Nuk mund te dialogosh, pervec se te negociosh (te besh pazar) per te zgjidhur krizen me personin qe e ka shkaktuar ate.
    Keta persona te japin te drejten per te “protestuar paqesisht” kundrejt problemit (krizes) qe ata vete kane shkaktuar dhe kjo shkon pertej teatrit qe na dhurohet ne demokraci.
    Ne kete rast mendoj qe shperfillja* do te ishte mjeti i duhur per te arritur ne plotesimin e kerkesave aq me teper te drejta edhe sipas ketyre qe nuk i plotesojne.
    * Me shperfillje kuptoj perdorimin e cdo mjeti “demokratik” qe nevojitet per tu ngjitur ne skenen e teatrit te demokracise, si aktor ne kete rast e jo si spektator.

  12. Protestat në Shqiperi kanë trasheguar nje kulture mizerabiliste nga qeverisja berishiste (berishizmi si kulture qeverisese qe as e pranon idene e dialogut).
    Nuk eshte për tu habitur qe janë permbysur rolet: eshte ekzekutivi qe kerkon dialog. Besoj se koha do beje të veten dhe palet do kuptojne se kanë permbysur rolet.

    1. Po të jetë ashtu përse nuk negociojnë edhe në Francë, ku nuk ka pasur Berishë?

      Kjo situatë është pasojë e shtetit arbitrar, si praktikë qeverisese. Dikur Rama i mburrej Renzit që nuk kishte sindikata në Shqipëri. Lëvizjet sindikaliste i kanë në natyrë ultimatumet. Siç po e evidentojnë edhe shumë komentues këtu, fakti që nuk ka sindikata, nuk ka treg pune, nuk ka ekonomi, sjell edhe krizën në arsim.

      Por Kryeministri kërkon dialog që ta kaloj nën rrogoz siç bëri me teatrin, jo se papritur e ka dialogun filozofi, dhe as nuk e kupton rolin ekonomik dhe social të sindikatave.

      1. Protestat e studenteve shqiptare nuk kanë asgje të perbashket me levizjen e jelekeve të verdhe në France (qe eshte nje levizje individesh, fort ambigu e me thekse pujadiste). Jeleket e verdhe nuk perbejne as 0.1% të popullates se Frances nderkohe qe studentet perbejne pothuaj 100% të masës se studenteve të universiteteve publike. Jeleket e verdhe kerkuan suprimimin e nje takse të re, dhe suprimimi ndodhi 2 jave më pas: gjithcka qe ndodh në fund të protestave të jelekeve të verdhe (cdo të shtune e me të vegjel në numer) dhe ti i kundron në TV eshte veper e grupeve të ashtuquajtur ekstremiste (anarkiste, ultra-të-majte, ekstrem i djathte).

        Cdo proteste ka sociologjine e saj, natyren e saj, prej nga lindin dhe raportet me palen tjeter (pushtetin, forcat e ndermjetme -universitetet- në rastin shqiptar, etj). “Prendre ses désirs pour des réalités” thote frengu (mos ngaterro deshirat e tua me realitetin).
        🙂

        1. Nuk po merrem me fakte anësore. Diferencat e realitetit ekeonomik dhe politk të Francës me atë Shqipëtar nuk kanë nevojë për kallauz (as if it is not obvious enough).

          Por, edhe një tjetër fakt që nuk ka nevojë për kallauz është që portestat në të dyja rastet janë ekonimke dhe antisistem. Po ashtu metodat ultimative kanë origjinën në lëvizjet sindikaliste.

          Përndryshe nuk shpreha asnjë lloj dëshire, apo wishful thinking. Thjeshtë po përpiqem ta analizojë situatën për atë që është.

      2. Ate qe do ti në menyre të fshehte (duke marre deshirat e tua për realitete) eshte qe, ashtu si jelekeve të verdhe u ngjiten nga prapa (fiks në fund të manifestimeve!!) grupet ekstremiste (nje tradite historike kjo në France, prej nga edhe emri i tyre : casseurs), do doje të njejten gje me protesten e studenteve (e qe në kete rast do korrespondonte me ex-cubat e Saliut, dmth me Salinjte e tjere (Lushat & co.).
        Problemi eshte qe, grupet ekstremiste në France kanë pune vetem me policine, nderkohe qe, në Shqiperi, ti je mesuar keq: Salinjte, ose ne pushtet ose në proteste, benin ligjin dhe nuk i prekte njeri. Pikerisht kjo ishte kultura mizerabiliste berishiste qe evokoja në postimin e pare.

        Hajt se cdo gje NDRYSHE do marrë kohen e saj po he.

        1. Kinoditar,

          Më falni, por po projektoni dicka krejt të paqënë! Komentet e mija rreth protestës i gjen në tre a katër tema të ndryshme. Ju lutem shkoni lexoiini para se të projektoni gjëra të tilla tek unë. Nuk është e ndershme.

        2. Kësaj përpjekjes së pushtetit, por edhe të atyre që u mbajnë kandilin, për tu gjoja “revoltuar” e për të na treguar sikur ka ndonjë diferencë midis Ramës, Saliut, Lulit, Monës dhe Presidentit Flori, nuk i thua dot as e pandershme.
          Është në të vërtet e shpifur dhe të hap barkun.

          Këta të gjithë kanë përdorur të paktën nga një herë dhunën, dhe janë të zhytur në krim dhe korrupsionin. Vetëm xhaketat që veshin i kanë të ndryshme.

  13. Kinoditari me nxiti nje lexim hegelian te realitetit, per te kuptuar sintezen kinoditariste. Teza fillestare eshte sistemi anadollak turk, antiteza e saj ishte Rilindja europianiste dhe nacional-liberale, e cila mbaroi politikisht me Revolucionin e Nolit, sinteza ishte regjimi anadollak zogist me elemente nacionaliste. Kjo sinteze u ngrit ne teze dhe antiteza ishte komunizmi qe perfundoi me Levizjen e Dhjetorit, ku u krijua sinteza qe eshte teza e sotme, sistem anadollak me njefare koncepti te lirise e barazise. Kesaj teze po i qaset protesta studentore si antiteze, atehere kinoditari e pranon protesten vetem si antiteze marksiste, perndryshe mund te shkoje per dreq. Sepse kinoditarit i intereson vetem pjesa marksiste ku gjen ate origjinen e vet te komunizmit te djeshem, keshtu qe do pranonte vetem nje proteste studentore neomarksiste qe te prodhoje nje antiteze neomarksiste, ku per disa dekada do te rehatoset. Kete po bejne edhe Bakerlind Qorri e Kongresa Hasa, po kujdesen qe protesta te kete natyre neomarksiste, qe te prodhoje nje antiteze te se sotmes, ku do rehatosen e kolltukosen vete. Po zogizmi anadollak nuk kishte vetem marksizmin si antiteze dhe prandaj ky zogizem i sotem anadollak do te gjeje tek studentet alternativa te ndryshme, te importuara nga Perendimi. Ky vrapim i dualizmit zogist-marksist ka dale nga Historia, ka mbaruar njehere e pergjithmone dhe cfare nuk do arrije protesta e tashme do e arrije nje proteste e neserme.

  14. I nderuar hyllin, ju thoni: “… Revolucionin e Nolit… regjimi anadollak zogist…”
    Nese nuk eshte ironi, me lejoni te them qe keto jane klishe te pastra te gjuhes totalitare, te krijuara gjate regjimit komunist.
    Nuk ka patur revolucion te Nolit. Regjimi (megjithese, edhe me kete percaktim nuk jam dakord) i Zogut ishte anadollak, ne ate mase sa c’ishte anadollake shoqeria shqiptare, e sapo dale nga sundimi shumeshekullor anadollak. Perndryshe, reformat qe u bene ne ate kohe ishin thelbesisht europianiste. Nuk eshte i rastesishem fakti, qe ne ate periudhe kulmon edhe mendimi intelektual (europianist) shqiptar, i cili, sipas shume njerezve te ditur, nuk eshte arritur edhe sot e kesaj dite.

    1. Anadollak e quanin Rilindasit sistemin turk, ndersa Noli e ka quajtur Zogun shakaxhi te perparimit per reformat europianiste, pa harruar edhe poezite si anes lumenjve dhe krishti me kamzhik. Sistemi zogist ka qene anadollak deri ne palce,aq sa ne 1933 vuri si ambasador te Shqiperise ne France, djalin e sulltanit te fundit turk. E kupton ti cfare dallkauku ka qene Zogu apo te duhet per te justifikuar ndonje gje. Nuk eshte fare cudi qe zogistet ishin me komunistet bashke ne Frontin Nacionalclirimtar, se ishin njeri me hajvan se tjetri. Te njejtin hajvanllek te Frontit Nacionalclirimtar komunisto-zogist te keshillave e kemi edhe ne keto 28 vjet. Se keta te PD hidhen perpjete per Ballin, po skane oike lidhje me Ballin, jane zogistet, bejleret, agallaret e gjithe dallkauket qe penguan me cdo menyre Shqiperine demokratike dhe kapitaliste qe duhet te dilte mga Kongresi i Lushnjes. Po kjo eshte e bukura e realitetit, perbehet edhe nga shanse te humbura. Ashtu sikunder ne 1990 ishte nje tjeter shans i humbur e rrezik edhe kesaj radhe nje shans tjeter i humbur. Se qe thua ti imdat, ithtar i dallkaukllekut, Suedia e Finlanda kane klime per ariun polar, toke per patatet qe rriten nentoke, gremi e pisha mbi toke, skane pothuaje asnje pasuri minerare, jane tek Poli i Veriut ku ska fare tregti dhe jemi ne qe bejme dokumenta fallso per te shkuar atje. Ne vend qe Suedia dhe Finlanda te ishin ne harten tone si toka e ariut polar, sikunder Antarktida eshte toka e pinguineve, ne fakt eshte si toka e bekuar. Kjo sepse kemi kaluar nga nje dallkauk, turkoshak e anadollak tek tjetri, kemi humbur gjithe shanset, pa Shqiperia i ka te gjitha ato qe njeriu mund te deshiroje. Ketu lufta e progresit nuk jane mustaqet e xha Sulos dhe leshte e Pilos, po nje lufte e oashembullt kunder dallkaukeve e anarollakeve qe na mbajne ne shekullin e pordhes.

  15. Më shumë sesa zgjedhja për t’u përballur me pushtetin përmes një strukture komunikimi të sheshtë, një mburojë heshtjeje që refuzon shfaqjen e kundërshtarëve duke ia njohur potencialin dëmtues pushtetit, ajo që paraqet interes këto kohë është kërkesa për “vetting” të pedagogëve.

    Kujt ia kërkojnë ta kryejë këtë proces studentët dhe kur? A janë ata të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë një lëvizje e gabuar, në një moment të papërshtatshëm?

    Përgjigjet për këto pyetje janë përcaktuese për rezultatin e procesit, i cili mund të sjellë evolucion, revolucion, ose involucion në sistemin e arsimit të lartë.

    1. Më rrënqethet mishi sa herë që dëgjoj dhe lexoj fjalën vetting!

      Vettingu si koncept i futur në Shqipëri nga reforma në drejtësi e Edi Ramës, është nga konceptet më antikushtetuese dhe më antishoqërore që mund të ketë. Shoqëritë funksionojnë kur njërzit përgjigjen para ligjit si të barabartë, dhe jo me vendime, nisma, apo edhe ligje ad hoc. Po e kanë shkelur ligjin pedagogët, aty janë gjykatat, dhe t’ua kërkojnë atyre. Përndryshe, kërkoni funksionimin e sistemit gjyqësor dhe të drejtësisë nëse mendoni se nuk fuksionon. Por jo vetting.

      1. Pikërisht kështu mendoj dhe unë, L.A., po këta zërat “e rinj” që kërkojnë vetting duket sikur po fitojnë terren në një kohë aspak të përshtatshme.

        1. Teuta,
          Tetë kërkesat me gjasa janë marrë shabllon nga lëvizje të mëparshme, duke shkuar aq larg sa edhe tek “Mjaft”. Dëgjoj se edhe ajo për 5% të buxhetit në shpenzimet për arsimin i është kërkuar edhe Fatos Nanos dikur. Kurse parrulla si “jo-politikë”, apo “pro vetting-t” janë marrë direkt nga zhargoni i Rilindjes, sado paradoks që të duket.

          Të paktën në sytë e mi, është e qartë që studentët nuk janë të organizuar. Jo se kjo është ndonjë zbulim i madh. Pritshmëria fillimisht ishte tek elitat që të mund ta shrytëzonin. Por elitat e Tiranës, nëse nuk janë të korruptuara, janë me siguri të paralizuara.

          Që protesta studentore vazhdon me gjithë mungesën totale të organizimit përball makinerisë së dezinformimit, presioneve, shantazheve, blerjeve, dhe kërcënimit fashist me forcë nga pushteti është një mrekulli më vete. Kjo tregon se sa e madhe është pakënaqsia.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin