Po ndiqja në TV dy çuna diçka si 10-12 vjeç që po u përgjigjeshin pyetjeve të një gazetareje në Panairin e Librit; kur njëri prej tyre përmendi “Shpellën e piratëve” të Petro Markos, si një libër që i kish pëlqyer shumë, ia shqiptoi titullin /shpella e piratve/, duke e bjerrë ë-në pastheksore; por këtu i ndërhyri shoku i vet, për ta korrigjuar: “Shpella e piratëve”, i tha, madje duke e zgjatur pak ë-në, si t’ia kërkonte metrika e një vargu apo kënga.
Kam shkruar për këtë lloj hiperkorrektizmi më parë (Të flasësh me drejtshkrim); edhe atëherë po ndiqja një emision fëmijësh në TV, dhe ai djali që fliste shpjegoi, pikërisht, se “po fliste me drejtshkrim”, prandaj edhe refuzoi një variant fonetik dialektor (tirôns) në emër të standardit (tiranas). Por rasti i tanishëm ndryshon disi, sepse nuk është më fjala për raportin standard/dialekt, që ruhet edhe në regjistrin e folur; por për shqiptimin e ë-së pastheksore, që lidhet me ekonominë fonetike të së folurit.
Toskërishtja e folur mund ta ruajë ende këtë lloj ë-je: mund ta përfytyroj në gojën e një korçari (ose edhe më mirë, korçareje); përndryshe, në regjistrin e folur të standardit, ajo dobësohet shumë dhe praktikisht nuk dëgjohet më. Aq më tepër që fjalë si piratëve, të shqiptuara si katër-rrokëshe, do të tingëllonin si pre-paroksitone – me theksin dy rrokje para fundit, dhe prirja e shqipes këto shekujt e fundit ka qenë që t’i eliminojë format pre-paroksitone në eptim (forma si vajzënë, këmbënë me gjasë do të dëgjohen sot vetëm në ndonjë këngë popullore). Shkurt: standardi mund të kërkojë formën piratëve në të shkruar, por nuk e kundërshton shqiptimin e kësaj fjale si piratve[1] në regjistrin e folur dhe as duhet ta kundërshtojë.
Këtu mund të pyetet se pse e korrigjoi ai djali shokun e vet; ç’e shtyu të ndërhynte, pse ia vrau veshin forma piratve, e cila sot vjen më natyrshëm se piratëve dhe është edhe më “ekonomike”. Me gjasë, ai ka rimarrë ose përshtatur ndonjë lloj të ngjashëm korrigjimi që ka dëgjuar nga mësuesja në klasë, orën e gjuhës shqipe – dhe nëse është kështu, atëherë keqkuptimi i normës e ka origjinën te mënyra si disiplinohen nxënësit me standardin në shkolla; dhe pikërisht, te ngatërrimi mes shqipes së shkruar dhe shqipes së folur.
Edhe ne na e kanë ngulitur, në shkollë, se shqipja “shkruhet ashtu siç shqiptohet”; por ky parim, herë i paqartë dhe herë tjetër i pasaktë, i njohur edhe me emrin “parimi fonetik”, në praktikë gjen zbatim i kthyer përmbys – meqë disa prej nesh, në përpjekje për të ndjekur “rregullat” (normën), e shqiptojnë shqipen ashtu siç shkruhet, duke e kthyer parimin kokëposhtë. Këtu mund edhe të diskutohet se kur shkruajmë, nuk është se ndërmarrim ndonjë transkriptim “fonetik” të çfarë themi me vete, por i shkruajmë fjalët ashtu siç i kemi shkruar më parë ose siç i kemi parë të tjerët t’i shkruajnë dhe siç i ndeshim në tekstet, në kuptimin që lidhja mes shkrimit dhe ligjërimit të folur nuk është asnjëherë kaq e pandërmjetësuar, sa ç’pretendon parimi. Më e saktë do të ishte, në këtë kontekst, që në rastin e gjuhëve si shqipja të flitej për një bashkërendim të ngushtë midis dy rrafsheve, të shkruarit dhe të folurit; dhe “parimin fonetik” ta përmendnim vetëm kur të na duhej të shpjegonim origjinën e drejtshkrimit të shqipes.
Mirëpo nuk ndodh kështu. Shkolla shqipe vazhdon ta shpërfillë dallimin mes shkrimit dhe shqiptimit dhe shumë mësues të gjuhës i përdorin trajtat e shkruara të fjalëve si modele për t’ua rregulluar atyre fjalëve shqiptimin, veçanërisht në zona ku popullsia në të folur përdor gjerësisht gegnishten (dialektin geg): një shembull flagrant për këtë do të ishte Kosova, siç edhe e kanë vënë në dukje kolegët prej vitesh. Madje prej folësve në Kosovë, në kontekste formale, dëgjon shqiptime që në Tiranë tingëllojnë detyrimisht artificiale, si ato që ruajnë – nuk po dua të them “respektojnë” – ë-të e patheksuara të shqipes.
Madje – madje – kjo përmbytje e shqiptimit formal të shqipes nga ë-të e patheksuara u sjell aq bezdi folësve (veçanërisht atyre që vijnë nga dialekti geg), sa jo rrallë i dëgjon këta të ankohen se standardi dëgjohet si të-të-të; duke qenë i mbingopur me këtë zanore. Tani, denduria e ë-ve në shqipen e shkruar meriton të diskutohet veçan, siç edhe është diskutuar; por kjo denduri nuk është e thënë që të përkthehet detyrimisht me të-të-të në shqipen e folur: shqipja nuk shqiptohet ashtu siç shkruhet, përveçse në nivelet më të larta të ligjërimit. Ka një arsye që fjalë si piratëve, kafshëve, enëve shkruhen me ë; dhe kjo arsye nuk është aq “se ashtu shqiptohen”, se ç’ka të bëjë me parimin e ruajtjes së temës së fjalës në eptim (piratë-, kafshë-, enë-; të kihet parasysh që piratë- është tema e shumësit). Gabimi i shumë mësuesve dhe i shumë dashamirësve të tjerë të shqipes standarde dhe nevojës për të ndjekur rregullat e saj ka të bëjë pikërisht me këtë ngatërresë mes dy rrafsheve.
Ata dy çunat që bisedonin për “Shpellën e piratëve” janë në një moshë ku konformimi me rregullat e grupit ka rëndësi kritike; dhe të vjen keq kur sheh që vullneti – në vetvete i virtytshëm – për të përvetësuar shqiptimin “letrar” shkon dëm në përpjekje të tilla hiper-korrekte. Kur i dyti e “korrigjoi” të parin dhe i kërkoi të shqiptonte “piratëve”, gati-gati m’u duk sikur po priste miratimin e një mësuesi të imagjinuar – pse nuk e shpjegoj dot ndryshe ngazëllimin e tij, përveçse si dëshirë për të kënaqur një autoritet, nëpërmjet demonstrimit praktik të përvetësimit të një rregulle (arbitrare). Prandaj edhe tek ai korrigjim pashë shpërdorim të pikërisht atij autoriteti dhe të vetë shqipes standard.
© 2018, Peizazhe të fjalës.™
[1] Mbetet e paqartë nëse zhdukja e kësaj ë-je pastheksore ka çuar në ndonjë zgjatje të zanores së theksuar paraprijëse. Mbaj mend që prof. Bahri Beci, i cili kish bërë matje në terren në të folmen e qytetit të Shkodrës dikur në vitet 1980, më pat thënë se nuk kish konstatuar ndonjë zgjatje në raste të tilla.
Parimi fonetik mund te riformulohet qe shqipja shkruhet si shqiptohet dhe duhet shqiptuar si shkruhet.
Ne kete menyre mbahet nje presion pozitiv konstant mbi folesit dhe mbi autoritetet gjuhesore, qe autoritetet gjuhesore te konsiderojne aty ku eshte e mundur evolucionin e folur duke mbajtur sigurisht qendrime konservatore, nderkaq folesit disiplinohen vazhdimisht nepermjet krasitjes.
Formalisht parimi i formuluar eshte paradoksal, por nuk eshte permbajtesisht, dmth eshte si paradokset e Zenonit, te cilat edhe pse jane te tilla formalisht, nuk jane te tilla permbajtesisht.
Nuk besoj se eshte ndonje gje pozitive balsamosja e gjuhes se shkruar, sikunder e kane balsamosur historikisht vendet e tjera.
Ne anglisht kam verne re prirje informale per ta shkruar gjuhen ashtu si shqiptohet dhe distanca mes anglishtes se balsamosur dhe anglishtes se folur eshte tashme humnerore, gje qe vihet re tek alfabeti i cili eshte nga pikepamja logjike nje rrumpalle e dores se pare.
Per mendimin tim, konservatorizmi i autoriteteve gjuhesore ka vlere pozitive ne kete tension konstant, pasi kontrollojne nivelin logjik te gjuhes, i cili nuk eshte sqaruar ende se pse ka prirje historike te bjerre te gjuha e folur.
Nga ana tjeter duhet marre ne konsiderate edhe folesi me kete bjerrje historike te nivelit logjik, meqenese ne fund te fundit gjuha i takon folesit dhe mbajtja rigoroze e distances thjesht sa e balsamos gjuhen e shkruar.
Gjuhet qe aktualisht mbajne distance te madhe mes shkrimit dhe shqiptimit, psh anglishtja apo frengjishtja, fare mire neser mund te ristrukturohen sipas parimit fonetik. Ne fund te fundit A-ja eshte A qe me ‘aleph’ te fenikasve dhe ‘alfa’ te grekeve dhe ti mund ta quash ‘ej’ mund ta quash edhe mosçajbythizem, por ajo ngelet gjithsesi A. Pra ne te folur ekziston A-ja thjesht gjendet e parregullt, ne rastin e anglishtes thuajse kaotike.
Kam pershtypjen se tensioni midis nevojes per logjiken e gjuhes dhe bjerrjes se logjikes se gjuhes krijon nje ekuiliber pozitiv dhe produktiv, ne kuptimin qe kultivimi i gjuhes duke qene gjithsesi kultivim do te marre disa nga teknikat e kultivimit ( pa e tepruar me kimikate se gjuha na duhet bio, me mire pak e sakte se shume e perlume).
Ardian, edhe une e degjova biseden e gazetares me ata dy djemte dhe desha te saktesoj diçka dhe me pas te them edhe mendimin tim:
– Djali i pare e thote titullin e librit “Shpella pirate”, dmth si nje mbiemer ne gjinine femerore. I dyti ekzaltohet se e kapi shokun me gabim ne titull dhe po ia thote ate ashtu si duhet. Ne kete rast, dhe kjo eshte nje praktike tejet e zakonshme ne shqipe, folesit e shqiptojne fjalen te rrokjezuar, duke iu referuar trajtes se saj te shkruar, per t’u kuptuar me mire ne ndonje rast. Fjala e shkruar vleresohet si trajte e perbashket, ne mendjen e çdo folesi. Shqiptimi eshte gjithnje i larmishem. Ne kete rast, per mua, djaloshi i dyte ka theksuar mbaresen -ve te shumesit te emrit. Çka eshte edhe tipari dallues, kundervenes, me
mbiemrin (pirate) ne titullin e thene gabim.
– Per mua “parimi fonetik” eshte nje inkoherence shkencore. I formuluar qe ne krye te heres me pasaktesi shkencore dhe qe duhet “shkulur” ne mesimdhenia e drejtshkrimit ne shkolle. Ka sjelle dhe po sjell gabime ne shkrim te habitshme. Shqipja eshte nje gjuhe “morfologjike”. Ne perdorim, pra kur ne komunikimin gjuhesor, fjalet “teme+mbarese” zene vendin me te madh. Shqipja keshtu ndjek ne shkrim parimin morfologjik. Me pas, me raste te konsiderueshme, ate etimologjik (historik-tradicional). Dhe jam plotesisht dakord me ty, ne “origjine” ai qe u quajt parimi fonetik sherbeu per te drejtshkruar nje pjese te madhe te trajtave perfaqesuese te fjaleve.
Kjo per sa i perket shkrimit. Ne te folur, mire se te na vije larmishmeria! Ne qe studiojme gjuhen mezi e presim.
Me fal po kete lidhjen mes gjuhes morfologjike dhe parimit fonetik nuk e kuptova mire.
Parimi fonetik deri me tash eshte perdorur ne fillesat e gjuheve qe perdorin alfabetin fonetik dhe pastaj nuk eshte zbatuar me, sepse shkruesit jane konservatore e arrijne ne ate pike sa e shkepusin me kalimin e shekujve gjuhen e shkruar nga e folura.
Ky eshte rregulli qe me fenikishten (semitike) dhe greqishten e lashte (indoeuropiane), fjala e folur evolon, fjala e shkruar konservohet. Nqs do te ndjekim edhe ne kete parim, qe fonetikja ne fillim e pastaj fjalen e shkruar ta konservojme, atehere aty jane plot gjuhe te tilla qe nuk i hyjne ne pune askujt, ose me mire u hyjne ne pune vetem arkeologeve.
Morfologjike jane te gjitha gjuhet indoeuropiane, madje proto-indoeuropianishja eshte rindertuar si te ishte edhe supersintetike. Ajo qe vihet re eshte bjerrje e logjikes ne teresi, neolatinet jane me pak sintetike se latinishtja klasike, latinishtja klasike me pak sintetike se protoindoeuropianishtja, perndryshe nuk eshte kuptuar ende mekanizmi i sintetizimit dhe analitizmit.
Problemi qe ne po hasim sot nuk eshte parimi fonetik, por pse nuk po zbatohet parimi fonetik, dmth gjuha shkruhet ashtu si shqiptohet.
Ka nje evoluim te shqiptimit te shqipes zyrtare, i cili po eliminon nje pjese te ë-ve, nderkohet qe autoritetet gjuhesore nuk po e marrin ne konsiderate kete evoluim.
Nepermjet nderhyrjes se parimit fonetik, atehere autoritetet jane te detyruara qe te heqin ca nga keto ë-te, ose do te vazhdojne te mos e zbatojne parimin fonetik duke krijuar distance mes standartit te shkruar dhe standartit te folur.
Me kalimin e kohes, shekujve, kembengulja e autoriteteve per te mos e zbatuar parimin fonetik, pra per te mos prekur standartin ose duke e prekur shume pak, do te krijoje nje situate te ngjashme me anglishten e frengjishten.
Per mendimin tim, autoritetet nuk po e prekin standartin tek kjo pike, sepse perkon me problemin e gegerishtes, jo sepse nuk duan te ndjekin parimin fonetik e t’i krasitin ca ë. Kjo pastaj prodhon fenomenin qe permend xha xhai, kur folesi konservator e kthen permbys parimin fonetik, duke korrigjuar evoluimin.
Perndryshe, nqs nuk e duam parimin fonetik, heqim shqipen si gjuhe zyrtare dhe vendosim latinishten klasike, sepse nqs shkeputet gjuha e shkruar nga ajo e folur, ç’rendesi ka nqs balsamosim shqipen apo perdorim latinishten e balsamosur. Gjuhet kombetare si gjuhe zyrtare kane qe ne kohen e Gjon Buzukut, kur Franca e Anglia hoqen latinishten, nuk eshte se kane qe nga koha e fenikasve, pra jane fenomen shume i ri, modern.
Hyllin, po jap përgjigje për disa mendime që i mendova se duhen sqaruar
1. “lidhjen mes gjuhes morfologjike dhe parimit fonetik nuk e kuptova mire”
Gjuha është morfologjike kur pjesën më të madhe të kategorive gramatikore i shpreh me mjete morfologjike, si mbaresat. P.sh. një emër në shqip del në përdorim me 20 forma, folja me më shumë se 200 etj. Tani, nëse do ta shkruanim fjalët në shqipe sipas të ashtuquajturit parim fonetik, një pjesë e mbaresave nuk shqiptohen (punëtorë, punojmë, pjesëtarë) dhe temat e fjalëve do të pësojnë cungim. Kështu, atë që e ke natyrën tënde thelbësore të gjuhës, pra eptimin, për shkak të shqiptimit do ta rrafshosh.
2. Anglishtja ka një strukturë më të thjeshtuar morfologjike. Edhe pse është gjuhë i.e. Pra, është një gjuhë që mund të quhet “sintaksore”, për t’i rënë shkurt e thjeshtë.
3. Ju thoni, “Problemi qe ne po hasim sot nuk eshte parimi fonetik, por pse nuk po zbatohet parimi fonetik, dmth gjuha shkruhet ashtu si shqiptohet.” Me fal, nëse po thoni të shkruhet gjuha ashtu si shqiptohet, por nga cili shqiptim? Shqiptimi është i shumëllojshëm, është aq i ndryshueshëm, kushtëzohet nga një shumëllojshmëri faktorësh. “Une pe du dikon, dikon që shumë po më mundon”, thotë vargu i parw i një kënge të Era Istrefit (E dehun). Këtë shqiptim të ruajmë ne? Apo të një folësi model? Të gjallë? Mes nesh?
4. Nuk ka asnjë “autoritet” në punë të gjuhës. Ajo e folura ka autoritet të gjithë masën e përdoruesve. Caktimi i një “autoriteti” në gjuhë është një ambicie dhe plan masash që ndërmarrin diktaturat. E kemi vuajtur dhe i shijojmë pasojat përditë.
Teuta, ku eshte problemi tek cungimi i mbaresave, nqs folesi nuk e do mbaresen ? Nqs do t’ish standartizuar sot, atehere forma e shumesit do te dilte punetor, punojm,pjesetar dhe kjo s’do te perbente asnje problem, dmth askush nuk do te kthehej tek Naim Frasheri per te shtuar mbaresen -ë.
Nuk eshte se te thuash ne gjuhesi qe humbasim cilesi logjike po zbulon ujin e ngrohte, gjuhetaret diakronike marrosen pas sanskritishtes, greqishtes se lashte dhe latinishtes klasike e nuk u hyjne ne sy gjuhet e sotme, sepse keto jane te varfera nga pikepamja logjike.
Po kesaj s’ke ç’i ben, mund te perpiqesh ta frenosh, por folesin nuk e ndalon dot ne rrrugen e tij drejt te qenit jollogjik.
M’ane tjeter ne kemi shembullin e shqipes sesi nepermjet lakimit ne te shquar e te pashquar, kompesoi varferine logjike qe shkaktoi humbja e disa rasave.
Nga nje ane ka sintetizem (shtim e diversifikim mbaresash), m’ane tjeter ka analitizem (njehsim ose rrafshim mbaresash). Kesaj pune s’ke ç’i ben, se i ka ne dore folesi, maksimumi qe mund te behet eshte te evitohet gabimi evolutiv, prandaj nje qasje konservatore nevojitet, por jo qe te nenshtroje folesin dhe evolucionin.
Sot, kudo degjohet ky/kjo/ai/ajo te marri, te presi, te shtoj,te degjoj etj ne vend te ky/kjo/ai/ajo te marre, te prese, te shtoje, te degjoje.
Tek keto raste eshte e qarte qe ë-ja eshte kthyer ne -i dhe i-ja tek nje kategori foljesh shqiptohet tek nje kategori ben xing me j-ne dhe humbet, meqe j-ja eshte vete i e zgjatur dhe nuk para e ka qejf nga prapa i-ne, aq me teper kur e ka nga mbrapa ne urdherore.
Ka nje kategori foljesh qe e ruan ë-ne.
Tani meqe ë-ja ne shumicen e rasteve ka ngrene zanore te tjera mes te cilave nje thes me zanore qe benin pjese te mbaresave apo ishin vete mbaresa, a nuk mendon se shyqyr qe folesi e ktheu ë-ne ne nje zanore tjeter , ne kete rast -i, pavaresisht komplikimeve qe sjell tek rregullat aktuale?
Per pikat 3 dhe 4 shkurtimisht
3- Shqiptimi varet nga folesit e gjuhes se shkruar, folesit e standartit. Nderkohe qe Era Istrefi nuk merret parasysh se nuk kendon ne standart. Sado qofshin numerikisht keta foles te standartit, keta e percaktojne parimin fonetik qe duhet aplikuar mbi standartin.
Pra sa here dikush flet ne standart ai behet foles standarti dhe merret parasysh per ate pjese ku nuk nderhyn dialekti i tij. Nqs dikush perpiqet te flase ne standart dhe fut krahinizma, ai nuk merret parasysh.
4- Autoriteti gjuhesor ekziston, taksapaguesit shqiptare paguajne per rrogat e akademikeve, profesoreve te gjuhesise ne universitete shteterore dhe mesuesit e gjuhes shqipe, qe nga fillorja. Taksapaguesi pret qe autoriteti gjuhesor te beje punen per te cilen paguhet.
Gjuha zyrtare eshte e shtetit, eshte po aq e shtetit sa ç’eshte edhe leku. Shtetit i duhet gjuha zyrtare, (mund te te radhis edhe arsyet, po nuk eshte tema), prandaj shteti investon dhe ne fund fare pasi specialistet e gjuhes te cilet ai i paguan, bejne modifikimet e nevojshme, shteti i ve vulen, kryeministri a presidenti nuk e di, po keto pune duan vulen e shtetit se gjuha zyrtare eshte e shtetit.
Llafi qe bie nje kongres gjuhesor mund te beje 100 ndryshime dhe shteti t’i refuzoje sepse trajnimi i nepunesve te administrates per keto ndryshime ka kosto te atilla qe shteti nuk i perballon dot.
Hyllin, shteti – si në Shqipëri si në Kosovë – nuk i ka këllqet që të bëjë ndryshime në standard. As autoritetet akademike dhe universitare nuk i kanë. Prandaj diskutimi për ndërhyrje në standard as që shtrohet. Puna është si ta mësojmë mirë në shkollë standardin që kemi dhe që ka dhënë prova se mund të shkruhet mirë. Mbaj parasysh se – përtej Internetit ku përdorimi i standardit nuk është i detyrueshëm – janë shumë të paktë ata përdorues të shqipes që shkruajnë për publikun. Madje janë aq të paktë sa nuk ka arsye pse këta të mos e përdorin standardin mirë, ose në pajtim me rregullat. Them “nuk ka arsye”, por në fakt ka shkak; dhe shkaku duhet kërkuar në mësimdhënien e shqipes në shkollë. Nëse je i interesuar vërtet për sa shkruan, mbase mund të fillosh të hulumtosh shkaqet pse kanë dështuar rregullisht reformat drejtshkrimore në gjuhë të ndryshme të Europës këto dekadat e fundit. Po të njihesh me literaturën, mbase do të bindesh edhe ti, si unë, se të kërkosh reformë të standardit në kushtet e sotme në Shqipëri (dhe në Kosovë) është ose mungesë përgjegjësie ose aventurizëm. Por, siç të tha edhe Teuta, shqipja e shkruar – me disa përjashtime – nuk i pranon luhatjet, ndërsa norma e drejtshqiptimit i pranon. Ky realitet duhet të gjejë rrugën për t’u analizuar edhe në orën e gjuhës, sepse nuk e vë në diskutim normën ekzistuese, por vetëm saktëson se deri ku vepron ajo dhe si.
Xha xha jetojme ne epoken e internetit dhe kjo epoke ka sjelle rebelim te folesve. Permenda anglishten, por kam me shume prova e kontekste per italishten.
Ky eshte rebelim, te cilit shteti s’ka ç’i ben, se nuk perdor dot as policine dhe as ushtrine, keshtu qe i takon gjuhetareve te merren me kete pune.
Te gjithe po udhehiqen ne kete rebelim nga parimi fonetik dhe nga deshira per te shkruar ne dialektet e tyre; pak a shume duke u perpjekur te shkruajne si e flasin u vjen edhe lirshem e natyrshem te shkruajne ne dialekt. Perndryshe folesit e standarteve sharrojne gjithe tingujt te cilet ndryshe shkruhen e ndryshe lexohen, pra zbatojne thjesht parimin fonetik.
Folesit e standartit te shqipes, shyqyr Zotit nuk jane vite drite larg standartit te shkruar si ne gjuhet e tjera, keshtu qe jemi ende ne kohe per te shpetuar. Ne kemi probleme te tjera, por jo largesine mes standartit te folur dhe atij te shkruar.
Standarti shkruhet keq sepse flitet keq, nuk kam pare ndonje qe di ta flase mire standartin dhe nuk di ta shkruaje mire. Ka qe dine ta flasin keq dhe ta shkruajne mire, po ky eshte mekanizem robotik, pak a shume si i mesojme gjuhet e huaja.
Mekanizmi robotik duket qe nuk funksionon si duhet, ti shume mire ben qe permend edhe falimentimet e reformave gjuhesore ne vende te tjera.
Nqs gjuhetaret nuk i bejne dot derman kesaj pune, shteteve do u duhet te nderhyjne fort per te penguar shkrimin ne dialekt apo krahinizma dhe kam pershtypjen qe krehjen fonetike do e bejne me urdher nga lart.
Si e thashe me lart, shtetit i duhet gjuha zyrtare, per shkresat e veta ne radhe te pare, por edhe per unitetin e shtetasve dhe stabilitetin qe gjuha krijon. Nqs gjuhetaret nuk e zgjidhin dot kete pune, padyshim qe do te nderhyje politika. Mire eshte qe shkenca e gjuhesise te gjeje nje zgjidhje, qe te mos nderhyjne nevojat e shtetit.
Duke kërkuar paraprakisht ndjesë për devijimin e lehtë nga tema qendrore e trajtuar më sipër – por njëkohësisht i ngacmuar dhe nga përmendja shkarazi e Kosovës në shkrim – desha të përmendja një fenomen që kam vënë re dhe kam çmuar si interesant mbi marrëdhënien mes gjuhës së folur dhe asaj së shkruar atypari.
Ndërkaq që standardi vazhdon të ruajë, jo pa vështirësi, njëfarë monopoli në përdorimin zyrtar dhe gjysmë-zyrtar në shkresa (në lëmin administrativ, gazetaresk, në fushën e botimeve e ndokund tjetër), jashtë kësaj sfere mund të vëzhgohet një dualizëm i heshtur mes dy sjelljesh botore kundrejt tij.
∗ Nga njëra anë ka një këmbëngulje të dukshme në përdorimin e standardit në shkrim – edhe pse në Kosovë, siç thekson Vehbiu, hendeku mes tij dhe shqipes së folur është veçanërisht i gjerë – kryesisht nga ajo pjesë e opinionit e cila politikisht/botërisht njihet për mbështetjen e fortë që i jep idesë së një bashkimi politik mes Shqipërisë dhe Kosovës. E kam fjalën për atë segment të mirë-dallueshëm të jetës shoqërore, kulturore dhe politike në Kosovë – siç është rasti i një formacioni si Lëvizja Vetëvendosje, ose më konkretisht e shumë eksponentëve që e përfaqësojnë, sidomos virtualisht – që përbuzin ose së paku e anashkalojnë enkas mundësinë e diferencimit identitar mes dy vendeve. Në ritualet e tyre, për shembull, përfaqësuesit e kësaj prirjeje nuk përdorin flamurin e Kosovës – ose i shmangen heshturazi – kundrejt një përdorimi të ngjeshur të flamurit të Shtetit shqiptar, madje duke i respektuar këtij të fundit gjithë veçoritë e diktuara në Kushtetutën shqiptare. Të njëjtën gjë mund të themi mbi orientimin popullor kundrejt fenomenit futbollistik ku “kategoria” që po përmend, pavarësisht ekzistencës (dhe suksesit aktual) të skuadrës kombëtare të Kosovës, vazhdon të bëjë tifo – çka lehtësisht përkthehet në linjë programatike – për kombëtaren e Shqipërisë. Thënë ndryshe – e duke u kthyer tek raporti mes gjuhës së folur dhe asaj të shkruar – për këtë thelë të opinionit kosovar, kjo e fundit mbetet e njehsuar me standardin; ajo duhet të jetë e tillë pasi një devijim prej standardit, në përdorimin e tij formal dhe jo, do të thellonte hapësirën e ndarjes së supozuar të një identiteti të përbashkët – çka duket se është rimarrje e argumentit të vjetër që justifikon votën në favor të një standardi “filo-tosk” nga ana e gjuhëtarëve me prejardhje nga ish-Jugosllavia në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).
∗ Kësaj familjeje “shqip-shkruesish” duket se po i shtohet një tjetër në gjirin e elitave – kryesisht të atyre që gjuhën e shkruar e kanë një ushtrim të përditshëm (në sferë virtuale edhe këta, por dhe të botimeve që nuk i nënshtrohen normave fikse redaksionale): kjo është e përbërë nga individë, me gjasa që lundrojnë ende në një plateau të paorganizuar kolektivisht, të cilët gjithmonë e më tepër po e zhdukin në shkrimet e tyre dallimin mes gjuhës së folur dhe asaj të shkruar, duke e afruar të dytën me të parën (shembull banal: “Kam qenë në shtëpinë time” zëvëndësohet nga “Jam kon n’shpin teme”). Nuk është e thënë se pjesëtarët e kësaj thele të jenë arbitrarisht kundërshtarë të nocionit politik që i jep frymë të parëve, por ideja e një identiteti (a sub-identiteti che dir si voglia) që për arsye nga më të ndryshmet po merr një drejtim autonom, duket më e kuptueshme/pranueshme për ta; ashtu si vetë ideja e një Shteti kosovar (me flamur përkatës apo skuadër kombëtare) që lipset njohur si realitet, madje dhe nga një lloj “paternalizmi” i prejardhur prej elitave të Tiranës. Kjo çon ujë në mullirin e nevojës që dhe gjuha e shkruar të mos jetë më një urë e gjatë mes dy realitetesh që, duam s’duam, janë duke u larguar, por një urë e brendshme në mesin e një popullate që standardin letrar e sheh gjithmonë e më shumë si një stërhollim barok të ndërlikuar, të largët dhe hegjemonik. Fakt mbetet që kjo prirje, duke mos qenë pasojë e një vendimarrjeje formale, vazhdon të mbetet pre nismash paksa kaotike. Me një fjalë, mishërimi i gjuhës së folur në atë të shkruar ende është në varësi të veshit të shkruesit, të mënyrës sesi ai e dëgjon, jo të një rregullimi njehësues – ndryshe thënë, të një standardizimi të kosovarishtes.
Ndërkaq që dy fenomenet e mësipërme janë të vëzhgueshme ndër elita (por s’do i zija besë tundimit për t’i ndarë me thikë dy format e shkrimit), më gjerë mund të dëshmohet ekzistenca e një diglosie të mirëfilltë: krahas një gjuhe popullore, bashkëjeton një të katharevusë shqipe. Gjë që shfaqet si në rrethanat e shkrimit (shpesh vihet re një përzierje e standardit me trajtat dialektore) ashtu dhe në rrethanat e ligjërimit. Në disa ambiente, të flasësh sipas “shqipes së Shqipërisë”, pavarësisht se mund të duket shpesh e sforcuar, perceptohet si sjellje dalluese, herë e lëvdueshme, por jo rrallë me kritikueshme si intelektualisht fodulle. Në të tjera rrethana, theksimi i trajtave dialektore në të folur, madje dhe më tepër se ç’mundëson terreni real i dallimeve mes gjuhës së njehsuar dhe dialektit, merret si zëdhënie e njëfarë krenarie vendase, kësaj radhe vetëvlerësuese por dhe politikisht dalluese.
NJEHSOJ kal.
Bëj veprime me numra për të nxjerrë një përfundim ose për të gjetur atë që kërkohet (p.sh. sipërfaqen, peshën, shpejtësinë etj.), llogarit. Njehsoj sipërfaqen (vëllimin, peshën) e një trupi. Njehsoj shpejtësinë. Njehsoj kohën. Njehsoj vlerën e diçkaje. Njehsoj këndet e një trekëndëshi.
NJËSOJ kal.
1. Bashkoj në një të vetme, lidh në një tërësi të vetme e të pandashme dy a më shumë sende, njësi, pjesë etj., që janë të ndryshme; bashkoj në një njësi, përqendroj në një; e bëj të njësishëm. Njësoj forcat. Njësoj një organizatë. Njësoj komandën. usht.
2. E bëj të njësuar, të përgjithshëm e të përbashkët, e bëj një për të gjithë.
Njësuam gjuhën (drejtshkrimin, normën gjuhësore).
3. Bëj të njëjta a shumë të ngjashme gjëra të ndryshme, i bëj të njëtrajtshme; i bëj të barabartë, barazoj, bëj njësoj. Njësoj veshjen. Njësoj çmimet. Njësoj monedhën. Njësoj normat. Njësoj kërkesat. Njësoj programet shkollore.
Kur i shoh të bëra lëmsh këto dy folje në mediat e shkruara shqipe, me vjen keq. Kur i shoh të bëra lëmsh këtu nga komentues që diskutojnë plot autoritet se çfarë duhet bërë me drejtshkrimin e shqipes dhe çfarë duhet bërë me ë-rat, them Zoti e shpëtoftë gjuhën shqipe nga ata që nuk dinë shqip, por që kërkojnë privilegjin që të gjithë të tjerët duhet t’u shkojnë pas avazit këtyre që kujtojnë se i dinë mirë punët e ë-rave.
Argumenti që mund të sillet nga këta komentues se ashtu ua kënda atyre, se tek e fundit ato ngjajnë aq shumë midis tyre, më kujton argumentin e sjellë po këtu nga një komentues se, pavarësisht se drejtshkrimi e kërkon të shkruhet Ukrainë, zotnia në fjalë do ta shkruante Ukrahinë, se në fund të fundit Ukrainës i buronte emri nga “krahinë“.
O ti profesor doktori i Princetonit, nuk jane te gjithe komentuesit robote me fjalore neper xhepa. Une robotin me fjalor ne xhep e ben per italishten dhe anglishten, por jo per shqipen. Shqiptaret kane vesh te holle dhe shqipja ua nxit kete shqise te shtate, kur vjen puna tek shqiptimi i fjaleve. Kur degjova ne nje tavoline batuten ”tërnet” per internet, menjehere me vajti mendja tek 2 mundesite e huazimit sipas ligjeve te brendshme te shqipes, njera ”tërnet” dhe tjetra ”ndërnet”, sepse kjo in- nuk pertypet mire dhe analogjia kerkon ë-ne.
Me kete dua te them qe kur ne google gjen me shume Ukrahine se Ukraine (nuk e kam hapur fjalorin, por te besoj), gjeja e pare qe duhet bere nuk eshte te akuzosh mesueset e gjuhes, por te kuptosh pse eshte Ukrahine dhe jo Ukrazhine, Ukramine,Ukrabine apo Ukralline. Anasjelltas nqs ne fjalor do te ishte Ukrahine dhe gjendet shpesh si Ukraine. Ne kete rast te dyte, shkaku do te ishte ekzogjen, dmth ndikimi i gjuheve te huaja.
Ne rastin tone shkaku eshte endogjen, pra gjendet brenda mekanizmave te shqipes. Si ta shpjegova asokohe une perdor analogjine dhe etimologjine duke lidhur krahine me Ukrahine.
Me tej mund te shohim qe tek Ukraine kemi togzanoren ”ai” e cila eshte shume pak e perdorur ne shqip, togu me i afert eshte ”aj” sepse j-ja eshte ”i”-zanore- e zgjatur qe sherben si bashketingellore, pak a shume si w, qe eshte u e zgjatur. Aj perdoret gjeresisht ne shqip, biles edhe per peremrin ”ai” e cila eshte forme qartazi minoritare ne shqip, me e shpeshta eshte ”aj” dhe ne juglindje gjendet ”ay”.
Me tej eshte çeshtja e theksit, Ukraine, theksi bie tek i-ja dhe forma Ukrahine ne te folur e qarteson theksin dhe nuk e sforcon folesin.
H-ja e ka kryer shume mire kete pune per togzanoret te cilat shqipja nuk para i pertyp mire, hyn ne mes dhe formon rrokje te qendrueshme, sherben si llaçi mes tullave.
Ukraine si forme imponon nje i te forte per theksin, kjo i e forte per theksin jep nje i te zgjatur, me pak fjale jep nje ”j”.
Pra forma Ukraine eshte tranzitore ne shqip, sipas ligjeve te brendshme te gjuhes, o do te kthehet ne Ukrahine o do te kthehet ne Ukrajne. Te forma Ukrajne do te hase edhe probleme me -ë fundore sepse theksi do i kaloje a-se e do kemi edhe formen Ukràjën krahas Ukràjnë.
Ok, mund ta them lirisht Ukraine e ta shqiptoj si te tille, por kjo nuk e zgjidh fare problemin, do te rishfaqet prape e me force. Nqs mendon se zgjidhja e nje problemi eshte stili i strucit, futja e kokes ne rere, atehere behemi te gjithe struca, por meqe problemi eshte endogjen atehere duhet te strucizojme shqipen.
Rrofsh o hyllin, une po e shtyp e po e mbaj ne xhep kete komentin tend qe te me kujtoje vazhdimisht se si duhet ta shkruaj shqipen, sidomos Ukrahhhhinen,
Kurse per njehsoj dhe njësoj, njeriu qe di shqip nuk ka nevoje ta mbaje ne xhep fjalorin, thjesht di shqip. Pranoje qe edhe ti ben shume rralle, po shume rralle edhe ndonje gabim fare, po fare te vockel, si psh ne vend te thuash njësoj, thua llogarit. Ketu nuk eshte puna thjesht per nje “h”, eshte puna qe e di gabim.
Une bej shume gabime, jo ndonje, se ndonje e bejne ata 4-5 veta qe mund t’i njohin te gjitha rregullat e te gjitha fjalet qe jane futur ne fjalor, ndonjehere kopilçe. Por Ukrahine, ti don e ca gjera te tjera, jane pjese e rebelimit tim, nuk jane thjesht gabime. Gabimet me te rendomta i kam te -ë fundore, kur me mashtron analogjia, dmth mungesa e saj.
Pastaj shqipja eshte struktura dhe ligjet e saj, fjalet hyjne e dalin, dmth nuk mund t’i thuash dikujt qe s’di shqip pse s’di 1,100 apo 1000 fjale, por mund t’ia thuash per nje ë qe formon shumesin, sepse ne kete rast po ngaterron baben me zhaben.
Nje burokrat i lindur mund te te ktheje mbrapsht nje ankese apo kerkese drejtuar shtetit, per nje presje te vetme qe te mungon, por nuk do te guxonte kurre te ta kthente mbrapsht sepse dukesh tipi qe di 10 mije fjale ne shqip e jo 15 apo 20 mije. Ne rastin e pare, nuk ke vene presjen, atehere shko redaktoje, se per nje presje hipotetikisht ndahet jeta nga vdekja, por ne rastin e dyte burokratin e pushojne nga puna.
Për znj. Teuta
Çdo të thotë “inkoherencë shkencore” dhe cila na qenka “koherenca shkencore”? Parimi fonetik është ndjekur, me të drejtë, për një gjuhë të dokumentuar vonë me shkrim si shqipja dhe me synimin për ta afruar gjuhën e folur me të shkruarën, që të mos duken varianti i folur dhe ai i shkruar si dy gjuhë të ndryshme dhe për të mos pasur raste anekdotike si ghoti i Xhorxh Bernard Shout, megjithëse kjo ndodh në një gjuhë të mbështetur mbi parimin historik si anglishtja. “Ta shkulësh” parimin fonetik do të thotë të shkulësh drejtshkrimin, se drejtshkrimi mbi këtë parim bazohet, dhe jo “mësimdhënia në shkollë”.
“Gjuhë morfologjike” nuk kisha dëgjuar ndonjëherë, tani pres të dëgjoj edhe “gjuhë fonetike”, “gjuhë gramatikore”, “gjuhë semantike” etj. E di çfarë keni dashur të thoni, që shqipja është gjuhë me eptim të zhvilluar, po i dhatë pa frena numrit të trajtave të emrave e foljeve. Dhe që shqipja na qenka “gjuhë morfologjike”, nuk do të thotë se nuk duhet të ndjekë parimin fonetik, sepse fonetika dhe morfologjia nuk janë shemra, janë thjesht rrafshe të ndryshme të ekzistencës/hierarkisë së gjuhës, nyjëtuese të dyfishta të ligjërimit.
Në fund, pse kam përshtypjen se, po të mbështetesh mbi parimin morfologjik, punoj pës r shembull duhet ta shqiptosh punëoj, meqë vjen nga emri punë, prapashtesa -o dhe mbaresa –j.
Per Artanin
1. Kur flas per “inkoherencën shkencore”
Në “Drejtshkrimin” e vitit 1972 shkruhet: “Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar”. Pra, sipas parimit, rruga që do të ndiqet për të shkruar fjalën në shqipe është shqiptimi, d.m.th. realizimi tingullor i fjalës nga një folës që lexon një fjalë në një tekst të shkruar. Sepse “ligjërimi letrar” ose “ligjërimi libror”, terma të përdorur në Leksikologji dhe Stilistikë (e traditës sonë studimore) përcaktohet si “ligjërimi në të cilin norma zbatohet në mënyrë më të plotë e të ngurtë” ose “ligjërim duke respektuar trajtën e shkruar të fjalës”. A dalloni një problem shkencor këtu? Dmth do ta shkruajmë fjalën ashtu si e shqiptojmë kur e lexojmë të shkruar. Po kur u shkrua? Atëherë do të ruajmë “historinë” e fjalës. Pra, trashëgiminë e shkruar të shqipes? Pra, është si një rreth vicioz: për të shkruar nisemi nga shqiptimi i një fjale të shkruar.
Pa folur për përdorimin gabim të termit shkencor “tingull-fonemë”, po në formulimin e këtij parimi. Por nuk mund t’u vëmë faj “etërve” tanë të studimeve gjuhësore për konceptimin e disa termave. Ata ishin të penguar të lexonin literaturë bashkëkohore dhe t’u referoheshin atyre.
Për të shpjeguar se cila mund të kishte qenë “koherenca shkencore”, ndoshta do të shkruaj ndonjë shkrim këtu.
2. Mësimdhënia në shkollë e standardit duhet “të shkulë” parimin fonetik. Kam 20 vjet që jap mësim standardin dhe gabimet e studentëve dhe nxënësve po thellohen se në shkollë u mësojnë të shkruajnë si e shqiptojnë fjalën. Fjalën nxënësit duhet ta shkruajnë duke kuptuar strukturën e saj ose, nëse nuk munden, duke “fotografuar” në mendje figurën e saj.
4. Desha t’i bie shkurt me “gjuhë morfologjike”, dhe mos u shqetësoni nuk është një term i ri. Por, ja, ju e kuptuat shumë mirë se çfarë po shprehja.
Sa për “punoj”, nuk po shkruaj ndonjë gjë, sepse nuk m’u duk pyetje.
Znj. Teuta,
Per fatin tim te keq, ky togfjaleshi “ligjerim letrar” eshte ne titullin e punimit tim te masterit (i sugjeruar nga eprori im) , keshtu qe ju lutem mos me beni te torturohem prape duke vrare mendjen te gjej se cfare saktesisht do te thote (per shembull, une ende nuk e di perse prof. Lloshi te “Stilistika” e tij flet per stil fetar, administrative, por per gjuhe te letersise). Ajo qe mund te themi me siguri eshte qe, sic do te thoshte i pari i ketij blogu, kete termin ligjerim gjuhetaret, studiuesit e letersise e ku e di une, e kane ngarkuar shume, I kane dhene, per shembull, kuptimin e “parole” te Sosyrit, kuptimin e atij qe be anglishte eshte “discourse”, kuptimin e atij qe ka filluar te quhet sot “regjister” (prej nga vjen pjeserisht besoj edhe ngaterrimi nga ju I ligjerimin letrar me ate libror). Une nuk e di me cfare kuptimi e kane perdorur autoret ate “ligjerim letrar” te “Drejtshkrimi” sic citoni ju, po nuk me duket e sakte ta jepni ju kete perkufizim duke u mbeshtetur ne ca vepra te tjera, dispensa universiteti a ku e di une, dhe ta jepni si njefare “perkufizimi normative”. Besoj nje pjese e peshtjellimit tuaj vjen nga barazimi i parimit fonetik me gjuhen e folur dhe I atij morfologjik me gjuhen e shkruar, prej nga pason edhe kjo thirrja per “shkuljen” e parimit fonetik besoj.
Zoti Artan,
Kjo eshte pergjigjja ime e fundit, per ju dhe per kete debat.
Nese nuk e dini ju se me çfare kuptimi e kane perdorur gjuhetaret e Kongresit te Drejtshkrimit “ligjerimin letrar”, kjo nuk do te thote se te tjeret nuk e dine. Ka libra per kete pune, ku ata jane shprehur gjere e gjate. Mjafton vetem te informoheni dhe te lexoni pak me shume.
Sepse ne shkence kuptimet e termave jane konvencione te pranuara dhe te njohura. Perndryshe nuk do te kish kuptim mesimdhenia ne shkolle dhe universitete. Perkufizimin per “ligjerimin letrar” nuk e kam dhene une, por prof. Xhevat Lloshi dhe prof. Jani Thomai. Dhe, ju lutem, te keni pak me shume nderim per gjuhesine shqiptare dhe te mos i konsideroni keto vepra si dispensa. Keta njerez keto vepra i kane, duan apo s’duam ne, edhe sot qe flasim, mendimin me te perparuar ku ka arritur shkenca shqiptare, ne keto disiplina. Shpresojme te kemi studiues te rinj qe do te levrojne ne keto disiplina dhe do te hedhin drite edhe me te madhe ne dukurite e shqipes.
Sa per ate qe ju e “peshtjellimin tim” nuk po pergjigjem. Etika e kesaj faqeje dhe e debatit shkencor me pengon te marr pjese emocionalisht ne bisede.
Suksese edhe juve ne studimet gjuhesore
Kujtoja, znj. Teuta, se i kisha lexuar shumecka per ligjërimin letrar në shqipe, pa qullosur gjë sidoqoftë, as sa me atë kohë e mund mund të kisha bërë një raketë, po ja që dija s’ka fund. Po nuk do të lexoj më, më mirë i futem bërjes së raketës.
Nuk e dija qe fjala “dispensë” qenka e keqe dhe tregon mungesë respekti, kujtoja se ishin tekste shkollore të bërë nga njerëz me autoritet, në shkencë e pedagogji, dhe ku pikërisht për këto nevoja pedagogjike përmbahen edhe përkufizime, prandaj i përmenda. Duhet të ndryshoj edhe qëndrimin tim ndaj dispensave tani, dhe ndaj autorëve të tyre, përfshirë edhe dy emrat e nderuar që ju përmendi e plot të tjerë.
Faleminderit per urimet e suksese edhe juve ne studim e mësimdhënie.
Do të shtoja edhe se një pjesë e mirë e pështjellimit me termat dhe sidomos me kornizimin teorik të përpjekjes për njësimin e shqipes ka të bëjë me prejardhjen e koncepteve: Kostallari dhe të tjerë gjuhëtarë të asaj kohe i përkisnin fund e krye shkollës sovjetike, ndërsa ne sot përdorim më shumë terma të sociolinguistikës perëndimore. Nëse duam ta kuptojmë termin “ligjërim letrar”, besoj se duhet ta vendosim në kontekstin përkatës dhe të gjejmë se cilit term referencë i përgjigjet.
Ne fakt,nuk di ta kene marre ligjerimin letrar nga rusishtja,por e di qe perdorimi i “ligjerim” per “regjister” eshte marre nga rusishtja,prej nga edhe kalke si “thjeshtligjerim”.Ashtu sic e di qe per shembull,prof.Xhevati kete ndarjen ne stile funksionale sigurisht e ka bere mbi bazen e shkolles ruse,me ndonje ndikim te stilistikes franceze,por ama emertimin “gjuhe e letersise” jam i sigurt qe e ka marre nga tradita anglosaksone po e quaj.
Artan, me duket se nderhyre keq ndaj Teutes, ne futboll quhet faull.
Problemi me perkufizimin e Teutes eshte se le jashte gjithe letersine artistike pasi levrimi artistik s’e ka detyrim zbatimin rigoroz te normes. Per shumekend do te ishte problematike nqs letersia artistike do te gjendej a priori e perjashtuar nga modeli, ne veçanti vete autoret. Duke qene se te gjuha e shkruar shprehja, ne fillim ishte fjala, nenkupton ne fillim ishte letersia, ndonje shkrimtar i inatosur do te thoshte, keta duan t’i tregojne babait arat.
Ne kontekstin e kohes, besoj se ligjerim letrar nenkuptonte ligjerim publik si te dalluar nga ai privat (letra, kartolina etj) dhe pritej qe te gjithe pa perjashtim, perfshire letersine, ne publik jo vetem te respektonin normen ne te shkruar por edhe ne te folur..
Prej nje fleterrufejeje pritej qe te zbatonte normen si ligjerim publik, ne mbledhjen e kolektivit prej nje punetori qe akuzonte nje punetor tjeter apo vete drejtorin per mbeturina mikroborgjeze, pritej qe te sforcohej e te fliste duke respektuar normen, ose si thuhej te fliste shqip.
Ky volum ligjerimi publik, ne rastin e shkruar ligjerim letrar, do te perbente piken e referimit per te gjithe, qe te pershtateshin. Me tej, me kalimin e kohes elementet evolutive te shqipes(standartit )se folur supozohej se do te kalonin ne shqipen e shkruar, nga fleterrufete tek letersia, tek ”gabimet” e administrates per te perfunduar ne vesh te gjuhetareve ose autoriteteve gjuhesore qe do te zbatonin parimin fonetik per te integruar ndryshimet dhe nga gabime t’i kthenin ne norme.
Gabimi ose shmangia e normes ka edhe fytyren e padijes, por edhe fytyren e evolucionit te gjuhes. Meqe gjuha e shkruar nuk e parashikon evolucionin e vetmja menyre per te mos u balsamosur eshte te integroje ”gabimet”.
Nuk besoj se kultura shqiptare ka per te pranuar ndonjehere principin antievolutiv te gjuhes se shkruar. Pastaj gjuhetaret kane shkencen, kultura shqiptare ka popullin shqiptar.
Ketu po shtrohet pyetja, kush eshte me i forte populli shqiptar apo shkenca e gjuhesise?
Deri tani kemi vene re qe standarti i shkruar dhe i folur, dikur quheshin gjuha shqipe dhe gjuha shqipe ngjallte ose adhurim/admirim ose sugjestionim, ndersa sot gjuha shqipe eshte kthyer ne nje cope rrecke edhe e shpuar, por edhe demode.
Nuk thuhet me as gjuha shqipe, por standarti, keshtu sikur thua, he mo vari leshte, ajo menyra qe duan ata lart, meqe ne nuk na rruhet mjekra ça thone e duan ata lart e shkruajme si te na doje kokrra e qejfit.
Nuk e di se si zgjidhet kjo pune, po keshtu si duken bathet, duke perdorur nje neologjizem te A.Plasarit te perdorur ne perthyerje semantike nga Muç Nona, ish gjuha shqipe, sot standarti, eshte bere per çiqitemizem e do na vije te gjitheve radha per te thene, e mo çi qi t’emen standartit.
Jo,une besoj qe znj.Teuta ka njefare te drejte kur e lidh “ligjerimin letrar” me gjuhen e shkruar,besoj se kuptimi i ”letrar” ne ate togfjalesh eshte i ngjashem me perdorimin ne “gjuhe letrare”, qe nuk eshte e barabarte me “gjuhe e letersise”.Domethene letrar ne keto dy raste ka kuptimin “e letrave,e shkruar”,jo “e letersise”,sic e ka te teoria letrare p.sh,qe eshte e barasvlershme me “teoria e letersise”.Tjeterkund eshte problemi me arsyetimin e zonjes,por nuk po e zgjas per arsye etike.
Autori tha se po ndiqte TV-ne ku nje çun korigjoi nje tjeter: jo “shpella piratve” por “shpella e pirateve”. Dhe si gjuhetar shpjegoi se ne te foluren letrare eshte me korrekt varjanti i pare se i dyte, edhe pse i dyti perfaqson normen e shkruar sipas standartit. Dhe kjo qe thote autori eshte nje goxha gje pozitive. Sepse ë-ja ne disa raste ne te folur me teper e rendon ligjerimin shqip sesa i ben mire.
Ne vend qe te thellohej diskutimi me raste te tjera tingujsh te ngjashem biseda shkau ne teorizime per te shkruarin.