Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta
Admin

POST-PURIZËM

Një foto që ma dërgon një shok nga Prizreni – tabelë dygjuhëshe, apo udhëzues për zëvendësimin e fjalëve të huaja në shqipe? Ilustrim i patriotizmit post-nacionalist dhe ensë dashunit sëh botësë sanëh, apo mishërim i mirëkuptimit ndëretnik?

photo

16 Komente

  1. ‘Mishtore’ perdoret si emertim kryesor ne Kosove. Shtimi i ‘kasapit’ besoj ka te beje me folesit e turqishtes ende te gjalle ne Prizren. Ne Prishtine, shembull, ve bast qe zor mund te gjesh ‘kasap’, meqe shumica e dyqaneve te tilla do te quhen ‘mishtore’.

    1. Interesante qe ”kasap” mund te mbahet vetem per turqit e Kosoves. Ne Shqiperi, edhepse na shan xha xhai, perveç stergjysheve nuk i thote me njeri kasap, por dyqan mishi dhe shitesi quhet thjesht shites mishi. Kasap ka ngelur neper fshatra ku ndokush vazhdon ende zanatin fisnik te therjes dhe shitjes ne vend (mbase edhe neper thertore, punonjesit mund te quhen ende kasape).
      Besoj se ndikon edhe niveli i turqizimit te nje qyteti apo zone ne mbijetesen e kasapit, po shqipja e ka zgjedhur rrugen e saj, pavaresisht perpjekjeve sporadike e prapanike per ruajtjen e turqizmave.

      1. Tabela fare mire mund te jete ne nje gjuhe dhe permbledh dy funksionet e dyqanit, shitjen e mishit dhe therjen e mishit. Zanati “fisnik” i kasapit nuk eshte fare ne zhdukje ne perendim, madje edhe ne qytete. Gjahtaret nuk kane asnje lloj mundesie tjeter vetem te shkojne e te falen tek kasapi dhe te kthehen ne shtepi me mish gati per gatim. Nuk mund ta them me siguri se sa merren prizrenasit me gjah, po nese gjahu eshte i perhapur atehere kasapet aty i ke, eshte apo s’eshte turqizem fjala “kasap”.

        1. Nqs s’do t’i besosh Mandakes, hidhi nje sy internetit se do shohesh sa perdoret mishtore ne Kosove per dyqane mishi, me pakice e me shumice.
          Kasap e kasaphane kane marre fund s’i fjale,jane ne grahmat e fundit, hidhu perpjete sa te duash, si te duash e ku te duash.
          Kasaphane ne kuptimin praktik eshte zevendesuar nga shqipja thertore, ndersa ne kuptimin figurativ nga frengjizmi masaker.
          Kasapi, i cili nenkuptonte edhe dyqanin, edhe shitesin, edhe theresin, ka humbur krej kuptimin e dyqanit dhe shitesit e se shpejti do te humase edhe te theresit e rrjepesit, meqe do izolohet si profesion neper thertore, ku teknologjia po mundeson vrasje e rrjepje kafshesh me ane te shtypjes se butonave.

          Gjahtaret i vrasin vete kafshet dhe po ashtu i rrjepin vete, e shumta ia lene ndonjerit te cilit i vjen ndoresh te rrjepe.

          Nuk mbahet gjalle nje fjale me dhune, sepse te pelqen ty. Aty ku kemi te bejme me therje e mish do fitojne fjalet qe krijohen nga ther e mish. Nuk mund ta fusesh esencen ne naftaline per gjithe jeten, do vije dita qe esenca do kerkoje paraqitjet e veta.

          1. Shkruan:

            Aty ku kemi te bejme me therje e mish do fitojne fjalet qe krijohen nga ther e mish.

            Asnjë bazë nuk ka kjo – dhe nëse ti vërtet e mendon kështu, kjo ndodh ngaqë ti nuk njeh as shqipen, as gjuhë të tjera, as mekanizmat e motivimit në gjuhët natyrore (historike).

            Kjo sepse nuk ka asgjë që ta lidhë mishtar vetvetiu me profesionin për të cilin flasim: është thjesht një marrëveshje e jona si përdorues të gjuhës që e lidh. Përndryshe, mishtar mund të ishte edhe një kuzhinier i specializuar në gatimin e mishit ose një teknik që kontrollon cilësinë e mishit ose dikush të cilit i pëlqen shumë mishi.

            Madje mund të përfytyrohet edhe një situatë ku kasap të specializohej për atë që e ther kafshën, ndërsa mishtar për atë që shet mishin. Ose, më tej akoma, ai që ther të quhej therës, ai që shet mishtar (ka edhe mish-shitës) dhe kasapi t’i mbetej kirurgut të keq.

            Në italishte, carnefice është xhelati; por me logjikën tënde, fjala mund të përdorej edhe për kasapin! Përkundrazi, kasapi është macellaio, fjalë që lidhet me macello (lat. macellum), dhe që nuk ka asnjë lidhje me mishin. Ironikisht, macellaio vjen nga latinishtja macellarium, që në atë gjuhë shënjonte jo aq atë që ther kafshët dhe ua shet mishin, sesa atë që shet mish të gatuar.

            Edhe anglishtja butcher vjen nga një fjalë e frëngjishtes së vjetër që, pas gjase, shënjonte therësin e dhive (khs. edhe frëngjishten moderne boucher). Asnjë nuk ka guxuar, me sa di unë, që ta heqë këtë fjalë për ta zëvendësuar me slaughterer – sikurse nuk del gjëkundi fjala meat në emërtimet e dyqaneve dhe të profesioneve përkatëse.

            Në frëngjisht, të therësh një kafshë për mish është abattre; thertorja është abattoir; kasapi boucher; dhe nëse ti gjen këtu gjëkundi ndonjë lidhje leksikore me viande (që i thonë mishit), më lajmëro që të jap menjëherë dorëheqjen si komentues në këto tema.

            Edhe në gjermanishte, kasapi është Metzger, që vjen pas gjase nga një latinishte mesjetare matiarius, me kuptimin e dikujt që trajton të brendshmet e kafshëve; dhe Fleischer nuk e ka zëvendësuar dot.

            Sikurse e sheh nga këto fare pak shembuj, historia kulturore dhe sociale ka gjithnjë përparësi ndaj logjikës në emërtimet e zanateve; dhe ai parimi yt i esencës që del në sipërfaqe nuk vlen as për të bërë supë me të.

            Me këto arsyetime gjuhësore kaq pedante, Hyllin, po më kujton fort kolonelin Friedrich Kraus von Zillergut, nga Shvejku – atë që ia vodhën qenin (por jo për mish), nëse nuk e mban mend.

          2. “Kasaphane ne kuptimin praktik eshte zevendesuar nga shqipja thertore, ndersa ne kuptimin figurativ nga frengjizmi masaker.”

            Keto kohet e fundit me kuptimin e “masakres” po perdoret gjithnje e me shume ne letersi dhe ne shtyp gegizmi “plojë”.

  2. Nuk shoh çfare ka ketu per t’u paraqitur kaq nxitueshem. Parimi i esences qe paraqitet eshte kryesori ne gjuhe, logjikisht eshte i vlefshem per cilindo rast, pavaresisht se historia mund te vendose perkohesisht ndryshe. Eshte fakt i mirenjohur qe gjuhet e medha ne fazat e hovit te madh kulturor kane perfituar me shume prej esences se tyre, duke nisur me greqishten e latinishten per te perfunduar me gjermanishten.

    Rasti i italishtes, e cila sipas teje i ka fjalet latine dhe te lidhshme ironikisht ose jo me therjen e mishin (te gatuar apo jo), rrefen sesi nje gjuhe sillet me zanatet ne gjendje historike optimale.
    Se ti flet shume bukur per gjuhen e historine, por harron te dallosh mes sjelljes se nje gjuhe ne gjendje historike optimale per folesit dhe ne gjendje te keqe.

    Kur folesit e nje gjuhe jane ne gjendje historike optimale e lejojne gjuhen te ndjeke autenticitetin e vet, me te mirat e te keqijat. Ti kete nuk e kundershton dot, sepse s’ke sesi.
    Ne rastin konkret, per kasap e kasaphane, jane folesit para Kadarese, te cilet i kane lejuar shqipes te ndjeke autenticitetin e vet. Kadareja kerkon t’i lejoje shqipes edhe fjales mishtar, por per mendimin tim shqipja s’ka me nevoje per mishtarin si profesion, sepse ky i takon se shkuares, nje tipi sherbimi, i cili nuk ekziston me.
    Nqs, llafi qe bie, italianet mund te shkojne ende tek macellaio, realisht ai s’eshte me macellaio,prej shume kohesh, por thjesht preres mishi sipas kileve dhe llojit te mishit qe robi don te bleje. Shqiptaret kane preferuan t’i thone shites mishi, meqe s’dallon nga ai i perimeve apo ushqimeve te tjera ku gjerat blihen me kile te peshuara ne vend .

    Perkthyesit s’kane pse perkthejne kasap per macellaio, meqe e permban ende fjalori, pasi shqipja i ka vene vize nga ana logjike asak fjale, te cilen italianet s’duan ta hedhin ne koshin e plehrave, por duan ta riciklojne duke e homologuar.
    Nqs fjala eshte vertet e domosdoshme (per kete secili hamendeson sipas qejfit), mund te fusim mishtar, meqenese edhe ky zanat eshte modern, pasi me pare funksiononte ndryshe. Mua psh nuk me duket e domosdoshme, meqenese marr edhe proshute e sallam qe i pret ne prerje te holla shitesi apo punonjesi i ushqimores, por deri tani s’i kam vene ende emer dhe kjo s’me shqeteson fare, madje s’me ka shkuar asnjehere ndermend ta fjalezoj dukurine.

  3. Hyllin, e para e punes “mandaka” po hamendeson kur thote “Shtimi i ‘kasapit’ besoj ka te beje me folesit e turqishtes ende te gjalle ne Prizren”. Keshtu e lexoj une te pakten. Rrjedhimisht e besoj apo nuk e besoj une ate, as nuk i shton as nuk i heq gje kesaj fjalie. Aty mbetet, ne kuadrin e hamendjes. Une arrita ne nje perfundim per tabelen (qe mund te mos i jete i sakte) duke u nisur nga pervoja ime jetesore, as nuk po fantazoj as hamendesoj, kurse ti me tregon qe gjahtaret i rrjepin dhe i therin vete kafshet, ose therrasin ne ndihme farefisin. Ku i mesove keto ti qe flet me kaq siguri?
    E dyta, te pranojme per nje cast se “zanati i kasapit eshte ne grahmat e fundit” dhe ta zeme se ne nje ardhme te afert, gjithe kasapet ne hapesirat shqipfolese ngelen pa pune. Ku e gjen ti sigurine qe te thuash qe fjala kasap do te zhduket nga faqja e dheut? Po une si mund t’i mburrem nje shqiptari kur me duhet t’i them “Ne kena qene denbabaden kasape, baba, gjyshi, stergjyshi, katragjyshi, te gjithe kane qene kasape me nom”?
    Tabela ne fjale fare mire mire mund te jete dygjuheshe dhe kasap fare mire mund te jete per turqit e Prizrenit ose eshte vetem shqip po perfshin edhe shqiptaret e nje brezi qe jane mesuar me fjalen kasap sepse e dine cfare do ti dala para syve kur te hyne brenda. Por fjala “kasap” ne tabele mund edhe te jete zgjedhur ndoshta me qellim: per te nenkuptuar mish te fresket, te therur ne vend, jo te ngire, jo te importuar etj etj. Por edhe per te afruar edhe ata qe mund te kene nevoje per te therur gjahun ose nje kafshe qe mund ta kene blere, fjala vjen, te gjalle. Pra per arsye thjesht marketingu, cka e kundershton idene tende se kasap eshte fjale qe i perket arkivave ose shqipes se “epokes se ilireve”. (Ne se nuk dalim gjekundi me kuptimin e tabeles, propozoj qe ti gjejme celularin pronarit dhe ta pyesim)
    Une nuk eshte se jam ndonje tifoz i cmendur i turqizmave ose barbarizmave, perkundrazi nese degjoj ndonje fjale puro shqipe identike i flak nga fjalori im. Nese nuk gjej, atehere do bej si do bej me keto qe na ndodhen, sic thone.
    Me fjale te tjera po nuk doli nje fjale qe ta zevendesoje plotesisht nje fjale me “biografi te keqe” si puna e kasapit, patkoit (se edhe per patkua njesoj u shprehe), kalldrem etj, keto nuk do largohen vete, eshte thjesht e pamundur.
    Edhe nje pyetje kisha. Po marr nje rast kur une jam duke biseduar me dike ne shqip dhe ne rrefimin tim perfshihet edhe fjala “kasap”. Bashkebiseduesi im me nderpret dhe me pyet cdo me thene kasap. Une pastaj duhet qe t’i shpjegoj atij me nje fjali ose paragraf kuptimin e fjales “kasap”. Mora per shembull fjalen “kasap” por fare mire mund te kisha marre “patkua”. Pyetja eshte: Kush ka fjalor me te pasur une apo bashkebiseduesi?

    1. Ka dy dukuri qe mund te prekin emertimet e profesioneve:

      E para, vjetrimi i emrit, qe per shkak te zhdukjes se profesionit behet automatikisht historizem. Te tilla jane disa huazime te vjetra si p.sh. “qehaja”, “kallajxhi”, “nallban”, “kovaç”, ose me te reja, si “montator”, “daktilografist”, por mund te jene edhe fjale shqipe qe hyne si neologjizma si “mjelese”, “hekurkthyes”, “fillrojtës” etj. Keto dalin nga perdorimi sepse nuk ekzistojne me profesionet e veçanta qe shenonin. Nuk ka kuptim qe keto te zevendesohen.

      E dyta, zevendesimi i emrit te nje profesioni ekzistues, qe nuk ndodh vetem per arsye purizmi. Para 60-70 vjetesh nuk ekzistonte fjala “rrobaqepes”, por vetem “terzi”. Ne fillim te shek. XX po t’u thoshe “terzinjve” “rrobaqepes” te merrnin per budalla. Po ashtu, “lekurepunuesit”, ata qe benin çanta, rripa lekure etj. quheshin “saraçë”. Per “teneqexhinjte” u propozua fjala “teneqepunues” qe nuk gjeti shume perdorim. Sot perdoret me shume “llamarinist”. Ata qe sot i quajme me nje huazim te ri “kambiste” dikur i quanim “sarafe”.
      Kemi turqizmin “marangoz”, por pastaj hyri formimi shqip “zdrukthetar”. Siç shihet nga keta shembuj, purizmi nuk eshte e vetmja shtyse per keto zevendesime. Arsyeja e vertete eshte natyra dinamike e leksikut.

      Edhe “thertorja” qe zevendesoi “kasaphanen” sot na duket normale, sepse ka hyre ne perdorim te gjere dhe nuk na e vret me veshin, por ne fillim do te kete hasur njefare rezistence. Ka fjale te tjera qe me gjithe perpjekjet puriste per zevendesim, i qendruan kohes, si p.sh. “minator” qe nuk u zevendesua dot me neologjizmin “xehetar”.

      Leksiku historik i shqipes, ashtu siç e njohim te deshmuar nga tradita e shkrimit, ka pesuar ndryshime rrenjesore qe kane prekur çdo periudhe te saj. Provoni te lexoni p.sh. veprat e tradites qe nga Buzuku, Budi, Bogdani, bejtexhinjte, deri te rilindesit e madje deri te autoret e viteve ’30 e do te shihni se sa ndryshime ka.

      Ky eshte nje fakt qe mund te shqyrtohet, te analizohet, te studiohet nga shume aspekte, por nuk mund te gjykohet as moralisht e as ideologjikisht.

    2. Po te pergjigjem nga fundi. Te dish fjalen kasap eshte si te dish fjalen poçar, dmth o i perket nje bote socio-ekonomike te prapambetur ose je historian. Normalisht lexuesi i ri tipik i Kadarese (por jo vetem) nuk eshte as njera e as tjetra dhe nuk besoj se ka fjalor me te varfer sesa ai qe e di fjalen sepse i perket botes se prapambetur. Perndryshe mes dy historianesh te marredhenieve politike, ekonomike apo gjuhesore, padyshim qe ai qe e di e ka fjalorin me te pasur se kolegu. Mes ketyre, kush din si quhet ai qe bente pelhurat e anijeve me vela e ka ende me te pasur fjalorin profesional.

      Meqe erdhem tek pelhurat e anijeve, nqs shkrimtari shqiptar do te kishte nevoje per fjalen, pas gjasave do krijonte nje fjale te tipit veltar apo velepunues, sesa te hapte fjaloret e te nxirrte si i thuhej asokohe ne shqipe.Te pakten mua keshtu me ngjan me e lehte, kur e shoh veten si lexues, pasi veltar apo velepunues e kuptoj vetvetiu ne tekst, pa pasur nevoje per perkthim. Pavaresisht se vele i takon familjes latine, me mire veltar ose velepunues sesa ringjallja e ndonje turqizmi apo latinizmi qe ka vdekur me kohe e vakt.

      Kur nje shkrimtar, Kadareja ne rastin tone, ben levizje te ngjashme, e ben me te lehte leximin, sepse veltar ose velepunues i vjen kaq natyrshem lexuesit mesatar, saqe ne lexim e siper as e kupton qe eshte fjale e re (mbase veltar apo velepunues s’eshte fare fjale e re, por meqe s’e di, hamendesoj se eshte e re). Kuptohet se sa me logjik te jete fjaleformimi aq me e lehte eshte, por nuk perjashtohet qe shkrimtari te beje edhe gabime.

      Nga ana tjeter, per arsye te kuptueshme 40-50 vjet me pare shoqeria ishte shume me e lidhur me fshatin dhe me Turqine sesa sot, keshtu qe edhe lexuesi donte njefare gjuhe. Urbanizimi i vazhdueshem dhe largesia kohore prej sundimit turk, kerkojne nje gjuhe tjeter e derisa popullata te behet ne masen 80-90 % urbane gjuha do te vazhdoje te largohet me shpjetesi.
      Shkrimtaret, nese munden, duhet t’u pershtasin fjalorin ketyre ndryshimeve, perndryshe atyre ne te ardhmen do t’u duhet ta bejne si une qe kur lexoja Lahuten e Fishtes, torturohesha me turqizmat (se gegerishtja kapet me vrasje veshi e logjike, po turqizmat duan fjalor).

  4. E pyeten nje here te gjorin Skender Sallaku se cfare ndryshimi shihte ai ne dyqanet e reja te mishit te kohes se PPSH. Skenderi u pergjigj:

    -Po nje mer cuna, mo pare tabela dyqonit shkrute kasap, hyshe mrena gjejshe mish, teshti tabela dyqonit shkrun mish, hy mrena gje kasap.

  5. Ne Prizren mund te gjesh plot tabela dygjuheshe , duke nisur qe nga ato te qarkullimit rrugor si psh : Qender-Merqez, etj. Keshtu qe mendimi se mishtar-kasap eshte nje tabele dygjuhese eshte krejt i mundshem.
    Kete e perforcon edhe fakti se ne Mal te Zi, ne Ulqin ka vetem Mishtore ( nuk pashe ndonje Kasap) , ashtu si dhe Pjekore, qe sherbenin prodhime te pergatitura e pjekura ne lokal si lloje bukesh, byrek,etj. Gjeje edhe Shitore per Dyqan.
    Por te mos harrojme qe ne Shqiperi te jugut qe para LIIB ishte ne perdorim popullor Mishtore per lokalin dhe Mishtar per ushtruesin e zejes. (Me vjen nder mend tani edhe zeje-zanat, zejtar-zanatçi)

    Sa per gjuetarin qe perpunon gjahun e vet eshte qesharake te pretendosh se duhet quajtur kasap meqe rrjep e pret nje lepur , qe ka vrare. Kasap ashtu si dhe Mishtar jane profesione e nuk perdoren dot per dike qe me rast kryen po ate proces. Bile edhe fshatarin , qe i bie shpesh te beje po ate pune (te prese mishin= te therre, rrjep, etj) nuk e cilesojne kasap. Ti mund te qepesh me gjelpere e fill(pe) nje kopse(komçe), qe te eshte keputur po nuk te quan dot kush rrobaqepes(terzi).

  6. Sa me shume qe e analizoj tabelen ne fjale aq me shume anoj nga versioni i pare i paraqitur nga xhaxhai, pra “udhezues per zevendesimin e fjaleve te huaja ne shqipe”. Nje kerkim ne Internet per “mishtore” te sjell shume ndermarrje te tilla qe shpeshhere quhen Mishtore-Kasap, Thertore-Mishtore por edhe thjesht “Mishtore”. Ne te gjitha rastet keto lokale per nga vendodhja shfaqen ne zona shqiptare jashte Shqiperise, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, dhe pothuajse te gjitha tregtojne mish dhe nen-produkte te tjeshta te mishit si suxhuk etj., por edhe kafshe te tera, te therura dhe te rrjepura etj por te paprera.
    Te them te drejten, kur e hoqa per nje moment fjalen kasap nga tabela me drita,” perkthimi i pare qe me erdhi per ndermend per “Mishtore” ishte “strip-club me femra te beshme”. Megjthate kjo ndodh ngaqe nuk me eshte mesuar syri dhe ndoshta po t’i shikoj rregullisht ne cdo cep te qytetit mund te me ngjisi. Gjate kerkimit ne internet hasa edhe ne artikuj te tille si psh “Si te beni buzet te duken me mishtore” ose Keni buze mishtore? Ja si ti lyeni”. Pra “mishtore” si mbiemer qe nuk ka asnje lidhje me “mishtore” dyqan mishi-thertore, eshte ne qarkullim dhe ka qene prej shume kohesh. Nderkohe Fatma thote se fjala mishtore eshte perdorur para L2B ne jug te Shqiperise qe per mua eshte interesante po ne fakt hera e pare qe e degjoj.
    Tjeter, lokali ka edhe nje tabele pa drita qe shkruan “Kasap” nderkohe qe tabela me drita eshte Mishtore-Kasap. Kjo e dyta I takon te jete me e re ne moshe. Ndoshta nga qe zevendesimi i turqizmave me fjale shqipe eshte “cool” ne Prizren dhe Kosove. Jo se jam kunder po per hir te debatit

  7. Per ‘Mishtore,Mishtar’ keshillohu[konsultohu] me Fjalorin dialektor te P.Tases.

    Me lehte[kollaj] se ne internet eshte ne fjalor, ku gjen : mishtak, i mishte,mishtor/e,mishtar,mishtorme.
    Eshte e vertete qe ‘mishtor/e’ ka edhe kuptimin e mishte , mishtak, me shume mish,me shume tul, i/e tulte.
    Qe nje fjale te kete me teper se nje kuptim nuk eshte e jashtezakonshme.
    Shiko psh sa kuptime ka ‘balle’:
    -pjesa e perparme e kokes
    -shami qe lidhin grate ne krye
    -ana e perparme e nje objekti (balli i shtepise)
    -fillim (ne balle te dimrit)
    -pjese e zgjedhur (balli i grurit , balli i kombit)
    etj me kuptime më specifike,shiko fjalorin.Sigurisht kuptimi varet nga konteksti.

    1. Me gjithe se e shoh keshillen tende si shume dashamire, nuk me hynte shume ne pune ne kete rast, sepse nuk me ndodhet asnje fjalor shqip dhe per me teper fjalori dialektor i Tases. Tjetra, nuk e perdora internetin si zevendesues te fjalorit. Une nuk eshte se po mundohesha te gjeja ose te jepja kuptimet ose perkufizimet e fjales “mishtore”, thjesht desha te merrja vesh ku perdorej kjo fjale nga ana gjeografike ne kuptimin “dyqan mishi”.
      “Qe nje fjale te kete me teper se nje kuptim nuk eshte e jashtezakonshme”. Po nuk eshte as shume e zakonshme.
      Shembulli i “ballit” nuk mund te aplikohet ne rastin e “mishtore”. “Mishtore”= e tulte, ose me mish (mbiemer, gjinia fem) dhe “mishtore”= ketu shitet mish, suxhuk, sallam e kukurec etj (emer) mund te konsiderohen dy fjale te ndryshme qe rastesisht jane identike nga ana fonetike dhe grafike. Ose ndryshe homonime. Vertet kane te njejten rrenje po jane fjale te ndryshme dhe me kuptime fare pa lidhje. Ne dallim nga “balle” ku te gjithe jane emra dhe te gjithe kane lidhje logjike me “pjesen e perparme te kokes”.
      Nje shembull do te ishte “A i ke syte ne ballë?” dhe “termet 7 ballë”. Ose me mire verë (stina) dhe verë (pija).
      Keto hollesira ndoshta mund te mos i duhen kujt, po me qe ra fjala.
      Nje kendeveshtrim tjeter mund te jete qe keto dy fjale nuk jane fare homonime sepse me c’me duket mua nuk jane mbareshqiptare, njera “dyqan mishi” perdoret ne shqipen e Kosoves dhe tjetra “e mishte” perdoret ne shqipen e Shqiperise. Ndoshta shqiptaret e Kosoves mund te perdorin nje sinonim tjeter per mishtore=e mishte, cka shpjegon pse Mishtore=dyqan mishi ka zene vend kaq mire dhe kaq lirshem.

Komentet janë mbyllur.

Zbuloni më tepër nga Peizazhe të fjalës

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin