Një nga autorët e mi non-fiction të preferuar këto 20 vjetët e fundit ka qenë mendimtari libanez-amerikan Nassim Nicholas Taleb. Libri i tij më i fundit do të botohet në 2018, por disa kapituj të tij kanë dalë tashmë online, dhe duke lexuar njërin prej tyre, me titull “Më intoleranti fiton: Diktatura e pakicave të vogla” m’u duk se gjeta një konfirmim krejt të papritur të një hipoteze të ilustruar prej meje vite më parë (Gjuhë dhe gjak), për dinamikat e prejardhjes së shqipes dhe të shqiptarëve.
Por para se të hyj në temë, po dua të parashtroj me pak shembujsh tezën kryesore të Taleb-it, dhe pikërisht se mjafton që një pakicë intransigjente e një lloji të caktuar që të arrijë një përqindje të caktuar të popullatës totale të një vendi (shoqërie, kulture), që krejt popullata të fillojë t’u nënshtrohet preferencave të tyre.[1]
Për ta mbështetur këtë, autori e fillon me konstatimin – jo dhe aq banal – se dikush që ha vetëm hallall (ose kosher) nuk do të pranojë kurrë të hajë ushqim jo-hallall (ose jo-kosher), ndërsa dikush që nuk ha hallall ose kosher nuk është se e ka të ndaluar të hajë hallall ose kosher.
Grupet e llojit të parë (personat që hanë vetëm hallall), Taleb-i i cilëson si intransigjente, ndërsa ato të llojit të dytë si fleksibël.[2] Teza e tij është se kur një pakicë intransigjente bashkëjeton me një shumicë fleksibël, gjasat janë që pakica herët a vonë t’i imponohet shumicës.
Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, ku myslimanët praktikantë përbëjnë 3-4% e totalit, rreth shtatëdhjetë për qind e mishit të qingjit të importuar nga Zelanda e Re është hallall. E njëjta gjë ndodh me ushqimet kosher në SHBA, një vend ku hebrenjtë përbëjnë më pak se 2% të popullatës, e megjithatë mbi 40% e ushqimeve të tregtuara janë të certifikuara kosher.[3] Arsyeja për këtë shpërpjesëtim ka të bëjë, shpjegon Taleb-i, edhe me faktin që certifikimi dhe praktikat përkatëse të përpunimit ushqimor kushtojnë fare pak.
Duke kaluar pastaj në një sektor tjetër të tregut, Taleb-i vëren se përhapja në rritje e makinave me kambio automatike nuk lidhet doemos me preferencat e shumicës së atyre që i ngasin; mund të lidhet, thotë ai, edhe me faktin që personat që janë mësuar kambio manuale gjithnjë mund të kalojnë lehtë në kambio automatike, por e kundërta nuk është gjithnjë e vërtetë.
Dukuria ka prirje të vijë duke u zgjeruar, derisa të përfshijë krejt komunitetin (qytetin, shoqërinë, shtetin). Taleb-i përmend si shembull një familje me katër vetë, nga të cilët një vajzë, që përfaqëson pakicën intransigjente, kërkon të hajë vetëm ushqim jo-GMO (dhe organik). Për familjen nuk është ndonjë problem i madh që të adoptojë, si grup, preferencat e vajzës. Tani, kur kjo familje shkon në një barbecue në lagje, me tre familje të tjera, mikpritësit e dinë se ata të katërt hanë vetëm jo-GMO, dhe do të zgjedhin të gatuajnë ashtu, të bindur se për mysafirët e tjerë kjo nuk do të ndryshojë gjë. Me kalimin e kohës, edhe dyqani i ushqimeve në lagje, duke parë se numri i klientëve që kërkojnë jo-GMO po shtohet, e zgjeron seksionin e këtyre ushqimeve, deri atje sa të kufizohet vetëm në ushqime jo-GMO. Çfarë ndikon nga ana e vet te grosisti që i furnizon këto dyqane, e kështu me radhë. Dukurinë Taleb-i e quan renormalization group.
Me interes të veçantë për mua është ai seksion i esesë së Taleb-it, ku flitet për gjuhët. Thotë autori: gjatë një mbledhjeje në një korporatë në Gjermani, mjafton që të ketë një person, në dhomë, që nuk flet gjermanisht, që pjesëmarrësit të fillojnë të flasin… anglisht. Kjo ndodh për shkak të një rregulle asimetrike, sipas së cilës, ata që nuk e kanë anglishten gjuhë amtare do të dinë gjithnjë pak anglisht, por ata që e kanë anglishten gjuhë amtare nuk ka shumë gjasë që të dinë gjuhë të tjera. Edhe këtë herë, pakica intransigjente e dominon shumicën fleksibël.
Ky sundim i pakicës, që jo gjithnjë është i mirëpritur, mund të kundërshtohet – thotë Taleb-i – vetëm duke decentralizuar.
Autori flet pastaj për raportin midis gjeneve dhe gjuhëve në histori (në diakroni). Duke folur për atdheun e vet, Libanin, ai thotë se, në bazë të së dhënave të gjenetikës së popullatave, rreth 9/10 e popullsisë së sotme në Liban rrjedh biologjikisht nga kanaanitët e 3700 vjetëve më parë, pa çka se atë truall nuk ka mbetur fuqi e Mesdheut pa e shkelur, djegur dhe plaçkitur në histori. Taleb-i mendon se gjenet priren të ndjekin rregullën e shumicës fleksibël, ndërsa gjuhët atë të pakicës intransigjente; çfarë do të thotë se “gjuhët udhëtojnë, ndërsa gjenet më pak.” Çfarë do të thotë, sipas tij, se është e gabuar që të ndërtosh teori racore mbi gjuhët dhe t’i ndash njerëzit në “arianë” dhe “semitë” sipas kritereve gjuhësore; dhe ironia e madhe, sipas tij, është që suprematistët nordikë (“arianë”) përdorën grekët e lashtë si provë për lidhjen e tyre me një qytetërim të lavdishëm, pa e kuptuar se grekët janë më të afërt, gjenetikisht, me fqinjët e tyre semitë në Mesdhe.
Deri këtu Taleb-i. Eseja e tij gjithsesi duhet lexuar, pasi përmban shembuj dhe arsyetime më të hollësishme se ç’kam sjellë unë këtu.
Për t’u kthyer tani te çfarë përmenda në krye të këtij shkrimi, shpjegimet e Talebit për diktaturën e pakicës intransigjente ndaj shumicës fleksibël dhe veçanërisht implikimet e tyre për raportet “midis gjuhës dhe gjakut”, më bënë të mendoj për rezultatet e analizave gjenetike, sa u përket shqiptarëve të sotëm, të cilët rezultojnë si shumë të vjetër në Ballkan, të afërt me fqinjët e tyre grekë dhe italianë dhe më tej akoma, mesdhetarë; në një kohë që shqipja, si gjuhë indo-europiane, i përket një familjeje ku bëjnë pjesë, mes të tjerësh, indianët, armenët, lituanët dhe skandinavët. Këtë e shpjegon hipoteza se përhapja e gjuhëve indo-europiane nuk duhet marrë aq si përhapje gjenesh, sesa gjuhësh; dhe se, në kontekstin tonë, gjasat janë që gjenet e shqiptarëve të sotëm të jenë më “autoktone” se gjuha shqipe.[4]
Fare mirë mund të përfytyrohen indo-europianët e hershëm në Ballkan si një pakicë e ardhur ushtarakisht superiore ndaj vendësve, që i nënshtroi këta të fundit dhe u imponoi gjuhën e vet, pse nuk kish kurrfarë interesi dhe përfitimi, që të mësonte gjuhën e të nënshtruarve; në një kohë që këta të fundit, ose shumica fleksibël, u motivuan ta mësojnë gjuhën e të ardhurve sepse ashtu mund të përmirësonin statusin e tyre social, edhe pse në proces e sipër e humbën gjuhën e tyre.[5]
[vijon]
[1] Siç e parashtron autori, argumenti është mjaft i nuancuar; prandaj shënimet e mia le të shërbejnë vetëm si nxitje për ta lexuar tekstin origjinal. Në fakt, kjo pakicë duhet edhe të bashkëjetojë me shumicën dhe jo të jetë e shkëputur prej saj, p.sh. në geto. Po ashtu, kostoja e adoptimit të një preference nga shumica luan rol kritik.
[2] Besoj se Taleb-i këtu dëshiron edhe të shmangë termat intolerante dhe tolerante, për arsye të ngarkesës politike dhe ideologjike të këtyre të fundit.
[3] Mua, që jetoj në SHBA, nuk më bëhet fare vonë të di nëse ushqimi që blej në dyqan është kosher apo jo.
[4] Për arsye të ngjashme, latinët më parë dhe franko-normanët më pas nuk duket të kenë lënë shumë gjurmë në përbërjen gjenetike të britanikëve të sotëm, në një kohë që anglishtja qartazi është gjuhë gjysmë e romanizuar.
[5] Ndodh edhe e kundërta. Shkrimtari turk Aziz Nesin tregon për një kafene në Gjermani ku mblidheshin pleqtë e familjeve të imigrantëve turq; dhe këta pleq ishin kaq intransigjentë ndaj gjermanishtes, sa me kalimin e kohës ishin kamerierët gjermanë që filluan të mësonin pak turqisht, për t’u marrë vesh me ta. Por edhe në këtë rast pakica intransigjente i imponohet shumicës fleksibël.
E mira është që “shumica” në Shqiptari është e përbërë nga pakica intrazigjente. Nuk u ndodh asimilimi.
Ka më pak luanë se antilopa, përndryshe luani do ishte kanibal.
Dinamika e sistemeve komplekse eshte me komplekse se sa qe shtjellohet ne esete dhe mu ajo qe me duket se mungon eshte komponenta qe e shpreh kompleksitetin e gjendjes. Matematikisht kjo matet me rendesen permes procesit qe anglisht quhet weighting. Per ta plotesuar shembullin nga esete, nje pakice ndikon qe shumica e ushqimit te jete hallall, sepse rendesa e ketij faktori eshte e vogel per shumicen. Besoj qe rezultat i njejte s’do te fitohej me pijet alkoolike, sepse rendesa e te pirit eshte me e madhe se e te ngrenit. Intoleranca e pakices duhet te jete shume e madhe qe te ndikoje te shumica, kurse shumica mjaftohet me nje nivel me te vogel te intolerances qe ta anuloje ndikimin e pakices.
Njejte edhe per problemin gjen-gjuhe: dinamika e gjeneve eshte me e plogesht se sa e gjuhes, kurse rendesa e gjuhes varet nga ajo se kush sa perfiton nga komunikimi. U desht vetem nje gjenerate qe serbokroatishtja te zevendesohet me anglishten ne komunikimin ne Kosove. Pyetja qe s’besoj se ende ka pergjigje eshte se nese shqiptaret (si bartes gjenesh dhe gjuhe) jane me te hapur ndaj gjeneve apo gjuheve.
Nje pyetje qe une nuk i jap dot zgjidhje eshte: pse cibani i huaj adopton gjuhen e nje popullate me pak te civilizuar se ai qe e mbolli atje?
Nëse pyetja do kishte kuptim, ndoshta mund të merrte edhe ndonjë përgjigje.
Meqe publiku art-dashes nuk e kupton: ne pergjithesi nje popullate endecake kur ngulitet e nuk zbyth ata qe ishin me pare duhet te adoptoje gjuhen e sovranit (te huaj ne kete rast) qe e mbolli aty per arsye specifike. Nqs gjuha udheton me larg se gjeni, i bie qe te ata soj-sorollope popujsh te ngulur ne trevat tona te kene adoptuar Shqipen si lingua franca. Dmth i bie qe sovrani paska qene Shqipfoles, nderkohe qe une e dija o Romak ose Venedikas ose Turk. Kjo me habit pakez.
>pa e kuptuar se grekët janë më të afërt, gjenetikisht, me fqinjët e tyre semitë në Mesdhe.
Keni ndonje burim te sakte per kete budallek te nje forme te vecante qe ju dhe zoti Taleb na pohoni? Greket e lashte ishin Aryan, si na paskeshin qene me te afert me fqinjte e tyre semite ne Mesdhe?
Talebi mund të ketë burimet e veta, por meqë ma kërkuat mua:
http://www.nature.com/nature/journal/v548/n7666/full/nature23310.html
http://www.sciencemag.org/news/2017/08/greeks-really-do-have-near-mythical-origins-ancient-dna-reveals
Gjithnjë me shpresën se aftësia juaj për të kuptuar materiale të tilla nuk mbetet mbrapa arrogancës suaj.
Po flisni per popullatat greke para se te vinin greket Indoeuropiane apo pasi erdhen? Greket e lashte, ato te vertetet, jane Dorianet kryesisht dhe tek Dorianet dominonin bjondet me sy blu, si popullsi ariane qe ishin. Se nga te dolen ty, apo Talebit qe Greket e lashte jane me te afert gjenetikisht me popullsite semite, nje Zot e di. Mire Talebin e kuptoj se eshte vete Semit/Arab dhe do te ndihet mire me vete, po ti cpate? Linqet qe postove pohojne pikerisht kte qe te thashe une.
Nuk jeni i informuar për sa flisni: ju ka ngecur ora dikur në vitet 1930. Por nuk kam as kohë as dëshirë që t’ju sqaroj.
Aferim, meqe me the qe me ka ngelur ora ne vitet 30 me binde. Marksist i poshter, qe urreni cdo gje Europiane.
Kisha degjuar shume te paverteta, po kjo i kalon kufinjte e marrezise. Vetem nje injorant si ju, se zoti Taleb kushedi ne cfare konteksti e ka thene ate, mund te pohoje qe Greket e vjeter, ato Indoeuropianet, na paskeshin qene me te lidhur me popujt semite, sesa popujt e tjere Ariane te diteve te sotme. Ndoshta greket e sotem po, por kurrsesi te lashtet jo.
A nuk eshte nje teori e vjeter kjo, e dominimit te pakices mbi shumicen, me shoqerime tezash si ajo e komplekseve te inferioritetit qe e ka shpesh pakica, shto aty edhe marrje-dhenien midis dy grupimeve, apo dhe gjjetjen e gjuhes se perbashket se fundi permes perplasjeve dhe konflikteve midis dy palve, etj.-etj.!? Fenomeni i “Hallall”-it, apo dhe mbremjeve ku nuk perdoret fare mishit I derrit (megjithse shumica jane jo-myslimane), tregojne vertet kete dominim te pakices mbi shumicen, apo -ta themi me mire- pranim nga ana e shumices (ne momente te vecanta) te riteve dhe disa menyrave te jeteses se kesaj pakice. Vetem se ne rastin e “Hallall”-it, ketij i ka dale boja shpejt me mishin pa cilesi qe shet dhe me budadalleqet qe tregon ne internet dhe emisione te ndryshme televizioni. Telekomunikacioni i sotem nuk lejon me kthyerje mbrapa ne mesjeten e “Hallall”-it.
Jashte teme kjo ( ndjese) por modelet qe ka perdorur Praksiteles per skulpturat e tij, “flasin” per njerez qe s`duhet te kene pasur asgje te perbashket me nje popullsi qe mund te reflektoje nje origjine kanaanite/semite.
Ose ndofta i ka zgjedhur nga ata qe jetonin neper male(si)… tha.
Nuk ka ndonje origjine specifike kanaanite/semite, por tipologjia eshte e afert. Gjeni nuk percakton qarte racen nga pikepamja fizike, madje edhe raca mund te jete esencialisht e njejta por me diferenca jo te vogla mes popullsive.
Marrim dy shembuj te mirenjohur ose te kudogjendshem.
I pari, hercegovinasit ne veçanti, por dinariket ne pergjithesi kane perqindje te larte haplogrupi I, te krahasueshem me skandinavet, mirepo racialisht ndryshojne shume. Nderkaq britaniket kane shume pak haplogrup I e megjithate ngjajne me shume me skandinavet sesa dinariket.
I dyti, irlandezet jane thelbesisht e njejta race me iberiket, ta zeme basket, per te izoluar nje popullate, madje kane te dyja edhe dominance absolute te haplogrupit R1b 90%+, por biem dakort qe syri yne nuk e pranon barazimin e baskeve me irlandezet.
Ne pergjithesi, ne keto tematika koncepti i races barazohet me konceptin e klonit dhe faj jo te vogel kane ata qe nderprene studimet antropologjike, ne nje kohe qe kishte ende shume pikepyetje.
Hollandezet jane zgjatur te pakten 16 centimetra ne 60-70 vjetet e fundit, po te ishte ne duart e germimeve antropologjike, do te thonin se raca eshte ndryshuar, ka ardhur nje me e gjate qe ka zevendesuar ate me te shkurtren, ne fakt jane niperit e gjysherve.
Per greket e lashte dhe te sotmit sigurisht nuk mund te vesh barazimin se arvanitet dihen nga shkuan apo dihen 1.5 milione te ardhurit nga Azia e Vogel pas shkembimit greko-turk te popullatave, por ama edhe greket e lashte kishin perqindje te ardhurish nga zonat e Shqiperise dhe te Azise se vogel, keshtu qe ne teresi rezultati final nuk ndryshon shume.
Natyrisht duhet patur kujdes qe rezultatet te mos keqinterpretohen nga ata qe duan t’i keqinterpretojne.
Kurse ajo qe thua ti ne lidhje me skulpturat, do te perkthehej me mire, pse greket jane shemtuar dhe duken me te zinj. Ne fakt modelet e skulpturave ndjekin nje logjike te tyren, si eshte psh modeli heroik ne skulpturat moderne, i cili tenton te theksoje disa karakteristike tipike dinarike, per te krijuar lineamente mashkullore qe duken me energjike dhe imponuese.
Hyllin, ne frazen tuaj “Nuk ka ndonje origjine specifike kanaanite/semite, por tipologjia eshte e afert”, me duket me interes ideja e tipologjise se afert te heleneve me popujt semitik dhe meqenese ne kemi qene fqinje te tyre a mund te behet fjale per te njejten afersi tipologjike edhe per ne ?