nga Jorge Luis Borges
Mbyll sytë dhe shoh një tufë zogjsh. Ky vizion më zgjat një sekondë a kushedi më pak; nuk e di sa zogj pashë. Ishte i caktuar apo i pacaktuar numri i tyre? Problemi sjell me vete çështjen e ekzistencës së Zotit. Nëse Zoti ekziston, ai numër është i caktuar, sepse Zoti e di sa zogj kam parë. Nëse Zoti nuk ekziston, ai numër është i pacaktuar, sepse askush nuk ka mundur t’i numërojë. Në këtë rast, kam parë më pak se dhjetë zogj (ta zëmë) dhe më shumë se një, por jo nëntë, tetë, shtatë, gjashtë, pesë, katër, tre ose dy zogj. Kam parë një numër zogjsh midis dhjetë dhe një, një numër që nuk është nëntë, as tetë, as shtatë, as gjashtë, as pesë, etj. Ky numër i plotë është i pakonceptueshëm; ergo, Zoti ekziston.
[divider style=”shadow” margin_top=”30px” margin_bottom=”30px”]
Kjo skicë është botuar për herë të parë në vitin 1960, në përmbledhjen El Hacedor. Borges-i duket se e merr frymëzimin nga çfarë njihet si argumentum ontologicum për ekzistencën e Zotit, i cili ndeshet shpesh në teologji. Fjalët e hapjes “mbyll sytë dhe shoh” duhen lexuar edhe duke mbajtur në mendje që Borges-i në atë kohë ishte praktikisht i verbër dhe mund “të shihte” vetëm me sy të mbyllur. Përkthimi im [A.V.], nga origjinali.
Nqs do ishin 3 zogj, nje i bardhe, nje i zi dhe nje i kuq, me siguri Borgesi do i mbante mend dhe numeronte.
Nqs Borgesi do te kish qene gjahtar shpendesh do mund te numeronte me siguri deri ne 6-7 dhe nqs do ishte ornitolog me 30 vjet eksperience mund te shkonte pa frike deri tek 10 zogj me saktesi te plote edhe pse vizion vetem 1 sekondsh.
Pamundesia njerezore e numerimit te tufave sipas tezes sjell qe Zoti ekziston se i numeron. Mirepo pamundesia e numerimit loz me konceptin e infinitit, sepse sikur te thuhej se Ornitologu me i famshem i historise arrin brenda sekonde te numeroje 100 zogj, teza do supozonte menjehere 100+1 e aty ornitologu do dorezohej e bashke me te edhe njerezimi.
Logjikisht, nje numer i tille eshte gjithnje i panumerueshem, por meqenese tufa ne vizion ze nje hapesire te fundme,”nje cope qiell”, atehere numri eshte i fundem, pra ne vetvete i caktuar.
Aftesite e tilla numerike sot ua kemi lene kompjuterave.
Besoj se paradoksi apo ad absurdum qe zgjidhet nga ekzistenca e Zotit vjen si pasoje e paqartesise gjuhesore ku nje sasi e panumerueshme si pasoje e paaftesise se numeruesit, quhet sasi e pacaktuar, po njesoj si sasia qe buron nga infiniti.
Ne rastin e infinitit ajo eshte vertet sasi e pacaktuar, ndersa ne rastin e paaftesise se numeruesit ajo eshte sasi e caktuar por e panumerueshme. Psh sasia e reres ne plazh eshte e atille saqe nje person edhe gjithe jeten po te rrije s’ia del dot.
Rast interesant si shembull ka qene me dhomat e nje Pallati Perandorak te nje liber qe s’me kujtohet as titull as autor; thuhej te kishte 40 mije dhoma, mirepo ishte si labirint e vazhdimisht shtoheshin dhoma apo prishej nje diku e ndertoheshin 2 diku tjeter, prandaj nuk dihej asnjehere me saktesi numri i dhomave e askush nuk i futej numerimit, se ishte pune e kote.
Nejse, Zoti nuk mund te ekzistoje apo mosekzistoje, si pasoje e paqartesise gjuhesore te tezes.
Kjo e Borges-it është më tepër një rimarrje e argumentit ontologjik, por nuk besoj ta ketë pasur seriozisht. Ose të paktën deri në fund seriozisht. Vetë fjala “tufë” kompenson për pacaktueshmërinë e numrit të saktë të zogjve; aq më tepër që bëhet fjalë për NJË tufë. Në kuptimin që “tufa” e panumëruar nuk ka ndonjë dallim nga tufa e numëruar: edhe njëra edhe tjetra janë TUFA.
Besoj se po ta kishte seriozisht deri ne fund do kish bere edhe 20 faqe argumentim, pasi argumentet ontologjike sado qe duken intuitive kane nevoje per shpjegime te hollesishme (edhe kritika te hollesishme). Thjeshtesia e ketij rasti mund t’i pershtatej edhe nje ironie prej autorit ndaj argumentit, megjithese nuk e njoh per ta mbeshtetur nje hamendesim te tille. Me ka pase interesuar argumenti, prandaj e mora seriozisht.
Gjithsesi, pershendetje xha xha!
p.s Jo nje tufe pershendetjesh se pastaj do dilnim tek argumenti ontologjik 🙂
Përshëndetje! Dhe mos rri të presësh një vit tjetër për të komentuar prapë 🙂
Vertet, ka mundesi te mos e kete patur shume seriozisht. Madje asonanca midis argumentum ontologicum dhe argumentum orinthologicum qe e perdor gati nje loje fjalesh, me duket se thote diçka. Megjithate argumenti eshte mjaft i interesant, po aq edhe intuita e hyllinit, per te vene ne pah rolin determinant te gjuhes ne shtjellime te kesaj natyre.
Intervali nga 0 deri në 1, edhepse i fundëm, përmban pakufi numrash. Ky interval është më i madh se sa jo vetëm një copë qielli, por se i gjithë qielli.