Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Shah

NDËRKOHË NË DORTMUND

Një fitore brilante e italo-amerikanit Fabiano Caruana (no. 5 në botë) ndaj rumuno-gjermanit Liviu-Dieter Nisipeanu, sot në përmbyllje të Turneut të Dortmundit (Sparkassen Chess Meeting 2015).

Pozicioni i mëposhtëm u arrit pas lëvizjes 27, kur i bardhi, Nisipeanu, e çoi kalin në e2. Këtë pozicion, makina e analizës Stockfish, që merr në shqyrtim deri në 24 lëvizje përpara, e gjykon si absolutisht të barabartë.

27

Këtu Caruana lëvizi ushtarin në a5, një përgjigje që as ish marrë fare në shqyrtim nga Stockfish. Për një arsye të thjeshtë: sipas makinës, në këtë pozicion “Weiß steht etwas besser” – i bardhi është disi më mirë (0.66). Stockfish rekomandon 28. Kd4, edhe pse, po të gjykosh nga çfarë ndodhi pas kësaj, ndoshta fili në e7 do të kish qenë më e pranueshme.

27 bis

Kd4 lëvizi edhe Nisipeanu; por befas edhe kompjuteri e sheh që për të bardhin nuk ka më shpëtim! Stockfish ndërron mendje dhe thotë: “Schwarz steht auf Gewinn” – i ziu është duke fituar:

28

Në fakt, pozicioni nuk mund të shpëtohet më, veçse me humbje materiale të parikuperueshme.

Loja pastaj vazhdoi: 28. … axb4; 29. Kxc6 b3!

29

Dhe pak më vonë Nisipeanu u dorëzua në pozicionin e mëposhtëm, ose vetëm katër lëvizje pasi Stockfish e kish gjykuar si më afër fitores se kundërshtari.

30

Këtë lojë dhe analizat me variacione të makinës mund t’i gjeni në:

https://chess24.com/de/watch/live-tournaments/dortmund-2015/7/1/1

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin