Ka ca kohë që në youtube është hedhur një video e shkurtër, nga më zbavitëset që kam parë, e bërë ndërkaq virale në Itali. Babë e bijë (vajza është vetëm 3 vjeçe) recitojnë poezinë “Il Lonfo”, të Fosco Maraini-t, poezia më e njohur e vëllimit të tij poetik“Gnòsi delle fànfole” (1978). Mund ta shikoni këtu:
https://www.youtube.com/watch?v=WJxb1y5FEXk
Fosco Maraini (i ati i shkrimtares Dacia Maraini), intelektual eklektik, i quan këto poezi të vetat metasemantike. Fjalët në to janë pakuptim, ndonëse ruajnë karakteristikat gramatikore të gjuhës ku janë shkruar (italishtes). Tek-tuk ka edhe ndonjë fjalë të njohur, por forca e rëndesës e poezisë (ndonëse ky term më duket krejt pa vend, se këto poezi janë puplore, eterike) gjithsesi bie te fantafjalët, që çdo lexues mund t’u japë kuptimin që dëshiron. Rima ua shton muzikalitetin. Ja poezia:
Il Lonfo
Il Lonfo non vaterca né gluisce
e molto raramente barigatta,
ma quando soffia il bego a bisce bisce,
sdilenca un poco e gnagio s’archipatta.
È frusco il Lonfo! È pieno di lupigna
arrafferia malversa e sofolenta!
Se cionfi ti sbiduglia e ti arrupigna
se lugri ti botalla e ti criventa.
Eppure il vecchio Lonfo ammargelluto
che bete e zugghia e fonca nei trombazzi
fa legica busia, fa gisbuto;
e quasi quasi in segno di sberdazzi
gli affarferesti un gniffo. Ma lui, zuto
t’alloppa, ti sbernecchia; e tu l’accazzi.
Fjalëve të kësaj poezie, të zhveshura nga kuptimi, u ka mbetur vetëm taktiliteti që ka fjala e gjuhës tënde, e bërë gjë konkrete, materie. Dhe Maddy e vogël, në pjesën e dytë të videos, aty ku recitimi rifillon nga e para e kupton (fëmijët e kanë këtë inteligjencë trupore) dhe fillon edhe ajo t’i riprodhojë fjalët për hesap të saj, i shpik pa e ndjekur tekstin e parashkruar: a s’ishte ky qëllimi sekret i autorit? Në këtë pikë, e kotë të shtoj se për cilindo që e ka pak me qejf përkthimin, tundimi për t’u ulur e për ta kryer një përkthim të kësaj poezie është i madh. Bile, në këtë rast nuk ka asfare nevojë ta njohësh me themel italishten, mjafton një njohje e muzikalitetit të saj që vjen ashtu vetvetiu nga radioja, pa le më nëse ndjek muzikën italiane apo operën. Të duhet vetëm një farë veshi dhe kujdesi për gjuhën tënde (gjuhën pritëse) dhe për 1 orë (e ç’them, edhe më pak!) ia del në krye, duke u zbavitur e pa e ndjerë kohën që shket. Për një si unë pastaj, që përkthen pothuaj ekskluzivisht poezi dhe që sasia e vargjeve që ka përkthyer e kalon me 4-5 herë atë të vargjeve origjinale, përkthimi i saj kthehet në must:
Shqalfi
Shqalfi nuk kyhen edhe as gërtillet
e më të rrallë fort bartallon,
por kur begia ngrihet bille-bille,
pidulet pak dhe njakur seç përgon.
I shpulur Shqalfi! Citë me këlezë
taraferí e keqkuqur dhe sofkëne!
Në lurfsh, të vë kër dhe të përlez
në u çonfsh, të bukon dhe të lë shtëne.
Po prapë Shqalfi plak hatamxhevotur
që bat, crug e folít nëpër trombira
bën legjë bivane, zgjak duke gilotur;
e gati-gati që t’ia theç kolirat
do t’i vërbesh një kllënjë. Po ai, i zotur
ty të halon, t’çërmel; pa ti i vë kira.
Po ju?
[ja një e MaGjes nga Alb-Club, besoj e vitit 2003]
Dante Alligatori
LA SFIGARELLA
(le tuorne di Losetto)
Sempre caccherà magliazzi
Nelle tuorne di sarsala
Chi non sporge, palmarazzi
Va santimigon’ mammala.
Veni, vidi, vici muerto
Quando longa tal o tuzzo,
Marammà, campon solerto
Sulle trucche di Marcuzzo.
Ma la gagliardetta grogna
Progge, progge sempre chetto
Nun c’è scrisse la migogna
Nelle tuorne di Losetto.
Durazzo, 1932
[një tjetër e MaGjes, nga e njëjta periudhë]
NGA LETERSIA E RILINDJES
Omal e tesh qi përisëdh ejuli sa tegjatë,
Fu shategjër amel uleq’ ukam ndërm e nditen atë,
Ju bre gorebuk u rosh e dhejul umenjtëk u lluar,
Çu kakod rabr i njagër xhedhep yj e tëgjel bëruar,
Dot ëkën dojba gët i nëqëm banij udheush qeni,
Juven dëthi tebek u arjumend jen madëf reni!
e hodhi në letër:
Naimfra Shëri