Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Letërsi

BOLERO

Libri im i fundit, Bolero (Dudaj), ka dalë tashmë në qarkullim dhe mund të gjendet të paktën në libraritë kryesore të Tiranës.

Është realizim i një koncepti artistik me të cilin kam luajtur prej kohësh, së paku që prej fundviteve 1990, por që vetëm tani arriti pjekurinë e nevojshme për t’iu dhënë lexuesit.

KopertinaEdhe pse ngjarjet në këtë roman serial ndodhin në metronë e New York-ut, ky nuk është roman për metronë, as për New York-un vetë para dhe pas 11 shtatorit 2001, por për pritjen, si kushtëzim jetërsues të njeriut bashkëkohor në Perëndim, në kundërvënie me radhën aq tipike të shoqërive të Lindjes socialiste.

Në një rrafsh tjetër, Bolero është edhe një refleksion për narrativën, udhëtimet në kohë që na lejon imagjinata dhe ritualet metropolitane, që kanë zëvendësuar tashmë ciklet e mëdha të natyrës dhe të trupit.

Bolero ishte titulli fillestar i këtij libri, kur ai ekzistonte vetëm si projekt dhe dorëshkrim; më pas e riquajta romanin LOOP, duke menduar se ky term i dytë i përshtatej më shumë. Në të dy rastet, titulli i referohet strukturës së veprës, jo përmbajtjes.

Në fakt, Bolero-ja e titullit nuk është veçse vepra e njohur orkestrale e Ravelit.

Për arsye praktike, vendosëm me botuesen Dudaj që ta lëmë mënjanë versionin LOOP dhe t’i kthehemi titullit të parë, Bolero.

Nga Tirana më çuan fjalë se libri po ecën mirë, madje për të sot paska shkruar me superlativë edhe “Panorama.” Fillimi i mbarë, gjysma e punës 🙂

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin