Pak kohë para se të largohej për tek të shumtët, Umberto Eco-ja u shpreh se demokracia virtuale, në trajtën e rrjeteve sociale gjithëpërfshirëse, kishte një cen të madh: në të, “legjione gomarësh” marrin atë të drejtë fjale që më parë iu jepej vetëm përbrenda mureve të ndonjë pijetoreje, pasi kthenin ndonjë gllënjke dhe gjithsesi pa dëmtuar bashkësinë. “Kishte kush ua mbyllte gojën menjëherë, teksa tani kanë të drejtë fjale njësoj me një nobelist” – shtonte studiuesi i njohur italian. Është lehtësisht e përfytyrueshme sesi ky pohim mori dheun pikërisht në sajë të rrjeteve sociale. U desh vërtet pak që profesori i ndjerë i Universitetit të Bolonjës të kthehej – dhe s’qe as hera e parë – në një pop-philosopher të parapëlqyer nga kushdo që dallimin, bie fjala, mes semiotikës dhe semantikës e lyp nëpërmjet quotes-esh. Mos flasim pastaj për të përbashkëtat mes Kant-it dhe sqeporit.
Megjithëkëtë, metafora e legjioneve është çka më intereson, për tani, të nxjerr në pah. Dhe një përshtypje më thotë se, në atë rast, Eco-ja nuk e hodhi ashtu kot në bisedë. Afërmendsh, fjala është për legjionet romake, njësi ushtarake në Romën e lashtë – si gjatë periudhës republikane, ashtu dhe asaj perandorake – të cilat përbënin mjetin par-excellence të zgjerimit të saj territorial. Veç namit shekullor për pathyeshmërinë dhe dobishmërinë e saj pushtuese, një njësi e tillë njihej dhe për procesin e homologimit (romanizimit) që ushtronte mbi trupat e veta përbërëse, me prejardhje etnike të larmishme. Sidomos pas mbretërimit të Augustit, çdo përçapje e suksesshme romake përtej territoreve të zotëruara, fillon të shënjojë dhe përbërjen e ushtrisë së saj; fillimisht trupat e thjeshta, e mandej ato elitare, të përfaqësuara pikërisht nga legjionarët, i mbushën radhët e tyre me galë, hispanikë, ilirë, sirianë, egjiptianë, berberë etj[1]. Kësisoj, ndodh që, në erën e re, ushtarët rekrutohen më së shumti në zonat e vendndodhjes së përhershme të legjioneve. Ata vazhdojnë të mbeten në gjirin e tyre edhe kur këto lëvizin në distanca të konsiderueshme gjeografike, veprimtari gjithnjë e më në rritje pas shpeshtimit të presionit gjermanik në veri të lumit Rin[2].
Përdorimi i termit nga ana e Eco-s, them unë, thërret në vëmendje këtë papërcaktueshmëri gjeografike të prejardhjes së ushtarëve romakë. Duket se “legjionari” i shkon përshtat stereotipit internaut që mësyn në rrjetet sociale, që s’ka atdhe dhe që ndodhet pak a shumë kudo në fshatin e çkombëtarizuar global. Në bashkërendim të plotë me sivëllezërit e tij të panumërt (qofshin pro apo contra tij), ai mendon se ka gjithmonë diçka për të thënë (në mos për të shtuar, idi est kundërshtuar). Zor se mund të jetë i përcaktueshëm nëpërmjet trajtave fizike, prejardhjes gjeografike apo vetëdijes etnike. Ai është kushdo – ani mund të jetë dhe askush: një qualunquist i përsosur. Në demokracinë virtuale s’ka kufij që të përmbajë yshtjen e këtij “legjionari”, bashkë me legjionin e pamat ku ky bën pjesë, që të mbijë në mesin e çdo rrahjeje tematike.
M’u ndërmend legjioni, tok me rrethanat e pohimit të Eco-s, teksa po lexoja mbi një debat të nxehtë që ka përfshirë shtypin britanik javët e fundit. Shkak është bërë një dokumentar vizatimor i realizuar nga BBC-ja që para tre vitesh, për qëllime edukative. Në të përshkruhet Britania në një fragment kohor të sundimit romak (shek. II-III pas l. K.) nëpërmjet jetës së një centurioni (oficer) romak që kryen shërbimin ushtarak në Murin e Adrianit[3]. Pikërisht në duart e këtij personazhi prej disa javësh është hedhur një mollë e paparashikueshme sherri.
Belaja nisi se ky personazh i trilluar, drejtues në një nga legjionet më të rëndësishme asokohe të perandorisë, i shfaqet publikut me tipare, do të thoshim sot, afrikane – kemi të bëjmë pra me një centurion me ngjyrë – është i martuar me një grua të bardhë dhe së bashku kanë dy fëmijë, të cilët janë, natyrisht, mulatë. Dhe që nga dita kur Paul Joseph Watson, aktivist i një grupi alt-right britanik dhe mbikëqyrës i sitit konspiracionist Infowars, lëshoi një cicërimë ku, nëpërmjet shpotitjes, vihej fort në dyshim saktësia historike e dokumentarit, gurguleja s’pati më të sosur. Sharje, tallje, kundërpërgjigje politike, përballje të acaruara akademike, shtjellime të nervozuara burimesh historike dhe sa e sa të tjera kanë marrë flakën e debatit në Britani. Dhe sa e vlefshme për të ngushëlluar çdokënd, tek ne, që çmeritet nga përmasat e pakëndshme që merr fjalori publik gjithsaherë diskutohen tema historike dhe/apo mitologjike të cilat prekin telat e identitetit kolektiv (a diç të ngjashme me të).
I pari që mori ngenë t’i përgjigjej përqeshjes së Watson-it ishte Mike Stuchbery, një mësues historie goxha i dhënë pas divulgimeve në rrjet. Ai solli disa dëshmi të pranisë së afrikanëve upper-class në gjithë Britaninë romake, nga Londoniumi deri në Jork. Çka nuk e tundi Watson-in nga qëndrimi i tij më i hershëm, duke e shtyrë atë të ngarkojë një video në të cilën i vërsulet përgjithësimit, sipas tij, të këtyre fakteve; ai s’mohon praninë e njerëzve me ngjyrë në Anglinë e shek. II-III, por kundërshton prirjen për ta parë këtë të dhënë si vërtetim i një shoqërie shumetnike. Të paktën jo siç këtë mund ta kuptojmë sot.
Debati, me pohime dhe kundërpohime, të ngjeshura mes burimeve të përcjella dhe personalizimeve të pashmangshme, nuk kurseu as përfshirje të mëtejshme. Një prej tyre ishte Mary Beard, profesoreshë në degën e studimeve klasike të Universitetit të Kembrixhit, një lloj bocca della verità institucionale për hulumtimet antike. Ajo, jo vetëm mbron vlefshmërinë e dokumentarit, por shkon deri aty sa ta njësojë personazhin e shumë diskutuar me një figurë reale historike: Quintus Lollius Urbicus, një centurion i romanizuar me prejardhje numidiane, që pati qenë guvernator i provincës romake të Britanisë diku në mesin e shek. II. Por ferra e kishte marr tashmë uratën. Lumnaja e komenteve, anonime apo aty afër – ku s’kishte sesi të mungonin antisemitizma të çliruar nga vargonjtë – nëpër portale, forume, rrjete sociale dhe video, dalldisi çfarëdolloj british humor-i.
Që shartimi ndëretnik, i kryer nëpërmjet një procesi të thellë asimilues (romanizues), ishte një fakt i mirëqenë në marrëdhëniet ndërshoqërore romake – në gjithë shtresat, kudo që të shtrihej skeptri i Cezarëve – duket se s’ka më asnjë lëkundje studimore për ta pohuar[4]. Nga ana tjetër, arsyeja përse leopardizimi i shoqërisë në Britaninë romake arrin të turbullojë në këtë fare feje një segment të gjerë të shoqërisë së sotme të informatizuar britanike, shkon përtej funksionit social dhe aktual që luan historia.
Plasja mediatike e një të dhëne të tillë gërric jo pak – në një kohë kur vende si Britania e Madhe janë shumetnike, paçka se një gjendje e tillë ka rrënjë krejt të ndryshme nga ato të atmosferës socio-politike që dokumentari mëton të shtjellojë. Duket se kjo servirje e thjeshtëzuar e një të vërtete nëpërmjet një formati vizatimor, tregon se ç’është at stake në këtë moment. Flasim për rrënjë të supozuara të një lloji, që pleksen me rrënjë të supozuara të një lloji tjetër. Dhe teksa “llojet” i duam në dyluftim, “identitetet”, sa më të ngurta t’i përfytyrojmë, mbeten një supozim. E kjo gjë, afërmendsh, shkon deri atje sa prek – madje dhe djeg – bindjet. Kryesisht kur këto janë ushqyer dhe dhjamur pa shqyrtim kritik. Kryesisht kur këto janë prodhim i parrahur me vaj qëmtimesh dhe shfletimesh.
Gjë që më kthen përsëri tek legjionarët e Eco-s, si dhe tek vala e tyre e papërmbajtshme; tek vrulli i tyre për t’u gjendur, si gjithmonë të paepur (shpesh fizikisht të dhunshëm), me një kryq të madh në dorë, por pa përshkuar golgotë të asnjë lloji. Nuk ndodh veç tek ne, siç duket. Ndodh dhe në vende ku, për faj të një lloj paragjykimi pozitiv, ne jemi të bindur se gjithkush vadit kopshtin e vet, atë për të cilin ka mote e mote që punon dhe djersitet. Pa dalë ndokush nga ferrat që t’i tregojë arrat babait.
[1] Në këtë vazhdë, vijohet dhe me dhënien e shtetësisë (civitas Romana) për gjithë banorët e territoreve të zotëruara – e jo vetëm atyre të gadishullit italik, siç ndodhte déjà – pas shpalljes së Ediktit të Karakalës (Constitutio Antoniana) në vitin 212.
[2] Për më tepër, mbi dëshmitë e shumta që pohojnë prejardhjet e shumëllojshme etnike të ushtarëve romakë, e në veçanti të legjionarëve, në periudhën perandorake, cfr. dy ndër studimet më të njohura në këtë lëmë – pas veprës madhore, në këtë drejtim, të kryer nga ana e Th. Mommsen: G. Forni në monografinë Il reclutamento delle legioni da Augusto a Diocleziano, Milano – Roma, 1953, fq. 51-74, si dhe në artikullin Estrazione etnica e sociale dei soldati delle legion nei primi secoli dell’impero, në “Aufstieg und Niedergang der römischen Welt” II, 1, 1974, fq. 339-391. Këqyr gjithashtu, Y. Le Bohec, L’armée romaine sous le Haut-Empire, Paris, Picard, 1989, vëll. I, fq. 103-120.
[3] Vallum Aelium ishte një strukturë madhështore murore prej disa qindra kilometrash. U ngrit në kohën e perandorit Adrian, në fillim të shek. II, për të shënjuar kufirin mes zotërimeve romake dhe fiseve më veriore, duke u bërë kësisoj pjesë e limes-it të perandorisë. Muri, mbetjet e të cilit mund të shihen ende sot afër trevave kufitare mes Anglisë dhe Skocisë, frymëzoi autorin Georg R. R. Martin, krijues i ndodhive që shfaqen në serialin “Game of Thrones”, për “Murin” e tij që ndan dheun Westeros nga Veriu i Këmbësorëve të bardhë. – http://www.thejournal.co.uk/news/north-east-news/game-thrones-writer-inspired-hadrians-7214397
[4] Për sa i përket centurionëve, duket se nuk ushqehet më asnjë dyshim në këtë drejtim. Me të dhënat e shumta që ka, E. Birley, në fund të viteve 1980, bëri disa verifikime empirike mbi listat e centurionëve të pesë legjioneve romake të shpërndara në Mesdhe. Rezultatet duket se përgënjeshtruan disa teza të mëparshme, sipas të cilave, deri në shek. II pas l.K., centurinët ishin të gjithë italikë. Ca vite me vonë, i cituari Y. Le Bohec (fq. 98-103) do të mbështesë tezën e Birley-t por duke shtuar romanizimin e detyrueshëm që pësonin të gjithë centurionët jo-italikë. – C. Ricci, Domo Roma. Il contributo della capitale all’esercito di confine e alle milizie urbane (età imperiale), në Kaiser, Heer und Gesellschaft in der Römischen Kaiserzeit Gedenkschrift für Eric Birley, Franz Steiner Verlag, Stutgart, 2000, fq. 201.
Anglezet kane qene racistet e pare moderne, gje qe u pasqyrua ne gjithe vendet anglo-saksone qe u krijuan nga kolonite angleze te popullimit. Per mendimin tim ky fakt u anashkalua si teper shpejt, pa qene popullata thellesisht e bindur per shnderrime rrenjesore.
Ne fakt, me goditjen derrmuese qe i dhane antropologjise fizike, si shkence raciste, nuk zgjidhen gje. Kam bere ketu debate te forta ne te shkuaren, por mendoj si asokohe se racizmi eshte ne radhe te pare, fenomen qe buron nga supremacia kulturore, sepse eshte fenomen kulturor. Eshte e pamundur qe antropologjia fizike te vertetoje superioritet racor ne kuptimin fizik, ngjyra eshte fenomen estetik, forma e kafkes nuk verteton permbajtjen e trurit, shtatlartesia e struktura kockore, si burime te forces jane te pakuptimta ne shoqeri teknologjike, per me teper qe raca me e gjate ne bote jane zezaket nilotide.
Por , antropologjia kulturore te ben(te) gjemen, sepse prodhon vetiu supremacine kulturore dhe behet qark i shkurter, mes kultures dhe races ( si etni apo shoqeri, popull) e cila prodhon kete kulture superiore. Jo me kot, antropologjia kulturore po ben kohe qe propogandon barazine e kulturave ne kuptimin e te qenit thjesht ndryshe, nuk ka superiore apo inferiore dmth ka nderruar rrenjesisht kategorite.
Normalisht, njerezve keto kategorite e reja, nga nje vesh u hyne e nga tjetri u dalin, sepse nuk ia dalin dot te mos e shohin nje kulture si inferiore ose superiore dhe progresin si nje lufte te pashembullt ku kultura superiore gllaberon me gjithe lecka kulturen inferiore.
C’eshte e verteta as une nuk ua kuptoj kategorite dhe teoria e reja antropologjise kulturore, por u kuptoj qellimin e mire dhe rrugen e re per shnjerrosjen e racizmit si fenomen agresiv.
Ne momentin qe pranon emigrante, sepse te duhen krahe pune per shkak te krizes demografike, atehere te duhet edhe nje model integrues, se nuk mund t’i mbash skllever ata te brezit te dyte. I pari e ul koken si skllav por brezi i dyte s’ta pranon. Duhet force e madhe asimiluese, nje program i qarte dhe shpenzime ne kete drejtim, nuk krijohet qendrueshmeri shoqerore me klishe progresi.
Per mendimin tim Anglia tashme ka zgjidhur krizen demografike, madje projektohet qe ne vitin 2050 te kaperceje edhe Gjermanine per numer banoresh, realisht eshte territor i vogel per aq shume fryme sa banojne atje, keshtu qe i duhet te perballoje çeshtjen e integrimit te emigranteve si problemin me te rendesishem te ketij shekulli.
M’andej qe Roma ka pasur ushtare zezake, nuk perben ndonje gje te re, qe zezake, magrebine, egjiptiane, siriane ka pasur ngado nuk eshte ndonje gje e re, thjesht ashtu si bimet edhe njerezit zbatojne mjaftueshem ligjet e Mendelit, si pasoje e kryqezimit, pakicat racore ose fenotipore ne kohe zhduken, ndersa kur ka balance formohen raca/fenotipe te reja. Historia e racave/fenotipeve njerezore eshte ne evolucion te vazhdueshem, me pare ka pasur raca te tjera, ne te ardhmen do krijohen raca te reja.
Historia boterore tregon se njerezit mesohen me lehte me racat e tjera, sesa me kulturat e tjera, ka diçka te kultura qe i ben njerezit shume intolerante. Edhe vete Roma ishte multietnike, multiracore,multikulturore e çfare multi te duam, por ama i gllaberoi gjithe gjuhet e kulturat ne Europen romake, derisa u frenua nga greqishtja ne Ballkan. Gjuhen e kulturen kineze e ndaluan vetem stepat, deti e Tibeti, gjuhen e kulturen arabe e pengoi deti, Saharaja dhe kulturat perse e bizantine.
Kultura duket si mine me sahat, po nuk u perkule, te thyen. Gjithsesi probleme ”te tyret” keto, ne jemi per vete emigrante.
Duket qe edhe shprehjet anti-turme te Umberto Ecos kane brenda nje doze fyese por edhe ndrydhese. Perse valle te vazhdohet te perkrahet skllaverimi i legjionareve te pijetoreve, sidomos kur ato mbajne brenda edhe pijetare qe lexojne veprat e tij? Makiaveli i Princit kishte bujtinen e tij te preferuar L’Albergaccio ne fshat prej nga u frymezua, dhe copezat jetesore te mencurise popullore dhe te udhetareve e ndihmuan per te krijuar kryevepren e tij. Sigurisht qe turma e sotme eshte bere shume e madhe, vazhdon tranzicioni, por ca klube apo blogje ama i kane vene ca kufij e mure te mire kushtesh per bujtesit, duke mbajtur larg te pasjellshmit, te paditurit etj. Edhe dikur ne Shqiperi ‘skllaveroheshin’ femijet qe te vegjel duke ju thene qe te pushonin se nuk dinin gje, te heshtnin dhe vetem te degjonin prinderit e te rriturit, apo se ishte turp qe te thonin mendimin e tyre.
Lufta per dokumentarin e BBC behet pikerisht per “tipiken”, duke harruar qe edhe Quintus Lollius Urbicus apo guvernatore te tjere te perzier ishin te caktuar nga lart, te komanduar aty nga Perandoria, dhe jo te zgjedhur nga populli vendas apo qe dukej se perfaqesonin shoqerine “tipike” angleze, nje nder popujt me lekurebardhe europiane (ndoshta pas irlandezeve) ne skajin me verior te perandorise.
Tashme Anglia e ka tejkaluar problemin nderracor dhe zgjedhja e kryebashkiakut londinez Khan e provon kete, nje personalitet me (pak) ngjyre, si dhe i nje ngjyrimi tjeter fetar nga tipikja vendase, tashme komandon metropolin e ish perandorise se dikurshme britanike ku nuk perendonte dielli. Mos valle edhe ai dokumentar po i paraprinte apo pergatiste anglezet per zgjedhjen e aferme kryeqytetase? Eshte interesante teoria qe veren se tregtaret muslimane afrikanoveriore te sklleverve thuhet te kene krijuar termin nencmues “zanj” per afrikanet lekurezinj nen zoterimet e tyre, dhe me vone ky emertim dhe paragjykim fyes racor u percoll nga kolonistet e Europes perendimore dhe vazhdoi me shekuj.
Kontaktet me afrikanet ishin normale per Perandorine Romake dhe skllaveria nuk ish e lidhur me ngjyren pasi te gjithe ata qe kapeshin ne luftra ktheheshin ne skllever, pavaresisht nga ngjyra a pigmenti, grupimi, tribute etj. Gjithe te huajt apo barbaret percmoheshin dhe shiheshin si inferiore, nderkohe qe greket e lashte benin te vetmin dallim, pasi kultura e tyre admirohej. Vete Roma e lashte kishte perplasjet sporadike mes banoreve te saj, vendasit e te ardhurit apo te romanizuarit me te rinj, por dallimet racore nuk thuhej se ekzistonin. Te varferit shiheshin si me te ulet. Edhe martesat nderracore lejoheshin por nuk dihet shkalla e paragjykimit qe ekzistonte tek popullsia romake e viseve te ndryshme, apo nese femijet e ketyre lidhjeve bardhe e zi kishin ndonje krize identiteti ne provincat me homogjenitet te larte ku edhe mund te kete lindur protoracizmi. Sipas te dhenave, vete oratori dhe politikani romak Ciceroni atehere ishte shprehur se ‘sirianet dhe hebrejte jane njerez te lindur per skllaveri’. Kuptohet, e papranueshme, por ndoshta vinte ngaqe Ciceroni jetoi para eres se re ciceruese.
Ciceroni percillte kulturen greke, ku aziatiket mbaheshin si njerez qe ishte e lehte te skllaveroheshin, pre te lehta te despoteve lindore, ndryshe nga greket qe mbaheshin per njerez te lire dhe vetem mes njerezve te lire mund te ekzistonte edhe demokracia. Po ashtu mes grekeve te lashte trakasit mbaheshin per njerez qe mund te skllaveroheshin, ndryshe nga iliret, te cileve ishte mire t’u rrije larg (madje mitin ilir ne boten greke e theu vetem Dionisi i Siracuses).
Por ketu nuk ka as racizem as protoracizem ne kuptimin fizik, sepse psh traket mbaheshin si shume te bardhe/kuqalashe, kemi thjesht racizem kulturor. Skllever me shumice bliheshin nga portet e Ukrahines se sotme, gjithe zona asokohe ishte e populluar nga popuj kryesisht bjonde,skitho-sarmate, me vone gjate mesjetes hyri elementi mongoloid.
Pra, nqs duam te hyjme per te gjetur ndonje perkthim fizik te racizmit kulturor, popujt bjonde dhe popujt zezake ishin kategoria e fundit, ose me e perbuzura, ndersa popullata brune, qofte e bardhe , qofte zeshkane, quhej brenda normave te kohes.
Per nje grek apo romak, kelti kuqalash i Anglise apo sarmati bjond i ukrahines ishte po aq race inferiore sa zezaku i Sudanit, Etiopise apo çfare sillte Saharaja.
Prandaj them se qyteterimi perendimor, kryesisht pjesa protestante ne epoken e kolonializmit, thjesht ka zbatuar te njejten ligjesi antike, ku superioriteti kulturor perkthehej ne superioritet racor ne kuptimin fizik. Keto jane kategori te kultures protestante, perndryshe as kultura katolike as kultura ortodokse, nuk kane arsyetuar mbi bazen e ketyre kategorive.
Kur serbet thonin per shqiptaret se jane njerez me bisht, jane turq te ardhur nga Anadolli, jane race aziatike, nuk eshte se perdornin kategori ortodokse kunder shqiptareve myslymane, sepse vete serbet syte ne balle i kishin, por asokohe te ishe i qyteteruar duhej te kaloje edhe nga racizimi kulturor i llojit protestant, perndryshe serbet jane perpjekur me te gjitha menyrat qe t’i asimilonin keta ”turq anadolli” e ”race aziatike”.
Ne njefare menyre ishte fati yne, qe gjithe antropologet fizike te shek 19 e gjysmes se pare te shekullit 20, filluan t’i studionin dhe masnin shqiptaret nga koka tek kembet dhe thane, keta jane te bardhe safi dhe i perkasin te njejtes race qe shtrihet nga Gjermania e Jugut deri ne Greqi, keshtu qe propagandes serbe i doli era brenda ketij konceptimi protestant te lidhjeve te kultures me racen.
Ky eshte ende sot konceptim kulturor protestant, per faktin e thjeshte se ne kategorite mendore vendet protestante si udheheqese te kultures perendimore, kane ”te drejten” te mbajne skeptrin e qyteterimit, por nqs neser skeptri boteror u kalon kinezeve, do u kalojne edhe keto kategori. Jo se kinezet nuk e kane mbajtur veten gjithe kohes si superiore kulturalisht dhe rrjedhimisht racialisht ndaj popullatave me te cilat kane pase te bejne, por tashme bota eshte me e madhe dhe kinezet nuk kane demostruar gje.
Ne Dhiaten e vjeter, ka nje moment ku Abrahami, i cili gjendej prej kohesh ne Kanan/Palestine/Izrael, ben nje skllav/sherbetor te vet, qe te betohej duke vene doren mbi herdhet e Abrahamit, se per Isakun do te gjente nuse ne vendin e origjines se Abrahamit , mendohet Ur ose Uruk ne Irakun e jugut. Abrahami nuk donte absolutisht nuse nga Kanani dhe beja mbi herdhe asokohe mbahej si beja me e rende, e krahasueshme me bene mbi gur ne Kanun, ose betimin mbi Bibel ose Kuran.
Ketu kemi nje konceptim racizmi kulturor, i cili perkthehet ne racizem fizik, gje qe Dhiata e vjeter e paraqet shpesh, sepse qe ne konceptim, vete marrja e Tokes se Premtuar eshte teze raciste, zevendesimi i nje populli inferior nga nje popull superior eshte teze raciste. Kur kolonet evropiane, kryesisht protestante, zevendesonin indianet e Amerikes kemi nje konceptim racist. Qe gjermanet protestante, bashke me skandinavet protestante, kane qene baza e ekspansionit kolonizues te West-it, kete s’ka njeri qe ta mohoje, ashtu sikunder britaniket populluan kryesisht 13 kolonite e para.
Bota keshtu ka funksionuar gjithnje, nuk eshte se ia ngope te gjitha Hitlerit, si psikopat,kryekriminel, terrorist, fanatik dhe i zgjidhe te gjitha. Tek rasti i Hitlerit kemi paradoksin qe Hitleri ishte katolik me origjine familjare por katoliket spanjolle e portugeze i kane kolonite te perziera racialisht
Mendoj se problematikat e sotme nuk mund te anashkalohen me keta jane ”white nationalists” kukluklaniste, neonaziste, sepse gjenden tek kategorite themelore te te menduarit te kultures.
Ne Shqiperi ne mendojme se francezet ishin me te kulturuarit e viteve 1850-1950, keshtu qe kultura perendimore duhet te identifikohet me Francen dhe te gjykohet rreth saj.
Mirepo ky eshte nje mendim shume letrarist ose artistik i kultures, qe ne e kemi bere tonin edhe per shkak te Rilindjes e cila ishte e tille, u perforcua gjate komunizmit edhe si ndikim personal i Enverit, por edhe ideologjik ne kundervenie ndaj italo-gjermanizmit kulturor te periudhes 1912-1945. Kjo mandej u perforcua me lidhjet ruso-sovjetike, ku kultura ruse ishte e dalluar per letersine ( une ne vendin e pare ve Tolstojin, keshtu qe s’kam gje me kulturen ruse).
Qershia mbi torte, gjithe nomenklatura, si ne Tirane , si ne rrethe, nje nga femijet i dergoi ne shkolle te larte o per artet o per gjuhe-letersi, qe te dilnin artiste e shkrimtare. Kemi ngecur ende sot ne kete konceptim qe per mua eshte i gabuar sepse i pjesshem, por ky eshte muhabet tjeter,
Ne te vertete ne vitet 1850-1950, ne teresi, Gjermania ishte vendi udheheqes i kultures perendimore, kishte investim te gjithanshem ne arsim dhe Gjermania naziste ishte vendi me i edukuar i botes, me nivelin me te larte mesatar ne bote. Cifutet me te shquar i takojne kultures gjermanike, jo sepse ishin shume, se Polonia kishte 3 milione çifute, por sepse mjedisi gjermanik ishte me i miri ne bote, sikunder eshte sot mjedisi amerikan.
Pra, nqs duam te kuptojme fenomene racizmi fizik, duhet te shkojme tek burimet kulturore dhe persa kohe qe kultura ka kategori te caktuara qe percaktojne te menduarit, çeshtjet nuk zgjidhen me interpretime historike, nuk eshte se nxore se zezaket ishin ne Angli ne kohen e Romes dhe e zgjidhe legjitimitetin e pranise se sotme. Legjitimitetin e sotem e japin nevojat e sotme, e jep kultura e sotme, ne thelb e verteta e sotme. Anglezet kane stilin e tyre dhe kur te japin doren, qe eshte nje arkaizem imperialist, kur u dukej se po te benin nder qe dora e tyre po bente kontakt me doren tende. Ky eshte fenomen kulturor dhe aty mund te rregullohet ndonje gje.
Elitat perëndimore duket se janë kapur të papërgatitura për t’i zgjidhur si duhet kontradiktat midis ’progresit ‘ dhe te ardhmes demoktratike të shteteve-kombe nga njëra anë dhe të kaluarës kolonialiste të këtyre shteteve nga ana jetër – all Roman Empire wannabe.
Receta e multikulturalizmit iu paraqit publikut si ‘win-win situation’, që garanton si progressin ashtu edhe demokaracinë, dhe pa efektet anësore. Tashmë të dyja, si progressi ashtu dhe demokracitë janë në krizë
Po sa e arsyeshme është për një elitë që ndjenjën e fajit dhe taksën për të kaluarën e vet kolonialiste t’ia kalojë popullatës?
Gjithësesi, tani për tani manipulimi i publikut duket jo vetem të jetë rruga më e shkurtër por edhe e vetmja që garanton rezultate.
Gjithmonë do gjendet ndonjë profesor historie që do mund të nxjerri nga arkivat e 2,000 vjetëve më parë të dhëna për ndonjë guvernator me ngjyrë në periferitë e Perandorisë Romake. Për sa kohë që progressi teknologjik dhe industrial marshon.
Pikërisht. Debati mbi dokumentarin për fëmijë është vetëm një fushëbetejë periferike, që zhvillohet mënjanë ndeshjes kryesore në Britaninë e sotme – asaj për BREXIT. Ky konflikt, me sa e ndjek unë, duket i gjithanshëm dhe nuk le grupim shoqëror dhe fushë të jetës pa prekur, si konflikt brezash, klasash, elitash, bindjesh politike dhe ideologjike, modelesh ekonomike dhe sociale. Po ashtu është edhe shumë emocional: pro dhe kundra Brexit, soft apo hard Brexit, dalje e menjëhershme apo periudhë tranzicioni, një referendum i dytë apo votim në parlament, pagesa finaciare tek EU-ja apo largim pa paguar, model ekonomik liberal apo nacional pas Brexit dhe, më kryesori, emigracioni nga EU-ja pas largimit të Britanisë prej saj.
Ky i fundit, emigracioni – dhe pakënaqësia e shumë vendalinjëve ndaj tij dhe vizionit të shoqërisë “multikulti” – ishte jo vetëm një nga shkaqet e para pse Brexit fitoi, por lloji, përmasat dhe rregullimi i tij pas Brexit ka për të përcaktuar jo vetëm fatin e marrëdhënive të mëtejshme të Britanisë me EU-në, por edhe ka për të ri-modeluar shoqërinë britanike të paktën për disa dekada të ardhshme.
Prej këtej, emigracioni jo vetëm që bëhet strumbullari i vërtetë i Brexit, por mbulon/kap edhe ato tema të diskutimit publik që në pamje të parë duken si pa lidhje ose pa kuptim si historia, origjina, identiteti kombëtar etj. Si kjo puna e acarimit që shoqëroi debatin për dokumentarin – acarim që ka pak lidhje me historinë, por shumë me realitetin e sotëm në Britaninë e Madhe.
[Duke u larguar pak nga tema e shkrimit, mua me interes më duken dy pyetje të tjera, në kontekstin e revoltës që ka kapur një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë britanike por dhe të vende të tjera të Perëndimit: e para, përse u vunë në lëvizje pikërisht tani “legjionet e gomerëve” (në shqip mund t’i perifrazonim me “taborët e jeniçerëve”), pra, përveç racizmit, a ka faktorë të tjerë ekonomik dhe social që e nxitën këtë revoltë, dhe e dyta, a janë të gjithë racistë (“gomerë”, “jeniçerë”) ata që janë për kufizimin e emigracionit, më saktë, a ka argumente racionalë për uljen e emigracionit që ia vlejnë të diskutohen?]
nuk di nga t’ia kapesh. komenti me i pershtatshem eshte ajo qe kishte thene dikur AV ne nje kritike mbi filmin avatar; urrejtja metafizike per njeriun e bardhe
shikoni kulturen pop made in hollywood, heimdall i filmave thor eshte zezak (respekt per aktorin idriz elba po nuk me duket si personazh i mitologjise nordike). po ashtu edhe amazonat tek wonder woman, zezake!
e kishte thene mire ellen degeneres kur prezantonte para ca vitesh oskar, ka dy shanse, fiton 12 years a slave si filmi me i mire, o jeni te gjithe raciste.
provoni psh te kerkoni ne google “american inventors”. diku dallohet dhe ndonje i bardhe.
erdhi ora te zhvarrosim martin bernal-in me duket, se keta e kane serjozisht. oy vey