PYETJE & PROPOZIME PËR 2016-ën

nga Alvi Singer

? Pse shteti ynë i dobët financon universitet private kur nuk ka fonde as për universitetin publik?

P Vetëm dy (2) mandate për deputetët. Pjesën tjetër të jetës së tyre politike në shërbim të bashkësisë le ta bëjnë në radhët e partive të tyre. P [P 1]

? Pse PD sulmon reformat e djathta të PS? [1]

P Personat që kanë funksione publike të deklarojnë jo vetëm sa pasuri kanë, por edhe si e kanë vënë pasurinë.P [P 2]

P Gjysma e fushatës zgjedhore të bëhet për premtimet që partitë politike bëjnë për programet që kanë po të fitojnë zgjedhjet. Pjesa tjetër për premtimet e fushatës së mëparshme. Sidomos për forcat politike që janë në qeveri. P

P Politikanët të mos sillen keq sepse janë shembull i keq për fëmijët e vegjël. Po edhe për prindërit e tyre. (Edhe për gjyshërit). P

? A mund t’i shohin fëmijët të pashoqëruar nga prindërit transmetimet drejtpërsëdrejti të punimeve të parlamentit? Parlamenti edhe për këtë duhet të bëjë një ligj.

P Të paktën në parlament deputetët të mos përdorin fjalë të ndyra. P [P 3]

P Të mos pushohen nga puna votuesit e palës kundërshtare. Të mos futen në punë, sidomos në poste drejtuese, jeniçerët politikë. Se jemi katandisur aq keq sa nuk ndërrohen dhe as nuk emërohen dot as ambasadorët e Republikës Shqiptare.

P Numri i deputetëve: duhet caktuar vetëm numri tavan. Parlamenti duhet të mbushet vetëm po të votojnë të gjithë ata që kanë të drejtën e votës. Në çdo legjislaturë numri duhet të caktohet në përpjestim me pjesëmarrësit në votime* (*ky propozim i duhet bërë edhe Bashkimit Evropian). P [P 4]

? Pse PD nuk i ndryshon drejtuesit e saj?

? Pse politikanët tanë duan të bëjnë karrierë më jetëgjatë se anëtarët e Byrosë Politike të PPSh-së?

? Pse u japin rrogën deputetëve kur nuk paraqiten në vendin e punës?

? Pse deputetët nuk punojnë mirë? Pse nuk bëjnë ligje, meqë për këtë i kemi zgjedhur dhe për këtë paguhen?

? Pse PS nuk përkrahet pa kushte dhe nuk lavdërohet për Lazaratin?

? Pse PD kur ishte në qeveri nuk e zgjidhi problemin e Lazaratit?

? Pse të gjithë shqiptarët nuk e përkrahin futjen e kuponit tatimor?

? Pse PS bën reforma të djathta?

? A është PS forcë e majtë?

? A ka forca të majta politike në Republikën e Shqipërisë?

? Pse parlamenti nuk e zgjidh kthimin e pronave te pronarët?

? Pse PD kur ishte në pushtet nuk e zgjidhi problemin e pronave?

? Pse PS nuk e ka zgjidhur dhe nuk po e zgjidh problemin e pronave?

? Pse nuk zbardhet 1997?

? Pse kriza e vitit 1997 vazhdon të quhet kriza e shoqërive piramidale, kur shoqëritë financiare nuk ishin shoqëri piramidale?

? Pse të gjithë drejtuesit në administratë zgjidhen në bazë të besnikërisë klanore dhe të përkatsësisë partiake?

? Pse nuk bëhet ligj që administrata ndryshon sa herë që ndryshon aleanca qeveritare?

? Pse PD nuk i ka hapur dosjet?

? Pse PS nuk i ka hapur dhe nuk po i hap dosjet?

P Për dosjet. Çdo person duhet të mund të shohë dosjen e tij. Dosjet e drejtuesve duhet të shqyrtohen para emërimit të tyre. Materialet e dosjeve duhet të verifikohen në rrugë të tjera, patjetër duhet bërë një kontroll i kryqëzuar.Nqs kjo nuk është e mundur, përmbajta e tyre të konsiderohet e pavlefshme. P

P Të gjithë politikanët të provojnë se si e kanë krijuar pasurinë. P

? A do të jemi një shoqëri e shëndoshë pa u përjashtuar nga politika përgjegjësit e Gërdecit?

? A do të jemi një shoqëri me të ardhme pa u përjashtuar nga politika përgjegjësit e 1997-s?

? A do të jemi një shoqëri e qëndrueshme pa u përjashtuar nga politika përgjegjësit tentativës së grushtit të shtetit të v. 1997?

? Pse në shumë organe të shtypit të shkruar nuk zbatohet drejtshkrimi i gjuhës shqipe?

? A do të jemi një shoqëri e qetë pa u përjashtuar nga politika përgjegjësit e tentativës së grushtit të shtetit të shtatorit 1998?

? Pse PS ndjek politika të djathta?

? Pse PD kundërshton reformat e djathta të PS-së? [2]


 

PS 1

Ka më shumë pyetje se propozime. Por unë jam i mendimit se, po të zbatoheshin propozimet [P 1] dhe [P 2], por edhe [P 3], shumë pyetje do ta humbisnin rëndësinë e tyre.

PS 2

Për [P 1], [P 2] dhe [P 4] mund të bëhej referendum

1 Koment

Lini një përgjigje

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin